Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

c   


  
       

B. Pacolli, një jetë përpjekjesh e suksesesh-


shembull inkurajimi për rininë. Po i filloj komentet
e mia mbi librin dhe autorin e tij me gjëra që duken
si të thjeshta, por që kanë një përmbajtje
kuptimplotë. Ato lidhen ngushtësisht me vetë B.
Pacollin, me jetën e dashurinë, me respektin e
qetësinë, reagimin e drejtë apo përkujdesjen e tij
ndaj të tjerëve. Madje, kudo në faqet e librit
ndeshet thjeshtësia, ngrohtësia e dashuria e autorit
për familjen, shokët, miqtë e kolegët, dhe, mbi të
gjitha, një thjeshtësi e modesti karakteristike, të
zhvilluara, të çelura e lulëzuara në vite....

B. Pacolli- Një jetë në lëvizje, një konceptim


dinamik, aspak statik i saj, një angazhim i gjithanshëm për të ecur përpara, për kapërcyer çdo
pengesë e vështirësi. Në fakt, B. Pacolli, edhe pse arriti kulmin në veprimtarinë e tij të biznesit, nuk
qëndroi vetëm aty. Më 17 mars 2006, ai themeloi partinë politike Aleanca Kosova e Re (AKR). Po aq
me vlerë konsiderohet dhe aktiviteti humanitar i tij. Më 1993, ai themeloi ͞Les Enfants du Sakha͟ si
një fond ndihme ndaj fëmijëve. Kështu, p.sh., vite më parë, mbi 100 fëmijë janë dërguar prej tij në
qendra mjekësore të specializuara të Evropës Perëndimore. Sipas regjistrave të biznesit, rezulton se
B. Pacolli, krahas kontributit humanitar gjatë konfliktit të Kosovës, ka punësuar me mijëra shqiptarë
të Kosovës në projektet e tij nëpër botë. Po ashtu, siç rezulton dhe nga libri, fondacioni humanitar
͞Behgjet Pacolli͟ ka dhënë një kontribut të veçantë në Universitetin Amerikan në Prishtinë. Më 3
korrik 2010, për të gjitha këto vepra humanitare, z. Pacolli u nderua me çmimin ͞Kalorësi i Paqes së
Mijëvjeçarit͟, nga Unioni Ndërkombëtar për Paqe. B. Pacolli mbështet financiarisht edhe fondacionin
SEED (për zhvillimin e Europës Juglindore) dhe njëkohësisht është edhe këshilltar i CSIS (Center for
Strategic and International Studies)... Dhe, ndërkohë, që përjetonte këtë kulm suksesi të
gjithanshëm, ai shfaqte po të njëjtin angazhim e përkujdesje për familjen, njerëzit e afërm të tij. Por,
jo vetëm për ta!

Behgjeti si qytetar- Humanizmi i Behgjetit. Siç ndijohet nga rreshtat e librit, tek autori lexohet
qartë humanizmi, ndjenja e sakrificës, gatishmëria për të kontribuar, përfshirë dhe atë sublime në
shpëtimin e jetëve njerëzore. Shumë i veçantë ka qenë edhe angazhimi i tij në lirimin e tre pengjeve
(Annette Flannigan, Angelito Nayan dhe Shqipe Hebibi) në Afganistan. Dy vjet më vonë kjo histori e
ngjashme u përsërit me marrjen peng të një qytetari italian, (Gabrielle Torsello)...

Ndër tipizimet të tjera njerëzore-qytetare të B. Pacollit janë dhe estetika e etika, liria e mendimit
e respektimi i dinjitetit të tjetrit. E kam ndjerë, pra dhe dalluar këtë aspekt njerëzor në një intervistë
të dhënë prej tij, shumë vite më parë, për ndarjen me Anën Oksën. E kam të gjallë ende sot: ishte një
intervistë dinjitoze e qytetare, brendësi shpirtërore e përkujdesje të veçantë njerëzore. Madje, ishte
po ajo intervistë, me horizontin e saj tepër njerëzor, që më bëri ta shohë me mendje tjetër e respekt
këtë biznesmen të botës shqiptare. Të paktën në sytë e mi, ai meritonte të shihej ndryshe, në sajë të
finesës e sjelljes njerëzore, etike e estetike, ndryshe nga zhurma e krijuar dhe ͞orteku i
thashethemeve͟ të asaj kohe. I njëjti perceptim m͛u rishfaq gjatë leximit të librit. Madje, ky lexim i ri
më prodhoi të njëjtën ndjesi të ndeshur që në atë kohë më parë. Në libër, edhe pas shumë vitesh, ai
kujton e flet po me të njëjtën dinjitet, respekt e dashuri, për Anën dhe jetën e përbashkët me të...

Pjesë e veçantë e profilit njerëzor të B. Pacollit është dhe energjia vetjake, forca e karakterit,
qetësia në vendimmarrje e kapërcimin e situatave sado të vështira. Ato kanë spikatur mjaft qartë në
betejën e pabarabartë me Karla Del Ponten (Carla del Ponte). Krahas saj, dhe një pjesë e medias e
kishte bërë punën e saj. Bile, ͞Kremlingate͟ i skenuar i Del Pontes, si kryeprokurore e Zvicrës, e
kishte ͞derdhur͟ helmin e saj edhe midis nesh. Deri diku edhe shtypi italian, i ushqyer ose jo prej saj,
me ͞Corriere dela Sera͟në krye!..Madje, edhe me një këmbëngulje gati-gati ͞histerike͟, pavarësisht
se ajo dosje ishte e mbushur me kontradikta, sajesa apo ͞evidenca͟ propagandistike- mediatike,
pjesë të hobit të saj ͞fantazist͟ (të shfaqur akoma më dukshëm në librin ͞Gjuetia ʹ unë dhe
kriminelët e luftës͟, të bllokuar në promovim nga vetë Ministria e Jashtme e Zvicrës).

Nisur nga kjo ngjarje dhe raste të ngjashme, krahas argumenteve të karakterit politik e
gjeostrategjik, që shfrytëzon vetë B. Pacollit, vlen të konsiderohen dhe ata psikologjikë, pse jo dhe të
natyrës shoviniste. Bile, roli i këtyre të fundit nuk është i vogël. Për mendimin tim, duhet të pohohet
me keqardhje se dhe suksesi në këtë botë ka ͞pagesën͟ e vet; godet suksesin me ͞armën͟ e smirës
dhe intrigës, fut në veprim verbërinë e xhelozisë, shpifjes, ndyrësisë e pseudo-akuzës. Thënë
ndryshe, suksesi ka qenë dhe mbetet për fat të keq një bashkëqytetar i lakmisë dhe zilisë së të
paaftit, të pazotit, intrigantit e lakmitarit, hedonistit e përtacit. Kush e arrin këtë sukses të madh në
jetë, si në rastin e B. Pacollit, përjeton jo rrallë zhgënjim e dhimbje nga dobësi të tilla njerëzore, të
manifestuara turpshëm edhe prej individë, që duhet të mbeteshin borxhlinj tërë jetën! Vetë B.
Pacolli, duke i kapërcyer këto zhgënjime me zemërgjerësi e humanizëm, e lartëson vetveten, duke i
dhënë asaj forcë shpirtërore e energji njerëzore. E tillë mund të konsiderohet në libër, sjellja ndaj
Maks Gygaksin, e bosit të dikurshëm të B. Pacollit, që, pasi falimentoi, vazhdoi të mbijetojë me
ndihmën e vartësit të tij të dikurshëm.

Nuk mund të lihet mënjanë në këtë autobiografi, edhe pse nuk shfaqet gjithmonë në mënyrë
eksplicite qëndresa fizike e shpirtërore, mos lëshimi i vetes, mos mposhtja e vetë autorit, që shfaqet
fuqishëm në rimëkëmbjen e tij fizike e intelektuale pas aksidentit automobilistik...

Pragmatizmi ekonomik. Tipik është dhe përafrimi ekonomik i B. Pacollit. Ai nuk mund të jetë
veçse konkret e pragmatik në shqyrtimet e analizat ekonomike dhe të biznesit. Këtë e ilustron vetë
veprimtaria e tij ekonomike, suksesi i saj! Për të, nisur nga një përvoja personale globale,
përmirësimi i gjendjes ekonomike të Kosovës është një kusht i nevojshëm, edhe pse nuk është
tërësisht i mjaftueshëm për ecurinë tërësore ekonomike të Kosovës, përfshirë edhe atë politike e
institucionale. Duke ndjekur gjykimin e autorit, krahas zhvillimit ekonomik, duhet investuar
paralelisht në rrafshin social-njerëzor, që nënkupton shkollim, përkujdesje shëndetësore e kushte të
pranueshme jetese. Por, jo vetëm kaq! Duhet vazhduar përpjekja e përditshme për të ndërtuar dhe
konsoliduar kohezionin, kapitalin social, atë projekt ekonomik-politik e social-kulturor, që sot
tipizohet apo ͞zbukurohet͟ me togfjalëshin në anglisht: ͞shared society͟. Parë me këtë sy, më duket
i mundshëm e koheziv projekti i një ͞zone të lirë ekonomike͟, që thekson B. Pacolli, në bisedën me
Ban Ki Moon-in për veriun e Mitrovicës. Aq më tepër, se bëhet fjalë për një person që, kur flet për
tregun e lirë, jeton me magjinë e tij. Ja çfarë shkruan vetë ai diku në libër: ͞Tregu ishte magjia që më
tërhiqte. Prokurimi, apo blerja, procesimi apo prodhimi, shpërndarja ose shitja, e formojnë një
zinxhir treunazor procesesh të tregut që s͛mund të ekzistojnë pa njëri-tjetrin. Progresi në secilën prej
unazave sillte pasoja në secilin prej proceseve. Isha i mahnitur nga shpjegimet e këtyre proceseve,
faktorët me ndikim në to...͟. Pikërisht mbështetur në këtë ͞magji͟, në përpjekjet për depërtimin në
tregun rus, B. Pacolli, dëshmoi qëndrueshmëri e durim, tolerancë e gatishmëri për ndihmë, takticitet
e pragmatizëm në zgjidhjen e problemeve. Kjo kuptohet dhe nga këto pak rreshta të shkruar prej tij:
͞Të hysh në një treg, ku nuk ka qëndrueshmëri politike dhe ku rrethanat sociale janë kërcënuese,
është baras me një aventurë. Shumicën e vështirësive i kam tejkaluar me përkushtim profesional
dhe vendosmëri, përfshirë këtu edhe sensin e hulumtimit, njohjes dhe kanuneve morale, që
mbështeten fuqimisht mbi vlerat njerëzore...͟.

Angazhimi i B. Pacollit për njohjen e Republikës së Kosovës. Pak kohë më parë e takova B.
Pacollin në aeroportin e Tiranës. Aty, në sallën VIP, ai po i bënte shoqëri ministrit të Jashtëm të
Maldiveve, z. Ahmed Shaheed, të njohur për kontributin e tij në njohjen e Republikës së Kosovës
(njohja, 19 shkurt 2009; vendosja e marrëdhënieve diplomatike, 16 prill 2009). Pjesë kryesore e
këtij procesi njohjeje ishte dhe vetë B. Pacolli, bile Uoker, kur analizon këtë aspekt të veprimtarisë së
Pacollit thekson, midis të tjerash, se ai ͞ju drejtua rrjetit të tij të kontakteve në mbarë botën, duke
shfaqur një talent të natyrshëm për protokollin diplomatik kur qe e nevojshme, si edhe qasje më të
drejtpërdrejta kur duhej...͟. Aty ai spikat si politikan, biznesmen e patriot. Nga ana tjetër, edhe vetë
B. Pacolli, duke qenë i ndërgjegjshëm për vlerën e shtuar të tij si deputet i Kosovës, thekson se : ͞...të
qenit në Parlamentin e Kosovës më ka krijuar disa avantazhe në krahasim me periudhën e kaluar,
sepse tani jam pjesë e një përfaqësimi legal dhe të dëshmuar me votën e elektoratit. Unë kam të
drejtë t͛u premtoj zgjedhësve të mi se do të angazhohem maksimalisht në procesin e njohjes së
Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur͟...

Pragmatizmi politik dhe disa pamje konkrete të tij. E vlerësoj po ashtu përafrimin politik
pragmatik të B. Pacollit. Jo se patjetër pikëpamjet e mia janë të njëjta me ato të tij; bile, në ndonjë
rast, analizat e mia politike për ngjarje kryesore kanë veçime e theksime të tjera, ndoshta dhe të
ndryshme, por se në këtë shumëllojshmëri e larmi fillojnë të përjetohen më mirë detajet e të
vërtetës, përafrimet e mundshme e nuancat përkatëse. P.sh., për mua, në libër mungon, një
përbërëse e rëndësishme, në periudhën e krizës kosovare, e lidhur ngushtësisht me kontributin e
Shqipërisë, e politikës dhe e qytetarëve, e familjeve shqiptare, e solidaritetit dhe humanizmit
shqiptar, që tronditën e befasuan me fuqinë e tyre të gjithë botën e qytetëruar. Ndoshta, në një
mënyrë apo tjetrën, kjo lidhet dhe me kontaktet e pakta apo vështirësitë e vetë B. Pacollit për të
depërtuar në mjedisin politik mosbesues të Shqipërisë, pas luftës mediatike e ͞prokurorike͟ të Del
Pontes ndaj tij...

Disa veçori, lexime apo konstatime të tjera, të lidhura me vetë autorin, janë edhe ato të
paraqitura më poshtë:

Sinqeriteti. B. Pacolli nuk pretendon asgjëkund në libër që e vërteta e tij është dhe e vërteta e
të gjithëve, e vërteta absolute, sidomos kur përzihen dhe emocionet personale. Këtë ai e kupton
shumë më mirë se të tjerët. Aq më tepër që mbart mbi supe një përvojë të suksesshme në biznes,
një përvojë jetësore të lakmueshme, por dhe kontakte të gjithanshme kudo nëpër botë, një
bashkëpunim të larmishëm me lloj-lloj njerëzish, me të metat dhe të mirat e tyre...
Vetë-tipizimi... Sidoqoftë, mjaft interesante në kuptimin e konceptim-perceptimit.. është dhe
auto-tipizimi i B. Pacollit. Unë jam politikan atipik, ashtu si jam njëlloj patrioti atipik. E shoh atdheun
te prona, te shtëpia, te varret e të parëve, te rrugët e përbashkëta, te tregu kombëtar, te qarkullimi
pa pengesa i mallrave, njerëzve, ideve, te këngët, muzika, interneti. Patriotizmi im sendërtohet në
një atdhe të fortë ekonomikisht, dhe jo domosdoshmërisht me ushtri të fortë. Jam për hapjen e
kufijve, që do mundësojnë bashkimin e shqiptarëve... Jam kozmopolit, dhe kam folur që herët, që në
shkollimet e mia universitare për globalizmin. Jam për hapjen e kufijve, ku duhet të lëvizë lirshëm
interesi njerëzor. Unë e shoh globalizmin si respekt për vendin tënd, për origjinën tënde͟...E kuptoj
dhe e çmoj këtë pozicionim konkret, këtë merak dhe çlirësi të B. Pacollit. I vetmi shqetësim, në
gjykimin tim, mbetet reflektimi i këtij pozicionimi bashkëkohor dhe klasifikimi konkret në mjedisin
shqiptar e ballkanik, në shoqërinë shqiptare, në emancipimin tërësor të saj.

Një ndërmarrje e dobishme dhe në sukses i padiskutueshëm. Që në fillim të librit te tij


autobiografik, autori, krahas hezitimeve fillestare, përpiqet të sqarojë, ndoshta dhe të justifikojë, pse
jo dhe me mjaft ndrojtje, marrjen e kësaj iniciative. Unë vetë, personalisht, pas leximit të librit dhe
analizës së tij, pavarësisht dallimeve për ndonjë çështje të veçantë, kam bindjen se kjo iniciativë e
realizon detyrën e saj. Për më tepër, në sytë e mi, ky libër mishëron një mesazh, ai pasqyron, po
ashtu, një shembull, një mision, një mundësi, një realitet. Madje, në thelb, dërgimi i këtij mesazhi të
librit dhe vetë autorit tek lexuesi e bën shumë më të drejtpërdrejtë detyrën e tij, si në rrafshin
individual (intelektual-qytetar), ashtu dhe atë kolektiv (shoqëror ʹ politik). Ai i shërben jo vetëm
nxitjes së suksesit dhe frymëzimit të karrierës, sakrificës e përpjekjes midis të rinjve, por dhe vetë
dëshirës për shkollim e punë. Po ashtu, ai sintetizon e mundëson nëpërmjet jetës e veprës vetjake,
përpjekjeve e angazhimit të vetë autorit, prekjen dhe përjetimin realist të botës individuale e
shoqërore për rreth nesh, siç është, me të mirat dhe të këqijat e saj, me hallet e gëzimet, me
dobësitë e fuqitë, me gabimet e përkujdesjet, me rastësitë e domosdoshmëritë, me horizontet e
pafundme dhe kufijtë e saj kohorë e hapësinorë. Pikërisht, me shembullin e B. Pacollit, të pasqyruar
në këtë libër autobiografik, mishërohet më së miri një gjë e tillë...

Prandaj, më mbetet të dëshiroj e uroj: Përgëzime e suksese të njëpasnjëshme!

Prof. Dr. Rexhep Meidani

Ish President i Shqipërisë (1997-2002)

You might also like