Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 118

“OH SHQIPËRI, SHQIPËRIA IME E MJERË!

HISTORIA E “NËNËS SHQIPËRI”

NGA FILLIMI I KOHËS,

NGA FILLIMI I BOTËS

NGA J. W. PANDELI
Titulli i origjinalit “Oh, Albania my poor Albania”
Botuar në SH.B.A. 1980

© Copyright i origjinalit: James W. Pandeli 1980


© Copyright i botimit shqip: Shpend Ahmeti 2010

Katalogimi në botim – (CIP)


Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

94(496.5).01/.084.3(093.3)
930(4/9):94(496.5)

Pandeli, James William


“Oh Shqipëri, Shqipëria ime e mjerë” / James William Pandeli ; përktheu
Shpend Ahmeti. – Ferizaj : Dinograf, 2010. - 117 f. : ilustr. ; A5.
Parathënie : f. 15. - Bibliografia : f. 112-116. - Në kopertinë fotografia dhe
të dhënat për autorin
1. Ahmeti, Shpend

ISBN 978-9951-579-01-8

Lekturimi
Musli Berisha

Kopertina dhe përpunimi grafik


Arian Hoti – Ferizaj, Kosovë

Redaktura kompjuterike
Avni Lubishtani

Riprodhimi i pjesshëm ose i plotë i librit ndalohet me ligj


Shprëndarja e botimit shqip brenda dhe jashtë kufijve të
Republikës së Kosovës është e drejtë ekskluzive e botuesit

Tirazhi: 1000 copë, Formati A5

Botuesi
Shpend Ahmeti, Shkup

Shtëpia botuese: “DINOGRAF” - Maj 2010


Ferizaj, Republika e Kosovës
3

PËRMBAJTJA
“Shtegtimi i Çajlld Harolldit” nga Lord Bajron ........................................... 10
Ilyria (Iliria): Pjesa për Shqipërinë e lashtë................................................... 12
Parathënie ...................................................................................................... 15
Shënim pasqyrues: Pjesa e parë .................................................................... 16

I. Shqipëria ................................................................................................... 21
A. Ku gjendet Shqipëria…? ...................................................................... 21
B. Kur paraqitet njeriu i parë? .................................................................. 24
C. Si është humbur historia? ..................................................................... 24

II. Dionisi (Diounsis) .................................................................................... 25


A. Parathënie për Zotin ........................................................................... 25
B. “Theogonia” e Hesiodit (Zanafilla e zotrave) ..................................... 27
1. Hesiodi, Autori ................................................................................. 27
2. Burimet e Hesiodit ........................................................................... 27
3. Grafiku mbi prejardhjen e Dionisit .................................................. 29
4. “Theogonia” (Zanafilla e Zotrave) ................................................... 29
C. Në fillim .............................................................................................. 33
1. Prejardhja e Dionisit ......................................................................... 33
a. Kaosi - Chaos (Cha, Kha) ............................................................. 33
(1) Krijimi i Nënës Tokë ............................................................... 35
- Ge, Gaea (Dheu, Toka) ........................................................... 35
- Tartarus (krehëri, grabuja) ....................................................... 36
- Erosi (Era) ................................................................................ 36
(2) Krijimi i babait........................................................................... 37
- Erebus dhe Nata (Era e natës) .................................................. 37
- Aether-i dhe Hemera (Babai/Rënia e Hënës) ........................... 37
(Semeni-Apsus-Lumi) ............................................................... 40
b. Urani (Ou-ra, ranë) .................................................................... 40
c. Kroni (Ker-oun) ............................................................................ 42
d. Zeusi (Ze) ..................................................................................... 43
e. Dionisi (Di-Oun-Zi, Ze) ................................................................ 44
2. Rruga për te lumi Shkumbin (Genusus): (Zhvillimi dhe martesa e
Qiellit dhe Tokës) .......................................................................................... 47
a. Katër fiset kryesore ........................................................................ 47
b. Veriu (Ve-ri) ................................................................................... 49
4

c. Jugu (Juge, Iuge) ............................................................................ 50


d. Lindja (Lenje) ................................................................................. 50
e. Perëndimi (Perendim, -ia) .............................................................. 51
f. Ge/Tos, La, Cha: Veriu dhe Jugu .................................................... 53
g. Afërdita (Aphrodite): Lindja dhe Dielli ( Agimi tek lumi Genusus) ....... 54
3. Rruga për në Tokën e Bricjapit: (Miti ku përfshihen Kroni dhe Zeusi).. 58
a. Rajoni i pesë vendeve ..................................................................... 58
b. Miti ................................................................................................. 59
c. Etimologjitë e emrave të lashtë ...................................................... 60
d. Agimi: G’dhi .................................................................................. 63
D. Orakulli më i vjetër i Dionisit ........................................................... 63
1. Zoti i mbretërve dhe profecisë dinastike ....................................... 64
2. Orakulli dhe betimi ........................................................................ 66
3. Dio-Bessi, Fisi Satrae ................................................................... 68
a. Bessi .......................................................................................... 68
b. Etimologjia e Satrae ................................................................. 69

III. Bota është një skenë ................................................................................ 71


A. Drama/Tragjedia .................................................................................. 71
B. Karakteret ............................................................................................ 72
I biri: Aleksandri i madh ..................................................................... 73
Faraoni: Ptolomeu i pare ..................................................................... 75
Kushëriri: Pirro .................................................................................... 76
Restauruesi: Diokleciani ...................................................................... 77
Shpëtimtari: Konstantini i madh ......................................................... 79
Nipi: Juliani ......................................................................................... 80
I shenjti: Shën Jeronimi ....................................................................... 82
Ligjdhënësi: Justiniani i madh ............................................................ 83
Trashëgimtari: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu ...................................... 84
Pirati: Khair-ed-Din ( Hajredin) Barbarosa ........................................ 86
Botuesit-Dijetarët: Familja Eestien ..................................................... 88
Restauruesi II: Muhamed Kuprili ........................................................ 89
Princi: George Ghica ........................................................................... 91
Papa: Klementi XI ............................................................................... 92
Mbreti: Muhamed Ali Pasha ............................................................... 93
Restauruesit III .................................................................................... 95
Burrështeti: Françesko Krispi ............................................................. 98
Atdhetari: Isa Boletini ......................................................................... 99
Kryetari: Admiral Kundruoti ............................................................. 100
5

Babai: Mustafa Kemal Ataturku ........................................................ 101


Ushtarët ............................................................................................. 105

IV. Mbi vdekjen e Julianit ........................................................................... 108


V. Akti i parë: Skena e parë ........................................................................ 109
Shënim pasqyrues: Dy ........................................................................... 110
Bibliografi .............................................................................................. 112
6

Lexues i nderuar,

E gjeta më se të vlefshme t’i qasem kësaj sfide, përkthimit të kësaj


vepre mbresëlënëse, e cila me përmbajtjen e saj, që nga fillimi e deri më shkro-
njën e fundit, më magjepsi dhe njëkohësisht në mua ngjalli dëshirën e flaktë që
këto ndjenja patjetër t’i ndaj me të afërmit e mi, me miq e dashamirë, si dhe
me të gjithë bashkatdhetarët e mi, kudo që janë.
Ky libër i autorit James Pandeli, i shkruar në gjuhën angleze, i botuar
gati 30 vjet më parë dhe deri sot i mbuluar nga “pluhuri i harresës” apo ndosh-
ta i “mospërfilljes” nga ana e “inkuizicioneve ideologjike” të të gjitha
ngjyrave, edhe sot paraqet një ide të re, një libër i veçantë në lidhje me histor-
inë e popullit shqiptar nga "fillimi i kohës“, një projektim i idesë se historia e
lashtë shqiptare është e “fshehur” në letërsinë greke…që paraqet një pikënisje
të mprehtë dhe mahnitëse për të gjithë ata që studimeve të tyre do t’u qasen
mendjehapur… një mënyrë e re e të menduarit dhe koncepcion i guximshëm…
Ky libër përmban sasi të madhe të materialit të vlefshëm historik, depër-
tim interesant dhe një rifreskim të të mësuarit të asaj se kush kemi qenë, kush
jemi dhe nga po shkojmë; janë më se ngazëllyese gjykimet e dokumentuara të
mendimtarëve të huaj mbi të kaluarën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, por edhe
më ngazëllyes është gjykimi i një shqiptari, i lindur, i rritur dhe i edukuar në
“Botën e Re”, atje matanë oqeanit, i cili e formoi këtë vetëgjykim, gjithmonë
duke qenë në kontakt shpirtëror me shqiptarët e tij andej dhe këndej, me rrën-
jët e thella dhe të paluhatshme të babëlokëve të tij në Treni të Devollit, tek
Nënë Shqipëria, siç lakmon të thotë edhe vetë ai.
E gjeta më se të vlefshme t’i qasem kësaj sfide, se diçka thellë në shpirt
më thoshte se duhet patjetër të gjej mënyrën më të mirë, që ta falënderoj këtë
pishtar, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi çështjes sonë kom-
bëtare.
Me respekt,
Shpend Ahmeti

Duke i marrë parasysh të gjitha mbresat, peshën e përgjegjësisë ndaj versionit


origjinal si dhe vështirësitë tjera në të cilat kam hasur gjatë ballafaqimit me shkrimet e
mendimtarëve dhe studiuesve të ndryshëm, (nga epokat e ndryshme) si dhe mënyrën e të
shprehurit të tyre në këtë libër (mos të përmend relacionin gjuhë burimore - gjuhë angleze -
gjuhë shqipe), jam i gatshëm të pranoj çdo kritikë për ndonjë lëshim, gjatë përkthimit të këtij
materiali mjaft kompleks.
7

“Do ti këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të gjitha


krijesat, më e moçmja. Ajo ushqen të gjitha krijesat që janë në botë, në mbarë
ato vende të mrekullueshme dhe në çdo shteg deti dhe çdo gjë që fluturon; çdo
gjë ushqehet nga bollëku i saj.
Me ty, o mbretëreshë, njerëzit janë të bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë
të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon t’i japësh kuptim jetës së njeriut
vdektar, ose ta marrësh me vete. Është i lumtur njeriu që ti e shpërblen me
kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka e tij pjellore përplot me misër,
kullosat përplot me bagëti, e shtëpia e tij e mbushur me plot miradi. Njeriu i
tillë sundon drejt; në qytetet e tij me gra të ndershme; pasuri e madhe dhe
shëndet i shoqëron ata; djemtë e tyre ngazëllehen me kënaqësi të përhershme
e bijat e tyre me lule flokëqëndisur, luajnë dhe kërcejnë nëpër fusha përplot lule
të njoma. Kështu, pra, janë ata që ti i shpërblen, o hyjni e shenjtë, shpirt
zemërgjërë.
“Rrofsh, Nënë e Zotërave, grua e gjithësisë, më shpërble për përmba-
jtjen e kësaj kënge time që ma gëzon zemrën! E tani unë do të përkujtoj ty dhe
një këngë për ty.”
Himni i Homerit,
“Tokës, nënës së përgjithshme” v.800 p.e.r

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,


Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.”

Himni i çlirimit:“Oh moj Shqypni” nga Vaso Pasha, 1881


(Vargjet 1-4) me prejardhje nga Shqipëria.
Ishte guvernator i Libanit dhe Sirisë, provinca të Perandorisë
Otomane.
8
9

Në përkujtim të gjyshërve të mi
10

“Shtegtimi i Çajlld Harolldit” nga Lord Bajroni

(Vendi: I)
O Shqipëri, ku lindi Iskanderi
Këngë e rinis’fanar i t’urtëvet
Dhe Iskanderi tjetër që i dërmoi
Përherë armiqt me kordhën e tij kreshnike:
Shqipëri, lejom të kthej syt’ e mi
Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër!
Kryqi po zbret, po ngrihen minaret.
E zbehta hënëz ndrin pëpër lugina
Mbi pyje me selvi n’agor të çdo qyteti

(Agimi: II)
Agimi lind; me të po çohen brigjet
E shqipëris së rreptë, shkëmb i Sulit
Dhe larg të Pindit çuka mjegull e veshur
Të lara prrenjsh të bardh si dëbora
Me ngjyra mashkullore e kuqërreme
Dhe ndërsa retë nisin të shprëndahen.
Spikasin tbanet e malësorëve:
Këtu bredh ujku-shqipja sqepin mbreh-
Zogj-bisha-njerëz t’egër zën’e duken
Stuhitë rrotull tundin motin që mbarron

(Fëmijtë: III)
Të rrept bijtë e shqipes! Po vetitë
Nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira;
Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?
Kush e duron si ata mundimin e luftës?
Shkëmbijt e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku dhe nevoje:
Ç’armik për vdekje, po sa miq besnikë!
Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre
11

(Shtiza: IV)
Ngreu bir i Lindjes! Eja, afrohu këtu!
Po mos e nga atë bosk të neveritur:
Në këtë vend sheh varrin e një kombi!
Banesë hyjnish, po korat më s’u ndizen,
Dhe Zotët shëmben-fetë vijnë vistër,
Qe Zeusi, është Allahu, do të vinë
Të tjerë, sa të marrë vesh njeriu
Se ngrihet kot themjan i tij në qiell;
Fëmi Dyshimi e Vdekjeje që rron me shpresë

(Për kohën dhe Fatin: V)


Një mijë vjet mezi krijojnë shtetin;
Në nj’orë bëhet hi.A mund ta ndezësh
Shkëlqimn’ e shuar e t’i zgjosh nga varri
Virtutet e ta mundësh Kohën dhe Fatin

(Canto II; 38, 42, 65, 3, 84)


12

Illyria (Iliria): Pjesa për Shqipërinë e lashtë

Marrë nga “Vendet dhe popujt”, Grolier Society (1929-49, fq. 45, 46, 54)
“Shqipëria dhe malësorët e saj; toka e bijve të shqiponjës”

“Me sa duket për Shqipërinë ka shumë më pak njohuri se për cilindo


shtet tjetër të Europës, ndonëse Shqipëria është vendlindja e popullit më të
lashtë të Gadishullit Ballkanik. Pa marrë parasysh që shekuj me radhë kanë
qenë nën sundimin e huaj, ata i kanë ruajtur ndjenjat kombëtare si dhe gjuhën
dhe zakonet e tyre më se të ndryshme nga popujt e shteteve fqinjë. Ata vendin
e tyre e quajnë Shqypnia ose Shqipëria, që do të thotë: toka e shqiponjave…
Lashtësia e tyre është aq e hershme sa që as historia e as legjendat nuk mund
të përcaktojnë ardhjen e tyre…Gjuha shqipe, e cila mbijetoi shekuj me radhë,
për gjuhëtarët përherë ka qenë një enigmë e vërtetë. Ndryshe nga grekët dhe
sllavët nga shtetet fqinje, mendohet se prejardhja (e gjuhës shqipe) është nga
ilirishtja e vjetër, gjuha e Maqedonisë në kohën e Aleksandrit të Madh. Të
gjitha synimet e serbëve, grekëve dhe turqve, kanë dështuar ta shkatërrojnë
dashurinë e shqiptarëve ndaj gjuhës së tyre. Dikur në Shqipërine jugore ku
jeton një pakicë greke, shqiptarët e besimit orthodoks, priftërinjtë i mësonin se
është e padobishme lutja në gjuhën shqipe, se Zoti nuk e kupton shqipen.Turqit
urdhëruan ndalimin e mësimit dhe botimin e librave në këtë gjuhë…”
Marrë nga “Majat e Shalës”, nga Rose Wilder Lane (1923, fq.21)
“Konstantinopoli s’është gjë.Të gjithë shkojnë në Konstantinopol. Por
nëse nuk e sheh Shqipërinë, atëherë ke humbur mundësinë e tërë jetës. Atje lart
në ato vargmale, atje lart në ato male, një ditë udhëtimi nga këtu, njerëzit jeto-
jnë ashtu siç kanë jetuar edhe para 20 shekujve, shumë më parë se të njihen
grekët, romakët dhe sllavët. Atje lart ka qytete parahistorike, legjenda të lash-
ta, këngë e zakone, për të cilat askush kur nuk ka dëgjuar. Asnjë i huaj kurrën
e kurrës s’i ka parë. Ti grua e lartë skoceze! Ti qëndron aty dhe më flet për
Konstantinopolin!”
“Por nëse askush nuk shkon atje, si do t’ia bënim ne?” i thashë.
“E, si ia bëjnë përherë të tjerët? Thjesht, e bën. Merr me qira kuajt,
kalëro dhe shko atje.”
“A duhet mbajtur armët tona me vete?”
“Oh, ne do të jemi mjaft të sigurta! Ne mund të hasim në një apo dy armiqësi
të përgjakshme dhe ndoshta shoqëruesit tanë të vriten, por kurrë askush nuk
lëndon një femër. Askush nuk vret njeri në prezencë të saj.”
13

Marrë nga “Historia ushtarake e botës perendimore”, nga J. Fuller (fq.90)

“Botëkuptimi i Aleksandrit të Madh për femrën si pre lufte, që në të gjitha


epokat konsiderohej si e drejtë legjitime e ushtarit, tërësisht dallohej krahasuar
me popujt bashkëkohës, sepse Aleksandri i takonte një bote morale krejtësisht
ndryshe. Ai jo vetëm që gruan dhe vajzat e robëruara të Darit i trajtoi me gjithë
respektet mbretërore, por gjithashtu kishte edhe neveri ndaj dhunimeve dhe
violencës, që në ato ditë ishin shoqëruese universale të luftërave
14
15

PARATHËNIE

Ky libër është një përgjigje e një ideje të mëhershme. Paraqet një orvatje për të
përshkruar një udhëtim në kohë të një qytetërimi që nuk ka lënë pas dokumente
të shkruara.
Tema kryesore është historia shqiptare, me theks të veçant të historisë së lashtë,
e shprehur në letërsinë greke. Vështirësitë e kësaj tematike ndërlidhen me fak-
tin se historia e mëhershme shqiptare është e humbur dhe me mundësinë që në
shkrimet e lashta greke deri në një instancë ka mbijetuar, vetëm për arsye se
autorët në mënyrë efektive kanë fshehur gjërat të cilat nuk kanë qenë në gjen-
dje t’i shprehin drejtpërsëdrejti.
Synimi im është të zbuloj, të projektoj ide të reja dhe të përpiqem të kuptoj që
të dy konceptet toka; (nëna-tokë) dhe tregimi mbi historinë shqiptare “Nëna
Shqipëri”, të dalin në shesh si pjesë e diturisë sonë të përgjithshme. Natyra e
tematikës dhe interpretimet e mia të së kaluarës, kërkojnë që unë të krijoj fakte
nga piktura që e shoh, një e vërtetë që do të duhet ta di.
Sugjerimi im se në letërsinë greke ndoshta është ruajtur historia e lashtë
shqiptare, nga e tërë dituria ime, paraqet një ide të re.

James Wm. Pandeli


16

SHËNIM PASQYRUES: I

Kjo që do ta lexosh në vijim, paraqet tregimin për rrënjët e mia, nga Shqipëria,
prej “fillimit të kohës”, “fillimit të botës”.

Tregimi: Zhvillimi i shqiptarëve prej “fillimit të kohës” duke shfrytëzuar Zotin


e lashtë të mbretërve dhe profecive dinastike, pjellorisë, bimësisë dhe të ko-
rrave, Dionisit (Diounsis), si mjet udhëtimi për tregimin dhe gjuha shqipe si
vegël për zbulimin e së kaluarës.

Një ide e re: Sugjerimi im qëndron aty, se ndoshta historia e lashtë shqiptare
është ruajtur në “Theogoninë” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave), e shkruar rreth
vitit 700 p.e.r.. Ndoshta “Theogonia” mund të përmbajë disa versione ose shp-
jegime të tregimit për zhvillimin e popullit shqiptar, fiseve shqiptare në pjesën
qendrore të Shqipërisë, përgjatë lumit Shkumbin (Genusus), duke e kon-
sideruar si linjë ndarëse ndërmjet katër fiseve kryesore: “Gegë” në pjesën veri-
ore të lumit, “Toskë”, “Lab” (Llapë) dhe “Çamë”, në pjesën jugore. Ky zhvi-
llim gjithashtu mund të përfshijë edhe tregimin, përfshirë “martesën” e qiellit
dhe tokës, si dhe krijimin e “të bekuarës”, Agimit “gdhirjes së ditës së parë”,
Orvatja për rindërtimin e historisë shqiptare do të bëhet me ndihmën e vetë
gjuhës shqipe. Zbatimi i gjuhës do të bëhet sipas etimologjisë së mundshme
(prejardhja dhe zhvillimi i fjalëve) të emrave dhe vendeve të lashta, përfshirë
këtu edhe gjenealogjinë e Dionisit, gjeografinë e Shqipërisë së lashtë si dhe
emrat e fiseve.

Gjuha shqipe është degë e veçantë e familjes të gjuhëve indoEuropiane dhe


rrënjët e saj i bart nga gjuhët e lashta të ilirishtes - thrakishtes. Një autoritet,
N.Jokli, deklaron: “Trashëgimia gjuhësore e popujve të lashtë ballkanik, ilirëve
dhe thrakasve, ndërlidhet ngusht me gjuhën e shqiptarëve”. (Mayani, fq.15)

Sugjerohet se ekzistojnë dëshmi që gjuha shqipe është aq e vjetër, sa që zhvi-


llimi i fjalëve ndoshta ka të bëjë me kohë shumë të hershme, siç është koha e
gurit, koha që karakterizohet me përdorimin e gurit si vegël nga njeriu i lashtë.
Për shembull, fjala shqipe për të vrarë (kafshë) “ngurdhitur” (Mayani, fq.271)
në anglishte do të përkthehej si ”stone-knowledge” ose “dituri për përdorimin
e gurit”. Me shkronjën e parë “n” që ndoshta paraqet diçka më tepër se zë
“primitiv” në shqip: “gur” – “dhitur” = gur-dituri ose sot “dituri për përdori-
min e gurit” (?).
17

“Me sa duket gjuha shqipe kur nuk ka qenë e shkruar; nuk ka alfabet as gra-
matikë e as fjalor, fakt ky që mjafton vetvetiu të shfaq se në esence çfarë race
barbare gjithmonë ka ngelur”. (Clark, v.1898, fq.188)

“Gjuha shqipe mundëson mënyrën e vetme të mundshme për shpjegim racional


të kuptimit të emrave të zotërave të lashtë grekë, e gjithashtu edhe kreacioneve
të tjera mitologjike, që me përpikmëri u korrespondojnë aftësive kushtuar
hyjnive nga njeriu i asaj kohe. Shpjegimet janë aq bindëse, sa që mund të kon-
firmoj opinionin se mitologjia e lashtë greke është huazuar tërësisht nga iliro-
pellazgët”. (Çekrezi, Shqipëria: E kaluara dhe e sotmja”, v.1919)

“Pavarësisht nga bashkëjetesa e besimeve (muhamedane-krishtere) në


Shqipëri, besimi pellazgjik akoma vazhdon me praninë e tij në mesin e popu-
llit. Aq më tepër që një numër i madh i betimeve solemne, nuk bëhen në emër
të Krishtit apo Muhamedit, por në emër të gurit. Kështu që në rastet kur shqyr-
tohet ndarja kufitare në mes të dy fiseve, pleqësitë e zgjedhura për gjykim nga
të dyja palët e grindura, me betim të përshtashëm solemn të gurit, bëjnë provat
e duhura dhe japin dëshminë. Në Shqipërinë veriore është dukuri e zakonshme
për dy njerëz që të vërtetojnë pohimet e tyre me fjalët “për të rendit e këtij
guri”. Ata gjithashtu betohen edhe me “për këtë qiell e për këtë dhe”, “për këtë
mal e për këtë fushë”, ose “për këtë diell dhe për këtë hënë”… Me fjalë të tjera,
shqiptarët betohen me qiellin, tokën dhe elementet që personifikojnë esencën
hyjnore.

“Origjina e këtyre besimeve të moçme religjoze në qiellin dhe tokën në epokën


klasike greke është konsideruar si “barbare”.”Se cilët kanë qenë prindërit e
zotërave, apo gjithmonë kanë ekzistuar dhe si duken ata, Grekët nuk e kanë
ditur dhe nuk e dinë deri më ditët e sotshme, gjersa unë po i shkruaj këta rresh-
ta”, thotë Herodoti (Libri, II, 53) (v.485-425 p.e.r)(Dako, “Shqipëria çelësi
kryesor… “, v.1919, fq 13-14).

Kritika kryesore rreth zbatimit të antikës në gjuhën shqipe ka të bëjë me atë që


është modernizuar tepër dhe e përplotësuar me një përqindje të madhe të
fjalëve “të huaja”, fjalë këto që e pamundësojnë rikonstruimin e së kaluarës.
“Është më se e vërtetë se gjuha moderne shqipe, përmban një numër të madh
të fjalëve të huazuara nga gjuhët që shqiptarët i kanë dëgjuar përgjatë historisë
së tyre: greke, latine, gote, sllave apo turke etj. Mirëpo, bërthama e lashtë e
gjuhës shqipe përcakton një pasuri të pavarur gjuhësore”. (Mayani, fq.14)
18

Prej asaj që është e njohur deri sot, sipas vëzhgimeve të mia, kjo kritikë qën-
dron dhe është e besueshme deri në një shkallë të pacaktuar. Mirëpo kjo kritikë
është shpesh më e padobishme për studiuesit, se sa si arsye për mënjanimin e
tërësishëm të eksiztimit të shqipes nga lashtësia.

Unë do të doja të projektoj mundësinë në lidhje me faktin se shumë nga të ash-


tuquajturat “fjalë” të huaja në gjuhën shqipe, ishin fjalë origjinale shqiptare
(ilire-thrakase), fjalë që, në një kohë të panjohur, kanë kaluar tek civilizimet
tjera dhe me përdorimin dhe me shkrimin e këtyre civilizimeve, janë bërë pjesë
e fjalorit “të huaj” e më pastaj rikthehen në gjuhën e pashkruar shqipe.

Popujt e lashtë shqiptarë të Ilirisë, Epirit, Maqedonisë dhe Thrakisë


Perëndimore shtriheshin në pjesën juglindore të Europës. Historianët e kon-
sideronin këtë rajon si kufi ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, Azisë dhe pjesës
tjetër të Europës; ndërmjet Greqisë dhe botës romake si dhe religjioneve të
Lindjes dhe religjioneve të Perëndimit.

“Ne lirisht mund të pyetemi se përse Maqedonia, një vend i padefinuar i ban-
uar me raca të ndryshme, shfaqet në histori vetëm për të na e dhënë Filipin dhe
Aleksandrin, e pastaj fundoset përgjithmonë në harresë. Ky është fakti përbërës
(dhe padyshim më pak i shquar) se “mrekullia greke” të cilën Renani e anulon
në mënyrë që të tipizojë evolucionin bazë të mendjes njerëzore prej së cilës
buron “qytetërimi” i sotshëm.

“Unë pranoj se nuk ka shpjegim adekuat të çështjeve për diskutim, pa asnjë


përpjekje për përpikëri, rreth kontaktit të Europës dhe Azisë, edhe pse ishte
fakt i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Sidoqoftë, mbetet e vërtetë që
kthesa vendimtare e përparimit tonë intelektual, u zhvillua në kufirin në mes
dy qytetërimeve, çuditërisht të ndryshme”.

“Se në ç’masë banorët e egër të maleve maqedonase ishin të gjakut ilir, paraqet
çështje që është jashtë kompetencave të mia. Mundem vetëm të them se të
gjithë grekët, maqedonasit i konsideronin si barbarë të vërtetë. Si pasojë e
kësaj, grekët i përjashtuan ata nga lojrat olimpike…” (Clemenceau, v.1926,
fq.9, 12)

“Brigjet lindore të Adriatikut, në çdo epokë kanë sajuar karakterin e brezit kufi-
tar. Dhe kjo është ajo që vjen nga karakteri i tyre si brez kufitar dhe ajo që ata
tërheqin një pjesë të madhe të hijeshisë së tyre, ngjashëm me atë që e studion
19

të kaluarën e tyre dhe të tashmen dhe me atë që sheh në kodrat dhe ishujt e tyre
me sytë e tij. E ata kanë qenë brez kufitar në dy kuptime. Ata krijojnë një zhvi-
llim të dy ndarjeve të mëdha gjeografike, politike dhe religjioze në
Europë…Vendi ku romakët ndërtuan rrugën kryesore të tyre (Via Egnatia) për
tu lidhur me vendet lindore, në ditët kur perandoria ndahej në copa, një brez
kufitar, një pronë grindjeje e Perandorisë Lindore dhe asaj Perëndimore…”

“Gjatë tërë kohës ka qenë edhe “kufiri në mes civilizimit kundër barbarizmit
aktual, gjithmonë nga civilizimi më i lartë kundër atij më të ulët… Ilirët e
vjetër u bënë çështje e romakëve; vendi i tyre u bë rrugë kryesore dhe fushë-
betejë e Gotëve; emri i tyre, raca dhe gjuha u fshinë ose u drejtuan drejt jugut
në drejtim të sllavëve…” (Freeman, fq 22-25)

Është e pamundshme të studiohet më parë historia e “civilizimit”- një civilizi-


mi që mbijetoi përgjatë epokave historike, e më vonë i karakterizuar si një brez
kufitar ndërmjet Azisë dhe Europës, pa qenë të vetëdijshëm për influencën e
mundshme që ka mundur të ketë në tregimet e lashta dhe legjendat që kanë
mbijetuar në dokumentet historike dhe letrare, siç janë gjetur në letërsinë greke
dhe në Bibël. Dhjata e Vjetër dhe Bibla janë të shkruara ose të përkthyera në
gjuhën greke gjatë shekujve, pas vitit 280 p.e.r., në Aleksandri, Egjipt.
Aleksandria ishte vendi i një biblioteke të stërmadhe, që thuhej se përmbante
“tregimin e njerëzimit”, themeluar nga Ptolomeu I, shoku dhe generali i
Aleksandrit të Madh.

“Citati në vijim është nga profesor Shotwell, me të cilin ai sqaron karakterin e


Biblës nga pikëpamja e studiusve modernë:

“Le të imagjinojmë se, për shembull, në vend të shënimeve të shenjta të


çifutëve, po diskutojmë për ato greke.Të supozojmë se tashëgimia e Hellas-it
na është e ruajtur në formë të Bibles. Athua vallë çfarë karakteri do të kishte
libri? Mbase duhet të fillonim me disa fragmente të Hesiodit për lindjen e
zotërave dhe agimin e civilizimit të përzier me fragmente nga “Iliada” dhe
kështu së bashku të vihen në fragmentet e gjata të Herodotit. Dialogët e
Platonit mund t’u jepen heronjve të Homerit dhe tekstet e dramaturgëve të
mëdhenj (në vend të profetëve) të ruhen të shprëndara nga njëra-tjetra dhe të
bllokuara me komentet jofrymëzuese të dijetarëve të Aleksandrisë. Pastaj
imagjinoni se sa shumë paqartësi do të kishte kuptimi i drejtë gjatë shekujve të
kaluar, sa që filozofët (filozofët për Greqinë paraqitnin atë që teologët paraqit-
nin për Izraelin) ishin të mendimit se një pjesë e madhe e kësaj pune të ndër-
20

likuar historike dhe filozofike, së pari është shkruar nga Soloni, si çlirim i pro-
fetit Apollon në Delf. Pastaj, më në fund, imagjinoni se teksti do të jetë shtypyr
me klishe dhe i shenjtëruar, bile edhe fjalët tabu dhe bëhet trashëgimi e popu-
jve të huaj, të cilët nuk dinin asgjë më shumë për historinë greke se sa kjo që
përmban ky përplim. Kjo, me pak a shumë zmadhime, do të ishte Bibla
Helenike, sipas modelit të Biblës së Çifutëve. Nëse ky krahasim është pak i
tepruar, s’ka rrezik, por që ne duam të bëjmë një përkufizim intelektual për të
parandaluar veten që të mos shkojmë tepër larg. Mbi të gjitha, aq sa zhvillohet
forma dhe struktura, ngjashmëria qëndron për mrekulli”.
(Barnes, Voll.III, fq.957)

Të supozojmë se trashëgëmia e shqiptarëve është e ruajtur në letërsinë greke të


Hellas-it. ”Të supozojmë se trashëgimia e Hellas-it është ruajtur për ne në
formë të Biblës, ose në vetë Biblën. Atëherë do të parashtrohej pyetja se vallë
trashëgimia shqiptare, a është e ruajtur, në një farë forme, po në Bibël…

Diku përgjatë rrugës, historia shqiptare dështoi të shfaqet dhe të bëhet pjesë e
tregimit të mbarë njerëzimit …
21

I. SHQIPËRIA
A. Ku gjendet Shqipëria, sa i përket tokës së saj, gjuhës së banorëve si dhe
vendlindjes së Aleksandrit të Madh dhe familjes së tij?

Shqipëria është shtet që gjendet në pjesën juglindore të Europës, në veri


të Greqisë dhe në lindje të Italisë, përtej detit Adriatik. Në kohët e lashta, gru-
pet shqiptare, ilirët, epirotët, maqedonët dhe thrakasit perëndimorë, zaptuan
këtë pjesë të Europës. Gjuha që ata flisnin, në kohën e sotme bashkëkohore nji-
het si gjuha shqipe.

Në kohën e lindjes së Aleksandrit të Madh të Maqedonisë (v.356 p.e.r.),


ky rajon njihet si “gjysma e botës ndërmjet Greqisë dhe Europës…” (Fox,
fq.297)

“Grekët… nuk kanë qenë në gjendje të kuptojnë gjuhën maqedone, e cila


kishte fare pak marrëdhënie me të tyren dhe pa kurrëfarë letërsie për t’u studi-
uar…”

“Është e vërtetë se klasat e larta, në rrafshinat e Maqedonisë, orvateshin


të përhapnin një masë të qytetërimit grek në shtetin e tyre; mirëpo grekët
akoma shihnin dallim të vogël mes tyre dhe të fiseve të tyre vazale (ilirët dhe
thrakasit) nga rrafshnaltat, të cilët pa diskriminim i përshkruanin si (Arian:
“Anabasis”, VII, 9) të prirë për bredhje, për jetë në grupe fisnore, për vesh-
mbathje me lëkura të kafshëve si dhe për shpenzimin e një pjese të madhe të
kohës në kullosat e bagëtisë së tyre”. (Weigall, fq.7-8)

“Me sa duket, gjuha primitive maqedone ka qenë një formë e ndryshme


e të folurit nga ajo helene. Ngjashmëria me sa duket ka qenë shumë më e afërt
me ilirishten, se sa me greqishten. Grekët e hershëm dhe maqedonasit, nuk
kanë mundur ta kuptojnë njeri- tjetrin pa ndihmën e përkthyesit. Sidoqoftë, në
gjykatën e Filipit dhe Aleksandrit, gjuha greke ka qenë gjuha zyrtatre për
komunikim. Pra, me sa duket, gjuha maqedone që flitej, është fshirë nga për-
dorimi nga klasat e larta të popullit dhe zëvendësuar me gjuhën helene,
megjithëse Aleksandri dhe gjykatësit e tij, e flisnin greqishten si të huaj, duke
përfshirë këtu edhe mjaft fjalë dhe idioma maqedonase”. (Ridpath, fq. 465)
22

“Aleksandri i Madh “iu drejtua me zë të lartë rojave të tij në gjuhën


maqedone, gjë që pa dyshim ishte një shenjë shqetësimi tejet të madh tek ai…”
(Plutarh; nga Fuller-i, fq.324)

“Gjyshja nga babai e Aleksandrit, “ishte një fisnike Linkestiane…” (Fox,


fq.32) “Linkestianët ishin një fis Ilir që jetonin përreth kufirit veriperendimor
të Maqedonisë, në afërsi të liqenit të sotshëm të Ohrit, “stërgjyshë të shqip-
tarëve të sotshëm”. (Weigall, fq.6)

“Nëna e Aleksandrit“ ishte e bija bonjake e një mbreti të mëparshëm


epirot, rajon i Shqipërisë bashkëkohore.” (Renault, fq.27) Fisi Epirot, familja
së cilës ajo i takonte, quhej “Mollos”. Gjithashtu nga po e njëjta familje vjen
edhe Pirroja (v.319-272 p.e.r.), mbret i Epirit dhe kushëri i Aleksandrit.

Sa i përket prindërve të Aleksandrit, historiani i shquar W.W.Tarn thotë:


“Ai me siguri nga babai i tij, e me sa duket edhe nga nëna, ka trashëguar pak
nga gjaku ilir, d.m.th. gjaku shqiptar.” (fq.1)

Historiani grek, Herodoti (v.485-430 p.e.r.), flet për legjendën e


stërgjyshërve të Aleksandrit të Madh, ku ai përmend vendin e quajtur Argos, si
një mbështetje e pretendimive të origjinës greke, ndonëse kryesisht e kundër-
shtuar dhe se si ata e fituan sovranitetin e Maqedonisë.

“Aleksandri (i referohet Aleksandrit të Parë; Aleksandri i Madh ishte i


treti), ishte brezi i shtatë i Perdikut, i cili u bë tiran i Maqedonisë, kështu siç po
ua tregoj. Tre vëllezërit nga familja e Temenit (stërnip i Herakliut) Gauani,
Aeropi dhe Perdiku, erdhën si njerëz të syrgjynosur nga Argosi në Iliri dhe nga
Iliria kaluan mbi vargmalet e Maqedonisë, gjersa arritën në qytetin Lebaea.”
(Historia, libri VIII, 137; përkthyer nga Godley, fq.141). Shënimi # 2
thotë:”Tregimi mbi origjinën Argosiane të dinastisë maqedonase shfaqet si
mitike. Me gjasë kjo qëndron në ngjashmërinë me emrin Argedae, fisit të cilit
i takonte dinastia e tyre.”

Rajoni i cili përmendet në përmbajtjen e kësaj legjende, ishte “në skajet


e Ilirisë së lashtë dhe barbare i cili sot është vendtakim i kufijve të Jugosllavisë,
Greqisë dhe Shqipërisë… (dhe) një vendi të quajtur Argos si pjesë përbërëse e
Ilirisë…” (Weigall, fq.3)
23

Legjenda flet për punësimin e këtyre vëllezërve si krahë pune në fermën


e sundimtarit të vendit. Gruaja e sundimtarit, kur gatuante për ta, vërente se
përherë kur piqte bukë, buka që e piqte për Perdikun, rritej më tepër se të tje-
rat. Duke pasur frikë se mos bëhej fjalë për ndonjë shenjë ogurzezë, sundim-
tari i largon ata nga puna, mirëpo vëllezërit nuk pranojnë të largohen, pa marrë
rrogat e tyre. Pas kësaj, sundimtari si shpërblim për punën, ua tregon dritën në
tokë të krijuar nga dielli. Dy vëllezërit tjerë ishin gati të shkojnë pa thënë gjë,
mirëpo Perdiku mori thikën dhe e shënoi dritën duke e rrethuar dhe tha:”O
mbret! Ne e pranojmë pagesën tënde.” Pastaj ai e pranoi dritën e diellit në kra-
harorin e tij dhe u largua. Vëllezërit ndërtuan shtëpinë e tyre në malin e quaj-
tur Bermius dhe nga ky vend ata pushtuan mbarë Maqedoninë.

“Në prejardhjen e legjendës për Maqedoninë, Dionisi, diellori, paraqitet


qartë si zot i dinastisë. Mu për këtë, Aleksandri i Madh konsiderohej si Dionisi
i ri dhe gati se të gjithë sundimtarët e periudhës helene e nderonin atë në një
kult të veçantë.” (Fol & Mazanov, fq.58)

Aleksandri i Parë, stërgjysh i Aleksandrit të Madh, ishte i refuzuar për të


marrë pjesë në garat olimpike për shkak se ai nuk konsiderohej i gjakut helen
(v.496 p.e.r.). Por, pa marrë parasysh, ai më në fund pranohet dhe njihet si grek
nga helenët, për shkak se në këtë mënyrë fiset e fuqishme veriore mund t’i për-
dornin si “kushërinj” kundër persianëve.

“Njohja e këtij mbreti të ri verior si grek, ishte, e parapëlqej të them,


një akt diplomatik. Greqia në këtë kohë jetonte nën rrezikun e Perandorisë së
fuqishme Persiane…” (Weigall, fq.8)
24

B. Kur paraqitet njeriu i parë?

“Gjurmët më të hershme të njeriut të zbuluara deri më sot në territorin


e Shqipërisë, i përkasin fundit të epokës të paleolitit të mesëm (v.25 000-20
000 p.e.r.)… Bëhet fjalë për vegla primitive nga gurë stralli dhe kuarci si dhe
brisqe të gërryer, me përpunim të vrazhdë; në mes tjerash, janë gjetur edhe cifla
të krijuara gjatë përpunimit të këtyre veglave”. (Frashëri, K. fq.1)

Banorët e këtij rajoni renditen si degë e popujve indoEuropianë ose


pellazgë…
“Populli shqiptar me gjasë është me prejardhje nga emigrantët e hershëm
arianë dhe përgjatë historisë përfaqësojnë thrako-ilirët dhe epirotët apo pe-
llazgët, të cilët fillimisht e banuan mbarë Gadishullin Ballkanik, pjesën ndër-
mjet lumit Danub dhe detit Egje. Shkrimtarët e hershëm grekë i përshkruanin
epirotët si barbarë dhe se ata nuk u takonin helenëve. Dhe …gjithashtu
Straboni (v.63 p.e.r. - v. 23) shkruan se banorët e Maqedonisë, Ilirisë dhe Epirit,
e flisnin gjuhën e njëjtë dhe kishin zakone të njëjta…” (RSS, fq.4) (Drizari,
“Shqipja e folur dhe e shkruar”, fq.XXI; cituar J.Swire. “Shqipëria, lindja e një
mbretërie”)

Do të ishte tepër vështirë për të kërkuar çfarëdo dëshmie që dikush


tjetër, përveç shqiptarëve, ka jetuar në këto hapësira. Mu për këtë, thjesht si
përfundim, do të ishte fakti që shqiptarët kanë jetuar aty qysh “nga fillimi i
kohës”.

C. Si është humbur historia?

Dështimi i grupeve shqiptare në kohët e lashta për të zhvilluar shkrim-


in dhe letërsinë, vetvetiu do të dukej i mjaftueshëm për ta konsideruar si “his-
tori” e humbur. Jo më larg se në shekullin e kaluar, shqiptarët ia arrijnë qëllim-
it që të themelojnë një alfabet formal, për të shprehur gjuhën e tyre.
25

II. DIONISI (DIONYSUS, DIOUNSIS)

A. Parathënie për Zotin

Fushëveprimi në mbarë mitologjinë është i pafund dhe siç duket mjaft


i komplikuar. Një nga arsyet për këtë, është fakti se shumë interpretime
përkushtuar zotërave të ndryshëm të rajonit të Mesdheut, si mite kanë
ndryshuar dhe/ose janë stërmadhuar gjatë zhvillimit dhe migrimit të njeriut.
Arsyeja tjetër është ajo se ekzistojnë shumë pak njohuri për kulturat parahis-
torike që, në një instancë, do të mund të jepnin shpjegime për prejardhjen dhe
natyrën e veprimeve të zotërave, ashtu siç ishin përvetësuar në jetën e njeriut
parahistorik.

Ky kapitull do të fillojë me rishqyrtimin e prejardhjes së Dionisit,


ashtu siç është paraqitur në “Theogoninë” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave).
Kjo do të na udhëheq gjatë rrugëtimit deri te lumi Shkumbin (Genusus), lumë
në pjesën qendrore të Shqipërisë, vendngjarja e “martesës” së qiellit me tokën,
stër-stërgjyshërit e Dionisit. Nga atje udhëtimi do të vazhdojë dhe do të për-
fshijë pesë vende të rajonit, përfshirë këtu edhe Epirin dhe Maqedoninë, vend-
ngjarja e mitit për Kronin dhe Zeusin, babagjyshin dhe babanë e Dionisit.
Rrugëtimi do të mbarojë në njërën nga këto pesë vende të rajonit, tokën e
Bessi-it, fisit Satrae, vendi i të cilëve njihej si vend i shenjtë i zotrave të
mbretërve dhe profecive dinastike.

Do të orvatemi ta vlerësojmë Dionisin si një zot i mbretërve dhe pro-


fecive dinastike e gjithashtu si një zot i pjellorisë dhe bimësisë. “Për fat të keq
ne kemi shumë pak njohuri për natyrën e profecive të Dionisit.” (Otto, fq.144)

“Adhurimi i Dionisit paraqet diçka që kurrë nuk mund të shpjegohet


tërësisht. Hulumtimet e para historike dhe paraqitja e paraleleve
antropologjike, kanë bërë mjaft, por jo edhe në tërësi. Do të ishte fare i pado-
bishëm vlerësimi i natyrës së tij sipas prejardhjes, me vetëm një lloj vetie, siq
është ai i zotit të bimësisë, pa marrë parasysh se sa lloj karakteresh të kësaj
vetie ai i shfaq.” (Guthrie, fq.145)
Pjesa më e madhe e informatave që janë në dispozicion për
Dionisin, na vjen nga letërsia greke. Në mitologjinë greke Dionisi njihej si
zot i pjellorisë, bimësisë dhe të korrave. Ai ndërlidhej me drurët dhe verën,
kështu që kremtimet për nder të tij dhe për rilindjen, paraqiteshin si festivale
në formë orgjish.
26

“Religjioni Dionisan, megjithëse i njohur nga Homeri (v.800 p.e.r.),


nuk kishte vend në shoqërinë të cilën ai e përshkruan. Ky besim është
trashëguar nga grekët prej thrakasve në kohën pashomerike (v.700 p.e.r.) si
imponim i huaj dhe është ndeshur me armiqësi të konsiderueshme. Paraqiste
një religjion shfrenues përfshirë besimin e posedimit nga zotërat, përmes të
cilit për një çast të shkurtër, nën ndikim të pishtarëve, verës, muzikës dhe va-
llëzimit marramendës, adhuruesi ndjehej i çliruar nga vetja dhe i ngritur në
lartësitë hyjnore.

Me sa duket kjo paraqet një ngjasim natyral për të gjitha kultet e pje-
llorisë në pellgun e Mesdheut dhe nuk ka asgjë të përbashkët me religjionin
prozaik të Achaen-ëve. Sidoqoftë, Dionisi është zot i popullit verior, thraksave,
që flasin gjuhë indoEuropiane dhe çfarëdo shtese që ky kult i tij ka siguruar nga
vendet nga është përhapur, ngazëllimi dhe pavdekshmëria paraqesin dhuratën
e religjionit autokton thrakas.” (Guthrie, fq.31)

Karakteri serioz i vetive si zot i mbretërve dhe profecive dinastike, si


dhe aspektet politike dhe religjioze të ndërlikuara, me sa duket dëshmojnë një
identifikim të largët nga një interpretim si kryesisht shfrenues, kuptohet, nëse
merret parasysh ndërrimi apo shtrembërimi i vetive nga të lashtët.
27

B. “Theogonia” e Hesiodit (Zanafilla e zotërave)


1. Autori, Hesiodi

Heisodi ka qenë një bari/fermer, i shëndruar në poet i cili jetonte në


Boeoti, një krahinë në veri të Athinës, rreth vitit 700 p.e.r.

Hesiodi në përgjithësi njihet si autori i “Theogonisë”, “gjersa nga disa


të tjerë (veçanërisht nga Pausanias-ët) mendohet se bëhet fjalë për një
kopjues.” (Harvey, fq.426)

Pausaniasët (shekulli II) pohojnë:

“Boeotianët nga Helikoni kishin traditë të thoshin se Hesiodi nuk ka


krijuar asgjë, përveç se “veprat” dhe mu prej kësaj ata i sajonin paraprakisht
muzat, duke shtuar se poema fillon me fragmente të ndërlidhura me mosma-
rrëveshje. Ata, gjithashtu pranë një burimi, më treguan një pllakë nga plumbi
shumë të moçme, mbi të cilën ishin gdhendur “veprat”. Ekziston edhe një
opcion tjetër, shumë më i ndryshëm se i mëparshmi, se Hesiodi ka krijuar një
numër të madh poezish, siç janë poezia për femrat, poema e quajtur “Eoea e
madhe”, “Theogonia”….”
(Lattimore, fq.6: Pausanias-ët 9.31.4-5, përkthim i Frazier-it).

2. Burimet e Hesiodit

Autori i “Poezia dhe filozofia e hershme greke”, Frankel, sugjeron se


përmbajtja e “Theogonisë” së Hesiodit vjen nga tre burime:

“Një pjesë vjen nga jetesa, besimet e zakonshme dhe në rastin e


kundërt nga traditat e Boeotisë (vërtetësi e dyshimtë), që ka qenë e arritshme
për Hesiodin. (“Vazhdimësia e traditës për mitet e zotërave dhe botës, me për-
bërje metafizike, me siguri se ka ekzistuar para, por edhe pas Hesiodit, mirëpo
ne për këtë nuk dimë asgjë.)

… Pjesa e dytë është bota homerike e zotërave. Hesiodi mjaft mirë e


njihte epikën heroike, së cilës ai i ishte detyruar për gjuhën dhe mënyrën e të
menduarit dhe këndimit…Elementi i tretë vjen nga kontributi i vetë Hesiodit
dhe burimeve të tij. Pa dyshim se ai bëri ndryshime, në një shkallë të ulët apo
28

më të lartë të tregimeve tradicionale, të cilat ai i ripërshkruan. Megjithatë, ky


kontribut i tij paraqet shumë më tepër nga ajo sa është parë dhe thënë para tij.
Shikuar nga anash, ajo që është origjinale, nuk mund të veçohet nga ajo që
është tradicionale…” (Fq.97-98)

“Nga recitimet e këngëtarëve epik, Hesiodi mesiguri se ka qenë i njo-


hur me artin e muzave për diskutimin mbi vargjet, me të cilat qysh atëherë i
thurnin veprat e tyre në Boeotinë e panjohur, në kërkim e sipër të një jetese. Si
një djalosh i ri, Hesiodi fitoi aftësinë të matet me këta këngëtarë bredhës dhe
të krijojë dhe recitojë në gjuhën e tyre, vargjet dhe stilin të cilin ai e mësoi nga
ata.” (fq.95) (Muzat ishin perëndeshat të cilat udhëhiqnin artin dhe frymëzonin
poetët.)
29

3. Grafiku mbi prejardhjen e Dionisit.

- Rruga për te lumi Shkumbin ( Genusus) ( Urani & Ge 3)


- Rruga për te Toka e Bricjapit ( Kroni & Zeusi)
- Orakulli i lashtë i Dionisit ( Dionisi)

Shenja: * Paraqet “Ge-në” në nivele të ndryshme të evolucionit: dheu-toka


(nënë), nëna- tokë. (Shënim i autorit.)
30

4. “Theogonia” (Zanafilla e zotërave)

“Theogonia” e Hesiodit (v.700 p.e.r) përafërsisht përbëhet nga 1022


vargje, nga të cilat do të prezentojmë dhe rishqyrtojmë vetëm një pjesë. Më
qëllim që “Theogoninë” ta vendosim në një perspektivë që paraqet njohuri të
përbashkët, do të citojmë vetëm pesë vargjet e para të “Librit të zanafillës” nga
Bibla:
“Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e
zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë
fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe
drita u bë. Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën
nga errësira. Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu
erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.”

Citatet në vijim përfshijnë një përkthim të drejtpërdrejtë dhe komente


lidhur me “Theogoninë” e Hesiodit (vargjet 117-134). Një numër i komenteve
është paraqitur me qëllim që lexuesit ti japë një shikim të kuptueshëm për atë
se çka shkroi Hesiodi dhe si është interpretuar më vonë në kontekstin grek.

a. “Me të vërtetë Kaosi ndodhi në fillim, e më pastaj Toka gjihapur (Ge), vendi
i sigurt për të gjithë të pavdekshmit të cilët i mbajnë majat e Olimpit me borë
dhe Tartarët e zbehtë në thellësitë e gjëra të tokës dhe Erosit (dashurisë), më i
drejti nga zotërat e pavdekshëm, të cilët shkurajojnë gjymtyrët dhe kapërcejnë
mendjen dhe këshilltarë të urtë për të gjithë zotërat dhe mbarë njerëzimit nën
ta. Nga Kaosi pasuan Erebusi dhe nata e zezë; por nga nata kishin lindur
Aether-i dhe Dita (Hemera), e cila u krijua dhe lindi nga dashuria me Erebusin.
Dhe në fillim Toka zbuloi Qiellin, të barabartë me veten, të mbulojë çdo anë të
saj dhe përgjithmonë të bëhet vendqëndrim i zotërave të bekuar. Dhe ajo i ven-
dosi përpara kodrat e gjata, hije të këndshme të perëndeshës–Nimfë, që banon
në mes luginave të kodrave. Ajo zbulon gjithashtu thellësitë e pafrytshme me
gungën e tij të furishme, Pontus-in, pa bashkimin e ëmbël të dashurisë.”

(Hesiodi; përkthim i H.G.Evelyn-White, fq. 87. Të gjitha citatet e Hesiodit do


të jenë nga ky përkthim në mos të veçuar ndryshe.)
31

b. “Ai (Hesiodi) fillon me prejardhjen e gjërave. Ai thotë se në fillim ka ekzis-


tuar vetëm Kaosi me çka ai nënkupton zbrazëtinë. Pastaj u krijua Gaea (Ge-
Toka), thurur sipas Tartarit, që shtrihet zgjatur nën të. Me Gaea-n gjithashtu
është krijuar Erosi, më i bukuri nga të pavdekshmit. Kjo, qartë na bën të ditur
se nga toka si ekzitenca e vetme e lashtë, dolën me sukses të gjithë zotërat dhe
se gjeneratat pasuese janë krijuar nga fuqia e Erosit, zoti i dashurive martesore.
Nga Kaosi drejpërsëdrejti dolën dy qenie: Erebus-i, një errësirë e zbehtë, dhe
Nata, një lloj errësire paksa e lokalizuar. Nga Erebusi dhe Nata dolën Ether-i,
agim i zbehur dhe Dita, dritë e lokalizuar. E pakuptimtë dhe joreale: ndoshta të
gjitha këto qenie dalin nga zbrazëtira që autori e quajti Kaosi (Chaos). Nga
Gaea drejpërdrejt vjen Urani, Qielli, i qarti, kupë e ngjyrosur e konceptuar si
një lloj superstrukture mbi tokë. Ajo gjithashtu krijoi malet dhe Pontos-in, the-
llësirën. Kjo, siç mundet lehtë të kuptohet, paraqet një kozmogoni elementare,
një lloj zanafille, një shenjë paralajmëruese e përshtatshme e “Theogonisë”.
(Croiset, fq.73)

c. “Theogonia” e Hesiodit paraqet një sintezë religjioze të një natyre shumë


komplekse, ku perënditë nga mbarë bota orientale përzihen dhe organizohen në
një sistem kuazihistorik. Me siguri se edhe zotërat e pastër helenik gjithashtu
gjenden aty, të cilët u njohën nga pushtuesit arianë… Në fillim ishte Kaosi
(Chaos) ka thënë Hesiodi, gjë që me fjalë të tjera mund të thuhet, gjendja kur
nuk ekziston asgjë tjetër, përveçse hapësira, hapësirë e pastër, asgjë organike,
asgjë që do të kishte mundur të përshkruhet. Pastaj në këtë zbrazëtirë realitetet
e para marrin formën e caktuar, dhe kështu të përcaktuara japin një kuptim:
Toka (Gaea-në gjuhën e Hesiodit, Ge-në greqishten klasike), “themeli i vërtetë
i të gjithë asaj që është”. Njëkohësisht e tërë gjithësia ishte ndarë në dy pjesë,
kështu si vijon: tani e tutje ishte Kaosi, “nën Tokën” dhe ky kaos jep Erebusin,
që shtrihet në hapësirën e gjerë, ku më vonë Ferri do të gjejë vendin e vet dhe
zbrazëtirës sipër Tokës; atje Toka vendos fëmijën e parë të saj, Qiellin, që ka
prejardhje nga vetë ajo. Gjersa kjo ndarje organike e gjithësisë ishte në zhvi-
llim e sipër, lindi Eros-i, dashuria, parimi abstrakt i dëshirës së madhe, e jo një
zot i vogël i pacipë, pervers dhe dinak, me flatra të vogla, të cilin me kënaqësi
e përshkruanin poetët e periudhës helenike. Për ta sjellë dashurinë në ekzis-
tencë, ishte absolutisht e nevojshme që në fillimin e krijimit, pasi që ajo
paraqiste, si të thuash “motorin” e gjithësisë: Dashuria solli bashkimet mon-
struoze të parimeve kozmike. Kjo paraqitje sfidon imagjinatën dhe këto
bashkime ishin aspekte të një krijimi të madh dialektik.” (“Mitologjia
botërore” nga Larousse, fq.101)
32

d. “Në fillim, sipas Hesiodit, erdhi Kaosi, duke gogësitur zbrazëtirën. (#11;
Pikëpamjet tona për kaosin si një gjendje çrregullimi, mbështetet mbi një kon-
fuzion të gjendjes primitive të botës, më vonë të postuluar nga Anaksagora.).
Para ekzistimit të çdo gjëje, ka ekzistuar vetëm zbrazëtira në të cilën gjërat do
të hyjnë dhe çdo gjë do ta rrethojnë...Më pas është krijuar ”Toka me gjirin e saj
të gjerë, vendi i sigurt i të gjitha gjërave”. Për Hesiodin si një fshatar, e tërë
bota e objekteve dhe e ekzistencës, është e bazuar në Tokën dhe çështjet nga
Toka. E treta, është energjia lëvizëse për prodhimet e ardhshme - Eros-i, më i
pashmi i zotërave dhe njerëzve.” Nga Kaosi (zbrazëtira) dalin errësira dhe nata.
Nga këta dy miq, dhe nëpërmjet të fuqisë kreative të dashurisë (eros-it), forcat
pozitive dalin nga fuqitë negative: dita dhe ndriçimi i qiellit (Ather-i). Kështu
që dita është e bija e natës ndërsa qielli i kaltër, i ndritshëm, i biri i errësirës;
këtu mosqenia i paraprin të qenurit. “Toka, nga ana e saj, sjell qiellin (Uranin)
mbështjell veten dhe malet e larta. Pa ndërmjetësim të bashkimit seksual, ajo
sjell Pont-in, detin e tërbuar, që në poezinë greke paraqet shëmbëlltyrat krye-
sore të mungesës së dashurisë dhe egërsisë së ftohtë. Tashmë toka bashkohet
me qiellin dhe toka me detin, si një çift pasardhës: e bota është kompletuar dhe
e mbushur me qenie. Qielli (Urani) është zoti i parë i botës…” ( F r a n k e l ,
fq.101&102)

e. “Para çdo gjëje, ai (Hesiodi) na tregon se erdhi Kaosi. Kjo fjalë, siç duket
fjalë për fjalë përcakton “gogëstjen e zbrazëtirës”, nuk paraqet një hapsirë
thjesht boshe; edhe në atë kohë grekët e kishin shumë vështirë të besonin se
prej asgjëje krijohet qenia. E as Hesiodi nuk thotë gjë as për Kaosin se ka
ekzistuar gjatë përjetësisë, sepse ai përdor fjalën…”erdhi në ekzistencë” më
tepër se “ishte”, një term me të cilin mendimtarët e epokave të mëvonshme do
të bëjnë lojë të madhe. Kjo më tepër paraqet një pikënisje, se sa një fillim abso-
lut. Pastaj, me sa duket, e dalë nga Kaosi, erdhi toka, Tartari (të cilin ai e shp-
jegon si një vend të errët “nga thellësirat e tokës”), Dashuria (Erosi), Errësira
(Erebos) dhe përfundimisht Nata. Nga Nata dhe Erebosi janë lindur Aitheri
(qielli mbi ajrin) dhe Dita; ndonëse Toka pa ndihmë, krijoi Qiellin, malet dhe
Ponton (detin)”. (Rose, fq.19)
33

C. Në fillim.

1. Prejardhja e Dionisit

a. Kaosi - Chaos ( Cha, Kha)


“Me të vërtetë në fillim u bë Kaosi…” (Hesiodi, vargu 117)

Në greqishten klasike të shqiptuarit e fjalës “Chaos” ishte “Xaos”.


Shkronja “X” përfaqësonte tingullin “Kh”. Kështu që “Chaos” shqiptohej si
“Khaos”. Shenjat “X” dhe “+” në gjuhët e vjetra semite dhe fenikase (nga të
cilat besohet se shkrimet e hershme greke janë krijuar pas shekullit 15-të) ishin
ekuivalent me fonetikën e “T”-së dhe mund të identifikohet me “T”- në e gre-
qishtes së hershme. “X”, në dialektet e ndryshme të mëvonshme identifikohej
me tingullin “Kh”. (Shih Jensen, “Shenjat, simbolet dhe dhe shkrimet”
fq.455-75; Enc. Britannica, v.1963, “Alphabet”, Vol.1, fq.363-68.)

Emri i lashtë i cili do të identifikohet me konceptin “Chaos” është


“Chaonian”, një fis i lashtë në Epir, që gjithashtu është shkruar edhe me shkro-
njën ”X” dhe referuar teksteve historike paraqitet si “Kaonian”. Megjithatë, ky
fis i dalë nga e kaluara e errët, me të kaluar pa shkrim dhe lexim që mbijetoi si
popull shqiptar, në dialektin shqiptar, quhet “Chame” – Çam. (“Ch” si në
“Chip”; tingulli shkruhet si “Tsh”; Laird, fq.113). “Vendndodhja e këtij fisi në
pjesën jugore të Shqipërisë dhe në pjesën veriore të Greqisë, korrespondon me
vendndodhjen e “Chaonia-s” së lashtë, ose “Kaonia”.” (“Atlasi historik” nga
Shepherd, fq.10)

Interpretimi për “Chaos-in” në kontekstin grek tashmë është prezentuar.

Rrënjët e emrit të njërit nga katër fiset kryesore shqiptare,”Chame”


është “Cha”. Në gjuhën shqipe (si rrënjë apo fjalë e plotë) - Cha = Ça, çarje,
(ndahet në dysh)
Cha = Ça, (çaj, çarje)
Cha = Çka? (Çfarëdo; mbase tregon të panjohurën)

Fjala “Cha”, “Ça” ose “Çarje”, reflekton një kuptim konceptual që


koincidon me përparimin e zhvillimit të njeriut nga fillimet e tij më të hershme.
Pikënisja intelektuale e njeriut të gurit ndodh kur ai përdor gurin apo objekte
tjera për të çarë gjësendet. Nga ky hap zhvillimor, me avancimin e mjeteve të
34

punës, njeriu fiton zotësinë për të përmirësuar kushtet e tij jetësore, gjatë
gjuetisë efektive, ndërtimit të shtëpisë si dhe për mbrojtje apo sulm (?). Ky
koncept u ishte i mirënjohur banorëve të shpellave.
Fisi “Chaonian”, në gjuhën shqipe - Cha = Çarje
On = “Un” (veta e parë “Unë”)
e gjithashtu emri i zotit të parë, Uranit, “U”, “Ou”, ose “Oun”, mund të shqip-
tohet si “On”. (Shih në shembullin “Dionysus”; Di-oun-ze).

Përgjithësisht, fisi Kaonian nuk njihet si fis me karakter ose qytetërim


grek. Në të vërtetë ishte njëri nga tre fiset e Epirit, dy të tjerët ishin mollosë
(mollë) dhe thesprotë.

“Ky rajon ishte i banuar me një numër fisesh, me gjasë me përkatësi


të racës ilire, dhe si zakonisht nga grekët besohej se nuk janë të gjakut të pastër
helenik. Për herë të parë grekët kontaktuan fiset kryesore të bregdetit, me thes-
protët në pjesën jugore dhe me kaonët në veri. Fisi i tretë i madh, mollosët, në
brendi të vendit, me sa duket kishin hasur në njëfarë influence të vogël greke
para vitit 400 p.e.r. . . . Diku rreth shekullit të tretë (p.e.r.) mbreti i tyre Pirro,
njëri nga princat më të fuqishëm të asaj kohe, arriti ta bashkojë tërë Eprin nën
sundimin e tij… (Konsulto Leake, “Udhëtimet në Greqinë veriore”, Belrin v.
1897), (The New International Enc. V. 1902, “Epirus” fq.803)

“Epiri… është vend malor por përreth bregdetit, i këndshëm dhe pje-
llor. Në kohët e lashta, kaonët ishin fisi më i fuqishëm. Disa koloni greke ishin
të ngritura në afërsinë e tyre … Kryesisht është i banuar me arnautë
(Shqiptarë)”.
(Enc. Americana, 1829-54, fq.545)

(Atlasi i Shepherdit, fq.10, paraqet vendndodhjen e “Chaonisë” dhe


“Thesprotisë” në pjesën lindore dhe juglindore nga ishulli Korfus, i cili në ditët
e sotshme gjendet pranë bregdetit Shqipërisë dhe Greqisë).
35

1. Krijimi i Nënës Tokë

“…nëna tokë me gjirin e gjerë, vend i sigurt për të gjithë të pavdeksh-


mit të cilët i mbajnë majat e Olimpit me borë…” (Hesiodi, vargjet 117-120)

“Toka (Gaea në gjuhën e Hesiodit, Ge në greqishten klasike)…”


(“Mitologjia botërore”, Larousse, fq.101)

“Gea është Toka. G-ja në dialektin Dorian (të Greqisë) shndërrohet në


Dh, Dha, Erdha; e në gjuhën shqipe shndërrohet në Dhe, Toka”. (Dako, fq.15)

Fjala “Tokë” ose “Dhe” shkon nga fjala “Ge”, në greqishten klasike,
deri te “De”, “Dhe”, “Dheu” në gjuhën shqipe dhe “Teu” në gjuhën Etruske.
(Mayani, fq.367)
Bashkëtingëlloret indoEuropiane – g, gh, d, dh, t, th, janë pjesë për-
bërëse e “një sistemi mahnitës të karriges gjuhësore muzikore”. (Laird,
fq.126)

Këtu do të veçoja, sipas vrojtimit tim, se mund të ketë ndodhur që fjala


“Ge” në greqishten klasike të paraqesë fjalë me prejardhje origjinale shqiptare
që sot e kësaj dite mbijetoi në gjuhën shqipe si “Gegë”, emri i njërit nga fiset
kryesore. Ky grup fisesh, sot jeton në anën veriore të lumit Shkumbin
(Genusus) dhe përfshin fise më të vogla të Shqipërisë veriore dhe pjesë të
Jugosllavisë jugore. Shumë shqiptaro-italianë që jetojnë në Itali, për më se 500
vitet e kaluara dhe mbijetuan si identitet i veçantë shqiptar, veten e njohin si
“Gegë”.

“Ge” gjithashtu mbijetoi edhe si rrënjë e shumë emrave dhe fjalëve


shqiptare. Si një nga shembujt, është emri i mbretit të ilirëve, “Gentius” –
Genti, i cili sundoi rreth vitit 180 p.e.r.

“Gentian, një lloj përpilimi nga gjinia Gentiana…, me siguri fjalë me


prejardhje ilire…Ndërlidhja me mbretin ilir Gentius, sugjeruar nga Plini,
paraqet etimologji popullore”. (Shihe tek Walde-Hofmann, LEW, I, fq.592”.
(Klein, fq.648)

Fjalori anglisht-shqip i Drizarit përmban disa fjalë shqipe me “Ge” si


rrënjë. Si shembull ta marrim fjalën “Gërryej”, “Unë e gërryej borën”, (gërryej
baltën, gërryej gurin, ose “unë gërryej tokën me lopatë”).
36

Majani në veprën e tij “Etruskët fillojnë të flasin” (fq.14) thotë se


Jokli, autori i “Studien zur albanischen Etymologie und Wortbildung”,
(Studimet e etimologjisë shqiptare dhe fjalëformimit, v.1911),” ka treguar një
lashtësi të pakontestueshme të disa fjalëve shqipe”.

“Jokli gjithashtu e bën të qartë se një numër i konsiderueshëm i fjalëve


në gjuhën shqipe, pasqyron tiparet më primitive të ekonomisë së
hershme…Jokl pohon se fjala latine “grosa” e cila etimologjikisht është e
izoluar nga ajo gjuhë, vjen nga fjala e ruajtur në gjuhën e sotme shqipe: “geru-
aj” dhe “geruse”. (fq.15, 179)

Majani për Joklin thotë:”…ishte ai që më shumë se kushdo tjetër e


themeloi “vazhdimësinë” ndërmjet ilirëve dhe shqiptarëve dhe vërtetoi
prezencën e “nukleusit” të lashtë të ilirëve te shqiptarët.”

Në gjuhën e Hesiodit fjala “Ge” shkruhej si “Gaea” ose “Gaia”. Është


më se e mundshme që kjo fjalë ka mbijetuar te shprehja shqipe “nga je” ose
ndoshta në një formë më të vjetër “nga ea” (nga vjen) ose implikon prejardhje
– “nga ç’vend” ose “ nga cila pjesë e vendit vjen”. Varësisht në cilin dialekt apo
me cilin person flisni, tingulli “n” për një të huaj mund të jetë i padëgjueshëm.

Tartarus
“…dhe Tartarus-i i turbullt në thellësirat e shtegut të gjerë të tokës…”
(Hesiodi, vargu 120)

Në gjuhën shqipe: Tarr – unë kreh, shkrif tokën (me grabujë)


Tarr-tarr – kreh-kreh, ose shkrifje e vazhdueshme

Erosi

“…dhe Erosi (dashuria), më i pashmi në mesin e zotërave të pavdek-


shëm i cili shkurajon gjymtyrët dhe mposht mendjen dhe këshillat e urta të të
gjithë zotërave dhe të gjithë njerëzve.” (Hesiodi, vargjet 121-124)

Në gjuhën shqipe: er, ere = erë

Përkthimi nga gjuha shqipe i “ge”, “tar” dhe “er” në gjuhën anglishte
do të kishte kuptimin: “dheu vazhdimisht krihet nga era”. Përfundimi i kësaj
është “Ge” (2), është Toka. Ge 2 (Toka-nënë) është nëna e Uranit, zotit të parë.
37

2. Krijimi i babait

Erebus dhe Nata

“Nga Kaosi erdhën Erebusi dhe Nata e zezë…”

Në gjuhën shqipe: err = errësoj, e bëj të errët, zbeh.


Erra = zbeh dritën, muzgu afrohet.

“Kaosi lindi Erebusin, rrënja e të cilit është “erh”, “erhem”, “erheni”


ose “erhesi”, “zymtë”, “ errësirë”, “paqartësi”. Në gjuhën shqipe “u erh” do të
thotë “errësira rritet”, “erhet” “po errësohet”, “erheni” “vend i errët”. “Erebus”
është “vatra e errësirës së përjetshme”. (Dako, fq.15)

Së bashku me “Erebusin”, “Errësirën” vjen “Nata e zezë”. Ekziston


mundësia që “Erebusi” ka të bëjë diçka me “Erën” pasiqë rrënja e emrit
“Erebus” është “Era”. Gjithashtu ekziston mundësia që “Erebusi” të ketë kup-
tim konceptual të “erës që e bjen errësirën” dhe se rezultati i kësaj është Nata.
Është më se e besueshme se popujt e lashtë e kanë paramenduar “Erën” si fuqia
e cila mori diellin nga lindja në perëndim dhe më në fund nga pamja, pasi që
pas perëndimit të diellit vjen errësira. (Në këtë fazë të zhvillimit, meqë Erebus
është errësira dhe nata e zezë, dita e parë ende nuk ka ardhur.)

Aether-i dhe Hemera

“…të natës lindi Aether-i dhe Dita (Hemera), të krijuar dhe zbuluar
nga dashuria me Erebusin.” (Hesiodi, vargjet 125-127)

Aether në përkthime të shumta është shqiptuar si Aither, Ether dhe


Aether.

Në gjuhën shqipe - at, et = baba (Mayani, fq.101)


Here = herë (kohë)
Ater (atër) = baballarët (Mayani, fq.292)

“Sugjerohej se Aether-i ishte babai i Uranit.” (Tripp, fq.26)


38

“Nganjëherë…Urani është i biri i Aether-it, me fjalë të tjera, kupa qie-


llore ka lindur nga qielli.” (Rose, fq.20)
Dallimi ndërmjet “kupë qiellore” dhe “qielli” është se qielli përfaqë-
son nivelin më të lartë të hapsirës që përfshin edhe yjet, ndërsa kupa e qiellit
është më afër tokës duke përfshirë retë.

“Fjala greke e cila me të gjitha asociacionet e saj më tepër i afrohet


fjalës angleze “Heaven” (qielli), nuk është “Ouranos” por “Aither”. Një grek i
cilësdo periudhë do të pajtohej se nëse zotërat banonin diku, atëherë banonin
në Aither dhe se “Aither-i” vetvetiu ishte hyjnia…” (Guthrie, fq.207)

“Aether-i…ishte e dëlirë, një dritë e qartë që do të mund të imagjino-


hej në horizontin e atmosferës - drita e zotërave.” (“Mitolgjia botërore”,
Larousse, fq.102)

“Aether-i është atmosfera më e lartë e shndritshme që dallohet nga


Aer-i, atmosferës më të ulët të tokës.” (Evelyn-White, FN #2, fq.87)

“Dita” u quajt “Hemera”. Sipas vëzhgimit tim, kjo nuk paraqet “Ditën”
të cilën ne e njohim, por ndoshta një dritë nate të krijuar nga hëna. Në kontek-
stin grek:

“Është me rëndësi të veçohet se yjet kryesore, dielli dhe hëna, nuk


paraqiten saktësisht në këtë krijim fillestar. Ata nuk ishin prej zotërave
fillestarë, por elemente të “qiellit të ndritshëm” dhe lindja e tyre me emrat
Helius (Dielli) dhe Selene (Hëna) nuk përmenden deri sa të arrijmë te gjener-
ata e tretë e perëndive.” (“Mitolgjia botërore”, Larousse, fq.102)

Hemera dhe Aether-i kanë lindur nga Nata dhe Erebusi – mbase nga
“Era e natës”. Këtu çështje kryesore kemi krijimin e babait dhe këtë mund ta
shpjegojmë nga kombinimi i Hemerës dhe Aether-it.
Në gjuhën shqipe: heme, hene, hane = hëna

ra = ra ( ka rënë)
39

“Hene” në gjuhën shqipe është “Hëna” por këtu paraqitet zëvendësimi


i shkronjave “m” dhe “n”. “Trim” ose “Trin” = Trimi (hero) (Mayani. Fq.286-
287) “Meme” dhe “nene” = mëmë (nënë).

“Hemera” mund të paraqesë rënien e dritës së hënës ose “pluhurit të


hënës” e që shfaqet si dritë. Kjo shfaqje e “pluhurit të hënës” mund të vijë nga
një kombinim i reve dhe i shiut të lehtë, ose spërkatjes së detit gjatë natës me
erë. Ndoshta do të mund të ishin vetë retë që kalojnë nën ndriçimin e hënës.
Popujt e lashtë ndoshta këtë e kanë barazuar me faktorin (“fertilizues”) që bie
në tokë apo i ardhur aty nga lëvizja e erës. Kështu popujve të lashtë ka mundur
t’u paraqitet “Atësia”.

Për ta kuptuar se si popujt e lashtë kanë mundur ta shpjegojnë “ferti-


lizimin” e babait, në rend të parë patjetër duhet kuptuar epërsia e Tokës-Nënë:

“Kur te një popull bujqësor, besimi i të cilit, ashtu siç edhe jeta e tyre,
është ngusht i lidhur me pjellorinë e tokës, atëherë ne këtu, pa mëdyshje, e gje-
jmë analogjinë njerëzore. Kjo do të thotë: toka adhurohet sipas gjasimit të
nënës, dhe mendohet se pjelloria e saj arrihet në të njëtën mënyrë sikurse tek
një femër…Ajo, në fakt, mund të jetë një nga përfaqësimet e besimeve më të
vjetra të përgjithshme dhe prania e saj, si një tregues se ideja e hyjnisë person-
ale ka qenë në mendjen e njeriut për aq kohë sa që ne mund të gjurmojmë në
histori…”

“Një popull bujqësor dhe baritor për cilët toka paraqet nënën, e cila
nëse do të duhej të jetë pjellore, patjetër do të duhej të jetë e mbarsur sikurse
të tjerët, atëherë ata me siguri besojnë edhe në ekzistimin e bashkëshortit të saj.
Mirëpo, me sa duket, ai paraqet diçka më tepër se një zëvendësues të domos-
doshëm. Veçanërisht për një popull të caktuar bujqësor, të cilët jetojnë në tokë
dhe prej saj nxjerrin mënyrën e jetesës, në rend të parë ajo është e para për t’u
dashuruar dhe adhuruar, ashtu siç duhet patjetër asaj t’i përkushtohet puna dhe
vëmendja e tyre, nëse duan ti gëzojnë frytet e pjellorisë së saj. Bashkëshorti i
saj luan një rol shumë të vogël. Kjo thjeshtë tingëllon sikurse spekulim para-
prak për proceset mendore të popujve, për të cilët në të vërtetë dimë shumë pak
ose aspak. Mirëpo, ne e dimë se, për çfarëdo arsye, karakteristikë e religjionit
mesdhetar ishte epërsia e parimit femror në natyrë, toka-nënë.”
(Guthrie, fq.58-59)
40

Fjala latine për “Farë” është “Semen”. Në gjuhën shqipe, “Ze-me” = “zëri-
nënë”. Popujt e lashtë ndoshta kanë menduar se pasiqë ‘Toka-Nënë’ ishte qënia
më e lartë, atëherë ajo ia dha aftësinë e “fekondimit” babait me urdhërin e
“zërit” të saj.

Në pjesën jugore të lumit Shkumbin (Genusus) gjendet lumi i njohur


si “Semeni”. Në kohët e lashta quhej “Apsus”. (Shepherd, fq.10)
Në gjuhën shqipe: ap = jap, dhënë
s (us), se (us) = zë, zëri
(Shih te etimologjia e – d. “Zeus” dhe e. “Dionisi”.)

b. Uranus , Urani ( Ou-ra, ranë)

“Dhe në fillim toka ndriçoi qiellin, të barabartë me veten, për ta mbu-


luar veten në të gjitha anët dhe të jetë një vend përherë i qëndrueshëm i zotrave
të bekuar.” (Hesiodi, vargjet 127-129)

Urani njihej si qielli ose zoti i qiellit dhe konsiderohej si zoti i parë. Në
greqishte, “Ouranos” = “Qielli”.

Paramendoni njeriun e shpellës duke qëndruar në tokë dhe duke e


shikuar qiellin dhe tokën përreth tij. Çka mund të shohë ai në distance? Ai
mund të shohë se në çdo pikëpamje, sikur qielli do të bjerë mbi tokë. Në gjuhën
shqipe: U,Ou, Oun = “Unë”
ra = ra,
rene, rane = rënë (rrëzuar) (Mayani, fq.205,324)

Emri i zotit të “parë” ka mundur të jetë “U”, ose “Ou”. Në gjuhën


shqipe “U” ja mbijeton si përemër i vetes së parë. Duket se shqiptarët e lashtë
gjatë komunikimit të tyre, kur kanë përmendur ekzistimin e zotit, kanë përdorë
veten e parë. Ata e kanë imituar perëndinë gjatë tregimit për “martesën” me
tokën. Në kohët e lashta, kjo mënyrë e komunikimit nuk ka qenë e pazakon-
shme gjatë ritualeve religjioze. Një shembull të tillë e gjejmë te “Adhurimi i
Dionisit”. (Enc. Brit. “Mask”).

Duket se grekët e formuan emrin e zotit të parë, “qielli” nga shprehja


shqiptare “ou-ra” (ose “ou-rane”).
41

Fjalori anglisht-shqip i Drizarit, (fq.205) jep dy shprehje për fjalën


anglishte “Heaven”, që do të thotë “parajsë” dhe “qiell”.
Në gjuhën shqipe: pa = ai e pa, ajo e pa
ra = ra, rënë

Fjala “parajsë” në anglishte do të thotë “paradise”. Në greqishte është


“paradeisos”.
Në gjuhën shqipe: pa = ai e pa, ajo e pa
ra = ra, rënë
dey (dei) = pasnesër

Ndoshta ideja ishte që një person, pas vdekjes së tij hyn në parajsë pas
mbarimit të ditës pasiqë jeta e një personi barazohej me kohëzgjatjen e një dite
– lindja dhe vdekja. ( Shih 2. “Rruga për te lumi Shkumbin”, e. “West”.)

Fjala “qiell” në anglishte ka kuptimin e “sky” ose “heaven”. Fjala


“qell” = “ndal” ose “vonesë”. (Mayani, fq.114). Nuk paraqet kurfarë
vështirësie të shohim ngjashmërinë e fjalëve “qielli” dhe “qell” (ndal). Qielli
nuk bie më tepër se pika ku e prek tokën, është e “ndalur” nga toka.

Një fjalë tjetër e cila i përket këtij koncepti “qielli që bie” është fjala
“radh”, “radhe”.

Në gjuhën shqipe: radh, radhe, rade = radhë, radhitet (Mayani, fq.65, 181,455)
ra = ra
dhe (ge) = dheu, toka
Përgjatë horizontit, atje ku takohen toka dhe qielli. mund të dallohet një vijë.

Pra, një linjë imagjinare është e tërhequr lart, një linjë që lidh pikën në
lindje, ku toka takohet me qiellin dhe pikën në perëndim ku formohet një hark
ose një urë. Kjo paraqet rrugën e diellit. Në gjuhën shqipe: ure, ura = urë, ura

“Në art, Urani paraqitet si një plak, një njeri mjekërrosh, duke mbaj-
tur mantel mbi kokën e tij, një mantel në formë harku.”
(Enc. Brittanica, “Uranus”)
42

Nëse zoti i parë Urani (Ou-ra) prek tokën, atëherë do të paraqiste një
bekim ose pranim i bekimit nga zoti i parë. Në gjuhën shqipe: urate, urata =
uratë, babai i bekuar

c. Kronus, Kroni (Ker-oun)

Kroni ishte djali më i ri i Uranit dhe Ge 3 (Nëna – Tokë). Fëmijët e


tyre quheshin Titanë.

“Pas tyre lindi Kroni dinak, më i riu dhe më i tmerrshmi prej fëmijve
të saj dhe ai e urrente babanë e tij të fuqishëm.” (Hesiodi, vargu 138)

Nëse do të bënim ndryshimin e shkronjës dhe tingullit, shkronja “k” do


të shkruhej ashtu që të tingëllonte si “ke” ku “e” do të ishte e pandashme në
tingullin me “k”-në. Kronus do të shkruhej si Keronus.
Në gjuhën shqipe: Ker, kr, ky = Ai
On, oun = “Unë” (Shih te Dionisi)
Me përsëritjen e disahershme të “Ker” – “Oun” jam i detyruar të them:
“Ker esht oun” = Ai është unë.
“Ker esht oun” = Ai është unë.

“Ker” paraqet ose emrin e të birit të zotit të parë, Uranit, ose zoti i parë
e transformoi veten në “Ker-Oun” të vdekshëm?! Nëse bashkojmë rrokjen e
dytë dhe të tretë: “eshtoun”, atëherë si rezultat kemi fjalën shqipe “e shtunë”
(Fjalori i Drizarit, fq.266; “Shqipja e shkruar dhe e folur” nga Drizari, fq 34)

Zoti romak, Saturni, identifikohet me zotin grek Kronin. “Zoti i bujqë-


sisë në religjionin romak, Saturni, me gjasë ishte një version i Kronus-it grek,
i ardhur në Romë nëpërmjet etruskëve.” (Stapleton, fq.189)

Majani, nga gjurmimet e tij të gjuhës etruske, mbishkrimeve dhe zbu-


limeve arkeologjike, në veprën e tij “Etruskët filluan të flasin” vjen në për-
fundim se ekziston një lidhje në mes të etruskëve dhe ilirëve dhe se ka gjasa që
etruskët të kenë migruar nga tokat ilire në Italinë veriore.

“Grekët e lashtë besonin se secili e ka Ker-in e vet ose demonin e


vdekjes (Homeri, Iliada, 22-210). Më vonë Ker-i do të marrë kuptimin e
përgjithshëm të perëndeshës hakmarrëse.” (Aken, fq.78)
43

Në “Theogoninë” e Hesiodit, Kroni nuk përmendet si ndonjë qenie e


ngjashme me Ker-in:

“Por natën lindi Morosi i tmerrshëm dhe Ker-i i zi


Fundi dhe fati, dhe vdekja dhe gjumi…” (Lattimore’s trans. Vargu
211)

d. Zeus-i (Ze)

“Mirëpo, Rhea që ishte në dashuri me Kronin, pruri fëmijë të


shkëlqyer (Olimpinë)…dhe Zeusi i mençur, babai i zotërave dhe njerëzve,
nga bubullimat e të cilit e mbarë bota dridhet.” (Hesiodi, vargu 453)

Zeusi ishte i biri i Kronit dhe Rheas.


Në gjuhën shqipe: re, reja = re, retë.

Tipizimi i përbashkët për Zeusin nga Homeri ishte “Mbledhësi i reve”.


( Grant & Hazel, fq.418)
Në gjuhën shqipe: za, ze, zi = zëri.

“Emri ‘Zeus’, vjen nga Za, Ze, që në gjuhën shqipe do të thotë “Zëri”.
Format bashkëkohore Zoan, Zoon, Zoot që të gjitha kanë kuptimin zot. Bile
shprehjet si “Zë, lirona nga i ligu” akoma edhe në ditët e sotshme ende janë
prezente”. (Dako, v.1919, fq.14).

“Zeusi nga grekët e lashtë konsiderohej si zot i motit. “Fillimisht, me


sa duket ai ishte zot i shiut, zot i qiellit, i bubullimës…” (Evans, fq.418)

“… ai me sa duket gjithmonë ka qenë zot i motit, posaçërisht


përgjegjës për shiun, breshrin, borën dhe bubullimën.” (Grant & Hazel, p.418)

“Nëse fjala “Zëri” do te paraqiste një lloj “komunikimi” ndaj ele-


menteve të natyrës, nuk do të ishte vështirë të kuptohet se si me zhvillimin e
fjalëve “za”,”ze”,”zi” u arrit të kuptohet emri i zotit të “shiut”, ose “errësirës”
të sjellë nga ky “mbledhës i reve”.
44

Në gjuhën shqipe: zi,si,shi = shiu (Mayani, fq.271)


zi, zeze = zezë (e zezë)
siu, ziu = zezë, i zi (Mayani, fq.462)

“Varësia e ndërsjellë e mendimit dhe të folurit, tregojnë qartë se gjuhët


nuk kanë edhe aq domethënie për shprehjen e së vërtetës e që tani më është
vendosur si mjet i zbulimit të vërtetës që më parë ishte e panjohur. Diversiteti
i tyre nuk qëndron në diversitetet e zërave dhe shenjave por të mënyrës së
shikimit të botës.”

“Përvoja njerëzore nuk i ka përkrahur idetë gjihmonë në mënyrë të


menjëhershme. Kjo mund të pasqyrohet në pamje ose fjalë pa ndërmjetësimin
e ideve. Njeriu gjatë përvojës së tij reagoi shpirtërisht para se të bëhet një
mendimtar. Njohuritë parafilozofike dhe reagimet ndaj përvojës janë marrë
përsipër dhe zhvilluar më tej nga të menduarit (vëmendja) dhe ky proces
pasqyrohet në gjuhë…” (Kerenyi, fq.XXXI)

e. Dionysus (Di-Oun-Zi, Ze )

“Dhe Semele, e bija e Cadmus-it ishte bashkuar me të (Zeus-in) në


dashuri dhe solli një djalë plot shkëlqim, Dionisin e lumtur, një grua vdektare
dhe i biri i pavdekshëm. Dhe tani që të dy janë zota.”

(Hesiodi, vargjet 939-942)

Dionisi ishte i biri i Zeusit dhe Semele-së (Zemelo), nipi i Kronit dhe
stërnip i Uranit. Thrakasit këtij zoti i drejtoheshin me “Diounsis”. (Tripp,
fq.210; Kravitz, fq.82)

Megjithëse në përgjithësi është e pranuar që prejardhja greke e emrit


të Dionisit është e dyshimtë, nga këto përpjekje arrihet te përfundimi që eti-
mologjia e këtij emrit ka të bëjë me emrin “Zeusi nga Nysa”. Kjo sipas të gjitha
gjasave vjen nga emri “Zeus” në greqishte (Dios- rasa gjinore).” (Guthrie,
fq.5) dhe “Nysa”. “Nysa” është “mali në të cilin Dionisi ishte ngritur nga
Nimfat. Nysa zakonisht përcaktohej nga Ethiopia ose Libia e deri në Indi ose
Thraki. Kjo nuk mund të ketë qenë asgjë pos një vendi mitik, ndoshta me qël-
lim vetëm sa për të shpjeguar emrin e paqartë të zotit.” (Tripp, fq. 399)
45

“Në tërë gjeografinë e Thrakisë, askund nuk përmendet se egziston


ndonjë vend me emër të tillë të quajtur Nysa.” (Otto, fq.59; cituar
K.O.Muller)

Megjithate: “Egziston njëfarë Nysa, mali më i lartë dhe i pasur me


drurë, larg nga Phoenice (Fenikut), në afërsi të Egjiptit.” (Hymni i Homerit,
“Dionisit”, Evelyn- White, fq.287)
Në gjuhën shqipe: Di (theksuar-di) = Unë e di (dituria)
U, Ou, Oun, = Unë
si, zi, ze = zë (zëri)
Shqiptimi grek në përkthimin shqip:
Di = Unë e di
On = ”Unë”
Y, (u) = (përemër vetor?)
Sus, se (us), ze (us) = zë, zëri

Janë dy raste ku shkronja “s” përdoret si zëvendësim i shkronjës “z”.


Nëna e Dionisit, Semele tek thrakasit njihej si Zemelo; zoti thrakas Salmoxis
si Zalmoxis.

Sa i përket rrokjes “sus”, është e mundur se në shkronjën “s” të parë,


në rastin tonë shkronja “z”, në dhelb përmban shkronjën “e”. Me fjalë të tjera,
tingulli i shkronjës “z” kur shqiptohet, është “ze”. Ndërsa kur “us” i
bashkëngjitet,formon shqiptimin e “zus”, mirëpo tingëllimi është i njëjtë si
“zeus”, “ze”, “zeri”.

Kështu që Di-Oun-Ze do të mund të përkthehej si “Unë e di” ose “Unë


kam diturinë e zërit (porosisë, ose komunikimit) e zotit të parë “Unë” (“U”;
babagjyshit tim). Ose “Unë kam diturinë e “U”, babagjyshit tim dhe babait
tim “Ze”.

“Von Hahn pa një lidhje ndërmjet Sullanios të lashtë të Zeusit, fisit


Seli, të cilët jetonin afër faltores së Dodonës (vendi që grekët e njihnin si vendi
më i vjetër i shenjtë) dhe fisit Suli, Suliotët shqiptarë në kohët e sotshme.”
(Mayani, fq.378)
46

“Dodona, faltorja e lashtë e Zeusit në Epir…për herë të parë përmendet


në Iliadë (XVI, 234), ku klerikët quheshin Selloi…Kuptimi i emrit Selloi…
është i panjohur.” (Enc.Britannica, 1963, “Dodona”, Vol.7, fq.541)
(Dodona – më parë e njohur si Bodona gjendej në tokat e Molosëve të lashtë;
Enc. Americana, 1829-54, “Oracles”, fq.408)

Etimologjia e emrit “Suli” në gjuhën shqipe do të ishte: “Se-u-le (la)”,


ose “Se-ul” = “Zëri-Unë-lashë (lënë)” ose “Zëri-i ulët”. Dodona mund të ketë
qenë vendi ku “Ze-(us)”, zëri i ka dërguar porositë dhe janë interpretuar nga
klerikët. Homeri i quante dhe thoshte për “Selloi” se kanë qenë “Banorët e
frymëzuar”. (Kerenyi, p.208)
47

2. Rruga për te lumi Shkumbin (Genusus):


(Zhvillimi dhe martesa e Qiellit dhe Tokës)

a. Katër fiset kryesore

“Nga Elbasani, në perëndim kah Durrësi (Durazzo) ne e përcillnim


rrjedhën e Shkumbinit, vijën ndarëse natyrale të dy fiseve shqiptare-Gegët në
veri dhe Toskët në jug.

Straboni (v.63 p.e.r.-v.23 erës sonë) për ilirët dhe epirotët shkruan se
jetonin, respektivisht në kufijt veriorë dhe jugorë, që praktikisht korrespondon
me rrjedhën e Shkumbinit; kështu që është më se e arsyeshme të konkludohet
se Gegët rrjedhin nga të parët dhe Toskët nga këta të fundit…

“Straboni paraqet Via Egnatia-n (rruga romake për në Konstantinopol)


si vijën kufitare ndërmjet Toskëve dhe Gegëve…”
(Chater, M., National Geographic Mag. shkurt 1931, fq.157)

Athua vallë gegët dhe toskët (Labët dhe Çamët) rrjedhin nga ilirët dhe
epirotët, apo ilirët dhe epirotët rrjedhin nga gegët,toskët, labët dhe çamët, kjo
paraqet një çështje që duhet shqyrtuar. (Rëndom gjatë përdorimit të emrit
toskë, përfshihen edhe labët dhe çamët). Njëkohësisht do të duhet marrë
parasysh se emrat e këtyre katër fiseve: gegë, toskë, lab dhe çam, nuk janë kri-
juar në ndonjë zbraztësirë. Ata na vijnë nga një e kaluar e pashkruar dhe e fshe-
htë e Shqipërisë. Ndoshta në kohët e lashta këta emra kurrë nuk janë shënuar
nga bota e jashtme përveç se si Iliria dhe si Epiri. Fakti se ekzistojnë emra të
lashtë dhe emra të lashtë të fiseve që korrespondojnë me po këta emra, mund
të dëshmojë edhe lashtësinë e tyre. Gjithashtu mund të paraqesin edhe faktin se
këta emra janë të “regjistruar”.

Sa i përket fisit Çam (Chame), tashmë diskutuam paraprakisht gjatë


shqyrtimit të “Chaos-it” të Hesiodit dhe “Chaonian-ëve” të lashtë”. Fisi gegë
u përmend në lidhje me “Gaea” e Hesiodit, ose “Ge” si dhe praninë në fjalët
dhe emrat shqiptarë, e gjithashtu edhe vendndodhjen në rajonin që kpërputhet
me Ilirinë.

Rrënja e emrit Lab (Lape), paraqitet në dy emra të lashtë. Emri i parë


është “Labeatet”, “një popull luftëdashës nga Dalmacia, I cili si kryeqytet e
kishte Shkodrën” në veri të Shqipërisë. (Peck, v.1896)
48

Emri i dytë është “Lapithae”, një fis i rajonit malësor të Thesalisë


veriore, një rajon i Epirit lindor. (Shephard, fq.10). Ekzistojnë të dhëna të
ndryshme rreth asaj se Lapithae kanë qenë racë mitike apo se me të vërtetë
ka ekzistuar. “…më tepër ka gjasa se ata janë një racë gjysmë legjendare,
gjysmë historike, sikurse Myrmidonët dhe fiset tjera të Thesalisë.”
(Enc.Britanicca, 1963,”Lapithae”, Vol.13, fq.716)

“Thessaly, Thessalia…Haemonet (nga të cilët shteti gjitashtu emërto-


het Haemonia), janë konsideruar si banorë vendës. Pellazgët dhe helenët, më
vonë nën Deucalion, pas shekullit 16 p.e.r. vendosen në këtë rajon, ku gjithash-
tu banonin edhe Cenaturët dhe Lapithae, malësorët që banonin në Olimp dhe
Ossa.” (Enc. Amerikana, v.1829-54, fq.229).

“Olympus, Olimpi; në lashtësi disa male quheshin me këtë emër e më


i famshmi gjendej në Thesali, që sot quhet “Lacha”. Grekët e hershëm e shih-
nin si malin më të lartë nga të gjitha malet dhe si pika qëndrore e siperfaqes së
tokës. Ishte mal i qiellit ose i zotërave, atje ku edhe zotërat e Homerit qën-
dronin gjatë takimit të tyre.” (Enc. Americana, 1829-54, fq.389)

(“Lacha”, ose “La-cha” – një emër i lashtë?)

“Emri i mbretit të Lapithae ishte Pirithous. “Ai ishte i biri i Zeusit nga
Dia, gruaja e Ixionit.” (Grant&Hazel, fq.335)

Nëse emri “Pirithous” ndahet në “Piri” – “Thous” dhe shkronjën”p” e


zëvendësojmë me”b” (shihe Klein, fq.1278;”Ndryshimi i “P”-së Greke në “B”
në Latinishte me sa duket është për shkak të influencës etruske”), atëherë
rezultati është si vijon:
Biri = i biri i
Thous = Zeus (?)
(“Tho” është rrënja e foljes “për të thënë” në kohës e tashme; “Ze”
është emri ”Zeri”.)

(Zëvendësimi i shkronjave “p” dhe “b” do të shqyrtohet në 3. “Rruga për në


tokën e bricjapit”.)
49

Fisi i katërt është fisi toskë. Majani i përmend toskët:


“Von Hahn-i ishte një entuziast. Në sytë e tij shqiptarët ishin pasar-
dhës të drejtpërdrejt të ilirëve të lashtë por edhe më shumë; ata i takonin
familjes së të njëjtës racë si ajo etruske. Ai e konsideronte emrin toskë, emrin
e atij fisi të lashtë të Shqipërisë së sotshme jugore, si emër të përkryer identik
me Tuscan-Etruscan…” (fq.44)

Në “Fjalori Anglisht-Shqip” të Drizarit, fjala “tos” paraqet një shpre-


hje në kllapa që aludon fjalën “pluhur”.

b. Veriu (Ve-ri) - (Boreas)

Në gjuhën shqipe: ve = vezë


ri, rri = rri, ulu poshtë (urdhërore)
i ri = i ri , i hershëm
rri (rrënjë) = rritet (Mayani, fq.63)

Në kohët e lashta rajoni në veri të lumit Shkumbin, quhej “Illyria”.


“Illyria, që vetvetiu nënkupton “Mbretërinë e yjeve”. (Drizari, “Scanderbeg”,
fq.XXVII)
Në gjuhën shqipe: illy, illi = ylli
ri = rri, ulem poshtë

“Ri”- urdhërore, në njëfarë mënyre paraqet shprehje e një urdhri.


Njerëzit e lashtë ndoshta kanë imagjinuar se nëna perëndeshë ka urdhëruar
“venë” ose “yllin” (borën?) të”rri ulur” në atë vend (veri). Fjala “ri” mund ta
ketë kuptimin “vend”. Nuk do të ishte fare vështirë të imagjinohet dhe të
parashikohet një vezë si një yll, i cili bie mbi tokë në një vend të caktuar apo
që vjen nën “urdhrin” e nënës perëndeshë.

“Është e thënë se një vezë e madhësisë së mrekullueshme, ka rënë nga


qielli në lumin Eufrat. Peshqit e mbështollën përreth bregut, pëllumbat u ulën
mbi të dhe u ngrohën dhe u çel nga Venusi (Aphrodite-Afërdita) e cila njihej si
perëndeshë e Sirisë. Afërdita ishte e pakrahasueshme për nga vlera dhe shen-
jtëria dhe Jupiteri i dha peshkun si privilegj i transmetuar nga yjet...” (Grigson,
fq.33; citim i mitografit Hyginus, shek. 2 të kohës së re).
Në gjuhën shqipe: vere = burim (pranverë)
ve = ve, vezë
e re = grua e re, nuse
50

Përmbledhje: Fjala shqipe “Veri” përfshinë fjalët: ve, rri, ulu poshtë
(me kuptim vendi) i ri, rritet. Ngjashëm me fjalën që përfshin: pranverën, gruan
e re, nusen. Vendi në jug të lumit Shkumbin na i përkujton emrat si gegë (Ge,
dhe) dhe Illyria (yll).

Në greqishten klasike emri “Boreas” ishte “era e veriut”. Në gjuhën


shqipe: Bore = Borë

c. Jugu (Juge, Iuge) (Notos)

Në gjuhën shqipe: juge, iuge = jug


ge = dhe, dheu
iu = hyjnor, i shenjtë (Mayani, fq.114)
udhe = udhë, rrugë, drejtim

Në greqishten klasike emri “Notos” ishte “era e jugut”. Në gjuhën


shqipe: Not = not, notim

d. Lindje (Lindje, Lenj) (Eurus)

Në gjuhën shqipe: Lindje = Lindje, i lindur


Lenj = i lindur (Mayani, fq.269)
Dielli ka “lind” në “veri”.
Në greqishten klasike emri” Eurus” ishte “Era lindore”.
Në gjuhën shqipe: e ure = e urës, ura

Dielli krijon një urë sipër nesh, ndërsa kalon prej lindjes në perëndim.

“Eurus, jug-lindja ose më iirisht, era lindore…”


(Grant&Hazel, fq.170)

“Eurusi është një monark i tokave të lindjes, mbretërisë arabe,


Të kreshtave persiane nën rrezet e mëngjesit.
Zephyrus mban perëndimin që shkëlqen në muzg…”
(Ovidi, v.43 p.e.r.-v.18 e.s., “Metamorfoza”, vargjet 61-64)
51

e. Perëndim (Perendim, -ia) (Zephyr, Zefare)

Dielli perëndon në perëndim. Dita vdes. (Mediterranean: Në gjuhën


shqipe: me-dite-ra)
Në gjuhën shqipe: perëndim = perëndim
perëndi = zot, ( hyjnor)

Në veprën e tij “Etruskët filluan të flasin” kapitulli 12, “Libri i


mumies” Majani thotë:

“…në mesin e hititëve, fjala “vdes” kur përdorej nga një mbret, kishte
kuptimin “të bëhesh zot”. Kur një faraon egjiptian do të vdiste, ai ishte i pra-
nuar si një shok i zotërave. Romakët i konsideronin të vdekurit si zotëra, “dii
manes” (shpirtrat e larguar). “Shpërblej Dii Manes ashtu siç u takon atyre”
thotë Ciceroni…” shikoji ata si qenie hyjnore”.

(“Libri i mummies…është një pasqyrim i ideve religjioze të etruskëve. Tema


kryesore duket se është adhurim i paraardhësve.”)

“Fragmente të caktuara në librin (libri i mumisë), përcaktojnë qartë


se…ofertat duhet të bëhen në mënyrë periodike, në data të caktuara. Duket se
veçoritë e njëjta shprehen në fjalët hyrëse në një mbishkrim kurioz mbi një
gur…”Ky (që duhet bërë): kremto ditën e parë të secilit muaj (me këtë)…var.”

“Nëse të vdekurit do të përfitonin nga këto oferta, atëherë në rend të


parë ata duheshte t’i ftonin…

“Fustel de Coulanges përshkruan ritet romake të funeralit:

“Qumësht dhe verë spërkatej mbi dheun e varrit…Një gropë ishte e


hapur për një sasi solide të ushqimit për të vdekurin… thuheshin një sërë for-
mulash, për ta ftuar të vdekurin të vijë për të ngrënë dhe pirë…”

“Në të njëjtën mënyrë bëhej pajisja me ushqim, një herë në vit, për
luftëtarët të cilët ishin varrosur pas betejës së pllajës (Plateau)...”

“Mirëpo çuditërisht këto besime kanë mbijetuar edhe në disa zakone


bashkëkohore: e posaçërisht te disa grupe shqiptare të cilat me gjenerata të tëra
kanë jetuar në Rusinë jugore. Këtë e kuptojmë nga artikulli i shkruar nga
52

akademiku N.S.Derjavine, artikull i shkruar për Arnautët (shqiptarët), të cilët


banojnë në bregun e detit Azov, në krahinën e Melitopolit:

“Dita e enjte e javës së shenjtë, është dita e madhe për ta. Një natë më
parë, më saktësisht në mesnatë, ata ndezin zjarrin në oborret e tyre, përgatisin
tryezat pranë mangallit (të zjarrit) të shtruara me enë tradicionale dhe me qir-
inj të ndezur; karrige me shilte të vendosura dhe temjan të ndezur. Zoti i liron
të vdekurit për 40 ditë…Çdo të enjte, varret spërkaten me ujë. Në ditën e ngrit-
jes, të vdekurit kthehen në vendin e tyre”. (Ethnographie sovietique, 1948, 2,
fq.156).

“Këto të dhëna krejtësisht përputhen me shpjegimet e Von Hahn-it në


lidhje me ritet e funeralit të shqiptarëve të cilat ai i studioi në Shqipëri:

“Kur një i afërt vdes, femra shqiptare i shkul flokët dhe gërvisht
fytyrën deri në gjakosje, godet gjoksin dhe përplas veten përtokë, duke lëshuar
piskamë të frikshme. Vajtimet vazhdojnë 40 ditë. Një vajtim i komponuar në
vargje, këndohet nga njëra njehatore dhe njëkohësisht përcillet nga kori i
grave. Një monedhë vihet në gojën e të vdekurit. Pas tre vjetësh, eshtrat nxir-
ren nga varri dhe varrosen në “monumentin e varrit”.

“Gjithashtu nuk mungon as edhe flijimi i gjakut. Kur një plak vdes, një
ose më shumë dele theren…”

“Ky flijim i gjakut tek popujt e lashtë do të mbahet mend si zanafillë


e krijimit të kultit të të vdekurit…përjetësim i shëmbëlltyrës (së paraard-
hësve).”

“Një ndërlidhje e mundshme me ekzistimin e “monumentit të varrit”


përmendet në citatet e Enc. Americana, 1829-54, fq.523, ku thuhet:

“Parga, një port detar në Shqipëri, që gjendet përballë pikës jugore të


Korfuzit…me popullatë me rreth 5.000 shqiptaro-grekë (shqiptarë me
përkatësi të kishës ortdokse greke). Në vitin 1819, pas nënshtrimit nga Aliu,
gati se të gjithë banorët emigruan në ishujt jonianë, pasiqë paraprakisht kishin
djegur bile edhe eshtrat e paraardhësve të tyre.” (Me sa duket këtu për “Aliu”,
bëhet fjalë për Ali pashain, sundimtarin shqiptar të Shqipërisë jugore).
53

“Në veprën e tyre “Thrakia dhe Thrakasit” nga Pol dhe Marazov
(fq.57) përshkruhet ceremonia e varrimit të mbretërve Thrakas:

“Vendbanimi i fundit i heronjëve mitikë thrakas, pa mëdyshje ishte


vendi për adhurim…tumat e varrezave të mbretërve që ekzistonin gjithashtu, u
bënë vende kulti. Varrimi i tyre përcillej me rite, për të cilat autorët e lashtë i
kanë përshkruar hollësisht. Trupi qëndron për tri ditë: bëhet flijimi i kafshëve
dhe gostitja…sunduesi thrakas shndërrohet në anthropodemon (njeri-demon)..
Pas vdekjes, sundimtari bëhet i njëjtë me heroin mitik dhe nuk mund të dallo-
het nga ai.”

Sunduesi bëhet “demon”; sipas mitologjisë, hyjnia e dytë sipas pozitës së


zotërave.

Emri për “erën e perëndimit” në greqishte ishte “Zephyr”.


Në gjuhën shqipe: ze = zëri
fare = farë, lloj, race, prejardhje
(Nga Ç’fare je? = me çfarë prejardhje je?)

Është më se e mundshme që popujt e lashtë “erën perëndimore” e kanë


imagjinuar si përfaqësues të “zërit të paraardhësve”.

f. Ge/Tos, La, Cha (Ça): Veriu dhe Jugu

“Me të vërtetë në fillim ndodhi Chaos-i, e pastaj (Ge) toka gjirë-


gjërë…” Hesiodi

Në gjuhën shqipe: Cha (Ça) = Çarje, ndahem në dysh (befasisht), qaj (të qarë),
çka? (çfarëdo)
La = lë, braktis, laj
Ge (dhe) = dheu, tokë
Tos = pluhur

Kjo na sugjeron se historia e lashtë shqiptare ndoshta është e ruajtur në


“Theogoninë” (Zanafilla e zotërave) e Hesiodit…”Theogonia” mund të për-
mbajë një version ose ca shpjegime të tregimit për evolucionin e popullit
shqiptar, fiseve shqiptare, në pjesën qendrore të Shqipërisë, përgjatë lumit
Shkumbin (Genusus)…Në qoftë se evolucioni në ”Theogoninë” e Hesiodit do
54

të duhej të shpjegohej me emrat e dhënë nga Hesiodi, por të vendosur në një


kontekst shqiptar, duke i zbatuar rrënjët e emrave të katër fiseve, ne do të
kishim mundur ta lexojmë kështu:

Në fillim, ka pasur një çarje apo një ndarje (Cha)

Një pjesë mbeti apo ishte braktisur (La) dhe u bë Dhe (Ge) dhe pluhur
(Tos) OSE:

Në fillim ka pasur një “Çarje” (shi? zi, shi) (Cha)

Lotët u lanë (La) dhe u bënë Dhe (Ge) dhe pluhur (Tos).

Nëna-Tokë (Ge 2) ishte krijuar nga dheu i cili ishte “vazhdimisht i


shkrifur nga era”, (Ge- Tartar-Er).

Babai ishte i krijuar nga “Pluhuri” (retë, spërkatë deti ose shiu të butë)
që ishte hedhur nga “era e natës” gjatë “dritës së hënës”; “Pluhuri” pastaj “ra”
mbi “tokë” (Erebus-nata-Aether-Hemera). Aftësia për ”pjellori” ishte dhënë
me urdhrin e “zërit” të Tokës-Nënë (Ze-Me, Semen).

(Lumi Semeni gjendet në jug të lumit Shkumbin – në rajonin e


toskëve, në afërsi të Apolonisë së lashtë).

Dheu (Ge) në veri (ve-ri) “vendi” i “vezës” (ve-ri; yll-vend, Illyria),


shkon në jug (juge, iuge). Pluhuri (tos) shkon në veri (ve-ri) “vendi” i “vezës”.

Vendi ku “dheu” dhe “pluhuri” - Gegë dhe Toskë takohen, është lumi
Shkumbin (Genusus) si zakonisht i njohur si vija ndarëse ndërmjet 4 fiseve
shqiptare: gegë, në veri, toskë, lab dhe çam në jug.
Në gjuhën shqipe: Shkumbin = Shku-mbi (shkoj mbi*)

g. Aphrodite (Afërdita): Lindja dhe Dielli (Agimi tek lumi Genusus)

“Format e kuptueshme të poetëve të lashtë


Njohuritë e drejta të religjioneve të vjetra
Fuqia, bukuria dhe madhështia
Që i kishin fantazmat e tyre në lugina apo male pishore
Apo një pyll pranë lumit të ngadalshëm, apo një burimi zallnor
55

Apo një humnerë dhe thellësirë përplot ujë; të gjitha këto u zhdukën;
Ata nuk jetojnë më në besim të arsyes;
Por vallë, akoma zemrës i duhet një gjuhë;
Mos vallë me instinkt të vjetër të kthejmë emrat e lashtë;
Shpirtrat apo zotërat që sëbashku e ndanin këtë tokë
Me njeriun si shok i tyre; dhe nga kjo ditë
Zeusi i cili i sjell çdo gjë që është madhështore
Dhe Afërdita e cila sjell çdo gjë që është e drejtë.”
(Bulfinch, fq.4, duke cituar “Piccolomini” nga Coleridge)

Njohuritë më të vjetra nga literature greke për Afërditën (Aphrodite)


“perëndeshën e lindur nga shkuma”, na vjen nga “Theogonia” e Hesiodit
(vargu 187). Interpretimi shqiptar i të lindurit nga “shkuma”, na vjen nga
aftësia jonë e paramendimit të bashkimit të Tokës dhe Qiellit, dhe këtij bashki-
mi t’ia vëmë emrat e lashtë.

Interpretimi shqiptar: Martesa e parë pas krijimit paraprak të zotit të


parë Uranit, ishte martesa ndërmjet Tokës dhe Qiellit, Uranit dhe Ge3. Dhe me
gjasë, kjo ndodh diku pranë lumit Shkumbin (Genusus) ku Qielli (Ou-ra; Unë-
rashë) preku (bekuar, uratë) Tokën. Ky “bekim” krijon lindjen e Agimit,
Afërditën, “fillimin e ditës së parë”.
Në shqip: Aferditë = Agim
Afer = Afër, afrohem, nga afër
Afro = gati, pothuajse, përafërsisht
Dite = Ditë, dita

Emri i lashtë i lumit Shkumbin në Shqipërinë qqndrore ka qenë


“Genusus” ose “Genusi” (Shepherd, fq.10. Univ. Tiranë, “Historia e popullit
shqiptar”, vol. I, fq.47).
Në shqip: Ge (dhe) = Dheu, toka
Nuse = nuse, nusja

Gjithashtu: (Ge) dhender = dhëndër

“Dhëndër” shqiptohet si “dhen-derr”, megjithatë


Dhe (Ge) = dheu, toka
nder (me ‘e’ si kohore) = sgjas, zgjeroj
nder (me ‘e’ si përcaktore) = ndershmëri, respekt
56

(Athua “Dhe” paraqet një formë të “Ge”-së në gjuhën e lashtë shqipe apo
ishte një lloj mospërputhje dialekti?).

“Dhe Toka (Ge2) në fillim krijoi Qiellin e ndritshëm,


Të barabartë me veten, të mbulojë (zgjerojë) veten
Në të gjitha anët…” (Hesiodi, vargu 127)

Me emrin “Genusus” do të kishim mundur të bënim krahasime me


forma të ndryshme të emrit “Venus”, emër romak për Afërditën, (Aphrodite) në
greqishte.

“Venus është një perëndeshë italiane me prejardhje dhe veti të paqar-


ta. Forma latine e emrit të saj është “Venus”, rasa gjinore “Veneris”, shumës-
“Veneres”.” (Enc.Britannica,1963,”Venus”, Vol.23, fq72)

Në gjuhën shqipe: ve = ve, vezë


nuse = nuse
A mos është “Genusus” ose “Genusi” një tjetër formë e “Genesis”,
“Zanafilla”? A mos është shprehja “Genus” ngusht e lidhur me konceptin e
“dheu” ose “Toka” si “nuse” e “Qiellit”, Uranit?

Emri i lashtë i qytetit të Elbasanit, një qytet në afërsi të lumit


Shkumbin, ishte “Skampa”.

Në gjuhën shqipe: Skam = s’kam, nuk kam


Pa = shoh, parë

“Unë nuk mund të shihja se bota ende ishte në errësirë”? Agimi, dita
e parë, ende nuk kishte ardhur.

Emri “Urake” është emri i vendit të lashtë në afërsi të lumit Shkumbin.


(“Studimet Ilirike”, Tiranë)
U = Unë
ra = ra, rrëzuar
ke = këtu

Athua vallë emri “Shkumbi” ishte një tjetër emër i lashtë për emrin e
lumit “Genusus”, ndoshta diku më tej në brendësi të bregut të Adriatikut, larg
nga çfarëdo kontakti me kolonitë greke që u vendosën përgjatë bregdetit?
57

Ndoshta grekët e shënuan vetëm emrin? Mund ta imagjinojmë një lumë i cili
rrjedh mbi shkëmbinj (shku-mbë; kalon-mbi) ose “burim zallënor” që krijon
një pamje si të shkumës. Ndoshta njeriu i lashtë fjalën ”Shkumbi” e ka formuar
për ta përshkruar vëzhgimin e tij të zakonshëm. Është më se e besueshme se
kanë ekzistuar më shumë emra të këtij lumi; një që i përket një “legjende” dhe
të tjerët që i përkasin vetive natyrale.

Interpretimi grek: Aphrodite nga grekët është quajtur “perëndesha e


lindur nga shkuma”. Në greqishte, “Aphro” = “Shkumë”. Aphrodite është kon-
sideruar si e bija e Uranit. Tregimi i Hesiodit përfshin aktin ku Kroni i këput
gjenitalet e babait të tij, Uranit dhe i hedh në det.

“Dhe kështu, menjëherë pasiqë ai i kishte këputur anëtarët me strall


dhe i kishte hedhur nga toka në detin e valëzuar, ata u përmbysën nga ujrat për
një kohë të gjatë: dhe një shkumë e bardhë u shprënda mbi mishin e tyre të
pavdekshëm dhe nga kjo lindi një vajzë. Së pari ajo iu afrua Cytheri-së së shen-
tjë e prej atje më vonë ajo arriti te brigjet e detit të Cyprus (Qipros) dhe pastaj
u bë një perëndeshë e madhe dhe e bukur dhe bari u rrit kudo përreth saj, nën
këmbët e saj me formë të hijshme. Zotrat e saj dhe njerëzit e quanin Aphrodite,
perëndesha e lindur nga shkuma dhe Cytheres, kurorë e pasur, për shkak se ajo
kishte lindur nga vetë shkuma dhe Cytherea pasiqë kishte arritur Cytheren-në,
dhe Cypro-genes, pasiqë ishte lindur në valet e Qipros, dhe Phylommedes
(Filomeda), pasiqë ajo kishte dalë nga anëtarët. Dhe me te shkoi Erosi, dëshi-
ra e hijshme, që e përcolli atë që nga fillimi i lindjes e deri tek arritja e saj në
kuvendin e zotërave. Ky ishte nderimi që ajo e kishte që nga fillimi dhe pjesa
që i ishte ndarë asaj në mesin e njerëzve dhe zotërave të pavdekshëm, - pësh-
përitjet dhe buzëqeshjet vajzërore (virgjëre) dhe mashtrimet me kënaqësi të
ëmbla dhe dashuri dhe hir.” (Hesiodi, vargjet 187-207)
Interpretimi grek i lindjes nga “shkuma” nuk përputhet me për-
faqësimin e Afërditës si perëndeshë e dashurisë, bukurisë senzuale dhe mbro-
jtëse e martesës.

“Në Hymettus, afër tempullit të Afërditës ishte një burim ku pinin


gratë që dëshironin të mbeten shtatzënë apo të kenë lindje të lehtë. Në Hermion
gratë para martesës flijonin për nder të saj…nënat spartane para fejesave të
bijave të tyre i flijonin Afërdita-Heras, pa dyshim për arsye të ngjashme, një
shkrirje e Afërditës me martesën e perëndeshës. Në Atikë, Afërdita ndërlidhej
me Moirai (Fatit) dhe Genetyllides, perëndeshës që mbikëqyrte lindjen.”
( Enc. Britannica, 1963, “Aphrodite” Vol.2, fq.110)
58

Përveç Aphrodite Urania, hasim edhe në Aphrodite Genetrix dhe


Venus Genetrix…

“Aphrodite Urania ose Afërdita hyjnore, ishte perëndeshë e dashurisë


së pastër dhe ideale. Aphrodite Genetrix ose Nymphia favorizonte dhe mbronte
martesën.” (Larousse, Enc. e mitologjisë, fq142)

A e dinin grekët e lashtë historinë origjinale të tregimit mbi Aphrodite


(Afërditën) dhe lindjen nga “shkuma”? A nuk ishte ky interpretim aq i thjeshtë
dhe aq i bukur si “perceptim” i “martesës” së Qiellit dhe Tokës, dhe lindjes të
“Agimit” mbi lumin e bukur Shkumbin (Genusus).

3. Rruga për në Tokën e Bricjapit: (Miti ku përfshihen Kroni dhe Zeusi)

Kjo pjesë paraqet një orvatje për të shpjeguar emrat parahistorik të


pesë vendeve në rajonin juglindor të Europës.

a. Rajoni i pesë vendeve

Toka e Bricjapit mund të gjendet nëse e paramendojmë rripin e tokës


që shtrihet nga lindja, prej Italisë jugore, regjioni i Kalabrisë, përtej detit
Adriatik, deri te ishulli i Korfuzit, pastaj nga Epiri dhe Maqedonia, e për-
fundimisht deri te toka e fisit Satrae në malet Rodope, në pjesën veri-perëndi-
more të Bullgarisë, në verilindje të Greqisë.

Sugjerohet se emrat e këtyre pesë (ose së paku katër) vendeve,


paraqesin disa interpretime të mitit mbi Zeusin e rritur nga një Nënë-Bricjap.
Kjo mund të tregohet me pasqyrimin e etimologjisë së mundshme të emrave të
lashtë të përkthyera nga gjuha shqipe:
Calabria – Kalabria = Ata kanë lënë brirët
Corfu – Kerkura = Ku ai (Kroni) ra
Epirus – Epiri (E biri) = I biri (Zeusi)
Macedonia (Emathia) = Nëna – Bricjap
Satrae (Satyr?) = “Ai bricjapi”
59

b. Miti

Në qytetërimin e lashtë grek, Zeusi konsiderohej si perëndia supreme.


Të dhënat më të hershme për lindjen e tij, i gjejmë në “Theogoninë e Hesiodit.
(vargu 453).

Me sa duket, Kroni dëshironte t’i asgjësojë fëmijët e tij, për shkak se


ai kishte mësuar nga prindërit, Qielli dhe Toka, se ai ishte i paracaktuar të jetë
i mposhtur nga njëri prej tyre. Me qëllim që t’i shmangej kësaj, Kroni asgjë-
sonte çdo fëmijë të tij të posalindur. Rhea, gruaja e Kronit, nuk deshi që të
humb edhe një fëmijë, kështu që kur ishte shtatëzënë me Zeusin, ajo iku në
Kretë.

“Ajo këtu e lindi Zeusin, dhe ai ishte i fshehur në një shpellë, në një
mal të cilin Hesiodi e quajti Aidaion, dhe duke iu referuar legjendës, ai mund
të ishte i ushqyer me gji të një bricjapi.” (Guthrie, fq.40)
Hesiodi nuk jep kurrfarë të dhënash për nënën-bricjap.
“Amalthaea, në mitologjinë greke - prejardhje kretase, nëna që e
ushqeu Zeusin. Nganjëherë ajo përshkruhet si bricjapi që e ushqeu fëmijën-
zot…” (Enc. Britannica, 1963, “Amaltaea”, Vol. 1, fq.705)

Pas arritjes së pjekurisë së tij, Zeusi e mposht babanë e tij.


(“Theogonia”, vargjet 73-75, 485-505.) Versionet e shumta për fatin e Kronit,
përmbledhin se ai ishte i burgosur “në një ishull afë Britanisë, i rruajtur nga
(njëqindduarshit)…” (Enc. Brit., 1963, “Cronus”, Vol.6, fq.801); ose që ai iku
për t’u bërë sundues i “ishujve të të bekuarve në oqeanin perëndimor.” (Grant
& Hazel, fq124)

Pasi që Zeusi bëhet perëndi supreme, ai e shpërblen nënën-bricjap me


“bririn e bollshëm”, “Cornucopia”.

“Përgjithësisht, konsiderohej si një simbol i pasurisë së pashtershme


dhe bollëkut dhe që u bë tipar i hyjnive të ndryshme dhe lumejve si dhe ferti-
lizues të tokës.” (Enc. Brit. 1963, “Amalthaea”, Vol.1, fq.705)

Nga kuptimi i emrave të lashtë të këtyre pesë rajoneve, mund të nxjer-


rim përfundimin se ky mit ka ekzistuar qysh në kohën parahistorike, në botën
e pashkolluar në veri të Greqisë antike. Ndoshta një version i tregimit ka arri-
tur në Kretë rrugës, në kohën kur ilirët u vendosën aty. (Mayani, fq.394)
60

c. Etimologjia e emrave të lashtë

Calabria - Kalabria

Në gjuhën shqipe: ca (n), ka (n) = ata kanë


La = lanë, braktis
Bri = brirë

Shumë grupe nga Iliria (Mayani, fq.363-66), Epiri dhe Greqia, migru-
an në këto rajone të Italisë, kështu që për të gjithë këta ishte aplikuar termi
“Grekë”. (“Emri Graecia i krijuar në Itali, me siguri i bartte rrënjët nga kolonitë
pellazge…” Enc. Amerikana, 1829-54, “Greece, Ancient”, fq.3)

Corfu - Korfuzi

Në gjuhën shqipe: Ker = Ai


ku = ku
ra = ka ra, rrëzoj

Ishulli Korfuz (në perëndim të Epirit), mund të ketë qenë vendi ku


Kroni (Ker-Oun) u largua pas mposhtjes nga i biri i tij Zeusi’ (“ku ai ka ra”).

Shqiptime të ndryshme përfshijnë:

“Kerkura, më vonë Korkura” (Peck, fq.409)

“Corcyra ose Kerkyra” (Tripp, fq.170)

“Corfu (në greqishten moderne, Kerkira; Latinisht, Corcyra)…” (Enc.


Britannica)

Epiri (E Biri)

Në gjuhën shqipe: E biri = i biri (Zeusi)

Përse këtu kemi këtë zëvendësim të shkronjës “p” dhe “b”?


61

Pjesa e parë e tingullit “p” ose “b” është e ngjashme. Është më se e


mundshme që në një fjalë të njërit dialekt shqiptimi i tingullit “b, në dialektin
tjetër të shqiptohet si “p” e butë, “e pazëshme”. (Laird, fq.111-112,126). Në
gjuhën ilire si shembull mund të merret fjala “mblak” = “i plakur” dhe “plak”
= “plak”. (Mayani, fq.261) Gjuhë të ndryshme mund ta regjistrojnë tingullin
ndryshe për t’ia përshtatur dialektit të vet. Kështu që zëvendësimi i shkronjës
“p” dhe “b”, mund të konsiderohet më se i vlefshëm.

Në studimet e tij Majani i vërtetoi këto zëvendësime ndërmjet shkro-


njës”p” dhe “b”.

Dr. Klein-i në veprën e tij “A Comprehensive Etymological Dictionary


of the English Language” (Fjalori i tërësishëm etimologjik i gjuhës angleze)
fq.1278, 1389, thotë: “Ndryshimi i “p”-së greke në “b”-në latine me siguri
vjen nga ndikimi etrusk.”

Në disa raste tingulli “b” në ilirishte (epirit, ebirit) ka mbijetuar gjersa


në thrakishte “b”-ja ka mbetur e pandryshuar.Thrakasit kishin një “hyjni të
errësirës” i quajtur Cabiri (Kabiri). Në gjuhën shqipe:”Ka (n)-biri” = “Ai ka të
birin”, (“ata kanë…”).

“Për më se dy mijë vjet shkrimtarët kanë spekuluar mbi identitetin dhe


natyrën e Cabeiri (Kabirit). Sot, përgjithësisht merret si e vërtetë se ata filli-
misht ishin shpirtërat e pjellorisë që sillnin siguri dhe fat të mirë si dhe të korra
të begatshme, fama e të cilëve përhapej në çdo anë”. (Tripp, fq.140)

“Cabiri ose Cabeiri…Kabiri ishin ose djemtë e Hefaestit (Hephaestus)


ose në ndonjë tjetër mënyre, shumë të afërt me të. Ata në njëfarë mënyre mis-
terioze, njiheshin si “zotëra të lartë”… (Hathorn, fq.73)

“Kabirët e Samothraces (ishull në Greqi), ishin bijtë e Zeusit dhe


Kaliopës…” (Kravitz, fq.49)

“Ritet misterioze sekrete të Cabiri-ve të lashtë…nga disa të dhëna


mësohet se vetëm dy perëndi ishin të adhuruar, Zeusi dhe Dionisi (babai dhe i
biri).”
62

Maqedonia (Emathia)

Në gjuhën shqipe: ema = e ëma, nëna (Mayani,fq.121)


Dhi, thi = dhia, bricjapi (Mayani, fq.112,243)

Emri parahistorik i Maqedonisë ishte “Emathia”. N.G.Hammond në


veprën e tij “Epirus-The prehistoric Period” (Epiri-periudha parahistorike)
fq.374, thotë: “Nga ky rajon (Pindi verior-ndërmjet Epirit dhe Thesalisë veri-
ore) emri “Maqedoni” është sjellë nga pushtuesit, në këtë vend që më parë
quhej Emathia e më pastaj riemërohet në Maqedoni.”

Satrae (Satyr, Satyroi)

Janë dy etimologji të mundshme që do të sugjerohen. Njëra bazohet në fjalën


“Satyr”. (Tjetra do të shqyrtohet në D. “Orakulli më i vjetër”.)

Sugjerimi ka të bëjë me faktin se variacioni i emrit “Satrae” është “satyr” (saty-


roi).
Në gjuhën shqipe: sa = sa (aq sa)
ty = ti
roi = rroj, (jetoj)
sa = sa
ty = ti
r (a) = ra, (rrëzoj)

Ose ndoshta “si jeton, kështu edhe do të vdesësh”.

Satyri, “një perëndi pyjesh, një pjesë njeri, një pjesë bricjap…me si-
guri një fjalë e huazuar nga ilirishtja që me plot kuptimin e fjalës, do të thotë
“mbjellësi”.” (Klein, fq.1387)

Shprehja “sa-ty-roi”, “sa-ty-r(a)” mund të përkthehet “atë që mbjell,


atë do korrësh” (?). (Kroni i asgjësonte fëmijtë e tij; ai ishte i mposhtur nga ana
e Zeusit.)

“(Satyr-ët) emri Dorian “tituroi” do të thotë “ai-bricjapi”. (Mayani,


fq.255)
“Ai-bricjapi, është njëri nga shoqëruesit më besnikë të zotit” Dionis.
(Otto, fq.167)
63

d. Agimi: G’dhi

Ashtu siç gjuha angleze ka më shumë fjalë për “agimi” (sunrise, day-
break) gjithashtu edhe në gjuhën shqipe kemi: “afërdita” ose “gdhirje”.

Në gjuhën shqipe: gdhi = agim


Ga (nga), g’dhi = nga (toka e dhisë)
Ge dhi = dheu dhi (ose “toka e dhisë”)

Nga bërthama e lashtë shqiptare e lumit Shkumbin, agimi paraqitej nga


ana e Maqedonisë lindore (Emathia; nga nëna-tokë e dhisë).

Paramendoni lindjen e diellit dhe lëvizjen e tij kah perëndimi. Nuk do


të ishte fare vështirë për ta paramenduar “Afërditën” (agimin) kalëruar mbi
bricjapin, pasi që kishte kaluar mbi tokën-dhi. Në një nga tempujt, Afërdita
adhurohej si dhi ose me emrin e dhisë, dhe ja ku kemi Aferditën duke kalëru-
ar mbi dhi, skalitur nga Skopasi, nga mjeshtri skulptor i periudhës klasike.
(Shih Grigson, fq.207)

Një nga vetitë e Dionisit ishte edhe “Dendrites” dhe me gjasë si për-
fundim i kuptimit në greqishte ishte “Ai nga drunjtë”. Dionisi konsiderohej
një”zot i drurit”, por ky term në gjuhën shqipe ka domethënie:
den, denj,ndenj = vend, vendqëndrim (Mayani, fq.80,110)
drite = dritë
“Vend i dritës së parë”; apo “dej” = “”e pasnesërme”
drite = dritë

D. Orakulli më i vjetër i Dionisit

”Edhe nata vdekjeprurëse zhvesh….grindje të vështirë të zemrës.


“Por grindjet e neveritshme zhveshin mundimet e dhimbshme dhe harresën e
plotë,
dhe urinë dhe dhimbjet të përlotura, si dhe luftimet dhe betejat, vrasjet,
masakrat,
grindjet, fjalët e rrejshme, mosmarrëveshjet, paligjshmërinë dhe shkatërrimin,
që të gjitha këto të një natyre, dhe betimi që më së shumti i sjell telashe mbarë
njerëzimit
mbi tokë kur çdo njeri me kokëfortësi mallkon një betim plotësisht të rremë. "
(Hesiodi, vargjet 223-231)
64

1. Zoti i mbretërve dhe profecisë dinastike

Orakulli më i vjetër i Dionisit ishte në vendin Bessi, të fisit Satrae në


rajonin e maleve Rodope, një pjesë e Thrakisë së lashtë, sot pjesa jugperëndi-
more e Bullgarisë, në verilindje të Greqisë. (Orakulli ishte një vend apo faltore,
apo mjedis ku konsultoheshin zotërat paganë; një lloj festimi i klerikut gjatë të
cilit zoti pagan ua zbulonte “diturinë e fshehtë”.)

“Thrakia…nuk ka ndonjë definicion të caktuar për t’u dalluar në mes


të thrakasve vendës dhe ilrëve. Kështu që, atëbotë kemi një fis ilir që quhej
Brugi, e po ashtu edhe një fis thrakas i quajtur Bryges; gjithashtu në kohën e
Strabonit ishte një fis i quajtur dardan, që atëherë njihej si ilir, që jetonte pranë
(me) fisin thrakas Bessi (në tokën e të cilit gjendej orakulli më i vjetër i
Dionisit) por me sa duket ata kanë qenë thrakas aq sa edhe ilirë.”
(Enc.Britannica,1963, “Thrace”, Vol.22, fq.159)

Me sa duket, orakulli i dedikohet Dionisit si një zot i mbretërve dhe


profecisë dinastike (që ndërlidhet me renditjen e sundimtarëve të së njëjtës
familje, apo si rezultat i vetë sundimit të mbretit).

“Plutarku në mënyrë eksplicite thotë se teza që “në kohën e lashtë


Dionisi kishte një rol të rëndësishëm të një pjese bukur të madhe të profe-
cisë”…Euripidi drejtpërsëdrejti e quan Dionisin “profet i thrakasve”. (Otto,
fq.144)

“Profecitë e Dionisit u bënë të njohura nëpërmjet profetëve të faltoreve


të cilët quheshin “Bessi”. (Herodoti, Libri VII, 111).

Të dhënat e letërsisë antike, tregojnë se Dionisi ishte zot i mbretërve


dhe profecisë dinastike. Ata dëshmojnë se ai ishte përgjegjës për shpërblimet
dhe ndëshkimet; të korrave të begatshme dhe urisë. Të dhënat legjendare për
ndëshkimet e shkaktuara mbretërve si rezultat i konfliktit të tyre me zotërat,
radhiten nga Iliada e Homerit (6.119-143) e deri te shkrimet e Diodorus Siculus
(shek 1-rë kohes sonë). Nga disa të dhëna të mëvonshme, një variant flet për
hyrjen e Dionisit nga Azia në Thraki dhe konfliktin që shkaktohet ndërmjet
Dionisit dhe mbretit thrakas të Edonianëve, Lycurgus dhe vendosjen e mbretit
të ri.
“Konflikti politik dhe religjioz ndërmjet Dionisit dhe Lycurgus-it ven-
dosi fatin e dinastisë së vjetër thrakase. Zoti në fron e vendosi Charops-in, e me
65

këtë ndryshoi edhe orientimin religjioz në mesin e brezit dinastik; kështu që


andej e tutje, dorëzimi i riteve sekrete misterioze prej babait tek i biri, bëhet si
kusht kryesor për ruajtjen e pushtetit. Atë që kemi këtu, paraqet një mit i cili
kodifikon prejardhjen hyjnore të mbretërve. Ritet sekrete të mistereve ishin
vetitë të emërimeve. Në këtë legjendë thrakase, Dionisi paraqitet si një hyjni e
mbretërve.” (Fol & Marazov, fq.57)

A ishte Dionisi me prejardhje aziatike është vështirë të përcaktohet.


Nga etimologjia e mundshme e emrit të tij, dëshmohet një prejardhje thrakase-
ilire. Dionisi ishte zot i thrakasve nga Europa dhe pirgianëve nga Azia. Më
vonë na paraqitet një fis me prejardhje nga Maqedonia, i quajtur “Brigianë”.
(Herodoti, VII, 73)

Për rolin e Donisit si zot i mbretërve dhe profecisë dinastike, flasin


edhe mjaft të dhëna tjera.

“Orakulli i Dionisit ishte shumë i njohur në tokën e Satrae, shumë më


herët, të kohës së Herodotit. Me sa duket ka qenë mjaft i famshëm për profecitë
e dij dinastike (aprovim apo refuzim i një personi për sundimtar). Suetonius
(v.70-122 kohës sonë) tregon se i është thënë Oktavianit, babait të Augustit, se
djali i tij do të bëhet “zot i mbarë botës”. ”Pasi që pijet ishin derdhur, një flakë
e madhe u ngrit lart mbi majën e shenjtërores, një shenjë të cilën vetëm një
tjetër e kishte marrë gjersa kishte flijuar në të njëjtin altar, e ky tjetri ishte
Aleksandri i Madh. Kjo shenjtërore me siguri se ka pasur reputacinionin e
orakujve të besueshëm mbi problemet dinastike, që Aleksandrin e Madh e
bëjnë për të kërkuar këshillë.” (Fol & Marazov, fq.57)

Gjatë ekspeditës së tij në lindje, Aleksandri ishte i shqetësuar se “mos


i ka kaluar kufizimet e caktuara nga zoti Dionis.” (Fox, fq.305)

Në legjendën e stërgjyshërve të Alexandrit, “Dionisi, diellori, shumë


qartë paraqitet si një zot dinastik, ” e Aleksandri “ kosiderohet si “Dionis i ri”
i periudhës helene.

Gjatë epokës romake: “Fakti që romakët e morën (shenjëtoren) nga


Satraet dhe ua dhanë Odrysëve, duke shkaktuar në këtë mënyrë rebelimin e
Vologaesus-it, priftit të lartë Bessi të Dionisit, tregon ate se romakët e kuptonin
rëndësinë politike të shenjëtores.” (Fol & Marazov, fq.58).
66

2. Orakulli dhe betimi

Emri “Bessi” (profetët e shenjtë) me gjasë buron nga fjala shqipe


“Besa”. “Besa-Besë” është përbetim i shenjtë i lojalitetit, shoqërisë, dhe/ose
fjalë e besueshme apo fjalë e dhënë si premtim. Kjo paraqet një pjesë të veçan-
të në kulturën shqiptare.
Në gjuhën shqipe: be = betim
Ssi, ssa, za = zë,

Një “betim” (i bërë) nga “zëri” apo “betim” (i bërë në prezencën e


Zotit) “Zë”. Mbase kjo fjalë ka kuptimin e dyfishtë: “fjala” e personit që për-
betohet; ”personifikim i esencës hyjnore” si dëshmitar i përbetimit.

“Besa” është “një fjalë e lashtë…” (Mayani, fq.335). Mund të ketë


kuptimin e “besim”,”kredo” ose”fe”. ( Prejardhja e fjalës “religjion” vjen nga
latinishtja,”religio”, “betim i shenjtë” ose “detyrohem”).

Shembuj të tjerë të fjalës “be”, që formojnë pjesë të emrave të lashtë,


gjithashtu përfshijnë edhe fjalët “Bendis” dhe “Gebeleizis”. Bendis ishte nëna
e madhe-perëndeshë e pranverës. Ajo ishte e pranuar zyrtarisht në Athinë në
vitin 429 p.e.r.
Në gjuhën shqipe: be = betim (premtim)
ndis = ndez
“ndez betimin” e pranverës, ose “mirëpres premtimin” e pranverës”.

Emri “Gebeleizis” ishte emër i zakonshëm i mbretit-zot thrakas,


Zalmoxis.
Në gjuhën shqipe: ge (dhe) = dheu, toka
be = betim
le = lë, largim
(i) zi = zë

Një ”betim” i bërë në emër të “tokës”.”Gaia ose Ge… i mbikëqyrte


betimet e shumta që bëheshin në emrin e saj; ajo i ndëshkonte ata që e thyenin
betimin…” (Grant & Hazel, fq.178)

Me gjasë që “Besa-Besë” mund të shqyrtohet si një koncept i dyfishtë:


përbetimi i vdekatarëve që ishte bërë ndaj zotërave; dhe një përbetim që ishte
bërë nga vdekatarët në rrjedhën e jetës së tyre të përditshme. Profetët e shenjtë
67

“Bessi” ndoshta kanë luajtur rolin e “pranuesve të betimit” të dhënë nga


mbretërit, përkushtuar Dionisit. E si shpërblim zoti atyre u jep bekimin e tij dhe
profeci të favorshme. Betimi i dhënë në mes vdekatarëve ka mundur të përfshi-
jë bekimin e besnikërisë të njerëzve që nevojitej dhe pranohej nga mbretërit,
me qëllim të mbijetesës si dhe sigurimit të mbijetesës të dinastisë së tyre.

“Bessa” me gjasë në kohën para historike ka qenë e njohur, E biri


(Epiri) i pashënuar, në Bessaron (Passaron?) “ku mbretërit kishin zakon të pra-
nojnë besnikërinë e njerëzve të tyre…” (Enc.Britannica, 1963, “Epirus”, Vol.8,
fq.648).

“Në Passaro, vend në tokën e Molossoit (Epir), ishte bërë zakon i


mbretërve që t’i ofrojnë flijime Marsit (Ares-zotit të luftës) dhe në këtë mënyrë
të bëhet një besëlidhje solemne…” (Plutarku, i përkthyer nga Dryden, fq.316)
(Zoti i luftës, Ares, përmendet në lidhje me Bessin, në tokën e Satrae: “Në vitin
13 pas erës sonë, komandanti romak Piso, i rrëzoi Bessit dhe festoi fitoren e tij
“me prangosjen e Aresit të tyre”. (Fol & Marazov, fq.24)

Me sa duket kanë ekzistuar dy qendra që ndërlidhen me konceptin


“Bessa”: “Vendi i premtimeve në Passaron (Bessaron) në Epir dhe vendi i
orakullit (dhe premtimeve ndaj zotit) në tokën e Bessi, Satrae. Kjo prani e
mundshme e dyfishtë e betimit dhe marrëdhënies me Dionisin, me ndërmjetë-
sinë e Bessit, si një pjesë e kulturës iliro-thrakase, mund të përjashtojë supo-
zimin mbi “origjinën aziatike” të Zotit.

Një variacion i analizës së emrit “Bessi” mund të paraqet. Di-Oun-Zi,


Ze është përkthyer si “dituria e zërit (ose porosisë), (Ze) të zotit të parë (qielli,
“Unë”) Dionisit (Diounsis) që dërgon porosinë nëpërmjet profetëve të shenjtë,
Bessit. Cila ishte porosia? Përgjigjja mund të gjendet në vetë emrin “Bessi”
dhe relacionin me betimin - “Bessa”. Ndoshta ka të bëjë me disa profeci në
lidhje me gjërat e “një natyre” dhe “betimi”. (Hesiodi, vargjet 223-231)
68

3. Dio-Bessi, Fisi Satrae


a. Bessi

Për Dii (Dioi) – Bessi, të fisit Satrae ne mësojmë nga këta historianë:

Herodoti (v. 485-425 p.e.r.)


Tukididi (v. 471-401 p.e.r.)
Straboni (v. 63 p.e.r. –v. 23 kohës së re)

Plini (v. 23-79 kohës së re)

Herodoti thotë:

“110. Kserksi kaloi mbi këto qytete greke duke marshuar, duke i mba-
jtur në anën e majtë të tij, fiset thrakase mbi truallin e të cilëve udhëtoi, ata
ishin Paetët, Kikonët,Bistonët, Sapaetët, Dersatët, Edonët dhe Satrae-tët.”
(Inf.plot. #1: Të gjitha këto paraqesin fiset e luginës së Nestusit dhe Strymonit
ose në mesin e vendeve malore.”)

“111. Por këta të fisit Satrae, me sa kemi njohuri, kurrë nuk kanë qenë
të nënshtruar nga ndokush, ata janë të vetmit thrakas që gjithmonë, e deri në
ditët e sotshme janë të lirë; për faktin që ata jetojnë në malet e larta të mbulu-
ara me pyje të llojeve të shumta dhe të mbuluar me borë; dhe ata janë luftëtarë
të përsosur e të shkëlqyeshëm. Janaë ata që e zotërojnë vendin e shenjtë hyjnor
të Dionisit; vend i cili gjendet në vendin më të lartë në malet e tyre; Bessit, një
klan i fisit Satrae, janë profetët e shenjtë, priftërinj, të cilët e shqiptojnë
orakullin, njëjtë si në Delfi, e as me më pak mister këtu se atje.” (Inf.plot. #2:
”Me gjasë që Herodoti ishte i mendimit se metoda e parashikimit është ajo e
“zakonshmja” si në Delfi; ndoshta këtu bëhet fjalë për të dhëna të tepruara mbi
ritet misterioze të Bessit.”) (Libri VII; përkthyer nga A.Godley, fq.145)

Herodoti ”tregon fakte shumë të rëndësishme se Satrae kurrë nuk kanë


qenë të mposhtur. Ata nuk pranuan kurrfarë religjioni nga jashtë. Këtu në
mesin e këtyre njerëzve të egër dhe të pamposhtur në malet e tyre të
papushtueshme, gjendej shtëpia e vërtetë e zotit.” (Harrison, fq.366)

Tukididi në “Lufta e Peleponezit” (Libri II, fq. 96) përmend një fis
thrakas të quajtur “Dii” që jetonte në rajonin e malit Rodop.
69

“Ai përmend… popuj të veçantë malësorë, të cilët e ruanin autonom-


inë e tyre nga Sitalkesi, mbreti i Odrysit dhe e quanin veten me emër të për-
bashkët Dioi. Me gjasë, në mesin e tyre ishin edhe Bessit, për të cilët më tepër
mësojmë nga Plini (N.H.IV.18.11.40) se ata, Bessi, njiheshin me më shumë
emra, një prej të cilëve ishte Dio-Bessi. Me sa duket është më se e mundshme
se këtyre Dio-Bessi, zoti (Dionisi) ndoshta ua kishte huazuar njërin nga emrat
e shumtë”. (Harrison, fq.371)
“Straboni (VII.318) “e di (për Bessit) se janë nga më të rreptit dhe më
të fortët nga shumë fise kusarësh që banonin në malin Haemus dhe rrethinë…
Ai gjithashtu përmend Bessit si fis që jeton diku lart në Hebrus, në pikën më të
largët, atje ku lumi është i lundrueshëm…” (Harrison, fq.370)

b. Etimologjia e Satrae

Në gjuhën shqipe: (sa); sa, za = (si) zë


Tra = rreze, trung i gjatë

Një përkthim i mundshëm për “Dio-Bessi” mund të ishte “Dituria” e


“betimit” (ose “premtimi për gjërat që do të vijnë”) e (treguar) nga “rrezja”;
“trungu i gjatë”; ”druri”. Druri familjar? Druri i diturisë? Profecisë dinastike?...

Për ta shpjeguar evolucionin e dionisit (Di-Oun-z—ze) si zot i


mbretërve dhe profecisë dinastike, pjellorisë, bimësisë, të korrave….duhet gje-
tur një emërtues të përbashkët që do të paraqiste një model që reflektohet në
natyrë dhe jetë - lindja, vdekja, rilindja; si varg dhe vazhdimësi; ”zhdukja e
farës nën tokë në mbarim të vitit dhe rishfaqja në pranverë.” (Harsh, fq.5)

“Sikurse edhe te zotërat tjerë të pjellorisë, edhe veprimtaria e Dionisit


përcjell një linjë simbolike të vitit, duke kaluar nga vera e begatshme, dimrin,
si stina e vdekjes. e deri te rilindja e pranverës” (Dean, fq, 2)

Karakterisikat e ndëlidhura me Dionisin – drurët, kultivimi dhe toka


(të korrat), hardhitë, rrushi, vera, janë gjëra jetike që paraqesin jetën e njeriut
parahistorik. Me gjasë që edhe prejardhja e ideve të këtyre karakteristikave
(dinastia, pjelloria, vegjetimi) i janë kushtuar Dionisit.
70

Për njeriun parahistorik dhe familjen e tij, druri paraqiste lëndë jetë-
sore - dru zjarri, orendi, strehimore…pasi që ai aplikoi drurin (dhe materialet
tjera) për ekzistencën e tij, është më se e mundshme që ai, me të menduarit e
tij filozofik primitiv, të njëjtat t’i zbatojë edhe në aspektet e tjera të jetës së tij,
që ngadalë zhvilloheshin për rreth tij. Me sa duket, një nocion primitiv i
mjeteve të jetesës ishte baza e filozofisë së hershme që i jep “jetë” zotit, më
vonë të njohur si Dionisi (Di-Oun-zi) “dituria e qiellit dhe shiut”- materiale
natyrore që përfaqësojnë mbështetje tek drurit. Si rezultat kemi një cikël të
lëndës jetësore…

Hardhitë dhe rrushi përshkruheshin si dhuratë e Dionisit. (Hesiodi


“Punët dhe ditët”, vargu 614). Vera, si një prodhim i frutave të drurit (har-
dhitë), ishte një simbol adhurimi ndaj zotit. Vera shumë më tepër mund të për-
faqësojë një simbol maturie se sa që ishte e njohur nga disa praktikime
religjioze për kremtime dhe shfrenime.

Nga një mbishkrim etrusk (Mayani, fq.168):

“Pi me qëllim që mos të ndjesh dhembjen.

Pi për të njohur pak shkëlqim drite

Dhe pi që të jetosh gjatë.”


71

III. BOTA ËSHTË NJË SKENË


Teatri – një vend për të parë (Bota)
Drama – një gjë e bërë (Historia)
Tragjedia – një dëshpërim…

A. Drama/ Tragjedia

“Në adhurimin e Dionisit, zotit të pjellorisë dhe të korrave, orvatjet e


komunikuesve për ta luajtur rolin e hyjnive, zhvilloheshin me mbajtjen e
lëkurës së dhisë dhe duke pirë verë si dhe përfundimisht me sofistikimin e
maskave. Me shfaqjen e adhurimit në letërsi, një maskim, i cili përbëhej nga
një maskë prej liri të bardhë, varur mbi fytyrë…u mundësoi udhëheqësve të
ceremonisë të manifestojnë zotin. Kështu që në një mënyrë simbolike, komu-
nikuesit ishin të inspiruar të flasin në veten e parë, e në këtë mënyrë e mundë-
suan lindjen e artit të dramës.” (Enc.Britannica, “Mask”, Vol.15, fq.13)

Prejardhja e dramës vjen nga kulti i Dionisit. Me zhvillimin e zotit në


letërsinë greke, adhuruesit mbanin festivale religjioze për hir të tij dhe e fes-
tonin rilindjen. Fillimisht, një pjesë e festimit përfshinte edhe miratimin e ri të
miteve dhe legjendave të Dionisit. Më vonë këto miratime të reja përmbanin
tregime për heronjtë legjendarë si dhe historinë e lashtë; kështu e pasqyronin
modelin e ciklit të jetës dhe rilindjes në natyrë, lidhur me zotin.

Ndoshta këto modele janë pasqyruar dhe përsëritur në historinë e


botës, me ngritjen dhe rënien e civilizimeve dhe rilindjen e popujve. Ky kapi-
tull paraqet një njohje të karaktereve-fëmijët e “Nënës Shqipëri”- që luajtën një
rol në “skenën” e botës. E në të njëjtën kohë pasqyron edhe modelin në histori.
Rezultat i kësaj, është një pjesë e tregimit “Nëna Shqipëri” – dhembjet dhe
rilindja e saj.

Fëmijët e “Nënës Shqipëri” dikur pushtuan botën por më vonë u push-


tuan nga romakët. Ata mbijetuan valët e migrimeve në Ballkan dhe kolapsin
përfundimtar të Perandorisë Romake në Konstantinopol-1453. Për më se 25
vitet më vonë, pas vdekjes së mbretit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,
1468, ata u nënshtruan prej otomanëve. Më në fund, në kohët moderne,
fëmijtë e saj morën pjesë në rilindjen e shumë popujve.
72

Në vitin 1912, në National Geographics u paraqit teksti në vijim:

“Në të vërtetë nuk qëndron në një papajtueshmëri me nacionalizmin e


ri shqiptar - e arsyeja për këtë - është fakti se shqiptarët janë një nga anëtarët
individualistë më të fortë të racës njerëzore.” (Damon; Nov.1912, fq.1093)

B. Karakteret

“Historia e njerëzimit është një fenomen planetar… kronikat e


njerëzimit paraqesin të dhëna paraprake të humbjeve të përkohshme nga të
cilat shekujt nxjerrin fitore, ndonjëherë afatshkurtre. Njerëzit që kanë njohur
fitoren, nëse jetojnë një kohë të gjatë, i sheh të shkatërruar në pluhur, por ata
të mposhturit të cilët nuk kanë mundur të pranojnë humbjen, munden gjith-
monë të ngrihen, për përfitim të tyre ose për humbjen si mundësi që mund të
përcaktohet ...

“Njerëzit e shquar’ tërheqin vëmendjen tonë të rastit dhe sa më të


largët, aq më imponues janë, e kjo është shkaku se janë më larg, jashtë rrethit
të interesave tona. Me ndihmën e tyre, zbulimet më të gjalla duhet vetëm aku-
muluar në shekuj për të gjetur vendin e tyre në rrjedhën e epokave dhe dyshim-
plotë për të kuptuar burimet e fshehta të natyrës njerëzore. Kështu që,
mjaftonte për Plutarkun për të gjetur paralelet në mes jetëve të famshme, në
mënyrë që të na e zbulojë Greqinë dhe Romën pas një harrese të gjatë të epokës
së mesme. Ai nga dritarja e tij mund të shohë fushëbetejën ku rrënohen fatet e
helenizmit. Edhe pse atëbotë ai ishte shumë më superior nga njerëzit e zakon-
shëm, ne sot qartë mund të shohim se ai nuk e kuptonte gjithmonë as atë më të
qartën e mësimeve të tij. Ngjarjet historike, vetëm të bëra nga njeriu, nuk kanë
asnjë vlerë për ne, jashtë interpretimeve tona që u kemi dhënë. Sa më shumë
dritë të hedhim tek njerëzit e famshëm të së kaluarës, aq më shumë do të
zbardhim pamjen e jetës sonë. Si është e kaluara dhe sa është e ndryshme! Jetët
e famshme na i hapin rrugët e dritës në të gjitha drejtimet.” (Clemenceau,
fq.149-150, 153-154)
73

BIRI: Aleksandri i madh


(356-323 p.e.r.)
“Ai padyshim, me sa duket, kishte nga babai i tij e me gjasë edhe nga
nëna e tij, diçka ilire, d.m.th. gjak shqiptari”.
(Tarn. Fq.1)

“Ai ishte një nga forcat supreme të begat-


shme të historisë. Ai e zhvendosi botën e civi-
lizuar nga një vend në një vend tjetër; ai filloi një
epokë të re; asgjë më nuk do të jetë ashtu siç ishte
më parë. Ai i zgjeroi kufijtë e diturisë dhe përp-
jekjeve të njerëzimit, ndërsa shkencës dhe
qytetërimit grek do ti japë hapësirë dhe mundësi
sa që ata kurrë nuk e kishin pasur. E veçanta u
zëvendësua me idenë e “botës së banuar” zotërim
i përbashkët i njerëzve të civilizuar…”

“Mëshira e tij shpeshherë përmendet dhe me siguri se figura e tij është


karakteri i vetëm në jetën publike greke, që përmendet të ketë treguar mëshirë.
Se çfarë force të karakterit ka pasur, më së miri mund të shihet jo nga ajo fuqi
e madhe që e posedonte, por nga marrëdhënia me gjeneralët e tij. Ishte një
kuvend i mbretërve, me pasionet, ambiciet, aftësitë, përtej atyre njerëzve më
të…” (Tarn, fq.145, 124)

“Ai gjithashtu për nga natyra ishte mësimdashës dhe i dashuruar në


lexim…” (Plutarku)

“Ai ishte jashtëzakonisht i guximshëm dhe tejet i matur. Edhe idealist


edhe realist, një mirëbërës dhe një parashikues, ai dallohej nga të gjithë miqtë
e tij, qoftë si një njeri i veprimit ose njeri i mendimit. Ai ishte aq mistik sa dhe
praktik dhe për të gjithë ata që ishin në kontakt me të, tërheqës tej mase …”

“Për udhëheqjen e tij si gjeneral, është shkruar mjaft; por prej të gjitha
përmbledhjeve, ajo e Arrianit ndoshta është më e vërtetë, sepse burimi kryesor
i "Anabasis" ishte historia e humbur e gjeneralit të Aleksandrit, Ptolemeut, e
shkruar pasi ai e kishte bërë mbret të Egjiptit. E shkruar si në vijim:
“ Ai ishte me shumë mendjemprehtësi, guxim, nga më më të përkushtuarit për
nder dhe rrezik dhe i përkushtuar ndaj fesë, (një aderues i vështirësive,
74

i shpejtë dhe i palodhshëm, indiferent për kënaqësitë shqisore, i pangopur për


zotërim fisnik) i shkëlqyeshëm për të vepruar në kursin e duhur në aksion,
edhe atëherë kur çdo gjë ishte e errët dhe atëherë kur çdo gjë ishte e qartë, më
i lumtur në supozimin e tij të gjasave, mjeshtri më i madh në udhëheqjen e një
ushtrie si dhe armatosjen dhe pajisjen saj; dhe në frymëzimin shpirtëror të
ushtarëve të tij, duke u dhënë atyre shpresë të mirë, dhe duke ua larguar atyre
çdo frikë nga rreziqet me patrembshmërinë e tij - më fisniku në të gjithë. Dhe
çdo gjë që duhej bërë në paqartësi, ai e bëri me e guxim tej mase; ai ishte më i
aftë në pritje të shpejtë dhe të flaktë të armikut të tij, para se dikush të kishte
kohë të ndjejë frikën ...” (Fuller, fq.89, 91)
“Në shekullin e dytë p.e.r. historiani grek Polybius thotë se Aleksandri
ishte një njeri me “miratim universal të një shpirti të lartësuar mbinjerëzor”. Ai
përshkruan se si Filipi dhe i biri i tij e ngritën Maqedoninë nga e parëndësish-
mja, në rangun e parë të popujve; se si Aleksandri dhe shokët e tij u bënë ballë
detyrave të tyre të shumta, rreziqeve dhe vuajtjeve të tyre, dhe se si, me që në
posedim të pasurisë së mjaftueshme dhe të të gjitha dëshirave të plotësuara, ata
kurrë nuk e humbën energjinë e tyre trupore apo prirjet e tyre për shfrenime.
Ata, të afërmit e tij, u bënë me të vërtetë mbretëror në madhështinë e shpirtit,
përmbajtjen e jetës dhe në kurajë”. (Enc.Britannica, 1963, “Alexander” Vol.1,
fq.575).
“Por unë e di se Aleksandri, i vetmi nga mbretërit e vjetër, ndjente
pendim për gabimet e tij, e kjo vinte nga natyra e tij fisnike.” - Arriani
(Fuller, fq.91)
75

FARAONI: Ptolemeu i parë


(v. 364-283 p.e.r.)

Ptolomeu (Ptolemy Soter), ishte


themeluesi i dinastisë të mbretërve maqedon,
sunduesi i Egjiptit; vinte nga një familje fis-
nike (Lagides) nga rajoni i njohur me emrin
Eordaea. Ishin dy rajone me të njëjtin emër -
njëri gjendej në pjesën jugore të fisit ilir
Linkestët, në veriperëndim të kufirit të
Maqedonisë dhe rajoni tjetër që gjendej në jug
të lumit Shkumbin, në pjesën perëndimore të
kufirit të Maqedonisë. (Shepherd, fq.10)

Pas vdekjes të Aleksandrit të Madh, pasardhësit e tij, Diadokë, një grup


i gjeneralëve maqedonë, luftuan njeri- tjetrin për ndarjen e perandorisë.
Ptolemeu e zgjodhi Egjiptin.

“ Dy vjet pas dorëheqjes së tij, Ptolemeu vdiq…mendjemprehtë dhe i


kujdesshëm, ai kishte një mbretëri
kompakte dhe mirë të organizuar
për t’ua lënë trashëgimtarëve të tij.
Ai ishte një mbrojtës i vërtetë i
shkrimeve, e merita për themelimin
e bibliotekës së madhe të
Aleksandrisë i takon atij. Ai vetë e
shkroi historinë e ekspeditave të
Aleksandrit, të dalluar me ndersh-
mërinë dhe seriozitetin e tij të çiltër,
e cila tashmë e humbur, e që do të
mund të rindërtohet kryesisht
përmes përdorimit të veprës së his-
torianit Arrian.” (Enc.Britannica,
1972.Vol.18, fq. 810)
76

KUSHERIRI: Pirro
(v. 319-272 p.e.r.)

Mbret i Epirit, i biri i Akidit, nga oborri mbretëror i


Mollosëve, dhe kushëri i Aleksandrit të Madh. (li-
dhja e mundshme familjare është: gjyshi i tij,
Aleksandri i Mollosëve ishte vëllai i Olimpisë,
nënës së Aleksandrit të madh.)
“Kur Akidi ishte mposhtur nga froni nga një pjesë e
popullit të tij dhe ishte larguar nga mbretëria,
Pirroja, i cili akoma ishte foshnjë 2- vjeçare, ishte i
shpëtuar nga disa shoqërues besnikë të mbretit dhe
i ishte dërguar Glaukut, mbretit të një fisi ilir
(Taulantët). Me ndihmën e tij, Pirroja si dymbëdhjetë- vjeçar kthehet në fronin
e tij mbretëror…” ( Enciklopedia e re, 1902, fq.698)
Nga sukseset e tij ushtarake kundër Romakëve, lindi shprehja “Fitore
e Pirros” që paraqet një suskes të fituar me një kosto shkatërruese; “Edhe një
fitore si kjo dhe unë do të duhet të këthehem i vetëm në Epir”. – Pirro (Smith,
fq.62)
Ai “e shkroi historinë e artit të luftës e cila është e vlerësuar nga Sionisi
i Halikarnasit dhe Plutarku, autoriteti kryesor i jetës së tij.” (Enc.Brtiannica,
1963, Vol.18, fq.801)
“Ndaj të afërmve ai ishte i butë dhe nuk zemërohej lehtë, i zellshëm e
bile edhe i vrullshëm në kthimin e mirësisë.” - Plutarku
“Maqedonasit ishin të mendimit se qetësia e tij, shpejtësia e tij si dhe
veprimet e tij shprehnin ato të njëjtat veti si të Aleksandrit të madh…” -
Plutarku
“Pas kësaj beteje (kundër maqe-
donasve) Pirroja kthehet në shtëpi i
lavdishëm, duke gëzuar famë dhe reputa-
cion dhe i quajtur “Shqiponja” nga
Epirotët. ”Pranë jush” thoshte ai, “Unë jam
një shqiponjë, e si mos të jem, kur si krahë
për mbështetje i kam duart tuaja?.” -
Plutarku
(Përkthim i Drydenit, fq.317-318)
77

RESTAURUESI I:
Diokleciani (v. 245-313 k.e.re)
“Nën sundimin e mjerë të Valerianit
dhe Galienit, perandoria ishte nën zgjedhë
dhe gati se e shkatërruar nga ushtarët,
despotët dhe barbarët. Mirëpo, ishte shpëtuar
nga një sërë princash të mëdhenj, të cilët me
prejardhje ishin nga krahinat e Ilirisë. Në një
periudhë rreth tridhjetë-vjeçare, Klaudi,
Aureliani, Probi, Diokleciani dhe shokët e
tyre, ngadhënjyen mbi armiqtë e jashtëm e të
brendshëm të shtetit dhe me një disiplinë
ushtarake, përforcim të kufijve, e ripërtërinë
shtetin dhe e merituan titullin e restauruesve
te botës romake.” (Gibon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”,
Kapitulli 11)

“Njeriu që e rilindi dhe i dha një jetë të re, si pushtetit ashtu dhe artit
romak, në histori njihet si më mizori i të gjithë armiqve të besimit
krishterë…Krishterimi si dhe liria fetare aq sa munden, duhet përmbajtur fak-
tit si rregull, se persekutuesit e zemëruar të kishës nuk ishin në mesin e peran-
dorëve më të këqij por në mesin e më të mirëve…Gjëja që me të vërtetë ishte
e mrekullueshme ishte ajo që nën sundimin e Dioklecianit, të krishterët gëzuan
njëzet vjet paqe si dhe përkrahje perandorake. Kjo na bën të parashtrojmë pyet-
jen se çka ishte ajo që e shkaktoi këtë ndryshim të politikës së tij në etapën për-
fundimtare të sundimit të tij. Por një çudi e vërtetë ishte ajo që Diokleciani, si
një reformator i fuqishëm, nuk i filloi menjëherë persekutimet siq bënë peran-
dorët tjerë. Një kurs i tillë plotësisht do të ishte në tiparet e pozitës së tij të
përgjithshme në histori si dhe me pozitën e veçantë personale të cilat ai e
mori.” (Freeman, fq.47-50)

“Zotërat kanë vendosur se çfarë është e drejtë dhe e vërtetë; më të urtit


e njerëzimit, nga këshillat dhe veprat, janë provuar dhe kanë vendosur parimet
e tyre. Pra nuk është e ligjshme të kundërshtohet urtësia e tyre hyjnore dhe
njerëzore, apo të pretendohet se një fe e re mund të korrigjojë të vjetrën.
Dëshira për të ndryshuar krijimtarinë e paraardhësve tanë, është krimi më i
madh.” - Diokleciani (Firth, fq.22)
78

“Diokleciani pushoi…në Dalmaci ku ai e gjeti lumturinë në kul-


tivimin e kopshtit të tij…” (Enc.Americana, 1829-54), fq.241)

“Dëshiroj të kishe ardhur në Salonë (Dalmaci) dhe të shohësh lakrat që


i kam mbjellë: ti kurrë më nuk do të ma përmendje fjalën perandori.” -
Diokleciani (Smith, fq.329)

“Ashtu si sundimi i Dioklecianit ishte më i famshëm se i cilitdo nga


paraardhësit e tij, ashtu ishte edhe lindja e tij, e mjerë dhe e turbullt…Ai vjen
nga një qytet i vogël i Dalmacisë, prej nga ishte edhe nëna e tij.” Shën. plot. #
1: “Me sa duket ky qytet quhej Doclia, sipas një fisi të vogël ilir…”
(-Gibbon, Kapitulli 13)

Konstantini, një mik i Dioklecianit, gjithashtu ishte një ilir nga fisi
Dardan. “Edhe pse rininë e tij e kishte kaluar në luftime, ai posedonte një
natyrë të butë dhe të dashur…” (Gibbon, Kapitulli 13) i biri i tij ishte
Konstantini i Madh; stërnipi i tij ishte Juliani, mohuesi i fesë.
79

SHPËTIMTARI:
Konstantini i madh (v. 274-337 k. së re)
“Na është dashur një kohë e gjatë për tu bindur se liria e
adhurimit nuk duhet ndaluar, por duhet të jetë dëshira e
secilit individ që të kryejë të gjitha shërbimet e shenjta
sipas mënyrës dhe zgjedhjes së tij…Prandaj unë, peran-
dori Konstantin…i shpërblej të krishterët, dhe të gjithë të
tjerët, me lirinë e adhurimit, të cilin ata e preferojnë, me
qëllim që çfarëdo hyjnie të ekzistojë, mund të jetë i favor-
shëm për ne dhe për të gjithë ata që jetojnë nën udhëheq-
jen tonë.” – Konstanini i madh (Dekret i Milanos-Toleranca, 313.k. së re).
“Personaliteti dhe intelekti i Konstantinit ishte pasuruar me dhurata më të
zgjedhura nga natyra. Ishte një truplartë fisnik, me pamje madhështore…
Mangësia e një të paarsimuari, nuk e pengoi aspak atë për të formuar
vlerësimin e tij të drejtë për rëndësinë e vlerës së të mësuarit; kështu që arti dhe
shkenca fituan pak inkurajim nga mbrojta më se bujare e Konstantinit. Bile
edhe ata të cilët censuronin masat e tij të drejta, ishin të detyruar të pranojnë se
ai posedonte një zemërgjerësi të rallë… Në fushëbetejë ai me shpirtin e tij të
guximshëm frymëzonte trupat e tij.” (Gibon, “Dobësimi dhe rënia e peran-
dorisë Romake”, Kapitulli 18)
“Ai akuzohej për ambicie të tepruara, bujari të tepruar si dhe për prirje orien-
tale si paradim. Mirëpo në ballë të ushtrisë së tij ai ishte më se i guximshëm, i
butë dhe tolerues në marrëdhëniet me të nënshtruarit e tij, i parapëlqyer nga
populli i tij, terrorizues i armiqve të tij.” (Enc.Americana, v.1829-54, fq.458)
“ Konstantini interesohej shumë për disa nga elementet themelore të besimit të
krishterë, por jo për mëshirën e zotit e as mëkatin e njeriut, as dënimin dhe as
shpëtimin, as dashurinë vëllazërore e as mos ta përmendim përulësinë. I flaktë
në bindjet e tij, megjithatë ai mbeti i harruar nga imp-
likimet e tyre morale. Historianët modern ishin mjaft
të ngacmuar nga kjo; paganët e lashtë këtë e shënuan
si leverdi. Sipas tregimeve të tyre, perandori nuk
ndryshoi aspak besimin e tij deri sa nuk i dërgoi në
vdekje gruan dhe birin e tij, e pas kësaj kërkoi pastrim
të shpirtit nga zotërat e vjetër. I shpifur nga drejtësia
e tyre e lartë, ai iu drejtua krishterimit, përmes të cilit
ai fitoi një zëvendësim të rrejshëm. Mirëpo më në
fund i erdhi dënimi. Vëllezërit e tij e helmuan si hak-
marrje për vrasjen e (djalit të tij) Krispit.” (MacMullen, fq.239)
80

NIPI: Juliani
(331-363 k.së re)
“Perandor romak dhe nip i Konstantinit të madh…”
“…unë nuk e trashëgoj qafën dhe gjoksin e gjërë të
Flavianit, trashëgim i etërve tanë ilirë që ishin burra të
maleve.” – Juliani (Vidal, fq.15)

“Emri i Julianit, pasardhësit të Konstantinit (II) ndër-


lidhet ngushtë me përpjekjet e fundit për rikthimin e
paganizmit në perandori. Juliani ishte një personalitet
i veçantë dhe interesant i cili për një kohë të gjatë
tërhoqi vëmendjen e dijetarëve dhe shkrimtarëve. Në letërsi, shkrimet për
veprimtarin e tij zënë një vend mjaft të gjerë. Shkrimet e Julianit, të cilat janë
të ruajtura, japin një material të pasur për gjykimin e filozofisë dhe veprim-
tarisë së tij. Qëllimi kryesor i gjurmuesve të këtij lëmi, ka qenë të kuptojnë dhe
interpretojnë entuziazmin e tij aq bindës “Helen” të ndërmarrjeve të tij të drej-
ta dhe të suksesshme, të njeriut i cili në pjesën e dytë të shekullit të katërt bën
përpjekje për ta rikthyer dhe rilindur paganizmin dhe të krijojë themelet e jetës
religjioze të perandorisë.” (Vasiliew, fq.68-69)

“Dhe në mënyrë që të shtojë efikasitetin e urdhëresave të tij, ai i ftoi


në pallat peshkopët krishterë ...si dhe popullin...dhe me mirësjellje i këshilloi
ata për të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre, dhe secili, pa frikë dhe pa
kundërshtime, ta vëzhgojë besimin e tyre.” – Ammianus Marcellinus, v.330-
391 K.së re (trans. Nga Rolf, fq.203)

“Tani më duhet të kërkoj nga ju të mbani paqen në qytete. Nëse nuk e


mbani, unë si udhëheqës i magjistratit do t’ju ndëshkoj. Mirëpo, ju nuk keni
përse të frikësoheni nga unë si Pontifex Maximus, (kryepeshkop) nëse silleni
me mirënjohje dhe u bindeni ligjeve qytetare dhe i kryeni kontestet tuaja në
mënyrë të drejtë, ashtu siç i keni kryer në të kaluarën, predikoni vetëm fjalët e
Krishtit dhe ne do të mund të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Por me siguri se ju nuk
jeni të kënaqur me këto pak fjalë. Ju po shtoni gjëra të reja për çdo ditë. Ju po
e breni helenizmin, ju po i përvetsoni ditët tona të shenjta, ceremonitë tona…Ju
po na plaçkitni, po na rrefuzoni, ndërsa citoni Cyprianin mendjemadh (Shën
Kipriani) i cili thotë se nuk ka shpëtim jashtë besimit tuaj! A duhet dikush të
beson se me mijëra gjenerata të njerëzimit, e në mesin e tyre Platoni dhe
Homeri janë të humbur…Mirëpo unë nuk jam këtu t’ju kritikoj, por vetëm të
81

kërkoj nga ju të ruani paqen dhe kurrë mos të harroni se madhështia e botës
tonë ishte një dhuratë e zotrave të tjerë dhe të ndryshëm, filozofi më e mprehtë
që reflekton shumëllojshmërinë në natyrë.” – Juliani (Vidal, fq.338)

“Karakteret e mohueseve të fesë e lëndonin reputacionin e Julianit; dhe


entuziazmi që ia turbullonte virtytet ka ekzagjeruar rëndësinë e vërtetë dhe të
dukshme të gabimeve të tij…ai përhapi tek të gjithë banorët e botës romake
përfitimet e tolerancës së lirë dhe të barabartë; dhe vështirësinë e vetme që ua
shkatoi të krishterëve ishte t’i privojë nga fuqia persekutimit të shokëve të tyre,
të cilët ata i njollosnin me tituj të urrejtjes të idolatrisë dhe heretikëve…”
(Gibbon, “Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, Kapitulli 23)

“ Në vrullin e entuziazmit të tij, Juliani e kuptoi se rivendosja e


paganizmit përfshin edhe shumë vështirësi të mëdha. Në një nga letrat e tij ai
shkroi: “ Më duhet shumë ndihmë të ngritem kundër asaj që na kaploi në këto
ditë të liga.” Mirëpo, Juliani nuk arriti të kuptojë se paganizmi i rrënuar nuk
mund të ngritet sërish, pasiqë ishte i vdekur. Veprimet e tij ishin të dënuara për
dështim.”Skemat e tij mund të përballonin përmbytjen; bota nuk do të
humbiste gjë nga dështimi i tyre (Boissier, “La fin du Paganisme I, Fundi i
paganizmit,fq.142).” (Vasilev, fq.77)
82

I SHENJTI: Shën Jeronimi


(v. 342-420 k. së re)
“Ai u bë mjeshtër i gjuhës latine dhe asaj
greke, gjuha amtare e tij ishte ilirishtja…”
(Thurston & Attwater, fq.686)

“Ai u bë dijetari më i shkolluar i mësimeve


biblike të kohës së tij. Ai i pari e vlerësoi këtë
fakt dhe ishte i prirë që t;i përgjigjet secilit
mendim të ndryshëm. Megjithatë, ai i pra-
nonte të metat e tij, veçanërisht mangësinë e
natyrës së tij, të përuljes pak si të vrullshme
por burrërore. Pozita e tij si përkrahës i dog-
mës katolike, ende është pozita më e lartë e caktuar e një dijetari biblik. Ai vdiq
në Betlehem dhe zyrtarisht është i përnderuar si doktor i kishës.” (“Libri i të
shenjtëve” i përpiluar nga Benedict Monks)
83

LIGJDHËNËSI: Justiniani i madh


(v. 483-565 k. së re)
“Justini dhe (nip i tij) Justinani, me gjasë ishin
ilirë apo shqiptarë. Justiniani ishte i lindur në një fshat
të Maqedonisë së Epërme, jo larg nga Uskubi (Shkupi)
i sotëm, në kufirin shqiptar.” (Dokumenti, i cili bazohet
në prejardhjen e emrave të tyre si sllave është vërtetu-
ar se është i krijuar në “shekullin 17-të, thjesht legjen-
dar dhe pa asnjë vlerë historike. Kështu që teoria e pre-
jardhjes sllave të Justinianit duhet patjetër hedhur
poshtë…”) (Vasiliev, fq.129)
(“Justin” në shqip – “Iu-shtin” (stin) = “hyjnor-stinë”. Shih te Mayani
kushtuar “iu”-së, fq.114)
“Titujt e kotë të fitoreve të Justinianit i ka mbuluar pluhuri, por emri i
ligjdhënësit është i gdhendur në një moment të drejtë dhe të përjetshëm. Nën
sundimin e tij dhe me kujdesin e tij, jurisprudenca qytetare shkrihet në veprat
e pavdekshme të “kodit”, “pandektit” (përmbledhje ligjesh) dhe “insti-
tuteve”…” (Gibbon,”Dobësimi dhe rënia e perandorisë Romake”, kapitulli 44)
“Kodi i Justinianit u ruajt në drejtësinë romake, kod ky që u dha principet
themelore ligjeve që rregullojnë shumicën e shoqërive moderne. ”Paracaktimi
i Justinianit paraqet një nga veprat më të frytshme për përparimin e njerëzim-
it.” – Diehl, Justinin, fq.428 (Vasiliev, fq.146)
“Drejtësia është paracaktim i sinqertë dhe konstant që do të bëjë për
çdo njeri atë që është e duhur. Parimet e ligjit janë këto, për të jetuar me nder,
që të mos dëmtojmë asnjë njeri tjetër, që çdo njeri të marrë ate që i takon.” -
Instituti i Justinianit, v.533 k.së re
84

TRASHËGIMTARI: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu


(1405-1468)
“Princi shqiptar me të drejtë mund të jetë i
lavdëruar si një kampion i paepur i pavarësisë së
tij kombëtare. Entuziazmi i tij si kalorës dhe
besimtar, e radhitën atë pranë emrave të
Aleksandrit të Madh dhe Pirros; as ata nuk do të
turpëroheshin ta pranojnë bashkatdhetarin e tyre
të guximshëm. Por sundimi i tij i kufizuar dhe
pushtetmbajtja e shkurtër, do ta lënë atë pak në
një distancë modeste nga heronjtë e lashtësisë,
të cilët kishin triumfuar kundër lindjes dhe
legjioneve romake.” (Gibbon, “Dobësimi dhe
rënia e perandorisë Romake”, Vol.III, fq.2323;
Gjithashtu Drizari, “Skënderbeu”, fq.XIV)

“Skënderbeu, për më se njëzet e pesë vjet luftoi kundër fuqisë së


përgjithshme otomane, të udhëhequr nga aftësitë e Muratit dhe pasardhësit të
tij, Muhamedit, pushtuesit të Konstantinopolit (Stambollit). Vështirësitë naty-
rore të vendit të egër dhe malor të cilin ai e sundoi, i ofroi mundësinë e një
rezistence të gjatë kundër turqve, të cilët kudo tjetër ishin triumfues. Por gje-
nialiteti i tij ushtarak, me siguri se duhet të ketë qenë shumë i lartë dhe pa
marrë parasysh të gjitha legjendat rreth personalitetit të tij, ne lirisht mund të
besojmë që udhëheqësi i parapëlqyer i malësorëve shqiptarë, i cili në betejat
guerile kryesisht i ndaloi turqit, me siguri se ka dëshmuar guxim dhe aftësi të
jashtëzakonshme dhe se ka poseduar fuqi dhe veprimtari të cilat rrallë mund të
gjenden tek shumica e njerëzve.” (Creasy, fq.69)

Pas vdekjes të Skënderbeut, otomanët (turqit) e pushtuan Shqipërinë.


Për 450 vitet e ardhshme, Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Otomane.

“Pas pak nga muret e kështjellës


flamuri i hënës bie
dhe turma shihet më mirë
Si një mrekulli në qiell
valvitet flamuri i Iskanderit
shqiponjë e zezë me dy krerë…”
Henry Wadsworth Longfellow
85
86

PIRATI: Khair-ed-Din Barbarosa


(1466-1546)
Admiral i lartë i flotës Turke dhe “mbret” i
Algjerisë…
“Themeluesi i familjes ishte Jakupi, një Rumeliot, me
gjasë i gjakut shqiptar…” (Enc.Britannica, edic.11-të)
Për vëllanë e tij, Arouj Barbarrosa:
“Nga suksesi i tij që kishte në pirateri përgjatë brig-
jeve barbare, ai u bë pronar i dymbëdhjetë anijeve…ai
fitoi namin e të tmershmit, kështu që…sunduesi i
shtetit të Algjerisë kërkoi ndihmën e tij kundër span-
jollëve. Me pranimin e tij në Algjeri ishte shkaktar që
sunduesi të mbytet...dhe të shpall veten mbret.” (Enc.Americana, 1829-54,
fq.561)
Për nipin e tij, Arnaut Mami:
Servantesi, autori i “Don Kishotit” (Pjesa I, kapitulli 39 & 41) ishte i
robëruar (1571) nga Arnaut Mami, “nip i kusarit të njohur (Khair)
Barbarosa…Arnaut Mami, i cili u printe sulmeve mbi anijen “Sol”…ishte me
prejardhje shqiptare.” (Fredmore, fq.74 & 83)
“Ekrem Reshid kishte shkruar për te (Khairin): “Ai e pa botën, mbarë
botën me të gjitha kontinentet e saj, detrat e saj, brigjet e saj dhe hapësirat e
gjera të pafund të shkretirave, ai ëndërronte një perandori të mrekullueshme që
do të shtrihej që nga Lindja e deri në Perëndim. E në Perëndim, përtej oqean-
it, në Botën e Re. Ai ëndërronte të popullojë Botën e Re me njerëz të fortë dhe
të vendos standardet e tij dhe religjionin e tij. Ai ëndërronte të pushtojë Indinë
dhe të arrijë në Kinë…” Ky koncept poetik i Kheir-ed-Dinit të madh, ndoshta
edhe nuk ishte shumë larg të vërtetës. Gjithashtu është e vërtetë se ai i ndoqi
objektivat e tij (çfarëdo që të ishin) në mënyrë pragmatike.” (Bradford, fq.124)
“1543. “Me sa duket nga kjo kohë ai është në shërbim aktiv dhe i
dhënë pas një jete tejet dëfryese me robëreshat e tij, deri në moshën e tij 80
vjeçare kur edhe vdes… Me vrazhdësinë e një turku dhe kusarinë, megjithatë
posedonte një ndjenjë bujare dhe kishte krijuar një karakter të nderit dhe
besnikërisë në veprimtarinë e tij.” (Enc.Americana, 1829-54, fq.561)
“Në Turqi, ai është karakter i shumë librave fëmijësh si dhe shpesh
paraqitet në revista ilustruese si shembull i një Fransis Drejku turk dhe Robin
Hudit…Jeta e tij e ashpër, vdekja paqësore, të arriturat e jashtëzakonshme,
analet turke të vitit 1564 thjesht e shënojnë: ‘Mbreti i detrave vdiq’.”
(Bradford, fq.207)
87
88

BOTUESIT-DUETARËT
(Stefani) Shekulli XVI
“Familja Estienne, një familje e famshme e
filologëve francezë të Renesancës ishte me
origjinë shqiptare…” (Konica, fq.2)
Themeluesi, Henri Estienne, e hapi shtyp-
shkronjën e tij në Paris në vitin 1505; ai vdiq në
vitin 1520. Djemtë e tij, Roberti dhe Sharli, si dhe
nipi i tij Henri, i quajtur “Henri i Madh”, ishin
meritorë për të arritura të mëdha në lëmin e shtyp-
it-botimit.
“Në vitin 1526, Robert Estienni filloi me
botimet në emrin e vet dhe si rezultat i kësaj ishin
një sërë punimesh nga më të vlefshmet. Pjesa më
e madhe e botimeve të klasikëve grekë dhe romakë, ishin të pasuruara me shën-
ime dhe libra mësimorë me vlera…në vitin 1531 ai e botoi edicionin e parë të
mrekullueshëm ”Thesaurus Linguae Latinae”…në vitin 1532 ai posedonte një
radhitje të bukur shtypi me të cilin ai e shtypi Biblën elgante latine …(Për
Henrin e Madh) në vitin 1572 (ai) e botoi “”Thesaurus Linguae Latinae” e tij
akoma të pakrahasueshëm, i cili paraqet një thesar të mësimit dhe kritikës...”
“Për vdekjen e Henrit më 1589 thuhet: “I tillë ishte fundi i dijetarit më
të shkolluar dhe të paepur, i cili ishte më i shquari për shërbimet, të cilat ia
kushtoi kauzës së letërsisë së lashtë.” (Enc.Americana, 1829-54, fq.586-588)

(Simboli i ilustruar më poshtë ishte krijuar për Biblën Latine e më vonë


shndërrohet në emblemë familjare).
89

Restauruesi II: Muhamed Kuprili


(1586-1661)
Vezir i madh i Perandorisë Otomane…
” Një shqiptar, me origjinë të pastër…”
(Kinross, “The Ottoman centuries”, fq.331)

“Shqiptarët e konvertuar ishin të paracak-


tuar të luajnë rolin kryesor në rilindjen e
Perandorisë Otomane. Për shtytësit dhe karrieristët
me prejardhje të thjeshtë fshatare, në ushtrinë dhe
administratën otomane, rrugët e përparimit mbeten
të hapura. Në mesin e shekullit të shtatëmbëdhjetë
shqiptarët braktisën malet e tyre për t’i marrë pozi-
tat të cilat gjer më atëherë, gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i kryenin
skllevërit e Bosnjës dhe Serbisë. Aftësitë ushtarake dhe qëndrimet që ata sol-
lën me vete nga atdheu i tyre, mjaftuan që kur të gjejnë përdorimin e tyre në
njëmijë pikat e ushtrisë dhe administratës, të japë një karakter të ri agresiv të
politikave otomane. Trashëgimia e zakoneve të tyre fisnore, i bëri ata nëpunës
mbretërorë të devotshëm dhe vetëmohues të atij lloji, që rrallë herë kishin lin-
dur në trojet e Perandorisë Otomane. Për malësorët shqiptarë marrëveshja më
detyruese ishte “Besa” ose përbetimi i miqësisë, fillimisht një instrument i
ndërlidhur me gjakmarrjen që e brente shoqërinë e tyre. Shqiptarëve që hynë
në shërbim të sulltanit, ”Besa” u siguroi një rëndësi të veçantë. Ata, zakonisht
format e marrëveshjes së nevojshme për pranimin e shërbimit në familjen
mbretërore i konsideronin si ekuivalent me përbetimin e tyre tradicional të sol-
idaritetit dhe miqësisë. Emigrantët shqiptarë në qytetet e Perandorisë
Otomane, me përkushtimin e dhënë të besnikërisë së fortë të tyre, që në atdhe-
un e tyre e trashëgonin për miqtë dhe shokët e betuar të armëve, punëdhënësve
të tyre do t’u mundësojë të gjejnë mbështetje dhe të njohin betimin e tyre të
bindjes nën presion, gjë që do të kishte tjetërsuar çdo grup tjetër etnik në
Perandorinë Otomane.” (-Coles, fq.175-176)
“Muhamed Kuprili, meriton të nderohet si themeluesi i dinastisë së
ministrave, të cilët e ngritën Turqinë, përkundër mungesës të princërve të saj,
edhe një herë më shumë në pushtetet krahasuese, prosperitetin dhe lavdinë,
gjatë të vonuar, në qoftë se ata nuk do të shmangnin, rënien përfundimtare të
Perandorisë Otomane…sundimtari i këshillit të Perandorisë Otomane kishte
qenë në rininë e hershme një djalosh kuzhinier, e më vonë të rritet në
kryekuzhinier.” (Creasy, fq.232)
90

Kuprili “ishte një burrë me përvojë, mendjemprehtë dhe me njohuri të


lartë të makinerisë qeveritare dhe me të metat e saj. Ai ishte mjaft energjik në
aksionet e tij dhe më tepër ishte njeri i veprës së i fjalëve, një diktator me vull-
net të papërkulur…” (Kinross, fq.332)
“Miqtë që e njihnin vendosmërinë e karakterit të tij, veprimtarisë së tij,
dhe të menduarit e mprehtë të tij praktik, e rekomandonin…si njeri i cili ndosh-
ta do të mund të rivendoste një shkallë qetësie perandorisë në vuajtje…”
(Creasy, fq.233)
91

PRINCI: George Ghica


(1600-1994)
“Familja Ghica është një nga familjet që luajtën rol të madh në zhvil-
limin e Rumunisë moderne, shumica prej tyre ishin princër të Moldavisë dhe
Vllahisë. Sipas historianëve të Rumanisë, familja Ghica (Gjika), ishin me pre-
jardhje të thjeshtë, të ardhur nga…Shqipëria.” (Enc.Britannica, Vol.10,
fq.334)
Fillimisht, ai (George), ishte “emëruar nga Vasile Lupu (princ…prej
1634-1653 gjithashtu shqiptar) si përfaqësues i tij në Portën Otomane. ”Një
tregim tjetër flet për Ghican se ka qenë mik me vezirin e famshëm turk, Kuprili
“i cili u njoftua me Georgin gjersa shiste pjepër në rrugët e Konstantinopolit
dhe i kishte ndihmuar atij për pozitë të lartë.” (Enc.Britannica, 1963 &1970)
Elena Ghica (1827-1888) ishte novelistja e mirënjohur e cila shkroi
nën pseudonimin Dora d’Istria. Ajo në Florencë (Itali), “botoi vepra që karak-
terizoheshin me komunikim të butë dhe përshkrime madhështore…një nga
punimet e fundit ishte i kushtuar historisë së familjes së saj, (Shqiptarët në
Rumani: Tregimi mbi princërit Ghica), (Florence, 1873).” (Enc.Britannnica,
1963, Vol.10.fq.334) Ajo gjithashtu shkroi për shqiptarët në luftën për pavarës-
inë e Greqisë.
(Ilustrimet: Grigori II, stërnipi i madhi George Ghicas dhe Elena Ghica
pasardhëse).
92

PAPA: Clementi XI
John Francis Albani
(1649-1721)
Një nga pasardhësit e refugjatëve shqiptarë që
ikën në Itali pas vdekjes së Skënderbeut në vitin
1468.

“Një koloni e shqiptarëve të arratisur, të cilët


u vendosën në Kalabri dhe të cilët deri në ditët e
sotme (V.1778) e kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet
e stërgjyshëve të tyre.” (Gibbon, “Dobësimi dhe
rënia e perandorisë Romake”, Vol III, fq.2323)

“Qysh nga kohët e lashta, shumë popuj janë vendosur në Italinë


jugore…por vetëm shqiptarët kanë mbijetuar si grup etnik.” (Nasse, “Fshatrat
italo-shqiptare në Italinë jugore” 1964, fq.65)
93

MBRETI: Muhamed Ali Pasha


(1769-1849)
Sunduesi më “i madh i Egjiptit... i shekullit
nëntëmbëdhjetë Muhamed Aliu ishte shqiptar, ishte me
një prejardhje të thjeshtë, njëjtë si ajo e korsikanit
(Napoleonit)…ai në fëmijëri ka qenë jetim dhe i tillë
është ngritur, i ushqyer me ambicie të forta…”
(Kinross, fq.98)
“Bonaparta ia arriti qëllimit që vetëm ta për-
mbysë oligarkinë e Mamelukëve të fundit dhe
Otomanëve. Menjëherë më pas arrin një mercenar
shqiptar, Muhamed Aliu, duke u zhvendosur nga Konstantinopli në Egjipt dhe
duke vazhduar luftën kundër francezëve. Francezët u dëbuan me ndihmën e
Britanisë, Mamemlukët ishin të asgjësuar, e Muhamed Aliu…e paraqiti veten
si çlirimtar e bashkues dhe e shpalli veten Pasha i Kairos.
“Ai e rindërtoi shtetin e Egjiptit…dhe e themeloi dinastinë e cila do të
qëndrojë deri te Faruku, mbreti i fundit.” (Gougang & Gouvion, fq.122)
“Ky pasha i tanishëm, Muhamed Aliu është një njeri i mundësive të
larta…ne po e shohim një princ i cili ia zhveshi vetes të gjitha paragjykimet e
popullit të tij, dhe i cili mori një model Europian për ta ndjekur, për të krijuar
rishtas një mbretëri të Ptolemeut.” (Enc.Americana, botimi 11-të)
“Në të vërtetë Ali pasha ishte një barbar i pashkolluar…guximtar, i
ashpër, i mprehtë, shumë dinak, dorështrënguar dhe tejet ambicioz. Ai kurrë
nuk mësoi shkrim dhe lexim…kështu që Europianët që ishin në kontakt me të,
lavdëronin dinjitetin dhe joshjen qe ai e posedonte, meçurinë e tij dhe mend-
jeprehtësinë e tij të mahnitëse, që i mundësonte t’i kuptojë motivet e njerëzve
dhe qeverive për të zgjidhur në mënyrë efektive çfarëdo situate që do të
paraqitej.” (Enc.Britannica, botim i vogël)
(Skena: Muhamed Aliu, njofton gruan e tij në harem për shpallen e tij Mbret i
Egjiptit…)
“Po, ti përgjithmonë do të mbetesh gruaja ime e parë dhe nëna e ndershme e
djemve të mi. Ti përgjithmonë do të jesh shoqja ime.”
“Po, kjo ishte ajo fjalë. Ajo i mbyll sytë dhe ngjethet.
“Mirë pra, Muhamed, shoqja jote! Megjithatë, unë nuk do të të nderoj si shok
i imi, por si imzot dhe si njeriun e vetëm që më së shumti në botë e kam dashuruar!”
“Ai butë ia ledhaton qafën me dorë dhe i jep një puthje në ballë. Një puthje e
tillë, në zemrën e një femre që dashuron shkakton njëfarë rrëqethjeje.”
(Mulbach, “Mouhamed Aliu dhe shtëpia e tij”.)
94

(Stërnipi i Ali Pashës, Ismaili) (Ali Pasha)

(Ali Pasha) (Nip i Ali Pashës, Faruku)


95

Restauruesi III
(1820-1830
“Heladhë! murgëz e lavdis së çdukur!
Në varr, e gjallë, e shtypur, por e madhe!
Kush do t’u prijë bijve të shprëndarë,
T’i zvjerdhë nga lëngatë e skllavërisë?

Lord Bajroni “Shtegtimet e Çajlld Harolldit”, (Canto II, 73)

“Shqiptari është një Europian; dymijë vjet e më tepër ai jeton aty ku ka


jetuar gjithmonë - në fortesën e Epirit dhe Ilirisë…në fillim të shekullit të nën-
tëmbëdhjetë, shqiptarët u bashkuan me fqinjët e tyre jugorë, me grekët dhe
ishin shtylla kryesore e luftës për pavarësi.” (Damon, T. National Geographic,
Nëntor 1912, fq.1090)
“Duhet patjetër të mbahet mend se banorët e ishujve, posaçërisht të
atyre të përmenduara paraprakisht (Hidra, Specia, Ipsara) dhe popullata hero-
ike e Sulit, janë krejtësisht ndryshe… nëse dëshirojmë të kemi një kuptim të
drejtë për luftën në Greqi… (Ata) kanë fituar një emër në histori, emër ky që
do të jetë i nderuar për aq kohë sa një dashuri e guximshme dhe e pathyeshme
për liri si dhe guximi i paepur në një luftë të pabarabartë, të jetë i çmuar.”
(Enc.Americana, 1829-54,”Revolucioni në Greqinë moderne”, fq.18)
“Suliotët, bashkëvendësit e Marko Boçarit dhe më të guximshmit të
malësorëve lindorë, ishin një fis shqiptarësh të krishterë, që numëronin rreth
2500 luftëtarë….” (Clark, 1898, fq.179)
“Banorët e parë të Hidrës dhe Species ishin me prejardhje shqiptare.
Ata, me dialektin e tyre arnaut (shqiptar) e gjithashtu edhe me karakterin e tyre,
veshjet dhe zakonet, dallojnë nga romaikët (grekët e rinj) dhe grekët modern.”
(Enc.Americana, 1829-54, “Hidra”, fq.504)
”Hidriotët e të gjitha pozitave shfaqnin karakterin e veçantë të racës
shqiptare. Ata ishin krenarë, të pacipë, të stuhishëm dhe lakmitarë të fitores.Të
parët (klasat e larta) ishin xheloz dhe të vështirë, njerëz të vrazhdë dhe të dhun-
shëm. Por të gjithë posedonin disa virtyte të pastra dhe një ndershmëri me të
cilën ata përmbushën angazhimin e tyre.” (Finley, G., “Historia e Greqisë”,
Tozer, bot. Oxford, 1877, Vol.VI, fq.31. shih Konica, fq.54)
“…është një fakt i mrekullueshëm se tre burrat më të mëdhenj të ngrit-
ur në Turqi gjatë kësaj periudhe, që të gjithë ishin me origjinë shqiptare.”
(Hughes, T.S., “Udhëtimet në Greqi dhe Shqipëri”, bot. i dytë. Londër, 1830,
Vol. II, fq.108. shih Konica, fq.53)
96

“Për luftimet kundër grekëve, Muhamet Aliu ishte i shpërblyer nga


porta për shërbimet e kryera nga forcat e tij të udhëhequra nga i biri Ibrahimi.
(Enc.Amerikana, 1829-54, “Egjipti”, fq.248)
Pra, këto janë faktet: Shqiptarët e Perandorisë Turke, përfshirë Egjiptin
dhe Shqipërinë, ishin dërguar kundër shqiptarëve që identifikoheshin me
kauzën e lirisë nga Turqia e që në fakt paraqisnin “boshtin kryesor” të revolu-
cionit grek. Të dhënat për luftën greke për pavarësi, që nga fillimi mund të lex-
ohen si një “luftë civile shqiptare”.
Lord Bajroni mori pjesë në këto luftime në anën e Suliotëve dhe vdiq
në këtë luftë. Është më se e besueshme se ai e kuptoi përgjigjen e pyetjes së tij
poetike:
Kush do t’u prijë bijve të shprëndarë,
T’i zvjerdhë nga lëngatë e skllavërisë?

Ai me siguri që ishte i vetëdijshëm edhe për ironinë…


97

(Ilustrimet: Nëna Shqipëri” e shoqëruar me fëmijtë e saj, të cilët luftuan njëri-


tjetrin… Gergj Kundrioti nga Hidra, më vonë kryetar i Greqisë, Laskarina
Bubulina nga Specia, Muhamed Aliu i Egjiptit, Ibrahim Pasha, kapiten i flotës
detare turke, Marko dhe Noto Boçari, udhëheqsit suliotë; dhe Ali Pasha, sun-
duesi i Shqipërisë jugore…)
98

BURRËSHTETI: Françesko Krispi


(1819-1901)
“Krispi, burrështeti italian, ishte një shqiptar i
plotë. Ai ishte anëtar i një kolonie të madhe shqiptare
në Sicili dhe Italinë jugore...” (Damon,
T.,”National Geogrphic, Nëntor, 1912, fq.1093)
“Kur shqiptarët e Sicilisë u ngritën pas
Garbiladit dhe luftuan për një Itali të lirë dhe të
bashkuar, për ta mendohej se ishin italianë. Kur
shqiptarët e Epirit luftuan për lirinë e Greqisë, për ta
mendohej se ishin grekë. Kur ata luftuan për lirine e
Turqisë, për ta mendohej se janë turq. Dhe kjo është
me rëndësi shumë të madhe. Kur shqiptarët u ngritën
për të luftuar për lirine e Shqipërisë, ata luftuan prapa një perdeje të
pakuptueshme të heshtjes.
“Ata ishin të rrethuar nga vija e fushëbetejës. Sllavët ishin në veri dhe
në lindje, grekët ishin në jug; italianët në perëndim. Në vitin 1910, Shqipëria
plotësisht ishte e shkëputur nga bota. Asnjë telegraf apo telefonatë nuk shkoi
nga Shqipëria për në Europë; asnjë postë nuk kaloi pa censurë, asnjë udhëtar
nuk udhëtoi pa vizë nga armiku.
“Prapa kësaj perdeje të heshtjes, e vërteta për Shqipërinë mbetet e
fshehtë. “ (Lane, R., “Majat e Shalës”, 1923, fq. 290-291)
99

ATDHETARI: Isa Boletini


Rilindja Kombëtare 1912
Në fillim të shekullit të 20-të “Nëna Shqipëri”
ngriti kokën e saj nga pluhuri, gati se pa kurrfarë letër-
sie, pa shkolla dhe me një popullatë që nuk dinte të
shkruajë dhe lexojë. Ajo është e vogël dhe e vetmuar,
në një botë të ndryshuar, për të cilën ajo ishte e papër-
gatitur…

Isa Boletini vjen nga malësia e


Shqipërisë veriore (Gegëria) për
të marrë pjesë në Rilindjen
Kombëtare. Në kohën e
mendimeve të ndryshme rreth
ardhmërisë së Shqipërisë, ai e
vuri dorën mbi armë dhe tha:
“Vëre flamurin e “Nënës
Shqipëri”, le të flasë era. Askush
ty nuk do të të ndal; as përçarësit
këtu në Shqipëri, e as fuqitë e
mëdha të Europës e Azisë; as
edhe qielli e as vetë ferri!”

Dhe era foli. Sërish toka dhe


era ishin bashkë…
100

KRYETARI: Admiral Kundruoti


(1855-1935)
“Kryetari i republikës greke të asaj kohe (1924),
admiral Kundruoti, me familjarët e tij në shtëpi fliste
shqip.” (Ladas, “Këmbimi i pakicave”, fq.386-387; duke e
cituar një diplomat Grek; Shën.plot. Liga e kombeve,
“Gazeta zyrtare” Tetor 1924, fq.1354-55)
“Në Specë…fjalët shqiptare mbulojnë hartën lokale,
aty shihen edhe pronarët e anijeve të cilët emrat e paraard-
hësve të tyre i kishin marrë nga terminologjia klasike e ani-
jeve, me të cilat ata luftuan aq trimërisht për pavarësinë e
Greqisë, dhe që paraqisnin një fizionomi të mrekullueshme shqiptare. Që të dy
kryetarët e parë të Republikës Helene ishin të gjakut shqiptar, e ministri i
mëvonshëm në Athinë (i cili fliste rrjedhshëm greqishten) më tregoi se ai kishte
zakon të fliste me ta në gjuhën shqipe. Pasardhësi i tij mirëpriti popullsinë e
konsiderueshme shqiptare nga Salamina. Kryeministri autokrat i mbretërisë së
dytë, Bulgari, i cili vjen nga Hidra, sikurse edhe admirali Kundruoti, me nofkë
“nëna e karavidheve dhe kryeministrave”, kur ishte pyetur të arsyetojë nga
aspekte të shumta zgjedhjet e pjesërishme të vitit 1874, ai u përgjigj në shqipen
e ishullit të tij, “ashtu dua unë”.” (Miller, W. “Greqia, vendi dhe populli”,
fq.19. Referimi për “Admiral Kundruoti” në këtë shënim me siguri ka të bëjë
me Goerg Kundruotin, njërin nga kryetarët e parë të republikës greke. Kryetar
në vitin 1924 ishte Paul Kundruoti, në ilustrimin e mëposhtëm).
101

BABAI: Mustafa Kemal Ataturku


(1881-1938)
Babai i Turqisë moderne - i lindur në Selanik,
Maqedoni…
Për prindërit e Ataturkut:
“Ali Riza… i karakterit të butë, ndoshta një njeri
i parëndësishëm i lindur në Shqipëri…
“Gruaja e tij ishte Zybejda. Ajo gjithashtu ishte
shqiptare…” (Orga, fq.10)
“Turku më i shquar prej kohës së Muhamed
Aliut…” (Wortham, fq.43)
“Ataturku nuk ishte një turk i zakonshëm. Më i drejtë se shumica, me
mollëza të larta dhe sygjerë të kaltër të çeliktë, me trup të vogël dhe lëvizje të
ngadalshme. Trupi i tij rrezatonte energji edhe kur prehej, sytë e tij të ftohtë i
shkëlqenin, i gjithëdijshëm dhe i gjallë varësisht nga disponimi i tij kontradik-
tor. Alternues i sinqertë dhe i heshtur, brenda tij për një çast tensioni do të gufo-
jë me një shpërthim të ashpër, e çastin tjetër të zbutet e të shprehë një hir
qytetërimi të rafinuar. " (Kinross, “Ataturk”)

“Mustafa Kemali…ishte një ushtar, burrë shteti i shquar i gjysmës së


parë të shekullit të njëzet. Ai dallohej nga diktatorët e kohës së tij nga dy
aspekte të rëndësishme: politika e tij e jashtme bazohej jo në zgjerimin, por në
tërheqjen e kufijve; politika e tij vendore për themelimin e një sistemi politik i
cili do të mund të mbijetonte në kohën e tij. Në këtë frymë realiste ai arriti qël-
limit që ta ringjallë vendin e tij, duke e transformuar perandorinë e vjetër dhe
të plandosur otomane në një republikë të re dhe kompakte turke.” (Kinross,
“Ataturk”)

“Në fund të Luftës së Parë Botërore, Ataturku e kapi këtë popull për
qafe dhe e tundi, dhe kërkoi që të modernizohet. Pas një lufte të hidhur, u arrit
barazia e femrës dhe ndarja e religjionit nga shteti. Filloi dhe industrializimi.
Jepet e drejta universale e votimit si dhe gradualisht zhvillohet sistemi shumë-
partiak. Themelohen institucionet demokratike në formë të qeverisjes të hapur
vendore dhe gjyqësisë së pavarur, si dhe sistemit parlamentar. Shteti sekular
hap rrugën e vet, kështu që “Mullah-ët” e humbin pushtetin e tyre politik”.
(Wm. O. Daglas, “Drejtësia e Gjyqit suprem të Sh.B.A.-së”, shih Kilic, “Turqia
dhe bota moderne”)
102

“Pas tre vjet luftimesh, ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona, por


këtë herë do të jenë përpjekjet në lëmin e shkencës, arsimit dhe ekonomisë
kombëtare. Unë jam më se i sigurt se ne gjithashtu do të korrim sukses dhe do
të bëhemi industrialistë, do të bëhemi artistë. Tash e tutje le t’i përkushtojmë
mendimet tona vetëm kësaj.” - Ataturku (Adelsen, fq.67)

“Mustafa Kemali…është një shembull i përsosur i një kryetari që e


gjen kombin dhe kombi që e gjen kryetarin. Suksesi i tij vjen nga vlerësimi i
tij real i situatës…” (Kilic, fq.35)

“Një njeri me mendim të qartë, aktiv dhe i butë, i cili e dinte se çka
do”, shkruante një oficer gjerman…Gjenerali Hans Kannengisser, për Mustafa
Kemalin…”Ai çdo gjë e peshonte në vete, pa kërkuar dakordime nga anash për
pikëpamjet e tij.” (Wortham, fq.43)

“Njëherë kur një mik i tij i propozoi një gjest për opinionin publik, ai
me përbuzje ia ktheu: “Unë nuk veproj për opinionin publik. Unë veproj për
kombin dhe për kënaqësinë time.”…Ambiciet e tij, të nxitura nga imagjinata,
të shtytura nga natyra e tij dominante dhe dëshira e paluhatshme, ishin ambici-
et për pushtet; por për një pushtet që do t’ia jepte popullit, në mënyrën e tij,
ashtu siç ai vetë e kishte vendosur dhe paramenduar, dhe që do të ishte më e
mira për ta.” (Kinross, “Ataturk”)

“Kur një gazetar amerikan e kishte pyetur se çka ishte sekreti i suksesit
të tij, ai i përgjigjet: ”Nuk ka kurrfarë sekreti. Kur më duhet të kryej një punë
unë së pari i zgjidh vështirësitë, e ajo çka mbetet është përgjigjja e pyetjes suaj.
A do ta quani këtë sukses?” (Orga, fq.277)

“Në mesin e të robëruarve që ia kishin sjellë përballë, Kemali njohu


një oficer të cilin e njihte më parë në Selanik. I burgosuri në pamundësi të
shohë simbolin mbi supe, e pyeti për rangun e tij. A ishte major, kolonel, gjen-
eral apo çka? Kemali iu përgjigj se ishte mareshal, komandant suprem. Greku
briti në turqishte: ”Ku është dëgjuar që një komandant suprem të qëndrojë në
vijën e parë të fushëbetejës?” Kemali me buzëqeshje i tha: ”Sëshpejti ne do ta
rikthejmë Selanikun dhe do ta krjojmë autonominë e Maqedonisë.Ty do të të
caktoj atje komandant.” (Kinross)
“Në Smirnë, kur ishte i ftuar të parakalojë nën flamurin e Greqisë, ai
mallkon mendimet…”Ky është simboli i pavarësisë së shtetit”. (Adelsen,
fq.64)
103

“Virtytet dhe veset ishin pjesë e tij; ato e bënë njeri të tillë që ishte -
njeri i guximit, humanitetit, gjallërisë flakëruese, brutal dhe të pamëshirshën në
rastet e duhura…Ai thjesht ishte si të gjithë njerëzit e zakonshëm, me të mirat
dhe të këqiat, të përziera koklavitëse…ai e bëri ate që e kishte paramenduar për
ta bërë, për të krijuar një komb nga njerëz të dëshpruar dhe të demoralizuar. Ai
i ngriti ata nga gërmadhat e Perandorisë Otomane. Ai u dha atyre arsimim, kre-
narinë e së kaluarës dhe pozitën në mesin e popujve të mëdhej të
Perëndimit…Ai kishte thënë…”Civilizimi është i pamëshirshëm kundër atyre
të cilët e injorojnë apo nuk i binden atij…Kombet të cilat mundohen të vepro-
jnë me pikëpamje të vjetruara, me bestytni primitive të krenarisë madhështore,
janë të dënuar me asgjësim ose në rastin më të mirë me robëri…” Urrejtja e tij
ndaj besimit islam dhe atij ortodoks ishte e fortë. Zoti të cilin ai e besonte, nuk
kishte nevojë për kufizime prangash, sepse Zoti ishte kudo - në drurët, ku
zogjtë cicëronin e që ai dashuronte, ushtarët që ai me butësi i gjallëroi. “Ne
duhet të jemi njerëz me plot kuptimin e fjalës nga të gjitha aspektet. Ne kemi
vuajtur mjaft, ndërsa arsyeja e vuajtjes tonë ka qenë ajo se ne nuk e kuptuam
rrugën nga shkon kjo botë…ne nuk do t’ia varim veshin kësaj apo asaj, që do
të thotë se ne do të bëhemi të qytetëruar dhe të krenohemi me këtë. Shikoni
shtetet tjera myslimane në botë! Çfarë katastrofa dhe fatkeqësi i ka kapluar ato
për shkak të mospërshtatjes së botëkuptimeve të tyre me madhështinë e diktatit
të civilizimit…Nëse me këtë, viteve të fundit ne e shpëtuan veten, atëherë këtë
e arritëm vetëm shkaku i asaj se ne e ndërruam mentalitetin tone, dhe tanimë,
ne nuk mund të ndalemi kurrë. Ne patjetër duhet të vazhdojmë dhe ne do të
vazhdojmë çka do që të ndodh. Tanimë ne nuk kemi tjetër zgjedhje. Kombi
duhet të kuptojë se civilizimi është një zjarr që flakëron, i cili i djeg dhe
shkatërron të gjithë ata që nuk ia përkushtojnë atij besnikërinë!

“Forca e tij e qëllimit, këmbëngulësia dhe qartësia e vizionit të tij e


ngritën në piedestal. Njeriu dhe shekulli u takuan dhe u valëvitën në njëri-
tjetrin…” (Orga, fq.297)

“Për mua ka mbetur edhe shumë për të bërë…Njerëzit e mi akoma janë


si një foshnjë në krahë. Ata duhet të ushqehen dhe të strehohen, të edukohen
dhe të mbikëqyren përgjatë rrugës së përparimit derisa të ngrihen në këmbët e
tyre…pastaj ata vetë do të sundojnë veten. Kjo gjithmonë ka qenë dëshira ime,
por derisa kjo kohë të vijë, mua më duhet të qëndroj me ta.” - Ataturku (Orga,
fq.283)
104

“Ekzistojnë dy Mustafa Kemalë. Njëri nga ta është ky që qëndron para


jush, Mustafa Kemali nga mishi dhe gjaku, i cili një ditë do të vdesë. Por ka
edhe një tjetër, të cilin nuk mund ta quaj “unë”, se ky nuk personifikon Mustafa
Kemalin…Jeni ju, të gjithë ju që jeni këtu të pranishëm, që do të shkoni në ska-
jet më të largëta të vendit dhe të ngulitni idealin, të cilin do të duhet mbrojtur
me jetën tuaj…kjo është një mënyrë e re e mendimit qe ne e kemi njohur e unë
qëndroj pas këtyre ëndrrave tuaja – veprimtaria ime jetësore është që këto
ëndrra të jetësohen…”

“Me mijëra fshatarë ishin tubuar atje poshtë dhe e pritnin trenin për të
parë për herë të fundit “Babanë” e tyre. Ata i tundnin fenerët, racionet e tyre të
vogla të naftës i derdhnin në tokë dhe i ndiznin, duke e ndriçuar kështu rrugën
e kthimit të tij në atdhe, atje ku ai kishte krijuar një komb të ri turk.” (Kinross,
fq.568)

“Ne, inspirimin tonë nuk e fitojmë nga qielli, por nga jeta...”
Mustafa Kemal Ataturku
105

USHTARËT

“Në mbarë popullin, mes përkrahësve të të dy religjioneve, ekziston


një frymë e pavarësisë dhe dashurisë ndaj atdheut të tyre, e që në një masë të
madhe bën një dallim të madh nga pjesët tjera të Turqisë. Kur vendësit e ndon-
jë province tjetër do t’i pyesni se kush janë, ata do të thonë: “Ne jemi turq” ose
“Ne jemi të krishterë”, por një njeri i këtij vendi do të përgjegjet me: “Unë jam
shqiptar…”

“Ata gjithashtu janë të furishëm edhe kur shprehin pëlqimin ose


mospëlqimin e tyre; ata mjaft pak e kontrollojnë durimin e tyre dhe në çdo
kohë parapëlqejnë forcën e mashtrimit dhe kurrnjëherë nuk mendojnë të fshe-
hin pasionet e tyre.” (Hobhouse, J.C., “Një udhëtim nëpër Shqipëri”, Londër,
1813, fq. 141-148. Shih Koniza, fq.50-52)

“Për nga natyra shqiptarët janë pak sa gjaknxehtë dhe shumë rrallë
falin një goditje: atyre në asnjë mënyrë nuk u mungon talenti…
shqiptarët…pjesën tjetër të botës e shikojnë me neveri…” (Hughes, T.S.,
“Udhëtimet në Greqi dhe Shqipëri”, bot. i dytë, Londër, 1830, Vol. II, fq.107-
108. Shih Konica, fq.53,87)

“Një nga mbresat më të forta që më kanë mbetur nga kontaktet bukur


të gjata me popullatën shqiptare, është ajo se në çdo shqpitar gjendet një njeri
i vetëdijshëm…shkurt, në Shqipëri nuk ekzistojnë masa indiferente”. (Louis,
H. “Shqipëria”, Shtutgart, 1927, fq.36. Konica, fq.55)

“Iniciativa e shqiptarëve, aktiviteti i tyre, trimëria dhe epërsia në çdo


gjë që ka të bëjë me luftën, i bën ata të jenë objekt xhelozie dhe urrejtjeje…”
(Leake, W. “Hulumtimet në Greqi”, Londër, 1814, fq.251. Konica, fq.95)
106

“Këta shqiptarë janë të shquar për aktivitetin e tyre të paepur…”


(Leake, “Udhëtimet në Greqinë veriore”. Konica, fq.50)

“Ushtarët ilirë në ushtrinë romake të Danubit, ishin madhështorë në


trimërinë dhe energjinë e tyre…” (Mayani, fq.444)

“Liburnët (kusarët ilirë) “…të cilët në një rast e kishin mbajtur edhe
Jul Çesarin me haraç.” (Pei, fq.355)
Shqiptarët ishin “kontroll i vetëm në mes jeniçerëve” (trupat elite të
ushtrisë otomane). (Lady Mary Wortley, “Letrat dhe punët”.Lord Wharncliffe,
ed.Phila., 1837, Vol. I, fq.252.Shih Konica, fq.135)

“Ata (maqedonasit) nuk praktikonin, si një rregull, gjërat që ne i qua-


jmë sjellje e egër; luftimi i maqedonasve ishte dukshëm më human se i
grekëve dhe romakëve…” (Tarn.W.W. shih Lamb, “Aleksandri i Macedonit”,
fq.378)

Mbi etikën e luftës të shqiptarëve, Pleqëria e lartë e Normandisë


deklaron:”…Ata treguan një sjellje tërësisht të ndryshme dhe treguan mirës-
jellje me ata që i kishin marrë, kështu që edhe ne i trajtuam ata në të njëjtën
mënyrë.” (Letrat Du Roy, Lui XII, Bruksel, 1712, Vol.I, fq.247; viti 1510.
Shih Konica, fq.95)

“Pas sinjalit të komandantit të përgjithshëm të ushtrisë, mercenarët


shqiptarë e fillonin betejën duke u flakur në mesin e radhëve të armikut, me
shtiza të gjata me banderola të ngjitura në skaj, dhe me goditjen e dhënë të kri-
jojnë hutim e pas kësaj terhiqeshin ca për ti ripërtritur radhët dhe sërish të vër-
sulen, e më pastaj do të sulmonte pjesa tjetër e ushtrisë. Shqiptarët, të ashpër
dhe të pamëshirshëm në luftime, besnik në kodin e tyre të nderit, pas mbarim-
it të luftës, kurrë nuk e harruan rregullin e “koka e përulur kurrë nuk pritet”.
(Jean d’Auton, “Kronikat e Luit XII; Paris 1890-95; viti, 1500. Shih Konica,
fq.95)

Në Akrë, qytet në Perandorinë Otomane - në Palestinë, viti 1799:

“Brenda qytetit armiku kishte disa gjuajtës pushke të shkëlqyer, krye-


sisht shqiptarë. Ata kishin vendosur gurët një mbi një mbi mur dhe i kishin
futur armët e zjarrit në vrimat, dhe kështu plotësisht të strehuar gjuanin me sak-
tësi shkatërruese…
107

“Deri tani Bonaparta kurrë nuk kishte përjetuar kurrfarë dështimi, por
vazhdimisht korrte fitore pas fitoreje, prandaj me vetëbesim parashikoi push-
timin e Shën Jean d’Acre. Në letrat e tij dërguar gjeneralëve në Egjipt, ai kishte
shënuar datën e 25 prillit për kryerjen e kësaj ngjarjeje. Ai kishte vlerësuar se
sulmi i madh kundër kështjellës, nuk do të mund të kryhej para kësaj dite;
megjithatë kjo ndodhi njëzet e katër orë më vonë.” Sipas përkujtimit të Shën
Helenës, Napoleoni kishte thënë: “Rrethanat e vogla krijojnë ngjarje të mëdha,
me rënien e Shën Jean d’Acre, unë do të ndryshoja pamjen e botës.”
(Bourienne, “Memoaret e Napoleon Bonapartës”, fq.84-85)

Ilustrim:
Fragment nga vizatimi i lashtë në Shqipëri, paraqet një
“Kalorës të armatosur”, Arkeologjia e Shqipërisë, Universiteti i Tiranës
108

IV. MBI VDEKJEN E JULIANIT


(Dionisi: Hyjnia Diellore )

Nëse Juliani do të kishte sukses në rivendosjen e religjionit të vjetër,


historia e lashtë shqiptare (ilire) ndoshta do të mbetej si një pjesë e diturisë
sonë të përgjithshme. Juliani, i përkatësisë ilire, religjionin e njihte si “hel-
enizëm”- me rrënjët e saj ilire, tashmë kishte humbur. Për historinë shqiptare,
çfarëdo shprese të ketë ekzistuar që të mos zhytet më tej në errësirë, përfundon
me vdekjen e Julianit dhe humbjen e rëndësisë të religjionit të vjetër. Ndoshta
po të kishte qenë interesimi më i madh dhe po të kishte mbijetuar religjioni
përmes rilindjes, të na i zbulojë rrënjët e saj, ndoshta kështu do të zbulohej
edhe historia e lashtë shqiptare.

Ekzistojnë versione të ndryshme për vdekjen e Julianit në betejën e


Persisë. Ishte i vrarë nga armiku, apo nga dora e të krishterit nga, rradhët e tij.

“Juliani, i pakujdesshëm për sigurinë e tij, me britmat e tij, duke i


ngritur duart, u përpoq t’ua bëjë të qartë njerëzve të tij që armiku kishte ikur në
rrëmujë. Ai nxiste ata në luftë për një ndjekje edhe më të furishme. Rojat e tij,
të cilët ishin kapluar në rrëmujën e tyre, i bërtisnin nga të gjitha anët për t’u
larguar nga masa e të arratisurve ... kur papritmas - askush nuk e di se prej nga
- një shtizë e kalorësit ... shpoi brinjët e tij…” – Ammianus Marcellinus, v.363
K. së re (XXV, 3,6;trans. Nga J.Rolf, fq.493)

“Libanus (filozof dhe shok i Julianit) është i bindur se vrasësi i Julianit


ishte romak (i krishterë) dhe thotë: “Ata të cilët kërkuan vdekjen e tij, ishin
burra të cilët zakonisht jetonin me shkeljen e ligjeve… dhe të cilët ishin të
zemëruar me afërsinë e perandorit ndaj zotërave, të cilëve këta u kundërsh-
tonin.” (Riccioti, fq.255)

“…Mirëpo unë nuk jam këtu t’ju kritikoj, por vetëm të kërkoj nga ju
të ruani paqen dhe kurrë të mos harroni se madhështia e botës sonë ishte një
dhuratë e zotërave të tjerë dhe të ndryshëm, filozofi më e mprehtë që reflekton
shumëllojshmërinë në natyrë.” – Juliani (Vidal, fq.338)
“Me Julianin, shkoi edhe drita dhe tani asgjë më nuk mbetet përveç se
të na mbulojë errësira, dhe shpresa për një diell të ri dhe një tjetër ditë të re, i
lindur në misterin e kohës dhe dashurisë së njeriut ndaj dritës.” - Libanus
(Vidal, fq.502)
109

V. AKTI I PARË: SKENA E PARË


Shpella – shtëpia e parë e njeriut- në fshatin parahistorik Treni në Shqipëri.

Në gjuhën shqipe: t, te = te, në drejtim,tek


renje = rrënjët…

Ilustrim nga arkeologjia e shqipërisë: Shpella e lashtë në Treni të Devollit,


Shqipëri
110

SHËNIM PASQYRUES: II

Fushëbeteja

Çdo betejë ka pasur rrjedhojën e vet.

Çdo hidhërim – një këngë.

Çdo dështim – pak shpresë.

Dhe çdo dëfrim – një hidhërim.

… dhe lulet u kthyen për të ndarë pak kohë në Tokë.


111

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,


Burrat e dheut të thirrshin nanë.”

Vaso Pasha, 1881

“Do t’i këndoj Tokës së begatshme, nënës së përgjithshme, nga të


gjitha krijesat, më e moçmja. Ajo ushqen të gjtiha krijesat që janë në botë, në
mbarë ato vende të mrekullueshme, dhe në çdo shteg deti, dhe çdo gjë që flu-
turon: çdo gjë ushqehet nga bollëku i saj. Me ty, o mbretëreshë, njerëzit janë të
bekuar me fëmijtë e tyre dhe janë të bekuar me të korrat e tyre dhe ty të takon
t’i japësh kuptim jetës së njeriut vdektar ose ta marrësh me vete. Është i lum-
tur njeriu që ti e shpërblen me kënaqësi! Ai i ka të gjitha gjërat me bollëk: toka
e tij pjellore përplot me misër, kullosat përplot me bagëti e shtëpia e tij e
mbushur me plot miradi.Njeriu i tillë sundon drejt, në qytetet e tij me gra të
ndershme: pasuri e madhe dhe shëndet i shoqëron ata: djemtë e tyre ngazëlle-
hen me kënaqësi të përhershme e bijat e tyre me lule flok qëndisur, luajnë dhe
kërcejnë nëpër fusha përplot lule të njoma. Kështu, pra, janë at,a që ti i shpër-
blen, o hyjni e shenjtë,shpirt zemërgjerë.

“Rrofsh, Nënë e Zotërave, grua e gjithësisë...”

Himni i Homerit, (v.800 p.e.r)


112

BIBLIOGRAFIA
Shqiptare:
K. Çekrezi, “Shqipëria-në të kaluarën dhe në të tashmen”, Macmillan, 1919.
J. Chika, “Antologjia shqiptare”, Port Charlotte, Fla., 1964
K. Dako,”Shqipëria, çelësi kryesor i Lindjes së afërme”, E.I.Grimes, 1919
N. Drizari, “Fjalori Shqip-Anglisht dhe Anglisht-Shqip”, F.Ungar, N.Y., 1957
N. Drizari, “Skënderbeu - Jeta e tij, korrespondenca, oratoria, fitoret dhe filo-
zofia”, Nat’1 Press, Paolo Alto, Cal., 1968
N.Drizari, “Shqipja e folur dhe e shkruar, doracak praktik”, F.Ungar, N.Y.,
1959
K. Frashëri, “Historia e Shqipërisë”, Tiranë, 1964
F.Konica, “Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Europës juglindore”, bot.
G.Panarity, 1958
G.Nasi, “Fshatrat Italo-Shqiptare në Italinë jugore”, Nat’1, Acad. of Science,
Wash., D.C., 1964
F. Noli, “Gjergj Kasrioti, Skënderbeu”, Internat’1, Univ. Press, N.Y.,1947.
Universiteti i Tiranës, “Arkeologjia e Shqipërisë”, Tiranë, 1971
Universiteti i Tiranës, “Studime Ilire””, Tiranë,
Universiteti i Tiranës, “Historia e popullit shqiptarë”, Tiranë, 1967

Adelsen, Charles, “Ataturk-Founder of Modern Turkey”, (Essay).
Aken, Albert Van., “Enc. of Classical Mythology”, Prentiss-Hall, 1965
Americana, Encyclopedia, Collins, 1829-31; Mussey & Co., Boston, 1854
‘Ammianus Marcellinus’, translated by J.Rolf, Loeb Classical Lib.Ed.1939-
1950

Barnes, H.E., “An Intellectual & Cultural History of the Western World”,
Vol.III, Dover Pub., 1965
Barnes, H.E., “The History of Western Civilisation”, Vol. III, Harcourt,
Brace, & Co., 1935
Bartell, E., “Gods and Goddesses of Ancient Greece”, Univ. of Miami Press,
1971
Benedict Monks., “Books of Saints”, Crowell Co., 1966
Bourienne, De., “Memoires of N. Bonaparte”, Scribner (?), 1902
Bradford, E., “The Sultan’s Admiral”, Harcourt, Brace & World, 1957
Britannica, Encyclopedia, Wm. Benton Pub., 1963 (and other 20th century
editions)
113

Bulfinch, T., “Age of Fable”, Harper & Row, (Classics), 1966


Byron, Lord, “Poetical Works”, John Murray, London, 1876

Clark, E., “Nations of the World-Turkey”, Collier, 1898


Clemenceau, George, “Demothenes”, Houghton Mifflin Co., 1926
Coles, P., “The Ottoman Impact on Europe”, London, 1968
Cooper, Paul Fenimore, “Tricks of Women and Other Albanian Tales”, Wm.
Morrow & Co., 1928
Creasy, E., “History of Nations-Turkey”, Vol.14, Collier
Creasy, E., “History of Ottomans”, Holt Co., 1878
Croiset, A., “History of Greek Literature”, AMS, 1970

Dean, L., “Nine Great Plays”, Harcourt, Brace & World, N.Y., 1956
Durham, Edith, “High Albania”, Arnold, London, 1909

Evans, B., “Dictionary of Mythology”, Dell, 1970


Evelyn-White, H.G., “Hesiod”, Loeb Classical Library, Harvard, 1970

Firth, J., “Constantine The Great”, G.P. Putnam’s Sons, N.Y., 1901,1923
Fol, A., & Marazov, I., “Thrace and the Thracians”, St. Martin Press, N.Y.,
1977
Fox, R.L., “Alexander The Great”, Dial Press, 1974, Futura, 1975
Frankel, Herman, “Early Greek Poetry and Philosophy”, Harcourt, 1973
Freeman, E.A., “Historic Essays”, Series III, Macmillan, 1898
Fuller, J.F.C., “A Military History of The Western World”, Funk & Wagnalls,
1955

Gibbon, E., “Decline and Fall of the Roman Empire”, Vol. III, Heritage
Press, N.Y., 1946
Gibbon, E., “Decline and Fall of the Roman Empire”, Vols.I & II, Random
House
Gougand, H., & Gouvion, C., “Egypt Observed”, trans. By S. Hardmen, 1977
Grant, M., & Hazel, J., “Gods and Mortals in Classical Mythology”, Merrian-
Webster, 1973
Grigson, G., “The Goddess of Love”, Stein & Day, 1977
Grolier Society, The, “Lands and Peoples”, Vol. III, ed. by H. Thompson
Guthrie, W.K.C., “The Greeks and their Gods”, Beacon, 1969
114

Hadas, M., “A history of Greek Literature”, Col. Univ. Press, 1965


Hammond, N.G., “Epirus”, Oxford, Claredon Press, 1967
Harrison, J., “Prolegomene to the Study of Greek Religion”, Meridian, 1955
Harsh, P., “A Handbook of Classical Drama”, Stanford Univ., 1963
Harvey, Sir P., “Oxford Companion to Classical Literature”, Univ. Press,
Oxford, 1937
Hathorn, R., “Crowell’s Handbook of Classical Drama”, Crowell Co., N.Y.
1967
Head, C., “The Emperor Julian”, Twayne, Boston, 1976
“Herodotus”, Greek Historian, trans. By A. Godley, Loeb Classical Library
“Hesiod”, trans. By H.G. Evelyn-White, Loeb Classical Lib., Harvard Univ.
Press, (1914), 1970

Jensen, Hans, “Sign, Symbol, And Script: An Account of Man’s Efforts to


Write”, G.P. Putnam Sons, N.Y. 1969

Kerenyi, C., “Dionysos-Archetypal Image of Indestructible Life”, Princeton


Univ. Press, 1976
Kili, A., “Turkey And the World”, Public Affairs Press, 1959
Kinross, Lord, “Ataturk”, Morow, 1965
Kinross, Lord, “Portarait of Egypt”, Andre Deutsch, 1966
Kinross, Lord, “The Ottoman Centuries- The Rise and Fall of The Turkish
Empire”, Morow, 1977
Klein, E., “A Comprehensive Etymological Dictionary of the English
Language”, Elsevier, 1967
Kravitz, D., “Who’s Who in Greek and Roman Mythology”, C.N. Potter,
N.Y., 1975

Ladas, S.P., “Exchange of Minorities”, Macmillan, 1928-30


Laird, C., “The Miracle of Language”, Fawcett Premier Book, 1967
Lamb, H., “Alexander of Macedon”, Country Life Press, 1946
Lane, R., “Peaks of Shala”, Harper, 1923
Larousse’s “Encyclopedia of Mythology”, Prometheus, 1959 (Also 14th
printing, 1968)
Lattimore, R., “Hesiod”, Ambassador Books, 1959
Lesky, A., “History of Greek Literature”, Crowell, 1958

Macmillan, R., “Constantine’s Assessment”, Dial Press, 1969


Mayani, Zacherie, “The Etruscans Begin to Speak”, (trans. By P.Evans),
115

Souvenir Press, 1962


Miller, M. “Classics: Greek & Latin”, Parke, N.Y., 1909
Miller, Wm., “Greece-Land And People”, Scribner, 1928
Montagu, A., “Man: His First Two Milion Years”, Dell, 1969
Mulbach, “Mohammed Ali and His House”, London, 1898

Nash, R., “Ideas of History”, Vol. I, Dutton, 1969


National Geographic Mag., Jan. 1912; Nov. 1912; Feb.1931
New International Enc., Dodd-Mead & Co., 1902

Orga, Irfan and Margaret, “Ataturk”, M.Joseph, London, 1962


Otto, W., “Dionysus, Myth and Cult”, Indiana Univ. Press, 1965
Ovid, “Metamorphoses”, trans. By Humphries, Indiana Univ. Press, 1961

Payne, R., “Ancient Rome”, American Heritage Press, 1970


Peck, H.T., “Harper’s Dictionary of Classical Liiterature and Antiquity”,
American Book Co., 1896
Pei, M., “The Story of Language”, Lippincott, 1949, 1965
Plutarch, “Lives of the Noble Greeks”, trans. By Dryden, Benton Pub. 1952
Plutarch, “Lives of The Noble Greeks”, edited by Fuller, Dell Pub. Co., 1972
Predmore, R.L., “Cervantes”, Dodd, 1973

Renault, M., “The Nature of Alexander”, Pantheon Books, 1975


Ricciotti, G., “Julian The Apostate”, trans. By Costelloe, Brus Pub., 1959
Ridpath, J.C., “History of The World”, Cincinnati, 1896-1934
Rose, H.J., “A Handbook of Greek Mythology”, E.P.Dutton & Co., 1959
Shepherd, W.R., “Historical Atlas”, Barnes & Noble, 1956 (8th edition)
Smith, Wm., “A Smaller History of Rome”, Harper Brothers, 1887
Stapleton, M., “Dictionary of Greek and Roman Mythology”, Bell, 1978
Sykes, E., “Dictionary of Non-Classical Mythology”, J.Dent Pub. London,
1952

Tarn, W.W., “Alexander The Great”, Beacon, 1956,1971


Thurston, H., & Attwater, D., “Butler’s Lives of Saints”, P.J.Kenedy and
Sons, N.Y., 1956
Tripp, E., “Crowell Handbook of Classical Mythology”, Th. Crowell, 1970
116

Vasilev, A.A., “History of Byzantine Empire”, Vol. I, Univ. of Wisconsin,


1952
Vidal, G., “Julian”, Little, Brown & Co., Boston, 1962

Warrington, J., “Eveyman’s Classical Dictionary”, (800 B.C.-337 A.D.),


Dutton & Co., 1961
Weigall, A., “Alexander The Great”, G.P. Putnam and Sons, Van Rees Press,
1933
Whitehead, A.N., “Adventures of Ideas”, Macmillan Co., 1933
Wortham, H., “Mustapha Kemal of Turkey”, Little, Brown & Co., 1931

Zimmerman, J., “Dictionary of Classical Mythology”, Harper & Row, 1964


117

Falënderim i posaçëm për përkrahjen e botimit shqip:

You might also like