Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 98

Ekrem ajruli

KUR QESH
DOKTOR VALUTA

poezi
Botues:
ArbëriaDesign

Recensent:
Mr.Elez Ismaili

Redaktor:
Hamdi Iljazi

Realizimi kompjuterik:
& ballina:
Dashmir Ademi

Shtypi:
Shtypshkronja
“Arbëriadesign”
Mos ma merrni për të madhe
Ngase grijë kaq shumë unë
Gjuaj fjalë mbi veset tuaja
Po nuk besoj se u prish punë...

autori
M os dhëntë zoti
të vesh te doktori
po s’pate valuta
të pret arkivoli

hynë pacienti
trupin zvarrë zvarrë
doktorit i duket
si njëqind dollar

DOKTOR 5

VALUTA
ti i thua mjekut
këmbët s’luajnë dot
ai të përgjigjet
pa valuta
paske ardhur kot

pacienti dhembshëm
shikon në sy doktorin
ai pa fije turpi pyet
e ke portofolin

6
duart i kam të bardha
duart i kam të buta
unë të heq dhembjen
po pate valuta
eh valutë e mallkuar

të bën paloburë
përveç profesionit
të ndërron dhe lëkurë

7
mallkuar qofsh
dhe ti hipokrat
ne të kërkojmë mjek
ti na çon lugat

8
nëpër ordinanca
e dhoma mjekësore
ndërrohen valutat
si në këmbimore

hej spital i bukur


muret me ngjyrë
ç’i ke mbushur zyrat
përplot me vampirë

9
T ellall shkuar tellalli
diplomati i madh
bluan çka nuk bluan
diplomacia i duket livadh

fenomen shekulli
politikani fjalëshumi
s’kam shok në politikë
thotë jam si lumi

10 DIPLOMATI
vërtetë fenomen
diplomati mendjehollë
pa kurriz pa eshtra
kërmill këmbë e dorë

11
Ivitekinedekada
muaj
ne në tokë tonën
vazhdimisht të huaj

presim me vite
rrezet e lirisë
nga trupi s’na shqytet
ndryshku i robërisë

12 PAMË
pamë ç’nuk pamë
alete politike
përplot vese e huqe
shohim bythët pushtetari
të fërkohen në kolltuqe

shohim dhe nga ata


që dikur për atdhe
fort i digjte malli
sot pa përtesë
shndërrohen në miza kali

13
M ë thanë: kujdes
është i pacipë
s’ka turp
nuk besova
se vitet rëndonin
më shumë se fjalët

14 GËNJESHTARI
më thanë: kujdes!
gënjeshtrat
i ka me tepricë
ani thash: njeri...
ç’të bëj i mjeri
turpi vendin e ka në ballë
nuk rin në prapanicë

15
K anarinë nuk je
pëllumb jo, assesi
qyqe tinëzare
apo krrokatës i zi

çdo herë synon lartësinë


të matesh me shkabën
kur të tradhton kujtesa
zhytesh në moçale
patjetër; pararendës
ke zhabën

16 MENDJEMADHI
Përdhunues tavolinash
për hell shet qiqra
po më pyetën kush je
do t’u preferoja
një mijë rriqra

përbirohesh birucave
me dërdëllisje patetike
kurrë s’mësove
ç’është kurrizi
me buzëqeshjet cinike
mbete mi gjirizi

JE 17
N ë fëmijëri
letër e bardhë
si bora
ç’të donë zemra
e rrëmben dora

në rini
plotë andralla
veç luksit e argëtimit
për asgjë s’të ha kopalla

18 JETA
burrëria
jetë gomari
argat i të gjithëve
eh! jetë, jetë kali

19
T y qyteti im
lule në bajrak
me rrugë të gjëra
si sokak

hej qytet i bukur


me parqe, lulishte
pallate të larta
rrugët plotë plehërishte

20 QYTETI IM
anë e kënd butiqe
e lokale nate
metropol Afrike
me kulturë mulate
ti qyteti im

sheshin me gropa
në pallat tenxheret
kështu të donë Evropa

21
shumë intelektual
qyteti im paska
burra pa kandar
fytyrë me shtatë maska

“atdhetarët” tanë
trupin drejtë si lis
bythë e këmbë në Bombaj
mendjen në Paris

22
ke shumë shoqata
e dhjetëra parti
gënjeshtrat e gjata
punët lesh e li

kur ulen në karrige


sulen kush ç’të kapi
jeta sociale
është bërë lesh arapi

23
dasma e gëzime
rend e pa rend
shkrihet pasuria
për dy gishta vend

hej qyteti im
rrugët me asfalt
të shndrit fytyra
e zhytur në baltë

24
do mjekra të çuditshme
nuk dimë se nga vijnë
vallë e duan djallin
apo perëndinë

25
hej qytet qyqarësh
vatër taksidarësh
çerdhe matrapazësh
e bordel kurvarësh

ke dhe një shtresë


që nuk duket fare
se s’mund të durojnë
këtë shoqëri zuzare

26
Kqëakarisje burokratësh
vrapojnë pas hiçit
njërën dorë te gota e votkës
tjetrën tek herdhet e viçit

SHEJTANBUDALLAIT 27
më neveritin
karrieristët matrapaz
thonë na pëlqen
të lexojmë satirë
shejtanbudallait
vallë kurrë nuk shihen
në pasqyrë

28
Pyllërshprese
nëpunës e drejtorë
janë devizat
përtace bëhen bletët
Punëtore janë mizat

Ah! Kjo botë botë e ndytë


E bën nëpunësin
leckë çerepi
Syri tij kureshtar
Donë të dijë ç’mban xhepi

SOT 29
Qesh gjykatësi e drejtori
Ngryset mrrolet nevojtari
Diell vere portofoli
Rreze drite është dollari

30
Nëtëmesin tuaj do qëndroj
lodhem të drobitem
prush e hi do të bëhem
në kolltuk sa të ngjitem
në seanca politike
do të digjem pishtar
votën tuaj ta shndërroj
në luks e dollar
për hallet tuaja
kurrë s’do lëshoj pe
për interesin tim
do të shembi (at)dhe

BETIMI 31

(Parodi për deputet)


V jen behari ik acari
patriotët mbinë kudo
si në prill kur shpërthen bari
mësyjnë tubimet
kokën në hava
me fjalime të zjarrta
thonë do të bëjmë hata

32 SKRAJAT
radhitur në foltore
si hunjtë në gardh
ballëndriturit garojnë
kush është më i madh

33
R end e rend or tungjatjeta
Soji yt vjen nga tejmesjeta
Rend e thuaj
se ka ardhur koha juaj

se betejën e fituat
dhe moçalet i zaptuat
rend, or thundrak

34 REND, OR THUNDRAK
(Parodi: Rend or Marathonomak, F.Noli)
kap një degë ferre
rrotullohu disa here
nëpër fushë
e breg mbi breg
thundra tokën të mos ta prek

rend or thundrak

35
ke një plagë që të shpon
shpirt e zemër t’i sëmbon
në çdo mes pse s’je i pari
karrierist zog gomari

rend, or thundrak

36
t’u tha gryka se të pihet
t’është çarë thundra po s’të rihet,
se karrigia po të pret
ankthi zemrën po ta vret

shpejt, or thundrak!

37
vapa mbyt e pluhuri nxinë
ferra çjerr e guri grin
lakmia gjoksin ta përvëlon
kolltuku syrin ta verbon

ush e ush, o thundrak

gryka si gjyryk, të frynë


seç, vëngon e ç’gulçon,
lakmia të çkallmon
me tokmak për partinë

rend, or thundrak

38
Ie kën hordhia
vjen falanga
anë e mbanë ferr
populli në pranga

zbythen kleptomanët
kur mësyjnë harbutët
ikin matrapazët
kur vërshojnë hajdutët

FITORE 39
në këtë karnaval
aktrojnë të gjithë
elektorati ngel prapë
me gishtin në b.... (gojë)

40
Seatëtëvijëik acari
vera
forcat politike
dalin shpejt nga shpella

me flamuj në dorë
sulen në kafene
mbanë fjalime të zjarrta

KANDARI 41

(Variant)
gojën plotë atdhe
në fund të fjalimit
siç e do adeti
para turmës prezantohet
palodeputeti

është patriot
burrë me karar
bëmat e tij
s’maten në kandar

42
eh kandar i mjerë
ku e din çka mat
sot shtirret engjëll
nesër del lugat

po të votojmë
zotin deputet
do të pimë Red Bull
kokainë kualitet

43
do të sjellë Marlboro
heroinë Azie
tesha të mëndafshit
na sjellë prej Indie

ne rimë e dëgjojmë
me sytë gapërr
pyesim njëri tjetrin
kush është ky këmbëgjarpër

44
Kurfytyra
maska zverdhet
nuk nxinë
motra të pandara
njëra tjetrës
i fshehin ligësinë

DYFYTYRËSI 45
N ë zyra të parfumosura
debaton me ditë e net
mbi atdheun tim
thika e saj thellë rrëshqet

OSB-ja
TBC-ja

Grup i Centaurëve
sjell ultimatume e vendime
lugetërit bëjnë prova
me vrasje e copëtime

46 (E) U ROPA
shpirti na është lodhur
zemër e buzë
na u bënë copa
akoma se kuptuam
kush është (E) u rropa

47
B urrë,
më burrë se karrieristët
i ngrati ndërron ngjyrën
të shpëtoj kokën
karrieristi sylugat
ndërron ngjyrën
të trashë prapanicën

48 KAMELEONI
I ku gjysmë shekulli
nën thundër t’mjerimit
“patriotët” shkojnë argatë
t’i shpëtojnë varfërimit

shtresa intelektuale
nuk ndihet fare
se një grup banditësh
e kanë bërë pesë pare

ATDHEU 49
rënkon atdheu
i shtrirë gjerë e gjatë
e shndërruan kopilët
sot në rezervat

mbi tokën e shenjtë


falangat marshojnë
burbulecët e mjerë
në kolltuk lotojnë

50
Këtë dekadë të “ndritur”
Evropa vari kusinë
të gatuaj gjellë
dhe për shqiptarinë

vijnë e shkojnë
çastet vendimtare
kur duhet të zgjohet
vetëdija kombëtare

KUSIA 51
në kohë të turbullta
ne jemi në kllapi
ëndërrojmë syhapur
të shtrenjtën liri

52
vjen ahtistari
ik ahtisari
politika jonë
vizion gomari

vjen Satana
ikën Solana
nuk zgjidhen hallet
kurrë me kecana

53
Ssi t’ia
i do të vejë halli
bëj i gjori
karrierën time
lumi seç e mori

ah!kjo kushtetutë
kurrë dritë mos patë
pse nuk ka një ligj
që mandatin zgjatë

54 VAJI I BUBUZHELIT
ndaj do marr librezën
të dal në sokak
për partinë e dashur
shumë jam bë merak
do të bllokoj autostradat

e të zë hekurudhat
se pa kontingjentet
do më shtohen rrudhat

55
do të trupoj dete
rrugë e magjistrale
paratë e pushtetit
i bëra fekale

po më zbrazet grazhdi
pakësohen devizat
kollaren e bukur
ma qëndisin mizat

56
nuk e meritoja këtë
unë si atdhetar
ndaj kundërshtarët
vdekja le ti marrë

më buçet koka
inati s’më del
le ta dinë të gjithë
unë jam bubuzhel

57
ndoshta jam në ëndërr
ishalla jam në gjumë
o fron qeverie
unë të dua shumë

s’duroj këtë shaka


mos më veni në lojë
vërtetë do t’më leni
me gishtin në gojë

58
vallë kush ma bëri
këtë sherr pahije
mua më të madhit
burbulec partie
pa dashnoren time
si t’ia bëj hallit
s’më mbetet gjë tjetër
veç t’i fryjë kavallit

59
kur hy në kafene
askush nuk ma varë
m’ shikojnë me përbuzje
si të jem zuzar
do t’ia hiqja vetes

e ta lë një nam
por më pengon feja
që e ka shpallë haram

60
në djall le të venë
nuk paskam rrugë tjetër
ndaj do të kthehem
tek shoqëri e vjetër

61
M al me përralla
ballin mbushur me
përrenj
akoma merresh me
andralla
për bisedë
kurrë s’je i denjë

62 TI
koka të mbeti lëndinë
fytyra shpat me dëborë
kur nuk e tejkalove
fëmijërinë
kam kohë thua
s’është vonë

63
D ridhem në janar
për ty djersitem në gusht
pa ty këngës ia marrë
për ty betohem
kur jam ngushtë

pa ty mrrolem në shkurt
për ty këndoj në maj
dhe kur më mungon ti
gëzohem e nuk qajë

64 PËR TY
Hipim ne në kolltuk
sa herë na ofrohet
kur jemi larg tij
malli nis na shtohet

pasuria zë e ritet
nis e shkëlqen froni
barku ynë nis e fryhet
rroftë e qoftë padroni

KOLLTUKU 65
sa e mirë anarkia
na e shton lezetin
na i forcoi këmbë e duar
e duam ryshfetin

ne do burra me kollare
“ajka e atdheut”
sulemi mbi kolltuqe
me shpatë t’Skënderbeut

66
ca u bëmë deputet
disa tjerë ministër
është mbush qeveria
kërroçe pa kapistër

shtrohen kokteje
kërcet zijafeti
barkun bosh me dorë
le ta mban mileti

67
s’mbarojnë dreka e darka
nuk zbrazet tepsia
luksi ynë ka marrë hov
Rroftë qeveria

le të venë në djall të mallkuar


arsimi e kultura
prapanica ka nis të trashet
na shkëlqen lëkura

68
Hallesatës’imëdha ka ministri
përmbledh letra
kontingjentet e shumta
dhe dashnoret e vjetra

po mileti i ngratë
si t’ia bëjë hallit
po nuk gjeti zgjidhje
le t’i fryjë kavallit

MINISTRI 69
Ipakelënë
natën në heshtje
amanet
ike nga kjo botë servilësh
o mik
ku njeriu han sojin e vet

ike se të bezdisi
injoranca intelektuale
krimbat e krimbave të kuq
që erdhën nga gropa fekale

70 O MIK
(poetit R. Sinani)
kjo botë e krimbur
o mik
shtrihet nga kollarja
deri poshtë rripit
si dje edhe sot e drejtojnë
pasardhësit e Edipit

71
ike o mik
pa thënë lamtumirë
ike nga kjo botë
plot myk
botë që jetën na e brenë
nga pak e përditë

eh! mik
edhe në varr
s’të lënë të qetë
do të sulen krimbërisht
se fjala e poetit vret.

72
F let
e shkumohet
për drejtësi e ligje
gjithmonë lyp
mjegull
për të hapur shteg
aty ku s’ka shtigje

DEMAGOGU 73
O aza e Ballkanit
është parajsa vetë
për derra të pangopur
ngujuar n’kabinet

oaza e gjarpinjve
risi historike
dora e hajdutëve
ka forcë magjike

74 OAZA
oaza e kleptomanëve
ka dhe kafazin
për barkurriturit
kur u prishin avazin

oaza e nepërkave
rezervat dembelësh
xhenet sylugatësh
arenë kriminelësh

75
Rr ofsha unë (E) u rropa
nuk u duhet histori
Skënderbeun legjendar
sot e keni ju raki

patriotëve n’kafene
sa herë u ndizet gjaku
për atdhe u shpërthejnë lotët
copë e grimë e bëjnë bardakun

76 U RROPA
(Variant)
këngëtari nis betejën
shkoi Presheva e Mitrovica
Konispoli e Tivari
mikrofonin si jatagan
thotë: jam komandant ....

77
L ojëra të fëlliqura
që ngjallin pesimizëm
lugetërit me kollare
flasin për pluralizëm

mburret (e) u ropa


e varrosa monizmin
shpirtkëputurit belbëzojnë
nazistët festojnë sot
fitore mbi nazizmin

78 LIGËSI
T ë varfrit e kanë inat
se botën e sjell vërdallë
legenët ia ndijën erën
ndaj mësyjnë si të marrë

kur e ka krimineli
dhe e shtrëngon tradhtari
para saj bëhen baltë
atdheu e ideali

PARAJ(s)A 79
Sh peshherë më pyet
si jam me shëndet

sa për sy e faqe
të përgjigjem:
ashtu siç duan
paraardhësit e njeriut
sipas shkencës

tani u kënaqe?!

80 SHTINJAKU
Poeteshë rebele
ti e din se s’ka
grua për ty
ndaj pajtohu me fatin
dhe leri burrat
në qetësi

R.H. 81
F eston lagjja
Majë plehu këndon këndesi
gëzohet tërë mëhalla
analist është bërë bylmezi

shkruan me shtërzim
ca ese e analiza
krekoset pa fije turpi
kur e dëgjon të djeg kërthiza

82 ANAL’ISTI
merr bekimin prej padronit
e vërsulet përmbi letër
për ta ruajt lezetin e fronit
nuk harron zanatin e vjetër

lapsin n’dorë si jatagan


e vringëllon ditë e natë
ku e din analist bylmezi
se arti s’duron diktat

83
P rinë në vallen
e shejtanit
një shebek sekretar

dorë e zgjatur
e laramanit
marionetë
e klasit parë

84 SHEBEKU
këtë dykëmbësh
ekzotik
ku se mbjellë
aty e korrë

bythë e brekë
është bërë sot
me Iblisin drejtor

85
K y popull i lashtë
ka shpirtin e madh
gjoksin sa Ballkani
zemrën si livadh

në te hedhin valle
engjëjt edhe djalli
zemra e këtij populli
është si bunari

86 POPULL I LASHTË
hyjnë e dalin fqinjët
si në vetëshërbim
njëri mbjellë ngatërresa
tjetri thërret pajtim

ne rimë e dëgjojmë
sy e vesh bërë gapërr
me shpresë te elita
pushtetarët këmbëgjarpër

87
dekadë pas dekade
vazhdon lojë e vjetër
historia kombëtare
zgjidhet veç në letër

88
Tnëëfytyrë
qesh

vula e turpit

brez pas brezi


damkën
ke në ballë

i përvetësove
me ëndje
këto vese
jo nga zori
tani je vetëm
kecan oborri

KECANI 89
Imeshenjti atdhe
shekuj numëron beteja
i lidhur ec mbi dhe
në trup të radhiten
plagë të reja

fqinjët të djegin flamurin


çdo ditë të rrudhin kufi
dikush na e lidh e zgjidh ushkurin
dhe ne heshtim përsëri

90 O ATDHE
P rite prite diplomatin
Që të vjen me benz të zi
Prite prite kokëthatin
do të jap hijeshi

me teserën e partisë
dhe bekimin e liderit
Nur i jep qeverisë
ky stërnip i beterit

O FRON I BEKUAR 91
me pasaportë diplomatike
Mësynë Evropë e Azi
Kontingjentet e ngazëllojnë
Diplomatin barkfuçi

Nuk ka kush t’i bëj ballë


Është i pashëm atavik
akreditohet kokëmadhi
Atashe në Afrikë

92
... 93
DOKTOR VALUTA 5
DIPLOMATI 10
PAMË 12
GËNJESHTARI 14
MENDJEMADHI 16
JE 17
JETA 18
QYTETI IM 20
SHEJTANBUDALLAIT 27
SOT 29
BETIMI 31
SKRAJAT 32
REND, OR THUNDRAK 34
FITORE 39
KANDARI 41
DYFYTYRËSI 45
(E) U ROPA 46
KAMELEONI 48
ATDHEU 49
KUSIA 51
VAJI I BUBUZHELIT 54
TI 62
PËR TY 64
KOLLTUKU 65
MINISTRI 69
O MIK 70
DEMAGOGU 73
OAZA 74

94 Përmbajtja
U RROPA 76
LIGËSI 78
PARAJ(s)A 79
SHTINJAKU 80
R.H. 81
ANAL’ISTI 82
SHEBEKU 84
POPULL I LASHTË 86
KECANI 89
O ATDHE 90
O FRON I BEKUAR 91

95
CIP Каталогизација во публикација,
Национална и Универзитетска Библиотека
“Св. Климент Охридски“ - Скопје

Ajruli, EKREM / Kur qesh doktor valuta,/ Ekrem


Ajruli - Tetovë,

ArbëriaDesign - Tetovë, 96 стр. 19cm

ISBN 978-9989-866-35-7

Ky libër u financua nga Ministria për


Kulturë e R. së Maqedonisë

You might also like