Përse Falen Namazet Sunet para Namazeve Farze

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

1

 
MBUROJA.net

Përse falen namazet sunet para namazeve farze 
 
Pyetje: Përse falen namazet sunet para farzeve, si psh në namazin e sabahut, të drekës, të 
ikindisë. etj. 

Përgjigje:  

Shejh AbduAziz bin Baz ka thënë:ʺKa shumë dobi në këto namaze dhe kryerja e tyre rregullisht 
është një prej mënyrave për të hyrë në xhennet, së bashku me kryerjen e namazeve farze [të 
detyrueshme] dhe largimin nga gjërat e ndaluara. Pra, këto janë të vullnetshme, jo të 
detyrueshme. Por, siç thuhet në një hadith, namazet farze plotësohen nga këto. Këto namaze 
janë prej mënyrave të arritjes së dashurisë së Allahut dhe bërja e tyre është ndjekje e shembullit 
të pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Kështu, besimtari duhet tʹu kushtojë vëmendje dhe tʹi 
falë ato rregullisht, ashtu siç ka vepruar pejgamberi me Sunetin e namazit të duhasë, namazit të 
natës dhe witrin. Pra, besimtari duhet të jetë i vëmendshëm ndaj të gjitha këtyreʺ. [Fetaua el‐
Shejh ibn Baz (11/381)] 

Shejh Muhamed el‐Muhtar el‐Shankiti ka thënë:ʺNamazet e rregullta sunet janë urdhëruar për 
arsye të rëndësishme. Nëse adhuruesi fillon menjëherë me namazin farz, përqendrimi dhe 
vëmendja e tij është më e pakët sesa do të ishte po të falte namazin sunet para atij të farzit, siç 
është rasti me namazin e drekës. Në kohën e namazit të drekës, njerëzit janë të lodhur dhe të 
hutuar, për shkak të punës së tyre dhe ashpërsisë në kërkimin për bukën e gojës. Kështu, nëse 
ata fillojnë të falen menjëherë pasi të vijnë nga punët e tyre, do të jenë më pak të përqendruar 
sesa po tʹia fillonin me namazin sunet dhe, më pas, të falnin namazin farz.  

Adhurimi e qetëson njeriun dhe e bën atë më të përqendruar, dhe kjo mësohet nga praktika e 
pejgamberit [salallahu alejhi ue selam]. Kur ai donte të falte namaz të natës, fillonte me dy 
rekate të shkurtra, dhe është thënë: Sepse kjo e përgatitë personin për namaz të gjatë dhe 
ndihmon për përqendrimin e duhur. Suneti i rregullt shërben për të njëjtin qëllim.  

Kjo, po ashtu, ndodh kur personi vonohet për namaz, apo vjen teksa thirret ikameti. Kur ai 
fillon të falet, nuk do të ketë përqendrimin e njëjtë si po të vinte mes ezanit dhe ikametit dhe të 
falte namazin e rregullt sunet dhe ta kujtonte Allahun. Një veprim i mirë çon te tjetri veprim i 
mirë, kështu që, pas namazit sunet, do të shihni se personi është më i qetë dhe më i 
përqendruar, çka bën që ai të jetë më i aftë për faljen e namazit farz me vëmendjen e duhur. Kjo 
vlen, nëse namazi i rregullt sunet vjen para farzit.ʺ [Sherh Zaad el‐Mustekniʹ (Kitab el‐Salah)]  

  

You might also like