Professional Documents
Culture Documents
Bankat Komerciale
Bankat Komerciale
Juglindore
Administratë Biznesi
PUNIM SEMINARIK
Ligjerues: Studentët:
Dr. Rufi Osmani Besnik Salii ID:102877
Ass.Remzie Iljazi Semir Musa ID: 103060
Tetovë.2005
Përbajtaja
1) Bilanci i Bankës
2) Burimet kryesore të mjeteve financiare të bankës komerciale
3) Shfrytëzimi i mjeteve financiare
4) Aktivitetet jashtë bilancit banker
5) Burimet e fuksionimit të një banke
6) Mardhënjet ndërmjet bankës dhe kursyesëve
7) Mardhënjet mes bankës dhe huamarësve
8) Menaxhimi me interes tërezikut
Bankat Komerciale – Principet e funksionimit dhe udhëheqjes
Hyrje
Bilanci Bankar
Nga ekuacioni del, se bilanci i bankës në vete përban burimet e mjeteve financiare
dhe mjetet financiare. Bankat i grumbullojn këto mjete financiare më së shpeshti
nëpërmjet huamarjes dhe krijimit të detyrimeve tjera. Pastaj banka i shfrytëzon këto
mjete për t`i plasuar në treg duke i dhënë në formë të huas dhe bler letra me vler.
Tham edhe më lart se bankat do të realizoj profit nga kamata që arkëtohet nga huat
dhe letrat me vler, dhe kjo është më e lart se detyrimet që ka banka.
Burimet kryesore të mjeteve financiare të bankës komerciale:
Huamarja - Bankat grumbullojn mjete financiare nga Bankat Qendrore, bankat tjera
dhe nga organizatat tjera financiare. Marja e huas nga banka qendrore është e njohur
si huat diskonte (discount loans), ndërsa hua marja nga organizatat tjera njihet si
mjete financiare në zhvillim.
Kapitali banker - Kategoria e fundit në pasiv është edhe kapitali banker ose pasuria
neto e bankës, e cila paraqet dallimin në mes te aktivës (mjeteve financiare) dhe
detyrimeve. Mjetet financiare kemi thënë se mobilizohen nëpërmjet e mitimit të
letrave me vlerë-akcioneve. Elemente kryesor të kapitalit banker janë rezervat
bankare (loan loss reserves).
Rezervat - Të gjitha bankat mbaj disa nga mjetet në formë depoziti në llogari në
bankën qendrore. Këto depozita tek banka qendrore, plus paketa e gatëshme që
fizikishtë mbahen nga ana e bankës quhen rezerva (reserves). Këta rezerva banka i
mban per dy shkaqe. Në radh të parë, disa rezerva janë rezervat e detyrueshme
(required reserves), me qenë se mbahen sipas dispozitës, banka qendrore kërkon nga
secili denarë deposit tek banka pjesë të sigurisë (10-15% përshembull), që do të
mbahet si rezerv. Kjo pjesë quhet hapi i parë i rezervës së detyrueshme (requires
reserve ratio). Në radhë të dytë, afër shkallës së kërkesës minimale banka duhet të
mbaj rezervat e tepërta (excess reserves), me qëllim që të ket likuiditet më të lartë për
realizimin e aktiviteteve ditore, ndërsa në anën tjetër rezervat nuk sjellin të ardhur,
ndikojn në rentabilitetin e bankës.
Depozitat tek bankat tjera - Shumica e bankava mbajn depozita tek bankat tjera, në
atë mënyr që bankat e vogla mbajn deposit te bankat e mëdhaja, për ndrim të
shërbimeve të ndryshme, për realizimin e çeqeve, transaksionet e devizës dhe
ndihmës reth blerjes së letrave me vlerë.
Letrat me vlerë – Përafër asaj se bankat mobilizojn emitimin e letrave me vlerë, ata
poashtu investoj në ata. Për arsye të sigurimit bankat zakonishtë deponojn letra me
vler në shtet, përkatsisht në flet obligacione. Ku në disa shtete është e ndaluar
reptësisht që të deponohen letrat me vler të korporatave si që është SHBA-ja, ndërsa
kjo ne Maqedoni është e lejuar me ligj. Obligacionet përshkak të siguris së lartë dhhe
likuiditetit të lartë shumë shpejt mund të shëndrohen në cash, me kosto të ulta.
Shërbimet broker – Një nga lëmet në të cilën bankat ndahen si broker është sigurimi.
Sigurimi kreditor e cila shpesh përdoret për të siguruar pagesën e kreditit. Llojet tjera
të sigurimit mund të jenë të ofruar nëpërmjet bankave nën përcaktimin e kushteve të
kufizuara, ndërsa në anën tjetër restrikcionet bankare të sigurimit ulen në shumë
vende...
Tani më kemi treguar se bankat realizojn profit nëpërmjet krijimit të borxhit dhe
shfrytzimine të ardhurave nga ata, për blerjen e aktiave me karakteristika të veçanta.
Ky process njihet si process i transfotmimit të aseteve (asset transformation). Banka,
zakonisht i transfotmojn kursimet depozitare në hua hipotekare. Një mënyrë tjetër e
përshkrimit të këtij procesi është “huamarje të vogla, dhënja e kredive të mëdhaja”
sepse këto krijojn hua afatgjate dhe i financoj nëpërmjet emitimit të depozitave
afatshkurta.
Për të bërë analizën e fuksionit të bankës në mënyrë korekte, ne do të përdorim “T-
kontot”. T-kontot janë pjes e bilancit, në të cilën regjistrohen ndryshimet që ndhin në
zërat bilancor, psh: një njeri hap një llogari rrjedhëse në një bank me vlerë prej 100$,
pra ai tash ka një llogari depozitare tek banka me vlerë 100$, e cila tregohej si detyrim
prej 100$ në bilancin e bankës, gjegjësisht asetet bankare riten për 100$ si cash në
arkë.
T-kontot për bankën do të duken si vijon:
Debi Kredi
Cashi 100$ Depozitat rrjedhëse 100$
Pra, parat cash në arkë janë pjesë të rezervave bankare dhe T-kotoja në këtë ras do të
jet në këtë formë:
Debi Kredi
Rezerva 100$ Depozita rrjedhëse 100$
Duhet t`i kushtoj rendësi hapjes së llogaris rrjedhëse sepse ka efekt kryesor: e cila
çonë në ritjen e rezervave bankare në saje të ritjes së depozitave të çekueshme
(rrjedhëse).
Derisa individi i njejtë ka hapur llogarin personale në cash, por me çek në vlerë prej
100$ e nënshkruar në llogarin te banka tjetër (të cilës do t`i themi Banka II), do të
fitojm rezultatin e njejtë. Efekti fillestar i T-kontos së bankës komerciale do të jet si
në vijim:
Debi Kredi
Cashi- i mbledhur 100$ Depozitat rrjedhëse 100$
Depozitat rrjedhëse riten për 100$, si edhe më herët, por Banka Komerciale e I ka
kërkes prej 100$ nga Banka e II. Këto asete për Bankën e I janë hyrje në T-konto si
100$ cash në procesin e grumbullimit. Në fund të procesit, 100$ nga Banka
Komerciale e II do të kalojn te Banka e I dhe bilanci përfundimtar për të dy bankat do
të jetë:
Pra nga kjo që tham më lartë, del se, kur një individ nënshkruan një çek dhe e
deponon në bankën tjetër, banka që e pranon depozitin ritet në vlerën e çekut, ndërsa
banka nga e cila lëshohet çeku, përballet me uljen e rrezervave në vler të çekut. Nga
del se, kur banka fiton depozita ajo ritje rezervat, ndërsa kur humb depozitat ajo
humb edhe ritjen e rezervave.
Tani kur e kemi të qartë se si bankat fitojn-humbin rezervat mund të tregojm se si
banka do të aranzhoj bilancin e vet për të realizuar profit, kur ajo përjeton ndonjë
ndrydhime të aseteve.
Të kthehemi në situatën kur banka e parë pranon 100$ deposit rrjedhëse. E dim se
banka e ka për detyr të ndaj një pjes të depozitave rrjedhëse si rezerv për përbushjen e
kërkesave. Në qoftëse ajo pjes e rezervave është 10%, atëher tek banka e i rezervat
riten për 10%. Këtë në T-konto mund t`a paraqesim në këtë mënyrë:
Debi Kredi
Rezervat bankare nuk realizojn norme të interesit (kamat), ose realizojn normë më të
ulët se tregu, në qoftëse mbajn tepric të rezervave kanë shancë m`të mëdha për
humbje d.m.th. realizojn profit minimal, por në anën tjetër kan likuiditet të lartë.
Bankat nëse don të realizojn profit duhet t`i fut në përdorim tepricat e rezervave që në
këtë rast janë 90$.
Supozojm se banka vendos të mos mbaj rezerva të tepërta, ajo këta rezerva i shfritzon
për huadhënje. Tani T-kontoja do të ket këtë formë:
Debi Kredi
Banka tani në këtë rast do të realizoj profit, pasi shfrytëzon rezervat e tepërta. Nësë
huat do të ken p.sh kamat 10% në vit, banka do të fitoj 9$ në vit si të hyra prej
huadhënjes. Nëse 100$ depozit rrjedhëse bartin me vete detyrime dhe pagesa
kamatore është 5$, shpenzimet 3$ në vit, nga kjo del se totali i shpenzimeve për një
vit është 8$. Profiti i bankës është 1$.
Banka për t`i tërheq shfrytëzuesit që të vendos mjetet e tyre në llogari bankare, njëhër
u mundëson kursyesëve që të mbajnë kërkesë përkundër huasë së portfoliove të
difersifikuar. Definitivisht bankat i grupojn dhe i mbykqirin informacionet për
debitorët (borxhlit), informacione të mbledhura që janë të pakapëshme për
shfrytëzuesin individual.
Që të maksimalizojn profitin në lidhje me kursyesit , banka duhet të ballafaqohet me
tre probleme:
1. Menaxhimin e problemeve te reziqeve morale
2. Menaxhimin e likuiditetit dhe
3. Menaxhimin e kapitalit adekuat
Në të tre rastet banka duhet të përdor praktika qe t`i bind kursyesit se ajo anon në
favor të tyre.
Debi Kredi
Reserve $ 50 Mil. Depozit $ 200 Mil.
Letra me vlerë $10 Mil. Vlera neto $ 20 Mil.
Hua $ 160 Mil.
Në rase banka duhet që të mbajë rezerva të detyruara në vlerë prej 10% , rezervat e
tyre me vlerë prej 50 miljon përbëhen nga 20 miljon detyrime dhe 30 miljon tepricë
rezervash. Në rase vjen deri tek çderdhja e depozitëve me vlerë pre 15 miljon, banka
do të humbas 15 miljon reserve (dhe depozite), porë nuk do të nevoitet që ta ndryshoj
përcaktimin e bilansit.
Mbajtja e tepricës së rezervave është shtrenjtë për bankat, sepse ajo humbë kamatë në
huadhëjne dhe në letra me vlerë. Si pamje tjetër extreme të supozimit se bilansi
fillestar i bankave nuk përmban aspak tepricë të rezervave, mundëson më shumë hua
me qëllimë që të ritë profitabilitetin. Në atë rast kemi:
Debi Kredi
Debi Kredi
Debi Kredi
Debi Kredi
Menaxhim me kapitalin adekuat - Bankat kanë disa arsye për të mbajtur nivel
adekuat të kapitalit. Së pari, kapitali bankor ndihmon në falimentimin e bankës, situatë
në të cilën banka nuk mund t`i kënaq nevojat (përmbush obligimet ) e veta dhe ti
paguaj deponentët apo kreditorët tjerë dhe për këtë duhet të pushojë së punuari. Së
dyti, vlera e kapitalit ndikon në rendimentin që e fitojnë pronarët ( aksionarët ) e
bankës. Së treti, vlerë minimale e kapitalit bankar kërkohet nga autoritett rregullative,
në këtë rast nga BPRM ( Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ).
Banka e Parë
Debi Kredi
Rezerva $ 10 Mil. Depozitë $ 90 Mil.
Hua $ 90 Mil. Kap. Banker $10 Mil
Banka e dytë
Debi Kredi
Rezerva $ 10 Mil. Depozitë $ 96 Mil.
Hua $ 90 Mil. Kap. Banker $ 4 Mil.
Banka e parë
Debi Kredi
Rezerva $ 10 Mil. Depozitë $ 96 Mil
Hua $ 85 Mil. Kap. Banker -$ 1 Mil.
Banka e dytë
Debi Kredi
Rezerva $ 10 Mil. Depozita $ 96 Mil.
Hua $ 90 Mil. Kap. Banker $ 4 Mil.
Banka e parë mund ta përballojë humbjen prej $5 milion pasiqë niveli fillestar
i kapitalit prej $10 milion do të thotë se ajo ende ka vlerë positive të netos ( kapital
bankar ) prej $5 milion edhe pas humbjes. Në anën tjetër, banka e dytë është në
probleme të mëdha. Vlera e mjeteve të saj ka rënë nën vlerën e obligimeve dhe vlera
neto e saj ka vlerën -$1 milion. Meqë banka e ka vlerën neto negative, ajo është
josolvente (ka bankrotuar ). Ajo nuk ka mjete të mjaftueshmë që t`i paguaj kreditorët.
Kur banka bëhet josolvente rregullatorët e mbyllin bankën, mjetet e saj shiten kurse
menaxherët i pushojnë nga puna. Nga ky shembull shofim se me rritjen e nivelit të
kapitalit, zvogëlohen mundësitë që ajo të falimentojë ( të bëhet josolvente ).
mjete
EM = _________________________
kapitali aksionar
neto prof pas llog së tatimit neto prof pas llog së tatimit mjete
______________________ = ______________________ X _____________
kapitali aksionar mjete kapitali aksionar
Standardet kapitale. Një ndër arsyet pse bankat mbajnë kapital është sepse ato janë
të obliguar të bëjnë këtë nga ana e autoriteteve rregullative. Për shkak të harxhimeve
të larta që i sjell mbajtja e kapitalit, menaxherët e bankave duan që të mbajnë sa më
pak kapital. Në këtë rast, vlera e kapitalit bankar është i determinuar nga standardet e
kapitalit që e kzistojnë në vend. Ky në rasti i bankave në Maqedoni, që mbajnë kapital
disa herë më të lartë se ai i përcaktuari me ligj. Pasojë e paevitueshme e sjelljes së tillë
është profitabiliteti i ulët i bankave në Maqedoni.
Lidhjet afatgjate. Një ndër mënyrat më të mira që banka të mbledh informacione për
perspektivat e huakërkuesit ose ti mbikqyr aktivitetet e tij është që të mbajë lidhje
afatgjate me të. Duke e mbikqyrur huakërkuesin – përmes gjendjes së llogarisë
dhe pagesat e huasë – banka dukshëm mund ti zvogëlojë problemet e informacioneve
asimetrike, përmes zvogëlimit të harxhimeve për mbledhjen e informacioneve për
mbikqyrje. Gjithashtu edhe huakërkuasit fitojnë nga lidhjet afatgjate me bankat:
klienti mund të fitojë kredit me normë më të ulët të interesit, ose me më pak kufizime
meqë banka ju largohet veprimeve që kushtojnë shtrenjtë për mbledhjen e
informacioneve. Huakërjuesit që I cmojnë lidhjet afatgjate janë më pak të disponuar
që të mos i paguajnë huatë, apo ti shkatërrojnë klauzolat kufizuesenë kontratat për
hua.
Mjete Obligime
Mjete me interes fiks $350 mil Obligime me interes fiks $230 mil
Rezerva Depozite cekore
Letra me vlerë afatgjate Depozite të kursyera
Borxhe afatgjate Mjete depozitive afatgjate
Mjete me interes variabël $150 mil. Obligime me int variabël $230 mil.
Borxhe me interes variabël Çertifikata depozitive afatgjate
Letra me vlerë afatshkurte Depozite
Mjete në BQ
Vlera neto $40 mil.
$ 500 Mil. $ 500 Mil.
Veni re se $150 mil. mjete nga gjithsej $500 mil. mjete të bankës kanë
variabile të interesit që ndryshojnë, së paku, një herë në vjet. Pak më pak se gjysma
( $ 230 mil nga gjithsej $500 mil ) e obligimeve të pargjithshme të bankës kanë
variabile të interesit. Nëse norma e interesit shkojnë lartë (riten), banka do paguaj më
tepër për $230 mil të obligimeve të veta, duke i rritur vlerat e interesit vetëm për $150
mil. nga mjetet e saj. Kështu kjo bankë mund të ballafaqohet me rrezikun e interesit.
Rritje e dukshme e variabilitetit të norms tregtare të interesit gjatë viteve të 80-ta
shkaktoi rrezik të madh të interesit për bankat që praktikonin hua me interese fikse,
duke përdorur mjete të fituara nga depozite afatshkurteme vlera të ndryshuara të
interesit. Rritja norms së interesit në treg e uli vlerën e mjeteve bankare kundrejtë
obligimeve të tyre dhe solli deri te bankrotimi i një numri të bankave kah fundi i
viteve të 80-ta tek një numër i madh i shteteve të zhvilluara.
Për të udhëhequr me rrezikun e interesit, bankat filluan ta (cmojnë prekshmërinë) e
portfolijove kundrejt rrezukit nga fluktuacioni në vlerat tregtare të interesit.Një masë
për këtë është kohëzgjatja (duration) e mjetit ose obligimit të bankës, që paraqet
rezponzivitet (të ndryshimit të përqindjes) të vlerës tregtare të mjetit ose obligimit në
relacion me ndryshimin e përqindjes në vlerat e interesit. Në anën e obligimeve,
depozitat çekueshme kanë kohëzgjatje të shkurtër, përderisa certifikatat depozitive
afatgjate kanë kohëzgjatje të gjatë. Në anën e mjeteve , borxhet e dhëna bankave të
tjera në trgun ndërbankar kanë kohëzgjatje të shkurtër, deri sa borxhet komerciale dhe
letrat markitabile me vlerë kanë kohëzgjatje ma të gjatë.
Për tu vlerësuar ekspozimin e bankës kundrejt rrezikut të interesit, menaxherët e saj e
llogarisin kohëzgjatjen mesatare të mjetëve të bankës dhe kohëzgjatjen mesatare të
obligimeve të bankës. Dallimi mes të dyave, i njohur si vija(jazi) e kohëzgjatjes
(duration gap) e mat fitimin e hershëm të bankës kundrejt fluktuacioneve në vlerat e
interesit . Menxherët e bankave i shfrytëzojnë informacionet në vijën e kohëzgjatjes
për ta përcaktuar strategjinë e tyre. Zvogëlimi i madhësis së vijës së kohëzgjatjes u
ndihmon bankave ta minimizojnë rrezikun e interesit. Për derisa banka parasheh
rrënie në vlerat e interesit , ajo duhet të bëjë strukturë kohore të mjeteve dhe
obligimeve të saj dhe të jetë ashtuqë të ketë vijë positive të kohëzgjatjes. Nëse
parasheh rrënie të vlerave të interesit duhet ta bëjë ashtuqë të ketë vijë negative të
kohëzgjatjes.
Perveç udhëheqjes direkte me mjetet dhe obligimet, bankat ballafaqohen me rrezikun
e kamatës dhe në mënyra tjera. Bankat mund të krijojnë borxh me vlerë variabile të
interesit, ose mund të mbrohen duke përdorur normë të interesit dhe fjucera financiare
dhe opcione, për ta zvogëluar vijën e kohëzgjatjes.