Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Tableta Paracetamol (FU, BP, USP)

Përmbajtja e paracetamolit
Duhet të përmbajë 95.0 deri në 105.0% të sasisë së përshkruar paracetamol.

Identifikimi
Një sasi pluhuri tabletash, që i korespondon 500mg paracetamol, ekstraktohet me 20ml
aceton. Filtrohet dhe filtrati avullohet në banjë uji deri në të thatë.Më pas thahet në
termostat, në 1050C. Me mbetjen kryhen provat si vijon.
A. Matet spektri i absorbimit në diapazonin IR.
B. 0.1g mbetje valohet me 1ml acid klorhidrik të përqëndruar, për 3 minuta. Shtohen
10ml ujë dhe ftohet. Nuk duhet të formohet precipitat.
Shtohen disa pika tretësirë potasium dykromat 0.5%. Çfaqet një ngjyrë vjollcë, e
cila me kalimin e kohës kthehet në të kuqe.
C. Pika e shkrirjes duhet të jetë rreth 1690C.
D. KShH
Shtresa: Silikaxhel F254
Faza levizëse: kloroform : toluene : aceton (65:10:25)
Përgatitja e tretësirës së provës: Një sasi pluhuri, që korespondon me 200mg
paracetamol, kalohet në një tub centrifuge ku shtohen 10ml etanol 50%. Tundet për
30minuta, pastaj centrifugohet. Përdoret tretësira e kthjellët. Pikohen 30μl.
Përgatitja e standardit: 200mg standard paracetamoli treten ne 10ml etanol 50%.
Pikohen 30 μl.
Vrojtimi: në dritë UV, 245nm.

Pastërtia. 4-aminofenoli
Një sasi pluhur tabletash që përmban 500mg paracetamol përzihet për 15 minuta me
10ml të përzierjes methanol:ujë (1:1) dhe centrifugohet. Shtohen 0.2ml tretësire e
përgatitur freskët, e cila përmban 1% nitroprusid natriumi dhe 1% karbonat natriumi
anhidër. Përzierja lihet mënjanë për 30minuta.
Pas 30 minutash,tretësira nuk duhet të jetë më e ngjyrosur se sa prova krahasuese, ku
është shtuar 0.5ml tretësirë 4-aminofenoli 0.005% dhe më pas, është trajtuar në të
njëjtën mënyrë.

Disolucioni (BP)
Rrotullime për minutë (rpm) : 50
Mediumi: Tretesirë buferike, fosfatike, pH 5.8
Temperatura: 370C
Kohëzgjatja: 45 minuta
Tretësira e filtruar hollohet me NaOH 0.1N në mënyrë që të fitohet një përqëndrim i
paracetamolit 1mg%. Matja kryhet në një spektrofotometër të përshtatshëm, në
gjatësinë e valës 257nm, përkundrejt NaOH 0.1N.
Kryhen llogaritjet duke ditur A(1%, 1cm) të paracetamolit, të barabartë me 751, në
λ 257nm.
Disolucioni (USP)
Rrotullime për minutë (rpm) : 50
Mediumi: Ujë i distiluar
Temperatura: 370C
Kohëzgjatja: 45 minuta
Filtrati hollohet në mënyrë të përshtatshme dhe pastaj matet absorbanca përkundrejt ujit,
në gjatësinë e valës 249nm.
Llogaritet sasia e paracetamolit të çliruar duke përdorur lëndë standard paracetamol.
Kërkesa: Pas 45 minutash, duhet të çlirohet të paktën 75% e sasisë së përshkruar mbi
etiketë paracetamol.

Përcaktimi sasior
Pluhurizohen 20 tableta. Një sasi pluhuri, që korespondon me 150mg paracetamol,
kalohet në një balon volumetrik me vëllim 250ml, përzihet me 50ml NaOH 0.1N,
shtohen 100ml ujë dhe tundet për 15 minuta. Pastaj çohet deri ne shenjë me ujë dhe
filtrohet (1).
Në një balon 100ml, shtohen 10ml tretësirë (1) dhe 10ml NaOH 0.1N, përzihen dhe më
pas hollohet me ujë deri në 100ml (2).
Përsëri 10ml (2) kalohen në një tjetër balon 100ml, shtohen 10ml NaOH 0.1N,
përzihen, çohen në shenjë me ujë.
Matet absorbanca në gjatësinë e valës 257nm, përkundrejt provës së bardhë.
Kryhen llogaritjet, duke ditur vlerën e A(1%, 1cm) të barabartë me 715 në gjatësinë e
valës 257nm.

You might also like