Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Integrime Ekonomike Evropiane

Kosova, sfidat dhe mundesite

iIdeja per Integrime Evropiane - Robert Schuman 1950

Procesi i Integrimit ekonomik dhe politik në BE ka qenë i nderlidhur që prej fillimit të themelimit
të tij.

 ESCS – Komuniteti Evropian per Thengjill dhe çelik (1951)

 EEC-Traktati i Komunitetit Ekonomik Europian (1957)

Integrimi ekonomik definohet si eliminim i barrierave (pengesave) ekonomike ndërmjet dy


ose më shumë vendeve.

Barrierat ekonomike janë çfarëdo demarkacioni apo pengese nëpërmes së cilave zvogëlohet
mobiliteti aktual dhe potencial i të mirave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit, si dhe
rrjedhat e komunikacionit.

Rëndësia fundamentale e integrimit është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe


potenciale

 Rritet sasia e ofruar në tregun e integruar

 Zvogëlohet niveli i çmimeve

 Rritet mirëqenia për shoqërinë

 Krijohet nje treg me i madh

 Në parim procesi i integrimit nxitet nga motivet ekonomike, por nuk mund të
përjashtohen edhe ato politike në raste të caktuara

• Integrimi ekonomik përfshin integrimin e tregut dhe të politikave ekonomike.

• Integrimi i tregut është dhe mbetet esenca e integrimit, siç është e qartë prej definicionit të
kësaj të fundit.

• Politikat ekonomike ndërlidhen direkt me funksionimin e tregut, ose strukturën, performancën


dhe rezultatet e tregut.

rspektiva e vendeve të Ballkanit Perendimor per Integrim.

• Procesi i Stabilizim Asociimit

Kosova - Mekanizmin Percjelles te Stabilizim Asociimit (MPSA).


Qëllimi i MPSA është që ta përkrah Kosovën në reforma strukturale të nevojshme
për përafrim me BE-në si dhe në zhvillimin e institucioneve dhe vetëdijesimin e
administratës mbi qëllimet dhe parimet mbi të cilat ndërtohen politikat dhe praktikat
evropiane.

• Agjenda e Selanikut

Në qershor të vitit 2003, në Samitin e Selanikut, është ri konfirmuar perspektiva


për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

• Partneriteti Evropian

Instrument kryesor per zbatimin e detyrave dhe obligimve qe dalin nga Procesi
integrimit dhe te parashtruara nga BE.

• Pjesëmarrje aktive në PSA përmes MPSA-së

• Implementimi i Partneritetit Evropian

• Pjesëmarrja në iniciativat rajonale

• Qëndrimi pozitiv i institucioneve te Kosoves ndaj BE

• Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare

• Fillimi i përafrimit të ligjeve me acquis communautaire

• Pozita gjeografike

• Potenciali njerëzor: popullatë e re, (njohja e gjuhëve të huaja)

• Angazhimi institucional për përmirësimin e pozitës së minoriteteve

• Përdorimi i €

• Administratë e re

• Mosnjohja nga te gjitha shtetet anetare te BE (pamundësia e hyrjes në marrëdhënie


kontraktuale me BE-në)

• Zhvillim i ulët ekonomik dhe shkallë e lartë e papunësisë

• Mungesë e implementimit të ligjeve

• Mungesa e koordinimit të donacioneve nga ana e Institucioneve


• Qasja jo pro-aktive e minoriteteve ndaj proceseve shoqërore në Kosovë

• Administratë relativisht e papërvojë

• Mungesa e përgjithshme e njohurive për BE-në

• Situata jo e volitshme energjetike

• Përfaqësimi jo profesional në qendrat evropiane, posaçërisht në Bruksel

• Zgjidhja pozitive e Statusit Përfundimtar

• Përfshirja e Kosovës në Procesin e Stabilizim-Asociimit

• Shkrirja e standardeve të Kosovës në Standardet Evropiane – PVPE

• Qasja e Kosovës në Iniciativat e Procesit të Stabilizim-Asociimit, përfshirë IPA

• Prezenca ndërkombëtare në Kosovë

• Raportet e mira me vendet fqinje

• SPZHK në pajtueshmëri me standardet e BE-së

• Mundësi e shfrytëzimit të diasporës

Instrumenti për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA)


 
IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga BE-ja që ka për
synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE. IPA
është krijuar në vitin 2007.
 
Objektivat kryesore të IPA-s përfshijnë:
 forcimin e institucioneve demokratike,
 reformimin e administratës dhe ekonomisë,
 promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut,
 përmirësimin e respektimit të të drejtave të minoriteteve dhe
 zhvillimin e shoqërisë civile.
 
Ndihma ofrohet në kuadër të dokumenteve të cilat rregullojnë
marrëdhëniet e një vendi me Komisionin Europian, kryesisht
Partneriteteve Europiane për vendet kandidate potenciale dhe
Partneriteteve të Anëtarësimit për vendet kandidate. Në vendet të cilat
përfitojnë nga IPA bëjnë pjesë shtetet e ish-Jugosllavisë (duke
përjashtuar Slloveninë e cila tashmë është pjesëtare e BE-së), Shqipërinë
dhe Turqinë. Sidoqoftë, IPA është një instrument fleksibil i cili mund të
përdoret për të ndihmuar edhe vendet tjera jashtë procesit të para-
anëtarësimit gjithnjë duke nënkuptuar që masat të cilat financohen nga
IPA janë pjesë e një kornize rajonale, ndërkufitare, ndërshtetërore ose
ndërkombëtare dhe nuk i mbivendosin programet tjera të BE-së për
ndihmën e jashtme.
 
Ndihma përmes IPA-s ofrohet në pesë komponentë të cilat
përfshijnë:
 
1.    Përkrahjen gjatë tranzicionit dhe ndërtimin e institucioneve
2.    Bashkëpunimin ndërkufitar
3.    Zhvillimin rajonal
4.    Zhvillimin e burimeve njerëzore
5.    Zhvillimin rural
 
Kjo ndihmë përmes IPA-s bazohet në planifikimin strategjik
shumëvjeçar i cili përfshinë Kornizë Indikative Financiare Shumëvjeçare
- dokument ky që përcakton shumën të cilën Komisioni Evropian synon
ta shpenzojë në një vend për një periudhë të caktuar si dhe fushat
prioritare në të cilat alokohen fondet e IPA-s. Po ashtu, planifikimi
strategjik bëhet edhe përmes programeve që mund të jenë vjetore ose
shumëvjeçare. Ndihma nga IPA, përpos tjerash, mund të ndahet në
formë investimi, subvencioni, bashkëpunimi administrativ, pjesëmarrje
në programet e BE-së dhe ndihmës buxhetore. Kjo e fundit ndahet në
raste të rralla dhe i nënshtrohet mbikëqyrjes.
 
Për alokimin e fondeve të IPA-s, për çdo vjet zhvillohet nga një cikël i
programimit të IPA-s, gjatë të cilit përcaktohen projektet të cilat do të
financohen përmes këtij instrumenti. Menaxhimi i programeve të IPA-s
realizohet varësisht nga kapacitetet e një vendi për zbatim. Në Kosovë,
institucioni që kryen menaxhimin e programeve të IPA-s është Zyra
Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.
 
Për vitet në vijim 2011-2013, fondet e IPA-s për Kosovën do të
përqendrohen në fushën e sundimit të ligjit që përfshinë në përgjithësi
organet e rendit sikurse policinë dhe gjykatat, në reformën e
administratës publike dhe në zhvillimin ekonomik. Këto fusha prioritare
janë përcaktuar në Dokumentin Indikativ Planifikues Shumëvjeçar 2011-
2013 i cili njëherësh është edhe dokumenti kryesor referues për projektet
e IPA-s.

You might also like