Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 164

KOSOVA

PREJARDHJA E NJI LUFTE

Stephen Schwartz

përktheu:
Gazmend Bërlajolli

rrokullia
në kujtim të
Gjon Sinishtës
1930 -1995
themelues i institutit katolik shqiptar
‘Daniel Dajani’ në Detroit, ShBA
DËFTOJSI

Dëftojsi .......................................................................................................i
Parathanie....................................................................................................i
S HQIPTARËT DHE SLLAVËT .........................................................................1
BETEJAT E K OSOVËS, 1389 E 1689:
RRJEDHOJAT DHE MITET NË HISTORINË SËRBE ...........................................15

RIPUSHTIMI SËRBI K OSOVËS 1912-13.......................................................27


K OSOVA DHE MONARKËT MODERNË SËRBË 1914-1943..............................37
K OSOVA DHE KOMUNIZMI NË S HQIPNI E JUGOSLLAVI 1944-1985 ..............51
K RIZAE JUGOSLLAVISË 1985-1989............................................................62
REZISTENCA PAQËSORE DHE SHOQNIA CIVILE PARALELE 1989-1998..........77
1999: NDËRHYMJA DHE RRJEDHOJAT E MENJIHERSHME TË SAJ...................88
K OSOVAHYN NË SHEKULLIN XXI ...........................................................112
PËRMSHELJE ...........................................................................................124
UN GO HOME .......................................................................................138
LETËR E HAPTË D ARDAN GASHIT............................................................144
Mirënjohje
Autori i falënderon për hulumtimet dhe ndihmën me përkthimin pikë së pari Naim e Rukije Berishën
– pa të cilët ky libër nuk do të dilte në formën që ka – si dhe Idriz Berishën, Ray Frost-in, Zana
Ibranin, Čedo Kapor-in, Katerina Mijatović -in, Vjosa Mujkon, Prof. Muhamed Nezirović -in nga
Universiteti i Sarajevës, Laura Peterson-in, Boris Petrovč ić-in dhe Hoxhë Zymer Salihin.
Prof. Sami Repishti nga Universiteti Adelphi, Prof. Robert J. Donia nga Univeriteti i Miçiganit, Prof.
Robert D. English nga Universiteti John Hopkins dhe Branka Magašnga Instituti i Bosnjës në
Londër me dashamirësi e lexuen dorëshkrimin; ndihma e tyne ishte e paçmueshme. Miku im,
historiani Ronald Radosh, ishte bujar me hulumtimin e tij mbi izolacionizmin në ShBA në fillim të
Luftës së Dytë Botnore.
Falënderime të veçanta i detyroj edhe Dr. James Lyon-it në Sarajevë dhe Brian Hopkinson-it në
Prishtinë, të dy nga Grupi Ndërkombtar i Krizës; Kemal Muftić -it, Drejtorit të Përgjithshëm të
BHPress-it në Sarajevë dhe Slobodan Stajić -it, redaktorit të gazetës Oslobodjenje të Sarajevës. Dhe, së
mbrami, selame Kadrush Hotit.

ii
PARATHANIE
“Kosova – prejardhja e nji lufte” e autorit Stephen Schwartz asht nji referencë e shkëlqyeshme
për historinë e Kosovës. Ky libër po botohet për të dytën herë në gjuhën shqipe dhe ky fakt në
vetvete asht indikator i mirë se lexuesit shqiptar nuk asht ma nevoja me ia prezentue Stephen
Schwartzin. Natyrisht, këtu e kemi parasysh edhe faktin se në letrat shqipe, përveç me këtë botim,
Schwartzi tashma asht paraqitë edhe me përkthimet e librave “Ëndërrime në shqip” dhe “Dy
ftyrat e islamit – fundamentalizmi saudit dhe roli i tij në terrorizëm ”.
Libri që keni në dorë e ven nën objektiv çashtjen e Kosovës në nji vështrim kronologjik, me
fillesë që nga beteja e vitit 1389, por me theks të veçantë prej vitit 1912 -13 e tëhu, pra që nga
pushtimi i Kosovës nga Sërbia. Dihet mirëfilli që, në bazë të të drejtës ndërkombtare për të
vendosë mbi statusin vetjak politik, Kosova i plotëson të trija kushtet: 1. argumentin e pushtimit
me forcë; 2. argumentin e represionit shtetnor ndaj krejt nji populli; dhe 3. argumentin e
përcaktimit të popullit. Veçmas i pari i këtyne kushteve, pra argumentimi se Kosova asht pushtue
me forcë nga Sërbia, asht shtjellue në mënyrën ma të mrekullueshme të mund shme në këtë libër.
Në mënyrë kronologjike, të detajueme e fort bindëse. Natyrisht, edhe tue ofrue fakte që nuk janë
trajtue deri tani.
Nësa na i paraqet mizoritë e ushtrisë sërbe mbi shqiptarët gjatë pushtimit të Kosovës më
1912-1913, autori mes tjerash thotë se s’duhet me na tronditë horizonti i ngushtë e i cekët politik
e shpirtnor i komandantëve ushtarakë, që ishin mësue me i kundrue si heroike vrasjet gjakftohta e
të tmerrshme të shqiptarëve, të grave e të fëmijëve të tyne. Schwartzi na e dëfton mrekullisht
rezistencën e bame nga shqiptarët kundër pushtimit sërb në vijimsi që nga vitet 1912-13, madje
me nënvizime tejet interesante, siç asht ta zamë shkoqitja e bame nga programi i kryengritjes së
përgjithshme shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit në pranverë të 1919, program ky që e shpërfaqte
natyrën inteligjente dhe disiplinuese të lëvizjes, tue ngulmue: asnji kryengritës nuk guxon me i da-
mtue sërbët e vendit veç atyne që qëndrojnë me armë në dorë kundër qëllimit shqiptar; nuk
guxon me djegë shpi e me rrënue kisha; nuk guxon me plaçkitë; nuk guxon me i shëmtue trupat e
të vramëve t’anmikut; madje-madje edhe në asht se anmiku u ban zullum shqiptarëve të
paarmatosun, luftarët u duhen përmbajtë plotësisht e rreptësisht pikave të naltpërmenduna. Kjo
tregon se qysh në fillim të shekullit të kaluem shqiptarët në luftnat e tyne për liri i respektonin rre-
gullat ndërkombtare për luftë. Të paktën në letër.
Schwartzi nuk merr anë kur flet për regjimin e Ahmet Zogut dhe atë të mendejmë t’Enver
Hoxhës në Shqipni. Të dyja regjimet i kritikon thueja njisoj. Për regjimin e Zogut thotë se ishte
përkushtue, me kambënguljen e jugosllavëve, që t’i likuidonte kaçakët; ta përndiqte Azem Bejtën;
ta vrante Bajram Currin. Për ma shum, pohon Schwartzi, me mija shqiptarë, nën zgjedhën e
shovinizmit sërb, dhe me përfshimjen e regjimit zogist, e lëshuen Kosovën për me e mësy Tur-
qinë, gjatë viteve ‘30 të shekullit të kaluem. Të njejtin mendim thueja, Schwartz e ndan edhe për
regjimin e Hoxhës, ngase, simbas tij, Partia Komuniste Shqiptare qe themelue në fund të vitit
1941 nga dy përfaqësues të degës së komunizmit jugosllav në Kosovë: Duš an Mugoš a dhe
Miladin Popović . Frymëzimi për këtë ngrehinë komuniste, madje shpirti udhëheqës i saj, ishin
jugosllavët dhe rrjedhimisht shqiptarët mbetën objekt dhe jo subjekt historik. Siç asht dëshmue
përmes shërbimeve që ua ka ba jugosllavëve me luftimin e Kryezijve dhe të forcave të Shaban
Polluzhës, po edhe me asgjasimin e inteligjencës katolike, Enver Hoxha nuk ishte atdhetar.

i
Autori asht kritik edhe ndaj komunistëve në Kosovë, të cilët janë sjellë në mënyrën ma çnje-
rëzore të mundshme ndaj atdhetarëve të përkushtuem. Na i ndërmend, ta zamë, qëndrimet e Ali
Shukrisë, i cili gjatë kohës sa kish qenë gjykatës në Gjykatën e Prizrenit, ndër të tjera e kish gjykue
edhe Marie Shllakun dhe jo veç gjykue: ai e kishte sha e poshtnue Marien gjatë procesit gjyqsor
dhe kish ngulmue se vetë pushkatimi nuk mjaftonte – ajo duhej djegë së gjalli.
Schwartz ka plotësisht të drejtë kur thotë se shqiptarët gjatë viteve ‘90 kanë ba qëndresë
pasive, por, për mendimin tim, nuk ka të drejtë kur thotë se lëvizja shqiptare në Kosovë gjatë
kësaj dekade ishte gandiste. Qëndresa që banë shqiptarët e Kosovës në fillim të viteve ‘90 ndaj re-
gjimit sërb nuk qe gandizëm, jo veç pse nuk mundet me u konsiderue gandiste nji lëvizje, lideri i
të cilës kërkon pandërpre intervenimin ushtarak ndërkombtar, por edhe për shkak se atje ku do të
duhej me zgjedhë midis qyqanllëkut e dhunës, Gandi pati thanë se do t’ish për dhunë! Thelbi i
rezistencës gandiste ka qenë dizajnimi i konfliktit. Sa për ta ilustrue këtë, po e përmend nji
shembull nga rezistenca aktive gandiste: me rastin e eksploatimit të pamukut nga kolonizatorët
britanikë n’Indi, popullsia vendase e bojkotonte masivisht blemjen e produkteve nga pamuku i
vjedhun. Ndërsa, qëllimi themelor i t’ashtuquejtunës rezistencë në Kosovë ishte shmangia e çfarë-
dolloj konflikti. Këtë ma së miri e dëshmon apeli i mbramjes së 2 shkurtit 1990 që Dr. Rugova e
bante nëpërmjet televizionit për ndaljen e demonstratave.
Schwartzi, thueja në fund të kapitullit ku i shqyrton rezistencën civile dhe shoqninë paralele
gjatë viteve ‘90, i kundërshton etiketimet që i janë ba UÇK-së si nji organizatë enveriste, ngase,
thotë ai, “Enver Hoxha nuk kishte ba gja me e çlirue Kosovën nga Jugosllavia dhe nuk ish i
pëlqyem ndër shqiptarët e Kosovës”. Porse, ai asht realist edhe rreth rolit të UÇK-së: “UÇK-ja si
forcë ushtarake, ndryshe nga armatat sllovene, kroate e boshnjake, nuk ia doli me organizue
mbrojtje efekive”. Tue e përmbyllë kapitullin me theksimin e asaj se sa pak mundi me ba UÇK-ja
për mbrojtjen e popullsisë civile, autori e përshkruen nji fotografi të gazetës New York Times të
datës 8 tetor, që e portretizonte nji çikë kosovare 13 vjeçare, të paralizueme qysh nga lindja, ulë
në karrocën e saj nën nji pemë diku në kamp refugjatësh, ndërsa po lagej nga pika shiu “tue e
pritë UÇK-në, tue e pritë botën, tue pritë...”. Duhet thanë, pra, se vërehet krejt qartë që Schwartz
e ka kuptue mirëfilli se, në kandvështrimin e shum shqiptarëve të Kosovës, UÇK-ja kish dështue,
ngase kishte ngecë në nji varg problemesh serioze. Lidhun me dështimin e UÇK-së, Schwartz
shtron nji mori pyetjesh: Pse nuk e kishte ndalë UÇK-ja dëbimin e popullatës? Pse nuk i kish
mbrojtë intelektualët si poetin Latif Berisha e akademikun Fehmi Agani? Pse kish lejue që mija të
rij të përfundonin burgjeve të Sërbisë? Pse të pak tën nuk kishin shpërnda armë të vogla, që i shin
të bollshme në Shqipni, e t’organizonin grupe mbrojtëse ndër popullatën civile? Kryepyetja asht
kjo: ku ka qenë UÇK-ja? Përgjegjja e ithtë: simbas shum shqiptarëve, tue u mshefë katundeve.
Dhe, për ma keq akoma, të dërguemit politikë të UÇK-së, me ndonji ngurrim fillestar, kanë
nënshkruejtë nji dokument, tue e pranue kësodore nji proces nën të cilin do të rivendoseshin të
drejtat themelore njerëzore të bashkësisë shqiptare, ndërsa Kosova do të mbeste nën sovranitetin
e Jugosllavisë (dhe të Sërbisë). UÇK-ja nuk ishte forcë efikase siç mund të jetë dukë nëpër
paraqitjet e saj. Këtë ma së miri e dëshmon fakti se kur me mija veta provonin me hy në UÇK,
ajo i kthente mbrapsht me e pritë kushtrimin, i cili për shumkënd nuk erdhi kurrë. Gjatë luftës,
UÇK-ja, siç e pohon edhe Ramush Haradinaj, ishte e ndame mes luftarëve të mirëfilltë dhe
oportunistëve që e synonin pushtetin.
Autori ia kushton krejt nji kapitull ndërhymjes ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999,
me ç’rast shprehet shum kritik ndaj opinioneve të Naom Chomskyt dhe të Edward Saidit rreth
kësaj ndërhymjeje. Chomsky, siç dihet, konsideron se spastrimi etnik asht intensi fikue nga
bombardimet e NATO-s, dhe autori i librit, ç’asht e drejta, nuk arrin me e hedhë poshtë këtë
mendim të Chomskyt. Por, as idenë e Saidit se shqiptarët e Kosovës nuk besonin që fushata
ajrore po bahej për pamvarësimin e Kosovës dhe shpëtimin e jetëve shqiptare.
Në këtë libër vërtet përdoren burime tejet interesante dhe thueja të shpërfilluna deri tash. Të
tilla janë edhe burimet që i shpalojnë planet ruse për ta themelue nji zonë të ndame në Kosovë në
kufinin verilindor me Sërbinë, zonë kjo që do t’ish nën administrim rus e që mandej do të

ii
shkëputej prej Kosovës.
Schwartz asht shum kritik ndaj administratës ndërkombtare jo veç në Kosovë, por edhe asaj
në Bosnjë-Hercegovinë. Në nji rast madje e përshkruen lemerinë mbasi kish mësue se si
autoritetet ndërkombtare në Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë i kishin shpenzue burimet financiare
të shtrydhuna nga xhepat e qytetarëve taksapagues të vendeve demokratike. Megjithëse kish
shqetësime të konsiderueshme lidhun me pohimet se paret e taksave amerikane qenë vjedhë prej
politikanësh muslimanë të Bosnjës, kish ma shum arsye me u brengosë rreth karnevalit të
shpenzimeve në të cilin ishin vu funksionarët ndërkombtarë. Autori e pahtëson edhe cinizmin e
shqiptarëve të Kosovës lidhun me këtë: shqiptarët e Kosovës administrimin ndërkombtar në
vendin e tyne e përshkruenin si nji sundim sërb, por pa masakra, dhe do të parapëlqenin që
Miloš evići të mbeste në pushtet derisa bashkësia ndërkombtare ta konfirmonte pamvarësimin e
Kosovës si shtet dhe të drejtën e saj për të nxjerrë përgjegjësi sovrane. Pra, vërehet ashiqare që
Schwartz asht shum kritik ndaj punës së ndërkombtarëve në Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë dhe
këtë e ilustron mirë edhe ky shembull mjaft interesant që na e ofron: ndërkombtarët kryesisht e
fitojnë dhetëfishin e rrogës së ekspertit a të nëpunësit vendor, dhe ndërsa vendorët duhen me
pague taksa, ndërkombtarët nuk duhen. Profesorët universitarë fitojnë shuma modeste prej 150
eurosh në muej, kurse fëmi jët e tyne i fitojnë edhe nga 800 euro tue e ba punën e përkthyesit a të
shoferit. Sidoqoftë, në këtë kapitull, Schwartz, kur flet për administratën ndërkombtare në
Kosovë (UNMIK-un), do të bante mirë me u fokusue ma shum në bazën e padrejtë të këtij
misioni, i cili ka për qëllim me e zbatue Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të
Kombeve të Bashkueme, e kjo rezolutë, siç dihet mirëfilli, parasheh autonomi substanciale për
Kosovën. Po ashtu, në këtë kapitull sikur mungon nji përqendrim në ligjin e zbatueshëm në
Kosovë – rregulloret e UNMIK-ut, e në bazë të rregullores së parë të UNMIK-ut edhe ligjet që
kanë qenë në fuqi në ‘territorin’ e Kosovës para datës 24 mars 1999, konsiderohen “ligj i
zbatueshëm”.
Në këtë libër, veç problemeve të ndryshme politike në Kosovë, autori trajton edhe probleme
të ndryshme të vendeve të rajonit ose ma saktë t’ish-Jugosllavisë. Ky libër, pa asnji dyshim,
bashkë me librin “Kosova – histori e shkurtë” të autorit Noel Malcolm, përban referencë të
pazavendësueshme mbi historinë e Kosovës.
Shkëlzen Gashi

iii
shënim i përkthyesit

Kur Stephen Schwartz vendosi me ma kërkue përkthimin në shqip të këtij libri, ende nuk ish vu
me e rikqyrë botimin e vetë origjinalit për të cilin u shprehte se kishte mangësi e pasaktësi, e të
cilat, i ngazëllyem prej shitjes së vrikshme ndërkombtare që po i gëzonte botimi i parë, mëtonte
me i plotësue e qortue në nji ribotim të dytë. Nësa libri po u përkthente në shqip, nisi me më çue
faqe të tana me materiale shtesë, të cilat do të zenin vend në botimin e dytë të versionit origjinal.
Kësodore, varianti i përkthyem do të përputhej me variantin e fundëm dhe të plotësuem
t’origjinalit.
Faqet shtesë, veç qortimeve e ndryshimeve të shumta, përmbanin edhe paragrafë të tanë të rij
që iu shtuen të tana kaptinave (I-VIII), dhe mbasi harku kohor që kish kalue pati shënue zhvilli-
me të shumta në Kosovën e mbasluftës, Schwartzi shtoi edhe dy kaptina të reja (IX. Kosova hyn
në shekullin XXI dhe X. Përmshelje). Mandej, thueja në të mbyllun të këtij përkthimi, lypi që këtij
versioni në shqip t’iu shtonin në fund edhe përkthimi i artikullit të tij «UN Go Home» botue më
14 prill 2003 në Weekly Standard të ShBA-së, si dhe letra e haptë që, thueja fill mbas ngjarjeve të
marsit 2004 nëpër Kosovë, ia adresoi hartuesit të Raportit të UNDP-së për rolin e mediave koso-
vare në to.
Qyshdoqoftë, autori nuk ia doli me e nxjerrë botimin e dytë të librit origjinal sot e kësaj dite
dhe, mbas vetë fjalëve të tij, i bahet që as të mos e gjejë mundësinë me e botue fare, tue qenë se
nuk janë jetësue premtimet e nji donacioni që e priste. Asgjamangut, mbas konsultimit me
autorin, ani që ky variant në shqip nuk po përputhet njinjisht me variantin origjinal të botuem në
gjuhën angleze – sot e kësaj dite të vetmin në raftin ndërkombtar të librit – u vendos që ky
përkthim të dalë me të gjitha qor timet, plotësimet e risitë e prume prej autorit ndërmjetkohë, me
gjykimin se materialet e shtueme janë me shum interes për lexuesin shqiptar.
Teksti përmban mjaft citate prej materialesh që në botimin zanafillor të tyne ndodhen në
shqip. Pamundësia për t’i gjetë të tana materialet burimore, e veçmas ato prej gazetave tona të
përditshme, ma diktoi që disa prej këtyne citateve t’i përktheja drejtpërdrejt nga anglishtja e
autorit. Ndonëse kjo nënkupton vetiu se përkthimi i tyne këtu nuk përkon fjalë për fjalë me
origjinalin, përmbajtja dhe kuptimi i pjesëve të citueme besoj të kenë mbetë të paluhatun.
KOSOVA
PREJARDHJA E NJI LUFTE
I.
S HQIPTARËT DHE SLLAVËT
Deri në Luftën e Kosovës më 1998-99, vendi i quejtun Kosovë nga popullsia e vete shqiptare, si
dhe kultura shqiptare përgjithësisht, ishin gati krejt të panjohun jashtë Ballkanit, pë rveç në
rrethin e nji dore specialistësh, edhe këta vetë studiues të nji lami jo shum të ndriçuem, të quejtun
albanologji.
Cila asht Kosova dhe kush asht populli i saj? Të kuptuemit e Kosovës mun det me nisë tue e
mendue Gadishullin Ballkanik si nji trup femne, me male të nalta tubue në vargje hapësinore,
që hapen papandehë në nji vend të ngrohtë prej nga jeta zen fill. Kjo fushë e blertë pjellore asht e
rrafshtë e gati-gati e pathyeme, e të ngjahet krejt si t’ish Lugina Qendrore e Kalifornisë, ose ‘toka
e blertë e e kandshme e Anglisë’. Me hy në të prej veriut, tue ndjekë rrugën e vargmaleve t’ashpra
të Malit të Zi, asht me t’u ba se ke ardhë në njifarëlloj parajse.
Të bahet po ashtu, edhe asht, paparamendueshëm e lashtë si vendngulim njerëzor. Qysh prej
kohësh shum të hershme kjo tokë njohu pushtues e mbretni të hueja, si dhe kërleshje të
përgjakshme, teksa populli i saj luftonte për lirinë e vete. Kur nisi kaptina e mbramë e njikësaj
drame të qëndresës, me krizën jugosllave të viteve 1980, Kosova kishte k und 2 milionë banorë,
pothuej 90 për qind të tyne shqiptarë. Ajo ish qendër e xehetarisë, e prodhimit të rrymës dhe e
industrisë kimike. Por Kosova qe, po ashtu, edhe ma e vobekta trevë e Jugosllavisë.
Ky asht nji rrëfim për këtë tokë dhe për popullin e s aj, i cili, tek nji mijëvjetësh krishten po i
lëshon vend tjetrit, befas brofi nga veçimi i aqshumkohshëm për t’i ra në sy mbarë rrokullisë.
Lashtësia e pranisë shqiptare në trevën e Kosovës nuk mundet me u vu në dyshim. Për ma se nji
shekull e gjysmë kjo temë ka qenë objekt spekulimesh, shum prej tyne të fryme nga qëndrimet
nacionaliste të studiuesve sërbë dhe sllavë të tjerë. Mirëpo, thjesht, nuk ka asnji bazë t’arsyeshme
me besue ndryshe, përpos se njerëzit që sot folin gjuhën e quejtun shqip, pra ‘gjuhën e
shqiponjave’, janë mbasardhësit e banuesve ilirë të të njejtës trevë të para 2000 vjetëve.
U mor vesh, kjo pandehmë mbështetet ma fort n’arsyen e shëndoshë sesa në dëshmi të
zakonta. Tekstet n’ilirishten e lashtë mungojnë, dhe pakgja ka, hiq këtu emnat e fiseve ilire e të
krenëve të tyne, që të na udhëzojë. Asgjamangut, mungesa e të dhanave të padyshueshme nuk jep
të drejtën me u lëshue në fantazime të tilla sikundër asht argumenti, herë-herë i ndigjuem ndër
sërbët dhe përkrahësit e tyne, se shqiptarët qenkëshin bartë me shumicë nga Kaukazi prej turqish
osmanë. Dëshmia e gjithmbarshme gjuhësore dhe historike që daton nga periudha klasike,
s’ofron ndonji bazë të shëndoshë si alternativë për hipotezën e ilirëve. Ashtu siç grekët e rij
rrjedhin qartas prej helenëve të të kaluemes, siç prejardhja e rumunëve lidhet me botën e humbun
të geto-dakëve, ashtu edhe shqiptarët duhen pa si trashëgues të njerëzve që jetojnë, sot, në viset
që i kanë pasë popullue fill mbas ardhjes këtu të indo-europianëve.
Për ma shum, shqiptarët, me gjuhën dhe kulturën e tyne janë popull tipik mesdhetar, tue mos
pasë gati askurrgja të përbashkët me sllavët që i kanë sundue. Ndonëse i ndajnë do tipare me
grekët, prapseprap shprehjet, poezia, muzika, vallet, d.m.th. të tana veçoritë që e formësojnë
identitetin e tyne, ma ngjajnë me ato italiane, e madje spanjolle, sesa me ato sllave. Cilido që ka pa
vallen katalane sardana, e që mandej sheh valle folklorike dhe aso darsmash shqiptare, nuk mun-
det mos m’e shque ngjashmëninë anames tyne.
Mundemi me pandehë, qyshdoqoftë, se shekuj ma parë ilirët, ose shqiptarët e këtunjihershëm,
siç pëlqejmë me i kuptue, zotnonin nji zonë larg ma të madhe sesa ajo që e kishin në dorë ma
vonë. Ilirikumi romak mbërthente Slloveninë e sotme perëndimore, Kroacinë dhe Bosnjën, tanë
Shqipninë dhe nji pjesë të madhe të Sërbisë. Kësisoj, përveç në trojet e sotme të vetë Shqipnisë,
Kosovës, si dhe pjesësh të Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë, ilirishtja e lashtë dhe gjuha proto-
shqipe me gjasë do të ketë kumbue deri skaj brigjeve të Danubit. Studiuesi danez Kristian Sand-
feldt, themelues i gjuhësisë bashkëkohore ballkanike, e nxjerr vetë emnin e Dardanisë, krahinës
romake që sot asht Kosova, prej fjalës shqipe dardhë; së këndejmi, ‘vendi i dardhave –
dardhania’.
Specialistë të shumtë kanë venerue afri ndërmjet shqipes dhe gjuhëve romane, tue vu në pah
se ato kanë qenë, në nji kohë të shkueme, të foluna n’afërsi të ngushtë midis tyne. Nji kësi
shembulli mundet me u ilustrue me fjalën bukur, në shqipe me kuptimin ‘hijshëm’, në
rumunishte ‘lumtun’ dhe fjalë përbase n’emnin e Bukures htit, kryeqytetit rumun. Shembuj të tjerë
munden me u nxjerrë prej fjalës vatra dhe flutur, të dyja të njejta në këto gjuhë. (Flutur asht nji
fjalë mahnitëse edhe për shkaqe të tjera; asht pa dyshim nji fjalë shum e motshme indo-europiane,
dhe termi i kryehershëm n’anglisht, ‘flutterby’, asht shndërrue në variantin e vet bashkëkohor
‘butterfly’ përmes procesit linguistik të quejtun metatezë.) Disa studiues, prandej, kanë ardhë në
përfundimin se rumunishtja asht folë poshtë Danubit, tue e ndikue kësisoji proto-shqipen; por
nuk duket me pasë arsye të paluejtshme për ta përjashtue mundësinë tjetër – atë se proto-shqipja
dikur do të jetë shtri ma gjanë në veri-lindjen e kufijve të tashëm. Menjimend, megjithëqë ky libër
nuk mejton me qenë studim gjuhësor, nuk asht e papranueshme me pandehë se rumunët në krye
të herës do të kenë folë ilirisht, gjuhë që tevona u zavendësue nga nji trajtë e latinishtes, por që
mbijetoi ndër shqiptarë.
Me e thanë shkoqun, duhemi me pandehë se të parët e shqiptarëve janë shty prej pushtimeve
të mëdhaja sllave të shekullit VI e.r., në vendbanimin e tyne të ngushtë të sotshëm: Kosovë,
Maqedoni perëndimore, dhe, sidomos, në malet shkambore të Malit të Zi juglindor dhe të vetë
Shqipnisë, naltësi të mëdhaja këto që u dhanë këtyne banorëve vendas shqiptarë besimin mbi
lidhjen e tyne, dhe të gjuhës së tyne, me shqiponjat.
Sulmeve nga veriu u prinin avarët, popull aziatik. Ata shpërthyen trevën kufitare të Danubit, të
mbikqyrun prej nji garde të dobët romake, dhe n’aleancë me proto-rumunë dhe stërgjyshnit e
gjermanëve bashkëkohorë, e prunë nji popullsi të madhe sllave, tue përfshi gjithë ata që ma vonë
do të ndaheshin në sllovenë, kroatë, sërbë dhe maqedonë sllavë në Ballkan. Mirëpo, kufini i
Danubit, jo shum ma vonë, do të përforcohet me ardhjen e hungarezëve, tue i lanë kësisoj sllavët
e jugut përgjithmonë të ndamë prej vëllazënve të vet, shumicës sllave në djepin sllav të Polonisë,
Ukrainës dhe Rusisë.
Mund të pandehet se sllavët i kanë popullue viset nga Karpatet deri në Ural thueja për aq kohë
sa shqiptarët kanë jetue në Ballkanin perëndimor. Meqë shqiptarët janë, mbas të gjitha gjasave,
mbasardhës t’ilirëve, ashtu edhe sllavët janë trashëgimtarë të mundshëm të sar matëve – shoqninë
luftarake të të cilëve, të ndikueme prej iranianëve, e njihnin gjeografë klasikë e studiues të tjerë të
kohës. Edhe këtu, mjerisht, jemi të cunguem nga mungesa e të dhanave gjuhësore; m’e regjistrue
të folmen e sarmatëve s’ish ndonji përparësi ma e ngutshme për shtetin perandorak romak sesa
me e dokumentue atë t’ilirëve.
Porse vala e dhunshme sllave, e cila, para nji mijëvjetëshi e gjysmë i zmbrapsi proto-shqiptarët
nëpër maja malesh dhe rrafshnalta, la shënime gjuhësore. Kjo asht po aq e dukshme në modelet
gjuhësore të Ballkanit, siç janë valët e pushtimeve anglo-saksone që u lanë keltëve veçse nji skaj të
Britanisë e t’Irlandës, ose dyndjet e pushtimet e mëdhaja që i zmbrapsën amerikanët vendas prej
truellit të vet. Depërtimi i parë i sllavëve në rrafshin e Dardanisë nuk mundet me u saktësue me
datë; mirëpo, ndikimi i kësaj vazhdon të ndjehet edhe sot, tek shqiptarët dhe sllavët vazhdojnë
garën e tyne për kontroll të tokës së saj të plleshme – tokës, pra, të dardhave.
Fërkimet ndërmjet ilirëve dhe geto-dakëve vendas e ruralë, më nji anë, dhe të sarmatëve
sulmues, m’anë tjetër, u paraprinë zaptimeve përfundimtare avaro-sllave në shek. VI. Poeti romak

2
Ovidi, i përshkruejti Ilirinë dhe Moesinë në ‘Vajtimet’ e tij, shkruejtë në kohën kur po mërgonte
në qytetin Tomis në Detin e Zi, Konstanca e sotme, para gati dy mijë vjetësh. Qe si e për-
shkruente nji sulm të sarmatëve:
Të rrfeshëm, kaluer, po sulen barbarët;
anmik me kuaj njaq sa zhgjeta fërfllue;
nji tokë të tanë po e lanë shkretue.
Do po ikin, djerr tu’i lanë hullijtë e lavruem
e dinë se mund i arave do t’u jetë i faruem.
Fryt’ i punës së lodhshme, në karrocat tuj ikë
a’ bashkë me gjindjen e votrave qi janë fikë.
Ndër t’ikun disa po i kapin rob’,
duer lidhë, i pret, kumeditë se ç’kob;
krye po e kthejnë, plangut m’i lanë nji shikim të mbramë.
Disa bien përtokë, prej zhgjetash të shpuem
se teh’ i tyne i hekurt a’ krejt i helmuem.
Çka s’un vjedhin, barbarët po shkatrrojnë
shpive tym e flakë tërma po iu shkojnë.
(Tristia, III, x)
Duhet të përcaktojmë, tashti, se vendosja e mosmarrëveshjeve shqiptaro-sërbe në nji kontekst
kaq të gjatë historik këtu, na ban me u ndeshë herë-herë me nevojën e gërshetimit me debatet e
gjithmbarshme mbi Kosovën, ba gjatë dhetëvjetëshit të mbramë të shekullit XX. Kjo, për disa
lexues, mundet me rezultue problematike; porse natyra dramatike e nyjës ballkanike në vitet 1990
e ka ba të pamundshme me ndjekë nji studim të dukunisë për pa kcye herë-herë prej fushës së
historiografisë së mirëfilltë n’atë të titujve ma të fundit dhe të lajmeve ma të freskëta. Tue marrë
parasysh qëllimin për me dhanë nji pasqyrë të rrethanave historike të konfliktit të dhunshëm që,
tash së mbrami, pllakosi rajonin, e vlerësojmë të dobishme nji qasje të tillë.
Mungesa e vijimsisë në diskutimet mbi Kosovën aneqark botës i detyrohet paradigmës së
shumfishtë lidhun me Ballkanin. Shkrimtarë të tillë si Robert D. Kaplan, në librin e tij me shum
ndikim Balkan Ghosts (Fantazmat e Ballkanit), e shqiptojnë nji aspekt të kësaj paradigme, të cilin
do ta quenim ‘argumenti i urrejtjes shekullore’. Thanë troç, kjo qasje që ia mbërriti me i ndikue
tejzakonisht disa njerëz kyçë si presidenti amerikan Bill Clinton, ngulmon se krejt rajoni, e veçmas
Jugosllavia, asht nji lamsh smirash e mënish njaq të gjata e të thella, sa asht ba i pazgjidhshëm,
veçmas prej fuqish të jashtme. ‘Urrejtja shekullore’ mes grupeve të ndryshme sllave, pra sërbëve
ortodoksë, kroatëve katolikë dhe boshnjakëve muslimanë, u shndërrue në shkas të fuqive botnore
për mosveprim në ndalimin e tmerreve të luftës sërbo-kroate që nisi më 1991, si dhe të luftës së
Bosnjës që nisi nji vit ma vonë.
Kuptohet, shum të huej që përkrahën ndërhymjet e jashtme për t’i dhanë fund plojës së
Bosnjës, në veçanti, e panë argumentin e urrejtjes shekullore si thellësisht të pamoralshëm. Qe
besa, reagimi kundruell qëndrimit të këtillë e nxiti edhe Clinton-in me e mohue atë, e madje edhe
e bani autorin Kaplan me lypë të falun thueja publikisht. Porse, të përdorunit e ‘urrejtjes
shekullore’ si shkas çoi edhe te nji kundërargument, të cilin do ta quejmë ‘teoria e Ballkanit
shumkulturësh’, e që ish po aq i gjymtë. Propaguesit e këtij qëndrimi mendonin se urrejtja she-
kullore ishte mit i krijuem prej sërbësh të penduem, si nji ndjesë për lemeritë e papërshkrueshme,
dhe se popujt e Ballkanit paskan jetue në paqe e mirëkuptim derisa u turbulluen prej diktatorit
sërb Slobodan Miloš ević-it, tue fillue nga të 1980-at e hershme. Prandej ndërhymja u vlerësue e
arsyeshme, si mënyrë për me kthye rajonin në gjendjen e maparshme të qetësisë.
Megjithatë, edhe argumenti i urrejtjes shekullore edhe teoria e Ballkanit shumkulturësh ç’asht e
vërteta ishin të drejta e të gabueme, mvarësisht prej asaj se ku zbatoheshin. Në Kroaci e Bosnjë,
dhuna midis sërbëve, kroatëve e boshnjakëve asht mjaft e vonshme, dhe pa asnji dyshim ishte
përftesë e nevojave politike ndërmjet udhëheqësve politikë të disa brezave radhazi, e

3
pashkëputshme prej nevojës së mbizotnimit sërb dhe shpërdorimit të kombeve të tjera të
Jugosllavisë. Në Bosnjë, popullsia vendase ‘boshnjake’ vazhdimisht asht përpjekë me e shque
vetveten prej atyne sërbëve e kroatëve që besonin pikë së pari në Sërbi e në Kroaci, dhe që
dëshironin me e copëtue Bosnjën ndërmjet dy fqinjëve të hasmuem. Por në fundshekullin XX,
dallimet kulturore mes tri grupeve kryesore etnike në Bosnjë ishin shum ma pak të theksueme se
ç’mendonin të huejt ma vonë, dhe martesat e përzieme ishin ba të rëndomta, posaçërisht nën ko-
munizmin titist, i cili propagonte ‘vëllaznim-bashkimin’ jugosllav. Miloš ević
-i me njerëzit e tij me
qëllim e trazuen këtë traditë të bashkëjetesës në Bosnjë, për t’i përça popujt e saj mandej. M’e
mbrojtë Bosnjën ishte doemos m’e mbrojtë të kaluemen e saj shumkulturëshe. Në polemikat mbi
Bosnjën, përdorimi i argumentit t’urrejtjes shekullore ishte sa i pasaktë aq edhe i padrejtë.
Kosova, sidoqoftë, ishte rast tjetër. Këtu, shqiptarët gjithnji e kanë pa veten e tyne si nji
bashkësi heracake të kërcënueme prej sllavësh pushtues e shtypës. Të dy popujt kanë emërtime
përçmuese për njani-tjetrin: shqiptarët u thonë sërbëve shkije, që rrjedh nga latinishtja e vjetër
sclavones, ndërsa sërbët, edhe në përdorim zyrtar edhe në media, rregullisht ua shtrembnojnë
emnin shqiptarëve tue e theksue ‘š iptar’ ose ‘š
iftar’, fjalë kjo e krahasueshme me pezhorativin
‘nigger’ për zezakë dhe atë ‘meskin’ për meksikanë n’Amerikë. Këto urrejtje menjimend kanë
qenë dhe janë shekullore dhe mjaft të kobshme. Kjo nuk shërbeu si shkas për dështimin e
Europës dhe të ShBA-së me ndërhy në te, çka nuk nënkupton se nuk do të mundte. Po dihet,
urrejtjet shekullore ekzistojnë në shum vende anembanë botës dhe rrallëherë përndizen vetvetiu;
ma parë, të shumtën e herës madje, shpërthejnë si rrjedhojë e kalljes së qëllimshme.
Njohja se urrejtja ishte mirëfilli shekullore në Kosovë po ashtu nuk nënkuptonte se përleshjet
e këtushme nuk mundeshin me u zgjidhë. Mundeshin, por veç me ta kuptuem fillimisht
ekzistimin e faktit historik, të cilin shumica e vendimmarrësve amerikanë dhe europianë ose nuk
mbërrinin me e kuptue, ose parapëlqenin me e shpërfillë: imperializmin sërb. Kosova nuk mund
të kuptohej për pa e marrë vesh se imperializmi sërb me gjithë mend ekzistonte, dhe se i kish
terrorizue shqiptarët për nji kohë bukur të gjatë. Nëse ky imperializëm u ndihmue prej mitesh
nacionaliste për t’i arsyetue krimet e veta, kjo kurrqysh nuk ia zbuti atij natyrën e vërtetë të nji fu-
qie zaptuese.
Së mbrami, paradigma e urrejtjes dhe e bashkekzistimit në Ballkan kanë nji aspekt tjetër që
asht paradoksal. Edhe pse kanë jetue bashkë kohë të gjatë, sllavët e Bosnjës, muslimanë, katolikë
e ortodoksë, u banë copë e grimë tue u nisë prej dallimeve të tyne fetare. N’anën tjetër, qysh do ta
shohim, kombi shqiptar, rrethue prej kulturash jodashamirëse, s’ka pranue me u përça ndonjiherë
mbi bazën e dallimeve fetare.
Qyshdoqoftë, kushtet e vështira nën të cilat shqiptarët e mbrojtën përkatësinë e vete, mbasi u
vërshuen prej valësh sllave dhe u zmbrapsën në male, thuejse garantuen mungesën e shqiptarëve
nga shënimet historike në Ballkan deri në fund të mijëvjetëshit të parë të kalendarit krishten.
Ilirikumi dy herë iu nënshtrue vërshimeve etnike mbas-romake, fillimisht prej sllavëve më 570-
580 e.r., dhe mandej prej bullgarëve (popull turkik që përvetësoi gjuhë sllave) më 851. Bullgarët e
sunduen Kosovën për dy shekuj, derisa u zbuen prej bizantinëve. Ndonëse dokumentimi i qeveri-
sjes sllave filloi në shekullin IX, shënimi i parë historik që përmend shqiptarët si bashkësi etnike
më vete paraqitet dyqind vjet ma vonë, më 1043. Asgjamangut, shqiptarët mbetën shumicë
demografike në Dardani. Nji burim katolik thekson se kisha në Shqipni qe shkëputë prej asaj në
Maqedoni më 877, në Kuvendin e Dalmacisë, mbajtë në Split (Spalato).
Shqiptarët nuk ia dolën m’e formue nji strukturë vetjake shtetnore asnjiherë para shekullit XX.
Ndërsa pushtues bizantinë, sërbë e bullgarë, venedikas dhe turq vinin e venin, shqiptarët përherë
mbeteshin shumicë në trojet e veta, (madje edhe kur sundoheshin prej sllavësh), dhe atë si popull
pa ndonji qeveri të qëndrueshme. Kjo, megjithatë, nuk i zhvleftëson, sepse do të ketë qenë, pa
dyshim, pasojë e jetës nën trysninë e popujve shum ma të numërt me të cilët nuk kishin as gjuhë
as tradita të përbashkëta. Prandej nuk do të duhej me na befasue urrejtja e thellë që ndjejnë për
pushtues. Por aftësia e shqiptarëve me e mbrojtë gjuhën dhe kulturën në mungesë të shtetit,
duket mahnitëse, madje asht për t’u adhurue.

4
Ilirikumi, përfshi këtu Dardaninë, u krishtenizue herët. Nën perandorin Hadrian, Shën Florini
dhe Laurini qenë flijue në Ulpianë, që sot asht Prishtina. Simbas besimeve kishtare, ata ishin
binjakë që punonin si gurgdhendës. Kishin ardhë n’Iliri nga Konstantinopoja, të caktuem nga
perandori me kërkue xehe. Tue pasë marrë shuma paresh për ndërtim të nji tempulli idhujtarie, ua
shpërndanin nevojtarëve. Tempulli u ndërtue, por këta të dy i shkatërruen idhujt në të, «me duert
e veta» simbas fjalëve të historianit katolik shqiptar Gaspër Gjini. Tempullin e njejtë ia kushtuen
Krishtit. Laurini e Florini u zunë e u hodhën në greminë, shenjë kjo e flijimit të tyne, megjithëse
disa variante të tjera thonë se i dogjën për së gjalli. Thuhet se këta të dy paskan mrekullue me
shërimin e punëtorëve të tjerë gurgdhendës, tue ua pastrue sytë nga pluhuni. Vërtet, shembull i
njimendtë i dardanëve të t’ardhmes, d.m.th. i shqiptarëve të Kosovës!
Ndamja politike e Perandorisë Romake në perëndim e lindje, imponue nga Teodosi më 395
e.r., e la Shqipninë (në të cilën Dardania kishte deri në shtatë ipeshkvi) me pjesën e lindjes. Më
732, ilirët u vunë nën Patrikanën Krishtene të Konstantinopojës nga ana e perandorit Leo
Isaurian. Të krishtenët ilirë këtë vendim s’e pritën aq keq; në nivelin e organizimit katundar
dallimet ndërmjet krishtenimit perëndimor e atij lindor nuk do të kenë qenë aq të dukshme deri
n’ardhjen e pushtuesve osmanë, shekuj ma vonë. Prapseprap, shqiptarët e Kosovës mbetën të
prirë kah Roma dhe jo kah Bizanti, kryekreje për arsye gjeografike; Kosova dhe Shqipnia veriore
ishin thjesht ma larg qendrës lindore, pamvarësisht prej kufijve politikë. Me përçamjen e madhe
ndërmjet katolicizmit dhe ortodoksisë më 1054, shqiptarët veriorë iu bashkangjitën Romës,
ndërsa sërbët Konstantinopojës.
Këshilli i parë i ipeshkvijve të rajonit Dioklea të Ballkanit perëndimor, që kish selinë në
kryeqytetin e sotëm malazez, Podgoricë, u mblodh më 1199 n’Antivar (sot Tivari) dhe ishte
kryekëput shqiptar, pa pjesëmarrje sllave. Shqiptarët jugorë ose toskët u banë ortodoksë në
numër të madh, tue pasqyrue kështu vazhdimsinë e ndikimit bizantin dhe t’atij grek; nuk ka
ndonji shënim të përleshjeve shqiptaro-greke deri në shekullin XIII. Mirëpo veriu, përfshi këtu
edhe Kosovën, pra shumica gege, mbeti kryesisht katolike, tue pasqyrue kështu natyrën qenësisht
mesdhetare, dhe jo lindore, të kulturës shqiptare, deri në kohën e ardhjes s’islamit. Në mungesë të
shtetit vetjak, shqiptarët nuk mundeshin me e mbajtë Kosovën nën kontroll të plotë, porse kjo
trevë shënonte qendrën e frymimit të tyne kulturor. Shqiptarët e Kosovës sot janë kryesisht
muslimanë, me disa katolikë, por pa prani ortodokse.
Zaptimi përfundimtar sërb i tokave shqiptare do të bahet në fund të shek. XII, kur themeluesi
i dinastisë sërbe, Stefan Nemanja, që mbante titullin ‘zhupan i madh’, t’u prijë ushtrive nga
Rashka, djep i mirëfilltë sërb ky në Ballkan që ndodhet në veri-perëndim të Kosovës, në krahinën
që sot quhet Sanxhak. Nemanja pushtoi gjysmën lindore të Kosovës. Në kuptimin demografik,
popullsia shqiptare nuk u ndikue shum prej këtyne ngjarjeve. Mirëpo kushtet nën pushtimin sërb
ishin shum të randa për shqiptarët, në kuptimin fetar dhe atë etnik. Perandori Stefan UrošIII, i
njohun si Stefan Deč anski, në dekadat e para të shek. XIV, i shtypi aq shum shqiptarët katolikë,
sa më 1320, të nxitun nga Roma, shqiptarët organizuen lidhjen për vetëmbrojtje – dhe atë jo,
qysh do ta shohim, për të mbramën herë. Qyshdoqoftë, ajo nuk pati ndonji sukses të madh, sepse
ipeshkvi katolik i Antivarit, Guglielmo Adam Brodacus, mbas 12 vjetësh kishte shënue se
shqiptarët me josllavë të tjerë vuejtën «nën zgjedhën e padurueshme e thundrën e ashpër të sun-
duesit sllav. [Josllavët] paguejnë tatime të majme, klerikët ua përndjekin e i mundojnë, ipeshkvijtë
dhe priftnit shpesh ua lidhin në pranga, kurse fisnikët i syrgjynosin».
Për ma shum, ishte dinastia e Nemanjas, ose dinastia Nemanji ć , ajo që i vuni themelet e
identifikimit fetar të sërbëve me Kosovën. Siç vëren studiuesi i sllavistikës jugore, Ivo Banac,
shekuj ma vonë Deč anski u përkujtue si monark, trupi i të cilit «përhapte gjuhë të flakës» kundër
pushtuesve të mavonshëm turq, prej arkivolit të vet në manastirin ortodoks të Deçanit.
Megjithatë, i biri i Stefan Deč anski-t, perandori Stefan Duš an, u kryengrit dhe mposhti t’atin (që
vdiq prej furjes), mbasi siguroi përkrahjen e shqiptarëve, tue ua lehtësue kësisoji, ndonëse shkurt,
vuejtjet shqiptarëve katolikë. Edhe përkujtimi i Stefan Duš an-it e ushqeu mitin e shejtë të Ko-
sovës sërbe, i cili priste ditën e ‘ringjalljes’ në Prizren, qytet ky të cilin, simbas Banacit, katundarët

5
sërbë e mbanin për Carigrad sërb ose Konstantinopojë sërbe. Në fjalët e Banacit «Zioni sërb ishte
në Pejë», seli e patrikanës sërbe për afro 400 vjet, edhe kjo themelue prej Nemanjave.
Mirëpo nuk do të vononin ditë ma të ndritshme për shqiptarët, së paku për nji kohë të
shkurtë, mbasi me fillimin e 1356-ës, nji vit mbas vdekjes së Duš an-it, perandoria e tij u
shpartallue. Shqiptarët fituen lirinë me në krye princin Gjergj Balsha, i cili më 1368, i përbetuem
në mbrojtjen e katolicizmit, u zotue për udhëheqjen e mbarë kombit shqiptar. Balshajt shpejt
mëkambën nji pjesë të Kosovës jug-perëndimore. Qyshdoqoftë, nji dështim i madh po i priste të
krishtenët shqiptarë e sërbë pa dallim, meqë turqit osmanë tashma kishin shkelë në rajon. Viti
1389 e pruni legjendaren Betejë të Kosovës, të cilën do ta shqyrtojmë ma vonë, dhe e cila shënoi
fillimin e futjes së turqve në Ballkan.
Mbas përleshjeve në Betejën e Kosovës, pushoi edhe mbizotnimi sllav në rajon, dhe ma vonë
opozita sërbe ndaj pushtetit të ri islamik, do të dëshmohet, të paktën për sa i përket organizimit
ushtarak e politik, e zbehtë. Shum shqiptarë, n’anën tjetër, e përqafuen islamin. Mirëpo, parado-
ksalisht, qëndresa shqiptare ndaj sunduesve të rij do të dëshmohet jashtëzakonisht kambëngulëse.
Kjo qëndresë mundet me u përmbledhë në nji emën të vetëm: Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.
Çashtja se si shqiptarët dhe disa popuj të tjerë të krishtenë të Ballkanit u banë muslimanë,
mbetet nji prej temave ma të mitizueme në vetëdijen e popujve të rajonit si dhe në diskursin e
tyne politik e intelektual. Shum studiues sot pohojnë se të krishtenët u islamizuen për me e
mbajtë pronësinë mbi tokën dhe për me iu shmangë tatimeve të caktueme për qytetarët jomusli-
manë të Perandorisë Osmane. Në të kaluemen, perëndimorët e pranonin pa mëdyshje se
shqiptarët dhe të krishtenët e tjerë qenë islamizue me forcë, në kundërshtim me suren 109 të
Kur’anit: «Thuej: ‘O mosbesimtarë! Unë nuk e adhuroj atë që adhuroni ju, as ju nuk e adhuroni
atë që unë adhuroj. Dhe unë kurrë s’kam me e adhurue atë që adhuroni ju, as ju s’keni me
adhurue atë që unë e adhuroj. Ju keni fenë tuej, e unë kam timen’». Prijësit muslimanë, për ma
shum, janë të detyruem me u sigurue mbrojtje të veçantë hebrejve e të krishtenëve, si Ahl al-
Kitab ose Popuj (Ithtarë) të Librit. Në suren 5, Muhammedit i thuhet: «Besimtarë, hebrej, sabej e
të krishtenë – kushdo që beson në Zotin dhe në Ditën e Kiametit dhe ban ç’asht me hak – s’ka
me pasë pse me drashtë a me u pendue». Surja 29 urdhnon «Të kujdesshëm të jeni kur me
Ithtarët e Librit të fjalosni, përpos me ata që të liga bajnë. U thoni: ‘Na besojmë n’atë që na asht
shpallë neve dhe që juve ju asht shpallë. Zoti ynë e Zoti juej asht nji’».
Historianët perëndimorë që e pranojnë pandehmën se feja islame iu imponue popujve të
mposhtun ballkanikë, nuk citojnë asnji burim se ku, kur, qysh, dhe prej cilëve udhëheqës ose
prijës fetarë asht urdhnue ky konvertim. Tekembrama, tatimi i vumë për Ithtarët e Librit e ven në
dyshim argumentin e konvertimit të tyne me forcë prej osmanëve. Asgjamangut, pandehma se
krishtenimi u braktis vetëm mbas detyrimit, mbetet e gjallë, veçantisht ndër sërbët ortodoksë dhe
kroatët katolikë, por edhe ndër shqiptarët, përfshi këtu edhe shum sish që sot veten e mbajnë për
muslimanë. Për ata që mbetën të krishtenë, mundet me u pritë nji kësi historie folklorike. Por
besimi ndër shqiptarët muslimanë se islami iu im ponue stërgjyshënve të tyne, shpreh nji gja tjetër:
praninë e vazhdueshme, për pesë shekuj, të nji mënie të thellë kombtare ndaj shtypësve turq,
pamvarësisht prej fesë. Prandej qenësia shqiptare, për muslimanët, katolikët, ortodoksët dhe
ateistët, gjen nji shëmbëlltyrë të shkëlqyeshme të luftës kundër turqve në figurën e Skënderbeut.
Përkundër elitës sërbe e cila përpiqej me iu përshtatë sunduesve turq, Skënderbeu, i cili jetoi
prej vitit 1405 deri më 1468, luftoi kundër turqve për dekada me radhë. Madje, e bante këtë me
mjeshtri e forcë që e trandi Europën krishtene, dhe mori besimin nga katër papë. Papa Calixtus
III i shkruente, më 1457: «Nuk ka njeri në botë që t’u bjerë moh bamave tueja çmeritëse, dhe
jehun tuej kur ta ketë ndie, lavde me ju thurë, e në qiell me ju çue ka, tue e bekue fisnikninë tuej
prej kreshniku të pakundshoq e kumtuesi t’emnit të Krishtit». Nip i nji familjeje kosovare, Gjergj
Kastrioti ishte marrë peng prej oborrit turk, kishte pranue islamin dhe mandej ishte ba prijës
ushtarak i osmanëve dhe sundimtar i trojeve shqiptare, tue u njohtë me emnin İ skender Bey.
Skënderbeu 40 vjeç u priu ushtrive muslimane për në Nish të Sërbisë, ku u ndesh me të
krishtenë polakë, hungarezë, gjermanë e sllavë t’udhëhequn prej fatosit rumun Iancu Hunedoara

6
(hungarisht: János Húnyadi), guvernator i Transilvanisë. Skënderbeu e urdhnoi ushtrinë e vete me
u tërheqë nga Nishi, me çka të krishtenëve ua dorëzoi fitoren, e me 300 kalorës shqiptarë vojti në
Krujë, ku bani thirrje të haptë për kryengritje kundër turqve dhe ktheu në katolicizëm, tue shpallë
kryqzatën vetjake kundër pushtetit islamik. Në mars të vitit 1444, në Lezhë, krenët shqiptarë, të
përkrahun prej përfaqësuesish malazezë e venedikas, njizani e zgjodhën Skënderbeun prijës dhe
ky e tuboi tanë popullin shqiptar nën flamurin e vet të kuq me shqiponjë dykrenore, që edhe sot
asht simbol kombtar. Në rrugëtimin për t’iu bashkangjitë Hunedoaras, mbërriti mbasi turqit i
kishin mposhtë sërisht të krishtenët, në të dytën Betejë të Kosovës, më 1448.
Sidoqoftë, Skënderbeu vazhdoi me i luftue turqit edhe për 20 vjet të tjerë. Zotnonte teknika që
ma vonë do të njihen si luftime guerile. E poshtnoi Sulltan Muratin II dhe të birin e tij,
Mehmedin II, i cili do të bahet i njohun si el-Fatih (pushtuesi) mbas marrjes së Konstantinopo-jës
më 1453. Katër herë dështuen trupat osmane n’orvatjen për me e mposhtë Skënderbeun në
Kalanë e Krujës. Fitoret e prijësit shqiptar e nxitën Venedikun me e shpallë atë prijës suprem të
forcave të tyne në Shqipni, ndërsa Mbreti Alfons IV nga Aragoni ofroi me i dalë krah.
Çuditnisht, Skënderbeu kurrë nuk humbi betejë. Madje, edhe mbasi vdiq prej malaries, sa
kishin këshillin e fisnikëve të tij, shqiptarët si komb, tue i përfshi muslimanët, kurrë nuk e
braktisën idenë se ishin në luftë të vazhdueshme, gjenetike, etnike e racore kundër turqve. Krye-
ngritje të reja, ndonëse të shkurta, do të shpërthenin njana mbas tjetrës në shekujt vijues nën
sundimin osman.
Përpjekja e palodhshme e Skënderbeut për t’i dhanë fund sundimit turk mundet, prandej, me u
quejtë lindje e kombit shqiptar çfarë na e njohim. Simbolet e lidhuna me të nuk reshtin me
flamurin. Teksti i parë i gjetun në shqip asht Formula e Pagëzimit e vitit 1462, shënue nga Pal
Engjëlli, nji fjali kjo e dëshmimit të fesë krishtene prej mvartësve të Skënderbeut kur prifti nuk
mundte me qenë i pranishëm, e shqiptueme mbi foshnjat, të linduna larg kishave. Nji figurë tjetër
fort e spikatun e kulturës tradicionale shqiptare asht ajo e Lekë Dukagjinit (1410-1481), i cili luftoi
krahas Skënderbeut dhe me emnin e të cilit lidhet e drejta zakonore shqiptare, Kanuni.
Ia vlen me u ndalë te Kanuni i Lekës, veçmas në nji studim të Kosovës si ky. Jo veç Leka kish
Kanun; kishte të tjerë, tue përfshi nji të lidhun me vetë Skënderbeun. Po Kanuni i Lekës, për
dallim prej të tjerëve, u ba standard ligjor mbizotnues për thueja tanë shqiptarët e veriut, prej ma-
leve të Malit të Zi, tejpërtej Kosovës e deri në Maqedoni. Ndjekja e ligjeve të Kanunit ishte në
vetvete nji trajtë e qëndresës antiturke, mohim i ligjit të Sheriatit që përdoret prej autoritetesh
islamike.
Kanuni i Lekës ishte ligj gojor; u mblodh e u botue vonë, në shek. XX prej klerikut të shquem
katolik, atit françeskan, Shtjefën Gjeçovit, i cili lindi në Janjevë të Kosovës dhe u caktue prift në
nji mori prefekturash shqiptare. Kanuni përcakton ligjet mbi pronësinë e tokës, mbi familjen dhe
raportet mbrenda katundit, martesën, punën, dhanien e betimeve, zgjidhjen e ngatërresave dhe
rregullat e gjakmarrjes, damshpërblimin, dhe natyrisht, ndëshkimin e krimit. Asht ma se i
stërholluem, siç i ka hije nji kodi ligjor të përpiluem për popullsi rurale, që jeton nëpër katunde pa
institucione përkatëse shtetnore, ose për të cilën autoritetet shtetnore gjithmonë kanë qenë vu
prej të huejsh. Asht pa dyshim edhe mjaft primitiv, dhe disa pjesë të tij kishin me qenë, me të
drejtë, ofenduese për lexuesin e shekullit XXI; siç asht p.sh. parimi i famshëm (ose famëkeq):
«Grueja âsht shakull për me bajtë».
Megjithatë, në Kanun ka nji fisnikni të pamohueshme, të bazueme, para së gjithash, në
nocionin e nderit personal të pathyeshëm. Shum perëndimorë të sotëm munden me e vu në
dyshim idenë që këso pikëpamjesh mbi dinjitetin e individit të kenë shkaktue gjithaq gjakmarrje,
që edhe sot e kësaj dite vazhdojnë në Shqipninë veriore (ndonëse ma pak në Kosovë). Megjithatë
njihet fuqia e Kanunit si burim qëndrese në kohë të vështira. Zemra e këtij parimi, si dhe e tanë
Kanunit, asht besa, «premtimi i shejtë dhe detyrimi për me mbajtë fjalën e dhanë», siç e
përshkruen poeti, gjuhëtari dhe akademiku Martin Camaj. «Nji term i ngjeshun me kuptime e për-
dorime», besa ma tej mbërthen «fjalën e nderit, besimin, mbrojtjen, pajtimin» si dhe «mikpritjen,

7
që e përfshin mbrojtjen medoemos të mikut, madje edhe t’atij me të cilin mikpritësi ashtë në
gjak», shkruen Camaj.
Në parathanien e tij për botimin dygjuhësh shqip-anglisht të Kanunit, botue fillimisht në
ShBA më 1989, Camaj thekson se «vazhdimsia e Kanunit mundet me u pa te ndikimi i tij mbi
letërsinë popullore shqipe – jo thjesht në formë dokumentare, po shum ma tepër në kuptimin e
shprehjes etike dhe estetike. Ligji kanunor paraqitet në nji mënyrë të veçantë në epikën dhe
legjendat – si në formë, ashtu edhe në përmbajtje, tipet ma të vjetra këto të letërsisë popullore».
Camaj citon nji strofë karakteristike prej poezisë për fatosin e jashtëzakonshëm të kulturës neo-
ilire, Gjergj Elez Alinë, nji personazh epik i dashun si për shqiptarët ashtu edhe për boshnjakët (të
cilët e njohin për luftar musliman, Đerzelez Alija, të lidhun sidomos me Sarajevën). Në këtë tekst,
i cili sikundër vargu shqiptar përgjithësisht ka nji kthjelltësi e hijeshi që nuk mundet me u përçue
lehtë në gjuhë të tjera, Gjergj Elez Alia, tue u dergjë prej plagësh marrë në betejë, duhet me e
luftue nji pushtues vigan për ta mbrojtë nderin:
Më ke lypë motrën para se mejdanin
Më lype berret para se çobanin
E jam derdhë n’kët log me t’kallxue
Se të parët nji Kanun na kanë lanë
Armët me i dhanë përpara e mandej gjanë
Roli i Atë Shtjefën Gjeçovit si mbledhës modern i Kanunit të Lekës e bjen në pah rolin e
përgjithshëm të klerit katolik, posaçe atë të françeskanëve, po edhe të jezuitëve e të
dominikanëve, në jetën kulturore shqiptare përgjatë pesë shekujsh të sundimit turk. Edhe pse
islami ishte feja shtetnore e Perandorisë Osmane dhe sulltani ishte kalif ose autoriteti ma i naltë
islamik në mbarë botën, krishtenimit i ishin dhanë disa privilegje të caktueme institucionale nën
dhimma-n (marrëveshjen për mbrojtjen e Ithtarëve të Librit). Ashtu sikurse partiarku ekumenik
ortodoks nuk e lëshoi asnji herë Konstantinopojën mbas pushtimit të saj nga Mehmed el-Fatih,
ashtu edhe kleri sërb u lejue me i kontrollue manastiret e naltpërmenduna në Deçan, Pejë etj.
N’anën katolike, ndonëse nuk u njihte nji hierarki si ajo e nivelit të kishave ortodokse, fran-
çeskanët gëzonin nji status special në Bosnjën osmane, dhe vazhduen me punën e tyne famu-
llitare dhe arsimore në Kosovë dhe troje të tjera shqiptare. Nji prej burimeve arkivore ma me
randësi mbi të kaluemen e Kosovës përbahet prej raportesh dërgue prej misionarësh katolikë në
Kuvendin për Përhapjen e Fesë në Romë.
Kështu, ipeshkvi katolik, Pjetër Bogdani, pionier i spikatun i traditës letrare vetjake shqiptare,
dhe apostull i përndritjes popullore, e vendosi selinë e vete në Janjevë të Kosovës më 1680.
Bogdani ishte lindë në Gur të Hasit, katund i Prizrenit. Ishte arsimue në Romë dhe mbasi kishte
pranue disa caktime të vështira famullitare, që çuen në ndeshjen e tij me autoritetet turke, e nisi
nji kryengritje antiturke më 1689 në Kosovë, në të cilën humbi jetën në moshën 58 vjeçare. Në
parathanien e veprës së tij klasike Çeta e Profetëve, e para vepër prozaike origjinale e shkrueme në
shqip që e njohim, shfaqi dëshirën e tij të ftigtë «për të ndritunë atë të vobek dhee t’Arbënit e të
Sherbísë, i cilli e madhe pjesë flet arbënisht, tue kjanunë dalunë dheut së Arbënit». Kjo vepër
përfshin edhe nji sasi të mjaftë vrojtimesh shkencore dhe ligjëratash fetare. Më 1685, mbasi cak-
tohet administrator katolik i Sërbisë, merr lavdatat, në Vjenë, nga nji klerik tjetër, Dom Lukë
Suma i Shkodrës:
Bogdan, lavdi të qëndroftë
Sa breshka rruzullimnë
An e pranët e kërkoftë
Ende të mos jetë ginë
Historiani françeskan Vinçenc Malaj ka mbledhë veprimtarinë e pararendësve të vet shqiptarë, të
caktuem prej krahinës françeskane të Raguzës (Dubrovnikut). Priftën shqipfolës qenë banues të
Dubrovnikut qysh prej viteve 1382 deri më 1399, dhe nji këmbim mjaft i begatë, bashkë me kon-

8
taktet fetare e intelektuale ndërmjet këtij qyteti dhe qyteteve bregdetare shqiptare vazhdoi për
shekuj me radhë. Skënderbeu me ushtrinë e vete vizitoi Dubrovnikun tri herë, më 1450, 1462 dhe
1468, dhe qytetarët e këtushëm mblodhën fonde për të e i shërbyen si diplomatë. Prej vitit 1626,
ati françeskan, Lovro Florio, farmacist prej gadishullit Pelashac ngat Dubrovnikut, rrugëtoi nëpër
Kosovë si misionar dhe ishte caktue me shërbye atje.
Për ma shum, françeskanët i shoqnonin tregtarët prej Dubrovnikut dhe katolikët gjermanë e
saksonë që themeluen koloni tregtare në Kosovë dhe në trevat shqipfolëse të Malit të Zi,
veçantisht në qytetet xehetare. Porse françeskanët sllavë ishin të gjymtuem nga mosnjohja e
gjuhës shqipe – për ç’gja disa zyrtarë të kishës shqiptare i qortuen. Për shembull, nji dokument
katolik shënon se disa priftën shqiptarë kishin deklarue se nuk donin «me pranue ma priftën të
huej që nuk e njohin gjuhën, zakonet dhe gjendjen» e shqiptarëve.
Tregtarët prej Dubrovnikut kishin nji varg të gjanë marrëdhaniesh afariste në botën e
krishtenë, siç vëren për mrekulli katoliku prizrenian, Gërgur Mazreku, i cili përshkruen se si
mbante lidhje me Romën përmes nji prifti në Gjermani. Letrat e tij çoheshin n’Europën veriore
dhe përgjegjet i vinin prej tregtarësh dubrovnikas që i shitnin mallnat e tyne nëpër shum qytete
gjermane.
Prapseprap, në fundshek. XVI françeskanët prej Dubrovnikut u ndihmuen katolikëve të
Janjevës, të Novobërdës dhe të qendrës xehetare të Trepçës, kjo e mbrama edhe sot e kësaj dite
zonë me randësi për nxjerrjen e xeheve. Françeskanët qenë caktue po ashtu me i ndihmue uniatët
sërbë – këta të fundit të krishtenë të ritit bizantin që ishin besnikë ndaj Papës – dhe të mbanin, aq
sa ish e mundshme, marrëdhanie të mira me klerin ortodoks sërb. Ky qëndrim dëshmon dasha-
mirësinë e katolikëve, mbasi që ortodoksët kishin provue, nën miletin osman (sistem bashkiak i
bazuem mbi dhimma-n islamike), me u vu tatime katolikëve si të krishtenë nën kryekqyrjen e
vete. (Historiani Noel Malcolm vëren se katolikët në të vërtetë nuk përmenden në ndonji firman,
ose urdhën, të caktuem që t’i rregullonte tatimet fetare, dhe se nji guvernator osman i urdhnoi
prandej, më 1774, patriarkët ortodoksë vendorë grekë me e ndalë këtë shpërdorim).
Përgjithësisht, katolikët shqiptarë, si populli si kleri, nuk donin me mbetë të nënshtruem prej
pushtetit të përkohshëm osman, dhe kur shqiptarët ortodoksë u rezistuen turqve, ata ndiqnin
udhëheqjen e katolikëve. Historiani Selami Pulaha veneron se në fund të shek. XVI dhe në fillim
të shek. XVII, nji sërë kuvendesh i mblodhën tok përfaqësuesit e të gjitha trojeve shqiptare për
kryengritje kundër osmanëve, për organizim ma të mirë të rezistencës, për bashkëveprim me
popuj të tjerë të Ballkanit, dhe për t’i kërkue ndihmë fuqive të krishtena. Këto tubime u njohën si
Kuvendi i Arbnit dhe janë të regjistrueme. Në nji të tillë kuvend, mbajtë më 1601-02 në katundin
Macukull në veri të Shqipnisë, morën pjesë katër përfaqësues kosovarë: Pjetër Kolamari, Andrea
Koleshi, Feta Kuka dhe prifti katolik Mark Belaçi. Ky kuvend shpalli: «Na katolikët jemi nji fuqi
prej katërdhetë mijë kordhëtarësh, luftarë trima e të paepshëm. Me ne madje kanë me u bashkue
tanë shqiptarët e ritit grek [shqiptarët që njihnin kryepeshkopin ortodoks grek t’Ohrit] dhe të ritit
sërb [shqiptarët që ndiqnin kishën ortodokse sërbe] bashkë me fqinjët».
Pjetër Budi, ipeshkëv katolik i Sapës në Shqipninë veriore (dikur qytet me randësi, sot mezi nji
katund) famullitar katolik i Sërbisë, dhe përkthyes tekstesh fetare në shqip, po ashtu organizoi nji
kryengritje kundër turqve. Në te përfshihej njisimi kombtar i tanë shqiptarëve, muslimanë e
katolikë, kundër pushtuesit, dhe Budi ishte i bindun se do t’ia dilte mbanë, tue marrë parasysh
numrin e madh të kryengritësve potencialë. Më 1621, i shkruen Romës, «në këto treva ndejta 17
vjet dhe u mundova me mish e me shpirt me i forcue këta njerëz e këta priftën… me libra të
përkushtuem që i shkruejta në gjuhë të tyne, për sërbët dhe për shqiptarët». Përkthimet e tij
përshkoheshin nga nji dhunti e rrallë letrare, dhe shkrimet e tij përmbanin mësime për çashtje me
interes për masat e gjana, që përfshinin qortimin e interpretimit t’andrrave, qitjes së fallit e
mbatjes s’ogureve. Mbasi vdiq më 1623, shqiptarët prap protestuen kundër emnimit të joshqipta-
rëve për ipeshkvij.
Tue marrë parasysh qëndrimin kryeneç të të krishtenëve, nuk asht për t’u befasue se jeta e tyne
po bahej gjithnji e ma e randë nën mbikqyrjen e kujdesshme t’osmanëve. Dhimma islamike

9
thërret për tolerancë e madje edhe mbrojtje t’Ithtarëve të Librit, po jo për përzemërsi, kuptohet,
ndaj atyne, veprimtaria e të cilëve asht disidente. Katolikët e uniatët, përkundër ortodoksëve,
duheshin me qenë besnikë ndaj Papës, nji regj i huej ky dhe anmik i përbetuem i islamit. Vdekja e
Skënderbeut më 1468 u pasue me ikjen e dheta mija të krishtenëve prej Shqipnisë jugore përtej
Adriatikut në Kalabri dhe Sicili, dhetë vjet ma vonë. Këta t’ikun u shpëtuen me ndihmën e flotës
spanjolle e t’asaj gjenoveze, atëbotë forca detare mbizotnuese në detin Mesdhe, dhe me
ndërhymjen e veçantë t’admiralit gjenovez Andrea Doria. Mbreti Ferdinand i Napolit u ofroi
strehë këtyne njerëzve që njihen si italo-shqiptarë ose arbëreshë, dhe bashkësitë e të cilëve
mbijetojnë edhe sot e kësaj dite n’Itali, me dialektin e tyne vetjak të shqipes dhe me kishat uniate.
Arbëreshët kanë luejtë nji rol të randësishëm në zhvillimin e kulturës letrare dhe të mendimit
politik modern shqiptar.
Duhet zanë në gojë kalimthi se dhimma, që shtrihej edhe mbi hebrejtë, sikurse mbi të
krishtenët, nxiti disa shpërngulje në drejtim të kundërt – në veçanti, vendosjen e hebrejve
sefardikë, të përzanë nga Spanja e Portugalia në fund të shek. XV, që erdhën në Kosovë si dhe
ngjeti në Shqipni. Këta t’ardhun ishin mjaft të numërt në Bosnjën osmane dhe në Maqedoni.
Radhët e tyne ishin ma të vogla në Kosovë, porse hebrejtë përmenden në Novobërdë qysh më
1498; mbas njiqind vjetësh, hebrejtë vendorë kishin administratën autonome vetjake, që u
mundësohej nga dhimma. Ma vonë hebrejtë themeluen bashkësi në Prishtinë, Prizren, Pejë e
Gjakovë.
Në shek. XIX Moshe ben Rafel Attias, nji hebre i mirënjohun, banor i Sarajevës ku u njihte si
Moš e Rafajloviće si ‘Zeki-Efendi’, shkruente në historinë e tij për hebrejtë e Bosnjës se di sa sish
rrugëtonin rregullisht për në Selanik të Maqedonisë, prej kah importonin kafe, pamuk e mallna të
tjera, përmes Novi Pazarit dhe Mitrovicës në Kosovë. Mandej, kur studiuesi i shquem spanjoll i
baladave sefardike, Don Manuel Manrique de Lara, kaloi nëpër Ballkan në shoqninë e Attias-it
më 1911, tue tubue tekste gojore, gjeti në Kosovë kangë kastiliane, të këndueme ende prej
hebrejve të Prishtinës dhe të qyteteve të tjera kosovare. Bashkësia e ngushtë e hebrejve kosovarë
e kish mbajtë gjuhën spanjolle deri në shek. XX.
Jeta fetare në Kosovë dhe në vetë Shqipninë veriore krijoi nji tjetër fenomen heretik, falë
dyzimit të përvetësimit t’islamit prej shqiptarëve me urrejtjen që kishin ndaj turqve. E këtillë ishte
tradita e kripto-katolicizmit, nën të cilin familjet e praktikonin islamin publikisht, kurse kris-
tianizmin privatisht. Këtë praktikë mund ta ketë diktue dyanshmënia e katolikëve në raport me
dhimma-n, tue qenë se nuk kishin nji hierarki vendore të pranueme që t’i mbronte. Kripto-kris-
tianizmi duket të ketë qenë njimend i panjohun ndër shqiptarët ortodoksë, megjithëqë shqiptarët
muslimanë i praktikonin disa festa ortodokse si dhe praktika fetare paraislamike, të krishtene
dhe/ose pagane.
Megjithatë, arkivat katolikë të cituem nga Malcolm regjistrojnë praninë e pesë familjeve të
mëdhaja kripto-katolike në nji katund afër Gjakovës më 1784, dhe shënojnë se nja 50 vjet ma
parë, mbasi prifti katolik t’i mbaronte ritualet «besimtarët do të hapërdaheshin nëpër shpitë e
muslimanëve», me gjasë në kundërshti me ligjin romak. Malcolm e shtjellon bukur gjatë çashtjen e
kripto-katolicizmit në librin e tij Kosova: Histori e shkturtë. Ai e përshkruen «këtë zakon
vendas… jo të panjohun në shoqninë osmane», nën të cilin «mashkujt konvertoheshin n’islam
kurse gratë e bijat u mbetnin katolike». Malcolm përmend raste si ai i Hasit afër Gjakovës, ku në
fund të shek. XVII nji prift kish identifikue 300 gra të krishtena, po as edhe nji burrë të vetëm.
Autori ia përshkruen këtë rrugëdaljes së mashkujve për me iu shmangë tatimeve fetare që i
paguenin jomuslimanët, për çka ishin përgjegjës kryefamiljarët.
Megjithëkëtë, nocioni i martesave të përzieme midis feve nuk ish i panjohun në kulturën
shqiptare përgjithësisht ose në mjedisin osman. Në suren 5 të Kur’anit gjejmë madje: «Hallall janë
për ju gratë besimtare dhe gratë e ndershme prej atyne që para jush Librin e patën, me kusht që
pjesën e kunorës t’ua jepni, dhe ndershëm me to të jetoni, në martesë, e jo tue i mbajtë
dashnore». Prandej, martesa e muslimanit me të krishtenën ose hebrejen nuk kërkon konvertimin
e grues. Vërtet, n’islam gratë e marruna prej Ithtarëve të Librit kanë lejen e veçantë me vazhdue

10
me e mbajtë fenë e tyne. Rezultati i nji lejeje të tillë shihet në vrojtimin e ekspertes së Ballkanit,
Edith Durham, në fillim të shek. XX. Kur nji vendas të nji katundi malazez e kishte pyetë «Je i
krishtenë apo musliman?» – shkruen Durham – «ai kqyri përngeshëm prej shkamit ku ish ulë, dhe
“për Zotin as vetë s’e di” ishte gjegjja e vetme që shqiptoi».
Durham ma voni shënon se aksh katundi verior shqiptar «e mban veten kryesisht për të
krishten. Mirëpo gati gjithcili pjesëtar i këtij fisi e bjerr emnin e pagëzimit dhe e quen veten me
emën turk – Seid, Sulejman, Hysen etj. ndonëse i mënijnë turqit». Diskutimi i kripto-kristianizmit
ndër shqiptarë ka edhe rreziqet e veta. Prej disa studiuesish, fenomeni asht krahasue me kripto-
judeizmin, i cili thuhet të ketë qenë i shpeshtë ndër hebrejtë që konvertonin në kristianizëm në
Spanjë e Portugali gjatë periudhës së zbimit dhe inkuizicionit. Mirëpo nën osmanët, jo sikundër
në gadishullin iberik, nuk kish rrezik prej persekutimit t’atyne, lidhja e të cilëve me nji fe mund të
kish qenë mbulim i besniknisë ndaj nji feje tjetër.
Ma tej, Malcolm, në përshkrimin e kripto-krishenizmit shqiptar pohon se nji lidhje e tillë e
dyfishtë e mbërthente besimin e vërtetë të përmbrendshëm se kristianizmi ishte feja e vetme që
siguronte shëlbimin. Po kjo s’mund të pandehet, dhe, ç’asht ma me randësi, asht nji stërhollim që
nuk u venerue as prej autoritetit të mirënjohun për të kuptuemit e këtyne çashtjeve, pra, prej
Vatikanit. Më 1703 Papa Clement XI, i lindun në qytetin italian Urbino porse me prejardhje
shqiptare, mblodhi kuvendin e klerikëve shqiptarë për ta shqyrtue problemin e kripto-katolicizmit
në hapësinën osmane. Kjo shprehi u qortue si braktisje e fesë.
Sidoqoftë, edhe krishtenimi, që e predikon konvertimin në të, edhe judaizmi, që nuk e
inkurajon konvertim në të, shfaqin nji qëndrim ma të ndërlikuem kundruell identifikimit publik
fetar sesa islami. Ndër të tjera, të krishtenët e hebrejtë janë të detyruem me e mbrojtë fenë e tyne
në botën e jashtme, përderisa muslimanët në veçanti lejohen me e praktikue vetë dhe pa e shfaqë
fenë e tyne para të tjerëve. Porse konvertimet masive fetare prapseprap janë fenomen i ndërli-
kuem. Thueja të gjitha rastet e regjistrueme, që prej krishtenizimit të hershëm të Perandorisë
Romake e deri te pushimi islamik i Arabisë dhe trevave të tjera, përmes rastit të kazakëve turcikë
dhe popujve të ngjashëm që përvetësuen judaizmin – pushtimit dhe krishtenizimit të bashkësive
vendase n’Afrikë, në dy Amerikat dhe në Azi – kanë përfshi edhe çashtje ekonomike dhe politike
përpos atyne shpirtnore. Asht me gjithë mend me interes me vu re se vetëdija për ndikimin shoq-
nor që bjen vendosja e re fetare, tue sjellë përleshje t’armatueme si dhe filozofi të posaçme për
mbikqyrjen e mosbesimtarëve, asht nji prej aspekteve kryesore të jetës së Muhammed-it, dhe në
përgjithësi e spikat islamin nga të gjitha fetë e tjera të mëdhaja.
Asht po ashtu me interes me vu re se hebrejtë e detyruem me u konvertue në gadishullin
iberik, fillimisht nuk u panë me keqardhje prej bashkëfesëve të tyne gjetiu. Hebrejtë gjermanë
(ashkenazim) kishin kohë që theksonin nji dallim midis hebrejve europiano-veriorë (të cilët, në
mesjetë, parapëlqenin djegien për së gjalli në shesh kundrejt braktisjes së judaizmit) dhe hebrejve
me gjasë të butë dhe dekadentë iberianë, (të cilët kishin maraz me i braktisë votrat e nxehta dhe
hijet e portokajve). Për ma shum, të konvertuem të shumtë hebrej iberianë, tue ikë prej gadishullit
e prej inkuizicionit, shkuen n’Itali. Atje nuk iu kthyen menjiherë judaizmit, dhe u qortuen prej
besimtarëve besnikë hebrej, të cilët, nëse ishin spanjollë o portugezë, zakonisht venin në
Perandorinë Osmane ku të papenguem mundeshin m’e praktikue fenë e vete. Kjo pikëpamje
negative ndaj të konvertuemve ndan disa tipare me ashpërsinë e pikëpamjes së Papës Clement-it
XI lidhun me ‘kripto-katolicizmin’. Ka diçka të përbashkët edhe me pikëpamjen e gjithmbarshme
në Ballkan se konvertimi masiv i shqiptarëve dhe i boshnjakëve n’islam ishte përgjithësisht i moti-
vuem prej oportunizmit politik e ekonomik.
Vetëm ma vonë, gjatë renesansës, të konvertuemit nga judaizmi në kristianizëm që ikën prej
gadishullit iberik u vlerësuen si viktima të shtypjes që duheshin kthye në gjinin e bashkësi së
hebreje. Megjithëkëtë, as ky ndryshim nuk u shoqnue nga ndonji qëndrim mëshirues. Gjyqi fetar
palestinez, beth din, i ringjallun mbas nji mijëvjetëshi posaçërisht për me i shqyrtue rastet e
hebrejve iberianë që ishin konvertue, fillimisht kishte vendosë se duheshin fshikullue për

11
braktisjen e judaizmit para se të kërkonin mundësinë e rivendosjes si hebrej ngjeti, dhe ani pse ky
vendim nuk u zbatue, u kërkue konvertimi i tyne i sërishëm zyrtar në judaizëm.
Po ndërsa për hebrejtë e qyteteve dhe të katundeve spanjolle – të detyruem me braktisë
besimin e tyne të lashtë për nji fe që i poshtnonte e i përndiqte – nuk mund të pritej që të mos u
shqetësonin për konvertimin, e njejta nuk mundet me u thanë për katundarët shqiptarë. Nuk ka
dëshmi se kripto-kristianizmi shqiptar nënkuptonte dyfytyrësi kundruell islamit. Ma parë do të
ketë qenë besnikni ndaj traditave popullore, ose madje, ndaj nji shprehjeje ma të hershme
t’identitetit shqiptar. Mandej, konvertimi n’islam asht proces ma i thjeshtë se konvertimi në kristi-
anizëm, dhe pothuej nuk ka dëshmi të keqtrajtimit islamik të të konvertuemve. Mbasi të ketë ra
njiherë në shehadet, pra ta ketë shqiptue dëshminë e besimit në nji Zot dhe në profecinë e
Muhammedit, nuk asht e lejueme n’islam me e zhbirilue besimin e individit, përveç nëse personi
në fjalë ma vonë i bjen mohit islamit. Dhe ndonëse muslimanëve u lejohet fenë me e mbajtë
privatisht, ata nuk kanë tagër me e mohue publikisht, madje as për vetëmbrojtje; ndëshkimi për të
këtillët të shpeshtën asht vdekja. Kripto-katolikët shqiptarë nuk u keqtrajtuen prej autoriteteve
islamike, derisa, në shek. XIX, braktisën islamin publik dhe mëkambën kristianizmin. Por
kundërvojtja e tyne ishte mohimi i islamit, jo mbajtja e kristianizmit privat.
Prandej, shqiptarët mund ta kenë mbajtë kristianizmin privat krahas me islamin publik për me
përforcue ndjenjën e të qenit shqiptarë ma parë sesa turq. Dhe çuditnisht, mendimi se me
kthimin në katolicizëm prej islamit, shqiptarët do t’i jenë kthye identitetit të këtunjihershëm etnik,
ndigjohet përherë e ma shum ndër shqiptarë të Kosovës sot. Po merret vesh, mbas vdekjes së
Skënderbeut, shum shqiptarë nuk i banë ma ballë pushtetit turk, as publikisht, si rebelë, as
privatisht, si të krishtenë ‘të msheftë’, të njohun botnisht si muslimanë. Ç’asht e vërteta, shqip-
tarët i shërbyen perandorisë tue spikatë si vezirë të mëdhaj (p.sh. familja e famshme e njohun si
Köprülü në turqisht dhe Qyprili në shqip) dhe si guvernatorë krahinorë e prijës ushtarakë. Për ma
shum, retorika antimuslimane e historianëve të krishtenë nuk do të duhej me e mshefë ndihmesën
e konsiderueshme që i asht ba kulturës shqiptare në Kosovë nga intelektualë muslimanë, besimi i
të cilëve s’mundet me u mohue.
Historiani i islamit ballkanik, H. T. Norris, ka përmbledhë shum arritje të këtilla. Ai, si shum të
tjerë, e ka përshkruejtë hymjen në hapësinën kulturore shqiptare, dhe sidomos në Kosovë, ose në
rendin e sufijve a të bektashijve, bashkësive mistike që për kohë të gjatë i kanë kultivue filozofinë
dhe letërsinë në botën islamike, me fillesë prej vetëm dy shekujsh mbas vdekjes së Muhammedit.
Këto rende njihen në perëndim kryesisht si ushtrues të përndritjes së mbrendshme dhe të
formave të bukura të këndimit e të vallëzimit. Mirëpo ata ishin e janë shum ma shum; sufijtë nuk
ndalen te meditimi dhe performimi në kërkim të qartësisë mendore. Ata kanë edhe role shoqnore
e politike, dhe, sikurse në rastin e rendit të Nakshbandit, njihen si prijës të mbrojtjes ushtarake të
muslimanëve në kohë lufte.
Në nji kontekst ma të gjatë historik, shprehja ma e mirënjohun e sufizmit në Kosovë, dhe
përgjithësisht ndër shqiptarë, asht edhe ma kontraversja dhe ma heretikja: bektashizmi.
Bektashijtë, që përbajnë gati gjysmën e muslimanëve shqiptarë dhe ndoshta nji të tretën e shqip-
tarëve, janë grupim shiit: e vendosin imamin Ali, dhandrin dhe kusherinin e Muhammedit, në nji
nivel me themeluesin e islamit, dhe, sikur shiitët e tjerë, nderojnë 12 imamë. Bektashijtë burojnë
nga Azia qendrore, ku themeluesi i tyne, Haxhi Bektash Veli, u lind në vitin 648 të kalendarit
islamik, ose më 1247-8.
Haxhi Bektashi ishte poet që shkruente turqisht, dhe vepra e tij mbetet me ndikim të
tejzakonshëm në Turqi; porse rendi i tij zhdrivilloi doke të pazakonta në Ballkan. Ritualet e tyne
mbahen në turqishte, me pjesëmarrjen e femnave, të cilat nuk vejnë hixhab (nuk mbulohen), dhe,
mbas nji risie që u fut tmerrin muslimanëve të tjerë, pijnë venë e raki; me nji fjalë, dehen në
kërkim t’ekstazës mistike. Kjo dhe risi të tjera i kanë ba muslimanët ma tradicionalë me i përzanë
bektashijtë ballkanikë prej ummet-it islamik, ose kombit musliman. Ata njihen edhe për hapjen
ndaj traditave popullore krishtene, tue përfshi kremtimin e festave ortodokse dhe vizitat në vende
të shejta krishtene, madje duket me pasë nji lidhje të dëshmueshme ndërmjet bektashijve dhe

12
varianteve ma të skajshme të sektit kabbalah në formën që mori ndër hebrejtë sefardikë të
Turqisë. Në veçanti, paralelizma mahnitës mund të tërhiqen mes bektashijve dhe ndjekësve të
‘profetit të rremë’ të shek. XVI, Shabtai Zvi, i cili vdiq në Ulqin, mbasi paskish përqafue islamin,
dhe vorri i të cilit nderohet tani prej mistikëve muslimanë.
Bektashijtë s’janë të vetmit nga sufijtë të lulëzonin në Kosovë; kjo trevë mirëpriti edhe mistikët
sunitë të sektës kaderi, helveti, ndikimi i të cilës kish amplituda të ndryshme nëpër kohë, rufai, të
mirënjohun në Prizren e Gjakovë, dhe sa’adi, me ndjekës të shumtë, po në Gjakovë. Sufijtë janë
sidomos të nderuem në Kosovë për mbrojtjen e qenësisë shqiptare dhe për veprat e tyne letrare.
Edhe para se autorët katolikë Budi e Bogdani t’i nisnin shkrimet e veta, siç vëren Norris, mu-
slimanët shqiptarë thurnin vepra në gjuhë orientale. Shembull i tyne asht Mesihi i Prishtinës,
autor i Odë Pranverës në turqisht, që vdiq më 1521. Misticizmi i tyne me ndikim i konvertoi
madje edhe disa sërbë.
Debatet mbi motivet e shqiptarëve për me u ba në shumicën e tyne muslimanë, ose mbi atë se
sa ishin të përkushtuem si të tillë, janë me pak randësi a dobi për ne. Shqiptarët kanë besue gjatë,
se shteti i huej, Perandoria Osmane, i ka detyrue me e pranue fenë e saj; Edhe në (mos) qoftë e
saktë kjo histori, asht pa dyshim shprehje e partikularizmit shqiptar, meqë, siç e thotë poeti i shek.
XIX Pashko Vasë Shkodrani (shërbeu si guvernator osman i Libanit), në thanien ma të njohun
për të tilla çashtje: «feja e shqyptarit âsht shqyptarija’.
Qysh u përmend në fillim të këtij rrëfimi, përkundër kundërshtive fetare të cilat në Kroaci dhe
Bosnjë çuen në nisjen e luftës, te shqiptarët gjuha dhe kombi janë vu tanaherë përmbi çashtjet
fetare. Ishte kryeneçësia etnike, dhuntia pagane, dëshira me iu shmangë tatimeve, apo qëndrimi
tejzakonisht i përndritun lidhun me këso çashtjesh, ajo që i shtynte me trajtue besimin në Zot si
ma të randësishëm sesa forma e adhurimit ose petku i veshun prej kreut fetar? Sido me qenë,
shqiptarët do ta konsideronin çashtjen fetare tanaherë si dytësore. Në katundin kosovar, siç
veneron Malcolm, dihet se familjet shpesh përfshinin anëtarë muslimanë, katolikë e ortodoksë.
Prandej, bamat legjendare t’ushtarëve dhe t’administratorëve shqiptarë në shërbim të perandorisë
nuk mundeshin m’e shlye kujtesën e kohëve kur shqiptarët kishin qenë të lirë prej sundimit
osman.
Më 1878, Rilindja kombtare shqiptare, 500 vjet mbas Skënderbeut, nxori Lidhjen Shqiptare
për Mbrojtjen e Popullit Shqiptar, të njohun ma mirë me emnin Lidhja e Prizrenit. Kjo ishte nji
prej ngjarjeve ma të randësishme në historinë shqiptare, deri në vitet 1990, që u lidhte me Koso-
vën; dhe Prizreni e Kosova u banë kësisoj simbolet ma të fuqishme të shprehjes së identitetit
shqiptar. Priftën katolikë dhe intelektualë bektashianë u bashkangjitën në formimin e Lidhjes, dhe
në drejtimin e luftës për mëkambjen kombtare. Mbaskëndej, qëndrimet e intelektualëve shqiptarë,
muslimanë e katolikë, s’niseshin ma prej pikëpamjesh fetare.
Lidhja e Prizrenit erdhi në kohën e nji shpërbamjeje të skajshme osmane. Kongresi i Berlinit u
mblodh më 1878 për ta riorganizue Europën juglindore, nji vit mbas mposhtjes së Turqisë prej
rusëve. Fuqitë europiane në kongres kërkuen me e rikqyrë Traktatin e Shën Stefanit, i cili i ishte
imponue sulltanit osman, e që thirrte në krijimin e Bullgarisë së Madhe dhe copëtimin e trojeve
shqiptare ndërmjet bullgarëve, sërbëve dhe malazezëve. Lidhja e Prizrenit protestoi kundër
padrejtësisë në Shën Stefan, tue thirrë në mbrojtjen e truellit shqiptar mbrenda kufijve osmanë,
dhe tue e përgënjeshtrue kësisoji, thanien e asokohshme të Bizmarkut se nuk ekzistonte kombi
shqiptar. Porse limani i Ulqinit dhe ai i Tivarit, prej kohësh shqiptarë, dhe ku shqipja asht gjuhë e
popullsisë shumicë edhe sot, megjithatë iu dhanë Malit të Zi. Malazezët i kishin masakrue keqas
shqiptarët në krahinën bregdetare dhe e kishin kallë Tivarin. Edhe pse frymëzimi fillestar i
Lidhjes së Prizrenit ishte m’e mbrojtë perandorinë, ajo u shtyp prej turqve më 1881.
Megjithatë, Perandoria Osmane ditët i kish të numrueme. Më 1908 erdhi revolucioni i zhon-
turqve (turqve të rij), i nxitun prej kryengritjes së vitit 1905 kundër carit rus, dhe ishte përpjekja
ma e vendosun ndër të shumtat për me e ruejtë perandorinë përmes reformi mit të saj. Fatmje-
risht, krenët osmanë që u përpoqën me e shërue ‘Njeriun e Sëmuet t’Europës’ veçse ia
përshpejtuen vdekjen pacientit. Ata besonin se mundeshin me e shpëtue Turqinë, tue futë

13
elemente të nji shteti modern e racionalist, të marruna prej Francës dhe tue e spikatë nji komb,
gjuhë e shtetësi të vetme qendrore dhe njisuese. Kjo, besohej, kishte me e zavendësue panoramën
e gjanë e të gjithnduershme të popujve që sundoheshin prej turqve, tue përfshi këtu muslimanët
boshnjakë e shqiptarë, hebrejtë sefardikë, kurdë dhe arapë, e mos me i përmendë popujt e
krishtenë problematikë që i kishin sundue ose që i kishin shnderue. Këta të mbramët përfshinin
sërbët, rumunët, grekët dhe bullgarët, të cilët tani gëzonin pamvarësinë, si dhe sllavët maqedonë
dhe armenët, që nuk e gëzonin. Turqit e rij hoqën dorë nga dhimma, dhe gjithë shtetasit osmanë,
muslimanë, të krishtenë e hebrej, do t’i kishin detyrimet e njejta dhe të drejtat e barabarta. Mirëpo
çdo përpjekje e këtillë për me i sheshue dallimet mes këtyne grupeve veçse e ushqente urrejtjen
ndër popujt joturq, madje edhe ndër popujt aq të devotshëm siç ishin muslimanët boshnjakë;
megjithëqë këta të fundit ma u shqetësuen nga rrënimi i autoritetit perandorak sesa nga ndjenja
kombtare për ta kundërshtue.
Asht shum interesante se përgjatë shekujsh të pushtimit osman, shqiptarët e sërbët, ndonëse i
mëninin njilloj sunduesit osmanë, rrallëherë u bashkuen kundër tyne. Pra, ndjenja e shqiptarëve si
autoktonë dhe e sllavëve ardhacakë si pushtues sikurse turqit, vazhdonte. Tek po u zbehte prania
turke, atdhetarët shqiptarë të shek. XIX, që e tejtuen rilindjen kombtare të simbolizueme me
Kosovën e Prizrenin, kryesisht mundoheshin me i ba ballë nji forme edhe ma t’egër të
nacionalizmit që ushqente Sërbia. Kjo ishte mbjellë në atë që ndër sllavë njihej si Ideja e Kosovës:
besimi se Sërbia e kishte të caktueme me u mëkambë poshtnimesh së turqve të para 500 vjetëve,
dhe me i zavendësue turqit si fuqi njisuese dhe sunduese tejembanë Ballkanit. Kjo asht arsyeja pse
na duhet tashti me u kredhë në shqyrtimin e Idesë së Kosovës ashtu siç kjo u kuptonte ndër
sërbë, si dhe në ndikimin e saj në Ballkan dhe në dhetëvjetëshat përmshelës të shek. XIX.

14
II.
BETEJAT E KOSOVËS, 1389 E 1689: RRJEDHOJAT DHE MITET NË HISTORINË SËRBE
Mbamendja e përbashkët për Betejën e Kosovës ende gjallon në vetëdijen e banuesve të rajonit,
qofshin sllavë a shqiptarë. Ta zamë, në nji natë me shi në shtator të 1999-ës, në nji kamp të vogël
e të veçuem refugjatësh në Gladno Polje (Fusha e Untë) afër Sarajevës, rapsodi popullor nga Ko-
sova, Naim Berisha, ia dëftoi rrëfimin e maposhtëm autorit të këtij libri, vetvetiu e për pa u nxitë:
«E di se t’interesojnë kajkët e gojëdhanat. Qe po ta kallxoj nji për Sulltan Muratin e Turqisë.
Këtunjiherë kur turqit i kishin pasë pushtue këto vende, Sulltan Murati kish pasë qillue në çadrën
e vete, e Millosh Kopiliqi, ai kreshniku, kish pasë ardhë m’e zatetë. Paskan pasë me i kuvendue do
gjana t’ushtrisë.
Millosh Kopiliqi kish pasë ardhë mbi nji gjog me krahë si të shqiponjës. Ia kish pasë zgjatë
dorën Sulltan Muratit, po Sulltani ia paska kthye se nuk i shtrin dorë kujt qi s’asht musliman, e t’ia
paska zgjatë kambën. Millosh Kopiliqi t’ish pasë idhnue e t’e kish pasë vra Sulltanin. Mandej
Kopiliqi i kish pasë pre krejt asqerët aty mrena në shatore, e do tjerë kishin pasë ardhë për m’e
mbytë, po këte e paska pasë mbrojtë parzmorja. E ky të kish pasë marrë menjirend me ikë prej
kampit të turqve, po sa i kish pasë hypë gjogut, nji plakë paska pasë britë: ‘Qitjani shpatat kalit
nën kambë, se ato e rrëzojnë përtokë’. E gjogu të kish pasë ra përtokë e Milloshin t’e kishin pasë
zanë asqerët. Mbasandej turqit kishin pasë kqyrë me ia hjekë parzmoren, edhe kishin pvetë: «Ku
a’ çelësi i parzmores?» E plaka u kish pa’ thanë: «e ka mshefë në musteqe».
Turqit e kishin pasë çelë parzmoren e t’e kishin nxjerrë Millosh Kopiliqin prej saj. Po ai kish
pasë lypë sall nji trohë m’e pa plakën, e t’iu kish avitë e t’ia kish ngjitë me dhambë e t’e kish
fërfllue në hava, 12 km. larg, në nji vend që sot i thonë Babin Most (Ura e Plakës). E qaty ngat saj
janë Millosheva edhe Obiliqi. Mbasanej turqit ia kishin pasë këputë kryet Millosh Kopiliqit , po ai
kish pasë marrë me ikë me krye nën sjetull. E kish pasë shkue te nji pus, se e kish ditë qi me ba
me pi ujë prej tij, me gojë, paska pasë mujtë m’e ngjitë prap kryet për trupi. Dy çika e kishin pasë
pa e kishin pasë britë «shih nji njeri pa krye» e ai u kish pa’ thanë «unë pa kry’, e ju pa sy», e t’ishin
pasë qorrue menjirend të dyja. E atëherë edhe ai i dekun kish pasë ra për tokë. Kjo ka pasë ba
vaki qatëherë kur janë pasë kërleshë me turq në Betejë të Kosovës. Këto kund lexue s’i kam, po i
kam ndigjue prej mixhës tem, Idriz Berishës, që m’i ka kallxue këto gojëdhana».
Do t’i kthehemi këtij rrëfimi prej vandakut të gojëdhanave shqiptare. Po fillimisht na duhet ta
shqyrtojmë vizionin e Kosovës që zen vend aq të çmuem në vetëdijen sërbe. Randësia e Kosovës
për sërbët nisi me dinastinë Nemanjić , që mbretnoi ndër ta nga mesi i shek. XII deri në mes të
shek. XIV. Nemanjić -ët e shtrinë Sërbinë në Maqedoni, Kosovë dhe pjesë të Shqipnisë veriore,
syprina ma e gjanë që kishin mbërthye kufijtë e saj ndonjiherë. Sërbët gjithnji i kanë identifikue
sunduesit Nemanjić -ë me shtetin sërb për shkak të sendërtimit që këta i banë ‘Sërbisë së Madhe’,
por ma e shtrejta arritje e Nemanjić -ëve për sërbizmin ishte krijimi i Kishës Ortodokse Sërbe
autoqefale, përforcim ky i kombit sërb nëpërmjet kunorzimit të tij me fe të mëvetësishme. Siç u
zu në gojë në kaptinën e maparshme, i mbrami i Nemanjić -ëve, Stefan Dušan-i, besohet ta presë
ditën e ‘ringjalljes’ në Prizren.
Ironia asht se sunduesit e hershëm Nemanjić -ë po ashtu praktikonin katolicizmin në mënyrë
që të mbanin lidhje politike me bregdetin e Adriatikut dhe paqe në hapësinat e tyne të
posazaptueme katolike, tue përfshi këtu territoret e Malit të Zi të sotëm. Sunduesi i parë Ne-
manjić , Stefan Nemanja, thuhet të ketë qenë pagëzue në kishë katolike; nji prej djemve të tij, që
sundoi ndër troje kryesisht katolike, praktikoi fenë e njejtë, ndërsa mbasardhësi i tij u martue me

15
nji fisnike katolike venedikase. Qyshdoqoftë, djali i tretë, Sava, vendosi me u ba mung ortodoks,
dhe mbasi kish jetue nji kohë në manastir, e bindi Patrikun e Kishës Ortodokse Greke me i dhanë
autonominë, pra pothueja pamvarësinë, Kishës Ortodokse Sërbe.
Kishat ortodokse në Sërbi dhe në Kosovë tradicionalisht i janë nënshtrue Kryepeshkopatës
Ortodokse Greke t’Ohrit. Në kohën e kërkesës së Sava-s, Kryepeshkopata e Ohrit ishte në
revoltë kundër patrikut, gja që e nxiti patrikun t’ia plotësonte dëshirën më 1219, për me zbehë
pushtetin e kryepeshkopit. Ky vendim pjesërisht u ndikue edhe nga dobësimi i kishës ortodokse
mbas dobësimit të Konstantinopojës prej Kryqëzatave Katolike më 1204. Katolicizmi i Romës
dhe i Dalmacisë kishte krahasjetue me ortodoksizmin e Greqisë dhe të Bullgarisë në Ballkanin
qendror; porse, lemeritë e Kryqëzatave i shkatërruen këto raporte ndërmjet këtyne dy feve,
veçantisht përmbrenda mbretnisë sërbe, e cila përshkonte kufinin ndërmjet tyne. Vështirësitë
mbrendapërmbrenda ortodoksisë, shkaktue nga trazimi i Konstantinopojës, banë që prijësit e
kishës të fillonin me u brengosë për kahet që do të merrnin tokat e përçame si Sërbia, tue u
detyrue me ba lëshime që do t’ia mundësonin kishës së tyne me mbetë strumbullar i randësishëm
i rajonit.
Sava ishte emnue kryepeshkop i kishës së re, dhe, siç shënon Noel Malcolm, sakaq i kishte
përzanë tanë peshkopët grekë nga Kosova. Sava, me gjasë, po ashtu përzgjedhte trevat
tradicionalisht katolike për ngritjen e godinave dhe peshkopatave të reja sërbe në mënyrë që ta
përhapte ortodoksizmin si fe mbizotnuese të rajonit, tue e ndërthurë kësisoj njiherë e
përgjithmonë ortodoksinë me shtetin sërb. Nemanjić -ët bekohen ndër sërbë për ngritjen e disa
manastireve, të përqendrueme afër qendrave administrative të familjes në veri dhe në perëndim të
Kosovës. Ç’asht e vërteta, familja kurrë nuk i përqendroi veprimtaritë qeverisëse në Kosovë; kjo
trevë u ba e randësishme veç kur në te u themelue Patrikana e Pejës kah viti 1300, rrjedhojë kjo,
mbas Malcolm-it, e sulmeve të shpeshta mbi manastirin në Zhiça, selinë e njimendtë të Kishës
ortodokse sërbe për Sërbinë qendrore.
Patrikana e Pejës ishte testament fizik për pushtetin e ri t’ortodoksisë sërbe, dhe do t’u bante
strumbullar i pretendimeve sërbe për Kosovën si ‘djep i shejtë i sërbizmit’. Autoriteti i Patrikanës
shtrihej mbi Kosovën e Sërbinë, si dhe në pjesë të Malit të Zi, të Bosnjës mbas pushtimit osman,
dhe tue fillue në shek. XVIII, në pjesë të Kroacisë e të Hungarisë. Ç’asht e vërteta, autoriteti i saj
u forcue kur turqit e ripushtuen Sërbinë kah mesi i viteve 1500, dhe Kishën Sërbe e shpallën
prijatare të bashkësisë autonome sërbe nën sistemin osman të milet-it që e përshkruem ma parë.
Qendra e kësaj administrate, po merret vesh, ishte në Pejë.
Shkrimja e identitetit sërb me ortodoksinë ishte strategji e fortë dhe e efektshme për mbajtjen
e vazhdimsisë së sërbizmit, sepse kjo siguronte që edhe besimtarët ma pak të bindun do ta
mbronin ortodoksinë si shtyllë të kombit sërb, si dhe anasjelltas. Ivo Banac shkruen: «Kisha
Sërbe… ishte i vetmi organizim kishtar në Ballkan që arriti me vulosë lëvizjen e vete kombtare
me vulën e saj. Larg ma shum sesa sllavëve të tjerë jugorë, lidhjet fetare anames sërbëve u
ndihmuen këtyne për formësimin e identitetit kombtar. Marrëdhania midis Kishës sërbe dhe
shtetit të Nemanjić -ëve mundet me u krahasue me marrëdhanien e ndjeshme midis shpirtit dhe
trupit. Kur trupi iu nënshtrue turqve, shpirti e mbajti të gjallë mbamendjen».
Trungu familjar i Nemanjić -ëve ma në fund u bekue prej Kishës sërbe, e cila i naltoi në nivelin
e mbretënve të shejtë e t’objekteve mitike. Sava qe shpallë Shejt, gja që i siguroi vendin ndër yjet
ma të ndritshme në qiellin e herojve sërbë. Porse fati i dinastisë do të ndryshonte për të keq. Ajo
shkëlqeu sërisht nën Car Stefan Duš an-in, i cili pushtoi pjesë të Shqipnisë jugore dhe të Greqisë
veriore në vitet 1330-1355. Megjithatë, dinastia nisi me u shpërba nën djalin e Duš an-it, Uroš-in, i
cili vdiq më 1371, kur Perandoria Osmane po u zgjanonte ma tej nëpër Ballkan përmes sulmeve
në Shqipni, Bullgari dhe Maqedoni. Prandej, mbretnia sërbe e legjendave sundoi në Kosovë për
gati 250 vjet – as sa gjysma e kohëzgjatjes së pushtimit osman.
Kah viti 1360, fushata osmane mblodhi forca të reja të prime nga Sulltan Murati, i cili ia kish
vu synin tokave të plleshme dhe xeheroreve t’argjendit të Sërbisë, tue ia dalë me pushtue qytetin e
Nishit më 1386. Synimi i tij i fundëm ishte Bosnja; mirëpo nji përpjekje për me zaptue nji pjesë

16
jugore të kësaj treve përfundoi me dështim, falë forcave t’ushtrisë së prijësit të fuqishëm
boshnjak, Mbretit Tvrtko. E vetmja rrugë ndërmjet trojeve të zaptueme prej osmanëve në Sërbi
dhe synimit të tyne, Bosnjës, ishte kah fusha e Kosovës.
Tre prijësit kryesorë në Ballkanin Qendror të kohës qenë Tvrtko, udhëheqësi sërb Lazar
Hrebeljanović , që kontrollonte xeheroret ma fitimpruse të Kosovës, dhe që e ktheu patrikanën
ortodokse sërbe përsëri në Zhiça, afër bazës së vete në Sërbinë qendrore; si dhe Vuk Branković ,
dhandri i Lazar-it dhe sundues i pjesës tjetër të Kosovës, të cilën ua mori Balshajve. Kur më 1389
ushtarët e Muratit filluen me marshue kah veri-lindja drejt Kosovës, të tre prijësit e krishtenë
dhanë trupa për fuqinë pruejtëse t’udhëhequn prej Lazar-it, me qëllim që t’u banin ballë. Armatat
e të dy palëve u ndeshën më 15 qershor 1389 në nji fushë të gjanë hapësinore, që ma vonë u njoh
si Fusha e Kosovës, ose Fusha e Mëllenjave. Përmasat dhe përbamja etnike e të dy armatave do t’i
ushqenin rrëfimet romantike të të dyja palëve: secila sosh pohonte se tjetra ishte shum ma e
numërt se ç’do të ketë qenë, për ta theksue shkathtësinë e trimninë e vete. Disa shkrime të shek.
XIV dhe XV për betejën thonë për ushtrinë e Muratit të ketë qenë e përforcueme prej grekësh,
bullgarësh e shqiptarësh, kurse për ushtrinë e Lazar-it thonë të ketë përmbajtë gjermanë e
hungarezë. Asgjamangut, asht shum ma afër mendsh që shqiptarët të kenë luftue në anën e të
krishtenëve.
Mjerisht, shkrimet për betejën janë të pabesueshme, të nxjerra kryesisht prej tekstesh
margjinale dhe të shënueme shum vjet mbas ngjarjes. Burimet e përmbledhuna nga Malcolm
përfshijnë shkrimet e historianit osman Nesri nga shek. XV, nji kronikë sërbe «shkruejtë sigurisht
pak vjet mbas betejës», dy kronika bullgare, si dhe nji të nji venedikasi ose dalmati të panjohun, të
tana të fillimshekullit XV. Nji prej shkrimeve ma të hershme asht letra që shënon raportimin e
Mbretit Tvrtko për betejën, e dërgueme përmes senatorëve firencianë n’Itali katër muej mbas
betejës; nji tjetër asht dokument prej nji autori të panjohun katalan, për të cilin Malcolm beson të
jetë shkruejtë mbrenda 15 vjetësh mbas betejës. Megjithatë, seminaristi rus, Ignatiev, nxori nji
dorë shënimesh prej vetëm 12 ditë mbas betejës.
Kuptohet, të tana këto burime ekzistojnë mbrenda kontekstit shoqnor e politik të formuem
prej besniknive fetare e feudale përherë të ndryshueshme të kohës. Për shembull, autori i nji
shkrimi, historiani bullgar Konstantin, shërbeu në nji gjyq të djalit të Lazar-it, kurse dy shkrime të
tjera sërbe qenë shkruejtë nga nji gjykatës tjetër i Lazar-it dhe ish-anëtar i jeniçerëve osmanë, dhe
tekstet e të dy autorëve ishin përplot vner kundër turqve. Raportet zyrtare osmane, po merret
vesh, spikasin se ç’zotsi luftarake kish ushtria osmane dhe sa sërbë, tue përfshi të birin e Lazar-it,
u banë tevona vasalë të turqve.
Ajo që duem me theksue asht jo veç se historianët modernë nuk kishin mundësi me shfletue
dokumente përmbajtësore të paanshme për betejën, po edhe se metodat e asobotshme të
dokumentimit historik ishin medoemos të dramatizueme e të lokalizueme: pra, në tanësinë e tyne,
ato i përkasin traditës epike.
Epi, ose rrëfimi i gjatë poetik i bazuem në bamat e personazheve legjendare ose hyjnore, asht
formë e lashtë e shprehjes artistike e që lulëzoi në mesjetë. Paraqitja e epeve në formë gojore ishte
mënyra kryesore për përçimin e kumteve në nji hapësinë të gjanë, përfshi këtu banorët e viseve të
veçueme si dhe analfabetët. Evolue nga epika klasike si Iliada dhe Odiseja të Homerit, epika
mesjetare tabanin e vet e kishte në ndodhi dhe në histori, por këto i naltonte në kontekst kulturor
e moral të ndonji shoqnie a kohe të dhanë. Shtjellimet në epe ngërthejnë përtërimjen dramatike të
ndonji ngjarjeje të caktueme, tue i shpalue ndodhitë që çojnë tek ajo, para se m’e zbulue
mbarimin e ngjarjes: armatimin e fatosit, bamat e tejzakonshme të betejës, rrugëtimin mahnitës,
kërleshjen midis të mirës e të ligës dhe ndërhymjen hyjnore.
Sërbia mesjetare ka prodhue nji trashëgimi të pasun t’epikës popullore, në poezi e kangë, si
dhe të përkthimit të ngjarjeve në këso lloj trajtash mitologjike fill mbas ndodhjes së tyne, rëndom
të kriposuna me erëza të bollshme teatrale dhe të ndërthuruna me temat aktuale të ditës, me
synim argëtimi dhe aktualizimi. Qyshdoqoftë, miti ‘nacionalist’ për Betejën e Kosovës që njohim
sot, në kundërshtim me dokumentimet për përleshjen, nuk asht epikë mesjetare; ai nuk lindi në

17
kohën e këtyne ndodhive, as nga tradita gojore arkaike sërbe, po ishte përftesë e mavonshme.
Ç’asht e drejta, fatosi i mirëfilltë i poetikës gojore sërbe ishte KraljevićMarko (Princi Marko), i cili
iu nënshtrue sundimit osman dhe luftoi kundër të krishtenëve.
Zanafilla e ndërlikueme e mitit mbi Betejën e Kosovës venerohet në tregimin e habitshëm për
dy gjeneralët e Lazar-it, njanin që e tradhton dhe tjetrin që bahet hero tue e vra Muratin në luftë.
Protagonisti i mitit të parë ishte Vuk Branković -i, dhandër i Lazar-it dhe sundues i pothuejse tanë
Kosovës. Përmbledhjet gojore dhe ato të shkrueme të këtij kontrasti – ma të hershmet nga këto
të mbramat datojnë, simbas Malcolm-it, gati 200 vjet mbas betejës – përshkruejnë Branković -in
tue ikë nga beteja dhe tue e braktisë Lazar-in, sigurisht si pjesë e ndonji ujdie në të cilën ma parë
kishte ra me Muratin. Ideja për ndërlidhjen e Branković -it me osmanët me gjasë ka dalë nga
kthimi i tij në vasal të turqve mbas mposhtjes në Kosovë, ani pse nuk ka shum të ngjame të ketë
qenë kështu, tek mjaft fisnikë sërbë po ashtu qenë ba vasalë, tue përfshi KraljevićMarko-n e
gojëdhanave, dhe Branković -i nuk ishte as fort i shquem as fort i kamun.
Nji mit tjetër që u shfaq krahas me atë për Branković -in, ka të bajë me nji tjetër gjeneral të
Lazar-it, i cili e ther Muratin për vdekje. Si vdekja e Muratit, ashtu edhe ajo e Lazar-it, qenë
dramatizue së tepërmi, qysh u ka hije prijësve simbolikë në ndeshjen vendimtare ndërmjet Lindjes
e Perëndimit. Tregimet për vdekjen e Muratit pasqyrojnë nji ushtar që ia arrin me u afrue te
Murati ose tue u mshefë nën kufoma, e tue brofë mandej me e therë, ose tue e shprehë dëshirën
me iu bashkue ushtrisë turke, dhe prandej tue u pru kësisoji përpara sulltanit dhe tue e mbytë tek
përulet me ia puthë kambën. Do-do rrëfime kanë ushtarë të huej ‘misteriozë’ të Lazar-it që e
vrasin Muratin, ose edhe vetë Lazar-in që e vret sulltanin në çastin dramatik. Personazhi që ka
mbijetue si vrasës i sulltanit, megjithatë, asht ushtari i Lazar-it, MilošObilić -i.
Këto rrëfime shkëpusin copëza poezish dhe kangësh të tjera epike të kohës që folin për
tradhtarë mashtrues, sikurse në Kanga e Rolandit të francezëve – siç vëren Malcolm – dhe në
tregimin klasik të dy vëllazënve ose fisnikëve që zbulohet se janë besnikë dhe tradhtarë, ose të
mirë e të këqij, mbasardhës së Kainit e Abelit ose të Judës e Mateut.
Sikundër vdekja e Muratit, edhe ajo e Lazar-it, kuptohet, pati nji jehonë të gjatë. Ndonëse disa
dokumente të hershme e përshkruejnë ramjen e Lazar-it si viktimë e rëndomtë beteje, të tjerë e
nxjerrin para Muratit ose i përpjekin të dy në fushëbetejë. Por thueja të tanë e shënojnë fjalimin
vendimtar për zgjedhjen e Lazar-it midis qiellit e tokës, që e ka ushqye ndijen sërbe për synimin
hyjnor deri në ditët e sotme. Versionet ma të përhapuna sërbe na dëftojnë se Murati i paskish
thanë Lazar-it se o duhet me u dorëzue o do të vritet. Porse miti sërb për Kosovën nuk asht se e
nalton flijimin për fe, ose ramjen dëshmor për krishtenimin, por e mban thjesht si traditë pagane
të flijimit për hakmarrjen në luftim – me nji fjalë, për me hakmarrë Kosovën tue vdekë, nocion ky
që u popullarizue shum me përhapjen e romantizmit nacionalist në shek. XIX.
Malcolm, megjithëkëtë, mendon se ideja e fjalimit buron nga shkrimet liturgjike shkruejtë nga
shkrojtës kishtarë nji motmot mbas vdekjes së Lazar-it, të cilët e shpallin dëshmor. Shkrimet folin
për fjalimin që Lazar-i ua mbajti trupave të veta para betejës, në të cilin kishte thanë «asht ma
mirë me vdekë në luftë se me jetue me marre…, tekembrama, synojmë me ra dëshmorë e me
jetue prore në parajsë». Cilatdo të kenë qenë fjalët e sakta dhe koha e fjalimit, nji gja që nuk
mundet me u ba dysh, asht se nji fjalim i këtillë ma vonë mbështeti Idenë e Kosovës, si kushtrimi
ma i naltë për kombin sërb dhe thirrje për domosdonë e hakmarrjes.
Porse baladat për Betejën e Kosovës – bashkë me idealizimin pagan të hakmarrjes – s’asht se
kufizohen veç në gjuhën a kandvështrimin sërb. Vazhdimsia e nji tradite vetjake të baladave gojo-
re shqiptare u shpalue me rrëfimin e Naim Berishës në krye të kësaj kaptine.
Naim Berisha e shquen qartas Millosh Kopiliqin si hero të legjendës. Kjo përrallë dhe të
dhanat e mbledhuna prej studiuesish të folklorit dëftojnë për natyrën e luhatshme t’identifikimit
të Betejës së Kosovës kryekëput me nacionalizmin sërb, si dhe për pandehmën e mavonshme se
shqiptarët në Kosovë nuk kishin asisoj traditash. Studiuesit ma të spikatun, Milman Peri dhe
Albert B. Lord mblodhën këso gojëdhanash në vitet 1930 në Sanxhak, (trevë kjo me nji shumicë
shqipfolëse në pjesën lindore të saj), si dhe në zonat shqipfolëse të Malit të Zi. Lordi, dobësia e të

18
cilit për kulturën sërbe i siguroi dekorimin me Urdhnin e Shën Sava-s nga Ki sha Ortodokse
Sërbe, bani të njejtën gja ma vonë në vitet 1950 dhe 1960.
Këta studiues kanë venerue se rapsodët kosovarë, përfshi këtu muslimanët, kanë versionin e
vet t’epit të Kosovës që kishte luejtë rol aq vendimtar në formësimin e Idesë së Kosovës ndër
sërbë. Rrëfimi që na asht tregue nga Berisha përkon me baladën shqiptare të Kosovës regjistrue
prej G. Elezović -it në vitet 1920 dhe komentue sërisht ma vonë prej Lordit. Ç’asht e vërteta,
Lord e trajton rrëfimin për Muratin e Millosh Kopiliqin si shprehje folklorike kryesisht shqiptare,
fillet kryesore të të cilit i gjen në traditën gojore shqiptare, si dhe vëren mungesën e tij nga
përmbledhjet e linguistit të shquem sërb, Vuk Karadž ić-it. Simbas Lord-it, të dy traditat, ajo
shqiptare dhe ajo sllave, janë zhdrivillue pamvarësisht, porse mandej kanë huazue prej njana-
tjetrës, tue u pikëtakue në trevën e Sanxhakut. Ndikimet kulturore rrodhën në të dyja kahet, dhe
përralla me plakën që u jep këshilla turqve shihet nga Lordi si shqiptare në thelb, ndonëse
paraqitet deri në viset lindore të Kroacisë. Lord në mënyrë bindëse argumenton se kjo figurë
folklorike ka dalë nga gojëtaria shqiptare e lidhun me tokën dhe zanafillën e lumejve.
Por vlen me theksue ma tej se këto vepra, ndonëse këndohen prej shqiptarësh muslimanë dhe
pasqyrojnë nji traditë gojore pjesërisht të ndryshme prej asaj sllave, nuk shprehin hasmëni
kundruell sërbëve dhe dashamirësi ndaj turqve, edhe pse ca versione shqiptare të baladave
ngërthejnë elemente kulturore qartazi islamike në prejardhje. Njana sosh, ta zamë, thotë se ‘Babin
Most’, pra Ura e Plakës, asht ndërtue për nder të saj prej sulltanit.
Poeti dhe studiuesi i jashtëzakonshëm shqiptar, Arshi Pipa, komenton veprat e mbledhësve të
baladave popullore, priftënve françeskanë Bernardin Palaj dhe Donat Kurti, të dy dishepuj të
mbledhësit të Kanunit, Atë Shtjefën Gjeçovit. Pipa shkon ma larg sesa Lord tue vu në pah, së
pari, paradoksin se rapsodët katolikë shqiptarë u thurnin lavde fatosave sllavë muslimanë, por tue
mos u shprehë vetë «për ose kundër turqve». N’anën tjetër, rapsodë muslimanë boshnjakë u
thurnin lavde turqve, gja që pasqyron identifikimin e tyne me pushtuesin osman. Për ma shum,
mbas Pipës, rapsodët muslimanë nga Hercegovina «mbajtën distancën» nga turqit, ndërsa
shqiptarët muslimanë «mbajtën distancë edhe ma të madhe».
Pipa ven re se rapsodët shqiptarë muslimanë i këndonin versionet sërbisht të teksteve, tue
dëshmue se traditën e Kosovës nuk e kundronin si ekskluzivisht sllave ose të krishtenë. Studiuesi
i mirënjohun shqiptar, Eqrem Çabej, zanafillën e këtyne traditave gojore e shihte te ilirët, para se
të ndaheshin, t’atomizoheshin e të sllavizoheshin gjatë periudhës së pushtimit sllav, traditë që
tevona u rimor prej shqiptarësh nga anmiqtë e tyne sllavë. Pipa thekson se baladat shqiptare ishin
po aq të reja si krijime sa edhe tekstet sërbe, dhe se nuk qenë ma pak të randësishme për krijimin
e nacionalizmit modern në shek. XIX.
Asht me randësi me kuptue, para së gjithash, se simbolizmi i Betejës së Kosovës si nji mynxyrë
kombtare, nuk ish kurrsesi mjet ekskluzivisht sërb i konsumit intelektual – edhe pse sërbët e
përkthyen atë në Ide të Kosovës që përligjte dhunën kundruell josërbëve.
Të randësishme, fill mbas betejës së vitit 1389, në mitologjinë e për bashkët sërbe për ‘tokën e
shejtë’ janë edhe përleshja gjermano-turke e shek. XVII në Kosovë dhe e ashtuquejtuna Dyndje e
Madhe që pasoi. Sikurse në betejën e parë të Kosovës, kujtesa sërbe për këtë betejë të mavon-
shme e ven në theks çashtjen e tokës që po u zaptohej të krishtenëve, e që do të mëkambej me
ringjalljen e flakshme. Sikurse edhe beteja e vitit 1389, Dyndja e Madhe asht interpretue e ruejtë
me mote të tana për ta përforcue bindjen e hakmarrjes sërbe.
Kah mesi i shek. XVII, trevat e largëta kufitare të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe
n’Europën Qendrore kërkonin syçeltësi të përhershme për t’u ruejtë integriteti i kufijve por edhe
mbledhja e tatimeve nga popullsitë e nënshtrueme. Përmasat e perandorisë rezultuen edhe me
përleshje të mbrendshme ndërmjet pashallarëve, prandej lypsej caktue kontrolli i tyne mbi
sanxhaqe, tue e shtue kështu pakënaqësinë ndër autoritetet ortodokse. Kjo e mbrama filloi me
lidhë aleancë me fu qitë krishtene fqinje, Venedikun dhe Perandorinë e Romës së Shejtë, për
mposhtjen e turqve. Këto zhvillime patën ndikim të madh në Kosovë, dhe përshkruhen në
shkrimet e kohës si kaotike dhe t’egra.

19
Kjo tejhapje e osmanëve i bani forcat e perandorisë gjermanike, në përbamje të të cilës ishin
edhe austriakët, me e nisë nji fushatë të re kundër perandorisë kundërshtare; gjermanët e kishin
pushtue Beogradin dhe Ni shin më 1688. Gjermanët rekrutuen shum ortodoksë, gja që sërbët sot
e quejnë faktor vendimtar për fitoret e kësaj ushtrie. Shqiptarët, megjithatë, theksojnë se ushtarët
që ndihmuen në fitoret kundër turqve ishin gati krejtsisht shqiptarë katolikë.
Më 1689, nji regjiment gjermanik i udhëhequn nga Eneo Piccolomini hyni në Kosovë, i
përkrahun nga nji ushtri e përbame, simbas vetë atij, nga shum sërbë vendorë të rekrutuem.
Mbasi pushtoi Prishtinën, Kaçanikun dhe Shkupin (këtë të mbramin e kalli, mba si ushtrinë e
kishte të vogël për me e kontrollue), Piccolomini ia mësyu Prizrenit, ku takoi kryepeshkopin
krishten. Identiteti i këtij kleriku asht ende i paqartësuem: sërbët thonë se ka qenë Patriku
Arsenije III Čarnojevići Pejës; shqiptarët se ishte arkipeshkvi katolik shqiptar, Pjetër Bogdani.
Sido të ketë qenë, falë veprimtarisë së kësaj figure fetare, 20 mijë mashkuj qenë rekrutue me e
përforcue armatën e krishtenë. Kombsia e këtyne trupave të reja, sikurse e atyne që i
përfaqësonin, asht po ashtu çashtje ndërdyzjesh: historia sërbe na i pasqyron si sërbë, nësa doku-
mentimet austriake na i identifikojnë kryesisht si shqiptarë.
Fill mbasandej, Piccolomini vdiq nga murtaja dhe komandën e operacionit të Kosovës e mori
komandanti diktatorial, Duka Kristian nga Holsteini, gja që i bani shum rekrutë me dezertue. I
dobësuem forcash, gjenerali i ri u mposht në betejën me osmanët në Kaçanik; historia sërbe ia
mvesh dështimin ushtarëve shqiptarë katolikë, të cilët dezertuen natën para betejës. Me tërheqjen
e austriakëve drejt veriut, osmanët iu hakmorën të nënshtruemve të tyne anembanë Kosovës me
kalljen e shpive, masakrimin e njerëzve, sulmet ndaj manastireve ortodokse e vrasjen e klerit, tue i
përfshi ata në Pejë.
Kjo dhunë i detyroi mija ortodoksë sërbë me ikë në drejtim të Beogradit, përfshi këtu edhe
patrikun Arsenije. Megjithatë, kur gjermanët banë përpjekjen nën nji prijës tjetër ushtarak me i
rimarrë disa prej tokave të Kosovës që i kishin humbë, kontaktuen Arsenije-n që ky t’i grum-
bullonte njerëzit e vet për luftë. Kjo porosi historikisht asht përfaqësue në mitologjinë sërbe si
ftesë për Arsenije-n që t’i shpinte njerëzit e tij në Hungari, ku do t’u jepeshin liri të veçanta fetare
e politike. Në pamjet e mirënjohuna na paraqitet Arsenije mbi kalë tue u pri mija sërbëve n’ekzod,
ledinave të blerta, si Mojsiu që u printe hebrejve mes shkretinës, por, në rastin e sërbëve, këta
ishin mërgimtarë të dëbuem dhunshëm prej vendit të vet. Malcolm e tejton analogjinë biblike, tue
theksue se miti sërb asht portretizue në shëmbëlltyrën e fatit të Krishtit, tue vu shenjë barazimi
midis dështimit në Betejën e Kosovës më 1389 dhe kryqzimit të tij, Dyndjes së Madhe dhe
vorrimit të tij si dhe ripushtimit të Kosovës nga sërbët më 1912 dhe ringjalljes së tij.
E vërteta e shpërnguljes, po dihet, duhet me qenë paksa ma pak romantike. Tue e vazhdue
traditën e ndërlidhjes së ngushtë të kishës me çashtjet kombtare, Arsenije ishte futë në lëvizjen
sërbe për zbimin e turqve, por provoi fatin tue u lidhë me venedikasit, nga kureshtja se sa liri
kishin me fitue ortodoksët nën gjermanë. Me depërtimin ma të thellë të gjermanëve drejt
Ballkanit, Arsenije pranoi me u ofrue atyne vullnetarë që do të luftonin në regjimentet ortodokse.
Burimet që i citon Malcolm thonë se Arsenije kthehet në Kosovë me u marrë vesh me gjermanët,
sall pse ata e kërcënojnë me pushim nga posti; ‘ftesa’ ba atij ishte thjesht kërkesë për rekrutimin e
trupave sërbe si garancion për lirinë fetare nën pushtetin gjerman që kish me pasue.
Mirëpo, nuk asht e sigurtë sa familje – deri në 500 mijë veta, simbas pandehmave sërbe, por
shum ma pak se kaq simbas historianëve modernë – banë rrugëtimin nga Sërbia për në Hungari,
gjatë të cilit u përballën me nji acar t’ashpër.
Dyndja e Madhe ishte nji kaptinë vërtet tronditëse në historinë sërbe. Qytete e katunde të tana
mbetën shkret, qoftë prej braktisjes, tiranisë osmane ose murtajës. Dhuna e pamëshirë me të cilën
turqit dërmuen me mija njerëz, rrënuen manastire dhe kisha ortodokse dhe i nëpërkambën
thesaret e tyne fetare e historike, kishin me lanë vragë në kujtesën e gjithcilit komb. Mirëpo
randësia kryesore e Dyndjes së Madhe për mitin historik sërb nuk asht vetë ndodhia, por pasoja e
pandehun e saj: zhvendosja masive kinse e shqiptarëve në tokën e Kosovës mbas tërheqjes së
sërbëve, e cila gjoja njiherë e përgjithmonë e ndryshoi raportin etnik në krejt vendin.

20
Simbas kësaj pikëpamjeje, fiset e shqiptarëve muslimanë vërshuen në fushat e Kosovës mbas
daljes së sërbëve, tue i dëbue me dhunë shum sërbë të mbetun. Konvertimi njaq i madh i
shqiptarëve katolikë n’islam nënkuptonte edhe shtimin e numrit të shqiptarëve në radhët e
ushtrisë turke, në postet administrative, prandej, edhe të numrit të shqiptarëve me fuqinë me u
zanë tokën sërbëve. Autori sërb, Duš an Bataković , tue na ofrue variantin ma të përsëritun sërb
për vërshimin e turmave shqiptare në Kosovë, shkruente: «Në dhetëvjetëshin fill mbas Dyndjes
së Madhe sërbe, fiset shqiptare (me aftësinë e tyne të mahnitshme riprodhuese) ishte [sic]
kërcënim i tmerrshëm për mbijetesën biologjike të sërbëve në Kosovë. Përkrahë nga turqit dhe
kisha romake, shqiptarët, besnikë ndaj traditave fisnore dhe me mosnënshtrimin prej hajdutësh
ndaj ligjit, në shekujt vijues do ta kthenin tanë trevën e Kosovës në fushëbetejë të përgjakshme,
kaplue nga anarkia fisnore e feudale. Periudha fill mbas Dyndjes së Madhe shënoi nismën e tre
shekujve të gjenocidit shqiptar kundër sërbëve në tokat e tyne».
Mirëpo, hulumtimet moderne zbulojnë se nji pakicë, ndoshta nji e katërta, e t’ikunve të
Dyndjes së Madhe ishin nga Kosova, e se madje jo të tanë ishin sërbë: shum burime austriake e
hungareze përmendin shqiptarë katolikë e muslimanë kur i përshkruejnë ardhacakët në vendet e
veta. Duket, asgjamangut, se shumica e popullsisë para mërgimit ishte me prejardhje sllave,
simbas defterëve turkë për pronesinë, gja që i shkon ndesh pandehmës së disa historianëve
shqiptarë se Kosova kishte pasë shumicë shqiptare para betejës së vitit 1689. Mirëpo, argumenti
kryesor sërb, se përmasat e vetë mërgimit provojnë faktin që Kosova ishte banue gati kryekëput
prej sërbëve para betejës, nuk pin ujë.
Të dhanat demografike në Kosovë janë të randësishme kryesisht për shkak të nji dallimi që
duhet ba ndërmjet dy çashtjeve në historinë sërbe, dallim ky që shpesh anashkalohet nga studiues
sërbë e perëndimorë. Me nji fjalë, duhemi me nda çashtjen e sundimit sërb në Kosovë nga ajo e
mbizotnimit të mundshëm demografik të sërbëve në Kosovë. Përkrahësit e sërbëve jo vetëm
thonë se Kosova mesjetare sundohej prej sërbëve, po edhe se ata ishin shumicë në rajon, dhe se
mbas dredhish të shumta u zavendësuen nga shqiptarët e ardhun prej ngjeti. Kurrkush nuk
mundet me i ra mohit se dinastia Nemanjićka sundue në Kosovë. Mirëpo, a ka pasë me gjithë
mend Kosova ndonjiherë shumicë sërbe? Kuptohet, gjegjja në këtë pyetje që nga dyndja drejt
veriut në shek. XVII asht ‘jo’. Po ma parë?
Mbas Ivo Banacit e të tjerëve që s’e marrin rolin e avokatit të Sërbisë, historianët shqiptarë
janë në lajthim kur thonë se sërbët kanë qenë nji pakicë kolonizuese në shek. XV. Defterët
osmanë për vitin 1455, pra mjaft kohë mbas pushtimit turk, dëftojnë se Kosova, e cila ende
qeverisej prej Branković -ëve, vazalë t’osmanëve, kish nji shumicë bindëse sërbe. Kjo, qysh-
doqoftë, nuk i ban sërbët popullatë autoktone, siç nuk i ban autoktonë ardhacakët anglezë që i
zavendësuen amerikanët vendas. Kjo thjesht na tregon se sërbët përkohësisht ia kishin dalë me i
zmbrapsë shqiptarët prej trevës; kësisoj, zotsia e zmbrapsjeve imperialiste bahet çashtje e tretë
krahas me ato të sundimit politik dhe të pranisë demografike.
M’anë tjetër, raportet në Romë të misionarëve katolikë dhe të priftënve që Kosovën e mbanin
për pjesë të Sërbisë, tregojnë shifra të ndryshme të bilancit etnik. Ta zamë, Prizreni më 1623-24,
pra 65 vjet para Dyndjes së Madhe, raportohet të ketë pasë 12 mijë banorë muslimanë, thueja të
tanë shqiptarë, me vetëm 600 sërbë dhe 200 katolikë (këta të fundit me gjasë shqiptarë). Më 1638,
Prizreni kishte veç 34 votra ortodokse (d.m.th. sërbe), krahas 3000 votrave muslimane e 22
katolike. Më 1641-42, numri i familjeve sërbe në Prizren ishte shtue mbi dyfish në 80, ai i
muslimanëve kishte mbetë i paluejtun me 3000, kurse i familjeve katolike ishte shtue në 40.
Gjakova më 1638 kish 320 votra muslimane, 30 katolike dhe 20 ortodokse.
Janjeva, e mirënjohun për bashkësitë katolike shqiptare e sllave të saj, duket ta ketë pasë nji
popullatë mjaft të madhe sërbe më 1610, me 200 familje ortodokse, krahas me 180 muslimane e
120 katolike; dy grupet e fundit, në qe se të dyja ishin shqiptare, ua shkonin sërbëve. Mirëpo,
popullata ortodokse e Janjevës ra në 140 votra më 1638-39, e krahas me te edhe ajo muslimane,
numri i votrave të së cilës ra në 120. Tre vjet ma vonë, më 1641-42, ortodoksët u shtuen dhe
numëronin 180 votra, kurse muslimanët mbetën me 120 sish. Trepça pati nji ramje të

21
vazhdueshme të popullsisë ortodokse gjatë shek. XVII, me 200 amvisni ortodokse më 1610, 80
më 1638-39, dhe 40 më 141-42. Kjo krahasue me shtimin e amvisnive muslimane prej asnji, me
gjasë, më 1610 (ndonëse 40 familje katolike, që mund të kenë qenë shqiptare, qenë regjistrue) në
20 familje muslimane në Trepçë më 1638-39 dhe 100 votra muslimane veç tre vjet ma vonë.
Novobërda, që kish edhe banorë hebrej, po ashtu kishte shumicë të vazhdueshme muslimane dhe
luhatje të popullatës sërbe.
Ma e shumta që mundemi me thanë, pra, asht se çashtja e shumicës sërbe ose shqiptare në
truellin e Kosovës mbetet e pazgjidhun, së paku deri në Dyndjen e Madhe sërbe në fund të shek.
XVII. Nga bashkësitë që regji stroheshin në raportet katolike t’asobotshme e deri nga mesi i shek.
XIX, Gjakova e Prizreni ishin kryesisht shqiptarë e muslimanë, kurse Peja, Novobërda dhe
Trepça kishin shumicë shqiptare musli mane. Pos Janjeva kish shumicë sërbe. Më 1671, prifti
katolik Pjetër Mazreku, shkruente: «Katolikët në Prizren folin shqip e sërbisht, kurse në katunde
pos shqip. Në prefekturën e vorfën të Prizrenit nevojiten pesë priftën, po këta priftën duhen me
folë shqip. Sikur popujt e tjerë, shqiptarët duen që priftnit e tyne ta folin gjuhën shqipe», gja që e
përmendëm ma herët.
Por duhet me theksue se mbizotnimi demografik i sërbëve anembanë Kosovës, në qe se dhe
kur ka ekzistue, pasqyronte sundimin politik të sërbëve, ma parë sesa anasjelltas. Dhe tue
parafrazue historianin Selami Pulaha, sundimi i dikurshëm sërb dhe prania e manastireve sërbe në
Kosovë nuk i provojnë pandehmat sërbe për shumicë etnike në rajon, aq sa sundimi turk dhe
prania e xhamive gjatë periudhës osmane nuk e banë Sërbinë vend të banuem kryesisht nga
shumica turke.
Sido që të jetë, socialisti sërb, Kosta Novaković , dëshmitar okular i ripushtimit të Kosovës në
shek. XX si ushtar i armatës sërbe, shprehet guximshëm për përdorimin ideologjik të Dyndjes së
Madhe: «Kur në mesjetë armata turke preku kufinin me Austrinë, patriku sërb Arsenije Čarno-
jevićdhe çifligarët sërbë u banë nji me austriakët për t’i mbrojtë lumejtë Danub e Sava. Partiku
dhe çifligarët morën me vete nga Kosova 170,000 familjarë, kryesisht të rij të pamartuem dhe
hyzmeqarë, dhe i vendosën në Banat dhe Baçka, të cilat ua fali Austria. Toka e Kosovës mbeti
shkret dhe ngadaldalë u mor prej shqiptarëve që jetonin n’afërsi; tok me njata pak sërbë të
mbetun, shqiptarët e punuen e e banë të plleshme prap. Tash, qinda vjet ma vonë, imperialistët
pansërbë thonë se kanë ‘të drejta historike’ në Baçka dhe Banat ku qenë vendosë sërbët e
Kosovës, sikurse edhe në Kosovë, të cilën e kishin lëshue atëbotë. Kësaj ata i thonë drejtësi histo-
rike!».
Kufini midis dy perandorive të mëdhaja do t’u thyente shpesh. Austria iu bashkangjit
venedikasve në nji luftë të re kundër osmanëve më 1716, dhe vitin e ardhshëm trupat e
Habsburgut e morën Beogradin. Ma vonë, e kontaktuen patrikun e Pejës, Arsenije IV Sakabenta,
i cili kish nisë detyrën mbasi që osmanët e kishin lejue nji rifillim të punës së klerit ortodoks.
Edhe Sakabenta edhe arkipeshkvi katolik i Shkupit, të lodhun nga tatimet e randa turke, zunë me
bashkëpunue me austriakët. Kryengritja e sërbëve në Vushtrri dhe në Dukagjin mezi që regji-
strohen në të dhanat turke, mirëpo nga sërbët pasqyrohen si grusht i fortë kundër trysnisë turke.
Austriakët morën Novi Pazarin dhe Nishin më 1737, po u zmbrapsën prej forcave osmane, dhe
regjimentet sërbe, t’organizueme nga Sakabenta, u detyruen me ikë me ta për me i shpëtue
ndëshkimit turk. Mjaft sish, megjithatë, u zunë e u vranë, dhe disa qytete u rrënuen nga
hakmarrjet sikurse ajo kundrejt dështimit të mahershëm t’austriakëve, të cilën sërbët e quejtën
dyndje të dytë.
Shkrimtari MilošCrnjanski, i njohun si ma i shquemi ndër shkrimtarët modernë sërbë, e
përshkruen për mrekulli shërbimin e mercenarëve sërbë në shek. XVIII për austriakët, në
romanin e tij Seobe (Dyndjet), bleu i parë i të cilit qe shkruejtë më 1929. T’ikunit sërbë qenë
vendosë skaj Habsburgut në kufijtë perandorakë, fillimisht për me i parandalue sulmet e reja
turke, mirëpo shpejt u punësuen si ushtarë ngjeti n’Europë. Crnjanski dëfton kallximin për
ushtarët sllavë nga regjimentet e Danubit-Sllavonisë, besnikë ndaj Mbretneshës austriake Maria
Theresa, që u dërguen me i luftue francezët në tokat gjermane nga mesi i shek. XVIII. Peripecitë

22
e këtyne luftarëve (që ishin kroatë dhe sërbë), ngjallnin legjenda heroike ndër katundarët që i linin
mbas vetes. Ata i ndigjojnë «thaniet e përhapuna se trupi i Princit ĐurađBranković[që kish
vdekë para tre shekujsh] ishte kthye nga jashtë dhe vorrue në Frushka Gora», shkruen Crnjanski.
Trupat sllave prihen, në romanin e Crnjanskit, nga trimi i pashëm romantik, Vuk Isaković ,i
cili i mbetet besnik ortodoksisë sërbe megji thë përpjekjet e austriakëve katolikë për ta konvertue.
«Ashtu siç ortodoksia e ambël përherë ish me nanën time, njashtu ka me qenë përherë me mue
dhe me ata që mbas meje vijnë», kambëngul ai në nji pjesë të rrëfimit.
Historia sërbe e kujton periudhën pasuese si shum t’errët, gjatë të cilës dobësimet e
perandorisë osmane ua banë të mundshme fiseve t’ashpra malësore shqiptare me i vu krusmën
Kosovës me dhunime, vrasje e plaçkitje. Patrikana e Pejës u zhba më 1766 nga osmanët, me
dhunë, simbas historisë sërbe. Raportet e tjera, sidoqoftë, ia detyrojnë vendimin për zhbamje
korrupsionit në kishë, mbasi që priftnit grekë u vunë në krye të saj, e ndër të tjera edhe tatimeve
të nalta ndaj katolikëve dhe krenëve të rajoneve ma të vogla kishtare. Diaspora sërbe në tokat e
Habsburgut tashma e kishte themelue kryepeshkopatën në Karllovci më 1713, tue e zhvendosë
kësisoj përqendrimin e kishës ortodokse sërbe drejt veriut.
Historia sërbe për këtë e fajson konvertimin me shumicë të sërbëve në muslimanë, tue pohue
se trysnia osmane bashkë me zhdukjen e trashëgimisë fetare e kombtare i detyroi shum sërbë me
kthye në muslimanë për të mbijetue. Kështu, simbas disa shifrave të historisë sërbe, 30 për qind
të popullatës shqiptare në Kosovë sot janë me prejardhje sërbe. Islamizimi dhe shqiptarizimi gjoja
i sërbëve të Kosovës shihet me keqardhje si sëmundje degjeneruese, që e zvetënon shpirtin sërb
për shum breza radhazi. Siç shkruen Bataković , «Shqiptarizimi nisi vetëm atëherë kur sërbët e
islamizuem, të zdeshun prej ndjenjës kombtare, filluen me marrë vajza të bashkësive fisnore
shqiptare [sic]. Shum kohë sërbët ortodoksë i quenin bashkëkombsit e vet të shqiptarizuem
arnautashë, derisa mbamendja e prejardhjes së tyne sërbe treti përgjithmonë… nji kohë të gjatë,
arnautashët nuk ndiheshin as si turq as si shqiptarë, sepse shquheshin nga doket e traditat, e
prapseprap nuk ndiheshin as si sërbë, të cilët ortodoksinë e shihnin si tiparin kryesor kombtar».
Disa historianë sërbë e tejtuen këtë ide tue pohue se folësit e shqipes, të cilët regjistrimi i shek.
XIX i nxori shumicë në Kosovë, duhen cilësue në përgjithësi si sërbë të shqiptarizuem të cilët
thjesht e kishin humbë gjuhën e vete sllave.
Edhe pse qindvjetëshat XVIII dhe XIX në Kosovë prunë pos do kryengritje të vogla
kundërosmane, kjo trevë vazhdoi ta luente rolin kryesor në dramën e nacionalizmit sërb dhe në
formësimin që ajo mori gjatë shek. XIX. Kësisoj, edhe miti i Betejës së Kosovës e edhe ai i
Dyndjes së Madhe u banë aktet kryesore të njikësaj drame.
Me fillimin e shek. XIX, Kosova ishte përplot fërkime anames shqiptarëve dhe sërbëve – disa
prej këtyne të fundit ishin kthye prej Hungarisë, të lodhun jetese të randë dhe paragjykimesh me
të cilat qenë ndeshë atje. Gjatë kësaj periudhe, osmanët përpiqeshin me i bashkue skajet e
copëzueme të perandorisë, tue e përqendrue administratën në Stamboll dhe tue i eliminue do
pashallarë të pandigjueshëm të cilët po krijonin pushtete përherë ma autonome dhe ma
tiranizuese në trevat si Kosova. Rezistenca ndaj këtyne përpjekjeve pati për rrjedhojë nji betejë të
madhe në të cilën shqiptarët e rreshtuem në forcat boshnjake luftuen kundër ushtrisë së vezirit të
madh; osmanët u mposhtën në Kosovën jugore më 1831, megjithëqë boshnjakët përfunduen tue
negociue me osmanët në vend se tue synue fitoren.
Disa prej reformave osmane, si tatimet e reja dhe ligjet e reja për shërbimin ushtarak, cytën
kryengritje në Kosovë dhe gjetkë, të cilat u shtypën shpejt (dhe ashpër, mbas disa dëshmive). Të
tjerat, si zgjanimi i sistemit arsimor, sollën shtim të shkollave sërbe dhe t’institucioneve të tjera
kulturore, të cilat hapën nji dritare përmjet të cilës mundeshin me hy furitë e nacionalizmit sërb.
Tue fillue në shek. XVIII me studiuesin Dositej Obradović , pansërbizmi, pra nocioni i
bashkimit të tanë popujve sllavë të jugut nën ombrellën e kombit sërb, zuni me lidhë fill në Sërbi.
Obradović -i predikonte modernitetin dhe largimin nga e kaluemja, tue pohue se dallimet fetare e
kulturore ishin pengesë për njisim. Mirëpo, ndërsa lëvizjet si ajo e Obradović -it përvijoheshin mbi

23
idealet racionaliste të përndritjes, shkolla e mendimit e cila luejti rolin ma të madh për formësimin
e nacionalizmit sërb ish lëvizja romantike.
Parimet e romantizmit patën jehonë të fortë te nacionalistët e shek. XIX, sidomos te ata që e
trumbetonin tribalizmin, pra identifikimin e kul turës popullore – përfshi këtu gjuhën e poezinë –
si shtylla të qenësisë etnike. Romantizmi u ingranue për bukuri me traditat ekzistuese emociona-
liste sërbe, tue e fisniknue tragjedinë e hakmarrjen, dhe tue e nxitë përdorimin e epikës gojore për
me zgjue ndjenja nacionaliste.
Aspekti gjuhësor i romantizmit gjeti shprehje në figurën e Vuk StefanovićKaradž ić-it, i cili
përligji përdorimin e dialektit shtokavik (të përbashkët për sllavët e jugut) si gjuhë kombtare të
Sërbisë në vend të përdorimeve të maparshme. Me sloganin «Sërbë krejt dhe kahmos», Karadž ić-i
pohonte se të gjithë sllavët që përdornin dialektin shtokavik – d.m.th. shumica e kroatëve, të
gjithë boshnjakët dhe të gjithë malazezët, bashkë me sërbët në kuptimin e ngushtë – ishin të tanë
sërbë për nga përdorimi i gjuhës sërbe. Kjo shënoi nji zhvendosje të madhe nga çanësimi
tradicional i sërbizmit, pra ai i ortodoksisë dhe i banimit në trojet shekullore, i cili ende gjente
përkrahje në disa plane për nji shtet të vetëm ortodoks të mbështetun nga Rusia.
Vuk Karadž ić-i ishte mbledhës i kangëve folklorike, i përrallave dhe i poezive, sikurse edhe
bashkëkohësi i tij dhe bashkëthemelues i nacionalizmit romantik sërb t’asokohshëm, Vlladika
(princ-peshkop) Petar PetrovićNjegoš . Njegoš -i asht autor i poemës epike të vitit 1847 Gorski
Vijenac (Kunora e Maleve) e cila asht quejtë e nivelit të Betejës së Kosovës dhe asht krahasue me
Biblën e Kur’anin ndër sërbë. Poema dëfton për masakrën e përgjakshme të muslimanëve në nji
kodër malazeze natën e Kërshëndellave. Ajo shquhet për nga tiparet e saj kundërmuslimane, dhe
mundet me u cilësue martesë e fesë me dalldisjen nacionaliste dhe naltësim i dhunës si shteg drejt
njisimit kombtar. Fatosat luftarakë të krishtenë në këtë poemë, nji prej të cilëve asht MilošObilić
– pra, Kopiliqi – i mitit të Betejës së Kosovës, zotohen se luftimet e tyne s’kanë për të pra derisa
o ata o «turqit» të jenë shfarue, dhe lajmet e bamave të tyne gjakatare t’i kenë ba krenët kishtarë
«me qa prej gëzimit».
Edhe pse shum studiues qysh prej atëherë e kanë kritikue «Kunorën e Maleve» si thirrje për
gjenocid, të tjerë ende e mbrojnë si shprehje të nji lufte fisnike me synim të drejtë. Vepra e
Njegoš -it u përgëzue me ngazëllim të madh në kohën tonë nga intelektuali malazez Milovan
Djilas, i cili evoluoi nga nji stalinist i rryem e i dhunshëm në vitet 1930, në antistalinist të spikatun
botnor dhe disident jugosllav në fillimin e viteve 1950. Edhe Djilas-i ishte nacionalist i ftigtë sërb
pothuejse gjatë tanë jetës së tij dhe shkruejti për konceptimin e mposhtjes në Kosovë në veprën e
Njegoš -it: «Lajtmotivi (i tij) asht fati tragjik që pllakosi popullin sërb në Betejën e Kosovës… [Për
Njegoš -in] Kosova si ndodhi mezi që ekziston, por tragjedia e saj e përshkon çdo akt, çdo
mendim, dhe krejt qenien kombtare; ndjehet prej vargut në varg përgjatë tanë veprës si fatkeqsi e
mynxyrshme që u ngarkohet sërbëve nga nalt… Kosova asht kulmi i mynxyrës, po s’asht as fillim
as fund; ma parë, asht shorti i përhershëm i sërbëve… Ligje hyjnore e të pandryshueshme
veprojnë, e nën to, mynxyra jonë asht shestue shum kohë para Kosovës, ngase [paria] jonë u bani
lak urdhnave ma të naltë t’amshueshëm».
Djilas-i, që merret shum seriozisht në Perëndim si sociolog kritik ndaj stalinizmit, vazhdon me
citimin e Ivo Andrić -it, nji kroat i Bosnjës me të lindun, por që e tëhuejti vetveten në nacionalist
sërb dhe që mori çmimin Nobel për letërsi më 1961. Andrić -i, të cilin kemi me e ndeshë përsëri,
shprehet për Njegoš -in «Të tanë që u lindën ndër ato male erdhën në këtë botë me vezullimin e
gjakut të Kosovës prej sysh», ide e frikshme kjo, për mos me thanë ma shum. Djilas shton se
«Kosova për të [Njegoš -in] asht botë, megjithëqë jo e tanë, dhe në kandvështrimin e tij të botës,
përbas kryesor … të shkrueme i kemi të ligat e mynxyrat, sikundërse luftën kundër tyne… Vetë
qenësia jonë kombtare përshkohet nga fatkeqsia kryesore; ishin vetë krenët tanë që na e hapën
portën e vuejtjes nën fenë dhe sundimin e huej. Populli ynë i përvuejtun zinxhirët i tërheq zvarrë
dhe i tund, porse gjithnji i vetëm e i dobët, i copëzuem e i hamendun». Fakti se osmanët, të cilët e
kishin pushtue nji pjesë bukur të madhe t’Azisë dhe t’Europës, gëzonin kamje shum ma të madhe
se ajo e perandorisë sërbe, asnjiherë nuk u zu në gojë në këtë shkrim. Materialisti dhe marksisti

24
Djilas, çuditnisht, i identifikonte këto fantazime me «kushtet konkrete të realitetit malazez».
Athtësinë e këtij kandvështrimi me gjasë Djilas-i nuk e vuni re fare, megjithëqë duhet pranue se
edhe ai, në të 1990-at e hershme, u tërhoq nga implikimet e llahtarshme të nji çmendunie të tillë
çfarë ish trupëzue në sulmet e Miloš ević -it kundër Kroacisë dhe Bosnjës.
Megjithëse tradita gojore u pajiste prej kulturës popullore ose katundare, ishin qarqet
intelektuale sërbe ato që i shndërruen përrallat për Betejën e Kosovës, Dyndjen e Madhe dhe
masakrat e përshkrueme në «Kunorën e Maleve» në themele të nji ideologjie moderne nacionali-
ste.
Pansllavistët sërbë të shek. XIX, ndaheshin në dy grupime: ata, që sikurse Karadž ić-i,
pandehnin se krejt sllavët e jugut ishin në të vërtetë sërbë në prejardhje, dhe prandej me të drejtë
mbërthenin nji Sërbi të Madhe ideale, e cila veçse duhej çlirue; si dhe ata që besonin se sllavët e
jugut thjesht duheshin me i lanë mënjanë veçoritë e tyne kulturore dhe me u bashkue për me
sendërtue nji tanësi ma të fortë – të mbizotnueme, po merret vesh, nga Sërbia. Shekuj të tanë të
mohimit të shtetsisë sërbe nga osmanët i kishin ndalue sërbët m’e formue organizmin e caktuem
politik si shenjë të qenësisë kombtare, tue i detyrue me u mvarë prej treguesve kulturorë, edhe pse
synonin shtetin vetjak. Por koha kishte ardhë, si duket, me u qortue kjo mangësi.
Romantizmi kombtar sërb dallonte prej atij kroat, i cili po ashtu u shfaq në këtë kohë.
Romantikët kroatë të fillimshekullit XIX besonin se bashkësitë etnike ose kombtare duheshin me
i flakë lokalizmat n’emën të nji identiteti kulturor të vetëm, të njisuem të sllavëve të jugut, ose të
jugosllavëve, porse nuk e kishin parapa mbizotnimin e sllavëve të jugut nga Kroacia e Madhe.
Mirëpo, paraqitja e jugosllavizmit ma vonë, në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, pruni
mbizotnimin e elementit sërb mbi atë kroat, tue përfshi ngadhnjimin e mitit për Betejën e Koso-
vës, i cili qe përvetësue edhe prej nacionalistëve sërbë e edhe prej ithtarëve të njisimit të sllavëve
jugorë, dhe këta të fundit madje e naltuen në simbol t’identitetit jugosllav. Kjo shihet në punimet
e skulptorit kroat Ivan Meš trović, i cili latonte figura të personazheve nga Beteja e Kosovës.
Ndërkohë, nji shfrytëzim të vyem të mitit sërb nga integralistët sërbë shënuen pikëpamjet e
Partisë Radikale Popullore (Narodna Radikalna Stranka ose NRS). NRS-ja qe themelue më
1880 mbi bazën e nji populizmi kuazi-marksist, që tubonte katundarët me thirrjet mbi fuqinë e
plugut. NRS-ja anëtarsinë e saj e shihte si moralisht dhe shpirtnisht sipërore kundruell kroatëve
dhe sllovenëve, dhe thirrte në ndamjen e Mbretnisë së Sërbisë së Madhe në nji mori krahinash
mvarësisht nga kombsia dhe dialekti. Ajo megjithatë nuk i njihte shqiptarët si posedues të nji
kombsie më vete, me arsyetimin se Kosova ka qenë historikisht sërbe për shkak të mbizotnimit
sërb në te shekuj ma parë.
Sa i përket anës ma të pandritun të romantizmit historik sërb, kritiku i historisë Branimir
Anzulović , shkruen me provokim mbi plotësimet në kalendarin tradicional sërb, nga fundi i shek.
XIX, me festat për nder të Svevid-it (gjithpamësit), të cilin, sikurse Vid-in, Anzuloviće cilëson si
perëndi të luftës të sllavëve paganë. Simbas tij, Svevid-i ishte edhe perëndi e diellit dhe u nderonte
në kohët parakrishtene në ditën e parë të verës – të njejtën ditë kur ishte luftue Beteja e Kosovës
më 1389. Ani pse osmanët dhe sërbët nuk kishin parapa me u ndeshë me nji rast të këtillë,
Anzulovićshprehet se kjo rastësi ia shton randësinë ndodhisë, tue e nal tue përmbi gjithë
përleshjet e tjera në historinë e Kosovës dhe tue mbështetë nocionin e luftës së ashpër që do t’ua
siguronte shëlbimin sërbëve.
Para ringjalljes së shek. XIX të Ditës së Vid-it, 15 qershori (simbas llogarive juliane; 28
qershori në kalendarin modern), shënohej prej sërbëve ortodoksë si ditë e Shën Amosit, edhe pse
në manastirin e Ravenicës, ku u përqendrue rendi fetar i Lazar Hrbelanović -it mbas vdekjes së tij,
festohej si ditë e Shën Lazar-it. Ndonëse paraqitja e emnit të Vidit në kalendar krahas emnave të
Amosit dhe Lazar-it fillimisht dukej e padamshme, sërbët, mbase të ndikuem nga naltësimi
romantik i identitetit fisnor që ish aq i shpeshtë atëbotë, përherë e ma shum ngul monin për
vendosjen e Ditës së Vidit si festë fetare, aty kah përvjetori i 500-të i Betejës së Kosovës më 1889.
Me fillimin e shek. XX kjo festë u ngulit përfundimisht në kalendar.

25
Kësisoji u nguros nji lidhje e re ndërmjet kombit dhe fesë në jetën e sërbëve. Kjo ditë shënoi
edhe disa ngjarje të mavonshme në historinë sërbe dhe atë jugosllave që ishin të shpeshtën e
herës shum të dhunshme, tue përfshi këtu atentatin më 1914 ndaj Frantz Ferdinand-it nga
nacionalistët sërbë në Sarajevë, që përndezi luftën e parë botnore; nënshkrimin më 1921 të
Kushtetutës së Ditës së Vidit, e cila themeloi strukturën politike për nji shtet të ri të sërbëve,
kroatëve dhe sllovenëve nën udhëheqjen sërbe, që ma vonë u quejt Jugosllavi; atentatin më 1928
ndaj udhëheqësit politik kroat Stjepan Radić , në kuvendin kombtar të po këtij shteti; përçamjen
midis Stalinit e Titos, më 1948; si dhe zotimin e Slobodan Miloš ević-it më 1989 me i «çlirue»
sërbët e Kosovës me çfarëdo lloj mjeti e mënyre.
Ma i randësishmi, për Kosovën vetë, i shestimeve për Sërbinë e Madhe ishte mjaft i hershëm:
plani i ministrit të mbrendshëm sërb, Ilija Graš anin, korrespondent i Njegoš -it dhe autor i
Nač ertanie-s sekrete, ose skicës së programit kombtar sërb, hartue më 1844. Graš anin tuboi pjesë
nga disa tekste që qarkullonin aso kohe, tue i këshillue sllavët e jugut me u pregatitë për
shpartallimin e Perandorisë Osmane përmes bashkimit në nji shtet të mëvetësishëm dhe jo tue iu
bashkangjitë rusëve ose austriakëve. Graš anin-i, megjithatë, ban nji hap ma tej me përcaktimin, në
frymën e Vuk Karadž ić-it, se tanë sllavët e jugut duheshin bashkue nën shtetin sërb. Ai ofronte
udhëzime të hollësishme se si me e përfitue përkrahjen e kroatëve katolikë, të boshnjakëve
muslimanë dhe të malazezëve.
Jashtë vëmendjes së tij nuk mbetën as shqiptarët veriorë, gja që zbulon nji ndër motivet
kryesore të të gjitha planeve për Sërbinë e Madhe: synimi me pasë dalje në det, tue e fitue kësisoji
fuqinë tregtare që gjithë i kish mungue Sërbisë dhe tue i sigurue me u ba fuqi rajonale. Graš anin
shkruente «E tanë tregtia e jashtme e Sërbisë asht në dorën e Austrisë … Prandej Sërbia duhet me
u kujdesë m’e gjetë nji shteg të ri tregtar që kish me nxjerrë në bregdet dhe me ia sigurue nji
liman. Rruga e vetme, prandej, mbetet ajo që çon në Shkodër e Ulqin… Pra, asht e doemosshme
m’e themelue nji agjenci tregtare sërbe atje dhe me i vu nën mbrojtjen dhe ruejtjen e saj shitjen e
prodhimeve sërbe dhe blemjen e mallnave frenge e angleze… Kjo mundësi kish me përfor cue
ndikimin sërb mbi shqiptarët e veriut e mbi malazezët, dhe janë pikërisht këto dy kombe ato që i
mbajnë çelësat e dyerve të Bosnjës e Hercegovinës dhe të vetë detit Adriatik».
Synimi gjeografik dhe ekonomik ishte filli i vërtetë për paraqitjen e Idesë së Kosovës e cila i
kaploi mendjet e sërbëve, teksa shekulli XIX po përfundonte: fantazimi se Sërbia mund ta
luftonte sërisht Betejën e Kosovës, t’u mëkambte trojesh në të cilat dikur qe shtri, ta ringjallte
lavdinë e dikurshme perandorake, t’i zbonte turqit nga Europa dhe njikështu të ngadhnjente
fitimtare ndër kombet sllave, madje edhe ndër ato europiano-jugore. Mundësia m’e jetësue njikëtë
synim u shfaq më 1912.

26
III.
RIPUSHTIMI SËRB I KOSOVËS
1912-13
Ripushtimi i Kosovës nga Sërbia u ba në kohën e nji sërë përleshjesh të shek. XX, të njohuna si
Luftnat Ballkanike, dhe u mundësue, pikë së pari, nga traktati i nënshkruem më 13 mars 1912,
ndërmjet Mbretnisë së Sërbisë dhe Bullgarisë. Traktati nxori nji aleancë, Lidhjen Ballkanike, d he
në pjesët sekrete të dokumentit bante përshkrimin e ndamjes së çfarëdo cope territori që do t’u
fitonte mbas sulmeve të prituna mbi Perandorinë Osmane. Kjo e fundit, me emnin «Turqia
n’Europë», ende kontrollonte Rumelinë, ndërmjet Bullgarisë e Greqisë, Maqedoninë dhe tokat
shqiptare, tue përfshi këtu Kosovën dhe Sanxhakun e Novi Pazarit.
Traktati fillestar u plotësue edhe me marrëveshjen ushtarake të dy fuqive, nënshkruejtë më 12
maj të të njejtit vit. Në fund të majit, Bullgaria nënshkruejti nji traktat me Greqinë, tue e futë këtë
shtet në Lidhje, e në shtator Sërbia e bani të njejtën gja me Malin e Zi. Bullgaria mbasandej hyni
në marrëveshje ushtarake me Greqinë dhe lidhi nji ujdi jozyrtare me Malin e Zi. Mali i Zi
mobilizoi trupat në kufinin me Shqipninë.
Themelimi i Lidhjes Ballkanike i pasoi disa zhvillime të randësishme të kohës. Së pari,
revolucionin e turqve të rij më 1908 që kish shtue ndjeshmëninë osmane ndaj sulmeve, meqë
orvatjet e prijësve të tyne me nxitë re forma modernizuese e centralizuese i kishin shtue ankesat e
kombeve joturke përmbrenda perandorisë. Vendimi i Austro-Hungarisë, të njejtin vit, me e
pushtue Bosnjë-Hercegovinën, e cila de facto kishte qenë nën pushtetin e Habsburgut që nga viti
1878, i mërdhezi nacionalistët sërbë. Më 1909, detyrimet ‘osmanizuese’ të turqve të rij nxitën të
parën e nji vistre kryengritjesh të përvjetshme në tokat shqiptare, pra edhe në Kosovë. Ndërkohë,
më 1910 Rusia cariste propozoi që t’u formonte grupimi ballkanik nga Sërbia, Mali i Zi dhe
Bullgaria, pengesë për përhapjen e Austro-Hungarisë drejt jugut. Dhe, ma e randësishmja e
tanave për nga pikëpamja praktike ish se Italia, kandidati i ri me pozitën ma të mirë, në kuptimin
e përparësive ekonomike, me qëllim zgjanimi imperialist n’Europën jugore, e mposhti Turqinë në
luftë dhe e pushtoi Libinë.
Kombi shqiptar u ndodh midis ambicieve austro-hungareze, italiane, sërbe, malazeze e greke,
por në nji kontekst ma të gjanë rajonal, gjeografik e politik, fitorja e Italisë mbi osmanët pa
dyshim se e cyti mjaft vullnetin e turqve me u dhanë shqiptarëve autonomi, sall dy muej para
fillimit të Luftës Ballkanike më 1912. Për ma shum, Italia me syni met imperialiste e andërronte
protektoratin mbi shqiptarë, kurse Habsburgu dhe sllavët me mjaft pezm e kundronin këtë garë.
Lufta Ballkanike e vitit 1912 filloi më 8 tetor kur shteti i vogël malazez, nën mbretin Nikola
Petrović , u rrok armësh dhe nisi sulmet kundër turqve. Ky veprim i Malit të Zi u arsyetonte
botnisht si i domosdoshëm për t’i mbrojtë shqiptarët nga turqit. Më 13 tetor, anëtarët e tjerë të
Lidhjes u dhanë ultimatum njiditësh osmanëve, të cilët të nesërmen nuk e përfillën. Sërbia,
Bullgaria e Greqia tevona i shpallën luftë Turqisë. Mbreti Petar i Sërbisë lëshoi nji deklaratë për
popullin e vet, tue shpallë, ndër të tjera: «Urdhnova ushtrinë tonë trime, me emën të Zotit, me ba
luftë të shejtë, për hir të lirisë së vëllazënve tanë dhe për jetë ma të mirë. Armata ime ka me u
tubue në Sërbinë e Vjetër [Kosovë] me sërbë të krishtenë e musli manë, që na janë njilloj të
dashun, po edhe me shqiptarë të krishtenë e muslimanë, me të cilët kombi ynë ka nda, për 13
shekuj radhazi, gëzimin e pikëllimin. Kemi me u pru liri, vëllazni e barazi të tanëve».
Me gjithë këto fjalë të kandshme, ambiciet sërbe e malazeze në Kosovë dhe në Shqipninë
veriore pasqyronin diç krejt tjetër nga dashunia vëllaznore për shqiptarët; madje, ishin shprehje e

27
nji përpjekjeje për kontroll të nji pjese të mirë të bregdetit Adriatik. Ky synim kryesor i nacio-
nalistëve sërbë qysh nga mesi i shek. XIX, tashma u ba ma i ngutshëm nga droja e pushtimit
italian. Intelektualët dhe gazetarët nacionalistë sërbë vazhdimisht po i referoheshin Kosovës me
Stara Srbija (Sërbia e vjetër), nji gjetje kjo të cilën ata dhe mbështetësit e tyne të huej (numri i të
cilëve po shtohej në mënyrë drastike) kishin për ta përsëritë për të paktën për dy breza radhazi.
Ushtritë sërbe kaluen nëpër Kosovë e Shqipni veriore, të pajisun e t’armatuem keq, porse tue e
kumtue çlirimin e mbarë rajonit. Prishtina ra nën sërbë më 22 tetor, mbas pak ma shum se nji
jave. Ushtria turke u tërhoq e trazueme nga Kosova, por shqiptarët reaguen me kundërvumje, siç
mund të parashikohej. Priheshin prej nji grupi kosovar shum të nderuem në vetëdijen shqiptare, e
që u shtinte tutën dy brezave të sllavëve: Hasan Bej Prishtina dhe Isë Boletini nga Mitrovica, të
cilin sërbët e kishin pajisë me armë të reja qysh më 1909, për t’i luftue turqit, si dhe Bajram Curri.
Ndërsa nacionalistët e dalluem shqiptarë jashtë Kosovës ishin kryesisht intelektualë, këta ishin
luftarë të regjun e të shkathtë, anmiq të përbetuem t’autoriteteve osmane dhe që ishin rrokë
pushkësh edhe nji herë ma herët gjatë vitit 1912 me u ndeshë me pushtetin e turqve të rij. Ata u
njohën si kaçakë; (në fjalorët shqip-anglisht, shembulli i prumë për t’ia ilustrue termin folësit
anglez, zakonisht asht ai i Robin Hudit). Luftimet e tyne e kishin lehtësue dhanien e autonomisë
shqiptarëve, që e zumë në gojë ma nalt. Porse, kjo kryengritje e mbramë dhe ma e suksesshmja
kosovare kundër turqve, u shërbeu si shkas sërbëve për ndërhymje dhe, fill mbasandej, edhe
terrorit masiv sërb; ushtria e Mbretit Petar, e cila premtonte solidarizim në letër, iu përgjegj kun-
dërshtimeve shqiptare tue lanë viktima në nji shkallë që nuk ishte pa me shekuj të tanë n’Europë.
Trupat e rregullta t’ushtrisë me këtë rast u ndihmuen nga radhët e çetnikëve sërbë, rëndom të
tubuem nga turmat ma injorante dhe ma skamnore katundare, që nuk njihnin kufij t’egërsisë.
Fjala ‘çetnik’ vjen nga fjala ‘çetë’ – d.m.th. bandë luftarësh, dhe përdorej shpesh për cilësimin e
guerilëve sërbë në Maqedoni me fillesë në dhetëvjetëshin e mbramë të shek. XIX. Në krye të
herës kuptimi i saj ishte pozitiv dhe iu referonte fatosave atdhedashës, mirëpo në shek. XX ai u
lidh me ekstremistët gjakatarë.
Nji nga figurat e para publike që do të paralajmëronte për lemeritë e sulmeve sërbe, ishte
udhëheqësi i social-demokratëve sërbë, Dimitrije Tucović . Tucović-i ish paraqitë vullnetar për të
shërbye n’armatën sërbe, dhe ndër radhët e saj kish hy në Kosovë, me besimin se socia listët duhe-
shin me qenë me popullin e tyne gjithandej. I prekun nga socializmi qysh si nxanës i shkollës së
mesme, dukuni tipike kjo e Europës lindore atëbotë, kishte bindje internacionaliste të sinqerta e
të thella. Pothuejse fill zuni me shkruejtë për natyrën e tmerrshme të pushtimit sërb në gazetën
socialiste të Beogradit Radnič ke Novine (Gazeta e Punëtorit). Shkrimet e tij ishin të
tejzakonshme për nga çiltërsia dhe solidarizimi i mirëfilltë i autorit të tyne me shqiptarët, që i
shkonin ndesh retorikës zyrtare, e prandej edhe përbanin fuqinë e protesës së tij.
Më 22 tetor, ditën kur qe pushtue Prishtina, Radnič ke Novine botoi tekstin e maposhtëm si
letër të nji ushtari: «I dashuni mik, nuk kam kohë me të shkruejtë gjatë, por mundem me të thanë
se gjana të tutshme janë tue ndodhë këtu. Tmerrohem prej tyne dhe vazhdimisht pyetem si mun-
den me qenë njerëzit aq barbarë sa me i ba këto krime. Asht tmerr. Nuk guxoj (edhe me pasë
kohën që s’e kam) me të thanë tjetër, por mundem me të dëftue se Luma ma nuk ekziston. S’ka
mbetë gja veç të vdekunve, pluhunit, hinit. Ka katunde me nga 100, 150 e 200 shpi, ku nuk ka
mbetë asnji njeri, hiç astenji i vetëm. I tubojmë nga katërdhetë a pesëdhetë veta, e mandej i
bajonetojmë deri kur bjen edhe i mbrami i tyne. Shkatërrime ka gjithkah. Oficerët po u thonë
ushtarëve me shkue në Prizren dhe me i shitë gjasendet e vjedhuna». Redaktori i Radnič ke
Novine shtoi «Miqtë tanë na tregojnë për gjana tejet ma të mnershme sesa këto, por janë aq të
lemerishme e tronditëse sa kemi parapëlqye mos me i botue».
N’artikujt e matejmë në Radnič ke Novine, tue i përmbledhë Luftnat Ballkanike, marrjen e
Kosovës dhe veçantisht shtypjen e shqiptarëve, Tucovićshprehet: «Kemi ba tentim vrasjeje me
paramendim të nji populli të tanë. Por gjatë këtij akti kriminal jemi zanë në flagrancë dhe jemi
pengue. Tashti na duhet me e vuejtë dënimin… Në Luftnat Ballkanike, Sërbia e dyfishoi jo vetëm
territorin, po edhe anmiqtë e jashtëm.

28
«Populli ynë i andërroi tokat e hueja dhe liritë e hueja, porse na që ishim kasnecë të çlirimit
kombtar prumë me vete, në vend të këtyne, flamurin e robnimit kombtar… Burimi i tana
fatkeqsive që tash i vuejmë, e që do të vazhdojmë t’i vuejmë në t’ardhmen, qëndron në faktin se e
pushtuem nji tokë të huej.
«Voltaire thotë se të vorfnit gjithmonë folin për të kaluemen e vete… kjo asht ma se e saktë
për vendet e vogla ballkanike, të cilat donin me e ndërtue ardhmëninë mbi bazat e të kaluemes.
Disa e kujtojnë sundimin e Car Duš an-it, andërrojnë shtetin e Sërbisë së Madhe… Mbamendja e
kësaj të kalueme ‘zulmëmadhe’ asht e pandashme nga zgjanimi territorial prej klasave sunduese.
«Paria sërbe po mundohet me e kthye pakicën kombtare [sërbët e Kosovës] në shumicë
përmes shtetit policor, dhe po i pregatit njerëzit jo me qenë të lirë, po me iu bindë e me iu
nënshtrue asaj. Nji pushtet me masa të tejzakonshme policore… frymëzohet nga dëshira reaksio-
nare për me e përparue nji komb dhe me e shtypë nji tjetër… N’anën tjetër, kjo gja ndjell dëshira
të tjera… nxitjen e mostolerancës dhe t’urrejtjes midis popujve.
«Borgjezia sërbe kërkon liri për kombin e vet tue e shtypë lirinë e kombeve të tjera… Na
duem liri për veten tonë për pa ua mohue këtë të tjerëve. Në Ballkan ky qëllim asht i arritshëm
veç me formimin e nji tanësie politike në të cilën të tana kombet kishin me qenë krejtsisht të ba-
rabarta… pa hy në shqyrtimet se kush e sundonte cilën trevë shekuj ma parë».
Tucovićishte nji njeri i jashtëzakonshëm. Ushtar i shkathtë, edhe pse antimilitarist i rryem, ai
mbeti oficer rezervë i armatës sërbe, dhe u vra në betejë, në muejt e parë të Luftës së Parë
Botnore. Nuk ishte veç anmik i imperializmit sërb, ishte edhe mik i vërtetë i popullit shqiptar. Për
këtë arsye, kujtimi për te ka mbijetue po aq (madje bahet se edhe ma shum) ndër shqiptarë sa
ndër sërbë. Ai besonte, me nji fjalë, dhe pa ndonji arsye të veçantë, se sërbët, malazezët dhe
shqiptarët e Shqipnisë veriore përbanin nji bashkësi të vetme e të ndërthurun rajonale, që
mbërthente dy kombe, sërbo-malazezët dhe shqiptarët, si dhe tri fe, katolike, ortodokse dhe mus-
limane.
Porse këtë e shihte krejt tjetrazi nga ata shovinistë sërbë që mendonin se ajo popullsi nuk ishte
tjetër veçse bashkësi sërbësh të shqiptarizuem. Në të vërtetë, pohonte Tucović -i, ishte e anasjellta:
Karadjordje, udhëheqës i kryengritjes sërbe më 1804 si dhe paraardhës i familjes mbretnore sërbe
të Karadjordjević -ëve, ishte, thotë Tucović -i, shqiptar me prejardhje. Mbi të gjitha, Tucović -i
mbronte të drejtën e Shqipnisë për pamvarësi si dhe të qenët shumicë të shqiptarëve në Kosovë,
ndërkohë që ftonte për nji federatë të kombeve ballkanike, tipar ky i bindjeve socialiste të kohës.
Tucovićshkruente: «Marrëdhaniet me kombet e tjera, prandej edhe me shqiptarët, duhen
ndërtue mbi bazën demokratike, civile e njerëzore të tolerancës, të bashkëpunimit në punë e në
jetë… Beteja që bahet sot prej shqiptarëve asht përpjekje e natyrshme, e pashmangshme historike
për nji jetë tjetër politike… Populli i lirë sërb duhet ta pranojë këtë përpjekje… dhe t’ia ndalojë
çdo qeverie shtypjen me luftë të saj».
E vetmueme në mospranimin e pakompromis të Sërbisë së Madhe, Partia Social-Demokratike
Sërbe, të cilës i printe Tucović -i, ishte nji grupim politik fare i vogël, themelue më 1903.
Internacionalistë të tjerë të spikatun të kësaj partie ishin Kosta Novaković , që po ashtu shërbeu si
ushtar n’armatën sërbe, Duš an Popović , Dragiš a Lapč evićdhe Triš a Kaclerović . Novaković ,
Lapč evićdhe Kaclerovićishin që të tre të deleguem në kuvendin sërb. Partia e tyne kishte lidhje
me bolshevikët rusë, si dhe me nji rrymë të ngjashme socialiste të Bullgarisë të quejtun Tesnyaki,
me Leon Trockin, atëbotë ende jo anëtar në parti, si dhe me marksistë të tjerë të pamvarun rusë.
Tucovićdhe Lapč evićishin të deleguemit sërbë në Kongresin e Tesnyaki-t më 1910, ndodhí kjo e
randësishme politike për rajonin n’atë kohë.
Popović -i, redaktor i Radnič ke Novine, shkruente për fushatën e shqiptarëve të vitit 1912:
«Hollësitë mbi operacionet e forcave sërbe janë të frikshme. Ata bastisin, prishin, kallin,
masakrojnë dhe gjithçka çrranjosin… S’asht çudi që masat tona katundare kanë instinkte aq bar-
bare, tue marrë parasysh se ky shtet kurrnjiherë nuk u mundue t’i shkollojë e t’i qytetnojë; as nuk
duhet me na tronditë horizonti i ngushtë e i cekët politik e shpirtnor i komandantëve ushtarakë,
të cilët janë mësue me i kundrue vrasjet gjakftohta e të tmerrshme të shqiptarëve, të grave e të

29
fëmijëve të tyne, si heroike… Sloganet në të cilat shprehen këto ide dhe pikëpamje vijnë nga
shtresat ma të nalta shoqnore e politike të Sërbisë. Kjo s’asht thjesht çashtje e protestës së punë-
torëve sërbë ndaj qëndrimeve së borgjezisë sërbe kundrejt shqiptarëve; na duhemi me e ruejtë
nderin e Sërbisë në sytë e europianëve të kulturuem e demokratikë. Duhemi me dëftue se ka
njerëz në Sërbi, shum njerëz, që e kundërshtojnë këtë, dhe se në krye të kësaj pikepamjeje
qëndron klasa punëtore dhe Social-Demokracia».
Dragiša Lapč evićshkruente në të njejtën kohë, me parashikim të përpiktë dhe me fjalë që do
t’ishin kuptimplote edhe mbas shum dekadash: «Politika e qeverisë sonë ka krijue të tilla kushte
që edhe për shum vite me radhë (mbase edhe dekada!), të ketë ndeshje të vazhdueshme dhe
vuejtje ndërmjet dy kombeve fatkëqija… Sërbia i ka urdhnue forcat e veta të nënshtrohen e të
robnohen... Ushtarët tanë kanë marshue me armë e tanke po jo veç kanë shnderue vendin e vet,
që dikur kishte traditë të revolucionit e të çlirimit, por i kanë krijue kushtet për anmiqsi të përjet-
shme. Gjithë kemi me pasë përleshje dhe kob po qe se Sërbia nuk ndryshon qëndrim».
Në fund të tetorit sërbët arritën në Prizren, i cili u nënshtrue mbrenda ditës; Peja u mor prej
malazezëve, dhe nji forcë e sërbëve dhe e malazezëve i mposhti mbrojtësit shqiptarë të Gjakovës.
Sërbët vazhduen me përhapjen e shpejtë tue synue bregdetin. Gati 20 vjet ma vonë, Kosta
Novakovićkujtonte «Sulmi i armatës sërbe mbi Shqipninë ishte nji përpjekje imperialiste sërbe
me i zaptue portin e Shkodrës, të Shëngjinit e të Durrësit… Qeveria imperialiste sërbe s’la gja pa
ba kundër shqiptarëve gjatë pushtimeve. Ajo lëshoi urdhna për vrasje në shum vende. Masakroi,
vrau dhe e shkatërroi popullsinë e vobektë shqiptare. I persekutonte vetëm të vorfnit.
«Kur e pushtuen Kosovën, imperialistët sërbë shpallën se kishin për t’i kthye të drejtat
historike që kishin pasë më 1389. Tue u mbështetë në këto ‘të drejta historike’, Italia ose Franca,
Greqia ose Turqia, do të mundeshin m’e kërkue gjysmën e Europës, sepse kishin pasë mbajtë
pjesë të saj nji kohë. Vërtet, Franca do të mundte m’e kërkue nji pjesë të Rusisë, sepse njiherë, më
1812, Napoleoni shkoi deri në Moskë.
«Kosova asht territor i pastër shqiptar; ka veç 10-15 për qind sërbë. Imperialistët sërbë
përvetësuen taktika dhe metoda të luftarëve mesjetarë ose të kolonizatorëve: shfarimin e
popullsisë me shkasin e operacioneve ushtarake për çarmatimin e popullit dhe shtypjen e rezis-
tencës s’armatueme. Kështu… 120 mijë shqiptarë – burra, gra, djem, pleq e fëmijë, u zhdukën;
me qinda katunde, ma shum në Kosovë dhe disa sish në Maqedoni, u bombarduen dhe shumica e
tyne u shkatërruen krejtsisht. Duhet theksue se përfaqësuesi i qëndrimeve imperialiste të Rusisë
cariste, Hartwig, ministër i Rusisë për Beogradin, e bekoi metodën sërbe të shfarimit. Cari orto-
doks rus i nxiste vëllaznit e tij ortodoksë sërbë, Mbretin Petar dhe të birin e tij Aleksandar, m’e
vra nji popull të tanë dhe m’e përhapë fenë ortodokse në Ballkan. Të paktën 50 mijë shqiptarë u
detyruen me u arratisë dhe me kërkue strehim në Turqi dhe në Shqipni për ta shpëtue jetën. Ky
shfarim e pakësoi përbamjen shqiptare të Kosovës, po kurrsesi nuk e ndërroi karakterin shqiptar
të saj. Qëllimet e këtyne masakrimeve të shqiptarëve ishin me i zavendësue ata me sërbë dhe me e
kolonizue e sërbizue Kosovën. Megjithatë, deri në fund të vitit 1912, kur kishte rezistencë nga
ana e shqiptarëve, kolonizimi ecte mjaft ngadalë. Fillimisht krejt pak sërbë u vendosën në truellin
e Kosovës».
Kjo plojë sërbe u komentue edhe nga vetë Leon Trocki, që kish shkue në Ballkan si
korrespondent lufte për ditoret ruse Kievskaya Mysl’ (Mendimi i Kievit), Dyen’ (Dita) dhe Luch
(Rrezja). Ka të ngjame që Tucović -i, shok i tij, të ketë qenë burim i njanit prej shkrimeve të tij ma
tronditëse. N’artikullin «Mbrapa cepit të perdes», botue në Kievskaya Mysl’, Trocki na jep nji
spjegim të shkëlqyeshëm mbi lemeritë që bante ushtria sërbe: «Lemeritë thueja fillonin sapo e
kaluem kufinin e vjetër… Dielli kish perëndue dhe kishte zanë me u errë. Po sa ma i errët qielli,
aq ma të ndrituna na u dëftonin përpara flakët e përndezuna. Djegie baheshin gjithandej që
shkuem. Katunde të tana shqiptare villnin tym e flakë – afër e larg deri te vija e hekurudhës…
Plangje, prona trashëgue prej etnish, gjyshnish e stërgjyshnish u kallnin në flakë. Kjo pamje, për
pa u ndryshue, përsëritej gjatë gjithë rrugës deri në Shkup». Vazhdimi i këtij artikulli të gjatë

30
përshkruen nji varg vrasjesh, mundimesh, masakrash dhe plaçkitjesh ba nga oficerë e ushtarë
sërbë.
Çashtja e nxitjes së agresionit sërb nga Rusia carise ishte preokupim i shum komentuesve dhe
kritika radikale ndaj rolit të rusëve ishte jashtëzakonisht e ashpër. Trocki i sulmonte ashpër rastet
e ‘spastrimit etnik’ si dhe ngatërrimin e politikanëve caristë rusë e të nacional-demokratëve,
përfshi këtu edhe liberalin Pavel Milljukov, në dy shkrime të tejzakonshme botue në Dyen’ në
janar të vitit 1913: «Nji pyetje jashtëparlamentare për zotin P. Milljukov» dhe në «Përgjegjet e
‘Pyetjes për Ballkanin’».
Në të parën, Trocki shprehet: «Zoti delegat! … Shpesh, qoftë në faqet e shtypit, qoftë në
foltoren e Dumas, i keni bindë miqtë tuej ballkanikë… për simpatitë e paluejtuna të
t’ashtuquejunës shoqni ruse ndaj fushatës së tyne ‘çlirimtare’. Së voni, gjatë periudhës së armë-
pushimit, keni ba nji udhëtim politik për në Ballkan… A nuk keni ndigjue fare gjatë udhëtimit
tuej… për aktet shtazarake të dhunës të cilat ushtritë e miqve tuej i kryenin përgjatë tanë rrugës
që kanë përshkue, jo veç ndaj ushtarëve të paarmatuem turq, që plagoheshin e ziheshin robë, po
edhe ndaj qytetarëve të rëndomtë muslimanë, ndaj pleqve e plakave, ndaj fëmijëve të
pafajshëm?… A thue faktet, të pamohueshe e të padyshueshme, nuk ju çuen në përfundimin se
bullgarët në Maqedoni, sërbët në Sërbinë e Vjetër (Kosovë), n’orvatjen e tyne kombtare me i
përmirësue të dhanat e statistikave etnografike që nuk u shkojnë për shtat, thjesht janë lëshue në
shfarimin e organizuem të popullatës muslimane? .. A nuk ju asht e qartë se ngatërrimi i heshtun i
partive ‘kryesore’ ruse dhe i shtypit të tyne… ua bajnë fort ma të lehtë (bullgarëve e sërbëve) me e
krye veprën e Kainit në masakrimin e matejmë të popullit të Gjysmëhanës për interesat e ‘kul-
turës’ së Kryqit?»
N’artikullin pasues «Përgjegjet e ‘Pyetjes për Ballkanin’», polemika e Trockit arrin nji intensitet
të rrallë edhe për vetë atë. Tue iu drejtue sërishmi Milljukovit, shkruente: «Meqë gazetat ‘kryesore’
ruse…. ose i heshtën ose i mohuen akuzat e publikueme në shtypin demokrat, nji numër
foshnjash të vrame shqiptare duhemi me ia detyrue, zoti deputet, sllavofilizmit tuej. Numrin e
tyne le ta gjejë ndonji nëpunës i jueji në zyrën tuej redaktuese, z. Milljukov!»
Ai vazhdonte: «Protesta pakënaqësie kundrejt sjelljeve të shfrenume të njerëzve t’armatuem
me automatikë, pushkë e bajoneta, do të duhej të kërkoheshin për hir të vetëmbrojtjes sonë
morale. Nji individ, grup, parti, ose klasë që asht në gjendje ‘objektivisht’ me u dlirë hundësh nësa
sheh njerëz të dehun me gjak, madje të cytun nga nalt, tue masakrue njerëz të pafajshëm, asht i
nemun nga historia me u kalbë e me u brejtë prej krymbash për së gjalli».
Rezistenca turke u shafit krejt, dhe mbas pesë shekujsh, osmanët kontrollonin veç Shkodrën,
Janinën dhe Trakinë. Në vlugun e këtyne duhive të përgjakta, më 28 nandor 1912, Shqipnia
shpalli pamvarësinë. Por Kosova tashma ish në duer të sërbëve, dhe do të mbetet nji truell me
shumicë shqiptare i shkëputun prej Shqipnisë, për nji kohë bukur të gjatë.
Ndërkohë, zanet e protestave ndërkombtare kundër dhunës sërbe në Kosovë nuk kishin të
ndalun. Nji shkrimtar dhe publicist hebre nga Austria, Leo Freundlich, nxori nji pamflet
mahnitës, të quejtun Golgota Shqiptare. Atë që Tucović -i me shokë e kishin sulmue para
opinionit vendor sërb, e që Trocki ia kishte shpalue opinionit të lirë rus, Freundlich ia zbuloi
lexuesit gjerman. Freundlich u shprehte: «Në tronditjet masive që shkaktoi luftna në Ballkan,
andrra shekullore e kombit [shqiptar] për liri dhe pamvarësi ma në fund do të sendërtohej…
Megjithkëtë, sërbët, të nxitun nga lakmia për pushtime, e sajuen nji mënyrë për ta prishë andrrën
e bukur të kombit trim e liridashës pak para se kjo t’u jetësonte… ‘Mbasi nuk po na lejohet me e
pasë vetë Shqipninë’, mendonin sërbët, ‘kemi me i shfarue shqiptarët’». Qysh, pyeste ai, e kishin
përmbushë sërbët premtimin e ndihmesës vëllaznore ba nga mbreti i tyne? «Njerëzit vriteshin me
mija, burra, gra, fëmijë, pleq, të torturuem për vdekje, katunde të kalluna e të bastisuna, gra e
vajza të reja të dhunueme; i gjithë vendi i trazuem e i rrënuem, asht mbytë në gjak». (theksimet
janë t’origjinalit)
Freundlich lemerisej sidomos nga amullia e pjesës tjetër t’Europës, me përjashtim të ca
intelektualëve, kundruell kësaj pamjeje. «Aty ku nji shpi modeste ishte krijue për shqiptarët e

31
gjorë, falë zellit të brezave, tash ka nji stivë rrënojash të shkrumbta. I tanë kombi po gjakoset në
kryq – e Europa s’po bëzan», shkruente plot mllef. Nji gazetar i ditores italiane Il Messaggero,
shkruen ai, i kishte përshkruejtë «masakrat e frikshme të kryeme nga sërbët ndaj shqiptarëve në
Kosovë… vendet si Ferizaji, Lypjani, Babusha etj. ishin shkatërrue krejt dhe shumica e popullsisë
së tyne ishte vra. Në tanë Ferizajin, kanë mbetë gjallë kund dhetë familje muslimane. Familje ma
të vobekta sërbe u vendosën sakaq nëpër shpitë e t’ikunve ma të kamun».
«Ushtria sërbe krekoset për gjuetimin e qenieve njerëzore», shkruente Freundlich. Në Gjilan,
shprehet ai «e tanë popullsia u zhduk prej kalljesh e vrasjesh. Të mbijetuemit e vetëm qenë do
t’ikun. Tashma, veçse rrënojat kanë mbetë me na i dëftue masakrat dhe ramjen e Gjilanit». Numri
i shqiptarëve të vdekun në Prishtinë raportohej të ketë qenë 5000. Prizreni, siç u tha parës, ishte
dorëzue mbas negociatave, mirëpo «gjaku shkonte rrëke», dhe shqiptarët e quenin qytetin
«mbretni e vdekjes». Në te «ishte krye shkatërrimi ma i madh nga bandat sërbe. Ato i thyenin
shpitë dhe i masakronin të gjithë që u dilnin në rrugë, pamvarësisht prej moshës a gjinisë. Trupat
e të vramëve shtriheshin në rrugë të pavorruem me ditë të tana, se pushtuesit sërbë kishin punë
ngjeti, kurse shqiptarët e mbetun nuk lejoheshin me dalë nga shpitë. Sulmet përsëriteshin çdo
natë në qytete e rrethinë».
Hollësitë e rasteve individuale ishin po ashtu të mnershme. Nji grue shqiptare që kishte shkue
me të birin, nji kusheri dhe dy mashkuj të tjerë në Prizren m’e ble nji fustan nusnie për të bijën,
rrugës për në shpi kishin lejen e qarkullimit lëshue nga forcat policore sërbe. Mbas katër orë rru-
gëtimi nga Prizreni këta u plaçkitën dhe të katër mashkujt u lidhën, u hodhën në kënetë dhe
mandej u vranë. Nana, tue e pa të birin të vdekun, i luti sërbët ta vranin edhe atë, porse ata e
lidhën në nji trung dhe e lanë ashtu tri ditë. Ushtarët sërbë nxorën nji bukë ku kishin futë dy
plumba, me të cilën i fajsuen viktimat për mshefjen e municionit. Kur grueja iku, u kthye në
Prizren, por menjirend u burgue dhe mandej u mbajt në shpi në e nji peshkopi sërb. Ma në fund,
u lirue tue iu besue disa katolikëve.
Simbas Freundlich-ut, gratë dhe fëmijët i mbështillnin me kashtë dhe i digjnin të gjallë në sy të
mashkujve të tyne të lidhun; grave shtatzana ua shqyenin barkun kurse fetusin ua shponin me
bajonetë. Njani nga burimet e tij, «zotni shum i përgjegjshëm e i besueshëm», u shprehte «të tana
këto ngjajnë të pabesueshme, por janë, megjithatë, të vërteta». Kronika e veprimeve kriminale
duket e pafund, në nji tekst prej jo ma shum se 26 faqesh. Përpos vrasjeve e dhunimeve, trupat
sërbe vodhën gjithë ç’mundën, tue i vra tregtarët për shkak të mallit në shitore dhe katundarët për
shkak t’opingave. Nji oficer sërb i plaçkiti tetëdhetë karroca plot me mobile e qilima. Forcat sërbe
nuk kërkonin vetëm gjasende të domosdoshme për ta mbajtë veten e tyne; «çfarëdo mjetesh që u
binin në dorë merreshin dhe shkatërroheshin». Trungje ullijsh shekullorë preheshin. Vraheshin
bagtitë dhe digjeshin të lashtat. Sërbët që u kishin borxhe shqiptarëve ua kallxonin shpitë e
huadhanësve trupave sërbe që këta t’i ekzekutonin, mandej hynin vetë me banue në to. Posedimi i
nji thike gjuetie ishte shkas i mjaftueshëm për m’e shqiptue dënimin me vdekje për armëmbajtje.
Shqiptarët, që dorëzoheshin dhe i dorëzonin armët, pushkatoheshin.
Freundlich e citonte nji sufi, Dervish Hilmiun, i cili disa muej mbas pushtimit do të shprehej
«Nji numër i madh shqiptarësh mundet me vdekë uje… farën e kallamoqit e kanë marrë shkijet.
Edhe me pasë farë kallamoqi bile, s’kishim me pasë mundësi me e punue tokën, se qysh thotë
populli ‘ku shkel njí shka, nuk bín gjâ’.»
Këto rrëfime për dhunën sërbe në Kosovë dhe në Shqipninë veriore dëshmojnë për ndikimin
psikologjik të saj mbi vëzhguesit si fenomen më vete. Leonte, nji mjek rumun, kishte shkruejtë në
ditoren e Bukureshtit Adevarul, të datës 6 janar 1913, se tmerret e ushtrisë sërbe «ishin shum ma
të frikshme se ç’mund të merret me mend», shënon Freundlich. Leonte përshkruente qinda
shqiptarë muslimanë të burguem që tërhiqeshin në kolonë deri në 100 km, dhe ata që rrëzoheshin
nga uja e kapitja bajonetoheshin në vend. Në Maqedoni, ku sërbët u ndeshën me rivalët e tyne
bullgarë, «u plaçkitën edhe bankat e hueja» dhe nji profesor bullgar u rrëmbye e u zhduk mbasi
kish ngritë dolli në nji aheng për nder të monarkut bullgar, Mbretit Ferdinand. Nji mjek i Kryqit

32
të Kuq raportonte kështu për Kosovën: «Gjana të tmerrshme kanë ndodhë atje. Nuk di sa
katunde janë kallë prej forcave sërbe».
Freundlich përshkruen nji veteran të paemnuem sërb t’ikun n’Austro-Hungari mbas luftimeve,
e që, ndonëse mvartës i Mbretit Petar, parapëlqente «me jetue nën ‘shtypjen’ e austriakëve dhe sa
ma larg prej atdheut të vet». Ky individ përshkruente me mirakande plojën ndaj katundarëve
shqiptarëve të cilët, mbas traditës, mbanin armë në shpi, porse s’ishin paditë për ndonji krim. Me
ta vërejtë habinë e Freundlich-ut për sinqeritetin e tij, ky tevona shton: «Nuk kishim ndër mend
me humbë kohë tue i çue këta njerëz nëpër baraka të largëta. Ajo që banim ishte shum ma e
thjeshtë. Mbasandej ishim prap të lirë dhe mund t’ia mësynim me pi ndonji gja».
Mirëpo Freundlich shtjelloi edhe nji aspekt të tmerreve që Tucovićdhe Trocki as e kishin cikë:
nëpërkambjen dhe vrasjen me shumicë të shqiptarëve katolikë, sikurse të muslimanëve. Nji letër e
botueme e nji prifti kosovar përshkruente se si u vihej krusma shejtoreve katolike në kërkim të
pareve, si klerikët kërcënoheshin me vrasje dhe burgim, e besimtarët katolikë burgoheshin pse
shkonin në meshë o rrëfeheshin. Në Janjevë, sllavëve katolikë që kishin mbijetue si bashkësi me
qinda vjet, iu urdhnue me u konvertue n’ortodoksi, ndërsa kripto-katolikëve shqiptarë iu tha se
nuk mund ta praktikonin sheshazi fenë e tyne. «O musliman o ortodoks, por jo katolik» kishin
shpallë autoritetet sërbe. Mashkujt shqiptarë katolikë i lidhnin e gratë i dhunonin, shpitë i
shkatërronin dhe bagtinë ua zhvatnin. Njaq shum dhen ishin konfiskue nga Kosova sa sërbët e
malazezët s’dinin ç’me ba me to. Familje të tana shqiptarësh katolikë nga malsitë, ardhë në
Prizren me ble dimnishte, qenë vra rrugës. Letra e priftit mbaronte me «Zoti mbi ne u mëshiroftë,
e na ndihmoftë Europa, ndryshe u shfaruem». Në Neue Freie Presse vjeneze shkruhej se në
Gjakovë, më 7 mars 1913, nji françeskan shqiptar ishte rrahë publikisht me kondakë dhe mandej
bajonetue për vdekje, në praninë e priftit ortodoks që kish kërkue konvertimin e tij. Ky incident
kish ndodhë mbasi nji grup prej treqind vetash qe detyrue me i ra moh katolicizmit dhe turma e
tyne i ish lutë priftit të vepronte njilloj. Ai s’kish pranue.
Po kuptohet, qysh ban me dije edhe Freundlich, autoritetet sërbe punësonin gazetarë që
përherë e mohonin çdo këso lloj akuze. Më 3 shkurt 1913, zyra e shtypit mbretnor sërb shpalli
«Tmerret e kryeme, kinse, nga ushtria sërbe, janë thjesht të pamundshme në kohën tonë,
veçantisht nga njerëz që janë fort fetarë e tolerantë». Këto lajka e banë Tucović -in të shkruente:
«Kemi të drejtë me e mbrojtë kombin tonë nga propaganda shoviniste dhe me ua zanë rrugën
rrenave nacionaliste… Gazetarët e Beogradit janë shpirtligë dhe reaksionarë. I bajnë lajka
pushtetit, mbështetin dhunën masive, dhe e pregatisin lexuesin me e pranue ma lehtë mbytjen e
lirisë… Lexuesi le të jetë i vetëdijshëm për rolin e marrshëm që po luejnë gazetarët beogradas».
Trocki kishte shkruejtë ngjashëm, n’artikullin e quejtun «Shtypi sërb»: «Nji shtresë e tanë
gjysmintelektualësh ka qitë krye në qytete; edhe pse jo fort të shkolluem dhe pa asnji vleftë
ideologjike, ata janë bindë se e kanë në dorë t’ardhmen e Sërbisë. Këta elementë të deklasuem,
fundrrinë e lumpenproletariatit, dhe të përshkuem tejpërtej nga nji paraqitje lumpene (rru-
gaçësh), e kontrollojnë tanë shtypin e Sërbisë. Kanë dijeni krejt të pakta për historinë e Sërbisë e
edhe ma të pakta për gjeografinë e Gadishullit Ballkanik… Ajo që kërkojnë, mbi të gjitha, asht
Sërbia e Madhe… Shtypi, qëndrimi i të cilit ndaj opozitës asht nji tjetër aspekt i cinizmit të tij, ka
mbas vetes mikroborgjezinë e qyteteve; zyrtarët, që ankohen për rrogat e ulta; nji pjesë të mirë
t’oficerëve; gjithnduer njerëzish të gjysmedukuem; matrapazë profesionistë; si dhe mbeturinat e
partive të vjetra të rreckosuna, dështimet karrieriste dhe herojtë karrieristë të të djeshmes. Me
damtimin e çdo gjaje të ngritun e të përçanësueme mirë…; me përkrahjen e çdo grindjeje e
kërleshjeje…; ky shtyp asht, megjithatë, i paaftë m’e sjellë në pushtet ndonji parti të re politike,
meqenëse asht vetë i mangët për kah ndonji program ose synim i fundëm politik… I
patalentuem, gjysmanalfabet, i ultë, shtypi sërb e moleps jetën mendore të vendit tue e kalbë atë,
dhe përban nji faktor skajshmënisht rrënimtar në shoqninë sërbe… Ç’me u ba kundrejt vnerit që
gazetat vjellin përditë në mendjen e njerëzve?… Tekefundit, asht vetë liria e shtypit dhe sall ajo që
mundet me i shërue plagësh që po ua shkakton. Jo urdhnesat ligjore nga nalt, porse zmbrapsjet

33
nga poshtë; shkollimi i masave, kjo asht mënyra e vetme e ballafaqimit me ndikimet e shtypit të
korruptuem».
Trocki veçoi ditoren e spikatun beogradase Politika, për ta kritikue në mënyrë të posaçme, tue
e përshkruejtë si «jo zadhanëse e përgjegj shme gjysmëzyrtare për çashtje të politikës së jashtme,
por organ i opozitës së moderueme, porse ngulmuese të djathtë, për çashtje të mbrendshme.
Shpifjet personale i ka armën ma t’efektshme që zotnon, dhe nënkuptimin e helmuem trajtën ma
të pëlqyeme letrare».
Protestimet e sërbëve si Tucović -i u regjistruen nga Freundlich dhe të huej të tjerë pos Trockit.
Botuesi vjenez vuni re se nacionalistët sërbë të Vojvodinës, atëbotë nën Hungari, kishin shprehë
zemërimin e tyne për masakrimin e shqiptarëve. Porse nji prej gjurmëve ma të randësishme të
Tucović -it dhe të punës së tij mund të gjendet në Raportin e Komi sionit Ndërkombtar për
Hetimin e Shkaqeve dhe Sjelljeve në Luftën Ballkanike, hartue më 1914 nga Donacioni Carnegie
për Paqe Ndërkombtare. Raporti i Komisionit Carnegie, hartue nën kryesimin e arsimtarit të
mirënjohun amerikan, Nicholas Murray Butler, fillonte me këtë shprehje qetësuese: «Rrethanat që
i shoqnuen Luftnat Ballkanike të vjetëve 1912 e 1913 ishin asisoj që të përqendronin vëmendjen e
botës së qytetnueme». Përfundimet e Raportit, asgjamangut, ishin mjaft të athta. Citohej Tucović -
i nën titullin ‘Shfarimi, Shpërngulja, Asimilimi’. Raporti deklaronte «Qëllim i këtyne përleshjeve, i
hapët a i mbuluet, i shestuem qartas o i ndijuem zbehtas, po gjithherë e gjithandej i njejtë, ishte
shfarimi i plotë i nji popullsie tjetër». Qyshdoqoftë, Raporti i Komisionit Carnegie po ashtu
përcaktoi qëndrimin karakteristik amerikan për atë që tani quhet «barasvleftë morale», mbështetë
nga maksima që mbizotnon edhe sot e të cilën e zumë në gojë ma parë – ajo e urrejtjes
shekullore. Ai shprehej: «Vazhdimisht kemi qenë në gjendje me tregue se dhuna ma e tmerrshme
nuk i detyrohej shfrenimeve t’ushtrisë së rregullt, as nuk mund t’i mveshet vullnetarëve… Dy
popullatat prenë dhe përndoqën [njana-tjetrën] me dhunë të përforcueme nga njohja e ndërsjellë
si dhe mënitë e vjetra dhe mllefet që ushqenin».
Edith Durham nuk ish e këtij mendimi. Tetë vjet ma vonë, më 1920, kujtonte «E mbështolla
Medaljen e Artë që ma kish dhurue Mbreti Nikola [i Malit të Zi] dhe ia ktheva, tue i thanë se
shpesh më kanë befasue personat që pranonin dekorata nga [Sulltani osman] Abdyl Hamidi, dhe
se tashma që dija se ai dhe mvartësit e tij ishin ma të pashpirtë sesa turqit, nuk do ta mbaja ma atë
medalje të përgjakun. Ia kumtova këtë shtypit anglez dhe atij austriak. Urdhnin e Shën Sava-s që
m’u dha nga Mbreti Petar i Sërbisë vendosa me e mbajtë edhe nji kohë, derisa të ketë ndonji
ngjarje tejet të tmerrshme».
Më 5 dhetor 1912, Turqia pranoi armëpushimin dhe dorëzimin e territoreve të pushtueme.
Sidoqoftë, më 28 janar 1913, lufta plasi rishtas mbasi Turqia nuk pranoi me ia dorëzue Edirnen
Bullgarisë, në brezin e vogël të Thrakisë që sot njihet si Turqia europiane. Nga ana e tyne, trupat e
sërbëve dhe malazezëve zaptuen Shkodrën. Në negociatat e paqes mbajtë në Londër mbas
armëpushimit të dhetorit, Austro-Hungaria, që i kish mobilizue trupat nga fundi i vitit 1912 për ta
parandalue Sërbinë me dalë n’Adriatik, u lidh me Italinë m’e mbrojtë Shqipninë e pamvarun, tue e
theksue mohimin e daljes në det të sërbëve, të cilët këtë e kishin andërrue me dekada. Prap, forcat
sërbe i masakruen shqiptarët; këtë herë, argumentet sërbe se shqiptarët ishin mercenarë turqish u
plotësuen me pohimet se ata e meritonin vdekjen meqë i shërbenin Habsburgut.
Social-Demokrati sërb Kosta Novaković , kujtonte me shpoti: «Në fi llim të prillit 1913 isha në
Durrës, kur trupat sërbe hypën n’anije e u nisën për Sërbi. Disa kalamaj shqiptarë ngarendnin
mbas kolonave të ushtarëve sërbë, tue këndue: «S’jemi sërbë as bullgarë, jemi trima shqiptarë».
Kalamajtë e zavendësonin me ‘sërbë’ aty ku kish qenë ‘grekë’. Katundarët sërbë që përbanin
ushtrinë sërbe, u nisën për në shpi të gazmuem, sepse fushata kundër Shqipnisë ma në fund ish
krye, fushatë që ata nuk e kuptonin.
«Fjalët fyese të kalamajve shqiptarë nuk i banin dert, ngaqë e dinin se i meritonin; këto kangë
nuk mundeshin me i hakmarrë barbaritë që kishin krye kundër popullit shqiptar gjatë gjashtë
muejve të pushtimit. Mirëpo, mbrapa katundarëve sërbë, të drobitun nga lufta e sëmundjet,
qëndronte Sërbia zyrtare e cila shtrëngonte dhambët nga mllefi, sepse ishte detyrue me e lëshue

34
Shqipninë me ultimatumin e Fuqive të Mëdhaja dhe nën tytat që anijet luftarake austro-hungareze
dhe italiane kishin drejtue kundrejt tyne».
Vuejtjet e shqiptarëve u tërhoqën vëmendjen edhe disa të huejve përveç dëshmitarëve të
tmerruem si Trocki dhe Freundlich si dhe kancelarive në Vjenë e Romë, nemose për do kohë. Së
bashku me ta dhe të tjerë që u përmendën ma parë, shkrimtari francez Pierre Loti dhe ekscen-
triku amerikan Raymond Duncan, vëlla i valltares së mirënjohun Isidora Duncan, u orvatën me
ba diçka për viktimat. Raymond Duncan, i lindun në San Francisko, ishte shpërngulë në Greqi ku
paraqitej si athiniot i lashtë me veshje klasike; ç’asht e vërteta, ishte ndër ekzibicionistët ma në
nam të të gjitha kohëve. Në prill të vitit 1913, Duncan, me të shoqen Penelopa Sikelianos dhe të
birin, rrugëtoi për në vendin e plojës në përpjekje për ta nisë nji projekt ndihmese për shqiptarët.
Ai madje tentoi të përfitonte prej vuejtjeve që t’i regjistronte ndjekësit e vet shqiptarë në nji plan
për me themelue diç të ngjashme me nji ‘shtet’ të pamvarun nëtrojet e tyne.
Mirëpo Raporti i Komisionit Carnegie, gazetaria plot përkushtim e Trockit, dëshmitë e
Freunlich-ut, si dhe protestimet e personaliteteve të shqueme, shum shpejt do t’u shlyenin nga
vetëdijesimi i opinionit botnor prej nji vargu tjetër tmerresh ma të mëdhaja, jo vetëm në Kosovë.
Rregullat e lojës ndërruen sërisht. Në qershor të 1913-ës, sërbët, të zemëruem nga përfitimet
territoriale të Bullgarisë, të parapame me marrëveshjen e paqes në Londër, msheftas u lidhën me
Rumaninë e Greqinë kundër aleatit të dikurshëm. Bullgaria provoi të fitonte përparësi, ndaj e
sulmoi Sërbinë më 29 qershor pa paralajmërim zyrtar. Dhe në këtë të dytën Luftë Ballkanike,
Sërbia ngadhnjeu me ndihmën e grekëve dhe të rumunëve. Bullgaria doli humbëse në garë; Sërbia
dhe Mali i Zi e copëtuen Sanxhakun e Novi Pazarit anames tyne, dhe mbetja e posedimeve të
dikurshme turke u nda ndërmjet sërbëve, që morën Kosovën dhe Maqedoninë veriore, dhe
grekëve, që morën ç’teproi. Rumania zuni nga Bullgaria rrypin e pasun të Dobrugjas skaj Detit të
Zi me këso mënyra. Harta e kufijve ballkanikë u caktue për nji brez të tanë.
Udhëheqësia sërbe mori zemër prej këtyne ngjarjeve me besue se Austro-Hungaria, sikurse
Turqia, paraqiste nji perandori të dobët të përshtatshme për amputime të pjesëve ma joshëse të
saj, sidomos t’atyne të banueme me sllavë, siç ishin Bosnja-Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia.
Më 28 qershor 1914, si pjesë e nji fushate terroriste të cytun nga Beogradi, ekstremisti sërb nga
Bosnja, Gavrilo Princip, e vrau princin e Habsburgut, Franz Ferdinand-in, nji liberal që përkrahte
autonominë sllave përmbrenda perandorisë, në Sarajevë. Vjena i dha ultimatum Beogradit –
kërkonte hetimin e rrethanave t’aktit, po kjo u shpërfill. Në gusht, lufta botnore ishte në zgrip.
Ishte kohë e amoraliteteve përherë e ma të shumta, siç dukej, në të gjitha anët e spektrit politik
europian. Megjithëkëtë, social-demokratët sërbë morën nji qëndrim të premë kundër luftës në
kohën e hasmënive midis Sërbisë e Austro-Hungarisë. Dragiš a Lapš evićdhe Triš a Kaclerović , të
deleguemit e partisë në Skupš tina, (kuvendin popullor sërb) votuen kundër vlerave të luftës në
gusht – qëndrim ky i mbështetun, aso kohe, veç prej disa laburistëve britanikë si Keir Hardie dhe
John Burns, nga mbarë lëvizja ndërkombtare socialiste (në Reichstag-un gjerman, socialisti i majtë
Karl Liebknecht nuk votoi kundër luftës deri në dhetor të 1914-ës; atij, deri në mars të 1915-ës,
nuk iu bashkangjit shoku i tij Otto Rühle, që ma vonë do t’ishte biograf i shquem i Marx-it dhe
kritikues i bolshevizmit).
Në librin e tij të vitit 1918 Bolshevikët dhe Paqja Botnore, që nis me kaptinën mbi «Çashtjen e
Ballkanit», Trocki na sjell rrëfimin prej dëshmitari okular të votimit në Skupš tina. «Prej çastit kur
Austro-Hungaria e shtroi çashtjen e fatit të saj dhe të Sërbisë në fushëbetejë», shkruente ai «socia-
listët ma s’kishin as ndërdyshjen ma të vogël se zhvillimi shoqnor e kombtar do të goditej shum
ma fort n’Europën juglindore nga fitorja e Habsburgut sesa nga ajo e sërbëve. Sigurisht, nuk kish
hala asnji arsye për ne socialistët pse me u identifikue me synimet e ushtrisë sërbe. Kjo ish ideja
që u dha zemër socialistëve sërbë, Lapš evićdhe Kaclerović , kur morën qëndrimin e guximshëm
me votue kundër vlerave të luftës».
Në nji fusnotë, kishte shënue: «Për ta çmue në tanësi këtë veprim të socialistëve sërbë duhet ta
kemi parasysh situatën politike me të cilën qenë ndeshë. Nji grup konspiratorësh sërbë e kishte
vra nji anëtar të familjes Habsburg, strumbullarit të klerikalizmit, militarizmit dhe imperializmit.

35
Tue e përdorë këtë si shkas të mirëseardhun, qarqet ushtarake të Vjenës i dhanë Sërbisë
ultimatumin, i cili, me guximin e tij të pashoq, asht thueja i papërsëritshëm në historinë
diplomatike. Tue iu përgjegje kësaj, qeveria e Sërbisë bani lëshime të tejzakonshme, dhe sugjeroi
që zgjidhja e çashtjes së ngatërrimit t’i kalohej Tribunalit të Hagës. Atëherë Austria i shpalli luftë
Sërbisë. Nëse nocioni «luftë mbrojtëse» ka ndonjifarë kuptimi, atëherë ai i përshtatej shum Sërbisë
në këtë rast. Asgjamangut, Lapš evićdhe Kaclerović , të paluejtun në besimet për rrugën që ata dhe
socialistët duheshin ndjekë nuk i dhanë qeverisë votën e përkrahjes. Autori [Trocki] ka qenë në
Sërbi në fillim të luftës. Në Skupš tina, në nji atmosferë zelli të papërshkrueshëm kombtar, u
votue për vlerat e luftës… dyqind anëtarë, të gjithë votuen ‘po’. Atëherë, në nji çast heshtjeje
vorri, u ndie zani i socialistit Lapšević: ‘Jo’. Sikushi e ndjeu fuqinë morale të protestës së tij, dhe e
gjithë pamja më ka lanë vragë të pashlyeshme në kujtesë».
Ish tepër vonë. «Zelli i papërshkrueshëm kombtar» që ish shfaqë në Luftnat Ballkanike, e që
ish frymëzue nga Ideja e Kosovës, do ta mbisundonte vetëdijen sërbe, dhe do ta përcaktonte
marrëdhanien e sërbëve me shqiptarët e Kosovës për shum vjet t’ardhshëm. Kosova ishte «mëka-
mbë», mbas fjalorit të ultranacionalistëve sërbë. Por me çfarë çmimi? Siç shkruen Novakovi ć ,
kultura demokratike dhe populiste e identifikueme kohë të gjatë me Sërbinë katundare «…nuk
ekzistonte ma. Ajo u shpërba ngadaldalë për disa dhetëvjetësha me radhë dhe më 1912 u zhduk
fare. Në vend të saj brofi Sërbia imperialiste, me imperialistët pansërbë, dinastinë pansërbe dhe
militarizmin pansërb. Katundari sërb ka qenë vegël e imperiali zmit pansërb, shkrehës i topave,
kafshë pa bisht, siç i thonin oficerët sërbë, i cili qe detyrue prej fshikullimeve t’oficerëve me u futë
në zjarm dhe me i kallë e rrënue vendet që i kish zanë.
«Ani që u detyruen prej imperialistësh ma të fortë me heqë dorë nga bregdeti shqiptar,
imperialistët pansërbë mbajtën trevën ma të plleshme – Kosovën. ‘Kosovë’ na e quejmë gjithë
truellin e banuem me shqiptarë: fushën e Kosovës, rrafshin e Dukagjinit, si dhe pjesën jugore të
Sanxhakut të dikurshëm deri në Novi Pazar. Ma se 500 mijë shqiptarë u banë robë të pushtuesve
të rij». Nji model shkatërrimtar i qëndrimeve sërbe kundrejt shqiptarëve ishte vu, si imitim i
imperializmit të dikurshëm, teksa intelektualët sërbë mundoheshin me i kopjue heroizmat e
fisnikëve të tyne ndër beteja luftue pesë shekuj ma parë.

36
IV.
KOSOVA DHE MONARKËT MODERNË SËRBË
1914-1943
Sërbia e fitoi Kosovën më 1912, por me pasoja të stërmëdha negative për shëndetin politik e
moral të kombit sërb, simbas Kosta Novaković -it dhe socialistëve të tjerë sërbë. Sërbia do të
ngadhnjente fitimtare nga Lufta e I-rë Botnore, tue i vu nën zgjedhë Kosovën e Maqedoninë, dhe
tue e jetësue edhe nji synim tjetër të shumgjakuem: krijimin e Sërbisë së Madhe, të maskueme si
nji «shtet i vetëm i sllavëve jugorë», ose Jugosllavia.
«Llogaria» për hymjen e Sërbisë në Luftën I Botnore do të paguhej pikërisht në tokat
shqiptare dhe bash prej atyne që i kishin jetësue shestimet sërbe në rrethin e parë të Luftnave
Ballkanike: rangjet dhe radhët e ushtrisë së saj, të cilat në kohën kur nisi mobilizimi kundër
Austro-Hungarisë më 1914, në shumicën e rasteve kishin ba dy vjet shërbimi të pandërpremë.
Por ambiciet sërbe në Luftën Botnore do të përbanin grusht të fortë edhe për shqiptarët e
Kosovës.
Viti i parë i Luftës Botnore, nga fundi i verës së 1914-shit deri në vjeshtë të 1915-shit, e bekoi
ushtrinë sërbe me nji fat të mbarë. Me përkrahjen e aleatëve britanikë e francezë, të cilët e mbanin
Selanikun e Maqedonisë greke, dhe me inkurajimin që vinte prej lutjeve të përkrahësve rusë,
forcat e Mbretit Petar e mbronin vendin prej austro-hungarezëve në veri, ndërsa ushtritë sërbe,
n’anën tjetër, sërisht e pushtuen Shqipninë. Sërbia, në këtë luftë, ishte përqendrue qartazi me e
copëzue ose edhe me e nda tjetërqysh Shqipninë. Por në tetor të vitit 1915, edhe Bullgaria u fut
në këtë valle, krahas Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Turqisë. Bullgarët shum shpejt e
pushtuen pjesën e Maqedonisë që mbahej prej sërbëve, ku u pritën si çlirimtarë prej kusherijve të
tyne sllavë maqedonas. Ky popull, që fol nji dialekt t’afërt me bullgarishten, kurrë nuk i kishte
dashtë aq shum sërbët, madje as si bashkëluftarë në luftën antiturke.
Ushtritë jugore sërbe, prandej, të hallakatuna u tërhoqën në Kosovë, tue vra e bastisë ngado
që shkelnin. Të ndjekuna prej bullgarëve, duheshin me iu nënshtrue edhe mllefit të popullatës
shqiptare, të cilën para krejt pak kohësh e kishin përdhunue në përmasa masive. Guerilët shqip-
tarë, ose kaçakët, që u dolën aty-këtu, ua dhanë nji ndëshkim që, disa dekada ma vonë, do ta
ndërmendë për bukuri Ivo Banac me fjalët e baladës shqiptare «Shtatë krajla kanë thanë, se shqip-
tarët gjakun s’e lânë». Forcat austro-hungareze e gjermane tani po depërtonin mbrenda në Sërbi.
Qeveria e Mbretit Petar u zmbraps ma në jug, tue e shtue kësisoj hutinë e gjithmbarshme.
Austro-hungarezët hynë në Kosovë dhe, bashkë me bullgarët, kapën robë me mija sërbë.
Përpjekjet e sërbëve me u tërheqë drejt Selanikut u bllokuen prej radhëve bullgare, dhe sërbët
shpejt zgjodhën me ia shtue vetes krajatat e mnershme, tue u orvatë me e tërheqë tanë ushtrinë,
bashkë me mvartësit e 76-vjeçarit Mbretit Petar (që kishte abdikue tue ia lëshue fronin të birit,
Aleksandarit) nëpër Mal të Zi dhe Shqipni veriore – me fjalë të tjera, nëpër male të nalta, nën
acarin e pamëshirshëm të dimnit ballkanik. Të parandaluem me mbërritë në Selanik, iu premtue
ndihma prej aleatëve po qe se mbërrinin në Shkodër.
Edhe këtu shfaqet gjakimi sërb për therorizimin, që tjerakush mundet e pa thjesht si formë të
çmendunisë. Siç shprehet shkrimtari prosërb R.G.D. Laffan krejt pak vjet mbas ngjarjes,
«Autoritetet ma të nalta sërbe i banë thirrje ushtrisë me e lëshue atdheun e me u përballë me
pabukësinë dhe syrgjynosjen, ma parë sesa me u pajtue me pushtuesin. Kupa e athtësisë duhej pi
me fund. Nuk kish kurrfarë iluzionesh sa i përkiste tërheqjes nëpër Shqipni. Ishte e qartë se ajo
do t’ishte baras me katastrofë». Tmerri që pasoi, nisi me u njohtë, ndër veteranët sërbë, me të

37
drejtë, si Golgota e tyne. Dhe me gjithë mend, vuejtën nga të ftohtit, uja e pagjumësia, tue vdekë
rrugës, tue i hangër kuajt, madje tue e hangër edhe njani-tjetrin. I sfiliste heqja e barkut; ulërimat e
ujqve i shoqnonin pajadá.
Por s’ishin të vetëm në këtë vuejtje, ngase i kishin detyrue me mija robë austro-hungarezë,
gjermanë e bullgarë me i shoqnue, dhe këta po ashtu vdiqën në numër të madh. Krahas radhëve
t’ushtrisë sërbe, ecte shpesh edhe mbreti Petar, tue mos pranue me kalërue nësa ushtarët i ecnin
në kambë, disa madje zdathë, meqë çizmet u shqyheshin dhe di kur u binin, e kambët e fashueme
u malcoheshin. Vojvoda Rade Putnik, nji prijës ushtarak sërb për dy breza radhazi, dergjej i
sëmunë dhe tërhiqej në karrocë. Aristokratët e politikanët e tjerë sërbë kalëronin përpara, me kuaj
të fortë, dhe e shmangnin vuejtjen.
Megjithatë, s’ke si mos me u habitë nga pandehma e parisë sërbe, të cilët me gjasë besonin se
ushtarët sërbë, edhe mbasi kishin la lesh në popullsinë shqiptare veç para tre vjetësh, nuk kishin
pse me drashtë që viktimat e deridjeshme të mos i mikpritnin me dashamirësi. Për ma shum,
komandantët sërbë nuk pritnin që banorët malazezë të majave të nalta t’i trajtonin ma parë si pre
sesa si fis, tue u shitë ushqime në këmbim t’uniformave të rreckosuna. Kur sërbët tembrama
mbërritën në Shkodër, nuk kish mjaft ushqim për ta, prandej vazhduen me vdekë uje, ndërsa
austro-hungarezët dhe bullgarët po afroheshin. Ma në fund, nji pjesë e forcave sërbe me anije ia
mësyu Tunizisë, kurse mbetjes iu urdhnue me marshue risht, për në portin shqiptar të Vlonës,
prej ku me anije do të kalonin në territor grek. Derisa arritën në Vlonë, disa kishin luejtë mendsh,
por edhe ma shum sish kishin vdekë. Edhe mjaft të tjerë vdiqën në Vlonë, në pritje të anijeve
aleate. Në fund, 150 mijë sosh mbërritën në Korfuz.
Ndoshta aspekti ma i tejzakontë i këtij rrëfimi të pabesueshëm ishte se shqiptarët e katundeve
në veri të Vlonës, nëpër të cilat kaluen sërbët, nuk morën hak mbi ta. Edith Durham i bekon
shqiptarët për këtë cilësi të mëshirës, tue marrë parasysh dhunën që e kishin vuejtë aq rishtazi nga
dora sërbe. Ma e shumta, do shqiptarë të këtyne anëve, tue i shkërbye fqinjët e tyne malazezë, i
plaçkitnin forcat sërbe; edhe Laffan vetë, sërbofil i tmerrshëm, nuk i ngarkoi shqiptarët për asgja
tjetër sesa kërkim ari si shpagim kundrejt transportimeve dhe mallnave që ofronin. Kurse matanë
në Kosovë, kaçakët shqiptarë kishin kuptue se pushtuesit bullgarë nuk ishin aspak ma të mirë sesa
sllavët sërbë, diçka që paraardhësit e tyne e kishin ditë shum shum kohë para tyne.
Përpjekje kryengritëse pati edhe ndër ata shqiptarë t’asaj pjese të Kosovës ku qenë ngulitë
austro-hungarezët, dhe Noel Malcolm e thotë bukur fort: «Veçantisht aktiv këtu ishte i riu
karizmatik shqiptar nga qendra e veriut të Kosovës, Azem Bejta [i njohun, simbas emnit të katun-
dit të vet, edhe si Azem Galica]… Azem Bejta bashkëpunonte me sërbët vendas kundër armatës
austriake». Dy vëllaznit e Azem Bejtës qenë ekzekutue prej austriakëve. Katundi i tij, Galica,
ndodhet në krahinën e Drenicës; emni i Azem Bejtës, së bashku me emnin e katundit të vet dhe
atë të Drenicës, do ta kenë shum të kumbueshëm jehun për breza me radhë, tue e krijue kësisoji
nji simbolizëm patriotik përmbi tanë të tjerët edhe për shqiptarët e Kosovës të kohës sonë.
Me të mbërritun në Greqi, forcat sërbe i rirreshtuen, dhe ma në fund fati u ribuzëqeshi.
Fuqitë qendrore, e veçmas Austro-Hungaria me Gjermaninë, të shkëputuna prej tregtisë nga
bllokada detare britanike, s’po e përmbanin dot avantazhin e përkohshëm. Në pranverën e 1917,
Amerika hyni në luftë n’anën e aleatëve, dhe ndonëse Rusia u tërhoq nga lufta në nandor, mbas
Revolucionit Bolshevik, ky zhvillim i fundit nuk u shërbeu gjermanëve e austro-hungarezëve siç
kishin besue paritë e tyne. Kapitullimi i Rusisë u dha zemër përkohësisht fu qive qendrore, por
Rusia tashma bolshevike përbante nji armë larg ma rrënimtare kundër perandorëve që mbret-
nonin në Berlin e Vjenë, se çfa rëdo zotësie ushtarake që mund të kishin forcat aleate, tue qenë se
mesazhi internacionalist kundër luftës që po e predikonin bolshevikët e Moskës po depërtonte, i
papenguem, nëpër tanë Gjermaninë e Austro-Hungarinë. Flota gjermane u kryengrit, gja që edhe
e shënoi fillimin e fundit; mandej u rebelue flota austriake në portin kroat të Kotorit (sot në Mal
të Zi).
Makineria ushtarake e fuqive qendrore nisi me u shkundullue, nësa me mija e dikur edhe me
miliona ushtarë po dezertonin, prandej u propozue nji armëpushim prej austro-hungarezëve më

38
1918. Mbrenda pak javësh, trupat sërbe dhe aleate e kishin rimarrë Kosovën. Në Gjermani dhe
në tokat e Habsburgut kishte trazina; punëtorët e fabrikave në Gjermani, Austri e Hungari i
lëshuen veglat, dhe populli doli në rrugë. Prijësit politikë të popujve sllavë – polakë, çekë,
sllovakë, sllavë të jugut, dhe të tjerë që ishin sundue prej gjermanëve, austriakëve e hungarezëve –
kërkonin pamvarësi. Siç përkujton shkrimtari i shquem kroat, Miroslav Krlež a, citue nga Banac,
«Austria… u zhduk njaq heshtazi prej qytezës sonë, sa asnji prej bashkëqytetarëve të dashun e të
nderuem nuk e kish venerue se Austrinë nuk e kishim ma në gjinin tonë».
Edhe para se me u shpallë armëpushimi zyrtar ndërmjet aleatëve dhe fuqive qendrore më 11
nandor 1918, perandoritë e udhëhequna prej gjermanëve e hungarezëve, që kishin jetue me
shekuj, u shpartalluen, dhe në fund të tetorit, në pronat e dikurshme të Habsburgut, u shpall
«Shteti i sllovenëve, kroatëve dhe sërbëve», që nji muej ma vonë udhëhiqej prej monarkut sërb;
kjo krijesë e re ngërthente edhe Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, shumicën e Maqedonisë sllave
dhe Voj vodinën, kjo e fundit me nji popullsi të përzieme hungareze, sërbe, kroate, gjermane e
rumune. Kështu u lind Jugosllavia, «shteti i sllavëve të jugut», që përfshinte edhe Kosovën, e cila
në shumicën e saj mbeti shqiptare ma parë sesa sllave. Kjo përftesë shkaktoi keqkuptime të
shumta. Autori radikal amerikan John Reed, fjala vjen, në veprën The War in Eastern Europe
(Lufta n’Europën Lindore) e bekonte nji Sërbi të madhe që mbërthente mbrenda vetes edhe
kroatë e sllovenë, dhe përsëriste, ndër trillimet e tjera, pohimet se shqiptarët qenë importue nga
Kaukazi prej osmanëve.
Kushtetuta e Ditës së Vidit (Vidovdan) e vitit 1921 i përshkruente sllavët jugorë si nji popull
të vetëm me tre emna – sërbë, kroatë e sllovenë. Muslimanët e Bosnjës, malazezët dhe
maqedonët kundroheshin si sërbë nga sërbët, kurse shqiptarët e Kosovës edhe ma tej
përshkruheshin si muslimanë sërbë të shqiptarizuem. Emërtimi ‘Jugosllavi’ do të njihej zyrtarisht
mbas tetë vjetësh; porse shteti i ri, pa pikë dyshimi, ishte nji sallatë grupesh etnike. Simbas nji
profili statistikor të përpiluem nga Banaci, në kohën e themelimit të shtetit më 1918, shqiptarët
ishin kombi i gjashtë autokton në territorin jugosllav, pra, nëse përjashtoheshin gjermanët dhe
hungarezët. Shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi numëronin të paktën 440
mijë frymë, ose 60 për qind të numrit të muslimanëve të Bosnjës, që numëronin 730 mijë frymë,
dhe ishin veç 25 për qind mbrapa popullsisë maqedonase që numëronte 585 mijë frymë. Ishte
socialisti sërb, Kosta Novaković , ai që ma së miri e përshkruente se si qëndronin punët në Koso-
vë, tue i citue «statistikat zyrtare të qeverisë sërbe, të cilat e pasqyrojnë karakterin shqiptar të
Kosovës. Në prefekturën e Prizrenit, më 1921, kish 17 për qind sërbë; kjo përpjesë ishte e njejtë
edhe në prefekturën e Prishtinës, të Mitrovicës, të Gjilanit, të Pejës e të Gjakovës. Në disa rajone
të tjera madje, kishte edhe ma pak sërbë. Më 1921 e tanë Kosova kishte, e shumta, 17 për qind
sërbë», përfundonte Novaković .
Novaković -i po ashtu e spjegonte me përpikmëni kundërgjegjen e regjimit monarkist
jugosllav ndaj kësaj çashtjeje: «Regjimi pansërb asht ma se i vetëdijshëm për këtë gja. Prandej ka
vendosë me e shkombtari zue Kosovën krejtësisht, tue e shtypë me forcë qëndresën shqiptare dhe
sidomos tue ua zaptue tokat dhe tue i kolonizue ato me sërbë». Rrjedhimisht, pansërbizmi, ose
nacional-romantizmi sërbian, me zhdrivillimin e stilit të vet të qeverisjes, pasqyronte ma së forti
ndikimet e shtetit francez revolucionaro-racionalist, centralist e unitarist. Franca zhakobine e
bonapartiste ushqente besimin e përhapun të shek. XIX, i cili e shoqnonte dhe herë-herë dhe
binte ndesh me besimin romantik se shtetet-kombe të mëdhaja të bazueme mbi ‘popullin’
mundeshin me u farkue prej identiteteve të ndryshme lokale, nëpërmjet njisimit të detyrueshëm.
Unitarizmi i stilit francez u përhap në Hungari, Gjermani e Itali dhe përhapja e tij e matejme në
rajonin e sllavëve të jugut ishte e pashmangshme.
Siç u përshkruejt në Kaptinën II të këtij libri, nacional-ideologët sërbë të para 150 vjetëve e
përqafuen sloganin e studiuesit të folklorit Vuk StefanovićKaradž ić : «Sërbë krejt e kudo». Nji
sërbizëm gjithpërfshimës do të mundej me ia dalë me i njisue ‘jugosllavët’, e ndoshta do t’i kish
asimilue edhe shqiptarët e Kosovës, të kishte me u bazue në mendësinë thelbësisht tolerante e
integruese të tipit « melting-pot» e cila e nxori identitetin kombtar amerikan. Porse, nuk u bazue.

39
Ma parë, u bazue në narcisizmin unitarist etnik dhe, rrjedhimisht, dikur vetëm ortodoksët sërbë,
tue i përfshi këtu malazezët dhe ata muslimanë të Bosnjës e maqedonë që ishin të gatshëm me e
përqafue identitetin sërb, ishin të denjë për poste pushtetare në shtetin e sllavëve jugorë, i cili më
1918 qe krijue, siç tashma thuhej, vetëm prej sërbëve.
Shum kohë para se Franca ta rafinonte konceptin mbi nji identitet të vetëm kombtar të
përkufizuem nga shteti centralist, monarkia kastiliane në Spanjë i kish pasë çue të paktën 400 vjet
në përpjekjet për t’i asimilue dhe katalanët, me shum pak sukses. Gjermania, ani pse e bashkueme
në fund të shek. XIX, kurrë nuk kishte ba përpjekje me e detyrue braktisjen e identitetit kulturor,
e as Italia. Madje edhe në Francën neozhakobine, Bretanja dhe rajonet e tjera u treguen jashtëza-
konisht qëndrestare ndaj homogjenizimit kulturor me forcë; vështirë me u mendue se shqiptarët
do të nënshtroheshin ma lehtë. Paria sërbe do të duhej të kishte mësue prej këtyne shembujve,
por ajo i injoroi. Madje, gjatë Jugosllavisë monarkiste, deri në shembjen e saj më 1941, ishte
Greqia ajo që ishte zgjedhë si model, e cila impononte nji identitet përbashkësues kombtar tue i
zbue e vra turqit dhe tue i shtypë përdhunshëm pakicat e veta shqiptare e maqedonase. Vetë në
Francë, romantizmi reaksionar kish synue me e naltue identitetin lokal kundrejt centralizmit
racionalist, porse fati ironik i historisë deshi që mbas shum brezash, imperializmi sërb, me nji
zhvillim të parashikuem, ta ngjizte mitizimin romantik me centralizmin e pamëshirshëm.
Për dy dhetëvjetësha mbas themelimit, Jugosllavia monarkiste pá përpjekje të vazhdueshme
për ta mbërritë sërbizimin e plotë të kroatëve, të muslimanëve të Bosnjës dhe të maqedonëve,
krahas përpjekjeve për t’i zbue shqiptarët nga Kosova. Ndaj dy kombeve të para u ndoq rruga
politike, ndërsa dy të fundit u përballën, siç e spjegon për bukuri Novaković -i, me kolonizimin e
ashpër sërb të territoreve të tyne. Megjithatë, të gjithë u përgjegjën ndryshe; kroatët nëpërmjet
politikës parlamentare, muslimanët e Bosnjës me nji përpjekje konformizmi, maqedonët
nëpërmjet terrorizmit revolucionar nacionalist në përmasa të gjana, dhe shqiptarët me qëndresën
e lëvizjes kaçake. Vërehet këtu nji dallim veri-jug si dhe nji pabarazi ekonomike, meqë kroatët dhe
boshnjakët, si ma të pasun, parapëlqenin zgjidhjen nëpërmjet apeleve dhe trysnisë, ndërsa
maqedonët dhe shqiptarët, si ma të vorfën, zgjodhën rrugë ma të drejtpërdrejta.
Kroatët kishin nji përparësi të madhe tue qenë se jeta e tyne politike e kohës mbizotnohej prej
populistit dhe përndritësit të madh, Stjepan Radić , kryeudhëheqës i Partisë Katundare Kroate.
Radić -i i kishte paralajmërue kroatët se ishin zhytë në shtetin e ri jugosllav «si patat e egra në
mjegullnajë». Më 1918, tue iu drejtue elitës politike në Beograd, do të deklaronte «Zotnij, gojën e
keni plot me fjalë t’ambla si ‘narodno jedinstvo’ [njisia e popullit], nji shtet i njisuem, nji mbretni
nën dinastinë Karađorđević ’. Dhe mendoni se mjafton me thanë që na kroatët, sërbët dhe
sllovenët jemi i njejti popull mbasi folim nji gjuhë dhe se në bazë të kësaj duhemi me e pasë edhe
nji shtet të njisuem centralist, madje nji mbretni, dhe se vetëm nji njisim i tillë gjuhësor dhe
shtetnor duhet të na bajë të lumtun… Zotnij, juve ashiqare nuk ju bahet vonë që katundari ynë
përgjithësisht, e në veçanti katundari kroat, nuk don me e ndie ma as edhe nji fjalë për mbretën e
për perandorë, as për shtetin që po ia impononi me zor… Ndoshta do t’i përfitoni sllovenët, nuk
e di. Ndoshta do t’i përfitoni edhe sërbët. Por jam i bindun se kurrë nuk do t’i përfitoni kroatët…
sepse i tanë populli kroat asht njilloj kundër centralizmit tuej siç asht edhe kundër militarizmit,
dhe asht njilloj pro republikës si dhe marrëveshjes popullore me sërbët».
Periudha fill mbas Luftës së Parë Botnore u shënue nga trazina të mëdhaja shoqnore në
Kroaci, tue përfshi kryengritje të randësishme katundare. Deri në themelimin e shtetit të ri të
sllavëve të jugut, Radić -i ishte nji za karizmatik porse i ishulluem i katundarisë së shpronësueme
politikisht, e megjithatë mbas vitit 1920, me paraqitjen e votës universale të qytetarëve mashkuj,
Partia e tij Popullore Katundare u ba lëvizja kryesore shoqnore në Kroaci. Ishte, ç’asht e drejta,
diçka ma shum sesa parti, dhe vetë Radić -i ishte ma shum sesa politikan. Banaci shkruen me nji
stërmadhim teatral, porse t’arsyetuem «Nuk ka pasë ma nji tjetër si ai në historinë kroate.
Romantik, megjithëse prap pragmatist, Stjepan Radić -i e përndriti qiellin kroat si dritë
llamburitëse meteori. Periudha e tij qe ajo e viteve 1918-1928… që përfundoi me shtrimjen e tij

40
për vdekje në dyshemenë e Kuvendit Popullor [në Beograd] më 28 qershor 1928, trupi ba blosh
prej plumbash».
Radić -i, i quejtun «Gandi kroat» si apostull i lëvizjes së padhunshme që ish, u vra në nji seancë
të Kuvendit Popullor nga malazezi Puniš a Rač ić. Shpeshherë asht thanë se plumbat që e vranë
Radić -in në Ditën famëkeqe të Vidit, e vranë edhe Jugosllavinë monarkiste, mbas pak ma shum se
12 vjetësh. Disa kroatë shpejt filluen me e braktisë traditën pacifiste të Radić -it për ta kërkue nji
zgjidhje ma ekstreme, e dikur madje terroriste, e cila do t’identifikohej me lëvizjen e vogël e
ekscentrike të njohun me emnin Ustaš a. Por ma e randësishmja asht se vrasja e Radić -it në
mënyrë dramatike e ilustron pasigurinë e institucioneve parlamentare në monarkinë e sllavëve të
jugut, e cila mbeti sërbe për kah zanafilla e qëndrimi. Dhe ky nuk ishte rast i veçuem; ishte, ma
përpara, kulmim i nji vargu përpjekjesh prej regjimit të Beogradit për ta heqë qafe pakënaqësinë
kroate, që ma në fund përvetësoi mënyrat ma të dhunshme. Vdekja e Radić -it u kthye në pretekst
për vumjen e diktaturës mbretnore në shtetin e Sllavëve të Jugut, e cila zyrtarisht u riemnue
Jugosllavi. Së shpejti, ploja që po kryente policia sekrete e Jugosllavisë monarkiste ndaj josërbëve
në përgjithësi, e ndaj kroatëve në veçanti, ia kishte sigurue Jugosllavisë mëninë e opinionit liberal
e majtist në gjithë Europën, që regjimin e Beogradit e rradhiste si fashist krahas Italisë së
Mussolini-t.
Gjatë gjithë viteve të 1920-ta, Radić -i kish kërkue aleatë përmbrenda e përjashtë shtetit të
sllavëve të jugut, prej të cilëve disa mjaft të tejzakontë, tue marrë parasysh reformizmin
joideologjik të tij. Ai, sikurse revolucionarë dhe nacionalistë të shumtë aneqark botës, vojti në
Rusi në kërkim të ndihmës; madje do bolshevikë besonin se mundeshin me e përthithë Radić -in
dhe ndjekësit e tij mbrenda Internacionales Komuniste, ose Kominternës. Por ai përfundoi në
koalicion me populistët sërbë. Leon Trocki shkruente, paksa ashpër, se Radić -i kishte udhëtue
nga «Zagrebi i gjelbër», kryeqyteti kroat që njihej si Meka e radikalizmit katundar, për në «Moskën
e kuqe», për me përfundue në nji ministri në Beogradin «e bardhë», d.m.th. kundërrevolucionar.
Por dobësia e përkohshme e Radić -it për komunizmin sovjetik e shtoi edhe praninë e
komunizmit jugosllav në Zagreb, meqë Zagrebi nuk ishte veç «i gjelbër»; ishte edhe qendra e
lëvizjes laburiste të sllavëve të jugut dhe qyteti ma i përparuem i shtetit të sllavëve të jugut. Nji
figurë, atëbotë e panjohun, që do të brofte prej majtizmit zagrebas të viteve 1920, ishte
metalpunuesi Josip Broz, i paracaktuem për t’u ba i njohun me nofkën Mareshal Tito.
Muslimanët e Bosnjës, ndonëse nuk duheshin aspak prej sërbëve, nuk e ndanin pakënaqësinë
kroate me shtetin e sllavëve jugorë; as nuk vuejtën, në vitet 1920 e 1930, prej zullumit sërb.
Nacionalistët kroatë i nxitnin muslimanët e Bosnjës që veten ta shihnin në thelb si kroatë, nji apel
ky që gjeti mbështetje te kujtesa e muslimanëve të Bosnjës për mizoritë sërbe gjatë shek. XIX dhe
gjatë Luftës së Parë Botnore. Por edhe shum udhëheqës të tjerë kroatë e përqafuen pluralizmin
nacional-fetar, tue i pa edhe katolikët edhe muslimanët si pjesëtarë të kombit të tyne, me nji lloj
dashamirësie që nuk e shfaqnin edhe ndaj shqiptarëve. Në nji deklaratë të paharrueshme, të
citueme nga Banaci, françeskanët kroatë në Bosnjë pohonin se feja ishte çashtje individuale dhe
se mbijetesa e katolicizmit nuk mvarej prej kroatëve, ashtu sikurse kroatët do të vazhdonin me
ekzistue qenë a s’qenë katolikë!
Por, nji zhvillim që u duket i mahnitshëm vrojtuesve në fund të shek. XX, tue marrë parasysh
llahtarinë e Luftës së Bosnjës të viteve 1992-95, bani që disa muslimanë të shquem sërbë, për dy
breza radhazi, ta identifikonin veten e tyne si sërbë të fesë muslimane. Nji simpati e tillë e pasqy -
ronte miradijen për energjinë me të cilën Sërbia kish provue me e mbajtë Bosnjën larg duerve të
Austro-Hungarisë dhe mandej ishte përpjekë me e shkulë Bosnjën nga Habsburgu mbas vitit
1878. Nga ana e tyne, sërbët, tue e zbatue konceptin tashma të njohun «sërbë krejt dhe kahmos»,
pohonin se muslimanët e Bosnjës nuk ishin tjetër veçse sërbë t’islamizuem të cilët gjakonin me iu
kthye rranjëve të veta. Dhe nji e fundit asht se shumica e muslimanëve të Bosnjës i venin në
dyshim traditat sërbe të kryengritjes katundare kundër çifligarëve muslimanë, dhe Bosnjë-
Hercegovina, sikurse Kroacia, u kish mbetë besnike fuqive qendrore gjatë Luftës së Parë Botnore.
Në shtetin e ri të sllavëve të jugut, sërbët, si për faqësues të koalicionit ngadhnjimtar t’aleatëve,

41
qartazi ia kishin vu vetes synimin me ushtrue dhunë ndaj të tanëve që ishin radhitë krahas Austro-
Hungarisë.
Maqedonët sllavë ua shkonin kroatëve me pakënaqësinë e tyne ndaj shtetit monarkist të
sllavëve të jugut, porse ata përfituen prej rezistencës së armatosun masive shum kohë pa dalë në
skenë ustashët kroatë. Lëvizja e tyne revolucionare kombtare, Organizata e Mbrendshme
Revolucionare Maqedonase (VMRO) kishte nji histori të gjatë mbresëlanëse dhe qe kthye në
grupimin ma të rryem e ma të ngritun intelektualisht në Europë. Ngjashëm me Armatën
Republikane Irlandeze (IRA), VMRO-ja me kohë do të përdegëzohej në krahun prokomunist dhe
n’atë profashist. Ishte VMRO-ja ajo prej të cilës doli edhe përpjekja për me e mohue separatizmin
sllav maqedonas në të mirë të zgjidhjes federale për Maqedoninë, tue i njisue sllavët, turqit,
hebrejtë sefardikë (atëbotë bashkësi mjaft e numërt në rajon), grekët e shqiptarët në nji Maqedoni
‘internacionaliste’. Prej të tana lëvizjeve nacionaliste në Jugosllavi, VMRO-ja ishte ajo që vuni
lidhjet ma të forta me Partinë Komuniste.
Nji komunist kroat, Ante Ciliga, përkujtonte ma vonë se më 1923, Komunistët Bullgarë,
partia kryesore në Kominternë, lançoi nji fushatë përmbrenda aparatit të Kominternës, tue e
akuzue politikën e këtij organi për t’i injorue luftnat kombtare të popujve të vogjël, majë tanash
ato të maqedonëve e të kroatëve në Jugosllavi. Kjo nuk ishte fort befasuese, tue qenë se
nacionalizmi bullgar prej kohësh ishte ndërlidhë me interesat bullgarë. Elementët antibeogradas
në Kominternë pohonin se me anashkalimin e ankesave të maqedonëve e të kroatëve, komunistët
de facto e përkrahnin imperializmin sërb. Mbrenda hierarkisë komuniste jugosllave, të cilës i qe
lejue me ba debat fraksional nën regjimin e atëhershëm Lenin-Trocki, krahu i djathtë i partisë
ngulmonte për nji autonomi të kufizueme e të vokët për masat josërbe, ndërsa i majti thjesht
pohonte se revolucioni socialist kish me i zgjidhë të tana mëtimet kombtare.
Ciliga, anëtar i udhëheqësisë komuniste jugosllave, propozoi nji zgjidhje ma të guximshme: nji
Jugosllavi federale të përbame prej shtatë republikash: Sllovenia, Kroacia, Sërbia, Mali i Zi dhe
Maqedonia, që do të njiheshin si kombtarisht homogjene, dhe dy njisi të përzieme: Bosnjë-Her-
cegovina dhe Vojvodina. Qëndrimi i tij e anashkalonte çashtjen e Kosovës dhe shumicën e saj
shqiptare, porse ishte diagonalisht i kundërt me qëndrimin e centralistëve, siç ishte ai krejtsisht
prosërb i udhëheqësit t’atëhershëm të partisë, Sima Marković . Moska iu kundërgjegj këtyne
mosmarrëveshjeve tue thirrë për pamvarësimin dhe mëvetësinë e plotë të Sllovenisë, të Kroacisë
dhe të Maqedonisë, tue i anashkalue territoret e përzieme si dhe Malin e Zi –gabim trashanik ky,
simbas Ciligas. Nga viti 1923 deri më 1926, komu nistët jugosllavë zyrtarisht përkrahën pamva-
rësinë e sllovenëve, të kroatëve dhe të maqedonëve, ndërkohë që organizimet e tyne në Bosnjë-
Hercegovinë, Mal të Zi dhe Vojvodinë, pa autorizim, po ashtu thirrnin për pamvarësimin e
këtyne territoreve. Nga ana e vet, nji pjesë e konsiderueshme e malazezëve «të gjelbër» e pranuen
identifikimin kulturor me Sërbinë, por e mohuen hegjemoninë e Dinastisë Karađorđevićsi dhe
shkrimjen e fronit malazez, i cili udhëhiqej prej Petrović -ëve.
Po Kosova ku mbeti? Jugosllavia monarkiste, nëpërmjet veprimtarive që i përshkruejnë bukur
si Noel Malcolm ashtu edhe Kosta Novaković , provoi me e ndërrue përbamjen etnike të kësaj
krahine tue dërgue kolonë të shumtë sërbë në Kosovë, të cilëve u jepej toka falas – e zhvatun prej
pronarëve shqiptarë e turq, me mënyra që synonin me e justifikue kolonizimin si reformë agrare.
Shpenzimet e transportit, furnizimet themelore, madje edhe disa shtëpi jepeshin krejt falë. Këto
të fundit kryesisht zhvateshin prej shqiptarëve. Për ma shum, kolonëve u jepeshin hua fort të
leverdishme. Porse, kolonizimi dështoi. Sërbët nga jashtë Kosovës nuk u mishnuen me mjedisin e
ri, që u dukej i huej dhe jo fort dashamirës.
Shqiptarët, kuptohet, u kundërvunë. Shumica e parapëlqenin lëvizjen politike Xhemijet –
Shoqatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Muslimanëve, e cila ishte e lidhun me politikanët
muslimanë boshnjakë dhe avokonte për muslimanët sllavë e shqiptarë nëpër tanë Jugosllavinë
jugore, pra në Sanxhak, Kosovë dhe Maqedoni. Por, të mos i harrojmë edhe kaçakët; lëvizja e
tyne nuk u shue thueja kurrë. Ata nuk i lëshuen kurrë armët, dhe po vepronin nën ombrellën e
Komitetit Mbrojtja Kombtare e Kosovës, të njohun shpesh si Komiteti i Kosovës ose MKK,

42
themelue më 1918 në Shkodër. MKK-ja dhe kaçakët e Kosovës në përgjithësi luftuen shum për
ta mbajtë të drejtën e tyne historike mbi këtë tokë.
MKK-ja nxori nji program për Kryengritjen e përgjithshme shqiptare në Rrafshin e
Dukagjinit në pranverë të vitit 1919. Programi, i kufizuem në 10 parime, shpërfaqte natyrën
inteligjente dhe të disiplinueme të lëvizjes:
I. Asnji kryengritës nuk guxon me i damtue shkijet e vendit veç atyne qi qindrojnë me armë
në dorë kundër qëllimit shqyptar;
II. Asnji kryengritës nuk guxon me djegë shtëpia e me rrënue kisha;
III. Plaçka asht jasak kryengritjes;
IV. Asnji kryengritës nuk guxon me ba naj shëmtim mbi trupat e të vramëve t’anmikut as me
çveshë ata anmiq qi jesin dekun e të plaguem, ose të xanë rob.
V. Veprimi ma i gjallë ka me kenë kundra ushtrisë, xhandarmënisë, kundra komiteteve
t’anmikut qi kundërshtojnë me armë në dorë edhe në kjoft se anmiku ban mizorina
shqyptarëve pa armë me vete ka për t’iu përmbajtë plotësisht e rreptësisht katër pikave të
naltpërmenduna;
VI. Nji shqyptar qi e kundërshton luftën krahas me anmikun, ose veç asht kundra qëllimit, ka
për t’u vra pa gjyq e pa afat, kushtdo qi të jetë. Por nji tradhtar pa armë në dorë ka me u
gjykue para gjyqit të kryengritjes e ka me u denue mbas dokumentash e jo me prralla të
hallkut;
VII. Në të zaptuemit e nji shehri ose të nji katundi, shkijet e vendit ashtu edhe çarshija të ruhen
me njerëz besnika e kryengritësit të ndjekin anmikun pa afat e pa bjerrë asnji dakik nëpër
shehër e katunde;
VIII. Kot e pa nevojë as gjaku i popullit tonë, as gjaku i popullit anmik s’ka me mujtë me u
derdhë. Por aty ku asht nevoja, nji kryengritës s’ka me guxue me kursye aspak gjakun e vet;
IX. Aeroplanat, konsullat e shka ka qi i përket këtyne, kanë për t’i ruejtë me gjind ma besnika e
ma të marrun vesh;
X. Të vramët shqyptarë s’kanë për t’u vorrosun derisa të vijë ndonji komision i huej. Mizorinat
e bame prej anmikut kanë për të mbetë shenue edhe për me i diftue Evropës e Amerikës;
Simbas Kosta Novaković -it: «Qeveria sërbe u përpoq me i damkosë kaçakët shqiptarë, tue i
paraqitë ata si bandita dhe prandej edhe i shpalli ilegalë, tue i dhanë të drejtën secilit agjent të
qeverisë dhe secilit fashist sërb, me i vra.
«Në fakt, kaçakët s’janë cuba fare, por patriota të kryengritun shqiptarë. Ata kanë braktisë çdo
gja, shpi e katandi, e ua kanë mësye maleve; kanë formue çeta të luftarëve të lirisë dhe po i luftoj-
në padrejtësitë dhe aktet barbare të ushtrisë e të policisë sërbe. Luftarët e lirisë besojnë se,
kësisoji, munden me e zbue regjimin sërb prej Kosove.
«Këta luftarë kombtarë kanë ba luftë t’ashpër, bile luftë që duhet me u admirue, kundrejt
forcave disa herë ma të mëdhaja të xhandarmënisë dhe t’ushtrisë sërbe. Emnat e Bajram Currit e
Azem Bejtës, e të dëshmorëve të tjerë të ramë në këtë luftë, janë gdhendë thellë në zemrat e
shqiptarëve të Kosovës. Që prej vitit 1920, ma se 10 mijë luftarë lirie dolën maleve të Kosovës.
Veç në rajonin e Llapit ishin 2000 sosh. Më 1920, në kohën e kryengritjes në Llap, ushtria sërbe,
nën drejtimin e Radovan Radović -it, e bombardoi katundin e madh shqiptar Prapashticë tue i ba
të tana shpitë rrafsh me tokë.
«Sikurse në Llap, lëvizjet kombtare shqiptare u ngritën në shum pjesë të Kosovës, dhe forca
të mëdhaja sërbe i shuen më 1919 dhe 1924. Këtu duhet përmendë lëvizja në Plavë, Guci dhe
Rugovë më 1919, ajo në Prishtinë më 1921, në Drenicë më 1923, në Mitrovicë 1924 dhe prap në
Drenicë më 1924. Gjatë shtypjes së këtyne kryengritjeve, ushtria sërbe vrau 2600 shqiptarë.
«Kësisoj qëndresa kombtare u kufizue n’aksionet e njisive guerile të luftarëve të lirisë. Simbas
nji raporti zyrtar të qeverisë sërbe, 1200 atdhetarë ishin organizue nëpër njësi guerile më 1924. Më
1927, policia sërbe nxori nji bilanc [ishte tepër i shkurtë për ta përfshi ndonji periudhë ma të gjatë
sesa ai vit]: 310 kryengritës shqiptarë të vramë, 175 të zanë robë dhe 626 të dorëzuem. Më 1927

43
luftarët e lirisë e ndalën veprimtarinë e tyne, porse shpirti i tyne jeton në çdo katund dhe nuk ka
me vdekë derisa të jetë lirue Kosova», pohonte Novaković .
Lëvizja kaçake e viteve 1920 ishte lëvizja ma e shtrime e qëndresës së shqiptarëve të Kosovës
deri para pak vjetësh, dhe kujtesa për të asht e pamohueshme në vetëdijen e shqiptarëve
gjithkahmos. Xhemijeti dikur u shtyp prej qeverisë monarkiste jugosllave me pretekstin e gjoja
shërbimeve që kishte ofrue si front ligjor i kaçakëve. Por kaçakët nuk ishin politikanë. Shembulli
ma ilustrativ ishte Azem Bejta, që mundet me u quejtë barasvlefta shqiptare e Emiliano Zapatas
ose e Augusto C. Sandinos të botës hispanike; dhe sikurse Sandino në rajonin Nueva Segovia të
Nikaraguas, ashtu edhe Azem Bejta u ba pandashëm i identifikueshëm me rajonin e Drenicës dhe
katundin e tij, Galicën.
Por Azem Bejta, që vdiq më 1924 mbas sulmit të jugosllavëve mbi for cat e tij, kishte diçka
mbrenda legjendës së vet që u mungonte atyne të Zapatas e të Sandinos. Azem Bejta kishte nji
dorë të djathtë besnike e të zhdërvjelltë, Qerim Galicën. Dhe pa dijeninë e shumicës së bashkë-
luftarëve kaçakë e të përkrahësve të tyne, të paktën në fillim, Qerim Galica ndrynte nji sekret krejt
të veçantë. Qerimi nuk ish veç oficer i Azem Bejtës, i shkathtë n’armë e trim ndër beteja; Qerimi
ish vetë nusja e Azemit, Shota, veshë sikur burrë. Për shoqninë tejet patriarkale shqiptare, guximi
i luftares grue që luftonte krah për krah me burrat, madje shpesh ma burrnisht sesa ata, ishte nji
risi e jashtëzakonshme. Sot shum kangë, madhe edhe nji balet, i kushtohen Shote Galicës, njikësaj
heroine të pashoqe të botës shqiptare. Dëftohen e ridëftohen historina se si burrat mundoheshin
me e ba me iu kthye detyrave tradicionale të grave shqiptare, e me iu përkushtue shpisë e votrës
simbas atij parimit të Kanunit «Grueja âsht shakull për me bajtë».
Shote Galica ish ba me bajtë, por nuk ish shakull. Ajo nuk pranoi me e lanë pushkën, tue u
thanë mashkujve se ish e domosdoshme në luftë mbasi ata qenë kthye në burracakë që u zinin
besë shkijeve. Mbas vdekjes së burrit vazhdoi me luftue deri më 1927, kur vdiq prej plagëve të
marra në luftë, 33 vjeçare. Kulti për te, sepse i tillë asht adhurimi i saj, ta bjen përpara gjendjen e
dëshpërueme të qëndresës shqiptare, sepse zullumet të cilave duhej me u ba ballë edhe vetë gratë
ishin çashtje për jetë a vdekje, çashtje të mbijetesës së thjeshtë, që alternativën e vetme e kishin
asgjasimin e tanë të kombit. Si simbol atdhetarie Shote Galica ishte edhe ma bindëse për
shqiptarët se Radić -i për kroatët. Siç shkruen Banaci: «Shote e Azem Galica s’asht balet argëtimi».
Shote Galica e shkelte nji parim të Kanunit, porse tue e nderue konceptin e gjithmbarshëm të
tij për drejtësi e nder. Për autoritetet monarkiste jugosllave, kuptohet, Kanuni ishte nji cikërrimë e
parandësishme folklorike; me vlugun e terrorit të plotë kundërshqiptar në Kosovë, nji prej vik-
timave ma fisnike të këtij terrori bahet vetë Atë Shtjefën Gjeçovi, studiuesi françeskan dhe
përpiluesi i Kanunit të botuem. Atë Gjeçovi u vra nga nji pritë më 14 tetor 1929, ngat Zymit,
katund n’afërsinë e Prizrenit, ku ishte caktue si prift i rrethit. Ishte vetëm 55 vjeç kur vdiq; e
kishte çue pothuej tanë jetën tue i shërbye lëvizjes kombtare. Nji dokument i vitit 1906, bash-
kangjitë si shtojcë Kanunit të botuem, na ofron nji dëshmi të përkushtimit të tij të flaktë për
çashtjen shqiptare. Aty, sipër nënshkrimit vu nga «Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan, dëshmitar»,
lexojmë: «Atij që i bashkohet xhandarmënisë [osmane] do t’i digjet shpia dhe ai vetë do të leçitet
përjetë».
Therorizimi i Atë Shtjefën Gjeçovit e ven në pah aspektin ma të randësishëm të qëndresës
shqiptare në Kosovë kundruell Jugosllavisë monarkiste, e që anashkalohet prej vrojtuesve të huej:
rolin madhor të luejtun prej klerit katolik, edhe pse shumica e shqiptarëve të Kosovës, ishin e janë
muslimanë. Sidoqoftë, mbamendja mbi aleancën muslimano-katolike mbetet ma se e freskët ndër
shqiptarët. Studiuesi Aurel Plasari para pak kohësh shkruente për priftin katolik Dom Nikollë Ka-
çorri, bashkënënshkruesin e rezolutës antiturke, dëshmitar i të cilës ishte Gjeçovi: «Ndërsa rrinte
përskaj Ismajl Bej Qemajlit me kërkue pamvarësinë e atdheut, ai nuk llogariste përqindjet e feve
në Shqipni! Kur Atë Anton Harapi e hartoi memorandumin e famshëm drejtue fuqive të mëdhaja
më 1918, ai nuk numëronte se ndër 44 nënshkrimet e parisë së Hotit e të Grudës kishte 40
muslimanë e 4 katolikë! Kur Imzot Luigj Brumçi luftonte për kufijtë e Shqipnisë në Versaj nuk i
kish në krye përqindjet! Kur u gjujzue përpara Papës për t’i shpëtue krahinat e Korçës e të

44
Gjinokastrës, ai nuk e mendonte se s’kish as as edhe nji frymë katolike ndër këto krahina! Kur
Faik Konica [bej musliman dhe shtetar i shquem], Fan Noli [peshkop ortodoks] dhe Gjergj Fishta
[prift katolik dhe poet kombtar i qëndresës shqiptare kundër sllavëve] përpiqeshin për
pamvarësinë e vendit të tyne në ShBA, nuk e besoj t’i kenë lodhë senatorët amerikanë mbi
përpjesëtimet ndërmjet feve në Shqipni! Kur Imzot [Jak] Serreçi i shkruente Lidhjes së Kombeve
se në Shqipni, e cila rrezikohej nga zhdukja prej faqes së dheut, muslimanët e të krishtenët janë
vëllazën dhe duen me jetue në të njejtin shtet, ai nuk i bazonte argumentet e veta në përqindje! »
Porse françeskanët dhe katolikët e tjerë shqiptarë ishin, sa patriotë, aq edhe përparimtarë. Në
Shqipninë e ngushtë, françeskanët si Atë Harapi e përkrahën qeverinë jetëshkurtë të Fan Nolit, i
cili me sukses e kish themelue Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe e kishte marrë
pushtetin në qershor të vitit 1924, tue e përvetësue nji program reformash. Nji prej akteve të para
të Nolit ishte themelimi i marrëdhanieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik; nga ana e tij, Atë
Harapi ma vonë do të kujtonte: «këto ishin kohëna kur mendoshim se shqiptarët ia kishin kthye
shpinën orientit dhe po shikjoshin përpara».
Lëvizja e Nolit kish lindë prej neverisë së mbizotnimit të politikës shqiptare nga oficeri i
ushtrisë, Ahmet Zogu. Mbas Luftës I Botnore, Zogu, i diplomuem n’akademinë ushtarake turke,
kish ardhë në pushtet gjatë nji rrekjeje të pasuksesshme jugosllave për ta marrë Shkodrën, dhe ma
vonë gjatë ballafaqimit të suksesshëm kundër përpjekjes së italianëve m’e aneksue Vlonën. Më
1922, mbasi bahet Ministër i Mbrendshëm, mandej i Komunikimit, dhe kryekomandant ushtrie,
Zogu e zavendëson patriotin kosovar Hasan Prishtina si kryeministër i Shqipnisë; Hasan Prishtina
dhe Bajram Curri, nji tjetër udhëheqës me nam i kaçakëve, për nji kohë të shkurtë e pa sukses, i
kundërvihen Zogut.
Ani pse Zogu ishte përzanë nga Shqipnia prej Nolit, ai u kthye në pushtet ditën e
Kërshëndellave më 1924, mbas vetëm gjashtë muejsh, i mbështetun nga trupat jugosllave e
bjelloruse. Mbaskëndej Zogu u përkushtue, me kambënguljen e jugosllavëve, me i likuidue
kaçakët e mbetun; ishte koha e Nolit ajo kur Jugosllavia, e alarmueme nga natyra mo dernizuese e
pushtetit të tij dhe nga mundësia se do ta përkrahte Komitetin e Kosovës, po e përndiqte Azem
Bejtën. Zogu u kujdes që Bajram Curri, që e kish përkrahë Nolin, të vritej mbrenda pak muejsh;
për nandë muej rresht mbaskëndej Hasan Prishtina do t’i shmangte agjentët e Zogut, i cili e
shpalli veten mbret më 1928. Por edhe Hasan Bej Prishtina ma së mbrami u vra. Kësodore,
lëvizja e madhe kryengritëse e kaçakëve të Kosovës u zhduk nga skena, nemose përkohësisht.
Viktimat e intrigës jugosllave gjatë kësaj periudhe përfshinin edhe të tjerë përveç kroatëve të
vramë për Kroacinë, sikur Stjepan Radić , dhe kosovarëve të vdekun n’emën të Kosovës, si Azem
Bejta, Bajram Curri dhe Hasan Bej Prishtina. Nji prej rasteve ma prekëse të këtilla ishte vrasja e
mnershme në nji rrugë të Zagrebit e historianit të shquem Milan Šufflay, më 1931. Šufflay u vra
nga nji agjent i policisë sekrete monarkiste, i cili i ia çau kryet në dysh me nji shkop metali,
incident ky që ngjalli nji reagim t’ashpër prej intelektualëve liberalë n’Europë e n’Amerikë, përfshi
këtu Albert Einstein-in e Thomas Mann-in. Einstein-i e Mann-i nënshkruen nji letër që e
përshkruente hollësisht ngjarjen, tue i fajsue autoritetet e Beogradit për përpjekjen me i ndry
faktet n’arkë. Ata e sulmuen «regjimin despotik» me të cilin qeverisej Jugosllavia dhe në veçanti
«mbretninë e terrorit» në Kroaci. Ngjashëm, më 1933, nji grup shkrimtarësh amerikanë, përfshi
Theodore Dreiser-in, John Dos Passos-in si dhe Upton Sincair-in, protestuen publikisht kundër
represionit në Jugosllavi.
Mbasardhës i nji familjeje fisnike gjermano-kroate, Šufflay ishte erudit që u doktorue në
histori, si ballkanist, në moshën 22 vjeçe. Ai u ba ekspert i shquem i historisë shqiptare e
malazeze, dhe nga Banaci asht përshkruejtë si «albanologu ma i shquem i breznisë së vet, i patej-
kaluem, në njifarë mënyre, edhe sot e kësaj dite». Ai mbetet nji prej figurave ma të nderueme ndër
intelektualët shqiptarë.
Šufflay ishte historian i nji kalibri të naltë. Tue e kundërshtue njisimin e sllavëve të jugut, ai
shkruente: «Ideja e jugosllavizmit nuk asht sa duhet dinamike. Asht ide e re e e copëzueme. Nuk
asht thueja asgja, krahasue me vetëdijen nacionale sërbomadhe, të kalitun në luftën

45
shumshekullore për çlirim». Politikisht, megjithatë, ai me shpoti identifikohej me Sinn Fein-in,
partinë politike të republikanëve irlandezë. Šufflay-i ish përkrahës i krahut të djathtë i pamvarësisë
së Kroacisë, si pjesëtar i Partisë së vogël e t’urryeme Kroate të të Drejtës (Hrvatska Stranka
Prava), themelue nga hebreu i konvertuem, Josip Frank. Frankistët, siç njiheshin atëbotë, ishin
ithtarë t’ekstremistëve ustashë, por mbas Banacit, Šufflay-i kurrë s’e bani kalimin prej frankizmit
klasik tek qëndrimet profashiste t’ustashëve. Ani që tendenca të këtilla djathtiste lulëzonin ndër
kundërshtarët kroatë e maqedonë të monarkisë jugosllave, megjithëse po vinte fundi i viteve
1930, ato nuk ngjitën ndër shqiptarë. Ç’asht e vërteta, n’anën tjetër, ideologjia nacional-socialiste e
fashiste po bahej përherë ma joshëse ndër sërbë.
Viti 1937, më 7 mars, pruni me vete, në Klubin Kulturor Sërb në Nish, paraqitjen e nji prej
kumtesave ma të pështira publike të këtij shekulli. Autori i saj ishte Vasa Čubrilović , doktor
shkencash, pjesëtar i rrjetit sërb që kish organizue vrasjen e kryedukës austriak Franz Ferdinand
në Sarajevë më 1914. Titulli i saj ishte «Iseljavanje Arnauta» [dëbimi i shqiptarëve] dhe ajo shum
shpejt iu dorëzue si nji memorandum këshilldhanës qeverisë jugosllave. Katër vjet mbas ardhjes
së Adolf Hitlerit në pushtet në Gjermani, Dr. Čubrilović -i e paraqiste sheshit qëndrimin sërb faqe
shqiptarëve të Kosovës – ata duheshin me u përzanë për në Turqi. Ma tej, deklaronte ai: «nuk ka
dyshim se e tanë çashtja do të ngjallte reagime ndërkombtare, që në raste të këtilla asht e
pashmangshme. Sa herë ka ndodhë ndonji gja e ngjashme në njiqind vjetët e fundit, gjithmonë ka
pasë dikush që ka protestue kundër saj… Do të ketë do protesta ndërkombtare… Sido me qenë,
bota moderne asht mësue edhe me ma keq. Ajo i ka hallet e veta prandej nuk kemi pse me
drashtë aq shum sa i përket reagimeve prej jashtë. Nëse Gjermania mundet me i dëbue me mija
hebrej, nëse Rusia mundet me i transportue me miliona njerëz prej nji pjese të kontinentit në
tjetrën, dijeni se disa qinda mija shqiptarë të zbuem nuk kanë me e kallë nji luftë të re botnore.
Organet vendimmarrëse duhen me ditë se ç’duen, për t’ia dalë me e zbatue planin e tyne pa me u
mërzitë për opinionet e botës». Filozofia e Dr. Čubrilović -it, me ndonji ulje t’atykëtushme, do t’i
mbizotnonte marrëdhaniet sërbo-shqiptare deri më 1999.
Dr. Čubrilović -i i kishte zbërthye propozimet e veta hollësisht. Shqiptarët i përkufizonte si
‘elementë anarkistë’, nji krahasim paksa piktoresk ky kur marrim parasysh se i njejti i ishte
bashkangjitë gjysmanarkistit Gavrilo Princip n’atentatin e Sarajevës që e përndezi nji luftë bot-
nore. Ai i ritheksonte legjendat për popullimin e Kosovës prej shqiptarëve mbas Dyndjes së
Madhe, dhe e fajsonte këtë ndërhymje të madhe shqiptare drejt veriut për kufizimin e ndikimit
sërb mbi Maqedoninë. Por ai vërente edhe se sërbët kishin nisë me i dëbue shqiptarët në kohët
moderne, me kryengri tjen e parë antiosmane të sërbëve më 1804. Ai paralajmëronte se shqiptarët
«asht dashtë të shfarohen prej shtetit tonë të tashëm që kur ai u themelue më 1918». Por kjo nuk
ishte ba, qahej ai. Shkëmbimet e popullsisë në të cilat grekët qenë dëbue prej Turqisë, si dhe turqit
prej Greqisë, Rumunisë e Bullgarisë, ishin kthye në normë në Ballkan, porse Jugosllavia ishte pri
ma fort kah «metodat e ngadalta dhe të pasuk sesshme të kolonizimit gradual», të cilat ashiqare
kishin dështue. Dhe së fundmi, shqiptarët vazhdonin me ua kalue sërbëve me plleshmëni. E në
nji ankesë që shpalonte krejt lakuriq synimet e Čubrilović -it, ai ankohej se shqiptarët qenë «mësue
me nocionet europiano-perëndimore të pronës private. Asht e qartë se ç’dame u ka pru ky
qëndrim kombit e shtetit tonë». Këtu shohim se Dr. Čubrilović -i ishte larg ma shum anarkist sesa
antishqiptar statist.
Por, vizioni i tij ishte, kuptohet, statist sepse projekti i tij do të kër konte mjete nga qeveria: «E
vetmja zgjidhje asht me përdorë forcën e dhunës. Gjithmonë kemi qenë superiorë kundrejt
shqiptarëve në përdorimin e saj». Për ta jetësue çrranjimin e popullatës heracake shqiptare të
Kosovës, ai thirrte për zbatimin e nji morie teknikash: ryshfete e kërcënime ndaj hoxhallarëve
shqiptarë si dhe t’elitave sekulariste; promovimin e Turqisë si nji vend ku mund t’arrihej nji jetë
ma e mirë; propaganda që ta pohonin çrranjimin me sukses të turqve prej Dobrdugjas në Detin e
Zi, që mbahej prej Rumunisë. Për ma shum, do të viheshin në përdorim të gjitha mjetet ligjore,
tue i përfshi gjobat; arrestimet, zbatimet e pamëshirshme të të gjitha sanksioneve policore;
ndëshkimet për kontrabandë, për premjen e pakontrollueme të pyjeve dhe për bredhjen e qenve

46
të pashoqnuem prej pronarëve; puna e detyrueshme. Tapitë e vjetra do t’anuloheshin, regjistrimi i
tjetërsimit të tokës do të pezullohej, kurse taksat do të shtoheshin dhe, krahas borxheve publike e
private, do të mblidheshin me rreptësinë ma të madhe. Përdorimi i lëndinave shtetnore e
komunale do të ndalohej për bagëtinë e shqiptarëve; licencimi i tregtimeve, lokaleve, dyqaneve të
vogla do të ndërpritej, dhe shqiptarët do të duheshin me u përjashtue prej punëve shtetnore,
private e madje edhe me u ndalue me u vetëpunësue! «Masat shëndetësore» do ta përfshinin
inspektimin me përdhunë të shpive, shkatërrimin e mureve e të rrethojave, si dhe masa të rrepta
veterinare kundrejt shitjes së bagëtisë.
Dhe përfundimisht, ky model i intelektit sërb sugjeronte: «shqiptarët janë fort të ndjeshëm
ndaj çashtjeve fetare. Këtu duhemi me u ra ma së keqi. Kjo mundet me u ba tue i tanue klerikët
[dhe] tue i përdhosë vorrezat». Për ma shum, tue i zbatue pikëpamjet moderne e perëndimore, do
të ndalohej martesa me shum gra dhe vajzat do të detyroheshin me e vijue shkollën fillore. Në nji
paragraf të ngjeshun me pasoja të lemerishme, Dr. Čubrilović -i pohonte «kolonët tanë duhen me
u pajisë me armë… duhen me u përdorë metodat tradicionale çetnike… nji hordhi malazezësh
prej malesh duhen me u dërgue për me nxitë kacafytje masive me shqiptarë… Me ndihmën e
forcave tona sekrete, duhemi me e pregatitë përleshjen paraprakisht. Madje ajo edhe duhet me u
nxitë, gja që s’do të jetë e vështirë, sidomos nëse qëndresa shqiptare asht e ashpër… në raste të
skajshme, mund të nxitet ndonji kryengritje lokale që mandej do të shtypej me gjak – në mënyrën
ma efektive. Kjo nuk do të duhej me u ba drejtpërdrejt nga ushtria, por nga vetë kolonët tanë, pra
nga çetnikët dhe fiset malazeze. Ka edhe nji metodë që Sërbia e ka përdorë më sukses mbas vitit
1978, djegia e msheftë e katundeve dhe e lagjeve shqiptare».
Tue e ofrue këtë plan për atë që Dimitrije Tucović -i, para 25 vjetësh e kish quejtë «tentim
vrasjeje me paramendim i nji populli të tanë», Dr. Čubrilović -i shpalon nji virtyt që i mungon
bashkëkohësit të shquem të tij, Adolf Hitlerit: qëllimet e tij ishin shpallë sheshit e botnisht. Por ky
guxim, sikurse vetë vrasja e njerëzve si Radić -i në Kuvendin e Beogradit, dhe e Šufflayit në rrugë
të Zagrebit, pa dyshim se kishin të banin ma fort me kulturën politike sërbe, ose me mungesën e
saj ma parë, sesa me çiltërsinë e sinqeritetin. Ç’asht e drejta, Dr. Čubrilović -i nuk ishte i vetëm në
këtë shestim; koncepte të ngjashme qenë shtjellue edhe nga Dr. Ivo Andrić , atëbotë punues civil
në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretnisë Jugosllave, i cili më 1961 do ta fitonte Çmimin
Nobel për letërsi.
Dr. Andrić -i kishte hartue nji raport më 1939, dy vjet mbas fjalimit të Dr. Čubrilović -it, me nji
shtojcë të bashkangjitun. Sikurse edhe Dr. Čubrilović -i, edhe ky ishte «myhib» i komplotit për
atentat në Sarajevë më 1914. N’atë shtojcë, Dr. Andrić -i e ripohonte parimin e vjetër sërbomadh
për copëtimin e Shqipnisë dhe gllabërimin e pjesës veriore të saj; por ai pajtohej me Dr.
Čubrilović -in se deportimet e shqiptarëve muslimanë për në Turqi do të lehtësoheshin me
përdorimin e metodave totalitariste shtetnore që i zbatonin Hitleri e Stalini. Me mija shqiptarë,
nën zgjedhën e shovinizmit sërb, dhe me përfshimjen e regjimit të Zogut, e lëshuen Kosovën e ia
mësynë Turqisë gjatë viteve 1930. Me e përcaktue saktë numrin e tyne asht e pamundshme, por
gjatë këtij dhetëvjetëshi Turqia u stërmbush me popullatë shqiptare, për të cilën disa thonë se sot
e kap shifrën prej nji milioni.
Dëbimi masiv i shqiptarëve prej Kosovës nuk kaloi pa rezistencë dhe protestuesit e këtij
dëbimi nuk kufizoheshin vetëm te viktimat dhe bashkëkombasit e tyne. Më 1938, lajmet për nji
marrëveshje të msheftë mes Jugosllavisë e Turqisë për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve n’Anadoll i
nxitën 65 studentë prej Kosovës, prej të cilëve 56 ishin sërbë e malazezë, nji turk, dhe vetëm 8
shqiptarë, me qarkullue afishe ilegale me të cilat e dënonin këtë plan nëpër tanë Kosovën e
Maqedoninë, por edhe nëpër ambasadat e hueja në Beograd.
Sido me qenë, mbasi Hitleri po e zinte gjithnji e ma fort qendrën e arenës politike europiane,
Dr. Čubrilović -i dhe Dr. Andrić -i u privuen përkohësisht prej këtij eksperimentimi. Asgjamangut,
me ardhjen e Luftës së Dytë Botnore, Sërbia me çetnikët e saj do të provonin, megjithëse në
mënyra të kufizueme, me i përmbushë gjakimet e të dy këtyne njerëzve. Për Shqipninë e ngushtë,
lufta mund të thuhet se kish nisë me aneksimin prej Italisë fashiste më 1939. Në Kosovë, ploja

47
njerëzore u shty deri në prill të vitit 1941, kur Jugosllavia u pushtue prej gjermanëve. E përçame
prej urrejtjeve të pazgjidhuna nacionale, sidomos nga trazinat e parreshtuna të kroatëve,
Jugosllavia u gjujzue pothuejse sapo forcat nazi-fashiste e shkelën kufinin e saj. Nji prej
aventurave ma të përçudshme e kriminale që do të shihej gjatë tanë luftës, ishte kur komanda e
ushtrisë jugosllave vendosi me çue trupa në Shqipni. Prandej asht e kuptueshme se pse forcat
nazi-fashiste, nga shqiptarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë perëndimore, u mirëpritën si
çlirimtarë. Kosova u nda ndërmjet Gjermanisë e Bullgarisë, e cila i kontrollonte disa zona të
vogla, si dhe Italisë, që sun donte në tanë Shqipninë, e cila përveç nji territori të Kosovës, fitoi
edhe nji pjesë të Maqedonisë me shumicë shqiptare.
Zona e pushtimit gjerman në Kosovë fillimisht administrohej si pjesë e Sërbisë, nga
autoritetet kukull të Beogradit. Gjermanët ua njohën pamvarësinë shqiptarëve mbrenda kësaj
zone, por mandej e shfuqizuen këtë koncesion mbas protestave të qeverisë kukull të Sërbisë.
Sërbia mbas pak u vu nën kontrollin e gjeneralit Milan Nedić , autor i memoareve «Golgota sërbe»
gjatë luftës së parë që shpalonte gjithçka përveç dashamirësisë kundrejt shqiptarëve. Por politikat
gjermane ishin të luhatshme, dhe mbas pak u lejue edhe rihapja e shkollave shqipe. Siç veneron
Macolm, gjermanët përpiqeshin edhe me i ndalue gjakmarrjet ndër shqiptarët e Kosovës dhe
pranuen përzanien e kolonëve sërbë e malazezë. N’anën tjetër, pushtuesit italianë i rekrutonin
shqiptarët, sërbët dhe sllavët muslimanë si trupa ndihmëse, polici dhe në rastin e gjermanëve si
pjesëtarë të Divizionit SS. Nji Divizion i vogël dhe joefikas SS i quejtun Skënderbeu ish formue
edhe prej rekrutëve shqiptarë.
Megjithatë, sikurse ngjeti nëpër Europën e pushtueme, trupat nazi-fashiste nuk pëlqeheshin
as prej shqiptarëve të Kosovës. Sikurse në Kroaci, e cila ishte njisue me Bosnjë-Hercegovinën për
ta formue shtetin e pamvarun kroat nën ustashët, nuk mund të mohoheshin qëllimet thelbësisht
imperialiste të pushtuesve nazi-fashistë. Kolaboracionistët shqiptarë e kroatë i parapëlqenin
gjermanët ma parë sesa italianët, mbasi synimi i këtyne të fundit ishte me e zavendësue popullatën
vendase. Kësisoj, në Dalmaci, në këtë pjesë të Kroacisë që iu dorëzue italianëve, dëshira e
shprehun e qeverisë së Mussolini-t për t’i zhvendosë sllavët vendorë dhe me e kolonizue rajonin
me italianë i bani shumicën dërrmuese të kroatëve me iu bashkangjitë partizanëve komunistë, për
arsyena që nuk ishin aspak ideologjike. Qyshdoqoftë, duhet me u përmendë gjithashtu se Kroacia
tradicionalisht kishte pasë nji lëvizje të bollshme komuniste, prej të cilës doli ish -metalpunuesi
Josip Brozi, i njohun si Tito. Porse ishte edhe ma e pamundshme me i bindë shqiptarët e vendo-
sun të Kosovës për çfarëdo përfitimi afatgjatë që do të vinte nga zavendësimi i regjimit Italian me
atë jugosllav. Të huejt i shihnin shqip tarët, në çdo rast, si të mvarun nga kolonët e tyne, edhe pse
ndërtimi i rrugëve dhe i objekteve publike, sidomos i shkollave, nga italianët në Shqipni, u
mirëprit nga vendasit.
Por shqiptarët e Kosovës nuk u ngutën me i imitue kroatët e Dalmacisë me bashkangjitje
masive në radhët e partizanëve. Komunizmi kishte kohë që ndër shqiptarët shihej si nji tjetër hile
e sërbëve për ta vazhdue zullumin e tyne, dhe komunistët shqipfolës ishin tejet të rrallë në Koso-
vë. Pak ma parë theksuem se edhe gjatë periudhës së kundërvumjes ndaj imperializmit sërb, në
vitet 1920, Partia Komuniste Jugosllave i kish lanë kre jt mbas dore shqiptarët e Kosovës. Simbas
Banacit, edhe pse komunistët jugosllavë mbas vitit 1928 e kishin shpallë përkrahjen e tyne ndaj të
drejtave të shqiptarëve të Kosovës, tue e përfshi këtu të drejtën e bashkimit me Shqipninë, kjo
parti «nuk kishte ndjekës nga popullsia shqiptare». Banac ma tej pohon se mbas vitit 1935,
Komunistët Jugosllavë i braktisën të tana pretendimet se po i mbështetnin mëtimet shqiptare në
Kosovë. Kuadri kosovar i kësaj partie përbahej kryekreje prej shkijesh sërbë e malazezë, të cilët
Banaci i cilësonte kryesisht si kolonë; prej 270 anëtarëve të partisë në Kosovë në kohën e
pushtimit gjerman, në prill 1941, vetëm 20 qenë shqiptarë. Kur komunistët e lançuen lëvizjen
partizane si nji garuese për pushtet në rajon, mbas sulmit gjerman në Rusi në qershor të vitit
1941, nisën me i trajtue shqiptarët e Kosovës si nji komb antirevolucionar.
Kështu, lëvizja komuniste e shqiptarëve në Shqipni e Kosovë mbeti forcë margjinale gjatë
pjesës ma të madhe të Luftës II Botnore. Kur u themelue Partia Komuniste Shqiptare në fund të

48
1941-shit, frymëzimi për të, madje edhe shpirti udhëheqës i saj, ishin jugosllavë; ajo u themelue
në Tiranë nga dy përfaqësues të degës së komunizmit jugosllav në Kosovë: Duš an Mugoš a dhe
Miladin Popović . Qëllimi ish i qartë: me rekrutue forca ndihmëse për partizanët jugosllavë, në nji
mënyrë që nuk dallonte aspak prej asaj që ndiqnin gjermanët e italianët; shqiptarët mbetën objekt
e jo subjekt historik. Banac thekson se edhe mbasi u formue Partia Komuniste Shqiptare, ajo
duhej m’e dëshmue në letër përkrahjen e saj për Shqipninë etnike, tue përfshi Kosovën e
Çamërinë, e cila po ashtu kishte nji shumicë shqiptare. Por udhëheqësia partizane jugosllave ua
ndaloi rreptësisht «shokëve» të vet shqiptarë me shprehë dëshira të tilla.
Nji aspekt i organizimit komunist për të cilin pjesëtarët jugosllavë e shqiptarë u pajtuen që në
fillim, ishte ngulmimi në konceptin stalinist të disiplinës që nga kreu e teposhtë. Meqenëse nuk
ekzistonte nji komunizëm vendas shqiptar, marksistët e parë shqiptarë vinin prej radhëve të nji
rryme politike antistaliniste që sot pothuejse asht harrue. Ishin këta arkio-marksistët grekë, të
quejtun kështu sepse e botonin të përkohshmen e titullueme Arkivat e Marksizmit. Arkio-
marksistët kishin nji grup rinor të quejtun Zjarri, me të rinj shqiptarë që studionin n’Athinë.
Mbas themelimit zyrtar të partisë nga Mugoš a dhe Popović -i, pothuejse të tanë pionierët e
komunizmit në Shqipni u etiketuen si trockistë dhe prandej u përjashtuen prej lëvizjes. Të paktën
dy prej tyne, Llazër Fundo e Anastas Lula, u vranë nën urdhnin e shefit komunist të caktuem prej
shkijeve, Enver Hoxhës, ndërsa nji tjetër ndër ta, Sadik Premte, iku në Francë, ku jetoi prej vitit
1947 e derisa vdiq më 1991. Simbas Premtes, edhe shum të tjerë qenë vra mbasandej.
Premte e Lula ishin përzanë prej partisë mbas nji gjykimi ba në Tiranë nga mesi i 1942-shit.
Vrasja e këtyne disidentëve ma vonë do të përgëzohej nga shkrimtari Ismail Kadare, si nji çast
kulmor heroik i drejtësisë partizane. Por Premte nuk kishte kurrfarë dyshimesh mbi natyrën e
partisë e cila e kish përzanë; ai e kritikonte Miladin Popović -in si «nji shovinist i shkathtë sërb, i
cili, nën maskën e komunizmit, donte me e formue nji qerthull me qëllim që t’i shërbente sa ma
mirë interesave të shtetit të vet», pra Jugosllavisë. Jugosllavët ua kthyen të mirën, dhe shoku i Tit-
os historiani Vladimir Dedijer, e etiketoi Premten si «element antijugosllav».
Partizanët komunistë nuk ishin e vetmja lëvizje rezistente që vepronte në Kosovë. Ndër
shkije po ktheheshin njisitë çetnike në prag të nënshtrimit jugosllav, por ata luhateshin midis
përleshjeve dhe kolaborimit me pushtuesit nazi-fashistë. Ndonëse çetnikët ishin dukshëm të
dobët në Kosovë, u futën në kërleshje me shqiptarë, por edhe luftuen kundër partizanëve, çka ish
qëllimi i tyne kryesor. Gjatë kësaj periudhe, çetnikët së pari filluen me e gëzue nji vëmendje ma të
gjanë në mediat botnore, sidomos n’ato të vendeve demokratike, ku për shum kohë shiheshin si
njifarë force rivale antifashiste kundruell komunistëve. Dukeshin piktoreskë, me flokë e mjekrra
të gjata, të cilat kambëngulnin me i lëshue, sepse në male gjatë luftës nuk kishin kohë me u rrue e
qethë. Pamja e nji çetniku flokëkërleshun me mjekërr të gjatë, e cila u rishfaq në luftnat e viteve
1990 në Jugosllavi, përmbushej me dashuninë që kishin për thikën si armë të zgjedhun për luftë.
Të dyja këto tipare mund të kenë pasë shum të përbashkëta me tiparet e frikshme të sarmatianëve
të lashtë, që i përshkruen Ovidi:
me kuja bishash, e ftyra t’mnershme, qi mendjen iau shplojnë
flokë t’kërleshun, mjekrra pa rrue pi duersh të zhdërvjellta
n’grusht pr’iherë të mbledhme me thika gjind me shpue
thika qi ngiat vedit barbari përherë i mban të mprehta
(Tristia V, vii)
Në kushte të tilla nuk duhet me u befasue përse – siç i shkruen komunisti shqiptar Koço Tashko
Moskës në fund të 1942-shit, në nji letër të citueme nga Malcolm: «Urrejtja dhe droja e
kosovarëve kundrejt sërbëve e malazezëve asht shum e madhe». Por thelbi i letrës së Tashkos
përmbante ankesën pse Miladin Popović -i e kishte refuzue propozimin për formimin e nji
organizate të veçantë komuniste në Kosovë. Sepse, shtonte Tashko, «të mos harrojmë se
[kosovarët] kanë urrejtje të madhe ndaj fashistëve italianë, të cilët i quejnë ‘qyqanë’ e ‘të pabesë’».
Popović -i për nji kohë shum të shkurtë kërkonte që partia në Dukagjin të vehej nën autoritetin e

49
udhëheqësisë komuniste shqiptare dhe jo t’asaj jugosllave, dhe që partizanët në këtë zonë t’i
raportonin personelit partizan shqiptar. Por shpejt e harroi këtë propozim.
Duket se komunistët shqiptarë u janë kundërvu mësuesve të tyne jugosllavë veç nji herë të
vetme: në fund të vitit 1943, në nji konferencë të komunistëve në Shqipninë veriore, në të cilën
vetëm shtatë nga pjesëmarrësit nuk ishin shqiptarë, u themelue Komiteti Popullor i Kosovës.
Komiteti deklaroi se veç beteja e përbashkët partizane me pjesën tjetër të popujve të Jugosllavisë
do t’ua mundësonte shqiptarëve të Kosovës «me e vendosë t’ardhmen e tyne nëpërmjet të drejtës
për vetëvendosje, deri në pikën e secesionit». Ky formulim u refuzue thueja fill nga udhëheqësit e
naltë të partizanëve jugosllavë. Megjithatë, Ivo Banac ka dëshmue se komunistët shqiptarë ishin
përpjekë me e thye këtë sistem kontrolli edhe në të tjera raste. Mbrenda vetë Shqipnisë, organi-
zimi partiak komunist kishte synue, po pa sukses, me e shtri komandën edhe mbi partizanët e
shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë perëndimore dhe me e vu Dukagjinin nën juridiksionin e
vet, në përputhje me propozimin origjinal të Popović -it. Të paktën nji manifest jo fort i
qartësuem, duket t’i ketë dhanë Kosovës dhe shqiptarëve të saj të njejtin status me atë të Malit të
Zi, të Sërbisë e të Greqisë.
Por Tashko kish pasë të drejtë: edhe ndër kolaboracionistët e nazi-fashistëve ishte e dukshme
pakënaqësia. Nji nga rastet ma interesante kur funksionarët kukulla refuzuen me u shërbye
gjermanëve përfshinte bashkësinë e hebrejve të Kosovës. Asht befasuese që, ndonëse Kosova
vinte e treta prej fundit për nga numri i hebrejve në Jugosllavi, me gjithsej 550 pjesëtarë, ajo nxori
shkallën e dytë të mbijetimit prej holokaustit nazist – 62 për qind, krahasue me vetëm 10 për qind
të gjallë në Maqedoni mbas lufte, 12 për qind në Sërbi, 20 për qind në Kroaci, dhe 29 për qind në
Bosnjë. Dalmacia, me një shkallë mbijetese prej 63 për qind, ia shkonte Kosovës me pruejtjen e
hebrejve, por kryesisht për shkak se atje pushtues ishin italianët, të cilët nuk i ndanin të njejtat fik-
sime raciste me nazistët. Por kosovarët i strehuen fqinjtë e tyne për nji tjetër arsye: traditën e lash-
të shqiptare të besës, që e përcakton Kanuni. Madje edhe pronazisti Xhafer Deva, nji figurë
politike nga Mitrovica i parapëlqyem prej gjermanëve në çashtjet e Kosovës, e mandej i vumë në
pushtet në Tiranë, thuhet të ketë refuzue kategorikisht me e dorëzue listën e hebrejve shqiptarë.
Në shtator të vitit 1943 Italia u tërhoq prej aleancës me nazistët. U shtrue rruga prandej për
nji fitore të forcave aleate në Europë si dhe për ngjadhënjimin e partizanëve komunistë në
Jugosllavinë e mëkambun, monarkia sërbe e të cilës tashma ish shpërba.

50
V.
KOSOVA DHE KOMUNIZMI NË SHQIPNI E JUGOSLLAVI
1944-1985
Lufta e Dytë Botnore pruni në Jugosllavi nji përleshje të tipit ‘të tanë kundër të tanëve’. Me
përkrahjen e pushtuesve nazi-fashistë, ultranacionalistët kroatë dhe ata sërbë garonin në vrasjen e
njani-tjetrit, të shpeshtën e herës me pretekstin se po i luftonin partizanët komunistë të Titos. Në
nji situatë si kjo, pos partizanët shiheshin si përkrahës të synimeve perëndimore, për shkak të
përqendrimit të tyne në luftime kundër gjermanëve dhe përpjekjeve për rinjisimin e shtetit të
copëzuem të sllavëve jugorë. Me gjithë mbrojtjen e çetnikëve sërbë nga disa intelektualë
perëndimorë, asht e pamohueshme se Titoja me njerëzit e tij luftuen për nji federatë të sllavëve
jugorë, nësa çetnikët shpeshherë bashkëpunonin me nazistët, tue synue rivendosjen, nën stemën
gjermane ose perëndimore, të Sërbisë së Madhe mbretnore, ku kroatët sërishmi do t’uleshin në
pozitën e qytetarit të dorës së dytë, boshnjakët muslimanë do t’asgjasoheshin, kurse shqiptarët, në
rastin ma të mirë, do të dëboheshin për në Turqi.
Po ashtu s’ka dyshim se ndër kroatë e sllovenë, për dallim nga sërbët, nuk doli asnji forcë, siç
ishin çetnikët, që t’i sfidonte partizanët. Ç’asht e vërteta, mundet me u thanë se Sllovenia e
Kroacia ishin polarizue ndërmjet kolaboracionistëve që i parapëlqenin nazistët, dhe antifashistëve
që i përkrahnin partizanët, ndërsa Sërbia mbeti e dyanshme deri n’afrimin e fundit të luftës, kur
me mija çetnikë, mbas çnjerëzish të shumta që kishin ba mbi partizanë e muslimanë, u amnestuen
prej Titos, gja që u mundësoi të rreshtoheshin në radhët e partizanëve.
Kjo rrjedhë e ngjarjeve historike, veçantisht në Sërbi, huton shumicën e lexuesve dhe përban
risi, meqë i shkon ndesh legjendës sërbe, e cila i pasqyron të tanë kroatët dhe muslimanët
boshnjakë si bashkëpunëtorë të nazi-fashistëve, dhe të tanë sërbët si përkrahës të forcave aleate.
Por, në të vërtetë, pjesa ma e madhe e luftës partizane të Jugosllavisë u luftue në tokën kroate dhe
boshnjake, dhe kroatë e boshnjakë kish në të dyja anët; shum sërbë në Kroaci e Bosnjë i
përkrahnin partizanët, porse shum sish nuk i përkrahnin, dhe krejt pak aktivitete partizane pati në
Sërbi. Tekembrama, Titoja, kreu i partizanëve, ishte kroat, çka dëshmon se të paktën nji kroat
nuk ish bashkëpunëtor i nazistëve. Ndonëse sërbët e Kroacisë vuejtën shum nga dora e ustashëve
kroatë, në vetë Sërbinë ishin partizanët kroatë, ma parë sesa ustashët a gjermanët, ata që kun-
droheshin si anmiq kryesorë. Asgjamangut, nacionalizmi sërb ndër nivelet e nalta të strukturave
udhëheqëse të Titos ka për ta ndikue prapseprap politikën etnike përmbrenda Jugosllavisë ko-
muniste, të krijueme nga fitorja e partizanëve (dhe e forcave aleate).
Ani pse krejt pak e ditun jashtë Jugosllavisë, gjatë dhe menjirend mbas luftës, shtetasit e saj,
gjendja e të cilëve u trumhas ma së forti nga raporti i krijuem, nuk ishin as kroatë, as sërbë, po
shqiptarë. Edhe përkundër përkushtimit në letër ndaj barazisë nacionale të ligjërueme nga klasikët
e marksizmit, dhe lajkatimit t’atykëtushëm nga zyrtarë të hershëm komunistë jugosllavë në favor
të të drejtave shqiptare, Jugosllavia e sajueme prej partizanëve mbeti në synimet e saj nji tanësi e
sllavëve jugorë. Qysh u tha ma nalt, shqiptarët në Jugosllavi e përceptonin komunizmin si nji
konspiracion ‘pansllavist’, dhe nuk u rreshtuen përbri partizanëve, ndonëse nuk dëftuen ndonji
përzemërsi të madhe ndaj ideologjisë së pushtuesve nazistë. Për ironi, qëndrimi i tyne ballafaqe
luftës së shteteve aleate dhe të partizanëve kundër nazo-fashizmit, i përngjante, me dyanësinë e
vete, qëndrimit sërb. Si sërbët si shqiptarët, veçmas në Kosovë, ishin ma pak t’interesuem për
mëtimet garuese të të huejve sesa për përpjekjet vetjake për kontroll lokal: sërbët si kolonë, kurse
shqiptarët si vendas. Madje, Ivo Banac ven në dukje se Komiteti Rajonal Komunist për Kosovën

51
i kohës së luftës «e kishte dobësi terrorin urban» që edhe ma shum i ftohu shqiptarët nga kauza
partizane.
Në Kosovë kjo çoi drejt nji morie luftnash mbrenda luftnave, nësa fushata partizane po
mbaronte. Noel Malcolm shkruen se «rezistencat e pareshtuna ndaj komunizmit ishin nji
fenomen i hasun shumkund në Jugosllavi. Kurrkund, megjithatë, nuk zgjatën njaq gjatë sa në
Kosovë». Ka të vërtetë në këtë thanie. Tito dhe kolegët e tij kishin nevojë, para të gjithash, me e
spastrue Kosovën nga opozita e tyne, e kjo opozitë aq ish përhapë, sa biografi i Titos, historiani
Vladimir Dedijer shënonte: «Brenga ma e madhe e Titos fill mbas luftës dhe në ditët e para të
paqes ish Kosova». Dedijer, mbështetë në raportet nga terreni, përllogariste se afro 30 mijë
shqiptarë ishin rrokë armësh kundër regjimit të ri.
Politika e Titos në Kosovë dëftonte ngurrim, improvizim, dhe vetëkundërshtim, të tana këto
të diktueme nga tiparet që përgjithësisht e përçanësonin personalitetin dhe arkitektin e
komunizmit jugosllav. Nji prej masave ma të randësishme që u ndërmor për me sigurue rajonin
ishte e jashtëzakonshme: më 1944, njisitë e partizanëve shqiptarë u thirrën në Dukagjin nga vetë
Shqipnia, për ta ba punën që trupat sllave nuk mund të pritej me e tfillue. Kjo ish sidomos e
habitshme, kundrue nën dritën e mohimit të përsëritun e të ngulitun të partizanëve jugosllavë
ndaj nismave të komunistëve shqiptarë për njohjen e kërkesave të shqiptarëve të Kosovës, dhe të
kambënguljes së komunistëve jugosllavë që partizanët shqiptarë të cilët vepronin në Maqedoninë
perëndimore të tërhiqeshin në Shqipni ose të përballeshin me sulme t’armatueme prej ‘shokëve’
të tyne sllavë. Enver Hoxha, i caktuem prej jugosllavëve në krye të rrjetit komunist të Shqipnisë,
nuk pati asnji ndërdyshje për sa i përket nënshtrimit të bindun ndaj urdhnesave të Titos. Mirëpo,
siç shkruen Banac, shqiptarët e Kosovës i përshëndetën njisitë partizane ‘të pastra shqiptare’ me
njifarë ‘tolerance të herëmbashershme’, po jo me ngazëllim. Madje, shënon Banac, partizanët
shqiptarë në Kosovë pohonin se kundërshtare e tyne nuk ishte veç popullsia katundare, po edhe
«qentë, çobanët, madje dhe berrat», kurse nji burim historik përshkruen nji betejë t’ashpër disa-
orëshe ndërmjet partizanëve dhe 2 mijë katundarëve t’armatuem e të mllefosun shqiptarë, e cila
mbaroi vetëm mbasi sulmuesit e kuptuen se edhe partizanët qenë shqiptarë.
Prandej, jo të gjithë ata shqiptarë të Kosovës që u banë ballë partizanëve qenë bashkëpunëtorë
të nazistëve, ndonëse u paraqitnin si të tillë prej propagandistëve dhe historianëve komunistë. Nji
element i rezistencës shqiptare në Kosovë prihej nga Gani Kryeziu, nji prijatar i tejzakontë, si dhe
dy vëllaznit e vet, Hasani e Sahiti, i ati i të cilëve kish qenë udhëheqës i kryengritjes kosovare të
vitit 1912. Kryezijtë i parapëlqenin britanikët, amerikanët, si dhe fuqitë e tjera demokratike dhe
jokomuniste të koalicionit t’aleatëve. Në fund të 1943-shit, nji nga Kryezijtë vendosi lidhje me
agjentin britanik të dërguem në Kosovë, Peter Kemp, nji njeri ky i të djathtës politike, i cili,
çuditnisht, kish luftue për Franco-n në Luftën Qytetare të Spanjës. Kempit iu paraqit propozimi
për nji luftë të pamvarun kryengritëse kundër pushtimit gjerman. Kuadrot komuniste shqiptare aq
shum e dronin nji mundësi të këtillë, sa e lajmuen Gestapon gjermane për takimin e parë të
Kempit me Hasan Kryeziun. Kemp pranoi me ofrue ndihmesë, mirëpo shefat e tij në Londër i
parapëlqenin partizanët.
Megjithatë, oficerët britanikë të ndërlidhjes në terren ndonëse nuk mund t’u ofronin ndihmesë
të menjihershme Kryezijve, mvareshin prej këtyne për ndihmë. Fillimisht, bashkëpunimi me
Kryezijtë bahej përmes nji agjenti tjetër britanik, Julian Amery, i cili po ashtu kish shkue në
Spanjë gjatë luftës së saj, porse si gazetar. Nji major i forcave ajrore në Royal Air Force (Forca
Ajrore Mbretnore), Tony Neel, gjithashtu vendosi lidhje me Gani Kryeziun në Kukës. Mbas
gjashtë muejsh, mbështetja britanike, nemose në fjalë, iu dha orvatjeve të Kryezijve, të cilët
synonin çlirimin e shqiptarëve prej nazo-fashistëve, mirëpo përmes njisimit të Kosovës me
Shqipninë. Kryezijtë në Shqipni u lidhën me përkrahësit e Mbretit Zog, ky tashma i arratisun, dhe
u mbështetën nga komunisti i vjetër, Lazër Fundo.
Fundo kishte shkue në Rusi vite ma parë, si përkrahës i Kominternës, mirëpo si duket atje
ishte sulmue nga shkrimtari komunist Sejfulla Malëshova (i cili mbas Luftës së Dytë Botnore
edhe vetë do të binte viktimë, nën Shqipninë enveriste, e represionit stalinist). Fundo iu shmang

52
gjykimit dhe ekzekutimit gjatë spastrimeve masive sovjetike nga fundi i viteve 1930 falë
ndërhymjes së shefit të Kominternës, Georgi Dimitrov, mik i tij personal. Mandej shkoi
n’Europën perëndimore, dhe, sikundër agjentët britanikë Kemp dhe Amery, u fut në Luftën
Civile të Spanjës. Ç’asht e vërteta, Lufta Civile në Spanjë u dëshmue me ndikim të madh mbi
protagonistë të shumtë në Jugosllavi dhe në Shqipni gjatë viteve 1940, mbasi shum anëtarë të
personelit komandues të Titos, si dhe bashkëpunëtori i Enver Hoxhës, Mehmet Shehu, kishin
luftue atje nën brigadat ndërkombtare, t’udhëhequn prej sovjetikëve. Miladin Popović -i, fjala vjen,
emni i të cilit asht i lidhun ngusht me historinë e Kosovës, ishte plague në shkurt të 1937-ës nësa
luftonte në Spanjë dhe ishte largue nga ky shtet më 1938.
Fundo, megjithatë, u bashkue me forcat bukur të mëdhaja antistaliniste të Spanjës. Ai paraqitet
në Barcelonën revolucionare, me gjasë nën pseudonimin ‘Jovan’, krahas udhëheqësit t’arratisun të
arkio-marksistëve grekë, Demetrios Jotopullos, i cili u vetëquente ‘Beta’ (germa e dytë e alfabetit
grek), meqë veten e mbante për të dytë vetëm mbas Trockit, ose ‘Alfa’-s. Të dy këta silleshin në
qarqet e njejta sikurse George Orwell, tue u lidhë me Partinë Partit Obrer d’Unificació Marxista,
(POUM), dhe, sikurse Orwell-i, të dy qenë kërcënue nga policia sekrete sovjetike ndërsa ishin në
Spanjë. Fundo kthehet në Shqipni fill mbas nisjes së Luftës së Dytë Botnore, ku komunistët
jugosllavë e sulmojnë si trockist të rryem në nji letër dërgue organizmit të sapolindun partiak në
Shqipni në shtator të 1942-ës.
Fundo u burgue nga italianët, dhe u takue me Gani dhe Sahit Kryeziun, të cilët po ashtu
mbaheshin në burg prej italianësh. Revolucionari veteran do të bahej këshilltar personal dhe
përkthyes i prijatarëve kryengritës mbasi italianët ta braktisnin luftën dhe shqiptarët e burguem të
liroheshin. Nji tjetër agjent britanik në mesin e antifashistëve shqiptarë, Reginald Hibbert,
shënonte se partizanët shqiptarë të Kosovës, t’udhëhequn nga gjysmanalfabetët Fadil Hoxha dhe
Mehmet Hoxha «nuk ishin të dëshiruem për shumicën e popullsisë shqiptare të Kosovës dhe
korrën shum pak suksese atje. Lëvizja e Kryezijve, me pasë vazhdue, mund të kish çue në
kryengritje të përgjithshme kombtare të shqiptarëve në Kosovë; po kjo kish me qenë nji koritje e
madhe e e rrezikshme… për udhëheqësit komunistë jo veç të Jugosllavisë, po edhe të Shqipnisë».
Në fund të verës së vitit 1944, partizanët shqiptarë t’Enver Hoxhës hynë në Kosovë. Ndonëse
përgjegjësia e tyne kryesore ishte gjoja me i luftue gjermanët, ata i sulmuen luftarët e Kryezijve,
tue i acarue përleshjet ekzistuese në Shqipni ndërmjet komunistëve dhe jokomunistëve, të cilat,
edhe ma shum sesa në Jugosllavi, po merrnin përmasat e nji lufte civile. Fundo, i shoqnuem nga
dy oficerë britanikë, ishte zanë prej njerëzve t’Enverit dhe ishte rrahë për vdekje. Hasan Kryeziu
u ekzekutue nga Tito, kurse Gani Kryeziu u zhduk mbasi u dënue me punë të detyrueshme dhe
Sahit Kryeziu u arratis n’Amerikë.
Vistra e atdhetarëve shqiptarë të vramë nga Titoja dhe Hoxha në Kosovë atëbotë, nuk
mbaronte me nacionalistët revolucionarë si Hasan Kryeziu ose marksistët disidentë si Llazër
Fundo. Atë Lekë Luli, françeskan shqiptar, me dy pjesëtarë të tjerë t’urdhnit të tij, u burgue nga
partizanët jugosllavë. Oficeri britanik i ndërlidhjes, David Smiley, e kujtonte Atë Lulin e hajthëm
e të ndjeshëm si njeri «shum të çiltër», dhe si antikomunist të përbetuem, i cili «gjithnji e mbante
armën lidhë për petku». Simbas Smiley-t, Atë Luli i ishte dorëzue Mehmet Hoxhës. Komunistët
shqiptarë e torturonin Atë Lulin për ta detyrue me i dëftue dijenitë që kishte mbi marrëdhaniet
midis udhëheqësit komunist Abaz Kupi dhe britanikëve. Mirëpo, «prifti i patrembun nuk shpaloi
asnji hollësi», shkruente tevona Smiley. «E fshikulluen, ia thyen gishtat, e dogjën me shufra të
nxehta. Së sosmi, [Mehmet] Hoxha urdhnoi t’ia prenin fytin», dhe Atë Luli u vorrue në vorr të
pashenjuem. Atë Lekë Luli asht shënue në historinë e Kishës Katolike Shqiptare si nji ndër të
parët e viktimave të panumërta të komunizmit, ku do të përfshiheshin edhe dy atdhetarët e
shquem shqiptarë të zanë në gojë në kaptinën e dytë, Atë Anton Harapi dhe Imzot Luigj Bumçi.
Asht e vështirë me përcaktue se deri në ç’shkallë dufi që do të shfryhej mbi katolikët shqiptarë
nga regjimi i Enver Hoxhës, do t’ishte pasqyrim i nji smire primitive mbrenda vetë personalitetit
t’Enverit, e deri ku ishte përpjekje e pandalshme për me e përmbushë urdhnin nga Beogradi,
meqë atdhetaria e katolikëve shqiptarë, posaçe ajo e françeskanëve e e jezuitëve, ishte po aq e

53
flaktë sa edhe përkushtimi i tyne ndaj krishtenizmit. Qyshdoqoftë, egërsitë e ushtrueme mbi
martirët françeskanë të Kosovës do të parapriheshin nga vrasja e folkloristit të shquem dhe
mbledhësit të Kanunit të Lekë Dukagjinit, Atë Shtjefën Gjeçovit, si dhe të tre etënve të tjerë: Atë
L. Paliqit, Atë L. Mitroviqit, dhe Atë B. Llupit, prej jugosllavëve.
Dëshmori katolik i shquem i mbasluftës, Atë Anton Harapi, nuk ishte nga Kosova, por vinte
nga zona afër liqenit të Shkodrës, e cila asht e ndame mes Shqipnisë dhe Malit të Zi. Mbasi kishte
studiue teologji n’Austri, ai bahet nji prej mësuesve të shumtë katolikë që i arsimonin fëmijët e
veriut shqiptar. U shque me punën e vete për mjekimin e epidemisë së kolerës në zonat ma të
nalta malore në vitin 1916, nësa flakëronte lufta botnore; i vorronte të vdekunit dhe i këshillonte
të gjallët për metodat e luftimit të sëmundjes. Shpesh udhëtonte deri në dhetë orë, në kambë, me
u dalë krah të sëmuetve.
Gjatë luftimeve për mbijetimin e Shqipnisë në fillim të 1920-ave, Atë Harapi shkroi veprën
mbi jetën malsore, Andrra e Pretashit. Mbas fjalëve të historianit katolik, Mikel Marku, në te
«shfaqet… figura e njimendtë e priftit françeskan shqiptar, e filozofit mendjehollë, të dhanë mbas
fesë e atdheut». Mbas Luftës së Dytë Botnore, gjatë periudhës së mbizotnimit jugosllav në
Shqipni, Atë Harapi u vra si tradhtar. Në gjykimin e tij kish thanë «në kjoft se me vuejtë për
popullin dhe me popullin e me luftue për Fé e Atdhé kêka dobsí e tradhtí, njatëhere, jo sall un, po
tânë sa janë françeskanë shqiptarë meritojnë me u pushkatue». Në natën e 14 shkurtit të vitit
1946, në moshën 58 vjeçare, Atë Harapi u pushkatue.
Imzot Luigj Bumçi u vra nga policia shqiptare mbas 11 muejsh, në moshën 73 vjeçe. Ishte ba i
njohun ndër bashkëkombasit e vet për mbrojtjen e mëvetësisë së shtetit shqiptar në qytetet e
Korçës dhe të Gjinokastrës. Kur në Konferencën për Paqe të Parisit, më 1919, e cila shënoi
fundin e Luftës së parë Botnore, fuqitë e mëdhaja ua ofruen këto dy qytete Greqisë, Imzot
Bumçi, atëbotë ipeshkëv në Lezhë, organizoi nji përfaqësi që vojti në Paris me e kundërshtue
vendimin. Të njoftuem se çashtja ishte tfillue tashma, kujton ai ma vonë, përfaqësuesit kryesisht
muslimanë e nxitën atë me i ba lutje Papës Benedict XV. Imzot Bumçi i ban lutje Papës dhe ky
pranon me ndërhy n’emën të shqiptarëve. Dy qytetet shqiptare shpëtojnë, dhe më 1921 Vatikani
ishte qeveria e parë n’Europë që njohu Shqipninë.
Dishepujt e Atë Gjeçovit, të mirënjohun si folkloristë, Atë Bernardin Palaj dhe Atë Donat
Kurti, të zanë në gojë në kaptinën II, po ashtu qenë ndër viktimat e regjimit komunist shqiptar, i
cili, pikë së pari, synonte asgjasimin fizik të klerit katolik, pamvarësisht prej shërbimeve atdhetare,
arsimore e letrare që këta kishin krye në të kaluemen. Ndër lemeritë ma të mëdhaja asht fakti se
vepra kryesore e Atë Palajt dhe e Atë Kurtit, bleu i dytë i veprës së tyne dyvëllimëshe Visaret e
Kombit, nji ndër kontributet ma të shqueme mbi traditën gojore të letërsisë shqiptare, u zhvat për
ripërdorim nga shkrimtari dhe hyzmeqari i Enver Hoxhës, Ismail Kadare, i cili përkrahte kambë e
krye çnjerëzitë kundër shkollarëve katolikë. Atë Palaj, i cili ishte edhe poet, u ekzekutue më 1946;
Atë Kurti u burgue të njejtin vit dhe vuejti 17 vjet burg nëpër kampe të ndryshme të Shqipnisë.
Për herë të mbramë përmendet më 1969 prej katolikësh t’arratisun shqiptarë; nuk do të merret
vesh, deri nga mesi i viteve 1990, se paskish vdekë më 1983, në moshën 80 vjeçe. Atë Donat
Kurti mbeti nji prej prozatorëve ma të mëdhaj shqiptarë.
Dhe, s’do mend, as partizanët nuk kurseheshin nga ramja viktimë e komunizmit. Në nji vistër
incidentesh që mbeten të ngulituna në kujtesën shoqnore të shqiptarëve të Kosovës, të paktën 4
mijë partizanë shqiptarë nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës nuk pranuen me marrë pjesë në
shtypjen e kryengritjes të ringjallun kundër partizanëve jugosllavë, në fund të vitit 1944, fill mbas
mposhtjes së Kryezijve. Ani që situata e Polluzhës ishte tejet e ngatërrueme dhe tragjike, ai u ba
fatos i pavdekshëm për kosovarët, të cilët i shkruejnë balada edhe sot e kësaj dite. Njerëzit e Titos
i kishin urdhnue partizanët e Polluzhës me u zhvendosë në Srem afër Beogradit, porse Polluzha
ngulmonte se lypsej me e pruejtë Drenicën, vendlindjen e Azem Bejtës dhe të Shote Galicës, ku
ishte pa nji plojë e mnershme, e ngjashme me egërsitë ma të mnershme të Luftnave Ballkanike.
Madje, nji partizan shqiptar i dërguem me e hetue rastin e Drenicës u vra prej partizanëve

54
jugosllavë kur provoi me e paraqitë raportin e vet. Simbas nji dokumenti, 20 mijë luftarë iu
bashkangjitën forcave të Polluzhës, të cilat u sulmuen prej partizanëve jugosllavë.
Udhëheqjen e kryengritjes kosovare e mori organizata që u formue thueja vetvetiu: Lëvizja
Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSh). LNDSh-ja u kthye në strumbullar të rezistencës së
plotë, ndonëse jo zyrtarisht. Disa nga anëtarët i kishte nga mesi i funksionarëve të ish-autoriteteve
okupuese shqiptare, porse prej kryengritjes e tëhu u ba e gjithmbarshme, tue mbërthye tanë
popullatën shqiptare ndaj dhe partizanët shqiptarë të Kosovës shpejt do të përfshiheshin në të.
LNDSh-ja paraqet nji shembull unik të nji kryengritjeje popullore gati të njizashme n’Europë, e
cila, edhe pse e lanë mbas dore prej historianësh që nuk i njohin burimet shqiptare, asht
prapseprap çmeritëse. Ajo ishte nji kryengritje e mirëfilltë e përbashkët, për dallim prej luftimeve
t’atykëtushme guerile të kaçakëve si dhe veprimtarive të partizanëve. Përkrahja e saj shtrihej në
Kosovë, Dukagjin dhe në Maqedoninë Perëndimore.
Kryengritësit u quejtën «ballistë» nga jugosllavët, edhe pse Balli Kombtar nuk kish pothuej
kurrfarë historie në Kosovë. Megjithatë, LNDSh-ja i kishte pushtue zemrat e shqiptarëve; ndërsa
jo ma shum se 12 për qind të PKJ-së në Kosovë ishin shqiptarë, simbas arkivave të msheftë
shqiptarë, LNDSh-ja kishte rekrutue 30 mijë vetë. Ndërmjet viteve 1945 dhe 1947, LNDSh -ja
mbajti tri kongrese të mshefta, krahas mbledhjeve të shpeshta. Nji debat u zhvillue, ku nji rrymë
parapëlqente zhvendosjen e kryesisë në Greqi, ndërsa kundërshtuesit e saj ngulnin kambë që
luftimet të vazhdonin prej përmbrenda Kosovës. Në fjalorin e lëvizjeve të mavonshme
revolucionare ngjeti nëpër Europë, këto do të mundeshin me u përshkruejtë si degëzime «të
mbrendshme» e «të jashtme». Udhëheqësi kryesor «i mbrendshëm», Ajet Gërguri, mbeti në
Kosovë, porse u burgue dhe u pushkatue. Vdekjen e tij e pasoi ajo e Gjon Serreçit, atdhetar
katolik, të cilin divizioni gjerman SS e kishte dërgue në kamp përqendrimi më 1944. Serreçi kishte
drejtue LNDSh-në mfeshtas nësa shërbente si mësimdhanës në gjimnazin Sami Frashri të
Prishtinës, studentët e të cilit themeluen Komitetin heroik të Rinisë LNDSh-iste. Serreçi u ba
simbol i çmuem i mohimit t’imperializmit sërb, i cili tashti kishte veshë petkun komunist.
Shpirti kombtar shqiptar ishte i pathyeshëm. Më 11 mars të vitit 1945, gratë gjakovare dolën
në rrugë me protestue kundër rekrutimit të mashkujve të tyne nga jugosllavët për ta shtypë
lëvizjen. Shum protestuese u burguen dhe u ndëshkuen me dënime të gjata.
Mirëpo, nji grue u shque ndër të tjera. Ishte kjo Marie Shllaku, mësuesja katolike e lindun në
Shkodër që kish punue si sekretare e politikanit kolaboracionist (dhe pruejtës i hebrejve) Xhafer
Deva. Marie Shllaku do të bahej dëshmore fisnike; ndjekëse e denjë e burrneshës Shote Galica,
ajo madje ia shkoi asaj, tue u njohtë si «Joan d’Arc shqiptare».
Marie Shllaku u plague randë gjatë luftimeve në Drenicë. Strehue nga nji familje katundare,
zbulohet dhe burgohet. Milicia jugosllave, pa u mërzitë për plagët e saj, e rrah dhe e mundon. Ajo
dërgohet në gjykatën e Prizrenit, ku gjykohet. Gjykatës ishte Ali Shukrija, i cili ka me mbetë nji
ndër komunistët kryesorë shqiptarë për vite të tana me radhë. Ky do ta shajë gjatë procesit
gjyqsor dhe do të ngulmojë se nuk mjaftonte ta pushkatonin, por se ajo duhej kallë për së gjalli.
Ndër fjalët e fundit të Maries në gjyq ishin «nji ditë djemve e varzave tueja ka me u ardhë
marre prej tradhtive e çnjerëzive që bani kundër nesh edhe tanë popullit shqiptar». Gjatë kohës që
po priste vdekjen, ishte ndigjue në burg tek këndonte kangë popullore shkodrane, as me qenë tue
u ba gati për nusni. Ishte veçse 28 vjeçe kur u ekzekutue, kah fundi i 1946-ës.
Kujtimi ma i mirë për Marie Shllakun do t’ishte ai i vitit 1999, mbas ndërhymjes së NATO- s
në Kosovë. Në periudhën e Miloš ević-it, thueja të gjitha rrugët në Kosovë do të merrnin emna
sërbë. Mbas ardhjes së forcave të NATO-s, ato u riemërtuen. Disa emna sërbë, si ai i Dimitrije
Tucović -it dhe i Kosta Novaković -it u mbajtën, porse shumica e emnave u zhdukën dhe rrugët u
pagëzuen me emnat e fatosave shqiptarë, të figurave kulturore e të dëshmorëve. Ndër këta qenë
edhe klerikët katolikë Atë Anton Harapi dhe Zef Valentini. Mirëpo, rrugët morën edhe emnin e
Gjon Serreçit e të Marie Shllakut.
Shum përkrahës të tjerë të LNDSh-së u burguen e u vranë para se kryengritja t’u shtypte
krejtsisht. Luftimet në Kosovë nuk do të pranin deri në mars të vitit 1945, mbas vendosjes së

55
drejtsisë ushtarake; 44 katunde të Drenicës raportoheshin të rrënueme. Miranda Vickers, libri i të
cilës Between Serb and Albanian: A History of Kosovo (Ndërmjet sërbes dhe shqiptares: Histori
e Kosovës), ani se vështirë mund të quhet dokument proshqiptar, megjithatë shënon se kund 50
mijë shqiptarë qenë masakrue gjatë shtypjes së kryengritjes, nëpërmjet vrasjeve të përmasave
masive. Prandej, shkruen ajo, Kosova «doli nga lufta tue u gjetë e shtetrrethueme nga Jugosllavia
federale».
Siç u dëftue përmes shërbimeve ba jugosllavëve me luftimin e Kryezijve dhe të forcave të
Polluzhës, si dhe me asgjasimin e inteligjencies katolike, Enver Hoxha nuk ishte atdhetar. Mbasi
shërbimi i tij për forcat e Titos u vlerësue i kryem, njisitë e tij partizane u tërhoqën nga Kosova;
qyshdoqoftë, administrata e tij në ditët e hershme, shi sikurse kuadrot e para të Partisë Komuniste
Shqiptare, përfshinin ‘këshilltarë’ të shumtë jugosllavë në poste t’autoritetshme. Kjo e la zgjidhjen
e çashtjes së Kosovës, përmbrenda Jugosllavisë së re komuniste, krejtsisht në duert e Titos dhe të
politbyrosë së tij sllave. Masat e para të ndërmarra prej komunistëve titistë, mbasi këta vendosën
kontrollin mbi Kosovën, ishin të vetëkuptueshme: Komiteti rajonal komunist i Kosovës u
shpërba dhe të gjitha organizatat vendore u vunë nën mbikqyrjen e udhëheqësisë sërbe.
Megjithatë, pakënaqësia shqiptare ngeli e dukshme, tek komunistë të shumtë vendorë jepnin
dorëheqje prej posteve dhe prej anëtarsisë partiake në protestë kundër këtij akti. Atëherë, qyshdo-
qoftë, nji komision i posaçëm, drejtue nga malazezi Milovan Djilas, numri katër në hierarkinë e
partisë, e rivendosi Komitetin partiak rajonal të Kosovës, të cilës iu dha autonomi zyrtare, porse e
kufizueme mbrenda Sërbisë.
Kosova mbeti, megjithatë, trevë e trazueme. Me fillimin e vitit 1945, Miladin Popović , njani
prej përgjegjësve për krijimin e partisë komuniste shqiptare, sllavofile fillimisht, u vra në Prishtinë
mbas luftës. Për dekada me radhë, ndër shqiptarë të Kosovës gjalloi legjenda se ai qe vra nga poli-
cia sekrete jugosllave, sepse qenka zotue me i përmbushë premtimet e zbehta që titistët u kishin
dhanë shqiptarëve të Kosovës, tue u ofrue këtyne vetëvendosje. Sidoqoftë, deri në vdekjen e tij,
Enver Hoxha ngulmonte për nderimin e Popović -it me titullin «internacionalist».
Megjithatë, pohimet se Popović -i ishte vra nga shokët e tij jugosllavë ngelin veçse teori
komploti. Popović -i ishte vra nga dy LNDSh-istë, atdhetari gjakovar Qazim Vula dhe Haki Taha.
Haki Taha ka hy në ndërtesën e Komitetit Rajonal komunist për Kosovën, dhe ka shti në Po-
pović -in tue e lanë të vdekun në vend, mirëpo ka vdekë edhe vetë. Qazim Vula ka ndejtë në rrugë
për ta sigurue daljen e Haki Tahës; ky asht burgue dhe asht dërgue në qytetin Nish të Sërbisë ku
asht dënue me vdekje. Çuditnisht, ia kishte dalë me ikë prej burgut të Nishit dhe e kishte kalue
kufinin e Kosovës tue dalë në Shqipni, ku, sapo ka shpallë se ka marrë pjesë në vrasjen e
Popović -it, asht arrestue prap – për krim ndaj shëmbëlltyrës së ‘internacionalizmit’, simbas En-
verit – ku ka vuejtë nji tjetër dënim të gjatë. Vdiq në Shkodër më 1987, 70 e sa vjeçar dhe u
rivorrue në Gjakovë në pranverë të vitit 2000.
Fatkeqsisht, njeriu i cili ma së shumti do ta përcaktonte fatin e shqiptarëve në Kosovë për 20 e
sa vjet, mbas vendosjes së komunizmit në Jugosllavi, ish sërbi albanofob Aleksandar Ranković ,
shef i shërbimit sekret të njohun me shum lloj akronimesh, por kryesisht si UDBA, (Admi nistrata
e Mbrendshme për Sigurinë e Shtetit). Kjo periudhë do të njihet me emnin «koha e Ranković -it»,
me nënkuptim të frikshëm ndër shqiptarët e Kosovës. Edhe nji tjetër kasnec i kohëve të liga për
këtë popull, famëkeqi Dr. Vasa Čubrilović , autor i propozimit «Zbimi i shqiptarëve» (1937) u
caktue ministër i bujqsisë në qeverinë e parë të Titos.
Dr. Čubrilović -i bani nji kapërcim të lëmuet në hierarkinë komuniste jugosllave, dhe pregatiti
nji ripërpunim të tezës së tij mbi nevojën e dëbimit të bashkësive të papërshtatshme josërbe nga
Kosova e Vojvodina, si dhe nga Maqedonia e Mali i Zi. Në këtë dokument, me titullin «Problemi
i pakicave në Jugosllavinë e re», ai i sugjeronte Titos dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që
gjermanët, hungarezët, shqiptarët dhe rumunët të msheleshin nëpër kampe përqendrimi po s’u
dëbuen menjirend. Gjithnji i vetëdijshëm për të kaluemen e vete, dhe me vullnetin që Sërbia
përherë të jetë në ballë të zhvillimeve të reja, Dr. Čubrilovićshkruente: «Kjo luftë përmes
zhvendosjes së masave… ka pregatitë kushtet fillestare psikologjike për dëbime». Megjithatë, me

56
futjen e Shqipnisë, të Hungarisë e të Rumanisë mbrenda bllokut komunist, krahas Jugosllavisë,
kjo recetë mundi me u përdorë vetëm ndaj gjermanëve të Vojvodinës, të cilët vërtet u detyruen
me u shpërngulë me shumicë në Gjermani.
Nga viti 1944 deri më 1948 qasja e përgjithshme e politikës jugosllave ballafaqe shqiptarëve e
edhe Shqipnisë si shtet, u bazonte në nji risi që i tumirte edhe synimet tradicionale t’ideologjisë
sërbomadhe, pra, vazhdimin e kontrollit mbi Kosovën, e edhe dëshirën për përfshimjen e Shqip-
nisë veriore dhe të bregdetit të saj Adriatik në Jugosllavi. Kjo u synue me hiç ma pak sesa me
thirrjen se aplikimi i internacionales së proletariatit, i vëllaznisë së kombeve dhe i çlirimit të
njerëzimit nga kufijtë ngushtues, kërkonte që Shqipnia t’u ngërthente në Jugosllavi si anëtare e
shtatë e federatës socialiste të republikave popullore, përbri Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-
Hercegovinës, Sërbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Shuemja e Shqipnisë si shtet i mëvetësishëm me gjasë u kundrue nga diktatori Hoxha, i cili
tekembrama ishte vu në pushtet nga Titoja, si nji zgjidhje e mirë e ngatërresave nacionaliste në
Ballkan, të paktën n’ato vite trallisëse mbas ngadhnjimit të partizanëve komunistë. Veç kësaj,
Titoja bante shestime për ndërlidhjen e matejme të Jugosllavisë së rritun me Bullgarinë, nën
kondita të ngjashme. Kësisoji imperializmi sërb, nën pretekstin e njisimit socialist, do ta kish
jetësue synimin e mbizotnimit rajonal t’andërruem qysh nga mesi i shek. XIX.
Këto ambicie dështuen për arsyena që janë të mbushuna përplot ironi. Njifarë Trocki, nga
vendstrehimi i tij në Meksikë, pak para fillimit të Luftës së Dytë Botnore, kishte parathanë se
nocioni stalinist i «socializmit në nji shtet», nën të cilin frymëzimet fillestare internacionaliste të
komunizmit qenë nënshtrue nga synimet nacionaliste t’imperializmit rus, kish me dështue.
Sidomos, pohonte ai, me shpërndamjen e komunizmit nëpër vende të tjera, shtete të reja
socialiste, do ta imitonin Rusinë staliniste për t’i ringjallë programet vetjake nacionaliste e imperi-
aliste, të cilat detyrimisht do t’i shkonin ndesh kontrollit stalinist mbi lëvizjen internacionale
komuniste. Kjo gja fillimisht u shfaq në Jugosllavi, ndonëse ma vonë do të përsëritet në mënyrë
ma dramatike në Kinë. Ndonëse Titoja me shokë e përvetësuen nji retorikë demokratike për
mohimin e diktateve të Stalinit, e vërteta asht se Rusia staliniste nuk mundte me e tolerue nji
Sërbi të Madhe titiste në Ballkan, veçantisht jo nji Sërbi, që kërcënonte me gllabërue aleatin ma të
parapëlqyem rajonal, Bullgarinë. Edhe pse Stalini pohonte atëbotë se përkrahte krijimin e nji
federate të Shqipnisë, Jugosllavisë e Bullgarisë në nji kohë sa ma të shkurtë, këto pohime s’ishin
veçse taktika dezinformuese.
Për këtë, më 1948 Stalini dhe Titoja i prishën marrëdhaniet në mënyrë spektakulare, tue e
trandë botën, por sidomos tue i shqetësue intelektualët e huej komunistë. Kësisoj edhe Enver
Hoxha, për herë të parë, ndërmori hapa të guximshëm kundër rrezikut të gllabërimit të Shqipnisë.
Ndamja e Stalinit me Titon kishte pasoja të tejzakonshme mbi burokracitë e shteteve t’Europës
lindore, tek besnikët e Stalinit tashma mundoheshin me e çrranjue dhe me e asgjasue gjithsecilin
simpatizues dhe ithtar të mundshëm të komunizmit të pamvarun të Titos. I pari spastrim i tillë
ndodhi, po merret me mend, në Shqipni, ndërsa Enver Hoxha rrekej me e dëshmue nënshtrimin
e partisë së tij ndaj Moskës e Stalinit, në vend të Beogradit e Titos. Dhe Shqipnia tani u ba anmik
i përbetuem i shtetit jugosllav, nji zhvillim ky që pati pasoja shkatërruese për punëtorët dhe
katundarët e thjeshtë e të rëndomtë të Kosovës. Popullata vendase e cila ma parë ishte përdhosë e
sfilitë pareshtun ngaqë kish mohue m’e pranue sërbizimin, u gjet e etiketueme rishtas, në krejt
tanësinë e vete, si tradhtare potenciale e shtetit që ia jepte nënshtetsinë. Ishte ky nji fat i kobshëm,
meqë, siç u tregue ma parë, Enveri nuk kishte ba gja, dhe as nuk do të bante kurrnjigja në të
ardhmen, për shqiptarët e Kosovës; emni i tij ishte dhe asht i truem në mesin e tyne. M’e vuejtë
burgun e m’e gjetë vdekjen në Jugosllavi nën padinë se i kishin shërbye regjimit t’Enverit, ishte
ma e madhja egërsi që do t’ushtrohej mbi shqiptarët e Kosovës.
Për atë mundet me u kundrue si lloj bekimi i vogël për shqiptarët e Kosovës fakti se Titoja dhe
njerëzit e tij, me qëllim të rezistencës ndaj trysnisë sovjetike, shum shpejt do t’i ktheheshin
opinionit publik të fuqive demokratike perëndimore, në nji shkallë krejt të re e të papame në
kohën e Sërbisë dhe të Jugosllavisë monarkiste. Titistët nuk mundeshin sall me i përzanë

57
shqiptarët përmes qafave të maleve në Shqipni, siç synonin pararendësit e tyne, megjithëqë koha e
Ranković -it shënoi përndjekjen e 250 mijë shqiptarëve për në Turqi. Madje, vetë Titoja, si kroat,
nuk ish aspak i etshëm për gjak në qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve, as shum i ngazëllyem nga
ideologjia sërbomadhe si parim shtetnor. Ardhja e tij personale në pushtet kishte rastisë
njikohësisht me qëllimet historike të sërbomëdhajve, tue u dhanë këtyne qëllimeve nji jetë të re,
porse ai vetë ishte në ndërdyshje për sa i përket efekteve të drejtpërdrejta të tyne mbi ata mvartës
të tij që s’ishin sërbë.
Ky dyzim ishte i dukshëm n’urdhnat e Titos, mbas shuemjes së kryengritjes së Kosovës, ballas
gjendjes së kolonëve sllavë në rajon. Si nji lëshim ndaj popullatës shqiptare, kolonët nuk
lejoheshin me i mëkambë plangjet po qe se këto ishin konfiskue nga katundarë punëtorë ose të
përndjekun politikë, ja po qe se kolonët kishin shërbye në polici ose ishin pronarë të munguem. U
hetuen ma se 11 mijë raste, dhe rreth 6 mijë sish u detyruen me i braktisë disa ose të tana pronat.
Me mija sërbë shkuen në Vojvodinë, ku morën prona që këtunjiherë u kishin takue gjermanëve.
Prapseprap, Titoja e qeveriste Jugosllavinë, e jo veç Kosovën, dhe nuk mund të merrej
drejtpërdrejt me mirëqenien e atyne që e banonin rajonin e vorfën jugor. Kjo gja iu la, për ma se
dy dekada, Ranković -it, shefit të shërbimit sekret, i cili e nisi fushatën e egër të shtypjes në
Kosovë. UDBA e Ranković -it ishte nji organizëm sërb par excellence mbrenda Jugosllavisë
komuniste, i cili kurrë nuk devijoi prej parimeve t’imperializmit sërbomadh.
Ranković -i gjithnji kish mbajtë krahun e skajshëm stalinist të komunizmit jugosllav. Ishte futë
në parti nga fundi i viteve 1920, dhe fillimisht qe arrestue më 1929, fill mbas shpalljes së
diktaturës monarkiste; doli si udhëheqës me brezin e stalinistëve që i prinë valës së spastrimeve
dhe të vrasjeve në Rusi dhe anekand botës, të cilat e transformuen komunizmin botnor në vitet
1930. Gjykimet masive dhe ekzekutimet e komunistëve në Rusi i shfaruen komunistët jugosllavë
t’arratisun atje; ndër viktimat ishte edhe ish-socialisti sërb Kosta Novaković . Ivo Banac përllogarit
se prej rreth 900 komunistësh jugosllavë në Rusi, 800 ishin burgue, dhe pos 40 synesh e kishin
mbijetue terrorin.
Më 1937, Ranković -i ishte anëtari ma në nam i nji grupi komunistësh të mbajtun në burgun e
Sremska Mitrovica-s, i cili e futi spastrimin stalinist edhe mbrenda mureve të burgut. Këta
fanatikë, t’udhëhequn nga malazezi i ashpër e kryefortë Petko Miletić , njiheshin me nofkën
«vehabij» nga të burguemit e tjerë komunistë, simbas lëvizjes së mirë njohun fundamentaliste
islamike. Asht interesante me shënue se mbrenda Sremska Mitrovicas këta lidhën aleancë me
ustashët kroatë.
Përveç Miletić -it dhe Ranković -it, «vehabijtë» në Sremska Mitrovica përfshinin edhe nji tjetër
malazez në za, «disidentin» e ardhshëm Milovan Djilas, i cili do t’u lavdëronte deri në qiell
anembanë Perëndimit. Ma e randësishmja, megjithatë, asht se «vehabijtë» nisën nji fushatë të
sulmeve fizike kundër të burguemve të tjerë ma të vjetër dhe ma pak ekstremë komunistë.
Asgjasimet e përdoruna në Moskë, në luftën civile të Spanjës si dhe ngjeti, duheshin me u
përsëritë edhe në burgun jugosllav, simbas «vehabijve». Kjo situatë i detyroi 17 udhëheqës
komunistë me kërkue nga autoritetet që t’i vendosnin në qeli të veçueme, të ndamë prej shumicës
së shokëve të tyne, të cilët me ngulm i mbështetnin «vehabijtë» si përfaqësues të rendit të ri të
dalë nga Kremlini. Gjendja ndër komunistë u ba aq e tmerrshme, sa vetë Titoja, i cili ishte ba kreu
i partisë si përkrahës i Stalinit që ish, u detyrue me u ndërfutë në «luftën» në Sremska Mitrovica.
Ndër «vehabijtë», pos dy synesh mbetën në «udhëheqësinë e përkohshme» themelue nga Titoja
më 1938: Ranković -i dhe Ðilas-i. Të dy do ta shoqnonin Titon baticave e zbaticave të luftës parti-
zane, por jetët e tyne do të përfundojnë nëpër rrethana krejt të ndryshme, siç do ta shohim.
«Vehabizmi» i Ranković -it, pra stalinizmi, si dhe orientimi i tij prej sërbomadhi, krijonin nji
ndërthurje të natyrshme. Në dekadat sa ai e drejtoi UDBA-në, shqiptarët e Kosovës do të
burgohen rregullisht dhe do të ngarkohen me separatizëm, stalinizëm, sabotim, spiunim dhe kri-
me të tjera, prej të cilave së paku disa sosh ishin krejt të sajueme. Posedimi i armëve, përfshi
pushkët e gjuetisë, vlerësohej si kundërvojtje, madje edhe me e lexue shtypin komunist jugosllav
në shqip quhej gja e dyshimtë. Ranković -i vërtet provoi me e përsëdytë në Kosovë regjimin terro-

58
rist të cilin «vehabijtë» e kishin vendosë në burgun e Sremska Mitrovicas vite ma parë, ose ma
mirë me thanë, nji gulag të vogël etnik, m’e përdorë kështu termin sovjetik që ma vonë do të
njihet botnisht. Metodat e tij nuk u zbehën as me ngritjen e reformave të Hrushçovit në Rusi, të
cilat logjikisht do të duheshin me i dhanë fund nepsit të Moskës a të Tiranës për t’infiltrue agjentë
në Kosovë kundër regjimit të Titos. Mvartësit e Ranković -it i ndiqnin sufijtë, zyrtarët e naltë
komunistë, shkrimtarët, si dhe katundarët e rëndomtë, pra, sikushin që ishte shqiptar dhe që tue u
shque prej turmës përbante nji shënjestër të përshtatshme – prandej dhe shum synesh u ndrynë
në burgje.
Nji ndër viktimat e tij ma të shqueme ishte shkrimtari i ri Adem Demaçi. Demaçi leu më 1936
në Prishtinë dhe premtimet e para letrare i shfaqi herët në vitet 1950, ende nxanës i shkollës së
mesme. Veprat e tij u zbuluen nga redaktori letrar i të përditshmes Rilindja, Gjon Sinishta, nji
ish-prift jezuit e poet, i ikun nga Shqipnia enveriste. Tregimi i shkurtë i Demaçit ‘Lustraxhiu’,
fitoi konkursin vjetor të tregimit të shkurtë mbajtë nga Rilindja. Demaçi iu bashkangjit personelit
redaktues dhe punoi krahas Sinishtës deri më 1956, kur Sinishta u burgue; shqiptari besimtar ka-
tolik gjithnji ishte shënjestër e kërkueme prej njerëzve të Ranković -it dhe për ma shum, Sinishta s’
kish pranue me u ba anëtar i partisë komuniste.
Më 1958 Demaçi botoi romanin ‘Gjarpijtë e gjakut’, përshkrim ky i gjakmarrjeve anames
shqiptarëve që çmohet si kryevepra e tij. Libri u prit tejzakonisht mirë ndër shqiptarët e Kosovës,
të cilët e çmuen Demaçin si shkrimtar «të ndjeshëm ndaj krajatave të popullit të pambrojtun dhe
ndaj padrejtësive shoqnore», simbas studiuesit Pjetër R. Prifti. Kritiku letrar Idriz Lamaj, i cili e
redaktoi botimin përfundimtar të veprës, shquente në te nji kritikë serioze, madje edhe shplim e
sulm, jo veç të dhunës ndërshqiptare, po edhe të pushtetit sllav në rajon. Kjo porosi nuk mbeti pa
u ra në vesh autoriteteve jugosllave. Fill mbas daljes së librit, Demaçi u burgue për herë të parë,
më 19 nandor ‘58, tue iu bashkangjitë mikut dhe mentorit të vet, Gjon Sinishtës. Të dy ishin
bashkë në burg tre vjet radhazi dhe u banë të pandashëm, ani pse Demaçi ishte marksist në
bindje, e Sinishta katolik dhe kundërshtar i komunizmit.
Demaçi u ba simboli kryesor i atdhetarizmit shqiptar në Kosovë. Mbas lirimit më 1961,
Demaçi u burgue më 1964 dhe 1975. Të mbramën herë u gjykue si udhëheqës i «grupit t’Adem
Demaçit». E torturonin njaq sa gati humbi dritën e syve. Burgimi i tij i tretë zgjati 15 vjet. Sikurse
arkitekti kryesor i kësaj lemerie, Ranković -i, Demaçi vuejti dënimin në qelitë e burgut të Sremska
Mitrovica-s, si dhe në famëkeqin Goli Otok (Ishulli i Zdeshun), nji ndër vendndëshkimet ma të
frikshme të UDBA-s. Mirëpo, midis burgimit të dytë e të tretë të Demaçit, Ranković -i ra, dhe
shkëndijat e shpresës filluen me e zdritë terrinën në të cilin qenë katandisë shqiptarët e Kosovës.
Heqja e Ranković -it u ba më 1966, nji vit kthesë ky shumkund në botë. Po këtë vit, në ShBA u
shënue nji shtim i protestave kundër luftës në Vietnam dhe nji lulëzim i plotë i fenomenit hippie,
si dhe vazhdimi i getoizimit nëpër qytetet kryesore amerikane tok me demonstratat për të drejta
qytetare në shtetet jugore. Në Bashkimin Sovjetik t’asokohshëm, shkrimtarët Andrei Sinjavski
dhe Yuli Danyel brofën si të parët disidentë letrarë mbas shum dekadash, prandej edhe u ngar-
kuen me tradhti. Kina iu nënshtrue fillimit të «Revolucionit të Madh Kulturor të Proletariatit» që
u shënue me vrasjen e Peng Zhen-it dhe të Lo Juiçin-it, si dhe me notimin e Mao ce Dun-it në
lumin Jangce. Plasja e kryengritjes së studentëve e të punëtorëve në Holandë çoi te paraqitja e
anarkistit Provos i cili për nji kohë mrekulloi Europën e botën. Në Francë, poeti surrea list André
Breton, kundërshtar i motshëm i stalinizmit, nji numër i dishepujve të të cilit do t’ishin bashkë-
punëtorë të Titos, vdiq më 1970. Në Detroit të ShBA-së, bashkëvuejtësi i Adem Demaçit, Gjon
Sinishta, që kish ikë nga Jugosllavia, themeloi Qendrën Informative Katolike Shqiptare.
Asht ma se e çuditshme sot, mbas 33 vjetësh, me e kujtue faktin se atëbotë shtetet komuniste
që nga Adriatiku e në Paqësor shiheshin si të përjetshme, të paracaktueme me rrnue përjetësisht,
ose, të paktën deri në nji t’ardhme paparashikueshëm të largët. Edhe intelektualët konservatorë të
Perëndimit bile e pranonin pandehmën se komunizmi sovjetik paraqiste nji fuqi të re dhe
jetëgjatë. Bile, përpjekjet për t’i edukue njerëzit në Perëndim mbi njimendësinë e komunizmit
përherë e ma fort refuzoheshin si «propagandë e luftës së ftohtë». Në Jugosllavi, duhet thanë se

59
shum njerëz mendonin që Titoja asht i pavdekshëm, kurse në Shqipni Enver Hoxha gjithsesi u
mundonte me krijue besimin e njejtë. Së shpejti Enveri, që ish lidhë me Kinën maoiste mbas
prishjes me Rusinë sovjetike në fillim të viteve 1960, do ta përvetësojë «revolucionin kulturor» të
Pekinit me nisjen e fushatës së ethshme për çrranjimin e plotë të fesë në Shqipni, tue e shpallë
vendin e vet zyrtarisht të parin shtet ateist në botë.
Ranković -i u përjashtue përnjiherë nga posti i shefit të policisë sekrete në nji konferencë të
thirrun nga Titoja në ishujt e Brioneve, ku gjendej kompleksi i Titos për pushime verore. Mbas nji
viti, më 1967, gazetari britanik David Pryce-Jones vizitoi Beogradin dhe e gjeti Ranković -in të
strukun në nji librari, ku pamja e tij dukej se ia arsyetonte «namin prej zullumqari… I drobitun e i
mefshtë, kishte pasë marrë ngjyra të vdjerrjes», kujtonte Pryce-Jones vite ma vonë. Mbi të gjitha,
fundi i karrierës së Ranković -it shënoi diçka bukur të mahnitshme: Titoja, tashma në moshë, kish
pasë vendosë me e ba përpjekjen e fundit për t’i shtrydhë synimet sërbomëdhaja përmbrenda
burokracisë komuniste jugosllave. Tito urdhnoi të ndërmerreshin nji mori masash në mënyrë që
popullsia shqiptare të vehej në nivel të njejtë, nga pikëpamja e të drejtave qytetare, me shtetasit e
tjerë jugosllavë.
Më 1968, nji vit mbas radikalizmit të madh rruzullor, u rishqyrtue kushtetuta socialiste
jugosllave në mënyrë që «treva autonome» e Ko sovës si dhe «krahina autonome» e Vojvodinës
(kjo e fundit me nji popullsi të mjaftë hungareze) të baheshin «bashkësi socio-politike» më vete,
gja që ish baza politike për njohjen e Sllovenisë, të Kroacisë, Bos një-Hercegovinës, Sërbisë, Malit
të Zi dhe të Maqedonisë si «republika». Vojvodina, duhet theksue, ka pasë gëzue nji
vendimmarrje vendore shum ma të naltë sesa Kosova, që nga fillimi i bashkëjetesës titiste. Porse,
të dyja, ani pse të mbetuna mbrenda territorit të Sërbisë, tashma morën funksionet dikur të
rezervueme për «republikat» përbase të shtetit federativ socialist. Thirrjet për nji «republikë» të
plotë të Kosovës filluen me u ndie ndër shqiptarët e këtushëm, dhe mbas pak kohe protestuesit
zunë me e brohoritë këtë frazë zashëm nëpër rrugë.
Nji «Kosovë republikë» nuk do të arrihej kurrnjiherë nën Jugosllavinë socialiste, porse qeveria
e Titos iu gjegj shqiptarëve të Kosovës tue u dhanë të drejtën me e value flamurin e Skënderbeut
me shqi ponjën dykrenore, me e themelue Universitetin e Kosovës në shqip, që pruni nji nivel
t’edukimit të mungem ma parë në këtë rajon. Pjesëmarrja shqiptare në parti dhe në qeverinë
rajonale shënoi rritje të dukshme; me nji fjalë, Kosova republikë po arrihej de facto, mbasi jo de
jure. Më 1974, reformat e Titos kulmuen me nji rikqyrje të plotë të kushtetutës jugosllave, nën të
cilën Kosova dhe Vojvodina gëzonin status gati të barabartë me «republikat» federale, me çdo gja
veç emnit. Të dyja do t’i kishin ulëset në organizmat qeverisës federativë përbri (porse ma të
pakta në numër) atyne të përfaqësuesve të «republikave», të dyja mund t’i shkruenin vetë kushte-
tutat e veta, ndonëse mbetën përmbrenda Sërbisë.
Tito vdiq më 1980. Shum shtetas jugosllavë, madje jo pak shqiptarë të Kosovës, e vajtuen.
Shum sosh qenë hutue, të tmerruem nga ideja e jetës pa Titon. Doktrina zyrtare e shtetit jugosllav
ngulmonte «Mbas Titos, Tito!». Pra, nëse ai nuk mundte me gëzue përjetësi fizike, trashëgimia e
tij politike e shoqnore do të ruheshin. Megjithatë, bash e anasjellta ndodhi. Pikë së pari, pa të,
reformat që i kish vendosë në vitet e mbrama, zunë me u shpërba. Kriza e parë serioze agoi më
1981, zgjati nga marsi deri në maj dhe u rishfaq në korrik, në Prishtinë, kur studentët dhe
punëtorët protestuen në numër të madh, tue kërkue që «Krahina Socialiste Autonome» e
Kosovës të bahej tani «Republikë» e plotë. Shumkush e thirrte emnin e Adem Demaçit që ende
mbahej në burg.
Pa dorën frenuese të Titos, autoritetet jugosllave u përgjegjën me egërsi; policia shtinte në
turma dhe tanket i patrullonin rrugët. Kosova u vërshue nga trupat e Armatës Jugosllave. Në tanë
ciklin e protestave, mbas vlerësimeve zyrtare, nandë vetë kishin vdekë prej «forcave të rendit»,
mirëpo burimet shqiptare thoshin se këto shifra ishin shum ma të nalta. Asht me interes me zanë
në gojë se, ndërsa ditorja londineze Evening Standard e datës 21 prill 1981 raportonte se ma se
1.000 vetë mund të jenë vra, dhe nji gazetë gjermane shënonte 2.600 të vdekun, shtypi zyrtar
komunist në Shqipninë e Enverit shënonte vetëm 129 të vdekun; Enveri nuk ishte ma i nxitun

60
sesa në të kaluemen për t’iu dalë krah shqiptarëve të Kosovës. Ma vonë, shqiptarët e Kosovës do
t’ankoheshin se Enveri u kish dhanë zemër me fjalë më 1981, po i kish tradhtue në vepra. Në
fund të javës së parë të qershorit atë vit, ma se 1.700 njerëz u burguen, dhe më 9 shtator, kund
500 sosh u dënuen me burg. Shërbimi sekret jugosllav, tue iu kthye shprehive tipike për kohën e
Ranković -it, nisi praktikën e «diferencimit», e cila u përbante nga burgimi, marrja në pyetje,
përcjellja e mbikqyrja, si dhe grumbullimi i dosjeve për pothuejse tanë popullatën aktive. Nga
mesi i viteve 1980 ish përllogaritë se dy të tretat e mashkujve shqiptarë të moshës madhore në
Kosovë qenë arrestue të paktën nji herë.
Ngjarjet më 1981 e polarizuen opinionin në Kosovë. Zyrtarët jugosllavë shpallën se mbrapa
demonstratave qëndronte komploti separatist; shum sërbë këtë e përshëndetën me ngazëllim;
shqiptarët përherë e ma shum po nxirrnin përfundimin se për ta nuk kish ma shpresë me kërkue
drejtësi në shtetin e sllavëve jugorë. Gazetarët jugosllavë e theksonin skamjen ekonomike që kish
nxitë këtë pakënaqësi, meqë edhe mbas reformave kushtetuese të viteve të mbrama të Titos,
Kosova mbeti e vorfën, me investime të pakta dhe papunësi të shumtë. Madje, shqiptarët e
Kosovës kishin pasë nisë me shprehë shqetësimin e tyne për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni
dhe në Mal të Zi, si dhe mllefin ndaj statistikave që dëftonin se gjysma e të dënuemve të shtetit
ishin shqiptarë me kombsi, tue përfshi këtu, kuptohet, Demaçin, njeriun e mbajtun në burg ma së
gjati në Jugosllavi.
Bile, edhe gjatë periudhës së reformave, nga viti 1974 deri më 1981, 618 shqiptarë ishin pasë
burgue në Jugosllavi të ngarkuem me separatizëm e nacionalizëm. Udhëheqësit që pasuen Titon,
përherë e ma fort theksonin se Enveri, «i munguemi i madh» nga historia kosovare, kishte synime
me e bashkue Kosovën me Shqipninë. Mirëpo, këto qëndrime kurrsesi nuk ishin të njizashme; më
21 shtator 1981, Vladimir Bakarić , anëtari i fundit i mbetun i kryesisë së naltë të Titos, i
paralajmëroi kroatët e vet se mbulimi nga media shtetnore jugosllave i gjendjes në Kosovë po
bahej çashtje e «provokimit të haptë kundër shqiptarëve». Shqiptarët katolikë në ShBA njoftonin
se kosovarët ishin «qytetarë të dorës së dytë» dhe «zezakë të Jugosllavisë». Maliq Arifi, komentues
i arratisun në Nju Jork, e përshkruente gjendjen në Kosovë më 1982 si «shembulli ma i theksuem
i kolonializmit që ende mbijeton n’Europë», dhe, sikurse të tjerët, spikaste pabarazinë ekonomike
që malconte problemin në rajon.
Kriza nuk mbaroi. Me kalimin e viteve, burgimet dhe gjykimet shtoheshin në mënyrë
drakonike, tok me përjashtimet dhe qortimet, sidomos nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës.
Filozofit Ukshin Hoti, ligjërues n’universitet, iu shqiptue dënimi prej 2 deri në 11 vjet burg (ai
mbeti në burg edhe mbas ndërhymjes së NATO-s, po mandej u zhduk fare. Shqiptarët besojnë ta
kenë vra sërbët). Poeti e kritiku letrar Agim Vinca, kritiku e letrari Rexhep Qosja, historiani i
shquem Ali Hadri, profesori i sociologjisë Fehmi Agani, si dhe shkencëtari Mark Krasniqi ishin
në grupin e 47 mësimdhanësve të tjerë të nxjerrë nga puna. Nji brez i intelektualëve të Kosovës u
rreshtuen përbri me Adem Demaçin, si përfaqësues të vetëdijes kombtare shqiptare.
Sërbia filloi me u kundërgjegjë me dërgimin e forcave të milicisë në Kosovë. Nji stivë librash u
shfaq në Beograd ku dëftoheshin rrëfime mbi padrejtësitë e shqiptarëve ndaj sërbëve në Kosovë.
Fill mbas kësaj, simbas Noel Malcolm-it, «ajo që mundet me u quejtë luftë kulturore ishte… në
vlugun e vet». Nji shkatërrim i pamasë ishte shum afër, ma afër se ç’mund ta merrte kush me
mend.

61
VI.
KRIZA E JUGOSLLAVISË
1985-1989
Kosova nuk qe hallka e vetme e labërgueme e Jugosllavisë. Me vdekjen e Titos më 1980 dhe
krizën e komunizmit europian mbas nji gjysmë dekade, Jugosllavia u ndesh ballanballë me të
gjitha vijat e dobëta t’ish-Perandorisë Austro-Hungareze dhe t’asaj Osmane. Jugosllavia, që këtu e
tëhu do të njihej gjithkah me emnin e politikanit sërb Slobodan Miloš ević , ashtu siç ishte njohtë
dikur me atë të Titos, do të ndahet copë-copë në vitet 1990. Spjegimi i parë në gojën e
komentuesve të huej do t’ishte «urrejtjet shekullore», togfjalësh ky që shpejt do t’u shndërronte në
nji klishe.
Kësodore, shikuesve amerikanë dhe europianë të lajmeve televizive, si dhe lexuesve të shtypit,
për të satën herë u thuhej se sërbët i urrenin kroatët shkaku i asaj që këta të mbramët u kishin ba
në Luftën II Botnore; ose, me u kthye ma mbrapa, sërbët i urrenin shqiptarët ngaqë këta ua ki-
shin marrë Kosovën.
Siç u sugjerue në kaptinën I, argumenti i «urrejtjes shekullore» kishte merita të mjafta. Kish me
qenë absurde me mohue se Ballkani, sikurse shumica e Europës Lindore, ka mbetë jashtë
rrjedhave të historisë europiane, dhe se prirja për ashpërsi në politikë e në luftë dëftoka se, në nji
mënyrë, disa prej këtyne kulturave paskan ngelë të paasimi lueme nga vlerat dhe shprehitë
perëndimore. Për ma shum, na asht e qartë se dhuna në rajon ka karakter përsëritës, ba me u
kthye edhe para vërshimeve sllave të shek. VI e.r. Në veçanti e shqyrtuem njimendësinë e
rivalitetit etnik në Kosovë, për dallim nga Bosnjë-Hercegovina.
Përveç meritave të veta, argumenti i «urrejtjes shekullore» kish nji voli për disa prej atyne që e
kishin përqafue. Ai e pandehte, në mënyrë të drejtë a të zhdrejtë, barazinë morale të palëve
ndërluftuese, tue pasë me sa duket si gjykim parimin «faji asht i të tanëve». Ky vështrim u kandej
atyne që nuk pëlqenin me mbajtë pajë.
Por a asht prania e «urrejtjeve shekullore», e mënive legjendare dhe e zakoneve ataviste –
madje edhe atyne të skajshmeve të gjetuna anames shqiptarëve e sërbëve – menjimend e mjaftë
për ta sqarue shkallën dhe furinë e egërsisë në luftnat jugosllave të viteve 1990? Kjo asht si me e
fajsue paganizmin gotik për nazizmin. I kemi ravizue shembujt e dhunës sërbe kundrejt
shqiptarëve, të cilat i paraprinë krizës së paradokohshme në Kosovë. Asgjamangut, hendeku
ndërmjet dallimeve kulturore dhe vrasjeve masive mbetet i pakapërcyeshëm për shumicën e shoq-
nive, në veçanti mbas kohës së Hitlerit, pamvarësisht se sa të mbrapambetuna mund të kenë qenë
ato shoqni.
Jo, këto «urrejtje shekullore» nuk u përndezën vetvetiu. Zjarmi u pregatit, u kall, dhe u përpush
nga udhëheqësia politike sërbe përmes sulmeve të pareshtuna kundër fqinjëve të tyne, Sllovenisë,
Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës, të ndërmarra me planin për njisimin e «Sërbisë së
Madhe». Me synim të jetësimit të këtij caku, Miloš ević-i do ta përvetësonte suksesshëm stilin
fashist të nxitjes së masave, që kish mujtësi të llahtarshme për trazimin e shoqnisë civile
europiane, madje edhe t’asaj ndërkombtare.
Për ma shum, nuk kishte kurrfarë shenje barazie mes Miloš ević -it dhe udhëheqësve politikë të
Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe së sosmi, Kosovës, me të cilët u ai ndesh.
Sllovenët nën ish-komunistin që tani përkrahte tregun e lirë, Milan Kuč an, përherë e ma shum do
të vepronin me nji qëllim të vetëm: atë të ngërthimit të plotë të «republikave» të dikurshme
jugosllave n’Europë. Kryetari i Kroacisë, Franjo Tuđman, sado politikan dinak e i korruptuem

62
sikurse Miloš ević -i, e mbajti shtetin e tij si «banana-republikë» nën njifarë gjysmë-diktature, vuni
ligje që çuen në shkeljen e të drejtave të njeriut në territorin e vet si dhe n’atë të Bosnjë-
Hercegovinës, madje shpesh edhe e kënaqte Miloš ević -in. Po, me gjithë gabimet e tij të
panumërta, veprimet e Tuđ man-it ishin të natyrës mbrojtëse dhe oportuniste. Muslimanët bosh-
njakë, nga ana e tyne, asnjiherë nuk u lëshuen në shkelje të plota të të drejtave njerëzore, që
karakterizonin operacionet ushtarake sërbe e kroate. Siç kemi me pa, shqiptarët e Kosovës
dëshmuen nji qëndresë të padhunshme për 10 vjet para se të rrokeshin armësh, megjithëqë
ballafaqoheshin me çnjerëzitë përherë e ma t’ashpra të milicisë dhe të paraushtarakëve sërbë.
E sa për «urrejtjet shekullore», hendeku midis Lindjes e Perëndimit, po merret vesh, ka tash
1500 vjet që e përçanëson Ballkanin. Jugosllavia përfaqësonte nji përpjekje, mbase gjithqysh të
dënueme me dështim, për me ndërtue urë mbi këtë hendek. Tue qenë, megjithatë, e shtrime mbi
themelet e ndasive etnike, nji shumsi fërkimesh të vazhdueshme në të ishte gjithmonë e dukshme,
ndonëse kjo u vu re fare pak jashtë Jugosllavisë. Këto pakënaqësi vazhduen dhe u shumuen për
shkaqe çashtjesh politike aspak të ndryshme nga ato prej vendesh të tjera. Arsyet e vërteta pse
Jugosllavia u shpërba aq llahtarshëm nuk rridhnin nga vargjet për betejat e këtunjihershme, a nga
deklamimet për lemeritë naziste në kohë lufte, as prej shestimeve të bankierëve gjermanë ose të
militaristëve amerikanë, porse nga bota e thatë dhe me gjasë shterpe, e politikës publike. Ndër
këto arsye përfshihen edhe qëndrimet ndaj pronës dhe biznesit; trashëgimisë së centralizmit në
qeveri; si dhe politika fiskale.
Jugosllavia në kohën e zhbamjes së saj, kishte, ndër pjesëtarët e vet, gjithnduer nivelesh të
gatishmënisë për anëtarsim në botën moderne. Sërbia nën Miloš ević-in ngecte bukur shum mbas
të tjerëve. Lufta e viteve 1990 dhe dhuna në Ballkan ishin pasojë e vendimit të Miloš ević-it për
me përqafue luftën dhe dhunën si zgjidhje të nyjës së mbrapambetunisë së vetë Sërbisë.
Në nji bisedë, më 1999, me disa këshilltarë amerikanë që jetojnë në Bosnjë -Hercegovinë,
profesori musliman boshnjak i Universitetit të Sarajevës, Kemal Bakarš ić, i kujtonte përvojat e
veta në qytetin e rrethekuem. Bakarš ićishte drejtor i Bibliotekës së Muzeut Kombtar në Bosnjë-
Hercegovinë. Më 18 maj 1992, Biblioteka Kombtare dhe Universitare u bombardue nga sërbët;
tri ditë radhazi u kall pa reshtë. Mbas nji jave, nji hi i butë si borë ra mbi qytet. Gjatë nji sulmi të
ngjashëm të sërbëve mbi Institutin Oriental, tre muej ma vonë, me dheta mija dorëshkrime arabe,
persiane, turke, hebreje e boshnjake u asgjasuen. Vetë Bakarš ić
-i, ekspert i nji artefakti unik
kulturor të njohun si ‘Sarajevo Haggadah’, dorëshkrim ky i hebrejve, krijue në Spanjë dhe pru në
Bosnjë, i evakuonte përmbajtjet e Bibliotekës së Muzeut Kombtar, e cila ndodhej nën kërcënimin
e drejtpërdrejtë të snajperistëve sërbë.
Bota e dënoi shkatërrimin e bibliotekave boshnjake nga sërbët, si akt dhune me synim
zhdukjen e gjurmëve të pranisë islame në Ballkan. Mirëpo interpretimi që Bakarš ić-i i ban kësaj të
lige ishte i tjetërt; simbas tij ajo ishte ma pak e nxitun prej urrejtjeve ndëretnike dhe instinktit për
shkatërrim, sesa prej synimeve të veçanta ekonomike. Sërbët, thonte ai, kryesisht donin me i
shkatërrue defterët, ose tapitë osmane mbi patundsitë. Qëllimi i kësaj, simbas tij, nuk ishte me e
shlye dëshminë se muslimanët dikur e kishin zotnue vendin, po, ma parë, me zhdukë dëshminë se
sërbët dikur kanë pasë patundsi krahas muslimanëve. «Defterët nuk i regjistronin veç patundsitë e
muslimanëve, po edhe ato të kroatëve, të sërbëve si dhe të tjerëve. Ato dëftonin se bashkëjetesë
ndërmjet tri bashkësive kishte pasë përherë këtu. Por ato tregonin edhe shkallën e pronësisë
sërbe, prandej sërbët po e shkatërronin edhe historinë e vete bashkë me atë të muslimanëve»
thonte ai.
Shkatërrimi i dëshmive të pronësive të shqiptarëve në Kosovë, krahas me letërnjoftimet dhe
patentat e shoferëve, ishte po ashtu karakteristik edhe për suljet sërbe në Kosovë më 1999.
Mirëpo, nësa mediat gjithandej i shihnin këto veprime si përpjekje për me e kthye në të paligj-
shme praninë shqiptare në Kosovë, ajo që ato nuk e shihnin ish se mbrapa kalljeve të
dokumenteve të pronësisë, qëndronte jo veç ultranacionalizmi; mbrapa tyne ishte edhe qëndrimi
historik dhe kulturor ndaj pronësisë përgjithësisht. Në fazat e para të përleshjeve jugosllave të
viteve 1990, disa vrojtues kishin spikatë trashëgiminë e dallimeve ekonomike dhe shoqnore

63
ndërmjet Sërbisë, në nji anë, dhe të Sllovenisë e Kroacisë, në tjetrën. Por tue qenë se këto dallime
nuk njiheshin bot nisht dhe mshefeshin nga vetë roli që kishte Sërbia në kontrollimin e ekonomisë
jugosllave, efekti i tyne qe që të cilësoheshin si anti-sërbë, e madje ‘racistë’, të tanë ata që po i tho-
shin këto sheshazi, prandej kjo temë astenjiherë nuk u lavrue siç do të duheshte.
Megjithatë, hendeku ekonomik ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë, në perëndim, si dhe Sërbisë, në
lindje, ishte burimi i njimendtë i mëdyshjes jugosllave. Dhe ky boshllëk, cilido t’ishte ravijëzimi i
tij statistikor nga viti në vit, doli prej disa pandehmave kohëgjata kulturore.
Jugosllavia, pra, përshkonte kufinin Lindje-Perëndim të përvijuem më 395 e.r. nga perandori
romak Teodosi. Kjo, mbas zbritjes së sllavëve ndër këto troje, do të ndahej n’anën e perandori së
perëndimore, ku do të hynin Sllovenia me Kroacinë; kurse Sërbia, që do të themelohej shum ma
vonë, do t’ishte në territorin e Lindjes. Edhe pse shqiptarët «zyrtarisht» iu caktuen Lindjes,
bregdeti malazez dhe ai shqiptar, si dhe Bosnja e Kosova, bashkë me banorët e tyne, mbetën në
mes, në brezin kufitar.
Kjo ndamje kulturore do t’u dëshmonte shum ma e randësishme për historinë e Ballkanit sesa
çamjet e mavonshme anames banuesve të krishtenë dhe qeveritarëve muslimanë. Trevat që do të
bahen Slloveni e Kroaci veriore do t’i takonin fushëveprimit të Charlemagne-it, që binte nën
autoritetin kishtar të Romës dhe jo të Bizantit, dhe do të përshkohen (sidomos Sllovenia) nga
protestanizmi si dhe kundërreformimi. Kroatët e bregdetit dalmat ranë nën sundimin venedikas,
dhe, krahas me shquemjen si marinarë e tregtarë mallnash detare, luejtën rol në prekjen e botës
sllavonike prej Renesansës. Edhe sllovenët edhe kroatët qenë sundue prej Habsburgut; ata u
pushtuen shkurt dhe u përndritën në drejtimin e romantizmit revolucionar prej Napoleonit,
mirëpo Vjena riktheu pushtetin mbi ta, tue i çue në periudhën e kapitalizmit nëpërmjet niko-
qirllëkut t’industrialistëve austriakë e hungarezë. Në fillim të shek. XX, S llovenia e Kroacia kishin
krijue klasa të pasuna katundare, shtresa përparimtare komerciale dhe nji traditë të shëndoshë
vendore të tregtisë dhe t’investimit. Zhvillimi i matejmë i tyne si kombe borgjeze ishte sigurue.
Trashëgimia kulturore e Sërbisë kishte qenë krejt e tjetërt. Me ramjen nën urdhnin fetar
bizantin, ma vonë ortodoks, Sërbia asnjiherë nuk e provoi reformimin as kundërreformimin. Pa
dalje në det, ajo kurrnjiherë nuk e zhvilloi detarinë as tregtimin me jashtë. Katastrofa e plotë e saj,
të paktën nga kandvështrimi europian i zhvillimit ekonomik, ishte Beteja e Kosovës që u pasue
me pushtimin e Sërbisë prej turqve. Tregtia në Perandorinë Osmane përqendrohej në kryeqytetin
perandorak, Konstantinopojë, si dhe n’akset e karvanëve me Anadollin, Persinë dhe Azinë
qendrore. Kah perëndimi, akset ma të rralla tregtare osmane shkonin prej Dubrovnikut në
Sarajevë, e prej aty, sikurse edhe prej Shkodrës e Durrësit, drejt Shkupit dhe Selanikut. Sërbia, hiq
Kosovën, të cilën e shkonin aksi Sarajevë-Selanik si dhe ai Shkodër-Shkup, të shumtën e herës
anashkalohej fare.
Shkëmbimet e Sërbisë kurrë nuk u zhvilluen mbi tregtimin lokal, dhe krahas tyne, klasa
vendase afariste ose investuese u krijue shum vonë. Në përgjithësi, kultura sërbe përherë e
trajtonte të luftuemit si profesion, i cili pëlqehej ma fort se tregtia. Vetë Miloš ević -i e shqiptoi
këtë parapëlqim në të 1990-at e hershme, në nji fjalim kundër sllovenëve, të cilët ishin pasunue
tue e licencue shitjen e artikujve perëndimorë në tregun jugosllav. Për dallim prej sllovenëve,
Miloš ević -i deklaroi guximshëm, sërbëve nuk u shkonte për dore me prodhue mallna – «porse
jemi të mirë në luftime», do të shprehej ai.
Sërbia nuk kish nisë me u nda nga sundimi osman deri më 1804, dhe për shum kohë
mbaskëndej, karakteri i saj ekonomik do të jetë aziatik në vend se europian. Në Slloveni e Kroaci,
madje edhe në pjesën osmane të Bosnjës, struktura kishtare e politike promovonin zhvillimin e
bujqsisë; toka e trashëgueme mbeste në duert e familjes së gjanë, e cila synonte me i shtue e me i
shtri ma tej pasunitë. Edhe pse katundarë të patokë mërguen nga Sllovenia e Kroacia në numra të
mjaftë, tue e lypë fatin, ndërmjet të tjerash, në Kaliforninë e Etheve të Arta dhe, ma vonë, nëpër
xeheroret dhe fabrikat e Belgjikës, të Francës, si dhe të Perëndimin Amerikan, ata që kishin toka i
ruenin me xhelozi, dhe organizonin shoqata e parti për t’i mbrojtë interesat e veta.

64
Në Sërbinë mbasosmane, përkundrazi, mungesa e nji kornize t’efektshme ligjore dhe shoqnore
shkaktonte shqetësime tek katundarët, fuste smirën në familje, si dhe çonte në ndamjen gjithnji
ma të vogël të patundsive ndër hisenikë. Katundari sërb i mbronte interesat e veta tue mbajtë nji
familje të ngushtë në plangun e vogël, në të cilin puna fizike e grues dhe e fëmijëve ishin forma e
vetme e investimit. Thueja prej vetë fillimit të pamvarësimit kombtar nga Tur qia, Sërbia e vuente
nji krizë bujqsore, e cila vazhdon sot e kësaj dite.
Prandej, dallimi mes Perëndimit e Lindjes ndër sllovenë, kroatë e sërbë, ngërthente shum ma
tepër sesa argumentin teologjik mbi autoritetin e ipeshkvit të Romës si Papë, ose përdorimin e
alfabetit cirilik kundrejt atij latin. E përmendëm tashma shqetësimin e famëkeqit Dr. Čubrilović
se shqiptarët fatkeqsisht «janë mësue me nocionin europiano-perëndimor të pronës private». Për
sërbët, prona të shpeshtën ishte bazë e përleshjeve, qoftë me anëtarë të familjes qoftë me
pronarin (këta të mbramët së fundmi kishin qenë muslimanë), ma parë sesa bazë e mirëqenies
personale e shoqnore (përveç nëpërmjet shpronësimit të dhunshëm të pronarëve muslimanë).
Afarizmi nënkuptonte lypjen dhe zënkat ndër tregtarë, dhe shpesh ishte i dyshimtë. Kur
kapitalizmi erdhi në Ballkan për herë të parë, në fund të shekullit XIX, sllovenët e kroatët ishin
pregatitë mirë për të. Mirëpo borgjezia sërbe kishte arritë vonë në skenën historike, dhe zhvillimi i
saj si klasë ishte po ashtu i vonuem.
E tana kjo vërehej në qëndrimet e rranjosuna ndaj pronave. Kallja e tapive të pronësisë ishte
shprehje simbolike e sërbizmit, që shprehte jo veç nji protestë radikale kundër mbizotnimit
musliman, por edhe zhdymëzimin e thellë lidhun me njimendësinë shoqnore e ligjore përtej
familjes së ngushtë. Jo veç tapitë osmane të pronave dyshoheshin, meqë ishin lëshue prej
pushtuesit të huej; gjithcili dokument, gjithcila letër, gjithcili ligj jashtë atij familjar, ishte i
dyshueshëm.
Mbrapambetunia e bujqsisë sërbe, si dhe moshapja e sërbëve ndaj nocioneve post-tradicionale
të pronës, cytën probleme të tjera, shkaktue nga hymja e vonueme e borgjezisë sërbe në skenën e
historisë botnore. Kjo dukuni asht shqyrtue për mrekulli nga socialistë të tillë sërbë si Kosta No-
vaković , i cili shkruejti mbi «rropatjet për me zanë hapin» të Sërbisë, të cilat do të shndërroheshin
në orvatje të përjetshme. Mirëpo ironia, me shum randësi për të huejt, po edhe për sërbët, ishte se
nëse Sërbia kishte probleme me u përballë me valën e parë të zgjanimit të ndjeshëm të
kapitalizmit në Ballkan, nga 1850 deri më 1900, këto nyje u ngatërruen tej mase në ko hën e të
mbramave zgjanimeve të tilla, në vitet 1990.
Jugosllavia e Titos, gjatë viteve të 1950-ta, 60-ta e 70-ta, lulëzoi si trashëguese e njifarëlloj
mirëqenieje ndërkombtare të dyzueme. Thanë ma thjesht, jugosllavët paguheshin prej rusëve, me
shuma të majme, për ndërtime fabrikash dhe projekte të tjera të sofistikueme të cilat socializmit
sovjetik i kishin dështue, ndërsa ShBA-ja mbështeste Armatën Jugosllave me pandehmën se në
luftën midis NATO-s dhe Paktit të Varshavës, Jugosllavia do të rreshtohej me Perëndimin. Vetë
Titoja, nji oficer ushtarak i shkathtë i Habsburgut për kah pregatitja profesionale, ia shtoi dy risi
këtij gërshetimi, të panjohuna për pjesën tjetër të botës komuniste. Ai i nxiste jugosllavët
t’emigronin me miliona – në Gjermani, Austri, Zvicër e madje edhe ShBA e Australi, dhe me
dërgue në shpitë e tyne sa ma shum të holla të fitueme. Për ma shum, e hapi vendin për turistë të
huej, në mënyrë që familjet, kryesisht të bregdetit dalmat, të mundeshin me grumbullue miliona
marka gjermane tue i lëshue me qira pronat.
Porse arsyeja e vërtetë për suksesin e Jugosllavisë ishte ndihma e dyanshme që kjo merrte prej
Perëndimit dhe Lindjes. Mbas mposhtjes psikologjike të Moskës nga dalja në skenë e Solidarnost-
it të Polonisë dhe zgjedhja e Papës polak, John Paul II, në të 1980-at e hershme, diç interesante
ngjau n’Europën Lindore. Rusia Sovjetike, nga ana e saj, vazhdoi për nji kohë me ecë shtegut të
vet prej ngadhnjimtari, e bindun se bashkërendimi global i forcave e parapëlqente socializmin,
dhe se ato që do të mund t’i humbte në Poloni do t’arrinte me i mëkambë përmes Ni karaguas,
Grenadës dhe El Salvadorit, si dhe përmes aventurave n’Afrikë dhe n’Azinë Juglindore. Hungaria,
Gjermania Lindore, Çekosllovakia dhe shtetet e tjera ma perëndimore komuniste panë shfaqjen e
ngadalshme, por të si gurtë, të shoqnisë civile jokomuniste. Kurrkush në Moskë, Budapest,

65
Berlinin Lindor, ose në Pragë nuk foli haptas mbi mbarimin e komunizmit, sikundër që kurrkush
nuk foli në Uashington. Mirëpo në këto qytete europiane inteligjencia filloi me e shpresue,
heshtas, mbarimin i cili kohë të gjatë kish qenë i paparamendueshëm.
Në Jugosllavi, për dallim – sidomos në Sërbi – vitet 1980 sollën fillimin e nji paniku të plotë.
Titoja vdiq më 1980, porse shum pak jugosllavë patën frikë, ose e shprehën frikën nëse e kishin,
lidhun me forcat e mbrendshme që mund të çonin në shafitjen e komunizmit jugosllav. Komu-
nizmi titist ishte ma liberali, ma i hapuni, ma i suksesshmi i pushteteve marksist-leniniste. Shfaqja
e shqetësimeve masive s’kish të bante gjithaq me problemet e menjihershme mbrenda vendit, por
kish të bante shum me vetëdijen se, ndonëse Perëndimi nuk e kishte vu re dhe Lindja nuk e
shqiptonte zashëm, komunizmi rus u shtri në shtratin e vdekjes me shpëtimin e Papës prej
orvatjes për atentat. Bolshevizmi ishte i truem; me fundin e bolshevizmit, edhe pagesat për
mirëqenien e dyfishtë ndërkombtare të Jugosllavisë do t’u shuenin. Rusia nuk do t’ua kish ma
nevojën jugosllavëve për të ndërtue fabrika dhe ShBA-së nuk i duhej ma Armata Jugosllave si
mburojë kundër përhapjes sovjetike n’Europë.
Kjo këndellje i trandi veçmas sërbët, mbasi që Sërbia – krejt tjetrazi nga pjesët e tjera t’ish-
Jugosllavisë – nuk kish ç’me pru në tryezën e asaj që ma vonë do t’u quente «rend i ri botnor».
Sllovenia, ta zamë, do t’u zhvillonte edhe pa ndihmën prej Uashingtonit a Moskës; udhëheqësia e
saj komuniste tashma e kishte braktisë ekonominë marksiste, e e kishte ndërlidhë shtetin slloven
me ekonominë austriake e atë italiane, dhe, siç u zu në gojë ma parë, e kishte kthye vendin në
prodhues mallnash cilësore të konsumit për gjithë tregun jugosllav. As Kroacia nuk pati shum
probleme nga mungesa e ndihmës së huej; ajo kish jo veç nji mujtësi madhështore e të
pashfrytëzueme turistike, transformimi i të cilës mund të pritej me e ushqye nji zhvillim ashtu
qysh turizmi e rindërtoi Spanjën në vitet 1950, porse kish edhe nji mërgatë të numërt që do të
vazhdonte me ia shtue buxhetin vendit përmes kontributeve në marka gjermane. Edhe Bosnjë-
Hercegovina ishte mjaft e pregatitun me hy në rend të ri botnor, falë modernizimit të bujqsisë
dhe lidhjeve të saj me vendet islamike.
Po Sërbia? Hiq rafinimin e përciptë kulturor të Beogradit, Sërbia s’kishte se ç’me i ofrue botës
së re. Nësa sllovenët po prodhonin pjesë kompjuterike, kroatët po ngrenin hotele dhe boshnjakët
po pasunoheshin tue eksportue mallna bujqsore, ekonomia e Sërbisë bazohej kryesisht në mjetet
e trashëgueme nga Jugosllavia monarkiste në fund të Luftës së Parë Botnore: burokracinë
shtetnore jugosllave, armatën dhe policinë. E vetmja shtesë e kësaj pasunie shtetnore të kohës së
Titos ishin ndërmarrjet shtetnore komuniste. Kjo gjendje e randë u përkeqsue edhe ma nga disa
pabarazi arsimore. Ndërsa sllovenët dhe kroatët merrnin diploma për inxhinieri, shkenca dhe
mjekësi, sërbët synonin karriera si funksionarë shtetnorë në lamejtë kulturorë dhe ata
administrativë. Madje, Beogradi më 1989 mund të ketë pasë ma shum kritikë strukturalistë filmi
të papunë sesa cilido qytet tjetër në botë.
Ishte frika në palcë e Sërbisë centraliste në botën e tregut të lirë ajo që e ktheu organizatën
komuniste sërbe në nji agjenci të nxitjes së dhunës së skajshme nacionaliste. Komunistët sllovenë
me sukses dhe në tanësi ia dolën të kthehen në ithtarë të tregut të lirë, ndërsa kroatët dhe musli-
manët ishin të gatshëm t’ia besonin pushtetin partive të votueme jokomuniste, sepse të tanë e
dinin se këto kishin mundësi profesionale, ekonomike e politike për dallim prej burokratëve ko-
munistë. Pra, ato ishin të gatshme ta këmbenin pushtetin me prona; mirëpo, për komunistët
sërbë, humbja e pushtetit ishte humbje e të tanave. Nuk kishte ndonji shtytës ekonomik që t’ua
lenonte atyne transicionin.
Komunistët sërbë nuk mund ta kthenin veprimtarinë afariste, të cilën e barazonin me
korrupsionin, as të drejtën mbi pronën private, të cilën e shihnin si padrejtësi, në themel
t’ardhmënisë vetjake. Tue mos pasë mjete pronësie, ishin, sërisht, kurrkushi pa pushtet. Por siç
kemi pa në qeverisjen e Slobodan Miloš ević
-it, që donte t’i trupëzonte shpresat e tyne të mjera,
nuk ishin fort ma të mirë as me qeverisjen e pushtetit. Ndonëse projekti i gjithmbarshëm historik
që brofi, do t’identifikohej, me të drejtë, kryekreje me emnin e tij, Miloš ević-i, nga ana e vet, nuk
ishte nistar, por veçse vegël e «gjegjes» së Sërbisë ndaj krizës vetjake, me nji fjalë e bashkimit të

66
Sërbisë përmes nisjes së luftës ndaj rivaleve të saja perëndimore jugosllave. Nistarët e vërtetë të
këtyne zhvillimeve, siç po del në pah, qenë qarqet intelektuale, përfshi këtu thueja të gjithë ish-
disidentët profesionalë dhe «marksistët humanistë».
Ky qark përfshinte, ta zamë, shkrimtarin Dobrica Ćosić , i cili me rrëfimet prekëse mbi vuejtet
e sërbëve në Luftën e Parë Botnore e shtonte varganin e shkrimeve indoktrinuese nacionaliste, si
dhe Vuk Draš ković -in. Draš ković -i ma vonë edhe vetë do ta luente kartën e disidencës, mirëpo
fillimisht ishte njohtë përmes romanit Nož(Thika), i cili ç’asht e vërteta s’ishte ma shum sesa nji
afish që arsyetonte dhunën kundruell muslimanëve të Jugosllavisë. Suksesi i tij si best-seller nga
mesi i viteve 1980 ishte nji prej kallauzëve të parë që po tregonin drejt ferrit i cili do ta gllabëronte
jetën shoqnore të vendit. Shpalimi kryesor i kësaj shtrese intelektualësh të frikësuem, megjithatë,
ishte Projekt-Memorandumi i Akademisë Sërbe të Shkencave dhe t’Arteve (SANU) ose
Memorandumi SANU, i cili «i ra në dorë» shtypit më 1986. Shtypi beogradas, dikur i çmuem në
të katër anët shkaku i përpiknisë dhe pamvarësisë së raportimit mbi bllokun sovjetik, u mbush
saora me propagandë paranoike mbi kërcënimet e fundamentalizmit islamik, të gangsterëve
shqiptarë si dhe të fashistëve të ringjallun kroatë kundër sigurisë së kombit sërb.
Mësimi i historisë sërbe asht se pushteti politik në duer të klasës së dobët e të mbrapambetun
udhëheqëse, të paaftë me e shndërrue veten në borgjezi t’efektshme, asht shum ma i damshëm
për interesin e gjithmbarshëm sesa vetë nji borgjezi e fortë e me vetëbesim. Po të kishin shpenzue
pak ma shum kohë në studimet historike krahasimtare, shkencëtarët politikë perëndimorë kishin
me mujtë me tërheqë paralele të shumta me rastin e Jugosllavisë, në të cilën sllovenët, kroatët dhe
boshnjakët, prodhues e ndërmarrës, qeveriseshin nga Sërbia parazitare e pritace. Nji kësi
ngjashmënie kishte me Jugosllavinë monarkiste deri në vitin 1941. Mirëpo, nji pararendës shum
ma shqetësues kish me qenë Spanja e vitit 1936, ku vendet e industrializueme të baskëve dhe të
katalonëve rënkonin nën regjimin taksues të Kastilës, ekonomikisht të plogësht – të Kastilës, e
cila, sikundër Sërbia, historikisht i kishte vlerësue shum ma shum karrierat ushtarake sesa tregtinë.
Në Spanjë, kuptohet, dallimi midis qendrës dhe periferisë i kish parapri ndjeshëm nisjes së luftës
qytetare në të cilën kund 2 milionë njerëz kanë humbë jetën.
Edhe Sërbia i ngjante Kastilës me qëndrimet e veta zhakobine kundrejt kombsisë, me besimi n
e saj se të tanë sllavët jugorë, tue ngërthye këtu sllovenët, kroatët, boshnjakët, malazezët dhe, para
1945-ës, edhe maqedonët, duheshin me e kundrue vetën, në thelb, si sërbë. Mbas 1945-ës,
ndonëse Titoja u prish me Stalinin, komunistët sërbë të dorës së Ranković -it i qenë kthye
kryesisht stalinizmit si frymëzim për trajtimin e shqiptarëve të Kosovës. Titoja, që ish gjysmë
kroat e gjysmë slloven, provoi disa herë m’e kufizue fuqinë e elitës sërbe në jetën publike
jugosllave. Mirëpo, ai e lejoi Sërbinë me ruejtë mbizotnimin tradi cional n’armatë, polici, si dhe
burokracinë shtetnore. Fundja, sa ish Beogradi kryeqytet i Jugosllavisë, as që mundte me qenë
ndryshe.
Mbizotnimi i njianshëm i Sërbisë në Jugosllavi, madje edhe nën Titon, vërehej shumkund. Më
1989, Armata Jugosllave ish ndër ma të mëdhajat e Europës, dhe korpusi i oficerëve të saj, në 70
përqindshin e vet ishte sërb. Jugosllavia mvarej prej fitimeve të taksueme të rajoneve ekono-
mikisht ma produktive, për ta financue pushtetin e saj qendror (kryesisht sërb). Mandej,
gjithsecila markë gjermane e fitueme nga shitjet e skive sllovene ose dhania e dhomave me qira në
Dalmaci duhej të kalonte nëpër bankat e Beogradit, tue e mundësue kësisoji hajninë nëpërmjet
taksimeve. Më 1991, Miloš ević -i e tejtoi dhe ma këtë pabarazi, kur banka qendrore, që e kishte
shtue inflacionin e valutës kombtare jashtë çdo mase, njianshëm i përvetësoi të gjitha llogaritë de-
vizore të shtetit. Tingëllon e tepërt me përmendë këtu se mundësia e humbjes së taksimit të
fitimeve, krahas me mundësinë e nji pamvarësie ma të madhe të Sllovenisë, Kroacisë e Bosnjës,
ishte nji shtytëse po aq e fortë për Miloš ević-in sa edhe gjithsecila çashtje kombtare a fetare.
Tërbimi i Sërbisë nga mundësia e këtillë, ma së lehti u shquente në strategjinë e saj
shkatërruese kundrejt kushtetutës të Federatës Jugosllave. Sërbia kurrnjiherë nuk e mëtonte
mbrojtjen e federatës; ma parë, tue mos pranue me ia lëshue radhën për kryesim kroatit të mode-
ruem Stipe Mesić(ma vonë kundërshtar i Tuđman-it), më 1991, Sërbia e shkatërroi përdhunshëm

67
federatën. Kjo ndodhi në kohën kur Sllovenia e Kroacia ma shum mbështetnin idenë e nji
(kon)federate ma të labërgueme sesa idenë e pamvarësisë, si dhe kur muslimanët e Bosnjë-Herce-
govinës, me gjithë propagandën neveritëse të Beogradit mbi fundamentalizmin islamik, haptazi
ngurronin me e shqyrtue shkëputjen prej tanësisë ekzistuese.
Lexuesi perëndimor, sidomos ai amerikan, për me kuptue çka ka ndodhë në Jugosllavi, duhet
me e paramendue ShBA-në në të cilën Marilend dhe Virgjinia, meqenëse mbërthejnë kryeqytetin
amerikan, i vejnë tatime pjesës tjetër të shtetit për me i financue buxhetet vetjake lokale; ku vetëm
banuesit e këtyne dy shteteve kanë gjasa për karrierë ushtarake, veç shkrimtarët nga Merilend e
Virgjinia studiohen mirëfilli ndër shkolla, dhe ku veç figurat historike nga këto dy shtete njihen
publikisht si heroj kombtarë. Pasojat për Amerikën, mundemi me marrë me mend, s’do të kishin
qenë hiç ma pak të përgjakshme.
Mirëpo pse, shtrohet pyetja, shtetet baltike si Polonia, Çekia, Hungaria dhe Sllovenia e
përballuen komunizmin aq ma lehtë sesa Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Sllovakia, Rumania, Bullgaria
dhe, u mor vesh, Sërbia? Spjegimi i parë dhe ma i drejtpërdrejtë asht se depërtimi ekonomik
nordik (sidomos ai skandinav e gjerman) në shtetet e para, pruni nji zhvillim të pandalshëm.
Porse, ky asht nji spjegim i ngjeshun me rreziqe për shumicën e intelektualëve perëndimorë, të
cilët nuk duen me u vu në mbrojtje t’imperializmit teutonik. Avokati kapitalist, Jeffrey D. Sachs,
me popullaritet të ndryshueshëm nëpër ish-vendet komuniste, shkruente më 1999 me dinakni,
nëse jo me mendjelehtësi «Sa ma afër tregjeve të Bashkësisë Europiane të jetë shteti, aq ma i
suksesshëm e ma i bujshëm transformimi i tij. Shtetet fqinje me BE-në, si Polonia, Hungaria,
Çekia, Sllovakia (sic), Sllovenia, Kroacia (sic prap) dhe shtetet baltike ia kanë dalë shum ma mirë
me i joshë investimet e hueja të drejtpërdrejta, me i shtue eksportet dhe përgjithësisht me ia dalë
mbanë me sukses transicionit. Për ma tej, disa prej shteteve ballkanike po katandisen shum keq (!)
Dhe pjesa jobaltike e ish-Bashkimit Sovjetik qëndron ma së keqi». Megjithëqë mundemi me iu
falënderue Sachs-it për venerimin e këtij dallimi, argumentimi i tij mundet me u krahasue me
përpjekjen për spjegimin e sistemit skllavnues në ShBA-në jugore thjesht si shkak t’afërsisë
gjeografike me ekonomi të tjera skllavnuese.
Spjegimi i dytë mbi dallimin midis rajoneve ma t’afërta dhe ma të largëta t’Europës qendrore e
lindore, i cili asht pothuej aq i kapshëm sa edhe spjegimi i ndikimeve historike, ka të bajë me rolin
e krishtenimit katolik dhe t’atij protestant në promovimin e njifarë pluralizmi të kufizuem, porse
real, i cili duket se asht i domosdoshëm për zhvillimin e afarizmit. Ortodoksia greke e sllave,
m’anë tjetër, puqen për bukuri me pikëpamjen totalitare mbi kombsinë dhe shtetsinë. Teologjia
ortodokse e kundron kombin, kishën dhe shtetin si nji organ të vetëm (njilloj siç Lenini i shihte
proletariatin, Partinë Komuniste si dhe «shtetin e punëtorëve» si nji tanësi të vetme) – nji
kandvështim ky, i cili me gjasë asht pengesë për pluralizmin kulturor si dhe afarizmin e do-
mosdoshëm për t’arritë sukses në botën bashkëkohore. A thue si të ndryshohet nji bindje si kjo, e
ngulitun në miliona krena? Greqia, ky përjashtim ortodoks, asht afariste megjithëse jo kulturalisht
pluraliste; kjo me gjasë sugjeron se ka nji spjegim të tjetërt. Mirëpo, grekët, duhemi me venerue,
ishin popull detar dhe tregtar njimijë vjet para se të baheshin ortodoksë. Siç shkruen poeti
modern grek, Nikos Gatsos, «Rrugëtuesit për n’Indi kanë ma shum me të dëftue sesa historianët
bizantinë».
Msheftësia e fundit e përvojës jugosllave ka të bajë me pikëpamjen sërbe mbi modernitetin
dhe pozitën vetjake të Sërbisë në të. Sërbia gjithnji e ka pa veten si bajraktare të qytetnueses, të
bashkëkohores, të përparimtares e të modernes. Kjo bindje vërehej lehtas sa nga përvetësimi i
socializmit sovjetik, aq edhe nga përqafimi i nacionalizmit zhakobin. Porse, kjo ishte shprehje
edhe e zhvillimit të vonuem e të gjym të t’elitës sërbe, e cila, siç e përshkruen Novaković , përherë
asht rropatë aq shum me e zanë hapin me botën dhe… përherë ka dështue.
Kur Sërbia pushtoi shkollat kosovare në të cilat i gjithë mësimi u vijonte në sërbisht, dhe nga
të cilat shqiptarët e Kosovës i tërhoqën fëmijët e tyne, Beogradi përsëriste nji retorikë të
korrektësisë politike: «Hapëm shkolla për ta – për ata që prapseprap s’po duen me i shkollue
vajzat. Ofruem me ua mësue gjuhën sërbe, degë kjo e trungut sllavik të miliona folësve, por ata u

68
ndrynë mbrenda kulturës së tyne tradicionale reaksionare»! Sërbët u lemeritën kur perëndimorët u
dolën në krah «shqiptarëve fisnorë, patriarkalë e primitivë» kundruell sërbëve modernë, urbanë e
të sofistikuem. Gjatë luftës së Bosnjës, paradoksalisht, çetnikët sërbë u shtytnin me i sulmue mus-
limanët boshnjakë me argumentin se stërgjyshnit e sërbëve kishin qenë katundarë të vobektë e të
zdathun, ndërsa stërgjyshnit e muslimanëve kishin qenë çifligarë të pasun, gratë e të cilëve
veshnin rroba të mëndafshta dhe këpucë kadife. «Progresivizmi» dhe mënia ndaj pronës private
në Sërbi, së bashku me kultin e çlirimit kombtar «anti-imperialist», e pollën lejimin e plotë të
plaçkitjes, të dhunës dhe të vrasjes masive të bashkësive «të mbrapambetuna».
Nji diçka e domosdoshme për sukses në botën bashkëkohore mungonte në Sërbi, dhe kjo
mungesë qysh në nismë e zhvleftësonte projektin jugosllav. Kjo «diçka», që duket se asht e
mangët në tanë botën e sllavëve lindorë, asht e paçanësueshme, dhe nuk ka nji emën që kujtohet
menjirend.
Kjo nuk ishte çashtje e kandvështrimit europian per se, mbasi shohim në Bosnjë-Hercegovinë
dhe në Kosovë se besimtarë të fesë «lindore», islamit, që kanë tradita të Turqisë osmane (pra,
aziatike) si dhe, në rastin e shqiptarëve, edhe traditë mesdhetare, e posedojnë këtë. Mundemi me
e quejtë, si ma nalt, «pluralizëm i tregut të lirë», me zanafillë në transformimet katolike e
protestante t’Europës. Mirëpo, përshkrimi mbase ma i mirë i këtij elementi kulturor u ba para 144
vjetësh nga liberali rus Aleksandër Herzen, që shkruente si vijon mbi lindjen sllave, në nji
përpjekje ma të hershme të saj me modernitetin, në veprën e tij të vitit 1855, Prej Bregut Tjetër:
«Revolucioni i Pjetrit të Madh e ndërroi parinë e vjetërueme të Rusisë me burokraci europiane;
gjithçka që mundte me u kopjue prej ligjeve suedeze e gjermane, gjithçka që mundte me u marrë
nga bashkitë e lira të Holandës në vendin tonë gjysmëkomunal e gjysmabsolutist, asht përvetësue;
mirëpo, kontrolli moral, i pashkruem, mbi pushtetin, njohja e vetvetishme e të drejtave njerëzore,
e të drejtës së mendimit, nuk mundte me u importue dhe nuk u importue».
Cili, atëherë, ishte roli i Kosovës dhe i shqiptarëve të saj në këtë lamsh? Fati i secilit prej
popujve të Jugosllavisë të sulmuem prej Miloš ević
-it dhe njerëzve të tij kishte të bante me
funksionin psikologjik që i ishte caktue secilës shënjestër në zhvillimin e ekstremizmit sërb.
Sllovenët kundroheshin si të kamun, arrogantë, tradhtarë e që, falë largsisë së vendit të tyne,
sigurisht nuk do të mund të nënshtroheshin nën tytat e armëve, prandej ishte ma së miri me i
dëbue. Kroatët ishin etiketue si bisha fashiste që nuk duheshin vra me armë, porse meritonin me
u mposhtë sa ma përdhunshëm, për me dëshmue se sërbët nuk ua kanë frikën – megjithëqë, nga
të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë, kroatët ua kallnin datën ma së shumti sërbëve, tue qenë se në
Luftën e Dytë Botnore, sikurse në luftën jugosllave të viteve 1990, kroatët dëftuen që, sa për
zullume ndëretnike, dinë si me i këmbye sy për sy e dhamb për dhamb. Muslimanët e Bosnjës
mbaheshin për të dobët, të mefshtë, dhe të paracakuem me u zhdukë në çdo rast, me çka u
arsyetonte shfarimi masiv i tyne. Shqiptarët e Kosovës kundroheshin si nji racë nën-njerëzore, që
njiheshin kryesisht meqë shumoheshin si lepujt, e që meritonin masa edhe ma të skajshme
gjenocidale sesa muslimanët boshnjakë. Dallimi ndërmjet urrejtjes së sërbëve për muslimanët
boshnjakë dhe shpërfilljes së plotë ndaj shqiptarëve u vu re në plojën që u ushtrue në dy rastet: në
përpjestim me numrin e gjithmbarshëm të viktimave, shum ma tepër gra e fëmijë qenë vra nga
ekstremistë sërbë në Kosovë, sesa në Bosnjë-Hercegovinë.
Secili i këtyne stereotipave shërbente për ta arsyetue nji segment të veçantë të projektit të
Miloš ević -it për mobilizim ultranacionalist. Secili ndërthurte mëni ekonomike e historike –
urrejtja e ma të kamunve (sllovenëve e kroatëve), frika prej vrasësve të maparshëm të sërbëve
(kroatët), smira kundrejt patronëve të dikurshëm (boshnjakët), përbuzja e pakicave përgjithësisht
(prap boshnjakët), si dhe droja prej gjoja «ardhacakëve» (shqiptarët). Argumtentet e sërbëve se
hoxhallarët boshnjakë do t’i synetonin me forcë fëmijët sërbë, e se udhëheqësit muslimanë, shqip-
tarë e boshnjakë, rrëmbenin djem sërbë për shfrime seksuale, si dhe majë tanash, frika nga
potenca mashkullore – e pezmatonin ndjenjën sërbe të flijimit në ndërdijen e tyne.
Mirëpo, prej gjithë këtyne shënjestrave, shqiptarët ishin ma të përshtatshmit për suksesin e
projektit të Miloš ević-it. Aq shum ishin zhvleftësue në sytë e sërbit të rëndomtë, sa ish pothueja e

69
pamundshme me i paramendue shqiptarët tue pregatitë ndonji qëndresë serioze. Në qe se
shqiptarët do të kundërgjegjeshin, mbas mendsisë së Miloš ević-it, do ta banin këtë përmes terrorit
individual dhe krimit, jo me lëvizje t’organizueme. Madje, hamendsohej se ata do t’i
pararreshtonin familjarët e tyne të shumtë fillimisht, në rast se do të sulmoheshin, e se do t’iknin
ma parë se me guxue me luftue. Martesat krejt të rralla midis shqiptarëve e sërbëve shërbyen për
t’i shpëtue shqiptarët nga cilësimi prej sllavëve si «ata të tjerët», dhe «tjetëria» e tyne ishte gjithsesi
e diktueme nga gjuha dhe traditat e tyne josllave. Ishullimi kulturor shqiptar do ta bante
perëndimin, besohej, me e shpërfillë fatin e tyne, tue qenë se vetë ideja e hapjes së katedrës për
studime albanologjike n’universitetet britanike, franceze e amerikane – të cilat e përcaktonin për-
bamjen e studimeve akademike ngjeti nëpër botë – do t’ish objekt shpotie.
Së sosmi, dy aspekte të tjera të kulturës shqiptare vulosën fatin e tyne si shënjestër kryesore
për strategjinë e Miloš ević -it. Për dallim nga Bosnja e Maqedonia, që kishin nji popullsi të mjaftë
muslimane sllave, shqiptarëve nuk u ish dhanë ndonji mundësi e madhe për m’e këmbye islamin
me komunizëm. Muslimanët boshnjakë e maqedonë iu nënshtruen nji sekularizmi mjaft të
suksesshëm, krahas me nxitjen e anëtarsimit në parti (ku pranoheshin veçse ateistët) si dhe me
përfitimet pasuese, të mbështetuna me masa të tilla siç ishte shtypja zyrtare e rendit të sufijve
përmes nji Ylemaje (kreu i shkollarëve muslimanë) që ish pro regjimit në Bosnjë më 1952.
Mirëpo, komunizmi titist ishte fenomen i përhapun ndër boshnjakë e maqedonë. Partia,
përkundrazi, nuk u ba institucion i randësishëm shoqnor asnjiherë për shqiptarët kosovarë. Në
Kosovë ajo mbeti nji organ elitar të cilit iu dha mundësia me e qeverisë nji bashkësi, e cila,
ndonëse e kënaqun që po qeverisej prej shqiptarësh, gjithnji kishte nji rezervë të madhe kundrejt
komunizmit sllav. Prandej, islami nuk u zhduk nga mjedisi i shqiptarëve kosovarë; madje si shpre-
hje e rezistencës kulturore u forcue dhe mund të krahasohet me ndikimin e kishës katolike
n’Irlandë nën sundimin britanik.
Edhe shtypja e rendit të sufijve ish shum ma pak e suksesshme në Ko sovë sesa në Bosnjë, dhe
ndonëse teqet ishin mshelë publikisht, dishepujt kosovarë të sufizmit vazhdonin me u tubue
nëpër shpi private. Në veçanti, spastrimi i rendit të sufijve prej jetës kosovare ishte tekstualisht i
pamundshëm; siç do të shprehej Hrushçov për përpjekjet e Stalinit me i asgjasue ukrainasit,
«thjesht ishin tepër të shumtë». Sufijtë, veçantisht bektashijtë, me namin e tyne prej atdhetarësh,
me fillesë prej nji shekulli ma parë, u banë elementi kryesor për vetëmbrojtjen kulturore
shqiptare. Mirëpo, vetë ky gjallim i dha Miloš ević
-it dhe njerëzve të tij mundësinë me e luejtë nji
kartë të fortë kundër shqiptarëve para opinionit amerikan e atij europian: përhapjen e islamit
n’Europë.
Arma e mbramë në duer të Miloš ević-it kundër shqiptarëve ishte besimi i përhapun në
Jugosllavi dhe jashtë saj, se shqiptarët e Kosovës e kishin stërpopullue krahinën mbas Luftës së
Dytë Botnore përmjet shpërnguljesh masive prej Shqipnisë. Por ka dy arsye pse kjo nuk qëndron.
E para, qysh u tha ma nalt, asht se Kosova kishte pasë nji shumicë shqiptare që në Jugosllavinë
monarkiste, dhe ndonëse ky fakt u ndikue përciptazi prej kolonizimit sërb, sërbët nuk u tubuen
asnjiherë në Kosovë në numër të tillë që ta ndryshonin këtë raport. Mandej, regjimi komunist i
Enver Hoxhës, mbas Luftës së Dytë Botnore, e kishte shndërrue shpërnguljen në nji vendim tejet
të vështirë. Njata që ia dilnin me ikë nga Shqipnia enveriste në Kosovë, ishin shum të paktë për ta
ndikue profilin statistikor të krahinës. Asgjamangut, thueja të tanë sërbët, shum jugosllavë të tjerë,
si dhe vrojtues dhe analistë të shumtë të huej pandehnin se shqiptarët e Kosovës ishin brezi i parë
i ardhacakëve në rajon, prandej mundeshin me u zmbrapsë, lehtas dhe jo pa arsye, matanë
maleve.
Kësodore, vargu i të përndjekunve t’ekstemizmit sërb përsëdytte sulmin e shumfishtë
t’ideologjisë hitleriane kundër hebrejve: në majë të shoqnisë, mëninë ndaj «eksploatuesve të
kamun hebrej», kurse në taban, poshtnimin e hebrejve të cilët gjoja shumoheshin pa kontroll nësa
jetonin në mjedise të neveritshme, si dhe gjithandej, shpërrallimet për hebreun që paskësh
mashtrue shum femna krishtene. Zhveshja prej pasunisë, frika prej epidemisë, si dhe shqetësimi
seksual përbanin, për Hitlerin, sikurse për Miloš ević -in, trininë e ndërmarrjeve fashiste.

70
Mirëpo Hitleri po ashtu agjitonte kundër të majtës radikale, dhe njikohësisht me ringjalljen e
ultranacionalizmit sërb dhe ardhjen e Miloš ević
-it, nji çashtje tjetër u ndërfut në politikën
jugosllave, e cila e dramatizoi gjendjen e Kosovës, edhe pse ajo në masë të madhe (dhe sigurisht
me qëllim) u shpërfill në Jugosllavi dhe u anashkalue në perëndim. Ishte kjo çashtja e organizimit
të punës së lirë në kohën e tatëpjetës komuniste, si dhe e ndikimit të tij potencial mbi partinë-
shtet. Thanë troç, kishte rrezik, së pari, prej nji varianti jugosllav të lëvizjes së Solidarnost-it
polak, dhe së dyti, prej rishfaqjes së idealit të vjetër të njisimit shumetnik të punëtorëve, të
shprehun në formë të sinqertë nga Dimitrije Tucović -i me shokë në kohën e luftnave ballkanike,
dhe të kthyem thueja në hajgare përmes thirrjes zyrtare për «vëllaznim-bashkim» të titizmit.
Kjo temë ngjalli komente të shumta, ndonëse kryesisht të parandësishme ndër radikalistët e
mbetun ultra-të majtë perëndimorë, porse që ia vlejnë të shqyrtohen. Solidarnost-i polak
paraqiste nji sfidë trishtuese dhe të fuqishme kundër sovjetizmit bash pse bazohej mbi klasën
proletare, e cila, mbas Marx-it, kundrohej prej revolucionarëve si makina ma efikase për
ndryshime shoqnore në rang botnor, si dhe sepse organizimi nga ana e saj i kësaj klase paraqiste
nji pamvarësim nga pretendimet socialiste të regjimeve sovjetike. Megjithatë, përvoja e Soli-
darnost-it polak nisi me shënue nji fund, ma parë sesa ndonji fillim; rrezen e fundit të dritës,
dikur llamburitëse, të proletariatit, para zhdukjes së tij të plotë prej botës moderne. Punëtorët si
klasë ishin zhdukë prej realitetit ekonomik rruzullor dhe, ç’asht kryesorja, prej skenës historike;
vetë ekzistimi i nji kategorie të tillë shoqnore e ekonomike u mohonte gjithandej.
Prandej Solidarnost-i polak, ndonëse dramatik e madhështor, mund të thuhet se ma parë
përfaqësonte shprehjen e mbrapambetjes ekonomike polake sesa diçka të re. Solidarnost-i polak
po ashtu drejtoi atë që rezultoi në eksperiment ekskluzivisht polak në organizimin laburist katolik,
që u mundsue nga ndikimi i kishës në kulturën polake, kombsia e Papës John Paul II, si dhe
qëndrimi modern i kishës ndaj sindikatave. Mirëpo, tekembrama, Solidarnost-i ishte vërtet nji risi
veçse polake; kjo përvojë nuk u përsërit ngjeti në perandorinë sovjetike, dhe nuk pati ndonji efekt
të madh – hiq këtu ngazëllimet e andrrimtarëve të shumtë – mbi konservatorizmin e lëvizjes
laburiste në perëndim.
Kjo, megjithatë, nuk u venerue as nga burokratët jugosllavë në Jugosllavi, as nga ata n’ish-
Gjermaninë Lindore, në Hungari, ose në vetë Rusinë, në fund të viteve 1980. Solidarnost-i polak
ia kish thye kurrizin regjimit të Varshavës dhe kish ndikue ma shum se çdo faktor tjetër mbi
krizën e pakthim të sistemit moskovit. Për komunistët që ngurronin m’e lëshue pushtetin,
sidomos në Beograd, ideja e nji lëvizjeje të re proletare ish trishtuese. Dhe nji mundësi e tillë u
shfaq në Jugosllavi, përmes protestës së minatorëve të Trepçës në Kosovë, prej të ci lëve shumica
ishin shqiptarë, ndonëse kish edhe mjaft sërbë e malazezë.
Nji cikël grevash në Trepçë më 1988, ta zamë, niste me mbrojtjen e komuni stëve lokalë
shqiptarë kundër ngërmimeve gjithnji ma të mëdhaja të Miloš ević-it, sikurse ishin edhe
marshimet, ngujimet dhe demonstratat e tjera të minatorëve, të paktën në fillim, të kanalizueme
ashiqare në këtë drejtim nga komunistët shqiptarë të Kosovës. Mirëpo lëvizja e minatorëve, sikur
rëndom në të kaluemen, mori shpejt drejtimin e kërkesave radikale ekonomike dhe kërcënonte
me e fitue përkrahjen dhe pjesëmarrjen e minatorëve sërbë e malazezë. Kësisoj, Trepça nxori
spektrin ma të frikshëm për sytë e burokratëve të Beogradit: veprimtarinë e mirëfilltë laburiste
kundër shtetit komunist që kapërcente kufijtë kombtarë. «Vëllaznim-bashkimi» i vërtetë kish nji
efekt edhe ma rrënimtar mbi partinë-shtet në Jugosllavi se ç’kish vetorganizimi i Solidarnost-it
polak në Varshavë.
Dhe kësisoji nuk ish aspak e rastësishme që më 24 prill 1987, Miloš ević-i, tue pasë dalë
ngadhnjimtar mbrenda kuadrove komuniste sërbe para 10 muejsh, zgjodhi Kosovën për
Nuremberg të vetin, si nji vend prej të cilit ta lëshonte kumtin për rilindjen dhe hakmarrjen sërbe.
Në Kosovë ai mund të shërbehej me mitin e 1389-ës, ndërsa mundohej njiherazi ta frikësonte
Perëndimin me «kërcënimin islamik»; në Kosovë ai mund të rekrutonte sërbë të damtuem, të
gatshëm për t’iu kundërvu fqinjëve të vet shqiptarë; në Kosovë mund ta shuente mundësinë e nji
lëvizjeje të bashkueme punëtore kundër shtetit komunist.

71
Nuk po i përsëdytim këtu të dhanat biografike të ngritjes së Slobodan Miloš ević-it, të cilat janë
të shënueme në shum vëllime të tjera. Sidoqoftë, mjedisi intelektual i ngritjes së tij, dhe sidomos
ato hollësi të lidhuna ngusht me Kosovën, duhen ri shikue. Toka e Kosovës ish helmue nga
agjitacioni i qëllimshëm dhe publik sërb tue nisë që më 1985, kur u nënshkruejt peticioni nga dy
mijë sërbë të Kosovës që pohonin se kishin qenë viktima të dhunës së mërgimtarëve nga Shqip-
nia. Pasuen peticione dhe ndodhi të tjera të ngjashme, të cilat çuen në kulmimin e parë, më 1986,
me publikimin e Memorandumit të Akademisë Sërbe (SANU), të shkruem nën ndikimin e Ćosić -
it, «kumbarës» intelektual të Miloš ević
-it dhe autorit të «romaneve» nacional-sentimentale, si dhe
me pjesëmarrjen e «marksistit humanist» të mirënjohun ndërkombtarisht dhe «disidentit
demokratik», Mihajlo Marković .
Memorandumi i SANU-s asht dokument që ma së miri mundet me u përshkruejtë si i
halucinuem. Sërbia, e cila e kishte mbizotnue dhe shfrytëzue Jugosllavinë që nga themelimi më
1918, paraqitej si nji viktimë e përhershme e kombeve ma të zhvillueme, sllovenëve dhe kroatëve,
dhe mbi të tana, e shqiptarëve dukshëm ma të vorfën. Megjithatë, retorika e këtij teksti, cilitdo
analist të jashtëm, s’i dukej ndryshe veçse si përndezëse e hapët e urrejtjeve. Në stilin klasik të
tezave komuniste, Memorandumi i SANU-s, i cili me të drejtë mundet me u quejtë Mein Kampf i
neofashizmit sërb, fillonte me tone të buta: «Ngadalësimi në zhvillimin shoqnor, vështirësitë eko-
nomike, tensioni i shtuem shoqnor si dhe përleshjet e hapuna midis bashkësive, kanë qenë të
gjitha shkak për shqetësim të thellë në shtetin tonë». Memorandumi i SANU-s e përcaktonte
problemin kryesor të Jugosllavisë si «pakujdesi dhe papërgjegjësi në punë, korrupsion dhe
nepotizëm, mungesë e si gurisë ligjore, burokratizëm i rreptë, nëpërkambje e ligjit, pabesi në rritje
ndër njerëzit si dhe egoizëm i vrazhdë individual dhe shoqnor».
Mirëpo Memorandumi shum shpejt kredhet në thelb të çashtjes. Ndër «temat kyçe të realitetit
jugosllav», ai shquente «pozitën ambige dhe të vështirë të popullit sërb, e cila ishte vu në qendër
të vëmendjes nga ngjarjet e fundit». Ndonëse ai përfshinte edhe mjaft çashtje të tilla si shtrimi i
suksesshëm i hekurudhave përgjatë gjithë vendit, si dhe propagonte moto të tilla si «centralizmi
demokratik», Memorandumi i SANU-s ishte në të vërtetë nji tekst nacional-socialist i stilit
hitlerian – që dëshmon, deri në skajshmëni, ngjashmëninë fundamentale sociologjike mes
fashizmit dhe komunizmit. «Kombit sërb… nuk iu dha e drejta me e pasë shtetin vetjak»,
pohonin autorët e tij, tue vazhdue se «pjesë të mëdhaja të popullit sërb që jetojnë nëpër republikat
e tjera, për dallim prej pakicave kombtare, nuk kanë të drejtën me përdorë gjuhën dhe shkrojtë-
sinë e vete, me i themelue organizatat vetjake politike e kulturore dhe as me i ndjekë traditat e
përbashkëta kulturore të kombit të tyne».
Ç’asht ma kryesorja, Memorandumi i SANU-s shquente nji anmik të përshtatshëm e të
brishtë: nji «persekutim dhe përzanie e pareshtun e sërbëve prej Kosovës» po bahej; «parimet që
mbrojnë autonominë e pakicave (shqiptarët) nuk po zbatohen kur janë në pyetje pakicat për-
mbrenda pakicave (sërbët, malazezët, turqit dhe romët në Kosovë)». Sërbët, prandej, ishin
viktima të pambrojtuna të nji diskriminimi të llojit të tillë që po e pengonte Jugosllavinë të
cilësohej si nji «shtet modern demokratik». Memorandumi i SANU-s nuk mbaronte me këso
shprehjesh kaq të buta. Në pjesën e tij kyçe «Statusi i Sërbisë dhe kombi sërb», autorët e tij folnin
mbi «gjenocidin në Kosovë» – ku asnji masë qeveritare nuk qe ndërmarrë kundrejt sërbëve dhe
asnji sërb nuk ishte vra ende, me përjashtim të do individëve të vramë nëpër raste krimesh
ordinere. Para kësaj, dokumenti fajsonte zhvillimin e zvarritun ekonomik të Sërbisë, filli i të cilit
do të duhej kërkue te faktorët shoqnorë vendorë si dhe mvartësia nga teoria statiste ekonomike,
dhe te Sllovenia e Kroacia. Autorët e tij ngulmonin se sërbët ishin «kombi i vetëm në Jugosllavi
pa shtetin vetjak».
Vëmendja mbeti mbi Kosovën, ku, këta autorë pandehnin se «përzania e popullit sërb… asht
dëshmi dramatike e poshtnimit të tyne historik». Nji luftë e hapun ndërmjet sërbëve dhe
shqiptarëve të Kosovës pothuejse kishte nisë, (ndonëse këtë kurrkush nuk e kishte njohtë publi-
kisht), që prej vitit 1981, pra që prej kohës së shtypjes së dhunshme të demonstratave shqiptare
për status të barabartë të Kosovës si republikë socialiste dhe jo krahinë autonome. Vetë rasti i

72
bujkut sërb, Đorđe Martinović , i cili pësoi nji lëndim jo shum të randë të zorrës së trashë në
rrethana asnjiherë krejt të ndriçueme, u shndërrue prej akademikëve sërbë në nji «dhunë të pa-
pame… që të kujton ditët ma t’errëta të torturave osmane» dhe në themel të synimeve shqiptare
për shkëputje nga Sërbia. Kjo «luftë» ishte vazhdimsi e kryengritjes shqiptare të viteve 1944-45, që
ishte gjoja «neofashiste». Dhe, po merret vesh, meqë njolla e fashizmit nuk mund të mbeste për
pa e zhlye edhe Kroacinë, edhe kjo republikë u fajsue për synime gjenocidale kundrejt sërbëve.
Asnjiherë që nga koha e regjimit t’ustashëve, pohonte Memorandumi i SANU-s, sërbët në Kroaci
nuk kishin qenë aq të rrezikuem sa kah mesi i viteve 1980.
S’ka fjalë se sërbët kishin nisë me u shpërngulë prej Kosovës që me ardhjen e pushtetit të
Titos mbas Luftës së Dytë Botnore. Mirëpo shkalla e njikësaj shpërnguljeje nuk u caktue saktë
asnjiherë, dhe ekstremistët sërbë filluen me zhvillue nji prirje për me e cilësue lindshmëninë e ultë
sërbe, përballë plleshmënisë së madhe shqiptare, si «gjenocid». Shum kolonë sërbë mund ta kenë
lëshue Kosovën kur u ba e qartë se autoritetet komuniste nuk do t’u ofronin përfitime të posa-
çme financiare të llojit që kishin gëzue në Jugosllavinë monarkiste. Dhe së mbrami, zhvillimi
ekonomik mbrendapërmbrenda Kosovës ishte tejet i ngadalshëm, dhe nuk mund të pritej me i
joshë shum prej sërbëve urbanë. Mirëpo, për ta matë psikozën e plotë të Memorandumit të
SANU-s dhe t’autorëve të tij, duhemi me e paramendue «ikjen e të bardhëve» drejt periferisë prej
qendrave të qyteteve si nji «gjenocid kundër të bardhëve». Ose ta zamë se në Britaninë e Madhe,
anëtarët e Frontit Nacional jo vetëm se pohonin që të bardhët po diskriminohen për shkak të
ligjeve kundërdiskriminuese që synonin mbrojtjen e pakicave jo të bardha, porse edhe ngulmonin
me seriozitetin ma të madh se ardhacakët jo të bardhë tekstualisht e kanë robnue shumicën e të
bardhëve. Përfitimi i vetëm që nji propagandë e këtillë mundet me ua pru propaguesve të vet në
ShBA dhe Britani do t’ish nji shkrehje të qeshunash, nëse jo edhe mundësinë reale për nji ekzami-
nim psikologjik. Në Sërbi, megjithatë, Memorandumi i SANU-s u mor për qitap të shejtë.
Mjerisht, Memorandumi i SANU-s kish edhe nji përmasë tjetër kyçe që ia shtonte ndikimin
mbi masat sërbe dhe që njikohësisht e bante me u dukë i padamshëm, madje i pëlqyeshëm, në
sytë e vrojtuesve perëndimorë. Kjo përmasë ishte mënyra në të cilën teksti i Memorandumit
përshkruente historinë e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, dhe veçantisht, me partinë në
kontekstin e Kominternës. Autorët e dokumentit mëtonin se komploti kundërsërb kishte
vazhdue përgjatë gjithë kohës së qeverisjes së Titos, mirëpo kryefillin e kish në radikalizmin e
Kominternës, e cila, siç u përshkruejt në kaptinën IV të këtij libri, në fazat e saja të hershme
thirrte për çlirimin kombtar të sllovenëve, kroatëve dhe të maqedonëve prej imperializmit sërb si
dhe prej Jugosllavisë monarkiste të përkrahun nga mërgimtarë «rusë të bardhë» antikomunistë.
Kominterna, nga ana e saj, nuk u kushtoi shum randësi shqiptarëve të Kosovës. Opozita
socialiste kundër imperializmit sërb kishte zanë fill, sidomos për sa i përket Kosovës, shum vjet
para konstituimit të Kominternës më 1919, me figura me prejardhje të pastër sërbe siç ishin
Dimitrije Tucović -i, për të cilin u ngrit nji përmendore në Beograd nga regjimi i Titos, mandej
Duš an Popović -i, Dragiš a Lapč ević-i, Triša Kaclerović -i dhe Kosta Novaković -i. Kjo hollësi ishte
anashkalue prej akademikëve të SANU-s, por jo prej të gjithëve. Intelektualët sllovenë fituen
shum pikë kundër Miloš ević -it me ribotimin e shkrimeve të socialistëve sërbë lidhun me ripu-
shtimin sërb të Kosovës më 1912-13. Megjithatë, paranoja e «historianëve» të SANU-s arriti nji
thellësi marramendëse, tek këta po mundoheshin me e shtrembnue historinë e njimendtë të
komunizmit jugosllav tue e kthye n’ideologji të hakmarrjes sërbe. Në dokumentet e mavonshme,
zyrtarët e SANU-s, Kosta Mihailoviće Vasilije Krestić , deklaronin se Tito ishte po aq i ligë në
kohën kur gjoja e mbështeste Stalinin, tue iu kundërvu hegjemonizmit sërb në Jugosllavinë
monarkiste, sikurse edhe ma vonë kur u ndesh me mvartësit sërbë të Stalinit, mbas Luftës II
Botnore. Në të vërtetë, periudha antijugosllave e Kominternës në pjesën ma të madhe ishte
parastaliniste, dhe as vetë Stalini e as Tito asnjiherë s’kishin qenë aq dredhakë. Pandehmat e
«teorisë» së SANU-s i përgjegjeshin veçse nevojës për mbrojtjen e motos «sërbë krejt dhe
kahmos», si me dashtë me i dhanë nji domethanie të re kësaj motoje të shek. XIX. Sërbët ishin

73
viktimat, pa marrë parasysh ku, qysh e tek, dhe Tito, si kroat, ishte shum i përshtatshëm për t’u
pasqyrue si lugati i tyne.
Porse çashtja e komunizmit jugosllav dhe ajo e Kominternës ishte libër i mshelun, në këtë
kohë, për shumicën dërrmuese t’intelektualëve, si në Perëndim ashtu edhe në Perandorinë
Sovjetike; i mshelun në çdo pikëpamje, sepse hapjet e mëdhaja t’arkivave, sidomos t’atyne të Ko-
minternës, të cilat e kishin ndryshue natyrën dhe përmbajtjen e historiografisë komuniste në
dekadën e fundit, ishin asobote të paparamendueshme. Për intelektualët sërbë si dhe gazetarët
perëndimorë, sulmi i SANU-s mbi historinë e komunizmit jugosllav, si dhe parapëlqimi i nacio-
nalizmit, ma së shumti i ngjasonin nji rilindjeje shpirtnore e cila, si duket, kishte nisë edhe në
Rusi. Autorët e Memorandumit të SANU-s kundroheshin si njerëz të ndërgjegjshëm, jo ma ndry-
she se disidentët sovjetikë. (Mbase shprehja ma e pështirë e kësaj lemerie, Jugoslovenska
Kominterna i Srpsko Pitanje [Kominterna Jugosllave dhe Çashtja Sërbe] e Branislav Gligorijević -
it, nji shembull i mrekullueshëm i përçudnimit paranoik të historisë, me gjasë i bazuem mbi kërki-
me të bollshme nëpër arkivat sovjetike, u shfaq në Beograd, me nji epigram nga kujtimet e
Nadjezhda Mandelshtamit, vejushës së ma të madhit të disidentëve sovjetikë, poetit Osip
Mandelshtam, edhe vetë disidente e shqueme.
Njani ndër aspektet ma tronditëse dhe rrënqethëse të tanë fenomenit ishte se shum
intelektualë beogradas, që ma parë njiheshin për përkushtimin e tyne ndaj marksizmit humanist,
demokracisë të tipit perëndimor, si dhe koncepteve të reja që shiheshin si risi në jetën intelektuale
e politike jugosllave e botnore, pjesëmorën në hartimin e Memorandumit të SANU-s ose i dolën
krah atij. Këta përfshinin jo veç «filozofin» me nam botnor Mihailo Marković -in, po edhe
kolegun e tij kosmopolit Ljubomir Tadić , si dhe shum të tjerë. Ky ish nji prej treguesve ma të
qartë se n’ajrí do të kundërmonte erë gjaku, pra se nji përleshje e llahtarshme po i avitej
Jugosllavisë. Njimend, roli i inteligjencies sërbe përciptazi «pro-perëndi more» dhe dikur disidente,
për mëkambjen e nacionalizmit gjatë viteve të 1980-a, ishte ndër dëshmitë ma dramatike të
shpërpjestimit midis Perëndimit dhe Lindjes mbrenda Jugosllavisë. Këta njerëz ishin «aktorë të
dobët, që krekoseshin e çirreshin tanë kohën në skenë» tue luejtë rolin e imituesve të gjoja
kolegëve të tyne në shoqnitë ma të zhvillueme, prej Kroacisë e deri te Shtetet e Bashkueme, ashtu
siç paraardhësit e tyne ishin pasë mundue me i imitue nacionalistët romantikë që bashkuen Italinë
me Gjermaninë, si dhe ma vonë, imperialistët europianë që synonin ndamjen e Perandorisë
Osmane.
Nga ana e vete, Trocki i kish cilësue gazetarët sërbë në kohën e Luftnave të para Ballkanike, si
«dështakë karrieristë dhe heroj karrieristë të të djeshmes», përshkrim ky që u shkonte fort për
shtat të tillëve si Marković -i dhe Tadić -i. Me e ritheksue paralajmërimin ba dekada ma parë nga
Kosta Novaković -i, Sërbia qe dënue sërisht me mynxyrë nga paria e saj e vonshme dhe rrekjet e
saja për t’ua shkue fqinjëve. Me mbarimin e komunizmit në vigjilje, ithtarë stilesh të reja ndër
intelektualët beogradas venin bast se risia e ardhshme që do ta kapullonte botën do t’ishte na-
cionalizmi ekstremist. Nuk ia dolën ta parashihnin se pos nji grusht oportunistësh anësorë dhe
ish-spiunësh të policisë sekrete, midis intelektualësh në Rusi, Poloni, Hungari, Rumani dhe
Kroaci – dhe as edhe nji i respektueshëm në pjesën e mbetun të botës – s’do të kapërcente nga
disidenca moderniste në fashizëm të rimëkambun. Kjo situatë mbase ma së miri u përshkruejt
prej autorit boshnjak Jasmin Imamovićnë tregimin e shkurtë Darka në Malin Kopaonik. Ndërsa
kujtonte nji vizitë në Beograd në vitet pak para valës së fundit të luftnave ballkanike, ai shkruente:
«Pashë nji mesoburrë të pashëm, veshë hijshëm, tip profesori universitar. Kish këpucë italiane
findak të reja, përkizë të shtrejtë lëkure, çantë tip Samsonite dhe syza dielli tip Ray-Ban. Kapelë
çetnikësh kish vu në krye!»
Sllovenia, m’anë tjetër, nuk nxori thueja astenji intelektual nacionalist. Në Kroaci, nji brez
shkrimtarësh atdhetarë dhe teoristësh politikë – siç janë, fjala vjen, poeti Vlado Gotovac, botuesi
Slavko Goldš tejn, si dhe aktivisti Marko Veselica dhe Savka Dabč ević -Kuč ar – qenë shque për
nga mbrojtja e vlerave letrare e kulturore kroate. Gotovac, ta zamë, gati sa s’u vra në nji burg
jugosllav, dhe Veselica ishte mbrojtës i të drejtave të njeriut i njohun botnisht. Por kur këta

74
intelektualë kroatë me prirje perëndimore panë se si Tuđman-i, të cilin fillimisht e kishin mbajtë
për disident mik, po synonte ekstremizmin nacionalist, u larguen prej tij dhe u kthyen në
udhëheqës t’opozitës kroate. Dukuni të tillë nuk pati në Sërbi, të cilës ende i mbetet me nxjerrë
kundërshtarë të nacionalizmit nga gjini i intelektualëve të vet.
Para gjashtëdhetë vjetësh, Adolf Hitleri kishte thanë se historia s’asht asisoj siç paraqitet, por
kontrollohej prej komplotesh të mshefta. Hitleri thonte se e urrente kapitalizmin dhe «sistemin» e
tij, se vuejtjet që kishin heqë punëtorët gjermanë kishin për burim zullumin nga hebrejtë, dhe se
paqja po i mohohej popullit gjerman nga perëndimi plutokratik; gjithnji ndërsa me gjakftohtësi po
e shestonte diktaturën ma të skajshme të parisë kapitaliste, damkosjen e plotë të të drejtave të
njohuna qyshkur të lëvizjes punëtore gjermane, si dhe gjithë sulmin e armatuem kundër pjesës
tjetër t’Europës. Porsi Hitleri, që deri në fund mëtonte se i kundërshtonte kapitalistët dhe i
mbronte punëtorët dhe paqen, njashtu dhe Miloshević -i pohonte se e mbronte Jugosllavinë prej
neofashizmit e shpërbamjes dhe se po i shpëtonte sërbët nga nji diskriminim i papranueshëm në
qytetnimin bashkëkohor.
Porse Hitleri kurrë nuk ia doli ta përfitonte nji gamë të tanë intelektualësh gjermanë. E
Miloš ević-i përfitoi nga evoluimi i historisë mbas Hitlerit. Diktatori gjerman kishte humbë vite të
tana në përpjekje të tilla si Puçi në Birrari më 1923 në Mynih, që rezultoi me dënim me burg.
Miloš ević-i, për dallim, mori nismat veç mbasi kishte rranjosë pushtetin mbrenda burokracisë
udhëheqëse komuniste.
Shpallja e synimeve të tij në Fushë Kosovë më 24 prill 1987 asht përshkruejtë nga dëshmitari
okular, gazetari Slavko Ćuruvija, i cili mbas nji ndërrimi të beftë të karrierës, u vra në Beograd më
1999 gjatë luftës në Kosovë. Siç përkujtonte Ćuruvija, «Ishte ditë e nxehtë me pluhun. Nji kolonë
veturash zyrtare u duk aty rreth orës pesë mbasdite. Vetëm pak çaste ma parë, rruga dhe sheshi
para Qendrës Kulturore të qytetit kishin qenë pak a shum të zbrazëta, me ca grupe njerëzish që
rrinin kot teferiqeve ballkanike, ani pse ishte paralajmërue mbledhja ku kreu i komunistëve sërbë
do t’u takonte me përfaqësuesit e sërbëve të Kosovës. Prejnjiherit, si të porositun, 15.000 sërbë
vërshuen në shesh. Kolona e veturave u rrethue. Kur Miloš ević-i doli nga vetura, ajri u pushtue
nga britmat buçitëse, ‘Duem liri! Duem liri’!»
Mbas Çuruvisë, policia me nji fjalë qe detyrue ta «bartte» Miloš ević -in te Qendra Kulturore, ku
iu bashkangjit udhëheqësi komunist i shqiptarëve të Kosovës, Azem Vllasi. Me mija njerëz e
mësynë ndërtesën e synueme veç për disa qinda. Policia krahinore kosovare, shqiptare e sërbe, e
rrethoi ndërtesën dhe në stilin tipik komunist nxori shkopat e gomës dhe nisi me i gjuejtë turmës.
Të tubuemit zunë me fugë gurë dhe i shtynë dyert, dhe organizatorët lokalë sërbë e nxorën
Miloš ević-in jashtë për t’i qetësue masat e pakënaquna. «Mbasandej diçka ndodhi», shkruen
Ćuruvija «që besoj se e përcaktoi t’ardhmen e këtij njeriu dhe të këtij vendi. Krejt gand, u gjeta
pranë tij. Ish pasë zbehë, ish pasë çartë. [Kjo gja shihet edhe n’inçizimet e ngjarjes të përsërituna
nëpër emisione dokumentare]. Njerëzit e mbanin [me vete], tue i thirrë e tue e tërheqë. Na kishin
shtypë të tanëve bashkë, kur nji plak sërb, me flokë krejt të thinjun e mustaqe të zverdhuna dyll
prej duhanit, i bërtiti drejt në fytyrë, ‘Po na rrahin, o kryetar! Mos i lini të na rrahin!’ Plaku po
qante e Miloš ević-i nisi me u dridhë».
Mbrenda pak minutash, Miloš ević-i ishte çue me helikopter kah dritarja e katit të sipërm të
Qendrës Kulturore, me pamje nga turma. Mandej, Ćuruvija shton, se hap i përgjegjshëm kishte
me qenë me i qetësue demonstruesit dhe me i ba që t’i emnojnë përfaqësuesit të cilët do të
merrnin pjesë në diskutim. Në vend të kësaj, Miloš ević-i nxori fjalët që shqiptuen fundin e
Jugosllavisë dhe fillimin e vuejtjes ma të randë që kishin heqë shqiptarët ndër dekada. Ćuruvija e
përshkruen Miloš ević -in «të shqetësuem dhe tue improvizue» ndërsa shikonte nga dri tarja. «Tue e
shikue në sy plakun sërb i cili iu lut për ndihmë, i thirri turmës së shfrenueme ‘Askush ma nuk
guxon ta rrahë këtë popull’!»
‘Këtë popull’ kishte kuptimin ‘sërbët’, e jo popujt e Jugosllavisë si tanësi. Prapseprap,
veçantisht jashtë vendit, pakkush e kuptoi mirëfilli këtë deklaratë. Në muejt e ardhshëm,
Miloš ević-i e rranjosi pushtetin e tij, tue e imponue nji ligj ekstremist prej Sërbisë, ku ai kishte

75
dalë fitimtar mbrenda radhëve komuniste në qershor të vitit 1986, edhe në Vojvodinë më 1988,
pasue prej Malit të Zi më 1989. Por gazetarët perëndimorë, si, fjala vjen, David Binter i New
York Times-it, shihnin në këto zhvillime nji demokratizim të krahasueshëm me atë në Rusi, dhe
ia portretizonin Miloš ević-in opinionit amerikan si nji version jugosllav të Mihail Gorbaçovit.
Veç kësaj, gazetarët e huej dhe analistët politikë lanë mbas dore edhe nji tjetër gamë paralelesh
me ngjyrime të rrezikshme. Ngritja e Miloš ević-it në Jugosllavi, tue shfrytëzue spektrin e nji
kërcënimi islamik për ta mobilizue elektoratin e vet, përkonte me nji fushatë koxha të suksesshme
të Bullgarisë komuniste për t’i zbue ose për t’i «bullgarizue» me forcë popullsitë e saja muslimane,
tue i përzanë për Turqi me mija sosh që mbaheshin turq, dhe mija të tjerë që ishin muslimanë
sllavë të pastër dhe historikisht bullgarë në kulturë, por që kishin emna muslimanë, tue i detyrue
me pranue identitete të reja «kombtare». Të dyja këto sulme ballkanike mbi të drejtat e muslima-
nëve vendas u shfaqën në kohën kur Moska ballafaqohej me vështirësi të tejzakonta në
përpjekjen e saj për ta aneksue Afganistanin, tue na ba gjithseqysh me e mendue mundsinë se
qasja e re, mes komunistësh ortodoksë sllavë, drejt nji nacionalizmi të skajshëm, e kishte zana-
fillën në nji plan të vetëm që buronte nga hierarkia sovjetike. Nji plan i tillë mund ta ketë përfshi
nji «spastrim të thatë» në Bullgari, pasue nga «operacionet e lagështa» në Jugosllavi, me zbatime
eksperimentale kundër çeçenëve, azerëve dhe popujve të tjerë muslimanë përmbrenda
Perandorisë Sovjetike. Qyshdoqoftë, paraqitja e nji strategjie agresive ortodokse sllave kundrejt
muslimanëve, mbrenda shteteve komuniste, ilustronte qartas simetrinë thelbsore, siç njiherë
Trocki e kishte quejtë, të filozofive staliniste dhe hitleriane të të qeverisunit.
Nga mesi i vitit 1990, Miloš ević-i i dha fund Kuvendit Krahinor të Kosovës. Ky veprim e
pasoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si kundërgjegje ndaj demonstratave të fundit të
shqiptarëve të Kosovës. Të paktën gjashtë shqiptarë qenë vra në nji sulje të policisë speciale sërbe
në Kosovë. Punëtorët shqiptarë, t’udhëhequn nga minatorët, kishin shpallë greva të
gjithmbarshme. Me msheljen e Kuvendit Krahinor, shqiptarët u përjashtuen nga punët shtetnore
si dhe nga punësimi nëpër ndërmarrjet e kontrollueme prej shtetit. Shumica e mediave shqiptare
u mshelën. Kosovën e qeverisnin policia sërbe dhe ushtria jugosllave.
Shqiptarë të vdekun me numra, shqiptarë të pushuem pune, pushtet sërb i mbështetun prej
pushkës e dajakut. Modeli i kobshëm ishte rivendosë në Kosovë. Kthim mbrapa s’kish.

76
VII.
REZISTENCA PAQËSORE DHE SHOQNIA CIVILE PARALELE
1989-1998
Strategjia e Slobodan Miloš ević-it dhe e mvarëtsve të tij, në përpjekje për ta shlye nga faqja e
dheut praninë shoqnore e kulturore të shqiptarëve në Kosovë, si dhe gjoja për ta pruejtë
Jugosllavinë prej shthurjes, po dështonte krejtsisht dhe vazhdimisht, gjatë viteve të 1990 -ta. Ajo ia
doli mbanë veç në nji pikëpamje: me propagandën nacionaliste, dështimin e Sërbisë për ta nxjerrë
nji opozitë të qenë kundrejt regjimit të tij, në pajtimin me forcat perëndimore, të cilat do t’i
ndihnin me u mbajtë në majë të piramidës. Asht e tmerrshme me paramendue që nji politikan
mund të jetë deri aty makiavelist sa me pritë këso lloj përfundimesh. Ka fort të ngjame që ai vetë
ta ketë kurdisë dështimin e kombit të vet për të mbetë i mbrami diktator komunist n’Europë. Siç
do të shprehej akademiku sërb Ljubomir Simovićmë 1999 «Regjimet mundohen me mbetë në
pushtet tue e përmirësue gjendjen e vendit. Regjimi i vendit tonë mundohet me u mbajtë në
pushtet në nji mënyrë fort ma origjinale: tue e përkeqsue përherë gjendjen e vendit».
Gabimi i parë strategjik në trajtimin e shqiptarëve ishte se qeveria e Miloš ević -it i pushoi me
mija sish prej pune, tue i detyrue shum prej tyne me mërgue jashtë në kërkim të punës. Për herë
të parë në historinë e tyne, shqiptarët e Kosovës krijuen nji diasporë të madhe, në të cilën djem e
burra punonin në profesione të ndryshme dhe dërgonin mjete në shpi. Kjo, ç’asht e drejta, nuk
ishte e vetmja diasporë shqiptare. Nji numër i madh punëtorësh kishin mërgue edhe prej vetë
Shqipnisë, me përfundimin e komunizmit më 1991, për në Greqi e Itali. Por jeta e mërgimtarëve
nga Kosova dallonte nga ajo e shqiptarëve të tjerë që ishin vendosë në këto vende mesdhetare.
Këta të mbramët zakonisht i punonin punët ma të randa fizike, tue fitue t’ardhuna t’ulta e prandej
tue qenë të kufizuem në mundësitë për me i financue veprimtaritë e tyne politike a me u ndihmue
familjeve të tyne në shpi. Kurse, shum nga shqiptarët e Kosovës të vendosun në Zvicër,
Gjermani, Austri, Skandinavi dhe ShBA i hapën bizneset e tyne që zunë me lulëzue. Në veçanti
në ShBA nji numër bukur i madh shqiptarësh nga Kosova të mërguem mbas 1989-ës po arrinin
suksese afariste. Me paret që i grumbullonin prej restoranteve ose bizneseve të tjera, ata i kontri-
buen bukur shum qëndresës së shtypun, porse të zhdërvjelltë shqiptare në Kosovë, e cila, siç do
ta shohim, nxori nji shoqni civile të pamvarun e të mëvetësishme përpara hundëve t’autoriteteve
jugosllave – nji sistem paralel krejt të veçantë në historinë politike.
Kuptohet, diaspora shqiptare e Kosovës nuk ishte e para që të dilte nga ish-Jugosllavia.
Sidomos kroatët kishin krijue nji bashkësi të madhe jashtë vendit që ishte e gatshme me i
përkrahë lëvizjet politike n’atdhe. Por mërgata kroate kish dekada të tana qyshse ekzistonte; në
ShBA, fjala vjen, tri valë punëtorësh e katundarësh e kishin kalue oqeanin për t’ardhë m’e fitue
bukën. E para, e përbame kryesisht prej lundërtarësh, peshkatarësh dhe biznesmenësh të vogjël
dalmatë, kishte ardhë nga mesi i shek. XIX, prej të cilëve shumica u vendosën në Kaliforni gjatë
kohës së Etheve t’Arta. Megjithëse të mallnuem për kulturën e tyne kombtare, ata rrallëherë ishin
aktivë në politikën e Kroacisë, dhe tue u zavendësue prej bijsh, nipash e stërnipash, Dalmacia e
krejt Kroacia u kthyen në nji kujtesë të vagët. Shum prej tyne ishin liberalë ose progresivë në
politikë, madje shum sish u banë bes nikë ndaj Titos mbas Luftës së Dytë Botnore. Ata kishin fare
pak interesim me e mbështetë ngritjen e nji shteti kroat nësa po shpartallohej Jugosllavia.
Breznia pasuese e kroatëve që erdhën në ShBA ishte kryesisht sllavone, të cilët u përqendruen
në perëndimin industrial, ku gjatë fundshek. XIX dhe fillimshek. XX punuen me çelik, thëngjill,
dhe industri të ngjashme të randa. Ata prireshin drejt radikalizmit të skajshëm në politikë, me

77
prani të madhe në Partinë Komuniste amerikane, dhe luejtën rol të madh në forcimin e
sindikalizmit industrial n’Amerikë gjatë viteve të 1930-ta. Edhe këta ishin përkrahës të Titos. Por
edhe ata e humbën interesimin për Kroacinë, ndërsa fëmijët po u asimiloheshin në jetën
amerikane dhe profili i tyne shoqnor u zvogëlue edhe ma tej, kur industritë në të cilat e kishin
mbështetë jetën morën teposhtën, tue nxjerrë zona industriale të dala kohe si dhe zavendësimin e
shtresave populluese të qyteteve si Pitsburgu në Pensilvani. Ata kaluen në paralagje qytetesh dhe
u banë të padallueshëm prej fqinjëve të tyne të qetë dhe politikisht të plogësht. Për nga tradita
ishin kroatë, por pjesëmarrja e tyne n’atdheun e vjetër kufizohej në vizitat që banin atje në pleqni.
Nji valë e tretë e kroatëve zbarkoi n’Amerikë mbas Luftës së Dytë Botnore dhe njikëta qenë
ma problematikët si për ShBA-në, njashtu edhe për Jugosllavinë. Këta të shumtën ishin ustashë
hercegovas dhe të përndjekun të tjerë politikë që e urrenin Jugosllavinë dhe komplo tonin kundër
saj, tue u shërbye madje edhe me bombardime terroriste dhe dhunë të ngjashme në truellin
amerikan. Disa dhanë ndihmesë të madhe për rilindjen e Kroacisë më 1990, por numri i tyne qe i
vogël. Prap, shumica prej tyne, nji ta shijuen kamjen ekonomike n’Amerikë, e braktisën shpejt
politikën dhe u tretën diku në reliefin e pafund amerikan.
Sërbët e malazezët kishin mërgue për n’Amerikë thueja njinji me kroatët, porse këta jetën
amerikane e kishin përqafë njaq shpejt e njaq thellë sa rrallë e tek u përfshinë aktivisht në çashtje
jugosllave, ani pse, mbasi që nisi vala e luftnave të reja në Ballkan më 1991, përnjiherë brofën me
nji lobi t’organizuem mirë që aktivisht e përkrahte Miloš ević-in. Po ashtu u ba e qartë në këtë
kohë se akademikët sërbë dhe ata prosërbë, shpesh mbrapa maskës së jugosllavizmit, ishin
ndërfutë dhe e kishin korruptue nji fushë të gjanë studimesh sllavistike nëpër universitetet ameri-
kane, si dhe institucionet e njejta nëpër Britani, Francë dhe Australi.
Maqedonët kishin pasë nji mërgatë historike në ShBA që u zhduk diku në sfondin amerikan
nga vitet 1960, kurse muslimanët boshnjakë kurrë nuk kishin mërgue në numra të mëdhaj,
përveçse në Gjermani, ku ishin të përkohshëm dhe nuk nxorën ndonji bashkësi të qëndrueshme,
deri në kohën e ekzodit në masë të refugjatëve në vitet e luftës 1992-95. Shqiptarët ishin vendosë
n’Amerikë në fillim të shek. XX, por mbetën të paktë në numër, të përqendruem rreth Bostonit e
Detroitit; në disa qytete amerikane kishte koloni t’arbëreshëve t’Italisë, por shum prej tyne e
njihnin veten për italianë dhe s’kishin ndonji interes të veçantë për Shqipninë, e aq ma pak për
shqiptarët në Jugosllavi.
Mërgimi i shqiptarëve të Kosovës mbas 1989-shit ndryshonte nga këto modele të masipërme
në çdo kuptim. Ata nuk kishin ndejtë jashtë aq gjatë sa me e nxjerrë nji brezni të dytë të pjekun;
nuk krijuen ndonji identifikim me vendin ku punuen e jetuen; dhe, majë tanash, nuk i harruen
synimet e t’afërmve dhe fqinjëve të tyne n’atdhe. Ç’asht e vërteta, u banë ma të zemëruem e ma
luftarakë ndërsa po e jetonin, jashtë Jugosllavisë, nji jetë pa diskriminime të vrazhda kundrejt
tyne. Po ashtu u edukuen në demokracinë politike, përdorimin e mediave moderne dhe metodat e
efektshme të lobimit, veçantisht në ShBA. Tue i detyrue me mija sosh me dalë nëpër shtete të
hueja, Miloš ević -i jo veç nuk ia doli me i mposhtë shqiptarët e Kosovës, por u dha shtytje të reja
dhe armë të reja në qëndresën e tyne.
Gabimi i dytë i madh i Miloš ević-it ish i ndërlidhun me të parin. Me shtypjen e klasës punëtore
dhe asaj afariste në Kosovë, ai i nxori këto nga ideologjia dhe shprehitë e mvartësisë prej shtetit,
nga amullia burokratike, dhe pritacia që komunizmi kishte ushqye në pjesë të tjera të Jugosllavisë,
e ma së dukshmi në Sërbi. Kësodore, ai i detyroi shqiptarët m’e krijue nji sistem të tregut të lirë, i
cili, të paktën në sferën e ndërmarrjeve të vogla dhe t’afarizmit individual, ia shkonte edhe
Sllovenisë. Kjo kuptohet ishte nji dhuratë e pamendueme, por ishte dhuratë ama. Ndryshe nga
sllovenët, kroatët, boshnjakët e të tjerët në Jugosllavi, shqiptarët nuk do të duheshin të
rropateshin me sfidën e privatizimit, përveçse në rastet e ndërmarrjeve të mëdhaja si Trepça, e
cila ngeli në duert e sërbëve. Mbas ndërhymjes së NATO-s më 1999, nënsekretari i tregtisë i
ShBA-së, Davis Aaron, shprehet: «Sado ironik me tingëllue pohimi, pati nji bekim gjatë këtyne 10
vjetëve të ligjit ushtarak të diktuem nga Beogradi, nëpërmjet të cilit sërbët i përjashtuen shqiptarët

78
prej posteve administrative dhe udhëheqëse. Rezultati ishte krijimi i mija ndërmarrësve të vogjël –
dyqanxhij, agjentë tregtarë, ndërtimtarë».
Gabimi i tretë i pushtetit sërb e përsëriste të dytin, në media dhe në jetën intelektuale. Ndryshe
nga mediat e tjera në Jugosllavi, shtypi shqiptar mbas vitit 1989 nuk duhej me u rropatë me
trashëgiminë e kontrollit t’ekonomisë statiste as me diktatet partiake në gazetari. Punuesit e
mediave në Kosovë ishin të lirë me i përvetësue teknikat dhe teknologjitë të cilat i kishin mësue
prej bashkëkombësve të vet që kishin krijue nji shtyp të suksesshëm në Cyrih, Nju Jork dhe në
qendra të tjera. Dhe, së fundmi, tue i përjashtue intelektualët shqiptarë prej thueja të tana posteve
akademike, pushteti sërb padashtas u ofroi shqiptarëve nji shtresë të pjekun e të stërhollueme
t’udhëheqësisë politike. Shembulli ma i shquem i njikësaj shtrese ishte Ibrahim Rugova, kritiku
letrar i pregatitun në Francë, njeri i zotësive të mëdhaja e të shkëlqyeshme, ekspert për
shkrimtarin katolik shqiptar të shek. XVII, Pjetër Bogdanin. Rugova, bir i nji katundari të vramë
prej forcave të Titos në fund të Luftës së Dytë Botnore, ishte 40 e kusur vjeçar kur e themeloi
Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), më 1989.
LDK-ja shum shpejt u ba forca kryesore politike e shqiptarëve të Kosovës, si mbrenda saj,
ashtu edhe në mërgatë. Rugova u ngrit në krye të qeverisë së «Republikës së Kosovës», e cila
shpalli mëvetësi prej Jugosllavisë në vitin 1991, që iu njoh pos prej Shqipnisë. Edhe pse ky
zhvillim iu duk i parakohshëm gazetarëve të huej, shqiptarët e Kosovës veten e tyne e kundronin
të barabartë me sllovenët e kroatët, të cilët me sukses shpallën pamvarësinë prej Jugosllavisë,
mbas orvatjeve të shumta për m’e krijue nji kushtetutë konfederative për shtetin që po copëzohej.
Miloš ević -i me shokë kishin lypë nënshtrim të plotë ndaj Beogradit, tue paraqitë si alternativë të
vetme fushatën e armatueme t’Armatës Jugosllave kundër «secesionistëve». I pari sulm i këtillë,
më 1991 në Slloveni, u rrah keqas prej sllovenëve, porse luftnat pasuese në Kroaci e Bosnjë-
Hercegovinë u shquen me mizori të tejzakontë nga ana e forcave jugosllave të ndihmueme prej
çetnikëve.
Kuptohet, përfitimet e pamendueme të zullumeve sërbe nuk mund të kapeshin aq kollaj nëse
ishe veç nji punëtor i rëndomtë shqiptar i pushuem nga puna, ose katundar i thjeshtë e që u
nënshtroheshe përditë tanimeve prej policisë sërbe, si dhe kur egërsitë sërbe ngjeti nëpër ish-
Jugosllavi po e kasneconin fatin që i priste shqiptarët e Koso vës. Por saora u ba e qartë edhe për
ma të thjeshtin katundar se në Kosovë po ndodhte diçka e mrekullueshme. E kjo asht se, nësa
sllovenët e kroatët po luftonin për pamvarësinë kombtare me armë, shqiptarët e Kosovës i ishin
vu punës për m’e krijue, vetë për vete, çdo lloj institucioni të duhun për funksionimin e nji
shoqnie moderne.
Kur në shkollat e Kosovës u paraqitën plan-programet sërbofile, me futjen edhe të ndamjes
fizike ndërmjet nxanësave sërbë e shqiptarë dhe shkarkimin e mësimdhanësve shqiptarë,
shqiptarët organizuen nji sistem shkollimi që përfshiu me dheta mija fëmijë. Mbasi mjekët e infer-
mieret shqiptare u nxorën prej spitaleve, ata e krijuen nji rrjet të ngjashëm klinikash n’objekte
private, tue e plotësue numrin e vogël ekzistues të klinikave t’udhëhequna nga shqiptarët katolikë.
Me vite të tana, bebet shqiptare u lindnin nëpër shpi private. Të gjitha këto veprimtari ishin të
koordinueme prej «qeverisë» së Rugovës, që përdorte buxhet të tubuem prej taksave të
mbledhuna në mërgatë. Shumica e shërbimeve bamirëse koordinoheshn nga nji bashkim
hoxhallarësh dhe priftash, kurse Partia Demokristiane që përfshinte edhe mjaft muslimanë të
spikatun, u ba nji tjetër element ma i vogël i spektrit politik shqiptar, krahas LDK-së.
Majë tanash, «administrata» e Rugovës i bani shqiptarët me u zotue, për nji dekadë rresht, për
nji protestë dhe qëndresë pasive e të paarmatueme.
Mrekullia e Kosovës, që ta kujton Martin Luther King-un, të riun, madje Gandin para tij,
ngjalli adhurimin e politikanëve amerikanë, përfshi njikëtu edhe senatorin republikan, Robert
Dole. Dole u kthye n’avokat të shqiptarëve, tue i nxitë kësodore disa prej thashethanave ma të
jashtëzakonta e ma eglendisëse të shfaqen në shtypin sërb, ku thuhej se shtetasi i Kansasit, Robert
Dole, ishte në fakt fëmijë i shqiptarëve muslimanë. Fakti se shqiptarët muslimanë nuk ishin ven -
dosë kurrnjiherë në Kansas ishte nji hollësi e parandësi për fabrikën propaganduese të Beogradit,

79
që aq me kambëngulje po e publikonte këtë përrallë sa shum banues të Jugosllavisë që po
zhbahej, tue i përfshi edhe jo pak shqiptarë, zunë me e besue. Sidoqoftë, i shoqnuem nga nji
numër figurash të tjera politike amerikane, në pjesë të madhe hebrej, Dole e nisi nji fushatë
kritikash n’adresë të Beogradit. Kongresi i ShBA-së, megjithëse ngurronte me ofrue ndihmë për
shkëputjen e Sllovenisë e të Kroacisë, adoptoi nji varg rezolutash që e paralajmëronin Miloš ević-
in rreth pasojave t’egërsive të matejme në Kosovë.
Mediat e Beogradit po ashtu shfrynin kundër shqiptarëve të Kosovës se gjoja këta ishin
përkrahës të komunizmit stalinist ende në fuqi në Shqipni, pa u mundue me spjegue se si nji
fenomen i tillë do të fitonte përkrahjen e republikanëve konservatorë amerikanë, si dhe të
sllovenëve t’orientuem kah tregu i lirë, të cilët, ndër jugosllavët, ndërmorën nismën për t’i
ndihmue shqiptarët e Kosovës. Organizatat rinore sllovene tubuen ma se 300 mijë nënshkrime në
nji peticion tue kërkue zbatimin e plotë të kushtetutës së 1974 -tës që u jep autonomi të plotë
Kosovës e Vojvodinës, dhe me përbuzje e efikasitet, u kundërviheshin kërcënimeve antisllovene
të Miloš ević-it.
Ndërsa shpifjet e rreme për prejardhjen familjare të Dole-it patën efekt veç në Jugosllavi,
dezinformimet e Beogradit mbi prejardhjen gjoja maoiste të qëndresës qytetare shqiptare u
përbinë në Perëndim dhe u futën në krenat e shum gazetarëve si dhe t’ashtuquejtunve ekspertë.
Fundja, veç tre shqiptarë njiheshin aso kohe në botë: Enver Hoxha, Nana Terezë dhe aktori John
Belushi. Këta dy të fundit nuk kishin ndonji arsye për me nxitë ndjenja antijugosllave, edhe pse
thuhej se i ati i Gonxhe Bojaxhiut, (emni që i vunë prindët Nanë Terezës kur ajo lindi në Shkup),
ishte vra pre shkijeve. Edhe pse Enver Hoxha kishte vdekë, ai gjatëkohë kishte qenë marksist i
shquem, dhe prirja e tij politike shihej prej perëndimorëve si sëmundje ngjitëse, të paktën mes
shqiptarëve. Ç’asht e drejta, hiq mallnimin për komunizmin titist, majtizmi radikal i shqiptarëve të
Kosovës ishte shpifje e pastër. Edhe pse disa kishin shprehi me e mbrojtë Stalinin që pandehej ta
kish mbrojtë Shqipninë prej Titos, dhe ndonëse demonstratat e vitit 1981 ishin udhëheqë nga nji
grup i vogël leninistësh, shumica e shqiptarëve të Kosovës i kundronin me mëni të tana format e
ideologjisë komuniste.
Siç shkruen politikologu Nexhmedin Spahiu, Rugova përgjithësisht quhej titist, kurse rivali i tij
kryesor, albanologu Rexhep Qosja – enverist, tue qenë se i pari përqendrohej në problemin
specifik të Kosovës, ndërsa i dyti në perspektivën ma të gjanë të tanë kombit shqiptar, tue përfshi
miliona sish që jetojnë në Shqipni dhe në Maqedoni e në Mal të Zi. Qosja themeloi nji organizëm
rival me LDK-në, të quejtun Lëvizja e Bashkueme Demokratike, (LBD). Porse përkrahësit e
mirëfilltë të komunizmit qoftë titist, qoftë enverist, ishin të rrallë në real itetin kosovar. Edhe ata
shqiptarë që kishin hy në struktura komuniste jugosllave ishin të nxitun ma fort prej ambiciesh
vetjake dhe nevojës për përfaqësim të bashkësisë, sesa prej besimit në marksizëm. Mbizotnimi i
gjatë i politikës kosovare nga Rugova po ashtu i përgënjeshtroi pandehmat sërbe se shqiptarët e
Kosovës synonin Shqipninë e Madhe përmes bashkimit me Shqipninë. Rugova kërkonte nji
Kosovë të pamvarun, jo bashkim me shtetin që ishte katastrofa ma e madhe ekonomike në Ball-
kan. Spahiu pohon se Kosova, e jo Shqipnia e ngushtë, asht zemra e kombit shqiptar dhe
shkruen: «ideologjia kombtare e Kosovës asht thelbi i kombit shqiptar dhe versioni origjinal i
ideologjisë kombtare shqiptare».
Sikurse ma parë në këtë histori të trishtë, ishte pala sërbe ajo që përfaqësonte kundërshtimin e
nocioneve moderne borgjeze të pronës dhe t’ekonomisë. Ndër trysnitë ma të randa që u baheshin
shqiptarëve ishte edhe nji vistër masash që fillimisht ua ndalonin shqiptarëve shitblemjen e tokës
pa marrë pëlqim prej autoriteteve sërbe, mandej anulonin shitjen e tokës prej sërbëve te
shqiptarët. Por kuptimi ma i gjanë i këtyne hollësive nuk ishte i qartë për pushtetarët sërbë në
Kosovë, qëllimi i të cilëve ishte i thjeshtë: me e mbajtë Miloš ević-in në pushtet dhe sërbët të
bashkuem, tue i shtypë shqiptarët, dhe si rrjedhojë, me i nxjerrë sa ma shum që të munden nga
rajoni. Meqë shqiptarët mesdhetarë kurrë nuk ishin asimilue prej sërbëve sllavë, ata duheshin me
u asgjasue ose me mënyra të drejtpërdrejta fizike, ose tue i shty me u largue simbas udhëzimeve të
Dr. Čubrilović -it dhe Dr. Andrić
-it, para gjashtë dekadash.

80
Meqë përleshja ndërmjet sërbëve e shqiptarëve në Kosovë ishte me gjithë mend kulturore dhe
jo thjesht politike a ekonomike me ngjyrime kulturore, sikurse në Slloveni e Kroaci, autoritetet
sërbe banë përpjekje serioze për ta shfarue intelektin shqiptar. Ma simboliku, mbase, i përpjekjeve
të tilla ishte ai kur politikani opozitar sërb, Vuk Draš ković, i cili mbante përgjegjësi të madhe për
shpërthimin e ultranacionalizmit të dhunshëm sërb, u çue në kuvendin sërb në tetor të vitit 1991
me kërkue shpërbamjen e Akademisë së Shkencave dhe t’Arteve të Kosovës. Propozimi u
miratue. Në të njejtën kohështrimje, Universiteti i Prishtinës u «de-shqiptarizue» dhe titujt shqip
të Bibliotekës Universitare u spastruen, e shum libra në shqip u çuen për reciklim letre, kurse
Arkivat Krahinorë u ndrynë dhe materialet e tyne u çuen në Beograd. Siç vëren studiuesi Sami
Repishti: «…u mbyllën edhe teatrot, galeritë e arteve dhe shoqatat kulturore. Ndaloheshin edhe
ngjarjet sportive për me pengue tubimin e masave shqiptare». Në zemrën gjeografike t’Europës,
Sërbia kish krijue nji gjendje që e shkërbente nji për nji regjimin racist që gjatëkohë po e
mundonte Afrikën Jugore.
Asgjamangut, nën zgjedhën sërbe, shqiptarët e Kosovës me sukses e kishin kalue transicionin
e veçantë prej qeverisjes komuniste. Ndërsa polakët e hungarezët i ringjallën traditat qytetare
mbrenda shtetit ekzistues, dhe sllovenët e kroatët i krijuen shtetet si kontekst për ngjalljen e
shoqnisë civile, shqiptarët e Kosovës themeluen nji shoqni civile me funksion të nji gati-shteti, që
në të vërtetë ishte lëvizje qëndrese. Pa iu drejtue dhunës – që të tanë asokohe e shihnin si
zgjedhje vetëvrasëse – e kishin organizue dhe mbajtë nji zonë të lirë a të çlirueme çfarë
revolucionarët e reformistët e të kaluemes, nga bota mbarë, prej kohësh e kishin andërrue.
Fatkeqsisht, këto çashtje të holla të shkencës politike kryesisht u shpërfillën në pjesën e mbetun të
rruzullit».
Por, sikurse tjerakund në lëvizjet antikolonialiste, shkrimtarët, e sidomos poetët, luejtën rol
madhor në nxitjen e lëvizjes kombtare. Rugova e Qosja tashma u zunë në gojë, por shum figura
të tjera të tilla zunë me spikatë si përfaqësues të gjakimeve shqiptare. Repishti e përshkruen këtë si
«pjekuni e intelektualëve», në të cilën arsimimi masiv i krijuem nga titizmi e bani të mundshëm
«zdeshjen e kompleksit t’imponuem t’inferioritetit, imazhin e ‘nji popullsie të paarsimueme dhe të
paarsimueshme’… të krijuem nga propaganda e ligë dhe e vazhdueshme sërbe për ma se nji she-
kull».
Poetët dhe shkrimtarët e tjerë që lexoheshin prej shqiptarëve n’ato vite, ende mbeten me u
njohtë jashtë popullit të tyne, (përveçse ndoshta pjesërisht në Kroaci e në Bosnjë), kjo falë
shpërfilljes që ekziston kundrejt letërsisë shqiptare në botën e jashtme. Por vepra e tyne
përgjithësisht shquhet për kah hiri, zgjuetsia, mprehtësia, dhe stili zhbirilues. Thurja e vargjeve
pseudo-populiste e ideologjike nuk asht për ta; ata ma parë ndjekin shembullin e intelektualëve
disidentë si ai i çekut Vaclav Havel, i cili kaloi nga modernizmi artistik në udhëheqjen e vendit të
vet si president.
Poeti, kritiku dhe përkthyesi Esad Mekuli (1916-1993) ish le në Plavë të Malit të Zi, vend ky që
shtrihet në zonën kulturore shqiptare. Mekuli asht quejtë «babë i poezisë moderne shqipe në ish-
Jugosllavi» nga Robert Elsie, dhe ndikimi i tij në Kosovë mbetet ende i fortë sot. Si i ri Mekuli
jetoi në Pejë, mandej studioi veterinarinë në Beograd, para se të dilte partizan në Luftën e Dytë
Botnore. Mbas luftës, ishte redaktor themelues i të përkohsmes Jeta e Re, që u ba revista kryesore
letrare në Kosovë, dhe ishte personalitet udhëheqës i saj deri më 1973. Asht interesante me
përmendë se ai ishte ngarkue me e përkthye në shqip epin malazias antimusliman të Njegoš -it,
Kunora e Maleve, në bashkëpunim me shkrimtarin Zef Nekaj, që ma vonë mërgoi si i ikun politik
në ShBA. Ai po ashtu nxori shum përkthime në sërbisht të veprave shqipe.
Nji nga vargjet ma të famshme të Mekulit pyet «A asht fajtor shqiptari pse nën kët qiell jeton/
nën kët qiell – në trojet e të parëve të vet?» Por vepra e tij ma e mirë asht psikologjike, madje-
madje surrealiste ma parë sesa politike. E pëlqyeme prej shum shqiptarëve asht poezia e tij e vitit
1935 «Malli për të pambërrijtshmen» që nis «Retë luejnë n’naltësi si qingjat n’kodrina/ndërsa malli
për të pambërrijtshmen ndryhet në mue». Njikëtu duhet me përcaktue se shkrimtarët shqiptarë, jo
ma pak sesa emnat e tjerë letrarë n’ish-Jugosllavinë komuniste, përfituen nga mungesa e nji

81
kanuni të rreptë të realizmit socialist nën regjimin e Titos. Ata që jetonin në Shqipninë e Enverit,
nuk e kishin pasë kurrkund këtë fat. N’anën tjetër të maleve, shkrimtarët i përmbaheshin
standardit t’artikuluem prej shkrimtarit oborrtar, Ismail Kadare, në nji fjalim të njohun të vitit
1977: «Letërsia e realizmit socialist po përparon në luftën kundër trysnisë borgjeze e revizioniste»
thotë Kadare dhe vazhdon: «Me frymën, me përmbajtjen, madje edhe me stilin e me tingëllimën,
shum nga veprat e letërsisë së sotme dekadente borgjeze ta kujtojnë Biblën, Dhjatën e Re,
Kur’anin, Talmudin, dhe rreckat e tjera të ngeluna prej mesjetës». Tue i pasë parasysh këto qën-
drime të Tiranës, nuk asht për t’u habitë pse shqiptarët e Kosovës ma shum parapëlqenin me u
kundrue si ‘titistë’, si në rastin e Rugovës, sesa si ‘enveristë’.
Qe besa, Kosova nxori letërsi moderne larg ma të zhvillueme sesa Shqipnia, të paktën deri në
mbarim të komunizmit në Shqipni, më 1991. Elsie vëren se në dhetëvjetëshat e mbramë të shek.
XX, deri në 70 për qind të botimeve letrare ishin poezi. Poetë të tjerë të shquem përfshijnë katër
sosh që librat e parë i nxjerrin më 1961: Din Mehmeti (1932-), nga nji katund afër Gjakovës, Latif
Berisha (1931-1999) nga Mitrovica dhe nji nga viktimat e para të kundërgjegjes së terrorit sërb
ndaj ndërhymjes ajrore të NATO-s, Adem Gajtani (1935-) nga Besiana, dhe Ali Podrimja (1942-),
po ashtu nga Gjakova. Podrimja, në veçanti, u ba i njohun tejembanë Jugosllavisë, madje edhe
ndërkombtarisht. Robert Elsie e përshkruen si «përfaqësuesi ma tipik i vargut shqiptar në
Kosovë». Nëse Esad Mekuli ishte T.S. Elioti i shqiptarëve, Podrimja asht Allen Ginsbergu. Me
sarkazëm therës, në nji poezi të botueme disa motmote para katarsisit të viteve 1998-99, ai i
gjegjet pyetjes së shtrueme nji brezni para tij nga Mekuli:
Fajtor është shqiptari
Që vizaton fytyrën e vete nën hënë
E thyen dritare e trazon ujin e ndot
Që flet shqip që han shqip që dhihet shqip
Fajtor është shqiptari
Shqiptari është fajtor
Për të gjitha ramjet e mia
Edhe për dhëmbin tim të prishur
Edhe për buzëqeshjen time të ngrirë
Prandaj prandaj PLUMB
Lista e poetëve me nam mundet me u zgjanue tue e përfshi emna si Azem Shkreli, Rrahman
Dedaj, Mirko Gashi, Sabri Hamiti, si dhe shkrimtarin e njohun për ma të talentuemin e ma të
spikatunin nga kohanikët e tij, Beqir Musliun. I lemë në Gjilan më 1945, Musliu ndiqte përherë nji
vijë të rreptë surrealiste, me poezi si «Kulla» që nis «Dikush kish ngritur kullë n’majë t’Bjeshkëve
t’Nemuna», në vargmalet pra që shtrihen përgjatë vijës kufitare të Malit të Zi, Shqipnisë dhe
Kosovës. Vdiq më 1996.
Me shtrimjen e luftës nëpër ish-Jugosllavi, ish e pashmangshme që pamjet e paprituna prej
veprave të shum poetëve shqiptarë të mos merrnin nji kuptim të ri. Arratisja e mija sërbëve prej
Kroacisë mbasi armata e Franjo Tuđman-it rimori rajonin e Krajinës, më 1995, e acaroi gjendjen
ne Kosovë, meqë refugjatë të shumtë u prunë këtu si kolonë, shpesh pa vullnetin e tyne. Për ma
tej, nji nga terroristët ma famëkeqë sërbë që operonte në luftnat e Bosnjës e të Kroacisë, rrugaçi,
banditi dhe ish-polici sekret me emnin Željko Raž njatović, që veten e quente Arkan, e zhvendosi
bazën e ‘veprimtarive’ të veta në Kosovë, si përfaqësues i të cilës u ‘zgjodh’ prej kuvendit sërbian.
Ndërkohë, Adem Demaçi, që ishte lirue më 1990, e kishte themelue Këshillin për Mbrojtjen e të
Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) i cili me përpikmëni i shënonte sulmet e vazhdueshme
t’autoriteteve sërbe mbi shqiptarët; ai po ashtu e themeloi Partinë Parlamentare të Kosovës. Por
Demaçi nuk ishte nacionalist shqiptar ekskluzivist; ai avokonte për nji federatë rajonale, që e
quente «Ballkania».

82
Më 1991 Demaçi i dërgon njanin prej apeleve të shumta presidentit amerikan Bill Clinton, tue
e lutë të ndërhyjë në luftën e Bosnjës. N’apelin e tij shkruen: «Zoti President, n’emën të fëmijëve
të pafajshëm, të pleqve të paaftë, si dhe të popullit paqedashës shqiptar, të robnuem prej syni-
meve brutale e hegjemoniste për ta krijue ‘Sërbinë e Madhe’ tash 80 vjet, n’emën të popullit të
pafajshëm musliman që u përzu prej shpive me anë të zjarmit e të plumbit, që bijtë po ia vrasin e
po ia shtypin si t’ishin bubrreca, e bijat po ia dhunojnë në mënyrat ma shtazarake, si dhe n’emën
të popujve paqedashës e të drejtë të tanë Ballkanit, ju lus mos me lejue që nji burokraci e plogësht
ta mundësojë këtë padrejtësi që po u bahet kombeve të vogla e të pambrojtuna. Mos na i lejoni
shpirtnat me na u ngarkue me mëkate të reja».
Mjerisht, kur ShBA-ja dhe NATO-ja ma së mbrami vepruen për ta ndalë luftën në Bosnjë-
Hercegovinë, kah fundi i 1995-tës, kurrfarë drejtësie nuk po i vinte Kosovës. Marrëveshja e
Dejtonit, që e fashiti luftën e Bosnjës, ua la sërbëve nën kontroll nji pjesë të bollshme të territorit
të kësaj toke të përgjakun, tue e shprehë kështu me besnikni qëndrimin ndërkombtar mbi
barazinë morale ndërmjet Miloš ević-it dhe viktimave të tij. Kosova as s’u zu në gojë në Dejton;
ma zi bile, Miloš ević-i përnjiherë po gëzonte përkrahje si figurë kyçe për mbajtjen e paqes në Bos-
një-Hercegovinë.
Shqiptarët nuk ishin të gatshëm me iu nënshtrue përgjithmonë nji bashkësie ndërkombtare që
ashiqare i shihte ata si të pavleftë; për ma shum, filluen me u ndigjue zane që e kritikonin
Rugovën dhe LDK-në për vendnumërim dhe pamundësinë për të kalue përtej nji gjendjeje ku
shkijet vazhdonin me i vra e burgue. Kur nisi kriza e qëndresës paqësore, kjo krizë erdhi, u mor
vesh, nga Drenica, rajoni që kish nxjerrë fatosat kaçakë, Azem e Shote Galicën, si dhe partizanin
e pabindun Shaban Polluzhën. Ajo mori trajtën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila
sulmin e parë mbi policinë sërbe e kreu më 1996.
Shum pohime të përçudshme do të bahen rreth UÇK-së në periu dhën pasuese. Tue brofë prej
kurrkah, si dhe tue shpallë nji opozitë të guximshme ndaj vijës pacifiste që ndiqte Rugova, lëvizja
fillimisht u mor prej shum njerëzve në Kosovë e jashtë saj për nji agjenci provokimesh të kri-
jueme prej shkijeve për ta përligjë zullumin. Gazetarët e huej, që i përtypnin propagandat e dala
nga Beogradi, e vetë tue mos e njohtë as gjuhën as historinë e shqiptarëve, aq ma pak të
shqiptarëve të Kosovës, i mveshnin UÇK-së origjinë enveriste, pretendim i çuditshëm ky, kur di-
het se Enver Hoxha kish vdekë më 1985, njimbëdhetë vjet para se ajo t’u shfaqte. Për ma tej, siç e
kemi përmendë, Enveri nuk kishte ba gja për ta çlirue Kosovën nga Jugosllavia dhe nuk ish fort i
pëlqyem ndër shqiptarët e Kosovës.
Por Beogradi njaq gjatë e njaq zashëm po e këndonte këtë kangë, sa të huejt kuptohet zunë me
ia mbajtë ison; ndaj spektri i frymës enveriste në radhët e UÇK-së shpejt do të plotësohej me
harna të tjera nga dyqani sërb i dezinformimit. Ani pse fundamentalistët islamikë nuk kishin
ekzistue kurrnjiherë në Kosovë, kjo etiketë iu mvesh lëvizjes; ma vonë u shqiptuen akuza se
UÇK-ja ishte bandë e trafikantëve të drogës. Duhet shtue këtu se kur rebelët nikaraguanë ishin
akuzue kështu njisoj, akuza ishte mbështetë mbi raste të vërteta të trafikantëve nikaraguanë të
kokainës, të cilët ishin gjykue, ishin dënue dhe po e vuenin dënimin nëpër burgje të ndryshme.
Nuk u emnue asnjiherë ndonji nga trafikantët shqiptarë të drogës e që të kishte lidhje me UÇK-
në, ani pse kish shqiptarë që banin trafikim droge në Shqipni, Itali, Turqi e Zvicër.
Dikur, akuzat kundër UÇK-së i përfshinin edhe shpifjet se themeluesit e saj paskan qenë
kolaboracionistë të nazistëve, ose simbas etiketimit të Chris Hedges-it nga ditorja New York
Times «kaçakë djathtistë», fenomen ky i panjohun ma parë. Prap, kurrfarë emnash nuk u përmen-
dën për me e konkretizue nji pohim të tillë. Edhe pse Adem Demaçi, romantiku i përjetshëm
revolucionar, do t’i bashkangjitej UÇK-së si përfaqësues politik i saj, e vërteta asht se udhëheqësit
e saj ishin të panjohun. Pasiguria rreth asaj se kush ish UÇK-ja dhe kend e përfaqësonte, ishte veç
nji aspekt i tensionit të nisun që më 1995 që sa vinte e shtohej. N’incidentet e shpërndame gjatë
dy motmoteve t’ardhshme u vranë të paktën 50 veta nga njana palë a tjetra. Arkani rëndom bante
paraqitje nëpër media sërbe e botnore rreth Kosovës, tue i alarmue kështu shpesh vrojtuesit e
Ballkanit. Mandej, më 1997, policia e harlisun sërbe u sul mbi studentët shqiptarë në Prishtinë që

83
kërkonin me u kthye nëpër godinat universitare. Kushdo që i ndiqte me rregull televizionet e
Beogradit mund ta vërente se kriza po thellohej. Mediat sërbe ishin përplot me trille jo fort të
mprehta rreth mafies shqiptare si dhe keqtrajtimit gjoja që shqiptarët po u banin sërbëve të
Kosovës.
Në janar të vitit 1998, nji sulm i armatuem mbi nji stacion policor dhe vrasja e nji zyrtari sërb
në rrugë u pasuen nga nji mësymje mbi katundarët shqiptarë të Prekazit të Poshtëm. Në fillim,
shtypi sërb raportoi se sulmi mbi stacionin policor ishte krye nga «persona të paidentifikuem», me
gjasë tue e shpërfaqë kështu mosgatishmëninë e tyne për me e pranue cenushmëninë sërbe.
Kurse, autoritetet sërbe mohonin se kishte pasë përleshje mes shqiptarëve e sërbëve, tue shtue se
ishin ngatërrue dy grupime shqiptare me njani-tjetrin. Sidoqoftë, përleshjet tashma kishin fillue
më 21 janar kur policia sërbe tentoi me hy në Prekaz të Poshtëm për herë të parë mbas vitit 1992.
Simbas javores opozitare sërbe Vreme, ata e kishin vu nji post n’oborr të nji fabrike dhe mandej
në mesnatë ishin përvjedhë në katund. Por, në Prekaz i priti me breshni plumbash familja e Adem
Jasharit, personalitet i njohun në këtë anë. Adem Jashari kishte marrë pjesë në të tana demon-
stratat kryesore shqiptare që nga viti 1968, por që më 1991 kishte dalë në malet e afërta, mbasi ish
dënue me 20 vjet burgim, dhe kishte mbetë në to deri në ditën e vdekjes më 1998. N’ilegalitet ai e
organizoi njisitin e parë të UÇK-së, ndonëse ajo ende nuk kishte marrë emën. Dy vajza të familjes
Jashari, Selvetja dhe Liria, ishin në shpinë e gjyshit, Shaban Jasharit, kur ajo u sulmue, dhe aksioni
i armatuem u inicue për shkak të tyne, sepse të dy vajzat u plaguen. Ademi me të vëllanë, Hamzë
Jasharin, me t’i ndigjuem krismat, vrapuen dhe e dëbuen tutje policinë me të shtëna të matejme.
Ma vonë, n’afërsi u gjet trupi i nji punëtori shqiptar të fabrikës. Fill mbas incidentit, sërbët
vendosën de facto nji orë policore në tanë Drenicën.
Vorrimet e dy të ndjemëve – ai i zyrtarit sërb të vramë në rrugë, me 10 mijë sërbë e malazezë
të pranishëm, si dhe ai i punëtorit shqiptar të fabrikës nga Prekazi i Poshtëm, ku morën pjesë 20
mijë shqiptarë – e shënuen fundin e epokës së paarmatueme e paqësore të rezistencës shqiptare.
Mbasandej, forcat sërbe kryen ekzekutime dhe masakrime të grupeve të tana të njerëzve në
Likoshan afër Drenasit dhe në Qirez të Skënderajit, më 28 shkurt. Këto katunde u sulmuen
përmbi 24 orë pajandá simbas operacioneve të koordinueme, por edhe nji numër i madh
policësh, paramilitarësh dhe ushtarësh sërbë pësoi në to. Nji familjes, asaj Ahmeti, ia vranë gjithë
burrat nji nga nji.
Mandej pasoi ngjarja ma dramatike – shkatërrimi i gjithë plangut të familjes Jashari dhe vrasja
e pothuej gjithë anëtarëve të saj, tue i përfshi gratë dhe fëmijët, që nisi që n’orën pesë të nadjes,
më 5 mars 1998. Simbas varianteve ma të përhapuna, nji hafije e kish pa Adem Jasharin tue hy në
shpi. U vranë 46 shqiptarë, tue i përfshi 20 nga familja e Shaban Jasharit; 15 nga viktimat ishin
fëmijë, ndërmjet moshave 7 e 16 vjeçare, dhe 17 ishin femna. Kufomat e tyne i mori policia dhe
vorrimi i tyne mbas riteve fetare nuk u lejue. Adem Jashari, që thuhet të ketë këndue kangë
shqipe nësa po i luftonte shkijet nga shpia, u ba fatos i madh simbolik i luftës së UÇK-së. Shpejt
do të kompozoheshin e do të këndoheshin kangë për të.
Por rrëfimi mbi t’atin e tij Shabanin, simbas rapsodit Naim Berisha në «Kanga e Jasharëve» j o
vetëm shpalon nji fatos të mirëfilltë shqiptar, por edhe e spjegon historinë e njimendtë të
luftarëve të UÇK-së, për të cilët jashtë shpifej se ishin islamistë, maoistë, trafikantë droge, madje
edhe mbasardhës kolaboracionistësh të nazistëve. Shaban Jashari kishte qenë nji prej pjesëtarëve
të forcave disidente partizane para 50 vjetësh. Më 1947, kish dëshmue masakrimin e 5.000
shqiptarëve në Drenicë nga sërbët. Fill mbas kësaj, i ati i Shabanit, Murat Jashari, i kish strehue në
shpi dy pjesëtarë të lëvizjes antikomuniste Balli Kombtar, që kishte pak ndjekësa në Kosovë. Nji
polic sekret nga Shqipnia, Mal Sadiku, kërcënonte me e vra Shaban Jasharin sepse i ati i tij i kishte
dalë krah dy ballistave. Shabani i sfidonte ta vranin, por nji oficer vullnetar e shpëtoi. Ma vonë,
Shabani punoi katër vjet si mësues, por si kundërshtar i autoriteteve jugosllave që ishte, e humbi
punën dhe u kushtëzue me e lëshue Kosovën, gja që ky nuk pranoi me e ba. Kur djali i tij, Ademi,
doli në mal, Shabani u rrah keqas nga policia sërbe dhe humbi dritën e njanit sy. Mbas pesë
dhetëvjetshash të përpjekjeve të pareshtuna, kjo familje e luftarëve të lirisë u asgjasue pothuej në

84
tanësi më 1998, me përjashtim të vajzës adoleshente që e mbijetoi plojën dhe tre djemëve që ki-
shin qenë jashtë vendit tue e drashtë nji përfundim të tillë.
Ndërmjet shkurtit të vonë dhe 9 marsit, të paktën 50 njerëz të tjerë, madje deri në 80, u vranë,
dhe me dheta të tjerë u zhdukën: viktimat ishin kryesisht shqiptarë. Por masakrat u shtuen. Shtypi
botnor raportoi plasjen e luftës në Kosovë, por s’do mend se kjo ishte nji fushatë sërbe masakre,
nji orgji vrasjesh, me synimin që t’i ngazëllente sërbët tue i shfry edhe nji herë frustrimet e tyne
me universin e vështirësive të cilat i kishin heqë. Qerthulli i parisë beogradase u zgjanue tue
përfshi gruen e Miloš ević -it, Mirjanan, e cila pozonte si nji hipi, ndërsa shpallte paqe e dashuni
ndërmjet popujve si udhëheqëse e të Majtës së Bashkueme Jugosllave, nji ndërmarrje mafioze e
maskueme si parti politike. Miloš ević-i shpejt do ta përfshijë në grupin e tij edhe të krisunin Voji-
slav Šeš elj, tip ky i çiftit të Arkanit , si dhe të neveritshmin Vuk Draš ković . Porse Milošević-i pa
dyshim se po e udhëhiqte operacionin e Kosovës drejtpërdrejt, ma shum madje sesa e kishte
udhëheqë luftën në Slloveni, Kroaci a Bosnjë. Dhe ishte e qartë se ofensiva e Beogradit në
Kosovë ndiqte nji plan që ish shestue shum kohë ma parë.
Kamba shtypëse e Beogradit i goditi të gjitha nivelet e shoqnisë kosovare. Veton Surroi,
kryeredaktor i gazetës Koha Ditore, u rrah në redaksinë e vete, kurse kameramani Fatos Berisha u
hodh nga dritarja e katit të dytë të ndërtesës së gazetës. Pesë nga anëtarët e personelit të Rilindjes
– Avni Spahiu, kryeredaktor, Mehmet Gjata, redaktor, gazetarët Rexhep Demiri dhe Flamur
Lahu, po ashtu u keqtrajtuen nga policia sërbe. U sulmue Ibrahim Osmani, korrespondent i Zanit
t’Amerikës dhe i Agence France Press, si dhe Chris Wenner, kameraman i nji televizioni britanik,
u lëndue keq nga ekstremistët sërbë. Do të pasonin protesta në gjithë botën nga sindikata
gazetarësh, dhe Federata Ndërkombtare e Gazetarëve nga selia në Bruksel do të deklaronte:
«Asht e tmerrshme që po dëshmojmë nji tip sulmesh ndaj mediave të ngjashëm me ato që ndo-
dhën në fillim të luftës së Bosnjës… Akuza për terrorizëm [ndaj shqiptarëve] shpesh përdoret si
maskë kur autoritetet dëshirojnë me e ndalue depërtimin e informatës te publiku, që mund ta
bjerrë përkrahjen e qeverisë». Në fund të marsit, nji grup i t’ashtuquejtunve punues të paqes nga
ShBA-ja, që kishte ardhë në Kosovë për të ligjërue kundër dhunës – çashtje kjo edhe e
panevojshme edhe përherë e ma irrelevante – por që kryesisht promovonte idenë e barazisë
morale ndërmjet sërbëve dhe viktimave të tyne, zbuloi se sërbëve u pengonte fort qasja e tyne e
rafinueme. Ata u arrestuen dhe mandej u burguen, madje anëtarëve mashkuj ua qethën krenat,
dhe të gjithë u çuen në Maqedoni.
Në fund, deklaratat besimtare të rojeve mediale dhe të turistëve humanitarë për paqe nuk çuen
fort peshë ballafaqe brutalitetit sërb. Përleshja për Kosovën tani u reduktue në zgjedhjen e
ngushtë mes dy palëve luftuese: në nji anë Miloš ević-i me pasuesit e tij, në tjetrën UÇK-ja.
Përkrahësit e kësaj të mbramës themeluen nji rrjet të bashkësisë në mërgatë të quejtun Vendlindja
Thërret, e cila haptazi mbledhte fonde nga Zyrihu deri në Bronks. Nga data 9 mars, Sekretarja
amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, kishte arritë që në Grupin e Kontaktit, i cili përbahej prej
ShBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Italisë, ta shprehte shqetësimin rreth valës së
fundit t’agresionit sërb. Por në këtë kohë, Grupi i Kontaktit u pajtue për pak ma shum sesa nji
embargo mbi armët kundër Jugosllavisë së ngelun, e cila tashma përbahej vetëm nga Sërbia, Mali i
Zi dhe Kosova. Brenga kryesore e t’ashtuquejtunës bashkësi ndërkombtare dukej se ishte me e
mbajtë Miloš ević-in në lojë si nji nga mbështetësit e marrëveshjes së Dejtonit.
Në Kosovë, koha e terrorit kishte nisë me përmasat e veta të plota. Kosova, ndryshe nga
Bosnja, asht kryesisht fushë e rrafshët, me pak male e pyje, prandej Beogradi e mbushi terrenin
plot me tanke, me burra të mëdhaj e të fortë, t’armatuem me armët ma të sofistikueme. Këto
forca rendnin nëpër Kosovë tue e vra kë të donin dhe tue rrafshue çkado që zgjedhnin si
shënjestër. Vazhdimi i 1998-shit ishte nji lemeri për shqiptarët. Me gjithë retorikën e saj në
diasporë, UÇK-ja në fund të fundit pakgja mund të bante për ta mbrojtë popullsinë. Vazhduen
masakrimet e mëdhaja, si në katundin Paklek i Ri në fund të maj it ku u vranë 11 veta dhe në
rajonin e Junikut afër kufinit me Shqipninë, i cili para 70 vjetësh kishte qenë zonë strehimi për
kaçakët; këtu u vranë të paktën 60 veta, shum të tjerë u plaguen dhe kufomat u larguen nga

85
policia, kurse identiteti i të vramëve nuk u kuptue. Madje ushtria sërbe raportonte ma shum të
vramë sesa burimet shqiptare, qartas me synimin për të frymëzue terrore të reja.
Më 19 korrik 1998 nisi e para betejë e ballëpërballshme ndërmjet UÇK-së dhe forcave sërbe
në qytetin e Rahovecit, që u ba «Gernika» e rezistencës shqiptare. Luftimet e hapëta në rrugë
kulmuen me sulmin sërb mbi qendrën e sufijve herbeti-kabashi në qytet, të njohun si teqja e Sheh
Myhedinit, në të cilën ishin tubue me qinda qytetarë të tmerruem. Drejtuesi plak dhe i
mirënjohun i teqes, Myhedin Shehu, u vra bashkë me të gjithë ata që kishin kërkue strehë
mbrenda saj. Afro 150 shqiptarë vdiqën në Rahovec; mbrenda dy ditësh sërbët i kishin vorrue
viktimat në disa vorre masive në Prizren. Në gusht e shtator u raportuen në katundin Rancë të
Ferizajit (11 vetë të vramë, prej tyne 8 fëmijë), Galicë afër Vushtrrisë (14 të vramë, kryesisht djem
të rij) dhe në Golluboc (tetë viktima fëmijë), kurse në Abri t’Epërme, e gjithë familja Deliaj me
gjithsej 22 anëtarë, u shfarue. I vetmi i mbijetuem i këtij incidenti, bebja trimuejshe Diturie Deliaj,
u gjet e gjallë përfundi kufomës së nanës. Bebja vdiq mbas nji mueji.
Nga fundi i vitit, nji milion shqiptarë kishin ikë prej shpive të tyne. Ata filluen me dalë jashtë
Kosovës, në Shqipni, Mal të Zi, Maqedoni e Bosnjë-Hercegovinë. Që nga fillimi i krizës, nisën
protesta paqësore nëpër Kosovë, por pjesëmarrësit sulmoheshin nga policia dhe civilët sërbë.
Autoritetet sërbe i nxirrnin shqiptarët nga banesat dhe i pushonin ata që ishin në punë. U rrahën,
u vranë e u zhdukën anëtarë të personelit mjekësor e humanitar. Shqiptarët po luftonin për jetë;
po ku ish UÇK-ja? Efikasiteti i saj si forcë ushtarake ishte i kufizuem, kuptohet. Ndryshe nga
armatat sllovene, kroate e boshnjake në luftnat e maparshme, UÇK-ja nuk ia doli me organizue
mbrojtje efektive.
Simbas raportit vjetor të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, 1934
shqiptarë u vranë më 1998, 818 u plaguen, 3758 ishin tor turue, me 1047 raste të keqtrajt imit të
randë, dhe 799 qenë zhdukë; viktimat përfshinin 913 femna dhe 439 fëmijë. Vendbanimet e
djeguna, të shkatërrueme e të bastisuna numëronin 450 sosh; 41538 shpi dhe 1995 objekte
afariste qenë rrënue. Me mija njerëz jetonin të pambrojtun nëpër gryka malesh e shpate, në të
ftohtin e dimnit t’acartë. E mandej ndodhi Reçaku.
Barbaria në Reçak ndodhi më 15 janar 1999. Civilët sërbë, ushtria, policia dhe paramilitarët u
ulën në katund, të shoqnuem nga kambësoria sërbe. U masakruen 45 viktima, e mandej u
gjymtuen; ua nxorën sytë e ua prenë veshët, kurse organet e mbrendshme ua zhvatën. Nji plaku ia
prenë kryet. Autoritetet sërbe i mblodhën trupat dhe e ndaluen vorrimin e tyne. Diplomati
amerikan William Walker erdhi në vendin e ngjarjes dhe, i acaruem e i bamë tym, i dënoi sërbët.
Sërbët ia ndaluen hetueses për çashtjet e të drejtave të njeriut, Louise Arbour, me e vizitue
vendin, tue e kthye mbrapsht në kufinin e Maqedonisë. Mbas dy javësh, sërbët demonstruen se si
e kuptonin ata gjendjen: Në Rogovë, afër Gjakovës, më 29 janar u vranë 26 shqiptarë, shumica
ndërsa po iknin në të gjitha drejtimet, mbasi që njisitë speciale policore e ushtarake sërbe e kishin
rrethue katundin në 5.30 të mjezit.
Këto masakra vërtet nuk patën ndikim mbi autoritetet sërbe; simbas tyne, shqiptarët nuk po i
gërgiste kush. Që nga vdekja e Jasharëve, që tashma kish gati nji vit, shqiptarët i kish pushtue nji
afsh i nxehtë, sidomos mashkujt e rij. Kishte ardhë çasti për t’u ngritë njiherë e mirë, ose me i
humbë të tana përgjithmonë. Me mija vetë provuen me hy n’UÇK, por ajo i ktheu mbrapsht në
shpi për ta pritë kushtrimin. Për shumkend kushtrimi nuk erdhi kurrë; UÇK-ja, ta përsërisim, nuk
ishte ajo forca efikase siç mund të jetë dukë nëpër paraqitjet e saj. Shum shqiptarë të Kosovës ma
vonë do të nxjerrin përfundimin se shpirti i vërtetë i UÇK-së, si dhe komandanti i saj ma i parë e
ma i mirë, ishin firue në zjarmet e plangut të Jasharëve në fillim të 1998-shit.
Problemet mbrenda UÇK-së si organizatë kryengritëse u shpaluen mbas ndërhymjes së
NATO-s nga Ramush Haradinaj, nji nga prijësit e rij ma të mirë të lëvizjes, i cili botoi intervistën
me kujtime të luftës në vitin 2000. Haradinaj thonte se njerëzit që kontrollonin logjistikën, siç
ishin Azem Syla e Xhavit Haliti, mundoheshin me e imponue kontrollin e tyne burokratik mbi
drejtimin e luftës. «Shum herë, nënshtrimin dhe bindjen ndaj tyne e caktonin si parakusht për me
marrë armë… duhej t’u bindeshim shërbyesve që Azemi e Xhaviti kishin në terren dhe ta

86
pranonim ekzistimin e nji ‘shtabi të përgjithshëm’ që në fakt nuk ekzistonte dhe nuk kishte as
personel. Ata na kërkonin të silleshim siç donin ‘shokët’… por kurrkush nuk e dinte kush ishin
ata… Ata mundoheshin me e identifikue luftën me veten e tyne».
Simbas Haradinajt, kuadrot politike të UÇK-së, të cilat do të dilnin nga lufta tue u heqë si
udhëheqësi e nënkuptueme politike e shqiptarëve të Kosovës, s’banin tjetër veçse lëshonin
komunikata shtypi, për të cilat ai nuk kishte ndonji mendim të naltë. Për ushtarakët udhëheqës të
tillë si Haradinaj, ishte e qartë edhe gjatë luftës se UÇK-ja ishte e ndame mes luftarëve të
mirëfilltë si dhe oportunistëve që synonin pushtetin. Rrëfimi i Haradinajt asht i nji randësie të
veçantë sepse shpalon edhe shum hollësi të tjera mbi përvojat e UÇK-së. Ta zamë, ai thek son që
jo ma shum se 20 vullnetarë joshqiptarë u përfshinë në radhët e UÇK-së. Disa prej tyne janë vra
dhe janë vorrue në fushëbetejën e Koshares.
Ndërkohë, muzika po çohej si stuhi. Kangë për Adem Jasharin dhe fa miljen e tij qiteshin e
këndoheshin gjithkah, t’inçizueme në kaseta e CD-na, disa të përcjelluna me çifteli e me stile të
tjera tradicionale, të tjera të shoqnueme me nji sfond gjithfarësoj efektesh elektronike. Ato për-
faqësonin nji stil të muzikës protestuese, ose balada revolucionare që për nji auditor të huej do
t’ishin të frikshme po t’i ndigjonin. Kangët ishin të mprehta, të thekshme dhe shum energjike.
Kompozitori Xhemil Saliu inçizoi nji kangë të quejtun «Zani i Maleve të Çiçavicës» me nji ritëm si
ai i muzikës tekno-pop, por në të njejtën kohë, të ngjeshun me patriotizëm. Shum trima kanë dalë
nga Çiçavica, thotë ai, tue na i ndërmendë emnat e Shote e Azem Galicës, mandej të Shaban Po-
lluzhës këtij «trimi mbi trima», e të tjerëve, por në zemrat tona sot hyn edhe Adem Jashari,
komandanti i parë i UÇK-së… masakra e Reçakut nuk na ka tutë, sepse gjaku i dëshmorëve u jep
zemër herojve!
Po si do të gjegjej bota? Nji foto nga Wade Goddard i Sygma-s, u shfaq në gazetën New York
Times të ejten më 8 tetor. Ajo e paraqitte patosin e Kosovës në mënyrë të paharrueshme. N’atë
pamje, nji çikë me flokë të shkurtë, ishte e ulun në karrige me rrota, rrethue prej pemësh.
Diçitura thonte: «Me mija shqiptarë kanë ikë nëpër pyjet e Kosovës mbas sulmeve sërbe. Nji
çikë e vogël, ulun në kampin e refugjatëve në jug të Shtimes, dje».
Çika e vogël u emnue në NY Times-in e të nesërmes: Elfije Kadriaj, 13 vjeçe «e paralizueme
thueja që nga lindja, prej nji sëmundjeje të hershme». E kishin ulë mbi karrigen e saj me rrota dhe
i vëllai Rexhepi, 16 vjeçar, e kishte shty deri në pyll. NY Times raportonte: «Sot, Elfija rrin ulë në
karrocën e saj nën nji pemë në cep të kampit të refugjatëve, ndërsa e lagin pikat e shiut».
Ashtu e ulun, me krye të përkulun, rrinte nën strehën e pyllit.
Bota dukej e paralizueme në përgjegjen e saj kundrejt terrorit sërb. Elfija priste «ndërsa e
lagnin pikat e shiut» që paraliza e botës të mbaronte.
Poeti i madh disident rus, Osip Mandelshtam, shkruen për të jetuemit «nën kadifen e zezë të
natës sovjetike, nën kadifen e boshllëkut rruzullor». Nën kadifen e boshllëkut rruzullor, Elfije
Kadriaj 13 vjeçe, ulë në karrocën e saj, rrin tue pritë. Tue e pritë UÇK-në, tue e pritë botën, tue
pritë…

87
VIII.
1999: NDËRHYMJA DHE RRJEDHOJAT E MENJIHERSHME TË SAJ
Më 6 shkurt 1999 negociatat mes përfaqësuesve shqiptarë e sërbë, të nxituna nga Grupi i
Kontaktit, nisën në kalanë franceze të vendit të quejtun Rambuje (Rambouillet). Mbas gjashtë
javësh, më 19 mars, bisedimet në Rambuje mbaruen. Të deleguemit shqiptarë, me ndonji ngurrim
t’atykëtushëm të përfaqësuesve të UÇK-së, kishin nënshkruejtë nji dokument, tue pranue
kësodore nji proces t’administruem prej fuqish ndërkombtare, nën të cilin do të rivendoseshin të
drejtat themelore njerëzore të bashkësisë së tyne, ndërsa Kosova do të mbeste nën sovranitetin e
Jugosllavisë (dhe të Sërbisë).
Të deleguemit sërbë e trajtonin tanë çashtjen me shum mirakandje, tue pi gjithë natën dhe tue
këndue zashëm kangë çetnike. Për çka, fundja, kishin me u mërzitë? Fati deri tash u kish
buzëqeshë; bota nuk i kish pa foshnjat shqiptare si krijesa të denja për mbrojtje prej vrasjesh ma-
sive. Shtetari kryesor sërb, Slobodan Miloš ević , e kish mohue ftesën për të shkue në Francë. Kreu
i delegatës së tij, njifarë Milutinović
-i, hidhej e përdridhej cok si nji palaço cirku. Sërbët vërtet po
ia kalonin për merak.
Në mbarë rrokullinë, shqiptarët dhe miqtë e tyne po e pyesnin njani-tjetrin: «A ka me ndodhë
gja vërtet»? ShBA-ja i kish paralajmue sërbët se shkelja e marrëveshjes së Rambujesë do të
ndëshkohej me bombardime. Por Kroacia kish lëngue me vite dhe bota s’kish ba gja me ia
shpëtue popullin; Bosnja-Hercegovina ish gjymtue njilloj. Shqiptarët e krahasonin veten e tyne
me viktimat hebreje të Holokaustit, meqë bota po i trajtonte si të largët, ekzotikë, e jo fort të
dëshirueshëm për fqinjë a miq. Kush dinte gja për ta? Kujt i bahej vonë për ta?
Porse natën e 24 marsit, plot fluturake bombarduese ndezën motorët dhe plyma-plyma i
kaptuen qiejt përmbi Ballkan. Banorët e Sarajevës e ndigjuen zhaurimën dhe ngarendën çative, po
s’panë gja, meqë pos territ, shumica e fluturakeve mbroheshin nga teknologji shum të përpa-
rueme, ose fluturonin shum nalt për t’u diktue. Por, me u ndi mundeshin. Kroatët u tranuen prej
gëzimit; boshnjakët qenë ma të përmbajtun, meqë ky çast po vinte paksa vonë për ta. Porse për-
fundimisht erdhi. Vetëdija e motshme e demokracive, fryma që kish mposhtë hitlerizmin, që kish
shpëtue Korenë Jugore, dhe mbi frymëzimin e të cilës ish themelue aleanca NATO, ma në fund
po e dëshmonte vetveten. Caqet e para ishin aeroportet në Kosovë, në Sërbi dhe në Mal të Zi. Në
Prishtinë, shqiptarët rrezikuen sigurinë vetjake për t’i kqyrë bombat nësa binin; të gëzuem e të
çmeritun.
Ndërhymja në Kosovë ish luftë teorish dhe pamjesh. Media narcisoide amerikane e trajtonte
këtë ndërmarrje si çashtje të mbrendshme amerikane që kish të bante ma shum me skandalet e
maparshme që përfshinin presi dentin Clinton, sesa me Miloš ević-in. Ky i mbrami hiqej si me
shum vetëbesim, tue ngulmue i qetë se populli i tij s’kisht e pse me drashtë. Sërbët, të paktën
kështu pandehte propaganda dezinformuese, kishin armë të mshefta, shpikë nga shkencëtari i
vdekun prej kohësh, Nikola Tesla, që do t’i mbronin prej bombave të perëndimorëve. Ose,
Perëndimi do t’u palonte e do t’u zmbrapste mbasi disa njerëz t’u jenë vra prej trimave sërbë.
Ose, rusët do t’u vinin t’i shpëtonin. Çuditnisht, edhe pse thashethanat për Teslan u shpërfillën
jashta Sërbisë dhe rrjetit të përkrahësve të saj, shum gazetarë perëndimorë po i blenin pohimet e
tjera: sërbët nuk kanë per t’u dorëzue kurrë, thuhej. Dhe rusët nuk kanë me lejue kurrë që
vëllaznit e tyne ortodoksë të mposhten.

88
Për fat të keq, megjithatë, ekspertët e vetëshpallun shkarrashkrues, që vetëtimthi e vërshuen
median amerikane, s’e kishin lexue kurrnjiherë historinë e Sërbisë dhe nuk dinin se nji prej
veçorish kryesore t’ushtrive sërbe kish qenë gjithnji shkalla e naltë e dezertimit. Dhe asnjeri në
Perëndim nuk kuptoi kurrë që ma pak se 10 për qind të rusëve e përkrahnin ngatërrimin në luftën
e Kosovës, dhe se ma shum rusë i fajsonin sërbët sesa shqiptarët për përleshjen. Axhamijtë rusë
që përpiqeshin me u nënshkruejtë si ushtarë vullnetarë n’Ambasadën Jugosllave në Moskë,
kuptonin se diplomatët e atyshëm, mbasi i mirëprisnin, u kërkonin vullnetarëve me pague pare të
majme për vizat që të shkonin me luftue, si dhe për transportin. Disa sosh, që mbërrinin në vijën
e frontit, zbulonin se trupat sërbe shashtiseshin prej gëzimit, sepse besonin që rusët do t’ishin të
parët në betejë, tue i lanë fatosat e guximshëm sërbë me u përqendrue në çashtje të tilla si, ta
zamë, me gjetë ndonji raki hajri për vetveten. Rusët po ashtu zbuluen se duheshin me e pague
vetë ushqimin e tyne, sipër pagesave që kishin ba ma parë, po qe se donin të hanin ndonji gja.
Rekrutimi i rusëve për të luftue në Ballkan u ndërpre keqas kur Shkëlqesia e Tij Ravil
Gainutdin, Kryemuftiu i tatarëve kazanë, deklaroi se muslimanët rusë do të nxisnin vullnetarë për
të luftue n’anën shqiptare. Përfytyrimet e qytetarëve rusë të feve të ndryshme tek vrasin njani-
tjetrin në dhena të largëta nuk po ia lezetonin muhabetet e kaftjallit Boris Jelcinit dhe këshilltarëve
të tij. Kuptohet, gjithnji kish edhe asosh që thoshin se sikur disa çeçenë të shfaqeshin në radhët e
UÇK-së, me mija sërbë do t’iknin ma parë vrap sesa tue ecë, deri në Siberi, në mos në Kore, po
kjo asht tjetër mesele.
Gazetarët amerikanë, si dhe prezentuesit britanikë të lajmeve që shfrytëzuen rastin për t’u
përpjekë me ua shkue homologëve amerikanë me vërejtjet e teprueme ndaj luftës, nuk u morën
me këso temash. Ishin ma se të zanë tue u heqë si ekspertë të mujtsive ushtarake të vendeve të
veta. Disa gazetarë konservativë amerikanë, kryesisht femna, vendosën se cilado që t’ish merita e
kësaj përpjekjeje, Clinton-i nuk ish i denjë personalisht me e fitue fushatën, meqë e kish tradhtue
gruen dhe mandej kish rrejtë për këtë punë. Fakti se dy udhëheqësit amerikanë në Luftën e Dytë
Botnore, presidenti Franklin Roosevelt dhe gjenerali Eisenhower, që të dy qenë akuzue për pabesi
ndaj grave (shum kohë mbas luftimeve, duhet shtue) u anashkalue. Gazetarët qaramanë të BBC-
së vendosën se Kosova duhej t’ish Vietnami i NATO-s dhe se roli i tyne si gazetarë ish me gjetë
zgavra n’informatat që u ofroheshin. Fakti se ata si gazetarë kishin qasje në ma shum informata të
ndjeshme në këtë luftë se në çdo tjetër, nuk arriti t’u bante përshtypje.
Sakaq, gjithandej ndër anglo-saksonë u pohonte se lufta nuk mund të fitohej pa përdorimin e
kambësorisë, dhe se asnji luftë astenjiherë nuk asht fitue sall me bombardime. Nënteksti i këtyne
pohimeve ish se Perëndimi po i frikohej flijimit të të vetëve. Kjo, ç’asht e drejta, ish e vërtetë; por
s’ishte kjo e vërtetë ajo që po i nxiste pohimet e tilla. Presidenti amerikan, Bill Clinton dhe
kryeministri britanik, Tony Blair, për fat të shqiptarëve, nuk mbështeteshin shum në shpotitë e
mysafirëve të TV-emisioneve amerikane e as në sjelljet e pahijshme të prezentuesve të BBC-së,
për ta shestue strategjinë e NATO-s. Çuditnisht, të dy e dinin mirëfilli se ç’thoshin mediat. Por
mediat intervistonin dhe citonin burime të shumta që mendonin tjetërqysh. Nëpër qendra për
Media dhe Çashtje Publike në ShBA, raportonin pa pikë turpi, mbasi kish përfundue dhuna, se
«ma se dy të tretat e burimeve të citueme gjatë mbulimit të fushatës në Kosovë e paskishin
kundërshtue atë», pra, banin gabim trashanik. Prandej, skema e përkundërt e raportimeve që
qytetarët amerikanë po e merrnin për të qenë, e që punuesit britanikë të mediave e shihnin si të
denjë për ta sfidue, ish ajo e vërteta.
Me përmsheljen e javës së parë, sërbët iu kundërgjegjën ofensivës së NATO-s me specialitetin
e tyne tipik: tentuen përzanien dhe zbimin e gjithmbarshëm të shqiptarëve të Kosovës. Ajo që ma
parë kishte qenë nji rrjedhë e pandryshueshme e të zhvenduemve përmes kufijve të shteteve
fqinje, (kryesisht Shqipni e Maqedoni), u kthye, ndërkaq, në vërshim. Dhe kjo, me sa duket, i
ndryshoi të tana.
Disa aspekte të caktueme të ndërhymjes në Kosovë ishin ma se të ndërlidhuna me mbulimin e
drejtpërdrejtë televiziv, që ia shkonte fiksimit të komentuesve me klishe politike të cilin e zumë në
gojë ma nalt. Meqë ga zetarë televizionesh të hueja nuk kishin qenë të pranishëm atëherë kur kish

89
nisë dhuna në Kroaci e Bosnjë-Hercegovinë, lemeria e njimendtë e luftnave në këto vende
asnjiherë nuk kish depërtue nëpër shpitë e shikuesit të huej. Për dallim nga ato, masakrat në
Kosovë raportoheshin mjaft shpesh, thueja prej vetë fillimit. Kjo gja pati edhe nji efekt interesant,
mbasi disa sektorë të caktuem t’opinionit perëndimor hiqeshin sikur përleshja e Kosovës t’ishte
diçka krejt e re. Shum krymba të lanë mënjanë për nji kohë prej gazetarësh seriozë gjatë përleshjes
së Kroacisë dhe asaj të Bosnjës tani u ringjallën, morën krahë, fluturuen. Nji ndër ta ishte edhe
pandehma se sërbët e mirë, përkrahës të përhershëm të forcave aleate gjatë Luftës së Dytë
Botnore, po i luftonin ekstremistët muslimanë antihebrejë, «palestinezët» e Ballkanit.
Kur kjo ‘shpikje’ kish zanë ta helmatiste qëndrimin e hebrejve amerikanë kundrejt ndërhymjes,
erdhën xhirimet që shfaqnin me mija shqiptarë tek po shtyheshin drejt trenave në hekurudhë dhe
po dërgoheshin me dhunë drejt kufijve të shtetit. Kaq iu desh hebrejve, tue i përfshi madje edhe
ata n’Izrael. Beogradit kjo nuk do t’i tolerohej; rabinët e tanë Amerikës filluen me kërkue që,
vërtet, trupat kambësorike të dërgoheshin sa ma shpejt, për ta parandalue nji Holokaust të ri.
Izraeli madje mori disa mija të zhvenduem muslimanë shqiptarë dhe hebrejtë e mbarë botës ma
në fund mësuen për mbrojtjen e bashkëfesëve të tyne nën besën shqiptare që këta të mbramët
kishin ba gjatë Luftës së Dytë Botnore. Për fat të keq, megjithatë, kish shum pak hebrej autentikë
kosovarë për të dëshmue mbi situatën; Sinagoga sefardike e Prishtinës kishte qenë njana ndër
ngrehinat historike të qendrës së qytetit – përfshi këtu edhe xhaminë e shek. XVI – që ishin
shkatërrue nga mesi i viteve 1950, për t’u zavendësue nga ndërtesa qeveritare dhe hotele, gja
tipike kjo për periudhën marksiste. Nji «bashkësi hebrejsh të Prishtinë» ish shpikë prej autori-
tetesh të Beogradit, por ekzistonte pos për qëllime propagandistike. Veç kësaj, dihej se në Prizren
jetonin 38 hebrej në dy familje të mëdhaja shqipfolëse, nji komunitet ky që udhëhiqej nga Nexhat
Fetahu. (Nji gazetar energjik shqiptar, Myrteza Studenica, e themeloi Komitetin Kosovaro-
Hebraik me qëllim të përtërimjes së vorrezave të vjetra sefardike në Prishtinë, të përtërimjes së
sinagogës së vjetër të qytetit dhe identifikimit të vendeve të shejta të hebrejve në Kosovë).
Hebrejtë që i mbijetuen Holokaustit e kishin lëshue Kosovën kryesisht mbas Luftës së Dytë
Botnore, por kujtoheshin me mall nga shqiptarët. Siç u tha ma parë, nji numër i madh shqiptarësh
i mbrojtën hebrejtë gjatë pushtimit nazist. Luan Shllaku, drejtori i Fondacionit të George Sorosit
për Shoqni të Hapët, më tha me njifarë droje se familja e tij, familje e njohun në Gjakovë, e kishte
strehue nji hebre gjatë Luftës së Dytë Botnore, të cilin familja e tij e mbante si vëlla dhe që kishte
fjetë në nji shtrat me axhën e Luanit. Ky hebre kishte shkue në Izrael mbas 1945-shit, por
kusherijtë e tij qenë kthye në Ballkan më 1999, kur kishin kuptue se familja Shllaku ndodhej mes
mija e mija shqiptarëve të përzanë në Shqipni e në Maqedoni. Fëmijët e hebrejit të mbijetuem i
gjetën pjesëtarët e familjes Shllaku në nji kamp dhe u ofruen me ua kthye të mirën, në formë të
strehimit n‘Izrael.
Veçmas n’Amerikë, zhdymëzimet pro et contra po rreshtoheshin në mënyrë krejt të
çuditshme. Majtistët që e urrenin NATO-n larg ma shum se fashizmin, mbronin qerthullin
beogradas për kundërvumjen ndaj rendit të ri botnor; konservativët që kujtonin Churchill-in dhe
të tjerët si ai para dy brezash, thirrnin për bombardim ma t’ashpër të Beogradit. Shumica e
trockistëve ma të rij amerikanë nuk e kishin lexue kurrnjiherë Trockin dhe vendosën se
Miloš ević-i ish nji shok (kamarad) i shkëlqyeshëm, (Disa, por jo të tanë trockistët britanikë, e ki-
shin lexue plakun Trocki, prandej reagimi i tyne ish dukshëm ma i mendshëm, ani pse shum
shokë të tyne u banë po beogradofilë). Shumica e neonazistëve e merrnin «spastrimin etnik» për
nji gja të mahnitshme dhe kësisoj qytetet si San Francisko në Kaliforni patën demonstrata në të
cilat ultramajtistët shoqnoheshin prej urrejtësve të hebrejve. Zemrat e vetmueme ma në fund
kishin gjetë secila eshin e vet.
Porse, aspekti ma i tejzakontë i debatit amerikan mbi ndërhymjen në Kosovë kish të bante me
ringjalljen e nji elementi kryesisht të harruem në historinë politike të këtij vendi: aleancën para
vitit 1941 të pronazistëve me izolacionistët republikanë, që rreshtoheshin me Partinë Komuniste
në ShBA, si dhe socialistët dhe pacifistët e tjerë që e kundërshtonin luftën. Kjo aleancë ish, në

90
pjesë të madhe, nji shprehje vendase amerikane e paktit Stalin-Hitler që ish nënshkruejtë në gusht
të vitit 1939, dhe që çoi drejt në pushtimin nazist të Polonisë.
Në rastin e Kosovës, pamë forcat që shpreheshin kundër ndërhymjes që nisnin që nga Noam
Chomsky, Edward Said dhe redaktorët e revistës the Nation (Kombi) n’anën e majtë; e deri te
kandidatët republikanë për presidentë, tue përfshi Pat Buchanan-in, republikanin John Kasich
dhe senatorin James Inhofe në të djathtën. Më 1940, rreshtimi ish i ngjashëm: në vend të
Chomsky-t dhe Said-it, ishin radikalë të tillë si udhëheqësi socialist Norman Thomas si dhe
redaktori pacifist i revistës the Nation (Kombi), Oswald Garrison Villard. Në vend të Buchanan-
it me shoqni, ishin senatori Robert A. Taft dhe piloti Charles Lindberg, fjalët e të cilëve në Ko-
mitetin e Parë Amerikan në Des Moines, në Ajoua, në shtatorin e vitit 1941, se trysnia për luftë
po vinte prej «britanikëve, hebrejve dhe administratës së Roosevelt-it», sugjeronin, për pa e
mërtisë kërcënimin, se po qe se do të kishte luftë, atëherë do t’u bante e vështirë për hebrejtë me
mbijetue në Shtetet e Bashkueme.
E sa për Taftin, ai përsëriti pikëpamjet e përgjithshme kundër ndërhymjes, se republikanët nuk
besonin që «Hitleri paraqet nji kërcënim aq të madh për tregtimin ose sigurinë e Shteteve të
Bashkueme sa të kërkohet flijimi i disa miliona çunave amerikanë fushëbetejave të rrokullisë».
Tue shkruejtë pak para sulmit në Pearl Harbor, Taft pohonte se partia e luftës përbahej nga
«bashkësia afariste e qyteteve, shkruesit e gazetave e të revistave, komentatorët e radios dhe të
TV-së, komunistët dhe inteligjencia universitare». Tue tingëllue fort si komunistët para okupimit
nazist të Rusisë, Tafti kundërshtonte «rrezikimin e jetëve të pesë milionë çunave amerikanë në nji
luftë imperialiste për mbizotnimin e Europës… dhe për ‘fatin e pashmangshëm’ t’Amerikës
mbasandej».
Ngjashëm, më 1999, disa nga e djathta thoshin – qe, po e zamë, kolumnistja konservative,
Mona Charyn – se «asht pak ma e vështirë me e arsyetue kërkesën për flijim kur Shtetet e
Bashkueme nuk kanë asnji lloj interesi vetjak dhe veçse po e ndjekin andrrën e pamundshme të
harmonisë botnore». Dhe Charyn iu bashkangjit kundërshtarëve të bombardimit të Beogradit,
redaktorëve të the Nation, të cilët po i frigeshin ma shum kërcënimeve potenciale të botës nga
fuqia amerikane sesa nga Rusia anmike dhe armatimi i saj bërthamor.
Në shum mënyra, aleanca kundër veprimeve në Kosovë mund të kundrohet si nji projeksion
vendor i aleancës «kuq-kaftë» të leninistëve të mbas vitit 1989 dhe antisemitëve në Partinë
Komuniste ruse, si dhe i koalicionit paralel të fashistëve, «majtistëve» dhe «socialistëve» që po e
qeverisnin atëherë Beogradin. Miloš ević-i kish mbledhë grupin udhëheqës, ta përmendim pra
përsëri, tue i bashkue kuadrot e veta ish-komuniste me t’ashtuquejtunën «e majta jugosllave», që e
udhëheqte grueja e tij Mirjana, në njanën anë, si dhe ndjekësit vrastarë të Šeš elj-it, në tjetrën.
Ky koalicion i Beogradit mund t’ish gjithçka përveçse i sigurt. Shum kohë para 1999-ës,
nacionalistët e mirëfilltë çetnikë i bindeshin Miloš ević-it por e urrenin shkaku i ideologjisë,
korrupsionit, dhe dështimeve të tija të maparshme, dhe, fundja, kishin frikë se mos përndiqeshin
prej ish-komunistëve. Shum filozofë politikë e shihnin bolshevizmin dhe fashizmin si dy fytyra të
të njejtit totalitarizëm; s’ka fjalë, politikat antisemitiste të pushtetit moskovit kishin shumçka të
përbashkët me ato të nazistëve. Por, ndërsa ramja e komunizmit po i shtynte ish-komunistët
sovjetikë në krahët e neonazistëve rusë, njashtu edhe vendimi i demokracive perëndimore për ta
pengue Miloš ević -in me forcë në Kosovë, nxiti frontin antidemokratik të viteve 1939-41.
Barasvlefta morale nuk qe, asobote, njaq e ndryshme prej kësaj të sotshmes. Bash sikur
Chomsky e Said që deklaronin se imperializmi dhe fuqia amerikane ishin anmiku i vërtetë i botës,
dhe përhapnin propagandën jugosllave, edhe socialisti Thomas, intelektualët e Nju Jorkut të
grupuem rreth revistës Partisan Review, si dhe trockistët sikundër asht shkrimtari Dwight
Macdonald, pohonin se, në fund, imperializmi amerikan ishte po aq kërcënim botnor sa fa shizmi
i forcave nazi-fashiste. Disa prej tyne shtonin se me kundërvumjen ndaj nazizmit, vetë Amerika
do t’u bante shtet fashist – nji temë kjo e përsëritun shpesh prej të tillëve si çifti i republikanit
Taft dhe konservativëve të tjerë që e kundërshtonin ndërhymjen. Bash ashtu sikurse Pat
Buchanan që çon pluhun rreth tradhtimit t’amerikanit të rëndomtë nga internacionalistët, ashtu të

91
Parët Amerikanë (America Firsters) më 1940 pandehnin se populli amerikan po zhytej në luftë
për t’i shërbye interesave financiarë botnorë.
Edhe Buchanan, me sulmet e tija helmuese mbi Izraelin, e edhe të Parët Amerikanë, që e
duertrokitën me andje sulmin e Lindbergh-ut mbi hebrejtë, përdorin terma të tillë si
«internacionalist» për m’e mbulue thirrjen për llojin ma t’ashpër t’antisemitizmit. Paragjykimet
kundër hebrejve janë nji faktor i përhershëm n’organizimet kundër demokracisë. Në këtë
trupëzimin tonë të fushatës kundërdemokratike, kundërshtarët arabë të paqes në Lindjen e
Mesme e përkrahën Jugosllavinë për shkak të refleksit të kushtëzuem t’antiamerikanizmit. Për iro-
ni, ata jo vetëm që u futën në nji thes me Miloš ević-in, vrasësin masiv të muslimanëve të Ball-
kanit, po edhe me Ariel Sharon-in, i cili e shihte spektrin e fundamentalizmit islamik në mjerimin
e refugjatëve shqiptarë dhe pohonte se Kosova e pamvarun do të mund të bahej pjesë e «Shqip-
nisë së Madhe» që mund të kthehej në qendër të terrorizmit islamik kundër Izraelit. Me sa duket,
Sharon nuk ishte skuqë as edhe nji fije që kish shkue m’e takue kryeministrin rus Jevge ni Prima-
kov, para të cilit e qortoi NATO-n për bombardimin e Beogradit.
Ngjashëm, më 1940, nacionalistët irlandezë ish-majtistë të Bruklinit, të cilët e urrenin
‘imperializmin’ britanik, shërbenin si sulmues të Ballit të Krishtenë (Christian Front), tue i sulmue
hebrejtë në rrugët e Nju Jorkut, kurse Partia Nacionaliste e Puerto Rikos, e përkrahun nga liberalë
e majtistë, po ashtu lavdërohej rregullisht nga Radio Berlini dhe Radio Tokio për fushatat e saja
kundër imperializmit amerikan. Këto rreshtime disi na e shpalojnë psikologjinë e njimendtë
mbrapa ideologjive të caktueme. Ndërsa majtistët pohojnë se mbrojnë shumkulturalizmin dhe i
kundërvihen trysnisë etnike, ata të tana këto shqetësime i harruen në rastin e Jugosllavisë, sepse
besniknia ndaj antiamerikanizmit për ta asht ma e randësishme sesa ndjekja e parimeve.
Siç shkruente George Orwell «ka nji pakicë pacifistësh intelektualë, shtytja e vërtetë, ani që e
pashqiptueme e të cilëve, duket se asht urrejtja e demokracisë perëndimore dhe adhurimi i
totalitarizmit. Propaganda pacifiste rëndom nxjerr përfundime të tipit se njana palë asht po aq e
keqe sa tjetra, por nëse do të kundroheshin ma në hollësi shkrimet e intelektualëve ma të rij
pacifistë, do të gjenit se ata kurrsesi nuk shprehin pakënaqësi të paanshme, porse janë të drejtuem
thueja tanësisht kundrejt Britanisë dhe Shteteve të Bashkueme t’Amerikës… Mbas ramjes së
Francës, pacifistët francezë, të përballun me detyrimin për me ba nji zgjedhje që kolegëve të tyne
anglezë nuk iu desh ta banin, kryesisht kaluen n’anën e nazistëve… fundja, asht zor mos me vu re
se pacifizmi, i tillë siç shfaqet në nji pjesë t’inteligjencies, asht i frymëzuem msheftas nga etja për
pushtet e pashpirtsi të suksesshme».
Merret vesh, shembulli kryesor i nji ndërrimi e kërcimi të tillë, (që sot do ta quenim
rirreshtim), erdhi në periudhën 1939-41 nga Partia Komuniste e ShBA-së, e cila ishte shque me
fanatizmin e antifashizmit të saj të tipit «Balli popullor» mbas 1935-tës, porse që prenjiherit zbuloi
se «lufta imperialiste» ishte anmik ma i madh, jo për tjetër veçse për besnikninë ndaj shtetit
sovjetik. Gjatë kësaj periudhe, komunistët e tajkaluen vetveten me përpjekjet për t’i bindë aleatët
e vetë nazistë, si në Berlin, si në ShBA, për përkushtimin e sinqertë ndaj tyne. Herbert
Romerstein ka venerue se ma antisemitistja e veprave të Marx-it, Herr Vogt – në të cilën Marx-i
futet n’aso shpotitjesh sa ta përshkruejë Lasalle-n socialist gjerman si njeri që «përdorte hundën e
vete çifute për të nxjerrë plehna prej kanalesh e për t’ua gjuejtë anmiqve» – u botue veç nji herë
në Rusinë komuniste, më 1941.
Duhet nërmendë se ironi të ngjashme i mundojnë fashistët dhe raci stët idologjikë edhe sot.
Kuptohet, do prej tyne, të personifikuem me Le Penin e Francës, e duen shum «spastrimin etnik»,
ndaj nxituen me u dalë krah sërbëve. Gjatë luftës së viteve 1991-92 në Kroaci, megjithatë, lëvizjet
fashiste u ndanë, me disa synesh tue u rreshtue krahas kroatëve në kujtim të regjimit ustash. Ani
pse shumkush donte me e pa ideologjinë e majtë të ndame rreth çashtjes së Jugosllavisë po aq sa
ishin të ndamë fashistat, ç’asht e drejta, e majta kryekreje u rreshtue vetvetiu me Beogradin.
Qe edhe fantazimi i Noam Chomsky-t për Kosovën: «nuk ka ndonji dyshim serioz se
bombardimet e NATO-s e dobësojnë ma tej atë që ka ngelë nga struktura e brishtë e ligjit
ndërkombtar. ShBA-ja e ka ba këtë ma se të qartë në diskutimet që i paraprinë vendimeve të

92
NATO-s. Hiq Britaninë (tashma pjesëmarrës po aq i pamvarun sa qe Ukraina në vitet para
Gorbaçovit), vendet e NATO-s ishin skeptike mbi politikën e ShBA-së, dhe veçantisht të
nxehuna me atë ‘turfullim’ të sekretares së shtetit Albright. Sot, sa ma pranë t’i afrohemi rajonit të
trazuem, njaq ma e madhe kundër vumja ndaj kambënguljes të Uashingtonit për me përdorë
forcën, madje edhe përmbrenda NATO-s (Greqia me Italinë)».
Dhe Edward Said e gjykoi «qëllimin e pakrye dhe krejt të pashpresë të përgjunjes, e ndoshta
edhe të shkatërrimit të regjimit të Miloš ević-it». Simbas fjalëve të njikëtij anmiku t’Izraelit e të
Perëndimit, «tanë sërbët ndjejnë se vendi i tyne asht sulmue padrejtsisht, dhe se lufta prej qyqani
nga ajri, i ka ba të ndjehen si të përndjekun. Fundja, as shqiptarët e Kosovës nuk besojnë se
fushata ajrore bahet për pamvarësimin e Koso vës ose për shpëtimin e jetëve të shqiptarëve: ky
asht nji iluzion i plotë». U mor vesh, Said astenjiherë nuk sqaroi se si ia kish dalë me hy në
mendësinë e «tanë sërbëve» dhe të «shqiptarëve të Kosovës». Por Said s’asht palestinez musliman,
porse i krishtenë; s’ka dyshim të ketë ndie farë afrie të veçantë, prandej, me sërbët e krishtenë
ortodoksë. Tekembrama, nuk ish edhe aq moti kur ish ba e njohun se fondacionet e ndihmave të
qeverive skandinave të dhurueme për kishën siriane ortodokse, për t’i ndihë të shpërngulunit
palestinezë, kishin përfundue tue e mbushë makinerinë luftarake të sërbëve të Bosnjës.
Në maj të vitit 1941, veç pak javë para se Hitleri ta ndërprente ashpërsisht aleancën me
Stalinin, The Communist, organi ideologjik i Partisë Komuniste të ShBA-së, përfshinte edhe do
perla të mrekullueshme. Në «Sionizmi dhe lufta imperialiste» nga Paul Novick, redaktor i ditores
komuniste hebreje Morgen Freiheit, gjejmë nji tekst që sheshazi përsërit qëndrimet e Said-it: «Nuk
asht e vërtetë se ‘secili hebre’ po lutet ‘për fitoren e Perandorisë Britanike’ (kundër Hitlerit) o se
hebrejtë përgjithësisht i janë vu këtij shtegu. Kjo as edhe pak s’asht e vërtetë. Doemos, hebrejtë
në ShBA, madje edhe ata konservativët, ma së paku mërziten për fatin e Perandorisë Britanike…
paria sioniste po kqyr me e futë popullin hebre në luftë imperialiste… Shkatërrimi i zgjedhës
fashiste në Gjermani shum zor se do të të duertrokitej prej udhëheqësisë sioniste… paria sioniste
s’ka vërejtje ndaj përhapjes së luftës që kish me i pru vuejtje të papërshkrueshme miliona hebrejve
n’Europë… Paria sioniste shashtiset nga ideja e kërkimit të damshpërblimit… Përkundër
dëshirave dhe synimeve të popullit hebre në ShBA si dhe në Palestinë, paria sioniste po
trumpeton për luftë… Sionizmi përfaqëson nji vegël të rrezikshme për ta futë popullin hebre në
luftë dhe prandej për t’iu ndihmue forcave që punojnë me e futë ShBA-në në luftë».
Kështu Novick ua mbante ison shpifjeve të Hitlerit dhe të Lindbergh-ut: hebrejtë kërkonin
luftë. Shi sikurse Edward Said dhe Noam Chomsky që akuzuen NATO-n, jo Miloš ević-in, për
nxitjen e përzanies së shqiptarëve nga Kosova, ashtu edhe Novick më 1939 pohonte se
Holokausti fillimisht qe shkaktue prej sionistësh dhe imperialistësh perëndimorë, jo prej Hitlerit.
Siç e thotë Orwell-i «Duhesh me qenë pjesëtar i shërbimit sekret për t’i besue gjanat e tilla: asnji
njeri i rëndomtë nuk mundet me qenë aq i marrë».
Paralelet e tilla munden mos me qenë fare të rastësishme, siç thoshin propagandistët sovjetikë.
Daily Telegraph-i londinez i datës 4 prill 1999, raportonte «Kur kryeministri rus Jevgeni
Primakov vizitoi Slobodan Miloš ević-in në Beograd javën e shkueme, mori me vete kreun e
Shërbimit Sekret të Jashtëm si dhe shefin e Zbulimit Ushtarak rus. Mesazhi i Primakovit për
Miloš ević-in ish i qartë: ‘Të gjithë agjentët tanë në selinë e NATO-s në Bruksel, si dhe ata në
Uashington, Londër, Paris, Romë, Shqipni dhe Maqedoni, i ke në shërbimin tand deri te i
fundit’».
Telegraph-i vazhdonte: «Shërbimi sekret asht sfera kryesore në të cilën Rusia i ka ndihmue dhe
do të vazhdojë me i ndihmue Sërbisë». Dhe vërtet, Rusia nuk ka mujtsinë me i zbërthye stivat e të
dhanave sekrete që i pranon prej burimeve të veta, porse mundet me i shfletue informacionet dhe
me ia kalue Beogradit ato që janë relevante për të.
«Për ma shum, Moska ka me qenë në gjendje po ashtu me i vu në shërbim të Miloš ević -it të
tana informacionet relevante të mbledhuna prej organizatës së saj të tretë spiunuese, FAPSI
(sinjalet sekrete) e cila i monitoron komunikimet me satelit, kompjuter, radio dhe telefon.
Ndihmesa me të dhana sekrete asht veç nji prej mënyrave të shumta se qysh rusët mund t’u

93
ndihmojnë sërbëve… Asnjani (shtet) nuk ish në gjendje me krijue ekonomi të tregut të lirë; të dy
po orvaten me formulue nji ideologji të re – nji përziemje të pështirë të nacionalizmit të skajshëm
me socializëm primitiv. Miloš ević
-i dhe Primakovi janë ish-aparatçikë të naltë të Partisë
Komuniste. Tashma, si duket, ngatërrimet e periudhës Tito-Stalin janë harrue krejt… Porse shum
ma me randësi për Rusinë asht me e ruejtë Sërbinë si aleat (dhe me e dobësue pozitën e
Perëndimit). Për këtë qëllim, Rusia do ta vazhdojë mbështetjen e vete aktive politike, diplomatike
dhe propagandistike për Jugosllavinë, përfundon Telegraph-i.
Megjithëse mundet me qenë e padrejtë me i akuzue izolacionistët e sinqertë amerikanë për
kërcimin e tyne të shthurun në ritmin e muzikës së luejtun nga rrjeti sekret i Beogradit, duket e
drejtë me ua kujtue disave prej tyne me ndjenjë për historinë, fatin e atyne amerikanëve që aq
furishëm i kundërviheshin antinazizmit demokratik të vitit 1939. Ata u rrezikuen keqas, tue
përfshi heroin e shumdashun, Lindbergh-un; ose, si kurse në rastin e majtistëve të tillë si Irving
Howe, e kaluen pjesën e mbetun të jetës tue e mshefë dosjen e vete.
Për dallim, asht e udhës me i kujtue fjalët e gdhenduna në nji mur t’Universitetit të Harward-it,
prej autorit Archibald Macleish, i cili ishte intervencionist i hershëm dhe aktiv: «Si të mbrohet
liria? Me armë kur me armë të jetë sulmue; me të vërtetën kur me rrena të jetë sulmue; me besim
demokratik kur të jetë sulmue nga dogma autoritare. Gjithnji dhe n’aktin e mbramë, me
vendosmëni e besim».
Bombardimet e NATO-s ba mediave të Miloš ević-it i siguruen atij nji mik të ri, në nji mënyrë
befasuese dhe, për Beogradin, tejet të kënaqshme. Njifarë Aidan White, irlandez nga prejardhja,
ushtronte detyrën e kreut të Federatës Ndërkombtare të Gazetarëve, e cila jo shum kohë ma parë
i kish protestue egërsitë sërbe ndaj gazetarëve shqiptarë të Kosovës. Por kandvështrimi i White-it
ish i ndikuem keq nga anti-amerikanizmi i tij, si dhe mbamendja e tij e shkurtë, e mbase edhe nga
tradita e neutralitetit irlandez në Luftën e Dytë Botnore, kur Dublini ish i vetmi kryeqytet jonazist
të shpallte zinë kombtare për vetëvrasjen e Hitlerit. Sido me qenë, White ish nji kampion prej
turisti humanitar dhe me të nisun të bombardimeve të NATO-s ndaj Radio-Televizionit të
Sërbisë (RTS), ia mësyu menjirend Beogradit, ku lëshonte komunikata shtypi tue përqafue me të
dyja duert makinerinë propagandistike vendase. White u ba mbrojtësi kryesor i «mediave» sërbe
në lëvizjen e gazetarëve ndërkombtarë dhe dëshmoi se kish mjaft të përbashkëta me Miloš ević-in.
Ndërsa Miloš ević -i besonte se ai fill i vetëm e përfaqësonte Sërbinë, White besonte se ai fill i
vetëm i përfaqësonte gazetarët botnorë. Sikur Miloš ević -i, White trumpetonte se RTS-ja ishte nji
ndërmarrje e mirëfilltë gazetareske. Por ma e randësishmja asht se, sikurse Miloš ević -i, White kish
nji koncept të çuditshëm mbi saktësinë gazetareske. N’emën të FNG-së, White pohonte
tejendanë se sulmet e NATO-s mbi RTS-në dhe organet e tjera mediale të Beogradit dënoheshin
njizashëm nga profesionistët ndërkombtarë të gazetarisë. Kjo, thjesht, ish nji copë rrenë, siç e
dinte fort mirë edhe White. Kurrkush nga Sindikata e Pamvarun e Gazetarëve profesionalë të
Bosnjë-Hercegovinës, të Shoqatës së Gazetarëve të Bosnjë-Hercegovinës, të Sindikatës së
Gazetarëve Profesionistë të Bosnjë-Hercegovinës, apo të Shoqatës së Gazetarëve Kosovarë – që
White me personelin e tij i kishin vizitue aq shpesh me pohimet se duen t’u ndihmojnë – nuk e
mbështeste këtë qëndrim.
Disa avokatë të këtij qëndrimi pohonin se gazetarët që e mbanin Miloš ević-in për fashist dhe
mediat e tij për të paligjshme, e banin këtë ngaqë ishin marioneta të administratës së Clinton-it
ose të NATO-s. Por në raste të caktueme, ishte krejt e anasjellta: autori i këtyne rreshtave së pari
shkruejti mbi mundësinë që sërbët do t’i masakronin shqiptarët në Kosovë në gazetën San
Francisco Chronicle qysh më 1987, 12 vjet para ndërhymjes, kur NATO-ja ish krejt mospërfillëse
ndaj çashtjeve të tilla, kurse Clinton-i veç nji guvernator i panjohun amerikan. Aksh gazetarë të
huej e kishin shikue RTS-në me qinda e qinda orë, dhe kur e përshkruenin Miloš ević-in si
monstër e mediat e tij si fashiste, ata po raportonin dhe nuk po ofronin opinione.
Gjatë luftës së Bosnjës, Aidan White vente e vinte pa ia nda në Sarajevë, tue u paraqitë si mik i
gazetarëve të zanë atje në luftë. Gazetari boshnjak Mensur Čamo shkruente si vijon mbi
bombardimin e RTS-së, në numrin e datës 2 maj 1999 të revistës sarajevase Svijet: «S’asht e

94
vërtetë se punuesit e RTS-së ishin gazetarë dhe profesionistë të mediave; punuesit e RTS-së
kaherë e kanë humbë të drejtën me e quejtë veten e tyne gazetarë… [NATO] po bante diçka që
mbas mendimit tim ish ma se e detyrueshme me e ba». White po ashtu ofronte argumentin se
bombardimi i mediave të Miloš ević -it nënkuptonte se tash «duhemi me i durue pasojat tragjike të
sulmimit potencial të mediave… në mbarë rruzullin tokësor» por ishte vonue shum, me pasoja
morale edhe ma të këqija se ato të ndërhymjes së vonueme e të shumpritun të NATO-s. Siç vëren
Čamo gjithashtu, vrasja e gazetarëve «veç e pse ishin gazetarë» kishte nisë në Ballkan më 1991 me
vrasjen e gazetarëve sllovenë dhe kroatë nga terroristët sërbë dhe vijoi gjatë gjithë dhetëvjetëshit
me vrasjen e qëllimshme të shum gazetarëve e redaktorëve boshnjakë e shqiptarë nga gangsterët e
Miloš ević-it».
Disa muej mbas ndërhymjes së NATO-s, plasi nji debat i ri në Beograd lidhun me
bombardimin e RTS-së, në të cilin qenë vra 16 njerëz, që e nënvizonte natyrën e pamatun të
marifetit të Aidan White-it. «Në mediat e regjimit, të vramët [nga bombardimet] u shpallën saora
gazetarë, edhe pse asnjani synesh nuk ishte», do të shkruente Vlado Mares, nji korrespondent i
Beogradit për Institutin e Raportimit mbi Luftën dhe Paqen. «Qëllimi dukej me qenë që të nxitet
shtypi, fillimisht, madje shtypi i huej, që njihet si ma i ndjeshëm ndaj vrasjeve të gazetarëve».
Porse t’afërmit e të vdekunve, Maresi, dhe të tjerët, zbuluen disa aspekte të tjera të tejzakonta të
ndodhisë. Si i bahet, pyetnin ata, që nëpunësit ishin mbrenda në ndërtesën e RTS-së mbas
lëshimit të sirenave alarmuese dhe tue e ditë se RTS-ja ish shënjestër e njohun? Zyrat e dy qen-
drave të tjera mediale të propagandës së Miloš ević-it, TV Pink, dhe Radio Koš ava, ishin bosh kur
u bombarduen ndërtesat ku ato qenë vendosë, në të cilat po ashtu gjendej selia e Partisë Socialiste
të Sërbisë (e Miloš ević
-it). Televizioni i Novi Sadit u shkatërrue po ashtu, porse ndërtesa ishte
bosh.
Duket se dy kryeshefat e RTS-së, Dragoljub Milanovićdhe Milorad Komrakov, i kishin ndalue
nëpunësit e ndërrimit të natës me dalë nga ndërtesa e RTS-së, megjithëse ata të dy vetë kishin dalë
në orën 2 të natës, pak para bombardimit. Aidan White, që synonte me e udhëheqë nji grupim
ndërkombtar të sindikatave të gazetarëve, shum ma hajr do të bante me e fajsue udhëheqësinë e
RTS-së sesa NATO-n, për vdekjen e 16 nëpunësve. RTS-ja, meqë ra fjala, nuk pëlqehej nga
sërbët e rëndomtë. Thuhej madje se ushtarët jugosllavë kënaqeshin tek ndigjonin lajmin për
sulmin e NATO-s mbi RTS-në.
Por në Sërbi, Mal të Zi dhe Kosovë, bombat vazhduen me ra. Infrastruktura ekonomike e
regjimit të Beogradit u shpartallue shum shpejt dhe ushtria e tij ma shum u shtonte zullumet
familjeve shqiptare sesa bante luftë të vërtetë, prandej manipuluesit mjeshtërorë të saj i mobili-
zuen ato fuqi njerëzore që do të mund t’i eksploatonin sa ma mirë, pra popullsinë civile. Koncerte
roku mbaheshin falas për ta ngritë moralin. Sërbët shpallën bashkimin kombtar kundruell
«pushtimit» të vendit, ngjitën shënjestra letre në trupat e tyne dhe nisën me mbajtë protesta mbi
ura, tue ba kujdes që këtë ta banin, të shumtën e herëve, kur kish fare pak gjasa që të
bombardoheshin. Për ma shum, shpejt u mor vesh se Beogradi gjithnji po paralajmërohej për
sulmet që do të pasonin mbi vende të caktueme nga nji spiun a disa spiuna në komandën e naltë
të NATO-s.
Si përfundim, NATO-ja kori nji fitore të shkëlqyeshme ushtarake, që u ndërlikue pos nga
dinaknia dhe rrebet e politikanëve, të diplomatëve dhe të komandantëve rusë në Ballkan, që duke-
shin të tanë të prirë me dëshmue se Moska ende përfaqësonte nji superfuqi botnore. Siç u shpalue
shum muej mbasi kish mbarue lufta, nga eksperti i sigurisë kombtare amerikane, Zbigniew
Brzezinski, dorëzimi i beftë i Beogradit, që pamë në qershor të vitit 1999, ishte ndikue dukshëm
nga shtytja e Rusisë; por rusët po ashtu kishin ba plane për ta themelue nji zonë të ndame nën
administrim rus, në bashkëpunim me sërbët, në kufinin verilindor të Kosovës me Sërbinë. Kjo do
të shërbente për copëtimin e Kosovës dhe themelimin e nji «Republike sërbe» të ngjashme me atë
që Dejtoni kish vendosë mbas armëpushimit në Bosnjë.
Rusët në Bosnjë–Hercegovinë madje e nisën nji trupë me garue mespërmes Sërbisë që të
mbërrinte e ta bante zap aeroportin e Prishtinës. Fakti se plani për zonën ruso-sërbe nuk u

95
zbatue, ishte rrjedhojë e guximit dhe e qëndresës së Bullgarisë, e cila refuzoi me u dhanë leje ish-
patronëve të vet për kalimin e 7.000 trupave ruse. Bullgaria e kish marrë shum seriozisht aderimin
e ri në demokracitë perëndimore dhe leja për të hy në hapësinën ajrore bullgare iu mohue
avionëve rusë, derisa rusët iu dorëzuen tanësisht autoriteteve të NATO-s në Kosovë. Njikështu
dështoi plani. Forca e re ushtarake që mori Kosovën u njoh si KFOR ose Forca Kosovare, e
kontrollueme krejtsisht prej NATO-s, e edhe problemet n’aeroportin e Prishtinës u zgjidhën
shpejt.
Por edhe nëse NATO-ja ngjadhnjeu fitimtare në fushën ushtarake, do aspekte të ngadhnjimit
ishin bajagi të vagëta. Së pari, prej kandvështrimit të shum shqiptarëve të Kosovës, UÇK-ja kish
dështue. Forca guerile ishte ndeshë me nji varg problemesh serioze gjatë luftës: kryesorja e këtyne
ishte bojkoti i furnizimit me armë nga fuqitë perëndimore, gja që pasqyronte ngurrimet e
perëndimorëve për ta mbështetë atë plotësisht. Mandej, kontributi i saj në ndërhymjen e NATO-s
përbahej kryesisht nga do shërbime të vogla si vëzhgues shënjestrash për eskadrën bombarduese.
Por shqiptarëve të Kosovës kjo s’u bante përshtypje. Gati fill mbas përfundimit të ndërhymjes,
kur prijësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, zuni të mburrej si t’ish ndonji kryehero, ndiheshin zane që
kërkonin me ditë ku kish qenë UÇK-ja kur policia sërbe po e dëbonte gjindjen prej shpive dhe po
ua vriste t’afërmit.
Pse e kish lejue UÇK-ja zbimin me u organizue pa u pengue? Pse nuk e kishin pengue
asgjasimin e dokumenteve t’identifikimit dhe të tapive të pronave? Pse s’kishin ba gja për me i
mbrojtë intelektualët e flijuem si poeti Latif Berisha e akademiku Fehmi Agani, që ishin vra, ose
me i ndihmue intelektualët e tjerë të detyruem me u mshefë bodrumeve, sikurse ishte gazetari
Baton Haxhiu? Pse kishin lanë që me mija të rij të dërgohen nëpër burgje të Sërbisë? Pse të
paktën nuk kishin shpërnda armë të vogla, që ishin të bollshme në Shqipni, e t’organizonin grupe
mbrojtëse ndër popullatën civile? Pyetja që përsëritej përherë ish: ku kanë qenë? Përgjegjja e
idhtë: tue u mshefë katundeve, simbas shum shqiptarëve në Kosovë.
Atdhetarët e zhgënjyem që vetë i ishin bashkangjitë UÇK-së ose i kishin çue bijtë e bijat në
radhët e saj, tani paralajmëronin se n’UÇK spiunë sërbë t’infiltruem kishte pasë gjatë tanë kohës.
Ata ta përkujtonin se uniforma e UÇK-së mundte me u ble për ma pak se 100 DM, dhe se gjith-
kush mund ta veshte nji të tillë e të pohonte se asht hero… dhe të paktën nji udhëheqës i UÇK-
së ma vonë e përdori këtë fakt për t’i spjegue krimet që pandeheshin të jenë krye prej pjesëtarëve
t’UÇK-së. Mbrenda pak javësh, pjesëtarët e UÇK-së nisën me zaptue shpi, banesa, biznese dhe
automjete ilegalisht, ose të paktën në mënyrë të pamoralshme, tue qenë se nuk kish ligj në
Kosovë. Kurse shqiptarët e thjeshtë ngulmonin se Hashim Thaçi me turmën e tij, të cilët shpejt e
themeluen edhe nji «qeveri», ishin kurrkusha, hiça, njerëz pa të kalueme dhe pa aftësi udhëheqëse.
Revolucioni, si gjithë ato herë e në gjithë ato vende ma parë, ishte tradhtue.
Ibrahim Rugova e kish humbë paksa popullaritetin ndër shqiptarë të Kosovës shkaku i
paraqitjes së tij fatkeqe në TV-në e Beogradit gjatë ndërhymjes, në të cilën paraqitje kurrgja nuk
tha zashëm. Llapaqentë perëndimorë, tue i përfshi gazetarët, e përshkruenin atë si krejt të koritun
dhe shpallnin plot bindje se Thaçi ishte e vetmja figurë e randësishme në politikën kosovare mbas
bombardimeve. Porse ky gjykim, si shum e shum të tjerë, pasqyronte nji mosnjohje të plotë të
shoqnisë së shqiptarëve të Kosovës, meqë Rugova i kish do cilësi që shqiptarët e Kosovës i
parapëlqenin kundrejt profilit «të hijshëm» të Thaçit; Rugova ishte intelektual serioz, dhe
shqiptarët tashma ia kishin pi ujin, pamvarësisht prej gabimeve të tij. Nëse kish ndonji gabim
Rugova, ky ish naiviteti, e jo korrupsioni as injoranca, të cilat shum shqiptarë i veneronin te Thaçi
dhe grupimi i tij.
Nji figurë që, tragjikisht por me të drejtë iu la historisë, ish ajo e Adem Demaçit, i cili ish ba
zadhanës politik i UÇK-së por nuk kishte akumulue autoritet as ndër luftarët as tek opinioni i
gjanë. Shqiptarët e Kosovës dronin se ai si shpesh e kish ndërrue mendjen; kurrkush nuk e dinte
tamam se çka do të mendonte a çka do të bante tjetër. Asgjamangut, ai ishte i vetëm ndër
udhëheqësit shqiptarë të Kosovës që të refuzonte me e lëshue Prishtinën gjatë kohëzgjatjes së
përleshjeve. Në nji intervistë dhanë javores opozitare sërbe Vreme, më 26 qershor 1999, kujtonte

96
me nji shpoti të hollë: «Nuk pata shum telashe. Më ndaluen disa herë rrugëve. Sall nji herë, më
duket se data ish 25 maj, më morën në stacionin e policisë. Më kërcënuen, më thanë gjana fort të
pahijshme. Njiherë i pyeta: ‘A keni armë?’ Merret vesh, ma kthyen. Mandej u thashë: ‘Vramëni,
por mos më fyeni’. Ma vonë erdhi nji komandant. Ai ish ma i sjellshëm. Njani prej atyne që më
fyente në fillim, më propozoi madje m’e ba nji bisedë ‘miqësore’. U mor vesh se mbas tanë atyne
fyemjeve, nuk pranova. Në stacionin e policisë disa bile donin me diskutue për politikë. Unë u
spjegova se në shtetin e tyne ka pos nji njeri i vetëm me të cilin do të mundesha me folë për poli-
tikë. Shefi i tyne më kuptoi. Më tha: ‘Tanë 12 milionë sërbët janë Miloš ević-a’. Ia ktheva: ‘Në
qoftë ashtu, s’kam kohë me folë me tanë ata gjind’».
Demaçi e kishte paralajmërue largimin e tij prej veprimtarisë politike, por humanizmi i tij
qenësor kishte ngelë i pazbehun me gjithë ligësitë që kish përjetue. «Shqiptarët nuk kërcënoheshin
prej sërbëve të thjeshtë» thonte ai. «Këta njerëz ishin mobilizue, këtë duheshin me e pranue. Si
me refuzue, nëse ndryshe të çojnë në burg? Por e randësishmja asht se shum sosh nuk e
përkrahnin këtë luftë. Ata detyroheshin me luftue». Tue qenë se shpërngulja e sërbëve prej
Kosovës nisi pothuej menjirend mbas vumjes së armëpushimit, Demaçi zuni me e vu në
pikëpyetje bashkëjetesën anames sërbëve dhe shqiptarëve në t’ardhmen.
«Ka disa lloje njerëzish ndër këta që tash po ikin», spjegon Demaçi. «Do kanë qenë të
përfshimë në krimet e kryeme në Kosovë dhe janë të vetëdijshëm se nuk munden me vazhdue
me jetue ma këtu. Mbas tyne shkojnë familjarët e tyne. Ka njerëz të thjeshtë që kanë frikë. Ata i
druhen hakmarrjes, mbasi shqiptarët po kthehen nëpër shpitë e veta dhe po i gjejnë ato të
rrënueme krahas shum vorreve masive. Prandej këta njerëz po ikin për Sërbi, edhe pse janë krejt
të pafajshëm. Ata që kanë gëzue privilegje të mëdhaja këtu, po ashtu po ikin. Ata iu kishin shitë
regjimit. Në Beograd, ose në cilindo qytet tjetër të Sërbisë, njerëzit e këtij soji nuk do të
mundeshin me jetue nëpër banesa tri a katërdhomëshe. Këtu kishin madje edhe rast me thanë, si
shantazh, ‘po qe se nuk marrim aksh banese e pune, unë shkoj në Sërbi’. Ata ishin t’afërm me
regjimin. Ata njerëz e dinin se kanë me i humbë privilegjet dhe se duhen me ikë. Unë personalisht
shpresoj se nji numër i madh sërbësh do të kthehet. Ka shembuj të njerëzve në disa katunde rreth
Prishtinës që ende jetojnë bashkë. Gjatë luftës, nuk e kanë tanue fare njani-tjetrin. Kjo gja asht
shpresëdhanëse».
Çuditnisht, vizioni i ish-të burguemit Demaçi mbi zgjidhjen e gjithmbarshme për rajonin kish
mbetë i pandryshueshëm; ai vazhdonte me e mbështetë nji federatë ballkanike, ose «Ballkaninë».
Ngulmonte se «nji konfederatë kish me qenë ma e mirë sesa pamvarësia e Kosovës. Nëse e
fitojmë pamvarësinë, problemi me sërbët dhe malazezët do të mbetet, dhe asht pikëpyetje se si do
t’arrihet pamvarësia. Në nji konfederatë nuk ka probleme të këtilla. Prej këtu, do të mundeshe me
shkue në Beograd, njerëzit prej Beogradit do të mundeshin me ardhë këtu. Kurrkush s’do të
ndjehej i izoluem. Kjo kish me qenë zgjidhja ma e mirë për shqiptarët tanë që jetojnë në Preshevë
e Bujanoc të Sërbisë ose në pjesë të Malit të Zi. Kishim me mbetë në të njejtin shtet. Ky asht
interesi i përbashkët … asht e pamundshme me folë për bashkimin e Europës e me e mbajtë
Ballkanin jashtë nji [koncepti të tillë] integrimi».
Demaçi kish me sa duket, në përkushtimin e tij ndaj pajtimit e bashkëjetesës, nji
bashkëmendimtar nga pala sërbe: Atë Sava Janjić -in, kryemungun ortodoks sërb të Manastirit të
Deçanit. Në numrin e datës 18 korrik 1999 të revistës politike NIN, që del në Beograd, ai haptazi
përshkruente politikën sërbe ndaj shqiptarëve si nji «dëbim të vazhdueshëm të popullatës
shqiptare, asgjasim t’identitetit të tyne dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore». Ai e fajsonte
drejtpërdrejt Miloš ević -in dhe regjimin e tij për «vrasjet masive, zullumin dhe dhunimet
hakmarrëse» të shqiptarëve kundruell sërbëve në Kosovë mbas përfundimit të ndërhymjes së
NATO-s.
Atë Sava ma vonë u ba i njohun si «kiber-mung» meqë drejtonte nji qendër informative
n’Internet nga Manastiri i Graçanicës, 8 km në dalje të Prishtinës rrugës për në Gjilan. Me kalimin
e muejve dhe kthimin e demonstratave masive kundër Miloš ević-it në Beograd, Atë Sava dukej
me qenë i vetmi individ i spikatun që të pëfaqësonte nji alternativë të përligjun kundrejt regjimit.

97
Kuptohet, tue marrë parasysh rolin e klerit ortodoks si institucion kyç të shoqnisë sërbe, nji njeri i
pozitës së tij duhej të gëzonte njifarë besueshmënie. I intevistuem në Graçanicë në tetor, Atë Sava
folte nga nji fortifikatë e rrethueme. Trupat britanike të KFOR-it e kishin rrethue katundin, që
asht kryekreje i banuem prej sërbësh; deri tash gati të tanë sërbët e mbetun të Kosovës janë
tërheqë në «mjedise kompakte». Në nji pikëpamje Atë Sava nuk kish ndërrue. Ai ende i referohej
Miloš ević -it me shprehje të tilla si «kanceri i Europës», tue e fajsue për «mbajtjen peng të tanë
Ballkanit».
Por për dallim nga Adem Demaçi, i cili haptas e sulmonte nacionalizmin shqiptar, Atë Sava
ndër shum vrojtues të huej njihej si njeri që edhe vetë trumpetonte propagandën ekstreme sërbe.
Ai shkruen nji parathanie të nji doracaku të publikuem nga Dioqeza ortodokse sërbe e Rashkës
dhe e Prizrenit me titullin e hidhët Kosova e Kryqëzueme, ku listoheshin 76 manastire dhe kisha
ortodokse sërbe që qenë përdhosë a shkatërrue prej shqiptarëve mbas hymjes së KFOR-it në
Kosovë. Aty, ai pohon ekzistimin e «nji strategjie sistematike... për asgjasimin njiherë e mirë të të
gjitha gjurmëve të kulturës sërbe e t’asaj të krishtene në Kosovë».
Megjithatë, duket shum ma afër mendjes se shqiptarët vendas, të shpeshtën katundarë, i
kryenin këto krime të veçuem, si akte të mllefit ndaj zullumeve që ata, me t’afërmit dhe fqinjët e
tyne i kishin vuejtë në periudhën para dhe gjatë ndërhymjes së NATO-s. Hoxhë Xhemal Shehu
nga teqja e sufijve rufaij në Prizren, që kish dalë në ShBA gjatë luftës, vërente: «Gjatë tanë këtyne
shekujve që na muslimanët jetojmë në Kosovë, qysh u ba që të tana manastiret sërbe mbetën të
paprekuna? Kemi mujtë me i shkatërrue të tana, por tue qenë se ndoqëm Kur’anin që i njeh dhe i
mbron traditat e kalueme, na i nderuem objektet e shejta të sërbëve».
Vërtet, muslimanët shqiptarë kurrë nuk përqafuen kurrnjifarë mostolerance a fanatizmi
kundruell feve të tjera. Në nji intervistë, Shkëlqesia e tij, Dr. Rexhep Boja, ish-kryetari i
Bashkësisë Islame të Kosovës, komentoi mbi fluksin e fundamentalistëve islamë mbas luftës: «Ka
njerëz që vijnë këtu dhe duen me na tregue si me i ba punët» thonte ai. «Kemi ma se 600 vjet që
jemi muslimanë dhe nuk kemi nevojë me mësue se ç’asht islami. Kemi historinë dhe traditat tona
këtu, kulturën dhe arkitekturën tonë islamike. Kemi dëshirë me e rindërtue jetën tonë dhe me i
rindërtue xhamitë, por në mënyrën tonë».
Simbas nji komunikate për shtyp të datës 9 shtator 1999 nga Komiteti i Bashkuem Saudit për
Kosovën, nga e tanë shuma prej 4.087.353 rijalë sauditë (SR) të shpenzuem nga ky Komitet për
Kosovën, pothuejse gjysma ishin shpenzue me i sponsorue 388 «propagues» fetarë, pra
misionarë, me synimin për t’i konvertue shqiptarët në sektën e vehabijve fundamentalistë të tipit
saudit. Edhe 581.250 SR të tjera u shpenzuen për rindërtimin e 37 xhamive, dhe 222.150 SR u
shpenzuen për dy shkolla. Mbetja prej 1.374.453 u shpenzue për veprimtari të tjera, tue i përfshi
këtu shpenzimet për administratën.
Shuma e pareve të përfshime ishte mjaft modeste (4 milionë SR janë pak ma shum sesa 1
milion euro), nëse nuk marrim parasysh se sauditët s’kishin ma shum se dy muej të përfshimjes në
Kosovë në këtë kohë. Asht karakteristike se nji pjesë ma e madhe e ndihmës saudite ishte
shpenzue për ‘propaguesit’ vehabij edhe për ndërtimin e xhamive, ma parë sesa për nevoja ma të
gjana humanitare.
E njejta komunikatë shtypi lavdërohej për ndihmën saudite në Bosnjë-Hercegovinë para pesë
vjetësh, tue përmendë ndërtimin e 150 xhamive. Por xhamitë e ndërtueme prej sauditëve nuk
ishin të pëlqyeme prej besimtarëve muslimanë në Bosnjë, sepse tiparet e tyne arkitekturale
diktoheshin nga shkurtpamësia e fundamentalizmit vehabi, i cili urren stilin osman të xhamisë së
dekorueme. Disa xhami të njohuna në Sarajevë, të damtueme randë nga artileria sërbe dhe sulmet
raketore, u rindërtuen pa dekorimet e tyne paraprake. Kështu, ta zamë, e famshmja Xhami
Mbretnore, e cila para luftës kishte nji aso fytyre që të ftonte me hy mbrendë, ish shndërrue në nji
strukturë që së jashtmi nuk dallonte fort prej ndonji garazhe parkimi të nji qyteti perëndimor.
Nji tjetër grup humanitar islam, me bazë në Emiratet e Bashkueme Arabe, u premtoi banorëve
të Vushtrrisë se do t’u ndërtonte xhami të reja, të cilat thoshin se do të jenë ma të mëdhaja, dhe
ma «islamike», nëse së pari mund t’i largonin gurët e vorreve të paraardhësve të tyne muslimanë

98
shqiptarë, meqë vehabizmi e kundërshton dhunshëm, tue e pa si idhujtari në vete, nderimin e të
vdekunve dhe mirëmbajtjen e vorreve. Sauditët dukeshin të përkushtuem me e përfundue punën
e vandalizmit kulturor që e kishin nisë shkijet, por n’emën t’islamit.
Andras Riedlmayer, punues në bibliotekën e Universitetit të Harvardit dhe ekspert i kësaj
fushe, kujton se si në Pejë «…më treguen për nji incident më 1998, kur, ndërsa shum katunde të
Kosovës ishin në flakë, nji grup mi sionarësh vehabij – arapë dhe shqiptarë – erdhën në qytet për
ta imponue mënyrën e tyne të të falunit (vendasit thoshin se ajo i përfshinte do lëvizje të
çuditshme të trupit).
«Kur vehabijtë i kapën çekiçat dhe zunë me i thye gurët e vorreve të shek. XVII në oborrin e
Xhamisë Teftedar të Pejës, vendasit e irrituem i rrahën dhe i përzunë nga qyteti. Mue m’i treguen
gurët e vorreve të damtueme, të gdhenduna për bukuri me motive lulesh dhe me vargje kuranore.
Kjo ishte nga fundi i verës së 1998-ës. Mbas gjashtë muejsh, në pranverën e vitit 1999, erdhën
paramilitarët sërbë dhe e dogjën xhaminë. Ndryshe nga mi sionarët fundamentalistë, këta nuk
ishin t’interesuem për gurët e vorreve».
Pikëpamja ekstremiste e arapëve zor se mund t’i joshte shqiptarët nacionalistë, të cilët, sikurse
kundërshtarët e tyne sërbë, i konsiderojnë vorret si dëshmi për mëtimet e tyne mbi Kosovën. Por
lista e ndalimeve fundamentaliste shkon edhe ma tutje. Kjo sektë nuk e lejon asnji lloj muzike a
instrumenti, përveç daulles. Nuk e pranojnë sufizmin, as misticizmin si pjesë t’islamit. Të tana
këto ndalime bien ndesh me traditat muslimane në Ballkan.
Muslimanët ballkanikë janë shum të dhanë ndaj nji praktike që i çmend vehabijtë fare:
mevludit, përkujtimit të lindjes së Muhamedit a.s. Për fundamentalistët vehabij, festimi i
ditëlindjes së profetit bjen erë kristianizmi që ta kujton festimin e lindjes së Krishtit. Abdussalam
Chouia, kryezadhanës i t’ashtuquejtunit Këshill mbi Marrëdhaniet Amerikano-Islame, nji organ ky
i cili ka shpenzue kohë të shumtë tue u ra në qafë mediave amerikane për përdorimin e termave
të tillë si «fundamentalistë islamikë», madje pohonte se nuk dinte çka asht mevludi. «Kjo nuk asht
pjesë e Islamit», ngulmonte ai.
Në Bosnjë-Hercegovinë, kleri islam nuk i pëlqen veprimtaritë fundamentaliste, por ngurron
me i kundërshtue. Boshnjakët e lakmojnë shum lekun. Vetëm disa dervishë vendas i kanë kritikue
fuqimisht misionet e vehabijve, tue pohue se prania e gjatë e spiritualizmit sufist në Ballkan asht e
papërputhshme me fanatizmin fundamentalist. Fundja, të tanë muslimanët ballkanikë vdesin për
t’u kundrue si europianë, dhe nënshtrimi ndaj nji vullneti të tillë të vehabijve nuk do t’u
ndihmonte fort në përmirësimin e këtij imazhi.
Muslimanët shqiptarë të Kosovës ishin ma të drejtpërdrejtë n’artikulimin e acarimit me këtë
çashtje. Fundja, atyne nuk u duhen aq shum paret. Kosova ka mërgatë mjaft të numërt që
ndihmon nji varg aktivitetesh të rindërtimit, dhe për ma shum, shqiptarët e Kosovës ndërmarrin
larg ma shum iniciativa afariste sesa boshnjakët. Kjo ka qenë edhe nji shtytëse për shqiptarët që të
shprehin nji pamvarësi ma të madhe nga ata ndërkombtarë që kërkojnë përmes njifarë «shantazhi
humanitar» me i detyrue shqiptarët me ba ç’të duen ata. Fjala vjen, shqiptarët janë të prirë me i
rindërtue shpitë vetë, ma parë sesa, sikurse boshnjakët, me pritë që UNMIK-u dhe Europa ta
bajnë këtë për ta.
Asgjamangut, me gjithë gjaknxehtësinë shqiptare dhe dhanien mbas modës te femnat
shqiptare, që i ban ato të duken nji gja vërtet e rrallë, vehabijtë banë ma shum invadime në
Kosovë sesa në Bosnjë. Edhe këtu, gjithçka kishte të bante me nevojat e menjihershme.
Boshnjakëve u mungojnë mjetet financiare, por nuk duen libra e as trajnim të imamëve.
Shqiptarëve nuk u duhen paret por kanë etje për libra dhe mungesë imamësh. Shum sish tashma
shkojnë tek sauditët për t’u trajnue.
Por vendasit nuk janë të vetmit që shqetësohen për infiltrimin e vehabijve në Ballkan. Në
Shqipni, sikurse në Bosnjë dhe në Kosovë, ankthi prej veprimtarive të Bin Ladenit i bani
diplomatët amerikanë me u ngujue mbrenda mureve të nalta e të trasha dhe me vu masa të rrepta
sigurie n’ambasadat e tyne dhe ndërtesat e tjera diplomatike. Ta zamë, në fund të marsit 2000 në
Prishtinë, nji grup «humanitarësh» sauditë u nxorën nga policia e UNMIK-ut prej zyrave,

99
t’akuzuem se po i mbikqyrnin automjetet e hueja, gjoja në pregatitje të ndonji sulmi terrorist. Nji
përfaqësues i sauditëve, njifarë Al Hadi, u ankue se telefoni i zyrës ku kishin punue ishte përgjue.
Qyteti i Gjakovës asht vend shum i veçantë – Jerusalem i Kosovës – meqë, ndërsa shumica e
shqiptarëve në Kosovë janë muslimanë sunitë, Gjakova ka shum katolikë si dhe prani të madhe të
sufizmit. Ajo u ba qendër e bektashijve gjatë kohës së Enverit në Shqipni, kur baballarët bektashij
erdhën prej matanë maleve të nalta të Malësisë së Gjakovës, për ta rithemelue punën e tyne. Në
fund të korrikut, sauditët që kishin marrë përsipër meremetimin e kompleksit të Xhamisë së
Hadumit në Gjakovë, të shkatërrueme gjatë luftës nga shkijet, përnjiherë u shfaqën mbrenda
mureve të vorreve të vjetra osmane dhe nisën me i heqë gurët e vjetër shekullorë. Shqiptarët
reaguen me nji tërbim të paramendueshëm. Mirëpo Gazmend Naka, ekspert në Institutin për
Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës, më tha: «Sauditët po thonë se NATO dhe UNMIK-u do
t’i lejnë me ba si të duen, e se na shqiptarët nuk kemi çka me i ba kësaj pune. Shkijet na vranë
fizikisht, por këta fanatikë po duen me na e vra edhe trashëgiminë kulturore».
Prandej Naka e thirri komandën e KFOR-it (forcat e NATO-s në Kosovë) i cili vuni roje në
kishat sërbe të kërcënueme prej shqiptarëve, për të vu njisi të ngjashme edhe në ngrehinat
islamike – por NATO-ja mundohej me i ikë punës së mbrojtjes së monumenteve. Me u ulë nëpër
automjete e tanke të blindueme e me i kqyrë kishat ortodokse të sërbëve nuk asht përdorim fort
produktiv i mjeteve ushtarake dhe nuk kishte kurrfarë interesi për ta zgjanue programin edhe në
xhami. Fatmirësisht më 5 gusht 2000, autoritetet e mbështetuna nga OKB-ja i ndaluen sauditët
nga projekti i meremetimit të Xhamisë së Hadumit.
Në fund të vitit 1999, Agjencia e Lajmeve «Kosovapress», që bot nisht kundrohej si arma
mediale e UÇK-së, lëshoi nji koment të fortë kundër ndërfutjes së misionarëve vehabij dhe të
tjerë arabë në Kosovë. E lëshueme më 29 dhetor, deklarata thonte: «Për ma se nji shekull tash,
vendet e civilizueme po e ndajnë fenë nga shteti…Megjithatë, tani po shohim përpjekje jo veç në
Kosovë, po kudo në vendet shqiptare për ta futë landën e fesë në shkollat publike… Landët
shtesë për fëmijë janë përpilue nga organizata të hueja islamike të cilat mshefen mbas programeve
humanitare. Disa radio-stacione, siç janë Radio Iliria në Viti, tani japin transmetime n’arabisht
natë për natë, të cilat kurrkush nuk i kupton dhe të cilat na bajnë me u pyetë se mos po jetojmë
në ndonji vend arab.
«Asht koha që xhamitë shqiptare të ndahen nga lidhjet arabe dhe që islami të zhvillohet në
bazë të kulturës dhe traditës shqiptare. Të njejtën gja e kërkojmë edhe nga kisha shqiptare
katolike, që të funksionojë në mëvetësi nga ndikimet e jashtme, si dhe nga kisha ortodokse
shqiptare»
Kish me qenë fort interesante po të mundeshim me e mësue reagimin ndaj deklaratave të tilla
të «gazetarëve», «studiuesve» dhe «ekspertëve» të shumtë që përhapnin aq shum shpifje mbi
fundamentalizmin islamik t’UÇK-së.
Me ardhjen e luftës së vërtetë në Kosovë, shkatërrimi i objekteve të shejta paraqitte njanën nga
dukunitë ma të këqija të përleshjes. Me vetë fillimin e bombardimeve të NATO-s, xhamitë zunë
me u përdorë nga forcat sërbe si streha për tanke. Në sulmin sërb ndaj Drenocit afër Malishevës
më 30 maj 1999, xhamia e këtij katundi u damtue randë. Më 16 qershor në Gjilan, nji granatë e
hedhun në nji xhami lëndoi 16 fëmijë. Xhamia qendrore e qytetit të Vushtrrisë, Xhamia e
Çarshisë, u rrënue krejt, sa as edhe nji mur nuk i mbeti pa u shembë. Në rrethinat e Pejës, 34
xhami u përdhosën.
Simbas dokumentacionit të mbledhun nga Bashkësia Islame e Kosovës, nga 560 xhami të
regjistrueme në rajon para luftës, forcat sërbe i kanë shkatërrue 218, tue i lanë imamët e secilës pa
kongregacion. Janë shkatërrue shpitë e 302 imamëve, janë vra 16 imamë dhe 15 mungojnë ose
janë marrë në burgje të Sërbisë mbas bombardimeve. Selia e Bashkësisë Islame asht ba rrafsh me
tokë. Hoxhë Adrihysen Shehu i Bashkësisë së Bektashijve Shqiptarë raporton se teqja e sufijve
helvetij në Has ishte shkatërrue; teqet e sufijve rufaij në Pejë dhe dy të tjera në Mitrovicë po ashtu
qenë nëpërkambë prej shkijeve.

100
Edhe vetë zyra e Dr. Bojës në Prishtinë ishte damtue prej shkijeve dhe dosjet e bashkësisë
ishin zhdukë në nji zjarm të vumë më 13 qershor nga policia sërbe, zjarm që zgjati gjithë ditën me
flakë që shihej nëpër ekranet televizive anembanë botës si sfond i hymjes së ushtrisë britanike në
qytet. Dokumentacioni që mbahej në Bashkësinë e Dr. Bojës në krye të herës ish vendosë si arkiv
krahinor osman për dosje të ndihmës fetare, krahas me dokumentet e klerit islamik dhe me ato
arsimore. Katalogu i koleksionit po ashtu u shkatërrue; veç nji pjesë, që përbante rreth 20
përqindshin e tanësisë, e që kish kalue n’arkivat e shtetit para shum vjetësh, ka mbijetue. Gjashtë
arkivat rajonalë të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Pejë, Gjakovë, Skënderaj, Drenas, Therandë
dhe Lypjan u shkatërruen gjithashtu. Dhe në përputhje me ideologjinë e vjetër sërbe, iu kushtue
kujdes i veçantë zhdukjes sistematike të tapive pronësore dhe të sendeve të ngjashme.
Riedlmayer pa shkatërrimin ma të keq të mjeteve të librarisë islamike në Gjakovë, ku më 24
mars, natën e parë të bombardimeve të NATO-s, media sërbe kish raportue rrejshëm për nji sulm
ajror mbi qytet. Nga mesnata, policia dhe terroristët sërbë tashma kishin nisë me i vra qytetarët
kahdo që dilnin, madje edhe në prag të shpive të tyne; forcat sërbe mandej ia vunë zjarmin
qendrës historike të qytetit. Xhamisë së Hadumit, ndërtue në shek. XVI iu vu flaka, krahas biblio-
tekës së Hadum Sylejman Efendisë nga shek. XVIII. Qinda dorëshkrime dhe nja 1300 libra të
rrallë u banë shkrumb e hi, tue përfshi dorëshkrimet ma të vjetra të njohuna të mevludeve shqipe,
poezi këto kushtue lindjes së profetit Muhammed a.s., nga poeti Ali Ulqini.
Udhëheqësi i bektashijve të Gjakovës, Baba Mumin Lama, më tha se në teqet e bektashijve
gjithmonë gjenden katër libra: Dhiata e Vjetër, Psalmet, Dhiata e Re dhe Kurani. Sërbët e
shkatërruen teqen e Baba Muminit bashkë me bibliotekën prej 2 mijë librave dhe 250 dorëshkri-
meve të rralla, tue përfshi këtu nji dorëshkrim të shek. 12 në persishte dhe nji vepër mijafaqëshe
që përshkruente pelegrinazhin për n’Indi e mbrapa, ba në kambë, të nji tjetri të shejti bektashi,
Baba Qazimit, që kishte qenë kureshtar për budizmin. Paramilitarët sërbë po ashtu kryen nji
masakër tjetër të tmerrshme në teqen e nji sufiu tjetër, Sheh Dervishdanës.
Incidenti i Sheh Dervishdanës ishte në listën e akuzave të Slobodan Miloš ević -it në Hagë.
Sheh Zejnelabedin Dervishdana u vra nga çetnikë të maskuem më 26 mars 1999 bashkë me dy
djemtë e tij, dy komshij dhe nji mik. Familja e Sheh Dervishdanës e mirëmban teqen, e cila ndjek
formën e sufizmit sa’di-xhibaui.
Eli Dervishdana, vajza e shehut, thotë se familja e saj kishte nxjerrë «shtatë brezni
hoxhallarësh, katër dervishësh, dhe katër brezni të tjera të shehitëve, e tani të tanë burrat e
familjes janë të vdekun». Vëllai i saj i ri Nesemi, ishte vra 17 vjeç në demonstratat e vitit 1981.
Ajo ma përshkruejti tmerrin kur shkijet me maska të zeza kishin ardhë te dera. «I pashë veç tre
prej tyne, por ishin të paktën 15 veta». Sheh Zejnelabedini, 59 vjeç, bashkë me dy djemtë, Fahriun
(37) dhe Eminin (32), dy shokë t’afërm, Arif Bytyçin, (73) me djalin e tij Urimin, (38), si dhe me
nji fqinj, Sylejman Begollin, (48), të gjithë u vranë.
Tri nga viktimat u vranë mbrenda në shpi, por Sheh Zejnelabedini dhe dy të tjerë u çuen në
teqe, dhe u vranë në mesin e objekteve të shejta dhe portretit t’Imam Huseinit. Njollat e gjakut
mbetën në dysheme nën tapet. Zavendësi i Sheh Zejnelabedinit, Sheh Rama, u vra mbas nji mueji
nga masakrat e shkijeve në katundin e afërm Korenicë, më 27 prill 1999.
Në këtë incident të tmerrshëm, nji nga ma të këqijtë të të gjithë luftës, shkijet erdhën me
autobusa, me shami të kuqe të lidhuna rreth krahut, simbas vendasit Tomë Dedaj. Popullsia e
Korenicës asht 90 për qind katolike dhe 10 për qind muslimane. Kur shkijet e kishin mbarue
sulmin në Korenicë, ishin vra diku ndërmjet 129 dhe 155 veta, të gjithë të paarmatuem, tue
përfshi gra e fëmijë. Nji i mbijetuem tha se të gjithë mashkujt mbi 16 vjeç të katundit ishin vra.
Përpjesa e të vdekunve ishte e njejtë me atë të të gjallëve; 90 për qind katolikë dhe 10 për qind
muslimanë.
Kur banorët e Korenicës u kthyen në katundin e tyne në qershor të vitit 1999, gjetën grafite
nëpër muret e shpive që thoshin: «Heshtni se ju vijnë forcat speciale – Arkani». Ky ish
nënshkrimi i njanit prej ma të ligëve terroristë sërbë. Pamja që ata gjetën ishte ende e lemerishme.
Të kthyemit gjetën vorre masive të mbushuna me eshtna e flokë, edhe pse shum kufoma ende

101
kishin mbetë aty ku kishin ra. Në nji shpi të kallun, në katin e naltë kish gjymtyrë e pjesë tjera të
trupave të njerëzve.
Nji komandant i ushtrisë sërbe jetonte në katund. Kur të mbijetuemit e masakrës e mësynë
fillimisht kishën katolike në Gjakovë, Atë Ambroz Ukaj shkoi te oficeri sërb dhe kërkoi me
mësue ç’kishte ndodhë. Ky u interesue me kuptue se nga dinte prifti që diçka ka ndodhë, dhe
prifti ia ktheu se gratë e katundit kishin lajmue për nji arrestim të mashkujve të katundit.
Rrëfimi për katundësin korenicas, Daniel Berisha (40), të len pa frymë. Danieli ishte shofer i
misionit të OSBE-së në Kosovë. Tomë Dedaj kujton se natën e masakrës e kishte gjetë Danielin
të mshefun në male me plagë plumbi në kambë dhe djegie në krahë dhe në ballë. Danieli i kishte
thanë se shkijet kishin ardhë në 7.30 të mjezit dhe i kishin nda burrat nga gratë dhe fëmijët. Ata i
kishin tubue mashkujt në katin e tretë të shpisë së Berishave dhe nji polic vendas të cilin Danieli e
kishte njohtë, i kishte urdhnue me e kthye shpinën dhe kishte nisë me i vra nga mbrapa.
Danieli thotë se kishte ra dhe ishte heqë si i vdekun. Shkijet i kishin mbulue trupat me plafa
dhe i kishin ndezë. Mbasi kishin shkue shkijet, Danieli kishte ikë, ani pse i plaguem. Të nesërmen,
nji grup i mshefun në male ishte mundue me e thye rrethimin sërb, por ishin kapë. Nji tjetër
dëshmitare, Flora Merturi, thotë se e kishte pa Danielin të rrahun për vdekje, por kur ishte gjetë
trupi i tij, i kishte pasë edhe disa plagë plumbash, dy në ballë dhe tri në gjoks.
Zonja Merturi thonte se shkijet i kishin pague magjypët për t’i vorrue të vdekunit, tue i nda
kufomat katolike nga ato muslimane. Trupat e muslimanëve si duket ishin lanë me qëllim në
vorre ma të cekta, kund nji dorë, kund nji kafkë tue dalë jashtë prej tyne.
Shum trupa nuk mund të njiheshin dhe u vorruen të paidentifikuem. Sulmi sërb mbi Korenicë
ishte masë ndëshkimore për sulmin në të cilin me gjasë kishin marrë pjesë tre shqiptarë dhe ku
ishin vra shtatë sërbë. Tyrbja e Baba Danit, themeluesit e teqes saadi në katund, sot mban trupat e
disa fëmijëve të vramë nga sulmet çetnike.
Në Pejë, Kurshumli Xhamia e shek. XVII, ngritë nga veziri shqiptar i Perandorisë Osmane,
Merre Husein Pasha, mbeti si nji gëzhojë boshe mbas shembjes së çatisë, kurse biblioteka e
medreses Atik u dogj, ku u zhdukën 2000 libra dhe rreth 100 dorëshkrime. Riedlmayer gjeti edhe
objekte që tashma kishin mbetë veç gropa të zbrazuna prej buldozerësh.
U dhunuen edhe kishat katolike të shqiptarëve. Riedlmayer mësoi se oficerët sërbë kishin vu
radarë kundërajror në kambanoren e Kishës Katolike Shën Ndou të Prishtinës, mbas përzanies së
prifënve e të mungeshave; bombardimi i NATO-s ba radarit, e prandej edhe kishës dhe shpive
përreth, do të cilësohej si barbarizëm. Siç tregon nji prift i kishës, ai kish pa se si nji ordinancë
dentisti pak metra larg dritares së tij, mbrapa furrës së bukës përballë rrugës, po përdorej si
qendër dhunimi nga terroristët sërbë. Aty ditë e natë ndalonin vetura plot me femna që bërtisnin,
thotë prifti.
Por sërbët nuk ishin sall autorë të krimeve të shkatërrimit kulturor në Gjakovë. Të tërbuem
nga bombat e NATO-s të rame mbi kazermat jugosllave, ata shkatërruen manastirin dhe kishën e
afërme të Shën Pjetrit dhe të Shën Polit – kjo e mbrama ende mbetet në rrënoja. Dhe kuptohet,
siç u përmend, shqiptarët u hakmorën mbas hymjes së NATO-s në Kosovë. Në Gjakovë, u hodh
n’erë nji kishë e re ortodokse, dhe sërbët kujtojnë me pezm se si kanë kërcye shqiptarët gjithë
natën rreth rrënojave. Por kisha tjetër ma e vogël dhe ma e vjetër, e ndodhun veç disa lagje ma
poshtë, ka mbetë e paprekun.
Përmbledhja e ortodoksëve sërbë Kosova e Kryqëzueme nisi me akuzën se më 17 korrik 1999,
mbas arritjes së trupave të KFOR-it gjerman në atë zonë, ekstremistët shqiptarë i vunë dinamitin
Manastirit «Svete Trojice» në Mushutisht afër Therandës. Manastiri ish ndërtue në shek. XIV dhe
përfshinte nji bibliotekë librash mesjetarë. Veç kësaj, simbas këtij burimi sërb, Kisha «Presvete
Bogorodice» në Mushutisht, ngritë më 1315, u damtue dhe u plaçkit nga shqiptarët në qershor,
kurse banesa e priftit u dogj.
Me përmendë shembuj të tjerë, Manastiri «Sv. Marka Koriš kog», ndërtue më 1467, Manastiri
«Sv. Uroš a» dhe kisha «Uspenja Presvete Bogorodice» në Sharenik, ndërtue në fund të shek. XIV,

102
si dhe kisha «Sv. Stefana» në Nerodime, po ashtu e shek. XIV, ishin hedhë n’ajër. Këto janë veç
disa nga nji listë e gjatë.
Ishte e vështirë me e përcaktue krejtsisht seriozitetin e damtimeve në cilindo rast. Fjala vjen,
Manastiri «Devič » në rajonin e Drenicës, ndërtue nga ĐurađBrankovićaty kah viti 1434, ishte pa
dyshim njani ndër monumentet e shejta ortodokse ma të randësishme në Kosovë. Simbas
Kosovës së Kryqëzueme, «në fund të qershorit 1999, menjirend mbas tërheqjes së forcave
jugosllave të sigurisë prej Kosovës dhe mbërritjes së trupave franceze të KFOR-it, manastiri u
sulmue dhe u mor prej ekstremistëve shqiptarë që i përkisnin UÇK-së... Tri ditë radhazi e
vodhën, e përdhosën dhe e shkatërruen këtë vend të shejtë. Mungeshat u keqtrajtuen e do prej
tyne madje u lënduen keq».
Por sërbët që kërkonin me ia ba këto raste të njohuna botës, u përballën me ma shum sesa veç
nji skepsë ndaj besueshmënisë së tyne. Përveç imazhit të keq botnor të sërbëve dhe të mediave
sërbe mbas tentimit për dëbimin në masë të shqiptarëve, autoritetet ortodokse, gjatë ndërhymjes
së NATO-s, kishin pohue rrejshëm mbi nji damtim masiv të manastireve dhe të kishave historike
nga bombat e NATO- s.
U mor vesh, objektet e shejta për të trija fetë në Kosovë edhe u ruejtën. Graçanica, qendra e
«kiberministrisë» së Sava Janjić -it jep nji shembull të tillë. Nji prej qendrave sufiste ma në nam në
Kosovë, teqja e Sheh Mehmed Sezai Qadirit, qëndron nën minaren e Xhamisë së Madhe dhe
Sahat Kullën osmane në qendër të Prishtinës. Ajo mirëmbahet nga Fatime Shehu, e bija e hoxhë
Sezaisë, klerikut të mbramë sufist në qytet, i cili vdiq më 1947. Hoxhë Sezaija ishte patriot
shqiptar i njohun sa për kundërshtimin e dëbimit me dhunë të shqiptarëve për Turqi, aq edhe për
përkushtimin e tij mistik. Gjatë ndërhymjes «teqja u rrethue prej policëve sërbë, dhe shtatë shpi të
mahallës u kallën», por «teqja nuk u sulmue kurrë» simbas të bijës së hoxhës. Ajo nënvizoi se
teqja këtunjiherë tubonte 500 dervishë por se bashkësia e tyne ka nisë me u tkurrë në gjysmëshe-
kullin e fundit. Në tokën e teqes ka nji tyrbe me katër vorre, të vjetra dy shekuj.
Në shkatërrimin e objekteve islamike e ortodokse në Kosovë, u vërejt se sa sosh qenë ndërtue
rishtas. Vandalizmi të shumtën e herëve dukej i nxitun ma parë prej ndjenjash politike sesa fetare.
Çetnikët dhe shqiptarët e mëninin ngritjen e objekteve që për secilën palë dukej se përfaqësonin
cenimin e tjetrës. Për sërbët, shtimi i xhamive të reja ishte nji përkujtues se popullsia shqiptare po
vazhdon me u shtue dhe herëdokur do t’i mbizotnonte, jo veç në Kosovë po edhe në Sërbi. Për
shqiptarët, ndërtimi i kishave të reja ortodokse shihej si nji simbolikë e mbizotnimit politik sërb.
Ndaj nuk asht befasuese se ndër 76 objektet ortodokse të raportueme për damtime, i gjejmë mjaft
sish të ngrituna viteve të fundit, siç asht kisha «Svete Trojice» ngat Vushtrrisë dhe kisha «Žač eća
Sv. Jovana Preteč e» ngat Pejës, të dyja të ndërtueme më 1998. Objektet katolike shqiptare, n’anën
tjetër, u sulmuen prej sërbëve thjesht për arsye të mënisë etnike e sektare.
Asht mrekulli, mbas tanë kësaj, me pa se hoxhë Xhemali nga Prizreni refuzonte me i fajsue
sërbët si komb. «Me vite kemi jetue krahas tyne në paqe» thekson ai. «Ç’asht e drejta, mjaft sërbë
janë konvertue n’islam dhe janë ba pjesëtarë të rendit Rufai mbasi kanë dëshmue ziqrin tonë»
(ritin sufist të meditimit në «kujtim t’Allahut»). Por do të lypsej e tanë urtia e thellë e ma të
mëdhajve sufij dhe e ma të shejtëve teologë të krishtenë për të pru paqe fetare në Kosovë.
Sava Janjić , nga ana e tij, kish nji sfond personal dhe histori prej intelektuali që mund t’i
përshtatej për këtë mision të madh. Ai asht pjellë e nji martese të përzieme; kroat prej nane, sërb
prej babe. Nuk asht pagëzue në kishë, edhe pse prindjen nuk i kishte pasë komunista, që ish ar-
syeja e rëndomtë e mospagëzimit në të tilla raste në Jugosllavi. Asht le më 1966 në Dubrovnik,
qendrën historike dalmate t’arteve të bukura, të filozofisë liberale, t’antifashizmit, dhe, kohët e
fundit, t’antipatisë së ma dhe ndaj kuazi-diktatorit kroat Franjo Tuđman. Megjithëse kroatët dhe
sërbët gjatëkohë kanë garue tue e mëtue secili Dubrovnikun për të vetin, (argumenti kroat gëzon
shum ma tepër përkrahje), Atë Sava mund t’ish konsiderue përfaqësues i tejzakontë i sërbizmit të
Dubrovnikut.
Ai u rrit në qytezën hercegnovase të Trebinjes – xhamitë e bukura të të cilës ishin shaktërrue
të gjitha prej sërbëve gjatë luftës në Bosnjë – por familja e tij kurrë nuk qe nacionaliste. «Kurrë

103
nuk e kam kundrue veten në kuptim të pastër etnik», thotë i turpshëm n’intervistë. Gjyshja e tij
sërbe e ka çue në kishë ortodokse dhe gjyshja kroate në meshë katolike. Shokët ma të ngushtë në
shkollë i kishte pasë muslimanët boshnjakë. Asht ba fetar, dhe i asht vu jetës prej mungu, në nji
mënyrë që kish me qenë ma se e njohun për mija, nëse jo miliona njerëz në Perëndim; tue ndijue
se jetën e kish boshe, së pari e kish përqafue zen-budizmin dhe poezinë japoneze, e tevona kishte
shkue në malin Athos, «republikën monastike» ortodokse të Greqisë. Kështu kish gjetë strehën që
kishte lypë.
Kësisoj, kundërshtari ma i rryem i Miloš ević
-it në Sërbi dhe i ndërgjegjes së vërtetë të sërbëve
në Kosovë ishte nji njeri fetar, që thonte se veprimtaria i tij ishte nji zgjatim i kërkimit vetjak të
lirisë shpirtnore. Besimi i tij fetar asht pa dyshim i fortë dhe ndonëse ai parapëlqente dialogun
ndërfetar, që në Kosovë më 1999 u dukte edhe ma utopist sesa përmbysja e Miloš ević-it,
ngulmonte se duhet ba dialog, tue i respektue kufijtë, e se ky duhet me qenë serioz dhe duhet ba
prej besimtarëve. Ai nuk pranonte «gitarën dhe ekumenizmin e përqafimit grupor», shum
popullor n’Amerikë e në Britani.
Por kish diçka tejet tragjike rreth Atë Savas. Ai pohonte se feja nuk ish baza e përleshjeve në
Kosovë dhe shprehte keqardhje pse sërbët s’ishin ma fetarë se fqinjët e tyne shqiptarë. «Peshkop
Artemije [Radosavljević ], ka vite që fol këtu kundër Miloš ević-it e kush s’ia ven ve shin», qahet ai.
Atë Sava nuk mund të pritte, në vlerësimin përfundimtar të gjanave, m’e realizue qëllimin e tij të
shpallun për çlirimin e Sërbisë prej errësinës dhe dëshmimit të ringjalljes së katundeve të përzie-
me në Kosovë, me xhami e kisha në të njejtat qyteza, si ma parë.
Bile, Atë Sava vetë ishte njeri i të kaluemes, jo i të tashmes a i t’ardhmes. Jo i të kaluemes së
fantazueme prej sërbëve, të mujtsisë ortodokse në shekujt e lanë mbas, por i hipive dhe i
ngacmimeve të Epokës së Re të viteve 1960 e 1970, të kohës kur ishte le e rr itë. Ishte absurde me
e paramendue nji individ të tillë, pamvarësisht se sa joshës dukej, tek përfaqëson shumicën e klerit
të kishës ortodokse sërbe. Kur deklaroi se «shumica e peshkopëve të ortodoksisë sërbe nuk e
kanë pa Kosovën në kuptimin politik» ai thjesht e mashtronte veten dhe mundohej me i mashtrue
ndigjuesit e vet. Kisha ortodokse sërbe, ndryshe nga klerikët katolikë (sidomos në Bosnjë) dhe
udhëheqësit muslimanë anepërqark Ballkanit, krejtsisht e braktisi përkushtimin ndaj fesë dhe
paqes, kur puthadorët e Miloš ević -ut zunë me marshue për në luftë. Ndërsa fran çeskanët
boshnjakë u çuen kundër përpjekjes së Tuđman-it për të pjesëmarrë në nji copëtim të përhershëm
të Bosnjë–Hercegovinës, ndërsa ylemaja islame takohej rregullisht në Sarajevë me përfaqësues
katolikë e hebrej, kleri ortodoks sërb i bekonte ata që niseshin me therë fyta, me kallë shpi e me
vra fëmijë të fqinjëve të tyne josërbë.
Objektet e shejta nuk ishin të vetmet monumente kulturore që vuenin prej përdhosjes. Nji
burim i afërt me UÇK-në pohon se 64 biblioteka shqiptare në Kosovë janë djegë gjatë luftës, me
ç’rast janë zhdukë ma se 260.000 libra. Për ma shum, janë sulmue nëpunësit e bibliotekave me fa-
miljarët e tyne, dhe të paktën gjashtë nëpunës bibliotekash janë vra nga policia e ushtria sërbe. Fill
mbas këtyne barbarive, bibliotekistët akademikë shqiptarë theksonin se gjashtë qyteza janë lanë pa
asnji bibliotekë: Klina, Besiana, Rahoveci, Malisheva, Skënderaji dhe Shtimja. Në komunën e
Besianës, para luftës kishte pasë 13 biblioteka; mbaskëndej kanë ngelë tri. Shum biblioteka të tjera
në Kosovë qenë damtue seriozisht, përfshi ato në Pejë, Gjakovë e Deçan, që janë qendra histo-
rike të kulturës shqiptare e joshqiptare. Asht meritë e UÇK-së që asht shqetësue për të këtilla
çashtje dhe që njerëzit e afërt me te u banë thirrje për ndihmë financiare autoriteteve të
komunave të damtueme. Porse me shpresue se bashkësia ndërkombtare që ka marrë përsipër
administrimin e Kosovës do t’i adresojë këto probleme, ishte njilloj si me pa andrra me sy çelë.
Sava Janjićgabonte gjithashtu kur pohonte se përdhosjet e objekteve të shejta sërbe në
Kosovë përfaqësonin nji dukuni «sistematike», dhe atë madje si përgjegje të dhanë ndaj
përpjekjeve të qarta sistematike për t’i zhba bibliotekat shqiptare. Në Kosovë në fund të vitit
1999, mbas mbarimit të ndërhymjes, kurrgja s’ish sistematike, e ma së paku administrata e huej e
vume nga KFOR-i me ndihmën e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim n’Europë (OSBE).
Kjo çoi te hendeku i dytë i madh në fitoren e NATO-s. Megjithëqë udhëheqësit e NATO-s

104
premtonin se në Kosovë nuk do t’i përsëdytnin gabimet e bame në Bosnjë–Hercegovinë, në të
vërtetë s’kishin si me i ikë kësaj. Ata kishin përvetësue nji model të qeverisjes koloniale në Ballkan
prej të cilit nuk shqiteshin dot; por analiza e kësaj kish me e kërkue nji libër më vete.
Pa dyshim, fusha e paaftësisë ma të keqe dhe e fatkeqsisë së OSBE-së dhe të të huejve të tjerë
të përfshimë në qeverisjen e Bosnjë–Hercegovinës kish të bante me trajtimin e gazetarëve vendas.
Mbas katër vjetësh paqeje në këtë vend, thjesht të mësohet veshi me përsëritjet e përhershme të
do klisheve rreth kësaj teme, që rëndom ndigjohen nga goja e të huejve:
Së pari, se mediat e Bosnjës ishin përgjegjëse për nisjen e luftës;
Së dyti, se mediat e Bosnjës duheshin me e mësue profesionalizmin nga të huejt;
Së treti, se pa kontroll të mediave të Bosnjës nga agjenci të hueja dhe surrogatë vendorë të
tyne, egërsitë do t’eruptonin atje sërisht.
Në të vërtetë, lufta në Bosnjë-Hercegovinë as nuk u shkaktue, as nuk zgjati, as madje nuk u
acarue, në të shumtën e rasteve, nga nëpunësit e mediave boshnjake. Dhe megjithëse disa të huej,
fatmjerisht, nuk dukej se po e kuptonin, lufta e Bosnjës nuk ka «eruptue». Kjo luftë ish nji sulm i
planifikuem me gjakftohtësi në Beograd. Në pregatitjen për nisjen e këtij sulmi, mediat sërbe
luejtën nji rol kyç, si nxitëse dhe ngatërrestare të fyemjeve ndëretnike. Por mediat e Bosnjës nuk
ndërmorën kësi hapash. Mediat e Bosnjës, deri në vetë fillimin e egërsive në ditën tragjike të Baj -
ramit të vitit 1992, përçanësoheshin nga paanësia, drejtësia dhe përpjekja e sinqertë për me e
mbrojtë traditën shumetnike të Bosnjë–Hercegovinës kundrejt përmbysjes nga Beogradi.
Kjo përpjekje nuk u ba sall prej gazetarëve muslimanë të Bosnjës. Shum kroatë dhe sërbë që
punonin për mediat boshnjake i mbronin parimet qytetare dhe bashkëjetesën kulturore. Fundja,
agresorit nuk i duheshin mediat vendase për me e zbatue planin kriminal të hartuem në Beograd;
struktura ekzistuese organizative e trashëgueme nga burokracia komuniste, e vume në duer
t’ekstremistëve sërbë, krahas me lëshimet e hordhive çetnike prej matanë lumit Drina, dhe ma e
randësishmja, tërheqja e forcave jugosllave nga Kroacia përmes Bosnjës, ishin ato që e ndihmuen
sulmin.
Terrori çetnik në Bosnjë-Hercegovinë nisi pa kërkue përsëritjen e kushtëzimeve intensive
politike dhe bashkërendimin e hartuem në Beograd të përdorun në veçanti në rastin e Kroacisë.
Vrasësit, dhunuesit dhe vandalët që sulmuen qytetet si Bijelina, Zvornik, Foça, Banja Lluka e
shum të tjera nuk ua kishin nevojën gazetave e as radios a televizionit për t’i drejtue, megjithëse
nji numër gazetarësh sërbë i shërbyen propagandës dhe funksioneve të ngjashme në mediat e
Pales dhe të Banja Llukës, siç banë kroatët në Hercegovinën perëndimore, mbas pushtimit që
padronët e tyne u banë territoreve në të cilat i ushtronin projektet e tyne të liga.
Për ma shum, nji të filloi lufta me tamam në Bosnjë–Hercegovinë, shumica e gazetarëve të
shtypit, të radiove dhe të TV-së në Bosnjë shërbyen me heroizëm nëpër vijën frontale të pruejtjes
së vendit. E tanë bota mësoi se si ditorja sarajevase Oslobođenje vazhdonte botimin gjatë gjithë
kohës së rrethimit të Sarajevës, madje edhe mbasi u shkatërrue ndërtesa e saj e famshme. Por
shum rrëfime të tjera si ky gjithashtu meritojnë vëmendjen e historianëve: majë tanash, roli i
radio-televizionit të pamvarun, Studio 99, që s’reshti së punuemi gjatë tanë konfliktit, edhe kur
kulla transmetuese iu çue në hava, si dhe puna e palodhshme e javores Ljiljan, që u jepte zemër
muslimanëve t’arratisun boshnjakë si dhe miqve të Bosnjë–Hercegovinës jashtë saj.
Njikështu pra, ishte veçse nji rrenë pa krypë me i trajtue shumicën e gazetarëve boshnjakë si
çkado tjetër veçse shembull për kolegët e tyne tjerakund, për bamat e tyne gjatë luftës. Megjithatë,
asht ndigjue shum herë, në Uashington, Bruksel e ngjeti, se nëpunësit e mediave në Bosnjë
duheshin me u arsimue e me u aftësue mbi metodat, standardet dhe etikën profesionale. Shum
diskutime rrehnin çashtjen e financimit të projekteve të tilla arrogante. Qyshdoqoftë, këso
udhëzimesh nuk u vyenin gja punuesve medialë të Bosnjës, sidomos jo prej ShBA-së e Britanisë.
Nëpunësit medialë boshnjakë s’kishin ç’me mësue prej gazetarësh të huej, të cilët ma parë, kishin
nevojë me mësue prej kolegëve të tyne nga Bosnja. Ba me e pasë bombardue terroristët ndërtesën
e San Francisco Chronicle, po e zamë, shum pak gazetarë të San Franciskos kishin me i mbetë

105
besnikë qëndrimeve profesionale, por kishin me u vu me e mbrojtë qytetin dhe punën e vete.
Shum sish do t’emigronin fill në Kanadë.
Ç’domethanie ka togfjalëshi profesionalizëm gazetaresk? D.m.th. vetërespekt. D.m.th. se
gazetarët dhe redaktorët refuzojnë me rrejtë, me i shërbye qëllimeve propaganduese, me nxitë
dhunë, me pranue ryshfete për me e raportue lajmin. Po ashtu d.m.th. me i kuptue rreziqet e
profesionit e jo me u zbythë a me ngurrue kur lypset me raportue prej zonave të luftës a skenave
të trazinave a të krimeve, të zjarmit a të fatkeqsive natyrore. D.m.th mos me e drashtë
ballafaqimin me kritikën. E për gazetarët që shkruejnë, d.m.th. me ngulmue në saktësi e qartësi,
me iu shmangë përfshimjes së teprueme të vetvetes në shkrim si dhe vetëkënaqësisë së teprueme.
Po, siç kanë thanë të tjerë, objektiviteti profesional i gazetarëve nuk don me thanë neutralitet.
Punuesit medialë nuk munden me e refuzue mbrotjen e qytetit të tyne, të kombit, të vendit, të
bashkësisë fetare, si dhe të të drejtave njerëzore të viktimave. Nga asnji gazetar nuk mund të
pritet me pasë konsideratë të veçantë a mirëkuptim ndaj kriminelëve si Slobodan Miloš ević-i, me
pretekstin e neutralitetit. Objektiviteti nënkupton raportimin e të vërtetës mbi politikën kriminale,
mbi krimet e luftës, mbi fashizmin e stalinizmin, mbi terrorin, mbi gjenocidin. Ai nuk nënkupton
me kërkue prej gazetarit musliman t’i trajtojë çetnikët me simpati, aq sa s’kish me i kërkue kush
nji gazetari hebre në Nju Jork me i trajtue nazistët me simpati.
Me këto standarde jo veç se mundemi me e lavdërue shumicën e gazetarëve në Republikën e
Bosnjë–Hercegovinës; njikëta gazetarë kanë dëshmue nivelin ma të naltë të profesionalizmit kudo
në botë.
Gazetarët amerikanë besojnë në konceptin e fjalës së lirë që na në gazetarinë amerikane e
quejmë «petku pa tegel». Kjo d.m.th. me e shtri të drejtën për me folë e me shkruejtë simbas
qefeve të gazetarit, pa censurë a kufizime paraprake. U mor vesh, siç pati thanë nji jurist i shquem
amerikan njiherë, nuk mund ta ketë të drejtën me britë «zjarm!» në nji teatër të mbushun plot.
Nëse mendimet e shqiptueme a të shkruejtuna të nji individi përmbajnë «fjalë të ngatërrimeve» që
të çojnë në kërleshje fizike, ai individ duhet me u mbajtë përgjegjës para ligjit. Qe pra pse nuk
kishte kundërthanie mes përkrahjes për bombardimet e NATO-s mbi Radio-Televizionin e
Sërbisë gjatë luftës dhe kërkesës për liri të plotë të shtypit. RTS-ja, veç historisë së saj si agjenci
propagandistike që ia humbi të drejtën me u trajtue si institucion gazetaresk, ishte edhe zani i
anmikut të NATO-s gjatë luftës; prandej loja ishte pa hile. N’anën tjetër, edhe pse, simbas
gazetarëve të vërtetë, ishte e pranueshme nga pikëpamja e lirisë së shtypit që NATO-ja ta
bombardonte RTS-në, nuk ishte e pranueshme me i detyrue mediat sërbe në «republikën sërbe»
të Bosnjës me transmetue edicione lajmesh pro NATO-s. Me e bombardue nji anmik lufte asht
nji gja; me i detyrue mediat pro-anmike në nji shtet të tretë me e ndjekë nji vijë të caktueme asht
nji gja tjetër. Në mungesë të përleshjes së vërtetë, vetëm deklaratat e thana a të shkruejtuna nuk
do të duheshin, simbas amerikanëve të vërtetë, me u censurue a kufizue tjetërqysh.
Megjithëse ky parim mundet me u kundërshtue prej disa boshnjakëve që vuejtën nga
terroristët gjatë luftës së atjeshme, por edhe prej shqiptarëve në Kosovë, ai shum ma vështirë do
të pranohet prej nji pjese të funksionarëve në Bosnjë–Hercegovinë a Kosovë. Me nji fjalë,
shumica e këtyne funksionarëve, që ishin ngarkue me përgjegjësinë për t’i «zhvillue» mediat
lokale, nuk e kuptonin a pranonin konceptin amerikan të shprehjes së lirë. Ata ishin kryesisht
europianë perëndimorë e veriorë të cilëve qeveritë ua rregullojnë mediat, prandej nuk e kuptonin
dot idenë e mediave të parregullueme. Disa sosh, megjithatë, ishin edhe amerikanë që, tue pasë
dalë në Ballkan, e kishin harrue trashëgiminë e tyne kushtetutare dhe kishin zanë me e pa veten
ma parë si pjesëtarë të «bashkësisë ndërkombtare» sesa si amerikanë.
Ndër këta njerëz, që morën përgjegjësinë e madhe t’udhëheqjes së mediave lokale, kish edhe
nji tjetër problem: pak vetë, mos me thanë asnji prej tyne, ishin gazetarë. Njani që rregullisht jepte
mendime mbi gjendjen e mediave të Bosnjës për opinionin boshnjak, me titullin mbresëlanës
«këshilltar i naltë i mediave» në OSBE, ishte ish-oficer ushtarak mjekësor britanik. Nji tjetër, me
titullin mbresëlanës prej «këshilltari të naltë të mediave» n’OSBE, detyrat e të cilit përfshinin
«strukturimin» e mediave në Bosnjë, ishte doktor i psikologjisë. Shum boshnjakë nuk po ia dilnin

106
me e marrë vesh se cilat kualifikime profesionale e kishin ba çiftin e tyne të përshtatshëm me u
caktue rregulla gazetarëve. Asnjani prej tyne, kuptohet, nuk kish me ia besue gazetarit kurimin e
ankimeve të tyne mjekësore a psikologjike. Pse, pra, duheshin nëpunësit medialë të Bosnjës me ia
besue cilitdo prej tyne administrimin e mediave? Nëse kjo ishte e domosdoshme, bile të bahej
prej gazetarëve, jo prej infermierëve.
Por kjo nuk ishte e domosdoshme. As mediat ma së paku të nderueme në Bosnjë-
Hercegovinë nuk ishin hiç ma të këqija sesa kudo tjetër nëpër vendet ish-socialiste, e do-do bile
ishin larg ma të mira; as nuk ishin inferiore kundrejt mediave në ShBA e Britani, sa me i për -
mendë shembujt që shpesh i sugjerojnë funksionarët e huej për t’u imitue. Dhe kurrnji nëpunës
medial i Bosnjës i cilësdo prirje, tue i përfshi ata sërbë në Banja Llukë dhe ata kroatë në Mostarin
perëndimor, nuk ishin as në gjendje as t’interesuem me e nisë nji luftë të re. Pra, të huejt s’kishin
tagër hiç me u përzi në mediat e Bosnjës. Ma mirë të kishin gjetë vende të tjera me ushtrue
kirurgjinë e psikologjinë, e ta ndalnin eksperimentimin me Bosnjë-Hercegovinën a thue se ishin
doktor Frankenstein-a. Mbase thelbi i vërtetë i këtyne nyjave ishte se të ngarkuemit me këto
përgjegjësi të randa nuk ishin kompetentë me i zbatue ato, u mungonte imagjinata, dhe prandej
improvizonin. Por ishte krejt e papranueshme me i lejue të huejt me ardhë e me improvizue e
eksperimente me jetënat e njerëzve të Bosnjë-Hercegovinës.
Nji tjetër zyrtar i huej në Sarajevë, puna e të cilit përfshinte licencimin dhe ndëshkimin e
transmetuesve televizivë, deklaroi se misioni i burokratëve të tillë në Bosnjë-Hercegovinë
konsistonte në ndamjen e mediave prej partive politike dhe në shtypjen e nacionalizmit në media
dhe politikë. Por nuk ban me e propozue të njejtën paketë standardesh për këto çashtje. Asht
tuhafllëk me pandehë, nën pretekstin e luftës së viteve 1992-95, se në Gjermani, Austri, Suedi,
Norvegji a ShBA partitë politike mundeshin me posedue a me ndikue në gazeta, por jo në
Bosnjë-Hercegovinë. Dhe ishte ma se e papranueshme me thanë së n’Irlandë a Kataloni lëvizjeve
nacionaliste duhet me iu qasë nëpërmjet negociatave, dialogut dhe nxitjeve të pjesëmarrjes
qytetare, e se n’Amerikë pakicat nacionale a sociale mundeshin me avokue për të drejtat e tyne,
por jo në Bosnjë-Hercegovinë. Kurrkush që s’ka luejtë nga mendtë e kresë s’kish me i mohue të
drejtën hebrejve për ta ba kallximin e nazistëve e të Holokaustit, apo zezakëve në ShBA e Britani
për t’iu kundërvu kolonializmit e racizmit. Por muslimanëve të Bosnjës iu ndalue me ligj me i
përdorë fjalët çetnik dhe gjenocid nëpër shkolla e media.
Nji kritikë e ashpër ndaj planeve të hartueme nga «bashkësia ndërkombtare» për «kontrollin e
mediave» në Kosovë u ba përmes letrës së hapun që James H. Ottaway, Jr., kryetar i Komitetit
Botnor për Lirinë e Shtypit i dërgoi më 13 gusht 1999 Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të
Bashkueme, Kofi Annan, dhe kryetarit të OSBE-së, Knut Vollebaek. Letra thonte: «Jemi shum të
trazuem në KBLSh tek i shohim planet për sistemin e kontrollit të mediave në Kosovë. Me gjithë
ndikimet negative të masave të ngjashme të marruna prej Komisionit të Pamvarun të Mediave në
Bosnjë, OSBE-ja – me bekimin e Kombeve të Bashkueme – duket se synon me imponue reçeta e
kufizime për mediat informative, dikur të lira, në Kosovë… Si nji organizatë e zotueme për
shtypin e lirë dhe rrjedhën e lirë të lajmeve gjithsekah, duhemi me e kundërshtue themelimin prej
OSBE-së të nji t’ashtuquejtuni Departament për Çashtje të Mediave, i cili do të shkruente kode
për t’u zbatue… dhe të ‘vëzhgonte bindjen si dhe të themelonte mekanizma detyrues’.
«Nga vetë fillimi i vendimit të përbashkët për ta krijue nji sistem për kontrollin e mediave në
Bosnjë, Komiteti Botnor për Lirinë e Shtypit me të tjerë ka paralajmërue se kjo do të shërbente si
nji precedent i rrezikshëm për operacionet e OKB-së tjerakund – veçantisht në Kosovë. Kjo
tashma edhe u dëshmue, me gjithë paralajmërimet e shpeshta se përvoja e dyshimtë dhe e
papërmshelun nga Bosnja nuk do të duhej me u përsëdytë në Kosovë.
«Planet e tilla, fatmjerisht, nuk e tejtojnë pamvarësinë e mediave informative – qëllim i synuem
ky i grupeve të përbashkëta ndërkombtare që punojnë nëpërmjet Kombeve të Bashkueme në
Kosovë. Vumjet e rregulloreve të tilla, ç’asht e drejta, bien ndesh me parimet e demokracisë dhe
të lirisë të cilat Kombet e Bashkueme janë zotue me i mbështetë.

107
«Para luftës katastrofale në Kosovë, atje ka funksionue shtypi i lirë. Megjithëqë nji ndihmesë
financiare kishte me u mirëpritë për rindërtimin e shtypshkronjave dhe të mundësive
transmetuese, urdhnimi prej jashtë se si me operue me to as nuk nevojitet as nuk kërkohet. Kjo,
në fakt, mundet me e damtue qëllimin për me i ndihmue mediat e pamvaruna që të lulëzojnë
sërisht në Kosovë.»
Merret me mend, pra, më 13 tetor 1999, Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkueme në
Kosovë, i njohun si UNMIK, që në shqip mundet me u shqiptue ja si «unë mik» ja si «anmik», i
qortoi vendasit për «nëpërkambjen e lirisë së fjalës». Ani që UNMIK-u me të drejtë e dënoi
«përnxitjen e dhunës» ai po ashtu i sulmoi «keqinformimin, ofendimet, shamjet dhe sulmet
personale» të cilat, në ShBA dhe Britani janë thjesht çashtje të kodit civil. Këto «nëpërkambje» me
logjikën e reflektimit të pasqyrës, u vlerësuen si «nji sulm mbi lirinë e shtypit». Gjendja nuk ishte
fort premtuese për mediat shqiptare në Kosovë; por për dallim prej atyne në Bosnjë-
Hercegovinë, që duheshin me kcye simbas muzikës së të huejve, tue qenë se ishin vorfnue, të
financueme në pjesë të madhe, e në do raste madje edhe të menaxhueme, prej të huejve, mediat
shqiptare ishin bukur fort të pamvaruna dhe mbaheshin nga diaspora, si dhe nga reklamat lokale.
Kjo punë u dramatizue në nandor të 1999-ës kur Agron Bajrami nga gazeta Koha Ditore,
përdori gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung si nji forum për ta sha misionin e
OSBE-së në Kosovë për qëndrimet ndaj gazetarëve vendas. Bajrami u ankue se Daan Everts,
shef i OSBE-së, kambëngulte që punuesit e mediave shqiptare në Kosovë të pajtoheshin me nji
«kod të mirësjelljes» që do të zbatohej mbi punën e tyne; por kodi ishte shkruejtë prej
këshilltarëve të huej të mediave e jo prej gazetarëve të Kosovës. Bajrami po ashtu spikati
injorancën me të cilën shum funksionarë të huej në Kosovë i kryenin aktivitetet e tyne; ta zamë,
Koha Ditore ishte etiketue si nji gazetë e kontrollueme prej UÇK-së të njejtën javë kur
përfaqësues të UÇK-së i sulmuen ashpër redaktorët kryesorë të saj, tue e përfshi Veton Surroin,
për shkak se e kishin kritikue ngatërrimin e pandehun të UÇK-së në dëbimin masiv të sërbëve
prej Kosovës.
Më 28 Nandor, në Ditën e Flamurit, ditë kombtare kjo për të gjithë shqiptarët anekand botës,
pati edhe nji incident tjetër: në Radio Gjilan nga ora 4:20 mbasdite, stacioni po transmetonte
kangën Marshi i UÇK-së, nji baladë prekëse por jo provokuese, këndue nga kangëtari tejet popu-
llor Arif Vladi. Nji ushtar amerikan, që asnjiherë nuk u emnue, hyni në lokalet e stacionit dhe
urdhnoi që, simbas vendimit të komandantit të tij, transmetimi të ndalej për shkak të shkeljes
«përhapje e propagandës nacionaliste». Mosmarrëveshjet me personelin e banë amerikanin që, siç
kumtohet, t’i këpuste telat e kabllot, tue e lanë stacionin pa rrymë.
Cilido të ketë qenë autoriteti ose veprimi i ndërmarrë nga amerikani i panjohun, nandë anëtarë
personeli të stacionit mandej u arrestuen dhe u mbajtën prej orës 5.35 mbasdite deri në 2.15 të
mjezit të nesërmen. Radio Gjilani nuk transmetoi gja për disa ditë mbaskëndej.
Pandehma se shqiptarët e Kosovës do ta lejonin cilindo të huej me i ndalue nga përshkrimi i
krajatave të tyne prej nji shekulli si përpjekje gjenocidi, ose nga transmetimi i kangëve patriotike
në ditë feste kombtare, ishte thjesht e pamundshme. Çfarëdo përpjekjeje kësisoj do të përfun-
donte me rezultate jo shum të kandshme. E ashtuquejtuna «bashkësi ndërkombtare» asht dashtë
ta ketë kuptue se problemi me mediat në luftnat e Jugosllavisë ishte pikërisht në Sërbi, jo ndër
boshnjakë a shqiptarë. Por kjo «bashkësi ndërkombtare» ishte shum frikacake e s’guxonte me ia
prishë fort tymin e duhanit Miloš ević-it në territorin e tij, ose, meqë ra fjala, as Tuđman-it në
Zagreb; të molisunat, të plaguemet, të përgjakunat Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë ishin ma të
lehta për t’u ngatërrue.
Por shqiptarët e rëndomtë të Kosovës duheshin me mendue për gjana të tjera, gjana që nuk
prisnin; nga tetori i 1999-ës, aq ishin zhgënjye me politikat e Hashim Thaçit dhe të «qeverisë» së
tij të UÇK-së, sa kërkonin prej të huejve që menjirend t’i mbanin zgjedhjet. Anketat parashikonin
që Thaçi do të humbte 4 me 1 në votat për president, dhe se kish gjasa të forta që të fitonte
Rugova, të cilin «bashkësia ndërkombtare» dhe gazetarët e huej e kishin flakë tutje prej kohësh si
nji limon të shtrydhun.

108
«Bashkësia ndërkombtare» po tregonte pak ose aspak aftësi për të mësue prej gabimeve
vetjake. Por për shqiptarët vlente krejt e anasjellta. Ata kishin mësue shumçka nga vuejtja që e
përshkruem këtu sipër. S’do mend, i njejti gjenocid i tentuem – çka në të vërtetë ishte, pa asnji dy-
shim – ishte pasë përsëritë në formë ciklike për disa dhetëvjetësha radhazi. Por absurditetet dhe
dështimet morale të t’ashtuquejtunës «bashkësi ndërkombtare» po ashtu ishin ciklike e të
përsërituna.
Nji shembull shkollor mundet me u marrë nga jeta e priftit katolik dhe poetit, Atë Gjergj
Fishta, poema epike e të cilit, Lahuta e Malcís, ishte libri i parë që u ribotue në «Kosovën e lirë».
Më 1913, ai themeloi periodikun katolik Hylli i Dritës në Shkodër, që u ba, pa asnji dyshim, pub-
likimi ma i randësishëm në gjithë historinë e kulturës shqiptare. Shkodra mandej u pushtue prej
trupash të hueja dhe u administrue nga administratorë britanikë. Në korrik të vitit 1914, Hylli i
Dritës botoi esenë klasike të Atë Fishtës «Komedi e pasinqertë e shek. XX» në të cilën i kritikonte
autoritetet ndërkombtare që e shkonin kohën kot dhe nuk banin kurrgja për t’i mbrojtë a
përmirësue jetënat e shqiptarëve. U urdhnue të mbyllet revista, kurse administratori britanik në
Shkodër, kolonel G. Philips, e dënoi Atë Fishtën in absentia me 20 muej ekzil n’ishullin e Maltës.
Po Atë Fishta iku prej qytetit, dhe mbeti i mshefun ndër male me vite të tana.
Ky incident do të kishte jehonë të zashme për transmetuesit dhe gazetarët e tjerë në Sarajevë
më 1999, që u gjobitën e u censuruen nga zyrtarë të huej që as nuk dinin të lexonin, as të
kuptonin se ç’kishin thanë e shkruejtë kundërvojtësit e pandehun. Punuesit medialë të Sarajevës i
dëshmuen përpjekjet e vrazhda të «këshilltarëve» amerikanë për ta nënshtrue gazetën heroike
Oslobođenje (Çlirimi) me mbyllje. Fatkeqsisht, ashtu siç ishte përsëritë historia në formë të
masakrave sërbe në Kosovë, ajo dukej e vendosun me u përsëritë nëpërmjet paaftësive të
zyrtarëve ndërkombtarë në të njejtën zonë.
Për ma shum, u mor vesh, doktrina e të huejve mbi barazinë morale ndërmjet agresorëve
sërbë dhe viktimave të tyne zbatohej deri në pikë të fundit edhe në Kosovë, ku OSBE-ja mbante
me qinda sërbë si personel dhe përditë theksonte se mbrojtja e tyne asht ndër përparësitë e saja
kryesore. Administratorët e rij kolonizues të Kosovës ishin me sa duket të mishnuem me nji
parim që ma së miri mundet me u quejtë «shantazh ndihme», simbas të cilit asnji ndihmë e vërtetë
ekonomike nuk do të vinte në rajon derisa shqiptarët të dëshmonin se ua kishin falë mëkatet
sërbëve. Ky asht spjegimi logjik për vonesat e gjata në kalimin e fondeve tek zyrtarët vendorë, gja
që rezultoi me ndërpremje të shpeshta të rrymës elektrike, si nji nga shembujt e shumtë të
mungesës së përgjithshme të shërbimeve për popullsinë vendase.
Në tetor 1999 taksistët merrnin 50 DM për nji udhë kthyese Prishtinë-Mitrovicë, qytetin
industrial në veri të Kosovës, me kushtin që t’u qartësohej fill se nuk do të rrinin ma shum se nji
orë e pak dhe të mos u kërkohej me e kalue zonën shqiptare; Mitrovica ishte nda. Ata ngurronin
me i ra nga afër lumit Ibër, kufinit anames zonës shqiptare dhe asaj sërbe. «Asht shum rrezik»
thoshin. Rruga kalon nëpër Milloshevë, që merr emnin mbas Millosh Kopiliqit, vrasësit legjendar
të Sulltan Muratit. Tyrbja e Sulltanit asht po ashtu afër dhe në rrugë venerohen shenjat e luftës, që
shpeshherë zhduken në kthesa nëpër fushë ose ngushtohen në njanin shirit të rrugës.
Mitrovica qe kthye në simbol po aq potent në mënyrën e saj sa edhe tyrbja e Sulltan Muratit, të
cilin e vizitoi edhe udhëheqësi turk Süleyman Demirel. E premtja më 15 tetor 1999 zbardhi me
nji protestë të studentëve shqiptarë në bregun e lumit Ibër, që ishte planifikue me javë. Me mija
shqiptarë të rij, prej të cilëve disa shum të rij dhe do të tjerë që kaherë e kishin kalue moshën
studentore, kërkonin me e kalue urën. Pozita e studentëve ishte ma se e kuptueshme: godinat
kryesore universitare ishin matanë urës, në territorin me sërbë. Protestat filluen me u trazue.
Trupat franceze dhe policia vazhdimisht hedhnin bombula me gaz lotsjellës mbi turmën. Katër
nga «paqeruejtësit» francezë u plaguen, bashkë me nja 22 shqiptarë, tue e përfshi nji çun 12-
vjeçar; 100 shqiptarë kërkuen ndihmë mjeksore për sytë, madje dy u shtrinë në spital të
Prishtinës.
Me nji përfundim që i befasoi gazetarët perëndimorë, por edhe të tjerët, tue i përfshi edhe
sërbët, trazinat mbaruen kur pjesëtarët e të sapoformuemes Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK),

109
e cila ishte themelue me nxitjen e të huejve dhe për të cilën sërbët shfrynin se s’asht tjetër veçse
UÇK-ja n’uniforma të reja, arritën dhe i larguen protestuesit. Sido me qenë, veç mbas pak ditësh
përfaqësuesit e KFOR-it e mohuen kategorikisht se kishin kërkue prej TMK-së ndihmë për
shtypjen e protestës.
Bernard Kouchner, kryeadministratori i huej në Kosovë, po e festonte shpërblimin, po atë të
premte, me Çmimin Nobel për organi zatën humanitare bashkëthemelues i të cilës ishte, Medicins
Sans Frontiers (Mjekët pa kufij), kur mori lajmin për përleshjet. Disa cinikë perëndimorë, që
shihnin në politikën e Çmimeve Nobel përpjekje për t’i madhnue ata që kishin nevojë të
mbështeteshin për dështimet ose projektet kontraverse humanitare, sugjeruen se ky çmim
përfaqësonte nji rrekje për ta largue vëmendjen nga dështimet e qarta të misionit të Kouchner-it
në Kosovë. Vetë Kouchner ishte mjaft modest. Protesta në Mitrovicë tregonte se ai dhe kolegët e
tij nga Mjekët pa Kufij përballen me «shum sfida» siç pohonte ai. «Mitrovica asht tani e qetë me
mbarimin e protestave. Por po përballemi me gjendje të randë dhe mjaft simbolike. Personalisht
ndjej se jemi tepër larg pikës së pajtimit» ndërmjet shqiptarëve dhe sërbëve, do të pranonte në nji
nga ma të mëdhajat formulime të rezervueme të tana kohëve. Zgjidhja e tij, megjithatë, ishte
ambige: «krahasjetesa.»
Me «krahasjetesë» në Mitrovicë a nënkuptohet ngulmimi në ndjamen e saj në dy zona, apo
përpjekja për ta rivendosë nji qytet të përziem? Mediat sërbe dhe disa ndërkombtare, tue e përfshi
Grupin Ndërkombtar të Krizave, e barazonin Mitrovicën e ndame me qytetin e plaguem her-
cegovas të Mostarit; javorja beogradase Vreme (Koha) e quente këtë qytet kosovar «Mostari mbi
Ibër». Kishte ngjashmëni mes dy qyteteve, por kishte edhe dallime të ndjeshme. Mundet se nji
prej aspekteve ma të theksueme të përbashkëta ishte se administrata perëndimore në të dyja
qytetet ishte ba krejt e hutueme nga paaftësia e francezëve, të cilët u gjendën në mes të
rebelimeve kroate kur u munduen me e çarmatue popullin në Mostarin Perëndimor nji a dy ditë
para se të ndesheshin me shqiptarët në Mitrovicë. Këta të mbramët i shihnin francezët si shokët
ma të mirë të çetnikëve, pa marrë parasysh se sa çmime të paqes mund t’i tubonte Kouchner-i me
shoqni.
Nji prej dallimeve kryesore mes Mostarit dhe Mitrovicës ish se në këtë të mbramin shqiptarët
ashiqare pengoheshin me e rimarrë kontrollin mbi pjesën veriore përmjet nji aksioni masiv, nëse
jo me armë. «Vjehrrës sime iu desh m’e lanë shpinë që ka atje» thotë Zana I., ish-profesoreshë
universiteti. «Duem të na kthehen shpitë. Dajën e burrit e vranë shkijet matanë. Ishte nji plak që
mbante nji shitore. I shkuen dhe nisën me ia thye dritaret, e meqë ai dinte me folë sërbisht mi rë,
doli e i pyeti ç’po banin. I ranë në krye dhe vdiq mbas nja tetë orësh».
Sjellja e banuesve sërbë në pjesën veriore nuk ishte ma e mirë. Në nji përleshje më 15 tetor,
sërbët matanë lumit i provokonin shqiptarët e mbledhun tue thirrë kushtrime çetnike, dhe
Mitrovica ishte qendër e agjitacioneve për formimin e Trupave Mbrojtëse të veçanta sërbe, megj-
ithëse TMK-ja i përfshinte do sërbë, boshnjakë dhe turq në misionin trajnues në Francë.
Mbrenda pak ditësh opinioni shqiptar u trazue risht nga kumtime se famëkeqi Šeš elj ishte pa në
hotelin «Treš » në Zveçan, «para hundëve të KFOR-it» simbas fjalëve të ditores Bota Sot. Të
nesërmen KFOR-i nuk pranoi me komentue lidhun me kumtimet se e kishte arrestue nji grup
pjesëtarësh t’armatuem të «Trupave Mbrojtëse» të sërbëve të Kosovës afër vorrezave të Mitro-
vicës, që me gjasë vinin nga Zveçani. Në nandor, gazeta e «pamvarun» beogradase Danas (Sot)
raportonte plot zell se punuesit sërbë të spitalit të Mitrovicës ishin «nën trysni nga përfaqësuesit e
bashkësisë ndërkombtare... që, n’emën të shumkombsisë, ta pranonin kthimin e kolegëve të tyne
shqiptarë» por se këta sërbë humanë i kishin «ra mohit nji propozimi të tillë me ndihmesë në
valuta të hueja nga administratori i huej Martin Garrod». Ata paguheshin, siç e pohonin plot
mburrje, me rroga t’ulta por të rregullta nga qeveria sërbiane.
Nji paralele ndërmjet Mitrovicës e Mostarit, e pse jo edhe e ndërmjet këtyne dy qyteteve me
Sarajevën, Banja Llukën, Prishtinën e Beogradin, ishte gërshetimi i përleshjeve etnike me
pakënaqësinë ekonomike. Njikohësisht me protestat e studentëve shqiptarë në Mitrovicë për

110
qasje ndaj universitetit, mësimdhanësit e shkollave të mesme në qytet kërcënonin ta nisnin grevën
për t’ardhuna.
Nji vrojtim i mbramë u ba nga gazeta shqipe Fakti, që botohet në Maqedoni, në nji editorial të
ribotuem në Kosovë: për shqiptarët, «Mitrovica do të jetë vendi ku do të tregohet nëse NATO-ja
e ka arritë nji fitore të plotë». Mbrenda këtij formulimi t’arsyes së shëndoshë mshefej nji univers
kuptimesh, që veç i panjohun a i pakuptueshëm nuk ishte për autoritetet e hueja në Kosovë, nga
Bernard Kouchner-i e teposhtë.
Për shqiptarët, portreti i historisë në Kosovë asht portret i anmikut. Jo portret i sërbëve a
ndonji anmiku tjetër njerëzor; por i vetë historisë si kundërshtare. Me gjuhën e tyne ilire dhe
traditat mesdhetare, ata prej kohësh e kishin sfidue historinë. Por, mundemi me shpresue e me u
lutë, për të mirën e tyne, se me ndërrimin e mijëvjetëshit, historia çfarë e kishin njohtë përherë,
ma së mbrami po merr fund.

111
IX.
KOSOVA HYN NË SHEKULLIN XXI
Viti 2000 filloi në ish-Jugosllavi me ndryshime dramatike politike: me fitoren dërrmuese
t’opozitës së social-demokratëve dhe të social-liberalëve në zgjedhjet e mbajtuna në Kroaci më 3
janar, disa javë mbas vdekjes së Franjo Tuđman-in. Rezultatet do të kenë nji ndikim mbi mbarë
rajonin. Por, a do t’ishte efekti kryesisht negativ apo pozitiv, kjo do të mvarej nga nji varg
faktorësh.
Ma e mira nga të gjitha mundësitë ishte nji revolucion ekonomik dhe politik që do të vente nji
shembull për fqinjët e Kroacisë – madje edhe për fqinjët e largët të saj si Kosova e Rumania.
Kroacia asht nji nga ato vende i sh-komuniste, jo doemos të Ballkanit, që pati mjaft vështirësi me
u përshtatë me rendin e ri kapitalist. Lufta e viteve 1991-95, e cila zakonisht fajsohet për
problemet e Kroacisë në këtë fushë, nuk mund të vazhdonte me qenë spjegim bindës. Pesë vjet
kishin kalue nga koha e nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Kroacia ishte rindërtue dhe
kryeqyteti i saj, Zagrebi, po shndriste. Prapseprap, hapi i reformës ekonomike, e sidomos
privatizimi, ishin të ngadalshëm.
Kjo ndodhte me gjithë potencialet e mëdhaja sociale të Kroacisë – nivelin e naltë t’arsimimit,
etikën e vërtetë të punës dhe traditën e tregtisë. Sikur administrata e re kroate të mundte me e
nisë nji program efikas për decentralizimin e qeverisë, privatizimin, zvogëlimin e tatimeve,
krijimin e vendeve të punës përmes frymës ndërmarrëse dhe zgjanimin e tregtisë së jashtme, kjo
kish me shërbye si frymëzim për ato vende që kanë ngecë në transicionin global ekonomik.
Po ashtu, kjo do të mundte me ofrue nji shembull të dobishëm për shtetet e tjera
problematike, veçantisht për Jugosllavinë e cungueme. Nji kalim i rregullt i pushtetit nga partia e
tipit të HDZ-së së Tuđman-it – parti që shum veta në ish-Jugosllavi e lidhin me presidencializmin
personalist – drejt demokracisë së mirëfilltë parlamentare, përfaqësonte nji sprovë të
tejzakonshme për qytetarët e Sërbisë. Sërbët ose duhej të përmbledheshin e t’i ndiqnin trendet
ose të zhyteshin edhe ma tej n’errësinën e gangsterizmit politik, të zbehjes kulturore dhe të privi-
meve ekonomike.
Por nji ndryshim aq fatlum mbas epokës së Tuđman-it në Kroaci nuk ishte aspak i garantuem,
dhe pjesë e problemit këtu ishte tradita centraliste, artificialisht unitariste, e titizmit. Koalicioni, që
e kishte fshi votën kroate, bashkoi dy forca fort të ndryshme: social-demokratët e Ivica Rać an-it –
pra, ish-burokratët komunistë që e sundonin Kroacinë deri në vitin 1990 – si dhe social-liberalët e
Draž en Budiš a-s.
Rać ani u ba kryeministër, ndërsa Budiš a e synonte presidencën në rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Nën sistemin e krijuem nga Tuđman-i, presidenti do ta ushtronte pushtetin e vërtetë – të paktën
derisa shumica në parlament të mbledhte forcë me e ndryshue kushtetutën. Në zgjedhje, Budiš a
humbi kundruell kundërshtarit të vet Stipe Mesić -it, kandidatit të Partisë së vogël Popullore
Kroate (PPK), i cili fitoi me përkrahjen e Social-Demokratëve, me njifarë tradhtie ndaj koalicionit
t’opozitës. Mesić -i, kryetari i fundit i Jugosllavisë së dikurshme, shihej si përfaqësues i kthimit të
stabilitetit në gjithë shtetin, megjithëse ai nuk mund të kundrohej si partizan i rivendosjes të
titizmit, program i msheftë ky për të cilin shum kroatë do të kenë votue kur e kanë dhanë votën
për Social-Demokratët.
Fatkeqsisht, Partia e Rać an-it ishte social-demokrate pos n’emën, ndryshe nga partitë që e
përdorin këtë etiketë në Gjermani e Skandinavi, ku ka histori të gjatë të antikomunizmit.

112
Kurrkush s’e paramendonte që Rać an-i ta rrëmbente pushtetin diktatorial me grusht revolucionar
shteti. Por problemi me shum komunistë që u «reformuen» mbasi u larguen nga pushteti në
dhetëvjetëshin paraprak nuk ishte në joshjen ndaj nji totalitarizmi të ri, porse në mbijetimin e disa
atavizmave. Këta përfshinin nji besim n’ekonominë shtetnore, demagogji në sociale, parapëlqimin
e polarizimit politik, ma parë sesa në konsensusin dhe vullnetin që, nëse jo edhe për me i
monopolizue mediat dhe shtetin, së paku, me i drejtue ato nga qëllimet e ngushta partiake. Rać an-
i i kishte tregue ngjyrat e veta të pandryshueshme me përdorimin e herëmbashershëm të retorikës
ultraradikale. Ai po ashtu i kishte përdorë sindikatat që ishin përkrahëse tradicionale të burokacisë
komuniste në Jugosllavinë e dikurshme.
Me gjasë shenja ma alarmuese nga Rać an-i dhe përkrahësit e tij ish argumenti se privatizimet e
jetësueme nën pushtetin e Tuđman-it duheshin anulue me arsyetimin se i favorizonin ndjekësit e
ish-presidentit. Çdo kthim në pronësinë shtetnore, pamvarësisht nga arsyetimet e dhana, do t’ish
mjerim për Kroacinë dhe rajonin si tanësi.
Thelbi i nji shoqnie vërtet demokratike e të lirë qëndron në përcaktimin e fuqisë ekonomike të
ndërmarrësisë, pra të ndërmarrjeve të lira. Shi në këtë fushë, dy shekuj socialistësh u dëshmuen
krejt të gabuem. Nji ekonomi që bazohet në çkado tjetër përveç investimit dhe punësimit të lirë e
të pamvarun nuk asht fare ekonomi.
Tue iu kthye analizës së shtjellueme në kaptinën VI, do të mundeshim me thanë se secila nga
republikat ish-jugosllave ofronte nji shembull të opsioneve të hapuna për gjithë botën ish-
komuniste, megjithëse ekspertët dhe funksionarët e politikave të jashtme të bashkësisë
ndërkombtare kurrë nuk e kishin mendue kështu. Mbas shpërbamjes së Jugosllavisë, Sllovenia
dhe Maqedonia i hynë procesit të krijimit t’ekonomisë borgjeze, të lehtësueme nga pozitat e tyne
gjeografike, tue qenë secila në kufi me shoqni moderne kapitaliste me të cilat mundeshin me
tregtue. Sllovenia u ngjante shteteve baltike, Maqedonia ishte sikur kusherina e saj etnike
Bullgaria.
Kroacia prej agresionit sërb u detyrue me hy në njifarë bonapartizmi kombtar, ose etatizmi
personalist; tugjmanizmi u shndërrue në nji lloj të veçantë të neo-titizmit, nga i cili ridoli me pak
vonesë nji shoqni borgjeze, por në të cilën nji zhvillim i borgjezisë vetë mbeti bajagi i vonuem…
dhe në të cilën Rać an-i ngjadhënjeu kundrejt Budiš a-s. Por në Kroaci, të paktën nomenklatura e
vjetër e cila e identifikonte veten ma fort me jugosllavizmin sesa me kroatizmin ishte shue, qoftë
vullnetarisht qoftë me trysni, tue e lanë kështu rrugën të hapët për paraqitjen e nji klase afariste
kombtare.
Sërbia qe kthye në shtet gangster, në të cilin vepronin tipa si Arkani tue i mundësue
nomenklaturës me vazhdue me e mbajtë pushtetin.
Në Bosnjë-Hercegovinë, procesi ishte trumhasë edhe ma fort prej lufte sesa në Kroaci. Nuk
ishte shfaqë kurrfarë bonapartizmi kombtar për shkak të natyrës së ndame në tresh dhe të
hutueme të përpjestimeve ekonomike, që e pasoi Dejtonin. Në njanën anë, filloi lufta ndërmjet
ish-nomenklaturës dhe elitave nacionaliste për kontrollin e ekonomisë. Ish-nomenklatura, siç
mund të parashikohet, nuk ish e suksesshme në këtë pikë në Sarajevë, ku shumica e sektorit të saj
jugosllav kishte mbetë e paluejtun, dhe, siç do ta shohim, ishte ndihmue me mbijetue nga bashkë-
sia ndërkombtare. Meqë modeli i krijuem nga autoritetet e hueja në Bosnjë-Hercegovinë ishte nji
precedent i keq për Kosovën, por, pothuejse falë mrekullisë, deri diku u shmang e u rezistue prej
shqiptarëve të Kosovës, duhemi me e shqyrtue modelin e parë për ta kuptue t’ardhmen e të dytit.
Të dy, megjithatë, përfaqësonin veçse variacione në praktikën e imperializmit humanitar.
Por shi këtu e shohim atë faqen tjetër të skandalit që përshkruem ma parë, ku përfshihej
gazetari i ditores New York Times Chris Hedges: paaftësinë me e kuptue luftën për rindamjen e
ekonomisë postdejtoniste, në të cilën të huejt e intepretonin si korrupsion përpjekjen e muslima-
nëve të Bosnjës për t’u shkëputë nga nomenklatura e mbijetueme ekonomike. Në Banja Llukë
vërehej nji zgjatim i shtetit gangsteroid të Beogradit; por çuditnisht, në Hercegovinën
perëndimore, nacionalistët kroatë, nji degë e partisë së rame nga pushteti në Zagreb mbas vdjekes

113
së Tuđman-it, dukej se e kishte nisë për së mbari – HDZ funksiononte si nji rojë nacionaliste për
paraqitjen e nji ekonomie efektive e sipërmarrëse postkomuniste.
Tue i pa gjanat në nji kontekst ma të gjanë, mundemi me thanë se pothuejse të tana vendeve
ish-komuniste u vyen nji «1789-sh» – nji revolucion borgjez kundër ekonomisë së shtetit. Ato nuk
munden me e krye këtë detyrë pa e prodhue fillimisht nji klasë biznesi privat që ta zavendësojë
klasën në pushtet. Nji revolucion borgjez duhet të vijë ma vonë, mbas formimit të borgjezisë
lokale. Privatizimi nuk nënkupton fundin e shërbimeve shoqnore të themelueme prej shtetit si
dhe «kontrollin e punëtorëve»; ai nënkupton fundin e klasës sunduese neofeudale e burokratike
shtetnore. Porse trashëgimia që kishte lanë Tito për kultivimin e nji partie-shtet
«shumkulturëshe», fatkeqësisht kumbonte mirë në veshin e europianëve dhe amerikanëve të
dhanë fort mbas «korrektësisë politike», tue e përforcue kësisoj karakterin e kësaj partie-shtet si
nji nga pengesat kryesore për përparim dhe paqe në gjithë rajonin e ish-Jugosllavisë.
Por, në qe se Kroacia ma në fund, me vdekjen e Tuđman-it, mund të ketë hy në shtegun e
drejtë, fqinjët e saj ballkanikë ishin tejet larg për të qenë partnerë të besueshëm në ringjalljen e
kapitalizmit. Në Bosnjë-Hercegovinë, (fqinji ma i brishtë i Kroacisë), ende nuk kishin depërtue
politikat centriste të përfaqësueme nga Budiš a. Në zgjedhjet e Bosnjës të parapame për prill të
vitit 2000, votuesit në Sarajevë do të përballeshin me zgjedhje edhe ma të kufizueme, ndërmjet
nacionalistëve që, megjithëse të moderuem, qenë cilësue si të korruptuem, si dhe ish-komunis-
tëve, evolucioni i të cilëve ishte shum ma pak i avancuem sesa madje edhe ai i homologëve të tyne
në Kroaci.
Do t’ish larg ma mirë për qytetarët e tyne, fqinjët dhe gjithë botën, me u sigurue që shtetet
trashëguese t’ish-Jugosllavisë të lejoheshin me zhvillue programe të reja ekonomikisht të
qëndrueshme, bazue në investime ma parë se në njifarë mallnimi për pasuninë e qytetnimin e dik-
urshëm ish-jugosllav. Ma e mira ishte që ish-Jugosllavia, edhe si bashkësi shumetnike edhe si
eksperiment në t’ashtuquejtunin socializëm tregu, t’i mbetej shek. XX. Duhej shpresue se
udhëheqësit e rij kroatë, si dhe vrojtuesit e tyne në Bruksel e Uashington, ta kuptonin këtë.
Sfida ekonomike e përfshime në rindërtimin e Ballkanit do të duhej me qenë e kuptueshme
për të tanë që e shqyrtonin suksesin e deridikushëm të shqiptarëve të Kosovës, kur këta
krahasohen me muslimanët e Bosnjës. Tue qenë se në Kosovë elita komuniste që administronte
ekonominë ishte sërbe dhe iku prej Kosove fill mbas bombardimeve, shqiptarët ishin të lirë me e
riorganizue ekonominë mbi baza ndërmarrësie; kësisoj, me gjithë vështirësitë, shqiptarët e
Kosovës qëndronin ma mirë sesa boshnjakët.
Por politikëbasit ndërkombtarë dhe, majë tanash, mediat perëndimore, nuk ia dolën me e
përkapë realitetin ekonomik e social që e karakterizonte ikjen e sërbëve prej Kosove: ata ma fort
ngulmonin me e pa atë si nji formë të shtypjes, të «spastrimit etnik» nga shqiptarët që para aq pak
kohësh kishin vuejtë njaq shum prej sërbëve. Funksionarët sërbofilë amerikanë me ngulm po i
sulmonin shqiptarët e Kosovës si primitivë e mosmirënjohës.
Prandej asht e udhës me e analizue njikëtu pikëpamjen perëndimore ndaj ikjes së sërbëve prej
Kosovës nën dritën e ikjes së rusëve nga Letonia. Në nji reportazh ku termi «spastrim etnik» nuk
u zu në gojë kurrë, nji artikullshkrues i ditores Washington Post vërente në fillim të 2001-shit se
letonezët, popull josllav, përbanin 75 për qind të popullatës së vendit të tyne në fillim të Luftës së
Dytë Botnore. Letonezët ishin reduktue në jo ma shum sesa 50 për qind më 1989, ndërsa gjys-
mën tjetër e përbanin kolonët sllavë; letonezët ishin ma të paktë sesa sllavët në shtatë nga qytetet
kryesore të vendit. Mbas ramjes së Murit të Berlinit dhe heqjes së kontrollit sovjetik në Letoni,
rreth 214 mijë rusë e lëshuen atë, krahasue me 150 mijë e sa sërbë që e lëshuen Kosovën.
Rusët që mbetën në Letoni lëshonin ankesa që t’i kujtonin ato të sërbëve të Kosovës; ta zamë,
qaheshin rreth vështirësive për ta mësue letonishten, e cila ishte ba gjuhë zyrtare e vendit.
Presidenti i Letonisë Vaira Vike-Freiberga u përgjegj në nji mënyrë që ishte e ndigjueme për këdo
që i ka ndie komentet për çashtje gjuhësore të shqiptarëve të Kosovës: «Asht interesante se si
shkathtësitë gjuhësore të ngjallen aq lehtë kur je nën nji forcë pushtuese, kurse kur je pushtues,
nuk të bahen gjallë fare», tha ai. «Në këta 50 vjet, kur asnji rus nuk e mësoi qoftë edhe nji fjalë në

114
letonishte, asht shum interesante që gjithsecili letonez që jetonte në Letoni ia doli me e mësue
rusishten». Sërbët e shqiptarët në Kosovë e kishin bash të njejtën përvojë; sërbët kurrë nuk u
lodhën as me mësue fjalë të tilla të përditshme si «mirëdita» ose «falemnderit».
Por ndërsa përfshimja e perëndimorëve në çashtjen gjuhësore mes letonezëve e rusëve nuk
shkonte ma larg sesa tek thirrjet në konventat europiane për të drejtat e pakicave, burokratët
ndërkombtarë që e qeverisnin Kosovën u kujdesën me shum përkushtim që t’ia siguronin bara-
zinë sërbishtes nëpër institucionet që ata i drejtonin, deri aty sa edhe fletëvotimet për zgjedhejt
komunale të vitit 2000 në Kosovë, të cilat u bojkotuen prej pjesës dërrmuese të sërbëve, i shtypën
në tri forma: shqip, sërbisht me alfabet latin, si dhe sërbisht me alfabet cirilik.
Për ma shum, funksionarët e huej, sikurse vetë sërbët, s’banë fare përpjekje me e mësue
shqipen. Në Bosnjë, zyrtarë të naltë të huej me diploma universitare në studimet sllavo-jugore
tek-tuk folnin sërbo-kroatisht, porse nivelet ma t’ulta të të huejve zakonisht folnin veç me folës të
tjerë t’anglishtes. Në Kosovë, numri i zyrtarëve dhe punuesve të huej që folnin shqip mundej me
u njehë me gishtat e nji dore. Për ma shum, ata zyrtarë të huej në Kosovë që folnin sërbo-kroat-
isht shpesh kambëngulnin me e folë atë me udhëheqësit politikë e medialë të Kosovës, të cilët
shpeshherë refuzonin me u përgjegjë n’atë gjuhë. Kur shqiptarët u ankuen për këto shprehi, u
cilësuen si ekstremistë e t’egër.
Ndërkohë, fati i përvuejtun i shtetit të gangsterëve u simbolizue me vrasjen, më 15 janar 2000,
të 47-vjeçarit Željko Raznatović– i njohun ma mirë me nofkën Arkan – në korridorin e Hotelit
Intercontinental në Beograd, dëshmi e fortë kjo për thellësinë e krizës në të cilën Sërbia qe zhytë
nën patronin e Arkanit, Slobodan Miloš ević-in.
Natyrisht, pakkush veç grues së vete, Svetlanas, kangëtares popullore të njohun si Ceca,
mvartësve të tij nga Garda Vullnetare terroriste e «Tigrave» dhe fanatikëve të tjerë sërbë
ultranacionalistë, do të mbanin zi për të. Arkani, krimineli me fytyrë të bebes, ishte ma i
dhunshmi e ma i lemerishmi ndër shum aventurierët sërbë të dalë në qendër të skenës historike
nga kriza e ish-Jugosllavisë.
Arkani thuhej se ishte produkt i policisë sekrete titiste, i kërkuem nga Interpoli për plaçkitje
bankash dhe krime të ngjashme, krahas vrasjeve së disidentëve të ndryshëm jugosllavë.
Por ai ish ba i paçmueshëm për regjimin postkomunist të Miloš ević
-it, së pari me
ekstravagancën e vrasjeve në vendet fqinje të Sërbisë dhe së fundmi në Kosovë. Në rrethimin
sërb të Vukovarit të Kroacisë, njerëzit e Arkanit kanë shërbye si trupa nxitëse për forcat e armatës
jugosllave që e kishin shkretue këtë qytet, dikur shum të bukur.
Bandat e tij ua kanë shkatërrue jetënat dhe pasuninë familjeve e katundeve të tana me sulmet e
tyne në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë. Askush dhe asgja nuk qe kursye, nga anëtarët
ma të moshuem të familjeve e deri te fëmijët ma të vogjël, e te bagtia, qentë e macet. Gjatë ditëve
të famës së tij, promovimi i fytyrës së Arkanit nëpër mediat zyrtare sërbe shërbente si njisi e
besueshme e degjenerimit të «gazetarisë» beogradase. Arkani prezentohej si nji hero mitik, nji «i ri
i papërmbajtun» që i ish gjegjë thirrjes së mbrendshme si nji barasvlerë sërbe e Rambos. Martesa e
tij me Cecën, kangëtaren e baladave ultranacionaliste në stilin folklorik, e kishte forcue thirrjen
për vagabondat nihilistë, që ai i kishte rekrutue për vrasje masive, shum prej të cilëve kishin dalë
prej ambientit të rrugaçëve të lidhun me ekipin beogradas të futbollit «Crvena Zvezda». Ma vonë,
ai do ta zotnonte nji ekip tjetër poteraxhi futbolli, Obilić -in.
Ai asht «zgjedhë» në Parlamentin Sërb si deputet për nji komunë të Kosovës në vitin 1992, në
zgjedhjet e bojkotueme nga shqiptarët. Në nji nga fjalimet e tija të para, mbasi fiton nji vend si
deputet, shprehet se ma se nji milion e gjysmë shqiptarë në Kosovë janë emigrantë nga Shqipnia
dhe prandej «turista» në Kosovë. U mor vesh, ata ishin shenjue për t’u përzanë dhe deri në
ndërhymjen e NATO-s më 1999 Arkani ishte kërbaçi që Miloš ević-i e mbante për Kosovën.
Mjaftonin vetëm thashethanat mbi shfaqjen e tij për ta ngjallë panikun midis njerëzve që Arkani
nuk i donte. Kohët e fundit thuhej se në nji telefonatë ai personalisht e kish kërcënue me vrasje
gazetarin opozitar sërb të Bosnjës, Željko Kopanja, i cili gati kishte vdekë kur i kishte shpërthye
makina në Banja Llukë.

115
Hollësitë mbi vrasjen e Arkanit mbeten të vagullta, por ambienti ekskluziv i zgjedhun për
vrasjen e tij sugjeron se kjo vrasje asht mendue si sinjal. Ai mund të jetë vra nga njerëz prej
legjionit të tij, që u ishte mbushë mendja se kishin pritë boll për t’ia rrëmbye famën, por edhe
përfitimet e grumbullueme nga veprimtaritë e tij. Beogradi ishte vërshue nga nji varg vrasjesh të
tilla bandite.
Shum veta thonë se tue vdekë në nji makinë ambulance rrugës për spital, Arkani mori fatin që
meritonte. Mund të na vijë keq që nuk jetoi me u çue në Tribunalin Ndërkombtar të Krimeve për
ish-Jugosllavinë, i cili kish ngritë padi kundër tij. (N’anën tjetër, ca konspiracionistë thoshin se
vdekja e tij ish e rreme e se ai asht i gjallë, diku larg). Por duhemi me vu re, siç mund ta kenë vu
re shum njerëz të thjeshtë në ish-Jugosllavi, se nji gjykatë që s’do ta vendoste dënimin e randë, siç
asht Tribunali Ndërkombtar i Krimeve për ish-Jugosllavinë, ndoshta nuk mundet me pru drejtësi
të vërtetë ndaj arkanave të botës.
Fati i Arkanit me gjasë asht ma i randësishëm si simbol i jetës politike sërbe në dhetëvjetëshat
e fundit të shek. XX. Sërbia qe shndërrue në nji shtet banditësh, që ta kujton diktaturën e
dikurshme të Botës së Tretë, sikurse Haiti i «Papa Doc» Duvalier-it. Ndërsa Kroacia e kishte
arritë nji kalim të mrekullueshëm të pushtetit tek opozita e dikurshme, vrasja e Arkanit po e
tregonte mënyrën se si do të vinte transicioni në Sërbi pa sundimin e Miloš ević-it.
Dukej thueja e pamundshme me marrë me mend se Beogradi dikur qe konsiderue nji nga
kryeqytetet komuniste ma kosmopolite dhe ma mendjehapëta në Europën Lindore, qendër e artit
modern, e botimeve letrare dhe e kërkimit filozofik. Madje, dukej edhe ma e vështirë me
imagjinue se kombi sërb njiherë e nji kohë e kishte pa veten si pararojë t’ideve përparimtare e
moderne në rajonin e sllavëve të jugut.
Mund të kujtojmë se si, para nandëdhetë vjetësh, gazetari sërb Duš an Popovićishte përgjegjë
ndaj krimeve shtazarake të vendit të tij kundër shqiptarëve në Luftnat Ballkanike t’asaj kohe, tue
deklarue: «Na duhemi me e shpëtue imazhin e popullit sërb para syve t’europianëve të kulturuem
e demokratikë. Duhemi me tregue se ka njerëz në Sërbi, shum njerëz, që i kundërvihen kësaj
politike». Por, frazat e tilla tashma ngjanin si jehona të tretuna të nji epoke të tejshkueme.
Tue e ndjekë sirenën alarmuese të komunizmit të shndërruem në fashizëm, kombi sërb,
përfshi këtu shum intelektualë të shquem, dukej se besonte të ketë hy në nji fazë të re të
modernitetit, sikurse që dikur e kish përqafue nacional-romantizmin, «marksizmin humanist» dhe
entuziazmet e tjera. Por historia asht tregue mësuese e ashpër për sërbët. Ata duhej të mësonin se
përgjegjësia qytetare, institucionet e përgjegjshme, të drejtat njerëzore dhe respekti për jetën dhe
pasuninë e fqinjëve janë shum ma shum sesa fraza boshe.
Vdekja e Arkanit detyrimisht ua shtoi akthin dhe sikletin personaliteteve të tjera të Beogradit,
madje edhe Miloš ević-it. Vojislav Šeš elj, nji fytyrë edhe ma e neveritshme sesa Arkani, me
ultranacionalizmin e tij t’ashpër dhe sjelljen terroriste, mbeti anëtar i qeverisë së Miloš ević -it.
Fundi i Arkanit e shtoi edhe sfidën me të cilën përballej opozita sërbe, ose ajo që hiqej si e tillë.
Vuk Draš ković , nji nga kritikët ma të njohun të Miloš ević -it, nuk i kishte duert të pastërta për sa i
përket Kroacisë dhe Bosnjës, e as edhe Zoran Djindjić -i, që i kishte përkrahë terroristët në Bos-
një. Njerëz të tillë, që dukej se e urrenin Miloš ević-in kryesisht për shkak të dështimit të planeve
të tija gjenocidale, prap dukeshin të paaftë me u bashkue për ta rrëzue. Po ashtu, shumica e tyne
as që mundeshin me fitue nji besim të qëndrueshëm të Perëndimit lidhun me nji fillim të ri të
demokracisë sërbe.
Sërbia ka traditë të drejtësisë së vrazhdë. Por, derdhja e gjakut në Hotelin Intercontinental në
Beograd dërgonte nji porosi të vetme e të thjeshtë: në mungesë të nji transicioni racional nga
Miloš ević-i, Beogradi mund të shndërrohej në Medellin të Ballkanit, pra zonë të lirë zjarm-
këmbimi midis banditësh të tërbuem. Vërtet, simbas mediave të besueshme t’opozitës, vetë
Arkani kishte pasë lidhje me disa aleanca kolu mbiane, sado e pabesueshme të duket kjo. Por mbi
të gjitha, ishte ba vonë për shpëtimin e Sërbisë dhe kurrfarë force e jashtme s’kishte gjasë me e
çlirue popullin sërb nga barra e randë që kishte para vetes.

116
Në qe se kombi sërb do të donte me gjetë daljen nga kaosi, gjasat ishin që kjo do të bahej ma
lehtë nëpërmjet përvojave si ajo që unë vetë e kam dëshmue në shkurt të vitit 2000 në katundin
malazez Kadić i Boan. Rrugën për atje asht vështirë me e gjetë. Ky vendbanim s’asht as katund
tamam, qytezë jo se jo; asht nji copë toke ku jeton fisi Kadić i, dhe deri më tash krejt pak shpi janë
ndërtue mbi të. Për të mbërritë atje, duhet me i ra kah qyteti Danilovgrad, përtej ndërtesave të tij
të vogla e të zbukurueme të stilit italian, dhe me e marrë kthesën poshtë monumentit të naltë të
luftarëve partizanë të Luftës së Dytë Botnore. Mbasi të jesh përpjekë mjaft, e gjen dhe e kalon
urën përmbi lumin Zeta, që këtu nuk asht ma shum sesa nji përrockë e vogël. Sapo ta kesh kalue
urën, rruga ngushtohet, e mandej kthehet në rrugë zhavorri e dheu sa ta marrësh përpjetën.
Vetura jonë i kaloi shenjat zyrtare që i paralajmëronin të huejt mos me kalue tutje dhe që i
ndalonte fotografimet; kjo sepse në njanin krah të rrugës ka nji kamp ushtarak. Por nuk kishte
roja që legjitimonin. Kampi kontrollohej prej regjimit jugosllav të Slobodan Milo š ević-it, megji-
thëse shumica e pjesës së mbetun të Malit të Zi i qëndronte besnike kundërshtarit të tij
properëndimor, Milo Đukanović -it. Por n’atë zonë, bajagi larg nga kufini me Kosovën, autoriteti i
Miloš ević -it nuk kish ndonji ndikim të ndjeshëm. Të huejt nuk shkojnë në Kadić i Boan, prandej
unë nuk po ngutesha me u lajmërue.
Pala jonë përfshinte dy priftën katolikë kroatë, nji sekretare muslimane boshnjake, dhe mue,
gazetar amerikan dhe përfaqësues vullnetar i bashkësisë hebreje të Bosnjë-Hercegovinës. Ishim
në nji mision ndërfetar. Tue kërkue takim me peshkopin Amfilohije, prijësin fetar ortodoks
malazez, qemë ftue në hapjen e nji kishe të re në Kadić i Boan.
Misioni ish mjaft delikat. Miloš ević -i ish zhytë thellë në sportin e tij të ri: kërcënimin se do të
ndërhynte në Mal të Zi. Peshkopi Amfilohije asht figurë e luhatshme. Këtunjiherë kish qenë aktiv
si ekstremist sërb, tue dalë në fotografi, krahas me tipa të tjerë të dyshimtë, edhe me Arkanin, ta-
shma të vramë. Porse tash po folej se ish kthye kundër Miloš ević -it. Megjithatë, Amfilohije
mbetet i padëshiruem prej shum malazezëve. Shi për këtë arsye, paraqitja e tij në Kadić i Boan
kishte nji simbolikë të jashtëzakontë. Nji pajtim – në fakt, nji pajtim i shumfishtë – ish në pyetje.
Ma në fund, e gjetëm nji shenjë, shkruejtë me dorë, porse të lexueshme: Kadić i Boan.
Vazhduem ma tej dhe erdhëm në nji vend ku qenë parkue disa vetura. Dy policë malazezë banin
rojë.
Kisha e re ish e vogël dhe ndërtimi i saj sapo kish nisë. Dallohej veçse nji altar i gurtë me
mure të vrazhda në të dyja anët dhe nji kornizë prej druni në formën e nji kupole. Kur mbërritëm
na, shërbimi kishte kohë që kish nisë, por ende vazhdonte. Na përshëndetën nji djalë e nji vajzë të
veshun me kostume popullore malazeze, të qepuna për bukuri, dhe na ofruen bukë e krypë. I
falënderuem dhe i fotografuem. Priftnit katolikë ishin në veshje civile, prandaj edhe kurrkush nuk
na vuni re. Para altarit, peshkopi Amfilohije dukej i gjatë e serioz, me mjekërr të gjatë të thinjun,
veshë në petkun e priftit ortodoks. Nga çdo anë kishte nga nji asistent po ashtu të veshun me
petkun e priftit.
Amfilohije po e përuronte kishën e re dhe po e bekonte si vend të paqes e të miqsisë. Kur
mbaroi shërbimi, erdhi koha me hangër e me pi. Jashtë perimetrit të ndërtimeve, ndigjohej zani i
nji rapsodi popullor që i binte lahutës. Melodia ishte monotone porse e mahnitshme; ishte nji
kangë vaji. Amfilohije dhe dy klerikët e tjerë hynë në nji strukturë të errët prej guri në shpatin
poshtë kishës. Hajet ishin të zakonshmet: ishin pru torta speciale, krahas pemëve të freskëta si
dhe pjatave të zbukurueme me shije plot me mishna, djathna e bukë. Nëpër tryeza përcilleshin
stiva përplot më mish qingji. Kamarierët rrinin të gatshëm me i mbushë gotat e të ftuemve me
venë e raki rrushi.
Atëherë, përnjiherë, zunë me i prezentue të tanë të ftuemit, tue më përfshi edhe mue. Ndjeva
nji ngërq ankthi kur më prezentuen si gazetar amerikan, por tuta ime doli e paarsyeshme: turma
lëshoi nji zhumhur mirëseardhjeje, që i mundi gjamat ritmike të kangëtarit në lahutë.
Peshkopi Amfilohije u çue dhe mbajti fjalimin e dytë t’asaj dite. Tue citue nji poet malazez, ai
po aludonte tërthorazi në Miloš ević -in dhe kërcënimet e ti kundrejt Malit të Zi. Politikanët e
qeveritë vijnë e shkojnë, thonte peshkopi, porse besimi dhe bashkësia do të mbesin. Mbas tij foli

117
prefekti i Danilovgradit, i cili e përuroi bekimin e kishës së re dhe i përgëzoi familjet Kadiće
Pavlović , fiset kryesore të kësaj zone, të cilat e paguenin ndërtimin e kishës. Në Mal të Zi,
përkatësia fisnore e përcakton identitetin e njeriut. Mandej ndodhi nji gja krejt e tejzakontë.
Dolën dy burra. Njani ishte kreu i familjes Kadić , tjetri i asaj Pavlović. U përqafuen. Të
grumbulluemit e nisën nji kangë të re. Dy burrat u puthën në faqe. Në sytë e shum të ftuemve
pashë lotë. Peshkopi Amfilohije u çue me e nisë fjalimin e tretë.
Veç atëherë shumica e hollësive të kësaj «shfaqjeje», të njohuna fill e për pe për të tanë
vendasit e pranishëm, po të pavërejtshme për shumicën e të huejve, m’u qartësuen edhe mue prej
njanit që m’ishte ulë afër. Kisha e re qëndronte e veçueme në nji fushë të ngushtë, në tokën e
familjes Kadićlarg prej qytetit, sepse familja Kadićishte e leçitun. Kish plot 140 vjet qyshse ishin
përzanë prej Danilovgradit, të detyruem me jetue në zonë të thyeme shpatijesh tanë gurë, jashtë
qytetit.
Më 1860, Todor Kadić , kreu i atëhershëm i fisit, kish shkue në qytetin bregdetar Kotor, që
ishte nën qeverisjen e Habsburgut, dhe e kish vra princ Danilon e Malit të Zi, njeriun mbas të cilit
asht quejtë vetë qyteti Danilovgrad. Daniloja kishte qenë sundimtar i ashpër e i urryem, dhe
thuhet t’i ketë ndjekë e vra të tanë rivalët e mundshëm, tue i përfshi edhe të tanë miqtë e
bashkëpunëtorët e t’atit, princit të dikurshëm të Malit të Zi, poetit e peshkopit Petar Petrović
Njegoš . Porse së mbrami, legjenda thotë, u gjet nji njeri që do ta vriste Danilon: Todor Kadić -i.
Mbasardhësit e Todor Kadić -it e paguen këtë akt të tijin me motmote të tana e me disa brezni
radhazi. Veç në vitin 2000, në fund të mijëvjetëshit, do të vinte pajtimi. Kadić -ëve nuk do t’u falej
kurrë; toka e tyne do të mbetej gjithmonë e vobektë dhe larg qytetit të Danilovgradit, i cili edhe
vetë asht i vorfën e i shmangun. Por atyne do t’u jepej nji kishë dhe ajo do të bekohej me praninë
e peshkopit, meqë Mali i Zi kish nevojë për njisi. Kishte ardhë koha që kreu i Kadić -ëve dhe kreu
i Pavlović -ëve, fisit mbizotnues, të përqafoheshin. Njisia ish çashtje urgjente, sidomos shti në
dritën e kërcënimeve prej Beogradit.
Kësi asht ligji i maleve në Mal të Zi siç asht në Shqipni e Kosovë. Kësi asht dinamiti kulturor
me të cilin Miloš ević -i po luente shkujdesshëm. Tipi ngat meje ma zbrazi nji gotë raki rrushi që e
piva me fund.
Ndërkohë në Kosovë, kriza e vijueshme e ngatërrueme nga Miloš ević
-i simbolizohej nga
kacafytja në Mitrovicë, midis sërbëve në veri të lumit Ibër dhe shqiptarëve në jug të tij, të ndamë
nga ura që ndehet sipër tij.
Por aktorët ma të randësishëm në Mitrovicë nuk do t’ishin, ma së mbrami, as sërbë as
shqiptarë. Këta ishin trupat e kontigjentit francez të KFOR-it, që rraseshin e ndërhynin në nji
varg demonstratash e përleshjesh që prej ardhjes së trupave të NATO-s. Vala ma e randë e kri-
meve shtazarake erdhi më 3 shkurt 2000, kur, mbas nji sulmi mbi autobusin e Kombeve të
Bashkueme, të kryem me shum gjasë nga shqiptarët në Kosovë, vdiqën dy sërbë. Nji granatë ma
vonë u hodh në nji kafene sërbe në pjesën veriore dhe, pothuejse fill mbas kësaj, me mija sërbë i
sulmuen shpitë ku shqiptarët ende jetonin në Mitrovicën veriore. U vranë gjashtë shqiptarë, tue
përfshi këtu edhe nji djalosh që vdiq në spital.
Nji pjesëtar i policisë ndërkombtare të Kombeve të Bashkueme nga Teksasi, i cili përpiqej me i
ndalë rebeluesit sërbë, i kishte thanë gazetës amerikane Washington Post se trupat franceze kishin
ikë nga vendi i ngjarjes, tue refuzue me i mbrojtë paqeruejtësit. Pjesëtarë të tjerë të forcës policore
ndërkombtare i mbështetnin akuzat e tij, por sikurse edhe polici nga Teksasi, s’kishin pranue me i
shpalue identitetet, tue thanë se i frikoheshin hakmarrjes franceze, përfshi këtu refuzimin e
matejmë për të bashkëpunue me oficerët e policisë ndërkombtare.
Shqiptarët tashma i kishin akuzue francezët pse nuk po i parandalonin sulmet ndaj tyne.
Familja Gjaka, e cila thotë se asht sulmue nga armë dhe granata të sërbëve në kohën kur po hynin
në banesën e nji miku, akuzojnë se kot i kishin pritë trupat franceze, të stacionueme jo ma shum
sesa 200 metra larg. Në fund, thonë ata, nji ekip policësh amerikanë ia kishte dalë me e ça rrugën
nëpër turmë për t’i shpëtue. Por Nerimane Gjaka, nana e familjes, vdiq ma vonë atë natë nga nji

118
plagë që kish marrë në bark prej granatës. Thuhet se francezët po ashtu kishin refuzue me i lejue
viktimat e përleshjes të trajtoheshin nëpër spitalet e tyne fushore.
Ndonëse oficerët francezë e mohonin shpërfilljen e detyrës, trupat britanike qenë urdhnue me
i zavendësue francezët tek Ura e Ibrit. Siç u tha ma nalt, shqiptarët kishin kohë që ishin bindë se
francezët anonin kah sërbët dhe madje pohonin se trazinat sërbe në Mitrovicë baheshin me
dijeninë e francezëve. Të mbijetuemit e sulmit ndaj familjes Gjaka, për shembull, u ankuen se
gjithkush në Mitrovicën veriore e dinte se do të pasonte sulmi mbas hedhjes n’ajër t’autobusit të
OKB-së, por francezët nuk pranuen me marrë masa parandalimi. Pohime të ngjashme u
shqiptuen nga policia e UNMIK-ut.
Në nji situatë të tillë s’duhet me u befasue se shqiptarët mandej u akuzuen për sulme ndaj
francezëve. Dy paqeruejtës francez u plaguen nga snajperi në qytetin e tensionuem. Shefi i
NATO-s, Lordi George Robertson, kish tërheqë vërejtjen se sulmet e asaj natyre e rrezikonin
përkrahjen për rolin e organizatës paqeruejtëse në Kosovë.
Dëshmia mbi animin francez ndaj sërbëve erdhi nga nji burim i papritun: shtypi sërb. Në
dhetor, revista javore Reporter, e botueme në t’ashtuquejtunën «Republikë Sërbe» të Bosnjës, por
e respektueme për pamvarësinë e saj ndaj klikës së Miloš ević-it në Beograd, botoi nji vazhdim
dypjesësh nga Mitrovica. Portretizimi në të i marrëdhanieve franceze me sërbët ishte alarmues.
Simbas njanit prej raporteve, njatë ditë kur nji komandant francez thonte se në Mitrovicën
veriore ish arritë nji situatë sigurie, «nji plak shqiptar kish kalue urës për në pjesën sërbe. Ai s’kish
ba ma shum se rreth 50 metra, kur tre 14-15 vjeçarë i ishin lëshue mbi, tue i ra me grushta e tue e
shkelmue mbi asfaltin e pistë. Krejt ç’kishin ba ushtarët francezë, kish qenë me e largue trupin
thueja të pajetë.
Rrëfimi citon nji shka nga mesi i atyne që e «mbronin» urën, i cili tue përshkruejtë përleshjen
sërbo-shqiptare, kish thanë: «nji ushtar francez më pati pyetë: ‘Pse i gjueni veç me gurë?’». Sërbët
mburreshin me këso rrëfimesh, tue i trajtue si dëshmi për sipraninë e tyne europiane kundrejt
shqiptarëve. Meqë qëndrimet e francezëve lehtësisht portretizoheshin si të njianshme në vetë
shtypin sërb, e vetmja gja befasuese ish se u desh gjithaq kohë para se ato rrëfime ta gjenin veten
në media ndërkombtare.
Shqiptarët pohonin, ta zamë, se nësa sërbët udhëtonin me autobusë të KB-së të shoqnuem me
patrulla ushtarake të KFOR-it, shqiptarët refuzoheshin kur lypnin mbrojtje për t’i vizitue shpitë.
Ata pohonin edhe se gratë e vajzat shqiptare që lejoheshin ta kalonin Urën e Ibrit u
nënshtroheshin kontrolleve poshtnuese nga trupat franceze. Po, në konfrontimin në Mitrovicë
ish në pyetje diç ma e madhe se qasja tek shpitë e humbuna ose madje edhe ndërtesa e uni-
versitetit a e spitalit n’anën tjetër. Atje mbeste miniera e madhe e Trepçës dhe kompleksi
metalurgjik, si dhe çashtja se kush ka me qenë pronar i saj – Sërbia a nji Kosovë dikur e
pamvarun – dhe çashtja se kush ka me punue në të.
Akuzat ballkanike për pajambajtjen e francezëve ndaj sërbëve janë ba të zakonshme.
Boshnjakët muslimanë, në veçanti, kurrë nuk do ta harrojnë atë që e quejnë pëziemje të pastër
franceze n’incidentet e tilla si vrasja e liderit boshnjak, Hakija Turajlić , nga nji oficer sërb, në ko-
hën kur Turajlić -i ishte nën mbrojtjen franceze; nuk do ta harrojnë refuzimin për t’ofrue mbrojtje
nga ajri që kish me ndalue masakrën e vitit 1995 të dheta mija boshnjakëve në Srebrenicë; as
vrasjen e boshnjakëve n’aeroportin e Sarajevës ndërsa ai ishte nën komandën franceze.
Gjendja e Mitrovicës ishte, në mënyrën e vete, edhe ma shqetësuese. Kjo asht arsyeja pse
aksionet e trupave të KFOR-it francez në Mitrovicë duhej t’ishin hetue në mënyrë shum ma të
plotë.
Fill mbas kësaj, megjithatë, u shfaq nji sfidë e re për paqeruejtësit në Kosovë nga nji burim
diametralisht i kundërt: përgjatë kufinit në Sërbinë Jugore, nji version i ri i Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës – i njohun si Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit – e nisi luftën për
kontroll të rajonit të banuem nga shumica shqiptare.

119
Si për ironi, ngatërrestarët e të dyja rajoneve kërkonin patronazh përtej kufinit. Në Mitrovicë
sërbët kishin përkrahje nga Slobodan Miloš ević -i. Shqiptarët nga Sërbia jugore, ndërkohë, prisnin
me e përfshi Organizatën Veriatlantike në luftën e tyne.
Forcat ndërkombtare që e administronin Mitrovicën qenë zanë në befasi në muejin shkurt të
2000-shit, kur me mija sërbë filluen me i sulmue lagjet e fundit që strehonin familje shqiptare në
Mitrovicën veriore. Kriza, mandej, qe lejue me u përndezë.
Më 7 mars, nja 20 njerëz, tue i përfshi këtu edhe paqeruejtësit francezë, u plaguen kur zjarmi i
armëve dhe i granatave e dridhi sërisht Mitrovicën. Shqiptarët thoshin se sërbët kishin hedhë
granata dore në shpitë e tyne tue u përpjekë me i përzanë banorët shqiptarë nga veriu i qytetit,
dhe komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, iu desh me e anulue vizitën e tij në pjesën
jugore të Mitrovicës.
Edhe para ndodhive t’asaj dite madje, Gjenerali Clark, Ambasadori Richard Holbrooke dhe
përfaqësues të tjerë të NATO-s e të ShBA-së tashma i kishin identifikue agjentët e regjimit të
Miloš ević -it si fajtorët kryesorë lidhun me përleshjet në Mitrovicë. Megjithëkëtë, Franca shpejtoi
me e mohue pohimin e këtillë. Shqiptarët, thonte Parisi, ishin po aq fajtorë sa edhe vetë sërbët.
Nji shenjë e qartë se situata në Mitrovicë qe manipulue drejtpërdrejt nga marionetat e
Miloš ević -it vinte nga fakti se Oliver Ivanovićdhe Marko Jakš ić, manipuluesit e shkathtë që
pohonin se i përfaqësonin sërbët në Mitrovicën e Veriut, deklaronin se me asnji kusht fraksioni i
tyne nuk do të merrte pjesë në Këshillin Administrativ Transitor të Kosovës, të themeluem nga
administratori ndërkombtar, Bernard Kouchner. Përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombtare
për Kosovën, thoshin ata, mbështeste idenë e anulimit të pushtetit të Sërbisë mbi krahinën e saj,
gja që ata e vlerësonin të papranueshme.
Tue veprue kështu, qyshdoqoftë, «liderët» sërbë në Mitrovicën Veriore e kishin ba të qartë se
refuzonin çfarëdo hapash drejt nji zgjidhjeje paqësore e racionale t’ankesave të tyne. Ata s’kishin
lanë asfarë dyshimi, për ma shum, se nuk e dëshironin nji Kosovë shumetnike në të cilën sërbët
mund të jetonin me të drejta të barabarta; ata e donin nji zonë të ndame më vete, nga e cila do të
përjashtoheshin shqiptarët. Dhe ata qëllimisht kishin kërkue me i vazhdue përleshjet.
Motivimi për këtë qëndrim t’ashpër ishte i qartë: Ivanović -i dhe Jakšić
-i ishin nën urdhnat e
Beogradit. Shtypi sërb shkruente se Ivanović -i ishte «anëtar në pushim» i Partisë Socialiste të
Sërbisë të Miloš ević-it, kurse Jakš ić
, i cili i takonte Partisë «opozitare» demokratike të Zoran
Djindjić -it, ishte punues i paguem i qeverisë sërbe.
Tue e refuzue opsionin e punës me Kouchner-in dhe me anëtarët shqiptarë të Këshillit
Administrativ Transitor të Kosovës, Ivanović -i dhe Jakš ić-i po ashtu refuzonin me e ndjekë
shembullin e nisun nga liderët ma të mirë e ma legjitimë të sërbëve në Kosovë, të njerëzve si
Peshkopi Artemije dhe ndihmësi i tij, Sava Janjić , të dioqezës ortodokse të Rashkës e të Prizrenit.
Peshkopi Artemije ishte i njohun edhe për deklaratën se «nëse sërbët e refuzojnë këtë qeveri,
mbetet e dyshimtë nëse ata do të fitojnë gja nga bashkësia ndërkombtare në Kosovë».
Ivanović -i në veçanti dukej i dehun me pushtetin që e kishte fitue në zonën e Mitrovicës
veriore. Në intervistën e të përditshmes beograda se Danas, Jakš ićthonte se Ivanović -i kishte
refuzue me iu nënshtrue udhëheqjes së përgjithshme të grupit të Peshkopit Artemije, me
arsyetimin se «jemi mjaft të fortë dhe nuk do të fitojmë gja nga bashkë punimi» me pjesën tjetër të
sërbëve të Kosovës.
Përtej kufinit mund të gjehej nji pasqyrim gati i përsosun i kësaj pamjeje. Rebelët shqiptarë në
rajonin me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Sërbinë Jugore përherë e
ma shum po e quenin këtë zonë «Kosova Lindore». Rebelët shqiptarë gjetën nji boshllëk mbasi
Miloš ević -i e kishte pru barrën e tij në rajon.
Deri atëherë, shumica shqiptare në rajon kishte frikë për t’ardhmen e saj, por jetonte në paqe,
me nji stabilitet relativ ekonomik. Çashtja e rajonit të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
kryesisht ka nxjerrë propozime t’arsyeshme nga politikanët shqiptarë. Madje edhe disidenti i
moçëm i Kosovës, Adem Demaçi, e përmendte mirëqenien e shqiptarëve të këtij rajoni si nji
argument që Kosova me mbetë në federatë me Sërbinë dhe Malin e Zi, ose në «Ballkani».

120
Në fillim të vitit 2000, regjimi i Miloš ević-it filloi seriozisht me i trazue shqiptarët në Sërbinë
Jugore, kryesisht përmes përforcimeve ushtarake shum afër kufinit me Kosovën. Kjo dredhi
mundej me u lexue në dy mënyra, dhe asnjana prej tyne nuk ishte dashamirëse. Ose Miloš ević-i
donte me i shantazhue kosovarët që të zmbrapseshin nga Mitrovica, tue sugjerue që po s’banë
kështu, ai do ta niste nji valë të re represioni në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ose ai qëllimisht
kërkonte m’e nisë nji konflikt të ri me shqiptarët dhe me Perëndimin.
Pritjet për përkrahjen e NATO-s në sherrin midis UÇPMB-së dhe Miloš ević
-it ishin absurde,
siç e kishin ba të qartë gjenerali i NATO-s, Klaus Reinhardt dhe të tjerët. Por, me shpërthime të
herëmbashershme të luftimeve dhe me valët e refugjatëve që e kalonin kufinin nga Sërbia Jugore,
situata nuk dukej fort premtuese. Presheva, Medvegja dhe Bujanoci ishin të banuem nga
shqiptarë, të cilët, sikurse boshnjakët para tetë vjetësh, dukej se po ecnin si somnambulë drejt nji
katastrofe. Në labirinthin e Ballkanit, ekstremistët e të dyja palëve përfitonin vetëm kundërshtarë
nga homologët e tyne të ligj.
Ndërsa po mbaronte mueji mars, polemika mbi rolin e paqeruejtësve francezë në Kosovë mori
nji kthesë dramatike. Me javë të tana Parisi kishte lëshue mohime t’inatosuna lidhun me pohimet
se paragjykimet prosërbe e kishin infektue ushtrinë e tij në rajon. Por, në fund të muejit, nji
francez, komandant i naltë policie, që ishte thirrë me u kthye në Francë nga Kosova, qe burgue
për nji kohë të shkurtë, siç pohohet, për arsye të lëshimit të dokumentacionit që e shpalonte bash
këtë pohim: nji pajambajtje franceze në të mirë të sërbëve dhe kundër administratorit
ndërkombtar, Kouchner-it. Fakti se Kouchner ishte edhe vetë francez, e lezetonte muhabetin, që
krijoi kundërshtarë të qeverisë së Jospin-it, si te të djathtit ashtu edhe te të majtit në Paris.
Merret me mend, skandali buronte nga Mitrovica. Mbas gjakderdhjes së atjeshme dhe akuzave
për simpatinë franceze ndaj sërbëve, u pohue se francezët i kishin shkatërrue dëshmitë para se nji
përleshje rruge të mundte me u hetue nga policia ndërkombtare. Po ashtu, në fund të marsit,
boshnjakët u tronditën nga publikimi i artikullit të ish-reporterit të New York Times Chuck
Sudetic, në revistën amerikane Atlantic Monthly ku ai tregonte se francezët nuk ia kishin dalë as
me i arrestue kriminelët e akuzuem të luftës, vendndodhja e të cilëve dihej, në zonën franceze të
Bosnjë-Hercegovinës.
Por, ngjarjet në Mitrovicë ishin ato që ma së shumti po e damtonin prestigjin francez, e në
veçanti pohimi amerikan se qytetarët ishin lanë vetë me u mbrojtë prej turmës sërbe, ndërsa
trupat franceze e kishin braktisë vendin e ngjarjes.
Nji kaptinë tjetër u hap nga mesi i marsit kur Amnesty Intrernational lëshoi nji raport që
dokumentonte shkelje serioze të të drejtave të njeriut nga francezët në Mitrovicë. Raporti nuk
gëzoi thuejse kurrfarë publiciteti global. Ai përshkruente se si, në mjezin e 13 shkurtit, dy ushtarë
francezë në Mitrovicë ishin qëllue me armë zjarmi, njani në bark dhe tjetri në krah, ndërsa trupat
franceze të KFOR-it kishin fillue të hapnin zjarm mbi «snajperistët». Nji shqiptar 37 vjeçar, Avni
Hajredini, u qëllue për vdekje dhe mbas pak 49 shqiptarë të Mitrovicës u arrestuen në shpitë e
tyne.
Pothuejse menjirend, përfaqësuesit e UNMIK-ut deklaruen se «u vra nji snajperist». Zadhanësi
francez i KFOR-it ka thanë se Hajredini asht vra nga trupat franceze kur ua kishte drejtue
snajperin nga ballkoni i tij; për ma shum, Hajredini, «me gjasë», kish qenë përgjegjës për plagimin
e nji ushtari francez. Deklaratat e mavonshme për shtyp pohonin se ai ishte nji nga dy
«snajperistët e kapun».
Megjithatë, hulumtimet e Amnesty-së rezultojnë ndryshe. Doli nji videokasetë që e tregon
Hajredinin pak sekonda mbasi asht qëllue, tue qëndrue në trotuar larg prej vendit ku qenë plague
ushtarët francezë dhe jo në ballkon. Ma tej, ai nuk ishte «kapë» nga KFOR-i francez, siç pohonin
ata, por mbasi asht vra, trupi i tij i pajetë ishte marrë prej vendit të ngjarjes nga shqiptarë të tjerë.
Më 17 shkurt KFOR-i e tërhoqi pohimin se Hajredini ish snajperisti që i kish gjuejtë francezët
dhe madje mohoi nëse dinte a ishin shqiptarët apo sërbët ata që kishin gjuejtë mbi ushtarët
francezë. Të nesërmen KFOR-i madje shtonte se nuk dihej nëse Hajredini ish vra nga francezët.

121
Deri atëherë trupi i pajetë i Hajredinit ishte lirue për t’u vorrue nga familja. Të 49 shqiptarët e
arrestuem më 13 shkurt thonë se ata qenë kërcënue me fjalë nga ata që i kishin arrestue dhe,
mandej, ishin çue në nji gjimnaz të pistë e të ftohtë akull të KFOR -it, ku janë mbajtë pesë ditë pa
asnji komunikim. Ditën e parë ata qenë urdhnue me qëndrue ulun në karrige dhe u ishte ndalue
me u çue, me u kthye a me folë. Kërkesave për të shkue në nevojtore, u ishin përgjegjë me rrahje.
Mbas natës së parë, simbas Amnesty-së, ushtarët e KFOR-it mbanin maska. Disa të arrestuem
nuk janë lejue me u la plot pesë ditë, kurse familjet e tyne nuk janë njoftue ku janë ata. Dhe as s’u
asht lejue këshillimi ligjor.
Nji zyrtar francez i KFOR-it iu përgjegj pyetjeve të Amnesty-së lidhun me burgimin tue thanë
se të burguemit «nuk janë engjëj… këta i kanë gjuejtë ma armë zjarmi ushtarët e mi».
Përfaqësuesit e tjerë të KFOR-it dhe të UNMIK-ut i spjeguen kushtet e burgimit tue citue «rre-
thanat e veçanta» ose mungesën e mjeteve, megjithëse problemi në Mitrovicë kishte ba ma se nji
motmot. Puna asht se 49 shqiptarë qenë arrestue vetëm mbi bazat e kriterit kombtar – kjo asht
barasvlera kosovare për praktikën amerikane të «profilizimit racial». Amnesty citon nji zyrtar
ndërkombtar policie të ketë thanë se «nga pikëvështrimi i policit, nuk ka pasë shkak të mirëfilltë»
që cilido prej 49 shqiptarëve të mbahet në burg. Imazhi që u krijue ishte ai i drejtësisë së denjë për
regjimin e Miloš ević-it, por jo për nji superfuqi europiane.
Ministria franceze e Mbrojtjes i asht gjegjë raportit të Amnesty-së me heshtje, ndërsa
përfaqësuesit e UNMIK-ut në Kosovë kanë deklarue se e «pranonin» raportin dhe se do t’ia
shqyrtonin gjetjet. UNMIK-u po ashtu premtoi me e emnue nji avokat të popullit për t’i trajtue
çashtjet e tilla. Si Parisi, ashtu edhe UNMIK-u në Prishtinë fare qartë parapëlqenin që çashtja të
shuhej gradualisht, dhe ajo vërtet treti, të paktën përkohësisht. Megjithëkëtë, në Paris, në fund të
shkurtit, javorja konservative Le Point dhe radikalja Le Canard enchâiné kishin publikue doku-
mente sekrete që tregonin se gjenerali Louis Le Miere, komandant francez në Kosovë, e kishte
kritikue Bernard Kouchner-in si «antisërb».
Çashtja mbërrin kulmin në rrugët e Parisit në natën e 20 marsit, kur nji kolonel francez policie,
Jean-Michel Mechain, 46 vjeçar, u konfrontue me nji grup njerëzish, të cilët ai thonte se e
ndiqnin. Kishte shpërthye nji përleshje me grushta, policia e kryeqytetit qe thirrë dhe doli se
banditët që e ndiqnin kolonelin ishin agjentë të DPSD-së, policisë kombtare ushtarake. Dy nga
këta të fundit qenë arrestue.
Fill mbas kësaj u kuptue se kolonel Mechain ishte urdhnue me u kthye nga Kosova dhe ishte
nën hetime për publikimin e memorandumeve kundër Kouchner-it. Më 27 mars, kolonel
Mechain u paraqit para gjyqit për kundërvojtje të Parisit me akuzën «e nxjerrjes së dokumenteve
konfidenciale të mbrojtjes». Tue u përballë me mundësinë e dënimit me burg prej shtatë vjetësh
dhe të nji gjobe prej 104 mijë dollarësh, ai u burgue në burgun La Santé, të njohun për kushte të
këqija, por lirimi i tij u urdhnue vetëm mbas dy ditësh. Më 30 mars, ditorja Le Monde thonte se
rasti demonstronte që gjykatësit fare lehtë mund t’i shpërdornin kompetencat e tyne dhe i
gjykonte «shprehitë e diskutueshme», për të cilat shërbimi ushtarak francez i zbulimit kish qenë i
njoftuem në të kaluemen.
Mechain ishte nji oficer profesional në policinë kombtare, nji organ ky i ndamë nga ushtria,
megjithëse të dyja i raportojnë Ministrisë së Mbrojtjes. Ai kishte nji të kalueme të shkëlqyeshme
dhe ishte në radhë për promovim në rang gjenerali. Por gjatë shërbimit si këshilltar juridik i
Kouchner-it, siç raportohet, ishte velë nga shkeljet e të drejtave të njeriut të kryeme nga forcat
franceze në Kosovë dhe ishte zemërue nga manovrat burokratike të zbatueme nga Le Miere e të
tjerët për ta shembë misionin e Kouchner-it.
Në ditën e lirimit të Mechain-it, Kouchner-i dëshmoi para komisioneve për çashtje të jashtme
dhe të mbrojtjes të Asamblesë Kombtare të Francës. Ai e mohoi kategorikisht se ishte antisërb.
Ma herët, ministri francez i mbrojtjes, Alain Richard, me mirësjellje kish portretizue «opozitën e
shtirun» midis ushtrisë franceze dhe Bernard Kouchner-it si thjesht «debat normal në gjendje
krize». Nëse diskutimi i tillë asht «karikaturue si polemikë», tha ai «kjo mund të nënkuptojë veç se
demokracitë nuk kanë mjaft vetëkontroll për kërkesat e randa të rivendosjes së paqes».

122
Fatkeqsisht, përfundimi i Richard-it ishte i saktë. Midis atyne që i kishin raportue atij, vetëm
koloneli Mechain duket ta ketë kuptue qartë detyrën e vete dhe vetëm ai vuejti shkaku i kësaj.
«Pastrimi i shpisë» në zonën franceze të Kosovës ishte krye. Ndryshe, fuqitë e Perëndimit, tue i
përfshi Shtetet e Bashkueme, nuk kishin përgjegje për ata shqiptarë në Kosovë – dhe madje as
për fqinjët e tyne sërbë – të cilët pohonin se paqja në Kosovë ishte thjesht trill.
Mbas krizës së Mitrovicës isha veçmas i interesuem me e shqyrtue natyrën e policisë shqiptare
në terren në Kosovë.
Kam kalue nji periudhë bukur të gjatë kohe me oficerët e UNMIK-ut dhe me Shërbimin
Policor të Kosovës, nësa ky i fundit po kalonte nga faza e trajnimit drejt punës si polici aktive e
Kosovës. Njani nga aspektet ma të mrekullueshme të tregimit mbi ShPK-në ka të bajë me
përfshimjen e femnave police në këtë shërbim.
Femnat police nuk janë risi në Kosovë, e as n’ish-Jugosllavi a në vendet ish-socialiste në
përgjithësi. Sidoqoftë, ka pasë pak femna police në shërbimin policor shqiptar para vitit 1990 në
Kosovë dhe tash ka disa veçori mahnitëse për sa i përket punës së oficereve në ShPK.
I kam ndigjue policet e ShPK-së në Prishtinë të thonë se prania e tyne në rrugë dhe në
stacionet ShPK-së e ka thye nji traditë të heshtjes së viktimave të keqtrajtimit familjar.
Prania e gjanë e dhunës familjare në shoqninë kosovare asht e parashikueshme. Të thomë sa
për fillim se ky asht nji mjedis i karakterizuem nga zakone patriarkale, «mbrojtja» e skajshme e
grues nga kontakti jashta familjes dhe shprehitë e heshtjes gjatë përballjes me organet qeveritare.
Kjo tradita e fundit, natyrisht, qe përkeqsue shkaku i tjetërsimit të shumicës shqiptare në
Kosovë nga ana e policisë sërbe dhe autoritetet e tjera në periudhën 1989-1999.
Shpeshtësia e dhunës familjare në Prishtinë ndodh të jetë e lidhun me fluksin e refugjatëve nga
zonat rurale ku rregullat patriarkale mbeten në kulm. Dhe në fund asht edhe problemi i mungesës
së rrjeteve dhe i organizatave vendore të solidaritetit për gratë.
Nji police e ShPK-së që e intervistova, ma përshkruejti situatën në lagjen ku shërben stacioni i
saj qyshse asht themelue më 2000.
Ajo më tha se në momentin kur filluen me punue femnat police, zunë të paraqiteshin viktimat
e dhunës familjare, tue fillue nga nji rast i vetëm, i cili mandej u zgjanue në nji varg të
konsiderueshëm ankesash.
Përgjithësisht, policet e ShPK-së, me sa kam vu re, janë ma aktive se do nga kolegët e tyne
mashkuj në nxitjen e frymës së profesionalizmit e t’efikasitetit mbrenda ShPK-së. Ato po ashtu
shfaqnin nji pakënaqësi ma të madhe me zvarritjet në hetime e n’arrestime dhe me mungesën e
nji sistemi funksionues gjyqsor. Ato donin me u sigurue se trajnimi që kanë ba do t’i pregatiste
plotësisht për «jetën në rrugë» si trupa të vërteta, të gjalla, që do të sillnin nji epokë të re të punës
moderne, t’orientueme kah shoqnia, për nji shoqni që ma parë e kish njohtë pos kulturën e ash-
për të policisë komuniste, të pasueme nga ajo e shërbimeve sërbe të sigurimit.

123
X.
PËRMSHELJE
Krijimi i ShPK-së ofronte njanin prej pak shembujve të mirë të nji programi të suksesshëm
t’udhëhequn nga bashkësia ndërkombtare në Ballkan. N’anën tjetër, pikërisht n’administrimin e
mediave, bashkësia ndërkombtare u soll në në mënyrën ma të keqe në Kosovë. Politikat arbitrare
e tiranike, të ndjekuna në Bosnjë-Hercegovinë – siç i përshkruem në kaptinën VIII – u ndoqën
edhe në Prishtinë.
Autoritetet e hueja që nga vjeshta e vitit 1999 qenë përpjekë m’e imponue nji regjim mediash
në Kosovë, por po pengoheshin në këtë përpjekje nga protestat e organizatave ndërkombtare të
gazetarisë. Megjithëkëtë, çashtjet arritën pikën kritike në fillim të qershorit, kur me urdhnin e
Kouchner-it, gazeta prishtinase Dita u mbyll për tetë ditë me kërkesën e këshilltarit të OSBE -së
për media, Douglas Davidson.
Kosova ndryshonte nga Bosnja, ngaqë Kosova shum ma kumbues e kishte shtypin sesa
mediat elektronike. Prishtina në këtë kohë kishte shtatë të përditshme, prej të cilave Dita ishte
nga ma të rejat. Ishte e përditshmja me dizajnin ma të mirë dhe ndër ma së miri të redaktuemet.
Historia e trysnisë ndërkombtare mbi gazetën Dita filloi në fund të prillit. Dita e botoi nji
artikull me fotografi, rreth nji punuesi të OKB-së, Petar Topoljski. Topoljski thuhej të ketë qenë
kriminel lufte, i cili, së bashku me t’atin, i kishte kërcënue shqiptarët në lagjen e Prishtinës ku kish
jetue: në Kodrën e Diellit. Familja Topoljski kish ikë nga Kosova mbas luftës, por djali ishte
kthye dhe kish zanë me punue për OKB-në. Simbas nji burimi të huej, ai i kishte ngjyrosë flokët
me të verdhë, por qe njohtë fill prej shqiptarëve të lagjes. Artikulli i Ditës e kishte botue edhe
adresën dhe vendin e punësimit të tij.
Mbas disa ditësh Topoljski qe rrëmbye dhe në krye të dy javëve u gjet i vdekun. Bashkësia
ndërkombtare, fill mbas kësaj, e fajsoi Ditën për vrasjen e tij, megjithëse asnji i dyshuem nuk asht
përmendë me emën. Burimet e policisë pohonin se kishte shum paqartësi rreth këtij rasti, përfshi
këtu edhe mundësinë që Topoljski-n ta kenë vra sërbët. Veç kësaj, duket se ai kish qenë i
përfshimë thellë në punë drogash.
Redaktori i Ditës, Behlul Beqaj, asht nji gazetar aktivist, dhe ai asnjiherë nuk kërkoi falje për
këtë situatë. Ai pohonte se në mungesë të ligjit e të gjykatave në Kosovë, nuk ekzistonte asnji
mjet tjetër për shqiptarët, pos me i nxjerrë akuzat kundër kriminelëve sërbë të luftës nëpër media.
Ma tej, ai thonte se përgjegjësia e njimendtë për vdekjen e Topoljski-t binte pikë së pari mbi
UNMIK-un që e kish punësue. Mbrenda bashkësisë ndërkombtare, u pranue shpejt dhe
gjanësisht, qoftë edhe vetëm privatisht, se akuzat për aktivitetin terrorist kundër tij me gjasë
kishin qenë ma se të vërteta.
Sidoqoftë, ishin edhe dy aspekte të tjera të rastit të Topoljski-t, të cilat të huejt mundoheshin
me i shpërfillë. I pari ishte se shërbimet e përkthimit të shtypit në OSBE dhe në UNMIK e kishin
injorue artikullin kur ai qe botue në Dita dhe i dyti asht se UNMIK-u nuk kishte ba asnji
përpjekje për ta mbrojtë Topoljski-n.
Beqaj bani të qartë se pezullimi tetëditor nuk do ta pengonte gazetën me i kallxue kriminelët e
luftës. Ndërkohë, bashkësia ndërkombtare e imponoi shpejt-e-shpejt t’ashtuquejtunin kod për
media, i cili i shpërfaqte të tana elementet e këqija të përpjekjeve të ngjashme në Bosnjë-
Hercegovinë, dhe plus kësaj mori edhe fuqinë e ligjit.

124
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës (ShGK), e cila përbahej nga gazetarë shqiptarë por edhe
sërbë, protestoi ndaj kodit të ri të shtypit. Udhëheqësi i ShGK-së, Haqif Mulliqi, theksonte se
ShGK-ja asnjiherë nuk ishte konsultue gjatë pregatitjes së kodit të ri dhe se përpjekjet e tija për ta
sigurue miratimin e nji kodi vullnetar nuk kishin gjetë asnjiherë mbështetje nga bashkësia
ndërkombtare.
Pak ditë mbasi Dita rifilloi botimin, kodi i ri i shtypit u vu në testin e vet të parë ligjor. Kësaj
rradhe u përfshinë edhe provokatorët sërbë të Bosnjës në këtë çashtje. NASR (Agjencia e
Lajmeve e Republikës Sërbe) raportoi, në nji rrëfim që paraqitej kahmos nëpër mediat e Sërbisë –
tue e përfshi këtu Radion B92 dhe organet e tjera gjoja opozitare – se dy sërbë nga Kosova –
Svetislav Grujić , anëtar i Këshillit Nacional Sërb në Fushë Kosovë, dhe Milan Đurić , shofer i
spitalit në Mitrovicë – qenë ankue se po tuteshin për jetën e tyne ngaqë Dita kishte ndër mend
me ua publikue emnat. Në të vërtetë, Dita nuk ua publikoi emnat derisa nuk raportoi për
materialin që ishte shfaqë nëpër mediat sërbe. Dita e trajtoi këtë si nji provokim sërb kundrejt
lirisë së vete.
E pabesueshme, por autoritetet ndërkombtare iu gjegjën kësaj situate tue e kërcënue Ditën me
nji gjobë prej dheta mija markash gjermane. Simbas Davidson-it, komisioner i përkohshëm për
mediat, Dita i kish rrezikue jetënat e Grujić -it dhe të Đurić-it tue ua publikue emnat, megjithëse
publikimi i parë i tyne ishte ba në mediat sërbe, kundër të cilave autoritetet e hueja nuk
parashihnin kurrfarë veprimi.
Beqaj u përgjegj në Dita kësisoj: «Na jemi pajtue që unë t’ia komunikoj Daan Everts-it [shefit
të OBSE-së], përmes kanalesh të mbrendshme, identitetin e njerëzve të dyshimtë e, mandej, të
prisnim nji javë para se me e publikue informacionin në Dita. Ndërkohë, z. Everts do ta vente
policinë në punë dhe, sikur bashkëpunimi të realizohej në pajtim me këtë marrëveshje, na do të
kishim vazhdue me ua dhanë atyne emnat e njerëzve për të cilët kemi dëshmi se kishin qenë të
përfshimë në vepra kundër shqiptarëve, para se ata emna t’i banim publikë. Por, në qe se policia
s’do të bante gja, na do ta konsideronim si obligim moral e profesional me i ba këta emna të
njohun për publikun e gjanë.
«Në pajtim me nji marrëveshje miqësore, i kam dërgue letër zotit Everts më 6 qershor».
Çka ndodhi mandej? «Mbas dy ditësh erdhën dy policë ndërkombtarë, të ngarkuem me këtë
rast, dhe unë ua dhashë informacionin shtesë. Mbas katër ditësh, erdhën tre policë të tjerë me
shefin e tyne dhe më thanë se ata nuk kanë gjetë asnji arsye për të ndërmarrë diçka kundër
personit në fjalë dhe se u vyente ma shum kohë për këtë. U thashë se kishim pritë mjaft dhe se
nuk kish kohë për zgjatje afatesh.
«…gazetarët e mi ishin në fazën përfundimtare të mbledhjes së dëshmive mbi atë person,
emnin e të cilit e kisha dhanë, për nji artikull të cilin do ta publikonin të hanën ose të martën (12
ose 13 qershor). Mbasandej, shefi i policisë më kërcënoi se nëse do ta banim këtë, do t’ishte i
detyruem me më arrestue. Si përgjegje ndaj këtij kërcënimi, u thashë: ‘Ju keni ardhë këtu me e
mbajtë rendin e me i kapë kriminelët e jo redaktorët, dhe ju s’do të mundeni me i dhanë nji
spjegim logjik për nji gja të tillë qytetarëve të Kosovës’».
«Nuk u pajtuem, por u ndamë si miq.
«Fatkeqsisht, pa e pasë ba konsultimin e fundëm me bashkëpunëtorët e mi, të cilët ishin në
fazën përfundimtare të mbledhjes së dëshmive për të dyshuemit, ndër ta edhe për Svetislav
Grujić -in, ky i mbrami bani nji deklaratë për Agjencinë SRNA dhe mandej për radio B92-shin, i
cili mandej e transmetoi n’internet, tue pohue se Dita ka pregatitë publikimin e nji fletarresti…
«Kush i kish thanë Grujić -it se ishte konfirmue që jeta e tij ishte në rrezik dhe se ekipet
hetimore të policisë e të KFOR-it kishin informatë se ishte tue u pregatitë nji përpjekje për
vrasjen e tij»?
Nga fundi i qershorit situata mbeti e pazgjidhun, megjithëse dukej se autoritetet e hueja do të
vepronin sërisht kundër Ditës. Tashma ishte e qartë se Dita qe kthye në sikletin kryesor për të
huejt, tue qenë se përfaqësonte patrembshëm interesat shqiptare, çka nuk mund të thuhet për të
gjitha mediat shqiptare në Kosovë.

125
Ndërkohë, edhe ma shum se në rastin e Bosnjës, monitoruesit ndërkombtarë të lirisë së shtypit
qenë mobilizue për të protestue lidhun me situatën në Kosovë. Mediat vendore raportonin se
Freedom Forum, me seli në ShBA, e përshkruente kodin e shtypit të Kosovës si diçka që «vendos
nji precedent të rrezikshëm për veprimtaritë e ardhshme t’autoriteteve ndërkombtare në zonat
mbaskonfliktuale». Ajo dhe organizatat e tjera paralajmëronin se autoritetet e hueja, me të drejtën
e censurimit të mediave dhe me sanksionet e parapame, kanë «pushtetin e jetës dhe vdekjes ndaj
mediave në Kosovë». Freedom Forum, tue iu referue pezullimit të Ditës dhe artikullit që ajo kish
botue, theksonte se Kouchner-i në këtë rast po përpiqej me e fajsue dikë tjetër për punën e pakuj-
desshme t’administratës së tij në qartësimin e rastit Topoljski, dhe për mungesën e hetimeve prej
punuesve vendorë në misionin e OKB-së në Kosovë.
Komiteti Botnor për Shtypin e Lirë (KBShL) pa dyshim ma i miri nga grupet ndërkombtare
monitoruese të medias, zbuloi diçka ma se alarmuese. Simbas deklaratës së tyne të datës 22
qershor 2000 mbi rastin e Ditës dhe kodin e shtypit, zyrtarët e OSBE-së në Kosovë kishin nxjerrë
nji memorandum voluminoz që gjoja shpalonte shembuj të shumtë të shfaqjes së gjuhës së
urrejtjes në mediat shqipe të Kosovës; por asnjani prej shembujve të cituem nuk paraqitte rast të
vërtetë të gjuhës së urrejtjes. Njani nga shembujt ishte në fakt editorial sarkastik që e kritikonte
Kouchner-in.
KBShL po ashtu kishte tërheqë vërejtjen se «nuk ka dhe nuk mund të dëshmohet nji lidhje
shkak-pasojë» midis publikimit t’identitetit të Topoljski-t nga ana e Ditës dhe faktit të vrasjes së
tij. Ky argument, natyrisht, ishte shum ma domethanës në rastin e dytë, kur bashkësia ndërkom-
btare donte me e dënue Ditën për ribotimin e deklaratave të shtypit sërb.
Preokupimi im parësor për rastin e Ditës, në të cilën kontribuoja si kolumnist, ishte me e
mbrojtë lirinë e shtypit. Prihesha nga parimi se liria e Ditës meritonte mbrojtje të plotë. Por këtu,
megjithatë, isha i vetëm ndër të huejt në Kosovë. Shum amerikanë, tue e ndjekë modelin famëkeq
të përshkruem ma nalt, e kërkonin kryet e Behlul Beqajt dhe msheljen e Ditës.
Sjellja e Douglas Davidson-it – fatkeqsisht, amerikan – në rastin e Ditës, ishte nji model
pakujdesie, shpërfilljeje, arrogance, mosdisipline dhe improvizimi. Siç nënkupto hej nga komentet
përmshelëse të Bordit të Ankesave të Mediave post-davidsonian, botue më 18 shtator 2000,
politikave të tij i mungonte çdo lloj pregatitjeje përkatëse strukturale. Bordi deklaronte se
sanksioni që Davidsoni kishte ngritë kundër Ditës «nuk i përmbahej garancive procedurale të
kërkueme nga të drejtat njerëzore ndërkombtarisht të njohuna si dhe nga ligji në fuqi në Kosovë».
Rregullorja 2000/37, simbas të cilës u gjobit Dita, nuk «ka shkue mjaft thellë sa për ta sigurue
mbrojtjen përkatëse procedurale kur merren vendime për të vu sanksione që mund të jenë shum
serioze… vendimi i Komisionerit të Përkohshëm të Mediave për ta vu nji sanksion prej 25.000
DM mbi të përditshmen Dita ka qenë … i paarsyetueshëm nga baza procedurale». Për arsye të
tilla, rasti i Ditës i qe referue Komisionerit të Përkohshëm të Mediave për rishqyrtim.
Komisioneri i ri i Përkohshëm i Mediave, që e zavendësoi Davidson-in ishte Simon Haselock,
nji individ me të cilin kisha pasë ca fërkime në Bosnjë-Hercegovinë dhe të cilin e kisha kritikue
ashpër. Qyshdoqoftë, besoja se Haselock do ta bante nji punë të lavdërueshme si komi sioner i
mediave në Kosovë. Nga kjo nuk duhet me kuptue se Haselock-u kish ndryshue; ma parë, e kisha
ndryshue unë pikëpamjen lidhun me atë se si ma së miri me e mbrojtë shtypin e lirë në Kosovë.
Me kërkue liri totale e të pakufizueme shtypi në Kosovë në vitin 2000 ishte thjesht joreale për
çiftin tim që kujdeset dhe shpreson me i kultivue mediat shqipe në Kosovë. Kouchner-i, ose
mbasrendësi i tij, kishte pushtetin në këtë fushë dhe do ta përdorte. Me lëshue kërkesa abstrakte
për nji regjim të mediave të stilit amerikan në nji afat të shkurtë do t’ish sikur me ofrue jo ma
shum sesa anën tjetër të debaklit të Davidson-it – do t’ishte me e imitue, me mospajtim e
mosbindje, kryefortësinë dhe narcisizmin me të cilin Davidson-i qe përpjekë me e frikësue
shtypin kosovar.

126
Prandej, zuna me besue e me mendue se Behlul Beqaj i Ditës si dhe miqtë e mi të dashun nga
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës (ShGK) do të pajtoheshin me mue se ma e mira që mund të
kërkonim për fillim ishte nji sistem i matun, i rregullt, i mirëstrukturuem i mbikqyrjes së mediave.
Kjo nuk d.m.th. se e kisha braktisë, qoftë edhe për nji t’imtë të vetme, përcaktimin për
konceptin amerikan të lirisë së shtypit, të bazuem në doktrinën e t’ashtuquejtunit «petku pa tegel».
Doja me e pa Kosovën me nji model të suksesshëm e funksional t’institucioneve demokratike: nji
sistem efikas të drejtësisë, nji polici efikase, nji sistem cilësor t’arsimit, parti politike solide të
bazueme ma parë në programe sesa në personalitete, nji lëvizje moderne dhe militante të punës,
nji ekonomi të mirëfilltë tregu dhe, mbi të gjitha, me media profesionale e të përgjegjshme. Por,
themelimi i secilës nga këto do të kërkonte angazhim, kujdes, durim, urti dhe ndjeshmëni.
Qëndrimet ekstreme nga cilado palë nuk do t’i kontribuonin fare kësaj; mos me qenë as censorë e
as thashethemaxhij, as me e ndrydhë a me e shpërdorue shtypin; këto duheshin me qenë qëllimet
tona.
Në fund të vitit 2000, Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizatë kulminante mediale
në Shtetet e Bashkueme, ia dha Shpërblimin e Përvjetorit të dhetë Ndërkombtar për Lirinë e
Shtypit Željko Kopanja-s, redaktorit të gazetës Nezavisne Novine në Banja Llukë. Mbasi i kish
humbë kambët në nji sulm terrorist, Kopanja, pa diskutim, ishte ba simbol i angazhimit
gazetaresk përballë kërcënimeve.
Në nji pritje në Uashington, Kopanja ishte i sinqertë lidhun me burimin e sulmit. Kur e pyetën
për statusin e hetimeve të rastit të tij, ai tha se «hetimet janë ndalë, megjithëse të tana dëshmitë
shpien kah Beogradi si burim. Kjo më ban me dyshue se mos Vojislav Koš tunica asht nacionalist
ma parë sesa demokrat».
Megjithëse mjaft i përkorë, ky pranim tregon se Kopanja, e pakta, nuk qe mashtrue nga shfaqja
e sofistikueme e «reformës» që ishte vu në skenë në Sërbi, të cilën do ta shqyrtoj pak ma poshtë.
Tre gazetarë të tjerë morën shpërblime: Modeste Mutinga, pronare e nji të përditshmeje të
pamvarun në Kongo-Kinshasa, Steven Gan, i cili qe burgue në Malejzi dhe i cili tash udhëheq nji
revistë interneti, dhe Mashallah Shamsolvaezin, që ndodhej në burg n’Iran. Mutinga dhe Gan
ishin, kuptohet, në gjendje me iu bashkue Kopanjas në kryeqytetin amerikan.
Nga këta të katërt, Mutinga me gjasë ballafaqohej me rrezikun ma të madh personal. Jeta në nji
burg iranian s’mund të jetë e lakmueshme, por ishte e dyshimtë nëse regjimi i Teheranit do ta
ekzekutonte Shamsolvaezin-in. Ishte po aq e dyshimtë nëse, n’atë çast, banditët e Beogradit do ta
prishnin partinë e Koš tunica-s me nji përpjekje tjetër mbi Kopanjan. Gan kishte qenë në zgrip në
Malejzi, ku, siç thonte ai, kishte liri të fjalës, por nuk kish liri «mbas fjalës».
Në Kongo Kinshasa, megjithatë, Mutinga ish cakërrue me personalitetin ekstremist e brutal të
diktatorit Laurent Kabila, që u vra në fillim të vitit 2001.
Ndërkohë, çashtjet e lirisë së mediave vazhdonin me ndikue mbi mediat e Ballkanit,
megjithëse Beogradi nuk ish i vetmi burim kërcënimi. Për nji pjesë të problemeve ende duheshin
me u fajsue autoritetet e hueja perëndimore në Sarajevë dhe në Prishtinë, edhe pse procesi kish ra
në binarë t’arsyes dhe ishte ma i rregullt në Kosovë sesa në Bosnjë-Hercegovinë.
Kishim me shpresue për nji rezultat të ngjashëm në Bosnjë-Hercegovinë, por kish shum pak
arsye për optimizëm në Sarajevë. Kur e pyetën në Uashington si po ia dilte me e mbajtë gazetën
Nezavisne Novine, Kopanja me miradije i falënderoi organizatat e ndryshme joqeveritare që e
kanë ndihmue, por nuk e përmendi agjencionin, që në fakt kishte kontroll mbi gazetën e tij:
IREX-in, program ky i mediave i financuem nga qeveria e ShBA-së. Bota do t’ishte vend ma i
mirë sikur Kopanja t’ishte në gjendje me e zbatue energjinë hulumtuese, që pothuejse e paguejti
me jetë, edhe për aktivitetet e IREX-it, por nji rezultat i tillë s’kish gjasë të shihej shpejt.
Ndërkohë, IREX-i botoi nji raport, të pregatitun me ndihmën e Komitetit për Mbrojtjen e
Gazetarëve dhe të OSBE-së, mbi kërcënimet e pandehuna ndaj gazetarëve dhe mediave në
Bosnjë-Hercegovinë. Reagimi i parë, që ndjen kur lexon nji dokument të tillë, asht me t’ardhë me
qeshë. Përveç Kopanjas, i cili qe sulmue nga nji komplot që buronte prej Beogradit, e jo prej
Bosnjës, gazetarët boshnjakë jetonin në nji parajsë të vërtetë krahasue me gazetarët e Kosovës.

127
Sidoqoftë, raporti qe i dobishëm në vlerësimin se sa serioz kish qenë Komiteti për Mbrojtjen e
Gazetarëve në lidhje me misionin që përshkruhej në titullin e tij. Mbase për ta arsyetue buxhetin e
vet, IREX-i nxori nji raport me plot shtrembnime. Asnjiherë nuk i shqyrtonte gjasat që sulmi mbi
Kopanjan ta ketë pasë burimin nga Beogradi dhe, në vend të kësaj, i referohej «cenueshmënisë së
përbashkët të të gjithë gazetarëve [anekand Bosnjë-Hercegovinës] prej sulmeve politikisht të
motivueme». Megjithëkëtë, shi për shkak të përfshimjes së Beogradit, përpjekja për ta vra
Kopanjan përbante përjashtim.
Për ma shum, tue u lëshue në patronizime, karakterizime neokolonialiste, raporti i IREX-it
pohonte se «nuk kuptohet sa duhet në shoqninë, policinë dhe tek zyrtarët boshnjakë, se sulmi
mbi nji gazetar asht, në të vërtetë, sulm mbi të gjithë njerëzit dhe të drejtat e tyne për lajme dhe
informacion të pacensuruem».
Epo, ndoshta zyrtarët e IREX-it jetonin e punonin në nji tjetër Bosnjë nga ajo ku unë e kam
shpinë, por nga përvoja ime, i gjithë publiku boshnjak e kuptonte mirëfili natyrën djallëzore të
sulmit kundër Kopanjas dhe randësinë e gjithë kësaj për qasjen e lirë të qytetarëve të Bosnjës në
lajme të pacensurueme.
Simbas IREX-it, telefonatat kërcënuese ba mediave, kërcënimet në rrugë, shpifjet e shumta, si
dhe nxjerrja nga ndërtesat publike, mbledhjet ose ngjarjet mediale ishin shembuj të kërcënimeve
serioze. Këtu njeriu duhet me mendue se ç’përvojë do të kenë pasë hulumtuesit e IREX-it në,
fjala vjen, Shtetet e Bashkueme, ku telefonatat kërcënuese, kërcënimet në rrugë, shpifjet e shumta,
si dhe nxjerrja nga ndërtesat publike, mbledhjet dhe ngjarjet janë sprova tipike të profesionit
gazetaresk. Por, kjo asht pjesë e problemit: siç spjegova ma nalt, mbrojtësit e mediave të Ballkanit
rrallëherë kanë përvojë vetjake në media.
Çashtja mbetej, në asht se jo në Bosnjë-Hercegovinë, e pakta, në Kosovë: kush kish me i
mbrojtë mediat nga mbrojtësit e mediave?
Mbas ma se nji viti të të jetuemit në rajon, jam lemeritë kur e kam mësue në ç’sasi autoritetet e
hueja në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë i kanë shpenzue burimet financiare të shtrydhuna nga
xhepat e qytetarëve taksapagues të vendeve demokratike. Megjithëse kishte shqetësime të konsi-
derueshme lidhun me pohimet se paret e taksave amerikane qenë vjedhë prej politikanësh
muslimanë të Bosnjës, kish ma shum arsye me u brengosë rreth karnevalit të shpenzimeve në të
cilin ishin vu funksionarët e huej.
Dështimi politik i ndërhymjeve të jashtme në Ballkan u gjet në nji mikrokozmos në rastin e
diçkaje që quhet Rrjeti i Transmetimit të Hapun (RrTH) – nji eksperiment ky në të cilin Shtetet e
Bashkueme dhe Bashkimi Europian së bashku harxhuen 17 milion dollarë. RrTH, rrjet televiziv
multikultural, dështoi mbasi kish pranue 9 milion dollarë nga ShBA-ja.
Rrjeti i Transmetimit të Hapun qe themelue mbi bazën e nji besimi të «korrektësisë politike»
që praktikohej prej të gjitha palëve në Bosnjë-Hercegovinën e sundueme prej të huejsh. Ky besim
ishte pandehma se nacionalizmi, qoftë sërb, kroat a musliman, ishte gogoli i tragjedisë boshnjake
dhe se të tanë nacionalizmat duheshin zhbi nën tutelën e bamirësve perëndimorë.
Kjo pandehmë kishte disa nëntekste çorientuese. Njani ndër ta ishte se për shum njerëz nga të
gjitha palët në Bosnjë-Hercegovinë ishin etnitë e veta ato që i shihnin si viktima të sulmit, dhe
prandej nacionalizmin e tyne e shihnin si akt mbrojtës. Me i urdhnue njerëzit e tillë (shumica sy-
nesh të vorfën dhe katundarë të rëndomtë) që thjesht të heqin dorë nga i tanë nacionalizmi dhe të
nisin me i përqafue pjesëtarët e etnive të tjera, ishte joreale deri në absurd.
Nji aspekt tjetër i nënkuptuem i kësaj qasjeje fëminore ndaj realiteteve ballkanike ishte
pandehma e të huejve se meqë epoka titiste e diktaturës komuniste nuk kish dëshmue ndonji
konflikt të hapët në Jugosllavi, zgjidhja do t’ishte me i largue të gjithë politikanët nacionalistë në
Bosnjë-Hercegovinë dhe me e rivendosë nomenklaturën e vjetër komuniste në pushtet. Kurrë
nuk u mor parasysh cinizmit moral që ngërthente kjo qasje. Dejtoni kishte vendosë nji
t’ashtuquejtun sistem të qeverisjes shumetnike me dekret, pa negociata të pranueshme midis të
trija palëve. Dhe, jashtë Republika Srpska-s, asnjiherë nuk i asht kushtue vëmendje inkurajimit të
partive të moderueme nacionaliste. Simbas fjalëve të nji diplomati amerikan jo fort diskret: «na

128
kemi për qëllim me ua thye eshtnat partive nacionaliste». Privatizimi asnjiherë nuk u trajtue
seriozisht dhe ekonomia iu la në duer «menaxherëve» marksistë.
RrTH qe krijue dhe mbulue me pare të gatshme me qëllim që t’i ndihmonte këto synime të
paarritshme: pajtimin ndëretnik, me kërkesën për rivendosjen e socializmit shtetnor. RrTH-ja qe
themelue në vitin 1996, nji vit mbas Dejtonit . Në deklaratën e misionit të saj thuhet se ajo «do t’ia
ofrojë Bosnjë-Hercegovinës nji rrjet televiziv vendor, i cili, në nivel kombtar e ndëretnik, do t’i
pasqyrojë qëllimet, aspiratat dhe kulturën e popullit të saj të të gjitha grupeve etnike».
Kështu, hendeku midis të pritunave dhe realiteteve po theksohej që prej fillimit, nga vetë
pandehma se «të gjitha grupet etnike» e ndanin nji «kulturë» të vetme të përbashkët. RrTH-ja ishte
pajisë me pajime pro duksioni nga fjala e fundit e teknikës dhe punësonte disa nga gazetarët ma të
mirë të Bosnjës. Por, që nga fillimi e deri në fund, shumica e shpenzimeve i qenë kushtue ekipeve
administrative, tue përfshi këtu edhe «trajnuesit» vizitues, vendqëndrimet e tyne, automjetet, per-
sonelin ndihmës, ushqimet, ndejat dhe udhëtimet jashtë vendit. Disa «trajnues» televizioni –
njerëz t’ardhun me i mësue boshnjakët si me i operue kamerat –paguheshin edhe me nga 1.000
dollarë amerikanë në ditë – ma shum sesa asht rroga e kryetarit amerikan.
Ç’asht e vërteta, pak e hiç asht prodhue program; shumica e programit përfundoi me
ritransmetimin e filmave amerikanë, të serialeve televizive dhe të lojnave të basketbollit. Kur u ba
e qartë në vitin 1998 – vit ky kur vetëm 30% e programit të RrTH-së po krijohej në nivel vendor
– se operacioni ishte në dështim e sipër, kontrolluesit e tij të jashtëm zgjodhën nji metodë klasike
të sundimit komunist. E nisën nji fushatë spastrimi. Zyrtari i emnuem nga Bashkimi Europian,
Micheal Challenger, urdhnoi pushimin nga puna të gazetarëve ma të mirë të rrjetit televiziv, që
udhëhiqeshin nga sërbi i Bosnjës Kosta Jovanović . Unioni i Pamvarun i Gazetarëve Profesionalë
të Bosnjë-Hercegovinës protestoi tue thanë se kjo nuk ishte hera e parë që «shtetasit e huej ose
përfaqësuesit e organizatave të hueja në Bosnjë» po i nxirrnin nga puna gazetarët vendas.
Shpërdorime të ngjashme pati vazhdimisht edhe në Radio FERN, nji kanal tjetër ky medial i
themeluem nga autoritetet e hueja. Largimet nga puna këtu bazoheshin në pretendime të
çuditshme që nisnin prej akuzave lidhun me pimjen e alkoolit në vendin e punës e deri te përdo-
rimi privat i pajisjeve të redaksisë, krahas akuzave « ideologjike» siç ishte « mungesa e
përkushtimit» ndaj qëllimeve të RrTH-së dhe akteve themeluese të saj. Punuesit e larguem banë
nji kallxim gjyqsor, i cili u zvarrit deri në fillim të vitit 1999. Por, për shkak të mungesës së nji
strukture të mirëfilltë ligjore në Bosnjë-Hercegovinë, e të mos i përmendim rregulloret moderne
të marrëdhanieve të punës, ata nuk fituen gja.
Sidoqoftë, RrTH-ja ishte nji krah i autoriteteve të hueja, që banin çka donin në Sarajevë. Në të
njejtën kohë kur zyrtarët e huej po e udhëheqnin RrTH-në tue e gërshetue pakujdesinë
profesionale me atë financiare, ata po zbatonin edhe sanksione të paarsyeshme kundër mediave
elektronike vendore të Bosnjës. Pa dyshim se i hueji ma i urryem në Sarajevë ishte njeriu i quejtun
Krister Thelin, nji gjykatës suedez dhe Shef i Komisionit të Pamvarun të Mediave (KPM). KPM-
ja shfrytëzonte të drejtën e kontrollit opsional mbi licencimin e mjeteve transmetuese për ta
udhëheqë nji politikë të egër censuruese. Thelin kishte edhe shprehinë e keqe me i përjashtue
kritikët e vet nga takimet e komisionit të tij, të cilat, siç mund të merret me mend, ishin publike.
Në disa nga rastet ma qesharake, KPM-ja i dënonte stacionet televizive sarajevase për shkelje
të tilla si «shija e keqe» në transmetimin e pamjeve të viktimave të bombës në Sarajevë, «keqra-
portimin» e hollësive të korrespondencave me vetë Komisionin, dhe për pasaktësitë në
riprodhimin e logos së KPM-së. Për ma shum, Thelin që rridhte nga nji mjedis skandinav në të
cilin pothuejse të tana mediat e mëdhaja janë të kontrollueme nga partitë politike, prapseprap
besonte se praktikat e tilla ishin të papranueshme për Bosnjë-Hercegovinën. Boshnjakët nuk
guxojnë me qenë nacionalistë t’asnjanit soj; ata, madje, s’munden me qenë as politikë. Ata janë
njerëz jashtë politike, e cila duhet me u udhëheqë nga tutorët ndërkombtarë. Në vitin 2000,
KPM-ja urdhnoi që Radio-Televizioni Boshnjak (BRT), nji ndërmarrje kjo me orientim të matun
musliman, të mbyllej. Preteksti ishte se BRT-ja po punonte pa licencë, të cilën KPM-ja kishte
refuzue me ia lëshue. Mosdhania e licencës arsyetohej me nji akuzë të pavërtetueme se BRT-ja

129
ishte themelue nga autoritetet e Sarajevës, çka, edhe po t’ishte e vërtetë, nuk do të konsiderohej
problematike kurrkund tjetër në Europë.
Por, rregullat me të cilat Bosnjë-Hercegovina udhëhiqej po improvizoheshin përditë nga
zyrtarët e huej, të cilët as s’e dinin e as s’brengoseshin se me kend e me se kishin të banin, tue
pasë për qëllim të vetëm me i shtypë të tanë nacionalizmat me çdo kusht. Porse, vetë boshnjakët
nuk u mashtruen. Rrjeti i Transmetimit të Hapun nuk mbërriti me u përcaktue si nji ndërmarrjeje
e besueshme e mediave me gjithë ata miliona dollarë që ishin derdhë në të. Meqë dukej e
pamundshme me imagjinue që autoritetet europiane do t’i hetonin absurditetet e tilla, mbase në
fund do të figuronin nja dy hetime nga ana e Senatit në «rishqyrtimin» e angazhimit amerikan në
Ballkan, të premtuem nga Colin Powell, Sekretari i ri i Shtetit, nën kryetarin George W. Bush.
Gjashtë vjet kishin kalue nga Dejtoni; 5 miliardë qenë derdhë anembanë Bosnjë-Hercegovinës, pa
u venerue kurrfarë përparimi i dukshëm. Ishte koha me dhanë llogari.
Me përmbledhë, pra: Dejtoni e ndali luftën në Bosnjë-Hercegovinë; më 1999, bombardimi i
NATO-s mbi Sërbi e ndali dëbimin e synuem të miliona shqiptarëve. Në të dyja rastet, ndërhymja
politike e ushtarake e fuqive perëndimore ishte e suksesshme menjirend. Por nëse ndërhymja u
dëftue produktive n’afat të shkurtë, kishte shum arsye me dyshue se kontributi i bashkësisë
ndërkombtare në Ballkan do t’ishte pozitiv n’afat ma të gjatë. Bosnja-Hercegovina nën Dejton, të
nënvizojmë, tregonte nji stagnim ekonomik e politik. Gishtat fajsues po drejtoheshin në drej time
të ndryshme me akuzue për këtë dështim trashanik. Shumica e të huejve, tue e ndjekë shembullin
e gazetarit të New York Times-it Chris Hedges, i fajsonin për korrupsion politikanët muslimanë
të Sarajevës në nji shoqni që po vendnumëronte; disa akuzonin se dështimi për me e përfshi me
zor t’ashtuquejtunën «Republikë Sërbe» me qendër në Banja Llukë e kishte sabotue shfaqjen e
institucioneve stabile të njisueme si dhe ringjallen ekonomike të Bosnjë-Hercegovinës.
Udhëheqësia e dikurshme kroate në Zagreb, që po vepronte nëpërmjet surrogatit të saj në Herce-
govinën perëndimore, po ashtu qëndronte ndër t’akuzuemit.
Boshnjakët në nji mënyrë ua mbanin ison këtyne argumenteve. Njerëzit e rëndomtë rrugëve të
Sarajevës thoshin se «hajnat» i kishin lanë të vorfën; në Banja Llukë, objekt i përçmimit ishin
Miloš ević-i me mvartësit e vet, kurse në Mostarin perëndimor shahej bota e jashtme pse nuk ia
kish dalë me e kuptue ndjeshmëninë kroate. Dhe prapseprap, bashkësia ndërkombtare në Bosnjë-
Hercegovinë kishte nji zgjidhje të vetme, të thjeshtë, për të gjitha këto probleme. Nacionalizmi
duhej me u zhbi, mundësisht përmjet nji qeverie të «reformueme» të ish-komunistëve, që veten e
quenin Social-Demokratë.
Kish disa gabime në këtë sistem të besimeve… që asht, në fakt, nji fenomen i vetëm, ani pse
paraqitet në forma të ndryshme. Për fillim e kursente bashkësinë ndërkombtare, qëllimet e saj,
programet, buxhetet dhe, mbi të gjitha, personelin, nga tana fajsimet. Gjithçka ishte faj i vetë
boshnjakëve, dhe të huejt që kishin shpenzue 5 miliardë dollarë amerikanë, ishin vëzhgues të
thjeshtë, që nuk ishin përgjegjës dhe nuk kishin luejtë kurrfarë roli. Nga ana e vetë boshnjakëve,
prirja për t’i përjashtue të huejt nga faji, tregonte disa karakteristika të këqija: mirësjelljen dhe
mirënjohjen deri në përmasa t’absurdit, por edhe ngurrimin oportunist për t’i kritikue ata që
dhuronin pare. Boshnjakët, kjo duhet thanë, gjithmonë kanë dëshmue nji prirje për pasivitet poli-
tik. Me heqjen, në shek. XIX, t’autonomisë lokale të Perandorisë Osmane, e cila në nji masë e
kishte ruejtë pamvarësinë origjinale kombtare të boshnjakëve nga sërbet dhe kisha e tyne,
boshnjakët filluen me i hedhë sytë tjetrakund për vendimet që duheshin marrë lidhun me ta: në
Stamboll, pastaj në Vjenë (mbas vitit 1878, nën Habsburgët), mandej në Beograd dhe tash në
Bruksel.
Ç’asht e vërteta, t’ashtuquejtunit politikanë të korruptuem muslimanë në Sarajevë kishin shum
pak shanse me vjedhë dhe, nëse vërtet vidhnin, kjo ndodhte në nji shkallë pafundësisht ma të
vogël sesa në Sërbinë fqinje, në Rumuni ose, me e marrë nji shembull numerikisht ma propor-
cional, në Maqedoni. Udhëheqësia e dikurshme ekstremiste në « Republikën Sërbe», në shum
vende ua kish hapë rrugën politikanëve pragmatikë që kishin ba hapa të vogjël por të randësishëm
drejt ndamjes së pushtetit me viktimat e tyne të dikurshme. Në Hercegovinën perëndimore,

130
udhëheqësit kroatë ballafaqoheshin me sfidën e përshtatjes ndaj frymave të reja që frynin prej
Zagrebit, të cilat u banë shum të ftohta mbas vdekjes së Tuđman-it.
Dhe prapseprap bashkësia ndërkombtare vazhdonte me e trajtue Bosnjë-Hercegovinën si nji
burim nacionalizmi të rrezikshëm, i cili mund të luftohej vetëm tue e rivu në pushtet
nomenklaturën e dikurshme komuniste, pasive, të pandershme, dhe në mënyrën ma primitive
antidemokratike.
Mbramjen e 3 majit 2000 u hap ekspozita e fotografisë retrospektive në Sarajevë. Ishte
mbramje e bukur, megjithëse pak e freskët. Kamarierët lëviznin përmbrenda publikut të
mbledhun në Collegium Artisticum, nji galeri e Sarajevës, tue ofrue pije e ushqime. Kishin ardhë
shum njerëz.
Ekpozita «Titoja në Bosnjë-Hercegovinë, 1943-1980» u mbajt në mbramjen e 20-vjetorit të
vdekjes së diktatorit jugosllav. Kuptohet se shum nga të pranishmit, nëse jo të tanë, ende e
vajtonin.
Fotografitë në sallë fillonin me ato të Titos së ri, që i luftonte gjermanët në Luftën e Dytë
Botnore dhe mbaronin me pamjet e nji plaku të kolmë që i duhej ndihma e nji asistenti për të dalë
nga limuzina. Ish-diktatori gjithë kishte qenë madhështor, porse nji prej miseve të fytyrës që e
kish ruejtë tanë jetën ishte njifarë lloji i nënqeshjes përçmuese. Në fillim, dukej se do të ketë qenë
tue i përqeshë nazistët. Në fund, ngjante hiç ma pak sesa si nji don mafioz që ish rraskapitë nga
miqtë dhe përgjegjësitë e randa.
Nëse kishte asosh që nuk e kishin marrë mesazhin e ekspozitës, titujt e gazetave sarajevase të
nesërmen në mëngjes e qartësonin punën: «Atëherë kemi pasë jetue ma mirë». Ky mall për të
kaluemen, në fakt, po e pengonte ndritjen e nji t’ardhmeje ma të mirë.
Ndër boshnjakët ma të vjetër ishte e rëndomtë me ndigjue ofshama mallnimi: atëherë s’ka pasë
papunësi, rrogat kanë qenë të nalta, pasaporta jugosllave t’i hapte dyert kahdo nëpër rrokulli.
Përkujtimet e Titos atë javë përfshinin nji transmetim të filmit Sutjeska, në të cilin figura e Titos
luhej nga hiç ma pak sesa ylli holivudian Richard Burton-i, dhe u ribotue nji profil i tij i vitit 1946
nga revista amerikane Time.
Ishte e pamundshme me i fajsue ata që e kishin dëshmue botën relativisht të qytetnueme të
komunizmit titist tek po shndërrohej në xhungël të plojave etnike, siç u ba Jugosllavia nën
drejtimin e pasuesve të Titos. Por kishte diçka të teprueme sa i përket kultit të Titos në Bosnjë-
Hercegovinë, sepse ish vetë sundimi i Titos ai që ia kish shtrue rrugën tmerrit jugosllav. Ajo qasja
e tij e stilit «L’État, c’est moi»* shkaktoi efektin e pashmangshëm «Aprés moi, le deluge» †. Dhe
përmbytja quhej Slobodan Miloš ević.
Titoja s’ishte aspak i keq, me u qartësue. Sikurse gjenerali spanjoll Francisco Franco, ai e
mbajti shtetin në dorë nja 35 vjet me radhë, por ama i lejoi shtetasit e vet me punue jashtë. Të dy
krijuen industri turizmi të cilat Fidel Castro mundet veç me i lakmue.
Por këtu krahasimi zhdymëzohet. Franco mori në dorë nji Spanjë e cila më 1936 i ngjante nji
plake që po vdiste nga kanceri, dhe e ktheu atë – ta zgjanojmë metaforën – në vajzë të re. Franco-
ja ishte i ashpër në ndëshkimin e Luftës Civile të Spanjës, por të tillë ishin edhe kundërshtarët e
tij. Dhe Franco-ja kurrë nuk masakroi njerëz me nga dheta mija përnjiherësh, siç banë forcat
partizane të Titos mbas vitit 1945. Ç’asht e vërteta, si komunist i mirë, Titoja përvetësoi nji
praktikë që nuk e njihte frankoizmi: i vrau shokët e vet. Komunisti inteligjent e liberal kroat,
Andrija Hebrang, fort i dashun prej popullit të vet, qe vra e shpallë për spiun të sovjetikëve.
Kjo nuk do me thanë se pala e Franco-s patjetër e meritonte me e fi tue luftën e Spanjës; as se
do të kish qenë ma mirë që Titoja ta humbte luftën e partizanëve. Historia nuk asht statike;
individët e rrethanat ndërrojnë. Franco-ja, në luftë kundër të cilit George Orwell-i e vuni në rrezik
jetën e vete, u dëftue e dobishme për Spanjën, por pakkush sot do të donte me u rreshtue kundër
Orwell-it.

* Shteti jam unë


† Mbas meje, përmbytje

131
Majë tanash, nuk mundet me u marrë me mend ndonji ngjarje në Madrid që do ta nderonte
Franco-n për sulmimin e intelektualëve, e ngjashme me ngjarjen e 3 majit në Sarajevë që kish për
synim me e ritheksue besnikninë ndaj Titos. «Simotra» boshnjake e Alessandra Mussolini-t,
Svetlana Broz, mbesa e diktatorit, u binte rrotull fotografive si t’ishte nji miss i sapozgjedhun. La
Mussolini përherë abuzohet në shtypin italian e të huej, ndërsa Dr. Broz bekohet prej shum
boshnjakëve dhe natyrisht edhe prej shum të huejve.
Dhe, kuptohet, Franco-ja e la edhe nji mbasardhës t’arsyeshëm (tue e zgjedhë, ç’asht e drejta,
kreun e shtetit që Spanja ende e ka, Mbretin Juan Carlos). Kurse Titoja, edhe 20 vjet mbas
vdekjes, për dallim nga Franco-ja, vazhdonte me u përzie. Titoja që e ngazëlleu botën me guximin
e tij për me iu kundërvu Stalinit më 1948 u tregue aq shum si nji kryeplak i gjithëpushtetshëm sa i
la shumicën prej trashëgimtarëve boshnjakë e ish-jugosllavë të tjerë në gjendjen e nji mvartësie
prej fëmije. Kjo, e jo korrupsioni i pandehun i politikanëve muslimanë në Sarajevë, ishte arsyeja
pse ekonomia boshnjake ende po vendnumëronte.
Por, merret vesh se gazetarët kanë prirje kah e majta kudo nëpër botë, prandej nuk ishte
ndonji befasi pse Titoja portretizohej ma mirë në shtyp sesa, fjala vjen, Franco-ja. Kjo asht e
vërtetë për të dy diktatorët si mbrenda ashtu edhe jashtë shteteve të tyne.
Së dyti, çka asht ma e randësishmja, edhe bashkësia ndërkombtare që po e udhëhiqte Bosnjën i
ushqente këto iluzione. Autoritetet e hueja që e mbanin në dorë t’ardhmen e Bosnjë-
Hercegovinës e banë shum mirë të qartë se për ta, rivendosja e titizmit, në formën e nji fitoreje
me zgjedhjen e kuadrove ish-komuniste, tashma Social-Demokratë, do t’ishte fort në rregull. Në
prill të vitit 2000, në zgjedhjet komunale, administratorët zyrtarë të Bosnjë-Hercegovinës – tue e
përfshi Zyrën e Përfaqësuesit të Naltë, Wolfgang Petritsch, si dhe përfaqësuesit vendorë të
OSBE-së – avokonin haptazi për fitoren e Social-Demokratëve, tue e cilësue partinë e ish-
diktaturës si «të moderueme e shumetnike».
Nji arsye për këtë ishte fiksimi i të huejve për me e kundërshtue gjithqysh nacionalizmin. Për
bashkësinë ndërkombtare, Bosnja nuk kish t’ardhme, po veç të kalueme, dhe sikurse ish-
komunistët, të huejt e shihnin këtë gja me mallëngjim. Fundja, atëbotë kish pasë paqe, dhe
boshnjakët nuk kishin qenë të përçamë etnikisht.
Porse në Bosnjën mbas Dejtonit (pothuejse sikurse në Spanjën në prag të luftës më 1936), nuk
kishte opsione liberale; kishte veç «të bardhë» e «të kuq» njifarëdore. Social-Demokratët kurrsesi
nuk ishin neoliberalë. Në shprehitë e tyne ishin ende marksistë, dhe madje jo fort të moderuem
në marksizmin e tyne. Po, kuptohet se ishin shumetnikë – ishin nga nomenklatura e dikurshme, e
cila duhej me qenë shumetnike për ta qeverisë vendin.
Zlatko Lagumdž ija, nji ekspert i ri i kibernetikës që i udhëhiqte Social-Demokratët, madje edhe
fizikisht i ngjante shum Titos. Ai qe përcaktue prej fuqive të hueja në Bosnjë-Hercegovinë me u
ba kryetari i ardhshëm i vendit. Edhe ai ishte n’ekspozitë, u mor vesh. Vinte e vente rrotull
fotografive me njifarë nënqeshjeje kënaqësie. Fundja, e dinte se bashkëqytetarët, votën për të e
shihnin si votë për Titon.
Por, për fat të keq, përziemja e vazhdueshme prej dorës së vdekun të Titos nënkuptonte
stagnim dhe vorfni në Bosnjë-Hercegovinë për nji kohë shum shum të gjatë. Kurrfarë gabimi nuk
duhet me u ba në lidhje me natyrën thelbsore të t’ashtuquejtunës Socialdemokraci Boshnjake.
Edhe kur Social-Demokratët e Bosnjës pohonin se e përkrahnin privatizimin, kjo në vetvete s’ish
kurrfarë garancie e qëllimeve a besimeve të tyne.
Privatizimi, siç asht pa në shum ish-vende komuniste, mundet me qenë edhe i korruptuem.
Mundet me qenë, madje, edhe i gjanë, por oportunist e i brishtë. Privatizuesi ma i madh i shek.
XX, në kuptimin statistikor, ishte VIadimir I. Lenini, i cili krejt ekonominë ruse, ma parë të
ndodhun nën «komunizmin e luftës», e privatizoi mbrenda disa muejsh nën Politikat e Reja
Ekonomike të vitit 1921. Por i njejti privatizim shpejt u përmbys nga Stalini. Me gjasë, gjaja ma
impresionuese lidhun me privatizimin e Leninit ishte se qe shum i lehtë e efikas, krahasue me
përpjekjet e ngjashme në Rusi nën Gorbaçovin ose Jelcinin.

132
Demokracia nuk asht çashtje e transferimit të pronës shtetnore në duert private, por e
shprehive politike. Dhe, simbas këtij standardi, Socialdemokratët boshnjakë dështuen plotësisht.
Me gjithë fjalët e tyne ma t’ambla lidhun me privatizimin kur bisedonin me të huejt, ata iu kishin
premtue punëtorëve boshnjakë kthim në industritë ndotëse e të stërngarkueme të të kaluemes,
punësim të njerëzve prej djepit e deri në vorr dhe, rrjedhimisht, përfitime të majme sociale.
Kjo pandershmëni asht komplikue nga qëndrimi thelbësisht anmiqësor për të kritikue e
kundërshtue. Socialdemokratët boshnjakë, si edhe miqtë e tyne në « bashkësinë ndërkombtare»
kurrë nuk do ta ngrenë zanin për nji hulumtim të pamvarun, të paanshëm dhe ekonomikisht të
shëndoshë të korrupsionit të pandehun; asht shum ma e lehtë thjesht me britë « hajnat, hajnat,
hajnat». Në të vërtetë, ish-komunistët boshnjakë u ngjanin shum homologëve të tyne sërbë, mbasi
kritikët dhe rivalët e tyne i shihnin si anmiq që duheshin me u shkatërrue ma parë sesa si
kundërshtarë që kërkonin përgjegje.
Koncensusi ishte nji koncept i paqenë në mendjen e ish-nomenklaturës së Bosnjës. Gjatë
zgjedhjeve komunale të vitit 1999, Zlatko Lagumdž ija së pari premtonte, me nji buzëqeshje
djallëzore, se partia e tij do të tregohej fisnike mbas fitores dhe se nuk do t’u « hakmerrej» hum-
bësve. Por, shi fakti se ai po e sillte idenë e hakmarrjes përpara opinionit publik, tregonte se cili
ishte preokupimi i tij dhe i shokëve të vet. Me t’u numëruem votat, u ba e qartë se Social-
Demokratët nuk e kishin fitue shumicën që e prisnin. Ata u zemëruen dhe deklaruen se n’asnji
mënyrë nuk do të formonin koalicion me nacionalistët.
Bashkësia ndërkombtare shpërfilli dy opsione kyçe në Bosnjë-Hercegovinë. I pari asht se ajo
plotësisht hoqi dorë nga ndihma serioze ekonomike përmes nxitjes së investimeve. I dyti, e
refuzoi mundësinë për me e nxitë paraqitjen e lëvizjeve të matuna nacionaliste. Pamvarësisht nga
ç’mund të kenë premtue ose madje edhe besue të huejt, nacionalizmi nuk do të zhduket në
Ballkan, siç nuk do të zhduket as n’Irlandë, në Spanjë a në vendet e tjera me probleme etnike.
Dhe, përpjekjet për ta zhdukë nacionalizmin me anë dekretesh nuk do të shënojnë ndonji suk ses
ma të madh në Ballkan sesa kanë shënue tek baskët a irlandezët.
Bota së pari i tradhtoi Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën tue refuzue me ndërhy me kohë për
t’i përfundue tmerret atje. Tradhtia e dytë përfshin heqjen dorë nga përgjegjësia për nji
administrim inteligjent të Bosnjës mbas Dejtonit . Megjithëse problemet e saj mund të dukeshin të
ndryshme në sipërfaqe, ky precedent nuk ishte fort premtues as për Kosovën. Vendet balkanike
që aspirojnë demokracinë ose që pohojnë të jenë demokratike kanë pa katër palë zgjedhje jetike
në tremujorin e fundit të vitit 2000: dy në Sërbi, zgjedhjet lokale në Kosovë dhe zgjedhjet në
Bosnjë-Hercegovinë. Secila nga këto zgjedhje ka dhanë mësime të randësishme, prej të cilave
shumica lidhun me situatën morale të demokracive ma të mëdhaja e ma t’etablueme.
Dhe, midis tyne, figuron tradhtia e tretë.
Në hulumtimin e pasojave lidhun me mungesën e përvojës së të huejve në Ballkan, nuk
mundemi mos me i përmendë ngjarjet e përçudshme në Beograd të tetorit të 2000-shit, që prunë
edhe ramjen e Miloš ević-it. Pothuejse fill mbas kësaj, agoi ajo dita e re në Ballkan dhe shumkush
në Sërbi po e pyeste veten nëse partia e tij kish qenë aq e mirë sa dukej t’ishte. Ndonëse
Miloš ević -i edhe zyrtarisht e njohu fitoren e Koš tunica-s dhe ky i fundit dha betimin si kryetar i
t’ashtuquejtunës Jugosllavi, ende mbetnin çashtje serioze për t’u trajtue.
Koš tunica e kishte ba ma se të qartë se ai as që do ta merrte parasysh ekstradimin e Miloš ević-
it a të cilitdo prej të bashkakuzuemve të tij në Tribunalin e Hagës për Krimet e Luftës në Jugo-
sllavi. Kryetari i ri vazhdimisht e akuzonte Tribunalin, tue e quejtë institucion politik ma parë sesa
ligjor.
Falë marrëveshjes së arritun nga Ministri i Jashtëm rus, Igor Ivanov, Miloš ević
-i kishte ruejtë
nji vend në tavolinën e politikës jugosllave. Në të vërtetë, ai mund të gëzonte shum ma shum se
kaq. Partia Socialiste e Miloš ević-it dhe Partia Radikale e Vojislav Šeš elj-it, në fund ia dolën me e
ruejtë përfaqësimin e tyne në legjislaturën sërbe; krimineli i akuzuem i luftës, Milan Milutinović -i,
e kishte mbajtë presidencën e Sërbisë.

133
Megjithëkëtë, në fund, nuk mundemi mos me reflektue mbi ngadalësinë groteske të procesit
që e kishte çue kombin sërb drejt këtij momenti vendimtar. Pamvarësisht nëse kishte ra me të
vërtetë Miloš ević-i, tashma ish koha për nji post mortem, që duhej ofrue jo vetëm nga sërbët, por
nga e mbarë bota.
Fatkeqsisht, populli sërb ende nuk e kish kuptue tragjedinë në të cilën ishte katandisë ai si dhe
miqtë e tij të dikurshëm në ish-Jugosllavi gjatë dhetëvjetëshit paraprak. Koš tunica ishte politikan i
papërlyem që fitoi mbështetjen e shoqnisë si nji alternativë ndaj Miloš ević -it dhe grues së tij të
çakordueme, Mirjana Marković , me klanin e tyne të gangsterëve.
Por Koš tunica mbeti nacionalist ekstrem sërb i cili e fajsonte Perëndimin dhe sidomos Shtetet
e Bashkueme për pasojat e politikave të Miloš ević -it, sidomos për bombardimet e NATO-s mbi
Beograd. Pra, nacionalizmi që ishte i papranueshëm për muslimanët boshnjakë, fjala vjen, ma në
fund u dëshmue si shum i nderuem në Beograd. Krahas kësaj, dështimi i Europës, e mos me
thanë gja për administratën e Clinton-it, për të zhvillue e imponue politika racionale ndaj shteteve
të dala prej ish-Jugosllavisë, nënkuptonte se edhe pa Miloš ević-in, shum probleme do të mbesnin
të pazgjidhuna. Mbi të tana, ende mbetej nyja e Kosovës: Perëndimi kish ndërhy atje pa
planifikue se ç’do të bante mbas luftës. Kosova u kthye në vend krize po aq ose edhe ma shum
sesa kish qenë para luftës së vitit 1999.
Shqiptarët e Kosovës qenë tejet cinikë lidhun me këtë. Administrimin perëndimor në vendin e
tyne e përshkruenin si nji «sundim sërb po pa masakra» dhe do të parapëlqenin që Miloš ević -i të
mbeste në pushtet derisa bashkësia ndërkombtare ta konfirmonte pamvarësinë e Kosovës si shtet
dhe të drejtën e saj për të nxjerrë përgjegjësi sovrane.
Arsyeja pse Koš tunica u pëlqye prej sërbëve nuk qëndron sall në retorikën e tij nacionaliste,
por edhe në ndershmëninë e tij personale. Kryesisht, ai ishte i sinqertë në nacionalizmin e tij, qysh
Miloš ević -i kurrë s’kish qenë. Miloš ević-i kish qenë shembulli ma i përpunuem i trendit politik të
njohun në Rusi si «aleanca kuq-kaftë» – koalicioni i komunistëve të dikurshëm me fashistët. Në
Sërbi, Miloš ević-i ka sajue nji komunizëm hitlerian për ta mbajtë pushtetin, ndërsa në Moskë,
mbas zhdukjes së Bashkimit Sovjetik, komunistët kanë zbatue nji antisemitizëm t’ashpër në nji
përpjekje për me e rimarrë pushtetin.
Randësia e këtij fenomeni mezi se asht kuptue në demokracitë kapitaliste. Prapseprap, na e
kemi pa shprehjen e tij edhe në Perëndim. Në ShBA kishte do pallavra politike t’artikulueme nga
«majtisti» Nader dhe «djathtisti» Pat Buchanan, të cilët e sulmuen Organizatën Botnore të Treg-
tisë. Demonstruesit «anarkistë» që nga Sietëll e deri në Pragë – vështirë që të jenë të vetëdij shëm
për ngjashmënitë e tyne me kokërruemit [skinheads] dhe anmiqtë e tjerë protonazistë të «rendit të
ri botnor» – ishin nxitë prej njerëzve të çiftit të dinosaurit kubanez Fidel Castro, dhe qenë
lavdërue edhe nga Bill Clinton-i. Ata kërcenin, me ose pa vetëdije, simbas muzikës që luhej në
Beograd, ku Miloš ević -i dhe Koštunica mbas tij, pohonin se i mbronin «punëtorët jugosllavë» prej
«kapitalit financiar lakmitar amerikan».
Kaq për politikën. Ekonomikisht, sërbët ende e konsideronin vetveten si nji komb me të drejta
të veçanta, për të cilët gjithçka do të ishte në rregull nëse pjesa tjetër e botës vetëm do të
vazhdonte me pague për armatën e tyne të stërmadhe, për industritë e tyne të paefektshme shtet-
nore, institucionet e tyne të pseudosofistikueme kulturore dhe propagandën e tyne rretheqark
botës për solidarizimin me «botën e tretë». (Kujtoni se Titoja kishte qenë udhëheqësi i popujve
«të painkuadruem»).
Sërbët duheshin me mësue se epoka e mirëqenies së mvarun, njikohësisht të mbrendshme për
nga forma e ekonomisë socialiste, e të jashtme për nga forma e ndihmës ndërkombtare, kish
përfundue. Hapi i ardhshëm, me a pa Miloš ević -in, do t’ishte për Sërbinë e «demokratizueme» me
e kërkue përtërimjen e ndihmës ekonomike ndërkombtare, por nuk kish garacion se Koš tunica
mund ta bante këtë.
Sido me qenë, ishte koha që Perëndimi të tërhiqej nga ky batak. Heqja e shpejtë e sanksioneve
ose mbulimi i Sërbisë me pare, ashtu siç dukej se fuqitë europiane dëshironin me ba, do t’ishte
gabim i madh. Sërbisë, në të vërtetë, duhej me ia thanë copë se reformat, nëpër të cilat duhet të

134
kalonte, nënkuptonin ma shum sesa ndryshimin e regjimit. Duhej me u imponue nji transformim
i gjithmbarshëm i ekonomisë së saj dhe nji edukim i njimendtë i shoqnisë sërbe në lidhje me reali-
tetet e botës moderne. Dhe këto duheshin me u imponue nga mbrenda, jo përmes ndonji
programi të ri të mirëqenies. Ishte koha që Sërbia të kthjellohej e të mendonte esull, me forca të
veta, pa kompromise ose përgdhelje.
«Neveria» asht titulli i romanit të famshëm të Jean Paul-Sartre-it. Por mendimet e mia në tetor
të vitit 2000 s’kishin shum me ba me letërsinë, sidomos jo me romanin. N’anën tjetër, ato kishin
të banin aq shum me neverinë e vërtetë, atë fiziken: ndjenjën e pështirosjes, të gërdisë dhe, qe
besa, edhe të njifarë frike, që e mbërthen organizmin njerëzor.
Mbas gjithë gjasave, personaliteti ma i përshtatshëm letrar për t’u diskutue këtu asht Albert
Camus. Nuk e di citatin e saktë në të cilin Camus e shprehte zhgënjimin e plotë me Europën dhe
vlerat e pandehuna demokratike të saj në prill të vitit 1939, në kohën e ramjes së Republikës
Spanjolle. Europa e kishte lanë Republikën me vdekë. Shum njerëz qenë idhnue, shum të tjerë
ishin prekë për lotë, po Camus shprehte diçka ma shum: për të, tradhtimi i Republikës spanjolle e
kish ba të pamundshme që prap ndonjiherë me besue në parimet, premtimet, fjalët e bukura të
shqiptueme nga politikanët… të tanë politikanët, të çfarëdo ideologjie, besimi e ngjyre.
Personalisht, e pranoj se më ngjallej neveria n’ato momente, teksa po kalonin javët dhe ditët e
tetorit të vitit 2000. Të nji tetori të marres. Nji tetori të dëshpërimit. Nji tetori të tradhtisë. Nji
tetori të neverisë. E kam thanë shum herë se Ballkanin gjatë dhetëvjetëshit të kaluem e kam kun-
drue ashtu siç breznia e prindëve të mi e kish kundrue luftën civile në Spanjë – si nji luftë të
madhe, pothuejse kozmike, mes të mirës me të keqen. Tash edhe unë isha përballë prillit tim të
vitit 1939. Tash po qëndroja krahas Camus-së, i gërditun sa s’bahet; i neveritun.
Me përqafimin pasionant dhe miratimin e gjoja transformimit politik të Sërbisë imperialiste –
t’asaj Sërbie që vetëm para dy vjetësh, sikurse edhe në vazhdimsi që nga viti 1804, kish djegë shpi,
kish vra fëmijë, kish vra gra dhe kish torturue e therë mashkuj të popullatës muslimane e
shqiptare në Ballkan – Perëndimi dëshmoi se premtimet e veta për demokracinë, të drejtat e
njeriut dhe çlirimin, s’ishin veçse nji fjalamani e kotë.
Perëndimi tregoi se të gjitha kalkulimet e veta politike, ndërhymjet ushtarake dhe programet
për transformime politike në Ballkan nuk qenë udhëheqë nga asgja tjetër veç interesit të pastër e
t’improvizuem vetjak. Udhëheqësit e Perëndimit mundoheshin me e mbulue marren e tyne tue vu
në skenë nji shfaqje të ndihmës e të solidaritetit.
Por për hesapet e fundit, nga pikëpamja e Perëndimit, dukej se pajtimi me imperializmin sërb
ishte ma i randësishëm, ma i domosdoshëm, ma moral dhe, kuptohet, ma i dobishëm sesa
garantimi i mbrojtjes së shqiptarëve të rrezikuem, të cilët, tjetrazi nga boshnjakët, nuk patën forcë
të vërtetë ushtarake të veten për t’u mbrojtë.
Mediat e Perëndimit e lavdëronin «revolucionin» e Koš tunica-s në të njejtën mënyrë siç dikur i
kishin lavdërue hipit si revolucionarë ose siç promovojnë nji artikull të ri konsumi me pohimin se
«asht revolucionar!!!». Shumica dërrmuese e gazetarëve perëndimorë nuk dinin kurrnjigja për
revolucionin; ata nuk kishin kurrfarë ideje se ç’kish me nënkuptue revolucioni në Sërbi.
Poeti fitues i çmimit Nobel, Czeslaw Milosz, me të drejtë i nderuem në Panairin e Librit të
Frankfurtit më 2000, shkruente mbi luftën në Bosnjë kështu: «Tash, kur vërtet po lypet
revolucioni, ata, që nji kohë ishin të zjarmtë, janë ftohë krejt».
Në kohën kur jam tue i rilexue këta rreshta nga Milosz, jam 52 vjeç. Besoja se i kisha lanë
mbas shpine ndjenjat e mia revolucionare. Kisha zanë me i besue ekonomitë e frymës
ndërmarrëse, negociatat e sindikatave, dhe vlerat thelbësore religjioze e konservative. Nuk
ndezesha ma nga tingujt e kangëve anarkiste ose nga andrra mbi jetën në barrikada, si kur isha i ri.
Por ngutia e turpshme për ta përkrahë regjimin e ri në Beograd më ka lanë të mbushun me
përbuzje dhe me revoltë kundër rendit botnor çfarë s’e kisha përjetue kurrë gjatë viteve ‘60-të e
‘70-të. Fatkeqsisht, sot nuk ka hapësinë për nji revolucion majtist. Majtistët anekand botës u
rreshtuen me Beogradin gjatë bombardimeve të NATO- s dhe iu bashkuen valles s’egër në

135
kërcimin e tyne për festimin e «çlirimit» sërb. Thjesht, nuk ka shpresë për nji përgjegje radikale
ndaj kalbjes morale të Perëndimit.
Revolucionarët moralë të fundshek. XIX nuk ngurruen me qëndrue të vetëm në nji kohë kur
shumica e të tjerëve përreth tyne e kishin humbë kryet. Trocki ka pasë qenë nji shembull i tillë.
Trocki besonte se, edhe në kohën e kulmimit të stalinizmit, nji njeri i vetëm që besonte në të
vërtetën dhe në parimet, ishte i detyruem me veprue. Na, që e njohim dhe e duem Kosovën,
mund të frymëzohemi nga simbolet e saj vetjake të rezistencës e të shpresës, që nga Shote Galica
e Marie Shllaku e deri te Shaban Polluzha e Adem Jashari.
Unë nuk mundem me thanë se kur e qysh do të përfundojnë orgjitë e shtrigave për nder të
vampirëve të Beogradit. Nuk kisha rekomandime lidhun me atë se si shqiptarët, boshnjakët dhe
miqtë e tyne duheshin me vazhdue tutje. Me e sfidue krejt nji rend botnor asht e pamundshme,
por kurrgja tjetër ma pak se kjo nuk ishte e përshtatshme. Nji pozitë e përulun, e frikësueme,
përgjëruese asht e papërshtatshme për këtë popull fisnik, për bijtë e shqiponjës, bijtë e lirisë dhe
miqtë e përkrahësit e tyne.
Unë, për veten time, pa vonesë shkova në Uashington – kryeqytet ky shum ma i randësishëm
sesa Beogradi për këtë çashtje – për ta hulumtue situatën dhe për të pa se çfarë rrugësh kishin
mbetë të hapuna për viktimat e imperializmit sërbian.
Me gjasë, në fund të fundit, nuk do të na duhen as Camus-ja e as Milosz-i për ta shqiptue
zemërimin tonë. Në këto çaste, shqiptarët kujtonin se si Atë Gjergj Fishta njiherë e pati
përshkruejtë Europën – si nji kurvë plakë. Shkrimtari kroat Miroslav Krlež a ishte pasë shprehë
ngjashëm. Ahengu i bordelit ishte në kulmin e vet, muzika ish e naltë dhe shum veta po
azdiseshin. Por, unë nuk do t’i afrohesha këtij festivali të ligsisë, as si prostitutë e as si patron
prostitutash.
Unë jam nga Kalifornia dhe do ta riafirmoja atë që e quej «kredo e gazetarëve protestues të
Kalifornisë» të shkrueme më 1897:
«Unë do të jem fjala e njerëzve. Unë do të jem goja e përgjakun të cilës i asht heqë fasha. Unë
do t’i thom të tana».
Porse, botës po i thuhet se krimet e Miloš ević -it asht ma së miri të harrohen; me randësi ishte
stabiliteti në Beograd. Kështu, zgjedhjet në Sërbi na mësuen ma shum për Perëndimin sesa për
vetë Sërbinë. Thanë ndryshe, Perëndimi tregoi vendosmënisht se, pamvarësisht prej krimeve
shtazarake të kryeme nga imperializmi sërb, Sërbia kish mbetë, për të, kombi i preferuem për
mbizotnim në Ballkan. T’ashtuquejtunit shtetarë të Perëndimit duket se gjithmonë do t’i
përkrahnin së pari dhe mbi të gjitha, mëtimet e trashëgimtarëve të Karađorđević -it.
Në zgjedhjet federale boshnjake, të mbajtuna në fund të vitit 2000, sërisht patëm rast me e
vlerësue efikasitetin e ekspertëve të OSBE-së dhe të ShBA-së në ndihmën e tyne për nji
demokraci të brishtë në kërkim të rrugës së saj. Përfundimisht, ekspertët e OSBE-së dhe të
ShBA-së dështuen në përpjekjen e tyne për ta imponue zgjidhjen që e kërkonin: nji fitore bindëse
përmes votës së lirë për Social-Demokratët. Kishte kalue nji vit dhe ishte ba e qartë se Bosnjë-
Hercegovina ishte shum e ndryshme nga Kroacia.
Zgjedhjet lokale në Kosovë na mësuen diçka tjetër: na dhanë nji mësim t’ambël e t’idhtë
njiherësh. Për shqiptarët dhe miqtë e shqiptarëve, ishte shpërblim i jashtëzakontë me e dëshmue
mënyrën e rregullt e të përgjegjshme në të cilën ishin krye zgjedhjet. Parashikimet e lemerishme
për nji dhunë ndërpartiake që i ndigjonim prej të tana anëve, dolën të pasakta. Shqiptarët e
Kosovës e hodhën votën e tyne dhe i zgjodhën autoritetet qetë e me mendje t’esullt.
Krahas kësaj, pamvarësisht se si disa shqiptarë të caktuem e shihnin Ibrahim Rugovën dhe
rezultatin e angazhimeve të tij në luftën çlirimtare, kishte nji krahasim që duhej me u theksue e
ritheksue. Ky asht se Rugova ishte shum ma i përgjegjshëm si shtetar e udhëheqës kombtar sesa
ishte Koš tunica. Megjithëkëtë, fuqitë demokratike nuk e përshëndetën fitoren e Rugovës me
ngazëllimin të cilin e treguen ndaj politikanit fitimtar të Sërbisë.
Me e thanë shkurt e shqip: shqiptarët edhe nji herë u kthyen në marren e fuqive dhe të
mediave perëndimore, ndaj duheshin me u pregatitë që ta organizonin nji përpjekje të re

136
ndërkombtare për me e edukue opinionin publik demokratik lidhun me kërkesat e drejta të
kombit shqiptar.

Prishtinë; Sarajevë; Uashington


shkurt 2001

137
+
UN GO HOME
Lufta e Irakut nisi më 19 mars 2003. Përvjetori i katërt i ndërhymjes së NATO-s në Kosovë ishte
më 24 mars të të njejtit vit. Shqiptarët e Koso vës, shumica e të cilëve janë muslimanë, prijnë në
botën islame me dashamirësinë ndaj Amerikës. Por njiherit i urrejnë ngatërrestarët prej Kombeve
të Bashkueme dhe Europës në duert e të cilëve kryesisht u ka ngelë fati, mbas përfundimit të
bombardimeve të NATO-s. Dhe gazetarët kosovarë tani po i paralajmërojnë irakianët mbi fatin
që mundet me i pritë po qe se rindërtimi i vendit të tyne i besohet OKB-së.
Përvojat e mia vetjake në Kosovë mbas ndërhymjes së NATO-s munden me hedhë nji fije
dritë rreth ndjenjave të këtyne gazetarëve. Më kujtohet sidomos nji natë, në Prishtinë, në korrik të
vitit 2000. Nji mbramje të vonë, kisha rastisë në njanin prej restoranteve që e kam ma për huj e që
shërben pula të pjekuna. Sapo kisha hangër kur u ndal rryma gjithandej – dukuni e shpeshtë kjo
në krejt Kosovën. Nji ofshamë e përshkoi restorantin e vogël, mbasi ky lokal nuk kish gjenerator,
dhe pa rrymë nuk mund të pregatitnin e as të shërbenin ushqim, as të banin kafe, e madje as enët
t’i lanin. U ndezën do qirij nëpër tavolina, dhe disa tipa të qetë – shqiptarë, jo jabanxhij – mbetën
e zunë me tymosë duhan, tue pi venë e raki. Pronari me kamarierët u ulën me i shoqnue.
U çova e bana me u nisë në shpi, rrugicave të ngushta të stilit osman, të kredhuna në terr të
zi. E njihja qytetin koxha mirë, prandej ndjehesha i sigurt nëpër to; problemin e vetëm i kisha
pusetat pa kapakë, sendet e tjera të padukshme, si dhe detyrën e ngjitjes së shkallëve deri te
banesa ime për pa marrë kund në thue. Kamba ende më dhimbte nga nji ndeshtrashë e nji nate
tjetër pa rrymë, kur tue ecë nëpër terr kisha kujtue se nji send i fortë, që ma prekte kambën, do të
rrëzohej, por e kuptova në mënyrën ma të keqe se kish qenë shtyllëz çeliku e ngulitun n’asfallt;
Mbeta me nji plagë të randë e tue çalue rreth nji muej e sa.
U ktheva në shpi, ku s’kisha ç’me ba; e kisha marrë vesh tashma se nuk u lexonte nën dritë
qirijsh, e llambë vojguri s’kisha. Televizori kuptohet nuk punonte, s’kisha si me e kqyrë e-postën
as me ba gja tjetër në kompjuter, madje as muzikë s’mundesha me ndigjue. Sikurse edhe
restoranti prej të cilit kisha dalë, as unë nuk kisha gjenerator. Nuk dija nëse do të ndalej edhe uji, e
të mos mundesha as sifonin me e pastrue. Mendova për të nesërmen në mjez, tue u pyetë me vete
a thue do të ketë ujë të nxehtë, gja q ë mvarej prej rrymës. Me e la fytyrën e me rrue mjekrrën
mundesha me ujë prej shishes. Po pa rrymë s’kisha si me u la, me ba kafe, a me i kqyrë lajmet
para se me dalë në punë. E në zyrë nuk do të kishte klimatizim, madje as ventilator, n’atë zheg
zhuritës vere.
Atëherë kalova përskaj selisë së UNMIK-ut. Ndërtesa, nji rrokaqiell që dikur kish qenë seli e
armatës jugosllave, shkëlqente prej dritave. Llamburisnin të tana dritaret, as me qenë tue punue
deri vonë burokratët mbrenda saj. U mor vesh, e dija fort mirë se pothuej kurrkush nuk ishte
mbrenda n’atë orë; deri tash shumica do të kenë ikë në shpi, nëpër banesa të mobilueme ma mirë
sesa e imja, ku mund të kenë edhe gjeneratorë. Godina shquhej n’atë terrinë të zezë, simbol i
fuqisë së OKB-së në Kosovën e molisun prej lufte. E m’u ba se edhe kontrasti mes dritave
llamburitëse dhe territ anepërreth ishte simbol në vetvete – hendeku midis dy botnave në
territorin e pushtuem, botës së autoriteteve ndërkombtare dhe botës së njerëzve. M’u duk
përnjiherë a thue se zyrtarët e Kombeve të Bashkueme mund të kenë lypë qëllimisht që dritat të
mbeteshin të ndezuna për t’i fye kosovarët me mujtësinë e tyne – por kuptohet që nuk mund
t’ishte kështu.

138
Megjithatë në Kosovë, mendimet nuk ishin doemos paranoike. Asht e vërtetë se njerëzit që
rrnojnë në kushte të tilla shum lehtë mund ta përjetojnë nji çrregullim të lehtë mendor, mbasi
ndërpremjet e rrymës dhe pisllëku që imponohej nga furnizimi i parregullt me ujë, e banin të
veten. Por ishte po ashtu e vërtetë se mendimet skeptike e shoqnonin jetën e përditshme nën
«rindërtimin» që UNMIK-u me agjencitë simotra i banin Kosovës. Krahas me OKB-në, Bashkimi
Europian (BE) dhe Organizata për Siguri e Bashkëpunim n’Europë (OSBE) përbanin «katër
shtylla» të ngarkueme me shërimin e Kosovës: OKB-ja e kryesonte Shtyllën e parë, Policinë e
Drejtësinë, por edhe të dytën, Administratën Civile, ndërsa BE-ja kish marrë përsipër
Reformimin Ekonomik, e OSBE-ja kishte në dorë Demokratizimin dhe Formimin e Institucio-
neve.
Rezultati ishte nji katastrofë e gjithmbarshme, prej të cilës, nëse duem me pasë farë hajri,
mundemi me nxjerrë shembuj ilustrues të teksteve shkollore se si mos me veprue në Irakun e
mbasluftës. Akronimi UNMIK ngjan fort me fjalën shqipe anmik, pra me sinonimin e fjalës
hasëm, dhe kuptohet nuk u desh shum kohë që ky përngjasim tingullimor të bahej burim i
humorit shpotitës ndër shqiptarët e Kosovës. Sot, gazetarët ma në nam të Kosovës i mbushin
faqet e gazetave te tyne me komente mbi leksionet e këqija të «rindërtimit» që i kanë mësue prej
UNMIK-ut, BE-së, OSBE-së si dhe prej asaj të tynes «mafie humanitare».
Gjendja e rrymës elektrike, çashtje kjo e pazgjidhun sot e kësaj dite, ishte problematike që
prej fillimit të rindërtimit. Të njejtin atë korrik vape të vitit 2000, në të njejtin termocentral që nuk
mundte me prodhue elektricitet, e intervistova kryeshefin teknik të sistemit t’elektrifikimit në
Kosovë. Ia ndigjoja vargun e ankesave për të huejt – mungesën e resurseve, si dhe lutjet e
pafundme që ia bante punëtorëve për me e derdhë mundin dhe kohën e tyne, u paguen ato a jo.
Ajo që po e mbante edhe atë rrymë që prodhohej, më tha ai, ishte «vetëmohimi dhe
atdhetarizmi». Në çerekun e dytë të 2000-shit, të 10.000 punëtorët e këtij sistemi paguheshin me
nga 150 marka gjermane gjithsej. Në fund të bisedës sonë, m’u kthye me njifarë trishtimi e më
tha: «Shumicës prej të huejve këtu që i kam takue nuk u bahet vonë se çka ndodh. Ti po dukesh i
interesuem. Ti duhesh me më ndihmue. Çfarë këshille mundesh me më dhanë»? Ky çast ishte po
aq shqetësues për mue sa do të ketë qenë për të.
Tash, thueja katër vjet mbas përfundimit të luftës, Kosova ende ka reduktime prej dy orësh
mbas çdo katërorëshi me rrymë, ditë e natë, e madje as ky orar nuk asht i qëndrueshëm – Kosova
asht nji vend që, para kohës së Miloš ević-it, eksportonte rrymë, kundrejt nji shpagimi të mirë, në
Shqipni e në Greqi.
Ibrahim Rexhepi, redaktor i shtojcës për ekonomi në gazetën Koha Ditore, shkruente më 21
mars 2003: «Shtetet e Bashkueme premtojnë se populli i Irakut do të ketë nji jetë krejt të
ndryshme mbas luftës – rroga, rrugë të shtrueme, si dhe 24 orë rrymë – ndërkohë që në Kosovë,
katër vjet mbas luftës, rrogat janë mizerie, ekonomia katastrofë, rrugët shtrohen e shum shpejt
bahen copë-copë, dhe ndërprehet rryma, sikurse ndërprehen edhe uji e ngrohja». Vlerësimet mbi
fondet e shpenzueme për rindërtimin e Kosovës shtrihen prej 2 miliardë USD deri në 9 miliardë
USD, dhe kjo shifra e fundit vjen prej OKB-së. Siç thonte zoti I. Rexhepi: «fondet u shpenzuen,
por Kosova nuk asht ma ndryshe se ç’ka qenë para katër vjetësh».
Nji prej problemeve asht se jo krejt fondet janë përdorë siç ishin synue. Në fund të prillit, ish-
kryetari i bordit të këshilltarëve të KEK-ut, gjermani 36 vjeçar i quejtun Joe Trutschler, do të
gjykohej në Gjermani. Trutschler akuzohet për shpërdorimin e 4.3 milionë USD të fondeve të
BE-së të ndame për blemjen e rrymës nga Bullgaria. Vetë Trutschler asht pague 500.000 USD për
shërbimet e veta në Kosovë mbrenda tre vjetëve, simbas Kohës Ditore, dhe pret gjykimin e dytë
për falsifikimin e kualifikimeve të tija akademike. Paret e zhdukuna janë transferue në Gjibraltar,
dhe Trutschler qe lokalizue në Alikante të Spanjës, vend fqinj, prej ku iu dorëzue autoriteteve
gjermane në dhetor të vitit 2002. Thuhet se Trutschler ka dhanë kumtesa të llojllojshme lidhun
me vjedhjen, tue thanë, fjala vjen, edhe se i kishte marrë paret me qëllimin për me i mbrojtë
pensionet e punëtorëve të Kosovës. Disa shqiptarë të paemnuem dyshohen për përfshimje në
këtë skemë.

139
Ndoshta ngjan e paparamendueshme që Iraku, megjithë resurset e veta të pashtershme të
naftës, të mundte me ngelë pa rrymë elektrike nëpër qytetet e veta. Por, me e përsëritë, Kosova
këtunjiherë ka pasë eksportue elektricitet, dhe termocentralet nuk i ishin damtue prej bombar-
dimeve të NATO-s. Vetë kosovarët i fajsojnë autoritetet e hueja rindërtuese për gjendjen kaotike
të sistemit t’energjisë elektrike. Kryeredaktori i gazetës Koha Ditore, Veton Surroi, në nji shkrim
të botuem më 22 mars 2003, e përshkruen nji bisedë të veten surreale me nji zyrtare tuniziane nga
Fondi Monetar Ndërkombtar. Ajo qe befasue që kurrkush në Kosovë nuk folte frangjisht dhe
sugjeronte të derdheshin pare për arsim. Por nuk e kishte idenë ma të vogël se prej kah do të vi-
nin paret për arsimin, dhe shtonte «Duhemi me e analizue këtë». Ç’asht e drejta, pare nuk ka,
madje nuk ka as ligj për buxhetin shtetnor.
Tuniziania frankofone sugjeronte hapjen ndaj investuesve të huej, kurse, e përballun me
mungesën e garancive ligjore për investime, përsëriste «duhemi me e analizue këtë». Sa për
mungesën e rrymës elektrike, sugjeronte importim t’energjisë prej fqinjëve... veçse harronte që
nuk ka pare me e pague atë import. Për këtë, e kishte nji përgjegje: kosovarët duhen me e pague
rrymën që e harxhojnë. Ka disa kosovarë që edhe vetë thonë se t’ardhunat nga faturat e rrymës
do të mundeshin me i financue nevojat e tjera, siç asht arsimi. Po ky asht fantazim. Pak kosovarë
ia dalin me i pague faturat e rrymës elektrike; shum ma pak munden me i pague borxhet e
pashlyeme; po edhe sikur të mundeshin, nuk ka nji sistem të vendosun kontabiliteti për me lejue
përdorimin e përgjegjshëm të t’ardhunave që do të grumbulloheshin. Nuk asht për t’u çuditë pse
Surroi përfundon: «M’erdhi mirë kur lexova në nji artikull në Wall Street Journal se ShBA-ja kish
vendosë me zbatue vetë rindërtimin fillestar t’Irakut të mbasluftës, nëpërmjet kontraktorëve që
punojnë për qeverinë e ShBA-së. Të paktën populli i Irakut nuk do t’u nënshtrohet eksperi-
mentimeve».
Kosovarët munden me ofrue përshkrim shum të vyem për gjendjen që presim me e ndeshë
n’Irak. OKB-ja, thonë ata, kurrë as nuk e ka përkrahë bombardimin e NATO-s mbi Sërbinë,
prandej pse të mërziten zyrtarët e OKB-së se si e zbatojnë mandatin që u asht besue për rindër-
timin e vendit tonë? Amerikanët janë naivë, thonë kosovarët, nëse besojnë se OKB-ja do t’i
plotësojë efektivisht detyrat që i janë dhanë në Kosovë, mbasi kjo organizatë ndërkombtare e kish
kundërshtue ndërhymjen e NATO-s.
Duket se shum njerëz keqkuptojnë çka asht OKB-ja. Ndigjojnë për mundësinë e përfshimjes
së Kombeve të Bashkueme n’Irak dhe besojnë se kombet e botës do të bashkohen, nëpërmjet
ambasadorëve përkatës të OKB-së, për me e ndihë Irakun mbas lufte. Por ky besim asht i ga-
buem. OKB-ja nuk asht bashkimi i kombeve të botës. Asht nji ndërmarrje e ndodhun në nji
ndërtesë në Nju Jork, me operacione satelitore rretherreth botës, që punëson nji kuadër të dhanë
njerëzish kombesh të ndryshme, shumica e të cilëve janë stazhistë e ideologë.
Në përvojën time gjashtë-vjeçare në Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën e mbasluftës,
kurrnjiherë nuk e kam takue ndonji përfaqësues të OKB-së që nuk asht përputhë plotësisht me
nji profil të caktuem profesional. Këta vetën e quejnë «ndërkombtarë» dhe të shumtën e herës
janë të rij e të papërvojë, megjithëqë krenët e misioneve të tyne janë kryesisht të vjetër e të
painteresuem. Kanë paragjykime të mëdhaja kundër privatizimit, dhe shumica synesh, të zgjedhun
për përgjegjësi ekonomike, vijnë nga Suedia dhe vendet e tjera ku socializmi statist mbetet feja
mbizotnuese politike.
Ndërkombtarët s’janë të paanshëm as kur duhen me qenë kundër ndryshimit të regjimit
administrativ, dhe gjejnë arsyetime të shumta se pse territoret që i administrojnë duhen me
vazhdue me funksionue nën udhëheqjen e regjimeve totalitare. Tue e kujtue të kaluemen
socialiste të Jugosllavisë titiste, Veton Surroi e quen regjimin e mbasluftës në Kosovë «UNMIK-
socializëm». Mbas ndërhymjes së NATO- s, OKB-ja bani ç’ishte e mundshme për me i
mirëmbajtë e rivendosë postet e ish-burokratëve socialistë. Nuk u shqyrtue kurrë as kthimi i
pronave private të marruna prej nazistëve, komunistëve ose regjimit millosheviqian. Kur zyrtarët
e OKB-së dhe të USAID-it bashkëpunuen për me hartue nji rregullore mbi privatizimin,
ekspertët kosovarë banë vërejtjen se efekti kryesor i saj kish me qenë me e riafirmue pronësinë

140
shtetnore të pronave të nacionalizueme ma parë sesa me i rivendosë të drejtat mbi pronat private.
Faqja n’internet e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit, organi që e mbikqyr privatizimin e
ndërmarrjeve, thotë: «AKM-ja asht themelue për me i ruejtë ose shtue vlerat, mundësitë dhe
qeverisjen e përbashkët të ndërmarrjeve publike e shoqnore në Kosovë».
Socializmi i UNMIK-ut i zbaton madje edhe standardet e ndryshme të revizionimit dhe të
llogaritarisë që kanë ekzistue nën sistemin e dikur shëm jugosllav. Surroi shkruen: «Miliona e
miliona marka shkonin prej nji dore në tjetrën për qiratë ose t’ardhunat e ndërmarrjeve, por asnji
dysh nuk u shti në konton e buxhetit të Kosovës. Gjatë tre vjetëve, qinda miliona marka
gjermane kanë kalue prej nji xhepi në tjetrin pa ba as ushtrimin ma të vogël të nji mbikqyrjeje
publike. Në Kosovë, ka mundësi t’institucionalizueme për hajni e korrupsion. Ndërkohë, nuk ka
mundësi me funksionue ndërmarrjet dhe me u krijue vende të reja të punës».
Ndërkombtarët kanë edhe nji kulturë fatkeqe kolektive. Shumica synesh nënshkruejnë
kontrata trimuejshe, dhe mezi presin vendit ku punojnë me ia kthye shpinën. Ndërkombtarët nuk
mundohen me e mësue gjuhën e vendit ku shkojnë. Shum shpejt gjejnë ndonji dashnore a
dashnor nga popullsia vendase, por përndryshe u tuten vendasve, dhe kryesisht rrinë të mshelun
në komplekset e ndërtesave të tyne të punës, lëvizin kryesisht me automjete të mëdhaja, ndërkohë
që vendasit ecin në kambë. Në rastet ma të këqija, ua mësojnë vendasve edhe eksploatimin
seksual në formën e prostitucionit: në Kosovë, importohen femnat moldove dhe skamnoret nga
vende të tjera për këtë qëllim. Nëse pikat joshëse turistike nuk janë aq larg – si Dubrovniku për
ata të vendosunit në Bosnjë, ose Greqia për këta në Kosovë – ndërkombtarët do të kalojnë sa ma
shum kohë që munden atje.
Sapo të kenë zbritë këto krijesa në nji vend, nis me u zgjanue fill hendeku ekonomik ndërmjet
tyne dhe popullsisë lokale, madje me rezultate skandaloze. Ndërkombtarët kryesisht marrin
dhetëfishin e rrogës së ekspertit ose nëpunësit ma të paguem vendor, dhe ndërsa vendorët duhen
me pague taksa, ndërkombtarët nuk duhen. Ani pse profesionistët vendorë, si, ta zamë,
profesorët e universiteteve, fitojnë nji shumë modeste prej 150 eurosh në muej, fëmijët e tyne
fitojnë edhe nga 800 euro tue punue si përkthyes e shoferë. Në Kosovë, nemose 30 për qind të
t’ardhunave në vitin 2000 qenë mbështetë në shërbimet për ndërkombtarët, simbas UNMIK-ut.
Në pastë ndryshue gja që atëherë, kjo shifër veç asht rritë.
Nji import tjetër i padëshiruem asht «demokracia» e kësaj mafie humanitare. Si në Bosnjë si
në Kosovë, të huejt imponojnë sisteme të çuditshme të votimit «të matun», dhe kërkojnë që, për
me i kënaqë parapëlqimet e tyne për korrektësi politike, 30 për qind të kandidatëve të jenë gra.
Mediat u vunë nën mbikqyrjen e europianëve që as nuk besojnë në konceptin e lirisë së
Amendamentit të Parë, as në ligjin e shpifjeve si kundërgjegje ndaj teprimeve të shtypit, por që
besojnë në censurim dhe licencim të gazetarëve.
Ma e keqja asht se thjesht injorohen fusha të tana të jetës publike. Në Ballkan, ndërkombtarët
gjithmonë me siklet i takojnë krenët fetarë, dhe e shmangin këtë gja sa herë munden. Nuk
mërziten fare për reformat e punës, ose për sanimin e sistemit të shkatërruem të pensioneve, ose
të kulturës. Në Kosovë, gjatë dhetëvjetëshave të sundimit sërb, shqiptarët kishin themelue nji
sistem të jashtëzakontë «paralel» arsimor, në të cilin mësuesit paguheshin me veshmbathje,
ushqim, transportim, dhe mallna e shërbime të tjera. Kosova kishte 28.000 punues arsimorë, që u
shërbenin 400.000 nxanësve në ma se 800 institucione. Fëmijët transportohesin për në klasë dhe
shpi, u jepeshin dreka të nxehta, kishin personel mjeksor, dhe lokalet shkollore mbaheshin të
pastërta – të tana këto prej prindëve e vullnetarëve. Mësimdhanësit, që përfaqësonin ndërgjegjen
qytetare të kosovarëve, i prisnin me padurim mjetet prej OKB-së për t’i rregullue shkollat. Por
nuk kishin fat. Veprimi i parë i administratës ndërkombtare në Kosovë ishte me shpallë se arsimi
duhet me rinisë prej zeros.
Mbasi UNMIK-u nuk kish pare për arsim, mësimdhanësit paguheshin me tallona, të
këmbyeshëm për furnizime me ndihma. Por së pari, të tanë rojat, kuzhinierët dhe infermieret u
pushuen. Nuk do të shërbeheshin ma tambli as shujta e nxehtë; shërbimi i autobusit të shkollës u
mbyll. Nuk asht çudi, prandej, që rrugët e Prishtinës u mbushën shpejt me fëmijë që e shkonin

141
ditën jashtë shkollës, tue shitë cigare. As nuk ishte me u çuditë që në vitin 2002 grupi i parë i
punuesve publikë që doli në grevë kundër pushtetarëve të huej ishin vetë arsimtarët.
Kosovarët kishin ba punë të mrekullueshme, nën sundimin sërb, për mirëmbajtjen e
ekonomisë private «paralele», falë dërgesave prej diasporës së tyne të numërt në Europën
Perëndimore dhe në ShBA. Edhe këtu, qëndrimi i UNMIK-ut, i BE-së dhe i organizatave të
ngjashme ishte qëndrim i nji anmiqsie të mërtisun. Bankat e sigurimet nuk ishin në listën e
përparësive të OKB-së. Nuk iu dha kurrfarë ndihme ndërmarrësi së kosovare, nuk u nxit investimi
nga diaspora, dhe të vetmet skema për ringjallje ekonomike ishin ato të modelueme simbas
socializmit jugosllav. Çimentorja e Sharrit, fjala vjen, iu ofrue për tenderim pronarëve të
mundshëm t’ardhshëm në pranverë të 2000-shit, me trumbetime të shumta, por tue i sigurue të
gjitha llastimet e njohuna dhe fondin e lirë për përdorim politik prej shefave. Kosovarët shpejt e
kuptuen se rindërtimi ekonomik nënkuponte me u kthye në socializmin «vetëqeverisës» të kohës
së Titos, ku secila industri ishte e stërngarkueme me burokratë parazitarë. Mëtimeve të ish-
shefave sërbë për pronësi ndaj këtyne pronave u jepej po aq peshë sa edhe atyne të shqiptarëve
t’aqshumvuejtun – s’asht me u çuditë, mbasi nuk ishte vendosë kurrfarë sistemi juridik.
A asht ky fati që po i pret irakianët? A do të mbijetojë tek ata ekonomia statiste e vendosun
prej partisë Baath? A do ta gjejë qytetari i thjeshtë, në qe se shkon në zyra shtetnore, të njejtin
burokrat baathist që para «çlirimit» e kishte sillë vërdallë? A do të vazhdojnë punëtorët irakianë
me u rrasë nëpër sindikata baathiste punëtorësh, me grevistë pothuejse të leçitun prej ligjit, ndërsa
ndërmarrësit të kuptojnë se duhen me veprue pa sistem të sigurt bankar a sigurimor? Udhëheqësit
shiitë, kurdë, sufij, tok me udhëheqësit të tjerë fetarë, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e bashkësive
përkatëse të krishtena të këtij vendi, a do t’i gjejnë të msheluna dyert e ndërkombtarëve?
A do të zbulojnë gazetarët e Irakut se «komisionet për media» janë themelue për me ua
mbikqyrë raportimet? A do të votojnë irakianët simbas rregullave të hartueme prej të huejve që
nuk ua njohin as gjuhën? A do të krijojnë ndërkombtarët nji shoqni të zhdymëzueme, në të cilën
ata do ta mbledhin kajmakun e asaj toke ndërsa vendasit poshtnohen? A do të lulëzojë industria e
seksit nën tutelën e të huejve? A do t’i kenë irakianët, sikurse kosovarët, rrugët të patrollueme prej
policësh të pensionuem nga Europa e Amerika që lypin punë me pak angazhim – ose nga policitë
jokompetente t’importueme prej vendesh të Botës së Tretë, prej të cilëve disa kurrë nuk kanë
grahë veturë a shkrehë armë? A do të bahet edhe Iraku, sikurse Ballkani nën mafien humanitare,
fushë loje për karrierista azganë si dhe gropë shkarkimi për ishat e dikurshëm?
Gazetari kosovar Beqë Cufaj, korrespondent nga Gjermania për Ko hën Ditore, e përmblodhi
këtë gjendje për bukuri më 23 mars: «Sot në mjez kur Berlini shpalli se Sekretari i Përgjithshëm i
OKB-së dhe Këshilli i Sigurimit e kanë ngarkue Gjermaninë dhe qeverinë e saj me e hartue nji
plan urgjent për ndihma humanitare për Irakun e mbasluftës, kosovarët nuk kishin si mos me u
rrënqethë . . . . Të shpresojmë se kjo vërtet përfshin veç nji ndihmë humanitare dhe kurrgja tjetër
. . . . Nëse populli i Irakut duhet me kalue nëpër të njejtën gja sikurse na në Kosovë, Zoti u
ndihmoftë . . . . Ky do të duhej me qenë mesazhi për irakianët nga kosovarët, nji popull që asht
regjë tashma me OKB-në dhe asht lodhë nga jeta në Unmikistan».
I njejti mesazh do të duhej me i shkue edhe presidentit Bush, i cili ta përçojë tutje si t’ishte ky
koncepti vetjak amerikan për rindërtimin e Irakut të mbasluftës. Presidenti duhet me e nënvizue
lirinë ekonomike dhe investimet, sikur baza për shndërrimet sociale e politike. Ai duhet me e ba
të qartë se na e mbështesim zvogëlimin e qeverisë nën administratën e re të lirë prej burokratëve
baathistë. Presidenti duhet me e shpallë nji orientim të ri në punën e agjencive përkatëse të ShBA-
së: drejt privatizimit dhe mbështetjes së ndërmarrësisë.
Presidenti Bush po ashtu do të duhej me e përvijue nji strategji për eksportimin e parimeve
politike amerikane ma parë sesa t’institucioneve tona të veçanta. Transplantimi institucional
mund të punojë ose jo, ndërsa nji injektim me vlerat themelore amerikane sikurse janë liria e
shtypit, llogaridhania afariste, si dhe sigurimi i kontratave nuk do të mund të dështojnë.
Presidenti Bush ma tej do të duhej me theksue se synimi ynë nuk asht me i përsëritë përvojat
e Gjermanisë e të Japonisë, ku autoriteti amerikan i mbasluftës krejtsisht i riorganizoi ekonomitë

142
dhe imponoi masa kushtetutare. Ma parë, ai do të duhej me marrë shembull nga Korea Jugore e
Tajvani si vende model: vende këto ku ShBA-ja shtriu nji ombrellë sigurie që u mundësonte
energjive ndërmarrëse e krijuese të çliroheshin, tue e shndërrue kësisoj secilin shtet prej
përmbrenda, simbas parakushteve vetjake kulturore. Disa prej figurave ma përparimtare islame
sot – shembëlltyrë e të cilave janë politikanët demokratë të Turqisë – tregojnë kah Korea Jugore,
Tajvani e Japonia si vende që kanë arritë stabilitetin, përparimin dhe lirinë pa e flijue traditën e
tyne të kulturave joperëndimore.
Së fundi, Presidenti Bush do të duhej me e themelue nji njisi të veçantë ekspertësh të
privatizimit, të tubuem nga sektori privat e nga departamentet akademike me njerëz që janë të
përkushtuem mbas tregut të lirë n’ato vende ku privatizimi e demokratizimi kanë qenë të sukses-
shme, sikurse janë Spanja, Korea Jugore, si dhe Republika Çeke – vende që janë, jo rastësisht,
anëtare të koalicionit të të vullnetshmëve.
Kosovarët nuk janë të vetmit që shohin paralelizma me Irakun; përvoja e shëmtueme e
Kosovës jehun e ka të madh. Michael Steiner, kryeshefi aktual i UNMIK-ut në Kosovë, veç para
pak ditësh tha se beson që Iraku duhet rindërtue nga OKB-ja, madje me dheta herë ma shum
zyrtarë të huej se ç’kanë vërshue në Ballkan – qinda mija sosh. Lideri opozitar i Irakut, Bakhtiar
Amin, e vizitoi Kosovën në të njejtën kohë dhe tha se ky udhëtim ia kish krijue bindjen se OKB-
ja duhet me u përjashtue prej listës së rindërtuesve të vendit të tij.
ShBA-ja nuk duhet me e lejue OKB-në, me rezultatin e tmerrshëm që ka dëftue në Ballkan,
as në mesin e palestinezëve, as në Afrikë, në Kamboxhë e ngjeti, e as për ta pru paaftësinë dhe
nervozën e vete tek populli i Irakut. Iraku po lufton për lirinë e vete, mbas vuejteve të dhunës që
ka përjetue. Amerika duhet me dëshmue se e kish me tanë mend atë që e thonte mbi lirinë dhe
përparimin e popullit t’Irakut – ndërkohë që OKB-ja, BE-ja dhe simotrat e tyne e parapëlqenin
status quo-në. Iraku meriton diçka ma të mirë – sikurse edhe na, për flijimet që kemi ba. Hapi i
parë asht me e kuptue çka mos me ba n’Irakun e mbasluftës. Dhe emni i kësaj tragjedie asht
Kosovë.
Weekly Standard
14 prill 2003

143
++
LETËR E HAPTË DARDAN GASHIT
I dashun Dardan,
Tema e njikësaj letre të haptë asht kujtesa. Ti më kujtohesh fort mirë prej kohës kur po qëndroja
në Kosovë gjatë vitit 2000, kohë kjo kur po punoja për Grupin Ndërkombtar të Krizës (ICG)
dhe po kontribuoja me artikuj nëpër mediat e pamvaruna të Prishtinës. Dhe, u mor vesh, edhe
unë të kujtohem ty.
Por para se me iu kthye kujtimeve që ndajmë mes nesh, i kam do të tjera kujtime që due me i
shpalue. U shtyta me e përpilue këtë letër prej publikimit të raportit të OSBE-së «Roli i mediave
në ngjarjet e marsit 2004 në Kosovë». Kur fillimisht e mora në dorë këtë raport, u ndesha jo me
fotografinë tande, Dardan «Fu-Fu» Gashi – sepse njikjo ish nofka jote në Bosnjë-Hercegovinë,
me sa më kujtohet – por me foton e nji njeriu që këtunjiherë e kam pasë fort për zemër, e që
dikur ka pasë përfaqësue shum ma shum sesa që ke me përfaqësue ti ndonjiherë. Po: fjalën e kam
për asnji tjetër veç Miklos Haraszti-t, përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Mediave.
Zoti Haraszti dikur asht pasë nderue, me fort të drejtë, si disident në Hungarinë e tij. Më
kujtohet me shum mallëngjim kur për të parën herë e pata lexue tekstin e tij klasik «Punëtori në
shtetin e punëtorit», nji zbërthim i rrenës komuniste, ashtu siç e ka pasë përjetue ai vetë. Kur ia
pata lexue librin, para pothuej 30 vjetëve, ende i përkisja të majtës radikale, dhe ky libër po ma
shpërfaqte në mënyrën ma të kthjelltë karakterin e brishtë e të truem të komunizmit n’Europën
Lindore.
Kurrë nuk e kisha mendue, para gjithë atyne vjetëve, se me fundin e komunizmit, tanë ata
disidentë të guximshëm e të shkëlqyeshëm do të shndërroheshin në burokratë, censorë, e në disa
raste, edhe në fa shistë e kriminelë lufte. U mor vesh, kurrë s’më kish shkue mendja se Miklos
Haraszti do ta fitonte bukën e gojës tue punue si zyrtar burokrat që u ven kushte gazetarëve
shqiptarë të Kosovës. Me e pa emnin e tij të lidhun me nji dokument për faqe të zezë siç asht
raporti «Roli i mediave në ngjarjet e marsit 2004 në Kosovë» ishte diçka fort tronditëse e
zhgënjyese. Por Haraszti me kolegët e tij hungarezë u kursyen për pa u koritë si homologët e tyne
sërbë: Šeš elj-i, i cili prej zyrtarit ma të parapëlqyem nga perëndimorët për të drejtat e njerëzve
përfundoi në Hagë; Djindjić -i, ish-dishepulli i Habermasit, i vramë nga mafia beogradase mbasi i
përlyu duert me gjakun e Bosnjë-Hercegovinës, si dhe pjesëtarët e qarkut «marksisti humanist» që
u banë autorë të manifestit fashist të njohun si Memorandumi i SANU-s.
Por mjaft për të kaluemen. «Fu-Fu» Gashi; tash më duhet me iu kthye kohëve ma të freskëta
dhe kujtimeve midis nesh. Mue, s’do mend, më kujtohet se si ma fërfëlloje para fytyrës nji artikull
të panënshkruem të gazetës vjeneze Der Standard, tue pohue se ishte shkrim i yti dhe tue mëtue
se asht ma i vlefshëm se gjithçka që unë kisha botue si gazetar. Më kujtohet se si nëpër Prishtinë
përhapje që unë kurrë s’kisha qenë tamam gazetar, por se isha veçse autor i do nekrologjive ga-
zetareske. Më kujtohen akuzat e tua se libri im «Kosova: prejardhja e nji lufte» asht plagjiat i librit
të Noel Malcolmit, nji pretendim ky që as vetë zoti Malcolm nuk e përkrahu. Më kujtohet kur
ankoheshe se isha simpatizues i ekstremistëve shqiptarë që kishin guximin me i këndue kangët e
UÇK-së në pragun e zyrës së ICG-së. Më kujtohet përpjekja jote me e bindë ICG-në që ta
ndalonte botimin e raportit tim për religjionin në Kosovë, në të cilin mundohesha me i shpalue
kërcënimet e infiltrimit të vehabijve ndër shqiptarët muslimanë të Kosovës. Më kujtohet kur, si pa

144
krye, ike prej Kosove mbasi që ditorja amerikane The Christian Science Monitor t’i botoi akuzat e
rreme kundër Hashim Thaçit.
Të tana më kujtohen, «Fu-Fu» Gashi, dhe kjo asht arsyeja pse jam autor i mirë i nekrologjive,
nji specialitet gazetaresk ky që nuk asht aspak i pandershëm a i turshpëm. Unë jam edhe historian
dhe historianët e mirë mvaren prej nekrologjive të mira si material burimor i dorës së parë. Por
unë nuk do ta shkruej nekrologjinë tande; ti e ke shkruejtë vetë nekrologjinë tande morale tue e
hartue raportin e OSBE-së «Roli i mediave në ngjarjet e marsit 2004 në Kosovë» – jo ma pak sesa
Haraszti që e ka shkruejtë të tijën tue i ofrue «mbulesë» këtij raporti.
Në raportin e OSBE-së ti «Fu-Fu» Gashi i ngarkon mediat shqiptare të Kosovës me
përgjegjësi për dhunën e marsit 2004, tue u bazue n’interpretimin tand tendencioz të raportimit të
tyne. Shkurt, ti i akuzon mediat shqiptare në Kosovë për raportim të pakujdesshëm e mashtrues.
Por ti vetë, «Fu-Fu» Gashi, ke përpilue nji dokument që përban nji shembëlltyrë të gjuhës
qëllimisht dykuptimëshe, por në të ci lën synimi yt mbetet i qartë: me ua ulë namin mediave shqi-
pe në Kosovë tue e përkrahë autoritetin, arrogancën dhe abuzimet që u imponohen këtyne
mediave nga OSBE-ja dhe nga kolegët e tyne në UNMIK.
Në «Përmbledhjen e përgjithshme» të këtij raporti, ti «Fu-Fu» Gashi shkruen: «Edhe në
shoqnitë që nuk kanë konflikt etnik, me i lidhë mediat me humbjen e jetëve nënkupton me ecë
nëpër tehun e hollë të ndamjes midis përkufizimit të lirisë së shprehjes dhe ndëshkimit të gjuhës
së urrejtjes. Po, në nji periudhë fill mbas konfliktit ndëretnik si kjo e Kosovës, raportimi i
njianshëm në vetvete mund të shkaktojë dhunë». Këto fraza bukurtingëlluese janë në fakt krejt të
zbrazta e pa kuptim, sepse në shumicën e shoqnive demokratike, liria e të shprehunit garantohet
me ligj dhe përfshin mbrojtjen e pakandshme por të domosdoshme të lirisë me e përdorë «gjuhën
e urrejtjes». Shum pak shtete e kanë ndalue «gjuhën e urrejtjes». Ato, ma para, e ka në kufizue ve-
ten tue shtue gjoba për akte të hapta kriminale në të ci lat «gjuha e urrejtjes» nënkupton që
paragjykimi racial ose etnik asht element acarues.
Për ma shum, as fraza «raportimi i njianshëm në vetvete mundet me shkaktue dhunë» nuk ka
kurrfarë kuptimi. «Raportimi i njianshëm» nuk e shkakton dhunën; ma parë do të thosha se asht
përnxitja ajo që e shkakton dhunën, dhe nuk ka qeveri demokratike që ta konsiderojë përnxitjen
direkte të dhunës si gjuhë të mbrojtun me ligj. Në këtë frazë ti i referohesh raportimit për ngjarjet
e marsit në Kosovë, por asnjiherë e askund në raportin tand nuk e ke përcaktue, qoftë edhe në
trajtën ma minimale, asnji komponentë të mediave shqipe të Kosovës të përfshime në përnxitjen
e drejtpërdrejtë të dhunës. Vërtet, ajo farë «përmbledhje e përgjithshme» e jotja vazhdon tue
theksue se «mediat, kuptohet, nuk po e cytnin dhunën qëllimisht». Sikur ti ose organet që të kanë
punësue t’ishit të sinqertë, raporti me titullin bombastik «Roli i mediave në ngjarjet e marsit 2004
në Kosovë» do të mundej dhe do të duhej me përfundue këtu, me këtë pohim. Sepse pa nxitjen a
cytjen e dhunës, nuk mbetet tjetër veç akuzave për raportime inferiore ose jokompetente, të cilat
edhe në rastet ma të këqija, janë çashtje t’ opinionit e të gjykimit subjektiv.
Por kjo ty nuk të shqetëson, «Fu-Fu» Gashi. Ti je caktue nga OSBE-ja që të jesh prokurori,
gjykatësi dhe juria në rastin e mediave kosovare dhe e ke meritue rrogën. Ti shkruen se «kthesa që
banë mediat me raportimin e mbytjes fatale të nji grupi të fëmijëve më 16 mars duket [theksimi
asht i imi] se nuk përkrahet nga asnji raportim i vlefshëm gazetaresk… mbulesa mediale duket
[theksimi asht i imi] të ketë çue në demostrata masive».
«Duket?» Ç’kuptim ka kjo fjalë në këtë kontekst? Si guxon ti me i akuzue mediat shqipe të
Kosovës, elektronike a të botueme qofshin, për raportim të pakujdesshëm a të papërgjegjshëm
kur ti vetë nuk din me thanë gja tjetër përveç se raportimi i tyne «duket se nuk përkrahet» dhe
«duket të ketë çue» etj.? A je pra ti i paaftë për me raportue mbi raportimin e të tjerëve? A je
vërtet i paaftë për me ba nji përcaktim të premë mbi këto ngjarje? Dhe nëse nuk mundesh me e
ba nji përcaktim të tillë, çfarë pune pate me hy e me dhanë gjykime pikë së pari?
I gjithë raporti asht nji landë plot me dykuptimsi e me të shprehun me rrotulla qëllimisht, sa
do t’ishte e mërzitshme me i njehë të tana këtu. Sido me qenë, po përsëris, ti je prokurori,
gjykatësi dhe juria: ti shkruen «mediat shfaqën nivele të papranueshme t’emocioneve, të njia-

145
nësisë, të pakujdesisë si dhe të zellit artificialisht ‘patriotik’». Kurrkund nuk i ke akuzue mediat
shqipe të Kosovës për rrena, gja që do ta përbante nji akuzë serioze; në shumicën e vendeve
demokratike, mediat detyrohen me anë të kodit civil me e shmangë publikimin e rrenave, ose me i
korrigjue ato nëse janë paraqitë në shtyp a në transmetime. Sidoqoftë, «Përmbledhja e
përgjithshme» e jote përfundon me tone të domosdoshme të nënshtrimit dhe të lajkave n’adresë
të «ndërkombtarëve» me nji gjuhë që do t’ishte marre e bile edhe paksa e pështirë me e paraqitë
këtu. Mjafton me thanë se në mendjen tande, Esad Mekuli e Ali Podrimja do të mund ta kishin
kursye mundin për me i shkruejtë poezitë që e shtronin pyetjen historike, por edhe i përgjegjeshin
asaj: «A asht fajtor shqiptari?»
Në mendjen tande, kuptohet, fajtorë janë shqiptarët pse erdhi te dhuna në mars 2004, jo
sërbët që vazhdojnë me ba rojë buzë Ibrit në nji përpjekje të haptë për ta nda tokën – simbas të
cilës gjynah që e ke marrë emnin – e trevës antike të Dardanisë. Në mendjen tande, fajtorë janë
punuesit medialë të Kosovës pse «ka nji mungesë të ndjeshme të besimit të ndërsjellë» ndërmjet
«engjëjve» humanitarë të UNMIK-ut dhe gazetarëve vendas. Kjo ta kujton poezinë e ithtë të Bre-
cht-it mbi qëndrimet e udhëheqjes staliniste gjermano-lindore më 1953:
Mbas kryengritjes më 17 qershor
Sekretari i Lidhjes së Shkrimtarëve
shpërndau fletushka në Stalinallee
që thoshin se populli
e kishte humbë besimin e qeverisë
dhe mund ta kthente veç
me përpjekje të dyfishueme.
A s’kish me qenë ma lehtë
n’atë rast që qeveria
ta shkarkonte popullin
dhe ta zgjedhte nji tjetër?
Mundemi me pyetë, me të njejtën frymë, a s’kish me qenë ma e lehtë që UNMIK-u t’i jepte fund
gazetarisë vendase e të shpikte diçka që do ta zavendësonte? U mor vesh, kjo gja u ka shkue ndër
mend kolegëve dhe shefave në mesin e «ndërkombtarëve» ma se nji herë. Përkujtojmë se i
pakrahasueshmi Robert Gillette, komisioneri i përkohshëm i mediave në Kosovë, i fajsoi
gazetarët vendas televizivë për malcimin e tensi oneve në Mitrovicë dhe anembanë Kosovës mbas
16 marsit. «Bazue në nji analizë që KPM ka ba mbi ngjarjet e 16-17 marsit në Kosovë» – na thu-
het – «Gillette thonte se disa prej materialeve ma përnxitëse janë transmetue nga stacionet
qendrore televizive më 17 mars në formën e deklaratave të lëshueme prej udhëheqësve politikë».
Gillette duket se nuk pajtohet me ty, «Fu-Fu» Gashi, nga fakti se ai e shquente «përnxitjen»
aty ku duket se ti nuk e kishe pá. Megjtihatë, Gillette ankohet sepse mediat kishin raportue mbi
deklaratat e lëshueme nga politikanët. A nuk asht pikërisht ky roli i mediave? A thue transme-
tuesit televizivë do të duheshin, simbas teorisë «Gillette-Gashi» për mediat, me u përmbajtë prej
raportimit t’asaj që thonë udhëheqësit politikë? A nuk kish me qenë ky nji dështim bajagi
dramatik i profesionalizmit gazetaresk, nëse jo edhe akt i autocensurimit, si dhe i censurimit të
udhëheqësve politikë? Në fund, megjithatë, «Gillette thonte se jo veç KPM-ja, por edhe
përfaqësuesit e tjerë të bashkësisë ndërkombtare … i konsideronin mediat si pjesërisht
përgjegjëse për tragjedinë e marsit».
Në ligjërimin mbi tragjedinë e 16 marsit që e ke hartue për ta përfshi në raportin tand «Fu-
Fu» Gashi, ti paraqet nji varg pohimesh absurde e të paskrupullta rreth asaj se si do të duhej me u
rapotue mbytja e tre fëmijëve shqiptarë në Ibër. Me nji stil që ma fort ta kujton atë të nji polici të
vaktit të Titos sesa të nji gazetari, ti thekson se përveç tre fëmijëve të mbytun dhe nji fëmije që
kishte shpëtue gjallë e që përmendej në media, edhe dy fëmijë të tjerë shqiptarë kanë qenë të pra-
nishëm në këtë ngjarje. Ti shkruen: «Asnjiherë nuk u spjegue se si mbijetuen edhe dy fëmijët e
tjerë – ata dy që nuk kcyen në lum. As nuk u ba ndonjiherë e qartë nëse edhe ata ishin sulmue nga

146
sërbët, ose nga qeni i tyne, të cilët me gjasë po e ndiqnin grupin e fëmijëve, dhe nëse nuk janë sul-
mue, atëherë pse jo?» Pyetje si kjo kurrë nuk shfaqen në gazetarinë moderne, dhe ato paraqesin
nji nivel të budallakisë të cilën do t’ish e pamundshme me e tejkalue. Nëse fëmijët e mbijetuem
nuk janë sulmue nga qeni, çfarë arsyesh do të kishte qeni për mos me i sulmue? Ky nuk asht ndo-
nji trill i huazuem prej ndonji tregimi me detektivë n’anglisht. Ndoshta i famshmi «Fu-Fu» Gashi,
autor i raporteve të panënshkrueme në Der Standard të Vjenës, e kupton gjuhën e qenve dhe
mundet me e intervistue kafshën në fjalë, nëse ajo mundet me u lokalizue!
Pjesa tjetër e rekonstruktimit tand të tragjedisë së 16 marsit dëshmon se sa zemërgur je lidhun
me mbytjen e tre fëmijëve që ma ban raportin tand edhe ma të pështirë, nëse jo edhe krejt të
gërditshëm, për të mujtë me vazhdue me e lexue. Duket se kurrë nuk të ka shkue ndër mend se
mediat moderne nuk janë gjykata; ato i raportojnë informatat që i kanë mbledhë dhe ua lejnë në
dorë autoriteteve ligjore me i krye hetimet. Ti, «Fu-Fu» Gashi, edhe e pranon se «nji hetim madje
do të mundej me dëshmue që pretendimet fillestare të mediave të kenë qenë të drejta». Me fjalë të
tjera, e vërteta mbi mbytjen e tre fëmijëve në ujë asht ma e parandësi shme për ty sesa rahatia e
punëdhanësve të tu, «ndërkombtarëve». E njejta gja mundet me u thanë për spjegimet e tua të
mjera rreth demonstratave që e pasuen tragjedinë; mundësia që populli i Kosovës të ketë idhnime
t’arsyeshme të cilat ka përzgjedhë me i shprehë në mënyrë dramatike asht dytësore ndaj
domosdosë për t’i kënaqë ankesat e «ndërkombtarëve».
Prandej kur ti, në mënyrën ma të parashikueshme, përmend financimin «bujar» të tri kanaleve
televizive kosovare nga donatorë të huej, kjo paraqet nji kërcënim të stërfrymë: nëse mediat
shqiptare të Kosovës nuk sillen ashtu siç do t’ua kërkonin ndërkombtarët, financimet do të avu-
llohen. Prandaj edhe nji e treta e «Rekomandimeve» të tua thotë se «përfaqësuesit e OMIK-ut dhe
të OSBE-së për Lirinë e Mediave do të duheshin me e mbajtë nji takim të veçantë me donatorët
për ta vlerësue performimin e mediave dhe për t’i diskutue planet e matejshme për veprim». Pjesa
ma e madhe e mbetun e «Rekomandimeve» të tua nuk përmban tjetër veçse kërcënime për
censurim dhe kontroll të matejmë mbi mediat shqipe të Kosovës, përveç rekomandimeve të tua
nr. 9 e 10, në të cilat ti e ndërfut, pothujese pa nevojë, kërkesën që «të themelohet nji transmetues
gjithëkosovar në sërbisht». Kësisoj, copëzimi i Kosovës i dëshiruem prej politikanëve sërbë do
t’institucionalizohej nëpër mediat e Kosovës. Në fund, ti don me e shpërla ndërgjegjen tande tue
deklarue, mbas tanë atyne ofendimeve n’adresë të mediave shqipe të Kosovës, se «ndër-
kombtarët» dhe donatorët do të duheshin me i shtue përkrahjet financiare për to.
«Fu-Fu» Gashi, të tanë e kuptojmë se ai që e paguen qemanxhinë e cakton muzikën. A nuk
dëshmohet kjo prej raportit që ti ke hartue, me porosinë e atyne që të paguejnë?
Kujtesa asht forcë e madhe. Ngjarjet e marsit 2004 kishin të banin ma pak me tre fëmijët e
flijuem n’ujna të Ibrit sesa me kujtesën për krimet e gjithë 92 vjetëve paraprakë, tue nisë prej
1912-shit, siç mund ta dish edhe vetë ti. Dhe roli yt në këtë çashtje të mjerë pa dyshim do të mba-
het mend. Në këtë rast, deri n’atë masë që ti mbetesh shqiptar, faji asht i shqiptarit – asht faji yt –
pse neglizhenca dhe kotësia e policive të UNMIK-ut në Kosovë, që shkaktuen nji reagim të
pashmangshëm në demonstratat e marsit, do të duheshin me u injorue, dhe me u fajsue mediat
shqipe të Kosovës për trazinat që rezultuen. Porse Zoti, të cilit ti njiherë me krenari më pate
thanë se nuk i beson, ka po ashtu kujtesë të gjatë. Dhe Zoti, i buti e i gjithëmëshirshmi, do të falë
shum. Por, unë po të thom, o «Fu-Fu» Gashi, se Zoti nuk ua fal shqiptarëve që e shesin kombin e
tyne; dhe Zoti nuk ua fal gazetarëve që huazohen si censorë. Shqiptar ende mund të jesh, por ma
kurrë nuk do të duheshe me e mëtue titullin krenar të gazetarit.
Stepehen Schwartz,
Uashington, maj 2004

147
BIBLIOGRAFIA
Abiva, Huseyin, ‘A Brief History of Sufism in the Balkans: The Ottoman Era,’ The Muslim Magazine
(Mountain View, Calif.), verë 1999.
Abiva, Huseyin, ‘Shaykh Xhemali Shehu, Sufi Mastre of Kosova’, The Muslim Magazine, po aty.
Alba, Victor, dhe Stephen Schwartz, Spanish Marxism vs. Soviet Communism: A History of the
P.O.U.M., New Brunswick and London, Transaction Books, 1988.
Andrić , Ivo, ‘Report on Albania in 1939,’ v.Pavić , Radovan, ‘Greater Serbia from 1844 to 1990/91,’
në Čović , Bož e.
Anzulović , Branimir, Heavenly Serbia: From Myth to Genocide, New York and London, New York
University Press, 1999.
Arapi, Fatos, Ancient Albanian Songs, Tiranë, Shtëpia Botuese Enciklopedike, 1996.
Arifaj, Maliq, ‘The Albanian Kosovar Youth in the Free World: Memorandum,’ Albanian Catholic
Bulletin (San Francisko), 1983.
Attias, Moshe ben Rafael (Zeki-Effendi), ‘La historia de los Judios de Bosna,’ La Alborada (Sarajevë),
May 24, 1901, i cituem te Nezirović , q.v.
Banac, Ivo, ‘In Memory of Milan Šufflay,’ Albanian Catholic Bulletin (San Francisko), 1994.
Banac, Ivo, The National Question in Yugoslavia, Ithaca and London, Cornell University Press,
1991.
Banac, Ivo, With Stalin Against Tito, Ithaca and London, Cornell University Press, 1988.
Bartl, Peter, ‘Kosova and Macedonia As Reflected in Ecclesiastical Reports,’ te Pipa dhe Repishti, q.v.
Bataković , Duš an, The Kosovo Chronicles, Beograd, Plato, 1992.
Boja, Rexhep,’Medressah Alauddin, A Tribute to Albanian Resistance,’ The Muslim Magazine
(Mountain View, Calif.), Verë 1999.
Camaj, Martin, ‘Foreword’ në Kanun, q.v.
Carnegie Endowment for International Peace, Report of the International Commission to Inquire
into the Causes and Conduct of the Balkan Wars , Washington, Carnegie Endowment, 1993 [ribotim i
botimit të 1914 si The Other Balkan Wars.]
Čizmić , Ivan, ‘Political Activities of Croatian Immigrants in the U.S.A. and Creation of an
Independent Croatia,’ te botimi i Ravlić , Aleksandar, Southeastern Europe 1918-1995, An
International Symposium, Vëllimi II, Zagreb, Croatian Information Centre, 1999.
Council of the Defense of Human Rights and Freedoms, Annual Report for 1998, Raport mujor për
Janar 1999, Prishtinë.
Čović , Bož e, botimi, Roots of Serbian Aggression, Debate/Dokumente/Revista Kartografike, Zagreb,
AGM, 1993.
Crnjanski, Miloš , Migrations, London, Harvill, 1994.
Čubrilović , Vasa, ‘Deportation of the Albanians,’ te Čović , q.v.
Čubrilović , Vasa, ‘Manjinski problem u novoj Jugoslaviji,’ (dokument i vitit 1944), v.Cohen, Philip J.,
The World War II and the Contemporary Chetniks, Zagreb, CERES, 1997, dhe Vickers Miranda,
q.v.
Ćuruvija, Slavko dhe Ivan Torov, ‘The March to War (1980-1990),’ te Udovič ki dhe Ridgeway, q.v.
Demaçi, Adem, Gjarpijt e gjakut dhe novela tjera, v. Prifti, Peter R.
Djilas, Milovan, Njegoš : Poet, Prince, Bishop, New York, Harcourt, Brace&World, 1966.
Ducellier, Alain, ‘Genesis and Failure of the Albanian State in the Fourteenth and Fifeteenth
Century,’ te Pipa dhe Repishti, q.v.
Durham, Edith, shkrimet e citueme te Freundlich, q.v. dhe te Pipa dhe Repishti, q.v.
Elazar, Samuel L., El Romancero Judeo-Español/Jevrejsko-Š panjolski Romancero, Muhamed
Nezirović , Sarajevë, Svjetlost, 1987.
Elsie, Robert, botim dhe përkthim, An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry,
London and Boston, Forest Books, 1993.
Finn, Peter, ‘Support Dwindles for Kosovo Rebels,’ Washington Post, 17 tetor 1999.
Fishta, Gjergj, Lahuta e Malcís, Prishtinë, Buzuku&Dija, 1999.
Fitchett, Joseph, ‘New Challenge for Kosovo: Reconstruction,’ International Herald Tribune (Paris),
23 shtator 1999.
Freundlich, Leo, Albania’s Golgotha, Hans Peter Rullman, botim dhe përkthim nga S.S.Juka dhe
Steve Tomkin, Hrvatska Domovina supplement, That Was Yugoslavia (Hamburg), No. 10-12, 1992.
Garaš anin, Ilija, ‘Nachertanie,’ te Čović , q.v.
Gjergji, Lush, ‘Calvary in Kosova: Albanian Catholics in the Former Yugoslavia,’ Albanian Catholic
Bulletin (San Francisko), 1994.
Gligorijević , Branislav, Kominterna Jugoslovensko i Srpsko Pitanje, Beograd, Institut za Savremenu
Istoriju, 1992.
Goldstein, Slavko, Jews in Yugoslavia, Zagreb, Muzejski Prostor, 1989.
Gjini, Gasper, Ipeshkvia Shkup-Prizren Nëpër Shekuj, Prizren, Drita, 1992.
Imamović , Jasmin, te Topč ić
, Željko, q.v.
Ivanov, Ivan Dž , Jevreji Kosova i Metohije, Beograd, Panpublik, 1988.
elatović
Bashkësia Islame e Kosovës, Serbian Barbarities Against Islamic Monuments in Kosova, Prishtinë,
2000.
Hamzaj, Bardh, A Narrative About War and Freedom (Dialogue with Commander Ramush
Haradinaj), Prishtinë, Zëri, 2000.
Hibbert, Reginald, Albania’s National Liberation Struggle: The Bitter Victory, New York, St.
Martin’s Press, 1991.
Hull, Geoffrey, ‘A Tour Through the Albanian Vocabulary,’ Albanian Catholic Bulletin (San
Francisko), 1994.
Janjić, Fr. Sava, Crucified Kosovo, Dioqeza Ortodokse e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse
Sërbe, Beograd, 1999.
Kadare, Ismail, ‘The literature of Socialist Realism is Developing in Struggle Against the Bourgeois
and Revisionist Pressure,’ Albania Today (Tiranë), No. 3, 1977.
Kanuni i Lekë Dukagjinit/The Code of Lekë Dukagjini, Shtjefën Gjeçovi, botim me përkthim nga
Leonard Fox, me nji parathanie nga Martin Camaj, New York, Gjonlekaj Publishing Co., n.d. [ribotim
i botimit të vitit 1989].
Kaplan, Robert, Balkan Ghosts: A Journey Through History, New York, St. Martin’s Press, 1993.
Keçmezi-Basha, Sabile, Lëvizja Ilegale Patriotike Shqiptare në Kosovë (1945-1947), Prishtinë,
Rilindja, 1998.
The Koran, përkthye nga N.J.Dawood, London, Penguin, 1990.
Laffan, R.G.D., The Serbs, New York, Dorset Press, ribotim i vitit 1989.
Lewis, Flora, ‘Russia in Kosovo Came Too Close for Comfort,’ Paris, International Herald Tribune,
1 tetor 1999.
Lord, Albert B., ‘The Battle of Kosovo in Albanian and Serbo-Croatian Oral Epic Songs,’ te Pipa dhe
Repishti, q.v.
Malaj, Vinçenc, O.F.M., ‘The Activity of the Franciscans of the Dubrovnik Province Among
Albanian Catholics,’ përkthye prej Anto Knež ević -it, Albanian Catholic Bulletin (San Francisko),
1994.
M.B., “Historia e Trishtueshme e Atentatorit të Miladin Popoviqit,”Bota Sot (Prishtinë), 27 maj 2000.
Malcolm, Noel, Kosovo: A Short History, New York, HarperCollins, botimi i vitit 1999.
Mares, Vlado, ‘Sacrificed for Serbia?,’ London, Institute for War and Peace Reporting, 29 tetor 1999.
Mertus, Julie, Kosovo: How Myths and Truths Started a War, Berkli, University of California Press
1999.
Mihailović , Kosta dhe Vasilije Krestić, Memorandum of the Serbian Academy of Sciences and Arts
(with) Answers to Criticism, Beograd, Prezidenca e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, 1995.
Mobarak, Melhem M., ‘Pashko Vasa: Governor of Lebanon,’ Albanian Catholic Bulletin (San
Francisko), 1989.
Nedić , Milan Đ., Srpska Vojska na Albanskoj Golgoti, Beograd, Štamparska Radionica Min. Voj. I
Mornarice, 1937.
Nekaj, Zef V., Review of Dukagjini, Pal, Jeta dhe veprat e Gjergj Fishtës, Albanian Catholic Bulletin
(San Francisko), 1993.
Nezirović , Muhamed, ‘La Istoria de los Žudios de Bosnia de Moš e (Rafael) Atias (Zeki-Efendi),’ in
Actas del IV Congreso Internacional de Historia de la Lengua Española, La Rioja, 1997.
Norris, H.T., Islam in the Balkans, London, Hurst&Co., 1993.
Novaković , Kosta, ‘The Colonization and Serbianization of Kosovo,’ Liria kombtare (Geneva), 13
korrik 1931 (përkthye dhe ribotue n’internet).
Ottaway, James H., Jr., ‘Plans for a Media Control System in Kosovo,’ Pa Censurë/Uncensored
(London). vjeshtë 1999.
Pandolfi, Anne, ‘Kosovo, Gulf War Coverage Compared,’San Francisco Examiner, 20 korrik 1999.
i panënshkruem, ‘Adem Demaçi - Longest Held Political Prisoner in Yugoslavia,’ Albanian Catholic
Bulletin (San Francisko), 1985.
i panënshkruem, ‘He is a muezzin and a teacher,’ Kosovapress (Prishtinë), 29 dhetor 1999.
i panënshkruem, ‘The Arbitrary KFOR Intervention in the Radio-Program of Gjilan,’ Kosovapress
(Prishtinë), 1 dhetor 1999.
i panënshkruem, ‘KTC Condems Abuse of Freedom of Speech,’ UNMIK News, Prishtinë, 13 tetor
1999.
i panënshkruem, ‘The Radio-Gjilan is Still Closed,’ Kosovapress (Prishtinë), 3 dhetor 1999.
i panënshkruem, ‘A Rememberance of Pjetër Bogdani on the 300th [Anniversary] of His Death,’
Albanian Catholic Bulletin (San Francisko), 1989.
i panënshkruem, ‘The State of the National Libraries in Kosova,’ Kosovapress, (Prishtinë), 7 nandor
1999.
Pipa, Arshi, ‘Serbo-Croatian and Albanian Frontier Epic Cycles,’ te Pipa dhe Repishti, q.v.
Pipa, Arshi dhe Sami Repishti, botimet, Studies on Kosova, Boulder, Colo., East European
Monographs, 1984.
Podrimja, Ali dhe Sabri Hamiti, Dega e Pikëlluar/The Sad Branch, Rilindja, Prishtinë, 1984.
Prifti, Peter R., ‘Review of Demaçi, Adem, Gjarpijt e gjakut dhe novela tjera,’ Albanian Catholic
Bulletin (San Francisko), 1984.
Pryce-Jones, David, ‘Remembering Milovan Djilas,’ The New Criterion (New York), tetor 1999.
Pulaha, Selami, ‘On the Autochthony of Albanians in Kosova and the Postulated Massive Serb
Migration at the End of the XVIIth Century,’ International Journal of Albanian Studies (publikimi
n’internet: www.albanian.com), pranverë 1998.
Rance, Didier, Albanie, Ils Ont Voulu Tuer Dieu, Mareil-Marly (Francë), Aide a l’Église en Détresse,
n.d.
Repishti, Sami, ‘Albanians in Kosova : From Heroic Warfare to Peaceful Resistance,’ Albanian
Catholic Bulletin (San Francisko), 1993.
Repishti, Sami, ‘Albanians in Yugoslavia: The Struggle for National Affirmation,’ Albanian Catholic
Bulletin (San Francisko), 1982.
Riedlmayer, Andras, ‘Kosovo: The Destruction of Cultural Heritage,’ e botueme në internet nga
Kosova Task Force USA, në www.justiceforall.org, 1999.
Roatcap, Adela Spindler, Raymond Duncan: Printer-Expatriate-Eccentric Artist, San Francisko, The
Book Club of California, 1991.
Sachs, Jeffrey D., ‘Taking Stock of the Transition,’ Central European Economic Review (Bruksel),
nandor 1999.
Sarner, Harvey, Rescue in Albania, Cathedral City, Calif., Brunswick Press, 1997.
Schwartz, Stephen, ‘Ante Ciliga (1898-1992): Život na Povijesnim Raskriž jima,’ Društvena
Istraž ivanja (Zagreb), Nr.2-3, 1995.
Shestani, Zef, ‘The Vatican and Albania,’ Albanian Catholic Bulletin (San Francisko), 1989.
Silajdž ić , Haris, Albanski Nacionalni Pokret, Sarajevë, Bosanska Knjiga, 1995.
Sinishta, Gjon, The Fulfilled Promise, Santa Clara, Kaliforni., n.p. 1976.
Smiley, David, Albanian Assignment, London, Chatto&Windus, 1984.
Spahiu, Nexhmedin, Serbian Tendencies for the Partitioning of Kosova, Budapest, Central European
University, 1999.
Španija 1936-1939, Vëllimi V, Beograd, Vojnoizdavač ki zavod, 1971.
‘Sulltan Murati e Milosh Kopiliqi’ legjenda e rrëfyeme prej Naim Berishës, Gladno Polje (Rakovica-
Sarajevë), Bosnjë, 3 shtator 1999.
Topč ić , Željko, botimet Forgotten Country, Vëllimi 2, War Prose in Bosnia-Hercegovina, shoqata e
shkrimtarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Sarajevë 1997.
Përkthimet e shtypit bashkëkohor Serb (NIN, Vreme, 1998-99), v. botimet n’internet në
www.cdsp.neu/students/marko, të shfrytëzueme me falënderime të mëdhaja.
Trotsky, Leon, The Balkan Wars 1912-13, Monad Press, New York, 1980.
Trotsky, Leon, The Bolsheviki andWorld Peace, Boni and Liveright, New York, 1989.
Tucović , Dimitrije, et. Al., Srbija i Albanci, Pregled Politike Srbije Prema Albancima od 1878 do
1914 Godine, e botueme prej Časopis za kritiko znanosti, Lublanë, 1989.
Udovič ki, Jasminka dhe James Ridgeway, botimet, Yugoslavia’s Ethnic Nightmare, New York,
Lawrence Hill Books, 1995.
Vickers, Miranda, Between Serb and Albanian: A History of Kosovo, London, Hurst&Co., 1998.
Visaret e Kombit, 2 vëllime, Vëllimi I i botuem nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta, Vëllimi II i
botuem nga Atë Bernardin Palaj dhe Atë Donat Kurti, Prishtinë, Rilindja, 1996.
Zickel, Raymond dhe Walter R. Iwaskiw, Albania: A Country Study, Washington, Library of
Congress, botimi i 1994.
INDEKSI Fishta, Gjergj, 79, 192, 238
Franco, Francisco, 91, 230, 231
A Freundlich, Leo, 55-61
Agani, Fehmi, 107, 169 Fundo, Llazër, 86, 92-3
Amin, Bakhtiar, 250
Andrić , Ivo, 42, 83-4, 142 G
B Galica, Shote, 77, 96
Gashi, Dardan, 251-7
Balsha, Gjergj, 9 Gërguri, Ajet, 96
Banac, Ivo, 9, 27, 36, 66-9, 71, 73, 78, 80, 85-8, 90-1, 102 Gillette, Robert, 255
Bashkimi Europian (BE), 120, 242-250 Graš anin, Ilija, 45
Bataković , Duš an, 35, 40 Grujić , Svetislav, 218-220
Bejta, Azem, 67, 76-7, 80, 96
Beqaj, Behlul, 218-9, 221 Gj
Berisha, Latif, 144, 169
Berisha, Naim, 25, 31, 148 Gjeçovi, Shtjefën, 12-3, 32, 78, 94-5
Beteja e Kosovës, 9, 25, 30-5, 42-5, 113 Gjergj Kastrioti. shih Skënderbeu
Bogdani, Pjetër, 14, 22, 34 Gjini, Gaspër, 7
Boja, Rexhep, 173, 177
Boletini, Isë, 49 H
Branković , Vuk, 28, 30, 36, 39, 181
Brodacus, Guglielmo Adam, 9 Hadri, Ali, 107
Buchanan, Pat, 160-2, 235 Haliti, Xhavit, 152
Budiš a, Draž en, 198-200 Haradinaj, Ramush, 152
Bumçi, Luigj, 94-5 Harapi, Anton, 78-9, 94, 97
Bush, George W., 227, 249, 250 Haraszti, Miklos, 251-2
Hedges, Chris, 146, 200, 228
C Hibbert, Reginald, 93
Hitler, Adolf, 81-4, 110, 124, 132, 160, 164-6
Camaj, Martin, 12-3 Holbrooke, Richard, 210
Camus, Albert, 236, 238 Hoti, Ukshin, 107
Čarnojević , Arsenije, 34, 38 Hoxha, Enver, 86, 91-5, 98, 100-1, 105, 124, 140, 146
Chomsky, Noam, 160-1, 163-4 Hoxha, Fadil, 93
Clinton, Bill, 5, 145, 156-7, 166-7, 234-5 Hoxha, Mehmet, 93
Ćosić , Dobrica, 117, 126 Hrebeljanović , Lazar, 28
Čubrilović , Vasa, 81-4, 99, 114, 142 Hunedoara, Iancu, 11
Curri, Bajram, 49, 79, 80
I
Ç
IREX, 223-4
Çabej, Eqrem, 33 Ivanović, Oliver, 211
çetnikët, 83-4, 87, 89, 121, 187
J
D
Jakšić
, Marko, 211
Davidson, Douglas, 217, 219, 221 Janjić
, Sava, 172, 181-4, 211
Deč anski, Stefan, 8, 9
Demaçi, Adem, 103-4, 106-7, 145, 147, 170-2, 212
Demiri, Rexhep, 149
K
Dervishdana, Zejnelabedin, 178 kaçakët, 49, 66-7, 75-80, 96, 146, 150
Deva, Xhafer, 88, 97 Kaclerović , Triš a, 51, 62-3, 129
Dimitrov, Georgi, 92 Kadare, Ismail, 86, 95, 143
Djilas, Milovan, 42, 98, 102 Kadić , Todor, 207
Djindjić , Zoran, 205, 211, 252 Kaplan, Robert D., 5
Draš ković , Vuk, 117, 142, 149, 205 Karadž ić, Vuk, 32, 41, 43, 45, 70
Dukagjini, Lekë, 12, 94 KFOR, 169, 172, 176, 181, 184, 193, 195, 208-14, 220
Đukanović , Milo, 205 Komiteti Mbrojtja Kombtare e Kosovës (MKK), 75
Durham, Edith, 18, 60, 67 Kopanja, Željko, 203, 222-3
Duš an, Stefan, 9, 26, 28 Kopiliqi, Millosh, 25, 41
Dyndja e Madhe, 33, 35 Koš tunica, Vojislav, 222-3, 233-7, 239
Kouchner, Bernard, 193-5, 211-7, 220-1
E Krasniqi, Mark, 107
Krestić , Vasilije, 129
Elsie, Robert, 143, 144 Krlež a, Miroslav, 68, 238
Kryeziu, Gani, 91-3
F Kryeziu, Hasan, 92-3
Kryeziu, Sahit, 93
Ferdinand, Franz, 62, 81
Kurti, Donat, 32, 95 Prifti, Pjetër R., 103
Primakov, Jevgeni, 162, 165
L Princip, Gavrilo, 62, 81
Prishtina, Hasan, 49, 79-80
Laffan, R.G.D., 66-7 Pulaha, Selami, 15, 38
Lagumdž ija, Zlatko, 232-3
Lahu, Flamur, 149 Q
Lama, Mumin, 178
Lamaj, Idriz, 103 Qosja, Rexhep, 107, 141-2
Lenin, Vladimir I., 120, 232
Lëvizja e Bashkueme Demokratike (LBD), 141 R
Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare (LNDSh), 96-8
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), 138-9, 141, 146 Raćan, Ivica, 198-9
Lidhja e Prizrenit, 22-3 Radić, Stjepan, 44, 71-2, 78, 80, 83
Luli, Lekë, 93-4 Rambouillet, 155
Ranković , Aleksandar, 99, 101-6, 118
M Raznatović , Željko - Arkan, 147, 149, 179, 199, 202-5
Repishti, Sami, 142
Macdonald, Dwight, 161 Rexhepi, Ibrahim, 243
Macleish, Archibald, 165 Richard, Alain, 215
Malaj, Vinçenc, 14 Riedlmayer, Andras, 174, 178, 180
Malcolm, Noel, 15, 17-8, 22, 27-31, 35, 67, 75, 87, 90, 108, Roosevelt, Franklin , 157, 160
252 Rugova, Ibrahim, 138-46, 170, 191, 239
Mares, Vlado, 167
Marković , Mihajlo, 126 S
Marković , Mirjana, 234
Marković , Sima, 74 Said, Edward, 160-4
Marrëveshja e Dejtonit, 145, 150, 197, 225, 231, 233 Sërbia e Madhe, 26, 43, 45, 50, 51, 58, 65, 89, 110, 145
Mechain, Jean-Michel, 214-5 Serreqi, Gjon, 79, 96-7
Mekuli, Esad, 143-4, 254 Šešelj, Vojislav, 149, 161, 194, 204, 234
Memorandumi i SANU-s, 118, 126-130, 252 Sinishta, Gjon, 103-4
Mesić , Stipe, 119, 198 Skënderbeu, 10-2, 14, 16, 20-2, 84, 105
Mihailović , 129 Smiley, David, 93
Milošević , Slobodan, 5-6, 43-4, 97, 109-13, 117-9, 122-9, Spahiu, Nexhmedin, 141
132-41, 145, 149-50, 155-6, 159-68, 171-2, 178, 183, 187, Studenica, Myrteza, 159
191, 202-14, 228-30, 233-5, 238, 243 Sudetic, Chuck, 213
Milosz, Czeslaw, 237-8 Šufflay, Milan, 80, 83,
Mugoš a, Duš an, 86 Sulltan Murati II, 11, 25
Surroi, Veton, 149, 191, 244-6
N
Sh
NATO, 97, 107, 115, 138, 144-5, 152, 156-9, 162-81, 184,
187, 195, 203, 208-12, 227, 234, 237, 241, 244-6 Shehu, Adrihysen, 177
Nekaj, Zef, 143 Shërbimi Policor i Kosovës (ShPK) 216-7
Nemanja, Stefan, 8, 26 Shllaku, Luan, 159
Njegoš , Petar Petrović , 41-5, 143, 207 Shllaku, Marie, 97, 238
Noli, Fan S., 79
Norris, H.T., 21-2 T
Novaković , Kosta, 38, 51-2, 60-5, 69, 70, 75-7, 97, 102, 115,
121, 129, 131 Tito, Josip Broz, 44, 73, 85-6, 89-93, 95, 98-109, 115-8,
128-30, 136, 138, 141, 143, 165, 200, 229-235, 248, 255
O Topoljski, Petar, 217-8, 220
Trocki, Leon, 52-63, 72-4, 100, 131, 134, 159, 237
Obilić
, Miloš , 25-6, 31-2, 41, 193 Tucović , Dimitrije, 49-59, 83, 97, 125, 129
Organizata e Mbrendshme Revolucionare Maqedonase Tuđman, Franjo, 110, 119, 131, 145, 182, 184, 191, 197-8,
(VMRO), 73-4 200, 229
Orwell, George, 92-3, 162-4, 230
OSBE, 179, 184, 188-90, 192, 217-8, 220, 223, 231, 238, Th
242-3, 251-3, 256
Thaçi, Hashim, 169-70, 191, 252
P
U
Palaj, Bernardin, 32, 95
Petritsch, Wolfgang, 231 UDBA, 99, 102- 4
Piccolomini, Eneo, 34 UNMIK, 175-6, 190, 209, 213-6, 218, 242-3, 246-50, 253-7
Pipa, Arshi, 32-3 Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), 146-57, 169-70, 176-
Podrimja, Ali, 144, 254 7, 181-4, 190-1, 193, 252
Polluzha, Shaban, 95-8, 153, 238 Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit
Popović , Miladin, 86-7, 92, 98 (UÇPMB), 212
V
Vasa, Pashko, 22
Vickers, Miranda, 97

W
Wenner, Chris, 149
White, Aidan, 166, 167, 168

Z
Zogu, Ahmet, 79, 92

You might also like