Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

GJIU HISTORIK I SARANDËS DHE MARRËVESHJA DETARE ME GREQINË

Adriatik Meta
Master Siguri Globale

Ka muaj që në median e shkruar dhe atë vizive ashtu si dhe në debatin


akademik e atë popullor po debatohet mbi marrëveshjen e Shqipërisë me
Greqinë për delimitimin e kufijve detare ndërmjet tyre. Thelbi i këtij debati
është përqëndruar në faktin nëse delegacioni shqiptar në bisedime me atë grek
i ka “falur” ose “shitur” Greqisë territore detare. Në këtë debat duket se vetëm
koloneli në rezervë Myslym Pasha ka ngritur variante konkrete diskutimi duke
qënë një specialist në fushën e hartografisë. Një nga argumentat e ngritura nga
Kolonel Pasha dhe i përforcuar edhe nga analistë të tjerë ka të bëjë veç të
tjerash me gjiun e Sarandës. Sipas tyre delegacioni shqiptar duhet të shkonte i
“përgatitur” për t‟i kërkuar palës greke që Gjiu i Sarandës të mbyllej me vijë të
drejtë si një gji “historik”. Nga mbyllja e gjiut të Sarandës Shqipëria do të
përfitonte më tepër rajon detar që në të kundërt i është “falur” palës greke. Po
si qëndron e vërteta mbi këtë gji? A është gjiu i Sarandës një gji historik? Në
këtë shkrim synohet të tregohet që Gjiu i Sarandës nuk është një gji historik
dhe për pasojë ai nuk mund të mbyllet me vijë të drejtë bazë.

Ligji dhe praktika ndërkombëtare

Nga praktika ndërkombëtare një vend mund të ngejë një pretendim historik
mbi ato gjire mbi të cilat ata kanë treguar një shkallë të tillë kontrolli të hapur,
të njohur, të pandërprerë, dhe të pa kundërshtuar për një periudhë të gjatë
kohore me qëllim për të penguar lirinë tradicionale të lundrimit në detin
ndërkombëtar brenda kësaj zone. Këto ujra (të mbyllura nga vija bazë të drejta)
trajtohen si të ishin pjesë e tokës së atij vendi, dhe lundrimi i anijeve të huaja
përgjithësisht është subjekt i kontrollit të plotë nga ky vend. Matanë gjireve të
mbyllura ligjërisht me vija të drejta dhe zonave të tjera, vendet mund të
deklarojnë “detin territorial” në një gjerësi jo më shumë se 12 milje detare
brenda të cilit anijet e huaja gëzojnë të drejtën e kufizuar të lundrimit të
“kalimit paqësor”. Matanë detit territorial, anijet dhe avionët e të gjitha vendeve
gëzojnë lirinë e lundrimit dhe fluturimit.

Pak histori mbi pretendimet e gjireve historike

Në tetor të vitit 1973, Libia me nëj dekret njoftoi se ajo e konsideronte gjiun e
Sidras në jug të vijës bazë e hequr në paralelin 32°30′ veri se ishte pjesë e
ujrave të brendshme të saj për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe
kontrollit historik të Libisë mbi të. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende
të tjera duke përfshirë Bashkimin Sovjetik protestuan deklaratën e Libisë si
mungesë të një përligjeje historike ose ligjore dhe se ky pretendim kufizonte
ilegalisht të drejtën e lundrimit të lirë në ujrat ndërkombëtare. Më tej, flota e
SHBA bëri shumë operacione brenda gjirit gjatë më shumë se 12 vjetësh për të
1
protestuar mbi pretendimin e Libisë. Këto stërvitje çuan në dy incidente me
goditje midis Libisë dhe forcave të SHBA. I pari, ndodhi në vitin 1981 kur dy
avionë ushtarak libanezë hapën zjarr mbi avionët ushtarak amerikanë të cilët u
rrëzuan me raketa ajër-ajër, dhe i dyti ndodhi në vitin 1986 kur libanezët
lëshuan disa raketa mbi forcat amerikane dhe SHBA u përgjigj duke sulmuar
instalimet e radarëve dhe anijet patrulluese libaneze.

Gjiri historik i Sarandës

Tani le të kthehemi tek gjiu i Sarandës. A është ky gji historik apo jo? Së pari,
duhet të sqarojmë se ka dy koncepte për gjiret në ligjin ndërkombëtar për
detin. I pari është koncepti i gjiut ose ujrave ligjore dhe i dyti koncepti i gjireve
ose ujrave historike. Gji ose ujra ligjore janë ato që sipas Konventës së
Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit janë më pak se 24 milje në hyrje dhe
në bazë të testit të gjysëm rrethit nuk e kalojnë atë. Ky argument duket se
pranohet sepse këtë test mund ta bëjë kushdo që ka një hartë dhe një kompas
dhe në pikën e mesit të hyrjes së gjirit heq një gjysëm rrethi. Në rastin e gjirit të
Sarandës pavarësisht pikave referuese të tij ky test nuk përmbushet.
Pretendimi është që ky është një gji historik dhe mbi këtë bazë ai duhet të
mbyllet me vijë të drejtë. Kjo vijë duhet të përdoret si bazë për të fillar ndarjen
e kufirit në këtë pjesë të kanalit të Korfuzit midis të dy vendeve. Por le t‟i
kthehemi edhe një herë pyetjes: A është historik gjiu i Sarandës? Duket se ka
një ngatërrim në këtë mes. Ngatërrimi vjen nga fjala historik. Fakti që një qytet
si Saranda ka një histori të lashtë nuk ka lidhje me definicionin e ligjit
ndërkombëtar. Sipas ligjit zakonor ndërkombëtar, gjire historike janë ato të
cilat shteti bregdetar i ka deklaruar si ujra të brendshme për një periudhë
kohore të konsiderueshme për shkak të së drejtave historike të veçanta edhe
nëse distanca e hyrjes së gjirit e kalon limitin e 24 miljeve të vendosur sipas
Konventës së vitit 1982. Pra gjiu historik sipas ligjit ndërkombëtar dallon nga
ai ligjor. Gjiri ligjor sipas konventës së kombeve të bashkuara mbi ligjin e detit
është ai gji në kufirin brenda 24 miljesh detare i cili përmbush testin e
gjysëmrrethit dhe për këtë shkak mbyllet me vijë të drejtë. Kurse gjiu historik
është ai gji mbi të cilin siç e shpjeguam qysh në hyrje një vend ka treguar një
shkallë të tillë kontrolli të hapur, të njohur, të pandërprerë dhe të pa
kundërshtuar për një periudhë të gjatë kohore.

Le t‟i shohim kriteret që përdor e drejta ndërkombëtare për ta pranuar një gji si
historik, që kanë të bëjnë me kontrollin e hapur, të njohur, të pandërprerë dhe
të pa kundërshtuar për një kohë të gjatë në lidhje me gjiun e Sarandës.

Sipas studimit të titulluar: The maritime boundries of Adriatic Sea i botuar nga
International Boundry Research Unit e vitit 1996, sistemi i vijave të drejta bazë
në Shqipëri u zbatua për herë të parë në vitin 1960. Po kështu në vitin 1976
Shqipëria zgjeroi ujrat e saj territoriale në 15 milje detare. Në vitin 1989 qeveria
e SHBA protestoi jo vetëm kundër sistemit të vijave bazë të drejta por edhe

2
kundër gjerësisë së detit teritorial në 15 milje detare. Në protestën e SHBA të
dorëzuar Qeverisë Shqiptare nga Amabasada Franceze në Tiranë thuhet:
“SHBA dëshirojnë të tregojnë që në pjesën më të madhe bregdeti shqiptar duke mos qënë
thellësisht i dhëmbëzuar dhe i prerë dhe duke mos pasur ishuj të shpërndarë në afërsi të
tij, nuk përmbush kriterin gjeografik të kërkuar sipas ligjit ndërkombëtar për heqjen e
vijave bazë. Më tej, segmentet e vijave bazë nga kepi i Rodonit (Muzhit) deri në
grykderdhjen e lumit Vjosë dhe nga kepi Gjuhës deri në kepin e Sarandës, mbyllin ujra të
cilat nuk janë as gjire juridike as edhe historike”.
Në 24 mars të vitit 1990 Shqipëria lëshoi një dekret tjetër i cili reduktoi
gjerësinë e ujrave territoriale në normën ndërkombëtare të 12 miljeve detare.
Në studimin e Departamentit të Shtetit të SHBA të vitit 1994 përmendet se për
shkak se ishulli Sazanit është i identifikuar si pikë bazë nga shqipëria, çdo
justifikim për vija bazë të drejta të tjera mbi bazën e “fringing islands” siç
thuhet në nenin 7 të UNCLOS duhet të konsiderohet e pavlefshme. Studimi
thotë që: “bregdeti është relativisht i sheshtë dhe për pasojë kërkesa për një
bregdet “thellësisht të dhëmbëzuar” nuk përmbushet.”
Pra siç duket nga ky botim pretendimi shqiptar për mbylljen e gjireve me vija të
drejta bazë është kundërshtuar vazhdimisht nga qeveria amerikane. Dikush
mund të thotë që amerikanët janë miqtë tanë dhe nuk mund të vazhdojnë me
kundërshtime të tilla për pretendimet tona. Në fakt kjo nuk është kështu.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA ka një botim të quajtur MARITIME CLAIMS
REFERENCE MANUAL i përgatitur në mbështetje të gjithë strukturave të
Forcave të Armatosura Amerikane ku në hyrje të tij thuhet:
“Referencat e pretendimeve detare në këtë manual përfaqësojnë pretendimet e
bëra nga shtetet bregdetare. Disa nga këto pretendime janë në pajtim me ligjin
ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara nuk njohin ato pretendime që nuk janë në
pajtim me ligjin zakonor ndërkombëtar, ashtu siç reflektohet në Ligjin e
Kombeve të Bashkuara të Konventës së Detit. Shembujt përfshijnë pretendimet
më të mëdha mbi vijat bazë të drejta, pretendimet mbi ujrat territoriale që
kalojnë 12 milje detare, dhe pretendime të tjera që në mënyrë jo të ligjshme
pengojnë të drejtën e lundrimit dhe fluturimit të lirë. Ky manual vëren shumë
raste në të cilat SHBA ka protestuar mbi pretendimet më të mëdha dhe ka
kryer operacione vlerësimi kundër deklarimeve të tilla të tepruara nën
Programin e Lirisë së Lundrimit. Mungesa për të kategorizuar ndonjë pretendim
detar si të tepruar në këtë manual nuk tregon se SHBA i pranon këto
pretendime të tepruara.”
Po kështu në këtë manual në referimet për ujrat territoriale të Shqipërisë në
faqen 19, kur shpjegohet heqja e vijave bazë të drejta mbështetur në dekretet e
shtetit shqiptar duke filluar nga viti 1959 thuhet se “këto vija bazë të drejta
nuk janë njohur nga SHBA. SHBA ka protestuar për vijat bazë në vitin 1989.”
Nga referimet në këto burime duket se pretendimi që mund të ngremë ne për
mbylljen me vija bazë të drejtë të gjirit të Sarandës është i pa pranueshëm nga
një shtet i fuqishëm siç janë SHBA. As viti 1960 kur shqipëria filloi të përdori
vijat e drejta bazë as edhe pretendimi i sotëm që mund të ngrihet mbi mbylljen
e gjirit të Sarandës nuk e përmbushin termin historik sepse sot nuk përbën
histori. Së dyti, nëse dikush do të pretendonte se sipas së drejtës
ndërkombëtare zakonore ne kemi shumë vjet që e kemi praktikuar mbylljen e
gjireve tona me vija të drejta dhe për pasojë ato nuk janë kundërshtuar si
3
shkelje nuk qëndron. SHBA siç e treguam jo vetëm në rastin e Shqipërisë por
për të gjitha rajonet e botës i kanë kundërshtuar pretendimet e tepruara. Pra
Gjiu i Sarandës nuk i përmbush kriteret e të qënit një gji historik. Saranda
është një qytet i yni me një histori të lashtë por Gjiu i Sarandës nuk e
përmbush kriterin “historik”(kohor).
Dy fjalë për lexuesin. Në një debat përgjithsisht ka dy palë të cilat
kundërshtojnë njëra tjetrën. Pavarësisht argumentave dhe fakteve të përdorura
në mbështetje të argumentit kryesor, si qënie njerëzore ne jemi të prirura të
besojmë në argumentat tona për shkak të shijeve të paravendosura ashtu si
përgatitet sistemi ynë nervor kur ne jemi përpara një ushqimi. Nëse përvoja
jonë e ngulitur në sistemin tonë të besimit e vlerëson ushqimin si jo të mirë
sistemi i trejtjes krijon pengesa dhe na bënë të kundërshtojmë. Kur nga përvoja
jonë ushqimi ka „etiketën‟ i mirë sistemi ynë i tretjes përgatitet për ta marrë me
dëshirë këtë ushqim. Nuk shpresojë që ky shkrim të lexohet si “pro” dhe
“kundër”. Shkrimi synonte të hedhi dritë mbi një argument i cili sot është
shumë i mjegullt jo vetëm për lexuesin e thjeshtë por edhe për atë të edukuar.

You might also like