Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

Durkheim, Emile: Tipat e solidaritetit shoqëror dhe ndarja

e punës

Në tezën e tij të doktoraturës De la division du travail social (1893; Ndarja e punës në


shoqëri), Durkheim shkruan se çështja kryesore e veprës është pikërisht raporti i
individit ndaj shoqërisë. Këtë ai e bën të dijshme edhe në tezën tjetër Le Suicide (1897;
Vetëvrasja) ku argumenton se individi është ngushtë i integruar në kulturën e tij; aty na
del se, vendimi i dukshëm individual që të hiqet dorë nga jeta mund të shpjegohet
nëpërmjet forcave shoqërore.

Interesimi për konceptin e integrimit, përfshirjen e individëve në rregullin shoqëror, e


përcolli Durkheim-in gjatë tërë jetës së tij. Integrimi (apo solidariteti shoqëror) është i
rëndësishëm për ruajtjen e baraspeshës shoqërore. Durkheim e shihte evolucionin
shoqëror si një lëvizje nga solidariteti mekanik i shoqërive fisnore në solidaritetin
organik karakteristik për shoqëritë industriale. Ai argumentonte se shoqëritë primitive
karakterizohen nga një vetëdije e fuqishme kolektive, të cilën ai e definoi si ‘tërësi e
besimeve dhe ndjenjave të përbashkëta të qytetarëve mesatar të së njëjtës shoqëri’. Me
rritjen e ndarjes së punës, rritet edhe individualizmi.

Kjo pjesë e punës së Durkheim-it bazohet në tipologjinë gemeinschaft-gesellschaft të


dhënë nga Ferdinand Toennie (1855-1963). (Tipologjia është analizë e bazuar në tipe).
Toennie ishte i interesuar të krahasojë komunitetet primitive (gemeinschaft) me
shoqëritë moderne industriale (gesellschaft). Komuniteti (gemeinschaft) karakterizohet
nga dominimi i lidhjeve të ngushta personale apo familjare; shoqëria (gesellschaft)
karakterizohet me dominim të lidhjeve më shumë jopersonale apo lidhjeve praktike.
Durkheim-i, duke ndjekur Toennie-n, analizoi tipet e solidaritetit në shoqëritë primitive
dhe moderne. Ai të parën e quajti ‘solidaritet mekanik’ (në të cilën vetëdija kolektive
është e fortë) dhe të dytën ‘solidaritet organik’ (në të cilën vetëdija kolektive është e
dobët dhe i detyrohet shtimit të individualizmit). Sikurse Toennie dhe Durkheimi,
Parsons konsideronte se dallimi ndërmjet këtyre të dyjave të ishte rrënjësore. Lidhjet në
shoqëritë tradicionale, të cilat kryesisht janë personale dhe stabile, ai i quajti
‘ekspresive’, ndërsa lidhjet në shoqëritë moderne, të cilat kryesisht janë jopersonale dhe
praktike, i quajti ‘instrumentale’.

Individi nuk mund të jetë autonom. Ai ka nevojë të ofrojë e të kërkojë, pra të shkëmbejë
me të tjerët. Shoqëria është e mundur, integriteti shoqëror ruhet në saje të solidaritetit.
Solidariteti, për Durkheim-in, është lidhje e ndërsjellë, kushtëzim, dhe varësi reciproke.
Në bazë të solidaritetit krijohen edhe marrëdhëniet e tjera shoqërore dhe kur ndërron
mënyra e solidaritetit ndërron edhe sistemi i shoqërisë. Këta tipa të shoqërisë janë
shoqëria primitive, arkaike ose segmentare dhe shoqëria e ndarjes së punës. Vetëm
ndarja shoqërore e punës mund të realizojë bashkëveprimin e individëve. Ndarja e tillë
është ndarje në klasa me funksione specifike e në bashkëpunim midis tyre. Sipas
pikëpamjes së tij, strukturat shoqërore dhe etike janë rrezikuar nga lindja e teknologjisë
dhe mekanizimit. Ndarja e punës u ka kushtuar punëtorëve me tëhuajsim nga njëri-
tjetri dhe me shtim të vartësisë reciproke, meqë asnjë nga ata tani nuk prodhon tërë
produktim për vete.

Ndërmjet individëve që lidhen e kooperojnë ka diçka të jashtme që ushtron presion nga


lartë (interesi shoqëror). Duke qenë organ i një organizmi, individi është inferior
kundrejt nivelit superior të një shoqërie të organizuar. Shoqërorja ka një natyrë
superindividuale me një funksion konstant rregullimi. Që individi të mos e ndjejë këtë
shtrëngesë si forcë të jashtme duhet të krijohen kushte të tilla ku ndarja e punës do të
kuptohej si ligj i natyrës dhe si i tillë një rregull moral i sjelljes njerëzore. Në bazë të
barazisë (krijimit të shanseve dhe mundësive të barabarta) polarizmi social nuk do të
çonte në konflikt ose shtrëngim ekstrem, por në solidaritet maksimal midis të
pabarabartëve.

Dyrkemi dallon dy tipe shumë të ndryshme të shoqërisë:

- ajo e cila qëndron bashkë dhe ruhet me anë të solidaritetit mekanik në të cilën ka
vetëm pak ndarje të punës dhe

- ajo e cila mbahet bashkë me anë të solidaritetit organik, në të cilën ndarja e punës
është shumë e zhvilluar.

Solidariteti mekanik

Solidariteti mekanik është solidaritet i ngjashmërisë; individët kanë të njejtat vlera, të


njejtat gjëra i konsiderojnë të shenjta. E tërë ekzistenca e tyre sundohet nga norma dhe
kërkesa shoqërore të përbashkëta. Individi shkrihet në kolektiv.

Vetëdija kolektive

Në shoqërinë e cila ekziston në bazë të solidaritetit mekanik vetëdija kolektive ekziston


jashtë dhe ‘mbi’ apo pavarësisht nga individët dhe rrënjoset/ngulitet tek ata. Me vetëdije
kolektive nënkuptohen vlerat e përbashkëta apo ajo që sociologët bashkëkohorë i quajnë
norma të shoqërisë: vlerat dhe normat më të rëndësishme të shumicës së njerëzve dhe të
cilat mbrohen me ligjin represiv.
Në këtë shoqëri të tillë ndarja e punës është në një nivel shumë bazik, si duket jo më shumë se sa ndarja e punës në
bazë të dallimeve gjinore. Solidaritetit mekanik nënkupton ngjashmërinë e individëve. Të gjithë kanë besime
themelore të ngjashme për botën dhe jetën dhe kryesisht këto besime mbështeten te feja dhe të gjithë merren me
veprimtari të njejta.

Ligji represiv

Solidariteti mekanik shquhet me ligjin represiv (shtypës) i cili ndëshkon keqbërësit të


cilët bëjnë vepra që ofendojnë ndjenjat morale që mbrohen nga shoqëria apo nga
anëtarët mesatar të saj (vetëdijen kolektive të shoqërisë).

E drejta është represive, ndëshkimore, hakmarrëse. Dënimi nuk ka për qëllim respektimin e së drejtës apo së
dobishmes, por ipet për të dënuar, për të shkaktuar dhembje atë që fyen vetëdijen kolektive.

Solidaritetit organik

Quhet kështu për shkak të ekzistimit të më shumë se një analogjie në mes të organizmit
të njeriut dhe shoqërisë; prandaj shoqëritë mund të konsiderohen si organizma të gjallë.
Sikurse që në trupin e njeriut organet e ndryshme kompletojnë njëra-tjetrën dhe
funksionojnë tw varura nga njëra-tjetra dhe trupi si tërësi mbështetet dhe varet nga
funksionimi i secilës nga ato, po kështu edhe pjesët e ndara dhe të ndryshme të
shoqërisë varen nga njëra-tjetra për të vazhduar ekzistencën e saj.

Solidariteti organik është bashkësi jo na ngjashmëria, por ndryshueshmëria. Solidariteti


organik është solidariteti në bazë të ndarjes së punës shoqërore. Shoqëritë të cilat
ekzistojnë në bazë të solidaritetit organik kanë zhvillim të mirë të ndarjes së punës.
Është e njohur se ndarja e punës ka përparësi ekonomike (rritjen e prodhimit etj.), por
Durkheim-i e shquan edhe një funksion shoqëror të tij: dallimet e përfshira në ndarjen e
punës i bashkojnë njerëzit. Analogjikisht me organizmin ku gjymtyrë të ndryshme
kryejnë funksine të ndryshme por lidhen në një tërësi, shoqëria e ndarjes së punës është
një sistem i caktuar, ku secili ka rol të veçantë, kryen funksion të veçantë. Grupimi i
individëve bëhet sipas natyrës së veçantë të punës që e bën, të veprimit të cilit i
kushtohet. Vendi i individit është rrethi profesinal. Pozia, vendi i secilit përcaktohet nga
funksioni që kryen. Individi socializohet duke u ndërlidhur me punë. Secili individ i
ruan specifikat e veta, ka fushë të veçantë të manifestimit të vetes, është i lirë të besojë,
të dëshirojë, të veprojë sipas preferencave të veta.

Ndarja e punës

Ndarja e punës është ajo që gjithnjë e më tepër luan rolin që më parë e luante vetëdija
kolektive. Ndarja e punës shoqërore trajtohet si ligj i përgjithshëm. Rezultati më i
rëndësishëm i ndarjes së punës nuk është se ajo e rrit rendimentin e punës së ndarë, por
se këto punë i bën solidare dhe reciprokisht të varuara. Shkaku i ndarjes duhet të
kërkohet në dendësinë e shoqërisë materiale (numri i banorëve) dhe dendësisë morale
(intensiteti i ndërveprimit – komunikimit) të banorëve. Arsyeja që dendësia materiale
sjell ndarjen e punës është lufta për ekzistencë – ku krijon një situatë të atillë që secili të
zë një vend, të luajë një rol, të kryejë një funksion. Me ndarjen e punës, Durkheim-i,
shpjegon solidaritetin shoqëror, tipet e shoqërisë, zhvillimin e individit, trajtat e së
drejtës. Me zgjerimin e ndarjes së punës njerëzit bëhen gjithnjë e më të varur ndaj njëri-
tjetrit, sepse çdo njeri ka nevojë për të mira dhe për shërbime që ia sigurojnë të tjetër. Ai
e sheh ndarjen e punës vetëm si krijim zejesh dhe profesionesh të ndryshme. Durkemi
argumenton se ndarja e punës zëvendëson gradualisht fenë si baza kryesore e unitetit
social.

Struktura shoqërore e lidhur me këtë lloj të solidaritetit është shumë e ndërlikuar dhe
tejet e organizuar. Vetëdija kolektive mbetet/ekziston por zvogëlohet rëndësia e saj, që
prek vetëm një pjesë të vogël të jetës sonë dhe përqendrohet vetëm në individë. Mu
këtu vërehet rëndësia dallimit në mes të integrimit në sistem dhe integrimit shoqëror.
Integrimi në sistem, ndarja e punës është mirë e organizuar përmes tregut, shtetit dhe
kështu me rradhë; integrim i social – normat dhe vlerat e përbashkëta të shoqërisë –
bëhen më pak të rëndësishme. Ne jetojmë dhe punojmë me njerëz me të cilët kemi
besime dhe pikëpamje shumë të ndryshme. Në këtë lloj të solidaritetit na duket se kemi
kontroll të plotë mbi jetën tonë, se jemi në një shkallë të lartë të pavarësisë ngase
varësia jonë nga të tjerët është mirë e fshehur, ndërsa në realitet në shumë gjëra
varemi nga të tjerët.

Ligji restitutiv

Shfaqja e jashtme e solidaritetit organik është ligji restitutiv (kthyes, dëmshpërblyes), i


cili interesohet për marrëdhëniet mes individëve dhe grupeve, dhe i cili ka më pak
qëllimin të ndëshkojë dhe më shumë të kthejë gjendjen e cila mbretëronte në fillim të
marrëdhënies (gjendjen e statuskuosë). (P.sh. poqëse një firmë ndërtimi ma prishë
kulmin tim gjatë punimeve dhe nuk ma kompenzon këtë, unë do të zemërohem shumë,
mirëpo nuk do të kërkojë nga gjyqi ta burgosë personin apo ta kompromitojë në publik
firmën, porse do të kërkojë para dhe ndoshta para shtesë për të rindërtuar kulmin tim.)
E drejta në shoqëritë e solidaritetit organik është restitutive; synon eliminimin e
shkeljeve të ndryshme. Steven Lukes përmend ligjin civil, komercial, procedural,
administrativ dhe kushtetues si ligje të cilat përmbajnë apo përbëhen nga ligji restitutiv.

Zhvillimi i individualitetit

Zhvillimi i shoqërisë së ndarjes së punës është i lidhur me zhvillimin e individualitetit të


personit. Në bazë të ndarjes së punës shtohet ndërvartësia e individëve. Individi luhat
midis dy poleve: natyrës së vet individuale dhe natyrës së tij sociale. Si individ synon të
arrijë një qëllim të veçantë, si anëtar i shoqërisë një qëllim të përgjithshëm kolektiv.
Vetëdijes kolektive, sipas Lukes, i bashkangjitet “vlera supreme e dinjitetit të individit,
barazia e shanseve për të gjithë, etika e punës dhe barazia shoqërore”. Është me rëndësi
të theksohet se vlera e individualizmit është vlerë kolektive e gjithë shoqërisë. 

Vlerësim

Më duket se nuk kemi nevojë t’i shohim këto dy tipe të integrimit si realitete ekzistuese
empirike, por si tipe ideale të kuptimit të Dyrkemit. Duket se që të dy format e
solidaritetit janë gjithmonë prezente, mirëpo shkalla krahasuese e tyre dhe
marrëdhëniet ndryshojnë. 

SI SHPJEGOHET KONFLIKTI SHOQËROR: FORMAT JONORMALE TË


NDARJES SË PUNËS

Analogjia me organizmin e gjallë nënkupton një nivel të lartë të integrimit në sistem dhe
stabilitetitit dhe gjithmonë ka qenë pikënisje e kritikave kundër teorive funksionaliste,
sepse ato nuk mund të shpjegojnë, apo ndoshta as të pranojnë, konfliktin shoqëror. Në
shoqërinë në të cilën ka zhvillim të lartë të ndarjes së punës dhe barazpeshë ndërmet
integrimit në sistem dhe integrimit social, gjërat shkojnë qetë dhe të patrazuara. Se a ka
ekzistuar një gjendje e tillë ndonjëherë mund të jetë e diskutueshme, por sigurisht se
nuk ka ekzistuar në kohën kur Dyrkemi ka shkurar dhe nuk ekziston as sot. Por,
Dyrkemi nuk ishte i marrë dhe mund të shihte se çfarë po ndodhte përrreth tij, ashtu si
edhe funksionalistët e mëvonshëm. Akuza se teoria nuk merr parasysh apo nuk i le
përshtypje një gjë aq e dukshme siç është konflikti shoqëror e shtyri Dyrkemin të merret
me të pikërisht në nëntitullin e teorisë së tij të njohur si: “Ndarja abnormale e punës”. Ai
sygjeroi se ekzistojnë tri forma të tilla të ndarjes së punës.

Forma më e dukshme e konfkliktit në fundin e shekullit të 19 ishte konflikti klasor.


Ndërsa për Marksin konflikti klasor shënonte shfaqjen e një tipi të ri të shoqërisë –
kapitalizmit – për Dyrkemin ai ishte një tipar i zhvillimit të papërfunduar dhe të paplotë
nga solidariteti mekanik tek ai organik përmes zhvillimit të shoqërisë industriale. Ai
ishte prodhim i ndarjes anomike të punës. Industrializmi u zhvillua tepër shpejt dhe
ndërmarrjet ekonomike akoma nuk kishin zhvilluar vlerat dhe rregullat të cilat do ta
mundësonin funksionimin e tyre të qetë dhe të patrazuar; dhe as shoqëria si tërësi
akoma nuk kishte zhvilluar mekanizmat përmes të cilave konkurrenca do të mund të
kontrollohej dhe tregu të rregullohej.

Forma e dytë e ndarjes abnormale të punës gjithashtu ka jehona në debatet


bashkëkohore politike. Dyrekmi e quajti atë “ndarja e dhunshme e punës”. Detyrimi vie
nga pabarazitë e jashtme të cilat pengojnë zhvillimn e shëndoshë të ndarjes së punës.
Kështu në ndarjen e punës, njerëzit mund të caktohen në pozita që nuk u përgjigjen
talenteve të tyre natyrore apo aftësive të tyre. Shembull i kësaj mund të jetë kur dikush
bëhet drejtor i një ndërrmarrjeje përmes lidhjeve familjare në vend të aftësive të tij
udhëheqëse. Një keqshpërndarje e tillë e punëve mund të vie edhe nga pabarazia
ekonimike që është rezultat i trashigimisë – nëse disa njerëz fillojnë jetën në gjendje më
të keqe ekonomike sesa të tjerët, të varfërit gjithsesi janë të nënshtruar ndaj të pasurve,
dhe në këtë mënyrë solidariteti i vërtetë organik nuk mund të zhvillohet.

Idetë dhe diskutimet bashkëkohore në lidhje me barazinë e shanseve u adresohen


pikërisht këtyre çështjeve.

Forma e tretë e ndarjes abnormale të punës është deficiti (mungesa) e drejtuesve/


defekti në udhëheqje të ndërrmarrjes me që rast ndërmarrja nuk është e organizuar në
atë mënyrë që të fitojë mirë dhe shumë nga puna e anëtarëve të saj – sa më të
vazhdueshme dhe më të kordinuara të jenë funksionet e ndryshme, solidariteti rritet më
tepër dhe punëtorët behën më të aftë dhe më të zotë. Kritikë të ndryshëm (Friedman,
Lukes) kanë theksuar se ky argument nuk është i vërtetë – sa më shumë të ketë ndarje të
punës, aq më pak punëtorë të aftë e të shkathët dhe aq më pak punëtorë të kënaqur e të
lumtur. Si po shihet Durkheim-i këtu ngatërron kohezionin social me atë kohezionin në
sistem, duke supozuar se ky i fundit vetvetiu ka shpier tek i pari e jo se ia ka dobësuar
themelet atij.
Integrimi Social

DYRKEMI PËR INTEGRIMIN SHOQËROR DHE INTEGRIMIN NË SISTEM

Në të gjitha shoqëritë integrimi social arrihet përmes vetëdijes kolektive – mënyrat e


përbashkëta të të menduarit (logjik, konceptet për gjithësinë dhe kohën, besimet e
përbashkëta, normat dhe vlerat). Në shoqëritë të cilat drejtohen përmes solidaritetit
mekanik, feja është qendrore. Në shoqëritë më komplekse bashkëkohore, vetëdija
kolektive përfshin më pak jetët tona por fokusohet në etikën e lirisë së individit – ajo
bëhet fe e njerëzimit.

Integrimi në sistem

Aty ku dominon solidariteti mekanik, integrimi në sistem është integrimi shoqëror i


garantuar nga vetëdija kolektive. Ku dominon solidariteti organik, integrimi në sistem
arrihet me ndarjen e punës.

Literaturë e konsultuar:

Craib, Ian Classical Social theory,


Durkheim, Emile The Division of Labour in Society,
Wallace, Ruth A. and Alison Wolf Contemporary Sociological Theory
Trajnimi "Metodat e Komunikimit në
Biznes"
Idea Consulting  ORGANIZON TRAJNIMIN PËR  "METODAT E KOMUNIKIMIT NË BIZNES"

Ky trajnim ju ofron pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi profesionale përmes ligjëratave  dhe ushtrimeve  praktike
ndërkombëtare, duke përmirësuar dhe avancuar aftësitë për komunikim të suksesshëm në fushën e Biznesit. 

Disa nga temat e trajnimit janë: 

Si bëhet Komunikimi në Biznes, Faktorët që Ndikojnë në Komunikimin në Biznes, Tregjet dhe Globalizimi i tyre,
Komunikimi në Ndërmarrje të Vogla, të Mesme dhe të Mëdha, Strategjia Komerciale, Komunikimi i Brendshëm,
Komunikimi Verbal dhe Jo Verbal, Stilet e Komunikimit dhe Procesi i ndërtimit të fjalimit, Skena dhe rëndësia e
saj. 

Trajnimi do të jetë me interes për: 

 Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë të njihen me metodat moderne të komunikimit të suksesshëm në Biznes,
formave të prezentimit, teknikave të negocimit dhe komunikimit në përgjithësi, si dhe gjatë punëve në jetën e
përditshme.  

Trajnimi do të mbahet nga z.Halil SHALA (CEO në Kompaninë e Parë Ajrore në Kosovë “Illyrian Airways”), i cili
sjellë tek ne përvojën e tij të suksesshme, si themelues dhe menaxhues i disa ndërmarrjeve ndërkombëtare, ligjërues
në shumë seminare të ndryshme në Kosovë dhe Europë. 

Trajnimi mbahet në Prishtinë, me datë: 12 dhe 13 Mars. 

Të gjithë pjesëmarrësit në Trajnim do të pajisen me Certifikatë. 

Trajnimi kushton 69 € për person, për anëtarët e regjistruar tek ne, studentët dhe grupet me dy anëtarë e më shumë
vlen zbritja prej 10%. 

Ju ftojmë të rezervoni vendin tuaj në këtë trajnim, sepse numri i vendeve është i kufizuar.

You might also like