Ballkani Dikur Dhe Sot

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 4

BALLKANI DIKUR DHE SOT

/Gjendja psikologjike dhe shoqërore/

Për ta kuptuar deri diku Mesdheun /Ballkanin/sot lypset analizuar shkurtimisht ngjarjet
historike, sepse ne jemi rrjedhojë dhe pasojë e së kaluares sonë. Ballkani është ndarë dhe
shkëputur prej Evropës me dhunë gjatë sundimit shumëshekullor turko-otoman. Ky
sundim dhe copëtim ka shkaktuar shumë vuajtje, pësime, frustrime, pakënaqësi, sa që
popujt e Ballkanit me shekuj kanë akumuluar agresivitet, kanë qenë thellë të lënduar dhe
të poshtërsuar.
Dhe ja pasoja e parë shoqëroro-psikologjike: PËSIMI, SUNDIMI SHKAKTON
GJITHMONË AGRESIVITET, ngarkesë, sulm, që së shpeshti shpërthen në mënyrë të
pakontroluar dhe në drejtime të gabuara. Kështu ndodhi edhe me Ballkanin, sepse askush
s’ishte mirë, dhe kështu e fajësonin pa vetëdije njëri-tjetrin duke u munduar dhe luftuar
edhe deri te asgjësimi i të tjerëve. Kjo gjendje i sjell njerëzit deri te përfundimet apsurde:
ose ne ose ju, sepse së bashku s’mund të jetojmë më kurrë ! Ky është një paragjykim i
rendë dhe apsurd historik, pjesërisht fatkeqësisht edhe aktual.
Pasoja e dytë e sundimit turko-otoman është ndryshimi kulturor, shpeshherë edhe fetare,
apos si thuhet në psikologjinë shoqërore PROCESI I AKULTURIMIT APO
INKULTURIMIT. Kjo ndeshje, përleshje dhe ky konflikt, luftim, ballafaqim i dhunshëm
i dy feve, kulturale, traditave ka shkaktuar doemos ndërrimin e dhunshëm të modeleve
burimore kulturore, fetare, gjuhësore, traditore. Kuptohet se kjo ndodhi me sundimin e
botëkuptimit turko-otoman, lindoro-islamik, dhe me pësimin e atij krishtëro-perëndimor,
me pasoja të rënda historike dhe aktuale.
Kur s’mund të luftohet agresori dhe okupatori, më i forti për një kohë të gjatë, atëherë
ndodh procesi tjetër psikologjik pa vetëdije, IDENTIFIKIMI ME SUNDIMTARIN DHE
AGRESORIN, për t’i tejkaluar vështirësitë, pësimet, sidomos marren, poshtërsimin,
mosaftësinë… Kështu i dobëti, i sunduari ndihet disi i fortë me të fortin dhe i ik deri diku,
në mënyrë iluzore pësimit dhe frustrimit.
Këto dy procese, akulturimi dhe identifikimi me agresorin, shkaktojnë edhe procesin e
tretë psikologjik, PROJEKTIMIN E FAJIT, fajësimin e të tjerëve për ta shpëtuar
vetveten.
Kështu popujt e Ballkanit janë tashmë një “simbiozë” apo kombinim i perëndimores dhe i
lindores, mes krishtërimit dhe islamizmit, mes ndikimeve të krishtëra evropiane dhe atyre
turko-aziatike, dhe është tejet vështirë të vihet kufiri i saktë mes këtyre dy botave dhe
ndikimeve.
Mu për këtë duhet të bëhet një analizë dhe ballafaqim me të kaluaren, për ta parë dhe
kuptuar se çka ka ndodhur me ne, kush kemi qenë, kush jemi dhe kush duam dhe mund të
jemi.
Kjo analizë duhet të jetë sa më e saktë, e mbështetur në fakte, ngjarje historike, pa
emocione, pa glorifikime, fajësime dhe shfajësime, sepse vetëm kështu do të vijmë deri te
e vërteta historike.
Dy rreziqeve duhe t’iu shmangemi gjithsesi: regresionit në histori dhe projektimit në
ardhmëri.
Njeriu ik prej vështirësive të tashme me dy mekanizma, me anë të “REGRESIONIT NË
HISTORI”, duke lavdëruar të kaluaren, si p. sh. dikur kemi qenë, kemi pasur, kemi
bërë… Kështu deri diku e mashtron vetveten, ngushëllohet me të kaluaren, atë e ndërron

1
dhe e ngrit deri te piedestali i lavdisë. Mirëpo ne sytë nuk i kemi në shpinë, por në ballë,
dhe doemos duhet të shiqojmë përpara, sepse e kaluara nuk kthehet më, dhe ne s’mund të
jetojmë dhe të veprojmë në të kaluaren, atë s’mund ta ndërrojmë më.
“PROJEKTIMIT NË ARDHMËRI” është mekanizmi i dytë për të ikur nga e tashmja e
vështirë, me ëndërrime të kota si p. sh. : do të bëhet mire kur ne do ta kemi shtetin
tone, do të jemi të pavarur nga të gjithë…, me vetëmashtrim dhe me krijimin e
iluzioneve të parealizueshme. Njeriu po ashtu nuk jeton në të ardhmen, as në të
kaluaren, por hic et nunc, këtu dhe tani, dhe çdo kthimin në të kaluaren, apo ikje në
të ardhmen, është humbje e kohës, kushtëzim dhe robërim, mospërgjegjësi që nuk na
lejon ta jetojmë jetën dhe kohën tonë reale.
Kultura lindore turko-otomane nuk ka botëkuptimin perëndimor të krishterë të njeriut si
individ, person njerëzor, por mbëshetet kryesisht në MENTALITETIN TURMOR,
grumbullor, në masë, pa mundësinë e krijimit të identitetit dhe personalitetit bazor.
Njeriu ballkanik mu për këtë është më tepër “LËNDË” apo OBJEKT, se SUBJEKT,
shumë i luhatshëm, i pavendosur, i pasigurtë, sepse i mungon ego-ja, uni, vetëdija,
orjentimi dhe përcaktimi jetësor. S’ka guxim të jetë vetvetja, dhe atëherë nuk u lejon as
të tjerëve këtë, është në konflikt të brendshëm me veten dhe me të tjerët.
PA UNË S’KA AS TI. PA UNË DHE TI S’KA AS NE. Nga kjo përvojë historike lindin
dy qëndrime të skajshme: SERVILIZMI, ndaj më të fortëve, dhe BAJRAKTARIZMI apo
karrierizmi, dëshira për sundim, ndaj më të dobëve.
Njeriu pa identite dhe pa personalitet bazor e ka vetëm një rregull apo normë: SI TË
GJITHË TË TJERËT! Nga kjo rrjedh mundësia e manipulimit, sepse njeriu shkrihet në
masë, në mori, në grumbull, s’ka apo edhe s’guxon të ketë mendimin dhe orjentimin
personal, të jetë NDRYSHE prej të tjerëve, sepse i frigohet përjashtimit, opinionit publik.
“DIKTATORI HORIZONTAL” i këtyre njerëzve është rrethi, opinioni publik, mendimet
dhe vlerësimet e të tjerëve. Ja arsyja psikologjike pse ne shpeshherë më tepër merremi me
të tjerët, me thashethëna, se me vetveten. Jeta e tillë shndërrohet në aktrim, ne luajtjen e
roleve, në imitime, por pa përgjegjësi dhe pjesëmarrje, me një DYFYTYRËSI tipike.
Unë dyfytyrësinë e kam definuar kështu: Dyfytyrësia është pafytyrësi, sepse kush i ka dy,
nuk e ka asnjë!
Përpos këtyre ngarkesave spikologjike dhe shoqërore nga e kaluara, në Ballkan janë
krijuar shtete në “tavolinë”, artificiale, me kufinj të imponuar dhe jonatyror, sidomos për
ne shqiptarët, por deri diku edhe për popujt tjerë; jetojmë ende në varfëri dhe papunësi të
madhe dhe kemi nevojë për integrime të bredshme dhe të jashtme.

ÇKA SOT?

Pika e parë do t’ishte rekuperimi apo ndërtimi i personalitetit bazor, sepse PA NJERI S’
KA AS FAMILJE AS SHOQËRI. Në kulturë, në fe, në shkencë, në artë, në politikë…
duhet të vetëdijësohemi se njeriu ballkanik është MASKË, s’ka fuqi TË JETË
VETVETJA, UNË, prandaj s’ka as aftësi për t’i pranuar dhe nderuar të TJERËT, që edhe
ata TË JENË VETVETJA. Duhet të punojmë të gjithë së bashku për krijimin e
botëkuptimit dhe të kulturës PERSONALE me marrëdhënie ndërpersonale,
ndërshoqërore, ndëretnike, ndërfetare.
Tradhtia më e madhe në jetë është mos të jesh vetvetja, t’ia mohosh tjetrit të drejtën që
të jetë vetvetja. Formimi i identitetit dhe personalitetit mund të jetë nëpërmes

2
BISEDIMIT, DIALOGUt, KOMUNIKIMIT ndërnjerëzor, për t’i rrënuar paragjykimet,
fajësimet, njollosjet historike dhe aktuale.
Rëndësi jetësore ka edhe DIALOGU NDËERENIK dhe NDËRFETAR, ku tjetri, të tjerët,
ata që janë të NDRYSHËM prej nesh, nuk janë më sundimtarët, të huajit, turqit
/paragjykimi historik/, për vëllazërit dhe motrat tona, si rast dhe mundësi begatimi dhe
komunikimi. Kufinjt apo kufizimet janë të vulosuar në kokat dhe në zemrat tona me
paragjykime dhe me urrejtje. Këtë mund ta tejkalojmë nëpërmjet kulturës, fesë, sepse
kultura, feja, vlerat universale gjithnjerëzore nuk janë “prone” e askujt, por e mira e të
gjithëve.
Mos të harrojmë se në Ballkan ende ka shumë ëndërrime historike dhe aktuale, si p. sh.
FORMIMI I SHTETEVE NACIONALE, bile edhe nacionaliste, të mbështetura në një
popull, dhe FEUDALE, të mbëshetura në konceptin e tokës, kufijve. Pse është kështu?
Sespe proceset historike janë blokuar në të kaluaren, dhe tani tjerëve ju duken apsurde
kërkesat tona, ndërsa për ne është çështje jetësore , si formimi i sheteteve të reja nga
shthurja e ish-Jugosllavisë.
Shteti nacional dhe feudal ka përfunduar. Tani çdo njeri, familje, shoqëri, popull, fe,
gjuhë, traditë duhet jetuar dhe bashkëpunuar me PLURALIZËM në çdo kuptim dhe
drejtim: fetar, kombëtar, politik, ekonomik, kulturor, shpirtëror…
Të jesh i NDRYSHËM nuk domethënë të jesh KUNDËRSHTAR. Sfidat e botës së sotme
janë të shumëfishte, por një më duket vendimtare BASHKIMI NË DALLIME, sepse
tekembramja tjetër bashkim s’ka e as që mund të ketë.
Çdo përjashtim i të tjerëve është vetëvrasje edhe për ne, sespe dashtas apo padashtas, ne
kemi nevojë njëri për tjetrin, duhet të jetojmë afër, bashkë njëri me tjetrin.
Sa më shpejt ta kuptijmë dhe ta zbatojmë këtë, aq më lehtë do t’i tejkalojmë vështirësit
aktuale, do ta ndërtojmë së bashku një të tashme dhe të ardhme më të mire për të gjithë.
TË JETOSH domethënë të KOMUNIKOSH, të komunikosh domethënë T’I PRANOSH
TË TJERËT ASHTU SI JANË, të kesh marrëdhënie ndërnjerëzore, ku jep dhe merr,
shkëmben, pasurohesh dhe i pasuron të tjerët.
Sfidat e Ballkanit janë të shumta dhe të rëndësishme për të gjithë. Nga e kaluara lypset
mësura, që atë mos ta përsërisim në mënyra tragjike. S’ka më për disa mirë e për të tjerët
keq. Na lidh fati i përbashkët, globalizimi, mondialiteti, jemi qytetarë të botës. Vlerat
universale janë për të gjithë, dhe në to gjenden edhe vlerat partikulare /tonat/, e jo e
kundërta.
Evropa po ashtu duhet të vetëdijësohet se gjatë historiesë i ka humbur dy “pjesë” të
rëndësishme, Evropën lindore dhe Mesdheun. Evropën Lindore pjesërisht e ka
rekuperuar, tani duhet edhe Ballkanin, sepse vetëm kështu Evropa do të jetë NJË, shtëpia
e të gjithë popujve evropian. Më mirë është për ne dhe për Evroën të “evropeizohet”
Ballkani, se të “ballkanizohet” Evropa.
Kosova në këto procese tejet të vështira dhe të rëndësishme ka marrë pjesë aktive dhe
pozitive qysh nga demostratat e vitit 1981, duke kërkuar për veti dhe për të tjerët më
tepër liri dhe demokraci, decentralizim, konfederalizëm, por ishte kuptuar dhe
keqinterpretuar së pari nga Serbia, kuptohet, nëpërmjet saj edhe nga pjesët tjera të
Jugosllavisë.
Kështu kemi “ndërhyrjen” sot them “okupimin” e Jugosllavisë në Kosovë, kinse për ta
mbrojtur unitetin teritorial dhe sistemin jugosllav, gjë kjo që iu kishte mundësuar

3
nacionalistave serbë në krye me Slobodan Miloseviqin “revanshizmin” apo rimarrjen e
pushtetit centralist në krye me Beogradin.
Gjatë përiudhës 1981-1989 ndodhi gjithçka: asgjësimi i strukturave shqiptare në Kosovë,
kushtëzimi, burgosja dhe përndjeka e “disidentëve”, bisedat e ashtuquajtura
“informative” ndaj rinisë dhe intelektualëve... deri te heqja e auutonomisë së Kosovës /
1989/ dhe rimarrja e plotë e pushtetit serb.
Përgjigjia më e mirë e Kosovës ndodhi gjatë “Pranverës 1990” me tri procese:
Pajtimi i gjaqeve në krye me prof. Anton ÇETTËN, 1275 gjaqe gjatë përiudhës janar-
maj 1990, duke flakur një herë e përgjithmonë hak apo gjak-marrjen si vetëvrasje,
vëllavrasje dhe vrasje;
Solidariteti dhe bamirësia me ata që mbeten pa punë sepse nuk e pranonin Serbinë dhe
Milosheviqin, nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze”, për
krijimin e rrjetit kapilar të bamirësisë në mbarë Kosovën nëpërmjet mërgatës tonë dhe
ndërkombëtarëve;
Ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës dhe shkollës shqipe nëpërmjet “Luftës kundër
analfabetizmit – Motrat Qiriazi”.
Këto tri procese e afruan dhe bashkuan popullin shqiptar si rrallë herë, duke zgjuar
ndjenjen e përkatësisë së përbashkët, vetëdijen kombëtare dhe fetare se tashmë vetëm
vëllazërisht dhe bashkarisht mund t’i përballojmë sfidat e kohës dhe të hapësirave
ballkanike për të qenë të lirë dhe të mirë.
Kjo bëri që të lindte dhe të zhvillohej figura markante dhe profetike e Dr. Ibrahim
RUGOVËS, strategjia paqësore dhe jodhunore, shmangëja e luftës dhe dhunës, informimi
dhe sensilibzimi i opinionit vendor dhe ndërkombëtar për padrejtësitë, dhunën dhe
përpjashtimin e popullit shqipatr, shumicës, nga jeta ekonomike, kulturore dhe shoqërore,
pa të cilën gjatë këtyre viteve rrezikonin përgjysmimin mos të them shkatërrimin tonë.
Lufta fatekqësisht ndodhi. por jo me dëshirën, përcaktimin apo kërkesën tonë, por me
dhunën e paparë të Serbisë dhe me “kërkesën” e bashkësisë ndërkombëtare, si
vetëmbrojtje dhe kërkim i lirisë dhe shtetësisë së Kosëvës.
Ndërhyra e NATO-s, lufta heroike e UÇK-së dhe solidariteti ndërkombëtar dhe
ndërshqiptar bëri që Kosova të jetë shtet i lirë, demokratik dhe pluralist.
Në kuadër të SHHBK “Nëna Tereze” lindi dhe qe përkrahur sistemi paralel shkollor dhe
shëndetësor, si domosdoshmëri e kohës, dhe brenda kësaj edhe HANDIKOSI qysh nga
viti 1994 në krye me të ndjerin HALIT FERIZIN, që ka dhënë një kontribut të çmuar në
sensibilizimin, regjistrimin dhe organizimin e personave me kufizime për t’ua kthyer
dinjitetin njerëzor dhe pjesëmarrjen në jetën familjare dhe shoqërore. Sot ojo është e
pranishme dhe vepruese në mbarë Kosovën në dobi dhe të mirë të mbarë shoqërisë.
Nga lufta 10-vjeçare në ish-Jugosllavinë mendoj se këtë e kemi kuptuar të gjithë. Historia
le të jetë Mësuesja e jetës, por mos t’na kushtëzojnë dhe pengojnë në shtegtimin kah e
mira e përbashkët.

Dr. Don Lush GJERGJI

You might also like