Professional Documents
Culture Documents
Shaban Shala I Flamurit Kombëtar
Shaban Shala I Flamurit Kombëtar
Shaban Shala I Flamurit Kombëtar
Shaban Shala
Me 28 nëntor 1960 dhe 1961 anëtarët e kësaj organizate gati në gjitha trevat e
Kosovës ngritën flamuj kombëtar me shqiponjë dykrenore, të cilët flamuj i kishte
përgatitur vet Shabani me bashkëshorten Sadijen. Flamuri kombëtar shqiptar atëherë
ishte i ndaluar dhe i inkriminuar nga pushteti.
Shaban Shala shumë herë ishte shprehur se "Robëria për mua është shumë
më e rëndë se sa vdekja. Kam vendosur që edhe jetën ta jap për atdhe, gjuhën
shqipe dhe për flamurin kombëtar. Një popull që nënshtrohet vdes. Nuk jam as i pari
as i mbrami në radhën e qindra veprimtarëve që rezistojnë për lirin e popullit shqiptar.
Është burrëri të qëndrosh dhe rezistosh deri ta arrish lirin. Vetëm njeriu i lirë është
me plot kuptimin njeri ".
Azem Makolli që ishte në burg gjatë të njëjtës kohë dhe gjatë torturës në
ditën fatkeqe me 20 janar 1963 kur u mbyt në torturë Shaban Shala, dëshmon se "
dhoma ku na torturonin i ngjante një arene gladiatorësh kurse ne ishim
duarlidhur. Shabani u ishte nënshtruar torturave çnjerëzore, por ai ishte i
panënshtrueshëm, dëgjonim zërin e tij "Për atdhe, për liri, për gjuhë, për
flamur, jeta ime ju qoftë falë këtyre idealeve" !!.
Në rrethin e Llapit dhe më gjërë Shaban Shala bëhet një mit i respektuar.
Shabani i flamurit, u flijua për flamur gjuhë e liri kombëtare, ishin fjalët e shkurta që
thuheshin për te, por që përmblidhnin tërë aktivitetin e tij. Ishte e ndaluar kujtimi për
te, asnjë lloj përkujtimi ose nderimi nuk lejohej. Në orët e ndryshme letrare me ndonjë
varg e simbol asocohej në "Lisin e Llapit" në "Llapin e rrëmbyer" në "Bylbylin e
Letancit" etj. por që pak kush arrinte edhe të deshifronte porosit.