Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 83

KRITIKA DHE SHOQËRIA

REDAKTOR
BESNIK PULA
NDIHMËS-REDAKTOR
AGON HAMZA
KËSHILLI I REDAKSISË
NITA LUCI • ADNAN DRAGAJ • GLAUK KONJUFCA •
GJENEZA BUDIMA • ARTAN MUHAXHIRI • SEZGIN
BOYNIK • LINDA GUSIA • PETRIT SELIMI •
GAZMEND DEMOLLI • ELIFE KRASNIQI • VALON MURATI
• ALBIN KURTI • VJOLLCA KRASNIQI • ELMAZE GASHI •
ENIS SULSTAROVA

Kritika dhe shoqëria është botim i Departamentit për Kritikë


Sociale, Prishtinë. Të drejtat për të gjitha shkrimet i ruajnë
autorët. Redaksia nuk mban përgjegjësi për qëndrimet e shpre-
hura dhe faktet e cituara në artikuj, të bëra nga autorët. Del tri
herë në vit, në pranverë, vjeshtë dhe dimër.

Dorëzimi i dorëshkrimeve për botim:


Redaksia pranon të gjithë dorëshkrimet, përkthimet, intervistat
dhe recensat që janë në përputhje me frymën teorike dhe
akademike të revistës. Tekstet vlerësohen nga redaksia para
botimit për përkimin e tyre me standardet e shkrimeve në
shkencat humane dhe shoqërore. Të gjitha shkrimet mund të
dërgohen në format elektronik me e-mail në adresën
redaktori@kritikasociale.org.

Gjuha: Preferohen artikuj në gjuhën shqipe, mirëpo redaksia


boton artikuj edhe në gjuhë tjera botërore.

Citatet dhe referencat: Të gjitha shkrimet duhet të japin citatet


dhe referencat e nevojshme. Citatet duhet të jepen në fusnota
numerike (në fund të çdo faqeje ose në fund të dokumentit), në
standardin Chicago Style. Shkrimet që nuk përmbajnë refer-
enca në formatin e cekur do t’u kthehen autorëve. Si shembuj
janë:

Për libra:

Sigmund Freud, Jokes and their Relation to the Unconscious


(New York: W. W. Norton, 1960), fq. 112-45.

Për kapituj volumesh të përmbledhura:

Timothy Mitchell, “Society, Economy, and the State Effect,” në


George Steinmetz, ed., State/Culture: State-formation after
the Cultural Turn (Ithica, NY: Cornell University Press), fq. 76-
97.

Për artikuj revistash:

Mentar Belegu, “E ashtuquajtura reformë agrare e A. Zogut dhe


dështimi i saj,” Studime historike, v. 32, nr. 12 (1978), fq. 199-
227.
PËRMBAJTJA

Parathënie
3

Vjollca Krasniqi
Heshtja politike: ‘Harresa’ selektive dhe mirëmbajtja e
status quo-s
6

Eli Krasniqi
The Marxist Feminist Critique Against Marx
14

Besnik Pula
Teoria e Shtetit në Marksizmin perëndimor dhe shteti
neoliberal
25

Agon Hamza
(Ri)kthimi i Marksit
35

Karl Marx
Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës
43

Michael Hardt dhe Antonio Negri


Racizmi perandorak
65

Recensura 73

Shkëlzen Gashi
Jugosllavia dhe ‘Serbia e Madhe’
73
PARATHËNIE

Keni në dorë numrin e dytë të revistës Kritika dhe Shoqëria. Ky


numër i dedikohet kryesisht botimit të kumtesave dhe puni-
meve që u dhanë në konferencën “Marksi në shekullin XXI:
Ardhja e dytë e Marksit në Kosovë”, organizuar në Prishtinë
nga Departamenti për Kritikë Sociale. Qëllimi i kësaj konfer-
ence kishte për qëllim organizimin e, siç thuhet edhe në titull,
një “ardhje të dytë” të Marksit në një vend ku Marksi nga një
idol zyrtar është shndërruar në një tabu.

Vetëm një pjesë (ndonëse shumica) e kumtesave nga kjo kon-


ferencë janë botuar në këtë revistë; të tjerat nuk janë përfun-
duar apo përgatitur për shtyp nga pjesëmarrësit. Siç do të shik-
oni vetë, qëllimi i konferencës nuk ka qenë marrja e një qën-
drimi dogmatik karshi veprave të Marksit (në qoftë se një gjë e
tillë është fare e mundur sot!), por pikërisht rileximi kritik i
Marksit në kontekstin e sotëm global, sidomos atë në Kosovë.
Paradoksalisht, bash në kohën kur Kosova ka hyrë në ndër-
timin e një shoqërie kapitaliste, është koha kur Marksi bëhet
shumë më i vlefshëm dhe më i rëndësishëm për shtjellimin e
një kritike shoqërore, shumëfish më shumë se që kishte qenë
në periudhën e socializmit jugosllav, kur Marksi ishte shndër-
ruar në një doktrinë zyrtare të shtetit. Natyrisht, në akademitë
perëndimore Marksi nuk qe harruar asnjëherë, ndërsa ai
vazhdon të lexohet (qoftë nga kritikët dhe denoncuesit, qoftë
nga simpatizantët dhe riinterpretuesit) dhe padyshim se tradita
marksiste vazhdon të kultivohet në forma të ndryshme. Por
është interesante se pikërisht sot kur Marksi bëhet më i vlef-
shëm, momenti kur në vendet si Kosova (por padyshim edhe
Shqipëria dhe shumë vende tjera post-socialiste) ai ‘harrohet’
(selektivisht, siç argumenton Vjollca Krasniqi në artikullin e
saj). Në fakt, ‘harresa’ e Marksit ka bërë që, siç argumenton
Krasniqi dhe në një mënyrë tjetër unë në artikullin tim, të
mbahet një qëndrim kremtues ndaj projektit aktual, të
mbështetur nga doktrina neoliberale, të ndërtimit të një rendi

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 1, pranverë 2007


4 PARATHËNIE

global kapitalist ku marrëdhëniet shoqërore dominohen dhe


përkufizohen pothuajse krejtësisht nga tregu, ndërsa simpto-
mat e këtij projekti interpretohen nga korniza të ndryshme kul-
turore, qofshin ato të motivuara nga racizmi dhe orientalizmi
kulturor, qofshin nga ai i postmodernizmit multikulturalist që
insiston në pezullimin e gjykimit etik për hir të respektit të do-
mosdoshëm ndaj tjetrës. Ky realitet na bën të pashmangshme
marrjen me Marksin, pasi që analiza e tij e dinamikës kapital-
iste dhe e marrëdhënieve shoqërorenë kuadër të saj mbetet, siç
ilustrohet edhe nga artikujt këtu, një tundim i pakapërcyeshem
për atë që do ta kuptojë realitetin e rendit të sotëm shoqëror,
ekonomik e politik.

Për të dhënë një kontribut në riaktualizimin e Marksit,


gjithashtu kemi ribotuar parathënien e Marksit nga Kritika e
filozofisë hegeliane të së drejtës, ku Marksi shtron kritikën e tij
kundër idealizmit hegelian, bazë kjo e përvetësimit të Marksit
të modelit dialektik dhe të kthyer drejt zbërthimit të zhvillimit
të marrëdhënieve materiale në histori.

Përveç kësaj, duke ju mbajtur premtimit tonë për përkthimin e


veprave të rëndësishme, ky numër përmban një pjesë nga libri
i vlerësuar lartë, Empire, i Michael Hardt dhe Antonio Negri,
përkatësisht kapitullin mbi format e reja të racizmit nën gjend-
jen e sotme që ata e përshkruajnë me termin “perandori”.

Si zakonisht, jetojmë me shpresën se po vazhdojmë të kon-


tribuojmë në krijimin e një hapësire për kthimin e problemeve
në rrafsh të ideve, ndërsa mbesim të hapur për bashkëpunim
me të gjithë.

Besnik Pula
Redaktor
VJO LLC A K RAS N IQ I

HESHTJA POLITIKE:
‘HARRESA’ SELEKTIVE DHE
MIRËMBAJTJA E STATUS
QUO-S

‘A
RDHJA E DYTË’ E MARKSIT në Kosovë, tema e
kësaj konference, sado kontroverse që mund të
duket, duhet të shihet si një përpjekje për të
konfrontuar të kaluarën, jo vetëm të trashëgimisë teorike
të Marksit, por edhe të kaluarën tonë si kolektiv, shoqëri
– grup intelektualësh, dashamirës të teoretizimeve, pro-
vokues së ndërgjegjës represive, dhe aktivistë politikë.
Reflektimi për Marksin, teorinë dhe politikën e tij, në
këtë “kthim historik” të tij në Kosovë, pas një heshtje të
gjatë, paraqet dëshirën për të prodhuar shpresë –
shpresën se një teori, epistemologji dhe mendim teorik e
politik nisur nga premisat e Marksit, sot jo vetëm që është
e nevojshme por është e domosdoshme.

Marksi dhe teoria e tij për shumë dekada ishin teori bazë
në udhëheqjen e shoqërisë dhe praktikës shoqërore në
tërë Perandorinë Komuniste. Kosova nuk ishte për-
jashtim. Teoria marksiste ishte baza themelore e diskursit
politik dhe akademik. Ndërsa tani Marksi dhe vepra e tij
gati është e paimagjinueshme të lexohet, studiohet, ri-
interpretohet, kritikohet apo mbrohet. Vepra e Marksit
sot në Kosovë qëndron e mbyllur në biblotekat e pluhuro-
sura të fakulteteve. Ajo çfarë karakterizon Marskin dhe

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


HESHTJA POLITIKE 7

veprën e tij është heshtja dhe harresa selektive. Kjo


heshtje nuk është e pa qëllimtë. Së pari, kjo heshtje shër-
ben për disiplinimin e diskursit edhe ashtu të varfër
akademik, dhe politik në Kosovë. E dyta, kjo heshtje tre-
gon impotencën si dhe mungesën e guximit intelektual
për të kundërshtuar formacionet dhe diskurset politike
hegjemonike liberale. Përqendrimi i tanishëm ideologjik
– Kosova duhet bë shoqëri – shtet në bërje - sipas stan-
dardeve të demokracisë liberale, nënkupton adaptim të
kësaj retorike dhe fshirje të të kaluarës politike. Liberal-
izmi është më shumë se pozicionim politik i Kosovës.
Është praktikë, diskurs përmes të cilës konstituohen sub-
jektivitete kolektive. Për më shumë ky diskurs jo vetëm që
rrafshon, dhe fshin të gjitha diskurset tjera, por edhe
prodhon kategorizime dikotomike, dhe reshtime në pro
dhe kundër, miq dhe armiq, demokrat, radikal, armiq dhe
kundërshtar. Efektet e një diskursi të tillë për pasojë ka
disiplinimin e shoqërisë Kosovare në përgjithësi. Ky
përqendrim në sistemin e vlerave perëndimore/liberale
dhe aspirata për të ardhmen e sigurtë kolektive të Ko-
sovës si shtet shkon në funksion të zhvendosjes/ikjes të
mendimit për konditat materiale të jetesës së njerëzve në
Kosovë.

Kthimi kah Marksi dhe vepra e tij na ndihmon të koncep-


tualizojmë “hapësirën dhe kohën në jetën shoqërore në
Kosovë si dhe lidhjet në mes të proceseve politike,
ekonomike dhe kulturore”. 1 Ashtu siq pohon Harvey
“rradhitjet simbolike të hapësirës dhe kohës na japin një

1David Harvey, The Condition of Post-Modernity: An Inquiry


into the Origins of Cultural Change, 1990, Blackwell Publisher,
Malden and Oxford.
8 VJOLLCA KRASNIQI

kornizë për përvojë përmes së cilës ne mësojmë kush dhe


çfarë jemi në shoqëri” 2

E vetëdijshme se trashëgimia dhe interpretimet e punës


së Marksit është e ndryshme, unë pajtohem me Rigby se:

Çdo gjeneratë krijon versionin e vetë të mendimit të


Marksit dhe Engelsit për të nderuar, demonizuar apo
për të u përlarë. Edhe atëherë kur nuk pajtohemi, puna
tyre shtron pyetje dhe çështje qëndrore me të cilat
pyetje historianët dhe teoreticientët shoqëror vazhdo-
jnë të kacafyten. Në histori, si në sociologji, “ka shumë
për të mësuar nga një autor i madh i cili është gabim,
se sa nga një asgjëkushi i cili është i drejtë. 3

Sidoqoftë, unë dëshiroj të shkoj më tej këtij konstatimi që


bën Rigby dhe them se Marksi dhe teoria e tij janë ende
relevante, jo vetëm për faktin se kapitalizmi, tregu dhe
ideologjia neo-liberale janë meta narrative përmes të ci-
lave subjektivitete organizojnë, negociojnë, dhe rezistojnë
në jetën e tyre të përditshme. Jo edhe pse ato subjektiv-
itete bëhen të ndihen fajtore për dështimet e shtetit për të
ofruar minimumin për jetën pa diskriminim, përjashtim
dhe eksploatim nga kapitali dhe strukturat shtetërore të
kooptuara nga sistemi kapitalist. Por sepse pabarazia
shoqërore dhe raportet klasore bëhen të dukshme përmes
kësaj teorie dhe ofron potencial për ndryshim shoqëror.

Nuk është asgjë e re të thuhet se sot kapitalizmi është


sistem ekonomik dominues. Roza Luksemburg shumë më
herët shkruante: “kapitalizmi jo vetëm që ka tendencë të

2 Ibid.
3Rigby S.H, Marxsism and History: A critical Introduction,
Manchester University Press, 1998, f.xiii
HESHTJA POLITIKE 9

zgjerohet në tërë botën, por edhe të mënjanojë të gjitha


format tjera ekonomike, ai nuk duron pranë vetës asnjë
tjetër”. 4 Pabarazitë shoqërore, subordinimin, dhe
diskriminimin që ky sistem prodhon më së mirë mund të
analizohen duke sjellë Marksin, teorinë materialiste dhe
kthimin e vëmendjes në analizën e strukturës shoqërore.

Teoria e Marksit historikisht edhe pse e interpretuar në


forma nga më të ndryshmet, e përqafuar si teori e revolu-
cionit socialist nga njëra anë dhe kundërshtuar nga ana
tjetër, sjell edhe debate të ndryshme akademike siç është
kritika për redukcionizëm ekonomik dhe përqendrim në
klasën si dhe kundërthëniet klasore si histori. Sidoqoftë,
vlera e teorisë së Marksit qëndron ashtu siq shkruan Len-
ini:

në prodhim shoqëror të jetës së tyre njerëzit hyjnë në


marrëdhënie të caktuara, të domosdoshme, të pavarura
nga vullneti i tyre – në marrëdhënie prodhimi, të cilat i
përshtaten një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave
prodhuese materiale të tyre.Të gjitha këto marrëdhënie
në prodhim, të marrura së bashku, përbëjnë strukturën
ekonomike të shoqërisë, bazën reale, mbi të cilën ngri-
het superstruktura juridike dhe politike dhe së cilës i
përshtaten forma të caktuara të ndërgjegjës shoqërore.
Mënyra e prodhimit të jetës materiale përcakton proce-
sin shoqëror, politik dhe shpirtëror të jetesës në përg-
jithësi. Nuk është ndërgjegja e njerëzve që përcakton
qenien e tyre, por përkundrazi, qenia e tyre përcakton
ndërgjegjen e tyre.5

4 Roza Luksemburg, Reforma Sociale apo Revolucioni, Ril-


inidja, Prishtinë, 1979, f. 14.
5 Kujtime nga jeta e Marksit, Rilindja, 1981 f.32-33.
10 VJOLLCA KRASNIQI

Ajo çfarë Marksi “ka dhënë [janë] modele të shkëlqyera


dhe të thella të historiografisë materialiste, të analizës së
gjendjes, së çdo klase të veçantë dhe nganjëherë të gru-
peve apo shtresave të ndryshme brenda klasës, duke tre-
guar sheshit përse dhe si “çdo luftë klasash është poli-
tike” 6

Nevoja për historiografi materialiste është më se e nevo-


jshme si strategji për kritikë të status qosë dhe të
marrëdhënieve shoqërore hierarkike dhe të pabarabarta
që konstruktohen dhe rimodelohen nga rendi global kapi-
talist. Sipas David Harvey,

ajo çfarë është brilante në metodën e Marksit, ... besimi


se liberalizimi i tregut, besim ky i liberalëve dhe neo-
liberalëve nuk do të prodhojë një shtet harmonizues në
të cilin çdo njeri do të jeton në kushte më të mira.
Përkundrazi do të shtojë shkallën e pabarazisë. 7

Zhvillimet shoqërore, ekonomike, dhe politike në Kosovë


paslufte karakterizohen me ate çfarë Harvey quan aku-
mulim përmes shpronësimit. Sipas Harvey ky
shpronësim përfshin komodifikimin dhe privatizimin e
tokës, qasje në tregje të reja, qasje në inpute të lira (tokë,
lëndë të parë, kapital, fuqi punëtore, kolonizim të sek-
torëve jo kapitaliste ekonomike, si p.sh. privatizimi, shër-
bimet, të drejtat intelektuale, shndërrimi/kthimi i të
drejtave të ndryshme kolektive, publike, shoqërore, tradi-
cionale në të drejta private), si dhe krijimin e proletariatit
të kohës moderne. I gjithë ky proces në rrafshin global
bëhet nën udhëheqjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar

6 Ibid.f.37-38
7 David Harvey, The New Imperialism , Oxford University
Press, 2003, f. 144.
HESHTJA POLITIKE 11

dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. 8 Praktikat e tilla të


privatizmit dhe të komodifikimit të jetës publike dhe
shoqërore në Kosovë vazhdojnë të jenë larg agjendave të
pakta studjuese. E mu në këtë një analizë historike in-
formative me metodologji marksiste do të tregonte të
ardhmen shumë të pabarabartë të Kosovës.

E vetëdijshme për kritikën e historianeve dhe sociologeve


feministe të teorisë marksiste se “ marksistët tentuan të
prezantojnë marrëdhëniet gjinore në shoqëritë klasore si
të “ dominuara nga ”, dytësore, apo të subordinuara nga
marrëdhëniet pronësore.”, si dhe kritikën e drejtë se pa-
triarkati nuk është “sekondare dhe nuk derivon nga
forma shoqërore e prodhimit dhe të prezantohet si një
formë autonome e pabarazisë shoqërore” 9, unë përpiqem
për një sintezë të historiografisë materialiste dhe teorive
gjinore në studimin e pabarazive shoqërore nën botën
moderne.

Pohoj se liberalizimi dhe përshtatja strukturore e politi-


kave të institucionalizuara nga rregullatorët global
ekonomik si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka
Botërore në “ekonomitë e prapambetura”, përkthimi në
politika aktuale kanë pasojë dramatike për gratë. Në fakt,
raportet/marrëdhëniet gjinore janë në fokus të progra-
meve të tilla, dhe kanë qenë konditë për kredi ndër-
kombëtare për vendet në zhvillim. Përshtatja strukturore
përfshin reduktimet dhe shpenzimet publike dhe tër-
heqjen e shtetit nga shërbimet shoqërore. E pa nevojë të
thuhet, se gratë ndikohen në mënyrë disproporcionale
nga masa të tilla. Pagesat për kujdes shëndetësor dhe

8 Ibid, f.137-183.
9Rigby, S.H.,Marxism and History: A Critical Introduction,
Manchester University Press, 1998, f. ix.
12 VJOLLCA KRASNIQI

shkollim dhe rritja e çmimeve për ushqim dhe barëra,


godasin më shumë gratë se burrat, sepse janë gratë ato të
cilat në masë të madhe janë përgjegjëse për mirëmbajtjen
e shkallës së konsumit. 10. Siç pohon Mohanty përshtatja
strukturore ka riprivatizuar punën e grave dhe zhvendos
përgjegjësinë për mirëqenien sociale nga shteti në
ekonomi familjare dhe tek gratë të cilat ndodhen aty/janë
aty. 11

Ruth Pearson në studimin e saj për angazhimin e grave


në sektorin e punës me pagë në industritë eksportuese,
demonstron se gratë janë fuqia punëtore e zgjedhur. Kjo
është, kur fuqia e “lirë” shikohet më tanë pagës absolute
për të përfshirë mbrojtjen në punë, pagën shoqërore dhe
kushtet e punës së bashku me jo militantizmin/
dëgjueshmërinë, bindjen, shkathtësinë manuale dhe
aplikimin e procesit monoton të prodhimit, 12 në të vërtetë
janë gratë punëtore, gratë punëtore nga kasta/klasa apo
racë e caktuar e nevojshme në ekonominë globale kapital-
iste. Gratë jo vetëm që janë kandidate të preferuara për

10 Nelson, D. and Catagay, N.(2000) ‘The social consequences


of macro economic policies’, World Development, Vol. 28, No.
7: 1347-1366.

11 Mohanty,Ch. T. (2003) ‘‘Under Western Eyes’ Revisited:


Feminist Solidarity through Anticapitalist Struggles’, Signs.
Vol. 28, No. 2: 499-535, f. 526..

12 Pearson, R. (1998) ‘Nimble Fingers Revisited: Reflections on


Women and Third World Industrialisation in the Late Twenti-
eth Century’, in Cecile Jackson and Ruth Pearson (eds.) Femi-
nist Visions of Development. London: Routledge, ff. 171-88.,
f.173
HESHTJA POLITIKE 13

punë të caktuara. Por gratë të veçanta (gratë e varfëra,


nga klasa punëtore dhe imigrantet) preferohen në tregun
global, “flexibël” të punës. 13 Ndarja e punës shënohet me
kufizime me qasje në pozita më të larta shoqërore dhe ajo
çfarë është bë model i hierarkisë së profesioneve dhe seg-
regim i tillë ka ndikim direkt në paga, duke rezultuar në
paga më të vogla të grave në krahasim me ato të burrave.
Siq pohon Kabeer, gratë e reja dhe të pamartuara, për-
bejnë fuqinë punëtore në bazë të kryqëzimit të “ekono-
misë”, kërkesës dhe “kulturës” së furnizimit. 14 Proceset
globale ekonomike dhe politike bëhen më brutale, duke
ashpërsu pabarazitë ekonomike, racore dhe gjinore.
Prandaj, është e rëndësishme demistifikimi rishqyrtimi,
dhe teoretizimi feminist. 15 . Dhe për fund të shtojmë sug-
jerimin e Hardt dhe Negri në librin e tyre Multitude –
teoretizim për “turmën të përfshijë të gjithë ata puna e të
cilëve në mënyrë direkte apo indirekte eksploatohet dhe i
nënshtrohet normave kapitaliste të prodhimit dhe
riprodhimit”. 16

13 Mohanty, Ch.T (2003), “Under Western Eyes: Feminist Soli-


darity through Anticapitalist Struggles”, Signs, .Vol. 28, No.2.,
f.525
14Kabeer, N. (2000) The power to choose: Bangladeshi women
and labor market decisions in London and Dhaka. London,
Verso. f.5

15 Ibid, f.509
16Hard. M, Negri. A,. Multitude:War and Democracy in the
Age of Empire, Hamish Hamilton, Penguin Books, 2004, p.52.
E LI K RAS N IQ I

THE MARXIST FEMINIST


CRITIQUE AGAINST MARX

M
ARX AND ENGELS HAVE dedicated their life
to analyzing and developing a critique against
capitalism, struggling to overthrow it, and re-
place it with communism as a just and equal system for
all. Since then, many critiques have been addressed
against Marx/Engels theories. Feminists, although not
univocal, have developed critiques to Marxist concepts/
theories, for not taking into account the oppression of
women or lacking of gender perspective in general.

In this article, I will try to present basic Marxist feminist’s


critique to Marxist concepts on division of labour and
class, which could serve as an introduction to a further
discussion on Marx and/or Marxist Feminists.

Among many issues that Marxist feminists have dis-


cussed related to women, the central one is sex based di-
vision of labour or job segregation. According to them,
this segregation consist the basis for the women’s subor-
dination” 1 The other core inquiry for Marxist feminists,

1 Humm, Maggie. 1992. “Introduction to Socialist/Marxist


Feminism”. Pg. 87 in Modern Feminism; Political, Cultural,
Literary. Ed. by M. Humm. New York: Columbia University
Press

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


MARXIST FEMINIST CRITIQUE 15

based on previous one, is to see “whether women did


form a distinct sex-class and how far patriarchy continues
to reproduce itself over time.” 2

This article aims to explore these arguments/hypothesis


first by examining what Marx and Engels said or did not
about women in relation to division of labour and conse-
quently class in capitalism and communism, then it will
present Marxist feminists critique to these concepts.
Through these concepts, and by problematizing them, my
aim is to show that ‘the patriarchy have managed to re-
produce itself’ both in capitalism and communism.

In the very first reading of Marx’s work, if one only exam-


ines the use of language, one can notice that Marx was
not very gender sensitive, as most thinkers until the 20th
century. When talking about women in capitalist society
or in communism, Marx mainly put them in a family con-
text, or brought them to the surface as an illustration to
criticize capitalism. Thus, Marxist feminists have called
classic capitalist categories of Marxism sex-blind. 3 Unlike
Marx, Engels, has managed to talk more profoundly
about women, while tracing the history since primitive
times, the communal way of organizing family, patriar-
chy, and the period of modern industrialization, in the
Origin of the Family, Private Property and the State.

In the following section, I show how Marx/Engels sees


women in relation to class and division of labor. To my

2 Ibid.
3Hartmann Heidi. 1992. “The Unhappy marriage of Marxism
and Feminism: Towards a more progressive union” in Modern
Feminism; Political, Literary, Culture, ed. by M. Humm. New
York: Columbia University Press.
16 ELI KRASNIQI

opinion, these two concepts seem to be very interrelated


to each other or they could exist only as consequence of
one another, therefore I will start by class definition so I
could connect later on in the text with the unequal sex-
division of labour within family, which makes women a
sex-distinct class.

The question of women in Marx/ Engels concepts


of class and division of labour

According to Marx, the base of all social relations in capi-


talist society are the relations of production. 4 Marx has
analyzed the process of production, meaning how the
work has shifted from the individual one in feudal system
to the social one in factories in capitalism, wage labour,
alienation, surplus value, the exchange of commodities,
etc. and the implications of these processes in creating
the two major conflicting classes, bourgeoisie and prole-
tariat. The simplified way of defining these two classes is
by determining who owns the means of production. The
proletariat or the working class are people that do not
own the means of production but have to give their la-
bour power for a minimum wage in order to survive. 5
Those who posses the means of production are the bour-
geoisie, which use the labour power of proletariat in order

4Marx, Karl. 1978. “Wage labour and Capital” in The Marx-


Engels Reader, ed. by R. D. Tucker. New York: W.W. Norton &
Company, Inc.
5 Marx & Engels. Manifesti i Partisë Komuniste. Pg. 20. Beo-
grad: Prosveta
* The book “Manifesti i Partisë Komuniste “ (The manifest of
Communist Party) in Albanian
MARXIST FEMINIST CRITIQUE 17

to accumulate capital. 6 In this rigid way of dividing the


social classes, Marx have left aside other aspects of class
such as race, ethnicity or gender.

As far as division of labour concerns, Marx only superfi-


cially gives to this issue a gender note and does not really
draw attention to sex-based labor. Both Marx and Engels
point out that “first division of labor is that between man
and women for child breeding …” 7, but they do not seem
to develop it further.

Marx explains that the capitalist society, with the use of


machinery has brought women and children to the fac-
tory and in this way increased the exploitation of the
working class or to non – bourgeoisie. 8 While elaborating
the basis of division of labour, Marx draws a parallel be-
tween modern economy definition and the enslavement
of women and children in family by husband. This en-
slavement in family, is a consequence of “… unequal dis-
tribution, both quantitative and qualitative, of labour and
its product, hence property”. 9 In other words the unequal
division of labour creates possibility to own a private

6Marx, Karl. 1978. “Wage labour and Capital”. Pg. 207in The
Marx-Engels Reader, ed. by R. D. Tucker. New York: W.W.
Norton & Company, Inc.
7 Friedrich Engels. 1992. “The origin of the family, Private
Property and the State” pg. 739 in The Marx and Engels
Reader. Ed. by Tucker C. Robert. New York: W. W. Norton &
Company, Inc.
8Marx, Karl. 1992. “Capital, Volume One”. Pg. 404 in The
Marx and Engels Reader. Ed. by Tucker C. Robert. New York:
W. W. Norton & Company, Inc.
9 Marx, Karl. 1992. “The German Ideology”. Pp.159-160.
18 ELI KRASNIQI

property, as Marx claims, “…division of labour and pri-


vate property are, moreover, identical expressions…” 10,
and owning private property means having a social
power. 11 The privilege of having the social power belongs
to bourgeoisie but not to the proletariat. Marx does not
give further description to the sex-based division of labor
in relation to property, hence power.

In the context of division of labour, Engels gives the com-


parison between patriarchy and capitalism in relation to
women. He observes that under patriarchy, women were
pushed to the domestic service and only in modern indus-
trial society, proletariat women could participate in social
production only when they have accomplish their duties
of the domestic service, otherwise they would be left out
of social product, therefore they cannot earn independ-
ently from men. 12

According to both Marx and Engels, the solution to capi-


talist inequalities is communism, which aims the aboli-
tion of property. 13 Consequently, the society will be

10 Ibid.
11Marx & Engels. 1978. “The Manifest of Communist Party”.
Pg. 485 in The Marx and Engels Reader. Ed. by R. C. Tucker.
New York: W. W. Norton & Company, Inc.
12 Engels, Friedrich. “The Origin of the Family, the Property
and the State. Pg. 744 in The Marx and Engels Reader. Ed. by
R. C. Tucker. New York: W. W. Norton & Company, Inc.
13 Marx & Engels. 1978. “The Manifesto of the Communist
Party”. Pp. 484-486 in The Marx and Engels Reader. Ed. by R.
C. Tucker. New York: W. W. Norton & Company, Inc.
MARXIST FEMINIST CRITIQUE 19

classless. 14 In this respect, according to Engels, monog-


amy and property under capitalism threw women in a
slavery position under male dominance; therefore, he ar-
gued, with the abolition of the private property, the state
will own the property and also ” … the private housekeep-
ing will be transformed into social industry, … and society
will takes care of all children equally.” 15 Consequently, he
believes, that communism manages to advance the posi-
tion of women in terms of the division of labor, class and
in society in general.

Marxist Feminist Critique against Marx and Engels

In order to follow the triangle discussion between Marx/


Engels division of labor and class in capitalism and com-
munism, Marxist feminists direct their critique to it and
then to patriarchy. I believe that it is important to first
provide a definition of the latter concept.

Patriarchy has been described by Weber as “a particular


form of household organization in which the father
dominated other member of extended kinship network
and controlled the economic production of the
household.” 16 Later on, feminists have defined it from dif-
ferent perspectives but the emphasis remained always at
the male dominance over women. For this article, we will

14 Ibid.
15Engels, Friedrich. “The Origin of the Family, the Property
and the State. Pp. 744-746 in The Marx and Engels Reader.
Ed. by R. C. Tucker. New York: W. W. Norton & Company, Inc.

16Barret, Michèle. 1980. Women’s Oppresiion Today; Prob-


lems in Marxist Feminist Analysis. London: Redwood Burn
Ltd, Trowbridge and Esher.
20 ELI KRASNIQI

agree that patriarchy could be understood as “a system of


male authority which oppresses women through its social
political and economic institutions” 17.

As we have seen it in previous section, according to Marx,


the unequal distribution of labour, create possibility to
own private property, the property gives social power.
Women under capitalism, just like proletariat men, did
not own property. Therefore, they did not have a social
power.

However, as Engels noted, proletariat women in capitalist


society, first had to fulfill the family duties or domestic
services, which were inherited from the patriarchy, in or-
der to earn independently. In this way, women first had
to give their labour at home in order to sell their labour in
factory. This was not the case for proletariat men. The
domestic labour of women at home was not valued since
it was unpaid labour. As pointed out by Marxist feminists,
“because …sustaining capitalism in the home did not re-
produce surplus value, women’s work did not count as
productive labour” 18. In this respect, men, who were able
to earn the money, had the power over the family, hence
women. As Engels formulated “In the family, he is bour-

17Humm, Maggie. 1992. “Glossary”. Pg. 408 in Modern Femi-


nism; Political, Cultural, Literary. Ed. by M. Humm. New
York: Columbia University Press

18 Humm, Maggie. 1992. “Introduction to Socialist/Marxist


Feminism”. Pg. 87 in Modern Feminism; Political, Cultural,
Literary. Ed. by M. Humm. New York: Columbia University
Press
MARXIST FEMINIST CRITIQUE 21

geoisie; wife represents the proletariat” 19 Thus, it could


be deduced that within proletariat, women and men were
not equal; although they both did not own property, men
was in far more favorable position then women. There-
fore, he has the social power over women and family. Due
to this division of labour, women could constitute a dis-
tinct class apart from the division that Marx made in
capitalist society – the proletariat and bourgeoisie.
Moreover, this division of labour in capitalist society,
which is sex-based labour, it is not significant only in cre-
ating a sex-distinct class but also signifies the fact that
capitalism did not manage to sway out the patriarchy.

Noteworthy here is the Hartman observation about patri-


archy and capitalism, which says:

… the two systems of patriarchy and capitalism are dis-


tinct but that these are interacting forms of oppression
because both help men to maintain power by wage dif-
ferentials, by segregation at work, by the concept of
family wage ( capitalism) and by assigning women to
the domestic sphere and appropriating her domestic
labour (patriarchy).20

Seemingly, women found themselves in this duality of


patriarchy in one side and capitalism on the other one.
Hartman continues by saying that “patriarchy predates
capitalism and that it is the sexual division of labour, or

19Engels, Friedrich. 1978. “The origin of the family, the prop-


erty and the state”. Pg. 744 in The Marx and Engels Reader.
Ed. by R.C. Tucker. New York: W. W. Norton & Company, Inc.
20 Hartman, Heidi. 1992. “Capitalism, patriarchy, and job seg-
regation by sex”. Pg. 98 in Modern Feminism; Political, Cul-
tural, Literary. Ed. by M. Humm. New York: Columbia Univer-
sity Press
22 ELI KRASNIQI

job segregation by sex, which is crucial factor in women’s


subordination throughout the world.” 21 Following this
line of thought, Mitchell notes that “the overthrow of pa-
triarchy does not necessarily follow the overthrow the
capitalism” 22 or the other formulation would be that the
overthrow of capitalism would not necessarily follow the
overthrow of patriarchy. As Mitchell noted, patriarchy
controlled women through culture and unconscious,
while the capitalist relation were primarily economic“. 23

As far as the women’s position in communist society con-


cern, the question arises whether communism manages
to be a “just system for all’? More concretely, does com-
munism manages to solve the issues of division of labour,
property or class. Hartman disputes, “It is not clear -
from … male socialists – that the socialism being strug-
gled for is the same for both men and women.” 24

In fact, during my readings, I have had difficulties to get


an explicit answer to this question since Marxist femi-
nists’ critiques, seem to be more focused to Marxist con-
cepts about capitalism in relation to women but not so

21 Ibid.
22Mitchell, Juliet. 1992. “Women, the Longest Revolution”. Pg.
89 in Modern Feminism; Political, Cultural, Literary. Ed. by
M. Humm. New York: Columbia University Press
23Mitchell, Juliet. 1992. “Women, the Longest Revolution”. Pg.
89 in Modern Feminism; Political, Cultural, Literary. Ed. by
M. Humm. New York: Columbia University Press
24Hartmann Heidi. 1992. “The Unhappy marriage of Marxism
and Feminism: Towards a more progressive union” in Modern
Feminism; Political, Literary, Culture, ed. by M. Humm. New
York: Columbia University Press.
MARXIST FEMINIST CRITIQUE 23

much about the alternative that both Marx/Engels have


gave in opposition to capitalism – the communism.

As stated above, Marx and Engels said “the communist


theory may be summed up in a single sentence: The abo-
lition of private property,” 25 yet this does not mean that
the communist society will achieve to abolish the power
that men have over women. Zillah Eisenstien claims that
communist society will not necessarily provide different
life options for men and women, since the labour still
would be divided on the basis of sex. 26 She continues by
explaining, “Marx did not understand that sexual division
of labour in society organizes noncreative and isolating
work particularly for women. “ 27

From what I have presented so far, I could draw these


conclusions:

Marx/Engels did not pay much attention to the gender


dimension in their work; in talking about classes under
capitalism, both Marx and Engels do not see women as a
sex-distinct class, while the opposite goes for the Marxist
Feminists; Marxist feminist have critiqued Marx and
Engels’ description of division of labour and called it ‘sex-
blind’; Marx and Engels claimed that communism is a
solution to capitalism and patriarchal gender discrimina-

25Marx & Engels. 1978. “The Manifest of Communist Party”.


Pg. 484 in The Marx and Engels Reader. Ed. by R. C. Tucker.
New York: W. W. Norton & Company, Inc.
26 Eisenstein, Zillah. 1979. Capitalist Patriarchy and the Case
for Socialist Feminists. Pg. 11. NewYork & London” Monthly
Review Press.
27 Ibid.
24 ELI KRASNIQI

tion, whereas, Marxist feminists believed that commu-


nism could not manage to overthrow patriarchy.

In the very end, one may argue that social or political sys-
tems such as capitalism or communism do not alone ad-
vance women’s position in society. A good start to this
long path would be the downfall of patriarchy first. The
latter has deep roots and it’s always juxtaposed with the
male dominated political systems.
BE S N IK PU LA

TEORIA E SHTETIT NË
MARKSIZMIN PERËNDIMOR
DHE SHTETI NEOLIBERAL

P ADYSHIM NJË NGA KONTRIBUTET e


rëndësishme të teorisë marksiste – ndonëse duhet
të shpreh pajtimin tim me Badiou-n i cili për mark-
sizmin thotë se nuk ekziston si një formacion unitar –
është kontributi që ka dhënë sidomos gjatë viteve 1960-
70 në zhvillimin e teorisë së shtetit. Lexuesit e Marksit
dinë se vetë Marksi nuk kishte shkruar shumë për shtetin
dhe nuk e kishte zhvilluar si koncept, sa që kishte zhvil-
luar ato të kapitalit, punës e qarkullimit. Në ato pak raste
ku Marksi merret drejtpërdrejtë me shtetin, p.sh. te
Manifesti, shteti shfaqet kryesisht si instrument sundimi i
klasës kapitaliste, atë që ai e quan në mënyrë të famshme,
“komitet ekzekutiv i borgjezisë”. Në shkrimet tjera, p.sh.
në 18th Brumaire of Louis Bonaparte, shteti fiton një
karakter tjetër dhe paraqitet si arenë lufte midis forcave
shoqërore, një kornizë brenda së cilave një mori klasash
dhe fraksionesh klasore formojnë aleancat e nevojshme
për të mundësuar sundimin e Louis Bonaparte-s në
Francën pasrevolucionare.

Sidoqoftë, shteti si koncept i mëvetshëm nuk ishte zhvil-


luar asnjëherë nga Marksi (ashtu siç nuk është zhvilluar,

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


26 BESNIK PULA

siç janë vënë re interpretues të tjerë, ai i klasës – vëllimi i


tretë dhe i papërfunduar i Kapitalit përfundon në sek-
cionin ku Marksi kishte filluar ta zhvillonte këtë koncept).
Mbase në tentativë për t’iu shmangur idealizimit të
shtetit nga Hegeli, por edhe të rendësisë së shtetit në tra-
ditën prusiane nga e cila kishte lindur i tërë idealizmi
gjerman, dhe në frymën e të cilit ishte edukuar edhe
Marksi, Marksi në “përmbysjen” e Hegelit zhvendosi
fuqishëm materialitetin e shoqërisë nga hierarkitë zyrtare
në “shoqërinë civile”, por një shoqëri civile që përkufizo-
hej nga marrëdhëniet e prodhimit, revolucionarizimi i të
cilave do të çonte padyshim edhe në transformimin radi-
kal të shtetit – të zhdukjes të tij, siç e kishte paraparë në
shkrimet e veta Engelsi.

Mirëpo praktika politike marksiste shteti mbetët një


strukturë e ngurtë – ai nuk u zhduk gjatë regjimeve so-
cialiste (përkundrazi, shteti kontriboi në burokratizimin e
plotë të shoqërisë), ndërsa rëndësia e tij e sotme, pa-
varësisht koncepteve alternative si Perandoria pa qendër
e Hardt dhe Negrit, mbetët e pakontestueshme.

Rryma marksiste që u shkëput nga dogmatizimi i Inter-


nacionalës së Dytë, përfshirë këtu figurat si Louis Al-
thusser dhe Nicos Poulantzas, iu rreken me përkushtim të
veçantë çështjes së shtetit. Althusser sistemoi mendimin
e tij për shtetin me dallimin që bëri midis “Aparateve
Shtetërore Ideologjike” dhe “Aparateve Shtetërore
Represive”. 1 Althusser tentoi të vendosë një lidhje midis
interpelimit dhe funksionit ideologjik të shtetit, duke
theksuar se kontrolli mbi Aparatet Shtetërore Represive

1Louis Althusser, “Ideology and Ideological State Appara-


tuses (Notes Towards an Investigation)”, në Lenin and
Philosophy (London: New Left Books, 1971).
TEORIA E SHTETIT 27

nuk mjafton për realizimin e dominancës klasore. Në re-


alitet, arritja e Althusser-it në avancimin e mendimit për
shtetin ka të bëjë me dy çështje: e para, ndërtimi i një
lidhje midis shtetit, ideologjisë dhe subjektit, e dyta, ka të
bëjë me shpërqëndrimin e shtetit si aparat. Shteti nuk
është njësi dhe as organizatë e veçantë, por një ansambël
institucionesh, siç e quan Jessop. 2 Ndërkaq, ideologjia
nuk është vetëm një diskurs i caktuar formal, por ka një
karakter fundamental dhe konstituiv në marrëdhëniet
shoqërore: (1) ideologjia është materiale, sepse është
veprimtari konkrete dhe praktike, dhe (2) ideologjia ka
karakter fenomenologjik si përfytyrim që subjektët kanë
për marrëdhëniet e tyre në mohim të marrëdhënieve që
individët kanë me strukturën reale, të përbërë nga
marrëdhëniet e prodhimit. Sigurisht se kjo esencë e
marrëdhënieve shoqërore që Althusser gjen, duke
ndjekur Marksin, në marrëdhëniet e prodhimit si motor i
ndryshimeve historike shoqërore, do të problematizohet
më vonë nga mendimtarë dhe studiues të tjerë. Por
zgjerimi i konceptit të ideologjisë dhe lidhja që ajo ka me
shtetin si aparat i formimit të saj është një shtjellim që
akoma vazhdon si bazë e mendimit kritik që derivon nga
shkolla marksiste.

Nicos Poulantzas, vijues i shkollës së “marksizmit struk-


tural” të Althusser-it, çoi teorinë e shtetit në një kahje
tjetër. Karshi shtetit si instrument sundimi për klasën
borgjeze, Poulantzas ndërtoi konceptin e “autonomisë
relative” të shtetit, duke parë shtetin si një strukturë të
mëvetshme me kapacitet për sundim në kushtet e

2 Bob Jessop, State Theory: Putting the Capitalist State


in Its Place (London: Polity Press, 1990).
28 BESNIK PULA

marrëdhënieve kapitaliste. 3 Poulantzas, sikur Althusser,


kritikoi ashpër ekonomizmin, domethënë, reduktimin e të
gjitha marrëdhënieve shoqërore në efekt të
marrëdhënieve të prodhimit. Mirëpo Poulantzas theksoi
autonominë e shtetit si strukturë dhe rolin e saj në
mirëmbajtjen e marrëdhënieve klasore, por si një struk-
turë regjionale brenda një formacioni shoqëror, jo si një
aparat ose organizatë që qëndron mbi shoqërinë ose
jashtë saj. Poulantzas argumentoi paradoksin se raporti
midis klasës borgjeze dhe shtetit është një raport objek-
tiv, një karakteristikë sistemike e formacionit shoqëror
kapitalist, dhe jo thjesht një dukuri empirike. Kapitalistët
nuk duhen të jenë në pushtet në mënyrë që shteti të
mirëmbajë marrëdhëniet kapitaliste në prodhim –
përkundrazi, shteti realizon kushtet e mirëmbajtjes së
kapitalizmit pikërisht duke mbajtur distancë nga klasa
kapitaliste. Shteti kështu, sipas Poulantzas, është një
mekanizëm i kohezionit shoqëror në kuadër të
marrëdhënieve klasore, ndërsa burokracia është një kate-
gori e veçantë shoqërore dhe jo thjesht trup ekzekutiv i
klasës kapitaliste.

Sigurisht se, me ngritjen gjatë viteve të fundit, të teorisë


së ashtuquajtur “post-marksiste” – që në këtë rast përf-
shin shkollën e mendimit të nisur në radhë të parë nga
Ernesto Laclau dhe Chantal Mouffe, veçanërisht me librin
e tyre të famshëm Hegemony and Socialist Strategy,

3Nicos Poulantzas, “The Problem of the Capitalist State.”


New Left Review 58 (1969), fq. 67-78, Poulantzas, Politi-
cal Power and Social Classes (London: New Left Books,
1973), Poulantzas, State, Power, Socialism (London: New
Left Books, 1980).
TEORIA E SHTETIT 29

shteti tretet si koncept. 4 Në këtë frymë të re mendimi


kemi një kthim neo-Gramscian, mirëpo ky kthim shkon
përtej Gramscit dhe konceptit të tij të hegjemonisë – që
ishte i lidhur ngushtë me mendimin që Gramsci kishte
për shtetin dhe shoqërinë civile si përbërës të rendit poli-
tik – për të marrë një kahje dekonstruktiviste në anal-
izimin e hegjemonisë si një strukturë gjuhësore. Ky kthim
diskurziv që pretendon të tejkalojë Marksin duke ngelur
marksiste, ka bërë sipas meje një humbje të madhe duke
lënë pas dore problemin e shtetit. Sigurisht se struktural-
izmi i Althusserit dhe Poulantzasit, në kohën kur men-
dimtarët si Lacan, Foucault dhe Derrida kanë bëtë shumë
për shpërqëndrimin e subjektit, nuk mund thjesht të rik-
thehet në jetë pa një vështrim kritik. Megjithatë, është e
qartë se Althusser dhe Poulantzas kanë kontribuar që,
edhe nga sociologët si Bourdieu, të shqyrtohet seriozisht
ideologjia dhe dimensioni simbolik i shtetit në ri-
prodhimin e marrëdhënieve materiale të dominimit dhe
pabarazisë (ku Bourdieu thekson rëndësinë e patjetërsue-
shme të sistemit arsimor në legjitimimin dhe riprodhimin
e marrëdhënieve të dominimit). 5

Më e rëndësishmja në këtë rrafsh është, sipas meje, prob-


lematizimi edhe një herë i problemit midis ideologjisë

4 Ernesto Laclau dhe Chantal Mouffe, Hegemony and So-


cialist Strategy: Toward a Radical Democratic Politics
(London: Verso, 1985).
5 Pierre Bourdieu, “Rethinking the State: Genesis and
Structure of the Bureaucratic Field.” Pp. 53-75 në George
Steinmetz, State/Culture: State-Formation after the Cul-
tural Turn (Ithaca, NY: Cornell University Press, 1999),
Bourdieu, The State Nobility (Stanford: Stanford Univer-
sity Press, 1996).
30 BESNIK PULA

dhe shtetit në ndërtimin e hegjemonisë. Hegjemonia nuk


mund të mbijetojë pa shtetin si strukturë që ndërton dhe
riprodhon ideologjinë. Ideologjia, për t’u thirrur edhe një
herë te Althusser, ka karakter material dhe jo thjesht
ideor. Ideologjia është praktikë dhe jo thjesht diskurs apo
ide. Dhe ideologjia vepron në një rrafsh institucional,
brenda një ansambli aparatesh autonome të prodhimit
dhe riprodhimit ideologjik. Çka domethënë kjo për pro-
jektin shtetformues në Kosovë?

Përkundër idesë se jetojmë në epokën post-ideologjike,


ku dallimet midis rrymave të ndryshme politike janë të
neglizueshme, kritika e ideologjisë mbetët themelore për
rrënimin e projektit neoliberal në Kosovë. A ka mashtrim
më të madh ideologjik se sa bindja se subjekti qëndron
jashtë marrëdhënieve ideologjike? Ky mashtrim është, në
realitet, efekti më i madh i konceptit të “post-ideologjisë”,
që në vend të kritikës ofron një individualizëm të
rrejshëm, një individualizëm që si koncept është i
pashkëputshëm nga ideologjia e invidualizmit kalkulativ
të tregut dhe të mitit për vetë-gjenerimin individual të
shijeve në tregun e konsumit. Orientimet politike kështu
komodifikohen dhe barazohen me zgjedhje mallrash çfarë
bëhet në tregun e konsumit.

Para një kohe, përfaqësues të partive kosovare ishin tu-


buar në një tyrezë për të biseduar rreth nevojës së profil-
izimit ideologjik. Të gjithë kishin konkluduar se partitë
kosovare duhet të profilizohen ideologjikisht. A s’është ky
konkluzion, që orientimin ideologjik e sheh si diçka obli-
gative dhe jo si kusht i të qenurit politik, ajo që dëshmon
absurdin e gjithë këtij debati? Debatimi në tyrezë për
nevojën e profilizimit ideologjik është simptomë e faktit
se partitë kosovare fundamentalisht janë shpronësuar
nga mjetet e prodhimit ideologjik. Ato janë viktima të
TEORIA E SHTETIT 31

ideologjisë dominante, që prodhohet nga instanca tjera.


Moskundërshtimi i kësaj ideologjie i bën ata komplicit në
riprodhimin e hegjemonisë së tij. Këtu qëndron thellësia
dhe serioziteti i problemit të ideologjisë në Kosovë, pasi
që shpronësimi nga mjetet e prodhimit ideologjik përbën
gjithashtu përjashtimin e mundësisë së veprimit politik.

Post-ideologjia i ka lënë hapje të plotë neoliberalizmit, i


cili mbetët i pakontestuar si projekt politik. Edhe karshi
katastrofës shoqërore që ka prodhuar neoliberalizmi, ai
mbëtet i pakontestuar. 6

Sikur në të gjitha vendet e periferisë, përfshirja e Kosovës


në ekonominë globale kapitaliste ka pasë pasoja katastro-
fike në marrëdhëniet shoqërore. 7 Kjo përfshirje ka qenë,
deri më tani, e pahetuar dhe e paartikuluar. Debatet
ekonomike janë përqëndruar në çështje të reformave të
ndryshme, mirëpo shkaktari themelor i krizës ekonomike
në Kosovë nuk është qartësuar. Struktura ekonomike në
Kosovë ka një shkallë varshmërie absurde mbi importin
dhe blerjen nga jashtë. Papunësia është e përmasave re-

6 Për një studim krahasimor të politikave neoliberale në


Perëndim, shih Monica Prasad, The Politics of Free Mar-
kets: The Rise of Neoliberal Economic Policies in Britain,
France, Germany and the United States (Chicago: Uni-
versity of Chicago Press, 2006). Për historinë e neoliber-
alizmit shih David Harvey, A Brief History of Neoliberal-
ism (Oxford: Oxford Universitry Press, 2006). Mbi fleksi-
bilitetin politik të neoliberalizmit në rrafsh global shih
Aihwa Ong, Neoliberalism as Exception: Mutations in
Citizenship and Sovereignty (Chapel Hill, NC: Duke Uni-
versity Press, 2006).
7Mbi impaktin global të neoliberalzimit shih Prasad, ibid.
dhe Ong, ibid.
32 BESNIK PULA

voltuese. Varfëria dhe dallimet sociale thellohen gjithnjë


e më shumë. Mendimi dominant, të gjitha këto i analizon
nga pikëpamja e problemeve të brendshme në Kosovë.
Mirëpo nuk shikohet përtej, në kuadrin e sistemit global
kapitalist, i cili ka krijuar kushtet për këtë gjendje. Dhe
nuk merret parasysh se reformat ekzistuese, siç janë pri-
vatizimi, integrimi i sistemit bankar dhe financiar, thirr-
jet e vazhdueshme për investime të jashtme, dhe tani
edhe privatizimi i sektorit publik, siç janë telekomi dhe
energjetika, janë thjesht rrugë për integrimin më të plotë
të Kosovës në tregun global. Integrimi me politikat e tan-
ishme nuk nënkupton një pjesëmarrje të barabartë. In-
tegrimi këtu nënkupton hapjen totale për t’u shfrytëzuar
ekonomikisht. Me strukturen e saj ekzistuese ekonomike,
Kosova nuk mund të ketë pjesëmarrje tjetër në
ekonominë globale pos si vend i shfrytëzimit. Për shem-
bull, një investim kapital, Kosova C, me përmasa të pa-
parashikueshme ekologjike dhe shëndetsore, nuk do të
bëhet për nevojat ekonomike të Kosovës, por për
shfrytëzimin e pasurisë nëntokësore të Kosovës për nevo-
jat energjetike të ekonomive rajonale dhe për profitin e
multinacionaleve që do të marrin në dorë eksploatimin e
punës dhe pasurisë natyrore në Kosovë.

Kapitalizmi dhe forma neoliberale e organizimin


ekonomik kështu shfaqet si e paalternativë. Por ajo që
merret si e mirëqenë, është pikërisht ajo që duhet t’i
nënshtrohet kritikës ideologjike. Pikërisht nga kjo duhet
të fillojë kritika e ideologjisë, kësaj ideje që neoliberalizmi
është e vetmja rrugë që mund dhe duhet të ndiqet për
zhvillim ekonomik.

Dhe nga kjo pikënisje mund të fillojë analiza e shtetit. Cili


është roli i shtetit, që në rastin e Kosovës është një struk-
turë dyfish e ndërlikuar (si pasojë e administrimit ndër-
TEORIA E SHTETIT 33

kombëtar), në krijimin e kushteve ideologjike dhe institu-


cionale për paevitueshmërinë e neoliberalizmit? Dhe si
mund të luftohet politikisht kjo dukuri?

Kritika e ideologjisë neoliberale duhet të fillojë nga kri-


tika e shtetit neoliberal. Shteti neoliberal është ai që,
përmes reduktimit të intervenimeve sociale, privatizimit
dhe degradimit të sektorit publik, forcimit të policisë, or-
ganeve penale dhe mjeteve tjera të represionit, krijon
kushtet për “utopinë e tregut të lirë”, utopi e analizuar në
mënyrë briliante nga Karl Polanyi. 8 Mirëpo kostoja soci-
ale e kësaj utopie është drastike. Kjo kosto përfshin rrit-
jen e kriminalitetit, dëshprimin kolektiv, forcimin e fa-
miljarizmit dhe me këtë, patriarkalizmit (meqë, në balla-
faqim me tregun, familja shndërrohet në rrjetin themelor
për sigurimin e mbijetesës), shtimin e pabarazive,
shtimin e popullsisë së burgjeve, dhe, në rrethanat e Ko-
sovës, shprehjen e pakënaqësive përmes racizmit etnik
dhe popullizmit – dukuri paralele me rritjen e ksenofo-
bisë dhe anti-imigracionizmit në pjesët tjera të Evropës.

Pikërisht këto janë simptomat nga të cilat duhet nisur


kritika e ideologjisë. Problemet shoqërore në Kosovë kanë
shkaqe të ndryshme por kushtet për vazhdimin e tyre
gjenerohen nga një strukturë e përbashkët – nga shteti
neoliberal. Por në këtë analizë nuk mund ta lëmë anash
produktin themelor strukturor të kapitalizmit, çështjen
klasore. Dinamika e shtimit të pabarazive – që është një
dukuri globale – është simptoma kryesore nga e cila
duhet të fillojë kritika kundër neoliberalizmit. Ndërsa lëv-
izja politike kundër neoliberalizmit nuk mund të jetë në

8Karl Polanyi, The Great Transformation: The Political


and Economic Origins of Our Times (Boston: Beacon
Press, 2001[1944]).
34 BESNIK PULA

thelb tjetër pos një lëvizje me bazë klasore. Klasa nuk


është një koncept akademik, i shpikur nga Marksi dhe
ndonjë tjetër, që i mvishet njerëzve. Ai është realitet
konkret që i imponohet atyre nga mekanizmat e do-
minimit, shpronësimit dhe përjashtimit. Klasa është një
situatë kolektive me mundësinë e gjenerimit të një
vetëdije kolektive klasore. Por klasa është gjithashtu re-
zultat i një parimi të institucionalizuar të gjenerimit të
ndarjeve klasore. Ky parim, i kushtëzuar thellësisht nga
marrëdhëniet e tregut dhe nga një shtet i tërhequr nga
intervenimi social, e bën pabarazinë klasore më drastike,
por njëkohësisht edhe më vizibile. Ndërsa pikërisht në
këtë kontradiktë – paradoksalisht – ideologjike, qëndron
shansa për rrënimin dhe transformimin e shtetit neo-
liberal – kontradiktës gjithnjë e më të madhe midis
utopisë së tregut dhe vizibilitetit të pabarazive.
AG O N HAM ZA

(RI)KTHIMI I MARKSIT

S
I QËNDRON PUNA SOT me Marxin? A është sot
Marxi i tejkaluar apo mësimet e tija janë ende ak-
tuale dhe të rëndësishme në kohën e kapitalizmit të
vonshëm global? Përkundër insistimit të disa liberalëve
se Marxi tashmë është i tejkaluar dhe se kapitalizmi është
zhvilluar në mënyrë tjetër nga parashikimet dhe analizat
e Marxit, ai vazhdon të qëndrojë si fantazmë mbi kokat e
po këtyre liberalëve.

Para kësaj konference, gjatë bisedave me disa njerëz (të


cilët padyshim se janë produkte të shkollave të iluminimit
liberal), vetëm ideja për organizimin e një konference për
Marxin, ishte traumatike, ishte njëfarë intervention of the
Real, po ta them në termet lacaniane. Një intervenim i
tillë traumatik në brendësinë e fantazive të tyre foshn-
jarake – të cilat në fakt, përbëjnë vet bërthamën e men-
dimit liberal – është i domosdoshëm.

Në njoftimin për këtë konferencë, kemi thënë se Marxi në


kontekstin kosovar nuk mund të kuptohet plotësisht, pa u
kuptuar e kaluara “marksiste” në Kosovë. Andaj, qëllimi i
parë, mendoj se duhet të jetë çlirimi i Marxit nga e
kaluara socialiste për të arritur tek çlirimi ynë nga dog-
mat liberale pikërisht nëpërmjet Marxit.

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


36 AGON HAMZA

Synimi i Marxit ishte lirimi nga dogmat, ose siç thotë ai


në Ideologjinë Gjermane “t’i çlirojmë ata (njerëzit) nga
iluzionet, nga idetë, nga dogmat, nga qeniet imagjinare,
nën zgjedhën e të cilave lëngojnë. Të ngrejmë krye kundër
këtij sundimi të mendimeve” 1. Ajo që ndodhi në social-
izëm, ishte pikërisht e kundërta. Në emër të çlirimit nga
“shfrytëzimi i njeriut nga vet njeriu”, shoqëria u robërua
nga disa dogma (klasa, partia, vëllazërim-bashkimi,
vetëqeverisja popullore). E tërë jeta shoqëroro-politike
organizohej dhe zhvillohej mbi ato dogma. Rrjedhimisht,
qëllimi i Marxit për çlirim (dhe vetë Marxi), u robërua
nga sistemi socialist i asaj kohe. Degradimin më të
pashpirt (teorik e praktik) Marxi e përjetoi pikërisht gjatë
real-socializmit. Ajo (teoria) u bastardhua dhe u tjetërsua
në mënyrën më të padhimbshme.

Akti i parë që duhet bërë është pozicionimi karshi të


kaluarës sonë të majtë.

E majta në Kosovë ka qenë e përfaqësuar nga dy rryma:


titizmi dhe disa grupe enveriste/maoiste 2. Pozicionimi
karshi të kaluarës ideologjike duhet të jetë përjashtues.
Distancimi nga e kaluara është parakusht i domosdoshëm
për krijimin e së majtës kosovare. Kurse parakusht për
riaktualizimin e Marxit është çlirimi i tij nga prangat e
dogmatizmit socialist, i cili mund të bëhet (fillimisht) nga
distancimi dhe hudhja poshtë e tërë asaj që është quajtur
‘socialiste’, për të ardhur tek çlirimi i Marxit nga liberal-
izmi.

1Marx&Engels, Ideologia Gjermane, fq.13, Rilindja, Prishtinë,


1986
2Pula, Besnik, Socialdemokracia dhe e majta postmajtiste,
www.besnikpula.com
(RI)KTHIMI I MARKSIT 37

Në këtë kontekst, çka ka ende të vlefshme te Marxi? Ko-


sova është integruar në tregun global kapitalist, mirëpo
duke qenë në fazën e parë, atë brutale, të zhvillimit të
kapitalizmit. Struktura ekonomike po krijohet mbi
premisa të pastra liberale: gjithçka duhet të privatizohet.
Elementi kryesor konstitutiv i kapitalizmit po krijohet me
shpejtësi të jashtëzakonshme: ajo është prona private. Për
ta siguruar ekzistencën e saj, nevojiten disa instrumente
mirëmbajtëse: më e rëndësishmja është demokracia lib-
eral–parlamentare. Prona private dhe demokracia liber-
al–parlamentare nuk mund të ekzistojnë pa njëra tjetrën.
Në anën tjetër, ekziston korpusi i të drejtave dhe lirive të
njeriut, të cilat e mirëmbajnë demokracinë. Në korpusin e
të drejtave të njeriut, kryesorja është ajo e pronës. Dhe, të
gjitha këto duken si arritje e madhe e shoqërisë njerëzore
dhe se janë kusht i domosdoshëm për një zhvillim të
gjithëmbarshëm shoqëror. Por, realiteti e dëshmon të
kundërtën. Edhe pse është investuar e ligjëruar aq shumë
e aq mërzitshëm mbi demokracinë, të drejtat e njeriut,
tregun e lirë, tolerancën, multietnicitetin etj etj, krizat
shoqërore veçse po thellohen më shumë. Formulat neo-
liberale ekonomike nuk japin as shpresën më të vogël për
një zhvillim të duhur. Barazia nuk e nënkupton barazinë
para ligjit. Demokracia, për të cilën thuhet se e garanton
lirinë, është pikërisht në shërbim të mohimit të saj. Me
liri sot nënkuptohet liria e tregtisë dhe konsumit. 3 (Liber-
alizmi e ka përvetësuar nocionin e barazisë). Siç thotë
Badiou, aleanca ndërmjet tregut dhe parlamentarizmit e
ka krijuar “kapitalo-parlamentarizmin”, dhe ajo funk-
sionon si e vetmja doktrinë e mundshme në shkallë
botërore. 4

3 Badiou, Alain, Being and Event, fq.xii, Continuum, 2005,


London/New York
4 Po aty.
38 AGON HAMZA

E këtu, Marxi duhet të vijë si një antitezë e këtij realiteti


të tmerrshëm. Sot, në rrethanat e kapitalizmit global, ne
jetojmë në arrogancën e ideologjisë neoliberale. Pse arro-
gancë? Liberalizmi shihet si rend i natyrshëm, në për-
puthje me natyrën njerëzore. Këtu vijmë të përkufizimi që
Marxi ia bën ideologjisë: “ata nuk e dinë, por ata e bëjnë
atë” 5. Sipas Žižek-ut, vet koncepti i ideologjisë përfshinë
njëfarë naitiveti bazik, konstituiv. Ajo nënkupton një
mosnjohje të supozimeve të veta, të gjendjes së vet efek-
tive, një distancë, divergjencën në mes të të ashtuquajtu-
rit realitet shoqëror dhe paraqitjes sonë të shtrembëruar,
vetëdijes sonë të rreme për atë realitet. Çështja është se si
vetë realiteti nuk mund ta riprodhojë veten pa të ashtu-
quajturin mistifikim ideologjik. 6 Žižek-u propozon një
mënyrë të re për leximin e formulës Marxiane të ideolog-
jisë: “iluzioni nuk është në anën e dijes, por është në anën
e vet realitetit, se çka vet njerëzit bëjnë. Ajo që ata nuk e
dinë është se realiteti i tyre social, aktiviteti i tyre është i
drejtuar prej një iluzioni, prej një transformimi
fetishist”. 7

Rëndësia e Marxit qëndron në fuqinë e tij kritike për ta


zhveshur mitin neoliberal.

Si duhet ta kuptojmë “kthimin te Marxi”? Thënë në ter-


met leniniste, kjo duhet të bëhet në bazë të “analizës
konkrete të situatës konkrete”. Të gjithë ne në mënyrë të

5
Cituar sipas Slavoj Žižek, “The Sublime Object of Ideology”, fq.28,
Verso, London, 1994
6 Po aty
7 Slavoj Žižek, Sublime Object of Ideology, fq.32
(RI)KTHIMI I MARKSIT 39

heshtur e kemi pranuar kapitalizmin global. 8 Koordinatat


themelore të kapitalizmit janë të paprekshme (prona pri-
vate, demokracia), ndërsa manevrimi është i mundshëm
vetëm brenda këtyre koordinatave. Kurse, kjo e nënkup-
ton sjelljen në rreth vicioz– përsëri arrijmë aty ku ishim
përpara. Nëpërmjet Marxit, ne duhet t’ia tregojmë kapi-
talizmit alternativën.
Teoria e Marxit paraqet materialin e domosdoshëm për
atë që Žižek-u e quan “rizbulimin e Utopisë”. Sipas tij,
Utopia e vërtetë është ajo kur në një situatë të pazgjidh-
shme brenda koordinatave të së mundshmes, nga do-
mosdoshmëria e mbijetesës, duhet të zbulohet një
hapësirë e re. Utopia nuk është produkt i imagjinatës së
lirë. Ajo është çështje e një ‘urgjence’ të thellë. Njëri është
i detyruar ta imagjinojë atë si të vetmen rrugë-dalje/
zgjidhje. A nuk është Kosova sot shembulli tipik i një
situate, ku “brenda koordinatave të së mundshmes” nuk
ka zgjidhje të problemeve? Në këtë kontekst, duhet ta
kuptojmë “kthimin te Marxi”.

Teoria e Marxit është matrix-i më i plotë e më kon-


sekuent (thënë në termet leniniste) për interpretimin e
realiteve shoqëroro-politike në vend. Për aq kohë sa do të
ekzistojë kapitalizmi ne kemi nevojë për marksizëm,
sepse marksizmi paraqet horizontin më adekuat i cili na
mundëson qëndrimin kritik ndaj kapitalizmit. Këtu duhet
ta bëjmë pyetjen e vështirë të Pascal-it: Si mund t’i qën-
drojmë besnikë të kaluarës, në të tashmen? 9

8 Për më tepër për këtë, shih Zizek! The Movie nga Astra Tay-
lor.
9 Cituar sipas Slavoj Žižek, Democracy unrealised,
www.lacan.com
40 AGON HAMZA

Të fillojmë me Manifestin. Ajo çka e dallon kapitalizmin


nga të gjitha formacionet tjera ekonomiko-shoqërore,
është nevoja për të “shkaktuar vazhdimisht përmbysje në
veglat e prodhimit, revolucionarizimin e marrëdhënieve
në prodhim, dhe si rrjedhim, të gjitha marrëdhëniet
shoqërore. Përderisa kushti themelor për ekzistencën e të
gjitha shoqërive të mëparshme ishte pandryshueshmëria
e mënyrës së prodhimit, për sistemin kapitalist kapitalist
kjo do të ishte vetëvrasje. Përmbysjet e vazhdueshme në
prodhim, tronditja e vazhdueshme e të gjitha
marrëdhënieve shoqërore, pasiguria e përhershme dhe
lëvizja janë ato që e dallojnë epokën borgjeze nga të gjitha
epokat e mëparshme”. 10

Marxi thotë se nevoja për të shitur sa më shumë pro-


dukte, e shtyn borgjezinë të shtrihet në të gjithë rruzullin
e dheut. “Ajo e bëri kozmopolit prodhimin dhe konsumin
e të gjitha vendeve”. Ajo ia hoqi industrisë bazën e saj
kombëtare, asgjësoi degët e vjetra të industrisë, duke i
zëvendësuar ato me degët e reja. Produket kombëtare më
nuk mund t’i plotësojnë nevojat kombëtare; është ndër-
ruar edhe karakteri i nevojave për mallëra, të cilat mund
të plotësohen me produktet e vendeve tjera (të largëta, siç
thotë Marxi). 11 Mirëpo, për te, kapitalizmi është sistem
botëror. Siç thotë Marx-i dikund, tendenca për krijimin e
tregut global është direkt e dhënë në konceptin e kapi-
talit. Duke e shpjeguar ciklin e zhvillimit të kapitalizmit,
Lenini thotë se kapitalizmi operon gjithnjë në rikonfig-
urimin e kufinjëve të tij të jashtëm e të brendshëm. Kapi-

10Karl Marx dhe Friedrich Engels,, “Manifesti i Partisë Komu-


niste”, Vepra të Zgjedhura I, fq.23, Shtëpia Botuese “8 Nën-
tori”, Tiranë, 1975

Për më tepër, shih kapitullin “Borgjezë dhe Proletarë” të


11

Manifestit Komunist.
(RI)KTHIMI I MARKSIT 41

talizmi nuk funksionin brenda një territori dhe popullsie


– ato janë të pamjaftueshme për ekzistencën e tij. Njëra
ndër fazat e zhvillimit të kapitalizmit, ishte imperializmi,
të cilin Lenini e sheh si “fazë strukturuese në zhvillimin e
shtetit modern”. 12 Imperializmi ishte zgjerim i sovran-
itetit shtetëror përtej kufinjëve të shteteve evropiane. Në
anën tjetër, modeli neoliberal i globalizimit e rrezikon
sovranitetin e Shteteve-Kombe. Sovraniteti si i tillë nuk
po shuhet, mirëpo ai vetëm se po ndërron formë. Ai është
i komponuar nga një seri e organizmave nacional e su-
pranacional nën logjikën e njejtë të sundimit. 13 Për dallim
nga imperializmi, Perandoria nuk ka ndonjë qendër terri-
toriale të pushtetit, nuk mbështetet në kufinjtë e caktuar,
e as në ndonjë barrierë tjetër. Perandoria është aparat i
deterritorializuar, i cili vepron në tërë fushën globale
(Hardt dhe Negri).

Në parathënien e famshme të librit “Rreth kritikës së filo-


zofisë hegeliane të së drejtës”, pasi i shpallë luftë sistemit
gjerman, thotë se “ky sistem është nën nivelin e historisë,
ai qëndron më poshtë se çdo kritikë, por ai mbetet meg-
jithatë, objekt i kritikës, ashtu siç mbetet objekt i xhelatit
krimineli, që është nën nivelin e njerëzishmërisë”. 14 A nuk
vlenë e njëjta për sistemin në Kosovë? Një sistem
shoqëroro-politik, i ndërtuar me qëllim të ruajtjes së vet-
vetes për të realizuar vetveten, i cili është jokoherent me
nevojat dhe zhvillimet shoqërore.

12
Michael Hardt dhe Antonio Negri, “Empire”, fq.232, Harvard
University Press
13
Hardt dhe Negri, “Empire”, preface xii,
14Marx, Karl, Rreth kritikës së filozofisë hegeliane të së drejtës,
fq.10, 8 Nëntori, 1979, Tiranë
42 AGON HAMZA

Të mbetem edhe pak te kjo parathënie, duke e cituar edhe


një pjesë. “Ancien régime i sotëm është më tepër komedi-
ani i një rendi botëror, heronjtë e vërtetë të të cilit kanë
vdekur. Historia di se ç’bën dhe kalon nëpër shumë faza,
para se ta çojë në varr një formë të vjetëruar jete. Faza e
fundit e një forme historike botërore është komedia e
saj”. 15 Më tutje, ai thotë: “Pse e ndjek këtë rrugë historia?
Kjo është e nevojshme që njërëzimi të ndahet me gaz nga
e kaluara e tij”. 16 A nuk është komedi kjo që po ndodhë
sot në Kosovë? Si simptomë e marrëdhënieve ndër-
kombëtare (në kuptimin strikt Lacanian të fjalës), Kosova
është komedia e po këtyre marrëdhënieve.

Në intervistën “Politics and Philosophy”, Badiou thotë se


nuk mund të ketë luftë ekonomike kundër vet
ekonomisë. 17 Rrjedhimisht, kapitalizmi duhet të luftohet
politikisht. 18 Në luftën politike kundër kapitalizmit, a nuk
është Marxi materiali i domosdoshëm, pa të cilin kjo luftë
nuk mund të bëhet? Dhe, për fund: aq shumë na kanë
lodhur për nevojën për demokraci, sa që nëpërmjet
Marxit, ne mund ta bëjmë aktin themelor demokratik:
përmbysjen e kapitalizmit. Siç thotë Badiou: është e
drejtë të revoltohesh.

15 Marx, Karl, Rreth kritikës së filozofisë, fq.13


16 Po aty.
17Alain Badiou. Ethincs, An essay on the understanding of Evil,
fq.105, Verso, London, 2001

Për më tepër rreth kësaj, shih kapitullin III, të Alain Badiou,


18

Metapolitics, Verso, London 2005


K ARL M ARX

RRETH KRITIKËS SË
FILOZOFISË HEGELIANE TË
SË DREJTËS

P
ËR GJERMANINË KRITIKA E FESË në thelb
mbaroi, dhe kritika e fesë është premisa e çdo kri-
tike tjetër.

Ekzistenca profane e lajthimit u komprometua qëkurse u


hodh poshtë oratio pro aris et focis 1 qiellore e saj. Njeriu,
që në realitetin fantastik të qiellit kërkonte njëfarë
qënieje mbinjerëzore dhe gjeti vetëm pasqyrimin e vet-
vtes, nuk do të dëshirojë më të gjejë vetem dukën e vetve-
tes, vetëm jo–njeriun – atje ku ai kërkon dhe duhet të
kërkojë realitetin e vet të vërtetë.

Baza e kritikës afetarë është: njeriu e krijon fenë, kurse


feja nuk e krijon njeriun. Dhe pikërisht: feja është ndërg-
jegjja e vetvetës dhe vetëndjeshmëria e njeriut, i cili ose
nuk e ka gjetur ende vetveten, ose e ka humbur përsëri.
Por njeriu nuk është një qenie abstrakte, që strehohet
diku jashtë botës. Njeriu është bota e njeriut, shteti,
shoqëria. Ky shtet, kjo shoqëri pjellin fenë, një botëkup-
tim të shtrembër, sepse vetë ato janë një botë e
shtrëmbër. Feja është teoria e përgjithshme e kësaj botë,

1 *autoapologjia (fjalë për fjalë: ligjërata për mbrojtjen e al-


tareve dhe të vatrave)

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


44 KARL MARX

kompendiumi i saj enciklopedik, logjika e saj në formë


popullore, point d’honneur2 spiritualiste e saj, entuazi-
azmi i saj, sanksionimi i saj moral, plotësimi i saj solemn,
baza e saj e përgjithshme e ngushëllimit dhe e justi-
fikimit. Ajo e shndërrron qenien njerëzore në realitet fan-
tastik, sepse qenia njerëzore nuk ka një realitet të vërtetë.
Pra, lufta kundër fesë është tërthorazi luftë kundër asaj
bote, kënaqësia shpiërtërore e së cilës është feja.

Varfëria fetare është në të njëjtën koë shprehja e


varfërisë së vërtete dhe protesta kundër kësaj varfërie të
vërtetë. Feja është psherrëtima e krijesës së shtypur,
zemra e një bote pa zemër, ashtu sikurse ajo është shpirti
i një sistemi pa shpirt. Feja është opium për popullin.

Heqja e fesë, si lumturi iluzore e popullit, është kërkesa e


lumturisë së tij të vërtetë. Kërkesa për të hequr dorë nga
iluzionet në lidhje me gjendjen e vet, është kërkesa për të
hequr dorë nga një gjendje që ka nevojë për iluzione.
Pra, kritika e fesë është në embrion kritikë e asaj lugine
lotësh, aureola e shenjtë e së cilës është feja.

Kritika ua hoqi vargonjve lulet e rreme që i zbukuronin –


jo që njerëzimi të vazhdonte t’i mbate këta vargonj pro-
zaikë dhe mjerimplote, por që ai t’i flakë vargonjtë dhe të
zgjatë dorën drejt lules së gjallë. Kritika e fesë e çliron
njeriun nga iluzionet, që ai të mendojë, të veprojë dhe ta
ndërtojë realitetin e vet si njeri i çliruar nga iluzionet, si
njeri që është bërë i arsyeshëm; që ai të vërtitet rreth vet-
vetes dhe rreth diellit të vet të vërtete. Feja nuk është
veçse një diell iluzor që vërtitet rreth njeriut, përderisa ky
nuk fillon të vërtitet rreth vevteves.

2 *çështje nderi
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 45

Pra, detyra e historisë është, – qëkurse u zhduk e vërteta


e asaj bote, – të vendosë të vërtetën e kësaj bote. Detyra
imediate e filozofisë, që ndodhet në shërbim të historisë,
është që – pasi të jetë demaskuar figura e shenjtë e
vetëjetërsimit njerëzor, ta demaskojë vetëjetërsimin në
figurat e tij profane. Kritika e qiellit shndërrohet kështu,
në kritikë të tokës, kritika e fesë – në kritikë të së drejtës,
kritika e teologjisë – në kritikë të politikës.

Studimi që po jepet pas hyrjes, – që është një kontribut


në këtë punim, – i drejtohet në fillim jo origjinalit, por
kopjes – filozofisë gjermane të shtetit dhe të së drejtës –
për arsyen e thjeshtë që për pikënisje ai merre Gjerman-
inë.

Po të donim të niseshim nga vetë status qou-ja gjermane,


– qoftë edhe në të vetmen formë të përshtatshme, dhe
pikërisht në formën negative, – rezultati prapëseprapë do
të mbetej një anakronizëm. Edhe mohimi i së tashmes
sonë politike gjendet tashmë në depon e historisë së
popujve modernë si një e kaluar e mbuluar me pluhur.
Kur unë hedh poshtë parukat e pudrosura, prapë do të
kem të bëj me parukat e papudrosura. Po të hedh poshtë
sistemin gjerman të vivit 1843, unë sipas kronologjisë
franceze do të gjendem në vitin 1789 dhe nuk do jem
kurrsesi në vatrën e së tashmes.

Po, historia gjermane mburret me një lëvizje që asnjë


popull nuk e ka kryer në horizontin e historisë para saj
dhe të cilën asnjë popull s’ka për ta imituar në të ardh-
men. Ne ndamë me popujt modernë restaurimet, por nuk
ndamë me ta revolucionet e tyre. Ne jetuam periudhat e
restaurimit, së pari, sepse popujt e tjerë morën guzimin të
hidheshin në revolucion, dhe, së dyti, sepse popujt e tjerë
patën vuajtur nga një kundërrevolucion, në rastin e parë,
46 KARL MARX

sepse sundimtarët tanë kishin frike dhe në të dytin –


sepse sundimtarët tanë nuk kishin frikë. Me pastorët tanë
në krye ne zakonisht e kemi parë lirinë vetëm nje hërë –
ditën e varrimit të saj.

Një shkollë që përligj poshtërsinë e sotme me poshtërsinë


e djeshme, që cilëson rebele çdo britmë të bujkrobërve
kundër kamxhikut, mjafton që ky kamxhik të jetë një
kamxhik i vjetër, i trashëguar, historik; një shkollë se cilës
historia i tregon, ashtu siç i tregonte perëndia e Izraelit
shërbëtorit të vet, Moisiut, vetëm a posteriori-në e vet, –
kjo shkollë historike e së drejtës 3 do ta kishte shpikur,
pra, historinë gjermane, po ta mos ishte vetë një shpikje e
historisë gjermane. Si një Shajllok i vërtete, por një Shajl-
lok shërbëtor, ajo për çdo librë mish të prerë nga zemra e
popullit bën be për senetin e vet, për senetin e vet histo-
rik, për senetin e vet të krishterë gjerman.

Përkundrazi, disa entuziastë shpirtëmirë, teutonomanë


nga gjaku dhe njerëz me mendime të lira nga refleksi, e
kërkojnë historinë e lirisë sonë jashtë historisë sonë – në
pyjet e virgjëra teutone. Por nga se do të dallohej historia
e lirisë sonë nga historia e lirisë së derrit të egër, në qoftë
se ajo do mund të gjendej vetëm në pyje? Pastaj duhet se
ç’britmë të lëshosh në pyll, atë oshëtimë do ta dëgjosh. Le
t’i lëmë të qeta, pra, pyjet e virgjera teutone!

Luftë sistemit gjerman! Luftë medoemos! Ky sistem është


nën nivelin e historisë, ai qëndron më poshtë se çdo kri-
tikë, por ai mbetet, megjithatë, objekt i kritikës, ashtu siç
mbetet objekt i xhelatit krimineli, që është nën nivelin e

3 Është fjala për shkollën historike të së drejtës – një rrymë


reaksionare në shkencën historike dhe juridike, që lindi në
Gjermani në fund të shekullit XVIII
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 47

njerëzishmërisë. Në luftën kundër këtij sistemi kritika


nuk është pasion i arsyes, por arsyeja e pasionit! Ajo nuk
është një thikë anatomike, por një armë. Objekti i saj
është armiku i saj, të cilin ajo nuk kërkon ta hedhë
poshtë, por ta asgjësojë. Sepse fryma e këtij sistemi është
hedhur poshtë me kohë. Ai në vetvete nuk e meriton
vëmendjen tonë – ai ekziston si diçka aq e përbuzshme,
sa edhe e përbuzur. Kritika nuk ka përse të sqarojë qën-
drimin e saj ndaj këtij objekti – ajo ka larë çdo hesap me
të. Kritika nuk vepron më si qëllim në vetvete, por vetëm
si mjet. Patosi i saj kryesor është indinjata, detyra e saj
kryesore është denoncimi.

Është fjala për përshkrimin e një presioni të madh reci-


prok që ushtrojnë të gjitha sferat shoqërore njëra mbi tje-
trën, e një pakënaqësie pasive të përgjithshme, e një
ngushtësie që shprehet njëlloj si në vetëmadhënimin,
ashtu edhe në vetëposhtërimin – e çdo gjëje që përfshihet
në kuadrin e një sistemi qeveritar, i cili rron duke ruajtur
gjithëfarë poshtërsish dhe që vetë nuk është gjë tjetër
veçse poshtërsia e mishëruar në qeverinë.

Ç’spektakël! Shoqëria po copëtohet pa fund në kasta nga


më të ndryshmet, që qëndrojnë përballë njëra – tjetrës
me antipatitë e tyre të vogla, me ndergjegjen e tyre të pa-
pastër e me mediokritetin e tyre trashanik, dhe është
pikërisht ky qëndrim i tyre reciprok ekuivok e plot mos-
besim që u jep mundësi sundimtarëve të tyre të sillen me
të gjitha ato pa dallim – ndonëse me formalitete të ndry-
shme – si me qenie që jetojnë vetëm në saje të mëshirës
së autoriteteve. Bile edhe faktin që ata i sundojnë, i
qeverisin e i zotërojnë, ato janë të detyruara ta pranojnë
dhe ta shpallin si hir të qiellit! Kurse në anan tjetër ndod-
hen vetë sundimtarët, madhështia e të cilëve është në
përpjestim të zhdrejtë me numrin e tyre!
48 KARL MARX

Kritika që merret me këtë objekt është kritika e përleshjes


trup me trup, dhe në përleshjen trup me trup nuk ka
rëndësi nëse është fisnik kundërshtari, nëse ka të njejtën
perjardhje, nëse është i hijshëm apo jo, – rëndësi ka që ai
të goditet. Është e domosdoshme të mos u lihet gjer-
manëve asnjë minutë për të gënjyer veten dhe për t’u
nënshtruar. Shtypja e vërtetë duhet të bëhet edhe më
shtypëse, duke i shtuar vetëdijën e shtypjes; turpi të bëhet
edhe më i turpshëm, duke e shpallur botërisht atë. Çdo
sferë shoqërisë gjermane duhet të paraqitet si partie hon-
teuse 4 e shoqërisë gjermane, duhet të detyrohet ky sistem
i ngurtë të hedhë valle, duke kënduar meloditë e veta!
Duhet të detyrohet populli të tmerrohet nga vetja e vet,
për të zgjuar në të trimërinë. Me këtë do të plotësohet një
nevojë e ngutshme e popullit gjerman, dhe vetë nevojat e
popujve janë shkaku vendimtar i plotësimit të tyre.

Bile edhe për popujt modernë nuk mund të mos paraqesë


interes kjo luftë kundër brendisë së kufizuar të status
qou– së gjermane, sepse status qou– ja gjermane është
përkryerja e hapët e ancien régime, dhe ancien régime
është vesi i fshehtë i shtetit modern. Lufta kundër së
tashmes politike gjermane është luftë kundër së kaluarës
së popujve modernë, ndërsa jehona e kësaj së kaluare
vazhdon të rëndojë ende mbi këta popuj. Për ta është
mësimdhënëse të shohin se si ancien régime, i cili e kaloi
tragjedinë e vet pranë tyre, po e luan komedinë e vet si
gjermani i kthyer nga ajo botë. Tragjike ishte historia e
rendit të vjetër, sa kohë që ai ishtë pushtet botëror që
ekziston prej shekujsh, kurse liria, përkundrazi, ishte një
ide që u vinte në çast disa personave të veçantë, – me
fjalë të tjera, sa kohë që ai vetë besonte, në ligjshmërinë e
vet. Sa kohë që ancien régime, si rend botëror ekzistues,

4 * njollë turpi
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 49

luftonte kundër një botë që sapo lindte, ky ancien régime


nuk pati mbështetjen e një lajthimi personal, por të një
lajthimi historik–botëror. Pikërisht për këtë arsye edhe
fundi i tij qe tragjik.

Përkundrazi, regjimi gjerman i sotëm, – ky anakronizëm,


kjo antitezë flagrante e aksiomave të pranuara nga të
gjithë, ky nulitet i ancien régime, i nxjerrë në pah faqe
gjithë botës, – vetëm sa kujton se i beson vetes dhe kër-
kon që edhe bota të kujtojë kështu. Në qoftë se ai do të
besonte me të vërtete në thelbin e vet, pse do të fshihte ai
atë nën dukën e një thelbi tjetër dhe të kërkonte
shpëtimin e vet në hipokrizinë dhe në sofizmat? Ancien
régime i sotëm është më tepër komediani i një rendi
botëror, heronjtë e vërtetë të të cilit kanë vdekur. Historia
di ç’bën dhe kalon nëpër shumë faza, para se ta çojë në
varr një formë të vjetëruar jete. Faza e fundit e një forme
historike botërore është komedia e saj. Perëndive të
Greqisë, që u plagosën një herë për vdekje – në formë
tragjike – në “Prometeun e hidhur” të Eskilit, iu desh të
vdisnin edhe një hërë – në formë komike – në “Bisedat” e
Lukianit. Pse ndjek këtë rrugë historia? Kjo është e nevo-
jshme që njerëzimi të ndahet me gaz nga e kaluara e tij.
Pikërisht një zgjidhje të tillë historike gazmore ne kërko-
jmë për autoritetet politike të Gjermanisë.

Por që në çastin kur vetë realiteti shoqëror dhe politik


modern bëhet objekt i kritikës, kur, si pasojë, kritika
ngrihet deri në problemet me të vertëtë njërëzore, – ajo
del përtej caqeve të status quo-së gjermane; përndryshe
ajo do ta trajtonte objektin e vet në nivel që është nën
nivelin e vërtetë të këtij objekti. Ja një shembull! Raporti
i industrisë, në përgjithësi i botës së pasurisë, me botën
politikë është një nga problemet kryesore të kohës së re.
Në ç’formë po fillon të ngjallë interesimin e gjermanëve
50 KARL MARX

ky problem? Në formën e tarifave doganore mbrojtëse,


të sistemit prohibitiv, të ekonomisë kombëtare. Teu-
tonomania u shpërngul nga njeriu në materien, dhe kësi-
soj një mengjes të bukur kalorësit tanë të pambukur dhe
heronjtë tanë të hekurit u gdhinë patriotë. Pra, ne Gjer-
mani po fillojnë ta njohin sovranitetin e monopolit
brenda vendit, duke i dhënë monopolit sovranitetin
jashtë. Në Gjermani, pra, sapo kanë zënë të përgatiten
për të filluar atë gjë, së cilës në Frandë dhe në Angli po
përgatiten t’i japin fund. Rendi i vjetër i kalbur, kundër të
cilit po ngrejnë krye teorikisht këto vende dhe të cilin ato
vetëm se e durojnë ende, siç durohen pragat, në Gjermani
përshëndetet si agimi i një së ardhmeje të mrekullue-
shme, që sapo merr guximin të kalonë nga teoria dinake 5
në praktikën më të paturpshme. Në një kohë kur në
Francë dhe në Angli problemi shtrohet: ekonomi politike,
apo sundim i shoqërisë mbi pasurinë, në Gjermani ai
shtrohet kështu: ekonomi kombëtare, apo sundim i
pronës private mbi kombin. Në Francë dhe në Angli pra
fjala është për heqjen e monopolit të zjvilluar deri në
caqet e tij fundit; kurse në Gjermani – për ta zhvilluar
monopolin deri në caqet e tij të fundit. Atje bëhet fjalë për
zgjidhjen e çështjes, këtu bëhet fjalë vetëm për kolizion.
Ky është një shembull mjaft i qartë që na tregon se në
ç’formë shtrohen në Gjermani problemet e kohës së
sotme, shembull që tregon se historia jonë, si një rekrut
që përsërit ushtrime të vjetra, e ka quajtur deri tani për
detyrë vetëm të përsëritë histori bajate.

Pra, sikur zhvillimi i përgjithshëm i Gjermanisë të mos i


kalonte caqet e zhvillimit politik të saj, një gjerman do të
mund të merrte pjesë në problemet e kohës së sotme, e

5 Lojë fjalësh: “listige Theorie” (“teori dinake”) – aluzion për


agjitacionin proteksionist të Fridrih Listit.
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 51

shumta, ashtu siç mund të marrë pjesë në to një rus. Por


në qoftë se individi i veçantë nuk është i lidhur nga
kufinjtë e kombit, atëherë tërë kombi nuk bëhet i lirë
ngaqë është bërë i lirë një individ i veçantë. Midis filo-
zofëve grekë kishtë një skith 6, por kjo nuk i afroi skithët
as edhe një hap me kulturën greke.

Për fat të mirë ne jemi gjermanë, e jo skithë.

Sikurse e rijetonin popujt e vjetër parahistorinë e tyre në


imagjinatën, në mitologjinë, edhe ne gjermanët e jetojmë
historinë tonë të ardhshme në mendimet, në filozofi. Ne
jemi bashkëkohës filozofikë të shekullit të tanishëm, pa
qenë bashkëkohës historikë të tij. Filozofia gjermane
është vazhdimi i historisë gjermane në ide. Prandaj, kur
në vend të oeurves incimplètes 7 të historisë sonë reale ne
kritikojmë oeuvres posthumes 8 të historisë sonë ideale,
filozofinë, atëherë kritika jonë gjendet mu në qendër të
atyre çështjeve, për të cilat shekulli i tashëm thotë: that is
the question! 9 Ajo që të popujt e përparuar është një
shkëputje praktike nga rendi shoqëror modern, në Gjer-
mani, ku ky rend as nuk ekziston ende, është në fillim një
shkëputje kritike nga pasqyrimi filozofik i këtij rendi.

6 Marksi e ka fjalën për filozofin Anaharsis, skith me origjinë, të


cilin grekët, sipas një dëshmie të Diogjen Laercit, e futën në
grupin e shtatë urtakëve grekë
7 * veprave të pambaruara
8 *veprat e botuara pas vdekjes
9 Ja ku qëndon çështja! (Shekspir, “Hamleti”)
52 KARL MARX

Filozofia gjermane e së drejtës dhe e shtetit është e vet-


mja histori gjermane që qëndon al pari10 me realitetin
zyrtat të sotëm. Prandaj populli gjerman duhet ta bash-
kojë këtë histori imagjinare të vetën me rendin shoqëror
që ekziston në vendin e tij dhe të kritikojë jo vetëm këtë
rend shoqëror ekzistues, por njëkohësisht edhe vazhdi-
min e tij abstrakt. E ardhmja e tij nuk mund të kufizohet
as me mohimin e drejtpërdrejtë të sistemit të tij juridik
dhe shtetëror real, as me realizimin e drejtpërdrejtë të
sistemit juridik dhe shtetëror të tij ideal, sepse ky sistem
ideal i tij është për popullin gjerman mohimi i drejtpër-
drejtë i sistemit të tij real, kurse realizimin e drejtpër-
drejt të sistemit të tij ideal ai pothuajse e ka jetuar duke
vërejtur jetën e popujve fqinjë. Prandaj partia politike
praktike në Gjermani kërkon me të drejtë mohimin e filo-
zofisë. Gabimi i saj nuk është se ajo shtron këtë kërkesë,
por se ajo nuk shkon më larg se kjo kërkesë, të cilën ajo
nuk e plotëson seriozisht dhe as që mund ta plotësojë. Ajo
kujton se e realizon këtë mohim të filozofisë, sepse i
kthen shpinën asaj dhe, me kryet e kthyer nga ana tjetër,
mërmërit për të disa fraza zemërake e banale. Horizonti i
saj i kufizuar duket në atë që ajo nuk e përfshinë filozof-
inë në rrethin e realitetit gjerman ose kujton se filozofia
qëndron edhe më poshtë se praktika gjermane dhe teoritë
që i shërbejnë asaj. Ju kërkoni që të nisemi nga embrio-
net reale të jetës, por ju harroni se embrioni i vërtetë i
jetës së popullit gjerman deri tani është zhvilluar nën
kafkën e tij. Me një fjalë: ju nuk mund ta hiqni filozofinë,
pa e vënë atë në jetë.

Po këtë gabim, veçse në drejtim të kundërt, e ka pasë bërë


edhe partia politike teorike e lindur nga filozofia.

10 Në një nivel
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 53

Ajo e ka parë luftën e sotme vetëm si luftë kritike të filo-


zofisë kundër botës gjermane, asaj nuk i ka shkuar ndër
mend se vetë filozofia ekzistuese i përket kësaj bote dhe
është plotësim i saj, ndonëse një plotësim ideal. Duke
mbajtur një qëndrim kritik ndaj kundërshtarit të saj, ajo
mbajti një qëndrim jokritik ndaj vetvetes, sepse ajo nisej
nga premisat e filozofisë dhe ose nuk shkonte përtej re-
zultateve që buronin prej tyre ose i paraqiste kërkesat dhe
rezultatet e marra nga një burim tjetër si kërkesa dhe re-
zultate të drejtpërdrejta të filozofisë, megjithëqë ato, – po
të mendojmë se ato janë të drejta, – përkundrazi, mund
të arrihen vetëm me anë të mohimit të filozofisë ekzis-
tuese, të filozofisë si filozofi. Po i lëmë vetes të drejtën për
të bërë më vonë një përshkrim më të hollësishëm të kësaj
partie. E meta kryesore e saj mund të përmblidhet me
këto fjalë: ajo ka kujtuar se mund të shndërrohet filo-
zofia në realitet pa e hequr vetë filozofinë.

Kritika e filozofisë gjermane të shtetit dhe të se drejtës ,


që gjeti formulimin e vet më konsekuent, më të pasur dhe
më të plotë në veprat e Hegelit, është njëkohësisht edhe
një analizë kritike e shtetit modern dhe e realitetit që lid-
het me të dhe mohimi më i vendosur i gjithë formës së
deritashme të vetëdijes politike dhe juritikd gjermane,
për të cilën shprehja më e rëndësishme, më universale, e
ngritur në shkencë është pikërisht vetë filozofia spekula-
tive e së drejtës. Në qoftë se vetëm në Gjermani qe e
mundshme filozofia spekulative e së drejtës, ky mendim
abstrakt dhe i shkëputur nga jeta mbi shtetin modern,
realiteti i të cilit mbetet një botë tjetër, – edhe pse kjo
botë tjetër ndodhet vetëm përtej Rinit, – po kështu edhe
anasjelltat, koncepsioni gjerman i shtetit modern, që bën
abstraksion nga njeriu real, qe i mundshëm vetëm sepse
vetë shteti modern bën abstraksion nga njeriu real ose e
kënaq gjithë njeriun vetëm në mënyrë imagjinare. Gjer-
54 KARL MARX

manët kanë menduar në politikë atë që popujt tjerë e


kanë bërë. Gjermania ishte ndërgjegja e tyre teorike.
Karakteri abstrakt dhe fodull i mendimit të të saj ka ecur
gjithnjë në një radhe me njëanshmërinë dhe me
përunjtësinë e realitetit të saj. Pra, në qoftë se status quo-
ja e qenies shtetërore gjermane shpreh përsosurinë e an-
cien régime, – të kësaj spice të ngulur në organizmin e
shtetit modern, – atëherë statur quo-ja e teorisë gjer-
mane të shetit shprehë papërsosmërinë e shtetit modern,
cenin që ai ka në vetë organizimin e tij.

Si kundërshtatre e formës së mëparshmë të vetëdijes poli-


tike gjermane, kritika e filozofise spekulative të së drejtës
nuk thellohet në veten e vet, por në të tilla detyra, për
zgjidhjen e të cilave ekziston vetëm një mjet – praktika.

Lind pyetja a mund ta arrijë Gjermania një praktikë à la


hauteur des principes 11, dmth një revolucion që të mund
ta ngrejë Gjermaninë jo vetëm në nivelin zyrtar të popu-
jve modernë, po redhe ne lartësinë njerëzore, që do të
jetë e ardhmja më e afërt e këtyre popujve?

Arma e kritikës, natyrisht, nuk mund të zëvendësojë kri-


tikën me armë, forca materiale duhet të mposhtet po me
forcën materiale; por edhe teoria bëhet forcë materiale,
kur ajo bën për vete masat. Teoria mund t’i bëjë për vete
masat, kur ajo provon ad homimem 12, dhe ajo provon ad
hominem atëherë kur bëhet radikale. Të jesh radikal, do
të thotë ta kuptosh një gjë me rrënjë. Por rrënjë për
njeriun është vetë njeriu. Provë e qartë e karakterit radi-
kal të teorisë gjermane, si pasojë edhe e energjisë së saj

11 * në lartësinë e parimeve
12 * argumentum ad hominem – provë në lidhje me një përson
të caktuar
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 55

praktike, ështëe fakti se pikënisja e saj ka qenë heqja e


vendosur dhe pozitive e fesë. Kritika e fesë përfundon me
parimin se njeriu është qenia më e lartë për njeriun, për-
fundon, pra, me imperativin kategorik, që urdhëron të
përmbysen të gjitha marrëdhëniet, në të cilat njeriu
është një qenie e poshtëruar, e skllavëruar, e pafuqishme,
e përbuzur, – ato marrëdhënie, të cilat nuk mund të ka-
takterizohen më mirë përveç se me fjalët që tha një
francez kur po bëhej projekti për të vënë një taksë mbi
qentë: “Të shkretët qen! Duan t’ju trajtojnë juve ashtu si
trajtojnë njerëzit!”

Edhe nga pikëpamja historike emancipimi teorik ka një


rëndësi specifike për Gjermaninë. Vetë e kaluara revolu-
cionare e Gjermanisë është teorike, është Reforma. Ashtu
siç filloi atëherë revolucioni në trurin e murgut, po
kështu edhe tani ai fillon në trurin e filozofit.
Është e vërtetë se Luteri e mundi skllavërinë nga
përshpirtnia vetëm duke e zëvendësuar me skllavërinë
nga bindja. Ai e theu besimin në autoritetin, duke riven-
dosur autoritetin e besimit. Ai i shndërroi priftërinjtë në
shekullarë, sepse i shndërroi shekullarët në priftërinj. Ai e
çliroi njeriun nga fetarizmi i jashtëm, sepse e bëri fe-
tarizmin botë të brendshme të njeriut. Ai e çliroi trupin
nga prangat, sepsi i vuri pranga zemrës së njeriut.
Por në qoftë protestantizmi nuk i dha një zgjidhje të
drejtë problemit, prapëseprape ai e shtroi drejt atë. Tani
nuk ishte fjala më për luftën e shekullarit kundër priftit
jashtë shekullarit, por për luftë kundër priftit të vet të
brendshëm, kundër natyrës së vet priftërore. Dhe në
qoftë shndërrimi protestant i gjermanit-shekullar në prift
i emancipoi papët laikë, princërit, me gjithë klikën e tyre,
të privilegjuarit dhe filistejtë, shndërrimi filozofik i gjer-
manit, të mbrujtur me frymën klerikiane, në njëri do të
jetë emancipim i popullit. Por ashtu sikurse emancipimi
56 KARL MARX

nuk duhet të ndalet vetëm në emancipimin e princërve,


po kështu edhe shekullarizimii pasurive nuk do të ndalet
në zaptimin e pasurive të kishës, që u realizua më parë se
kudo nga Prusia hipokrite. Atëherë Lufta fshatare, ngjarja
më radikale e historisë së Gjermanisë, u thye duke u për-
plasur pas teologjisë. Sot që vetë teologjia është thyer,
shfaqja më e theksuar e mungesës së lirisë në historinë e
Gjermanisë – status quo-ja jonë – do të thyhet duke u
përplasur pas filozofisë. Një ditë para Reformës Gjerma-
nia zyrtare ishtë skllavja më e bindur e Romës. Një ditë
para revolucionit të vet ajo është skllave e bindur e dikujt
që është më i vogël se Roma, skllave e Prusisë dhe e Aus-
trisë, e junkerëve dhe e filistejve të pagdhendur.
Por, me sa duket, një revolucion radikal gjerman pengo-
het nga një vështirësi shumë e madhe.

Puna është se revolucionet kanë nevojë për një element


pasiv, për një bazë materiale. Teoria vihet në jetë në çdo
popull në atë masë që ajo është plotësim i nevojave të tij.
Por a do t’i përgjigjet mospërputhjes së tmerrshme që
ekziston midis kërkesave të mendimit gjerman dhe përg-
jigjeve që u jep atyre realiteti gjerman, – a to t’i përgjigjet
kësaj mospërputhjeje e njejta mospërputhje midis
shoqërisë civile, shtetit dhe vetvetes? A do të bëhen nevo-
jat teorike drejtpërsëdrejti nevoja praktike? Nuk mjafton
që mendimi të synojë të bëhet realitet, vetë realiteti duhet
të synojë drejt mendimit.

Por Gjermania nuk u ngjit në shkallët e mesme të eman-


cipimit politik në një kohë me popujt modernë. Edhe ato
shkallë që ajo i ka kapërcyer nga pikëpamja teorike, ajo
ende nuk i ka arritur nga pikëpamja praktike. Në
ç’mënyrë, pra, mund të kapërcejë ajo me një salto mor-
tale jo vetëm pengesat e veta, por njëkohësisht edhe
pengesat që qëndrojnë përpara popujve modernë, penge-
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 57

sat që ajo në të vërtetë duhet t’i shikojë si çlirim nga


pengesat e saj të vërteta dhe që duhet të jetë qëllimi i
përpjekjeve të saj? Një revolucion radikal mund të jetë
vetëm revolucion i kërkesave radikale, për lindjen e të
cilave mund të dukej sikur mungojnë pikërisht si premi-
sat, ashtu edhe baza e nevojshme.

Por në qoftë se Gjermania e ka shoqëruar zhvillimin e


popujve modernë vetëm me veprimtarinë abstrakte të të
menduarit, pa marrë pjesë aktive në betejat e vërteta të
këtij zhvillimi, nga ana tjetër, ajo mori pjesë në vuajtjet e
këtij zhvillimi, pa marrë pjesë në gëzimet dhe kënaqësitë
e tij të pjesshme. Veprimtarisë abstrakte në njërën anë i
përgjigjet vuajtja abstrakte në anën tjetër. Prandaj, Gjer-
mania një mëngjes të bukur do të gjendet në nivelin e
shthurjes evropiane, pa pasë qenë asnjëherë në nivelin e
emancipimit evropian. Atë mund ta krahasosh me adhu-
ruesin e idhujve, që lëngon nga sëmundjet e krishterimit.
Po t’u drejtohemi tani qeverive gjermane, do të shohim
se për shkak të marrëdhënieve të sotme, për shkak të
gjendjes së Gjermanisë, për shkak të karakterit të arsimit
gjerman, dhe, më në fund, për shkak të instiktit të tyre të
drejtë ato janë të detyruara të kombinojnë të metat e
qytetëruara të botës shtetërore të sotme, të mirat e së
cilës ne nuk i gëzojmë, me të metat barbare të ancien ré-
gime, me të cilat ne kënaqemi plotësisht. Prandaj Gjer-
manisë i duhet të marrë pjesë gjithnjë më tepër në anët,
në mos të arsyeshme, të paktën të paarsyeshme, edhe të
sistemeve shtetërore të tilla, që qëndrojnë me lartë se
status quo-ja e saj. A ka vend në botë, për shembull, që të
marrë pjesë nëmënyrë po as naiva, sa e ashtuquajtura
Gjermani kushtetuese, në të gjitha iluzionet e rendit
shtetëror kushtetues, pa marrë pjesë në realizimet e tij
reale? Ose a mund t’i shkonte ndër mend ndokujt tjetër,
përveç qeverisë gjermane, ideja për të bashkuar mundi-
58 KARL MARX

met e cenzurës me mundimet e ligjeve francezë të shtato-


rit, që parashikojnë lirinë e shtypit! Ashtu sikurse në pan-
teonin e Romës mund të gjeje perënditë e të gjitha kom-
beve, edhe në Perandorinë e Shenjtë Romake të kombit
gjerman mund të gjesh mëkatet e të gjitha formave
shtetërore. Që ky eklektizëm do të arrijë përpjestime të
papara deri më sot, për ketë është garanci veçanërisht
grykësia politiko-estetike e një mbreti gjerman 13, i cili
kërkon të luajë të gjitha rolet e pushtetit mbretëror, si atë
feudal, ashtu edhe atë burokratik, si atë absolut, ashjtu
edhe atë kushtetues, si atë autokratik, ashtu edhe atë de-
mokratik, në mos në personin e popullit, në personin e
vet, në mos për popullin, për veten e vet. Gjermania, kjo
varfëri e aktualitetit politik, nuk do të mundet t’i
shkatërrojë pengesat specifike gjermane, pa shkatërruar
pengesat e përgjithshme të aktuelitetit politik.

Ëndërr utopike për Gjermaninë nuk është revolucioni ra-


dikal, as emancipimi i gjithë njerëzimit, por më tepër
revolucioni i pjesshëm, vetëm politik, një revolucion që
nuk i prek themelet e ndërtesës. Ku mbështetet një revo-
lucion i pjesshëm, vetëm politik? në atë që një pjese e
shoqërisë civile e emancipon veten dhe arrin të shtjerë në
dorë sundimin e përgjitshëm, në atë që një klasë e cak-
tuar, duke u nisur nga gjendja e saj e veçantë, merr për-
sipër të emancipojë gjithë shoqërinë. Kjo klasë e çliron
gjithë shoqërinë, por vetëm po të supozohet se e gjithë
shoqëria ndodhet në gjendjen e kësaj klase, dmth, ka, për
shembull, para dhe arsim ose, po të dëshirojë, mund t’i
sigurojë ato.

Asnjë klasë e shoqërisë civile nuk mund ta luajë këtë rol,


pa ngjallur për një çast entuziazëm ne veten e vet dhe në

13 * – e Frederik VIlhemit IV
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 59

masat. Është ai çast kur një klasë vëllazërohet dhe shkri-


het me të gjithë shoqërinë, kur atë e ngatërrojnë me
shoqërinë, e marrin dhe e njohin si përfaqësuesen e saj të
përgjithshme; çasti kur vetë kërkesat dhe të drejtat e
kësaj klase janë me të vërtetë të drejtat dhe kërkesat e
vetë shoqërisë, kur ajo është me të vërtetë koka sociale
dhe zemra sociale. Vetëm në emër të të drejtave të përg-
jithshme të shoqërisë një klasë e veçantë mund të preten-
dojë të shtjerë në dorë sundimin e përgjitshëm. Për të fi-
tuar këtë pozitë të çlirimtarit, dhe si pasojë, për t’i
shfrytëzuar politikisht të gjitha sferat e shoqërisë në in-
teres të sferës së vet, nuk mjafton vetëm energjia revolu-
cionare dhe ndjenja shpirtërore e dinjitetit të vet. Që
revolucioni i një populli dhe emancipimi i nje klase të
veçantë të shoqërisë civile të përputhen me njëri-tjetrin,
që një shtresë të quhet shtresë e gjithë shoqërisë, për
këtë, nga ana tjetër, të gjitha të metat e shoqërisë duhet të
jenë të përqëndruara në ndonjë klasë tjetër, për këtë një
shtresë e caktuar duhet të jetë personifikimi i pengesave
të përgjithshme, mishërimi i pengesës së përbashkët për
të gjithë: duhet që një sferë sociale e veçantë të quhet nga
të gjithë si krim ndaj të gjithë shoqërisë, kështu që çlirimi
nga kjo sferë paraqitet si vetë-çlirim i përgjithshëm. Që
një rend të jetë rend-çlirimtar par excellence 14, duhet që
një rend tjetërm, përkundrazi, të jetë haptazi rendi
skllavërues. Rëndësia e përgjithshme negative e
fisnikërisë franceze dhe e klerit francez përcaktoi rëndës-
inë e përgjithshme pozitive të asaj klase që ishtë më afër
tyre dhe qëndronte përballë tyre, – borgjezisë.

Por asnjë klasë e veçantë në Gjermani nuk ka jo vetëm atë


karakter konsekuent, të fortë, të guximshëm, të
pamëshirshëm që do t’i vinte asaj damkën e përpaqësue-

14 * – kryesisht, në kuptimin e vërtetë të fjalës


60 KARL MARX

ses negative të shoqërisë. Në të njejtën masë asnjë rend


nuk e ka as atë gjerësi shpirtërore, e cila identifikohet,
qoftë edhe vetëm për një çast, me shpirtin e popullit, atë
gjenialitet, i cili e frymëzon forcën materiale për dhunë
politike, atë trimëri revolucionare, e cila ia përplas fytyrës
kundërshtarit sfidën e guximshme: unë jam një hiç, por
unë duhet të jem gjithçka. Bazën e moralit dhe të nder-
shmërisë gjermane, jo vetëm të individëve të veçantë, por
edhe të klasave, përkundrazi, e përbën ai egoizëm i
përmbajtur, i cili mbron ngushtësinë e vet dhe lejon që
edhe të tjerët të mbrojnë përballë tij ngushtërsinë e vet.
Prandaj marrëdhëniet midis sferave të ndryshme të
shoqërisë gjermane nuk janë dramatike, por epike. Secila
prej tyre po fillon ta ta fitojë ndërgjegjen e vetvetes dhe të
vendoset, me të gjitha gjitha pretendimet e veta të
veçanta, krahas të tjerave jo atëherë kur e shtypin, por
kur marrëdhëniet e kohës krijojnë – pa kurrëfarë
pjesëmarrjeje nga ana e saj – një sferë shoqërore të tillë,
që qëndron më poshtë se ajo, të cilën ajo, nga ana e vet,
mund ta shtypë. Edhe ndjenja morale e vetë dinjitetit të
borgjezisë gjermane bazohet vetëm në vetëdijen se ajo
është përfaqësuesja e përgjithshme e meriokritetit filistin
të të gjitha klasave të tjera. Prandaj nuk janë vetëm
mbretërit gjermanë që hipin në fron mal a propos 15; çdo
sferë e shoqërisë civile e jeton disfatën e vet edhe më parë
se të ketë arritur të kremtojë fitorën e vt, ajo vendos
pengesat e veta para se të ketë arritur të kapërcejë
pengesën që i kanë vënë të tjerët, tregon karakterin e vet
të pashpirt para se të ketë mundur të tregojë shpirt-
madhështinë e vet, – kështu që edhe mundësia për të
luajtur një rol të rëndësishëm gjithnjë mbetet prapa para
se të shfaqet kjo mundësi, dhe çdo klasë, sapo fillon
luftën kundër një klase që qëndron më lart se ajo, gjendet

15 * – jo në kohën e duhur
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 61

e tërhequr në luftën kundër klasës që qëndron më poshtë


se ajo. Prandaj pushteti i princit është në luftë me atë të
mbretit, burokrati – në luftë me fisnikërinë, borgjezi – në
luftë me të gjithë ata së bashku, dhe në këtë kohë prole-
tari fillon luftën kundër borgjezit. Borgjezia nuk guxon
ende ta formulojë, nga pikëpamja e saj, idenë e eman-
cipimit, kur zhvillimi i kushteve shoqërore, si edhe për-
parimi i teorisë politike e shpallin vetë këtë pikëpamje si
të vjetëruar ose, të paktën, problematike.

Në Francë mjafton të jësh diçka, që të dëshirosh të jesh


gjithçka. Në Gjermani duhet të jësh asgjë, në qoftë se nuk
dëshiron të heqësh dorë nga gjithçka. Në Francë eman-
cipimi i pjesshëm është baza e emancipimit të përgjith-
shëm. Në Gjermani emancipimi i përgjithshëm është
condidion sine qua non 16 i çdo emancipimi të pjeshshëm.
Në Francë liria e plotë duhet të lindë nga procesi real i
çlirimit gradual, në Gjermani – nga pamundësia e një
procesi të tillë gradual. Në Francë çdo klasë e popullit
është idealiste politike dhe e ndien veten para së gjithash
jo si një klasë e veçantë, por si përfaqësuese e kërkesave
sociale në përgjithësi. Prandaj roli i çlirimtarit kalon në
mënyrë konsekuente – me një lëvizje plot dramatizëm –
në duart e klasave të ndryshme të popullit francez, derisa
t’i vijë radha, më në fund, asaj klase, e cila do ta realizojë
lirinë sociale, pa e kufizuar më atë me disa kushte të cak-
tuara që qëndrojnë jashtë njeriut e që, megjithatë, janë
krijuar nga shoqëria njerëzore, por, përkundrazi, do t’i
organizojë të gjitha kushtet e ekzistencës njerëzore, duke
u nisur nga liria sociale si premisë e domosdoshme.
Përkundrazi, në Gjermani, ku jetës praktike i mungon
përmbajtja, siç i mungon jetës shpirtërore lidhja me prak-
tikën, asnjë klasë e shoqërisë civile deri më sot nuk ndien

16 * – kusht i domosdoshëm
62 KARL MARX

as nevojën e emancipimit të përgjithshëm, as aftësinë për


ta arritur atë, derisa gjendja e saj e drejtpërdrejtë, do-
mosdoshmëria materiale, dhe prangat e saj të mos dety-
rojnë ta bëjë një gjë të tillë.

Ku qëndron, pra, mundësia pozitive e emancipimit gjer-


man?

Përgjigje: në formimin e një klase të lidhur me pranga


radikale, të një klasë të tillë të shoqërisë civile, që nuk
është klasë e shoqërisë civile; të një rendi të tillë, që është
produkt i shpërbërjes së të gjitha rendeve; të një sfere të
tillë, që ka një karakter universal dhe nuk kërkon kurrfarë
të drejte të veçantë, sepse mbi të nuk rëndon një
padrejtësi e veçantë, por padrejtësia në përgjithësi, e cila
nuk mund të mbështetet më në të drejtën historike, por
vetëm në të drejtën njerëzore, e cila nuk është në kundër-
shtim të njëanshëm me pasojat që rrjedhin nga rendi
shtetëror gjerman, por në kundërshtim të gjithanshëm
me premisat e tij; të një sfere të tillë, më në fund, që nuk
mund ta emancipojë veten, pa u emancipuar,
njëkohësisht, të gjitha sferat e tjera të shoqërisë, me një
fjalë, të një sfere të tillë, që është humbja e plotë e njeriut
dhe prandaj nuk mund ta ringjallë veten veçse me ring-
jalljen e plotë të njeriut. Ky rezultat i shpërbërjes së
shoqërisë, si një shtresë e veçantë, është proletariati.

Në Gjermani proletariati po lind si rezultat i zhvillimit


industrial që ka filluar t’i hapë rrugë vetes; sepse nuk
është varfëria që lind vetvetiu, por varfëria e krijuar në
mënyrë artificiale, nuk është masa njerëzore e shtypur
mekanikisht nga pesha e shoqërisë, por masa që ka lindur
nga procesi i vrullshëm i shpërbërjes së saj, kryesisht nga
shpërbërja e shtresës se mesme, – ja ajo që formon prole-
tariatin, dhe ndonëse dalngadalë, siç mund të kuptohet
KRITIKA E FILOZOFISË HEGELIANE 63

vetiu, radhët e proletariatit plotësohen me ata që varfëro-


hen vetiu, radhët e proletariatit plotësohen me ata që
varfërohen vetiu dhe me ata që vijnë nga shtresa bujkrobe
e krishterë gjermane.

Duke lajmëruar shpërbërjen e rëndit botëror ekzistues


proletariati nuk bën gjë veçse zbulon të fshehtën e qenies
së vet, sepse pikërisht ai vetë është shpërbërja efektive e
këtij rendi botëror. Duke kërkuar mohimin e pronës pri-
vate, proletariati nuk bën gjë tjetër veçse ngre në parim
të shoqërisë atë që shoqëria kishte ngritur në parim të tij,
atë që është mishëruar me kohë në të, në proletariatin, pa
pjesëmarrjen e tij, si rezultat negativ i shoqërisë. Proletari
ndodhet atëherë faqe botës së re që po lind po në të
njejtën pozitë juridike, në të cilën ndodhet edhe mbreti i
Gjermanisë faqe botës ekzistuese, kur e quan popullin
popull të vetin, siç quan një kalë kalë të vetin. Duke e
shpallur popullin pronë private të vetën, mbreti shphreh
vetëm faktin se pronari privat është mbret.
Ashtu siç gjen filozofia të proletariati armën e vet mate-
riale, ashtu edhe proletariati e gjen te filozofia armën e
vet shpirtërore, dhe, me të shkrepur vetëtima e mendimit
mbi këtë truall të virgjër popullor, gjermani do të eman-
cipohet dhe do të bëhet njeri.
Nga të gjitha këto del:

I vetmi çlirim praktikisht i mundshëm i Gjermanisë është


çlirimi nga pozitat e asaj teorie që shpall se thelbi më i
lartë i njeriut është vetë njeriu. Në Gjermani emancipimi
nga mesjeta është i mundshëm vetëm si emancipim nje-
kohësisht edhe nga fitoret e pjesshme që janë korrur mbi
mesjetën. Në Gjermani nuk mund të zhduket asnjë lloj
skllavërie, pa u zhdukur çdo skllavëri. Gjermania, së cilës
i pëlqen të shkojë deri në themel të gjërave, nuk mund të
bëjë asnjë revolucion, pa e revolucionarizuar çdo gjë që
64 KARL MARX

nga themelet. Emencipimi i gjermanit është emancipimi


i njeriut. Koka e këtij emancipimi është filozofia, zemra e
tij është proletariati. Filozofia nuk mund të mishërohet
në realitet pa zhdukjen e proletariatit dhe proletariati nuk
mund ta zhdukë vetveten pa e mishëruar filozofinë në re-
alitet.

Kur janë pjekur të gjitha kushtet e brendshme, ditën e


ringjalljes gjemane së vdekurish do ta lajmërojë kënga e
gjelit gal.

Ky shkrim është shkruar nga K.Marx në fund të vitit


1843 – janar 1844 dhe është botuar në revistën
Deutsche-Französishe Jahrbücher, 1884. Teksti i përk-
thyer në shqip është marrë nga Rreth Kritikës së Filo-
zofisë Hegeliane të së Drejtës, nga Karl Marx, botuar
nga Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë 1979
M IC HAE L HARD T D HE AN TO N IO N E G RI

RACIZMI PERANDORAK

Nga libri Empire (Perandoria) i Michael Hardt dhe Antionio


Negri

K
ALIMI NGA SOVRANITETI MODERN në sovran-
itetin perandorak e shfaq njërën prej fytyrave të tij
në ndryshimet e konfigurimit të racizmit në
shoqëritë tona. Para së gjithash duhet të shënojmë se
është bërë përherë e më vështirë të identifikohen linjat e
përgjithshme të racizmit. Në fakt, politikanët, mediat, e
madje edhe historianët vazhdimisht na thonë se racizmi
sigurisht që është zbrapsuar në shoqëritë moderne – nga
përfundimi i skllavërisë deri tek luftërat për dekolonizim
dhe lëvizjet për të drejtat qytetare. Disa praktika tradi-
cionale specifike të racizmit pa dyshim se kanë shënuar
rënie, dhe njeriu mund të tundohet që ta shikojë fundin e
ligjeve të apartheidit në Afrikën Jugore si mbyllje simbo-
like e një epoke të tërë të segregacionit racor. Nga
pikëpamja jonë, megjithatë, është e qartë se racizmi nuk
është tërhequr por në të vërtetë është rritur në botën
bashkëkohore, si në gjërësi po ashtu edhe në intensitet.
Duket që ka rënë vetëm për shkak se forma dhe strateg-
jitë e tij kanë ndryshuar. Nëse i marrim Manichae ndarjet
dhe praktikat rigjide përjashtuese (në Afrikën Jugore, në
qytetin kolonial, në juglindje të SHBA-ve, ose në Pal-
estinë) si paradigmë e racizmit modern, ne duhet të pye-
sim tash se cila është forma postmoderne e racizmit dhe

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


66 MICHAEL HARDT DHE ANTIONIO NEGRI

cilat janë strategjitë e tij në shoqërinë e sotme perando-


rake.

Shumë analistë e përshkruajnë këtë kalim si një zhven-


dosje në formën teorike dominante të racizmit, nga një
teori raciste e bazuar në biologji në atë të bazuar në kul-
turë. Teoria raciste moderne që dominon dhe praktikat
shoqëruese të segregacionit janë të përqendruara në dal-
limet thelbësore biologjike ndërmjet racave. Gjaku dhe
gjenet qëndrojnë prapa dallimeve në ngjyrën e lëkurës si
një substancë reale e dallimit racor. Popujt e nënshtruar
kësisoj përfytyrohen (së paku në mënyrë implicite) si
diçka tjetër prej njerëzve, si një tjetër rend i qenies. Këto
teori raciste moderne të bazuara në biologji nënkuptojnë
ose kanë tendencë kah një dallim ontologjik – një e çarë e
nevojshme, e përjetshme dhe e pandryshueshme në
rendin e qenies. Në përgjigje të këtij pozicioni teorik,
mandej, anti-racizmi modern e pozicionon veten kundër
nocionit të esencializmit biologjik, dhe insiston që dalli-
met ndërmjet racave, për dallim, janë të ndërtuara nga
forcat shoqërore dhe kulturore. Këta teoristë anti-racist
modern operojnë me besimin se konstruktivizmi
shoqëror do të na lirojë nga shtrëngesa e determinizmit
biologjik: nëse dallimet tona janë të përcaktuara në
mënyrë shoqërore dhe kulturore, atëherë të gjithë njerëzit
në parim janë të barabartë, të një rendi ontologjik, një
natyre.

Sidoqoftë, me kalimin në Perandori, dallimet biologjike


janë zëvendësuar me shenjues sociologjik dhe kulturor si
një përfaqësim kyç i urrejtjes dhe frikës racore. Në këtë
mënyrë teoria raciste perandorake e sulmon nga prapa
anti-racizmin modern, dhe në fakt i koopton dhe siguron
argumentet e tij. Teoria raciste perandorake pajtohet që
racat nuk përbëjnë njësi të izolueshme biologjike dhe se
RACIZMI PERANDORAK 67

natyra nuk mund të ndahet në raca të ndryshme


njerëzore. Po ashtu pajtohet që sjellja e individëve dhe
aftësitë ose prirjet e tyre nuk janë rezultat i gjakut apo
gjeneve të tyre, por janë për shkak të përkatësisë së tyre
në kultura historikisht të përcaktuara ndryshe. 1 Dallimet
pra nuk janë të fiksuara dhe të qëndrueshme por efekte të
rastësishme të historisë së shoqërisë. Teoria raciste per-
andorake dhe teoria anti-raciste moderne njëmend e
thonë po të njëjtën gjë dhe është vështirë të merren para-
sysh ndaras. Në fakt, pikërisht për shkak se ky argument
relativist dhe kulturor merret të jetë domosdoshmërit
anti-racist ideologjia dominante e tërë shoqërisë sonë
mund të duket se është kundër racizmit, dhe teoria rac-
iste perandorake mund të duket se nuk është fare raciste.

Sido që të jetë, ne duhet të shikojmë më për së afërmi se


si operon teoria raciste perandorake. Étienne Balibar e
quan racizmin e ri një racizëm diferencialist, një racizëm
pa racë, apo më saktësisht një racizëm që nuk mbështetet
në një koncept biologjik të racës. Megjithëse biologjia
është braktisur si themel dhe përkrahje, ai thotë që, kul-
tura e ka zëvendësuar rolin që e ka luajtur biologjia. 2 Ne
jemi mësuar të mendojmë se natyra dhe biologjia janë të

1 Shih Étienne Balibar, “A ka ’Neo-Racizëm’?“ në Étienne


Balibar dhe Immanuel Wallerstein, Raca, Kombi, Klasa
(London: Verso, 1991), fq. 17-28; citati në fq. 21. Avery
Gordon dhe Christopher Newfield identifikojnë diçka
ngjashëm si racizëm liberal, i cili karakterizohet në radhë
të parë me “një qëndrim antiracist i cili bashkëjeton me
përkrahjen për përfundime raciste”, në “Mitologjitë e
Bardha”, Hulumtim Kritik, 20, nr. 4 (Verë 1994), 737-
757, citati fq. 737
2 Balibar, “A ka ‘Neo-Racizëm’?” fq. 21-22.
68 MICHAEL HARDT DHE ANTIONIO NEGRI

fiksuara dhe të pandryshueshme porse kultura është


plastike dhe fluide: kulturat historikisht mund të ndry-
shojnë dhe përzihen për të formuar pafund hibride. Nga
pikëpamja e teorisë raciste perandorake, megjithatë, ka
kufij të rreptë të fleksibilitetit dhe përshtatjes së kultu-
rave. Dallimet ndërmjet kulturave dhe traditave janë, në
analizën përfundimtare, të pakapërcyeshme. Është e kotë
dhe madje e rrezikshme, sipas teorisë perandorake, që të
lejohen kulturat të përzihen ose të insistohet që ato të
përzihen: Serbët dhe Kroatët, Hututë dhe Tutsitë,
Afrikano-amerikanët dhe Koreano-amerikanët duhet të
mbahen veçmas.

Si një teori e dallimit shoqëror, pozicioni kulturor nuk


është më pak “esencialist” sesa ai biologjik, ose së paku
themelon një bazë teorike njësoj të fuqishme për ndarje
shoqërore dhe segregacion. Megjithatë, është një pozicion
pluralist teorik: të gjitha identitetet kulturore në parim
janë të barabarta. Ky pluralizëm i pranon të gjitha dalli-
met tona përderisa ne pajtohemi që të veprojmë në bazë
të këtyre dallimeve të identitetit, gjersa ne e aktrojmë
racën tonë. Pra, dallimet racore janë të rastit në parim,
por mjaft të nevojshme në praktikë si tregues të ndarjes
shoqërore. Kultura si zëvendësim teorik për racën ose bi-
ologjinë kësisoj paradoksalisht është transformuar në një
RACIZMI PERANDORAK 69

teori për ruajtjen e racës. 3 Kjo zhvendosje në teorinë rac-


iste na tregon se si teoria perandorake mund të adoptojë
atë që tradicionalisht është menduar të jetë një pozicion
anti-racist dhe ende të mbajë një parim të fortë të ndarjes
shoqërore.

Duhet të jemi të kujdesshëm që në këtë pikë të vërejmë se


teoria raciste imperiale në vetvete është teori e segrega-
cionit, jo një teori e hierarkisë. Ndërsa teoria raciste
moderne shtron një hierarki në mes racave si kusht fun-
damental që e bën segregacionin të nevojshëm, teoria
perandorake nuk ka asgjë për të thënë në parim për supe-
rioritetin apo inferioritetin e racave të ndryshme ose gru-
peve etnike. E gjykon atë si tërësisht të rastësishme, si një
çështje praktike. Me fjalë të tjera, hierarkia racore shiko-
het jo si shkak por si pasojë e rrethanave shoqërore. Për
shembull, studentët Afrikano-amerikanë në një regjion të
caktuar shënojnë në vazhdimësi rezultate më të ulta në
testet e zgjuarësisë sesa Amerikanët Aziatik. Teoria per-
andorake e kupton këtë si diç që nuk i atribuohet
ndonjëfarë inferioriteti racor por më parë dallimeve kul-
turore: kultura e Amerikanëve Aziatik i jep rëndësi më të
madhe edukimit, inkurajon studentët të studiojnë në
grupe, e kështu me radhë. Hierarkia e racave të ndryshme
është e përcaktuar vetëm posteriori, si një pasojë e kultu-

3 Shih Walter Benn Michaels, Amerika Jonë: Autok-


tonësia, Modernizmi dhe Pluralizmi (Durham: Duke Uni-
versity Press, 1995); dhe “Gara për në Kulturë: Gjenealog-
jia Kritike e Identitetit Kulturor”, Hulumtimi Kritik, 18,
nr.4 (Verë 1992), 655-685. Benn Michaels kritikon llojin e
racizmit që shfaqet në pluralizmin kulturor, por e bën
këtë në mënyrën që duket se e përkrah racizmin e ri lib-
eral. Shih kritikën e shkëlqyeshme të Gordon dhe New-
field për punën e tij në “Mitologjitë e Bardha”.
70 MICHAEL HARDT DHE ANTIONIO NEGRI

rave të tyre – që do të thotë, në bazë të performancës së


tyre. Sipas teorisë perandorake, pastaj supremacia dhe
nënshtrimi racor nuk janë çështje teorike, por lindin
përmes konkurrencës së lirë, një lloj i meritokracisë treg-
tare të kulturave.

Natyrisht që praktika raciste nuk i korrespondon me-


doemos vetëkuptimeve të teorisë raciste, e cila është tërë
ajo që e kemi trajtuar deri më tash. Është e qartë nga ajo
që kemi parë se megjithatë praktika raciste perandorake
ka qenë e privuar nga një përkrahje qendrore: nuk ka më
një teori të superioritetit racor që shihet si mbështetje e
praktikave moderne të përjashtimit racor. Sipas Gilles
Deleuze and Félix Guattari, megjithëkëtë, “Racizmi ev-
ropian ... asnjëherë nuk ka operuar përmes përjashtimit,
ose nëpërmjet përcaktimit të dikujt si Tjetër ... Racizmi
operon me caktimin e shkallëve të shmangies në lidhje
me fytyrën e Njeriut-të-Bardhë, i cili përpiqet të integrojë
tiparet jokonforme në valët jashtë qendrës e të prapam-
betura e të cilat janë në rritje e sipër ... Nga pikëvështrimi
i racizmit, nuk ka të jashtëm, nuk ka njerëz që janë
jashtë.” 4 Deleuze dhe Guattari na sfidojnë që ta kuptojmë
praktikën raciste jo në termat e ndarjeve binare dhe për-
jashtimit por si një strategji për përfshirjen diferenciale.
Kurrfarë identiteti nuk është emëruar si Tjetër, askush
nuk është përjashtuar prej domenit, nuk ka asnjeri jashtë.
Tamam sikurse që teoria raciste perandorake nuk mund
ta shtrojë si pikënisje asnjë dallim esencial ndërmjet ra-
cave njerëzore, praktika raciste perandorake nuk mund të
fillojë me një përjashtim të Tjetrit racor. Supremacia e
bardhë më parë funksionon duke angazhuar të ndry-
shueshmen (laryshinë) së pari dhe pastaj duke sub-
ordinuar dallimet sipas shkallës së shmangies nga

4 Deleuze dhe Guattari, Njëmijë Rrafshnalta, fq. 178.


RACIZMI PERANDORAK 71

bardhësia. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me urrejtjen dhe


frikën nga Tjetri i huaj e i panjohur. Është urrejtje e lin-
dur në afërsi dhe e elaboruar përmes shkallëve të dallimit
të fqinjit.

Kjo nuk do të thotë se shoqëritë tona janë të zbrazëta nga


përjashtimet racore; natyrisht ato janë të kryqëzuara me
linja të shumta të barrierave racore, përgjatë secilit pei-
sazh urban dhe nëpër tërë globin. Poenta, më parë, është
që përjashtimi racor përgjithësisht rritet si rezultat i përf-
shirjes diferenciale. Me fjalë të tjera, do të ishte e gabue-
shme sot, dhe ndoshta është gjithashtu mashtruese kur e
konsiderojmë të kaluarën, të shtrojmë apartheidin e lig-
jeve të Jim Crow si paradigmë e hierarkisë racore. Dallimi
nuk është i shkruar në ligj, dhe imponimi i të ndry-
shueshmes nuk shkon në ekstrem të Tjetërsisë. Perando-
ria nuk i mendon dallimet në terma absolut; nuk i
parashtron asnjëherë dallimet si dallime natyrore por
gjithmonë si dallime të shkallës, asnjëherë si të nevo-
jshme por gjithmonë si aksidentale. Subordinimi është
përmbushur në regjimet e praktikave të përditshme që
janë më të lëvizshme dhe fleksibile por që krijojnë hier-
arki racore të cilat megjithatë janë stabile dhe brutale.

Forma dhe strategjitë e racizmit perandorak ndihmojnë


për të nxjerrur në pah më në përgjithësi kontrastin
ndërmjet sovranitetit modern dhe perandorak. Racizmi
kolonial, racizmi i sovranitetit modern, së pari i shtyn
dallimet në ekstrem dhe më pas e rimerr Tjetrin si themel
negativ të Vetes. Ndërtimi modern i një populli është in-
timisht i ngatërruar në këtë operacion. Një popull defino-
het jo vetëm thjesht si shprehje e së kaluarës së përbash-
kët dhe dëshirave ose potencialit të përbashkët, por para
së gjithash në marrëdhënie dialektike me Tjetrin e tij,
jashtësinë e tij. Një popull (qoftë ai në diasporë ose jo)
72 MICHAEL HARDT DHE ANTIONIO NEGRI

është gjithmonë i definuar në bazë të një vendi (qoftë ai


virtual ose aktual). Rendi perandorak, në kontrast me
këtë, s’ka të bëjë me këtë dialektikë. Racizmi perandorak,
ose racizmi diferencial, i integron të tjerët me rregullin e
tij dhe më pas i orkestron ato dallime (diferenca) në një
sistem të kontrollit. Nocionet fikse dhe biologjike të
popujve në këtë mënyrë shkojnë kah tretja në një
shumësi fluide dhe amorfe, e cila natyrisht është e
përshkruar tej për tej me linjat e konfliktit dhe antago-
nizmat, por asnjëra nuk shfaqet si kufij të fiksuar dhe të
përjetshëm. Sipërfaqja e shoqërisë perandorake vazhdi-
misht ndërrohet në atë mënyrë që destabilizon çfarëdo
nocioni të vendit. Momenti qendror i racizmit modern
ngjan në kufirin e tij, në antitezën globale në mes
brendësisë dhe jashtësisë. Siç ka thënë Du Bois gati
njëqind vjet më parë, problemi i shekullit njëzet është
problem i vijës (kufirit) të ngjyrës. Racizmi perandorak,
në kontrast, duke shikuar përpara ndoshta në shekullin
njëzet e një, ndodhet në lojën e dallimeve dhe menax-
himin e mikro-konfliktualiteteve brenda domenit të tij
gjithnjë në zgjerim e sipër.

(Përkthyer nga Albin Kurti, korrik 2007)


RECENSURA

S HK Ë LZE N G AS HI

JUGOSLLAVIA DHE ‘SERBIA


E MADHE’

Stipe Mesiq, Si është shkatërruar Jugosllavia, Forumi i In-


telektualëve Shqiptarë në Kroaci, Zagreb, 2006, faqe 467,
ISBN: 953-95270-1-5.

Më në fund është përkthyer edhe në gjuhën shqipe botimi


i dytë i plotësuar dhe paksa i ndryshuar i librit me me-
moare të presidentit të fundit të Republikës Socialiste
Federative të Jugosllavisë, Stipe Mesiq, përkitazi me
shkatërrimin e Jugosllavisë, i titulluar “Si është shkatër-
ruar Jugosllavia”. Libri “Si është shkatërruar Jugosllavia”
fillimisht shpjegon procesin e shkatërrimit të Jugosllav-
isë, e më pas procesin e pavarësisë dhe sovranitetit të
Kroacisë, për të vazhduar tutje me shpjegimin e rrjedhës
së ngjarjeve që kanë çuar në cilësimin e Serbisë dhe
ushtrisë jugosllave nga ana e një pjese të bashkësisë
ndërkombëtare (kryesisht SHBA dhe BE) si agresore. Po
ashtu, në një pjesë të këtij libri, autori shpjegon edhe
Konferencën për Jugosllavinë të mbajtur në Hagë; daljen
totale nga kontrolli të ushtrisë jugosllave (ose siç e quan
autori “ushtria e krimit”) dhe mbetjen e saj pa shtet;
bombardimin e llahtarshëm të Dubrovnikut; dhe, krejt në
fund, zhdukjen formale të Jugosllavisë.

KRITIKA DHE SHOQËRIA, v. 1, nr. 2, vjeshtë 2007


74 SHKËLZEN GASHI

Sikundër u tha edhe më lart, në kapitullin e parë të këtij


libri të titulluar “Shtet pa kokë” Mesiq përshkruan
zanafillën e procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë. Ai
ofron pjesë nga bisedat e tij me Borisav Joviqin dhe Sllo-
bodan Millosheviqin për vështirësitë e zgjedhjes së krye-
tarit të ri të Jugosllavisë (Stipe Mesiq) pasi që Serbia
kishte shfuqizuar autonominë e Kosovës më 23 mars të
vitit 1989 duke marrë kompetencat e Kuvendit të Kosovës
dhe atij të Vojvodinës duke i bartur ato tek Kuvendi i Ser-
bisë. Nga këto pjesë të botuara në kapitullin e parë të këtij
libri, vërehet se Mesiq ka kundërshtuar që Serbia të ketë
tri vota, Borisav Joviq të votojë në emër të Serbisë, kurse
Sllobodan Millosheviq të votojë në emër të Kosovës dhe
Vojvodinës. Sllovenët, kroatët, shqiptarët e Kosovës dhe
pjesërisht boshnjakët do të jenë kundër kësaj. Serbia pra
kishte tri vota plus votën e Malit të Zi, por i duhej edhe
një votë që t’i bënte pesë, në mënyrë që të kalonte çdo
vendim i saj dhe për këtë pat shpresuar në përfaqësuesin
e Bosnjë Hercegovinës në federatë, i cili ishte i nacional-
itet serb (Bogiq Bogiqeviq). Por, Bogiqeviq do t’i zhgën-
jejë në të shumtën e rasteve duke mos e përkrahur poli-
tikën serbe dhe pikërisht për këtë do ta akuzojnë se ka
harruar popullin prej të cilit rrjedh (për më shumë, edhe
do t’ia përkthejnë emrin Bogiq Bogiqeviq = Allah Allaho-
viq).

Tutje autori shpjegon procesin e pavarësisë dhe sovran-


itetit të Kroacisë. Dihet shumë mirë se Kroacia që në fil-
lim të procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë do të dekla-
rojë fare qartë se është kundër rregullimit shtetëror të
tipit federal dhe se është në favor të krijimit të një kon-
federate. Pra, pozicioni i Kroacisë ka qenë diametralisht i
kundërt me pozicionin e Serbisë, e pozicioni i Serbisë,
sikundër dihet, ka qenë që Jugosllavia e atëhershme jo
RECENSURA 75

vetëm që duhet të mbetet federatë, por, për më shumë,


duhet të centralizohet edhe më. Qëllimi i Serbisë ka qenë
që të gjithë serbët të jetojnë në të njëjtin shtet, pra “Serbi
është atje ku ka qoftë edhe një varr serbi”.

Dokumenti më i rëndësishëm politik për pavarësinë e


Kroacisë është Deklarata për Republikën e Kroacisë së
pavarur dhe sovrane, miratuar më 25 qershor 1991, të
cilës i paraprinte Kushtetuta e Krishtlindjeve e dhjetorit
të vitit 1990. Në të vërtetë, pararendës i kësaj deklarate ka
qenë edhe referendumi për Kroacinë sovrane dhe të pava-
rur të datës 19 maj 1991, i cili u garantonte autonomi kul-
turore dhe të drejta qytetare të gjithë serbëve. Në këtë
referendum do të marrin pjesë 83.5% e qytetarëve të Kro-
acisë, ku 93.2% prej tyre do të votojnë në favor të Kroa-
cisë sovrane dhe të pavarur (në referendum morën pjesë
70% e serbëve të Kroacisë). Mirëpo, megjithëkëtë, Kroa-
cia, sipas Mesiqit, ka pasur katër pengesa në arritjen e
sovranitetit dhe pavarësisë së saj: hegjemonizmin serb;
aparatin komunist të Jugosllavisë, por edhe të Kroacisë;
interesin e pakundërshtueshëm të bashkësisë ndër-
kombëtare për ruajtjen e Jugosllavisë dhe faktin se shër-
bimi diplomatik jugosllav ishte tërësisht nën kontroll të
Serbisë. Sidoqoftë, në pjesën e dytë të vitit 1991 Kroacia
do të anëtarësohet në OKB dhe do të njihet si shtet sovran
dhe i pavarur nga 80 shtete të pavarura, ndërsa Serbia së
bashku me Malin e Zi do ta shkatërrojnë Kroacinë sa nuk
ishte shkatërruar ndonjëherë më parë. Këtë do ta realizo-
jnë në radhë të parë duke e serbizuar Armatën Popullore
të Jugosllavisë dhe mandej duke i manipuluar serbët në
Kroaci (Knin) të cilët, veç tjerash, do të zënë rrugët me
trungje pemësh dhe pikërisht për këtë kjo do të quhet
“kryengritja e trungjeve”.
76 SHKËLZEN GASHI

Bashkësia ndërkombëtare, më konkretisht BE-ja edhe pse


e interesuar në Jugosllavinë unike më në fund do të pra-
nojë se Serbia dhe ushtria jugosllave janë agresorë, e pas
saj edhe SHBA-ja do të emërtojë qartë agresorin dhe do
t’i japin të drejtë Kroacisë dhe Sllovenisë që t’i realizojnë
synimet e tyre historike. Edhe pse në fillim SHBA-ja nuk
do të njohin asnjë akt të njëanshëm nga ana e cilësdo
qoftë republikë jugosllave dhe do të deklarojnë se shpallja
e pavarësisë nga ana e Kroacisë dhe Sllovenisë nuk duhet
të jetë shprehje e shkëputjes, e cila do të vinte në
pikëpyetje mbijetesën e Jugosllavisë. Ndërsa, në anën
tjetër, Franca, po ashtu në fillim të procesit, do të dekla-
rojë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të njohë pa-
varësinë e republikave jugosllave pa marrë parasysh poli-
tikën ekstremiste dhe kundër-jugosllave të Serbisë.
Ndërkaq, britanikët do të mendojnë se njohja e Sllovenisë
dhe Kroacisë do të shkaktonte thellim të mëtejshëm të
konfliktit në Jugosllavi. Kurse gjermanët kanë konsid-
eruar se gjithçka do të ndodhë në kohën e duhur duke
qenë të vetëdijshëm se Serbia me ndihmën e APJ-së është
shkaktari kryesor i shpërbërjes së vendit duke kërkuar
krijimin e shtetit të madh serb dhe kanë kërcënuar se do
të njohin Kroacinë dhe Slloveninë nëse ushtria nuk tër-
hiqet menjëherë në kazerma...

Mirëpo, më vonë, përveç agresionit të Serbisë ndaj Kroa-


cisë, në zbehjen e këmbënguljes së bashkësisë ndër-
kombëtare për ruajtjen e Jugosllavisë, do të ndikojë
shumë edhe mos-zgjedhja e Mesiqit për kryetar të
Jugosllavisë dhe kjo do t’i hapë hapësirë manovrimi Kro-
acisë për të fituar mbështetjen e mbarë botës. Flet shumë
fakti se Serbia pengonte zgjedhjen e Kryetarit të
Jugosllavisë duke kërkuar votim dhe mos lejuar zgjedhjen
në bazë të rotacionit, ashtu siç ishte vepruar edhe
dymbëdhjetë herë tjera më parë që nga vdekja e Titos.
RECENSURA 77

Sidoqoftë, në korrik të vitit 1991 Serbia dhe Mali i Zi do të


pranojnë që Stipe Mesiqi të jetë president i Jugosllavisë,
por nuk do të pranojnë që të marrë pozicionin e koman-
dantit të ushtrisë jugosllave. Kjo tregon që plani kryesor i
Serbisë ka qenë zgjerimi territorial në kurriz të tjerëve:
kroatëve, myslimanëve, shqiptarëve, maqedonasve...
Serbët gjithmonë kanë pretenduar që konfliktin në Kroaci
ta paraqesin si konflikt mes serbëve dhe kroatëve, e jo siç
ka qenë: konflikt mes pushtetit kroat dhe grupeve të ar-
matosura të ardhura nga Serbia. Serbia, po ashtu, ka pre-
tenduar se APJ ka qenë e sulmuar nga kroatët dhe kjo
është arsyeja pse kanë bombarduar Kroacinë. Mirëpo,
nëse ka qenë kështu, atëherë, sikundër vë në dukje Mesiq,
“përse Serbia nuk ka pranuar vëzhguesit ndërkombëtarë
që të verifikojnë se kush po sulmon?” (faqe 201).

Qëllimi i Serbisë ka qenë realizimi i projektit të Serbisë së


madhe. Ç’është e vërteta, Serbisë nuk i ka interesuar
Sllovenia: ‘le të shkojë, ushtria ta lëshojë menjëherë atë
popull gjermanofil dhe të edukuar në frymë kundër-
jugosllave’ sepse pas sulmit që APJ (e cila kishte famën e
ushtrisë së tretë në Evropë për nga forca) do t’i bëjë
Sllovenisë nga toka dhe ajri, sllovenët do të luftojnë he-
roikisht duke përdorur doktrinën e popullit te armatosur;
ndërsa, Maqedonia (“Serbia e Jugut”) sipas Serbisë do të
bjerë në krahët e Serbisë ashtu sikur bie në tokë dardha e
kalbët; kurse, Bosnja nuk ka ku të shkojë; ndërkaq, Kroa-
cia duhet pushtuar e tëra, e nëse kjo nuk mund të arrihet,
atëherë, të pushtohen zonat serbe në Kroaci (“për të pen-
guar ripërsëritjen e gjenocidit mbi popullin serb”). Pra,
Serbia nuk i ka dashur kufijtë republikanë duke i quajtur
herë ‘diktat i Titos’, herë ‘zgjidhje administrative’, e herë
‘padrejtësi historike ndaj serbëve që fitojnë në luftë e
humbin në paqe’.
78 SHKËLZEN GASHI

Qëllimi i Kroacisë ka qenë shpërbashkimi i Jugosllavisë


dhe krijimi i konfederatës së shteteve të pavarura, qëllim
ky i nisur, siç e thotë Mesiq në këtë libër, në bashkëpunim
me përfaqësuesit e Sllovenisë. Këtë qëllim, pra rregul-
limin e Jugosllavisë duke u çliruar nga modeli stalinist-
sovjetik, Kroacia e pat bërë të qartë në Kushtetutën e
Krishtlindjeve (1990) duke qenë e bindur se bota do ta
njoh atë që është realitet. Pra, krejt në fillim nuk bëhet
fjalë për shkëputje, por, për konfederatë të shteteve të
pavarura duke ruajtur sovranitetin e anëtarëve të konfed-
eratës dhe duke pasur të përbashkët mbrojtjen dhe punët
e jashtme. Mirëpo, pas intensifikimit të luftës, Kroacia do
të përcaktohet për pavarësi dhe sovranitet të plotë, pra pa
kurrfarë lidhje me Serbinë. Se sa e vendosur ka qenë Kro-
acia për ta fituar pavarësinë dhe sovranitetin e dëshmon
më së miri fakti se me të filluar lufta në Kroaci, mbledhjet
e Kuvendit të Kroacisë për shkak të pamundësisë për t’u
mbajtur në ndërtesën e Kuvendit, do të mbahen në një
bodrum, ku Kroacia do të rikonfirmojë vendimin për t’u
shkëputur nga Jugosllavia duke e luftuar agresorin edhe
në planin diplomatik.

Në këtë libër Mesiq përshkruan edhe përpjekjet e tij të


mëdha për të kushtrimuar opinionin publik ndër-
kombëtar për tmerret që ndodhnin në qytetin e bukur të
Dubrovnikut. Ai shpjegon edhe vështirësitë për të arritur
në Dubrovnik kur i është bashkuar kolonës humanitare të
anijeve me ushqim për banorët e bllokuar të Dubrovnikut
të cilët kishin qenë të izoluar për 28 ditë. Është shumë i
rëndësishëm një detaj që ofron autori në këtë kapitull,
kur një gazetar i TV gjerman ZDF do ta pyesë se nëse ai si
Kryetar i RSFJ-së dhe komandant i ushtrisë i ka dhënë
urdhër ushtrisë që ta bombardojë Dubrovnikun: “Ky
është absurdi i situatës time. Formalisht jam Kryetar i
RSFJ-së dhe rrjedhimisht edhe komandant i APJ-së, i
RECENSURA 79

asaj ushtrie e cila më ka detyruar gjashtë herë brenda një


dite të futem në vendstrehim (pallati presidencial Banski
Dvor do të tronditet nga shpërthime të forta eksplozivi).
Ushtria ka kryer grusht shteti. Jugosllavia nuk ekziston
më. Ekziston Serbia dhe aspirata e saj pushtuese” (faqe
397).

Para përfundimit duhet thënë se në këtë libër është e


shpjeguar në mënyrë të detajuar dhe bindëse zanafilla e
procesit të shkatërrimit të Jugosllavisë (miratimi i
Kushtetutës së Serbisë më 1989 ku edhe do t’u mohohet
ekzistenca dy krahinave autonome); përpjekjet për ta
shpëtuar Jugosllavinë duke e transformuar atë në kon-
federatë; Marrëveshja e Brionit dhe Konferenca e Hagës
janë të shpjeguara dhe të argumentuara me pjesë të tran-
skripteve nga këto takime; luftërat e filluara nga Serbia,
gjegjësisht APJ-ja; ndërhyrja diplomatike e komunitetit
ndërkombëtar, posaçërisht BE-së; shkëputjet e repub-
likave të RSFJ-së... Me pak fjalë, gjithkush që dëshiron ta
kuptojë deri në detaje dhe me argumente të forta proce-
sin e shpërbërjes së Jugosllavisë (1988-1992) duhet ta
lexojë këtë libër të shkruar nga protagonisti kryesor në
procesin e shpërbërjes së RSFJ-së.

You might also like