Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Trashëgimia kulturore, respektivisht veprimi i njeriut për njerëzimin sot është pa dyshim motiv

për lëvizje turistike. Ky motiv është gjithnjë më i theksuar dhe në shumë raste edhe vendimtar
gjatë zgjedhjes së destinacionit turistik, në raport - sa janë më të mëdha dallimet në nivel
kulturor, aq më tërheqës është destinacioni.

Duke përkufizuar turistin si njeri i cili ka kohë të lirë dhe mjete financiare duhet të kërkojmë
motivin i cili prej do të krijojë objekt turistik. Shtrohet pyetja se si ai kohën e tij të lirë dhe mjetet
financiare t’i drejtojë drejt udhëtimit dhe nga turist pasiv të bëhet turist aktiv respektivisht të
përcaktohen motivet kryesore për të.

Njeriu i cili ka kohë të lirë dhe mjete financiare nuk do të thotë se do t’i shfrytëzojë në sferën e
turizmit, përkatësisht se do t’i shfrytëzojë shërbimet e ekonomisë turistike. Për shembull: Kohën
e lirë mund ta shfrytëzojë duke kërkuar automobil të ri, ndërsa mjetet t’i investojë në blerjen e tij.
Ai mund të ketë kohë dhe mjete financiare, si dhe interes për të udhëtuar, por të mos e realizoje
nevojën, kohën dhe financat t’i drejtojë kah realizimit të qëllimeve të tjera. Por nëse motivohet
për udhëtim, ndërsa i posedon kushtet e lartpërmendura ai është vendosur në pozitë të turistit. Për
këtë pika kryesore e turizmit duhet të kërkohet në motivet e turizmit.

Përfitimet kulturore kanë dalë si rezultat i aktivitetit të njeriut. Në rend të parë ai aktivitet ka dalë
nga nevoja e tij për mbijetesë dhe përmirësim të kushteve të jetës, e mandej për plotësimin e
nevojave religjioze, kulturore, sportive, arsimore dhe të nevojave tjera. Varësisht se në cilën
hapësirë gjeografike ka vepruar njeriu, ka krijuar trashëgimi të ndryshme kulturore, por
njëherësh vetë është veçuar në hapësirë dhe me njerëzit tjerë ka krijuar tërësi kulturore të
ndryshme në vende të caktuara. Kështu që ne mund të flasim për trashëgiminë kulturore të një
vendi të caktuar, fushe, shteti, regjioni...por e gjithë kjo është e vetmja trashëgimi kulturore
botërore e cila me specifikimet e veta është trashëgimi për të gjithë njerëzit në botë, e njëherësh
edhe motiv i lëvizjes për zhvillimin e turizmit.

Sa më specifike të jetë trashëgimia kulturore aq më i madh është motivi për vizitë të asaj pjese të
botës. Është momenti i vërtetë t’i kushtohet vëmendje kësaj pyetjeje, çfarë është trashëgimia
kulturore?

Nëse gjithçka ka filluar me veprimin e njeriu në nevojën për ushqim, atëherë ajo duhet të jetë në
vendin e parë. Dallim që duhet të shfrytëzohet. Çdo regjion në varësi të pozitës gjeografike ka
krijuar ushqim të ndryshëm, e që specifikat i ka marrë me kalimin e kohës dhe sot bëhet brendim
i një numri të madh të produkteve ushqimore.
 
Sushi – Japoni, tortilja – Meksiko, giro – Greqi, fasule tavë me spec të kuq të thatë – Maqedoni,
supë prej foleve të dallëndyshes – Kinë...A duhet të shtrojmë pyetje se a do të ishte i interesuar
turisti që t’i provojë ato, sidomos nëse shoqërohen me Sake, Tekila, Uzo, Raki të verdhë etj. Si
rrjedhim i kësaj trashëgime kulturore është edhe mënyra e konsumimit të tyre: me shkopinj, duar,
pirun druri, ndërsa edhe më interesant është motivi ku shijohen këto delikatesa, në shtëpi
tradicionale japoneze, kantinë meksikane, tavernë greke, në kafe restorant apo si shtesë e të
gjithave si shërbehet dhe kështu shërbehet ushqimi dhe si fillohet me ngrënien e ushqimit, cila
është veshja e njerëzve që shërbejnë. E gjithë kjo është specifikë e cila tërheq interesin e njeriut i
cili ka kohë të lirë dhe mjete.

Motivet kulturore sa më të ndryshëm të jenë aq më të forta janë. Trashëgimia kulturore e radhës


është gjithsesi vendbanimet, karakteristike për një zonë të caktuar, lidhja është gjithsesi sipas
materialit të cilin në një lokacion të caktuar ka qenë ekzistues. Piramidat në Egjipt, pagotët në
Indi, ziguratët në Mesopotami, vendbanimet prej guri të hopi indianëve, shtëpia maqedonase me
çardak, qyteti nëntokësor në Turqi e të ngjashme. Mënyra e ndërtimit dhe qëndrimi në to
shkakton kompleksitet të ndjenjave, kuriozitet dhe dëshirë për të folur dhe për të ndarë përvojën
me njerëz e tjerë që e stimulojnë motivin për trashëgimi kulturore deri në kufij të paparë.  
 
Motiv i fortë kulturor gjithsesi janë edhe besimet dhe zakonet e dala prej tyre. Ajo që tek njerëzit
në një regjion të caktuar ka filluar si mistikë dhe me kalimin e kohës është shndërruar në besim,
fundin e vet logjik e ka në vlerat kulturore. Këto zakone në vendet e zhvilluara turistike janë
ngritur në atraksion turistik. Karnavalet në Rio, lojërat alkarike në Kroaci, festivali i birrës në
Gjermani, dasma e Galiçnikut në Maqedoni janë manifestime që brenda vetes interpretojnë jo
vetëm besimet, por edhe zakonet që tregohen përmes pasurisë të përbërë prej veshjeve, lojërave
dhe këngëve të cilat për turistët janë atraksion i rëndësisë primare.

Pikërisht prej këtyre besimeve dhe zakoneve del edhe një pjesë e motiveve kulturore në turizëm
– arti i cili ka dalë prej tyre të drejtohet kah krijimit të vlerave shpirtërore njerëzore më të mëdha.
Kënga mbi këngët, Mahabharata, Ramajana, Iliada nuk janë thjeshtë përshkrim i besimeve,
zakoneve dhe kronologjisë së kohës, ato janë pika më e rëndësishme e trashëgimisë kulturore –
tregim që tërheq njeriun me kohë të lirë dhe financa të lira në rrjedhat e lëvizjeve turistike. Ilioni
krenar nuk do të ishte krenar po të mos ishte kënduar nga Homeri, as që do të ishte vizituar nga
turistët e shumtë të cilët duan pikërisht në vend të dëgjojnë tregimin për luftën e Hektorit dhe
Akilit. As Luvër nuk do të ishte atraktiv nëse edhe sot nuk thuren mijëra tregime për Mona Lizën
dhe kush ishte ajo në jetën e Leonardo da Vinçit. Fshehtësitë e piramidave e bëjnë mistikën e
nevojshme si motiv për të parë dhe ndjerë kohën e cila nuk ekziston më.

Në asnjë moment, duke mos nënvlerësuar rëndësinë e motivit natyror–gjeografik, i cili ka rol
iniciues në nxitjen e lëvizjeve turistike, por zgjidhjen për lëvizjet e jep motivi i trashëgimisë
kulturore. Jemi dëshmitarë se pranë çdo marketingu, përfaqësimit të shteteve apo regjioneve
gjithnjë e më shumë i kushtohet vëmendje dallimeve kulturore që janë faktor vendimtar për
vizitë. Përcaktimi i turistëve gjithnjë e më shumë bazohet në atë se çfarë duan të shohin,
përjetojnë apo dëgjojnë, e jo vetëm të qëndrojnë në objekte të një tipi të caktuar, të rreziten në
plazh, lahen apo qëndrim në lokacion të caktuar i cili nuk ka identitet të vet kulturor.

Paraqitja përmes marketingut e vendeve tanimë është ristrukturuar. Gjithnjë e më pak po


paraqiten hotele me numër të caktuar yjesh, plazhe rëre, kodra me pyje. Gjithnjë e më shumë po i
kushtohet vëmendje mundësive për vizitë të monumenteve kulturore, manifestimeve që mund të
vizitohen, ushqimeve tradicionale, transportit, me një fjalë të ndjehet jeta e vendit i cili vizitohet.
E gjithë kjo gjithsesi e përzier me tregimin i cili tërheq vëmendjen dhe përhapet , që të vërtetën e
tij ta fsheh në aftësinë e ofertës turistike dhe mënyrës me të cilën ajo është prezantuar.

Gjithnjë e më shumë sloganet toka e diellit, toka e plazheve ndërrohen me toka e sambas, toka e
faraonëve, toka biblike. Këto janë rrugët e reja që në bazën e tyre e vendosin motivin kulturor
për zhvillimin e turizmit. Jo rastësisht në manifestime si panaire, në shtandet e Kolumbisë luhen
lojërat tradicionale me veshje kombëtare derisa degustohet espreso më e mirë kolumbiane,
ndoshta toka e pureve dhe rumit nuk do të tërheq interesim të madh po të mos bëhen pure dhe po
të mos u shpërndaheshin vizitorëve po në atë vend, apo të mos ndjehej në çdo hap mikpritja
tradicionale e Republikës Dominikane me qerre të lashta. Çdo shtet ka bukuri natyrore, por
zgjidhjen që duhet ta bëjë turisti i cili do ta vizitojë dhe në cilin shtet do t’i shpenzojë mjetet e
lira financiare, gjithnjë e më shumë e thekson roli i trashëgimisë kulturore të cilën shteti di dhe
ka aftësi ta prezantojë. Kjo trashëgimi kulturore është faktor vendimtar për zhvillimin e lëvizjeve
bashkëkohore turistike.

Docent dr. Sashko Gramatnikovski

You might also like