Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 3

A do të duhej kushtëzuar “bisedimet me njohjën”

Bahri M.Gashi 01.01.2010

Pas legjitimitetit të ri institucional, viti 2011 do të filloj me një dialog teknik të


“paspavarësisë” që pritet së shpejti të ndodhë ku po tentohet të paktën simbolikisht të
rinisën bisedimet “dialogu”, natyrisht për çështje teknike me motive politike, si të tilla
nuk janë në kohë të duhur për Kosovën, nëse ne nuk kushtëzojmë, “bisedimet me
njohjën”. Serbët janë të njohur për përshtatjet e tyre në politikë dhe diplomaci në interes
të tyre, “të notuarit në ujra të temperaturave të ndryshme“, megjithate Kosova ka të
drejtë të besoj se fundi i këtij dialogu të cilit do nivel dhe përmbajtje që të ndodhë, fundi
do të jetë vetë aderimi i vendeve tona në BE – në. Përderisa, besohet se ky dialog nuk do
të rrezikoj substancën e sovranitetit të shtetit të Kosovës në asnjë rrethanë ky dialog nuk
duhet të devijojë në mes dy vendeve dhe që mos të devijojë duhet të kushtëzohet dhe
sigurohet papaprakisht njohja reciproke dhe të filloj komunikimi normal në interes të dy
shteteve sovrane, sipas parimit;“dialog vetëm në mesin e të barabartëve”.

Si do duhet artikuluar kushtëzimin e “bisedimeve me njohjën” përpara dialogut të


“ciklit specifik” – tekniko – politiko të “paspavarësië”, Prishtinë –Beograd?

Arsyeshmëria e terrenit politik dhe situata e re politike e krijuar në Kosovë edhe


përkundër ngutisë nga BE –ja, Beogradi etj konsideroj se është në favor të të dy palëve
rifilllimi dhe defiimi i shumë çështjeve “tekniko-praktike” të pazgjidhura mes dy
shteteve. Megjithate ne duhet të jemi vigjilent dhe këmbëngulës në një poczicion
themelor politik dhe ajo të ndërlidhet me kushtëzimin e njohjës së Pavarësisë nga Serbia,
e jo nga friga e komunikimit e as nga tentenca e humbjes nga ky dialog, por vetëm për
shkat të mos njohjës së Pvarësisë dhe nivelit të përfaqësimit si dy shtete të plotësisht të
barabarta. Njohja shtetërore e Republikës së Kosovës nga Serbia do të ishte idealja e
“pajtimit historik” këtij cikli specifik të dialogut teknik për lehtësimin e lëvizjës së jetëve
të qytetarëve të dy shteteve reciprokisht.
Serbia është në përparësi dhe dialogun e ka shumë më të domosdoshëm në raport
me BE –në se sa Kosova, Serbia pas liberalizimit të vizave është në përparësi politike dhe
sociale në raport me ineteratst e saja që sa më shpejt të përmbushë detyrimet me BE –në
për antarësim, dhe ky dialog që po pretendon ta arrijë me Kosovën si një nga detyrimet e
procesit të antarësimit.
Qeveria jonë, do të duhet që përpara rifillimit të dialogut ta kushtëzoj Serbinë në
koordimin me BE –në dhe ShBA-t se tani është koha e duhur të tregohemi “faktor
politik”. Ky kushtëzim do ti bënte mirë edhe vet Serbisë për ta arsyetuar veprimin e
njohjës brenda komunitetit serb në Serbi dhe në interes të BE –së ta ndërmarrin vendimin
politik për njohje të Republikës së Kosovës. Në fakt është e qartë se për fillimin e këtij
komunikimi normal dhe demokratik në mes të dy vendeve “tradicionalisht armike”
duhet të ndodhë një shtërngim duarsh “simbolikë protokolare” e fillimit të “dialogut
praktik” në interes qytetarë, por kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë në rast se Serbia nuk
njeh Pavarësinë. Me këtë veprim “pompoz politik” në nivel kryeministrash apo
presidentësh, kalohet në nivelin teknik të komunikimit, të diskutimit të temave specifike
në nivel ministrishë, ekspertësh të fushave të ndryshme me qëllim rregullimin e
raporteve ndërshtetrore. “Republika e Kosovës duhet ti kushtëzoj bisedimet me njohje dhe
Serbia duhet ta arsyetoj njohjen e Pavarësisë me fillimin e bisedimeve. BE –ja duhet ta
mbështetë këtë ide politike dhe të pajtimit historik në mes dy popujve, ndryshe nuk ka
kuptim human e as politik çfardo kozmetike mediale e dialogut pa njohjen reciproke”.

Rëndësia e dialogut nga këndëvështrimi politik të ”pas njohjës” në dimenzionin teknik,


Aplikimi i modelit të “strategjisë së luftës asimetrike”

Këto bisedime realisht duhet kuptuar si dialog teknik dhe si nevojë normale,
bilaterale mes dy shteteve, mirëpo në vetvete i gjithë procesi i këtij dialogo që do të mund
të zgjatë më tepër se sa që mendohet, ngase edhe problemet e trahëguara janë të të
stërngarkuara. Vetëm problemi i ngritur nga serbia me pronat në Kosovë e në veqanti me
pronat që tani janë publike që akoma pretendon si psh; PTK –ja etj etj, Serbia akoma po i
konsideron asete të PTT –së e që po konsiderohen mbi një miliardë euro humbje si vlerë
e përgjithshme nga to Serbisë, andaj për këto “çështje pretendimesh” dhe shumë të tjera
të pazgjidhura duhet trajtuar me mjaftë kujdes, dhe pikërisht përveq ngritjës së problemit
nga niveli teknik, zgjidhja dhe përfundimi duhet të jetë gjithsesi marrëveshje politiko-
diplomatike, apo edhe me rrugë juridike.
Ky shembull i lartpërmenduar nga shumë të tjerë mund të mos jenë komoditet dhe as
privilegj për te dy qeveritë në Prishtinë e Beograd, por përgjegjësi edhe djerës e madhe në
zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve të dizajnuara të rinisin me dialogun tekniko – politik
në mes Kosovës dhe Sebisë si pjellë historike e problemeve shekullore në Ballkan.
Pikërisht, politika serbe duhet të tregoj bindshëm “fytyrën e re” opinionin e saj të
ri se me të vërtetë ka braktisur përfundimisht “politikat e njohura serbe” dhe jo të mbetet
e maskuar dhe tani në pamundësi për pengim politik dhe diplomatik të “kuptimit
ndërkombëtarë” të krijimit dhe njohjeve të shtetit të Kosovës të rikonfirmoj vullnetin për
dialog por me tendenca të “riokupimit ekonomik”, të aseteve të trashëguara të njohura si
”lufta asimetrike”. Ndonëse pikërisht për këtë kam skepticizmin e madhë ngase Serbia
ka të nuhatura konceptet e reja bashkëkohore ku sipas saj edhe ajo pajtohet se ka
përfunduar lufta klasike për territore, mirëpo ajo si e tillë po manifesohet çdo ditë dhe ne
nuk e shohim, me “qasje multidimensionale”, pra “strategjia e luftës asimetrike” me
theks ajo ekonomike nga pushtimi i tregjeve me produke serbe në Kosovë etj, është
dëshmia e dhimbëshme e kësaj lufte. Prandaj vigjilenca jonë politike apo “inteligjenca
ekonomike” e këtij dialogu me Serbinë duhet të reflektohet në ekspertët e mirëfilltë,
“komisionet teknike” sidomos në ato të Ministrirsë së Tregëtisë dhe Industrisë, të
Transportit, Ministrisë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (psh; për kthimin e fondit
pensional etj etj.) e një mori temash si dhe deri te sistemi doganor, ngase mundë të
gëdhihem në ndonjë mëngjes dhe ta shohim veten të riokupuar tërërsisht nga “lufta
asimetrike”.
Më e rëndësishmja e këtyre bisedimeve është që me njëmend paraprakisht të
ndodhë “pajtimi historik”, ku dy shtetet e BE -së si Gjermania dhe Franca për shkak të
specifikave të njëjta nga e kaluara historike do ta mundësonin “pajtimin historik” i cili do
të fillonte me njohjen e pavarësisë, kërkim faljen ndaj shqiptarëve dhe filimin e zgjidhjës
së problemeve të akumuluara ndër vite në reciprocitet për qytetarët e dy republikave të
pavaruara. Në të kundërtën as nga faktori ndërkombëtare, as nga Serbia e as nga Kosovës
nuk i duhen këto bisedime nëse nuk e kanë qëllimin fianl të “ndryshimit substancial”, të
lirimin nga e kaluara dhe fillimin e një“kapitulli historik” të ri mes dy vendeve, të lira
sovrane me synime drejtë aspiratave euroatlantike.
(Autori ka diplomuar në UMI – Iliria në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, aktualisht është duke
ndjekur studimet e magjistraturës në UEJL-së, në Shkencat Politike)

You might also like