Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

1.

Rregullimi I marrdhenieve juridiko afariste

E drejta e detyrimeve I rregullon mardheniet e pasurise ne qarkullim. Kjo eshte e drejte e


qarkullimit dhe superstructure e drejtperdrejte mardhenieve ekonomike ne ekonomine e tregut.
Termi e drejta e detyrimeve ka dy kuptime: e drejta e detyrimeve ne kuptimin objektiv dhe e drejta
e detyrimeve ne kuptimin subjektiv.

1.1. E drejta e detyrimeve ne kuptimin objektiv paraqet grupin e rregullave me anen e te


cilave rregullohen qendrimet e pjesmaresve ne mardheniet e tyre te ndervetshme te
detyrimeve.

1.2. E drejta e detyrimeve ne kuptimin subjektiv paraqet pushtetin subjektiv, te cilin


pjesmaresit e nxjerin nga e drejta objective. Subjektet ose pjesmaresit ne te drejten e detyrimeve
jane ndermaresit si dhe individet. Keta subjekte bejne qarkullimin juridik te mallrave, kryejne
sherbime dhe mund te kene rolin e debitorit ose te kreditorit.

Unifikimi I rregullave kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar te mallrave: Sa me teper


qe eshte zhvilluar afarizmi nderkombtar, aq me shume eshte paraqitur nevoja per nxjerjen e
kushteve te pergjithshme per pune dhe nxjerjen e te drejtes kontraktuese ne qarkullimin
nderkombtar respektivisht te drejten nderkombtare afariste. Paralelisht me kete process
spontanisht jane nxjer zakone, kushtet e pergjithshme per pune, kontratat formulare eshte nxjere
nje e drejte e vacant e unifikuar e cila do ti kodifikoj atributet e tregtise nderkombtare. Kete te drejte
qe kane nxjer praktika e subjekteve, palet kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar, teoria e se
drejtese quan si e drejta autonome e mardhenieve nderkombtare afariste, e drejta autonome
kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar.

Unifikimi I mallrave ligjore ne afarizmin nderkombtar njeh dy lloje te unifikimit:

1. Unifikim, respektivisht nxjerje e te drejtes kontraktuese nderkombtare si prodhim I


praktikes ne afarizmin nderkombtar – UNIFIKIM SPONTAN
2. Unifikimi, respektivisht nxjerja e te drejtes kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar
me organizim te aksioneve te formave nderkombtare – UNIFIKIMI ZYRTAR
3. Unifikimi ne baze te kodifikimit te vazhdueshem te rendit ekonomik nderkombtar
Mardheniet e reja ekonomike nderkombtare kerkojne edhe rregulla te reja me te
cilat do te formulohet e drejta kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar
Ky kodifikim kryhet nepermjet organeve dhe organizatave. Egzistojne dy organe te
OKB dhe ate: Komisioni per te drejten nderkombtare dhe komisioni per te drejten
tregtare nderkombtare, ne kuader te marveshjes se pergjithshme per tregti dhe
dogan. Institute nderkombtar per barazimin e te drejtes private, duke mare parasysh
rolin e ketyre organizatave dhe aktet qe keta I nxjerin kane rendesi te pergjithshme,
keto paraqesin baze per formulimin e parimeve, normave dhe rregullave ligjore ne
te drejten kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar dhe rendin ekonomik
nderkombtar.
2. Kuptimi I kontratave

Kontrata eshte burimi kryesor dhe me I rendesishem I mardhenieve te detyrimeve. Kontrarta


eshte marveshje e dy apo me shume personave qe kane per qellim te krijoje, te ndryshoje ose te
shuaj nje mardhenie juridike te detyrimit. Me anen e kontrates krijohet detyrimi I rri, ndryshohet
mardhenia egzistuese e detyrimit, perkatesisht me anen e kontrates shuhen detyrimet. Me te
rendesishme jane kontratat me te cilat krijohen detyrime.

3. Parimet themelore te se drejtes kontraktore jane:


 PARIMI I LIRISE SE KONTRAKTIMIT
 PARIMI I KONSENSUALITETIT
3.1. Parimi I lirise se kontraktimit : Liria e kontraktimit eshte njeri nder parimet themelore te se
drejtes kontraktore. Parimi I lirise se kontraktimit paraqet mundesi per pjesmaresit ne
mardheniet e detyrimit qe me vullnetin e tyre te lire ti rregullojne mardheniet reciproke
juridike te detyrimeve.
3.2. Parimi I konsensualitetit : Eshte parimi I dyte I rendesishem I se drejtes kontraktore. Ky
parim do te thote se kontrata mund te lidhet thjeshte ne baze te vullnetit te paleve
kontraktore “solo consensus”, pa pasur nevoj per permbushjen e forms se caktuar. Ne baze
te ketij parimi kontrata lidhet duke u mbeshtetur ne bona fides (ne mirbesimin e paleve
kontraktuese).
4. Parimet qe zbatohen ne kontratat nderkombtare afariste
4.1. Parimi I tregtise se lire: e drejta e tregtis se lire perbehet ne te drejten e ndermarjes se
aktiviteteve ekonomike, qe dmth. Blerje dhe shitje te mallit te nje shteti ose kembim,
importim apo eksportim me shtetet tjera. Me tregtine e lire nenkuptojme nje te drejte te
pakufizuar te subjekteve afariste ne ndermarjen e aktiviteteve ekonomike ne mardheniet
ndekombtare ne eksportimin dhe importimin e mallrave dhe sherbimeve.
Te kunderten e parimit te tregtise se lire e paraqesin:
a) Monopoli dhe pozita monopolistike: kjo ndodh kur nje shtet ne krahasim me
shtetet tjera, nje shtetit tjeter do ti jep autorizime te caktuara, ku ky vend I
autorizuar do te vendos monopolin e vet mbi nje apo me shume prodhime, kurse do
ti eliminoje ose do ti vendos ne pozite te padrejte shtetet tjera respektivisht
subjektet e tyre afariste. Dmth, monopoli paraqet kufizim te parimit te tregtise se
lire per disa dhe njekohsisht, liri te plote dhe te pakufizuar per tjeret autorizime (te
drejta).
b) Pozita preferenciale: paraqet preference te nje shteti drejt subjekteve afariste te nje
shteti tjeter ne eksportimin dhe importimin e mallrave dhe sherbimeve. Kjo
preference verehet nepermjet shume veprimeve: administrative, doganore dhe
autorizime tjera. Edhe pozita preferenciale eshte e kundert me parimin e tregtise se
lire sepse paraqet apo te drejte per disa, kurse ndalese apo kufizim ne mundesine
per bashkpunim ekonomik dhe lidhje, realizim te kontratave nderkombtare.
c) Nje nga principet themelore per realizimin e tregtise se lire eshte barazia e te gjithe
subjekteve afariste, barazi dhe jodiskriminim, per aritjen e ketij qellimi, subjektet
afariste lidhin numer te percaktuar te kontratave bilateral dhe multilateraleme te
cilat I eliminojne pozitat monopolistike dhe preferenciale te disa subjekteve, ose I
eliminojne mundesite qe sjellin deri ketu. Tregti e lire totale edhe nuk egziston. Nga
shkaku se ndermjet shteteve egzistojne politika te ndryshme, edhe ne mardheniet
ekonomike te cilat kontribojne ne mardheniet e tyre ekonomike te egzistoje trajtim I
ndryshem, autorizime, bariera te ndryshme administrative etj.

4.2. Parimi I lirise se komunikacionit : nenkupton lirine e transferit dhe transportin e te mirave
qe jane object I kontratave ne mardhniet nderkombtare, realizimi I ketij parimi varet
drejtpersedrejti nga realizimi I parimit te tregtise se lire, sepse mosrealizimi I lirise ne
komunikacion dmth mosrealizimii tregtise dhe realizimi I kontratave per mallrat dhe
sherbimet. Ky parim ne vete perfshin:
a) Parimi I lirise ne komunikacion rrugor dhe hekurudhor : mundeson
komunikacionte lehte te mallrave dhe sherbimeve ne komunikacionin rrugor dhe
hekurudhor ne te gjitha shtetet per shkak te realizimit te objekit te kontratave ne
mardheniet nderkombtare. Hapesira tokesore e sicilit shtet eshte nen juridiksionin e
secilit shtet konkret, ku shtrin sovranitetin e tij, ne cilen hapsire shteti me normat e
tij ligjore e cakton menyren dhe permbajtjen e komunikacionit. Nepermjet
kontratave te shumta nderkombtare dhe konventave kjo hapsire per komunikacion
eshte internacionalizuar eshte I mundesuar komunikacion I papenguar transit.
b) Parimi I lirise ne komunikacionin ujor: paraqet mundesin e kalimit te lire ne det dhe
lumenjve nderkombtare me qellim per realizimin e sherbimit tregtar te mallrave dhe
sherbimeve. Edhe pse ky parim paraqet sinonim te caktuar te tregtise se lire, ne
praktike keto nuk jane identike.
c) Parimi I lirise ne komunikacion ajror per liri ne komunikacionin ajror, mendimet e
teoricienteve te se drejtes nga fusha e mardhenieve nderkombtare jane te ndara.
Ata levizin nga nevoja per liri absolute ne hapsiren ajrore, duke e trajtuar ajrin si e
mire e pergjithshme, te tjeret se hapsira ajrore duhet te kete trajtim te njejte si deti,
dhe I treti se ajri I pakufizuar ne vertikalen mbi token dhe detinteritorial, eshte nen
juridiksionin e shtetit e cila ka sovranitetin mbi ate teritor kurse vetem hapsira ajrore
mbi detin e hapur eshte hapsire e lire ajrore.

4.3 Parimi I lirise se transferit monetar Sigurisht qe tregtia e lire nuk mund te rregullohet pa
transfer te lire te parave sepse qellimi dhe elementi perberes I kontratave nderkombtare
eshte pagesa e mallit te porositur ose sherbimit te kryer. Ne periudhen e kapitalizmit liberal
pagesa eshte bere pa kurfar veshtrime, sepse ateher ka qene pagesa e arit. Transferi I parave
sot kryhet nepermjet bankave te caktuara dhe ne valute kontraktuese, nepermjet rruges se
kleringut.

4.4 Parimi I zbatimit te rregullave te permbajtura ne te drejten kontraktuesene qarkullimin


nderkombtar te mallrave nenkuptohet si futje ne kontraten nderkombtare ndermjet dy shteteve
norma apo rregulla me te cilat rregullohet se cila pale kontraktuese pales tjeter, ne fushen e caktuar,
ne mardheniet qe I kane vendosur, do ti njeh te drejta te caktuara si perparsi, favorizime dhe
lehtesime shtetit tjeter.

4.4.1 Parimi I kombit me te favorizuar te parimi I kombit me te favorizuar egzistojne disa


klauzola:
 Klauzolat e njeanshme jane te rralla ne mardheniet kontraktore, ketu nuk zbatohet
principi I reciprocitetit si nder principet themelore ne te drejten nderkombtare, por
e drejta e kombit me te favorizuar.
 Klauzola e dyanshme e kombit me te favorizuar eshte shprehje e reciprocitetit ne
mardheniet nderkombtare, vecanarisht ne kontratat nderkombtare – mardheniet
afariste. Kjo dmth se parimi I kombit me te favorizuar eshte reciproke dhe per te dy
palet kontraktuese.

4.4.2 Parimi I reciprocitetit kontratat nderkombtare dhe te gjithe kontratat nuk do te ishin
shprehje e dy paleve kontraktuese derisa nuk eshte arritur ekuivalence adekuate per te
gjithe palet kontraktuese. Te drejtat dhe detyrat qe jane lende ne kontrat duhet te paraqesin
ekuivalence per palet kontraktuese respektivisht te drejtes se njeres pale ti pergjigjen
detyrimet e pales tjeter dhe e kunderta.

4.4.3 Parimi I trajtimit minimal xhdo shtet qe deshiron nepermjet subjekteve te tij afarist,
shtetit tjeter, respektivisht subjetit te tyre duhet tiu siguroje te drjeta minimale si te njejte
do te mundnin te realizojne aktivitet afarist. E drejte e secilit shtet eshte se a do ti permbush
ose jo kushtet minimale, por para kesaj duhet te kujdeset nese do te ballafaqohet me izolim
afarist.

4.4.4 Parimi preferencial e kunderta e parimit te kombit me te favorizuar, dmth preferenca


per subjektet afarist te nje shteti te caktuar ose numer te caktuar te shteteve. Kjo dmth
qasje diferenciale ne mardheniet tregtare drejt shtetit apo shteteve te caktuara, te cilat
kane te drejte ne krahasim me shtetet diferenciale ose subjektet afariste. Ky parim vlen per
organizatat te caktuara regjionale.

4.4.5 Parimi I trajtimit te drejte ky parim quhet edhe si parim I veprimit te njejte drejt te
gjithe shteteve ose parim I mosdiskriminimit. Parimi I trajtimit te drejte dmth garance qe nje
shtet e jep per pjestaret tjere ne mardheniet nderkombtare, ose vendos kushte te njejta per
te gjithe.

4.4.6 Parimi I dyerve te hapura paraqet gjendjen kur shteti I caktuar te gjithe subjekteve
afarist tregtar u ofron nga fusha te caktuara afariste privilegje te caktuara me qellim ta
perparoj degen ekonomike per te cilen I jep ato autorizime.

2. Lidhja e kontratave: kontrata eshte e lidhur kur palet kontraktuese jane pajtuar per elementet
esenciale te kontrates.

 Palet kontraktuese jane subjektet qe marin pjese ne lidhjen e kontrates.


 Palet kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar te mallrave: shteti me atributet e veta
paraqet subject ne te drejten kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar te mallrave.
 Shteti si pale : si subject ne mardheniet nderkombtare te kontratat ne qarkullimin
nderkombtar te mallrave paraqitet si bartes I sovranitetit per lidhje ne mardheniet
ekonomike me shtetet tjera, I percakton kushtet e pergjithshme dhe te vecanta te tregtise se
subjekteve afariste ne qarkullimin nderkombtar
 Organizata nderkombtare formohen per nevoja te ndryshme. Organizatat nderkombtare qe
jane ne funksion te se drejtes kontraktuese ne qarkullim nderkombtar, jane ato organizata
te cilat paraqiten si subjekte.
 Subjektet afariste ne te drejten kontraktuese ne qarkullimin nderkombtar te mallrave
subjektet ne vendet e se drejtes kontinentale evropiane jane personat fizik dhe juridik. Ne
keto bejne pjese shoqerit tregtare, ndermarjet publike per kryerje te afarizmit, tregtari
individual, monopoli, holding shoqeria.

3. Kushtet per lidhjen e kontratave ndahen ne dy grupe te pergjithshme dhe te vecanta.

3.1 Ne Kushtet e pergjithshme bejne pjese: aftesia punuese e paleve, pajtimi I vullnetit
dhe lenda e kontrates.

 Aftesia punuese e paleve kontraktuese eshte kusht I pergjithshem qe


kerkohet per lidhjen e kontrates. Aftesine punuese duhet ta kene si personi
fizik ashtu edhe personi juridik – ndermaresi.
 Pajtimi I vullnetit eshte kusht I dyte I pergjithshem per lidhjen e kontrates.
Pelqimi I vullnetit duhet te jete I dyanshem, sepse qe te lidhet kontrata,
vullneti I dy paleve kontraktuese duhet te jete I perputhur, kur vullneti I tyre
perputhet, konsiderohet se kontrata eshte lidhur duke u mar vesh per
elementet thelbesore te saj.
 Lenda e kontrates eshte kusht I pergjithshem per lidhjen e kontrates. Lenda
e kontrates eshte ajo per te cilen palet jane mar vesh ose per cka eshte
lidhur kontrata. Detyrimi qe rrjedh nga kontrata eshte lenda e saj, psh
kontrata mbi dhuraten, lenda e saj eshte dorzimi I sendit te premtuar
dhuratemaresit.

4. Kushtet e vecanta per lidhjen e kontrates jane: forma e kontrates, lidhja e kontrates me dorzimin
e sendit dhe dhenia e pelqimit per lidhjen e kontrates.

 Forma e kontrates eshte manifestim I jashtem I permbajtjes se kontrates.


Per disa kontrata, pervec kushteve te pergjithshme, nevoitet qe kontrata te
lidhet ne forme te caktuar. Forma per keto kontrata eshte kusht I vacant per
lidhjen e saj, e ajo parashihet shprehimisht me ligj.
 Lidhja e kontrates me dorzimin e sendit per disa kontrata qe te
konsiderohen se jane te lidhura, pervec kushteve te pergjithshme duhet te
behet edhe dorzimi I sendit. Kontratat e tilla qe nenshkruhen me dorzimin e
sendit ndryshe quhen edhe kontrata reale.ne kete grup kontratash hyne:
kontrata mbi huane, dhuraten, depoziten, pengun etj.
 Dhenia e pelqimit per lidhjen e kontrates per disa kontrata eshte e
domosdoshme qe te meret pelqimi per lidhjen e tyre. Pa mare pelqimin e
nevojshem kontrata nuk do te krijoje efekte juridike.

5. Veprimet juridike per lidhjen e kontratave – lidhjes se kontrates I paraprijne veprimet


paraprake sic jane: negociatat, bisedimet dhe parabisedimet e paleve kontraktuese. Pas
perfundimit te ketyre parapergaditjeve palet ndermarin veprime konkrete rreth lidhjes se
kontrates sic jane: oferta dhe pranimi I ofertes.
 Negociatat – lidhjes se kontrates I paraprijne bisedimet midis subjekteve te
caktuar. Subjektet e interesuar mund te bisedojne per elementet e caktimit
te lartesis se cmimit, per menyren dhe vendin e derguar, per cilesit e sendit,
per pagesen etj. Keto parabisedime e kane karakterin e parapergatitjes rreth
lidhjes se kontrates.
 Ofertat eshte shprehje e vullnetit te nje personi me ane te te cilit e fton
personin tjeter te caktuar me qellim qe te lidhe kontraten. Personi qe ofron
oferten quhet ofrues, kurse personi te cilit I ofrohet oferta quhet I ofertuar.
Oferta eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te ofertuesit , me ane te se
ciles ai propozon lidhjen e kontrates sipas kushteve te cilat I ka parashtruar
ne oferten e vet.
 Pranimi I ofertes eshte shprehje e njeanshme e vullnetit te te ofertuarit, me
anen e te cilit e miraton propozimin e ofertuesit per lidhjen e kontrates ne
kushte te caktuara ne oferte. Pranimi I ofertes quhet edhe pranim,
perlqim,miratim. Kontrata lidhet pas perputhjes se ofertes dhe pranimit.
6. Koha dhe vendi I lidhjes se kontrates nga casti kur lidhet kontrata rrjedhin efektet e saj,
detyrat per debitorin dhe te drejtat per kreditorin. Prej ketij casti fillon te rrjedhe afati I
kontarates ne baze te se ciles palet kontraktuese jane te detyruara ta egzekutojne detyrimin.
Casti I lidhjes se kontrates eshte I rendesishem per caktimin e rrjedhjes se afateve te
parashrimit, si dhe per ngritjen e padise pauliana, me te cilen kreditori hedh poshte
veprimet juridike te debitorit te ndermara me personin e trete me qellim qe te demtoje
kreditorin.
7. Menyrat e lidhjes se kontratave u paraprijne veprimet paraprake sic jane: negociatat
(neociatat I paraprijne lidhjes se kontrates dhe nuk obligojne), bisedimet dhe
parabisedimete paleve kontraktuese (njohja se me cka detyrohen, te njihen me pasojat
juridike te kontrates qe do te lidhet). Pas perfundimit te ketyre parapergatitjeve palet
ndermarin veprime konkrete rreth lidhjes se kontrates sic jane: oferta dhe pranimi I ofertes.
8. Llojet e kontratave liria e rregullimit te mardhenieve kontraktuese ka mundesuar krijimin e
kontratave te shumta dhe te shumellojshme. Rritja e numrit te kontratave, mardheniet qe I
rregullojne, mundesia e zbatimit te disa rregullave vetem ne disa kontrata dhe studimi me I
lehte I tyre, jane nder arsyet kryesore per klasifikimin e kontratave. Krieret per klasifikimin e
kontratave jane te ndryshme:
1. Duke pasur parasysh faktin se nje kontrate a eshte e parapare sipas ligjit apo jo,
kontratat klasifikohen ne kontrata me emer dhe kontrata pa emer.
2. Sipas kushteve te domosdoshme qe nevoiten per krijimin e tyre – se kontrata lidhet
ne baze te vullnetit te paleve – solo consensus apo ne baze te formes se caktuar
kontrata klasifikohet ne: kontrata konsensuale dhe kontrata formale.
3. Duke pasur parasysh se njera pale per ate qe ka dhene a mer kundervlere adekuate
apo jo, kontratat klasifikohen ne : kontrata me shperblim dhe kontrata pa
shperblim.
4. Sipas te drejtave dhe detyrave qe krijohen midis paleve kontraktuese, kontrata
klasifikohen ne : detyruese te njeanshme dhe te dyanshme.
5. Sipas asaj se me rastin e lidhjes se kontrates a i dine palet kontraktuese te drejtat
dhe detyrat e tyre dhe se a varet kjo nga nje rethane e ardhshme dhe e pasigurte,
kontratat klasifikohen ne: komutative dhe aleatore.
6. Sipas kohezgjatjes se prestimit qe duhet te permbushet, kontratat klasifikohen ne:
kontrata me prestime te perhershme dhe te perkohshme.
7. Sipas asaj se nje kontrat a jane elementet e nje kontrate apo ka elemente te disa
kontratave, kontratat klasifikohen ne: te thjeshta dhe te perziera.

9. Interpretimi I kontrates do te thote percaktimi I kuptimit te vertet dhe efekteve te


dispozitave te saj. Ne rregullat e interpretimit te kontrates dallohen: rregullat e pergjithshme dhe
ato plotsuese.

 Rregullat e pergjithshme sipas teoricientve duhet te interpretohen sipas kritereve


subjective( do te thote vetem sipas vullnetit te shprehur te paleve kontraktuese), sipas
kritereve objective ( do te thote sipas dokeve dhe shprehive te rrethit shoqeror ne te cilin
eshte lidhur kontrata).
 Rregullat plotesuese jane:
 Gjate interpretimit te kontrates nuk duhet tu ermbahemi domethenieve bukfalete
shprehjeve te perdorura por duhet te vertetohet qellimi I perbashket I paleve
kontraktuese.
 Nese ndonje kontrat ose ndonje dispozite e saj eshte e pakuptimt, duhet bere
perpjekje qe kontrata te ngele ne fuqi dhe kur interpretohet te kete ndonje kuptim.
 Nese dispozitat e kontrates perbehen nga fjale te cilat mund te kene kuptim te
ngushte ose te gjere, dhe nuk dihet me siguri se cilin kuptim palet e kane pasur
parasysh, kontrata duhet te interpretohet ne kuptimin e ngushte( in dubio pro reo).

Interpretimi zakonisht eshte pune e gjukates, prandaj ajo duhet ti kete parasysh te gjitha
keto rrethana me qellim qe te vertetohet vullneti I perbashket I paleve, duke mos
eliminuar suazat e rendit juridik te asaj te drejte ku ajo lidhet.

10 . Mjetet per sigurimin e kontratave ndahen REALE dhe PERSONALE

 Mjete te sigurimit PERSONAL te egzekutimit te kontrates jane: pendimi, kushti penal dhe
dorzania.
 Dorzania eshte mjet personal per sigurimin e egzekutimit te kontrates. Dorzania krijohet
ne baze te marveshjes se kreditorit dhe dorzanit, me te cilen dorzani mer per obligim qe
te paguaj borxhin nese nuk do ta paguaj debitori. Dorzania eshte kontrat akcesore sepse
lidhet bashke me kontraten kryesore me klauzole te vecante ne kontrate ose ne
kontrate si kontrate e vecante.
Qellimi I dorazinise eshte sigurimi me I mire I kreditorit . kur egziston dorzania kreidtori I
ka dy debitor, te cileve mund tu drejtohet per pagim.Efektet e dorzanis – me dorzani
krijohen dy lloj mardheniesh: mardhenia e kreidtorit dhe e dorzanit dhe mardhenia e
dorzanit dhe debitorit kryesor.

 Kushti penal eshte mjet personal I sigurimit te egzekutimit te kontrates. Ai egziston


kur debitori dhe kreditori meren vesh qe debitori te paguaj Shumen e parave ose
dhenien e ndonje vlere pasurore, ne rast se nuk e egzekuton detyrimin e vet ne
teresi ose ate e permbush ne menyre te parregullt. Qellimi kryesor I kushtit penal
eshte qe ti beje presion debitorit qe ai ta permbush kontraten me kohe dhe ne
menyre te rregullt, e ne rast se ate nuk e ben, kushti penal I ben te mundur qe me
lehte ta realizojne shperblimin e demit.
 Pendimi eshte mjet I sigurimit personal per egzekutimin e kontrates, si dhe eshte
kontrat akcesore sepse lidhet prane dhe ndan fatin e kontrates kryesore. Me
marveshjen e paleve kontraktuese mund te autorizohet njera ose te dy palet te
terhiqen nga kontrata duke dhene pendimin.
 Mjetet e sigurimit real jane:kapari, kaucioni dhe avansi
 Kapari eshte ajo shume parash ose ndonje vlere tjeter pasurore, e cila dorzohet me
rastin e lidhjes se kontrates, si shenje se kontrata eshte lidhur dhe si mjet sigurimi
per egzekutimin e saj. Kontrata mbi kaparin eshte kontrat reale dhe akcesore, ajo
lidhet duke dorzuar lenden e kontrates.
 Kaucioni eshte mjet real I sigurimit te egzekutimit te kontrates, qe jepet ne te holla
me rastin e lidhjes se kontrates. Zakonisht kaucioni deponohet per kthimin e
ambalazhit te sendit qe eshte blere, me kete bleresi I garanton shitesit se do ta kthej
ambalazhin.
 Paradhenia (AVANSI)eshte mjet real I egzekutimit te kontrates. Paradhenia jepet ne
castin kur lidhet kontrata e cila si lende ka sasine e caktuar te parave ose sendin e
luajtshem qe ka ndonje vlere pasurore. Paradhenia me se shumti perdoret ne
kontratat per ndertim, ne kontratat per kontraktimin e prodhimeve bujqesore.
Paradhenia gjithnje llogaritet si egzekutim I pjesshem I kontrates, paradhenia e
shton sigurine e kontrates kryesore.

11. Efektet e kontratave – Kontrata e lidhur midis paleve kontraktuese krijon efekte te caktuar lidhur
me krijimin, ndryshimin dhe shuarjen e mardhenies juridike kontraktore. Dallojme dy grupe rreth
efekteve te kontratave :

 Grupi I pare, kontrata ka efekt juridiko obligues, qe do te thote se per fitimin e


pronesise ne menyre derivative eshte e nevojshme te egzistojne dy kushte. Kushti I
pare eshte baza juridike, ndersa kushti I dyte eshte menyra e fitimit te pronesise.
 Grupi I dyte, kontrata ka efekt juridiko-real, e kjo do te thote se kontrata ka efekt
translativ. Me ane te kontrates fitohet pronesia, ashtu qe nga casti I krijimit te
kontrates se plotfuqishme, pronesia eshte fituar, pa mare parasyshe se lenda e
kontrates nuk I eshte dorzuar bleresit. Sipas ketij sistemi, dorzimi I sendit nuk eshte
element thelbesor per fitimin e sendit.

12. Efektet e veqanta te kontratave me shperblim kane efekte te veqanta per arsye se bartesi I
sendit duhet te garantoj qe sendin qe e barte nuk ka mungesa juridike dhe fizike ose me ane te
kontrates nuk eshte shkaktuar demtimi I pamaseose do te revidohet ose do te zgjidhet kontrata ne
qofte se paraqiten rrethana te caktuara qe e rendojne teper egzekutimine kontrates ne dem te
njeres pale kontraktuese. Efektet e kontrates paraqiten ne kundershtimin per mospermbushjen

You might also like