Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Disa konstruktime themelore për proporcionet

1. Ndarja e segmentit në n segmente kongruente.


2. Përcaktimi i segmentit të katërtë proporcional me tri segmente të dhëna a,b,c,

3. Percaktimi i pikave C dhe D ashtuqë H(A,B; C,D) ku A dhe B janë pika të dhëna.
Konstruktimi

1. Ndarja e segmentit në n seg,mente kongruente (figura)

Le te jete AB segmenti të cilin duhet ndarë në n segmente kongruente. Për


këtë qëllim duhet të realizojmë këta hapa:

- Nëpër pikën A konstruktojmë një gjysëm drejtzë të çfardoshme Ax (me


fillim në pikën A) dhe të tillë që pikat A, B X të jenë tri pika t| ë
ndryshme jokolineare.

- Me qendër në pikën A dhe rreze të çfardoshme , konstruktojmë harkun që


e pret gjysëmdrejtëzen Ax në pikën A1.

- Me qendër në pikën A1 dhe me të njejtën rreze konstruktojmë harkun që e


pret gjysëmdrejtëzen Ax në pikën A2 ashtuqë A-A1-A2. Ngjashëm
konstruktojmë edhe pikat tjera A3, A4, … An-1, An.

- Bashkojmë pikën An me pikën B dhe nëpër pikat An. An-1, …, A2, A1


konstruktojmë drejtëzat paralele me drejtëzen d(An, B) të cilat e prejnë
segmentin AB në pikat Cn-1,…, C2, C1.

- AC1≅ C1C2≅ …≅ Cn-1B.

1
2. Konstruktimi i segmentit të katërtë proporcional me tri segmente të dhëna.
(figura)

Për të konstruktuar segmentin e katërtë proporcional me tri segmentet e dhëna a, b c,


realizojmë këta hapa konstruktiv:

- Konstruktojmë një gjysëmdrejtzë Ax të çfardoshme.

- Konstruktojmë një gjysëmdrejtzë tjetër të çfardoshme Az të ndryshme nga


gj.drejtëza Ax.

- Me qendër në A dhe rreze a (a- është segmenti i dhënë), konstruktojmë një


hark i cili e pret gj.drejtëzen Ay në pikën P.

- Me qendër në pikën P dhe rreze b (b – segmenti tjetër i dhënë),


konstruktojmë harkun që e pret gj.drejtëzen Ay në pikën Q, ashtuqë A-P-
Q.

- Me qendër në pikën A dhe rreze c (c-segmenti i tretë i dhënë),


konstruktojme harkun i cili e pret gj.drejtëzen Ax në pikën C.

- Bashkojmë pikën P me pikën C dhe nëpër pikën Q konstruktojmë


paralelen me PC e cila e pret gj.drejtëzen Ax në pikën B.

- Segmenti i fituar CB është segmenti i kërkuar.

Arsyetim:

Meqenëse PC| | QB, nga Teorema e Talesit (për trekëndëshat) kemi:

AP AC a c
= apo =
PQ CB b CB

Vërtetim-Arsyetim: Meqenëse QB| | PC, atëherë nga Teorema e Talesit (për


trekëndësha) kemi:

2
3. Le të jenë dhënë pikat A, B të ndryshme. Kërkohen pikat C dhe D kolineare
p CA DA p
me pikat A dhe B të tilla që H(A,B; C,D), në raport q , (apo CB = DB = q )
(shih figurën)

Për të përcaktuar pikat C dhe D harmonikisht të konjugura me pikat e dhëna


realizojmë këta hapa konstruktiv:

- Caktojmë në një gjysëmdrejtzë pikat e dhëna A, B.

- Nëpër pikën A konstruktojmë një gjysëmdrejtzë Ax me fillim në pikën A.

- Konstruktojmë një drejtzë y incidente me pikën B dhe x| | y.

- Në gjysëmdrejtëzen Ax caktojmë pikën P ashtuqë AP=p njësi (ose p·α ,


ku α një numër i çfardoshëm)

- Në gjysëmdrejtëzen y caktojmë pikat Q dhe R ashtuqë BQ=BR=q njësi


(ose ose p·α , ku α një numër i çfardoshëm)

- Bashkojmë pikat P me Q dhe e vazhdojmë derisa e pret drejtëzen d(A,B),


në pikën D.

- Bashkojmë pikat P e R dhe prerjen eme drejtëzen d(A,B) e shënojmë me


C.

- Pikat C dhe D janë pika harmonikisht të konjuguara në lidhje me pikat A


p
dhe B në raportin q .

Arsyetim: Meqenëse AX| | YZ atëherë TrAPD≈ TrBQD dhe


TrAPC≈ TrBRC

DA AP DA p·α p
Prandaj, DB = BQ apo
DB
= =
q·α q

CA AP CA p·α p
Por, gjithashtu: CB = BR apo
CB
= =
q·α q

3
Detyrë: Konstruktoni pikën e katërtë harmonike nëse janë dhënë pikat A, B,
C.

p
4. Të ndahet një segment i dhënë në proporción të dhënë q ku p dhe q janë
numra të dhënë të plotë dhe pozitiv.

Konstruktimi: (shih figurën) Konstruktimi realizohet me anë të këtyre


hapave:

Le të jetë dhënë pika A dhe B të cilat janë skajet e segmentit AB të dhënë.

- Nëpër pikën A konstruktojmë gjysëmdrejtëzen Ax të çfardoshme, ashtuqë


A,B, dhe X të jenë tri pika të ndryshme dhe jokolineare.

- Me qendër në A dhe rreze të çfardoshme konstruktojmë harkun i cili e prêt


segmentin AX në pikën A1, dhe këtë process e realizojmë p here deri sa të
fitojmë pikën P ashtuqë AP=p·AA1.

- Në vazhdim të segmentit AP, në të njejtën mënyrë caktojmë pikën Q ashtu


që PQ=q·AA1

- Bashkojmë pikat Q dhe B dhe nëpër pikën P lëshojmë paraeleln QB e cila


e prêt segmentin AB në pikën C.

p
- Pika C është pika e kërkuar e cila e ndan segmentin AB në raport q .

2 5
- Detyrë: Te ndahet segmenti i dhënë AB në raport: a) 3
,b)j
2
.

5. Është dhënë një pike C∈ d(A,B), të konstruktohet pika e katërtë harmonike


me pikën C në lidhje me segmentin AB.

Konstruktimi: (Shih Figurën)

Për të konstruktuar pikën e katërtë harmonike veprojmë në këtë mënyrë:

- Konstruktojmë një rreth me qendër në pikën A dhe rreze AC.

- Konstruktojmë një rreth me qendër në B dhe rreze BC


4
- Në rrethin c(A,AC) lëshojmë një rreze të çfardoshme AP por jo paralele
me AB.

- Nëpër `pikën B në rrethin c(B,BC) lëshojmë rrezen BQ ashtuqë


BQ| | AP.

- Bashkojmë pikat P me Q dhe vazhdojmë derisa e presin drejtëzen d(A,B)


në pikën D.

- Pika D është pika e kërkuar, para D është pika e konjuguar e pikës C në


lidhje me segmentin AB.

6. Konstruktimi i të mesmes proporcionale të segmenteve të dhëna a dhe b.


Konstruktimi: (shih figurën).

Për të konstruktuar të mesmen proporcionale të dy segmenteve të dhëna


veprojmë në këtë mënyrë:

- Marrim një drejtzë të çfardoshme r.

- Në drejtëzen r, caktojmë pikat A, B dhe C ashtuqë AB=a, BC=B dhe A-B-


C.

- Nëpër pikën B konstruktojmë një gjysëmdrejtzë Bx ashtuqë BX⊥ r.

- Caktojmë pikën O si pikë të mesme të segmentit AC.

- Konstruktojmë rrethin me qendër në O dhe rreze OA, i cili e pret


gjysëmdrejtëzen Bx në pikën D.

- Segmenti BD është e mesmja proporcionale e segmenteve të dhëna a dhe


b.

5
APLIKIMI I NGJASHMËRISË NË RRETH
Teorema e Prolomeut. Në një katërkëndësh rrethor (kordial) prodhimi i masave të
diagonaleve është i barabartë me shumën e prodhimit të masave të brinjëve të kundërta.
Vërtetim: (shih figurën).

Nga aksioma e konstruktimit të këndit, egziston gj.drejtza AF në anën e njejtë me pikën


C të drejtzës AB ashtuqë F t’i takojë rrethit, dhe që ∠ DAC≅ ∠ BAF, pra le të jetë
F=AF∩ DB, e nga fakti se ∠ CAF≅ ∠ CAF, atëherë nga aksioma e shumës (apo
ndryshimit) të këndeve kongruente kemi ∠ DAF≅ ∠ BAC.
Në ∆ADC dhe ∆AEB kemi se ∠ DAC≅ ∠ BAF dhe ∠ DCA≅ ∠ ABE (nga teorema e
këndit të brendashkruar), prandaj nga krieteri KK (për ngjashmërinë):
∆ADC≈ ∆AEB
ΛADC AD AC DC
Mandej: : = =
ΛAEB AE AB EB
Prej nga: AC·EB=DC·AB (*)
Në ∆DAE dhe ∆ABC kemi se ∠ DAE≅ ∠ BAC dhe ∠ ADE≅ ∠ ACB (nga teorema e
këndit të brendashkruar), prandaj nga krieteri KK (për ngjashmërinë):
∆DAE≈ ∆ABC
∆DAE DA DE AE
Mandej: : = =
∆ABC AC BC AB
Prej nga: DA·BC=DE·AC (**)
Nëse i mbledhim relacionet (*) dhe (**), do të kemi:
DC·AB+DA·BC=AC·EB+DE·AC=AC(EB+DE)=AC·BD
Apo AC·BD=a·c+b·d. ç.d.v.
Teoremë: Nëse nga një pikë X e jashtme e rethit konstruktohen dy gjysëmdrejtëza l dhe
m sekante të rrehit të cilat priten me rrethin në pikat A,B gjegjësisht C, D, atëherë
XA·XB=XC·XD.
Vërtetim: (shih figurën)

6
Nga teorema e këndit të brendhsëm ∠ BAD≅ ∠ BCD dhe këndi ∠ X si kënd i përbashkët
për trekëndëshat ∆XAD dhe ∆XBC, atëherë në bazë të kriterit të ngjashmërisë KK, kemi:
∆XAD≈ ∆XBC
∆XAD XA XD AD
Prandaj: : = =
∆XBC XC XB BC
Para: XA·XB=XC·XD, ç.d.v.
Vërejtje: Rezultati i kësaj teoreme tregon se për çfardo gjysëmdrejtëze që kalon nëpër
pikën X plotësohet kushti XA·XB mbetet konstant, para ky produkt nuk varet nga
gjysëmdrejtëza por nga pika X.
Vlen edhe teorema reciproke:
Teoremë: Nëse nga një pikë X lëshohen dy gjysëmdrejtëza l dhe m dhe A, B janë pika të
l, dhe C, D janë pika të drejtëzes m, të tilla që XA·XB=XC·XD, atëherë pikat A, B, C, D
janë pika të cilat i takojnë të njejtit rreth.
Teorema është e saktë edhe në rastin kur A≡B ose kur C≡D apo kur të dy qiftet
përputhen. (figura)

Boshti radikal i dy rrafsheve

7
Përkufizim: (Potenca e pikës ndaj rrethit) Potencë e një pikë X në lidhje me rretthin
c(O,r) është produkti XA·XB ku pikat A, B janë pikëprerjet e rrethit me drejtëzen që
kalon nëpër pikën X.
Vërejtje: Potenca e pikës X në lidhje me rrethin c(O,r) shënohet pX,O, pra:
pX,O=XA·XB
Në bazë të teorema ve të vërtetuara më sipër, konstatojmë se potenca e pikës ndaj rrethit
varet vetëm nga pika dhe nga rrethi, e jo nga pozita e drejtëzes incidente me X.
Nëse X është një pikë e jashtme e rrethit c(O,r) dhe d distanca e pikës X nga qendra e
rrethit (shih figurën), atëherë :

pX,O=XA·XB=(XO+OA)(XO-OB)=(d+r)(d-r)=d2-r2
N ëkëtë rast pX,O>o, sepse d>r.
Lidhur me pikën X dhe rrethin c(O,r) mund të kemi tri raste:
1. X∈ Ext c(O,r), në këtë rast e pamë se pX,O>0, sepse d>r.
2. X∈ Int c(O,r), në këtë rast pX,O=d2-r2<0, sepse d<0.
3. X∈ c(O,,r), në këtë rast pX,O=d2-r2=0, sepse d=r.
Kështu, si rezyme, potenca është pozitive nëse pika ndoshet jashtë rethit, është negative
kur ajo ndodhet në brendësinë e rrethit, dhe është e barabartë me zero nëse pika i takon
rrethit.
Në qoftëse X≡O, (kur pika përputhet me qendren e rrethit), atëherë d=0, prandaj:
pX,O=d2-r2=-r2.
që është vlera minimale e potencës për çfardo pikë të rrafshit.
Nga teoremat e mësipërme mund të konstatojmë se potenca e një pikë të jashtme të
rrethit është e barabartë me katrorin e masës së segmentit tangjencial nga pika e dhënë X
në rrethin c(O,r), pra:
pX,O=XT2.
Potenca e një pikë të brendshme në një rreth është e barabartë (me shenjë negative) e
katrorit të gjysëmkordës perpendikulare në diamterin i cili kalon nëpër atë pikë. (shih
figurën)

8
Në të vërtetë, le të jetë AB diametri dhe X∈ AB dhe le të jetë CD një kordë e tillë që
CD∩ AB=X dhe AB⊥ CD, prandaj, X është pikë e mesme e CD, prandaj:
pX,O= -XA·XB= -XC·XD=-XC2 = -XD2 = -1/2·(CD)2
Teoremë (Teorema e boshtit radikal) Vendi gjeometrik i pikave me potencë të njejtë në
lidhje me dy rrathë jokoncentrik është një drejtzë perpendikulare në drejtëzen e
përcaktuar nga qendrat e atyre rrathëve.
Vërtetim: (shih figurën)

Le të jenë rrathët c(O,r) dhe c(O’,r’), M mesi i segmentit OO’, dhe le të jetë X një pikë e
tillë që:
pX,O= pX’,O’ (*)

Le të jetë H projeksioni i pikës X në segmentin OO’, të vërtetojmë se cilado pikë X me


vetinë (*) do të projektohet në pikën H të drejtëzes OO’.
Në fakt, nga supozimi i teoremës, nga përkufizimi dhe vetitë e potencës së pikës dhe nga
teorema e katërkëndëshit kordial, kemi:
pX,O= pX’,O’
(XO)2-r2=(XO’)2-(r’)2
(XO)2-(XO’)2=(r)2-(r’)2
2·OO’·MH=(r)2-(r’)2
(r ) 2 − (r' ) 2
Prandaj, MH=
2·OO '

9
Meqenëse r, r’, OO’ janë konstante dhe OO’≠ 0, atëherë MH është konstantë dhe
meqenëse M është pikë fikse edhe H është fikse, pavarësisht pikës X, prandaj,
pikat X të cilat e plotësojnë vetinë (*) ndodhen në drejtëzen perpendikulare të
OO’.
Drejtëza, egzistencën e të cilës e garanton teorema e mësipërme quhet bosht
radikal.
Përkufizim: (Boshti radikal). Drejtëza, pikat e së cilës kan potencë të njejtë ndaj dy
rrathëve quhet bosht radikal tyre.
Vetitë e boshtit radikal:
1. Nëse dy rrathët priten, atëherë boshti radikal kalon nëpër pikëprerjet e atyre
rrathëve. Në të vërtetë, secila nga pikëprerjet e rrathëve ka potencë të
barabartë me zero në lidhje me ata rrathë.
2. Nëse dy rrathë janë tangjente në njëra tjetrën, atëherë boshti radikal është
tangjenta e përbashkët e tyre. Vërtetë, potenca e pikës tangjente është zero në
lidhje me të dy rrathët, dhe tangjenta e përbashkët është perpendikulare në
drejtëzen e përcaktuar nga qendrat e rrathëve.
3. Nëse dy rrathë janë koncentrik dhe të ndryshëm, atëherë nuk ka bosht radikal,
sepse: d2-r2≠ (d’)2-(r’)2.
Teoremë: (qendra radikale). Tangjentet nga cila do pikë e Boshtit Radikal në të dy
rrathët janë kongruente. Boshtet radikale të tre rrathëve (të konsideruara dy nga dy),
qendrat e të cilëve janë pika jokolineare, janë konkurrente ( incidente me një pikë), kjo
pikë quhet Qenra Radikale e tre rrathëve.

Nëse të tre rrathët priten dy nga dy, atëherë kordat e përbashkëta të tyre janë konkurrente.
Nëse të tre rrathët janë tangjentë dy nga dy, atëherë tangjentet e përbasjkëta janë
konkurrente.
Me anë të Boshtit radikal mund të zgjidhen mjaftë problema konstruktive.
Shembull: Të konstruktohet rrethi i cili kalon nëpër dy pika dhe është tangjentë në një
drejtzë të dhënë.
10
11

You might also like