Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 18

DETYRE KURSI

Tema:“Produktet bankare ne
sistemin Shqiptar”

Punoi :
Pranoi : Jetmir RUÇI
Ervin LUARASI
Sistemi financiar në vendin tonë i konceptuar si tërësi e tre komponentëve: institucioneve,
tregjeve dhe instrumenteve financiare, ka përballuar mjaft sfida e vështirësi në rrugën e
zhvillimit e të konsolidimit të tij gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mjaftuan kushtet e disfavorshme
makroekonomike, financiare dhe prapambetja në zhvillimin e institucioneve bankare e financiare
në të cilat kjo reformë filloi, por ajo u përball edhe me mjaft vështirësi të brendshme të saj që
buronin nga rritja e vazhdueshme e kredive të këqija, mungesa e eksperiencës në fushën e
mbikëqyrjes bankare, ineficienca e sistemit të pagesave etj.. Këto vështirësi arritën kulmin me
krizën e piramidave, që shërbeu si një shkëndijë që destabilizoi gjithë vendin dhe e futi
ekonominë shqiptare në një kolaps të plotë. Për vetë trashëgiminë dhe nivelin e arritur të
zhvillimit, sistemi bankar zë peshën më të rëndësishme në sistemin financiar të vendit tonë.
Vitet 1991-1992 shënuan krijimin e sistemit të ri bankar nga pikëpamja e organizimit sipas
modelit të vendeve perëndimore. Kuadri ligjor në këtë periudhë bëri të mundur kalimin e sistemit
bankar njënivelor në sistem bankar dynivelor. Si bankë e nivelit të parë u krijua Banka e
Shqipërisë (BSH) me atributet e një banke qendrore, ndërsa në nivelin e dytë operonin tre banka
me kapital shtetëror: Banka Kombëtare Tregtare (BKT), Banka e Kursimeve (BK) dhe Banka e
Bujqësisë dhe e Zhvillimit që shpejt ndërroi emrin në Banka Tregtare Agrare (BTA). Zhvillimet
e viteve të mëvonshme u karakterizuan nga kryerja e reformave në këto banka si dhe krijimi dhe
zgjerimi i veprimtarisë bankare nga banka të reja private. Reforma në sistemin bankar, e cila
synonte rritjen e efektshmërisë në tregun bankar, krahas realizimit, fillimisht të ristrukturimit, u
mbështet në privatizimin e tyre.

Sistemi bankar ne Shqiperi funksionon me dy nivele.

Banka e Shqiperise (niveli i pare) eshte institucioni financiar kryesor i vendit e cila krijon
aplikon politikat fiskale ne perputhje me legjislacionin perkates. Veprimatrine e saj ajo e bazon
ne ligjin Nr 8269, date 23.12.1997 "Per Banken e Shqiperise" si dhe amendamentet e bera atij.

Bankat e nivelit te dyte jane bankat ekzekutive te politikave dhe te sherbimeve te sistemit
financiar. Ne Shqiperi operojne 16 Banka te nivelit te dyte.

Në kuadër të përmirësimit të produkteve dhe shërbimeve bankare, vërehet një shtim dhe
përmirësim të produkteve bankare nga vitit 2007 e deri tani. Kjo natyrisht që është shpejtuar dhe
nga rritja e konkurrencës së sistemit bankar. Në rolin e saj si bankë e bankave, Banka e
Shqipërisë duhet të jetë mbrojtëse e interesave të publikut duke orientuar sistemin bankar drejt
një niveli të ulët risku dhe një niveli të lartë transparence dhe korrektësie. Kjo pasi ende sot në
tregun bankar gjen banka të cilat nuk reklamojnë me transparencë dhe vërtetësi çmimet e
produkteve të tyre, dhe sidomos huave. Kjo jo vetëm që prek interesat e publikut por cenon dhe
funksionimin e sistemit bankar.

PRODUKTET BANKARE :

 Depozitat bankare
 Depozitat me afat (3, 6, 12 mujore) dhe mbi një vit në monedha të ndryshme,
 Llogarite e kursimit
 Futura-llogari per femije
 Llogarite rrjedhese
 Vertetimet e depozitimit

E Drejta Bankare 2
 Lizing
 Kreditimi:
 i korporatave dhe i ndërmarrjeve të vogëla dhe të mesme (SME),
 i individëve (kredi për shtëpi, për pajisje, për makinë, për trajtim shëndetësor,
pushime, arsim etj.)
 i qeverisë (blerja e bzth dhe e obligacioneve)
 Kreditë sindikatë.

 Kartat e debitit dhe kartat e kreditit,


 Operacionet e tregtisë ndërkombëtare (letërkreditë, letërgarancitë, etj.)
 Bankingu nëpërmjet internetit (e-banking),

Sipas nje raporti te fundit te publikuar kete vit nga BB, Shqiptarët, kjo edhe për shkak të
normave të larta të interesit, i janë rikthyer bankave për të depozituar paratë e tyre. Shifra e
depozitave të reja 12 mujore, (që janë edhe depozitat më të shpeshta në bankat e nivelit të dytë)
për muajin janar arritën në 22 miliardë lekë. Kjo është shifra më e lartë e depozitimit mujor që
nga janari i vitit të kaluar. Shifër që tregon besimin e qytetarëve ndaj bankave të nivelit të dytë. E
njëjta gjë ka ndodhur edhe me depozitat 12 mujore në euro. Gjatë janarit janë depozituar 65
milionë euro. Kjo shifër thyen rekordet e 12 muajve të fundit, duke përjashtuar gushtin, kur për
shkak të emigrantëve depozitat në sistemin bankar vetëm për një muaj u shtuan me 138 milionë
euro. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për llojet e tjera të depozitave, qoftë këto në lekë apo euro,
përjashto llogaritë rrjedhëse, që duket se janë tkurrur në të dy monedhat gjatë janarit. Ky vit,
sipas statistikave të bankës së Shqipërisë, duket si një vit i artë për bankat.

DEPOZITAT BANKARE

Depozitë është një shumë e caktuar parash, e cila mund të mbahet në një institucion financiar
(për shembull, bankë) si një shërbim i ofruar për klientët, prej të cilës mund të përfitohen
interesa. Mbajtja e një depozite është një mënyrë e sigurtë e investimit të parave, fitimprurës dhe
me interesa më të lartë krahasuar me llogarite e kursimeve. Nuk ka komisione për hapje, për
mbyllje apo për mirëmbajtje të saj.

LOJET E DEPOZITAVE:
Dy janë llojet më të zakonshme të depozitave:
• Depozita pa afat.
Kjo është një lloj depozite ku parate mund të mbahen si dhe te tërhiqen në çdo kohë. Sa më gjatë
te mbahen paratë aq më shumë interesa do te perfitohen.

• Depozita me afat.
Kjo është një lloj depozite ku parate mund te depozitohen me afate të caktuara maturimi (1, 3, 6,
12 muaj si dhe 2 deri në 5 vjet). Interesi i ofruar varet nga shuma dhe periudha. Kjo depozitë
ofron një interes më të lartë për paratë që nuk do te perdoren per nje periudhe te caktuar kohe.
Banka të ndryshme ofrojnë edhe lloje të ndryshme depozitash si: depozita elastike, depozita
rekord, depozita “Monthly Special” (speciale mujore), depozita fleksi etj.

Depozita elastike.
Depozita elastike është e vlefshme për të gjithë personat që kanë dëshirë të investojnë kursimet e
tyre për të përfituar interes, në përputhje me kohëzgjatjen e kesaj depozite. Pra indiviti nuk

E Drejta Bankare 3
kushtëzohet vetëm me depozitat me afate standarde 1,3,6 dhe 12 - mujore por mund të zgjidhe
afatin e depozitës nga 1 muaj deri në 1 vit.

Depozita rekord.

Depozita rekord është depozita në monedhë të huaj me afate më të gjata maturimi se ato
standarde, e cila varion nga 2,3,4 dhe maksimalisht deri në 5 vjet, duke qenë dhe depozita me
afat më të gjatë në vendin tonë.

LEK 200,000 - EUR 2,000.00 - USD 2,000.00 - GBP 1,000.00 -


10,000,000 100,000.00 100,000.00 50,000.00

1
Muaj 2.50% 1.00% 0.10% 0.95%

3
Muaj 4.80% 2.50% 0.90% 1.10%

6
Muaj 6.00% 3.00% 1.10% 1.15%

1 Vit 6.80% 3.75% 1.60% 1.30%

2 Vjet 7.40% 4.55% 1.70% 1.35%

Depozita “Monthly special” (speciale mujore).


Depozita “Monthly Special” (speciale mujore) është një depozitë që krijon mundësinë të tërhiqen
interesat çdo muaj, duke mos qenë e nevojshme të pritet fundi i periudhës për ti përfituar ato.

Depozita fleksi.
Depozita fleksi është një mënyrë fitimprurëse dhe fleksible për administrimin efektiv të parave.
Depozita fleksi mundëson përdorimin në çdo moment të një pjese të depozitës tuaj dhe përfitimin
e interesit për pjesën e mbetur në depozitë. Gjithashtu, ofron mundësi të pakufizuara
tërheqjeje për sasinë që individi ka në dispozicion.

Shembull : DEPOZITAT ME AFAT QE OFROHEN NGA INTESA SAN PAOLO BANK


Afatet që ofron kjo banke për Depozitat me Afat janë kryesisht: 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore, 1
vjeçare dhe 2 vjeçare. Për raste të veçanta mund të pranohen dhe afate të ndryshme nga këto, por
kjo do të ishte subjekt i marrëveshjeve individuale me klientin.
Një Depozitë me Afat prane kesaj banke mund te hapet ne nje nga monedhat e meposhtme :
• LEK Lek
• EUR Euro
• USD Dollarë Amerikanë

• GBP Paund Britanik


Shuma minimale qe nevojitet për të hapur një Depozitë me Afat eshte 200,000 Lek; 2,000
EUR/USD; ose 1,000 GBP.

E Drejta Bankare 4
Normat e interesave në datë 11/03/2010

Depozitë me Afat

Normat e interesit të Depozitës me Afat në LEK janë të diskutueshme për shuma mbi
10,000,000 LEK dhe për periudha të ndryshme nga ato të lartpërmendura.

Normat e interesave për Depozitat me Afat për USD janë të negociueshme për: shuma mbi
100,000 USD dhe për periudha të ndryshme nga të mësipërmet.

Normat e interesit për Depozitat me Afat në EUR, GBP janë të negociueshme respektivisht për
shumat mbi 100,000 EUR dhe 50,000 GBP dhe per periudha te ndryshme nga te mesipermet.

LLOGARITE E KURSIMIT
Llogaria e Kursimit është një produkt që Intesa Sanpaolo Bank Albania ju’a ofron vetëm
individëve, dhe u siguron atyre avantazhet e një Depozite me Afat dhe një Llogarie Rrjedhëse në
një llogari të vetme. Nepermjet saj mund të kryhen veprime (depozitime apo tërheqje) në çdo
moment, si dhe të përfitohet interes.
Llogaria e kursimit i jep mundësi klientit që të planifikoje dhe të organizojë më mirë kursimet e
veta në çdo kohë duke depozituar edhe shuma të vogla.

• Për shpenzimet e planifikuara apo të papritura individi mund të zgjidhe të depozitoje


fondet e tepërta në llogarinë e kursimit duke përfituar interes, por edhe duke patur
mundësinë e tërheqjes në çdo kohë.
• Interesi që përfitohet llogaritet mbi bazë ditore dhe kreditohet në llogari dy here ne vit,
respektivisht 30 Qershor dhe 31 Dhjetor
• Individi mund të zgjidhe monedhën që dëshironi: LEK, EUR, USD, GBP dhe CHF.
• Llogaria e kursimit nuk ka minimum të nevojshëm, pra mund të qëndrojë e hapur edhe
nëse balanca është 0 (zero)

Një Llogari Kursimi mund te hapet ne:

• LEK Lek
• EUR Euro
• USD Dollarë Amerikanë
• GDP Paund Britanik

Llogari Kursimi – Normat e interesave

LEK 3.50% S'ka shumë minimale


EUR 2.20% S'ka shumë minimale
USD 0.60% S'ka shumë minimale
GBP 1.00% S'ka shumë minimale

E Drejta Bankare 5
Interesi llogaritet mbi balancen me te ulet te muajit. Interesi do tju kreditohet ne fund te cdo
muaji.

FUTURA – LLOGARI PER FEMIJE


FUTURA është një investim afatgjatë i cili mundëson venien menjane te
fondeve në mënyrë që të sigurohet e ardhmja e fëmijës. FUTURA mund të
hapet në emër të fëmijës që nga momenti i lindjes dhe/ose çdo moment pas
saj, deri kur ai/ajo bëhet 15 vjeç.

Kjo llogari mund te hapet ne:

• LEK Lek
• EUR Euro
• USD Dollarë Amerikanë
Për të hapur një llogari FUTURA mjaftojnë 10,000 LEK, 100 USD ose 100 EUR. Llogarinë në
emër të fëmijës mund ta hapë prindi, kujdestari ligjor i fëmijës, apo dhe ndonjë i afërm i fëmijës.
Por sipas ligjit, pavarësisht se kush e hap llogarinë, vetëm prindi apo kujdestari ligjor i fëmijës ka
të drejtë të administrojë llogarinë. Kjo llogari i mundëson kujtdo që dëshiron të depozitojë, në
çdo moment dhe në çfarëdo lloj shume që dëshiron. Fëmija fiton të drejtën e përdorimit të
llogarisë së tij/saj kur ai/ajo bëhet 18 vjeç. Banka njofton me shkrim fëmijën mbi ekzistencën e
llogarisë FUTURA, në ditën që ai/ajo fiton aftësi të plotë për të vepruar. Momenti kur fëmija
mbush 18 vjeç, është maturimi i kësaj llogarie, dhe ajo shndërrohet në një Llogari Rrjedhëse të
zakonshme. Jo, vetëm prindërit apo kujdestari ligjor i fëmijës mund të jenë administratori i kësaj llogarie
deri sa femija te behet 18 vjec.

Çfarë është një Llogari Rrjedhëse ?


Llogaria Rrjedhëse është një llogari e cila ofron mundësinë e kryerjes se veprimeve në çdo
moment pa asnjë kufizim. mund të bëhen transferta parash, pagesa për kartat e kreditit, pagesa
të faturave te shërbimeve dhe pagesa periodike. Individi ka mundësinë të perfitoje avantazhet e
nje paradhënie bankare, e cila mundëson para – cash edhe kur fondet në llogarinë rrjedhëse nuk
janë të mjaftueshme. Klienti (individi) administron sasinë e parave që ai ka nga rroga apo
kursimet duke i vendosur në një nga bankat që zhvillojnë aktivitet në vend. Banka të ndryshme të
ofrojnë paketa të ndryshme.
Llogaria mund të hapet në Lekë, Euro dhe Usd. Llogaria rrjedhëse ndryshon nga depozita, pasi
nga llogaria mund t`i tërheqësh paratë në çdo moment dhe banka nuk të aplikon asnjë interes,
ndërsa me depozita përfiton interesa që i merr në fund të periudhës së maturimit.

Perfitimet:
Mund të kryhen pagesa të faturave të ndryshme si telefonike të energjisë etj..
Derdhja e pages.
E Drejta Bankare 6
Pajisja me karte krediti.
Perfitimi dhe lëshimi i çekut te udhetarit.
Mund të krhen transferta në të gjithë botën.
Mund të ofrohen kushte lehtësuese për kredi.
Klienti mund të përfitoje paradhënie bankare ose mbitërheqje të hollash nga banka (overdraft).
Në disa banka mund te përfitohet automatikisht kjo paradhënie, ndërsa në raste të tjera mjafton
një kërkesë.

Penalizimet:
Nga “Llogaria Rrjedhëse” mund të tërhiqen vetëm paratë e depozituara, dhe në qoftë se kalohet
shifra e depozituar, klienti eshte i detyruar ta paguaje me interesin më të
lartë që ka banka.

VERTETIMET E DEPOZITIMIT OSE CERTIFIKATAT E DEPOZITES

Certifikatat e depozites emetohen nga bankat per te siguruar mjete financiare. Çertifikatat e
Depozitave (ÇD) përfaqësojnë një formë të caktuar të grumbullimit të depozitave me afat. Një
çertifikatë depozite është një lloj depozite bankare që ofron interesa më të lartë se një llogari
bankare e zakonshme. ÇD emetohen nga bankat dhe nga degët e bankave të huaja, të licencuara
nga Banka e Shqipërisë për të kryer aktivitet bankar. Investuesit e certifikatave te depozitave
jane te shumellojshem : individe, biznese te vogla si dhe shoqeri te medha , bashki, organizata
publike etj. Por investimet me te medha ne keto lloj instrumentesh realizohen nga fondet e
investimeve, sidomos ato te specializuara ne tregjet e parase shoqerite e sigurimeve, fondet e
pensioneve etj.

MADHËSIA MINIMALE

ÇD emetohen në Lekë, Usd, Euro.

Për ÇD në Lekë, shuma minimale është 50,000 lekë.


Për ÇD në Usd, shuma minimale është 1,000 usd.
Për ÇD në Euro, shuma minimale është 1,000 euro.
Bankat emetojnë ÇD me prerje mbi shumën minimale, por me kusht që shtesa të jetë shumëfish i
plotë, përkatësisht për ÇD në Lekë i 10,000, për ÇD në Usd dhe Euro i 500.
AFATI I MATURIMIT
Afati i maturimit i ÇD është nga 1 muaj deri në 60 muaj.
Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 1 muaj deri në 12 muaj quhen afatshkurtra.
Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 12 muaj deri në 36 muaj quhen afatmesme.
Të gjitha ÇD me afat maturimi nga 36 muaj deri në 60 muaj quhen afatgjata.
Llojet e certifikatave te depozitave ne Shqiperi :

E Drejta Bankare 7
Çertifikatë depozite që mundëson opsionin me një kohë për rritje interesi. Kjo lloj çertifikate
lejon, që në periudhë afatmesme klienti të mund të zgjedhe një interes më të lartë nëse interesat e
tregut rriten.

Çertifikatë depozite me rritje të shkallëzuar ose rritje periodike, i lejon klientit të përfitojë
interesa sipas kësaj rritjeje.

Çertifikatë depozite e disponueshme, ka një përqindje fikse të interesit por lejon klientin të
tërheqë një pjesë të depozitës fillestare pa paguar gjobë.

Ne Shqiperi ato kane filluar te tregtohen qe nga viti 2007 dhe bankat e para qe kane filluar te
tregtojne kete produkt kane qene Banka Kombetare Tregtare dhe Banka Amerikane e Shqiperise

LIZINGU FINANCIAR

Lizingu është një formë kredie e vogël, e butë, ose siç njihet ndryshe, qiraja financiare, me anë të
së cilës një person mund të përfitojë një shërbim apo mund të blejë edhe pa i pasur të gjitha
paratë e domosdoshme.

Lizingu financiar është i ngjashëm me kredinë, por që ka disa ndryshime në strukturë nga kredia.
Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qenë së është një financim mbi mjetin.
Kur kemi të bëjmë me mjete me treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut, brenda
normave të lejuara të menaxhimit të rrezikut, tregohet “më tolerante” sesa në rastin e kredisë.
Një financim me lizing është “teorikisht” më i lehtë për t’u marrë sesa një financim më kredi.
Ndërkohë, struktura e lizingut financiar mund të jetë e ndryshme nga ajo e kredisë. Në këtë
financim, vetë parapagimi mbi vlerën e mjetit, si dhe vendosja e vlerës së mbetur në fund të
financimit bëjnë që struktura e financimit të përshtatet më shumë se kredia, sipas nevojave dhe
aftësisë paguese të klientit.

Në fund të periudhës së financimit, klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së drejtës së blerjes


së mjetit, që në ndryshim nga kredia, i lehtëson atij menaxhimin e mjeteve në fund të periudhës
së një projekti të caktuar. Ky lloj financimi do t’i jepte mundësinë klientit që duke qëndruar
brenda strukturës lizing, të rinovonte teknologjinë në mënyrë periodike.

Aktualisht në vendin tonë vetëm pak kompani dhe banka e ofrojnë një shërbim të tillë, që në
vendet e zhvilluara është shumë i përhapur. Vetëm disa auto-sallone, disa kompani imobiliare,
pak firma elektro-shtëpiake dhe së fundi tri banka, janë bërë pjesë e skemës ku mund të blesh
edhe me lizing. Pas Tirana Bank dhe Raiffeisen Bank, edhe Banka Credins ka hyrë në tregun e
lizingut me “Credins Leasing”, duke ofruar një pjesëmarrje në financim deri në 80 për qind dhe
duke ofruar mundësinë për të lënë një pjesë të mbetur të vlerës për në fund të kontratës.

Në këtë mënyrë bankat private u ofrojnë klientëve një produkt më të përballueshëm financiarisht.
Leasing-u financiar ka avantazhe të padiskutueshme për bizneset, për popullatën dhe për shtetin.
Shoqëritë e leasing-ut kanë mundësi më të mëdha të njihen dhe të futen në marredhënie
kontraktuale me bankat, shoqëritë e sigurimit apo institucione të tjera financiare, me prodhues
apo furnizues të fuqishëm të mallrave dhe shërbimeve brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar
besim dhe akses në burime financiare dhe në tregje të konsoliduara, gjë që e kanë të vështirë ta
bëjnë direkt bizneset e tjera dhe sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe aq më tepër
konsumatorët familiarë.

E Drejta Bankare 8
Tregu i lizingut ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe hapësira të mëdha në vendin tonë, ndaj
parashikohet që shumë shpejt të jetë po aq i fortë në treg sa edhe konkurrentët aktualë të
mëdhenj. Ndryshe nga prirja e përgjithshme që vihet re në rajon e më gjërë, leasing-u shqiptar ka
mbetur në një segment mjaft të ngushtë, me një peshë të parëndësishme në ekonominë e vendit,
duke financuar kryesisht blerje të autoveturave, dhe nuk po shtrihet në nevojat aq të mëdha për
financime biznesore të teknologjive të reja sidomos në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Leasing-u nuk po bëhet një instrument financiar masiv dhe nxitës i zhvillimit të bizsnesit dhe i
plotësimit të nevojave të popullatës.

Në moszhvillimin sa duhet të leasing-ut, kanë ndikuar një sërë faktorësh si infrastruktura ligjore,
sistemi bankar, niveli i edukimit të konsumatorëve biznesorë dhe familiarë, etj., por, do të
veçonim këtu mungesën e një politike të qartë orientuese, mbështetëse për zhvillimin e këtij
bisnesi, dhe sidomos mungesën e një trajtimi të qartë e stimulues fiskal.

KREDITIMI

Bankat po i rikthehen kredisë në euro. Kete e deshmojne statistikat e fundit të Bankës së


Shqipërisë, te cilat tregojnë për një rritje të ndjeshme të kreditimit në euro të ekonomisë
shqiptare dhe një rënie të ndjeshme të kredisë në lekë. Nga ana tjetër, depozitat, po rikthehen në
sitet me ritme të larta në të dy monedhat. Duket se bankat, për shkak edhe të kursit të këmbimit,
po i rikthehen edhe një herë politikës së vjetër të kreditimit në euro. Një politikë e kritikuar kjo
nga Banka e Shqipërisë.

Po të shikosh statistikat e bankës boterore, në janar, janë më pak kredi në lekë se sa në dhjetor.
Shifrat tregojnë për një ulje të ndjeshme të kredisë afatgjatë, mbi 5 vjet, që është kredia për
shtëpi. Për herë të parë gjatë 12 muajve të fundit kredia afatgjatë është ulur nën 1 miliardë lekë.
Në janar bankat dhanë 957 milionë lekë kredi afatgjatë, ndërkohë që gjatë gjithë vitit të kaluar
kjo shifër ka qenë mbi 1 miliardë lekë. E kundërta ka ndodhur me euron. Bankat kanë dhënë më
shumë kredi në euro, duket edhe nga norma e lartë e këmbimit të euros me lekun. Janari i këtij
viti kap shifrën e 21 milionë euro të dhëna për kredi afatgjatë, shifra më e lartë e dhënë që nga
janari i vitit 2009. Në total, duket se janari ka qenë pozitiv për kredi-dhënien në euro. Në janar
janë dhënë gjithsej 110 milionë euro kredi, një shifër kjo sa dyfishi i mesatares së vitit të kaluar.

Raporti i fundit statistikor i bankës së Shqipërisë, tregon se normat e interesit të kredive si në


lekë edhe në euro kanë pësuar rritje nga janari në shkurt. Kjo, edhe pse normat e interesit të
bonove të thesarit, që shërbejnë si bazë për matjen e interesit të kredive janë ulur. E thënë më
thjeshtë, bankat kanë rritur normën e fitimit për kreditë. Pra, kanë rritur marzhin shtesë, që
aplikohet mbi normën bazë të bonove të thesarit. Kështu, në rast se norma e interesit të bonove
ishte 9 %, norma e interesit të kredisë ishte 12.24 %. Pra marzhi, të cilin banka përdor për fitim
ndaj kredisë ishte 3.24. Gjatë shkurtit norma e interesit të bonove të thesarit ra në 8.5 %, ndërsa
bankat, jo vetëm që nuk e ulën normën e interesit të kredisë, por në të kundërt e rritën atë, duke e
çuar në 12.28 %. Pra, e rritën marzhin me rreth 0.52 %. Kjo për kreditë 6-12 muaj. Kuptohet, që
një politikë e tillë, sigurisht që do të stepë bizneset të kërkojnë kredi dhe sigurisht, do të bëjë të
pamundur në disa raste edhe shlyerjen e kredisë. Një situatë e tillë po ndodh edhe me euron.

ÇFARË ËSHTË KREDIA?

E Drejta Bankare 9
Kredia është zgjedhja që i vjen në ndihmë individit në formën e një sasie parash, por që duhet
paguar zakonisht me këste mujore ose tremujore (ndodh të paguhet edhe në këste 6- mujore ose
1- vjeçare) për një periudhë kohe të caktuar pasi të jetë llogaritur një normë interesi. Një normë
interesi është çmimi që një person paguan për përdorimin e parave që merr hua nga banka ose
pagesa që merr një huadhënës për paratë e tij të dhëna hua. Ndryshe, norma e interesit njihet dhe
si kostoja e të mbajturit të parasë. Zakonisht normat e interesit shprehen në përqindje për një afat
njëvjeçar.
Bankat ofrojnë një larmishmëri kredish për të realizuar nevojat e individëve dhe të biznesit. Më
të përhapura në vendin tonë janë kreditë e renditura më poshtë: Kredia konsumatore është një
mjet financimi, e shpejtë dhe fleksibël që mbulon nevojat tuaja për: blerjet e pajisjeve
elektronike, të mobilieve, të autoveturave personale. Kredia për shtëpi është një mundësi që
lejon blerjen e një apartamenti të dëshiruar. Bankat ofrojnë mundësi të shumta me kushte të
ndryshme. Kredia personale është një mjet, që mund të përdoret për të plotësuar nevojat më të
ngutshme si arsimim, udhëtim turistik, mjekim më i mirë, blerje kompjuteri etj. Kjo është një lloj
kredie shumë e shpejtë që mund te përfitohet lehtë. Kredi me kapital qarkullues është një lloj
kredie që ofrohet në formën e një paradhënieje bankare ose llogarie me tepricë debitore
(overdrafti), për të gjithë ata që kanë një llogari me bankën. Zakonisht është e përshtatshme për
kompanitë ose për personat që kanë kërkesa të vazhdueshme për të qarkulluar para. Kredi për
investime, është lloji i kredisë që ndihmon për financimin e blerjeve të mobilieve dhe pajisjeve
për zyrë, për makineri ndërtimi, rinovim e zgjerim të mjediseve të biznesit. Kredia e biznesit
është një mjet që ofron financime për investime afatshkurtra dhe afatmesme. Kjo kredi ju jep
mundësi për zgjerimin e aktivitetit të biznesit. Mund te perdoret për të blerë makineri apo pajisje,
për të rinovuar teknologjinë apo për çdo investim tjetër dhe rifinancim të kredive ekzistuese.
Fleksi kredi nga llogaria rrjedhëse është një paradhënie bankare, e cila ndihmon në plotësimin e
nevojat financiare afatshkurtra. Kjo mundësi ofrohet për të gjithë personat që kanë një llogari në
bankën që e jep këtë lloj kredie.Kredi për rikonstruksion banese.

AVANTAZHET DHE PENALIZIMET

Avantazhet:

Kredia realizon dhe u jep zgjidhje shumë dëshirave dhe kërkesave.


Kredia është e shpejtë dhe e lehtë për t`u marrë.
Mund te merret në disa monedha (Lek, Euro, Dollar).

Penalizimet:

Nëse nuk do të shlyhet dot kredia, klienti mund të humbe shtëpinë, por vetem nqs shtëpia është e
hipotekuar për kredi ose çdo lloj tjetër garancie që eshte depozituar për të përfituar kredinë.

Lloje te ndryshme te huase:

Dhënia e kredisë me këste: Huamarrësi fillimisht merr një shumë parash nga huadhënësi, të
cilin ai e paguan në kiste të rregullta (mujore) – huadhënësit në të shumtën e rasteve bankës. Ky
shërbim zakonisht ofrohet me kosto, të cilit i referohemi si kamatë në borxh që paguhet me
kamatë në pagesa të njejta periodike.

Anuiteti/Pagesa e borxhit më këste: Kredi anuiteti është kontratë që ofron pagesa në intervale
të rregullta (zakonisht mujore) për një periudhë të caktuar apo për tërë jetën e anuitantit. Pagesat
e të hyrave mund të fillojnë menjëherë,apo të shtyhen për një datë të ardhshme.
E Drejta Bankare 10
Kredia Bllok: Kredia e zakonshme që është në dispozicion në aranzhimet e hapura për një
periudhë të caktuar kohore. Për shembull, vija e kredisë, për zgjatjen e financimit afatgjatë apo
huave të investuese.

Kredi e tejkaluar: Një teknikë përmes të cilës klientit të bankës i lejohet që të tërheqë nga
banka llogarinë e tij, d.m.th. tërheq paratë që e tejkalojnë bilancin e kredisë. Banka i jep klientit
të saj një lehtësi të përgjithshme kreditore, përmes të cilës klienti, përmes tërheqjes së një shume
ë madhe i jep vetvetes një kredi afatshkurtër pa pasur nevojë për marrëveshje formale të marrjes
së kredisë. Përparësia për klientin është se do të paguajë vetëm për aqë sa ka huazuar.

Kredia e përtëritshme: Kredia që automatikisht mund të përtërihet pa negociata shtesë me


bankën. Kjo kredi është në dispozicion për një sasi të caktuar e cila mbetet konstante gjatë një
periudhe të caktuar kohore, ashtu që sa herë bëhet tërheqja ajo përsëri është në dispozicion për
sasinë e saj të plotë. Huadhënësi është i detyruar me ligj që ta vë në dispozicion fondin për të
cilin janë marrë vesh me huadhënësin, ndërsa klienti mund të tërheq para sipas nevojave të tij.
Kredia rrotulluese mund të jepet për kredi afatshkurtëra (më pak se një vit), por gjithashtu për
financime afatmesme (deri në tri vjet). Huamarrësi duhet të paguajë tarifën e zotimit për shumën
e pa shfrytëzuar të kredisë (zakonisht rreth 0.5%), përveç kamatës (0.5% mbi shkallën e kredisë
afatmesme).

KARTAT E DEBITIT

Karta e debitit është një kartë plastike që klienti mund ta gjeje pranë çdo banke tregtare. Këto
karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike (monedhë, kartëmonedhë) dhe t’ju lehtësojnë
pagesat dhe shërbimet perdoruesve te tyre. Kështu, nëse nje individ nuk ka me vete të holla, ai
mund të bleje atë që dëshiron, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën. Për këtë qëllim, vjen në
ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të instalimit të terminaleve
POS dhe sporteleve ATM. POS ose të quajtura ndryshe dhe pikat e shitjes, gjenden tashmë të
instaluara në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimi, klinika mjekësore, supermarkete etj.
ATM-të ose Sportelet Automatike gjenden pranë filialeve të bankave dhe mundësojnë tërheqje
cash dhe kontrollin e gjendjes së llogarisë 24 orë në ditë, çdo ditë.

Një kartë debitore është një kartë magnetike që të lejon, nëpërmjet një kodi personal sekret
(PIN), tërheqjen e cash-it, nxjerrjen e gjendjes së llogarisë dhe nxjerrjen e lëvizjeve të llogarisë
pranë sporteleve automatike. Ajo përmban: logon e bankës që e ka lëshuar; një element sigurie të
paraqitur në formën e një chip-i 3 me 5 mm; një numër të dukshëm që është dhe numri i
identifikimit të bankës; kohën e skadimit (muajin dhe vitin).

Avantazhet
Krijojnë siguri më të madhe se sa mbajtja cash.
Karta ndihmon të shmanget mbajtja e shumave të tepruara në portofolet.
Mund të tërhiqen para cash nga çdo ATM e çfarëdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj.
Një kartë debiti mund të merret më lehtë se sa një kartë krediti.

Penalizimet
Vini re se kartat e debitit kanë përqindje interesi të ndryshme për sasi parash të ndryshme.

E Drejta Bankare 11
LLOJET E KARTAVE TE DEBITIT :
Kartat e debitit që tashmë janë të pranishme në Shqipëri janë disa llojesh. Kështu mund të
dallojme kartat Maestro, Visa Electron, ABA kartë, BanKomaT dhe Cashtronic. Kartat e debitit
lëshohen nga të gjitha bankat tregtare, pranë të cilave individet kane një llogari rrjedhëse. Për t`u
pajisur me një kartë debiti individi mund të paraqitet pranë çdo banke tregtare, fillimisht duhet të
hape një llogari bankare, duke paraqitur një dokument identifikimi dhe një vërtetim individual
për të ardhurat mujore.

Shembull : Kartat e debitit te ofruara nga BKT

Visa Electron: është kartë debiti e cila lidhet direkt me llogarinë rrjedhëse, duke u ofruar akses
të plotë parave te klienteve kurdo dhe kudo që ata ndodhen. Në rast se atyre u nevojiten para
cash ata mund të tërheqin në çdo ATM të BKT-së dhe në çdo ATM tjetër si brenda vendit ashtu
edhe jashtë vendit aty ku shikojne logon e Visa Electron. Karta e debitit Visa Electron është
gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Shqipëri dhe në të
gjithë botën. Ata qe zoterojne nje karte te tille mund të blejne në çdo dyqan, supermarket, bar
restorant, pika furnizimi karburantesh etj. kudo që logo e Visa Electron është e pranishme.
Klientet mund të verifikojne çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes së
llogarisë, duke ju ofruar një kontroll të plotë të shpenzimeve te tyre.

Avantazhet:

o Ul rrezikun e humbjes/vjedhjes të parave cash. Pra është më e sigurt sesa të mbash para
me vete.

o Mundësi aksesimi në llogari 24 orë në ditë 7 ditë në javë, pa qenë e nevojshme paraqitja
në Degë.

o Tërheqje në çdo ATM në mbarë botën, mjafton që të jetë logoja e Visa Electron.

o Mundësi blerjeje në të gjitha pikat e shitjes (POS) në Shqipëri dhe jashtë saj aty ku
ndodhet logo Visa Electron.

o Kontroll i shpenzimeve dhe mundësi verifikimi për çdo transaksion të kryer me anë të
pasqyrimit të gjendjes së llogarisë.

o Nuk ka komision për tërheqje cash nga ATM të BKT-së, dhe për blerjet si brenda ashtu
edhe jashtë Shqipërisë.

o Mund të lidhet deri në 4 llogari rrjedhëse me monedha të ndryshme (ALL, EUR, USD,
GBP) dhe mundësi tërheqjeje në ALL ose EUR.

E Drejta Bankare 12
KARTAT E KREDITIT

Përdorimi i kartave të kreditit për blerje të ndryshme është tashmë një fakt në jetën e
konsumatorëve. Shumë njerëz sot kanë të paktën një kartë krediti ose më shumë. Karta e parë e
kreditit është hedhur në treg nga Diners Club dhe American Express në vitin 1951, e cila mund të
përdorej në 27 restorante të New York-ut. Por vetëm në vitin 1970 pas daljes së shiritit magnetik,
të cilin ajo përmban, u bë popullore. Këto karta janë krijuar, që të zëvendësojnë paratë fizike
(monedhë, kartëmonedhë) dhe te lehtësojnë pagesat për blerjet dhe shërbimet. Kështu, nëse nuk
keni me vete të holla, mund të blini atë që dëshironi, duke paguar lehtë dhe shpejt me kartën tuaj.
Për këtë qëllim, ju vjen në ndihmë komoditeti i krijuar nga banka që ka lëshuar kartën me anë të
instalimit të terminaleve POS dhe sporteleve ATM. Një kartë krediti është një kartë magnetike
që të lejon, nëpërmjet një kodi personal sekret (PIN), tërheqjen e cashit, nxjerrjen e gjendjes së
llogarisë dhe nxjerrjen e lëvizjeve të
llogarisë pranë sporteleve automatike. Ajo përmban: logon e bankës që e ka lëshuar; një element
sigurie të paraqitur në formën e një chip-i 3 me 5 mm; një numër të dukshëm që është dhe numri
i identifikimit të bankës; kohën e skadimit (muajin dhe vitin); një numër ekstra dhe një kod
sigurie treshifror (jo të gjitha kartat e kanë këtë kod sigurie). Kartat e kreditit mund të merren
pranë bankave tregtare që zhvillojnë aktivitetin në Shqipëri. Ato mund t`ju dërgohen edhe në
shtëpi, për të lehtësuar aplikimin tuaj.

Avantazhet:
Krijojnë siguri më të madhe se sa mbajtja cash.
Karta ndihmon të shmanget mbajtjen e shumave të teperta në portofol.
Kartat e kreditit të sipërpërmendura janë ndërkombëtare. Mund të tërhiqen para cash nga çdo
ATM e çfarëdo banke në Shqipëri dhe jashtë saj.
Mund të bëhen blerje në internet. Në vend që të jepen të holla në dyqane për të blerë, do të jepet
kartën tuaj. Përdoren për të blerë mallra dhe për të përfituar shërbime, në Shqipëri dhe në botë

Penalizimet.
Totali i shumës së faturuar të jetë paguar brenda afatit të caktuar.
Nëse individi nuk planifikon të paguaje plotësisht çdo muaj, duhet të informohet në lidhje me
interesin që do ti ngarkohet.
Kartat e kreditit kanë përqindje interesi të ndryshme për sasi parash të ndryshme.
Në rast mospagese, banka mund të bllokojë kartën dhe gjithashtu, të aplikojë interesin e saj të
caktuar me bazë ditore, mbi shumën e vonuar.

LLOJET E KARTAVE TE KREDITIT


Kartat e kreditit që tashmë janë të pranishme në Shqipëri janë disa llojesh. Permendim kartat
Mastercard, Visa, American Express, Diners. Kartat e kreditit kanë filluar të përdoren në
Shqipëri që prej vitit 1999

Shembull: BKT ofron VISA CLASSIC dhe MASTER CARD

E Drejta Bankare 13
Karta e kreditit Visa Classic mundëson një linjë krediti për shpenzimet. Klienti mund të bleje në
të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet apo të tërheqe cash në çdo ATM pa pasur
nevojë që të kete gjendje në llogari. Ofrohen pagesa të shpejta për shpenzimet, pa qenë nevoja të
paguhet në moment. Klienti mund të bleje OnLine në Internet, të bëje abonime apo të prenotoje
falas. E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-ët në mbarë botën aty ku është logoja e Visa.
Visa Classic ofron një periudhë shlyerje të detyrimit prej 40 ditësh pa qenë nevoja të shlyhet i
gjithë detyrimi, por vetëm një pjesë e tij.

Avantazhet:
a. E lehtë në përdorim, pagesa të shpejta të blerjeve të kryera.

b. Linjë krediti Revolving, mundësi pagese të një pjese të detyrimit.

c. E përdorshme në të gjitha ATM-të dhe POS-et në të gjithë botën aty ku shikoni logon e
Visa, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

d. Komision 0 për blerjet brenda vendit, jashtë vendit dhe në Internet.

e. E përdorshme për prenotime biletash udhëtimi, rezervime hotelesh, makinash etj.

f. Karta Visa Classic është ndër kartat më të përhapura dhe të pranuara në mbarë botën.

MasterCard Standard

NDRYSHIMI I KARTËS SË DEBITIT NDAJ ASAJ TË KREDITIT.

Ndodh shpesh që termat debit dhe kredit të përdoren si të njëjtë, por në fakt ekzistojnë ndryshime
midis tyre. Me një kartë krediti mund të blesh dhe faturën ta paguash më vonë. Shumica e
llogarive të kartave të kreditit të lejojnë të mbartësh një shumë të papaguar nga një faturë mujore
tek tjetra, duke paguar interesat për atë shumë. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa herë që merr

E Drejta Bankare 14
një faturë. Një kartë debiti ose e quajtur ndryshe dhe Bankomat, është e ngjashme me kartën e
kreditit. Shuma e shpenzuar nga karta e debitit, në ndryshim nga ajo e kreditit të mbahet nga
llogaria rrjedhëse personale automatikisht.

LETER GARANCITE

Një lloj kontrate e lëshuar nga një bankë në interes të një klienti i cili ka marrë përsipër të blejë
mallra nga një furnitor dhe prenton të paguajë çdo detyrim financiar furnitorit në rast mos
përmbushjeje të detyrimeve.Një letër garanci shpesh ndihmon firmat të drejtojnë bizneset me
palë të tjera me të cilat nuk do të kishin pasur rastin të bashkëpunonin. BKT mund të lëshojë
garanci bankare, sipas rastit, kundrejt: një depozite të vënë si kolaterali në para, linjës së kredisë
ose kundër garancive të lëshuara nga bankat e huaja të klasit të parë. Ndryshimi ndërmjet një
Letër Kredie dhe nje Letër Garancie është se, në Letrën e Garancisë lëshuesi nuk pret të paguajë
dhe vlefshmëria mund të jetë e përcaktuar ose pa kufizim, ndërsa në Letër Kredi lëshuesi pritet të
paguajë dhe ka një vlefshmëri të fiksuar.
Tipet kryesore të Garancive janë:

• Garanci për tender "BID BOND"


Kjo garanci kërkohet në vijim të ofertave publike. Banka do të paguajë nëse;

1. në raste kur ofertuesi tërhiqet para datës së maturimit


2. ofertuesi pas fitimit të kontratës refuzon nënshkrimin e saj ose
3. refuzon të ofrojë sigurojë kushtet e tjera të parashikuara në ofertën e dhënë.

• Garanci për performance "PERFORMANCE BOND"


Kur një bankë lëshon një Garanci për Performance, ajo garanton të paguajë një shumë të
caktuar në qoftë se shitësi nuk mban premtimin për të bërë një dërgesë ose të ofrojë një
shërbim për blerësin.

• Garanci për paradhënie "ADVANCE PAYMENT GUARANTEE"


Në shumë transaksione, blerësit i kërkohet t’i bëjë parapagime shitësit dhe për rrjedhojë, ai do
sigurohet që shitësi do i kthejë mbrapsh një pagesë të tillë, nëpërmjet një garancie përkatëse
nga banka emetuese, në rast mospërmbushje të detyrimit nga ana e shitësit.

• Garanci për pagesë "PAYMENT GUARANTEE"


Kjo lloj garancie garanton kryerjen e pagesës së duhur të një dërgese/levrimi të caktuar.

• Stand-by letter of credit


Një bankë lëshon një letër kredi “Stand-by” në emër të një klienti për të ofruar garanci për
aftësinë e tij për të paguar sipas kushteve të një kontrate ndërmjet aplikantit dhe përfituesit.
Letër Kredia “Stand-by” shpesh përdoret për të garantuar ecurinë apo për të forcuar vlerën e
kreditit të një klienti.

E Drejta Bankare 15
Përfitimet:

• Optimizimi i flukseve të parasë;


• Mbështetje dhe këshillim;
• Ofron financim tregtar afatshkurtër dhe zgjidh mungesat e kapitalit.
• Fleksibilitet maksimal: Ne ofrojmë shembuj të letër garancive ose mbështetje
profesionale nga specialistët tanë për krijimin e tekstit të përshtatshëm të letër garancisë
në përputhje me nevojat tuaja.

LETER KREDITE

Letër Kredia është detyrimi i një banke për të paguar vlerën e dokumentave tek përfituesit nëse
dokumentet e kërkuara paraqiten brenda vlefshmërisë së L/C dhe dokumentet janë në
përpuethshmëri me kushtet e letër kreditsë.Letër Kredia është një mekanizëm bankar që lejon
importuesit të ofrojnë kushte të sigurta eksportuesve.

1. Një marrëveshje pagese e dhënë nga një bankë (Banka Lëshuese)


2. Në interes të blerësit (Aplikantit)
3. Për të paguar një shitës (Përfituesi) për një shumë të caktuar parash
4. Me prezantimin e dokumenteve specifikë që përfaqësojnë furnizimin e produkteve
5. Brenda një kohe të specifikuar
6. Dokumentet duhet të jenë në përputhje (konform) me kushtet e punës të përcaktuara në
letër kredi
7. Dokumentet duhet të dorëzohen në një vend të caktuar.

Karakteristikat e Letër Kredisë


• Revokueshmëria
• Negociueshmëria
• Transferimi dhe konfirmimi
• E menjëhershme dhe e shtyrë

Letër Kredia përdoret nga:

• Importuesit
• Eksportuesit

Avantazhet për blerësin

• Banka nuk do të paguajë shitësin derisa kushtet e letër kredisë të jenë përmbushur
plotësisht.
• Shitësi është i detyruar të sigurojë se mallrat ose shërbimet të jenë mundësuar saktësisht
sipas marrëveshjes së shitjes, në rast të kundërt blerësi nuk do t’a paguajë atë.

E Drejta Bankare 16
Avantazhet për shitësin

Shitësi është i sigurtë që do të paguhet nëse mallrat do të dërgohen dhe dokumentacioni i


tyre është në përputhje me kushtet e letër kredisë dhe rregullave të tregtisë
ndërkombëtare.
• Letër kreditë janë një formë e volitshme financimi për një shitës sepse pagesa bëhet
menjëherë sapo dokumentat e kërkuara dorëzohen në bankë.

E-BANKING

Eshtë produkti me i ri bankar, i cili mundëson nëpërmjet sistemit elektronik, kryerjen e


veprimeve bankare nga llogaria juaj në Bankën perkatese , nëpërmjet internetit ose celularit tuaj.

Shembull: Credins Online

Veprimet qe mund te kryeni jane:

o Kontroll i llogarisë OnLine, nëpërmjet internetit, ne çdo moment te ditës nga çdo vend.
o Urdhër xhirime, pagesa dhe transferta brenda për brenda Shqipërisë (Domestic Payments)
nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja e paraqitjes në sportelet e Bankës, si dhe konfirmimi
i kryerjes se veprimit.
o Kontroll i të gjitha urdhërpagesave të kryera nga llogaria juaj dhe me destinacion
llogarinë tuaj.
o Konsultimi i te gjithë transaksioneve të kryera dhe nxjerrje e llogarisë nëpërmjet
internetit.

E Drejta Bankare 17
REFERENCAT:

LIGJ : Nr. 8269, datë 23.12.1997


PËR BANKËN E SHQIPËRISË

LIGJ : Nr. 9662, datë 18.12.2006


PËR BANKAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

o http://www.bkt.com.al,

o http://www.bankacredins.com,

o http://www.intesasanpaolobank.al,

o http://www.bankofalbania.org,

o http://www.worldbank.com,

E Drejta Bankare 18

You might also like