Pavlefshmëria e Testamentit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Pavlefshmëria e testamentit

Neni 403
Testamenti është i pavlefshëm kur bëhet nga një person që nuk mund të bëjë testament (neni
373).

Neni 404
Testamenti është i pavlefshëm kur nuk është bërë në formën e kërkuar nga ligji.

Neni 405
Testamenti është i pavlefshëm kur disponohet me testament në dobi të personave që nuk mund të
trashëgojnë (nenet 374, 375).

Neni 406
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është në kundërshtim me nenet 377 e
384 të këtij Kodi.

Neni 407
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament i trashëgimlënësit, i përjashton nga
trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon pjesën e tyre
ligjore.

Neni 408
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është bërë në kundërshtim me ligjin
ose në mashtrim të ligjit.

Neni 409
Testamenti është i pavlefshëm kur disponimi me testament është bërë me ndikimin e mashtrimit,
kanosjes ose dhunës, ose për shkak të një lajthimi, pa të cilën trashëgimlënësi nuk do kishte bërë
këtë disponim.

Neni 410
Kur testamenti deklarohet nga gjykata i pavlefshëm, në trashëgim thirren trashëgimtarët ligjorë,
përveç kur është rasti i shtimit në dobi të trashëgimtarëve të caktuar në testament sipas nenit 381.
Kur deklarohen të pavlefshme vetëm disa nga disponimet e testamentit, disponimet e tjera
mbeten në fuqi.

Neni 411
Padia për pavlefshmërinë e testamentit ose të disponimit me testament mund të ngrihet nga
trashëgimtari dhe nga çdo tjetër person i interesuar brenda tre vjetëve nga çelja e trashëgimisë.

Neni 412
Kur disponimi me testament është i pavlefshëm për shkak se disponimi nga trashëgimlënësi ka
përjashtuar nga trashëgimia ligjore trashëgimtarët e tij të mitur ose të paaftë për punë ose cenon
pjesën e tyre ligjore (neni 407), trashëgimtari, i përjashtuar nga trashëgimi ose të cilit i është
cenuar pjesa ligjore, ka të drejtë të kërkojë nga trashëgimtarët e tjerë, sipas rastit, dorëzimin ose
plotësimin e pjesës që i takon atij në bazë të trashëgimisë ligjore.

Neni 413
Për caktimin e kësaj pjese bashkohet e gjithë pasuria që kishte trashëgimlënësi në kohën e
vdekjes së tij, duke u zbritur detyrimet që rëndojnë mbi trashëgiminë dhe pjesëtohet me numrin e
trashëgimtarëve që do të thirreshin në trashëgim në qoftë se trashëgimlënësi nuk do kishte bërë
testament.

You might also like