Ese Vlerësuese

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Ese vlerësuese

Tema: Cfarë përfitova unë nga ky projekt?

Projekti i letërsisë së avancuar më ndihmoi të shtoj më shumë njohuritë e mia mbi


Shekspirin, veprën e tij dhe u njoha më tepër me idealet e Rilindjes Evropiane.

Ky projekt më ndihmoi të njihem me konceptin e Shekspirit për jetën dhe vdekjen. Unë
u njoha me këtë koncept duke vështruar më thellë në situatat tragjike dhe ajo cka vura
re ishte një aftësi e magjishme e Shekspirit për të vënë afër njëra-tjetrës jetën dhe
vdekjen, pra duke mos i ndarë ato në atë mënyrë që jemi mësuar ne t’i shohim.

Më tej kuptova rolin e rëndësishëm të personazheve kryesorë të veprave. Këta


personazhe vepronin në situata apokaliptike dhe merrnin vendimë të cilat ndryshonin
rrjedhën e ngjarjeve. Nga kjo kptova se Shekspiri nuk ndërhyn në rrjedhën e ngjarjeve
por ai u jep dorë të lirë personazheve të veprojnë sipas instiktit të tyre.

Gjithashtu duke analizuar situatat tragjike ajo që më ra në sy ishte elementi tragjik që


gjendej kudo i pranishëm në këto situata, gjithmonë zinte një rol të rëndësishëm. Të
gjitha ngjarjet dukeshin sikur viheshin në punë nga ky element dhe nuk shkëputeshin
dot prej tij.

Duke analizuar disa personazhe kryesorë si Hamleti, Bruti dhe Makbethi arrita të nxjerr
prej tyre vlera të larta njerëzore por gjithashtu edhe anë të errëta. Përmes leximit të
veprave arrita të kuptoj gjithashtu se Shekspiri nuk na ka dhënë personazhe të njëjtë
por gjithsecili ka karakteristikat e tij dalluese.

Nga idealet e Rilindjes Evropiane arrita të kuptoj se kjo periudhë ishte një periudhë e
artë për kohën pasi ajo fshiu pluhurin mesjetar dhe i ktheu letërsisë evropiane
shkelqimin e dikurshëm por tanimë në një formë më të perfeksionuar.

Ky projekt ka qënë një ndër ata projekte që më kanë dhënë mundësi të marr më shumë
njohuri, të zbuloj mistere që nuk kam mundur më parë, të nihem më mjeshtërinë e
Shekspirit e të jem i aftë që në cdo rast tjetër të arrij të bëj një projekt të mirëfilltë.

You might also like