Ademi A.S Dhe Qetësia Shpirtërore

You might also like

Download as pps, pdf, or txt
Download as pps, pdf, or txt
You are on page 1of 13

Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:" Ne thamë: “O Adem,

jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet.." (Bekare, 35)


Edhe pse Ademi a.s jetonte në xhenet, i rrethuar nga gjithë
të mirat, nevoja për të pasur një bashkëshorte ishte e
pranishme. Nevoja në këtë rast, përkthehet në nevojën për
prehje dhe qetësi shpirtërore. Mirësitë dhe begatitë e
xhenetit, nuk u plotësuan derisa u krijua bashkëshortja e
Ademit a.s, Havaja.

Për këtë ne do të trajtojmë krijimin e Ademit a.s dhe


rëndësinë që paraqet prehja Për këtë ne do të trajtojmë
krijimin e Ademit a.s dhe rëndësinë që paraqet prehja dhe
qetësia shpirtërore mes dy bashkëshortëve, faktorët që
ndikojnë në prishjen e kësaj qetësie dhe harmonie, si dhe
efektet anësore të punës së gruas jashtë shtëpisë në
qetësinë shpirtërore.
Mësimi më i madh që nxjerrim nga historitë e
Kuranit, është kureshtja që këto histori zgjojnë në
mendjen tonë dhe stimulimi i vullnetit dhe dëshirës
për të mësuar më shumë. Historitë e Kuranit, nga
nxisin të shohim përtej ndodhive dhe të studiojmë
faktorët dhe pasojat. Gjithashtu, historitë janë mjete
me të cilat rrit interesin e dëgjimit, stimulojnë trurin
dhe ndikojnë në gjendjen shpirtërore.
Po të vërejmë, Kurani trajton tre aspekte:
Adhurime, besim (akide) dhe histori.
Historitë, nuk përmenden në Kuran thjesht për
relaksim dhe zbavitje, por janë përmendur për
shkaka të mësimeve dhe konkluzioneve që
përmbajnë ngjarjet dhe për vetë ndikimin që
ushtrojnë në mendje.
Një fakt të tillë e përmend vetë Zoti në Kuranin
famëlartë ku thotë:""Në tregimet e atyre (të
dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky
(Kuran) nuk është tregim i trilluar, por ai është
vërtetues i atyre (librave) që janë shpallur para tij,
është shpjegues i çdo gjëje dhe udhërrëfyes e
mëshirë për njerëzit besimtarë." (Jusuf, 111)

Nga mënyra si e krijoi dhe misioni me të cilin u


ngarkua Ademi a.s, ne ndjejmë që Zoti e fisnikëroi
Ademin a.s dhe e lartësoi mbi të gjithë krijesat e
tjera. Ai e ngarkoi të luajë një rol të rëndësishëm në
popullimin e tokës, mbajtjen e amanetit dhe
përcjelljen e mesazhit hyjnor.
Thotë Zoti në Kuran mbi këtë fakt:
"Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe
maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u
frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të
vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i
paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie)." (Ahzab, 72)
Ky koncept, duket qartë që është kundër filozofisë
materialiste e cila zhvlerëson rolin e njeriut si forcë
me ndikim në gjithësi. Po ashtu, është edhe kundër
rrymës frojdiane që e paraqet njeriun si një qënie të
etur për seks. Ashtu siç është kundër filozofive që e
paraqesin njeriun zot të kësaj bote.
Allahu i madhëruar na tregon në Kuran që Ai krijoi
njeriun e parë dhe prej tij krijoi dhe palën tjetër,
bashkëshorten.
"O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një
njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse
prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra."
(Nisa, 1)
Njeriu prej të cilit u krijuam – siç thuhet në ajetin e
mësipërm – është Ademi a.s, babai i njerëzimit.
Kurse kuptimi i "prej atij krijoi bashkëshorten e tij"
është se prej Ademit a.s, u krijua Havaja, bashkëshortja
e tij dhe nëna e njerëzimit.
Ajeti që lartpërmendëm është tregues i lartësimit të
figurës së femrës. Kjo, pasi edhe pse Ademi a.s
ekzistonte dhe jetonte në xhenet, edhe pse Zoti i kishte
dhënë jetë nga shpirti i Tij, i urdhëroi melekët t'i
përuleshin për t'a nderuar, e pajisi me mendje dhe
njohuri, i ofroi gjithçka në xhenet etj... Ademi ndihej i
vetmuar dhe të mirat e xhenetit i dukeshin të
mangëta...!
Transmeton Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit a.s ka
thënë:" :”Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita
e xhuma. Atë ditë u krijua Ademi, në atë ditë hyri në
xhenet, në atë ditë u zbrit në tokë, në atë ditë iu pranua
pendimi, në atë ditë vdiq dhe atë ditë do të bëhet
Kijameti.Në këtë ditë, Zoti ka caktuar një orë, në të
cilën nëse një besimtar e lut Zotin për diçka, do ia
japë." (Muslimi 2/585, numër 854)
Kjo ditë ka shumë mirësi, prej të cilave mund të
veçojmë:
(Namazi i xhumasë – pëlqehet larja e plotë e trupit
dhe parfumosja – leximi i sures Kehf – është festa
javore e muslimanëve – është dita kur do të bëhet
Kijameti – në të ndodhet një orë ku pranohen të
gjithë lutjet – kush vdes ditën e xhuma, është i
siguruar nga ndëshkimi i varrit etj...)
Dijetari i njohur Ibnul Xheuzi i ka numëruar të gjithë
mirësitë e kësaj dite, të cilat arrinin deri tridhjetë e tre
të tilla.
Kurse Sujutij, ka shkruar një libër të plotë me titull
"Veçoritë e ditës xhuma" ku përmend mbi njëqind
veçori. Ky libër gjendet i botuar dhe shitet në tregje.

Transmeton Ebu Hurejre se I dërguari I Zotit a.s ka


thënë:" :”Zoti e krijoi Ademin a.s të gjatë
gjashtëdhjetë parakrahë. Më pas i tha:"Shko tek ato
melekë dhe përshëndeti me selam dhe dëgjoje
përgjigjen e tyre, pasi kjo do të jetë përshëndetja
juaj dhe e pasardhësve tuaj." Shkoi Ademi a.s dhe
u tha:"Esselamu alejkum!" Melekët ia kthyen:"Ue
alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!"
Të gjithë ata që do të hyjnë në xhenet do të jenë në
gjatësinë e Ademit. Që nga ajo kohë, krijesat kanë
ardhur duke u zvogëluar.” (Buhariu 3/1210 – Muslimi
4/2183, hadithi 2841)
Tregon Abdullah ibnu Abasi:"Jetoi Ademi a.s në
xhenet i vetëm pa bashkëshorte, tek e cila të gjente
prehje. Kjo bëri që ai të mërzitej. Kështu u krijua
Havaja nga një brinjë e tij, teksa ishte duke fjetur.
Kur u zgjua dhe e pa përkrah tij, e pyeti:”Kush je ti?”
Ajo ia ktheu:”Jam një grua.” Ademi a.s e pyeti:”
Përse je krijuar?” “Për të qenë prehje për ty”.
Melekët, duke dashur të provojnë njohuritë e tij, e
pyetën Ademin a.s:"Si e quajnë?" Ai u
përgjigj:"Hava."
Melekët:"Po përse është quajtur Hava?"
Ademi:"Ngaqë është krijuar nga diçka e gjallë."
Kush ka thënë se gruaja është njëlloj si burri dhe se burri
është njëlloj si gruaja?! Në këtë trajtesë, unë dua t'i
drejtohem çdo burri dhe gruaje me fjalët: Ju të dy nuk jeni
të barabartë, ju jeni të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ju jeni të ndryshëm në formën fizike, në ndjenja dhe


emocione, në mënyrën si mendoni, në funksionet
jetësore ... madje edhe në obligimet fetare keni dallime.
Njohja me këto dallime esenciale, shtron rrugën për një
jetë bashkëshortore të lumtur dhe të qetë.
Mos vallë është koncepti i gabuar mbi autoritetin (kavame) në
familje? Mos është mos përgjegjësia e burrit? Mos është puna
jashtë shtëpie e gruas?
Aktualiteti pohon se: çdo mungesë qetësie në një familje, ka
të bëjë me shkaqe të cilat lidhen direkt me atë familje. Këto
shkaqe mund të kenë të bëjnë me ato që përmendëm më
sipër, por ne do të fokusohemi tek puna e gruas jashtë
shtëpisë.
Për shkak të nevojave ekonomike, shumica e të rinjve – në
kohët moderne – zgjedhin si bashkëshorte një femër e cila
është e aftë për punë jashtë shtëpie.
Kjo, me qëllim që të përballojë një pjesë të përgjegjësive
familjare
Sipas disa statistikave në vendet arabe, 44.4 % e
bashkëshorteve nga Egjypti, ushtrojnë profesione të
ndryshme jashtë shtëpie. Në Siri arrinte në 15 %, kurse
në Liban 35 %.

Në një studim të kryer me disa nëna për të parë


mendimin e tyre rreth punës së gruas jashtë shtëpie, në
vitin 1987, rezultati ishte se:
92 % prej tyre ishin kundër punës së gruas jashtë shtëpie
nga meraku që kishin se fëmijët do të qëndrojnë me dikë
që nuk u kushton kujdesin e duhur.
32 % pohonin se ndiheshin të lodhura nga puna
gjatë periudhës së shtatzanisë.

75 % mendonin se puna ishte një ndër arsyet që


gruaja nuk i kushtonte rëndësi pamjes së saj brenda
në shtëpi.

53 % ndiheshin të lodhura nga barra e punës ditën


dhe nga pagjumësia me fëmijët natën.

84 % e tyre pohonin se burrat e tyre ndiheshin


keq, kur nuk i kishin gratë në shtëpi.
Në fakt, ne nuk e shohim burrin si
armik të gruas dhe anasjelltas, por të
dy i shohim plotësues të njëri-tjetrit,
bashkëpunëtorë dhe përkrahës.

E-

You might also like