Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Përlepnica Thesar Arkeleogjik

Përlepnica, ëshë një ndër fshatrat më të mëdha në anamoravë. Supozohet që daton si


vendbanim qysh nga mesjeta. Në vendin ashtuquajtur Harrnica, mund të ishte një
vendbanim I lashtë mesjetar. Kjo mbet ende një suposim. Duke qenë me shekuj të
qeverisur nga sundues të ndryshëm, zhvillimi dhe ruajtja e traditave të lashta të
vendbanimeve apo varrezave ka qenë e pa mundur.
Qysh në shkollën fillore kur arsimtari I historisë, Gani Nexhipi, apo arsimtari I
gjeografisë, Ismet Bajrami, flitnin për Novobërden-Artanen, jasht kontekstit e
përmendnin edhe Perlepnicën, se ishte një paralagje e Artanes dhe njihej si vendbanim
qysh nga Ilirët. Në kohen kur është ndërtuar penda, në gërmim e sipër janë gjetur disa
mure, por nga pushteti I atëhershëm kurrë nuk është interesuar të ftoj arkeologë për te
studjuar. Në të gjitha ato shtëpi të vjetra të cilat janë rrënuar dhe në hapje e sipër të
themeleve të shtëpiajve të reja, në të shumten e rasteve jane gjetur qypa, shpata, dhe
gjësende tjera që askush nuk ka mundur të identifikoj lashtësin. Mirpo këto të gjitha janë
trajtuar si të parëndësihme dhë të pavlerë. Gjë që janë zhdukur që kurrë mos të gjinden
prap.
Edhe për emrin Perlepnicë, nuk ka kurrfar deshmije se ky emër është përdorur me
heret. Supozoj si në rastet e shumta të Kosovës, ky emër është ndërruar nga ndonjë emër i
lashtë Ilir në këtë të sodit, qe tingullon me shumë në emër Bizantin. Perlepnic, Cerrnic,
Kamenic, Kopernic, Bilinic, edhe shumë emra të tjerë që perfundojn me prapashtesen
“nic”., nuk tingullojnë fare Shqip mirpo në munges të fakteve dhe toponimve të lashta
është e pamundur të dihet gjeneza e ketyre vendbanimeve.
Nuk i perkas asnjë lemije të gjuhes, arkeologjis apo edhe të historisë, edhe përkunder
mungeses së informatave dhe dokumenteve që argumentojnë, në atë që Përlepnica është
vendbanim I lasht Ilir, dhe me popullat Ilire, të vetmen dëshmi kam emërtimet e
toponimeve të Perlepnicës, qe perdoren nga fshatarët brez pas brezi, si p.sh;
• Guri I preht
• Guri I shpum
• Guri I zi
• Ledina e madhe
• Lugu I trapadinave
• Livadhi I Hales
• Osoji
• Pajsoji
• Rraskërrcat
• Harrnicat
• Udhëkryqt
• Jazbinat
• Brijat
• Cicorrkat
• Terhonet
• Kushlinat
• Gjelbesinat
• Plehnishtat
• Mullini I bardh
• Te lisi etj etj.
Nëse janë te sakta të gjitha ato pohime se Artana ishte një qendër e kultures evropiane,
dhe gjersa në vendet skandinavike, Vikingët e lashtë hanin darken e tyre me duart e
perlyera nga balta. Banoret e rrethines së Artanes, përdornin lugët dhe pirunin e krijuar
me xehet që nxirreshin në këtë minier. Le tu mbeted arkeologëve dhe historianëve të
anamoraves dhe më gjerë, të vertetojnë këtë. Le të gërmojnë në nëntoken shumë të pasur
të Harrnicave, ku mu aty mund të lexohet e kaluara, që shumë lehtë mundë të ndriqoj të
nesërmen në rrugën e integrimit në kulurat evropiane.

You might also like