Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Drejtshkrimi i zanores ë

Shkruhen me ë fjalët ku kjo zanore e theksuar i përgjigjet një a-je të gegënishtes dhe të
gjitha fjalët e formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit në to:
Asgjë, çështje, dhëmb, dhëmballë, dhënë, dhënie, kënd, nëntë, i njëjtë, rëndë,
rëndësi, rrënjë, tërë, tërësi, thënë etj.

Shkruhet ë paratheksore:
1. në të gjitha rastet kur kjo zanore është e rrënjës së fjalës: bagëti, këmishë, ndërroj,
mushkëri, dëgjoj, shëndet etj. Përjashtim bëjnë fjalët: arsye, arsim dhe fjalët e
prejardhura prej tyre, për shkak të shqiptimit të ngulitur.
2. në fjalë të prejardhura prej temash me –ë fundore dhe prapashtesash që nisin me
bashkëtingëllore: anëtar, drejtësi, botëror, hollësi, mirësi, punëtor etj.

Nuk shkruhet ë-ja paratheksore:


1. në përemrat e pacaktuar, ndajfoljet dhe lidhëzat e përngjitura, që kanë si pjesë të
parë fjalët gjithë ose kurrë: gjithçka, gjithsecili, kurrfarë, kurrkush, gjithnjë,
gjithmonë etj.
2. në një varg fjalësh të prejardhura nga tema me –ë dhe tema që nisin me
bashkëtingëllore për shkak të shkrimit dhe të shqiptimit të ngulitur: amtar, besnik,
fillestar, zyrtar, atdhe.
3. në fjalët e përbërë tema e parë e të cilave mbaron me –ë, kurse tema e dytë nis me
një zanore: bashkatdhetar, bashkautor, i shumanshëm etj.

Zanorja ë fundore përdoret në të gjitha rastet kur ajo ndodhet një rrokje lark theksit. Më
konkretisht me ë fundore shkruhen:
1. emrat femërorë: arkë, dorë, retinë, ngjyrë, shkumë etj.
2. të gjitha trajtat e shumësit të emrave dhe mbiemrave që mbarojnë me –ac, -ak,
-an, -ant, -ar, -tar, -tor etj.: maturantë, përtacë, artistë, punëtorë etj.
3. mbiemrat e formuar nga emrat njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore: i artë,
i gurtë, i parë, i shtatë, i thatë etj.
4. numërorët: pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë, trembëdhjetë, tridhjetë, mijë.
5. përemri vetor unë; përemri dëftor i/e tillë; përemrat pronorë ynë, jonë, të mitë, të
sajtë; përemrat e pacaktuar asnjë, asgjë, gjithë, ndonjë, shumë.

Drejtshkrimi i trajtave të shkurtra


Trajtat e shkurtra shkruhen më vete dhe gjenden gjithnjë para foljes. Drejtshkrimi trajtave
të shkurtra të bashkuara bëhet si më poshtë:
më + a = ma më + i = m’i
të + e = ta të + i = t’i
i + e = ia i + i = ia
na + e = na e na + i = na i
ju + e = jua ju + i = jua
u + e = ua u + i + ua (shih Çeliku et al: 86)

Nëse trajtat e shkurtra vijnë fill pas pjesëzës të të mënyrës lidhore apo kohës së ardhme të
foljes, atëhere bie ë-ja dhe vendoset apostrof. P.sh: t’i duash njerëzit; t’ua kthesh borxhin;
do t’ju telefonoj nesër etj. Përjashtim bën trajta e shkurtër e, e cila kur bashkohet me të,
kthehet në ta: do ta marri ajo.

You might also like