Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Frutat ne mjekesine popullore po gjejne nje perdorim te gjere, si ne format me te thjeshta, kur ato perdoren te fresketa, ashtu edhe

ne forma te pergatitura posacerisht per qellime te caktuara. Ne suplementin e sotem te gazetes "Albania", ju do te keni mundesi te njiheni me efektet kuruese te 35 frutave dhe vlerat ushqyese qe ato kane. Ndiqni me kujdes keshillat dhe rekomandimet e specialistes Mimoza Petani, per perdorimin e duhur te tyre. Ndersa ne faqen e fundit te ketij suplementi te gjithe lexuesit e rregullt te kesaj gazete do te kene mundesi te marrin pergjigjet per pyetjet qe ata kane adresuar ne adresen tone te emalit: albania.shendetesia@gmail.com. Per te gjithe ata qe kane pyetje mbi shqetesimet per shendetin, na shkruani ne kete adrese dhe ne suplementin e ardhshem ju do te merrni pergjigje nga specialistja popullore, Mimoza Petani. Pavaresisht nga forma e perdorimit, frutat me pare duhet te lahen mire. Kjo mase duhet ndermarre, sepse frutat ne pergjithesi konsumohen te fresketa dhe eshte mire te mos qerohen, pasi do te humbitnin nje pjese te mire te vlerave te tyre ushqimore dhe sidomos vitaminat, te cilat perqendrohen me shume ne shtresat e jashtme. Format qe do te permendim me poshte jane te thjeshta dhe mund te pergatiten me lehtesi nga cilido. Lengjet e perfituara nga zierja Pergatiten ne disa menyra, por me e zakonshmja eshte qe ne ene te hidhet sasia e duhur e ujit dhe e mases se thate ose te njome te bimes. Koha e zierjes zgjat deri ne 15 minuta per organet mbitokesore te pemeve dhe deri ne 30 minuta per rrenjet. Lengu kullohet dhe pihet ne temperature te perafert me ate te trupit te njeriut. Rendesi ka perdorimi i dozes perkatese per moshat e caktuara dhe gjendjet patologjike te njerezve. Dozat qe permenden ne tekst jane te perllogaritura kryesisht per njerezit e rritur dhe me gjendje shendetesore te mire. Per te semuret, per te moshuarit mbi 60 vjec dhe per te rinjte nen 20 vjec, zakonisht perdoren dy te tretat (2/3) e dozes. Kurse per femijet e vegjel, nen 7 vjec, duhet te perdoren vetem rastet e rekomanduara dhe sipas keshillave te mjekut. Qe te behen te pijshme nga femijet, shtohen nje deri ne dy luge sheqer ose mjalte pre cdo gote. Te rriturit eshte mire t?i perdorin pa i embelsuar. Lengjet e frutave Jane forma te lengeta te njohura te cilat pergatiten ne shtepi, si dhe ne repartet e perpunimit te frutave. Me te permendura jane lengu i qershise, i vishnjes, i dredhezes (luleshtrydhes), i rrushit, i pjeshkes, i kajsise, i sheges, i kumbulles, i portokallit, i limonit, i mandarines etj. Per femijet e vegjel me shume efekt perdoren edhe lengjet e fresketa te molles, te ftoit, te dardhes e te disa frutave te tjera qe kane pak leng. Keto, pasi i kalojme ne rende i kthejme ne pure (qull), i vendosim ne copa te pastra pelhure dhe i shtrydhim deri sa te kulloje lengu, i cili u jepet femijeve me luge te vogel. Pervec perdorimit te lengjeve te fresketa, gjate stines se pjekjes se frutave, lengjet mund te mbyllen me kujdes ne shishe, per t?u perdorur ne nje kohe te mevonshme, kur mungojne frutat e fresketa. Ne praktike perdoren edhe shurupet, te cilat pergatiten nga lengjet e frutave, duke e shtuar sasine e duhur te sheqerit dhe duke i zier deri ne perqendrimin e tyre per t?u perfituar nje mase mjaft e dendur qe nuk thartohet (nuk fermentohet.) I permendur eshte pekmezi i manave, shurupi i qershise, i thanave, i vishnjes etj. Mjekimet me fruta Jane menyra shume te efektshme te perdorimit sistematik dhe per nje kohe relativisht te gjate te frutave per perforcimin e shendetit dhe per luftimin e semundjeve te ndryshme. Mjekimet me fruta (frutoterapite) jane mjaft te njohura nga populli yne dhe perdoren gjeresisht ne praktike. Mjekimet me fruta behen duke konsumuar cdo dite nga gjysme deri 2-3 kg fruta dhe duke vazhduar kete per 10-20 e me shume dite. Gjate zhvillimit te kures, pastrohet organizmi nga helmet dhe kriperat e panevojshme qe grumbullohen neper kyce dhe qe shkaktojne dhimbje. Ulet sasia e dhjamit, i cili e rendon trupin. Ne kohen e frutoterapise ushqimi tjeter duhet te jete i lehte, i cliruar nga mishrat, dhjamerat, dhe brumerat, i mjaftueshem ne sasi duke parapelqyer sallatat dhe supat me barishte te pasura ne vitamina dhe kripera minerale. Praktika tregon se kurat me fruta jane shume te dobishme edhe per luftimin e semundjeve te ndryshme. Te efektshme jane rezultatet e kurimit me arra, me lajthi, ose me bajame per perforcimin e organizmit te dobesuar dhe per rivendosjen e shendeti me geshtenje, me ftonj, me thana ose me vadheza kunder diarrese (jashteqitjes) e dizenterise; me rrush, me limo ose me dredheza kunder reumatizmit dhe artritit me hurma, me manaferra, me mandarina e me vishnja kunder anemise. Me kumbullat gjatore, me lajthi e me vaj kunder semundjeve te melcise; me molle kunder semundjeve te zemres; me portokalle e qershi kunder semundjeve te veshkave. Infuzet Pergatiten duke vluar me pare vetem sasine e duhur te ujit dhe pastaj duke e hedhur ate mbi masen e njome ose te thate te bimes qe eshte vendosur ne nje ene tjeter. Ena mbulohet me kapak qe te mos largohen lendet qe avullojne lehte. Infuzi pihet pas 10-15 minutash, ne nje temperature te pranueshme nga trupi, me ose pa sheqer. Ekstraktet Fitohen duke shtrydhur masen e njome, e cila me pas kullohet qe te vecohet nga brumi i mbetur. Perdorimi i ketij ekstrakti mund te jete i jashtem ose i brendshem. Ne rastet e tjera ekstraktet fitohen me menyren e distilimit ose duke i vendosur frutat ne tretes organike, si: alkool, vere, vaj ulliri etj. Shume te perdorshme ne mjekesine popullore jane vajrat qe ekstraktohen nga arra, bajamet, lajthit , ulliri etj. Perdorime kane gjetur vera, rakia e uthulla qe pergatiten nga mjaft fruta, kryesisht nga rrushi, por edhe nga fruta me perqindje te larte sheqeri, sic

jane, mareja, mani, kumbulla, fiku, manaferra, portokalli etj. Purete e frutave Pergatiten pas shtypjes se frutave qe kane tul te bute, me nje luge ose duke i kaluar ato ne rende. Zakonisht u jepen femijeve te vegjel kur nuk jane ne gjendje te copetojne fruten. Perdoren pureja e molles, e dardhes, e ftonit, e fikut, e manit, e manaferres e pjeshkes, e kajsise, e hurmes e thanes, e vadhezes etj. Pluhurat Pergatiten pasi thahen pjeset e bimes dhe bluhen shume imet. Ato ruhen ne ene qelqi te mbyllura mire. Pluhurat kane gjetur perdorime duke i pire me pak uje, si dhe duke i perdorur per pluhurosjen dhe per tharjen e plageve te ndryshme. Kataplazmat Ndryshe quhen edhe llapa. Kane perdorim te jashtem dhe perfaqesojne masen e njome te bimes te shtypur ne forme brumi. Kjo mase vihet midis dy bezeve te pastra pastaj vendoset mbi vendin e semure, ose mbi plage. Pjeset bimore qe perdoren per kataplazme me pare duhet te perdoren mire. Banjat Jane lengje ne te cilat futet i gjithe trupi ose vetem pjese te tij (kembet, duart, koka) per qellime mjekimi. Banjat jane aromatike, zbutese, nxitese etj. Gjate banjes lendet aktive veprojne ne lekure ne sistemin e frymemarrjes ose nepermjet tyre veprojne edhe ne brendesi te trupit. Lengu qe perdoret per banja pergatitet duke zier ne uje gjethe, rrenje, ose pjese te tjera te bimes per 15-30 minuta. Raportet bime-uje qe perdoren gjate banjes jane te peraferta me ato qe rekomandohen per pirje, por pa shtuar sheqer.

1. Pjeshka Per qellime mjekesore perdoren gjethet, lulet, frutat dhe farat e pjeshkes. Te gjitha pjeset e bimes kane shije te hidhur, sepse permbajne acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posacem. Frutat perdoren te fresketa dhe te perpunuara. Ato kane vlera te larta ushqyese e kuruese; permbajne rreth 10 per qind sheqerna, acide organike, pektine, vitamine C dhe R me shumice, sasi te pakta provitamine A, vitamine B1, B2, PP, kripera minerale, lende aromatike etj. Pjeshka keshillohet te perdoret gjate tre muajve te pare te shtatzenise sepse ndikon krijon nje lekure te shendetshme te femijes dhe zhvillimin e tij, Lulet e pjeshkes kane veti tonike dhe rrudhese dhe perdoren ne forme caji. Lulet e thara e te kthyera ne forme pluhuri, rekomandohen kunder kolitit, dhimbjeve te barkut, rrjedhjes se te bardhave, kunder hemorragjive dhe komoroideve. Gjithashtu, ne forme gargare perdoren per kurimin e bajameve dhe mishrave te dhembeve qe jane acaruar. Lengu i frutave (i thelpinjve) te pjeshkes, me pamjen e qumeshtit, eshte perdorur prej kohe kunder semundjeve te zorreve dhe te stomakut.

Faqja 14 2. Shega Ne mjekesine popullore perdoren frutat dhe levozhgat e tyre, lulet, farat, rrenjet dhe levorja e degeve dhe e rrenjeve, e cila ka shije te athet dhe ere. Shega me farat e saj te kuqe si rubin eshte nje frut i shijshem por edhe shume i vlefshem per organizmin e njeriut. Ajo eshte konsideruar si frut i fertilitetit. Lengu i sheges permban mesatarisht 12 per qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lengu dhe vaji i nxjerre nga farat e sheges eshte nje antioksidant i fuqishem. Vetem 30 minuta pas marrjes se lengut te sheges aktiviteti yne rritet me 32 per qind. Lengu i sheges shuan etjen, nxit oreksin dhe permireson tretjen e ushqimeve. Ai perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon helmet e organizmit. Lengu i sheges jep rezultate ne luftimin e paraziteve qe zhvillohen ne zorre. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike; ato rekomandohen ne dhimbjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara te gojes, kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve. 3. Molla Per qellime mjekesore perdoren frutat e molles dhe gjethet. Frutat permbajne rreth 15 per qind sheqerna, acide organike e sidomos acid malik, jane te pasura ne karotine (provitamine A), me vitamina B1, C, E, P, B2, PP, te cilat ndodhen nen lekure. Farat e molles permbajne albumina dhe yndyre. Molla si frute ka veti freskuese, qetesuese dhe zbutese. caji i pergatitur me molle te ziera pakeson etjen, zbut acarimin e laringut. Ky caj perdoret per te zbutur e per te pakesuar te kollurit, kunder zenies se zerit,

lehteson dhimbjet e grykes dhe acarimet e rrugeve te frymemarrjes dhe te vet mushkerive. caji i molles ndihmon per funksionimin e mire te veshkave dhe te fshikezes urinare; ai perdoret kunder infeksioneve te ketyre organeve. Mollet rekomandohen te perdoren nga njerezit me semundjet nervore, te cilat shoqerohen me pagjumesi. Ato perdoren me efekt kunder reumatizmave, artritizmit dhe kunder gureve. Rezultate te mira japin edhe kunder semundjeve te melcise. Gjethet e molles perdoren kunder helmimeve qe shkaktohen nga ushqimet. Cipa e jashtme e frutave te molles ka permbajtje te larte vitaminoze. 4. Molla e eger Molla e eger takohet si dru jo i larte ose si shkurre. Deget i ka plot me gjemba. Ben pjese ne familjen e trendafiloreve. Gjethet i ka vezake, te zgjeruara dhe pa push. Lulet qe celin ne prill- maj jane te bardha dhe anash ngjyre trendafili. Fruta e saj eshte e rrumbullaket, e vogel, me shije te tharte. Gjendet rralle neper pyje e buze arash. Sherben ne shkalle te gjere si nenshartese per te shartuar mbi te molle te buta. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e molles se eger, te cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyre verdhuke. Ato vihen nje nga nje me dore, pa i demtuar, ne menyre qe te ruhen per nje kohe sa me te gjate. Ruhen ne kashte. Perdoren edhe levoret e degeve. Frutat e molles se eger, permbajne acide organike, por me shumice kane acid malik. Mollet e egra kane veti rrudhese. Ato perdoren me efekt ne rastet e diarrese, si dhe kunder acarimeve te grykes e faringut, me ane gargarash (shpelarje e gojes). Edhe levorja e degeve ka veti rrudhese dhe perdoret me rezultate te mira kunder etheve. Rezultate shume te mira mollet e tharta kane dhene kunder semundjes se sheqerit.

5. Dardha Frutat e dardhes perdoren ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, te ruajtura ne frigorifer, dhe te perpunuara ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose te thara. Permbajne kripera minerale, si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, lehtesisht pastruese te zorreve dhe japin energji. Kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak. Ne saje te permbajtjes se hekurit dardhat bejne mire per luftimin e anemise. Ato bejne mire gjithashtu ne melci, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike (diuretik, mjet qe shkakton urinim te shpeshte dhe ndihmon veprimtarine e veshkave dhe te rrugeve urinare) dhe ben mire ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet ne guret e veshkave, ne dhimbjet e fshikezes urinare, etj.

6. Ftoi Per qellime mjekesore perdoren farat e thara, gjethet dhe tuli i ftonjve. Farat kane shije te lehte te bajameve te hidhura dhe jane pa ere. Ftoi perdoret i fresket ose ne forme receli, prevedeje, marmelate, si dhe per t?i dhene shije, arome dhe qendrueshmeri marmelates se molles, te dardhes dhe te frutave te tjera. Ftoi eshte i ushqyeshem; ai permban vitamina A dhe C, sheqerna, pektine, acide, kripera minerale, si kalium etj. Frutat e ftoit jane te pasura me lende aromatike, te cilat ia shtojne vleren. Ftonjte kane veti rrudhese dhe jane perdorur qysh ne lashtesi per kete qellim. Perdoren kunder diarrese (jashteqitjes), dizenterise (dizenteri: mahisje ose zhvoshkje e zorreve qe shkakton dhimbje e heqje te shpeshta barku, nganjehere edhe me gjak) dhe te vjellave. Gjithashtu, ky frut ka gjetur perdorim si tonifikues i organeve gjinore femerore dhe forcon gjinjte. Ai eshte nje qetesues i mire dhe perdoret edhe ne rastet e pagjumesise dhe kolles. Perdorim te mire kane gjetur per forcimin e organizmit te pleqeve, si dhe te atyre qe jane dobesuar pas kalimit te ndonje semundje. Valesa e gjetheve te ftoit perdoret per te lare syte kur vuani nga semundje te syve. 7. Hurma Ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimes, fruta, gjethet, deget. Ajo perdoret e fresket, e thate, pergatitet recel, marmelate, alkool, raki dhe embelsira te ndryshme. Fruta permban rreth 17 per qind sheqer kur eshte e fresket dhe 62 per qind kur thahet. Permban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripera minerale, si hekur, sasi te konsiderueshme tanine etj. Hurmat kane gjetur perdorim te mire ne luftimin e semundjes se anemise, dobesimit te pergjithshem te organizmit pas kalimit te ndonje semundje. Ne keto raste perdoret mjekimi me hurma: cdo dite konsumohen 6- 15 kokrra te tejpjekura rreth nje ore para ose pas ushqimit. Mjekimi vazhdon

15 dite deri ne 25 dite. Hurmat kane dhene rezultate te mira ne luftimin e semundjeve te aparatit tretes, te cilat shoqerohen me diarre (me te dala te shpeshta jashte). Mjekimi me hurma rekomandohet edhe per personat qe vuajne nga diarreja kronike. Gjithashtu, shume te semure nga gjendrat tiroide (fryrja e gushes), kane pasur permiresime te dukshme pas perdorimit me bollek ne racionin ditor te frutave te hurmes. Farat e hurmes kane gjetur perdorime ne dhimbjet shume te forta te barkut.

Faqja 15 8. Portokalli Portokalli eshte e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripera kalciumi, fosfor etj. Lengu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz karbonik, eshte freskues. Nga levozhga e portokallit del vaj eterik shume i mire, i cili gjen perdorime te shumta ne prodhimin e pijeve, aromave, ilaceve etj. Lengu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (qe ndalon kalbezimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), e perdoret me sukses ne luftimin e semundjeve te veshkave, edhe ne rastet kur jane formuar gure ne to, ne semundjet e melcise dhe ne ato te zemres dhe te eneve te gjakut. Lengu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pelqehet edhe nga femijet e vegjel dhe keshillohet te perdoret qysh ne muajin e trete pas lindjes. Portokallet perdoren me efekt te mire ne luftimin e anemise, duke pasuruar gjakun me elemente te reja. Portokalli ka permbajtje te larte te vitamines C. Kjo vitamine merr pjese ne shume procese te shkembimit te lendeve ne organizem. Levozhgat jane te pasura me elemente aktive dhe lengu i fituar nga zierja e tyre perdoret edhe ne rastet e crregullimeve te stomakut dhe te zorreve. 9. Mandarina Ne mjekesine popullore perdoren frutat, levozhgat e frutave, gjethet, lulet. Fruta e mandarines eshte shume e kendshme dhe aromatike. Ajo eshte e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lengu i frutave prodhohet mandarinade shume e shijshme. Mandarinat jane nder agrumet me te pelqyeshme fale aromes dhe permbajtjes me te larte te sheqerit. Ato jane tretese, freskuese dhe lengu i tyre eshte i pranueshem edhe nga stomaku i femijeve. Ne saje te permbajtjes se vitaminave, si dhe te nje sasie te konsiderueshme hekuri, mandarinat perbejne nje ushqim shume te pershtatshem per pastrimin e gjakut dhe per luftimin e anemise. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 dite, duke konsumuar cdo dite nga 10-15 kokrra ose edhe me shume. Levozhgat e frutave, gjethet, lulet kane po ato perdorime si te portokalli. Nese ato zihen dhe pihen si leng ne forme caji, kur ky leng pihet i ngrohte, ben mire ne rruget e siperme te frymemarrjes, kur ka acarime ne gryke apo zenie zeri. Gjethet dhe filizat e njome te mandarines dhe portokallit kane veti qetesuese ne rastet e nevrastenise (nevrasteni: semundje qe ka per shkak dobesimin e force nervore.)

10. Mani i zi Mani i zi i njohur ndryshe edhe me emrin dudi ka gjetur ne perdorim te gjere ne mjekesine popullore dhe perdoret pr te kuruar disa semundje. Tek ne gjendet i kultivuar neper kopshte. Ne mjekesine popullore perdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit te zi konsumohen te fresketa, ato jane freskuese dhe te shendetshme. Prej tyre pergatitet recel, si dhe shurup farmaceutik. Manat permbajne rreth 9 per qind sheqer, acide organike, tanine, kripera te ndryshme etj. Pekmezi (shurupi i manave) perdoret ne stomatitet dhe faringitet. Ne keto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos ne darke para fjetjes. Pekmezi perdoret, gjithashtu, ne mjekimin kunder anemise, duke u dhene femijeve ose te rriturve nga 2-3 luge gjelle ne dite. Manat e papjekura perdoren per luftimin e krimbave parazitare te aparatit tretes. Me levoren e degeve dhe me gjethet e manit pergatitet nje caj, i cili eshte i pershtatshem per larjen e gojes kur ka raste te dhimbjes se dhembeve. Gjethet e manit te shtypura, bashke me vaj ulliri, ne trajte pomade, perdoren per mjekimin e plageve te shkaktuara nga djegie te ndryshme. Gjethet e manit perdoren per uljen e tensionit te larte te gjakut.

11.Fiku Fiku eshte nje frut i kendshem dhe i ushqyeshem. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme, si: marmelate, recel. Permban shume karbohidrate, qe ne fiqte e thate arrijne mbi 60 per qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqte e njome kane mjafte vitamine C, pro-vitamine A dhe hekur. Fiqte rekomandohet te perdoren nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe e ndiejne shume te ftohtet: ata i japin organizmit force dhe nxehtesi. Nuk keshillohet te perdoren nga ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. Perdorim te mire ne

mjekesine popullore fiqte kane gjetur kunder kapsllekut. Por fiqte nuk rekomandohet per ata qe vuajne nga diarreja. Ne rastet e acarimit te faringut, te mishrave te dhembeve dhe te rrugeve te frymemarrjes, lengu i pergatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shume te mira. Qumeshti i fikut ka gjetur perdorime praktike per heqjen e kallove, si dhe per lyerje kunder reumatizmave e dhimbjeve te tjera artritike. Qumeshti i fikut te eger perdoret me efekt per zhdukjen e lythave nga siperfaqja e duarve ose e kembeve. Gjethet e njoma te fikut kane veti terapeutike shume te mira kunder semundjes se astmes.

12. Geshtenja Geshtenja eshte nje bime mjaft e perhapur jo vetem ne Evrope por edhe ne vendin tone. Fale perberesve te saj perdorimi i geshtenjes ne mjekesine popullore eshte i njohur dhe mjaft i perhapur. Kokrrat e geshtenjes kane vlere te larte ushqyese e dietike. Ato permbajne rreth 40 per qind niseshte, kur jane te fresketa. Geshtenjat perdoren te fresketa, te ziera, te pjekura ose te perpunuara. Kokrrat e geshtenjes, te ziera a te pjekura, kane veti te mira rrudhese dhe rregullojne funksionimin e stomakut dhe te zorreve, treten lehte dhe ndihmojne ne tretjen dhe te ushqimeve te tjera, duke aktivizuar organet dhe gjendrat e tretjes. Perdoren me efekt te mire ne rastet e heqjes se barkut ose diarrese. Vecanerisht keshillohen per femijet e vegjel disavjecare, per te normalizuar procesin e tretjes, kur karakterizohet nga mjaft crregullime. Gjethet e geshtenjes kane gjetur nje perdorim te mire si zbutes te rrugeve te frymemarrjes dhe qetesues te kolles. caji me gjethet e geshtenjes ka veti tonike dhe jep rezultate te mira ne stomak, si tretes dhe si nxites per hapjen e oreksit. Ben mire posacerisht kunder heqjes (shkuarjes) se barkut. Ndikon edhe per uljen e temperatures. 13. Dellinja Bima perbehet nga frytet e pjekura e te thara te shkurres se dellinjes se zeze, e cila ne vendin tone ndeshet shpesh dhe kudo, deri ne 2000 m mbi nivelin e detit. Dellinja i ka gjethet halore me maje te mprehte dhe te qendrueshme, te vendosura ne qerthuj trish. Fryti ka pamjen e nje sfere te vogel; ne vitin e pare eshte i gjelber, ndersa kur piqet (ne vitin e dyte) behet gati i zi. Frytet e dellinjes se zeze permbajne sheqerna, juniperine, esence, rreshire, etj. Kane veti te nxisin urinimin dhe te pengojne zhvillimin e rritjen e mikrobeve ne rruget urinare. Bima konsiderohet si mjet i mire diuretik qe ndihmon ne jashteqitjen e klorureve dhe te azotit ne formen e urese; (keshillohet ne hidropizi, ne reumatizmin e kyceve etj). Rritja e dierezes fillon pas 4 oresh nga marrja e fryteve dhe vazhdon per po aq ore. Bima sforcon epitelin renal; per kete arsye nuk keshillohet tek femijet dhe ne rastetet e veshkave te semura te prirura per hematuri, albuminuri etj. Frytet e dellinjes se zeze keshillohen edhe ne bronkitet katarale dhe ne semundje qe vijne nga te ftohurit, sepse ndihmojne ne nxjerrjen e gelbazes dhe ne lehtesimin e kolles.

Faqja 16 14. Rrushi Rrushi ka veti te mira ushqimore e dietike. Fruta permban sasi te konsiderueshme sheqeri, qe arrin deri ne 25 per qind, acide organike, kripera te kalciumit, te hekurit, mjaft vitamina, si vitamine B dhe kryesisht C, lende tanike etj. Edhe gjethet e hardhise jane te pasura me sheqer, lende tonike, karotine, acide organike etj. Rrushi ose lengu i tij perdoret gjeresisht per qellime terapeutike. Nje leng rrushi u sjell shume dobi reumatikeve ose artrikeve (qe vuajne nga podaagra dhe semundjet e kyceve.) Rrushi ka veti te mira diuretike; ai keshillohet te perdoret nga ata qe kane gure ne veshka, qe vuajne nga nefritet (acarim i veshkave), ata qe kane gure ne melci dhe ne fshikezen e temthit. Rrushi nuk rekomandohet te perdoret per diabetiket, sepse permban shume sheqer, per ata qe vuajne nga semundjet e zemer, si insuficience kardiake, nga tensioni i larte i gjakut, ne rastet e heqjes se barkut, ne ulcera si dhe nga personat e majmur shume. Rrushi perdoret me efekt edhe nga ata qe kane vuajtur nga pleuriti, bronkiti kronik, ne rastet me astma bronkiale te formes se lehte e te mesme, si dhe ne semundjet e mushkerive.

15. Kajsia Pervec perdorimit ne kuzhine per pergatitjen e embelsirave te ndryshme kajsia renditet edhe si nje peme kuruese ne mjekesine popullore. Ne mjekesine popullore perdoren frutat e kajsise te cilat jane te pasura me shume vlera ushqyese. Frutat e kajsise perdoren te fresketa ose te thata, si dhe te perpunuara ne trajte kompostoje, receli dhe lengu te kendshem. Fruta e fresket ka vlere te mira ushqimore. Ajo permban rreth 14 per qind sheqerna, acide

organike, albumina, pektine, kripera minerale, si: kalium, fosfor, kalcium, vitamina te ndryshme si provitamina A, Vitamine B1, B2, PP, C etj. Ne frutat e thata sasia e sheqerit arrin deri ne 60 per qind. Thelpinjte jane te pasur me albumina deri 28 per qind dhe me vajra deri 55 per qind. Frutat e kajsise jane te shijshme, aromatike dhe pelqehen nga te gjithe. Ato luajne nje rol te rendesishem ne pastrimin e gjakut. Perdoren me efekt edhe ne rastet e zenies se zerit. Kajsite jane ushqim i cmueshem per ata qe vuajne nga semundjet e melcise. Ndersa berthamat e kajsise perdoren kunder dhimbjes se kokes. Per kete qellim ato piqen dhe hahen me mjalte per t?u tretur me lehte.

16. Lajthia Fruta e lajthise eshte shume e kendshme dhe e ushqyeshme. Lajthia perdoret e fresket, e thate dhe e perpunuar ne embelsira te ndryshme. Frutat permbajne rreth 60 per qind vaj, albumine dhe pak sheqerna. Me miellin e saj edhe te grurit pergatitet nje buke shume e ushqyeshme. Thelbi eshte i pasur ne kripera minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthite perdoren me rezultate te mira dhe rekomandohen per organizma te dobesuar dhe anemike, si dhe per grate me barre. Nuk keshillohet perdorimi i lajthive, atyre qe vuajne nga stomaku dhe nga dispepsia (tretje me veshtiresi e ushqimit dhe me dhimbje te aparatit tretes.) Levorja e rrenjes ka veti antipiretike. Pjalmi i luleve eshte perdorur kunder epilepsise (semundjes se tokes). Gjethet e lajthise kane veprim qetesues ne dhimbjet dhe infeksionet e zorreve dhe perdoren kunder diarrese, meqenese ato permbajne lende tanike. Nga druri i lajthise nxirret nje vaj eterik, qe perdoret kunder dhimbjeve te dhembeve; per kete do te mjaftonin disa pika mbi dhembin e semure. Gjithashtu, ky vaj ka dhene rezultate te mira per luftimin e krimbave askaride. Me perdorim te jashtem jep efekt kunder thumbimeve te insekteve.

17. Thana Thana ne saje te perberesve te saj ka gjetur nje perdorim te gjere ne mjekesine alternative. Per qellime mjekesore perdoren kokrrat e thanes, gjethet, levorja e degeve dhe berthamat e frutave. Kokrrat e thanes kane nje shije paksa te hidhur, por jane te pasura me shume vlera ushqyese. Ato permbajne rreth nente per qind sheqer, acide organike, vitamine C etj. Thanat jo vetem qe hahen te fresketa, por ato mund te behen komposto, prevede, marmelate. Gjethet dhe levorja e thanes permbajne rreth 10-15 per qind tanine. Frutat e thanes kane veti te mira rrudhese dhe bejne mire ne rastet e heqjes se barkut, barkut te veres, posacerisht te femijeve te vegjel. Ndersa rakia e prodhuar nga frutat e thanes perdoret kunder ekzemes se lekures, duke marre nje filxhan kafeje ne mengjes esell. Edhe berthamat e frutave te thanes kane veti te mira rrudhese dhe ndalojne te hequrit e barkut. Mielli i thanave te pjekura perdoret per pudrosjen e fshikave ne rastet e ekzemes se lekures. Nderkohe edhe kerpudha e thanes (eshka) jep rezultate te mira kunder ekzemes se lekures.

18. Ulliri Ne mjekesine popullore perdoren levorja e drurit, gjethet, frutat dhe vaji i ullirit. Vaji i ullirit perdoret gjeresisht per vlerat e larta dietike dhe mjekesore. Gjethet e ullirit dhe levoret e degeve permbajne tanine dhe kane shije te hidhur. Ato kane veti rrudhese, tonike dhe antipiretike. Perdoren me rezultate shume te mira kunder arteriosklerozes, tensionit te larte te gjakut, dhe ne rastet e semundjeve me temperature; ato kane veti diuretike dhe pakesojne sasine e sheqerit ne gjak. Ne menyre te posacme caji me gjethet e ullirit ka dhene rezultatet te mira ne uljen e tensionit te gjakut te personat qe vuajne nga hipertonia. Kokrrat e ullirit bejne mire kur i konsumojne ata qe vuajne nga semundja e sheqerit. eshte e keshillueshme qe diabetiket te hane sidomos kokrra jeshile, te cilat shuajne etjen qe shkakton diabeti. Vaji i ullirit tretet mire dhe rekomandohet per semundjet e melcise, eshte qetesues dhe pakeson dhimbjet. Ndihmon ne nxjerrjen e gureve te fshikezes se temthit. Edhe ne krizat e veshkave, vaji i ullirit qeteson dhimbjet dhe lehteson renien e gureve nga veshkat. Ne mjaft raste ka dhene rezultate te mira kunder ulceres se stomakut.

19. Vishnja Per qellime mjekesore perdoren frutat dhe bishtat e tyre te thara. Frutat grumbullohen ne periudhen e pjekurise dhe thahen ne vende te ajrosura. Bishtat thahen ne hije, ato kane ngjyre te gjelber te murrme, pa ere, me shije te hidhur. Gjithashtu perdoret levorja e degeve dhe goma e vishnjes. Frutat e vishnjes jane te shijshme, ato perdoren per konsum te fresketa dhe te perpunuara ne trajte receli, kompoti, prevedeje, likernash etj. Frutat kane vlera te mira ushqyese: ato permbajne rreth 9 per qind sheqerna. Acide organike me shumice, vitamina A, C, P, PP, B1, B2 etj. Bishtat e frutave kane gjetur perdorim te mire per arsye te vetive te tyre diuretike dhe rrudhese. Me to jane

luftuar me sukses guret dhe rera e veshkave. Frutat e vishnjes jane freskuese, shuajne etjen, pranohen mire nga stomaku, ndihmojne tretjen dhe, kur perdoren ne menyre sistematike, ndikojne ne sherimin e semundjeve te melcise, pastrojne gjakun duke e pasuruar ate me elemente te reja dhe luftojne anemine. Frutat e vishnjes kane veti diuretike, ato keshillohen t?i konsumojne ata qe vuajne nga veshkat. Vishnja ka te gjitha vlerat ushqimore e dietike dhe vetite farmaceutike qe ka qershia, por ajo i ka me te theksuara vetite rrudhese e freskuese.

Faqja 17 20. Papaja Papaja eshte nje frut tropikal qe ka shume vlera kuruese. Ajo eshte e ngjashme me pjeprin por brenda permban disa fara te zeza. Ky frut aziatik nuk gjendet ne vendin tone, por ai ka gjetur nje perdorim te madh ne mjekesine popullore. Papaja gjendet ne farmacite bimore ne forma te ndryshme perdorimi. Perqendrimi i vlerave te saj kuruese ne produktet bimore farmaceutike eshte teper i larte. Ajo eshte e pasur me shume vlera energjike, karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, proteina, vitamine A dhe disa lloje te vitamines B, kalcium, hekur, magnez, potasium. Ky frut tropikal i cili gjendet ne forma te ndryshme ne farmaci si ilac bimor ka dhene efekte te menjehershme ne parandalimin dhe largimin e stresit. Gjithashtu, fruta jeshile i papajes kuron tensionin e larte te gjakut dhe perdoret si adrozodiak. Fruta mund te perdoret per te mjekuar plaget e lekures duke u vendosur lokalisht mbi to. Berthamat e kesaj frute perdoren per trajtimin e stomakut dhe infeksioneve te ndryshme. Ndersa gjethet e pemes mund te perdoren per qetesimin e problemeve te zemres dhe per trajtimin e stomakut. Efekte kuruese kane dhene edhe rrenjet e papajes te cilat perdoren si analgjezike.

21. Limoni Per qellime mjekesore perdoren levozhga dhe lengu i frutit te limonit, farat, gjethet dhe lulet e limonit. Vetite mjekesore te limonit kushtezohen nga prania ne te e nje sasie te madhe vitaminash, kryesisht te vitaminave C dhe P. Nga te gjitha agrumet, frutat e limonit kane efekt sherues me te theksuar. Ato perdoren kunder semundjeve qe shoqerohen me ethe, jane freskuese dhe ulin temperaturen. Limoni ka veti te mira tretese ne stomak, eshte freskues i kendshem dhe nxit oreksin qe mund te jete prere nga semundje te ndryshme. Ne keto raste perdoret lengu i limonit ne trajte limonade ose i shtuar ne caj apo ne gjelle. Ne saje te vetive rrudhese dhe antitoksike, lengu i limonit perdoret me efekt kunder barkut dhe diarrese, me pak ose pa sheqer. Rezultate te mira ka dhene lengu i limonit gjate perdorimit kunder acarimeve te mukozes se gojes dhe te grykes, duke bere larjen dezinfektuese ne forme gargarash. Limoni ka gjetur perdorim te gjere kunder acarimit ose qelbezimit te bajameve, sherimin e semundjeve te melcise. Lengu i limonit eshte i dobishem edhe per artritiket. Por nuk duhet ta perdorin ata qe kane stomak delikat e te ndjeshem, pasi shton aciditetin dhe demton stomakun.

22. Arrat e kokosit Vaji i arrave te kokosit eshte nje shprese e re per te gjithe ata persona qe vuajne ne ditet e sotme nga hipotiroidja, pra funksioni i ulet i tiroides. Nuk mund te kuptohen lehte problemet qe shfaq hipotiroidja, por ne momentin kur nje person qe vuan nga kjo semundje fillon te trajtohet me vajin e arres se kokosit, e ve re shume lehte ndryshimin qe ndodh ne gjendjen e tij shendetesore. Perdorimi i vajit te arrave te kokosit ne kembim te atyre ushqimeve qe permbajne sasi te larta yndyrash dhe karbohidratesh, si sheqeri, patatet, apo ushqime te tjera me indeks te larte glicemie, shfaq nje diference te dallueshme ne balancimin hormonal, stabilizimin e trupit dhe energjine e pergjithshme trupore. Problematike eshte gjendja kur tiroidja ka shfaqur probleme te hershme dhe nuk eshte bere asnje perpjekje per te rregulluar funksionin e saj. Pasi edhe pse eshte e sherueshme dhe e trajtueshme, mbetet nje semundje qe duhet trajtuar per nje kohe me te gjate, sesa ne rastet kur trajtimi behet ne nje faze te hershme. Por trajtimi me vajin e arrave te kokosit dhe duke zbatuar nje diete te shendetshme keto simptoma mund te reduktohen.

23.Kivi Fibrat e kivit mbajne gjalle dhe aktive floren bakteriale te zorres duke rregulluar funksionet e saj, ndersa ekstrakti i kivit e fuqizon ne menyre natyrale efektin. Nje rol te rendesishem ky frut jep ne rregullimin e problemeve me zorret. Fibrat vegjetale ne bashkepunim me lengun koncentrat te kivit, me pasurite e tij qe dihen, favorizojne nje normalizim te transitit te zorreve, qofte ky i pershpejtuar apo i ngadalesuar. Forma e saj e lengshme gati per tu

pire dhe shija shume e mire e kivit eshte praktike dhe pershtatet per te gjithe. Ilaci bimor i perbere nga kivi (Cotifibra) ka nje permbajtje te larte te fibrave vegjetale ne cdo bustine. Cotifibra nuk permban konservues as ngjyrues dhe eshte 100 per qind me origjine natyrale. Si norme keshillohet nje bustine ne dite, preferohet ne mengjes, per cikle te pakten 12 ditore. Produkti mund te konsumohet ne formen qe eshte, ose i perziere ne lengje frutash ose kos. Per trajtimin e kolesterolit dhe trigliceridit, ne parandalimin e osteoporozit favorizon thithjen e kalciumit dhe magnezit si dhe tretjen. Perdoruesit: femijet, ne njerezit qe nuk e pranojne qumeshtin, ne raste shtatzenie, per te moshuarit etj.

24. Banania Banania megjithese nje frut tropikal gjendet lehtesisht edhe ne tregun tone vendas. Edhe pse konsumohet shume te pakte jane ata qe i dine te gjitha efektet e saj kuruese. Banania eshte nje ilac natyral per shume semundje. Nese e krahasojme ate me nje molle, ajo ka 4 here ma shume proteine, 2 here me shume karbohidrate, tri here me shume fosfor, pese here me shume vitamine A dhe hekur, 2 here ma shume vitamina tjera dhe minerale. Ajo eshte gjithashtu e pasur me potasium dhe eshte ushqimi me vlerat me te mira. Bananet permbajne tri sheqerna natyrale: sukrozen, fruktozen dhe glukozen e kombinuar me fiber (lloj substance). Banania jep energji te qendrueshme dhe substanciale. Studimet e bera kane vertetuar se vetem dy banane kane mjaft energji per nje veprimtari pune 90 minuteshe. Duke qene se ky frut ka shume veti kuruese nuk eshte cudi pse ajo njihet si pema e numer nje ne bote. Por nuk eshte vetem energjia ajo te cilen e ofron bananias per te na ndihmuar qe te jemi te shendetshem. Ajo gjithashtu mund te ndihmoje ne menjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e nje numri te konsideruar te semundjesh duke shtuar dieten e ushqimit pasi vete ajo eshte nje mjet i pasur ushqyes. 25.Qershia Vlera mjekesore kane bishtat e qershise dhe lekura e pemes. Bishtat e qershise jane diuretike, antiseptike( luftojne bakteret, dhe ulin temperaturen. Bishtat e qershise vlohen ne uje dhe pihen ne forme caji. Ky caj perdoret per guret ne veshka, mbajtjen e urines dhe edemat. Ndersa lekura vlohet ne uje dhe lengu i perftuar eshte shume i mire ne te perdoret ne rastet e temperatures se larte. Qershite bejne te mundur uljen e kolesterolit ne trup. Madje ndryshe nga shume fruta te tjera, per perdoruesit e qershive vjen edhe nje lajm i mire nga mjekesia popullore. Pasi ata mund te hane sasi te medha qershie dhe te mos shendoshen, perkundrazi ky frut ben te mundur renien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave ne gjak. Per te rregulluar nivelin e kolesterolit ne organizem merren 10-15 kokrra qershi ne 200 ml. uje (duke shtuar 6 grame acid borik per plaget). Lengu qe del nga kjo perzierja perdoret edhe per te rene nga pesha. Nderkohe qe per ata qe kane shume yndyra ne gjak merren 30-40gr gjethe dhe levore degesh te njoma nga pema e qershise, zihen me nje liter uje dhe ziejne per 10-15 minuta dhe cdo darke duhet pire nje gote nga ky leng, por te jete i vaket.

Faqja 18 26. Ananasi Ananasi eshte nje frut tropikal me nje shije shume te shijshme dhe gjendet ne treg edhe ne vendin tone. Ju mund ta keni shijuar ate si frut ne kokteje te ndryshem pa e ditur se perdorimi i tij ka nje rol te rendesishem ne organizem. Ananasi eshte fruti qe ndihmon ne forcimin e kockave, ne permiresimin e gjendjes shendetesore gjate gripit, si dhe ndihmon ne parandalimin e problemeve dhe ul rrezikun e semundjeve te zemres. Edhe pse eshte pak e veshtire ta ndash frutin nga lekura, rendesia qendron te perberesit qe ky fryt permban. Ananasi ka vlera te shumta per shendetin e njeriut, sidomos per forcimin e kockave, pasi eshte nje frute shume i pasur me vitamine C. Fillimisht duhet theksuar se eshte teper e rendesishme qe fruti te jete i fresket dhe kjo gje dallohet tek gjethet e tij. Ato nuk duhet te jene aspak te zverdhura, por ne nje jeshile sa me te erret. Ne saje te perberesve te tij ananasi vepron ne organizem si dizintoksikues (largon helmet nga organizmi), diuretik (shkarkon ujerat e teperta ne organizem), dhe antiinflamator. Efektet e tij kuruese jane se ky frut sherues lufton te gjitha format e celulitit, edemave (enjtjet).

27. Arra Ne mjekesine popullore perdoren gjethet, frutat jeshile, levorja e degezave, levorja e trungut, buka e arres dhe lulet. Fruta e arres permban lende yndyrore, te cilat ne frutat e thata arrijne deri 60 per qind. Ato permbajne gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi te konsiderueshme kriperash minerale si: Fosfor, kalium, kalcium etj. Permban mjaft vitamina, posacerisht frutat e fresketa sic jane vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lendet

ngjyrosese. Arrat perdoren per pastrimin e gjakut dhe lekures, kunder diarrese, infeksioneve, renies se flokeve etj. Per pastrimin e gjakut merren 2-4 grame gjethe te therrmuara dhe lihen per 12 ore ne 150 grame vere te bardhe. Lengu i fituar pihet njeheresh esell. Kunder diarrese perdoret me efekt dhe lengu i luleve mashkullore te arres. Per kete: Merren 5-10 grame lule mashkullore dhe zihen ne 200 ml uje. Pihen sa here paraqitet nevoja, nga nje gote caji per te rriturit dhe nga nje gote likeri per te vegjlit. caji i gjetheve te arres rekomandohet per kurimin e plageve te gojes, kunder infeksioneve te kanalit vaginal, per ruajtjen e butesise se lekures se trupit dhe sidomos te femijeve.

28. Qitro eshte nje frute me origjine greke, ne pamje te pare ngjan me portokallin, por ka nje shije me te athet se agrumi tjeter i ngjashem. Aktualisht ky frut eshte i perhapur edhe ne vendin tone dhe pakkujt mund ti kete shkuar ne mendje se sa vlera kuruese ai ka. Mjekesia popullore tregon se kjo lloj frute, e cila piqet plotesisht gjate stines se vjeshtes, ndihmon vecanerisht ne tretjen e ushqimit. Gjithashtu, qitro pakeson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhembeve, si dhe sheron ftohjen dhe ben te mundur stabilizimin e kolesterolit. Ky frut rekomandohet te perdoret nga personat qe kane mangesi me sheqerin, pasi ndikon ne rritjen e nivelit te tij ne organizem. Ndersa per te gjithe ata persona te cilet kane veshtiresi ne tretjen e ushqimit, rekomandohet te perdoret keshilla qe vijon. Merren 100 grame rrenje qitro zihen ne 500 ml uje derisa te avullohet gjysma e tij. Lengu i perfituar, pasi filtrohet, perzihet me nje sasi te barabarte vere te kuqe te vjeter. Nga ky leng keshillohet te merren nje deri ne dy gota ne dite. Edhe pse ne shije jo fort e embel, qitro iu rekomandohet edhe personave qe e kane nivelin e sheqerit te ulet. Pasi ne perberjen e tij, fruta ka shume glukoze. 29. Pjepri Pjepri eshte mjaft i kultivuar dhe i njohur jo vetem nga fermeret por nga te gjithe njerezit ne vendin tone. Megjithese ai ka forma dhe ngjyra te ndryshme shija e tij e embel eshte mjaft e pelqyeshme pothuajse nga te gjithe. Per te gjithe ata persona te cilet vuajne nga pagjumesia, por qe nuk kane gjetur ende zgjidhje me medikamentet apo rekomandimet e mjekeve specialiste, kurat popullore japin siguri maksimale. Sipas tyre, konsumimi i pjeprit largon pagjumesine, si dhe ben mire per kancerin e zorreve dhe te lekures. Per kete arsye pjepri rekomandohet te konsumohet ne temperaturen normale, pa e futur ne frigorifer, pasi i humbasin vlerat. Merret levorja e pjeprit zihet perreth 60 minuta ne 3 litra uje dhe me pas vihet ne frigorifer. Ky caj u rekomandohet te gjithe atyre personave qe kane probleme me pagjumesine. Nderkohe qe ata mund ta konsumojne pjeprin edhe ne menyren e tij natyrale, por kjo vetem ne rastet kur pagjumesia nuk eshte kthyer ende ne nje semundje kronike. Nderkohe qe per kancerin e lekures dhe ate te zorreve rekomandohet qe te merret tul nga fruti, te perzihet me mjalte dhe te konsumohet per 20 dite me radhe ne mengjes.

30. Guarana Guarana eshte nje tjeter frut tropikal qe ka gjetur perdorim te gjere ne mjekesine popullore fale vlerave te saja kurative. Ajo permban proteina, yndyra te bimeve dhe karbohidrate te nevojshme per funksionimin e organizmit. Ne saje te perberesve te saje guarana ka cilesi terapeutike, energjetike dhe freskuese. Ajo eshte aktivizues natyror i depove energjetike. Ben rregullimin natyror te baraspeshes se punes te organeve te brendshme. Ne menyre nxitese ndikon ne metabolizmin bazik duke i harxhuar yndyrat e grumbulluara. Guarana i adapton dhe stimulon organet per perballimin e mundimeve te renda fizike. Rrit koncentrimin dhe ruan freskine mentale. embelson lodhjen dhe kthen forcen. Pengon arteriosklerozen dhe ndryshimet e eneve te gjakut si dhe normalizimin e tensionit te gjakut. Pastron sistemin e gjakut, permireson qarkullimin e tij dhe ne kete menyre qeteson dhimbjet e kokes dhe te migrenes. Qeteson problemet menstruale. Vitalizon organizmin, sidomos ne mengjes. Ngadaleson plakjen e qelizave Rregullon pune e zorreve dhe qeteson sekretimin dhe ndezjen e zorreve. Ndikon ne sistemim e mesem nervor njesoj si kafja, por me me shume efekt

31. Mushmolla Mushmolla eshte nje peme e perhapur jo vetem ne vendin tone por edhe ne Evrope, nderkohe qe shume pak njerez jane ne dijeni per efektet kuruese qe ajo ka. Ajo vjen nga familja Hippophae Rhamnoides (seaberry-ose seabuckthorn). Mushmolla eshte nje eshte nje nga bime e nje nenklase te trendafilit (maloideae). Ndryshe quhet Mespilus Germanica dhe ka filluar te kultivohet ne zonen e detit Kaspik qe para 3000 vitesh. Ndersa ne Greqi eshte

njohur ne vitin 700 P.K , teksa ne Rome ne 200 P.K. Ka qene nje nga frutat e rendesishme ne kohen e perandorise romake megjithese tashme ka filluar te kultivohet perhere e me pak. Frutat e saj jane te vogla ne ngjyre kafe te zbehte dhe brenda perbehen nga disa berthama te forta. Ajo eshte nje peme qe njihet dhe kultivohet pothuajse ne te gjithe trevat e vendit tone. Pervec shijes se mire kjo peme ka po dhe aq te mira mjekesore. Mushmolla ka gjetur perdorim te gjere kundra qelbwzimeve dhe njihet si vrasese mikrobesh. Ajo eshte nje frut qetesues dhe rekomandohet te perdoret edhe ne mjekimin e plageve. Efekte pozitive mushmolla ka dhene edhe kur perdoret si maske per fytyren.

Faqja 19 32. Kumbulla e bute Kumbulla e bute e cila perfshin disa varietete te ndryshme eshte nje peme e njohur per vendin tone. Megjithese frutat e saj perdoren gjeresisht ne kuzhine per pergatitjen e recelit dhe embelsirave te ndryshme ato kane gjetur perdorim edhe ne mjekesine popullore. Frutat e saj te papjekura kane nje shije te tharte ndersa ne kohen e pjekjes ato jane te embla. Ne mjekesine popullore perdoren frutat, farat e berthamave dhe gjethet. Frutat e kumbulles kane vlera te larta ushqimore. Ato permbajne 8-20 per qind sheqer, acide, pektine, sasi te konsiderueshme vitaminash, si vitamine C, PP, A, B1, B2. Po ashtu permban kripera minerale te kalciumit, kaliumit dhe te hekurit. Kumbullat konsumohen te fresketa, te perpunuara ose te thata. Me kumbulla pergatitet recel, marmelate, shurup, raki etj. Kumbullat pelqehen edhe kur s?kane arritur pjekurine e plote; ato jane freskuese, shuajne etjen dhe hapin oreksin. Kumbulla eshte nje diuretike shume e mire qe largon ujerat e teperta nga organizmi, lufton kapsllekun. Kumbulla rekomandohet te perdoret nga personat qe vuajne nga hemorroidet dhe diarreja. Ndersa berthamat e kumbulles luftojne parazitet.

33. Kumbulla gjatore Ne mjekesine popullore perdoren me teper frutat dhe farat e berthamave. Frutat mund te perdoren te fresketa, por edhe te thata, pasi thahen me pare ne diell dhe ne vende te pastra. Vetite dietike dhe fitofarmaceutike te kumbulles gjatore jane te shumta. Frutat e kumbulles gjatore permbajne rreth 18 per qind sheqer ne trajte fruktoze, sasi te konsiderueshme vitaminash A, B1, B2; kripera minerale te kalciumit, kaliumit, hekurit, magnezit. Konsumohen te fresketa, te thata ose te perpunuara si recel, marmelate, shurup, komposto, taki etj. Frutat e kumbulles gjatore jane te shijshme, aromatike, e te tretshme dhe pelqehen me teper se llojet e tjera te kumbullave. Ato kane veti te mira diuretike dhe rekomandohen per t?i perdorur ata qe vuajne nga veshkat, nga zemra, nga kapslleku dhe nga hemorroidet. Berthamat e kumbullave gjatore jane qetesuese dhe perdoren kunder krimbave te zorreve. Kumbullat gjatore, si fruta jane shume te dobishme dhe te pranueshme nga stomaku, kane veti te mira tretese, freskuese, jane pastruese te lehta te aparatit tretes, pasurojne gjakun me elemente te reja dhe luftojne anemine. Perdoren me sukses kunder semundjeve te melcise.

34. Luleshtrydhja Ngjyra e kuqe, aroma e mrekullueshme dhe shija e vecante bejne qe luleshtrydhet se bashku me qershite te jene edhe frutat me te pelqyera te femijeve. Jane nje mije e nje arsyet se perse nuk duhet t'i ndajme kurre nga tavolina. Ne mjekesine popullore luleshtrydhja eshte ilaci qe mund te sheroje me shume semundje dhe te perdoret kudo. Ky frut po aq sa i bukur eshte ne pamje, por aq dhe i shijshem dhe freskues eshte. Luleshtrydhet mbahen si nje nga ushqimet me permbajtje me te larte te vitamine C. Po ashtu ajo ka dhe vlera te larta mjekesore duke vecuar ketu vetine e saj te madhe antioksiduese. Mendohet se sa me shume te skuqet fruti, aq me shume atij i rriten vlerat antioksiduese. Po ashtu luleshtrydhja ka veti mbrojtese ndaj radikaleve te lira, te cilat shkaktojne lloje te ndryshme kanceresh. Pervec vitamines C, ky frut eshte nje burim i mrekullueshem acidi folik, magnezi, potasiumi, vitamine B5 dhe B6, magnezi, roflavine, acidit vajor omega-3, vitamines K dhe bakri. Ato luftojne kancerin, ulin rrezikun e infeksioneve, parandalojne prekjen nga semundjet e melcise dhe largojne deshiren per te pire duhan.

35. Manaferra Ne mjekesine popullore perdoren frutat, gjethet, lastaret e njome dhe rrenjet. Frutat e manaferres permbajne sheqerna, vitamine C, karotine, vitamine E, acide organike, pektine etj. Ne fara ndodhet vaji yndyror ne masen deri 12per qind. Te gjitha pjeset e bimes kane veti mjekesore shume te mire. Gjethet e manaferres kane veti

rrudhese, djersitese dhe qetesuese. Ato ndikojne edhe ne uljen e temperatures. caji i gjetheve, i sythave dhe i lastareve perdoret me efekt edhe nga kardiaket (ata qe vuajne nga zemra), ata me semundje te stomakut bile per cdo njeri, qofte edhe i shendoshe, caji i permendur jo vetem qe eshte i parrezikshem, por, perkundrazi, eshte shume i dobishem per organizmin e tij. Gjethet e thara te manaferres jane perdorur ne semundjet e mushkerive per ndalimin e gjakut. Frutat e manaferres shuajne etjen, perdoren nga te semuret me diarre kronike, me dhimbje ne kyce, me infeksione ne veshka e ne fshikezen e urines, me kolle etj. caji i pergatitur me rrenjet e manaferres ka veti rrudhese, antiartrike, diuretike, gjithashtu ndikon ne uljen e tensionit te gjakut. caji me rrenjet e manaferres eshte shume i dobishem per kurimin e diabetit.

Pergjigjet e specialistes per pyetjet e lexuesve Pyetje E nderuar gazeta "Albania"! Jam nje lexues i rregullt i kesaj gazete. Jam shume i interesuar te di dicka per Lokopedin. Ju lutem, nese keni ndonje adrese per problemin tim, qofte ia privat apo institucion shteteror, do te jem i lumtur, pasi kerkimet e mia nuk kam dhene rezultat, te pakten deri tani. Ju lutem jam ne pritje te nje pergjigje nga ana juaj. Pergjigje: Mendoj se behet fjale per leukopenine, ecila eshte ulja e leukociteve ne gjak qe shoqeron gjendjet e infeksioneve virale, parazitare, dhe semundje te palces se kockave qe prodhon elementet e figuruara te gjakut. Personat qe vuajne nga kjo semundje eshte shume e rendesishme qe te perdorin aloe vera bio. Gjithashtu, persona te tille mund te perdorin cajin e gencianes. Rekomandohet te perdoret nje luge caji ne nje gote uje qe mund ta marre ne mengjes. Bashke me kete perdoret edhe uncaria tomentosa dhe rodiola (nje lloj gjembi). Keto mund te gjenden tek 0692424252. Pyetje Uroj te jeni mire. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze nga Shkodra dhe kerkoj ndihmen tuaj per te ditur me shume rreth nje hapi qe quhet Ginkgo-plus (Ginkgo Biloba-estratto seco.Spechiasol-Industria Erbaristica e Farmaceutica ). Ju lutem, me ndihmoni te di me shume per kete hap, per cfare perdoret, personat e prekur nga cila semundje i keshillohet ta perdorin. Ju lutem, me ndihmoni. Ju uroj gjithe te mirat. Pergjigje Ginkgo plus(Ginkgobiloba) duhet te perdoret nga personat qe kane probleme te veshit te mesem, qe kane marrje mendesh, probleme me degjimin, shikimin si dhe ata persona qe kane probleme me mikroqarkullimin e gjakut, qe kane duar dhe kembe te ftohta. Gjithashtu, ginkgo rekomadohet nga grate shtatzena, rrit reflekset,. Por ai mund te perdoret edhe nga personat qe gjate punes duhet te rrine me ore te zgjatura para kompjuterit, kane lodhje mendore. Ndersa tek studentet ginkgo ndihmon ne rigjenerimin e sistemit nerv or. Ginkgo biloba mund te jete pema me e vjeter ne bote. Tani kjo bime konsiderohet nga mjeket alternativ si druri i jetes. Ginkgo permireson mendjen, shpejtesine e te menduarit dhe semundjen e alzhemierit (harreses). Ginkgo rrit qarkullimin e gjakut duke cuar oksigjen ne te gjitha pjeset e trupit, hollon gjakun dhe nuk a ka nje efekt anesor. Per me shume informacion kontaktoni ne kete numer telefoni: 0692424252. Pyetje Pershendetje! Se pari ju uroj suksese te metejshme ne punen tuaj se edhe per ne qe ju lexojme kjo gje ka impakt. Kisha nje kerkese per ndonje artikull per probleme te zbokthit dhe yndyres ne flok, mjekimi dhe keshilla te pergjithshme. Pergjigje Ajo qe keshillohet per tu perdorur eshte nje locion qe quhet skin flower ne te cilen eshte perdorur nje teknologji faramceutike me bime mjekesore, te cilat bejne purifikimin e lekures se thellesise se kokes pa prishur ekuilibrin acido-bazik. Ky locion perdoret para larjes me nje shampo specifike kuruese kunder ketyre problemeve. Aplikohet ne koke dhe pasi mbahet per disa minuta koka lahet. Kjo metode eshte efikase edhe kunder renies se flokut me tufa dhe tek personat qe kane flok te thate, pasi ky locion purifikon lekuren e kokes. Keshillohet te perdoret tek cdo person te pakten nje here ne muaj.

You might also like