Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 62

VULLNETARIZMI NE LEGJISLACIONIN E RI SHQIPTAR

Tirane- Dhjetor 2002

PASQYRA E LENDES Ne vend te hyrjes Trajtim i shkurter historik f. 2-3 f. 4-5

KREU I VENDI VULLNETARIZMIT NE LEGJISLACIONIN AKTUAL Nisma per trajtimin juridik bashkekohor te vullnetarizmit f. 6-8 Kushtetuta per vullnetarizmin f. 9-11 Legjislacioni per partite, organizatat e shoqatat f. 11-14 Legjislacioni per emergjencat civile f. 15-20 Vullnetarizmi ne legjislacionin familjar f. 21-23 Vullnetarizmi ne legjislacionin e punes f. 24-25 Vullnetarizmi ne shendetesi f. 26-28 Vullnetarizmi ne legjislacionin mjedisor f. 28-32 Konventat nderkombetare f. 32-34 KREU II RREGULLIME LIGJORE NE NDIHME TE VULLNETARIZMIT Informimi i publikut f. 35-37 E drejta per te ndjekur veprimtarite e organeve kolektive f. 38-39 Pjesemarrja ne vendimarrjet e organeve publike f. 39-40 E drejta per tu ankuar f. 40-44 Njohja dhe zbatimi i ligjit f. 45-49 KREU III POZITA AKTUALE LIGJORE E VULLNETARIZMIT Paraqitja analitike Vullnetarizmi si fenomen Objekti i veprimtarise se vullnetarizmit Detyrimet e shtetit per vullnetarizmin REKOMANDIME f. 50-51 f. 51-52 f. 52-55 f. 55-59 f. 60-61

Ne vend te hyrjes Vullnetarizmi. Dukuri mjafte e njohur per kedo, por ende larg perpjekjeve serioze per karakterizimin e tij si fenomen shume interesant dhe kompleks. Nje potencial i fuqishem shoqeror i gatshem te aktivizohet e te japi ndihmesen humane qe e karakterizon, me mjete, metoda e forma te vecanta, specifike, karakteristike per te. Me te shkuar te lashte, me te tashme vepruese dhe problematike, me te ardhme te deshiruar premtuese. Bashkshoqerues i perhershem i komuniteteve gjate gjithe ekzisteces se tyre, i perfshire shume pak ne angazhimet serioze te shtetit per ta ndihmuar te zhvillohet i sukseseshem, ndonse shumkush i eshte drejtuar per ta perdorur e shfrytezuar. I levruar pergjithesisht ne preherin e rastesive dhe nga angazhimet modeste te individeve e organizatave perkatese. Shkurt, vullnetarizem vullnetar. Aktualisht, situata per vullnetarizmin, ne plan global, rajonal dhe ne Shqiperi, ka nje pamje tjeter me angazhuese e me premtuese. Pas takimit nderkombetar te Kopenhagenit te vitit 1999 ku moren pjese perfaqesues te 117 vendeve dhe ne kuader te perpjekjeve per te vene ne jete rekomandimet e tij, u be e mundur qe edhe ne vendin tone te nisi nje perpjekje e organizuar, e programuar dhe e mbeshtetur per te lehtesuar zhvillimet bashkekohore te vullnetarizmit ne shoqerine demokratike shqiptare. Ne kete nisme dhe si pjese perberese e saj, me te drejte, u perfshi edhe nevoja per te realizuar nje veshtrim te kujdeseshem te anes juridike te vullnetarizmit, ne se mund te shprehet keshtu, per te pare se sa dhe si ai eshte rregulluar ligjerisht, duke e vleresuar kete si aspekt shume te rendesishem nga niveli i te cilit varet zhvillimi normal i vullnetarizmit. Praktikisht nisi puna per te hetuar se si paraqitet gjendja ligjore, juridike e vullnetarizmit ne legjislacionin tone te ri, vend ka merituar ai ne kete legjislacion dhe si mund te permiresohet me tej situata. Perpjekja per rregullimin ligjor te vullnetarizmit, duke krijuar hapsirat e nevojshme qe ndihmojne zhvillimet e tij, eshte tregues i synimeve e kerkesave te emancipuara qe shtron shoqeria para vetes dhe nje perpjekje e dukshme per te hedhur hapa te qendrueshem integrues. Nga ana tjeter, duhet theksuar se Shqiperia ofron nje shans per kete sipermarrje, me se paku, per faktin se ne te shkuaren e saj vullnetarizmi ka qene normalisht i kultivuar dhe i perdorur dhe se ne traditen e saj juridike kanunore, vullnetarizmi ka qene fenomen i trajtuar gjeresisht. Ne kontekstin e gjendjes aktuale te Shqiperise, per faktore e rrethana qe dihen, sipermarrja eshte e veshtire dhe per te care rruge do ti duhet te perballet me mjafte veshtiresi e pengesa te karakterit konceptual, organizativ, institucional, praktik, etj. Nderkohe, duhet theksuar se shoqeria shqiptare, shteti dhe faktori politik, jane percaktuar perfundimisht dhe pamedyshje per te tashmen dhe ardhmerine demokratike te vendit. Tashme edhe ne vendin tone po zhvillohen nisma dhe procese demokratike shume te rendesishme qe ndihmojne aktivisht zhvillimet e mbara te vullnetarizmit. Reforma legjislative

dhe institucionale, nisma per perafrimin e legjislacionit kombetar me standartet e BE, Strategjia Kombetare e Zhvillimit Ekonomik e Social (SKZHES) ku perfshihet edhe reduktimi i varferise, etj, jane disa nga veprimtarite madhore qe krijojne terrene te favorshme per te realizuar rregullime ligjore bashkekohore per vullnetarizmin. Ne teresine e veprimt te ketyre faktoreve, si hap i pare, do te ishte plotesisht e mjaftueshme qe te arihej nderhyrja dhe mbeshtetja e nevojshme ligjore per te siguruar zhvillimet e vullnetarizmit ne nje hap me rritjen e rolit te shoqerise civile dhe me konsolidimin e demokracise se re shqiptare. Si pjese e nje sipermarrjeje te gjere, ky vezhgim do te paraqesi situaten konkrete per rregullimet ligjore qe i jane bere vullnetarizmit ne legjislacionin aktual duke hetuar gati gjithe legjislacionin e ri, do te synoje te realizoje nje analize te vendit e te pozites aktuale ligjore te vullnetarizmit, si dhe do te japi disa rekomandime per permiresimin e gjendjes per te ardhmen.

Paraqitje e shkurter historike Shoqeria e shkuar shqiptare, e njohur dhe e individualizuar; me identitet kombetar, historik e kulturor te spikatur; e kultivuar, me pjese e perberes te vecuar si qytetare, fshatare, malesore; here here e mbyllur, por ne bashkjetese te vazhdueshme me fqinjet; e integruar dhe e ngjashme me shoqerite rrethuese; e perballur me veshtiresi e pengesa te panumurta per te siguruar mbijetesen. Ne te shkuaren e saj edhe shoqeria shqiptare e ka njohur dhe e ka zhvilluar vullnetarizmin; i eshte drejtuar atij dhe e ka shfrytezuar ate si nje menyre te efektshme per te perballuar problemet e shumta te krijuara nga rrethanat shume te veshtira neper te cilat koloi rruga e historise se saj. Pergjithesisht e pushtuar dhe pjese e organizimeve shteterore e shoqerore te huaja per te, me nje mesjete te tejzgjatur, me struktura e zhvillime ekonomike modeste, shoqeria mesjetare shqiptare, vuri ne perdorim mekanizma dhe elemente te shumte te organizimeve shoqerore te lashte e primitive per te perballuar me ta jeten e veshtire. Keta mekanizma u shfaqen e u perdoren si alternativa me e mire per nje shoqeri qe duhej te perballonte presjonet e gjithanshme asimiluese me shume me nje autokonservim te saj, sesa me zhvillime te vrullshme te cilat i ishin privuar. Ruajtja dhe institucionalizimi i lidhjeve te gjera fisnore ne mbare vendin, ndertimi i strukturave dhe organizimeve te thjeshta shoqerore mbi bazen e ketyre lidhjeve, perbenin nje mjedis shume te favorshem per ekzistencen dhe veprimin e gjere te ndihmes, te perkujdesjes per nevojtarin, te angazhimeve ne favor te tij, per angazhime e veprimtari kolektive e ne teresi per vullnetarizmin tradicional idividual dhe kolektiv. Punet bujqesore e blegtorale; fatkeqesite personale e kolektive; demtimet ekonomike per familjet, lagjet a me gjere; ndertimet e rregullimet e objekteve te perdorimit te perbashket si rruge, ura, kroje, e plot te tjera si keto; ishin veprimtari ku vullnetarizmi shfaqej natyrshem dhe gjeresisht ne format e tij me tipike si pune e perbashket, si ndihme kolektive, etj. Ne jeten qytetare, mbi bazen e lagjeve a te mehallave, sic thirreshin ne ate kohe, vullnetarizmi ishte i pranishem dhe aktiv po aq sa ne pjeset e tjera te vendit, vecse edhe me menyra e forma organizimi me te pershtatshme per kulturen qytetare. Vullnetarizmi qytetar, po ta quajme keshtu, ishte pjese perberese e bashkejetesen qytetare, perfaqesonte nje nga tiparet e konsoliduara te kesaj bashkjetese. I perdorur kaq gjeresisht, vullnetarizmi ishte shnderruar ne tipar themelor i bashkjeteses, pjese perberese e kultures dhe e mendesive te shoqerise, mundesi qe individi a kolektivat te deshmonin humanizmin e tyre, i cili vlersohej e cmohej nga kodi etik i kohes. Si i tille, vullnetarizmi dhe elementet

e lidhur me te, rregulloheshin me norma te shumta te sjelljes e te etikes. Po keshtu, ai kishte merituar edhe rregullimet juridike ne legjislacionin e asaj kohe dhe paraqitej edhe si nje institut ligjor. Jo vetem ne te gjitha kanunet qe vepronin ne krahinat e ndryshme te vendit si ai i Leke Dukagjinit, i Skenderbeut, i Dibres, etj, por edhe ne Statutet e Esnafeve qytetare, ndihma, perkrahja, vullnetarizmi kishin merituar rregullime te gjera ligjore, duke u trajtuar si fenomene te zakonshem te kohes dhe duke u detajuar sidomos ne elementet me te rendesishem perberes te tij. Nje shqyrtim qofte edhe i shpejte i kanuneve e statuteve te asaj kohe, tregon se ne to ishte perpunuar juridikisht vullnetarizmi si veprimtari, ishin detajuar funksionet dhe permbajtja e tij, fushat me kryesore ku ai shfaqej, pozita e vullnetarit dhe deri emertimi i tij, etj. Periudha pas pavaresise e sidomos gjysemshekulli i diktatures komuniste, sigurisht qe sollen ndryshime ne konceptimin dhe zbatimet praktike te vullnetarizmit. Thelbi i ketyre ndryshimeve kishte te bente me inkuadrimin e vullnetarizmit dhe te veprimtarive vullnetare brenda mendesive, politikave e synimeve te qarqeve sunduese te kohes. Gjate diktatures komuniste, mbeshtetur ne idete fikse te kohes per shoqerizimin e skajshem te te gjitha fushave te jetes, per rolin e masave ne shoqeri, etj, veprimtarite vullnetare u kthyen ne barre e bezdi per individin e komunitetin, u denatyruan; po konsolidohej nje lloj vullnetarizmi i detyruar. Edhe pse ne pamje te pare duket sikur periudha e diktatures ofron dicka per tu mbajtur parasysh per zhvillimin e vullnetarizmit si masiviteti, shpeshtesia e veprimtarive vullnetare, zgjerimi i fushave te veprimit vullnetar, programimi i veprimtarive, etj, ne thelb, kjo e shkuar perben nje tregues te qarte qe deshmon se sa dhe si mund ta demtojne politika dhe shteti vullnetarizmin.

KREU I VENDI I VULLNETARIZMIT NE LEGJISLACIONIN AKTUAL Ne morine e fenomeneve qe zene vend ne legjislcion duke u trajtuar prej tij, ka pershkallezime te ndryshme te tyre duke u nisur psh nga rendesia e sacilit, si shume te rendesishem, te rendesishem, te zakonshem; nisur nga koha dhe radha e futjes ne ligj, si urgjent, te shpejte, qe presin, etj; ose nisur nga fusha e veprimtarise ku shfaqen, si te rendit, te mbrojtjes, te prones, te jetes, etj. Vullnetarizmi duket akoma nuk e ka privilegjin te cilesohet prioritar ne asnje nga keto pershkallezime dhe paraprakisht te krijohet pershtypja se hetimi i vendit qe ai ze ne legjislacion, shume shume do te evidentoje ca rezultate modeste e njeheresh te brishta. Gjithsesi, te nisim nga hulumtimi gati i te gjithe legjislacionit te ri dhe te presim rezultatet qe te njihemi me vendin qe ka zene vullnetarizmi ne legjislacionin e ri. Nisma per trajtimin juridik bashkekohor te vullnetarizmit Shnderrimet e thella demokratike ne Shqiperi shtruan edhe detyren e krijimit te legjislacionit te ri demokratik, mbi bazen e te cilit do te organizohej e do te vepronte rendi i sapovendosur. Nga pikepamja e brendise, kjo detyre ishte nga me komplekset e me te veshtirat sepse do te mbuloheshin me legjislacion gjithe fushat e veprimtarise dhe se ky rregullim do te ishte ne nje menyre krejt te re, me kategori, koncepte e mendesi juridike qe kishin qene te huaja e te papranueshme per sistemin e lene pas. Ndersa nga pikepamja kohore, per realizimin e saj kerkohej shpejtesi madje dhe urgjence. Ne keto kushte, hartimi i kuadrit te ri ligjor u identifikua si perparesi themelore, si nje proces qe do te meritonte angazhimet me serioze e te kualifikuara te specialisteve, te te gjithe organeve te shtetit ne krijim e siper dhe asistencen e vazhdueshme te eksperteve nderkombetar. Sigurisht qe vullnetarizmi dhe rregullimet e pershtatshme juridike per te, nuk mund te pretendonte te ishte ne krye te listes se fenomeneve qe prisnin te trajtoheshin dhe te zinin vendin qe u takonte ne legjislacionin e ri. Ne raport me problemet e prones, te organizimit shoqeror dhe shteteror, te rendit, etj, ai shfaqej modest e gati i paperfillshem. Megjithate, ne rruge e siper, krahas rregullimeve ligjore per mjafte probleme te tjera, nisen edhe ato per vullnetarizmin. Dhe kjo dukuri u shfaq qe ne momentet e para te hartimit te legjislacionit te ri dhe eshte akoma aktive dhe vepruese. Ndodhi keshtu sepse: 1. Vullnetarizmi si fenomen inkuadrohej ne lirite e te drejtat e individit, rregullimi i te cilave ne legjislacionin e ri demokratik, perbente obligim paresor dhe nje nga blloqet me komplekse me problematike shume te gjere.

2. Ne hartimin e ligjeve te reja, ishte e natyrshme qe lirite dhe te drejtat e individit, perfshi edhe vullnetarizmin, te trajtoheshin sa me gjerazi, te zinin shume vend dhe te rregulloheshin juridikisht ne menyre shume te kualifikuar sepse trajtimi i tyre ne pajtim me normat dhe standartet nderkombetare kishte te bente me thelbin e demokracise dhe me riparimin e nje mangesie serioze te shoqerise se meparshme. 3. Nje nga synimet e legjislacionit te ri ishte krijimi i hapsirave ligjore dhe mekanizmave juridike per te mundesuar funksionimin e shoqerise civile nepermjet ngritjes se organizmave joqeveritare. Nga kjo rrethane perfitonte drejtperdrejt edhe vullnetarizmi per aq sa ai organizohet dhe vepron brenda shoqerise civile, ne perputhje me rolin, misionin e funksionet e saj. Trajtimet e vullnetarizmit ne legjislacionin e ri do te plotesonin disa kushte e kerkesa te domosdoshme: a. Ishte momenti qe vullnetarizmi te karakterizohej juridikisht si fenomen e si nje dukuri e mevetesuar, me prestigjin e personalitetin e vet; b. Ne permbajtjen e tij ai te trajtohej me tiparet e funksionet bashkekohore qe mbart e qe synon te konsolidoje; c. Te evidentoheshin qarte tiparet e tij si nje faktor i rendesishem ekstra shteteror, si nje force plus ne perballimin e mjafte problemeve qe kerkojne zgjidhje te menjehershme ose vazhduese; d. Te ofroheshin sa me gjererazi fushat e mundshme te zbatimit te tij, me synimin qe ai te jete ligjerisht i pranishem edhe ne fusha e drejtime qe jane ne perputhje me misionin e tij ne nje shoqeri demokratike; e. Te beheshin rregullime te tilla juridike qe e inkuadrojne vullnetarizmin dhe misionin e tij brenda rrolit e funksioneve ne rritje te shoqerise civile, ne kuader te te ciles ai vepron; f. Te rregulloheshin ligjerisht te gjithe perberesit e aspektet themelore te tij si vullnetari, statusi dhe te drejtat e tij, elementet e baza organizative e vullnetarizmit, etj, pa te cilat ai as qe mund te organizohet e te veproje; g. Te identifikoheshin obligimet e shtetit e te organeve te tij konkrete ne mbeshtetje e perkrahje te vullnetarizmit; h. Te sigurohej ligjerisht mbeshtetja e nevojshme financiare per vullnetarizmin nepermjet venies ne funksionim te mekanizmave te ndryshem financiar , duke perfshire fondet ne te mire te tij dhe mjafte zgjidhje te tjera qe lehtesojne ate dhe vullnetarin ne raport me punedhenesit, me sigurimet shoqerore e shendetesore, etj. Eshte kenaqesi te konstatosh se ne legjislacionin e ri, shume nga keto synime jane atakuar e madje edhe jane permbushur; nderkohe qe te tjera presin te perballohen nga ligjet qe do te hartohen. Ne kete kendveshtrim, evidentohet nje tipar shume i rendesishem i rregullimit ligjor te vullnetarizmit, fakti qe ai perfaqeson nje proces te gjate e te komplikuar, nje sipermarrje te shtrire ne kohe dhe te lidhur e te ndervarur nga shume faktore qe determinojne edhe nderhyrjet per rregullimet e tij ligjore, nder te cilet, duhen permendur: 1. Vartesite e lidhjet e shumllojta te vullnetarizmit me zhvillimin e maturimin e demokracise se re shqiptare; detyrimi qe ai te ndjeki arritjet e persosjet e demokracise ne kuptimin me te mirfillte te saj.

2. Inkuadrimi i tij ne rolin, misionin e detyrat e shoqerise civile shqiptare, te cilat perjetojne nje prapambetje dhe nuk mund te thuhet se jane ne nivelin qe kerkohet. 3. Njohja e kerkesave dhe e synimeve te faktorit nderkombetar per rregullime me te plota ligjore per vullnetarizmin ne legjislacionet kombetare dhe implementimi i tyre ne legjislacionin vendas, gje qe sic dihet, nuk eshte e thjeshte per tu realizuar. 4. Implementimi ne legjislacionin kombetar i kerkesave te traktateve, marreveshjeve, konventave nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise, te cilat lidhen direkt ose terthorazi me vullnetarizmin. Gjykimi e vleresimi i zhvillimeve aktuale te vullnetarizmit, nderhyrjet per te ndihmuar ardhmerine e shendetshme te tij, kane te bejne me disa momente qe meritojne vemendje dhe angazhime konkrete: a) Njohja e sakte e shfaqjeve te tij ne praktike, me specifikat qe ai manifeston ne fushat e ndryshme te veprimtarise se shoqerise. b) Administrimi, manaxhimi e monitorimi i zhvillimeve te tij praktike nga faktoret politik, shteteror e te shoqerise civile, nga studjues dhe eksperte te sociologjise, drejtesise, ekonomise, etj. c) Angazhimi i ketyre faktoreve per te lehtesuar zgjidhjen e problemeve qe ngre praktika, duke konceptuar rregullimet dhe mbeshtetjet e nevojshme ligjore, institucionale, organizative, financiare, etj. Detyra per pasqyrimin me te gjere te vullnetarizmit ne legjislacion shfaqet ne tre pamje: 1) Rregullime ligjore per te mbeshtetur zhvillimet qe realizohen ne praktike, per tu siguruar atyre bazen e nevojshme ligjore. 2) Rregullime per ti hapur rrugen zhvillimeve optimale dhe te shendetshme, per te mbeshtetur ligjerisht ardhmerine e tij, bazuar edhe ne kerkesat e dokumentave nderkombetare te fushes, si dhe ne pervojen legjislative te vendeve me te avancuara. 3) Sugjerime per plotesime e rregullime normative ne dokumentat themeltere te organizatave jofitimprurese qe ndihmojne shume ne zbatimin e integruar te kerkesave ligjore deri ne nivel te individit vullnetar dhe zgjerojne ndjeshem jeten e brendshme te ketyre organizatave ne favor te vullnetarizmit. Megjithate, kqyrja e legjislacionit ekzistues do te tregoje me saktesi se cfare eshte realizuar e plotesuar dhe cfare ka nevoje te plotesohet e zgjerohet me tej, tani dhe ne te ardhmen. Kqyrja e legjislacionit aktual Per te pikasur dhe evidentuar rregullimet ligjore ne te mire te vullnetarizmit, nga pikepamja metodike u gjykua e nevojshme te konsultohej gati me te gjithe ligjet e miratuar ne dekaden e fundit, me aktet nenligjore ne zbatim te tyre, si dhe me dokumentat normative ndekombetare ne te cilat Republika e Shqiperise eshte bere pale. Ne shqyrtimin konkret te legjislacionit u mbajten pergjithesisht parasysh grupimet e tij tradicionale sipas fushave ku ligjet veprojne e natyres se

marredhenieve qe rregullojne. Po keshtu, eshte respektuar ajo lloj hierarkie qe ekziston brenda legjislacionit dhe mbi bazen e saj eshte paraqitur edhe kjo pjese e materialit. Kushtetuta per vullnetarizmin Eshte e kuptueshme qe kerkimet per te precizuar se si eshte marre konkretisht legjislacioni i ri demokratik shqiptar me vullnetarizmin dhe si i ka rregulluar juridikisht ane te rendesishme te tij, te nisin me Kushtetuten e Republikes, si ligji themeltar i shtetit. Si dihet, Kushtetuta e vitit 1998 eshte bashkohore dhe e hartuar sipas standarteve me te mira te kohes. Ajo ka adaptuar formulime e percaktime juridike shkencerisht te sakta dhe i ka hapur rruge shprehjes se gjere te permbajtjes demokratike te fenomeneve qe ka mar persiper te rregulloj. Ne teresine e vet dhe ne te gjithe kapitujt e saj te mare vecmas, ajo karakterizohet nga perpjekja per te qene e Re. Per cka po hetojme, duhet theksuar se, ne menyre te veante, ajo shprehet gjeresisht per organizimin shoqeror, politik dhe ekonomik te shoqerise; per organizimin dhe funksionimin e shtetit demokratik, per lirite e te drejtat e njeriut, qe perbejne shtratin ne te cilin realizohen te drejtat e individit e te grupeve te ndryshme shoqerore. Njeheresh, aty shprehen te konkretizuara dhe mekanizmat veprues me te cilet funksionojne dhe mund te realizohen praktikisht keto te drejta. Eshte e vertete qe Kushtetuta nuk e permend si fjale vullnetarizmin dhe nuk e trajton si nje fenomen apo dukuri shoqerore me vete e te individualizuar. (Aktualisht na duket se do te ishte pretendim i guximshem ti kerkohej kjo gje Kushtetutes se 1998. Nje trajtim i drejtperdrejte kushtetues i vullnetarizmit, mendojme se i perket Kushtetutave te ardhme qe do te rregullojne jeten e shoqerive demokratikisht te konsoliduara, ne te cilat do te jete shume me i ndjeshem roli i shoqerise civile dhe ku vullnetarizmi do te shfaqet e do te veproje si nje dukuri e rendomte) Edhe pse ne shikim te pare Kushtetuta te zhgenjen per vullnetarizmin, ne thelb, e verteta eshte ndryshe. E kqyrur me kujdes duket qarte se me rregullimet qe bene ne kapitujt kryesore te saj, ajo ploteson disa kushte baze dhe hap rruge per trajtimin ligjor te vullnetarizmit: 1. Ajo e kupton dhe e karakterizon vullnetarizmin si nje nga te drejtat themelore te njeriut. 2. Me tersine e rregullimeve qe ben, ajo i hap rruge zhvillimit te tij te gjere ne jeten praktike si nje veprimtari e individit dhe e grupeve shoqerore. 3. Si per te gjitha te drejtat e njeriut e lirite e individit, ajo ka celur shtegun dhe kerkon edhe per vullnetarizmin rregullime ligjore ne ligje te vecanta qe kane per objekt keto ceshtje. 4. Me qendrimin qe ka mbajtur ndaj traktateve, marreveshjeve e konventave nderkombetare te ratifikuara nga Kuvendi, duke i deklaruar pjese e legjislacionit kombetar dhe drejtperdrejt te zbatueshme, Kushtetuta ka dhene nje ndihmese te efektshme ne rregullimet ligjore per vullnetarizmin sipas

10

standarteve te komunitetit nderkombetar dhe ne zbatimin praktik te tij edhe ne vendin tone. Ne kete linje, eshte vecanerisht e rendesishme te theksohet se per vullnetarizmin Kushtetuta kontribuon edhe me norma dhe parime kushtetuese ne disa drejtime themelore, si: a. Garantimi i lirive e te drejtave Kushtetuta e 1998 e nenkupton te drejten e individit per te ushtruar veprimtari vullnetare ne kuader te garantimit te lirive e te te drejtave themelore te tij, sipas standarteve te me te mira te kohes dhe duke u mbeshtetur te Karta perkatese, si dokumenti me i rendesishem nderkombetar, i pranuar e i adaptuar nga gjithe shtetet demokratike te botes. b. Sigurimi i elementeve organizative Kushtetuta njeh dhe garanton lirine e besimit e te organizimit ne parti e organizata te ndryshme shoqerore, profesionale e fetare. Per rregullimet ligjore te vullnetarizmit, kjo eshte nje ceshtje shume e rendesishme sepse pikerisht ne kuader te ketyre organizmave te shoqerise civile, konceptohen e realizohen veprimtarite e ndryshme vullnetare dhe ne kuader te tyre vullnetarizmi vepron ne format dhe fushat me kryesore te aktivitetit te shoqerise. c. Krijimi i kushteve per zhvillimin e vullnetarizmit Kushtetuta garanton te drejten e personit e te publikut qe te informohen rregullisht per veprimtarine e organeve publike. Njohja dhe garantimi i kesaj te drejte eshte me shume rendesi per vullnetarizmin sepse ato krijojne kushtin e pare themelor per te konceptuar nisma dhe veprimtari vullnetare sidomos te fushave politike e shoqerore, ne formen e lobimit a te oponences apo te mbeshtetjes e perkrahjes, ndaj nje politike te caktuar, ndaj nje vendimi a qendrimi te nje organi shteteror qendror a lokal, te zgjedhur a te emeruar. Ndersa duke njohur te drejten e publikut per te mare pjese ne veprimtarite e organeve shteterore kolektive, Kushtetuta hap drejtperdrejte nje fushe te gjere dhe shume te rendesishme per shfaqen dhe realizimin praktik te disa formave te vecanta te manifestimit te vullnetarizmit ne fushen e politikave shteterore, te cilat pritet te kene nje te ardhme te begate ne kuader te konsolidimit te demokracise. . Detyrimet e organeve publike Ne trajtesat dhe vendin e gjere qe zene parimet e ndertimit e te funksionimit te shtetit e te gjymtyreve te tij, si dhe ne detajimin e detyrave e kompetencave te organeve te ndryshme shteterore, ne shtjellimin e raporteve midis tyre dhe shoqerise e individit, shquajne detyrimet e te gjitha organeve shteterore per tu angazhuar ne realizimin ne praktike te lirive e te drejtave te shtetasve, per tu hapur rruge proceseve te demokratizimit te shtetit e te shoqerise, brenda te cilave vullnetarizmi konceptohet dhe zhvillohet si dukuri bashkekohore. Ne menyre te permbledhur mund te thuhet se Kushtetuta e Republikes se Shqiperise vullnetarizmin, te tashmen dhe te ardhmen e tij, e vlereson dhe e

11

inkuadron ne funksionet e rolin ne rritje te shoqerise civile ne nje shtet demokratik. Megjithate, ne rrugen e zgjerimit e te maturimit te demokracise dhe te perberesve te saj, Kushtetuta do te shprehet direkt edhe per vullnetarizmin duke e vleresuar ate si nje dukuri te rendesishme shoqerore qe meriton edhe trajtim kushtetues. Ky hap do te ndermerret ne kohen e duhur dhe ne kuader te amendimeve e permiresimeve te mundshme qe do ti behen Kushtetutes ne te ardhmen. Vullnetarizmi ne legjislacionin per partite, per organizatat shoqerore e shoqatat laike e fetare. (NGO-te, struktura baze per inicimin, organizimin dhe manifestimin e vullnetarizmit kolektiv) Vec si shprehje e qendimit te botes se brendshme te individit, vullnetarizmi shfaqet edhe si instrument e mekanizem me ane te te cilit shoqeria civile e organizma te saj veprojne, luajne rolet e funksionet e tyre ne shoqeri. Kjo eshte sfera me e gjere e manifestimit te tij ne shoqerite demokratike, ne te cilat shoqeria civile eshte duke rritur ndjeshem pranine e saj aktive dhe qe pritet te kete nje te ardhme te begate. Jo rastesisht komuniteti nderkombetar dhe vendet e zhvilluara i kane kushtuar kaq shume rendesi rritjes se rolit te shoqerise civile dhe e kane mbeshtetur ate me nje legjislacion te kompletuar e shume funksional. Edhe pse ne fillesat e saj dhe me pervoje akoma modeste, demokracia e re shqiptare po hedh hapa te sigurte drejt rritjes se rolit te shoqerise se vete civile, duke krijuar dhe aktivizuar organizmat e saj te shumte joqeveritare. Ne kete kendveshtrim, synimi dhe nevoja e zhvillimit te tij te shendetshem, nuk shtrohen thjeshte si kerkese subjektive e disa elementeve apo grupeve dashamire te vullnetarizmit. E tashmja dhe ardhmeria e vullnetarizmit edhe ne shoqerine e re shqiptare eshte e drejtorientuar, po vendoset ne themele te qendrueshme dhe po mbeshtetet me kuadrin e nevojshem ligjor. Praktika po tregon se elemente te tille te shoqerise civile si NGO-te, fondacionet, shoqatat e organizatat profesionale, jane organizmat dhe strukturat e domosdoshme organizative te pikenisjes dhe realizimit ne praktike te vullnetarizmit masiv. Aktualisht, ato perfaqesojne elementin organizativ me te pershtashem me ane te te cilave organizohet dhe vepron ky vullnetarizem. Te ndara e te grupuara sipas fushave te veprimtarise dhe sipas synimeve qe i vene vetes, ato formojne teresine e mekanizmave veprues per organizimin dhe zhvillimin ne praktike te vullnetarizmit. Ne dhjetvjetshin e fundit, keto mekanizma u formuan dhe po veprojne edhe ne vendin tone. Mjafte prej tyre po rritin presitgjin e personalitetin e tyre me angazhime serioze ne praktike, nderkohe qe shume te tjera jane te zbehta e apatike, me veprimtari te rralla e modeste. Ne kuader te perpjekjeve per krijimin e legjislacionit demokratik, qysh nga vitet 91-92, nisi puna per hartimin e miratimin e ligjeve e te akteve nenligjore qe do te konkretizonin te drejten e shtetasve per te realizuar bashkime

12

vullnetare te niveleve, formave dhe natyrave shume te gjera. Ne kete linje u hartuan dhe u miratuan nje varg ligjesh te rendesishme qe do te ndihmonin ne krijimin e bazave ligjore per organizimin e funksionimin e shoqerise civile ne teresi dhe te mekanizmave te vecante te saj. Legjislacioni per partite, per organizatat shoqerore, per organizatat profesionale, per shoqatat joqeveritare e jofitimprurese, etj, krijoi hapsirat e nevojshme ligjore qe individe te ndryshem te shprehnin vullnetarizmin e tyre per tu organizuar, duke krijuar parti politike, organizata shoqerore dhe profesionale, NGO te natyrave e karaktereve te ndryshme, fondacione, etj. Ne menyre te vecante, meriton te permendet riafirmimi i lirise se besimit dhe e drejta e krijimit te organizimeve te ndryshme me karakter fetar, te cilat, per rrethana e faktore teshme te njohur per Shqiperine, kane nje tingellim te veante specifik dhe mbartin ngarkesa te shumta shpirterore. Tashme keto krijesa jane te pranishme gati ne te gjitha fushat e veprimtarise se shoqerise; jane kombetare e lokale dhe disa prej tyre kane formuar lidhje me simotrat e tyre ne vende te tjera ose me organizata nderkombetare, ndersa disa te tjera jane konceptuar e veprojne si filiale te organizmave ndekombetare, rajonale a globale. Aktualisht, legjislacioni nepermjet te cilit realizohet bashkimi vullnetar i shtetasve dhe individeve dhe qe garanton te drejtat e tyre per te formuar parti, organizata e shoqata, eshte i plote, i ri dhe teresisht i perqasur me standartet e BE. Vecanerisht me miratimin e ligjeve per organizatat jofitimprurese, kuadri ligjor shqiptar i kesaj fushe mund te quhet i plote dhe teresisht bashkekohor. Nga shqyrtimi i legjislacionit lidhur me organizatat e shoqatat, rezulton se keto ligje jane ne sherbim te drejtperdrejte te vullnetarizmit: a. Me ligj eshte njohur jo vetem e drejta per krijimin e partive, shoqatave, organizateve, etj, por jane detajuar edhe procedurat per ushtrimin e kesaj te drejte, jane krijuar dhe funksionojne edhe strukturat e nevojshme gjyqesore e shteterore qe administrojne gjithe procesin. Pra eshte nje kuader ligjor dhe institucional i kompletuar dhe funksional qe vepron prej disa vitesh. b. Vete emri i ketyre organizatave tregon qarte se qellim i tyre eshte veprimtaria jofitimprurese dhe veprimtaria vullnetare eshte shtylla kryesore ne te cilen ato bazojne qenien dhe plotesimin e synimeve. Ne nenin 2 te ligjit nr.8788, date 7/5/2002 Per OJF-te eshte dhene kuptimi me i plote per vullnetarizmin, kur thekson se: Veprimtari ne te mire dhe ne interes te publikut nenkuptohet cdo veprimtari qe mbeshtet dhe zhvillon tek individi dhe shoqeria vlera shpirterore dhe vlera te tjera humanitare, mbron jeten e njeriut, shendetin e tij, siguron dhe realizon sherbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbeshtetje ne raste fatkeqesish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturen dhe edukaten ndaj tij, mbeshtet dhe zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencen, arsimin, edukimin fizik dhe shpirteror, jep ndihmese ne

13

zhvillimin e zakoneve te mira dhe te vlerave demokratike, si dhe cdo drejtim tjeter ne te mire dhe ne interes te publikut. c. Vete krijimi i partive, i shoqatave e organizatave shoqerore, eshte shprehje e vullnetarizmit te mjafte individeve pjesemarres ne to, si drejtues, si anetare te thjeshte apo si simpatizante e mbeshtetes. Pra, me legjislacionin ekzistues te kesaj fushe, individi dhe grupe te ndryshme shoqerore e kane te rregulluar perfundimisht me ligj shprehjen e vullnetarizmit te tyre per te formuar keto organizma e per te qene pjesemarres ne to. Nga te dhenat e mbledhura, rezulton se ne praktike kjo e drejte eshte perdorur aktivisht dhe shume gjerazi. Kete e deshmon krijimi dhe ekzistenca e disa qindra organizmave te tilla ne shkalle vendi. Eshte rasti te theksohet se ne kete kuader jane formuar dhe veprojne edhe shoqata e organizata te profilizuara ne ofrimin e veprimtarive vullnetare. d. Shoqatat e organizatat nga ana e tyre, ekzistenca dhe veprimtarite e organizuara prej tyre, jane elementet me te rendesishem dhe aktiv qe e cojne perpara vullnetarizmin kolektiv, duke e iniciuar, organizuar e zhvilluar ate. Pa pranine dhe rolin aktiv te tyre, do ishte e veshtire te flitej per ekzistencen e ketij lloji vullnetarizmi. e. Si elemente strukturore organizative, organizatat realizojne lidhjet e domosdoshme midis vullnetareve dhe te treteve, qofshin keta organizata analoge, organe shteterore apo subjekte te biznesit. f. NGO-te dhe ne tersi te gjitha bashkimet vullnetare, jane elementi me aktiv ne mbrojtje te te drejtave te individit vullnetar. Ato kane te drejte te jene pale direkte ose e interesuar ne cdo procedure apo proces administrativ a gjyqesor ne mbrojtje te interesave e te te drejtave qe u njeh ligji atyre dhe anetareve te tyre vullnetar. g. Me legjislacionin per organizatat, shoqatat, etj, vullnetarizmi si dukuri, tashme eshte i pajisur me bazen e vete organizative te vecante, aq te nevojshme per zhvillimin normal te tij. Ne pikepamje ligjore, por edhe praktike, kjo perfaqeson nje hap shume te rendesishem per vet vlerat e medha qe permban ana organizative e vullnetarizmit, brenda se ciles ai mund te organizohet e te veproje. Kjo do te thote se ceshtja shume e rendesishme e rregullimit ligjor te te gjithe aspekteve organizative te vullnetarizmit pa te cilet ai nuk mund te ekzistoje dhe te shfaqet si veprimtari masive, mund te quhet e zgjidhur ne menyre te kenaqshme per kete faze te zhvillimit te vullnetarizmit, ne legjislacionin kombetar shqiptar. Nderkohe, duhet pohuar se per te mbeshtetur zhvillimet e pritshme te vullnetarizmit, del e nevojshme te thellohen me tej rregullimet ligjore te aspektit organizativ te tij, ne drejtimet e meposhtme:

14

1. Pas me se 10 vjetesh ekzistence te NGO-ve, ne praktike ndjehet nevoja e krijimit te forumeve te tyre ne baze territori dhe/ose fushe ku ato jane te profilizuara. Keto forume, si bashkime vullnetare dhe si hallka me spekter me te gjere veprimi, do te programojne, organizojne, zhvillojne e do te monitorojne veprimtarine e NGO-ve qe aderojne ne to, duke lehtesuar angazhimet e seciles NGO ne arritjen e synimeve me te pergjitheshme e me madhore qe ato duan te realizojne ne praktike. 2. Gati per te gjitha NGO-te del i domosdoshem nje rekomandim ligjor qe ato te nderhyne ne dokumentat e tyre themeltare, ti permiresojne e persosin ato, ne formen e plotesimit e te permiresimit te tyre me statute, regjistra e te tjera dokumenta, ku te pasqyrohen veprimtarite e tyre vullnetare dhe kontributet e individit vullnetar. Kjo sipermarrje eshte me perfitime te shumfishta per vet NGO-te, per cdo vullnetar, si dhe per vullnetarizmin sepse do te bej te mundur perpunimin e te dhenave dhe evidentimin e problemeve dhe te prirjeve per zhvillimet e vullnetarizmit. 3. Nen shembullin e vendeve me te perparuara, ka ardhur momenti per krijimin dhe promovimin e skemave kombetare, lokale e deri ne nivel fushe e subjekti publik apo te biznesit, nepermjet te cilave zhvillohet vullnetarizmi ne te gjitha nivelet dhe fushat e veprimtarise se shoqerise. Konceptimi dhe promovimi i ketyre skemave, mbetet nje nga drejtimet baze te angazhimeve per te ndihmuar zhvillimiet e sukseseshme te vullnetarizmit. 4. Ne kuader te mbeshtetjes e perkrahjes te ketyre mekanizmave te shoqerise civile, shoqatat vullnetare meritojne perkujdesje e perkrahje te vecante per tu shtuar, konsoliduar e per te fituar pervojen e nevojshme ne veprimtarine e tyre te muar. 5. Ne kuader te angazhimeve te shtetit per te ndihmuar vullnetarizmin ne aspektin institucional, duke vleresuar ekzistencen e qindra NGO-ve, si dhe mbeshtetur ne pervojen 10 vjecare te tyre, ka ardhur koha qe te mendohet per nje organizem shteteror, fillimisht modest per nga perberja, i cili do te realizoje perkrahjen shteterore per NGO-te ne nivel qendror dhe lokal. Me ndermarrjen e ketyre hapave ne fushen e rregullimeve ligjore per vullnetarizmin, kompletohet gjithe aspekti organizativ i vullnetarizmit per nje periudhe afatmesme, si dhe mbeshteten organizativisht zhvillimet e tij te pritshme. Vullnetarizmi ne legjislacionin per emergjencat civile Perballimi i fatkeqesive natyrore, si termete, permbytje, bllokime nga debora e reshjet, zjarre masive, epidemira, etj, ka merituar gjithmone vullnetarizmin ne permasat e tij me te gjera. Ndihma ndaj njerezve e familjeve te demtuara, riparimi i demeve materiale dhe ne teresi perpjekjet per zvogelimin e

15

permasave te fatkeqesise e kthimi i situates ne normalitet, mbeten veprimtari me shfaqjet me masive te vullnetarizmit. Sic dihet, pervoja e vendit tone eshte shume e pasur ne demonstrimin e vullnetarizmit ne rastet e emergjencave. Perballimi i pasojave te termeteve te Dibres, te Shkodres e Lezhes, te Tepelenes e Gjirokastres, i bllokimeve nga debora i zonave Veri-Lindore te vendit ne Janarin e vitit 1985, i permbytjeve te Shtatorit te ketij viti ne shume rrethe te vendit, perbejne pikat kulmore te manifestimit te vullnetarizmit ne raste emergjencash e fatkeqesish me permasa te gjera. Vullnetarizmi i demostruar ne keto raste mbart disa karakteristika qe kane te bejne me format si shfaqet dhe me objektin konkret ku vepron: Eshte shume masiv per nga permasat. Shfaqet me angazhime maksimale te vullnetareve dhe me perkushtim te dukshem te tyre. Eshte i larmishem per nga zonat e rajonet e pjesemarresve, per nga grupmoshat, profesionet e nivelet e tyre arsimore. Shfaqet edhe si angazhim i organizatave te ndryshme me anetaret e tyre edhe si pjesemarrje individuale e vullnetareve te shumte qe nuk bejne pjese ne organizata. Ka pjesemarrje te gjere te specialisteve gati te te gjitha profileve qe jane me se te nevojshem per perballimin e situates. Individualisht vullnetaret jane shume aktiv te angazhohen ne ata sektore e procese ku jane specialiste dhe pergjithesisht arrithet nje perputhje midis nevojave qe paraqet situata dhe profileve profesionale te vullnetareve. Vullnetaret manifestojne mirkuptime e toleranca te dukshme ndaj veshtiresive te shumta qe dalin ne praktike dhe mangesive e difekteve te karakterit organizativ qe shfaq faktori drejtues. Nisur nga kjo pervoje e pasur praktike, vullnetarizmit dhe manifestimit te tij ne raste emergjencash e fatkeqesish, legjislacioni demokratik shqiptar i ka kushtuar vend te vecante dhe te detajuar. Konkretisht ne ligjin Nr.8756, dat 26.3.2001 Pr emergjencat civile dhe ne nje varg vendimesh te Keshillit te Ministrave qe po miratohen ne zbatim te tij, eshte realizuar trajtimi me i gjere dhe me i plote juridik ligjor i vullnetarizmit ne raste emergjencash, duke e vleresuar kete si me tipikun per vullnetarizmin dhe rastin me te rendesishem per legjislacionin. Shqyrtimi i vemendshem i ligjit dhe i vendimeve perkatese per emergjencat civile, tregon se ne rastin e tij trajtimet ligjore te vullnetarizmit kane prekur mjafte elemente, duke u perqendruar sidomos ne anet me te rendesishme te tij nga te cilat mund te evidentohen: 1. Ne aspektin e permbajtjes se vullnetarizmit Duke qene ligj specifik qe i kushtohet nje ceshtjeje konkrete sic eshte perballimi i emergjencave, eshte e kuptueshme qe ai ta mari te njohur dhe te mirqene vullnetarizmin si dukuri dhe te mos angazhohet per percaktimin juridik te brendise se tij. Kete detyre aktualisht e ka perbaluar ligji per OJF-te 16

dhe do ta perballonte perfundimisht nje ligj i vecante per vullnetarizmin, gje qe mbetet nje ceshtje e hapur per legjislacionin shqiptar. Nga ana tjeter, ky ligj ka meriten te jete me i kompletuari ne trajtimin e aneve te vecanta te vullnetarizmit, trajtimi e rregullimi juridik ligjor i te cilave eshte po aq i nevojshem e i vlefshem sa edhe perkufizimi juridik i vete vullnetarizmit si dukuri. Ne kete kuptim, miratimi i ketij ligji plotesoi ndjeshem nje pjese te rendesishme te boshllekut qe verehej per trajtimin e vullnetarizmit ne legjislacionin shqiptar. Eshte me rendesi vendimtare per trajtimet juridike te aneve konkrete te vullnetarizmit, fakti qe ligji shprehet me se nje here per elemente qe kane te bejne me kuptimin dhe brendine; per rolin dhe funksionet e vullnetarizmit; per vendin dhe ndihmesen e tij ne kuader te angazhimeve gjithperfshirese per perballimin e emergjencave e te fatkeqesive; per statusin e vullnetarit dhe per te drejtat e tij; per detyrat e te drejtat e organeve shteterore ndaj vullnetarizmit e vullnetareve, etj. Pra jane nje varg elementesh thelbesore te vullnetarizmit qe tashme kane merituar rregullime ligjore. Per me teper, vlen te theksohet se ne ligjin per emergjencat civile, vlersimi ligjor i vullnetarizmit, ka merituar nje trajtim te nivelit te larte dhe shume te kualifikuar juridikisht duke u cilesuar si sherbim vullnetar. Ne piken 1 te nenit 24 te ligjit qe eshte titulluar Sherbimi vullnetar, thuhet: Pr prballimin e emergjencave civile organizohen dhe veprojn shrbimet vullnetare. Sic del qarte nga permbajtja e nenit, eshte e sakte te evidentohet qe, per ligjin, sherbimet vullnetare tashme jane te njohura e te mirqena, eshte afirmuar ekzistenca e tyre. Ligjerisht ato jane subjekte vepruese ne praktiken shqiptare, te afta te luajne rolet e pergjegjesite, te ushtrojne te drejtat e detyrat e tyre, brenda hapsirave qe u krijon ligji dhe pika referimi e kontakti ne marredheniet me te tretet. Sigurisht qe kjo perben nje nga momentet me te rendesishme ne kuader te perpjekjeve per plotesimin e trajtimeve ligjore te vullnetarizmit. Nga ana tjeter, nuk mund te mos vihet ne dukje nevoja per thellimin dhe plotesimin e trajtimeve ligjore qe permendem. Ne kete kendveshtrim, rregullimet aktuale mund te vleresohen si nje hap i pare, i rendesishem drejt hartimit te percaktimeve te tjera te domosdoshme si psh: kuptohet me sherbime vullnetare, jane organizatat vullnetare dhe cilat jane vecorite e karakteristikat e tyre, per te shkuar pastaj deri te percaktimi ligjor i permbajtjes se vullnetarizmit si dukuri e fenomen. 2. Ne aspektin e statusit te vullnetarit Persa i perket statusit te vullnetarit, te drejtave e trajtimeve qe i behen atij, ky ligj eshte rasti i rregullimit me te plote per kete ceshtje ne legjislacionin ekzistues. Ne pikat 2, 3 dhe 4 te nenit 24 te ligjit, theksohet: 2. Vullnetar mund t jet do shtetas shqiptar, q ka mbushur moshn 18 vje, q ka kryer arsimin dhe trajnimin baz n prgjigje t situatave t

17

emergjencs ose pranon t marr pjes vullnetarisht pr prballimin e emergjencs civile. 3. Pr prballimin e emergjencave civile pranohen vullnetar edhe shtetas t huaj. 4. Personat q vullnetarisht krkojn t marrin pjes n operacionet e shptimit kan kto t drejta: a) Ruhet vendi i puns. b) Marrin pagesn e plot nga pundhnsi, qoft ky edhe subjekt privat. c) N rast aksidenti ose humbjeje jete gjat veprimtaris n emergjencat civile prfitojn pension invaliditeti, sipas dispozitave n fuqi. Sic mund te verehet nga permbajtja e ketij neni, del se ne dobi te trajtimit ligjor te vullnetarizmit, tashme jane bere rregullime juridike ne lidhje gati me te gjitha aspektet e vullnetarit, duke e gjykuar ate si elementi pa te cilin nuk mund te shprehet dhe te ekzistoje edhe vete vullnetarizmi. Fillimisht ligji ka percaktuar kush mund te jete vullnetar dhe cfare kushtesh duhet te plotesoje per te qene i tille. Formulimet ligjore aktuale per kete ceshtje, duket se jane te plota dhe me mundesi te gjera perfshirese deri edhe per shtetasit e huaj. Akoma me tej, detajohen te drejtat themelore te vullnetarit si ruajtja e vendit te punes, pagesa e plote per kohen e angazhuar si vullnetar, si dhe trajtimi me persion invaliditeti ne se humb jeten apo aksidentohet. Sigurisht qe keto perfaqesojne te drejtat me te rendesishme dhe mund te pohonim se si fillim nuk jane te pakta. Por, nisur nga pozicioni qe te evidentojme se mund te rregullohet me mire me ligj per vullnetarizmin, do te theksonim: Ne nje amendim te mundshem te ketij ligji ose ne alternativen e hartimit te nje ligji te vecante per vullnetarizmin, mbetet e hapet ceshtja e pasurimit te te drejtave te vullnetarit me rregullimin ligjor te te drejtave te tjera plus. Te tilla do te ishin te drejtat me konkrete te sferes se punes si e drejta e nje pushimi te pagueshem pas perfundimit te aktivitetit kur angazhimi ka qene i gjate ne kohe, e drejta per shperblime specifike a simbolike; disa te drejta te fushes shoqerore qe kane te bejne me identifikime e stimuj per me te shquarit ne aktivizimet vullnetare,etj. Vullnetarit duhet ti jepet pagesa per shpenzimet qe ai ben per te realizuar aktivitetin ne te cilin eshte angazhuar si vullnetar, gjthmone sipas kushteve e kufizimeve te vendosura me pare nga organizata. Organizata vullnetare duhet te siguroje aderuesit e saj qe zhvillojne aktivitet vullnetar, ndaj fatkeqesive, semundejve qe lidhen me zhvillimin e aktivitetit te tyre dhe pergjegjesine qytetare ndaj te treteve. Angazhimet e vullnetarit duhet te jene fiksuar ne kontraten e posacme te hartuar me ketet rast. Kontrata duhet te permbaje dispozita direkte dhe te garantoje egzistencen e kushteve te nevojshme per te zhvilluar ne vazhdimesi aktivitetin si dhe respektimin e te drejtave dhe dinjitetin e vullnetareve. Po keshtu, ajo duhet te parashikoje format e verifikimit te punes, te kontrollit te cilesise se saj dhe te menyres se mbulimit te shpenzimeve. 18

Fleksibiliteti i orarit te punes eshte ceshtje me interes per cdo te punesuar qe kryen edhe veprimtari vullnetare. Punonjesit qe bejne pjese ne organizata vullnetare, per te zhvilluar aktivitetin e tyre, duhet te fitojne me ligj te drejten te zhvillojne fleksibilitetin e orarit te punes apo te ndryshojne turnet dhe keto te jene te parashikuara ne kontrata apo marreveshje te perbashketa me punedhenesin. Organizatat vullnetare duhet te pranojne shume me teper vullnetare ne aktivitete e tyre dhe nje gje e tille duhet te mbeshtet nga shteti sepse vullnetareve iu sherben kjo si eksperience ne fushen e punes. Vullnetaret te cilet ushtrojne veprimtarine e tyre vullnetare prane nje organizate jofitimprurese duhet te pajisen me letra reference nga vete organizatat per ate periudhe kohe qe ata kane punuar aty. Percaktimi i qarte i te drejtave dhe detyrimeve te vullnetarit dhe organizates qe pret vullnetarin per aq kohe sa bashkepunojne. Nje perpjekje tjeter eshte e nevojshme te behet qe te drejtat e parashikuara ne nenin 24 te jene te zbatueshme ne te gjitha rastet e angazhimit vullnetar e jo vetem ne perballimin e emergjencave civile apo vetem per ata qe marrin pjese ne operacionet e shpetimit, sic lihet te kuptohet nga formulimi i pikes 4 te nenit 24. Gjithsesi, fillimisht kjo ceshtje duhet bere objekt diskutimi dhe interpretimi dhe, ne vartesi nga zgjidhjet qe do te mari, do te rezultoje e nevojshme ose jo kerkesa qe te drejtat te zbatohen ne te gjitha rastet apo ne shumicen e atyre rasteve qe jane te ngjashme me perballimin e emergjencave. Ne aktet nenligjore qe po pergatiten per te lehtesuar zbatimin e ketij ligji, del e nevojshme te hartohen e miratohen edhe rregullore a udhezime ku te saktesohen procedura dhe praktika pune me ane te te cilave realizohet teresisht zbatimi i plote dhe i sigurte i te drejtave qe tashme i jep ligji vullnetarit. Keshtu, me nje udhezim te vecante mund te detajoheshin praktikat qe duhen ndjekur dhe dokumentat tip qe duhen plotesuar nga organet qe udheheqin punen per perballimin e emergjencave, me te cilat vullnetari provon pjesemarrjen dhe aktivizimin e tij dhe shteti e ka te pasqyruar, ne cdo kohe, zhvillimin e vullnetarizmit. Po keshtu, me nje vendim te Keshillit te Ministrave ka nevoje te detajohen procedurat dhe rregullat vepruese per marrjen e pages nga vullnetari dhe per ruajtjen e vendit te punes per kohen qe eshte vullnetar. E njejta gje mund te thuhet edhe per marredheniet qe mund te krijohen midis tij dhe Sigurimeve Shoqerore kur aksidentohet si vullnetar, te cilat duhen fiksuar e detajuar ne nje akt normativ. E rendesishme eshte qe te identifikohen organet shteterore qe do te merren me hartimin e ketyre akteve, si dhe procedurat e rregullat qe do te vendosen te jene sa me te thjeshta e operative, te jene lehtesisht te zbatueshme ne favor te vullnetarit.

19

3. Ne aspektin institucional Edhe ne kete aspekt, eshte rasti i pare qe me ligj percaktohen rolet e pergjegjesite e organeve shteterore ndaj vullnetarizmit e vullnetarit. Ligji konkretizon ne disa nene te drejtat dhe detyrat e organeve publike, qendrore dhe vendore, si dhe te strukturave te posacme te ngritura per administrimin dhe manaxhimin e situatave te emergjencave, detyrimet qe ato te marrin ne konsiderate organizatat vullnetare dhe te bahkepunojne me to ne perballimin e emergjencave dhe fatkeqesive. Ky trajtim ka rendesi ne disa drejtime baze: Tashme, organizatat vullnetare, sherbimi vullnetar, vullnetari dhe vullnetarizmi, jane ne nivel te tille afirmimi dhe kontributesh sa qe me ligj vleresohen partnere te domosdoshem e qe nuk mund te mos merren ne konsiderate nga cilido organ shteteror qendror apo lokal. Eshte bere e sukseseshme perpjekja per parashtrimin ligjor te obligimeve qe kane organet shteterore ndaj vullnetarizmit si fenomen dhe per konkretizimin e tyre ne mjafte aspekte e nivele. Sa per ilustrim po theksojme se ligji trajton edhe detyrimin e organeve e strukturave shteterore te ngritura per perballimin e emergjencave qe te organizojne dhe te kryejne trainimin e vullnetareve. Disa nga keta elemente shume interesante te detajuar ne kete ligj dhe qe ne pamje te pare duket se jane te zbatueshem vetem ne prani te perballimit te emergjencave, ka nevoje te shtrihen edhe per raste te tjera te shfaqes se vullnetarizmit, sidomos atij masiv. Eshte hapur mundesia qe ne akte nenligjore ne zbatim te ketij ligji, obligimet shteterore te konkretizohen me tej per te plotesuar sa me mire trajtimin juridik te tyre ne dobi te vullnetarizmit. Keshtu, duket e dobishme nisma per hartimin e nje udhezimi konkret per trainimin e vullnetareve dhe per rregulloren e funksionimit te qendrave trainuese. Madje, vet hallka qender trainuese meriton angazhime e qartesime per te saktesuar juridikisht mjafte elemente e perberes te saj strukturor dhe funksional.

4. Ne aspektin organizativ te vullnetarizmit Eshte e rendesishme te theksohet qe ne krye se vullnetarizmi si dukuri, me kete ligj eshte kerkuar te pajiset me bazen e vete organizative specifike, duke patur organizata te vecanta vullnetare, te proflizuara si te tilla. Ne pikepamje ligjore, por edhe praktike, kjo perben nje fitore ne kuader te synimeve per zgjerimin e trajtimeve juridike per vullnetarizmin dhe per rregullime ligjore sa me te plota per te. Vullnetarizmi tashme njihet e pranohet ligjerisht si fenomen dhe ka te njohura me ligj edhe bazen e vet organizative brenda se ciles mund te organizohet e te veproje. Duke theksuar ne piken 2 te nenit 3 se organet shteterore kane te drejte te bashkepunojne me organizata vullnetare q kan rol t prcaktuar n 20

situatat emergjente, pr t shmangur ose pr t reduktuar pasojat q shkaktohen nga fatkeqsit, n prputhje me rregullat e parashikuara nga legjislacioni n fuqi, pr aq koh sa vepron rrethana q i ka shkaktuar ato pasoja, ky ligj parashikon dhe kerkon shprehimisht krijimin, ekzistencen dhe funksionimin e organizatave vullnetare, si nje lloj i vecante, specifik dhe i profilizuar i shoqatave dhe organizatave shoqerore. Me sa dime, eshte rasti me i plote qe ne legjislacion legjitimohet kjo rrethane organizative shume e rendesishme per rregullimet ligjore te vullnetarizmit. Akoma me tej,duke percaktuar pjesemarrjen e perfaqesuesve te organizatave shoqerore te vullnetareve ne perberjen e organizmave qendrore dhe lokale qe ngrihen e funksionojne per te perballuar pasojat e fatkeqesive, ligji ka hedhur nje hap te rendesishem jo thjesht ne njohjen e ekzistences se tyre, por ne vleresimin e tyre si faktor aktiv edhe ne aspektin organizativ dhe administrues te emergjencave. Keshtu, perfaqesues te ketyre organizatave thirren dhe marrin pjese ne perberje te strukturave qe funksionojne ne raste emergjencash, thone fjalen e tyre, koordinojne dhe bashkerendojne me ta per te ushtruar pergjegjesite e detyrat qe marrin persiper. Lidhur me kete eshtje, eshte me vlere te synohet qe edhe ne fusha te tjera te veprimtarise si psh ne mjeksi e shendetesi, ne administrimin e mbrojtjen e mjedisit, etj, ku vullnetarizmi eshte vazhdimisht i pranishem, te nisi procesi i integrimit te organizatave shoqerore te ketyre fushave ne perberje te organeve kolegjiale shteterore qe drejtojne keta sektore. Ne alternativen e hartimit te nje ligji te vecante per vullnetarizmin, do te ishte me shume interes, qe ne aspektin organizativ dhe strukturor te vullnetarizmit, te trajtohej ligjerisht edhe mundesia e ngritjes se strukturave lokale e qendrore, ne trajte forumesh, rreth te cilave mblidhen organizatat e vecanta dhe koordinojne e bashkerendojne veprimtarite, shkembejne pervojat dhe informacionet, etj. 5. Ne aspektin e detyrimeve te punedhenesit Edhe ne kete aspekt shume te vlefshem per vullnetarin dhe vullnetarizmin, me kete ligj realizohen rregullimet e para baze te raporteve te shumta dhe komplekse qe shfaqen midis vullnetarizmit dhe vullnetarit nga njera ane dhe subjekteve publike apo private ku ata punojne, nga ana tjeter. Duke urdheruar punedhenesin qe ti ruaj vullnetarit vendin e punes dhe ti japin pagen per kohen qe veprojne si vullnetar, sigurisht qe eshte hedhur nje hap i rendesishem ne rregullimin dhe garantimin e interesave themelore ekonomike e financiare te vullnetarit, pa te cilat, zor se do te ekzistonte dhe do te manifestohej veprimtaria vullnetare. Dhe kjo perben nje arritje ne trajtimet ligjore te vullnetarizmit, por ne nje kuptim me te gjere, ligji ka hapur tashme edhe nevojen e trajtimeve me te plota e me te detajuara te te gjitha raporteve midis vullnetarit dhe punedhenesit te tij publik apo privat, si dhe te zgjidhjes me te gjere te aneve administrative, ekonomike e financiare duke i vleresuar ato si parakushte e garanci te domosdoshme per zhvillimin normal te vullnetarizmit.

21

Problematika e kesaj fushe, se toku me problemet e sigurimeve shendetesore e shoqerore ne dobi te vullnetarit, mbeten obligime te shtetit per tu rregulluar imtesisht me legjislacion, qofte ne farmen e amendimeve te legjislacionit perkates, qofte me hartim aktesh te rinj ligjore a nenligjore. Sidoqofte, hapi i pare eshte hedhur me sukses dhe pritet thellimi e plotesimi i tij mbi bazen e problemeve qe nxjerr praktika. Vullnetarizmi ne legjislacionin familjar Familja dhe teresia e marredhenieve qe zhvillohen ne te, eshte nje nga fushat ku veprimtaria vullnetare ka qene dhe vazhdon te mbetet e pranishme ne menyre te natyrshme dhe aktive. Ne sferen e marredhenieve familjare, vullnetarizmi shfaqet si veprimtari obligatore dhe utilitare njekohesisht dhe eshte e veshtire qe keto dy pamje te tij te vecohen lehtesisht nga njeratjetra. Megjithate, ne literaturen bashkekohore, familja dhe teresia e marredhenieve qe zhvillohen ne gjirin e saj, jane pranuar si fushe e mirfillte ku demonstrohen veprimtari individuale utilitare si shfaqje te vullnetarizmit. Tradita flet pr shfaqje te veprimtarive vullnetare ne cdo kohe e te cdo lloji, gjithmone ne vartesi dhe ne raport me situaten ne te cilen ndodhet familja. Kjo sepse familja ka qene dhe mbetet mjedisi me lidhje e obligime te shumllojta e te drejtperdrejta midis pjestareve te saj; ka perfaqesuar gjithmone nje etnitet ekonomik e pasuror te individualizuar, si dhe nje njesi te rendesishme ne ndertimin strukturor dhe ne funksionimin e shoqerse. Vullnetarizmi ne familje eshte nga me te lashtet dhe i shfaqur me forma nga me tradicionalet. Rendom ai permbledh veprimtarite vullnetare te individit, pjestar ose jo i familjes, si dhe te grupeve te vogla te te afermve, fqinjeve a dashamireve. Brenda kuadrit te familjes ai shfaqet ne rolin e mjetit te efektshem, shpesh i pazevendesueshem, per te perballuar veshtiresi ekonomike, financiare, fatkeqesi, pune te stines, probleme shendetesore te pjestareve te familjes e deri edhe ceshtje te mprehta me karakter shoqeror e honorifik qe i dalin a i perplasen familjes ne formen e problemeve a marredhenieve konfliktuale me te tretet. Madje keto te fundit, paraqesin interes te vecante studimor jo vetem per te njohur karakteristika interesante te vullnetarizmit tradicional familjar, por edhe per te hedhur drite mbi mjafte tipare te familjes, te organizimit e funksionimit te shoqerise se shkuar, te kodit etik te njerezve ne ato kohera. Ne se vullnetarizmin ne familje do ta karakterizonim si teresine e qendrimeve e te veprimeve per ti ndihur e per ti dale krah nje familjeje a pjestarit te saj qe ndodhen ne nevoje, behet krejtesisht e qarte se objekt i veprimit te tij eshte cdo e mire apo e keqe e familjes te cilen ajo nuk e perballon dot vet dhe se format e shfaqjes se ketij vullnetarizmi jane nje pafundesi veprimesh per te lehtesuar perballimin e ketyre ndodhive. Po te korahasojme keto praktika te pasura te vullnetarizmit ne familje me legjislacionin familjar, evidentohet qart nje mosperputhje e hapet midis shfaqjeve te shumta praktike te vullnetarizmit ne familje dhe heshtjes deri ne shurdhesi te legjislacionit per ta rregulluar edhe me ligj kete praktike shume te

22

zhvilluar dhe aktive. Por, kjo mosperputhje, ne dukje flagrante, e ka spjegimin e vete po te mbahen parsysh se: - Per rolin qe luan ne jeten shoqerore, per misionin e funksionet qe i jane ngarkuar, si dhe per interesa te rendesishem te saj e te mbar shoqerise, familja eshte vleresuar si fenomen paresor e me rendesi madhore. Ajo vazhdon te mbetet objekt studimesh e analizash shumplaneshe, gjithmone e mbuluar rrepte nga mendesi e doktrina te te gjitha kaheve. Shteti, politika, feja, shoqeria dhe mjafte organizma te saj, jane shume te ndjeshem ndaj familjes dhe nderhyrjet e ndikimet e tyre mbi te jane te shumllojta dhe vazhdimisht te pranishme. Si institut i vecante juridik, familja ka merituar trajtime te shumllojta teorike e ligjore, te detajuara deri dhe ne imtesi. Ne nje kendveshtrim, familja eshte teresia e marredhenieve midis anetareve qe e perbejne, ne gjirin e te cilave lindin dhe realizohen moria e obligimeve midis pjesetareve te saj. Trajtimi ligjor i ketyre detyrimeve perben nje nga aspektet themelore te legjislacionit familjar Ne kete klime perkujdesjeje dhe ne kete fryme te trajtimit te familjes, eshte e veshtire dhe gati e pamundur qe realizimi i detyrimeve te ndersjellta midis pjesetareve te saj te tolerohet si detyrim ligjor dhe te konceptohet vetem apo thjeshte si detyrim qe zbatohet vullnetarisht. Nga ana tjeter, realizimi vullnetarisht i mjafte veprimtarive ne familje eshte aq i natyrshem, i rendomte dhe i padiskutueshem, sa qe kerkesa per rregullimin e tij ligjor duket si e panatyrshme. Dhe se fundi, ne praktike nuk ka probleme shqetesuese te vullnetarizmit familjar qe do te donin nderhyrjen e ligjit per tu zgjidhur apo per tu rregulluar ligjerisht. Edhe kur shfaqen ne raste konkrete, probleme te tilla perthithen dhe amortizohen brenda familjes, permes mekanizmave te efektshem qe funksionojne ne gjirin e saj. Megjithate, ne se familja e sotme dhe problemet e saj do te gjykohen me nga afer dhe do te vleresohej sidomos perpjekja per nje kuptim me bashkekohor te vullnetarizmit qe shfaqet ne te, per nje evoluim te tij ne perputhje me ndryshimet qe po peson familja aktuale, mundesia e rregullimeve ligjore edhe per kete lloj vullnetarizmi ne legjislacionin familjar, mund te hapet, se paku, per diskutim. Kushtet konkrete ne te cilat ndodhet familja gjate viteve te fundit kane bere qe te ndihet nevoja e zgjerimit te sherbimeve vullnetare per lehtesimin e disa dukurive qe shfaqen aktualisht ne familje dhe konkretisht: Per arsye ekonomike shume femije po braktisin shkollen dhe numuri i tyre vazhdon te rritet. Ata detyrohen te kthehen ne shites ambulante apo ne ndihmesa me prinderit tyre. Jo rralle, nje pjese e tyre kthehen ne endacake, ne lypsa dhe viktima te trafikeve, duke iu mohuar keshtu e drejta e tyre per arsimim dhe jete prane familjes se tyre. Shume te rinj aktiv jane emigrante prej vitesh ne vendet e tjera te Evropes dhe prinderit e tyre te moshuar jetojne te vetmuar prandaj

23

kane me shume nevoje per ndihme, sidomos ne fshatra ku mundesia per te pasur sherbimet publike kur jane ne nevoje eshte shume e kufizuar. Sic dihet, fshatra, zona e krahina te tera ne te gjithe vendin jane te zbrazura nga te rinjte dhe te moshuarit e tyre ndjehen ne kufizime serioze per te perballuar jetesen. Shume te moshuar jane dhe do te jene ne veshtiresi ekonomike deri edhe te skajshme per shkak te pensioneve te ulta. Shume familje nuk kane mundesi ti ndihmojne dhe ti mbajne ata dhe kjo sjell qe shume te moshuar detyrohen te jetojne nen nivelet e minimumit jetik, si dhe te shkojne te qendrojne neper azile te vetmuar, kur dihet qe ne vendin tone nuk ka ndonje pervoje te pasur azilesh. Te rinjte jane nen trysnine e droges, te rrezikut te sida-s, te prostitucionit, te bixhozit, etj, dhe kerkesat per ti ndihmuar, trajnuar, riaftesuar etj, po shtrohen me shume force deri ne nivelin qe ato te funksionajne si sherbime te perhershme, te konsoliduara e konstante ne shoqerine e re demokratike. Planifikimi familjar eshte nje fushe e gjere m vete ku kerkohet vullnetarizmi i grave e i shoqatave te tyre si mjet i pazevendesueshem ne implementimin e ketij programi, sidomos ne fshatra ku mundesia e grave per informacion dhe asistence te kualifikuar eshte me e vogel se sa per grate ne qytet. Levizja e grave, organizatat e tyre, tani kane rol te rendesishem per emancipimin e gruas dhe q kerkon nje kontribut te konsiderueshem vullnetar ne kohe e pune nga ana e vete grave.

Nen veprimin e ketyre dukurive dhe per ti perballuar ato, aktualisht po shfaqen shenja premtuese te vullnetarizmit dhe konkretisht ne: Ngritje dhe funksionim strukturash jo shteterore si qendra sociale, qendra ditore, institucione fetare, oborre, kopshte ku femijet kalojne nje pjese te mire te kohes duke mesuar, argetuar e duke lehtesuar keshtu punen e familjes. Krijim fondacionesh apo institucionesh te cilat merren me kujdesin per familjet ne nevoje (familjet me shume femije, familje me nivel shume te ulet te ardhurash, familje qe banojne ne zonat e thella etj.) Organizim veprimtarish sensibilizuese ne favor te familjeve sidomos te nenave mbi problemet e ndryshme jetike si planifikimi familjar, per vendin dhe rolin e tyre n shoqri, per zhvillimin dhe rritjen e femijeve sipas grupmoshave, higjena etj.) Kjo shtrihet ne te gjithe vendin edhe ne zonat me te largeta. Organizim veprimtarish formuese, sportive, kulturore, e artistike ne favor te femijeve. Keto veprimtari po zhvillohen ne zonat me

24

problematike sidomos periferite e qyteteve te medha dhe po mirpriten nga komuniteti. E njejta gje po ndodh edhe ne qytete te vogla dhe ne fshatra nga ato organizata, laike a fetare, qe veprimtarine e tyre e kane te perqendruar atje. Perpjekje per kooperime mes organizmave vendase me organizma te huaja persa i perket adoptimeve ne distance, duke sjelle nje ndihme te konsiderueshme per familjet. Por kjo eshte akoma ne fillimet e saj dhe perfituesit jane akoma te paket.

Sigurisht qe duke pare nevojat e medha qe familja ka sot per ndihme, keto shfaqje te vullnetarizmit ndaj saj jane teper modeste dhe ne filleat e tyre, por jane nje hap i pare dhe i rendesishem qe flet per ndergjegjesim mbi rendesine e madhe qe ka puna dhe sherbimi vullnetar ndaj familjes dhe per vemendjen qe duhet ti jepet ne kodin e ri te familjes qe po pergatitet per shqyrtim e miratim ne Kuvend. Dhe me se fundi, ne sfondin e kesaj situate qe u parashtrua, duket se eshte e drejte te debatohet dhe tu jepet nje pergjigje e kualifikuar pyetjeve: A do te pranohet me ligj ekzistenca dhe funksionimi i vullnetarizmit ne familje? A do te sugjerohet nga ligja zgjerimi i fushave e drejtimeve ku mund te ushtrohet vullnetarizmi ne familje sot e ne te ardhmen afatmesme? A do te kete trajtime, mbrojtje dhe perfitime individi qe e ushtron vullnetarizmin e tij ne familje? A do te perfshihet edhe ai ne statusin e vullnetarit dhe do te perfitoje prej tij si ne rastet e tjera te shfaqjes se vullnetarizmit? Vullnetarizmi ne legjislacionin e punes Si dihet, marredheniet e punes dhe ato te krijuara per shkak te saj, nga natyra dhe brendia e tyre, perbejne nje grup me vete shume te dallueshem e te precizuar strikt ne raport me morine e marredhenieve qe krijohen ne shoqeri. Ato bazohen gati teresisht te kryerja e punes e te shperblimi i saj. Si te tilla, ato vleresohen si marredhenie qe nuk kane asgje te perbashket me shfaqet e vullnetarizmit brenda tyre dhe, ne nje kuptim tradicionalist, vullnetarizmi konsiderohet krejt i huaj ne sferen e marredheniet e punes, por qe nuk i perjashtojne shfaqje te vecanta, specifike te tij dhe qe kane te bejne me kuptimet bashkekohore te vullnetarizmit Eshte e njohur gjithashtu, qe synimi i legjislacionit te punes, cka perben dhe nje nga karaktristikat dalluese te tij, eshte rregullimi i marredhenieve te shumllojta qe krijohen brenda sferes se punes e detyres, kryesisht midis punedhenesit e te punesuarit. Per me teper, duhet sqaruar se vullnetarizmi ne sferen e punes nuk eshte e njejta gje me pasqyrimin e tij ne legjislacionin e punes. Madje, keto perfaqesojne eshtje te ndryshme qe meritojne trajtime te ndryshme. Nisur nga keto te verteta, duhet theksuar se jo rastesisht qysh ne krye te legjislacionit te punes theksohet fakti qe perjashtohen nga ky legjislacion te

25

gjitha punet e kryera shoqerisht, vullnetarisht apo ne baze fqinjesie. Kjo nuk do te thote kursesi se keto shfaqje te vullnetarizmit nuk pranohen ne praktike, nuk lejohen te zhvillohen dhe se ligji shqiptar eshte i pandjeshem per to. eshtja kuadratohet vetem ne faktin qe ky vullnetarizem nuk mund te rregullohet me legjislacionin aktual te punes, i cili ka misione e funksione te tjera. Nderkohe, duhet theksuar se nga ato pak te dhena qe kemi mundur te sigurojme me takime e konsulta me punonjes dhe drejtues te bizneseve te mesem dhe te ndermarrjeve publike, del se ne keto subjekte ka shfaqje te vullnetarizmit nga te punesuarit ne to. Sipas opinionit te shumices, ne kuadrin e ekonomise se tregut eshte e veshtire te kerkohet vullnetarizem kur themeli eshte detyrimi per te shperblyer punen e kryer. Per te tjeret, shfaqjet e vullnetarizmit ne mjediset e punes jane te domosdoshme, te pranishme kudo dhe ceshtja shtrohet qe ato te evidentohen dhe te trajtohet me mire individi qe i kryen. Lidhur me vullnetarizmin qe punonjesi e manifeston jashte ndermarrjes, jane te gjithe unanim qe ekziston, eshte i nevojshem dhe punedhenesi duhet te zbatoje ndaj punonjesit vullnetar detyrimet qe i ngarkon ligji si per ruajtjen e vendit te punes, per shperblimin, etj, Nisur nga keto realitete praktike , si dhe me synimin per te shquar tiparet bashkekohore te vullnetarizmit ne sferen e punes, sugjerojme se edhe ky lloj vullnetarizmi duhet te gjeje pasqyrim ne legjislacion, per te parashikuar dhe rregulluar me ligj disa aspekte te rendesishme te tij si: Rekomandimi me ligj i ushtrimit te vullnetarizmit ne mjediset e punes e te ndermarrjes private a shteterore. Rekomandimi i fushave konkrete te shfaqjes se tij duke perfshire edhe veprimtarite drejtuese, manaxhuese e monitoruese te ndermarrjes. Hapja e shanseve qe veprimtarite vullnetare te ushtrohen edhe nga punonjesit e specialistet e stafeve drejtuese te ndermarrjeve. Rregullimi i detajuar ligjor i marredhenieve midis punedhenesit e punonjesit qe kryen veprimtari vullnetare brenda ndermarrjes, duke i vleresuar keto si nje grup me vete marredheniesh, i ndryshem nga marredheniet e punes. Sugjerimin e dokumentacionit standart ku ndermarrja pasqyron veprimtarite vullnetare me te gjithe treguesit e nevojshem. Per arritjen e ketyre synimeve do te ishte me vend te vleresoheshin edhe marreveshjet e kontratat qe hartohen midis punedhenesit dhe punemarresit ne rastet kur ky i fundit kryen dhe pune vullnetare prane vendit te punes apo dhe marreveshjet qe punedhenesi mund te realizoje me persona te tjere qe kontribuojne vullnetarisht aty. Po keshtu, do te sherbenin si faktor nxites per veprimtarite vullnetare ne sferen e punes edhe disa momente qe meritojne rregullime me te mira ligjore, por qe jane disi te jashtme si psh marredheniet e organizates me vullnetarin duke filluar qe nga: a) koha e kryerjes se punes b) menyra dhe masa e shperblimit te kesaj pune c) sigurimi shendetesor i vullnetarit ne pune 26

d) sigurimi shoqeror i vullnetarit per aq kohe sa ai ushton veprimtari vullnetare e) mbulimi i shpenzimeve kur vullnetari ushtron veprimtari vullnetare jashte qytetit te tij. f) dhenia e referencave vullnetarit per punen e kryer ne organizaten perkatese. Dhe se fundi, ne nene te vecanta ku parashikohen lehtesime te ndryshme per grupe te ndryshme shoqerore qe tashme kane nje status, mund te nderhyhet, kur eshte rasti qe nga ky status te perfitojne edhe vullnetare te ndryshem. Konkretisht, ne nene te vecanta te legjislacionit te punes ku flitet per lehtesime te ndryshme qe u behen grupimeve te ndryshme me status mund te mendohet qe ketu te konsideroheshin dhe vullnetaret si nje grup qe perfiton nga keto lehtesime. Akoma me tej, nuk eshte i paperfillshem edhe sugjerimi qe te zgjerohet ne vellim e ne permbajtje edhe vete statusi i vullnetarit. Vullnetarizmi ne shendetesi Shendetesia, ne kuptimin e gjere te fjales, eshte nga fushat me te vjetra e tradicionale ku vullnetarizmi shfaqet e vepron natyrshem, duke patur si pikenisje formen e tij klasike si veprimtari utilitare. Edhe ne praktikat e vendit tone vullnetarizmi ne fushen e shendetesise, eshte me se i pranishem dhe ka nje tradite te veten te pasur. Madje ka kohe qe shfaqjet e tij jane ne forma e variante te ndryshme e me te shumta se sa ato te utilitarizmit tradicional. Shfaqjet e tij kane dale tashme nga ky kuader dhe jane shtrire e po konkretizohen edhe ne drejtime e me forma interesante qe meritojne te vezhgohen e te studjohen. Kur flitet per vullnetarizmin ne shendetesi, me se pari vemendja perqendrohet te Shoqata e Kryqit te Kuq dhe ndodh keshtu jo rastesisht. Prestigji, pervojat dhe kontributet e saj ne vite, e kane kthyer ate ne faktor baze ne zhvillimin e vullnetarizmit ne shendetesi, ne nje strukture te konsoliduar qe mban peshen kryesore. Nga njohjet dhe vezhgimi i praktikes aktuale, nga studimi i dokumentave e legjislacionit te fushes se shendetesise, nga konsultat me mjeke e drejtues te disa shoqatave jofitimprurese qe e ushtrojne veprimtarine e tyre ne kete fushe, mund te konsatohet se vullnetarizmi ne shendetesi shfaqet si: Kujdes dhe angazhim per te ndodhurit perkohesisht ne nevoje per ndihme shendetesore. Me se shumti, kjo shfaqet si angazhim i rastit dhe personal i individit te atyndodhur. Angazhime periodike per te demtuarit e te paaftet. Rendom realizohet nga te njohur e te aferm qe kane lidhje e ndjejne nje angazhim shpirteror. Dhurues te gjakut dhe akoma jo te organeve per trapiante. Eshte e njohur Shoqata e Dhuruesve te Gjakut, fushatat gjithperfshirese per dhurim gjaku ne te cilat vullnetarizmi shfaqet te shume individe te grupeve e shtresave te ndryshme te popullsise, si dhe dhurimet nga familjaret a miqte ne raste urgjencash a nderhyrjesh kirurgjikale. 27

Krijim fondacionesh per te ndihmuar kategori te caktuara te semuresh. E njohur prej vitesh ne bote, kjo pervoje po futet e po vepron edhe tek ne, fillimisht si prani e degezimeve e filialeve te fondacioneve te huaja. Ngritje dhe funksionim strukturash jo shteterore si institute, qendra, shkolla, etj, per te trajtuar e riaftesuar grupe te ndryshem te lenguarish. Ndonse ne fillimet e tij, ky drejtim teshme eshte i pranishem dhe jo vetem ne nivel kombetar, por edhe ne rrethe e rajone te ndryshme te vendit. Organizime veprimtarish sportive, kulturore e artistike ne favor te te lenguarve, si dhe per aktivizimin e pjesemarrjen e tyre ne to. Ende e dobet dhe sporadike ne raport me mundesite qe ekzistojne, kjo nisme realizohet nga vete organizmat qe trajtojne te lenguarit, nga shoqata dhe nga grupe te specializuara. Organizime veprimtarish sportive, kulturore e artistike si bamiresi ne favor te grupeve te ndryshme me probleme shendetesore. Aktualisht keto veprimtari jane te rralla, por mendimi eshte se keto bamiresi do te vine duke u zgjeruar. Krijim shoqatash per mbrojtjen e statusit e te te drejtave te grupeve te ndryshme te semuresh si paraplegjiket, invalidet, etj. Eshte pozitiv dhe shume premtues fakti qe jane krijuar dhe veprojne nje numur i ndjeshem shoqatash kombetare dhe rajonale qe veprojne ne kete fushe. Nderkohe, aktivizimi e konsolidimi i tyre, jane ne fillesat e rruges se gjate te rritjes se personalitetit e te prestigjit te tyre, Perpjekje per gjetje dhe sigurim donacionesh ne medikamente, ne pajisje e materiale, ne asistence profesionale, si dhe ne mjete financiare. Pergjithesisht realizohet nga shoqatat, por edhe nga individe sidomos nga specialiste te njohur e me lidhje te gjera. Debate e bashkebisedime me organet perkatese publike deri edhe me Qeverine per plotesimin e kushteve e garantimin e te drejtave qe u jep ligji invalideve, dhuruesve te gjakut apo grupeve te tjera qe kane nje status. Shfaqet si veprimtari e shoqatave, kryesisht e atyre qe kane fituar pervoje, jane serioze dhe aktive. Ne te ardhmen shpresohet te konsolidohet si nje drejtim i perhershem i veprimtarise per te gjitha shoqatat. Angazhime kolektive demonstrative ne mbrojtje te te drejtave per grupe te ndryshme te semuresh. Keto veprimtari jane ende te rralla dhe zgjerimi i tyre konsiderohet akoma i veshtire. Perpjekje per lidhje, bashkerendime e kooperime te organizmave vendas si shoqata, fondacione, etj, me simotrat e tyre fqinje, rajonale e globale, deri dhe ne njohje e anetaresim te tyre ne strukturat rajonale e globale. Tani per tani, keto perpjekje behen nga shoqata kombetare qe kane drejorientim dhe synime te qarta.

Keto zhvillime praktike deshmojne se rregullimet ligjore themelore qe mundesojne realizimin e vullnetarizmit ne fushen e shendetesise, jane te pranishme. Ne sasine dhe nivelet qe keto rregullime jane aktualisht ne legjislacionin e kesaj fushe, perfaqesojne hapa te rendesishem ne krijimin e

28

hapsirave ligjore per zhvillimin e vullnetarizmit, perbejne bazen e tij juridike ne stadin aktual. Gjithashtu, nga sa u parashtrua, eshte e dukshme perpjekja e te angazhuarve, qofshin keta shoqata, fondacione e organizma te shumllojshme joshteterore, per te njohur dhe shfrytezuar hapsirat ligjore aktuale te legjislacionit shqiptar ne dobi te ushtrimit te vullnetarizmit e te zgjerimit te sukseseshem te kesaj levizjeje. Ne menyre te veante, meriton te vihet ne pah perpjekja pozitive qe ne sherbim te vullnetarizmit te perdoren gjithe mundesite dhe hapsirat ligjore qe ofron legjislacioni shqiptar dhe qe nuk i perkasin direk vullnetarizmit. Edhe pse ne hapat e para, kjo perpjekje meriton te mbeshtetet e te perkrahet, sidomos nga ekspertet ligjore e avokatet, per tu konsoliduar si nje drejtim i rendesishem i punes se shoqatave. Ne kushtet kur rregullimet ligjore direkte per vullnetarizmin do te jene edhe per shume kohe te pamjaftueshme, gjetja dhe perdorimi me menuri ne dobi te tij i gjithe mundesive e hapsirave qe ofron legjislacioni shqiptar, mbetet nje zgjidhje e efektshme dhe do te vazhdoje te perbej nje drejtim te rendesishem te perballimit te nevojave praktike. Ne kete rruge, hap pas hapi, do te krijohet nje praktike e re qe do te sherbeje edhe si pervoje e pike referimi per te zgjidhur raste te ngjashme qe dalin ne praktike. Nderkohe, eshte per tu theksuar se ka nje mosperputhje midis zhvillimeve praktike dhe shfaqjeve te shpeshta e te avancuara te vullnetarizmit nga njera ane dhe rregullimeve ligjore te aspekteve te ndryshme te tij qe kane mbetur me prapa, qe jane me te pakta ose qe aktualisht mungojne. E verteta eshte se mosperputhje te tilla jane disi te natyrshme dhe te njohura ne shume fusha e per mjafte probleme te ndryshme. Gjithsesi, per ta zbutur kete mosperputhje, nje nga drejtimet identifikohet si angazhim per nderhyrje e plotesime ne legjislacion per te mbeshtetur dhe lehtesuar zhvillimet aktuale praktike te vullnetarizmit. Administrimi i vullnetarizmit ne fushen e shendetesise ka shansin te persoset dhe te zgjeroje hapsirat ligjore per trejtime me te plota ne legjislacion sepse ne kete fushe vullnetarizmi ka tradita e pervoje te pasur, ka elemente te shumte organizativ si shoqata, fondacione, etj, qe do te rriten e konsolidohen, ne te angazhohen edhe personalitete e individe te njohur dhe ne teresi shteti e shoqeria jane te ndjeshem ndaj shendetit te njerezve dhe sektorit te shendetesise ne teresi. Vullnetarizmi ne legjislacionin mjedisor, te fushes se bujqesise, te shfrytezimit te burimeve e pasurive natyrore, te urbanistikes e mjediseve urbane, si dhe te turizmit Eshte e njohur qe keto qendrojne si fusha me vete, por, ne nje kuptim te gjere dhe per problemin qe na intereson, ato perfaqesojne edhe pjese e perberes te mjedisit dhe si te tilla do te trajtohen, duke u thirrur me emrin mjedis. Legjislacioni qe rregullon marredheniet ne keto fusha eshte mjafte i gjere, perfaqesohet nga dhjetra ligje te vecante dhe nga nje mori aktesh nenligjore

29

qe kane dale ne zbatim te tyre. Kqyrja e tyre eshte bere e detajuar, ndersa parashtresa do te behet e pergjitheshme, duke u perqendruar te evidentimi i aneve e tipareve te perbashketa qe ata kane per vullnetarizmin. Mjedisi dhe mbrojtja e tij jane identifikuar prej kohesh si fusha te mundshme dhe te pershtatshme ne te cilat mund te konceptohet dhe implementohet vullnetarizmi si shprehje e konstitucionit ambientalist te individit e kolektivave te ndryshem i cili sherben si shtyse per individin apo kolektivin. Praktika e perditshme edhe ne vendin tone tregon se po konsolidohet nje pervoje e begate gjithmone ne rritje e angazhimeve vullnetare te komuitetit e te pjeseve te tij per ceshtje te mjedisit. Te kqyrura nga afer, shfaqjet e vullnetarizmit ne fushen e mjedisit jane me te pranishme ne problemet e perdorimit, administrimit dhe te mbrojtjes se mjedisit. Ato konkretizohen si: a. iniciativa dhe mirkuptime kolegjiale per te krijuar NGO mjedisore; b. angazhime dhe kontribute per te permiresuar pjese te mjedisit; c. interesime per te njohur te dhena, dokumenta e informacione per gjendjen e mjedisit e te perberesve te tij; d. interesime per tu njohur me veprimtarine e organeve shteterore qe administrojne e mbrojne mjedisin; e. si lobime e oponenca ndaj politikave e qendrimeve te organeve publike, qendrore dhe vendore per ceshtje te lidhura drejtperdrejte me mjedisin apo qe ndikojne ne te; f. si reagime ndaj veprimtarive ndotese e demtuese te personave fizike e juridike qe veprojne ne mjedis a qe perdorin perberes te tij; g. si kerkesa e insistime per te qene te pranishem dhe pjesemarres ne vendimarrjet e organeve publike, ne hartimin dhe miratimin e politikave, strategjive, planeve te veprimit, te legjislacionit mjedisor, etj; Ne aspektin kuptimor, ndergjegjesimi i publikut, i punonjesve te administrates shteterore dhe i faktorit politik se vullnetarizmi per mjedisin eshte shprehje e nivelit te emancipimit te shoqerise, eshte faktor baze per te siguruar mbarevajtje ne zbatimin e kerkesave te Parimit te Zhvillimit te Qendrueshem, qe u trajtua me aq force ne Samitin e Johanesburgut ne Shtator te ketij viti, eshte teresi angazhimesh e veprimtarishe qe ka shume te ardhme, kthehet ne synim strategjik dhe nje nga obligimet madhore te shtetit per te tashmen dhe per brezat e ardhshem te shoqerise. Eshte karakteristike dalluese fakti qe, vullnetarizmi ne fushen e mjedisit, inicohet, organizohet dhe realizohet kryesisht nga organizatat jofitimprurese mjedisore. Si dukuri e dhjetvjeteshit te fundit, NGO-te mjedisore tashme jane te shumta e te shperndara ne te gjithe vendin. Nga konsultat e shkembimet e mendimeve me disa drejtues te tyre ne Tirane e ne disa rrethe te vendit, del se ne synimet e ne veprimtarite e tyre vullnetarizmi eshte elementi baze i angazhimit te anetareve te shoqates dhe i elementeve dashamir apo perkrahes te shoqates. Nga pervoja modeste e disa prej tyre, del se per te realizuar veprimtari masive ne mbeshtetje te mjedisit, shfrytezohen ditet e shenuara te Kalendarit Mjedisor si 5 Qershori (Dita e Mjedisit), dita e qyteteve te pastra, dita e ligatinave, dita e biodiversitetit, muaji i pyllezimeve,etj. Veprimtarite masive te tyre ne keto dite jane kryerja e aksioneve si mbjellje

30

pemesh e fidanash, pastrim plazhesh e territoresh te qytetit, etj, si dhe demonstrime kolektive te nderthurura me veprimtari sportive e artistike diletante. Shoqatat me me pervoje, sidomos ato me shtrirje kombetare, angazhohen ne veprimtari me te organizuara dhe me me pretendime, kryesisht te karakterit te oponences ndaj qendrimeve te ndryshme te organeve publike. Edhe pse eshte shume e veshtire te vecohen aktivizimi per te mbrojtur interesa vetiake te cenuara direkt nga aktivizimet vullnetare per ceshtje te pergjithshme te mjedisit, eshte per tu theksuar se po rriten aktivizimet e publikut te ndikuar e te interesuar deri edhe me nenshkrime peticionesh, sidomos kur verehen demtime te mjedisit, te cilat lindin ne gjirin e publikut dhe realizohen direkt prej tij, madje edhe pa pjesemarrjen e NGO-ve. Nderkohe edhe legjislacioni mjedisor shqiptar edhe pse i ri dhe me pak pervoje, eshte treguar aktiv dhe nuk ka mbetur indiferent ndaj ketyre dukurive praktike. Ka nje perpjekje te lavderueshme qe vullnetarizmi mjedisor te kete rregullime sa me te plota ligjore me qellim qe te zhvillohet natyrshem dhe i sukseseshem. Ne ligjin e ri Per mbrojtjen e mjedisit, ne ligjin Per mbrojtjen e ajrit nga ndotja, ne ligjin Per zonat e mbrojtura dhe ne ligjin Per mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja dhe demtimet qe u miratuan nga Kuvendi gjate ketij viti, si dhe ne draftligjet Per administrimin mjedisor te mbetjeve te ngurta, Per vleresimin e ndikimit ne mjedis, Per administrimin e ujrave te ndotur, Per mbrojtjen e liqeneve nderkufitare dhe Per ruajtjen e biodiversitetit qe pritet te miratohen se shpejti, vullnetarizmit ne fushen e mjedisit i eshte siguruar akses i gjere dhe lehtesite e nevojshme per realizimin e tij praktik. Eshte merite e ketyre ligjeve qe vullnetarizmi ne mjedis eshte percaktuar ne forma e drejtime konkrete dhe per cdo rast jane detajuar me ligj detyrat e organeve shteterore mjedisore per te lehtesuar zbatimin e kerkesave ligjore per vullnetarizmin ne kete fushe. Konkretisht ligjrt kerkojne: 1. Rritjen e pjesemarrjes se publikut ne veprimtarite baze te organeve qe mbrojne mjedisin. Mbi pervojen e fituar, nga keto organe jane bere perpjekje qe publiku, sidomos NGO-te mjedisore, te terhiqen e te thone fjalen e tyre : Ne hartimin e draftligjeve e te akteve te tjere normative qe kane te bejne me mjedisin. Terheqja e mendimit te tyre ne hartimin e ne diskutimin e drafteve, ka ardhur duke u zgjeruar dhe po kthehet ne praktike normale pune. Konkretisht, ka disa vite qe per do draftligj qe pergatitet, terhiqen edhe NGO-te qe jane me afer problemit. Per me teper, ne shume raste ndihmesa e tyre eshte deri ne nivelin e bashkautorit per draftligjin. Ne raste te veanta si per Kushtetuten, per draftligjin "Per mbrojtjen e liqeneve nderkufitare", per regulloren e administrimit e ruajtjes se monumenteve te natyres, etj, kontributi i tyre ka qene paresor. Ne kete kuptim, terheqja e publiut po kthehet ne nje detyrim per gjithe strukturat e organet shteterore qe merren me mbrojtjen e mjedisit. Ne hartimin e politikave e strategjive, te programeve e te planeve per mjedisin a per perberes te tij. Ne pergatitjen e ketyre dokumentave te 31

rendesishem nuk eshte fjala thjesht per ndonje marrje formale mendimi, por per pjesemarrje aktive dhe te efektshme te OJQ-ve. Ka disa vite qe keto dokumente hartohen vetem ne kete menyre. Sa per ilustrim permendim se n t gjitha grupet e puns qe punuan pr rinovimin e Planit Kombtar t Veprimit pr Mjedisin jan te angazhuara edhe mjaft OJQ. Madje perfshirja e tyre ne kete proces, ishte zbatim i kerkeses se Urdherit te Kryeministrit, te miratuar posacerisht per kete eshtje. Ne hartimin e Programeve te monitorimit te mjedisit. Ne legjislacionin mjedisor shqiptar monitorimi ze nje vend te rendesishem. Ligji ka percaktuar detyrimin e organeve te specializuara shteterore per mjedisin qe te hartojne programet kombetare, lokale deri edhe per dege te vecanta te ekonomise. Keto programe ndertohen ne bashkepunim me Ministrite e linjes, me Institutet Kerkimore Shkencore, me publikun e interesuar dhe NGO-te. Ne procesin e licensimit e ne veanti te Vleresimit te Raportit te Ndikimit ne Mjedis. Ne kontrollin e gjendjes se mjedisit dhe mbi veprimtarite qe e ndotin ate. 2. Zgjerimin e pjesemarrjes se publikut ne vendimarrjet e organeve shteterore, qendrore dhe lokale, per ceshtje qe lidhen me mjedisin.

2. Drejtim me vete ne punen e organeve mjedisore perben ndihma dhe perkrahja e NGO-ve mjedisore. Angazhimet ne kete drejtim dhe pervoja e deritashme mund te permblidhet: Ne organizimin e veprimtarive njohese e sensibilizuese Ne mbeshtetjen me fonde per projekte modeste Ne shkembimin e informacioneve per mjedisin Ne institucionalizimin e bashkepunimeve e koordinimeve midis organeve publike dhe NGO-ve Ne ruajtjen dhe rrespektimin e individualitetit te tyre si oponence. Madje, per kete ceshtje, vlen te permendet se Ministri i Mjedisit dhe Qeveria Shqiptare nenshkruan e miratuan, tani se fundi edhe nje Deklarate te vecante ku shprehnin zgjerimin e perkrahjes per NGO-te me aktive ambientaliste, duke mbeshtetur keshtu planin e veprimit te Parlamentit dhe Keshillit te Europes, te miratuar dhe te shpallur prej tyre me vendimin nr.466/2002CE. Vetem sa per te ilustruar keto qe parashtruam, po permendim se ne projektligjin Per ruajtjen e biodiversitetit psh, shprehja e vullnetarizmit nga individe e grupe te ndryshme te komunitetit e te biznesit ne mbrojtje te biodiversitetit e te komponenteve te tij, ka merituar trajtime te gjera e te detajuara ne disa nene (konkretisht ne nenet 30,36,43,53 dhe 60). Keshtu, ne nenin 30 te titulluar Mbrojtja dhe menaxhimi vullnetar, theksohet: Pronaret private ose grupe te tjera te interesuara, mund te hyjne ne marreveshje me organin shteteror perkates per te mbrojtur dhe menaxhuar nje prone me ndihmen teknike, finaciare dhe organizative te shtetit per te mbajtur apo per ti kthyer ekosistemit, habitatit ose pejsazhit statusin e favorshem te konservimit. E njejta mundesi eshte parashikuar edhe per angazhimet

32

vullnetare per rehabilitimin e zonave te degraduara, per mbrojtjen e llojeve te rrezikuara, per llojet e mbrojtura me masa te zbutura, per speciet vecanerisht te mbrojtura, etj. Ndersa ne nje kapitull te vecante, kapitulli XVII, jane detajuar detyrimet e organeve shteterore per: - te ndergjegjesuar e informuar publikun dhe NGO-te per gjendjen e biodiversitetit; - ta terhequr ate ne proceset vendimarrese, duke krijuar gjithe lehtesite e nevojshme proceduriale e praktike; - ta angazhuar e aktivizuar ne hartimin e planeve te manaxhimit, te planeve te veprimit, etj; - te krijuar mundesi ligjore dhe praktike qe publiku ti drejtohet lehtesishte gjykates per ceshtje te biodiversitetit. Konventat nderkombetare-dokumenta te rendesishem juridike per pasqyrimin e vullnetarizmit ne legjislacion Ne dhjetvjeteshin e fundit, perpjekjet per demokratizim e integrim, u manifestuan edhe si angazhime dinamike te shtetit shqiptar per te aderuar e ratifikuar nje numur shume te madh konventash, marreveshjesh e traktatesh nderkombetare te fushave nga me te ndryshmet. Traktatet, marreveshjet, konventat e protokollet nderkombetare ne te cilat Shqiperia eshte bere pale duke i nenshkruar, aderuar e ratifikuar, perfaqesojne dokumenta te rendesishem juridik dhe burime te se drejtes se brendshme kombetare, per problemet qe ato kane objekt rregullimi. Shqyrtimi i tyre perben nje drejtim te veante te kerkimeve per te hetuar pasqyrimin e vullnetarizmit ne legjislacionin kombetar. Lidhur me kete eshtje, sipas Kushtetutes, konkretisht te nenit 122, meritojne te theksohen tre momente themelore : 1. do marreveshje nderkombetare e ratifikuar perben pjese te sistemit te brendshem juridik pasi botohet ne Fletoren Zyrtare te Republikes se Shqiperise. 2. Marreveshja zbatohet ne menyre te drejtperdrejte, pervec rasteve kur nuk eshte e vetezbatueshme dhe zbatimi i saj kerkon nxjerrjen e nje ligji. 3. Nje marreveshje nderkombetare e ratifikuar me ligj ka epersi mbi ligjet e vendit qe nuk pajtohen me te. Nga keto percaktime kushtetuese del se: a. Analiza e legjislacionit aktual per te identifikuar rregullimet ligjore per vullnetarizmin do te ishte e paplote ne se nuk do te perfshinte edhe keto akte normative nderkombetare te ratifikuara nga vendi yne. b. Shteti eshte i obliguar me kushtetute per zbatimin e kerkesave qe burojne nga marreveshjet nderkombetare te ratifikuara prej tij. c. Ne shumicen e rasteve keto akte nderkombetare jane nje shtyse per plotesimin e legjislacionit kombetar sepse kerkojne drejtperdrejte hartimin dhe miratimin e ligjeve specifike per zbatimin ne Shqiperi te kerkesave e detyrimeve qe ato percaktojne, duke u bere ne kete menyre nxitese per perafrimin e tij me standartet e BE.

33

Duke u njohur me aktet normative nderkombetare te ratifikuara nga Republika e Shqiperise, del se: a. Republika e Shqiperise ka nenshkruar, ka aderuar apo ka ratifikuar dokumentat baze nderkombetare, si Karten e Helsinkit, ate te Parisit, etj, qe pasqyrojne qendrimin e komunitetit boteror per lirite dhe te drejtat e individit dhe perbejne shtratin mbi te cilin konceptohet dhe zhvillohet kudo vullnetarizmi bashkekohor. Ne kete kuptim, edhe vendi yne ka hedhur hapin me te rendesishem ne perqasjen me komunitetin dhe ka adoptuar kuadrin e nevojshem juridik ligjor per zhvillimin e vullnetarizmit ne Shqiperi. b. Nder marreveshjet, traktatet e konventat nderkombetare te ratifikuara nga shteti shqiptar, ka disa qe lidhen drejtperdrejte me vullnetarizmin apo me tipare e aspekte kryesore te tij. Konventa e Aarhusit Per te drejten e publikut per te patur informacion, per te mare pjese ne vendimarrjet e organeve publike si dhe per tu drejtuar ne gjykete me padi per eshtje te mjedisit, e ratifikuar ne vitin 2000 nga Kuvendi shqiptar apo disa te tjera qe ne pamje te pare duket se jane per fusha e drejtime te veanta, si psh ajo per autonomiine e pushtetit vendor, kane rol dhe ndikim te drejtperdrejte dhe te pazevendesueshem mbi vullnetarizmin. c. Ato kane hapur rrugen qe me ligje te veanta te rregullohen mjaft elemente perberes te vullnetarizmit. Ligji Per emergjencat civile psh, ka mbajtur shume parasysh dhe ka integruar kerkesat e disa konventave e marreveshjeve nderkombetare te nenshkruar nga Qeveria Shqiptare. Konkretisht ne nenin 5 te ketij ligji thuhet: Prcakton, n bashkpunim me donatort e huaj, procedurat pr asistencn ndrkombtare n rastet e emergjencave civile, n prputhje me konventn prkatse ndrkombtare t nnshkruar nga Qeveria Shqiptare. Madje, eshte per tu theksuar se po behen perpjekje qe kerkesat e ketyre dokumentave nderkombetare, te implementohen edhe ne vendimet e Keshillit te Ministrave qe po miratohen ne zbatim te ligjit per emergjencat civile. d. Dhe ne teresi kjo lidhje dhe ky integrim i legjislacionit kombetar me dokumentat normative ndekombetare te ratifikuara, perben aktualisht mjedisin ligjor, nje klime juridike shume te favorshme dhe nje shtyse te fuqishme per te realizuar rregullimet e permiresimet e nevojshme ligjore per vullnetarizmin sipas kerkesave te dokumentave juridike nderkombetare. Per te ilustruar konkretisht ka u trajtua me larte per rolin dhe ndikimet e dokumentave normative nderkombetare, po analizojme me gjerazi Konventen e Aarhus-it. Ndonse kjo konvente eshte mjedisore, me te drejte eshte vleresuar me ndikime shume te gjera dhe thirret si konventa e demokracise. E obliguar ti hapi rruge pjesemarrjes se gjere e aktive te publikut ne ceshtjet e mjedisit, te realizoje ne praktike liri dhe te drejta baze te njeriut ne kete fushe, ajo trajtohet si instrument i rendesishem nderkombetar me karakter te theksuar shoqeror dhe politik.

34

Kjo konvente perfaqeson dokumentin me te rendesishem juridik nderkombetar ku detajohen te drejtat e individit, te publikut e te NGO-ve, si dhe detyrimet e organeve te ndryshme te shtetit per te mbeshtetur dhe garantuar demonstrimin e vullnetarizmit kolektiv ne fushen e mjedisit. Konventa rregullon tre drejtime kryesore: 1. Te drejten e publikut per tu informuar per gjendjen dhe mbrojtjen e mjedisit; 2. Te drejten e publikut per te mar pjese ne vendimarrjet e organeve publike per eshtje qe kane te bejne me mjedisin; 3. Te drejten e publikut per tiu drejtuar gjykates per ceshtje te mjedisit. Ne keto drejtime bien ne sy disa momente themelore te lidhur drejtperdrejt me rregullimet ligjore ne te mire te zhvillimit te vullnetarizmit: a- Eshte e njohur qe angazhimet dhe aktivizimet per te kerkuar informacione e te dhena per mjedisin; per te marre pjese ne proceset vendimarrese te organeve publike, si dhe per tiu drejtuar gjykates per ceshtje te mjedisit, jane veprimtari teresisht vullnetare. Dhe, duke ratifikuar kete konvente edhe ne vendin tone i hapet rruge maksimale shprehjes se vullnetarizmit te individit, NGO-ve dhe publikut, ne fushen e mbrojtjes se mjedist. Pra konventa hap tre drejtime shume te rendesishme dhe pambarimisht te gjera per shfaqen dhe zhvillimin e vullnetarizmit ne nje fushe jetesore dhe me shume te ardhme si eshte mjedisi e mbrojtja e tij. b- Per vendet qe kane ratifikuar konventen, perfshi edhe Shqiperine, theksohen angazhimet e shtetit e te organeve te tij per te bere lehtesisht te zbatueshme realizimin praktik te ketyre te drejtave te publikut, te NGO-ve dhe te individit. Ratifikimi i konventes me ligj te vecante, do te thote se shteti merr persiper gjithe detyrimet per ta zbatuar ate teresisht. c- Nder detyrimet e shtetit, vend te vecante ze plotesimi i kuadrit ligjor rregullator qe lehteson zbatimin ne praktike te kerkesave te konventes ne dobi te vullnetarizmit te individit e te grupeve te komunitetit. Eshte me interes te veante te theksohet se kete detyrim shteti po e ploteson hap pas hapi. Nuk eshte e rastit qe vetem gjate vitit 2002, jane miratuar nga Kuvendi kater ligje mjedisore, ne te cilet kerkesat e konventes jane detajuar e zberthyer imtesisht dhe kane merituar trajtime te plota ne kapituj te veante. Po keshtu, me kete synnim jane amenduar edhe disa ligje ekzistuese dhe, ka eshte me e rendesishme, keto ligje urdherojne disa ministri e Keshillin e Ministrave te miratojne rregullore, udhezime e vendime, sidomos te karakterit procedurial qe do te lehtesojne ushtrimin e te drejtave te publikut dhe do te konkretizojne detyrat e organeve e te punonjesve te administrates publike qe te angazhohen konkretisht ne ndihme te publikut e te individit.

35

KREU II RREGULLIME LIGJORE NE NDIHME TE VULLNETARIZMIT Ne funksion te paraqitjes sa me te plote te kuadrit ligjor rregullator per vullnetarizmin, ve rregullimeve ligjore te drejtperdrejta per te, jane me interes te evidentohen edhe mekanizma e rregullime ligjore, te cilat, duke e ndihmuar vullnetarizmin te zhvillohet e te mbrohet, kane gati po ate rendesi per te sa edhe rregullimet ligjore qe i jane bere atij direkt. Si dihet, do fenomen shoqeror, qe te ekzistoje dhe te zhvillohet, kerkon mjedisin e kuadrin e vet te pershtatshem. Ky shtrat perbehet nga nje varg premizash te pergjithshme e te vecanta qe lidhen me direkt me fenomenin. Kesaj rregullsie i nenshtrohet edhe vullnetarizmi, ekzistenca e te cilit eshte e lidhur me shume faktore, nder te cilet do te veconim si me te rendesishem ata qe aktualisht kane merituar rregullime ligjore. a. Informimi i publikut Eshte e njohur qe per vullnetarizmin e zhvillimin e tij jane te interesuar publiku ne teresi, NGO-te e organizma te tjere joqeveritare, individe dhe mjafte elemente shteterore e shoqerore qe lidhen me te. Secili prej tyre i luan rolet e funksionet, i mban e i zhvillon pergjegjesite, nisur nga disa parakushte ku rol vendimtar kane njohja e sakte e gjendjes per nje problem me interes, hapsirat ligjore per te vepruar dhe mundesite praktike per veprim e realizim. Njohja e gjendjes ka te bej me faktin se sa dhe si konkretisht ligji krijon mundesi per te patur informacion te vazhdueshem per cka ndodh ne vend, kujt ja njeh kete te drejte, ke obligon per realizimin e saj dhe si realizohen praktikisht keto te drejta e detyrime. E drejta e publikut per tu informuar si dhe detyrimi i organeve shteterore per te dhene informacion, kane merituar rregullime te gjera ligjore duke filluar qe nga Kushtetuta, me hartimin dhe miratimin e nje ligji te posacem per informacionin e duke vazhduar ne nje mori ligjesh, ne te cilet informimi eshte trajtuar si pjese perberese e detyrave shteterore ne ate fushe qe rregullon ligji konkret. Sa per ilustrim po permendim se ne Kushtetute theksohet:

36

- Kushdo ka te drejte, ne perputhje me ligjin, te marre informacion per veprimtarine e organeve shteterore, si dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore. Ndersa ne ligjin nr.8503, date 30.06.1999 Per te drejten e informimit per dokumentat zyrtare, theksohet: - Cdo person ka te drejte te kerkoje informacion per dokumentat zyrtare, qe kane te bejne me veprimtarine e organeve shteterore dhe te personave qe ushtrojne funksione shteterore.. - Autoriteti publik eshte i detyruar te jape cdo informacion ne lidhje me nje dokument zyrtar, perve rasteve kur ne ligj parashikohet ndryshe. - Autoriteti publik nxjerr rregullore dhe krijon lehtesi strukturore e praktike per marrjen nga ana e publikut, ne menyre te sakte, te plote, te pershtatshme e te shpejte te informacionit. Duke trajtuar gjeresisht mekanizmat dhe hapsirat ligjore per realizimin e te drejtes se individit e te publikut per informim, detyrimet e organeve shteterore per te publikuar e per te dhene informacion, rregullat e procedurat e dhenies e te kerkimit te informacionit, duke ndare me ligj informimet nga sekreti e rezervimet, etj, legjislacioni i ri e shderron informimin ne sherbim te perhershem te administrates shteterore, ne detyre funksionale te saj, te matshme e te kontrollueshme. Miratimi i ketyre ligjeve, ndertimi i strukturave te nevojshme per zbatimin e tyre, perbejne nje nga arritjet me te rendesishme legjislative dhe institucionale te periudhes aktuale. Nisur nga fakti qe njohja e publikut dhe e NGO-ve me gjendjen eshte hapi i pare i domosdoshem per te komunikuar me to e per ti kthyer ne faktor aktiv te ndergjegjshem per te dhene ndihmesen e tyre ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme, informimi dhe furnizimi i vazhdueshem i publikut me informacione e te dhena, eshte vlersuar si veprimtari e domosdoshme dhe e perhershme e shtetit, veanerisht e organeve te tij te specializuara. Zbatimi i ketij detyrimi jo te ri, ne nje mase te madhe, varet nga angazhimet e organeve e te strukturave shteterore qe disponojne informacione e te dhena. Ne vitet e fundit, veprimtarite shteterore per informimin dhe ndergjegjesimin e publikut, jane realizuar ne nje terren shoqeror ku po formohen disa dukuri me ndikime ne efektivitetin e angazhimeve te ketyre organeve. - Ne keto vite po ndodh nje zgjerim i shpejte i hapsirave dhe vendit qe po zene problemet e interesit te pergjithshem ne mediat e shkruara dhe elektronike, kombetare e lokale. Nga vezhgimet dhe nga konsultat e bera me gazetare, sidomos gjate vitit 2000 e ne vazhdim, del se nuk ka dite qe ne keto mjete informimi te mos kete njoftime, shkrime, lajme, kronika, biseda, emisione, etj, per probleme te tilla. - Ka ardhur ne rritje aktivizimi dhe pjesemarrja e organeve e organizmave shteterore e sidomos te shoqerise civile, ne trajtimin e problemeve te ndryshme me interes te pergjithshem si arsimi, shendetesia, mjedisi, urbanistika, etj, ne informimin e ndergjegjesimin e opinionit publik. Takimet,

37

bisedat, tavolinat e rrumbullakta, seminaret, workshop-et, me grupe te ngushta, me publik te interesuar, me specialiste e punonjes, deri edhe me nxenes, etj, ne nivel lokal e kombetar, po kthehen ne dukuri te jetes shoqerore. - Mendimi shkencor per mjafte probleme madhore i levruar ne institute, fakultete, katedra e laboratore te konsoliduar e me pervoje, i perfaqesuar nga profesorati e punonjes shkencore te afirmuar, si dhe mendesite bashkekohore per to, u bene me aktive e te pranishme ne jeten shoqerore. Me projekte, botime, seminare, konferenca e forma te tjera pune e komunikimi, ndihmesa e tyre ne emancipimin e opinionit, po behet me e dukshme. - Ndonse akoma larg vendit qe duhet te zene ne jeten kulturore te shoqerise, ne keto vite u verejt nje shtim i librit e i botimeve ne treg, te cilat kane rolin e vete ne informimin dhe ndergjegjesimin e shoqerise. - Zgjerim te ndjeshem po perjeton shtjellimi i njohurive e dijeve, ne kuader te programeve mesimore ne te gjithe sistemin arsimor e ne shkollat e niveleve te ndryshme. Keto dukuri, deshmojne se edhe pse ne vite tranzicioni, me veshtiresi e probleme nga me te ndryshmet, trajtimi publik i problematikave te ndryshme qe shqetesojne shoqerine a pjese te saj, po hedh hapa te sigurte drejt zenies se vendit qe i takon ne jeten shoqerore te nje shoqerie qe eshte fututr ne rrugen e demokratizimit. Nuk mund te mohohet se tashme ka nisur procesi shume i rendesishem i demokratizimit te marredhenieve e problemeve politike, shoqerore, shteterore, etj. Te realizuara ne kete terren, angazhimet e organeve shteterore per informimin dhe ndergjegjesimin e publikut, duket se jane lehtesuar; se paku, nuk jane "monopol" vetem i tyre. Por, nga ana tjeter, po duket qarte se tashme ketyre organeve u duhet te punojne edhe ne kushte partneriteti e konkurimesh dhe ne keto rrethana, te forcojne vazhdimisht poziten e rolin e tyre specifik. Prej tyre kerkohen shume me teper iniciative e angazhime cilesore, aftesi drejtuese e manaxhuese, pervoja bashkerenduese e koordinuese, per ta informuar sistematikisht publikun, per ta kthyer ne force vepruese aktive. Nderkohe, duhet theksuar se mangesite e spontaneitetet qe verehen ne fushen e informimit, dominohen jo aq nga nenvleftesimi i informimit se sa nga mungesa te theksuara ne struktura, ne pajisje, ne personel, ne mangesite e rrjetit kombetar per grumbullimin, perpunimin dhe publikimin e te dhenave. Informimi i publikut, komunikimi me te dhe sigurimi i transparences ne veprimtarine e organeve publike, perbejne prioritete te kohes. Ato kane merituar rregullime te tilla ligjore sa qe ne Kushtetute theksohet shprehimisht se asnje akt normativ nuk mund te zbatohet ne se nuk eshte publikuar me pare. Nga sa parashtruam, mund te pohoet se tashme edhe Shqiperia ka nisur rrugen e krijimit te tradites se informimit te publikut; konsolidimi i se ciles mbetet nje nga objektivat paresor edhe per te ardhmen e afert. Mbetet detyre e perhershme e NGO-ve dhe e perberesve te tjere te shoqerise civile, kerkimi

38

dhe sigurimi i te dhenave e informacioneve per veprimtarine e organeve publike, rritja e trysnise mbi keta organe qe te perpunojne e te publikojne informacione ne linjen e tyre. Ne kete menyre i behet nje sherbim i vyer vullnetarizmit, duke zgjeruar shume mundesite te jete aktiv dhe I angazhuar ne problemet me te rendesishme te shoqerise. b. E drejta per te ndjekur veprimtarine e organeve kolegjiale Ne Kushtetuten e vitit 1998, theksohet: - Kujtdo i jepet mundesia te ndjeke mbledhjet e organeve te zgjedhura kolektive. Kjo e drejte e rendesishme kushtetuese eshte parashikuar shprehimisht dhe e detajuar edhe ne ligjet e aktet nenligjore qe rregullojne organizimin dhe veprimtarine e organeve publike kolegjale. Ndonse jemi akoma larg per te afirmuar nje perdorim optimal te kesaj te drejte, mund te thuhet se zbatimi i saj po shfaqet si praktike ne veprimtarine e Kuvendit, te organeve kolegjale qendrore e lokale, te Keshillave te Rregullimit te Territorit te te gjitha niveleve, te komiteteve e komisioneve te ndryshme publike, etj. Nga praktika e deritashme mund te konstatohet se po kristalizohen disa forma a drejtime te ushtrimit te kesaj te drejte. Ajo shfaqet si prani e pjesemarrje, si rritje e shkalles se interesit per probleme qe shqyrtohen ne organet kolegjale, si ngritje e zerit kolektiv, si ankime dhe oponence ndaj qendrimeve qe mbahen nga keto organe dhe si aktivizim per te thene fjalen per zgjidhjet qe jepen nga organet kompetente. Ndonse ne fillesat e saj, duhet theksuar se me kete larmi shfaqjesh, perdorimi i kesaj te drejte, jo vetem po krijon mundesi te shumta per ushtrimin e vullnetarizmit, por eshte shnderruar shume shpejt edhe si aspekt i drejtperdrejte i zbatimit te tij. Gjithe format e shfaqjes ne zbatimin e kesaj te drejte, jane veprimtari te mirfillta vullnetare te individeve e te grupeve te komunitetit. Ne rrjedhen e thellimit te proceseve demokratike ne kete dekade, elemente dhe tregues te tille si emancipimi i pergjithshem i shoqerise, kultura qytetare, shkalla e dijes dhe e njohurive, sidomos e moshave te reja, kane pesuar zhvillime dhe rritje. Publiku shqiptar i viteve 2000-2002, nuk eshte me ai i viteve '90-91. Se toku me keta tregues eshte rritur edhe interesi qytetar per mbarevajtjen e puneve ne vend, po shquan per here e me shume pririja per te qene pjesemarres aktive ne zgjidhjen e problemeve me te cilat perballet komuniteti. Praktika po tregon, se ne rritjen e interesimit e te kerkesave per perfshirje e pjesemarrje, ndikojne faktore e rrethana te interesit te drejperdrejte, te individit e grupeve te ndryshme te komunitetit. Nuk jane te pakta rastet qe interesimi i publikut, veanerisht i atij te interesuar, shfaqet si perpjekje per mbrojtjen e interesave te grupit nga rreziqet e cenimet qe sjell edhe zgjerimi i pakontrolluar e i pastudjuar i veprimtarive te biznesit. Praktika po tregon se interesimi i publikut, madje edhe presioni i tij per te zgjeruar aktivizimin e

39

pjesemarrjen e vet, po ecin ne raport te drejte me shtimin e pasojave e ndikimeve mbi komunitetin qe po sjell zgjerimi i bizneseve e i veprimtarive ekonomiko- shoqerore. Vec kesaj, ka mjafte tregues qe deshmojne se po shpeshtohen edhe rastet kur publiku a grupe te tij shfaqin interes dhe reagojne aktivisht per ndodhi a probleme qe jane larg tyre e nuk cenojne interesat e tyre te drejtperdrejta. Keshtu, ka reagime per pyjet e demtimet e tyre; per keqshfrytezimin e bimeve etrovajore, tanifere e medicinale; per gjuetine e peshkut me dinamit, me rryme elektrike a me substanca helmuese; per ruajtje e administrim me efikas te zonave te mbrojtura, te parqeve kombetare e siperfaqeve te gjelbera; per shfrytezimin e inerteve ne shtratet e lumenjve, ne bregdet e ne det, e tjera. Interesimet e reagimet per keto probleme vine jo vetem nga banoret per rreth tyre, por edhe nga segmente te emancipuara te shoqerise. Sigurisht qe eshte shume e veshtire te ndahen me thike faktoret shtytes ose te individualizohet me saktesi masa e ndikimit te secilit, por eshte fakt se rritja e interesemit te grupeve te ndryshme te komunitetit per probleme te intresit te pergjithshem qe po verehet gjate ketyre viteve, eshte e lidhur edhe me mangesi te organeve publike, me pasojat e demshme ne shendet e ne mjedis te veprimtarive qe kerkojne te implementohen prane vendbanimeve qytetare ose rurale. Nuk jane te pakta rastet qe ne organet e qeverisjeve vendore e deri ne organet me te larta shteterore, vine kerkesa, ankesa e deri protesta e peticione nga grupe te ndryshem, te cilet reagojne ndaj ndikimeve negative te nje veprimtarie konkrete. Keshtu, jane disa reagime per pulari qe duan te ndertohen ne fshatra te ndryshme. Per Sharren e Tiranes jane ankesat pa fund per gjendjen e papershtatshme te depozitimit e trajtimit te mbeturinave urbane te kryeqytetit. Reagime ka patur deri edhe per zhurmat e gjeneratoreve qe perdoren nga subjektet private gjate mungeses se energjise elektrike. Me rastin e instalimit ne kryeqytet te nje linje te tensionit te larte, u kerkua nga banoret te publikoheshin ndikimet e fushes se saj elektromagnetike mbi ta. Aktualisht kerkohet te perllogariten e te publikohen ndikimet eventuale ne shendet te antenave te rrjeteve te telefonise celulare qe po instalohen ne shume pika te vendit, etj. Ne zonat e banuara interesimi e reagimi i opinionit eshte ne rritje dhe po perqendrohet ndaj shkeljes se rregullave te mirembajtjes e administrimit te mjediseve urbane e aksesoreve te tyre. Keto e mjafte raste te tjera, deshmojne se po krijohet situata e favorshme per te vepruar me vendosmeri qe t'i hapet rruga terheqjes sa me te gjere te publikut ne vendimarrjet e organeve te ndryshme kolektive. c. E drejta e pjesemarrjes ne vendimarrjet e organeve publike Kjo e drejte, e sanksionuar fillimisht me ratifikimin e Konventes se Aarhusit, u trajtua gjeresisht ne ligjin Per mbrojtjen e mjedisit dhe ne ligjet e tjere mjedisore qe u miratuan gjate vitit 2002 sepse, tani per tani parashikohet te ushtrohet kryesisht kur organet shqyrtojne dhe vendosin ceshtje qe kane te bejne me mjedisin dhe mbrojtjen e tij.

40

Sic eshte trajtuar ne pjesen perkatese, organet mjedisore jane te angazhuara per zbatimin praktik te kesaj te drejte, duke detajuar drejtimet kryesore te terheqjese se publikut, si dhe rregullat e procedurat konkrete per realizimin e saj. E verteta eshte se ne kete proces sapo hidhen hapat fillestare dhe nuk mund te behet fjale per ndonje pervoje te pasur. Vec kesaj, ne rrugen e gjate per te siguruar zbatimin e plote te kesaj te drejte dalin jo pak veshtiresi qe kane te bejne me miratimin e akteve te shumta e te detajuara nenligjore ne te cilet do te zgjidhen ligjerisht disa probleme te permbajtjes. Keshtu, eshte e paqarte se deri ku thellohet e drejta e pjesemarrjes ne vendimarrje, cdo te behet me vendime te marra ne kundeshtim me kete te drejte, cfare te drejte ka publiku kur nuk eshte thirrur, nuk eshte degjuar e nuk eshte marre ne konsiderate sugjerimi i tij, etj. Nje problem tjeter i rendesishem dhe qe ka te beje me rritjen e dukshme te rolit te shoqerise civile ne administrimin e shoqerise e te shtetit, eshte edhe zgjerimi dora dores i permbajtjes kesaj te drejte dhe ushtrimi i saj edhe per probleme te tjera te interesit te pergjithshem. Megjithate, vlen te terhiqet vemendja ne disa momente themelore: a. Legjislacioni i ri i ka hapur rruge edhe kesaj te drejte themelore, duke e parashikuar shprehimisht ne disa ligje e akte nenligjore. b. Ushtrimi i saj praktik, aktualisht modest, kerkon plotesimin e metejshem te kuadrit rregullator nga shume organe qendrore e vendore. c. Organet kolegjale mbeten te obliguara per te krijuar kushtet e lehtesite e nevojshme proceduriale e praktike qe publiku ta ushtroje lehtesisht kete te drejte. d. Nga NGO-te pritet rritja e kerkesave ndaj organeve publike qe terheqjen e publikut ne vendimarrjet e tyre ta kthejne ne kerkese te metodes se tyre te punes. d. E drejta per tu ankuar E drejta ankimore, si element shume i rendesishem procedurial, ne nje shoqeri demokratike eshte mjet i fuqishem per mbrojtjen dhe realizimim e te drejtave dhe lirive te shpallura me ligj. Si e tille ajo meriton te shqyrtohet edhe ne raport me vullnetarizmin, per aq sa ndihmon, jo vetem ne parim por sidomos ne cdo rast konkret zhvillimin normal te tij, si dhe per aq sa ligja mundeson ushtrimin e te drejtes ankimore si veprimtari vullnetare te publikut, te organizatave, shoqatave dhe te individit. Qysh nga viti 1998 qe u miratua Kushtetuta, e drejta e ankimit, si instrument i efektshem per garantimin e interesave e te te drejtave, eshte parim kushtetues dhe tashme eshte e detajuar ne kodet perkates e ne mjafte ligje te vecanta. Ne te gjithe ligjet e veante qe rregullojne organizimin dhe veprimtarine e organeve te ndryshme shteterore e ne aktet nenligjore per zbatimin e tyre, e drejta e ankimit ndaj urdherave administrative te organeve publike, eshte e parashikuar dhe e sanksionuar. Po keshtu, ne te gjithe ligjet e veante qe

41

rregullojne nje fushe te caktuar te veprimtarive te shumta te shoqerise, parashikohet ne nene te vecanta e drejta ankimore ndaj procedurave e vendimarrjeve te organeve publike, te parashikuara ne ligjin konkret. Arritje te rendesishme ne kete fushe perben miratimi me ligjin nr.8485, date 12.05.1999 i Kodit te Procedurave Administrative, ne te cilin eshte rregulluar ne menyre te detajuar dhe funksionale, jo vetem e drejta e publikut per tu informuar e per tu terhequr ne vendimarrje, por ka me shume rendesi edhe zbatimi praktik i te drejtes per tu ankuar ne rruge administrative. Ky ligj perfaqeson nje arritje te rendesishme ne plotesimin e legjislacionit te lidhur drejtperdrejt me realizimin e te drejtes per tu ankuar per eshtje me interes te pergjithshem. Ne Kodin e Procedures Civile, te miratuar me ligjin nr.8116, date 29.03.1996, dhe te amenduar me vone, e drejta per tu ankuar ne gjykate ndaj nje urdheri a vendimi te nje organi publik, ka merituar rregullime te gjera e te hollesishme te karakterit procedurial. Eshte e rendesishme te theksohet se rregullimet ligjore jane bere te tilla qe te lehtesojne ushtrimin real te kesaj te drejte nga publiku, nga NGO-te dhe nga individi. Ne Kodin e procedurave administrative, me parimet qe legjitimon ky kod, me rregullat e procedurat qe percakton, me afatet, me te drejten ankimore, etj, hapen rruge te thjeshta per zbatimin e shume te drejtave te publikut, te NGOve e te individit. Ne menyre specifike e te detajuar, Kodi i hap rruge zbatimit te te drejtes se publikut per tu ankuar per vendimet, urdherat e procedurat administrative te nje organi publik, ne organin administrativ me te larte. Konkretisht permendim se ne nenin 13 theksohet : 1.Organet e administrates publike e zhvillojne veprimtarine e tyre ne bashkepunim te ngushte me personat private duke: a) u siguruar personave private informacionin dhe sqarimet e nevojshme; b) mbeshtetur dhe stimuluar nismat e personave private, si dhe duke mirepritur sugjerimet dhe informacionet e tyre. 2. Administrata publike mban pergjegjesi per informacionin me shkrim qe u jep personave private. Organet e administrates publike sigurojne pjesemarrjen e personave private dhe/ose shoqatave ne marrjen e vendimeve kur interesat e grupeve, te cilat ata perfaqesojne preken nga keto vendime. Sipas dispozitave te ketij Kodi, organet e Administrates Publike duhet t'u japin mundesi ketyre subjekteve per t'u shprehur. Ndersa ne piken 3 te nenit 14 thuhet : Organet e administrates publike dhe punonjesit e tyre mbajne pergjegjesi per demet qe iu shkaktojne personave private nepermjet: - marrjes se vendimeve te paligjshme; - refuzimit te paligjshem per te marre vendime; dhe

42

- dhenies se informacioneve shkresore te pasakta per personat private, si per do shkak apo rast tjeter te parashikuar me ligj. Ndersa ne nenin 16 theksohet : 1. Administrata publike dhe procesi vendimor duhet te strukturohen ne menyre te tille qe t'i sigurojne personave private akses sa me te madh ne vendimmarrje. 2. Administrata publike dhe punonjesit e saj detyrohen qe ne do rast t'i sherbejne publikut ne menyren me te efektshme te mundshme. Neni 17 sakteson edhe nje detaj favorizues per publikun e individin: 1. Sherbimet e Administrates Publike jane pa pagese perve rasteve ne te cilat ligji parashikon pagesen per sherbimin e ofruar nga Administrata. Neni 20 i kushtohet te drejtes qe ka individi e publiku per tu informuar : Te gjithe pjesemarresit ne nje procedure administrative kane te drejte te marrin informacion dhe te njihen me dokumentet e perdorura ne kete procedure, perve rasteve kur me ligj jane vendosur kufizime. Organi administrativ, qe zhvillon proceduren administrative, eshte i detyruar t'u jape informacion pjesemaresve ne procedure edhe ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e tyre. Te drejten per tu informuar kodi e specifikon edhe ne nenin 51, ne kontekstin e paleve te interesuare ne nje procedure administrative : 1. do person gezon te drejten per t'u informuar nga administrata ne lidhje me zhvillimin e procedimeve per te cilat ai person eshte drejtperdrejt i interesuar. Ne ligjin nr. 8454, date 04.02.1999 Per Avokatin e Popullit eshte hedhur nje hap tjeter i rendesishem ne garantimin dhe realizimin praktik te te drejtes per tu ankuar. Madje, gjithe ky ligj dhe avokati si institucion jane te specializuar per te ndihmuar publikun qe te ushtroje sa me lehtesisht te drejten per tu ankuar. Pikerisht kjo eshtje deklarohet qe ne nenin 2 te ligjit: Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike, si dhe te te treteve qe veprojne per llogari te saj. Avokati i Popullit i udhehequr nga parimet e paanesise, konfidencialitetit, profesionalizmit dhe pavaresise ushtron veprimtarine ne mbrojtje te te drejtave dhe te lirive te njeriut, te parashikuara ne dispozita kushtetuese dhe ne ligje. Dispozitat e ketij ligji zbatohen edhe per mbrojtjen e te drejtave te te huajve, te cilet jane ose jo rezidente te rregullt ne Shqiperi, te refugjateve, si dhe te personave pa shtetesi qe ndodhen ne territorin e Republikes se Shqiperise, sipas kushteve te parashikuara ne ligj. Neni 12 rikonfirmon te drejten e do individi per tu ankuar : do individ, grup individesh ose orgnizata joqeveritare, qe pretendojne se u jane shkelur te drejtat dhe lirite dhe interesat e tyre te ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike, kane te drejte te ankohen ose te njoftojne Avokatin e Popullit dhe te kerkojne nderhyrjen e tij per venien ne vend te se drejtes ose lirise se shkelur. 43

Avokati i Popullit duhet te ruaje fshehtesine nese e sheh te arsyeshme, si dhe nese kjo kerkohet nga personi qe ben ankesen, kerkesen, apo njoftimin. Ne nenin 16 theksohet : do sherbim qe behet nga Avokati i Popullit lidhur me ankesat, kerkesat e njoftimet eshte pa pagese. Ne nenet 17 e 18 precizohen te drejtat dhe qendrimet e avokatit te popullit ndaj nje kerkese a ankese qe i paraqitet : Avokati i Popullit, pasi njihet me ankesen, kerkesen apo njoftimin per nje shkelje, vendos: a) ta pranoje ose jo eshtjen per shqyrtim; b) t'i ktheje pergjigje te interesuarit, duke i treguar te drejtat dhe rruget nepermjet te cilave ai mund ta mbroje kete te drejte; c) t'ia kaloje eshtjen organit kompetent. Ne te gjitha rastet e mesiperme, Avokati i Popullit njofton te interesuarit brenda 30 ditesh nga dita e marrjes se ankeses, kerkeses ose njoftimit. Neni 19 specifikon veprimet e avokatit ne kuader te procedures se hetimit qe ai ndermerr: a) te kryeje hetime ne vend; b) te kerkoje shpjegime nga do organ i administrates qendrore dhe vendore, si dhe te marre do dosje apo material qe ka lidhje me hetimin; c) te marre ne pyetje do person, qe, sipas tij, eshte i lidhur me eshtjen nen hetim; ) te kryeje ose te kerkoje ekspertiza. Ne nenin 22 saktesohet detyrimi i organeve te administrates per t'iu pergjigjur rekomandimeve te Avokatit te Popullit : Organet, te cilave Avokati i Popullit u ka drejtuar nje rekomandim, kerkese apo propozim per shkarkim, duhet ta shqyrtojne rekomandimin, kerkesen apo propozimin per shkarkim dhe te kthejne pergjigje brenda 30 ditesh nga data e dergimit te rekomandimit, kerkeses apo propozimit per shkarkim. Pergjigjja duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara per eshtjen ne fjale, si dhe fare veprimesh, mosveprimesh apo masash ka ndermarre ai organ. Te gjitha keto plotesime e rregullime kane bere te mundur qe edhe ne legjislacionin shqiptar, e drejta per tu ankuar, te kanalizohet ne dy drejtime : a. Si e drejte per tu ankuar ne rruge administrative, te nje organ me i larte per vendimin, urdherin a procedurat administrative te nje organi me te ulet. b. Si e drejte per tu ankuar ne gjykate ndaj nje vendimi a urdheri administrativ qe ka cenuar te drejtat e interesat e individit, te komunitetit a te shoqatave. Eshte e rendesishme te theksohet se brenda ketyre dy drejtimeve, jane krijuar hapsirat e modalitetet e nevojshme per te ushtruar realisht ankimin per ceshtje qe parashikon ligji dhe nga subjektet qe ai percakton.

44

Po ti referohemi praktikes gjyqsore te ketyre viteve, del se ushtrimi i kesaj te drejte dhe angazhimi i gjykatave per zgjidhjen e ankesave ndaj urdherave administrative te organeve te ndryshme publike, ze peshe te ndjeshme te aktivitetit gjyqsor. Gjithashtu, ne keto vite praktika e punes se organeve publike, sidomos e atyre eprore, angazhimin per te zgjidhur ankesat e individit e te publikut ndaj organeve te tyre vartese, e ka komponent te rendesishem dhe ai ka tendence te rritet. Po keshtu, praktika tregon se po vjen ne rritje ushtrimi i ankeses per ceshtje me interes te pergjithshem, sidomos nga individe dhe nga publiku i interesuar. Ndodh keshtu jo se po shpeshtohen qendrimet e vendimet antiligjore te organeve te administrates. Perkundrazi, angazhimet e ketyre organeve per te zbatuar me korrektese kerkesat e ligjeve, pervoja dhe profesionalizmi i tyre jane ne rritje. Por, po rritet interesimi i publikut per probleme te rendesishme te shoqerise, po rriten njohurite e tij per te drejtat qe i jep ligji, po zgjerohet ndergjegjesimi dhe aktivizimi i tij. Sigurisht qe ne realizimet praktike te kesaj te drejte verehen edhe neglizhenca, zgjatje afatesh, impenjime te dobeta dhe formale te hallkave te ndryshme te administrates publike. Opinioni qytetar per angazhimet publike dhe gjyqesore me ankesat e tij, eshte akoma jo i favorshem per keto organe. Megjithate, ne ushtrimin e te drejtes ankimore per keto probleme, aktualisht evidentohen keto dukuri : 1. E drejta per tu ankuar per ceshtje qe kane te bejne me interesa te pergjithshem, ka filluar te ushtrohet nga individe, nga grupe te ngushta te komunitetit, si dhe nga publiku i interesuar. Por ajo perdoret akoma pak ne raport me rastet e mundshme, si dhe me ankimet per probleme te tjera te interesit personal a individual. 2. Ankimet jane pergjithesisht ne rruge administrative, ne organet me te larta per veprimtarine e organeve vartese. 3. Ka filluar ankimi te Avokati i Popullit dhe ingranimi i tij per keto ceshtje, por kjo pervoje eshte ne fillesat e saj dhe rastet konkrete jane ende te pakta. 4. Ankimet ne gjykate per keto ceshtje edhe pse mund te thuhet se kane filluar, praktikisht jane akoma nje gje e rralle. Kjo situate eshte e lidhur dhe spjegohet edhe me disa vecori te zhvillimit e thellimit te proceseve shoqerore, shteterore e gjyqsore, me permiresimet strukturore ne gjykata, me rritjen e interesimit publik per ceshtje me interes te pergjithshem, me permiresimet eventuale ne Kodin e Procedures Civile, etj. Megjithate, per cka na intereson ne kete parashtrese, eshte e rendesishme te theksohet se legjislacioni aktual, posacerisht Kodi i Procedurave Administrative, te drejten ankimore ne rruge administrative e ka zgjeruar ne permbajtje dhe ne procedurat konkrete te realizimit te saj ne favor te vullnetarizmit, duke e paraqitur si nje drejtim te vecante ku mund te perdoret edhe vullnetarizmi per ta realizuar praktikisht kete te drejte.

45

Ne nenin 45 te ketij kodi theksohet se te drejten te fillojne nje procedim administrativ dhe te marrin pjese ne te, e kane edhe shoqatat apo organizatat. Per me teper, ne piken 3 te ketij neni theksohet: Shoqatat qe veprojne ne mbrojtje te interesave te gjera te publikut, kane te drejte te fillojne apo te marrin pjese ne procedimin administrativ. Ndersa ne piken 2 te tij, identifikohen problematikat me interes te pergjithshem dhe konkretisht: Ne mbrojtje te interesave te gjera, te cilat mund te preken nga procedimi administrativ, kane te drejte te fillojne nje procedim administrativ dhe/ose te marrin pjese ne te edhe: a) personat te cileve procedimi administrativ u shkakton ose mund tu shkaktoje deme ne te drejtat e perbashketa si psh shendeti publik, arsimimi, trashegimia kulturore, mjedisi, si dhe ne cilesine e jetes; Ne nenin 48 te ketij kodi parashikohet mundesia qe nje procedim administrativ te filloje me nismen e publikut dhe percaktohen detyrat e administrates qe ky procedim te perfundoje i sukseseshem per publikun, duke mbrojtur interesat e tij te ligjshem. Eshte plotesisht e qarte qe ne kete rast kemi te bejme me ushtrimin vullnetar te nje te drejte shume te rendesishme; eshte nje perpjekje e sukseseshme per te zgjeruar fushen e veprimit te vullnetarizmit edhe ne drejtime kaq te pazakonta per te sic eshte e drejta per tu ankuar qe tradicionalisht eshte konceptuar individuale dhe per interesa personale te prekura a te cenuara. Paraqitja juridike e te drejtes ankimore si nje drejtim i vecante ku mund te angazhohen publiku dhe NGO-te, si dhe percaktimi i fushave me interes te pergjithshem si sfere e ushtrimit te kesaj te drejte, perfaqeson nje arritje te rendesishme te legjislacionit aktual ne mbrojtje te shoqatave e te vullnetarizmit te tyre. Ndonse ne dukje te palidhura direk me vullnetarizmin, rregullimet ligjore qe u cituan nga Kodi i Procedurave Administrative e zgjerojne ndjeshem nderhyrjen pozitive te ligjit per krijimin e hapsirave juridike sa me te gjera per mbrojtjen ligjore te vullnetarizmit, te NGO-ve e te individit vullnetar. Ndersa vlersimi i te drejtes ankimore si veprimtari praktike qe mund te ushtrohet vullnetarisht nga publiku dhe NGO-te, perfaqeson nje sukses ne llojin e vet dhe deshmon qendrime bashkekohore te ligjvenesit shqiptar per trajtimet ligjore te vullnetarizmit. e. Njohja dhe zbatimi i ligjit, mjete te efektshme per zhvillimin e sukseseshem te vullnetarizmit. Ne mbeshtetjen, perkrahjen dhe zhvillimet e sukseseshme te vullnetarizmit, krahas perpjekjeve per rregullimet e nevojshme ligjore te tij, marrin shume rendesi dhe mbajne peshe te ndjeshme, njohja e ligjit dhe angazhimet gjithperfshirese per te siguruar zbatimin e tij korrekt. Keto dy momente qe ne vendet me demokraci te zhvilluar ka kohe qe ndjehen te vleresuar, te organizuar e te stabilizuar, ca me shume duhen perfillur e zbatuar me insistim e perkushtim ne shoqerine shqiptare qe ka vuajtur jo pak nga shkelja e ligjit dhe qe tashme synon te vendosi e te konsolidoje shtetin e se drejtes dhe nje shoqeri te hapur ku sundon ligji dhe zbatimit te tij i nenshtrohen te gjithe.

46

Si dihet, ne dekaden e fundit, krahas shpreses dhe angazhimeve per me mire, Shqiperia perjetoi siuata te veshtira politike e sociale ne te cilat mos zbatimi i ligjit po tentonte te kthehej nga perjashtim ne dukuri masive. Eshte e njohur qe ne periudha permbysjesh e tranzicionesh, shpeshtohen qendrimet antishtet e 99+antiligj; mos zbatimi i ligjit, shperfillja e tij, rigjallerohet. Ndodh keshtu edhe per faktin se: Nga njera ane, permbysja e diktatures e ndertimi i shtetit demokratik, u shoqerua me dobesimin e zbehjen e ndjeshme te forces shtrenguese te shtetit e ne vecanti te organeve te tij te specializuara per zbatimin e ligjit.
Nga ana tjeter, ne keto situata, u rrit ne menyre te ndjeshme numuri i personave e grupeve shoqerore qe veprimet antiligjore i shohin si rruge te efektshme per te plotesuar interesat e synimet e tyre.

Kur keto tendenca nuk vihen nen kontroll dhe nuk frenohen, situata rendohet, tronditen te gjithe ekuilibrat deri edhe ato social-psikologjik dhe mbahet peng zhvillimi normal i shoqerise. Vec ketyre, kjo gjendje u favorizua edhe nga nivelet akoma te ulta te njohjes, te tradites e te kultures juridike e shteterore, nga shkalla e emancipimit qytetar te shoqerise e te grupeve te ndryshem te saj. Nga kjo gjendje e pergjithshme e nivelit shume te ulet te zbatimit te ligjit, nuk perjashtohej edhe ajo pjese e legjislacionit qe merret me vullnetarizmin dhe ky i fundit do te perballej detyrimisht me kete situate teresisht te pafavorshme. Ne perpjekjet per te siguruar implementim te efektshem te atyre qe jane parashikuar ne ligj per te, vullnetarizmi nuk mund ta neglizhoje apo ta anashkaloje kete rrethane me ndikim vendimtar edhe ne vete vlerat e permiresimeve praktike qe ai synon te sjelli. Sigurisht qe kjo situate po ndryshon pozitivisht. Ndonse kerkohen ritme me te larta dhe masa me pasoja me te prekshme, eshte per tu theksuar se po zgjerohet vazhdimisht kuadri i elementeve e faktoreve shoqeror e shteteror qe po angazhohen per ta permiresuar rrenjesisht situaten. Per te gjithe faktoret qe jane perfshire ne nismen per vendosjen e normalitetit e te funksionimit te shtetit ligjor, niveli i ulet i zbatimit te ligjit, eshte sfida themelore me te cilin po perballen, eshte terreni qe medoemos duhet fituar. Sic del nga parashtresa qe u be deri tani, ne legjislacionin aktual ka jo pake rregullime ligjore per vullnetarizmin, nderkohe qe keto perpjekje per ta mbeshtetur ate ligjerisht, nuk jane pasuar nga nje pune sqaruese e ndergjegjesuese per njohjen e zbatimin e ketyre rregullimeve ligjore. Pa vleresuar ato pak gjera qe mund te jene bere ne kete drejtim nga ndonje shoqate, e verteta eshte se mungon angazhimi dhe nje program teresor dhe i detajuar, ne zbatim te te cilit njohja dhe ndergjegjesimi i publikut per rregullimet ligjore te vullnetarizmit, do te funksionoje si nje drejtim i vecante dhe i perhershem pune. 47

Permiresimi urgjent i kesaj situate dhe venia ne funksionim e ketyre mekanizmave eshte detyre paresore per te gjithe te angazhuarit ne te mire te vullnetarizmit. Njohja dhe zbatimi i ligjeve behet me e domosdoshme per vullnetarizmin edhe per disa rrethana specifike qe lidhen me rregullimet ligjore ne favor te tij: a) Fenomeni vullnetarizem edhe aktualisht, nuk ka mundur te perfshihet ne listen e problemeve paresore ku perqendrohen rendom vemendja dhe interesi i shtetit e i shoqerise. b) Nga disa testime te thjeshta e te kufizuara, te bera ne kuader te ketij vezhgimi, del se eshte shume e larte perqindja e njerezve te thjeshte qe nuk e dine fare se per vullnetarizmin ekzistojne edhe rregullime ligjore. Kaq e vertete eshte padienia ne kete ceshtje sa qe, per hir te se vertetes, duhet pohuar se kur do te niste ky vezhgim nuk kishte njohuri te plota as te stafet me te interesuara; madje ishte detyra e ketij vezhgimi te hidhte saktesisht drite mbi gjendjen e rregullimeve ligjore te vullnetarizmit. c) Rregullimet ligjore ne favor te vullnetarizmit jane te shperndare ne shume ligje e ne aktet nenligjore ne zbatim te tyre dhe nuk kemi te bejme me situaten komode te njohjes e zberthimit te nje ligji te vetem e te vecante per te. d) Ne kushtet e mungeses se nje strategjie e plani veprimi per vullnetarizmin, te strukturave e fondeve per zbatimin e kerkesave e synimeve te tyre, veprimtarite njohese e ndergjegjesuese mbeten kerkesa e deshira te pambeshtetura dhe veshtire se mund te realizohen. Eshte e njohur qe ne zbatimin e ligjes implikohen detyrimisht individe, grupe shoqerore, publiku i gjer, mekanizmat e shoqerise civile, si dhe shteti me strukturat e organet e tij. Angazhimet e pozicionet e secilit ndaj ligjit e zbatimit te tij, kushtezohen nga nje mori faktoresh qe kane te bejne me interesat, nivelet e kultures e te dijeve, me mentalitetet e psikologjite, me traditat, etj. Duke e njohur karakterin shume kompleks te kesaj situate, ka kohe qe njohjes e zbatimit te ligjit i kushtohet kujdes i vecante, duke e konceptuar dhe realizuar ate si nje komponent me vete, si nje angazhim kompleks dhe te vazhdueshem. Po kapercehet situata qe njohja dhe zbatimi i ligjit te realizohen me disa nderhyrje te pjeseshme e spontane, pasojat dhe efektet e te cilave jane pergjithesisht te dyshueshme. Gjithashtu, me vigjilence selektive, behet kujdes qe nga arsenali i mjeteve, rrugeve e menyrave qe jane perdorur tradicionalisht per kete ceshtje, te perzgjidhen e te preferohen ato me karakter e theks te dukshem demokratik. Ne shoqerite bashkekohore, jane konceptuar dhe implementohen me sukses, masa e veprimtari me synime te shumfishta dhe me pasoja shumplanshe. Direkt dhe terthorazi, perdorimi i tyre synon te shendoshi dhe te kthej ne pozitiv tere faktoret qe determinojne qendrimet ndaj ligjit, per te perftuar qendrime pozitive dhe te nje kaheshme te te gjithe aktoreve veprues. Nisur nga pervojat e pasura te vendeve te perparuara, si dhe nga rezultatet fillestare qe po arrihen edhe ne realitetin tone, veprimtarite ndergjegjesuese, te konceptuara e te realizuara me mencuri, me forma e

48

metoda interesante per publikun, mbeten drejtim i perhershem i perpjekjeve per forcimin e zbatimit te ligjit. Ne menyre te vecante keto veprimtari jane te domosdoshme per shtetaret e punonjesit e administrates publike qendrore dhe vendore sepse jane keta qe realizojne ne praktike obligimet ligjore te organit a struktures ku punojne. Drejtim tjeter, me vlera te spikatura, cilesohet informimi i vazhdueshem dhe terheqja masive e publikut ne veprimtarite me interes te pergjithshem. Informimi i publikut, furnizimi i tij i vazhdueshem me te dhena, ku pervoja jone eshte ne fillesat e saj, eshte premiza per ta bere aktiv dhe te ndjeshem publikun, eshte mekanizmi qe e kthen ate nga nje mase indiferente, ne mbeshtetes aktiv te perpjekjeve per zbatimin e ligjit. Nje publik i angazhuar, eshte faktor i natyrshem aktiv ne zbatimin e ligjit. Terheqja e publikut ne veprimtarine e organeve shteterore e sidomos te atyre vendimarrese, rrit trysnine sociale mbi vendimarresit dhe autopergjegjesine per vendimarrje sa me te efektshme. zgjeron komunikimet midis organeve e publikut, ngushton inkoherencat midis tyre. Si nje nisme e re, si perpjekje per te zbatuar nje parim demokratik, terheqja e publikut ne veprimtarite vendimarrese, ka nevoje per mbeshtetje e perkrahje duke permiresuar aspekte proceduriale e administrative te legjislacionit ekzistues me qellim qe pjesemarrja e publikut te jete jo vetem norme e detyrueshme, por dhe lehtesisht e zbatueshme. Eshte tamam momenti qe keto hapsira te konsolidohen dhe te forcohet insistimi per zbatimin konkret te terheqjes se publikut qysh ne punen hartuese te draftligjeve dhe ne vendimarrjet e organeve shteterore kolegjale. Po keshtu, konsiderohen te pershtatshme terheqjet e tij ne procesin e hartimit dhe ne miratimin e planeve, te programeve e te projekteve qe vene ne rrugen e zgjidhjes probleme te interesit te pergjithshem. Qe keto synime te funksionojne dhe te kthehen ne praktika standarte pune, kerkohet angazhim konkret e deri ne detaje, per te percaktuar rregulla e procedura te thjeshta qe mundesojne njohjen e publikut me planet, programet e projektet, e deri te zgjidhja konkrete e aspektit me te rendesishem, se sa dhe si konkretisht publiku do te jete aktiv ne vendimarrje. Rritja e pjesemarrjes dhe e rolit aktiv te NGO-ve, forcimi i oponences se tyre ndaj veprimtarise se organeve shteterore, vecohet si faktor specifik me ndikim te ndjeshem ne zbatimin e ligjit. Vullnetarizmit i jane perkushtuar NGO aktive qe po fitojne pervojen e autoritetin e nevojshem per te nderhyre me efikacitet edhe ne nismen per te permiresuar zbatimin e ligjit. Ceshtja eshte se, si fenomen i ri ne shoqerine tone, ato meritojne edhe perkrahjen e mbeshtetjen e organeve shteterore, sidomos per tu krijuar mjedisin e pershtatshem qe ta luajne rolin e tyre aktiv. Kjo kerkon percaktimin e rregullave per koordinimet e bashkeveprimet me to, per terheqjen e tyre

49

sistematike ne mjafte veprimtari te organeve shteterore, per ruajtjen e pavaresise se tyre nga shteti, etj. Me pasoja shume te ndjeshme ne forcimin e zbatimit te ligjit, pritet te jete edhe arritja e rezultateve ne forcimin institucional te ne te gjitha nivelet e sidomos te qeverisjes vendore. Ne fund te fundit, cdo permiresim ne forcimin institucional, eshte rritje e kapaciteteve dhe e aftesive te organeve publike per zbatimin korrekt te ligjit. Nje moment tjeter ku kerkohet nderhyrje urgjente per te siguruar zbatim me te efektshem te rregullimeve ligjore per vullnetarizmin, eshte rritja e nivelit te veprimtarise se organeve shteterore. Te gjitha organet shteterore, qendrore e lokale, secila ne linjen e vete, jane direkt a terthorazi te lidhura me vullnetarizmin. Nga perkujdesjet apo indiferenca e tyre per te, varet ne shalle te ndjeshme mbeshtetja e perkrahja e vullnetarizmit Do te ishte e dobishme qe, per cdo projekt akt normativ si dhe per cdo vendimarrje, te kerkohet e detyrueshme asistenca juridike per te pare se sa eshte mundesia per thellimin e rregullimeve ligjore per vullnetarizmin para miratimit te tyre. Ne rastet e zakonshme, kete asistence mund ta japin NGOte. Per raste me te vecanta e te rendesishme, mund ta japi nje organ a forum nacional qe merret me ecurine e vullnetarizmit ne vendin tone. Angazhimeve per te forcuar zbatimin e ligjit, i sherbejne edhe perpjekjet per konsolidimin e koncepteve e praktikave me te cilat, shteti e shoqeria, gjykojne e veprojne ndaj organeve shteterore dhe administrates publike. Sigurisht qe ka norma ligjore qe parashikojne pergjegjesine administrative e penale te nepunesit publik kur ai shkel apo nuk zbaton ligjin. Por ne praktike jane akoma te forta mendesite e praktikat qe tolerojne e neglizhojne ndeshkimin e tij sipas ligjit. Dhe se fundi, eshte e rendesishme te theksohet se per te gjitha keto drejtime qe u permenden, insistohet ne menyre te vecante qe zbatimi i tyre te realizohet e te funksionoje i njekoheshem, i nderthurur e frontalisht, sepse keshtu rritet efektiviteti dhe zvogelohet rreziku i zbehjes se rezultateve qe priten nga secili drejtim.

50

Kreu III POZITA AKTUALE LIGJORE E VULLNETARIZMIT Si fenomen e si dukuri e mevetesuar, vullnetarizmi ka tashme nje vend dhe ze nje pozicion ne legjislacionin e ri shqiptar, te cilet u evidentuan ne pjeset qe u parashtruan deri tani. Ne vazhdim, do te ishte e nevojshme te behej nje perpjekje per te saktesuar se cfare perfaqeson pozicioni i tij ligjor dhe me se ka te beje konkretisht. Paraqitja analitike e rregullimeve ligjore per vullnetarizmin Nga sa parashtruam, mund te evidentojme disa tipare te rregullimeve ligjore qe i jane bere vullnetarizmit ne legjislacionin aktual: 1. Legjislacioni i ri demokratik, qe ne fillimet e tij, ka vleresuar edhe vullnetarizmin dhe ka bere rregullimet baze ligjore per te. 2. Pasqyrimi i vullnetarizmit ne legjislacion, perfaqeson nje proces, i cili ka nisur me hartimin e miratimin e legjislacionit te ri demokratik dhe vazhdon si perberes i nismes per plotesimin dhe perqasjen e tij me legjislacionin e BE. Ritmet, intensiteti, thellesia e realizimeve brenda ketij procesi, jane tregues qe meritojne me shume vemendje nga organet shteterore perkatese, si dhe nga NGO-te si shtyse te procesit. 3. Rregullimet ligjore per vullnetarizmin shfaqen ne te gjithe llojet e akteve normative, qe nga Kushtetuta e Republikes, ne nje mori ligjesh, ne akte nderkombetare te ratifikuara e deri te aktet nenligjore qe jane miratuar ne zbatim te ligjeve perkates. 4. Rregullimet ligjore per vullnetarizmin jane te pranishem gati ne te gjitha llojet e deget e legjislacionit, si ne ate institucional, procedurial, administrativ, etj. 5. Ka disa ligje si ata per NGO-te, per emergjencat, etj, ku vullnetarizmi ka merituar rregullime te gjera dhe mund te thuhet se ata i perkasin fondit te akteve ligjore per vullnetarizmin.

51

6. Rregullimet e deritashme i perkasin aneve me te rendesishme te vullnetarizmit si trajtimi juridik i elementeve te brendise se tij, organizimi dhe funksionimi, statusi i vullnetarit, etj. 7. Keto rregullime perbejne bazen ligjore te domosdoshme e te mjaftueshme per zhvillimin e vullnetarizmit ne kushtet aktuale. 8. Rregullimet ekzistuese kane celur shtegun per thellimin e persosjen e metejshme te plotesimeve ligjore ne favor te vullnetarizmit. 9. Rregullimet e pritshme ligjore per vullnetarizmin do te synojne te plotesojne ato ekzistueset, sidomos per karakterizimin e plote juridik te fenomenit vullnetarizem, per konsolidimin e tipareve e funksioneve bashkekohore te tij, per detajimin e obligimeve shteterore ndaj tij, per zgjerimin ligjor te fushave te veprimtarise se vullnetarizmit, per nje trajtim me te plote e te garantuar te vullnetarit, etj. Pas ketij karakterizimi, eshte kerkese e drejte te paraqiten niveli konkret i rregullimeve ligjore, si dhe te evidentohet ndonje mangesi e te sugjerohen plotesime e permiresime, duke u perqendruar ne aspektet me te rendesishme te vullnetarizmit. Rregullime ligjore te vullnetarizmit si fenomen e si dukuri e veante shoqerore. Nga konsultat e bisedat e bera me specialiste, me drejtues te NGO-ve dhe me individe vullnetar per trajtimet ligjore te vullnetarizmit, del se kerkesa e pare e tyre dhe me masive ne kete drejtim, eshte trajtimi ne ligj i kuptimit e i brendise se vullnetarizmit, duke e vleresuar ate si nje fenomen e dukuri te vecante, me veti e tipare krejtesisht te individualizuara. Si dukuri shume e lashte dhe bashkeshoqerues i perhershem i komuniteteve, vullnetarizmi ka te shkuaren historike, ka kristalizuar mjafte tipare tradicionale aq sa me te drejte flitet edhe per nje vullnetarizem tradicional dhe, po konsolidon tipare bashkekohore, ne pajtim me forcimin e karakterit demokratik te shoqerise dhe te rritjes se rolit te saj ne jeten e vendeve te ndryshem. Kesisoj, duket qarte se vullnetarizmi renditet nder fenomenat shoqerore me pershtatshmeri te larte dhe me aftesi reflektuese te shquara. Kjo ndjeshmeri dhe pershtatshmeri e dukshme e tij, tregon se si fenomen, vullnetarizmi e ka te sigurte mbijetesen, ka te tashme dhe te ardhme ne rritje. Nga ana tjeter, duhet theksuar se kur flitet per vullnetarizem tradicional dhe per vullnetarizem bashkekohor, nuk kuptohen dy vecori qe perjashtojne njeratjetren. Perkundrazi, ne saje te vetive te brendshme te fenomenit vullnetarizem, keto dy veti bashkejetojne, krijojne simbioza dhe integrime interesante midis tyre, me tendencen qe bashkekohorja te behet dominuese. Ne vija te pergjithshme vullnetarizmi bashkekohor nenkupton: Vleresimin e tij si nje shfaqje e rendesishme e rolit te shoqerise civile ne manaxhimin dhe monitorimin e veprimtarive qe realizohen ne gjithe fushat e jetes.

52

Vleresimin real te lidhjeve dhe kontributeve te tij me nismen mbarboterore te reduktimit te varferise. Ndihmesen e tij per hapjen e vendeve te rinj te punes dhe per punesimin e individeve vullnetar. Njohjen dhe legjitimimin e tij si nje faktor e force me vete, e identifikuar dhe e individualizuar, krahas faktoreve te tjere veprues ne shoqeri. Njohjen dhe sanksionimin ligjor te rolit e te kontributeve te tij ne maksimumin e mundshem te fushave te veprimtarise shoqerore e shteterore. Krijimin e hapsirave te gjera ligjore per angazhimin e tij ne fusha qe kane te ardhme, ne perputhje me natyren e tij e me ndihmesat qe ai mund te japi ne to.

Akoma me tej, nga studimet e vleresimet qe jane bere per vullnetarizmin evidentohen dhe pranohen gjeresisht tiparet me te qenesishme te tij qe e mevetesojne si nje dukuri e vecante shoqerore dhe qe shquajne rolin, kontributet e personalitetin e tij. Tashme, jane pergjithesisht te pranura karakterizimet e tij si: a. Shprehje e shtysave te brendeshme te individeve b. Kolektivitet individesh drejt masivizimeve c. Veprimtari ne dobi te te tjereve dhe jo fitimprurese per vete d. Force e organizuar, e afte te sjelli permiresime te dukshme e. Faktor me vete, krahas forcave e faktoreve te tjere veprues f. I afte te veproje edhe i vetem, si veprimtari individuale e kolektive dhe te zgjidhi probleme qe merr persiper g. I gatshem te lidhet, te kooperoje e te bashkerendoje me faktoret e tjere, duke ruajtur individualitetin e pa u tretur me ta. h. Me mundesi te bollshme per tu shfaqur e angazhuar ne fusha e drejtime te reja, per te qene vazhdimisht bashkekohor. Kerkesen per karakterizimin sa me te plote juridik te vullnetarizmit si fenomen, do ta vleresonim si karakteristiken e pare dhe me thelbesore, persa i perket rregullimeve aktuale ligjore per vullnetarizmin dhe do te evidentojme se deri ku ka shkuar ligji per realizimin e saj. Krahas rregullimeve te pjeseshme te bera ne ligje te ndryshme, te cilat u paraqiten, rast pas rasti, ne pjeset e meparshme, vlen te theksohet se ne legjislacionin aktual ka te pakten nje perpjekje te sukseseshme per te dhene kuptimin ligjor te vullnetarizmit, per te bere karakterizimin e tij juridik. Ne piken 6 te nenit 2 te ligjit nr.8788, date 07.05.2001Per organizatat jofitimprurese, theksohet: Veprimtari ne te mire dhe interes te publikut kuptohet cdo veprimtari qe mbeshtet dhe zhvillon tek individi dhe shoqeria vlera shpirterore dhe vlera te tjera humanitare, mbron jeten e njeriut, shendetin e tij, siguron dhe realizon sherbime publike dhe sociale, ndihma dhe mbeshtetje ne raste fatkeqesish, mbron mjedisin dhe zhvillon kulturen dhe edukaten ndaj tij, mbeshtet e zhvillon vlerat dhe traditat kulturore e historike, shkencen, arsimin, edukimin fizik dhe shpirteror, jep ndihmese ne zhvillimin e zakoneve te mira dhe te vlerave demokratike, si dhe cdo drejtim tjeter ne te mire dhe ne interes te publikut.

53

Edhe pse ky formulim nuk eshte bere me synimin e drejtperdrejte qe te karakterizoje juridikisht vullnetarizmin, aktualisht eshte me i arriri dhe i ka hapur rrugen, duke lehtesuar formulime me te plota qe per mendimin tone duhet te jepen ne ligjin e vecante per vullnetarizmin. Rregullime ligjore te objektit te veprimtarise se vullnetarizmit Drejtim me vete i rregullimeve ligjore per vullnetarizmin, cka perben edhe nje karakteristike te vecante te tyre ne legjislacionin aktual, eshte edhe perpjekja per te identifikuar dhe rekomanduar me ligj fusha e drejtime ku mund te shfaqet e te veproje vullnetarizmi. Sigurisht qe nderhyrjet juridike deri edhe ne objektin e veprimtarise se vullnetarizmit, perfaqesojne nje nga arritjet kryesore te legjislacionit te ri ne perpjekjet e tij per te rregulluar me ligj vullnetarizmin. Ato jane tregues i padyshimite i vleresimit te vullnetarizmit, i rolit e kontributeve te tij. Konceptimi dhe realizimi i ketyre rregullimeve ligjore eshte bere duke u mbeshtetur ne nevojat e shoqerise, ne perpjekjet per demokratizimin e saj, si dhe ne synimet integruese qe ajo po realizon. Rregullimet ligjore qe rekomandojne fusha veprimi per vullnetarizmin, jane te shumta e te shperndara ne disa ligje. Ato fillojne qe me Kushtetuten, ne te cilen sanksionohen ne formen e nje parimi kushtetues disa fusha te mundshme per ushtrimin e veprimtarive vullnetare duke filluar qe nga e drejta per te besuar, per tu organizuar, per tu mbledhur, nga liria e fjales dhe e perdorimit te mjeteve demokratike: Kujtdo i jepet mundesia te ndjeke mbledhjet e organeve te zgjedhura kolektive. Ky rregullim i hap rrugen pjesemarrjes se publikut, te NGO-ve dhe individit ne nje aspekt shume te rendesishem te veprimtarise se shtetit, sic jane mbledhjet e organeve publike kolegjiale. Ne te gjitha ligjet e aktet nenligjore qe rregullojne organizimin dhe funksionimin e organeve kolegjiale, eshte zberthyer e konkretizuar kjo e drejte e publikut, duke u shoqeruar edhe me konkretizimin e obligimeve te organeve publike per te garantuar zbatimin e saj praktik. Vec kesaj, ne mjafte ligje te tjera qe rregullojne marredheniet ne fusha te vecanta, konkretizohet po kjo e drejte e publikut, me qellim qe te ushtrohet lehtesisht edhe per ato probleme qe jane objekt rregullimi i ligjit te vecante. Eshte e rendesishme te theksohet se rregullimet ligjore qe publiku te ushtroje lehtesisht te drejten per te marre pjese ne mbledhjet e organeve kolegjiale, po pasqyrohen edhe ne rregulloret e brendshme te ketyre organeve, cka do te thote se administrata e tyre po ndergjegjesohet per obligimet e saj me synim ushtrimin real te kesaj te drejte, Realizimi konkret i angazhimit per te zgjeruar me ligj fushat e shfaqjes e te veprimit te vullnetarizmit, ndikon pozitivisht ne tre drejtime baze: Se pari, jane zgjeruar me ligj drejtimet e fushat ku mund te veproje vullnetarizmi. Ne legjislacionin aktual ka shume raste qe ligje te vecanta, pjese te objektit qe rregullojne, i ofrojne edhe si fusha veprimi per vullnetarizmin ose kerkojne pjesemarrjen e tij. Se dyti, e ndihmon vullnetarizmin te konsolidoje kuptimin dhe paraqitjen e tij bashkekohore dhe te mos mbetet vetem ne kuptimet, perdorimet e shfaqjet e tij tradicionale.

54

Se treti, drejtorienton angazhimin e vullnetarizmit ne fusha e drejtime ne perputhje me kerkesat e dokumentave normative, te forumeve e te komunitetit nderkombetar per kete ceshtje. Ne perpjekjet qe ben ligji per te percaktuar dhe zgjeruar fushat dhe drejtimet ku mund te shfaqet e te veproje vullnetarizmi, tashme evidentohen disa karakteristika: Ne legjislacionin e ri bie ne sy nje pershkallezim i fushave e drejtimeve ku mund dhe duhet te shfaqet vullnetarizmi, nga ato me te rendesishmet per shoqerine e deri te me te thjeshtat e me me pak interes per te. Nje moment tjeter eshte vleresimi maksimal i fushave prioritare nder veprimtarite e shumllojshme te shoqerise dhe deklarimi i tyre si me te domosdoshmet per tu shfaqur e vepruar ne to vullnetarizmi. Te tilla jane konsideruar perballimi i emergjencave e i pasojave te fatkeqesive natyrore dhe jo rastesisht vullnetarizmi dhe vullnetari i angazhuar ne to, kane merituar trajtime e rregullime te detajuara ligjore. Kontrolli civil mbi ushtrine eshte nje parim themelor i demokracise qe ne zbatimet praktike hap mundesi te gjera per manifestimin e vullnetarizmit edhe ne fusha te tilla qe deri dje ishin te mbyllura per te dhe konsideroheshin tabu. Rregullimi ligjor dhe funksionimi praktik i te drejtave te publikut qe burojne nga ky parim, do te sjelli mjafte risi e angazhime dhe forma interesante te shfaqjes se vullnetarizmit. Dihet qe veprimtaria shteterore eshte e natyrave e karaktereve te ndryshme, madje shume te dallueshme nga njera tjetra. Nder to ka mjafte hapsira per angazhimin e vullnetarizmit edhe ne veprimtarine shteterore. Me ligjet e vecanta qe rregullojne organizimin e veprimtarine e organeve te ndryshme qendrore dhe vendore, si dhe me traktatet e konventat qe ka ratifikuar, shteti shqiptar ka zgjeruar ndjeshem fushat e veprimit te vullnetarizmit duke vleresuar si te tilla edhe proceset vendimarrese te organeve kolegjale publike. Ne ligjin Per organizimin dhe veprimtarine e qeverisjeve vendore, ne ligjin Per Urbanistiken, ne ligjin Per mbrojtjen e mjedisit, etj, eshte rregulluar me norma te vecanta e drejta e pjesemarrjes se publikut ne proceset vendimarrese vendore, te KRT-ve, etj, dhe eshte detajuar detyrimi i ketyre organeve per te siguruar e lehtesuar pjesemarrjen e publikut. Duke njohur rolin qe luan dhe peshen qe mban vullnetarizmi ne disa lloje veprimtarishe, nepermjet zgjerimit ligjor te fushave ku ai mund te shfaqet e te veproje, shteti e ka ftuar ate qe te angazhohet e te veproje krahas organeve te shtetit, me role, kontribute e pergjegjesi te identifikuara dhe pa cenuar apo rrezikuar personalitetin e tij si nje faktor i vecante. Ne ligje te vecante ka mjafte raste qe vullnetarizmit i ofrohet nje mundesi e tille. Sa per ilustrim, te tille mund te permendim disa ligje qe i kushtohen mbrojtjes se mjedisit apo te perberesve te tij. Ndonse ne fillesat e saj, kjo karakteristike ka per tendence te zgjerohet e te konsolidohet me shpejtesi, si nje dukuri e kohes se forcimit te demokracise. Deri tani, zgjerimi i objektit te veprimit te vullnetarizmit ne raport me veprimtarite shteterore, po shfaqet ne dy drejtime:

55

Se pari, si e drejte e shoqerise civile, e publikut dhe e NGO-ve per te kontrolluar veprimtari te ndryshme shteterore, per te marre pjese ne mbledhjet e organeve kolegjiale, si dhe per te qene pjesemarres ne vendimarrjet e ketyre organeve per probleme me interes te pergjithshem. Se dyti, si perfshirje e ingranim i vullnetarizmit ne veprimtarite shteterore qe deri tani perballohen nga organet shteterore e administrata publike, sidomos ne ato te sferes sociale, kulturore e te sherbimeve qe shteti u ofron qytetareve. Kjo tendence tashme eshte e kohes dhe do te eci ne pajtim me konsolidimin dhe maturimin e demokracise, me rritjen e rolit aktiv te shoqerise civile ne te dhe me pasurimin e pervojave te vete vullnetarizmit. Ne praktiken tone ka edhe raste qe per te perballuar probleme te komplikuara e me shtrirje te gjere territoriale e sociale, ligji i eshte drejtuar drejtperdrejt vullnetarizmit duke kerkuar veprime vullnetare te individit ose te grupeve te komunitetit. I tille eshte rasti per carmatosjen e popullsise qe u ben thirrje shtetasve qe deri ne daten 4 Gusht 2002, te bejne dorezimin vullnetar te armeve. Ne raport me kete pershkallezim, verehet edhe nje qendrim i diferencuar i ligjit lidhur me angazhimin faktik te vullnetarizmit. Keshtu, per vullnetarizmin ne raste emergjencash, rregullimet e detajimet qe ka bere ligji, duke e vleresuar ate si nje faktor shume te rendesishem ne perballimin e tyre, shkojne deri te angazhimi i tij i domosdoshem. Nderkohe qe per fusha e drejtime te tjera me pak te rendesishme per shoqerine, angazhimin e vullnetarit e veprimin e vullnetarizmit, ligja e hap si mundesi, duke e lene ne doren e ketyre te fundit perdorimin ose jo te kesaj mundesie. Lidhur me kete ceshtje, ligji ka mbajtur qendrim te moderuar duke i ofruar ato si mundesi, si nje drejtim te ri veprimtarie ku mund te angazhohet edhe vullnetarizmi. Nje moment qe meriton vemendje te vecante per zgjerimin ligjor te fushave ku mund te shfaqet vullnetarizmi, eshte parashikuar nga ligji per referendumet. Duke i dhene publikut te drejten te kerkoje organizimin e nje referendumi per nje ceshtje me interes te pergjithshem kombetar apo rajonal, praktikisht ky ligj hap mundesi gati te pakufizuara per fusha ku mund te shfaqet e te veproje vullnetarizmi. Si perfundim per kete ceshtje, vlen te theksohen: 1. Ne procesin e pasqyrimit ligjor te vullnetarizmit, ligji ka hapur mundesi te shumta per ushtrimin e vullnetarizmit, duke ofruar fusha e drejtime te ndryshme per te. 2. Shume nga drejtimet, jane krejt te reja dhe teresisht te ndryshme nga kuptimet e praktikat tradicionale te shfaqjeve te vullnetarizmit. 3. Nje pjese e mire e tyre nuk njihet dhe gati nuk shfrytezohet fare nga strukturat qe organizojne veprimtari vullnetare. 4. Nisma per zgjerimin ligjor te fushave ku mund te shfaqet e te veproje vullnetarizmi do te vazhdoje te thellohet me ligjet e rinj qe po pergatiten. Eshte detyre e NGO-ve dhe e faktoreve te tjere qe merren me vullnetarizmin, per ta njohur kete pjese te legjislacionit dhe per te perfituar prej zbatimit te tij.

56

Rregullime ligjore te obligimeve te shtetit ne mbeshtetje te vullnetarizmit Shtetet aktuale te shoqerive demokratike, ka kohe qe jane identifikuar si instrumentat me te rendesishem, te afte te ndikojne ndjeshem dhe ne menyre komplekse mbi ecurine e vullnetarizmit, vecanerisht ne plotesimin e persosjen e kuadrit ligjor te domosdoshem per te. Aktualisht, jane jo te paket shtetet qe jane angazhuar ne permbushjen e ketij funksioni dhe po e reaizojne praktikisht rolin e tyre ne mbeshtetje te vullnetarizmit. Ne keto raste, tashme eshte kapercyer situata e pafavorshme e indiferences se shtetit ndaj fenomenave te tille si vullnetarizmi dhe po ecet drejt gjetjes se mundesive qe shteti te prezantoje kujdesin dhe angazhimin e tij te vazhdueshem edhe per vullnetarizmin. Kjo dukuri ka per tendence te kthehet ne nje nisme gjithperfshirese, ne te te aderojne natyrshem gjithe shtetet dhe ajo te konsolidohet si tipari me i qenesishem i vullnetarizmit bashkekohor. Shteti demokratik shqiptar, pavaresisht nga veshtiresite e pengesat qe perjetoi gjate periudhes se tranzicionit, ne perpjekjet per tu konsoliduar si demokratik, e ka angazhuar veten ne mbeshtetje e perkrahje te vullnetarizmit, duke njohur me ligj rolet e pergjegjesite e veta ne kete fushe, si dhe duke vepruar edhe praktikisht ne zbatim te tyre. Konkretisht, ligji nr. 8788, date 7.5.2002, i njohur si ligji i OJF-ve, ne nenin 7 te tij citon si me pshte: Shteti mbeshtet dhe nxit veprimtarite e organizatave jofitimprurese. Realizimi nga ana e shtetit i kushteve dhe lehtesimeve per organizatat jofitimprurese per permbushjen e qellimit dhe te objektit te veprimtarise se tyre, behet me ligj. Ne ligjin Per emergjencat civile, sic eshte parashtruar, jane rregulluar me ligj jo pake detyra te organeve e strukturave shteterore qe manaxhojne emergjencat, ne dobi te vullnetarizmit e te vullnetarit. Po keshtu mund te ripermendim se ne mjafte ligje proceduriale e institucionale, detajohen detyra te organeve konkrete shteterore per vullnetarizmin, per aq sa ato jane te lidhura me aspekte te vecanta te tij. Ketu mund te kujtojme Kodin e Procedurave Administrative, ligjin per informacionin, etj. Ne kete kendveshtrim shteti shqiptar e ka renditur tashme veten perkrah atyre shteteve qe jane angazhuar ne nismen per mbeshtetjen dhe nxitjen e vullnetarizmit . Diferencat me shtete te tjere me te perparuar ne kete ceshtje, kane te bejne me masen e angazhimeve dhe me zbatimet praktike te tyre, me ritmet e permbushjes se rolit te tij ne favor te vullnetarizmit. Raportet shtet vullnetarizem, jane nga me te shumllojtat dhe mbartin nje mase te madhe problemesh ne kuader te zhvillimeve dhe te perkrahjes se vullnetarizmit. Pavaresisht nga fusha ku shfaqen e nga drejtimet qe prekin, ato konkretizohen pergjithesisht si obligime te shtetit ndaj vullnetarizmit dhe shtjellohen si role e pergjegjesi te tij per ta mbeshtetur e perkrahur ate. Aktualisht jane te provuara ne praktike dhe vleresohen si te verteta me rrjedhoja te rendesishme, disa dukuri te raporteve shtet vullnetarizem; Ne ekzistencen dhe veprimin e nje qeverisjeje e sektori publik te zhvilluar, te motivuar dhe efikas, vullnetarizmi ndjehet mire, zhvillohet ne normalitet dhe perfiton mbeshtetje e perkrahje te dukshme. Kur shteti demonstron interes per vullnetarizmin dhe organet e tij investojne perkrahje dhe ndihme per te, krijohen shume mundesi reale 57

per bashkangazhime te te dyve ne te njejtat fusha, si dhe per shtrirjen e veprimtarive vullnetare edhe ne disa veprimtari qe kryhen nga administrata publike. Ne keto raste, vullnetarizmi nuk zevendeson punen e organeve shteterore dhe as sherbimet publike, por i ploteson dhe i zbut ato duke vepruar krahas tyre, ne lidhje me to e ne hapsirat qe ato ofrojne per te. Vullnetarizmi rezulton kurdohere me kosto efikase; madje edhe kur angazhohet te ofroje nje game te gjere te sherbimeve sociale, e cila eshte e leverdiseshme jo vetem per shtetin, por edhe per shoqerine. Qe te zhvillohet normalisht, vullnetarizmi kerkon ngritjen dhe funksionimin e nje infrastrukture efikase ne nivel kombetar dhe vendor, e cila ti sherbej realisht atij. Shteti duhet te luaj rolin e tij jo vetem ne ngritjen, por edhe ne financimin e kesaj infrastrukture, ne sigurimin e kuadrit te nevojshem ligjor dhe fiskal per te.

Duke patur parasysh keto karakteristika, mbeshtetja dhe perkrahja shteterore per vullnetarizmin, mund te permblidhet ne disa drejtime baze: 1. Hartimi dhe zbatimi i strategjise dhe i planeve te veprimit per vullnetarizmin. Jo vetem gjendja aktuale e zhvillimeve te vullnetarizmit ne vend dhe zgjidhja e problemeve me te cilat ai perballet, por edhe pervoja e vendeve me te perparuara, tregojne se zhvillimet e shendetshme te vullnetarizmit, meritojne ndertimin e nje strategjie kombetare te posacme per te. Hartimi dhe zbatimi i nje strategjie te tille realizohet nen angazhimin dhe kujdesin e shtetit, kurdohere ne bashkepunime te gjera me perfaqesues te NGO-ve, te organizatave profesionale te biznesit, te publikut, te institucioneve kerkimore-shkencore perkates, si dhe te te gjithe aktoreve qe jane te interesuar per kete ceshtje. Synime e perparesi te kesaj strategjie per kushtet konkrete te vendit tone, mund te ishin: a. Ngritja e nje organizmi a njesie te posacme brenda strukturave organizative shteterore dhe krijimi e funksionimi i lidhjeve te saj te gjera me sektorin vullnetar dhe ate privat e te biznesit. Realizimi praktik i ketij synimi, do te kerkonte fillimisht nje nderhyrje ne forme amendimi ne ligje te karakterit institucional te cilet rregullojne organizimin dhe veprimtarine e organeve te ndryshme shteterore, qendrore dhe lokale b. Amendimi i ligjit Per buxhetin ne Republiken e Shqiperiseper te mundesuar krijimin e nje zeri te ri ne buxhet qe do te perdoret per financimin e iniciativave te vullnetarizmit. c. Rritja e ndjeshme e perfshirjes se vullnetareve ne sektorin publik, sidomos ne sferen e sherbimeve qe ofron aktualisht administrata publike, mbi bazen e nje programi te detajuar nga cdo dikaster per fushen qe mbulon nga qendra ne baze. d. Krijimi i mundesive per punonjesit e administrates publike qe ata te marrin pjese ne organizata vullnetare dhe te mbeshteten prej tyre.

58

e. Financimi i nje infrastrukture efikase brenda sektorit vullnetar, ne nivel kombetar dhe vendor, per te lehtesuar perfshirjen e gjere te individeve te rinj ne levizjen e vullnetarizmit. 2. Sensibilizimi dhe ndergjegjesimi i publikut Organet shteterore mund te ndihmojne per ngritjen e sensibilizimit te publikit rreth vlerave te vullnetarizmit, duke: a) kryer ose financuar kerkimet baze per nivelin e vullnetarizmit dhe kontributet e tij per shoqerine. Duke ndihmuar me TV e median e shkruar per te qartesuar njerezit per mundesite e vullnetarizmit. b) organizuar aktivitete te nje cilesie te larte per publikimin e veprave te vullnetareve. 3. Nxitja e vullnetarizmit te rinia Ne vende me probleme sociale si ne, verehet nje largim i rinise nderkohe qe kultivimi i vullnetarizmit nder ta do te ishte nje mundesi me shume per lidhjen e tyre me vendin e vete. Po verehet nje kalim nga format tradicionale te vullnetarizmit drejt formave te reja si psh vullnetarizmi ne mjedis. Qeverite kane nje rol te rendesishem ne: a. Shtrirjen e vullnetarizmit ne sherbimet edukuese te rinise b. Te zhvilloje programe te vecanta per inkurajimin e vullnetarizmit te rinise c. Te punoje me median dhe aktore te tjere per te prezantuar nje imazh me terheqes dhe me te kohes per vullnetarizmin 4. Ngritja e nje mjedisi sa me te pershtatshem Qeveria mund te perkrahi vullnetarizmin duke ndertuar nje mjdis ligjor, fiskal dhe politik qe mundeson realizimin e tij sa me thjesht dhe lehtesisht. Brenda ketij synimi kerkohet te perfshihen: a. Sigurimi i nje mbrojtjeje te dukshme ligjore dhe mbeshtetjeje financiare per ngritjen dhe funksionimin e grupeve vullnetare jofitimprurese. b. Hartimi dhe miratimi i dispozitave ligjore per te mundesuar mbrojtje te perhershme per individe te cilet deshirojne te perfshihen ne levizjen e vullnetarizmit apo te angazhohen ne pune vullnetare. c. Rregullimi i taksave, tatimeve, tarifave, etj, dhe aplikimi i tyre ne menyre te tille qe te inkurajojne e te mbeshtesin ngritjen dhe funksionimin e skemave vullnetare ne te gjithe sektoret e shoqerise. d. Rishikimi i gjithe legjislacionit te ri ekzistues, me synimin qe te nxise zbatimin e atyre akteve qe jane me ndikime pozitive mbi vullnetarizmin dhe te ngushtoje pranine dhe sferen e veprimit te atyre akteve qe rezultojne me impakt negativ mbi vullnetarizmin e. Rritjen e pjesemarrjes se vullnetareve ne te gjitha aspektet e veprimtarise se administrates publike, nga hartimi i politikave deri te ofrimi, monitorimi dhe vleresimi i sherbimeve te saj. 5. Promovimi i mbeshtetjes se sektorit privat Lidhjet e vullnetarizmit me tregun, biznesin e ne teresi me sektorin privat, jane te njohura e te lashta. Karakteristika e re qe duhet evidentuar tani, ka te bej me faktin se sektori privat ka filluar te shfaqi interes per vullnetarizmin. Ne

59

vendet me pervoje bizneset kane ndertuar skema per mbeshtetjen e stafeve te tyre qe angazhohen ne aktivitetet vullnetare ne komunitet, duke i vleresuar keto angazhime si mjet per zhvillimin dhe aftesimin e stafit. Po keshtu, ata ofrojne asistence financiare ose ne natyre per vullnetaret e stafit te tyre. Disa perdorin skema te vullnetarizmit ne kompanite e tyre, perkrahin ongazhimet e stafit neper NGO, etj. Gjithe kjo situate e favorshme per zhvillimet e vullnetarizmit, nuk mund te mbetet jashte interesit e angazhimeve te shtetit per mbarevajtjen e vullnetarizmit. Qeveria mund te inkurajoje sektorin privat per perkrahjen e vullnetarizmit: a) Duke promovuar dhe zhvilluar partneritete midis sektorit dhe veprimtarive publike nga njera ane dhe atyre private nga ana tjeter, te cilet mundesojne perfshirjen e vullnetareve ne sektorin privat dhe ne veprimtarite e biznesit. b) Duke perpunuar dhe zbatuar instrumenta ekonomike e financiare si taksa, tatime, tarifa dhe mbrojtesa te tjere per privatet e biznesmenet ne rastet kur ata mbeshtetin pjesemarrjen e stafeve te tyre ne skemat e vullnetarizmit. Eshte interesant te theksohet se ne nenin 40 te ligjit per OJF-te qe flet per Lehtesimin dhe perjashtimin nga detyrmet fiskale ku shkruan: Organizatat jofitimprurese, pavaresisht nga forma e organizimit, nga qellimi qe ndjekin dhe veprimtarite qe ushtrojne, perjashtohen nga tatimi mbi te ardhurat qe realizohen nga dhurimet e kuotat e anetaresise. Po i njejti nen thekson se : Personat fizike e juridike qe japin ndihmese ne dhurime ne favor te organizatave jofitimprurese gezojne te drejten e lehtesimeve lidhur me tatimin mbi te ardhurat sipas ligjit. 6. Rregullime institucionale per Vullnetarizmin Nje nga obligimet e shtetit per te deshmuar mbeshtetjen per vullnetarizmin, per ta perkrahur dhe nxitur ate, identifikohet edhe ndertimi e ngritja e organeve qe do te merren posaerisht me te. Ne se realizimi i ketij obligimi duket se i takon me shume te ardhmes, duhet thene se dika ka nisur te behet ne pikepamje institucionale ne fusha e drejtime qe e ndihmojne vullnetarizmin. Deri tani mund te permenden: a. Krijimi i zyrave, njesive apo caktimi i nepunesve te posaem qe merren me informacionin ne organet qendrore dhe vendore b. Strukturat dhe organet e posacme per emergjencat ne nivel qendror dhe vendor c. Krijimi i organeve apo organizmave te perkoheshem me pjesemarrje edhe te perfaqesuesve te organizatave vullnetare d. Avokati i Popullit e. Zyrat e ankesave e te sqarimit te publikut f. Krijimi i kancelareve ne gjykata Si synim madhor per te ardhmen ne aspektin institucional do te ishin: a) ngritja e rrjetit institucional ne sherbim te vullnetarizmit,

60

b) krijimi i nje organi operativ qendror, modest per nga perberja, por te ngarkuar plotesisht me pergjegjesi e funksione ne dobi te vullnetarizmit c) Caktimi qofte edhe i nje punonjesi ne organet e qeverisjes vendore, te ndjeki problemet e vullnetarizmit ne rreth. Kete mund ta bente fare mire nje punonjes qe do te merrej edhe me NGO-te lokale dhe me perballimin e emergjencave. REKOMANDIME Me qellim qe nisma e pasqyrimit te vullnetarizmit ne legjislacionin e ri te eci e te thellohet me tej, ve sugjerimeve per plotesime konkrete ligjore qe jane formuluar ne pjeset perkatese, ne perfundim te kesaj parashtrese, do te rekomandonim: 1. Hartimin e nje strategjie kombetare dhe te planit te veprimit per ardhmerine afatmesme te vullnetarizmit, te cilat mund ti paraqiten per miratim Keshillit te Ministrave. Keto dokumenta te rendesishem shteteror do te evidentojne drejtimet e punes ne te ardhmen duke u perqendruar kryesisht ne: a. Thellimin e studimeve per te ndjekur dhe evidentuar ecurine e vullnetarizmit. Krahas studimeve per ceshtje te vecanta, del nevoja edhe per studime multidisiplinore e komplekse qe e analizojne vullnetarizmin ne kompleksitetin e tij dhe me lidhjet qe ka me fenomenet e tjera dhe qe ofrojne zgjidhje shumplaneshe e te qendrueshme. b. Intensifikimin e procesit per plotesimin e kuadrit ligjor per vullnetarizmin Lidhur me kete drejtim, ne pjeset perkatese te kesaj parashtrese eshte identifikuar nevoja e hartimit te nje draftligji te vecante per vullnetarizmin, e amendimit te disa ligjeve, si dhe e hartimit te akteve nenligjore te cilat do te ndihmojne qe zbatimi i rregullimeve ligjore ekzistuese, te jete sa me i efektshem per vullnetarizmin. c. Krijimin e infrastrures mbeshtetese te domosdoshme per ecurine e sigurte te vullnetarizmit. Ne kete kuader, rendesi te vecante marrin zgjidhjet e karakterit institucional, teknike-organizative dhe te logjistikes se domosdoshme per te lehtesuar veprimtarine e NGO-ve me aktive per vullnetarizmin. d. Mbeshtetjen financiare me fonde sado modeste dhe sidomos me aktivizimin e sa me shume mekanizmave financiare ne dobi te vullnetarizmit. e. Intensifikimin e veprimtarive ndergjegjesuese e sensibilizuese. Mbi pervojen ekzistuese te hartohet programi i veprimtarive ku do te angazhohen mediat, botuesit, profesorati, ekspertet, etj, per te bere pune cilesore me rinine, me punonjesit e administrates publike, etj, per vullnetarizmin. f. Percaktimin e indikatoreve per te pasqyruar dhe monitoruar gjendjen dhe ecurine e vullnetarizmit, punen qe behet per ta mbeshtetur dhe perkrahur ate. Brenda kesaj kerkese perfshihet edhe hartimi e miratimi i dokumentacionit te standartizuar ku do te regjistrohen te dhenat, treguesit, rezultatet, problemet, etj.

61

g. Angazhimin e organeve publike per te realizuar obligimet e shtetit ndaj vullnetarizmit, qe jane identifikuar dhe rekomanduar ne dokumenta nderkombetare dhe ne kete parashtrese. h. Krijimin ne vijimesi te hapsirave e lehtesive te nevojshme qe biznesi te mbeshtesi dhe te perkrahi vullnetarizmin, te jete i interesuar per zhvillimin e tij edhe brenda veprimtarive ekonomike e tregetare te biznesit. 2. Organizimin e nje Konference Kombetare ku do te shqyrtohen te gjitha keto ceshtje. Kjo konference mund te organizohet nga fundi i vitit dhe te realizohet nen kujdesin e Presidentit te Republikes. 3. Propozimi te strukturat perkatese te OKB per hartimin dhe miratimin e Konventes se Vullnetarizmit si dokumenti baze nderkombetar per ardhmerine e vullnetarizmit. Le te jete Shqiperia nismetare e kesaj sipermarrjeje shume serioze.

62

You might also like