Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Te vesh shqiperine mes dy kulturash te papercaktuara mire nga studjuesit per hir te subjektivizmave eshte nje nderrmarrje shume

e madhe.Duhete percaktuar nje moment zhvillimi te shqipersise (si ky i diteve te sotme )dhe duhen analizuar cka e ben kaq unike dhe integrale Shqiperine tone.Per te ditur ne cfront jemi mbase duhet te kthehemi te shofim nga vime,ku u pozicjonuam,cfare na shtypi dhe cfare shpetuam nga vetvetja.Keshtu mund te kuptojme principet mbi te cilat kemi arritur te mbijetojme si nje etnicitet unik ne mes te lindjes dhe perendimit. Pavaresisht nga cfare na mesohet ne shkolla ku ne me shume vetbesim mesohemi te permendim teram te tille si pellgaz ilir apo alban historia jone ashtu si dhe historia e te gjithe qyteterimeve te tjera nuk nis pa pritur me heronj qe krijojne nje lidhje mistike me trollin e tyre.Cfare sihim ne para se te ishim pellgaze,si u popullua kontinenti yne i vogel.Ashtu sic thote shprehja qe "fjalet i merr era" ne duhet te shkojme pas fjaleve qe te gjejme se cila ere na solli ne tokat e ashpra te ballkanit.Kerkimet me te fundit kane treguar qe gjuha shqiper lidhet shume me gjuhet semitike,nje brez i tere kerkuesish po i kthehet shqipes ne menyre qe te deshirforjne se cfare thuhet ne shkrimet e lashta te lindjes se mesme.Lajbnici nder te tjere ishte matematicjen,albanolog dhe njekohesisht nje studjues i shkencave te lashta dhe ka pohuar me vetbesim se pergjigjet e shume pyetjeve qe kane sjelle tekstet orjentale fshihen pikerisht ne shqipen e kulluar.Pra rrenjet tona falsin per rrenje te thella ne lindjen e mistershme e megjithate vlasim per mijra vjet.Cfare nga orientalizmi yne i mbijetoi kohrave. E dime qe nje nga lidhjet me te cuditshme tonat eshte lidhja me token,me trollin.Njeriu i pershtatet natyres ,mbart ne veten e tij misterin e saj.Perrallat e Arabise te krijojne idene se personazhet ngrihen nga pluhuri,historite vikinge na paraqesine me heronj te akullt dhe bemat e kreshnikeve na bejne te besojne se heronjt ngrihen nga shembinjte e maleve.Te tjera legjenda si ajo e murosjes tregojne se lidhja me token eshte aq mistike dhe e pacenushme sa con deri ne vetsakrificen njerzore.neqoftese shkojme me tej ne ligje te shkraura shohim qe te gjitha gjitha kanunet kane ligje te detajuara dhe te rrepta mbi rrespsektimin e trollit.Dhe sot shohim qe i gjithe nacjonalizmi jone varet ne kete ndjenje dashurore qe cdo individ ka me token.Nuk eshte respekti ndaj menyres se qeverisjes,as vllazeria qe kemi ndaj njerit qe con ne tubimet tona nacjonaliste;eshte pikerisht kjo ndjenje e mbartur mbi pronen individuale qe na ben trima ne lufte dhe politikane shume te keqinj.Po ta krahasojme kulturen oksidentale eshte nje kulture e bazuar mbi racjonaletitin qe perdor nacjonalizmin per te arritur zgjerimin territorjal gje qe duket qarte qe ne nuk e kemi arritur dhe nuk e kemi pasur asnjehere per qellim.Ne anen tjeter shohim qe te gjitha kulturat orjentale kane perdorur fene dhe besimin qe mbartin ne vete idene e paqes per te mbjell lufte per te pasur me shume paqe.Dhe serisht kjo politike e vazhdueshme paqendrueshmerie(qe vazhdon ende sot e kesaj dite) nuk i pergjigjej sigurise individuale qe ne kerkojme dhe as spiritualitetit tone(i cili per hir se te vertetes ka qene i turbullt dhe terhqes ashtu si dhe legjendat tona). Ky komb mistik i malve u vu perball situatave historike nga me te padeshirueshme.Tek percjellim faqet e nje libri historie ne ndihemi si viktima,secili prej nesh ndihet i abuzuar kur i thuhet qe trojet tona shtriheshin nga krocaia ne arte dhe tani jemi ne kte gjendje ku politikat tona jane teresiht perulese dhe poshteruese.Por mbase duhet te kthehehemi dhe te

shohim cfare mesuam pas cdo situate ne ballkan.Ne fillim ne u permendem per punetore te mire e te ndershem dhe egoja e romes dhe e maqedonise i tejkalonte fuqite tona per tu pergjigjur keshtu beme ate qe cdo kulture ben para nje kulture ne dukje me te lavdishme filluam te kopjojme ate madheshtine hiperbolike te romes dhe te greqise se lashte dhe mjafton te shkojme ne Durres te shohim amfiteatrin apo te shohim shtyllat ne Apolloni per ta kuptuar qe keto elemente nuk jane autoktone.Pastaj do te vinte rryma bizantine,nje tjeter prerje harte qe na linte diku te harruar ne kufi te hartes se bizantit.Kur bizanti mori pamjen barbare te Turqve te mirorganizuar ne thjesht po prisnim disa mysafire te tjere per 500 vjet.Ne asnjhere nuk i kemi rrespektuar pushtuesit dhe kjo ka bere qe te ruajme traditen ne kurriz te tokes kjo serisht per hir te pakujdesise sone.E megjithate influencat otomane mund ti shohim kudo nga gatimi e deri tek feja.Krahasuar ne kronologjine historike turiqit ishin nje pushtues i bezdisshem qe qendruan me gjate nga cfare duhej.Pasi turqit iken ne u beme pre e kasaphanes perendimore e asaj fryme kapitaliste qe ne nuk e kishim bluar mire,qe nuk ishim ne gjendje ta kuptonim dhe qe thjesht na revoltoi dh ena beri qe te pergjigjeshim me aq sa kishim mundesi ne disa luftra periferike ku demonstruam gjithe mllefin e shekujve.Dhe pas luftes se dyte ne patem fatkeqesine e madhe qe te binim ne nje nga rregjimet me poshteruse per nje qenje njerzore sic eshte rregjimi komunist qe e ndrydhi ndjenjen tone te vertete patriotike ne nje genjeshter te madhe dhe te shemtuar.Si nje i ri i ktij brezi besoj se se te jetuarit ne genjeshter eshte nje nga demet me egzistencjale qe i eshte bere ktij kombi dhe eshte fatkeqesia jone e madhe qe jetojme ende mbi mbaturinat e nje genjeshtre. Demokracia na gjeti pa vlera reale ,pa dashuri per njeritjetrin dhe pa besim ne zot.Ne ishim lakuriq perball nje bote kapitaliste qe donte te na hante te gjalle.Dhe duke qene se eshte e vertet universale qe nuk behet filozofi me barkun bosh ne vendosem te "mbushim barkun" pas 50 vjet urie gerryese.Vendosem te beheshim kapitaliste ,te studjonim ne evrope, te mesonim italisht ,te degjonim rock ,dhe te pinim coka cola.Dhe tani per hir te se vertetes jemi ne kte fazen e "trashjes" materjaliste.Shumica prej nesh ka televizor me shume se 2 pale xhinse nje celular dhe mabse lek per pushimin e drekes.E megjithate nga numri i makinave te shtrenjta dhe nga dhuna rreth e qark qe thelle thelle e dime se nuk e kemi dhe aq mire idene e parase dhe as idene e zotit.Punojme gjithe dites, mbasdite e kthejme nje filxhan kafe tek komshia por ne darke kur e dime qe qeveria,inflacjoni,sistemi gjygjesor eshte tallur dhe na ka rropatur duam serisht te jemi kreshniket e malit qe kishin nderin, besen dhe rrespektin.

You might also like