Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT

HYRJE

Teknologjia e informimit dhe e komunikimit - TIK për klasën e dhje-


të është vazhdimësi dhe zgjerim i njohurive paraprake nga kjo fushë. Kjo
lëndë nxënësit i familjarizon me tektologjitë moderne të informimit dhe
të komunikimit siç janë: puna me kompjuter, puna me pajisjet tjera për-
cjellëse: DVD, skaneri, aparati digjital, kamera digjitale, etj., demon-
strimi i shkathtësive në përdorimin e këtyre pajisjeve dhe programeve
përkatëse. Përfshinë gjithashtu sistemet që mundësojnë grumbullimin,
organizimin, ruajtjen, përdorimin dhe transmetimin e informacioneve në
forma të ndryshme. Kjo përfshin komunikimet audio (zëri) dhe video
(grafika), si dhe përdorimin e multimediave interaktive.
Në klasën e dhjetë nxënësit gjithashtu marrin dituri nga programi
aplikativ për përpunim tabelar dhe grafik të të dhënave, mundësitë
multimediale në sistemet kompjuterike si dhe nga programi aplikativ
për përgatitjen e prezentimeve.

QËLLIMET

Qëllimet kryesore të mësimit të TIK-ut tek nxënësit janë:

• Zhvillimi dhe thellimi i njohurive në lëminë e TIK-ut dhe rëndësia


e saj në shërbim të njeriut.
• Krijimi i shprehive dhe shkathtësive gjatë punës teorike dhe prak-
tike, aftësive të kërkimit të informacioneve nga fusha e TIK-ut.
• Tabelat, grafikët dhe vizatimi me përdorimin e programeve apli-
kative kompjuterike janë gjithashtu thelbësore në praktikat tekno-
logjike për përcaktimin dhe sqarimin e ideve dhe zgjidhjeve të
propozuara.
• Fuqizimi për t’i kontribuar shoqërisë teknologjike.

361
OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHME

Objektivat e përgjithshme të mësimit të lëndës mësimore TIK janë:

• Të njohë nxënësit me dimensionin e TIK-ut në veprimtarinë e


njeriut.
• Të zhvillojë mundësitë për lidhjen e teorisë me praktikën në
fushën e TIK-ut në veprimtarinë e njeriut.
• Të ushtrojë përdorimin e mjeteve, procedurave dhe teknikave
kompjuterike me qëllim të zgjidhjes së problemeve në mënyrë
krijuese në situatat e jetës së përditshme.
• Që nxënësit të jenë në gjendje t’i përdorin aplikacionet softverike
(EXCEL; POWER POINT) për realizimin e tabelave, grafikëve,
administrimin e të dhënave, prezentimeve, datotekave.
• T’i njohin mundësitë e pajisjeve multimediale që komunikojnë
përmes kompjuterit dhe të jenë në gjendje t’i përdorin kombinimin
e tyre në funksion të një prezentimi multimedial.

362
TEKNOLOGJIA E INFORMIMIT DHE E KOMUNIKIMIT – TIK 2 orë në javë, 74 orë në vit

OBJEKTIVAT E PËRMBAJTJA STANDARDET E UDHËZIME LIDHJA


VEÇANTA PROGRAMORE ARRITSHMËRISË METODOLOGJIKE NDËRLËNDORE
Programi aplikativ për përpunim tabelar dhe grafik të të dhënave: MS EXCEL
Tema 1: Libri i punës dhe fleta e punës në Excel
Fondi i orëve: 4
Njohja me programin Hyrje në programin Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
Excel. Excel. Kuptimi i tasteve në kryerjen e programore, Gjuhë angleze
Njohja me librin e në toolbarin e Excel-it. operacioneve demonstrimi i mënyrës Matematikë
punës dhe fletën e Lëvizja nëpër fletën e themelore me librin e së ekzekutimit të
punës në Excel. punës. Futja dhe punës dhe fletën e operacioneve. Puna
korigjimi i të dhënave në punës në programin e individuale dhe grupore.
formë: teksti, numrash Excel-it.
dhe formulash. Emërtimi
dhe ruajtja e një pune në
Excel. Shtypja e një flete
pune. Dalja nga Exceli.
Tema 2: Ndërtimi i një flete pune (worksheet-i)
Fondi i orëve: 4
Njohja me mënyrën e Fillimi i një dokumenti Shkathtësi të Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
ndërtimit të një flete të ri. Puna me kufijtë. përvetësuara në programore, Gjuhë angleze
pune (worksheet-i) Lëvizja e përmbajtjes së kryerjen e demonstrimi i mënyrës Matematikë
celulave. Kopjimi i operacioneve së ekzekutimit të

363
përmbajtjes së celulave. themelore me të operacioneve. Puna
Fshirja e përmbajtjes së dhënat në celula dhe individuale dhe grupore.
celulave, shtimi ose veprimet me shtylla
heqja e celulave. Shtimi dhe rreshta.
ose heqja e shtyllave dhe
rreshtave si dhe
ndryshimi i gjerësisë së
shtyllave dhe gjatësisë së
rreshtave.
Tema 3: Formatimi i një flete pune (worksheet-i)
Fondi i orëve: 8
Njohja me mundësitë Lëvizja nëpër fletë të Shkathtësi të Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e programit të Excel-punës brenda librit të përvetësuara në programore, Gjuhë angleze
it në formatimin e punës. Përdorimi i kryerjen e demonstrimi i mënyrës
fletëve të punës. mënyrës Help për Excel. operacioneve që kanë së ekzekutimit të
Përdorimi i opcioneve: të bëjnë me formatin e operacioneve. Puna
Number, Font, Align, fletëve të punës. individuale dhe grupore
Border dhe Pattern nga
menyja Format.
Tema 4: Formulat dhe funksionet
Fondi i orëve: 8
Njohja me formulat Kuptimi i formulave. Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
dhe funksionet që Shkruarja dhe në lidhje me formulat programore, Gjuhë angleze
përdoren në ekzekutimi i formulave dhe funksionet demonstrimi i mënyrës Matematikë
programin e Excel-it. të zakonshme me Excel. elementare të së ekzekutimit të Fizikë
Çka është funksioni. programit të Excel-it operacioneve. Puna

364
Lista e funksioneve që dhe demonstrimi i individuale dhe grupore.
përmban Exceli. shkathtësive në
Përdorimi i disa përdorimin e disa prej
funksioneve elementare. tyre.
Përdorimi i tastit
AutoSum.
Tema 5: Administrimi i një libri pune (workbook)
Fondi i orëve: 4
Njohja me mundësitë Riemërtimi i fletëve Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e administrimit të një punuese brenda librit të në lidhje me programore, Gjuhë angleze
libri pune punës. Lëvizja dhe administrimin e librit demonstrimi i mënyrës Matematikë
(workbook). kopjimi i fletëve të të punës dhe së ekzekutimit të
punës brenda librit të demonstrimi i operacioneve. Puna
caktuar. Heqja dhe shkathtësive në individuale dhe grupore
shtimi i fletëve të punës përdorimin e
nga libri i punës. opcioneve të theksuara
Përdorimi i komandës në përmbajtje.
Zoom. Përdorimi i
opcionit Print Preview.
Ndarja e një flete pune
në faqe. Shtypja e një
flete pune (Print).

365
Tema 6: Ndërtimi i grafikëve
Fondi i orëve: 8
Njohja me mundësitë Tipat e ndryshëm të Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e paraqitjes grafike të
grafikëve. Krijimi i në lidhje me llojet e programore, Gjuhë angleze
të dhënave numerike grafikëve në fletë të grafikëve dhe demonstrimi i Matematikë
të sistemuara në një njëjtë të punës ose jo. demonstrimi i ekzekutimit të
fletë pune. Krijimi i tipave të shkathtësive në operacioneve, puna
ndryshëm të grafikëve. ndërtimin e grafikëve individuale dhe grupore
Zmadhimi dhe rregullimi më të përdorshëm.
i formatit të grafikëve.
Shtypja e grafikëve.
Tema 7: Administrimi i të dhënave
Fondi i orëve: 6
Njohja me mundësitë Kuptimi i një Database Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e administrimit të të (Regjistri). Ndërtimi i në lidhje me kuptimin programore, Gjuhë angleze
dhënave. një Database. Përdorimi e Database dhe demonstrimi i
i komandës Form nga demonstrimi i ekzekutimit të
menyja Data. Shtimi i shkathtësive në operacioneve, puna
një regjistrimi të ri në administrimin e një individuale dhe grupore.
Database. Heqja e një Database të krijuar nga
regjistrimi nga vetë nxënësi.
Database. Përdorimi i
komandës Dataform për
të kërkuar një regjistrim.
Përdorimi i opcionit
AutoFilter.

366
MULTIMEDIA
Tema 8: Mundësitë multimediale në sistemet kompjuterike
Fondi i orëve: 10
Njohja me mundësitë Njohuri të përgjithshme Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e veprimeve mbi multimediat. në lidhje me programore, Gjuhë angleze
multimediale. Instalimi dhe demonstri- multimediat dhe demonstrimi i Edukatë muzikore
Njohja me pajisjet mi i veprimeve me paji- demonstrimi i ekzekutimit të Art
multimediale dhe sjet multimediale: DVD, shkathtësive në operacioneve, puna
programet për skaneri, aparati digjital, përdorimin e pajisjeve individuale dhe grupore.
ekzekutimin e kamera digjitale, etj. multimediale dhe
veprimeve Programet: Windows programeve përkatëse.
multimediale. Media Player dhe
Windows Movie Maker.

Programi aplikativ për përgatitjen e prezentimeve: MS POWERPOINT


Tema 9: Njohuri fillestare për programin PowerPoint
Fondi i orëve: 6
Njohja me veprimet Startimi i Powerpoint-it. Dituri të përvetësuara Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
fillestare për punë me Krijimi i një prezentimi në lidhje me progra- programore, demon- Gjuhë angleze
programin e me Autocontent Wi- min PowerPoint. strimi i ekzekutimit të
PowerPoint-it. zard, Design Template Demonstrimi i shkath- operacioneve, puna
dhe Blank presentation. tësive në ekzekutimin individuale dhe grupore.
Format e ndryshme të e veprimeve elemen- Krijimi i prezentimeve
pamjes së prezentimit në tare me këtë program. vetanake.
ekran (NORMAL Paraqitja e prezentimit
VIEW, OUTLINE të secilit nxënës.

367
VIEW, SLIDE VIEW, Shkëmbimi i
SLIDE SORTER përvojave në mes të
VIEW). Lëvizja nëpër nxënësve bazuar në
prezentim përmes shiritit krahasimin e
rrëshqitës. Ruajtja e një prezentimeve të tyre.
prezentimi (Save). Hapja
e prezentimit të ruajtur
më parë. Dërgimi i
prezentimit në E-mail.

Tema 10: Editimi i faqeve (slides) të një prezentimi


Fondi i orëve: 6
Njohja me mundësitë Selektimi i tekstit. Paraqitja e Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
e përpunimit të Insertimi i tekstit. Fshirja përmirësimit të programore. Gjuhë angleze
faqeve të një e tekstit. Anulimi i prezentimeve nga Demonstrimi i punës me
prezentimi. ndryshimeve. Lëvizja e secili nxënës, në bazë prezentime të ndryshme.
tekstit. Ndryshimi i të njohurive të fituara Puna individuale dhe
rëndësisë së tekstit në nga kjo temë (editimi i grupore.
faqe. Ndërrimi i fondit të teksteve).
tekstit. Rregullimi i Shkëmbimi i
madhësisë së tekstit. përvojave në mes të
Ndërrimi i ngjyrës së nxënësve bazuar në
tekstit, etj. Krijimi i krahasimin e
faqeve të reja të prezentimeve të tyre.
prezentimit.

368
Tema 11: Vendosja dhe organizimi i objekteve në faqet e një prezentimi
Fondi i orëve: 6
Njohja me mundësitë e Përdorimi i opcionit Slide Paraqitja e përmirësimit Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
vendosjes së objekteve Layot. Vendosja e formave të prezentimeve nga programore. Demonstrimi Gjuhë angleze
në faqet e një të gatshme (Autoshape). secili nxënës, në bazë të i punës me prezentime të
prezentimi dhe Efektet e teksteve me njohurive të fituara nga ndryshme. Puna
organizimi i tyre opcionin WordArt kjo temë (pasurimi i individuale dhe grupore.
brenda faqes. Gallery. Përdorimi i prezentimeve me objekte
opcionit Clip Art. të ndryshme).
Përdorimi i grafikëve. Shkëmbimi i përvojave
Lëvizja dhe ndryshimi i në mes të nxënësve,
përmasave të një objekti. bazuar në krahasimin e
prezentimeve të tyre.
Tema e 12: Animacionet dhe tranzicioni i faqeve (slajdeve)
Fondi i orëve: 4
Njohja me mundësitë e Riorganizimi i faqeve dhe Paraqitja e versioneve Ligjërimi i përmbajtjes Gjuhë shqipe
animacioneve dhe përdorimi i opcionit përfundimtare nga secili programore. Demonstrimi Gjuhë angleze
tranzicionit të faqeve të Custom Shows. nxënës, në bazë të i punës me prezentime të
një prezentimi. Animacioni i objekteve në njohurive të fituara nga ndryshme. Puna
faqet e një prezentimi kjo temë (Vendosja e individuale dhe grupore.
përmes opcionit Custom animacioneve të objek-
Animation. Tranzicioni i teve dhe tranzicionit të
faqeve (Slide faqeve).
Transitions). Paraqitja e Shkëmbimi i përvojave
prezentimeve në ekran me përfundimtare në mes të
opcionin View show. nxënësve, bazuar në
krahasimin e prezen-
timeve të tyre.

369
VLERËSIMI

Vlerësimi i të nxënit bëhet në këto mënyra:


1. Çmuarja e angazhimit të nxënësit gjatë realizimit të përmbajtjes
programore
2. Çmuarja e punës individuale në punë me kompjuter
3. Çmuarja e kontributit në punën grupore
4. Testimi gjatë procesit mësimor
5. Vlerësimi i detyrave dhe projekteve individuale kompjuterike

UDHËZIME NË PËRDORIMIN E LITERATURËS


DHE BURIMEVE TJERA MËSIMORE

Literatura e propozuar

1. “Kompjuterët dhe Informatika”, për nxënësit e kl. I të shkollës së


mesme, autorë Dr. Agni Dika, Mr. Seb Rodiqi
2. “Kompjuteri për të gjithë”, autorë Dr. Agni Dika, Seb Rodiqi
3. “Programe Kompjuteri“, autor Harallamb Papakroni
4. Literatura në gjuhën angleze për: MS Office 97, MS Office 2000, MS
Office XP, etj.
5. Udhëzimet e integruara në MS Office, etj.

Pajisjet dhe parakushtet tjera të nevojshme


1. Kabineti me kompjuterë, shtypës dhe pajisje multimediale (DVD,
skaneri, aparati digjital, kamera digjitale, etj.)
2. Aplikacionet e nevojshme softverike
3. Lidhja në Internet, rrjeti lokal në kabinet
4. Trajnime për arsimtarë
5. Mirëmbajtja

Kushtet minimale

1. Një kompjuter në shkollë për demonstrim të programit mësimor


2. Trajnime për arsimtarë

VËREJTJE:
Nëse shkolla nuk ka kompjuterë, të potencohen aspektet teorike të te-
mave të parapara në program dhe të bëhet demonstrimi i tyre nëse shko-
lla ka së paku një kompjuter.
370
Në fondin e paraparë të orëve janë të përfshira ligjërimi, përforcimi i
lëndës dhe testimi i nxënësve.
Nëse shkolla nuk ka kompjuterë propozohet që fondi i orëve të
shpërndahet në temat tjera për të cilat këto kushte nuk janë të nevojshme.

UDHËZIME METODOLOGJIKE TË PËRGJITHSHME

1. Theksi në demonstrim dhe punë individuale dhe grupore, p.sh. li-


gjërimi 25%, demonstrimi 25%, puna individuale dhe grupore
50%.
2. Ligjërimi i përmbajtjes programore (25% e orës) duhet domosdo-
shmërisht të bëhet me anë të prezentimeve kompjuterike e jo
përmes tabelës, ndërsa ligjëratat që kanë të bëjnë me pjesët ha-
rdverike domosdo duhet të shoqërohen edhe me prezentimin
vizual të tyre.
3. Inkurajimi i punës individuale dhe shkëmbimit të dijes dhe shka-
thtësive ( puna interaktive).
Përsëritja e përmbajtjes përmes detyrave që përfshijnë zbatimin e më
shumë njohurive të fituara.

ORIENTIMET PËR PUNË TË PAVARUR

1. Puna grupore dhe individuale


1.1. Krijimi i dokumenteve më të përbëra: prezentimeve të avan-
cuara në programin e PowerPoint-it.
1.2. Zgjidhja e problemeve matematikore me përdorimin e pro-
gramit MS Excel.
1.3. Publikimi i prezentimit më të mirë në PowerPoint

371

You might also like