Gazeta "Ngjallja" Shkurt 2014

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

SHKURT 2014 NGJALLJA 1

NGJALLJA
Nr. 2 (254) Viti XXII i botimit SHKURT 2014 Çmimi 20 lekë

Intelektual dhe studiues i njohur botërisht


U promovua libri më i ri i Kryepiskopit Anastas
“Ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”

Më 13 shkurt pasdite, në sallën e pritjeve të tjera fetare, përfaqësues diplomatikë, klerikë Për vlerat e librit dhe personalitetin e Krye-
të Kompleksit Sinodik të Shenjtë, pranë Kate- e besimtarë, pedagogë dhe studentë të Akade- piskopit folën prof. dr. Paskal Milo, rektori i
drales së re “Ngjallja e Krishtit”, u bë promo- misë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” etj. Merr- Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule,
vimi i librit “Ringritja e Kishës Orthodhokse nin pjesë edhe të gjithë anëtarët e Sinodit të prof. dr. Vaso Tole, prof. dr. Shaban Sinani
Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”, të Krye- Shenjtë të Kishës. dhe prof. dr. Beatriçe Polo.
piskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqi- Promovimin e hapi Mitropoliti i Korçës, Nga ligjëruesit iu mëshua në veçanti rolit të
përisë, Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr. Anastasit. Hirësia e Tij Joani, i cili u ndal te vepra hierapo- Kryepiskopit, që njëherësh me veprimtarinë
Merrnin pjesë intelektualë të njohur dhe stolike dhe kontributi i pashembullt i Krye- për ringjalljen e besimit orthodhoks këmbënguli
drejtues të institucioneve arsimore e kërkimore, piskopit Anastas në ringritjen e Kishës sonë, veçanërisht edhe në veprimtari paralele sociale,
nënkryetari i Parlamentit, z. Vangjel Dule, depu- si edhe te profili i tij prej intelektuali dhe në promovimin e vlerave të paqes dhe të
tetë e politikanë, përfaqësues të komuniteteve studiuesi të njohur botërisht. (vijon në faqen 3)

Në këtë numër do të lexoni:


- “Shqipërisë i është dashur një Një jetë kushtuar punës së madhe Kreshma e vërtetë
Faqe 9
ringjallje lazariane dhe libri dhe plot hir të hulumtimit
është pasqyrë e saj” të thellësive të Traditës së Krishterë... ***
- “Libri është model modestie...” U zhvillua ceremonia
e dorëzimit Kryepiskopit
Faqe 3-4 Anastas të titullit Festë
*** “Doktor Nderi i Shkencave e
Shoqërore”, nga Universiteti trefishtë
Himni akathist Katolik Fordham,
Faqe 6 Nju Jork Faqe 12
Faqe 7-8
2 NGJALLJA SHKURT 2014

Kthimi i djalit plangprishës


Një njeri kishte dy bij. Edhe më i vogli nga sandale në këmbët. Edhe sillni viçin e ushqyer
ata i tha të atit: Atë, jepmë pjesën e pasurisë dhe thereni, edhe le të hamë e të dëfrehemi.
që më takon. Edhe ai ua ndau pasurinë. Edhe Sepse ky biri im qe i vdekur, e u ngjall përsëri;
pas pak ditësh më i vogli i mblodhi të gjitha, e edhe qe i humbur, e u gjet. Edhe zunë të
mërgoi në një vend të largët; edhe atje dëfreheshin. Edhe djali më i madh ishte në arë;
shpërndau pasurinë e tij duke shkuar jetë në edhe si erdhi afër shtëpisë, dëgjoi këngë e valle.
shthurje. Edhe si i prishi ai të gjitha, u bë një zi Edhe thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeste:
e madhe në atë vend, edhe ai filloi të mos Ç’janë këto. Edhe ai i tha se ka ardhur yt vëlla,
kishte. Atëherë shkoi e u ngjit pas një qytetari edhe yt atë theri viçin e ushqyer, sepse i erdhi
të atij vendi, dhe ky e dërgoi në arat e tij të shëndoshë. Edhe ai u zemërua dhe nuk donte
kulloste derra. Edhe dëshironte të mbushte të hynte brenda. I ati pra, doli e i lutej. Edhe ai
barkun e tij me lendet që hanin derrat; po u përgjigj e i tha të atit: Ja tek po të shërbej
askush nuk i jepte. Edhe si erdhi në vete, tha: kaq vjet, edhe kurrë nuk e shpërfilla urdhrin
Sa mëditësve të tim eti u tepron bukë, ndërsa tënd; edhe kurrë nuk më dhe një kec, që të
unë po humbas nga uria! Do të ngrihem e do dëfrej bashkë me miqtë e mi. Po kur erdhi ky
të shkoj tek im atë, dhe do t’i them: O atë, yt bir që hëngri pasurinë bashkë me të përdalat,
mëkatova në qiell dhe përpara teje, edhe nuk i there viçin e ushqyer. Edhe ai i tha: O djalë, ti
jam më i denjë të quhem biri yt. Më bëj si një je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miat
nga mëditësit e tu. Edhe u ngrit e erdhi tek i janë të tuat. Dhe duhej të dëfreheshim e të
ati. Edhe kur ai ishte ende larg, i ati e pa edhe ngazëlloheshim, sepse ky yt vëlla qe i vdekur,
pati dhembshuri, edhe u sul dhe iu hodh në jam më i denjë të quhem biri yt. Po i ati u tha e u ngjall përsëri; edhe qe i humbur, e u gjet.
qafë, edhe e puthi fort. Edhe i biri i tha: O atë, shërbëtorëve të tij: Nxirrni stolinë e parë dhe Llukai 15:11-32
mëkatova në qiell dhe përpara teje, dhe nuk vishjani, edhe i vini unazë në dorën e tij dhe

Aktivitet i pasur i Zyrës së Katekizmit nëpër burgje


“Isha në burg dhe më vizituat”
Me bekimin dhe mbështetjen e Kryepiskopit e ka shtrirë veprimtarinë e saj edhe nëpër bur- Prej tre vjetësh zhvillohen rregullisht, mbi
Anastas, nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e gje, në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi baza krejtësisht vullnetare, mësime katekizmi
Episkop Nikollës, Zyra e Katekizmit e Kishës midis Kishës sonë dhe Drejtorisë së Përgjith- me të dënuarit në Institucionin e Ekzekutimit të
Orthodhokse, përveç shumë aktiviteteve të tjera shme të Burgjeve. Vendimit Penal nr. 327, në Vaqar, nr. 325 në
lagjen “Ali Demi” (në dy regjimet, të grave dhe
të burrave), nr. 313 në paraburgimin e rrugës
“Jordan Misja” dhe në Institutin e të miturve në
Kavajë. Kështu zbatohet porosia e Zotit: “Isha
në burg dhe më vizituat...”.
Nëpër këto burgje ku zhvillohet aktiviteti
është krijuar një traditë e vendosjes së filmave
me jetë shenjtorësh ose dokumentarë të
ndryshëm të përgatitur nga Zyra dhe më pas
bëhet një diskutim i lirë pyetje-përgjigje me të
dënuarit.
Ka pasur edhe pagëzime, është dhe misteri
i pendim-rrëfimit dhe disa të dënuar kërkojnë
edhe Eukaristinë Hyjnore. Mësimet e katekiz-
mit dhe pjesëmarrja në Mistere i ndihmon të
dënuarit të qetësojnë ndërgjegjen e tyre dhe ta
ndiejnë praninë e Zotit edhe në ato mjedise ku
ata ndodhen.
Elisabeta Shqau
SHKURT 2014 NGJALLJA 3

Intelektual dhe studiues i njohur botërisht


(vijon nga faqja 1) kundër Primatit të saj është krejtësisht i pabazë, qefale të Shqipërisë që nga viti 1991, duke u
pa etikë dhe i padobishëm për Shqipërinë. ndalur në fushat e e veçanta të kësaj vepre
bashkekzistencës në harmoni, por edhe në Në fund, Kryepiskopi Anastas falënderoi titanike, problemeve të dala dhe mënyrës se si
forcimin e moralit orthodhoks, si kontribut për për fjalët e ngrohta dhe vlerësimet që iu bënë. ato janë zgjidhur.
shëndoshjen e mbarë shoqërisë. Të gjithë folësit Pastaj u shfaq një film i shkurtër dokumentar Libri është mjaft i pasur edhe me fotografi
e nderuar, personalitete shkencore të mirëfillta për veprën dhe jetën e Kryepiskopit Anastas, dhe me një përmbledhje në anglisht.
në sektorin e tyre, ishin koherentë në një pikë, duke u ndalur veçanërisht në kontributin e Gjithashtu, një pjesë mjaft e rëndësishme
se veçanërisht pas leximit të këtij libri, i cili bën jashtëzakonshëm në ringritjen nga gërmadhat e tij është edhe ajo dokumentare, ku botohen
panoramën dhe përmbledhjen e gjithçkaje ka dhe përparimin e Kishës sonë në këta 23 vjet. të plotë “Tomosi Patriarkal” i Autoqefalisë, i
ndodhur për 23 vjet me Kishën Orthodho- Libri nis më një përmbledhje të shkurtër për vitit 1937, Statuti në fuqi i Kishës sonë, i vitit
kse Autoqefale të Shqipërisë, del edhe më i historikun e krishterimit dhe të orthodhksisë 2006, Marrëveshja e nënshkruar me shtetin
mprehtë konkluzioni se agresiviteti mediatik në trevat e Shqipërisë, për të vazhduar më pas më 2009 etj.
dhe shpeshherë politik ndaj saj dhe posaçërisht me rrugëtimin e Kishës Orthodhokse Auto- Th. Dh.

“Shqipërisë i është dashur një ringjallje lazariane


dhe libri është pasqyrë e saj”
falia nuk është një dukuri historike
Prof. dr. Shaban Sinani e shekullit të 20-të, sepse deri në
vitin 1767 kryeepiskopata e Ohrit
Ndihem i nderuar që më është e kishte pasur këtë status, dhe
besuar përgjegjësia për të paraqitur mbase prej këtij statusi mund të
sot, si njëri prej relatorëve, librin e shpjegohen dhe shumë zhvillime të
fundmë të Fortlumturisë së Tij rajonit, si lulëzimi i Voskopojës.
Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Mësova se rruga që ka përshkuar
Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, me Kisha Orthodhokse Autoqefale e
titull Ringritja e Kishës Orthodho- Shqipërisë drejt statusit që ka sot
kse Autoqefale të Shqipërisë. ka qenë mjaft e ndërlikuar dhe se
Ky libër i është kushtuar histo- kanonizimi i këtij statusi është
risë së ringjalljes së besimit në shenjuar vetëm në vitin 1937. Më-
Shqipërinë post-totalitare, në radhë sova se autoqefalia e një kishe
të parë të Kishës Orthodhokse Auto- mund të rrezikohet jo vetëm nga
qefale, me institucionet, klerin dhe jashtëvarësia, por dhe nga varësia
bashkësinë e besimtarëve të saj. e brendshme prej pushtetit politik,
Për këtë histori është shkruar e siç dëshmohet me Statutet e dy
folur shumë, janë harxhuar shumë periudhave, të asaj mbretërore dhe
energji intelektuale dhe të tjera. të asaj totalitare, gjegjësisht në vitet
Kryesisht këto diskutime janë zhvi- 1929 dhe 1950. Mësova se gjatë
lluar jashtë Kishës dhe më së shum- Ringritja e Kishës Orthodhokse të mësojë kushdo. Unë mësova se shekullit të 20-të ka pasur klerikë
ti në dëm të saj. Qëndrimi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë [1991- krishterimi apostolik është predi- të shuguruar dhe të tillë që nuk e
vetë, siç shprehet autori, ka qenë i 2012] vjen për ta historizuar këtë kuar jo vetëm rreth e përqark në kanë marrë shugurimin kanonik.
mjaftuar me pohimin lakonik “Të proces, për ta certifikuar dhe vër- Illyricum, por edhe në anësoret e Mësova se çfarë pengese e jashtë-
të mjaftojë Perëndia!”. tetuar me interpretime dhe doku- Via Egnatia-s, një prej arterieve ori- zakonshme ishte për bashkësinë
Ekspansioni propagandistik nga mente që kanë munguar. entuese të rëndësisë parësore në orthodhokse boshllëku ligjor në të
njëra anë, shpesh i shoqëruar edhe Fortlumturia e Tij Anastasi është Mesdhe. Mësova se periodizimi i cilën u gjend Kisha e saj në fillimet
me mbështetje të drejtpërdrejtë apo autor i disa dhjetëra veprave, me historisë së Kishës Orthodhokse të e shoqërisë së hapur, kur i vetmi
të tërthortë politike; dhe qëndrimi karakter shkencor, teologjik, filozo- Shqipërisë nuk e ndjek në mënyrë akt juridikisht në fuqi ishte Tomosi
larg këtij rrafshi të debatit nga ana fik, antropologjik e kulturor. Por kjo simetrike dhe analoge historinë e mbi bekimin e Autoqefalisë së Ki-
e Kishës Orthodhokse Autoqefale është një vepër krejt e veçantë, Shqipërisë vetë, ashtu sikurse nuk shës Orthodhokse në Shqipëri i
të Shqipërisë, kanë krijuar një pas- është një vepër misionare, që hedh ka simetri e analogji midis ndarjes muajit prill 1937, që botohet për
qyrë të shtrembër për procesin e dritë në mënyrë prapavajtëse në të së saj etnografike e administrative herë të parë shqip në këtë libër.
vështirë të ringritjes së kësaj Kishe vërteta që dihen keq. me organizimin kishtar të vendit në Mësova se disa dukuri historiko-
në periudhën më të fundme. Libri Ky është një libër nga i cili mund njësi kishtare. Mësova se autoqe- (vijon në faqen 4)
4 NGJALLJA SHKURT 2014

“Shqipërisë i është dashur një ringjallje lazariane


dhe libri është pasqyrë e saj”
(vijon nga faqja 3) me është me rëndësi epokale. Dalja më nisma filantropie dhe solidari- Kishës Orthodhokse të shqiptarëve
fetare, si uniatizmi, nuk ishin pro- prej profanisë dhe besimit të fsheh- teti, duke përfshirë një kontribut në Amerikë, për fat të keq dhe kjo
cese të një historie të shkuar, por të te krishterimi kanonik dhe sakra- shenjues në krizën e madhe të e njohur shumë pak në botën shqip-
edhe përbërëse e zhvillimeve më mentet e shenjta, themelimi i shko- shpërnguljes së shqiptarëve të tare, për shkak se u shkrua në
llës së parë priftërore, ngritja e Aka- Kosovës; restaurimi i monumen- anglisht.
të reja. Mësova se, përkundër hi-
demisë në Shën Vlash, akreditidimi teve historike të Kishës, i ikonave Me këtë vepër Fortlumturia e
storisë së saj të lavdishme, si një
i Universitetit “Logos”, ndërtimi i dhe ikonostaseve; janë vetëm disa Tij na sjell ndër mend një varg kle-
prej kishave më të hershme të
kësaj kishe katedrale ku jemi sot prej atyre nismave që do të mbeten rikësh dijetarë të ndritur, prej Joa-
Krishtit në Evropë, viti 1990 e gjeti
ngjashmërisht me Shën Sofinë, në historinë e Kishës së krishterë safit të Voskopojës, Anthim Alek-
kishën e krishterë lindore të Shqipë-
shkollimi e dorëzimi kanonik i mbi në përgjithësi, madje dhe të histo-
risë me gjithsej 12 meshtarë e 3 sudhit - mikut të dijes, siç njihej nga
150 priftërinjve shqiptarë; hiroto- risë së besimeve në Shqipëri.
dhjakonë të gjallë, pa asnjë episkop, të gjithë; Joakim Martinianit e
pa asnjë mitropolit. Mësova se sa nisja e episkopëve të parë vendës; Veprës ia shtojnë rëndësinë një Evllogj Kurillës, deri tek studiuesit
e vështirë ka qenë ta mbash kryqin rithemelimi i mitropolive të Beratit, varg dokumentesh të rendit parësor e kohëve më të reja, si Theofan
për vetë Kryepiskopin Anastas, në Gjirokastrës dhe Korçës; funksio- për Kishën, besimtarët e saj dhe Popa, Dhimitër e Kristofor Beduli,
nimi i një rrjeti shkollash të profili- popullin shqiptar. Hirësi Joan Pelushi e mjaft të tjerë.
kushte të fyerjeve, denigrimeve,
mosbesimit dhe paragjykimeve. zuara si lice, gjimnaze dhe të tjera Një vepër të ngjashme pati Vepra të tilla të përforcojnë bindjen
Mësova se institucionalizimi i hie- profesionale, ndër të tjera dhe i një shkruar në gjuhën angleze në vitin se kult e kulturë nuk mund të
rarkisë kishtare brenda Kishës shkolle për muzikën bizantine; shu- 1958 Theofan Noli, Kryeepiskop i ndahen.
Orthodhokse Autoqefale, rindërtimi
administrativ i saj, krijimi i Sinodit
të Shenjtë kishtar dhe formimi i
klerit të të gjitha niveleve kanë qenë
“Libri është model modestie...”
sfida të jashtëzakonshme, jo më pak
një nga anëtarët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
të vështira se ringritja e kishave, Prof. dr. Vasil S. Tole
Shqipërisë, i pagëzuar dhe banues në Shqipëri i them
manastireve, enorive, shkollave,
Faleminderit atyre që e sollën paqen mes nesh!
akademive dhe universiteteve. Më-
sova se në mënyrë të pabujshme Libri i Hirësisë së Tij na rikujton, se ringritja e
Kisha Orthodhokse e Shqipërisë Kishës Orthodhokse është bërë përmes një procesi
përballoi me dinjitet përdallimin kompleks i cili përfshin si ringritjen materiale por edhe
përmes ligjit, siç qe rasti i projektit atë shpirtërore të saj, pra që rindërton nga themelet
të kushtetutës së vitit 1994, duke kishat dhe vendet e kultit dhe paralelisht me to ringre
arritur shkallën më të lartë të legjiti- dhe mbjell te shpirtrat e njerëzve, besimin e pastër
mitetit të saj me Statutin e ri të vitit ndaj Zotit, deri dje të munguar për ta.
2006, i vetmi statut në historinë e
Libri i Hirësisë së Tij është njëkohësisht edhe një
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
shembull morali dhe pune të përkorë, pasi e shpjegon
Shqipërisë që është në harmoni me
ringritjen e Kishës Orthodhokse si proces që ka
Tomosin mbi autoqefalinë dhe
njëherësh me Kushtetutën e Shqi- ndodhur: ditë pas ditë, gur pas guri, fjalë pas fjale
përisë të vitit 1998. e notë pas note... Vetëm tani ne mund të shohim atë
të plotë, ashtu siç merr formën e tij një mozaik kur
Shqipërisë i është dashur një
vendoset në të edhe copëza e fundit, se kjo kryepunë
ringjallje lazariane, dhe libri i Fort-
është bërë pa rënë në protagonizmin vetjak, pa rrahur
lumturisë së Tij, Anastasit është
gjoksin dhe pa trongëllitur kambanat e fitores, pra pa
pasqyrë e kësaj ringjalljeje, e cila
Libri fillimisht na ndriçon faktin se ringritja e Kishës u dukur në kryerjen e këtij misioni fatmirë… Sa më
ka si pikënisje predikimin e Ungjillit
Orthodhokse është në thelb një akt madhor paqeje, e sipër, vetë Libri është model modestie, pasi Ringritësi
të Krishtit në rrënojat e kishave të
vjetra, në sheshe publike, deri shu- cila vjen pas vitesh të egra mungese dhe zhbërjeje dhe Ringritësit e tjerë nuk kërkojnë të marrin asgjë
gurimin e një meshtari në Korçë institucionale të Kishës Orthodhokse, si dhe pas vitesh me vete nga gjithçka kanë bërë, kjo pasi, ringritja
në ballkonin e një familjeje besim- përgjimesh dhe persekutimesh të besimtarëve të saj shpirtërore ka ndodhur në zemrën dhe shpirtrat e
tare. Nisur prej kësaj pike refe- gjatë sundimit otoman dhe diktaturës komuniste. njerëzve, kurse ajo materiale është e ngulitur këtu, në
rence, ajo që ka ndodhur me Ki- Përmes këtij libri, Kryepiskopi dhe Kisha Orthodhokse tokën e Shqipërisë, për ta gëzuar brezat me radhë
shën Orthodhokse Autoqefale të si institucion hyjnor dëshmojnë se paqja mes njerëzve dhe pa e marrë ndokush me vete si të ishte pronë
Shqipërisë gjatë 22 viteve të fund- është në fund të fundit qëllimi kryesor i tyre. Unë si vetjake.
SHKURT 2014 NGJALLJA 5

Simeoni i Drejtë - Shembull i predispozitës së mirë


Më 2 shkurt festojmë Ipapandinë e Zotit tonë ishte njeri i drejtë dhe shpresëtar...dhe ndonjë shenjë, por në fakt asnjë shenjë nuk u
dhe në datën 3 kujtimin e shën Simeon Shpirti i Shenjtë ishte mbi të” (Llk. 2:25). ofroi, përkundrazi, megjithëse ata shihnin dhe
Perëndipritësit (në gr. Èåïäü÷ï ò), njeriun pra Simeoni pra ishte një hebre, nga radhët e më- dëgjonin fjalën e Tij, Ai me paravoli u fshehu
që mbajti në krahët e tij Krishtin foshnjë, kur Ai suesve të Ligjit, i cili kërkonte të mësonte rreth atyre misteret e Perëndisë. I verboi, i shurdhoi
u paraqit në Tempull sipas Ligjit dhe Traditës Perëndisë. Megjithëse dyshonte për vargun e dhe u bllokoi mendjen, me qëllim që as të mos
judaike. profecisë së Isaias (Is. 7:14), ai ishte njeri i drejtë shohin, as të mos dëgjojnë dhe as të mos
Kush ishte Simeoni? e shpresëtar; dhe më tepër, kishte predispozitë kuptojnë (Is. 6:9; Mt. 13:13-14; Jn.12: 39-40).
Ai ishte një njeri shpresëtar dhe i drejtë (Llk. të mirë. Kjo gjë ndodh shpesh, atje ku ka Së dyti, fjalët profetike që plaku Simeon i
2:25). Një traditë, të cilën e përmendin disa predispozitë të mirë dhe nëse dikush kërkon ose drejtoi Nënës së Zotit se: “ky [djalë] do të
kronikanë na thotë se në moshën rinore ishte dyshon, Perëndia nuk zemërohet, madje në këto jetë shenjë kundërshtimi” (Llk. 2:34), janë të
mësues i hebrenjve dhe në një mbledhje, ku ai raste Zoti ia plotëson dëshirën njeriut dhe i vërteta dhe vazhdojnë të jenë bashkëkohore e
së bashku me mësues të tjerë të Ligjit (judaik) dhuron atë që kërkon. të plotësohen me përpikëri të madhe deri në
po përpiqeshin të komentonin disa vargje nga Kështu edhe Simeoni, duke vënë logjikën e ditët e sotme. Nga njëra anë, besimtarët e Kishës
librat e Profetëve, Simeoni tha: “Në librin e tij ose duke u munduar të kuptojë me mendjen skandalizohen dhe mërziten kur shohin disa
Isaias gjeta një varg të çuditshëm: Ja virgjë- e tij profecinë shekullore, fillimisht dyshoi dhe njerëz të luftojnë si të tërbuar Krishtin pa ndonjë
resha tek do të mbarset dhe do të lindë djalë arsye. Por, nga ana tjetër, ata që nuk i besojnë
(Is. 7:14). Kjo do të thotë se një vajzë e virgjër Zotit shumë herë habiten duke thënë se si ka
do të mbetet shtatzënë. Unë jam shumë kurioz mundësi që ekzistojnë shumë njerëz në këtë
për faktin se si mund të lindë një virgjëreshë botë që E ndjekin me durim dhe me besim
dhe më tepër si mund të lindë Perëndia?! Krishtin e kryqëzuar!!! Kështu, për njërën palë
Prandaj nuk besoj se do të ndodhë kjo gjë Krishti është skandal dhe marrëzi (Kor. I. 1:23)
kurrë në botë”. Këto tha Simeoni dhe papritur dhe njëkohësisht për besimtarët [palën tjetër]
një dorë i dha një shuplakë të fortë e i tha: “edhe po i njëjti Krisht është fuqia dhe mençuria e
do ta shohësh Krishtin edhe do ta prekësh Perëndisë (Kor. I. 1:24), është shpëtimi i vetëm
me duart e tua”. Pas kësaj ngjarjeje ai ishte i njerëzve. Me këtë mënyrë Krishti bëhet
duke ecur anës një lumi dhe hodhi unazën e vet “shenjë kundërshtimi”.
brenda në ujë e tha: “Në qoftë se e gjej këtë Me gjithë këto, Jisu Krishti, nëpërmjet
unazë përsëri, atëherë kjo thënie do të Kishës sonë të shenjtë, për shekuj me radhë
realizohet”. Po të njëjtën ditë, kur Simeoni u ul vazhdon të na këshillojë e të na japë kurajë,
për të ngrënë drekë së bashku me mësues të duke na thënë: “mos u skandalizoni” (Jn.16:1)
tjerë të Ligjit, në barkun e peshkut që do të hante dhe “mos ki frikë, o grigja e vogël” (Llk.
gjeti unazën. Menjëherë, u bind për vërtetësinë 12:32). Nuk e ka fajin Zoti, as nuk ulet dhe as
e profecisë dhe u mënjanua nga bota në një nuk humbet asgjë nga hyjnia e Tij Krishti, sepse
vend në Jerusalem, që ende dhe sot quhet disa njerëz të vegjël e të pamend e luftojnë dhe
“ôï êáôÜ ìüíáò” = vendi i vetmisë. Atje ai priste e hedhin poshtë. Ne jemi të bindur se Jisu
me dekada të tëra plotësimin dhe realizimin e Krishti është drita e botës (Jn. 1:9; 9:5; 12:46).
saj. Në atë vend ai priste me durim, kreshmë për momentin nuk besoi, jo se ishte i pabesë. Gjithashtu, dimë se dhe ata që janë mëkatarë
dhe lutje Birin e Virgjëreshës, që prej rinisë së Është tjetër gjë kjo dhe tjetër për ata njerëz që të papenduar dhe duan veprat e tyre mëkatare
tij e deri në pleqëri shumë të thellë. nuk besojnë te Zoti dhe dyshojnë e hedhin poshtë e të errëta, nuk e duan dritën, prandaj edhe
Dhe kur Virgjëresha e Përmbishenjtë Mari gjithçka. Këta të fundit, megjithëse mund të mbyllin sytë që të mos shohin (Jn. 3:19-20).
lindi Krishtin Perëndi dhe ditën e dyzetë e pa- shohin haptazi dhe të binden për ekzistencën e
Sidoqoftë, Zoti na pret të gjithëve që të
raqiti foshnjën në Tempull - sipas urdhrit të Moi- Perëndisë, verbohen akoma dhe më shumë.
kthehemi në rrugën e dritës (shih Urata e shën
siut (Eks. 13:15) - plaku Simeon e priti Krishtin Shkaku qëndron në faktin se ata kanë predis-
Vasilit te Shërbesa e Kungimit). Për këtë edhe
dhe e mbajti në krahët e tij me gëzim të papër- pozitë të keqe. Çdo gjë e mirë dhe pozitive që
Kisha jonë lutet që të gjithë njerëzit të pranojnë
shkruar dhe tha fjalët e njohura: “Tani përlë- mund të ndodhë në shoqëri për ta është e keqe
Jisu Krishtin si Perëndi dhe Shpëtimtar dhe ta
shoje shërbëtorin tënd, o Zot, sipas fjalës sate dhe negative. Çdo gjë që e drejtë dhe saktë
duan Atë. Nëse dikush këmbëngul dhe nuk i
me paqe, sepse sytë e mi panë shpëtimin është e shtrembër dhe e gabuar. Çdo gjë që
beson, sepse ka frikë nga veprat e tij të liga ose
tënd” (Llk. 2:29-30). Duke u bazuar në traditën mund të ndërtohet me mundime e sakrifica, për
nuk dëshiron që të shkëputet prej tyre, kjo është
e mësipërme mësojmë se Simeoni ishte mbi 100 ata është një “çiban i rrezikshëm”, i cili duhet
përgjegjësia e tyre.
vjeç (afro 110-120), kur sytë e tij të pastër, pro- të shkulet dhe të largohet tutje. Çdo njeri i drejtë,
fetikë, plot gaz e mall panë në fytyrën e foshnjës, i dashur, moralshëm dhe filantrop është hipokrit Edhe ne besimtarët le të përpiqemi që të
Perëndinë dhe Shpëtimtarin e botës. dhe shfrytëzues i njerëzve. Këta njerëz me të bëhemi më të qëndrueshëm në besim, më
vërtetë vuajnë dhe kurrë Perëndia nuk do t’ua plo- konsekuentë në ruajtjen e porosive të Zotit, më
Nga të dhënat e pakta që disponojmë për
tësojë dëshirat dhe asnjëherë nuk do t’iu zbulojë shpresëtarë, më të drejtë, më të shenjtë në jetën
jetën e tij, ato që na përshkruan ungjillori Lluka,
asgjë. Të tillë ishin shumë farisenj në kohën para tonë që të denjësohemi të mbajmë Krishtin jo
por edhe nga fjalët e tij profetike që i tha Nënës
dhe pas Krishtit. Njerëz të tillë ka pasur plot vetëm në krahët tanë - si Simeoni i Drejtë - por
së Zotit, do të veçonim dy pika:
për shekuj me radhë. Të shumtë janë edhe në kryesisht në zemrat dhe në gjithë qenien tonë.
Së pari, Ungjilli na thotë: “Ishte një njeri
në Jerusalem që e kishte emrin Simeon, i cili ditët tona. Ata kërkonin që Perëndia t’u shfaqte Arkimandrit Kozma Sovjani
6 NGJALLJA SHKURT 2014

HIMNI AKATHIST
Dy janë shërbesat kryesore Përlufteshës gjenerale
për nder të Hyjlindëses: Paraklisi
(i Vogël dhe i Madh) dhe Himni këngët mundëse,
Akathist. Paraklisi shfaq të Tërë- si përhirim që e shpëtove
shenjtën si nënë të dhembshur dhe
ndërmjetuese të besimtarëve në prej tmerreve, qyteti yt
vuajtje te Biri i saj. Himni Akathist po të përshkruan,
himnon madhështinë dhe lavdinë
e Virgjëreshës Mari dhe u vendos o Virgjëreshë. Po sikurse
të psalet nga i gjithë populli pas ke fuqi të paluftuarshme
një mrekullie të saj, kur shpëtoi nga
armiqtë paganë Konstandino- prej çfarëdo rreziku
pojën dhe gjithë Perandorinë shpëtomë,
Bizantine (v. 626). Atëherë krye-
qytetasit, megjithëse ishin tej ma-
se po të thërres:
se të lodhur, psalën Himnin duke Gëzohu, o Nuse e
qëndruar më këmbë në shenjë
panusëruar.
mirënjohjeje (Akathistos = jo
ulur). (Ting. IV. Himni Akathist)

Kanuni i Akathistit. Krijim i Josif ODE III. Tus Sus Imnologus. shëm, dhe na shpëtove me dorën jetëdhënëse,
Himnografit: Irmosi të thërresim pra: Nder dhe lavdi gjithënjë mbi ty.
Tingull IV O Zonjë dhe Nën’ e Perëndisë, burim i paso-
ODE I. Anikso To Stoma Mu sur jetësor, ti siguroi gjith’ ata, që të këndojnë Troparet
Irmosi plot me zell, dhe lart në qell ku mbretëron, E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
Ja gojën e çel tani, i frymëzuar prej Shpirtit kurorëzoji me çdo lavdi (2 herë). Me këndime dhe me besë të thërresim
të Shenjtë, dhe këngë do t’i këndoj, Nënës së Hyjlindëse, lum ti mal i Shenjtë që u hijesove
Madhe mbi fron, dhe do ta kremtoj, me valle Troparet prej Shpirtit të Shenjtë, lum ti kandil edhe
buzëqeshur, me zë do t’i shpall kudo, gjithë E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona. shtambë manaprurëse, që i ëmbëlson ndjenjat
çudit’e saj (2 herë). Kallinë qiellor ti na ke mbirë, si arë pa bujq’ e gjithë besnikëve.
dhe pa lërim, lum ti altar i shpirtëshmë shpirtëror,
Troparet ku buk’ e jetës na u vu, lum ti burim i ujërave që E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona. japin jetë Hyjlindëse. Mëshironjëse e botës, Virgjëreshë Hyjlindë-
Si libër të Zotit Krisht, të hirësuar prej se, lum ti shkallë e shenjtë, që nga dheu shpie
Shpirtit të Shenjtë, të pa Kryeengjëlli, Mari E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona. në qell me hir, lum ti, o urë, që çon lavdëronjësit
Hyjlindëse, dhe të tha kështu: Lum ti që sjell Mëshqerrë që demin na ke lindur, qiellor për që prej varreve lart në Parajsën e engjëjve.
gëzimin; mallkimin stërgjyshëror, ti do ta zhdu- besnikët pa cenim, lum ti, o dele e hyjshme, se
kësh krejt. qengjin Perëndi na dhe, mëkatin botëror që ngre, Troparet
gëzohu Zonjë ndërmjetëse. E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona.
E përmbishenjtë Hyjlindëse shpëtona. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Më e lartë prej çdo qielli, Shpëtimtarin e nje-
Adamin e ngrite lart, o Virgjëreshë Hyjlindë- Gëzohu mëngjes i ditës sonë, që Diellin solle rëzve, ti në gjin’ e shenjtë e ke mbajtur Zonjë Hyjli-
se, dhe Ferrin e shtrin përdhe, o Zonj’ e Shenjtë Jisu Krisht, për botën dritë dhe për ne, dhe ndëse, lum ti që ngjeve me gjakun rrobën ndritëse
Mari, lum ti, o pallat i Zotit edhe Mbretit, lum ti, errësirë s’le mbi dhé, dhe Ferrin e demonëve e dhe shkëlqenjëse të Komandantit të Forcave.
o i zjarrti fron i perandorit Krisht. shkatërrove përgjithnjë.
Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë. Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë.
Gëzohu, o lindëse e të pafishkurit trëndafil, Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Ligjvënësin ke lindur, Virgjëreshë Hyjlindëse,
gëzohu se ti po rrit mollën e erëshme, lule e Gëzohu, o derë shpëtimtare, ku Fjala dhe që paligjësitë ua fal të gjithëve darovisht; o
qiellshme e Zotit edhe Mbretit, lum ti, o Biri i vetëm shkoi, Ferrit ia theve dyert, me lartësi pa kufi, o thellësi pa fund, ndërmjetonjëse,
Hyjlindëse, zonjë shpëtonjëse. lindjen e çlironjësit, gëzohu portë e hyjshme, dhe ti na ke ngritur në qiell.
shpëtimtare e ndritshme.
Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin. Tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.
Thesar i virtyteve, që na ke ngritur prej ODE IV O Kathimenos En Dhoksi. Ty që mplekse për njerinë një kurorë të qiell-
varreve, edhe prej kufomave, Zonjë Hyjlindëse, Irmosi shme, ty të përhimnojmë, lum ti Virgjëreshë Hyjli-
lule dhe zambak, aromë për besnikët, temjan Ti që rri midis lavdisë përmbi fronin e hyj- ndëse, lum ti fortesë dhe mbrojtje e të gjithëve,
erëmirë, miro e paçmueshme. shëm, nga një re e lehtë erdhe, o Jisu i përjet- o përkrahëse, strehë dhe përikje e besnikëve.
SHKURT 2014 NGJALLJA 7

Një jetë kushtuar punës së madhe dhe plot hir të hulumtimit


të thellësive të Traditës së Krishterë...
U zhvillua ceremonia e dorëzimit Kryepiskopit Anastas të titullit “Doktor Nderi i Shkencave Shoqërore”,
nga Universiteti Katolik Fordham, Nju Jork

Në datën 28 janar pasdite, në ia keni dedikuar gjithë jetën tuaj


kishën e Universitetit Fordham u shërbyese punës së madhe dhe plot
zhvillua ceremonia e nderimit të hir hulumtimit të thellësive të
Kryepiskopit Anastas me titullin traditës së Krishterë... Universiteti
“Doktor Nderi i Shkencave Sho- e quan veten të bekuar që është
qërore”. një shtëpi për Orthodhoksinë dhe
Në ceremoni, ku morën pjesë që ka të vetmin program ortho-
rreth 500 vetë, anëtarët e bordit të dhoks të studimeve në SHBA.”
fondacionit të Universitetit, stu- Pastaj, ai ftoi Presidentin e Uni-
dentë, klerikë, personalitete, besim- versitetit, z. Josif M. MkKshejn, të
tarë etj., shumë të ardhur nga larg, paraqiste në detaj veprën shumë-
me gjithë temperaturat e acarta, vjeçare të Kryepiskopit.
nderuan edhe Kryepiskopi i Kishës
“Sot Fordhami është krenar të
Orthodhokse të Amerikës, Hirësia
nderojë Hirësinë e Tij Anastas,
e Tij Dhimitri, Mitropoliti i Korçës,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe
Hirësi Joani, Kryepiskopi i New
Gjithë Shqipërisë, një udhëheqës
Englad dhe Dioqezës shqiptare të
frymëzues, i cili gjithmonë bindet
Kishës Orthodhokse në Amerikë,
të shkojë aty ku e thërret Perëndia,
Hirësi Nikoni, Episkopi Dioqezës
qoftë në Lindje, në Afrikë apo në
shqiptare të Kishës Orthodhokse të
Shqipëri - ku triumfoi të ringjallte
Amerikës, Hirësi Ilia Ketri etj.
Kishën Orthodhokse pas tiranisë
Ceremonia u hap nga provosti komuniste”, tha Presidenti i univer-
Stivën Fridman. Në fjalën e tij të sitetit.
hapjes ai theksoi: “Eshtë një gëzim
Presidenti e vazhdoi fjalën e tij
dhe hir i madh t’i urojmë mirëse-
me një përmbledhje të shkurtër të
ardhjen Fortlumturisë së Tij në këtë
biografisë së Kryepiskopit Anastas
ceremoni, duke njohur kontributet
dhe më tej theksoi veprën e tij në
e shumta gjatë jetës së tij në shër-
Afrikë, arritjet e mëdha aty, që për-
bim të komunitetit të krishterë or-
fshinin themelimin e Seminarit të Pa-
thodhoks, në Shqipëri dhe nëpër
triarkanës, ku u dorëzuan 62 prif-
botë, dhe t’i shprehim mirësear-
tërinj afrikanë dhe u bekuan 42 ve-
dhjen në familjen e Fordham, duke
i akorduar këtë gradë nderi.... Ju Dëshmia në të cilën shpjegohen motivacionet e këtij nderimi të lartë (vijon në faqen 8)
nga Universiteti Fordham, Nju Jork.
8 NGJALLJA SHKURT 2014

Një jetë kushtuar punës së madhe dhe plot hir të hulumtimit


të thellësive të Traditës së Krishterë...
(vijon nga faqja 7)
pra leximi nga tetë fise afrikane.
Më pas ai foli për sfidën e madhe,
kur Patriarkana Ekumenike e cak-
toi Kryepiskop të Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë, më
1992. Z. MkKshejn foli për arritjet
e Kishës gjatë këtyre viteve, duke
veçuar ndërtimin e Katedrales
“Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, si
një nga më të mëdhatë në botë,
ndërtimin e Akademisë fetare në
Durrës, nga ku kanë dalë 145 kle-
rikë të rinj, themelimin e një shtëpie
fëmijësh, shkollave të ndryshme
dhe Universitetit “Logos”.
Presidenti veçoi punën bamirë-
se të Kishës jo vetëm për besimta-
rët, por për të gjithë shqiptarët. Nën
udhëheqjen e Kryepiskopit Kisha
shpërndau qindra ton ushqime,
veshmbathje dhe barna për refu-
gjatët e gjithë besimeve gjatë krizës Në ceremoni përshëndeti edhe Fortlumturia e Tij tha: “Lajmi i se për të ruajtur një dialog mirë-
në Kosovë. Në mënyrë të palodhur Kryepiskopi i Kishës Orthodho- mirë është se Biri i Perëndisë, Fjala kuptimi midis komuniteteve të
Kryepiskopi ka dhënë kontributin kse të Amerikës, Hirësia e Tij, u bë njeri dhe u ringjall dhe është ndryshme fetare kanë shumë rë-
e tij për të lehtësuar tensionet në Dhimitri. gjithmonë me ne. Besimi i krishterë ndësi këto vlera: mbrojtja e mjedisit
Ballkan dhe për këtë në vitin 2000 Më pas, fjalimin kryesor në thekson se mishërimi i Perëndisë natyror, kundërshtimi i dhunës kudo,
ai u zgjodh kandidat për Çmimin ceremoni e mbajti Kryepiskopi është dashuri dhe në të njëjtën kohë pajtimi, zhvillimi, drejtësia botërore
Nobel për Paqen. dhe paqja në nivel lokal dhe ndër-
kombëtar…
Fjala e Presidentit vuri gjitha-
shtu në dukje arritjet e Kryepi- …Pra, jemi thirrur të ofrojmë
skopit në fushën akademike. Hirë- të gjitha ngjyrat e spektrit të dritës:
sia e Tij ka studiuar fetë e botës: Dritën e paqes, Dritën e drejtësisë,
Krishterimin, Hinduizmin, Budiz- Dritën e së vërtetës, Dritën e kriju-
min, Taoizmin, Konfucianizmin, eshmërisë, Dritën e shpresës,
Islamin dhe fetë afrikane - në Dritën e ngjalljes, Dritën e dashuri-
vende të ndryshme. Përkushtimi i së… Misioni dhe detyra parësore
tij në dialogun ndërkristian i ka e Kishës është të transmetojë në
dhënë atij njohje ndërkombëtare. çdo qoshe të planetit spektrin e
Ai flet katër gjuhë dhe lexon pesë. plotë të kësaj Drite të Krishtit të
Është autor i një shumice botimesh, Ngjallur, për të bashkuar të gjithë
duke përfshirë këtu dhe një studim njerëzit me burimin e Fjalës,
të Islamit në vitin 1975, i pari i bo- Dashurisë, dhe Dritës, Krishtin”,
tuar në Greqi dhe i pari nga një i përfundoi fjalimin e tij Kryepiskopi
Diploma “Doktor Nderi i Shkencave Shoqërore”. Anastas.
teolog i krishterë orthodhoks.
Në mbyllje të fjalës së tij, Presi- ofron hir hyjnor. Padyshim çdokush Të pranishmit e shumtë nga
Anastas, i cili me shumë përulësi
denti, së bashku me sekretaren e është i lirë t’i pranojë ose t’i ku- shtete të të ndryshme të Amerikës
tha: “Unë jam thjesht një qiri para
bordit të fondacionit të universitetit, ndërshtojë këto mësime, por ma- dhe juridiksione të ndryshme Or-
shenjtorëve”. “Ndarja e Lajmit të
znj. Nora Ahern Grose i dhanë rrëdhëniet e krishtera vazhdojnë të thodhokse u mikpritën nga Univer-
Mirë në një vend Multifetar: Re-
Kryepiskopit Anastas nderimin e shpallin me dashuri se liria për të siteti Fordham në pritjen e orga-
flektime Teologjike mbi Fetë e
lartë, “Doktor Nderi i Shkencave dashur nuk është e kufizuar nga nizuar me këtë rast.
tjera”, ishte tema të cilën ai ndau
Shoqërore”. me të gjithë pjesëmarrësit. feja e të tjerëve... Kemi kuptuar Korresp. i “Ngjallja”
SHKURT 2014 NGJALLJA 9

KRESHMA E VËRTETË
Leximi i sotëm i Ungjillit i parapërgatit të duke ndjekur të mirat materiale, ata ndihen këto gjëra, njeriu duhet të mbyllë sytë ndaj
krishterët për periudhën e Kreshmës së Madhe. gjithnjë e më të pasigurt. dritave të kënaqësisë dhe të nevojave materiale
Krishti ngul këmbë në tri pasurime: kreshma, Sepse jeta është e shkurtër dhe këto lloj dhe t’i çelë në botën e adhurimit për Perëndinë
vënia e thesarit qiellor dhe shikimi i pastër. pasurish nuk e shoqërojnë njeriun në varr. dhe të dashurisë për njeriun.
Kreshma është një ngjarje personale. Do Megjithatë njerëzit rrallëherë kujtohen se janë Le të sjellim këtu ato që lexojmë në Zbulesë
të thotë largim nga ushqimi. Natyrisht, njeriu të vdekshëm, të përkohshëm. E ka fajin pak për të pasurit mburravecë, për thesaret që
ka nevojë për t’u ushqyer që të mbijetojë. Por syri. Sa më i pangopur të jetë syri, aq më shumë mblidhen dhe për pasuritë e ndryshme. “Nuk
nuk duhet të hajë të tjerët me anë të zilisë, kërkues bëhet barku i njeriut. Në shoqërinë e di se ti je fatkeq dhe i mjerë, i varfër, i verbër
smirës, shfrytëzimit dhe shtypjes. Madje edhe tonë të konsumit kjo gjë ndodh gjithnjë e më dhe i zhveshur. Të këshilloj të blesh prej meje
vetë veten e tij me anë të ankimit fatkeq, shpesh. ar të provuar në zjarr, që të bëhesh i pasur dhe
grindjes dhe mazokizmit. Janë aq të mëdha ato që njeriu shikon rroba të bardha të veshësh, që të mos duket
Ushqimi i nevojshëm nuk është mirë të përreth, sa shpesh bie në kurthin që i do të turpi i lakuriqësisë sate dhe lyeji sytë e tu me
kthehet në një skllavëri dhe barrë trupi e tepërt, gjitha dhe i vjen keq që nuk mundet t’i përftojë. kolir që të shohësh” (Zbulesa 3:17-18).
madje ka njerëz që harxhojnë shuma të mëdha Le të mos i hyjnë në punë apo s’ka gjë se nuk Koliri është pendimi, vetëpërmbajtja, falja,
për të rrëzuar peshën e tepërt të trupit. janë të domosdoshme! njeridashja, ushtrimi kundër grumbullimit të
Por lakmitarët, edhe nëse nuk jepen pas Ushqimi dhe të mirat e konsumit janë të pasurisë dhe lavdisë së kotë. Këto e çelin dhe
ëndjeve të grykësisë, kjo haset shpesh, mble- domosdoshme për të mbijetuar. Por nevojitet pastrojnë shikimin tonë dhe e bëjnë të shndrit-
dhin thesare të padobishme. Ata grumbullojnë të kemi masë për nevojat tona. Mbi të gjitha shëm.
pasuri të tundshme e të patundshme, sende të njeriu jeton me vizionin, dashurinë, njeri-
çmuara, për t’i përdorur kur të jetë e nevoj- dashjen. Ka nevojë të ushqejë frymën e tij, Marrë nga libri “Si do të besojnë po të mos
dëgjojnë?” i (†) Apostol Papakonstandini
shme. Në këtë mënyrë ndihen të sigurt. Por ndjenjën e tij, kërkimin e tij. Që të realizohen

Kishat orthodhokse të Steblevës


Stebleva e sotme është krijuar si rezultat i
bashkimit të fshatrave, Steblevës së Vjetër -
Kutles dhe Strebrenovës - Gradishtës. Stebleva
e Vjetër ka lëvizur kryesisht për mungesë të
ujit dhe nga erërat që e rrihnin nga të katër anët,
si dhe nga emigrimet e banorëve. Banorët
ngritën objekte të reja kulti, por deri vonë shfry-
tëzuan dhe objektet e kultit në vendbanimet e
vjetra, sidomos ato të Strebrenovës.
Stebleva e vjetër - Kutles, ka pasur 4 kisha.
Një kishë brenda fshatit, ku rrënojat kanë qenë
deri tani vonë dhe tri kisha përgjatë rrugës për
në Klenjë, njëra në sheshet e Kutles në anën e
majtë të rrugës. E dyta, në shpatin e malit,
përballë saj, nën malin e Pishteicës dhe e treta
më tej, te lisat e mëdhenj, në drejtimin e Klenjës.
Strebrenova ka pasur dy objekte, manastirin, Jabllanica, etj. Vinin dhe në Spasovden, “Shën vepruar më parë. Që atë ditë që u ngritën kryqet,
“Shën Sotiri” dhe kishën “Shën Spasi”. Rrënojat Spasi”, sepse Stebleva në këtë ditë ngrinte pasdite ra shi.
e manastirit kanë qenë deri vonë. Shenja ka dhe kryqet dhe këtu kalonin gjatë këtij procesioni. Në Steblevën e Re, objektet më të vjetra të
sot, ka pasur dhe varreza, ku më 1902 aty është Për këtë procesion në Steblevë tregohet dhe kultit kanë qenë kisha tek lisi mbi shtëpinë e
varrosur prifti Vangjel Rajku me 9 priftërinj. për një ndodhi. Aty nga fundi i shekullit të 19-të Cvarkajve në fshat, dhe e dyta në themelet e
Orthodhoksët e Steblevës, në këto objekte një mëkëmbës turk i kërkon qefajlive të xhamisë së fshatit, ku sot mbi themelet e
kulti, tek “Marko Dobica” vinin tri herë në vit. Steblevës që orthodhoksët të mos i ngrenë xhamisë së vjetër është ngritur e reja që i shërben
Më 7 prill, në festën “Bllagoec”(“Ungjillëzimi i kryqet. Qefajlitë biseduan me priftin dhe për tre besimtarëve myslimanë të fshatit.
Hyjlindëses”), më 19 gusht për festën vjet rresht nuk u ngritën kryqet. Për çudinë e të
Por kisha që i ka shërbyer Steblevës për
“Probrazhovenjë” (“Shën Sotiri”), që ishte dhe gjithëve, në këta tre vjet ra fare pak shi, dhe
qindra vjet ka qenë kisha “Sveti Nikolla” (“Shën
festë e fshatit. Këtu vinin me miqtë e ardhur bereqeti nuk u bë sa e si duhet. Atëherë vetë
qefajlitë vajtën te prifti që të veprojnë siç ka (vijon në faqen 10)
nga Klenja, Gjinoveci, Sebishti, Leshnicani,
10 NGJALLJA SHKURT 2014

Kalendari
Kishat orthodhokse të Steblevës
i Liturgjive Hyjnore,
(vijon nga faqja 9) dhështore kodra me vakëfin “Markoa Vakëfi “Na Izvor”. Është një
Dobica”, e mbuluar me dru lisi. Këtu
MARS 2014
vakëf tjetër i Steblevës, në lindje të
Nikolla”), e shembur tani vonë. kanë qenë ndërtuar manastiri i saj, në Vollnisht. Ky burim herë ka, 1 E Shtunë † Oshdg. Evdhokia.
Rrënojat janë dhe sot. Për këtë “Shën Sotirit” dhe kisha e “Shën herë nuk ka ujë. Thonë se kur ka Dësh. Markeli e Andonina. (Bulmet
kishë ka edhe një legjendë. “Ortho- Spasit”. ujë në Steblevë, nuk ka ujë në
e peshk)

dhoksët e Steblevës donin të ndër- Për këtë vakëf ka legjenda e Modric dhe anasjelltas. 2 E DIEL † TË LIDHURIT E
tonin kishën poshtë fshatit. Filluan tregime. Legjenda thotë: “Kur po DJATHIT (Falja e kreshmimi).
Vakëfi “Na Vorf Leska”. Ky
të çojnë atje materialet dhe çdo ndërtohej kisha, sollën nga mali Dësh. Isihi e Eftalia.
vakëf është mbi lagjen “Leska” të
mëngjes që ngriheshin materialet trarët dhe i lanë në afërsi me 3 E Hënë E Bardhë. Dësh. Eftropi,
Steblevës, në lindje të saj.
nuk i gjenin atje, por i gjenin lart mendimin që të nesërmen t’i çojnë Kleoniku, Vasilisku. (Fillon Kreshma)
mbi fshat, në një shesh të vogël. Vakëfi “Koja Shuma”. Në 4 E Martë E Bardhë. Osh. Gjerasimi
në vendin e duhur. Kur erdhën në
Besimtarët u habitën nga kjo dhe këtë rast i gjithë mali “Koja Shuma” në Jordan. Dësh. Pavli dhe Juliana.
mëngjes trarët nuk i gjetën atje ku i
vendosën që kishën ta ndërtojnë atje është vakëf i fortë. Ngrihet në 5 E Mërkurë † Oshd. Kononi. Ko-
kishin lënë, por atje ku duheshin”.
verilindje të fshatit. Vetë fshati non kopshtari. Dësh. Arkelau etj.
ku shkonin materialet. Dhe ashtu u
Vakëfi “Sveta Nedela” kishte vendosur (nuk i dihet se kur 7 E Premte † Hierod. Efremi,
bë…, kisha u ndërtua aty.” Vasileu, Evgjeni etj. Pavli i thje-
(“Vetria Buka”) (Shën e Diela). e ka marrë këtë vendim), që në
Thuhet se ka pasur kishë edhe Është një nga vakëfet shumë të shtë. (I e Akathistit)
këtë mal (vakëf) të mos pritej as
në vendin e quajtur Popojca. rëndësishëm që e rrethojnë Steble- 8 E Shtunë † Mrekullia e grurit nga
lëndë drusore, as gjeth. Sh. Theodhori. Ap. Ermia. Osh.
Vakëfet e Steblevës vën. Gjendet në lindje të saj, në
Për këtë vakëf gjithashtu tre- Theofilakti.
sheshet e Vollnishtës. Ka burim uji
Si asnjë fshat tjetër Stebleva gojnë: “Në vitet 1946-1947, në ndër-
shërues dhe ahe të mëdhenj. Vitet 9 E DIEL † I KRESHMËS (E Ortho-
rrethohet nga kisha dhe vakëfe. Në tesat e hotelit të Vait Kormakut dhe
e fundit steblevasit e kanë pastruar, dhoksisë). 40 dësh. e Sebastisë.
jugperëndim është vakëfi “Marko të botores u sistemuan disa ushta-
sistemuar, e rregulluar mirë. Lagjja 12 E Mërkurë † Omol. Theofani.
Dobica”. Në lindje është vakëfi rë. Në dimër ata mbetën pa dru, Grigor Dialogu. Simeoni, Theologu
“Leska” e fshatit në shekuj në
“Sveta Nedela” (Shën e Diela). Po kërkuan leje në fshat dhe fshati dha i ri.
Shën Gjergj është mbledhur këtu,
në lindje janë dhe dy vakëfe të tjera leje që të prisnin në një qoshe të 14 E Premte † Osh. Benedikti.
myslimanë e orthodhoksë, ku kanë
“Vorf Leska” dhe “Na Izvor”. Në vakëfit. Ushtarët shkuan dhe prenë Omol. Efskimi i Lampsakës. (II e
kënduar e vallëzuar gjithë ditën. Kjo
verilindje është vakëfi “Koja Shuma” disa drurë, donin të prisnin edhe disa Akathistit)
traditë vazhdon dhe sot.
dhe në veri janë kishat e vjetra të të tjerë, por nuk mundeshin. Diçka 15 E Shtunë † Ap. Aristovuli nga
Tregojnë, se çdo të diel maji, kë- i shtynte nga mbrapa. Ata ikën me të 70-t , i Britanisë. Dësh. Agapi,
Kutles. Në fshat janë vendet e ki-
tu vinin dhe nga fshatra të tjerë për vrap. I lanë edhe ato që kishin pre- Romili.
shave të vjetra e të reja, si dhe xha-
të kërkuar shërim (lanin fytyrën, rë.” Këtë ngjarje ushtarët vetë ia
mia e re që ngrihet në mes të fshatit. 16 E DIEL † II KRESHMËS (Grigor
pinin ujë, linin diçka dhe kur iknin treguan fshatarëve. Pallamai). Dësh. Savini, Juliani.
Vakëfi “Marko Dobica”. Në mbushnin ujë dhe e merrnin me
19 E Mërkurë † Dësh. Krisanthi e
jug-perëndim të fshatit ngrihet ma- vete.) Cvetan Mazniku Daria. Dësh. Klaudi, Ilaria, Mauri.
21 E Premte † Omol. Jakovi. Dësh.
Filimoni e Domnini. (III e Akathistit)
Me www.orthodoxalbania.org 22 E Shtunë † Hierod. Vasili.
do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Dëshg. Kaliniqi. Dëshg. Dhro-
sidha.
Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj
23 E DIEL † III KRESHMËS (Falja
zyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe
e Kryqit). Dësh. Nikoni e 199
informacionin e saj edhe në internet. nxënësit e tij.
25 E Martë † Ungjillëzimi i Hyjli-
Ajo i njeh vizitorët e saj me:
ndëses (Vangjelizmoi). (Vaj, verë e
- besimin e krishterë orthodhoks, peshk)
- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave 26 E Mërkurë † Mbledhja e Kr/
institucionale, engjëllit Gavriil. 26 dësh. në Gotí.
- lajmet më të fundit, (Vaj e verë)
28 E Premte † Ap. Herodioni nga
- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e
Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor, të 70-t. Osh. Ilarioni i ri, Stefani. (IV
kulturor që ofron në shoqëri,
e Akathistit)
- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe muzikor e filmik.
29 E Shtunë † Hierod. Marku i
manastireve, Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip, Arethusës. Dësh. dhjak Kirili,
- botimet kishtare etj. anglisht e greqisht. Varahisi etj.

30 E DIEL † IV KRESHMËS (J. i


Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me
Shkallës). Osh. Joani i Shkallës. Pr.
www.orthodoxalbania.org Joadi.
SHKURT 2014 NGJALLJA 11

Veprimtari të Zyrës Diakonia-Agapes të Kishës

Dita e Evropës Lindore


Edicioni i 26-të i Ditës së Evropës Lindore, bashkëpunim me institucionet lokale dhe rrësit patën rastin të prezantohen edhe një herë
i mbajtur nga organizata humanitare zvicerane qendrore. me nismat sociale dhe zhvilluese të Kishës Or-
HEKS, më 25 janar 2014 në Zyrih, mblodhi së thodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e cila prej
Diakonia Agapes ushtron aktivitetin e saj që
bashku pesë organizata joqeveritare nga ky vitesh është e pranishme me përpjekjet e saj
prej vitit 1998, me misionin të shprehë dashurinë
rajon, për të prezantuar tek të ftuarit kryesisht për përparimin e shoqërisë shqiptare dhe ba-
sakrifikuese të Perëndisë për të gjithë
nga Zvicra, shërbimet sociale në ndihmë të shkekzistencës në një shoqëri me dashuri.
njerëzimin duke punuar veçanërisht me grupet
grupeve në nevojë.
sociale më në nevojë të shoqërisë. Gjatë
Oltiana Thoma
Kryefjala e takimit ishte bashkëpunimi mes aktivitetit “Dita e Evropës Lindore”, pjesëma-
organizatave joqeveritare dhe institucioneve
publike në sektorin social. Këtë vit, i cili ishte i
treti për nga pjesëmarrja, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, u prezantua me aktivi-
tetin e zyrës së saj, Diakonia Agapes, dhe kon-
kretisht me projektin “Fuqizim dhe praktika
institucionale gjithëpërfshirëse për komunitetin
Egjiptian të Shushicës, Elbasan”.
Projekti i cili financohet nga HEKS, gjatë
periudhës korrik 2013 - maj 2014, synon të rrisë
ndërgjegjësimin e komunitetit Egjiptian, si dhe
institucioneve publike në Shushicë, për të drejtat
e minoritetit Egjiptian. Aktivitetet synojnë të
përcjellin mesazhin e domosdoshmërisë së
njohjes dhe zbatimit të kuadrit ligjor nga in-
stitucionet publike, me qëllim fuqizimin dhe
rritjen e përfshirjes sociale të këtij komuniteti.
Ajo që u vlerësua ndër të tjera nga pjesëma-
rrësit në aktivitet, ishte mënyra e zbatimit të
këtij projekti nga Diakonia Agapes, që i jep për-
parësi fuqizimit të degës së re lokale të sho-
qatës “Sfinksi” të Egjiptianëve të Shqipërisë,
për përfaqësimin e këtij komuniteti, identifiki-
mit të problemeve, gjetjes së zgjidhjeve në

Përsëri një masakër të krishterësh në Nigeri


NGJALLJA
Organ i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë

Themelues:
Kryepiskopi Anastas

Del nën kujdesin


e Këshillit Botues

Kryeredaktor: Thoma Dhima

Adresa:
Kryepiskopata Orthodhokse,
Rruga e Kavajës, Nr. 151
Tiranë
Tel: (04) 2234 117, 2235 095.
Fax: 2232 109
Shtypur Vetëm në ditët e fundit ekstremistët islamikë kanë bërë disa masakra kundër të krishterëve.
në shtypshkronjën “Ngjallja” Vetëm në njërën prej tyre janë vrarë 100 vetë. Ekstremistët kanë vrarë edhe myslimanë të moderuar,
që e kundërshtojnë dhunën.
12 NGJALLJA SHKURT 2014

Kompleksi i Katedrales së re
“Ngjallja e Krishtit”,
Gjirokastër

Festim i trefishtë
Në kishën “Ungjillëzimi i Hyjli-
ndëses” në Tiranë, dt. 22.1.2014,
në praninë e Sinodit të Shenjtë të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, u kremtua në mënyrë
panegjirike festa e Shën Anastas
Persianit, emër të cilin mban dhe
Kryepiskopi ynë Anastas. Në këtë
ditë të shënuar, gëzimi ishte i tre-
fishtë. U dorëzua në gradën e dhja-
konit Stephan Ritsi, misionar nga
SHBA, i ardhur rishtas me bashkë-
shorten e tij Aleksandra, për të kon-
Atë Martini dhe priftëresha Urani shërbyen për shumë
tribuar në Kishën tonë. Ndërsa atë
vite në Shqipëri, duke kontribuar në ringritjen e Kishës
Gjerasim Çakallit iu dha grada e kryq-
sonë. Këtë traditë tani po e vazhdon i biri Stephan, i cili
mbajtësit (stavroforit), për kontribu- zin kishtar “Kryqi i Nderuar” në Sukth. Në ka ardhur bashkë me bashkëshorten për të kontribuar
tin e tij të vazhdueshëm në Mana- fund të gjithë të pranishmit vizituan dhe uruan në ecjen e mëtejshme të saj. Në foto familja Ritsi gjatë
stirin e Shën Vlashit dhe në Akade- Kryepiskopin te salla e veprimtarive shpirtë- shërbimit në Afrikë, ku atë Martini kishte shkuar përpara
minë Teologjike, dhe tani në gjimna- rore, pranë kishës. ardhjes në vendin tonë.

You might also like