Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 12

NGJALLJA

NËNTOR 2014 NGJALLJA 1

Nr. 11 (262) Viti XXII i botimit NËNTOR 2014 Çmimi 20 lekë

Zgjerim dhe zhvillim i kopshteve të Kishës

Që nga viti 1995, kur me kujdesin e Kryepi- një staf i kualifikuar dhe me arsim përkatës, që është bërë e mundur që pagesa të jetë simbo-
skopit Anastas u hap i pari kopsht në Tiranë, trajnohen në mënyrë periodike me metodat më like.
pranë kishës së Ungjillëzimit e më vonë në Du- të fundit të mësimdhënies. Në total stafi i kop- Sot në gjithë vendin funksionojnë këto kop-
rrës, Korçë e kështu me radhë, vit pas viti deri shteve përbëhet nga rreth 100 persona, nën mbi- shte: në Tiranë (2), Durrës, Kavajë, Elbasan (2),
me sot, numri i tyre ka arritur në 21 të tilla, në këqyrjen e sektorit përkatës pranë Fondacionit Cërrik, Gramsh, Shkodër (2), Berat, Vlorë,
të gjithë vendin. “Fryma e Dashurisë”. Ky fondacion është the- Lushnjë, Gjirokastër (2), Sarandë, Dervician,
Në këto institucione të arsimit parashkollor, meluar nga Kryepiskopi Anastas dhe është fi- Përmet, Tepelenë, Korçë, Pogradec. Këtë vit
pa shumë zhurmë, punohet me seriozitet, për- nancuar në vazhdimësi për të plotësuar veprim- numri i fëmijëve që i frekuentojnë është 818.
kushtim e shumë dashuri për edukimin e vogëlu- tarinë bamirëse dhe humanitare në fushën e edu- Është për t’u theksuar se kopshtit të Tiranës,
shëve. Ata fëmijë që frekuentuan përkujdesjen kimit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- ku kishte shumë kërkesa për regjistrim, i është
ditore të Tiranës në vitin 1995, në moshën 3-5- përisë. Gjithashtu, ngritja dhe funksionimi i tyre
shtuar një godinë e re dykatëshe, totalisht e ri-
vjeçare sot janë mbi 20 vjeç dhe janë pjesë kanë ofruar mundësi punësimi, duke ndihmuar
konstruktuar dhe me kushte optimale, duke u
aktive e komunitetit të Kishës Orthodhokse sadopak në këtë drejtim që mbetet gjithnjë sfidë
Autoqefale të Shqipërisë. për shoqërinë tonë. rritur kapaciteti nga 40 fëmijë në 120. Ky kopsht
Të gjitha kopshtet janë ngritur në mjedise Fëmijët pranohen në to pa asnjë lloj dallimi, funksionon me orar të zgjatur, me ushqim dhe
që janë pronë e Kishës, shumica në godina të fetar apo tjetër, duke pasur përparësi familjet me fjetje, për t’iu përgjigjur kërkesave e nevoja-
reja, të ngritura enkas për këtë qëllim dhe me në nevojë, fëmijët e të cilave përfitojnë bursë të ve të prindërve.
kushte bashkëkohore. Për vogëlushët kujdeset plotë ose të pjesshme. Por, për të gjithë fëmijët, Tjetër e veçantë e viteve të fundit është inku-
adrimi i disa prej kopshteve në shkollat e Ki-
shës, për të siguruar vazhdimësinë e përgatitjes
së fëmijëve. Kjo është zbatuar në Tiranë dhe
në Durrës.
Në zbatim të legjislacionit arsimor, pranë
Fondacionit “Fryma e Dashurisë” është hapur
shërbimi psikosocial, ku psikologu zbaton pro-
gramin përkatës të këshillimit dhe trajtimit të fë-
mijëve, në bashkëpunim me stafin e edukatoreve.
Puna e madhe dhe investimet e shumta për
fëmijët, janë një dëshmi më shumë e impenjimit
të Kishës sonë për edukimin sa më të mirë të
fëmijëve të sotëm, që janë e ardhmja e Kishës
dhe e gjithë shoqërisë sonë.
Elbasan, kopshti pranë kishës së Shën Thanasit. Niko Zharkalli
Fondacioni “Fryma e Dashurisë”
2 NGJALLJA NËNTOR 2014

U mblodh Këshilli i Ri Kleriko-Laik


i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Ditën e shtunë, në dt. 01.11. 2014, në ambi- nga anëtarët e këshillave të Kryepiskopatës Fortlumturia e Tij Anastasi; Mitropoliti i Beratit,
entet e Selisë së Sinodit të Shenjtë në Tiranë, dhe Mitropolive dhe nga Sinodi i Shenjtë. Hirësi Ignati; Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani;
u mblodh Këshilli i Ri Kishtar Kleriko-Laik i Kryepiskopi Anastas pasi falënderoi përsëri Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësi Dhimitri; Epi-
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Këshillin e mëparshëm Kleriko-Laik për ba- skopi i Apollonisë, Hirësi Nikolla; Episkopi i
i përbërë nga të gjithë anëtarët e Sinodit dhe shkëpunimin dhe punën e bërë deri më sot, Krujës, Hirësi Andoni; Episkopi i Amantias,
dymbëdhjetë klerikë e laikë nga të katër dio- paraqiti Këshillin e ri dhe i përgëzoi anëtarët e Hirësi Nathanaili; Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti;
qezat e vendit. Bazuar në Statutin e Kishës tij. Në vazhdim Këshilli u njoh me punën dhe ikonom Aleks Ndoni, ikonom Terti Gjoka, atë
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, të vitit ecurinë e deritanishme të Kishës, detyrat që bu- Mihal Sanellari, atë Joan Merkuri, Beatriçe
2006, nenet 29-32, ky këshill është krijuar nga rojnë nga Statuti i Kishës, ndërsa anëtarët e tij Polo, Ilia Koçi, Robert Papi, Thoma Dalla, Vasil
Sinodi i Shenjtë për administrimin dhe kontrollin paraqitën mendime dhe propozime përkatëse. Kristo, Naum Mile, Ana Baba, Spiro Prifti.
e pasurisë kishtare të kishave të komuniteteve Këshilli i ri Kleriko-Laik përbëhet nga: Zyra e shtypit
dhe manastireve. Këshilli zgjidhet dhe rizgjidhet Kryepiskopi i Tiranës dhe i Gjithë Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

Njoftim
U bë organizimi Më 13 dhjetor 2014
i Këshillit Ekzekutiv do të mblidhet Asambleja e Lidhjes
të Lidhjes së Intelektualëve Rinore Orthodhokse të Shqipërisë
Orthodhoksë të Shqipërisë “Bij të Dritës”
Ditën e shtunë, më 1 nëntor 2014, në ambientet e Qendrës Më 13 dhjetor 2014, në ambientet e Qendrës Kulturore të Kate-
Sinodike në Tiranë, u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Ekzekutiv drales Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, do të mblidhet
të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë. Morën Asambleja e Lidhjes Rinore “Bij të Dritës” e Kishës Orthodhokse
pjesë 13 anëtarët e tij (8 burra dhe 5 gra), nëntë nga tri Mitropolitë Autoqefale të Shqipërisë. Duke u bazuar në Statutin e Lidhjes Rinore,
e Shenjta dhe katër nga Kryepiskopata e Tiranës. Me vendim una- kjo Asamble do të mbledhë përfaqësues të lidhjeve rinore orthodhokse
nim, Këshilli Ekzekutiv i Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të të Kryepiskopatës dhe të tri Mitropolive të vendit për të ripërtërirë
Shqipërisë u organizua si më poshtë: veprimtarinë e kësaj lidhjeje.
Kryetar: z. Robert Andoni, pedagog, Tiranë Lidhja Rinore Orthodhokse “Bij të Dritës”, që përfshin të rinj nga
Sekretar i Përgjithshëm: z. Pirro Prifti, pedagog, Tiranë mosha 18-30 vjeç, e krijuar sipas Statutit të Kishës Orthodhokse Auto-
Zv. Kryetar: znj. Marsilda Menkshi, juriste, Korçë qefale të Shqipërisë, ka si qëllim pjesëmarrjen aktive në jetën e Kishës.
Zv. Kryetar: z. Adrian Naço, pedagog, Gjirokastër Objektivat e Lidhjes Rinore janë:
Financier: znj. Valbona Duri, financiere, Tiranë.
1 - Miqësia: Krijimi dhe forcimi i miqësisë ndërmjet anëtarëve të
Gjithashtu, Këshilli Ekzekutiv i Lidhjes së Intelektualëve
Lidhjes, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme shpirtërore, sociale,
Orthodhoksë të Shqipërisë ndau edhe përgjegjësi të tjera tek
edukuese dhe kulturore.
anëtarët e tij, të cilat janë:
2 - Besimi: Njohja më e thellë e besimit të krishterë orthodhoks
Dega e Arsimit: znj. Anastasi Pite, pedagoge, Tiranë;
(studim i Shkrimit të Shenjtë dhe i Traditës së Kishës Orthodhokse).
z. Thoma Dalla, pedagog, Gjirokastër.
Pjesëmarrja aktive në adhurim, lutje, Liturgji Hyjnore dhe Misteret e
Dega e Botimeve: z. Vasil Tushi, pedagog, Korçë;
tjera të shenjta.
z. Nikolin Gërmenji, arsimtar, Korçë.
3 - Shërbimi: Ndihma për njerëzit në nevojë: të varfrit, të sëmurët,
Dega e Gruas: znj. Theodhora Muka, pedagoge,
jetimët, të moshuarit. Ofrimi i kohës dhe i talenteve të tyre për shërbime
Gjirokastër.
të veçanta të Kishës, për mbrojtjen e ambientit etj.
Marrëdhënie me Publikun: znj. Valbona Duri, financiere,
4 - Dëshmia: Dëshmia e besimit të krishterë orthodhoks në shoqëri-
Tiranë.
në moderne (katekizëm, konferenca, botime, masmedia: gazeta, radio,
Dega e Rinisë: znj. Sevastiani Qako, juriste, Berat;
tv, internet) dhe mbrojtjen e Kishës Orthodhokse nga sulmet e padrejta.
z. Paskal Mamaj, ekonomist, Vlorë.
Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë Lidhja Rinore Orthodhokse “Bij të Dritës”
NËNTOR 2014 NGJALLJA 3

Diplomohet brezi i parë i studentëve


në Shkollën e Muzikës Bizantine

Shkolla e Muzikës Bizantine Në fillim të saj foli Fortlumturia Më pas u ndanë diplomat për më ka për t’iu kërkuar atij në
është tashmë një realitet i bukur. e Tij Anastasi, duke theksuar se: gjashtë studentët që përfunduan këmbim”. Pra, vazhdim të mbarë
Bëhet fjalë jo vetëm për ringjalljen “Është bërë një përpjekje për studimet, brenda një atmosfere fes- që gjithë Shqipëria të gëzojë
e një tradite mijëvjeçare, por edhe shumë vite nga shumë bashkëpu- tive shoqëruar me shumë duar- traditën e bukur të Muzikës Bi-
për një hop cilësor, duke përgatitur nëtorë të shtrenjtë dhe të dashur trokitje! zantine. Por kjo nuk do të thotë
psaltë me njohuri të gjera për muzi- për të pasur sa më shumë psaltë Më pas, Kryepiskopi Anastas që ju t’i lini vetëm këta që të psa-
kën bizantine dhe atë në përgjithësi. jo vetëm në Tiranë, por për mba- lin, se ata psalin si përfaqësuesit
shtoi: “Me sa kuptoj duartrokitjet
Ndaj e diela, 16 nëntor, ishte një ditë rë Shqipërinë. Unë dua të falë- tanë, ne duhet të mësojmë më
nuk janë vetëm për të tashmen,
historike, sepse u diplomua brezi i nderoj dy koret tona, që na për- shumë himne që të psalim së ba-
por dhe për të ardhmen, që këta
parë i psaltëve profesionistë. Kjo faqësojnë më së miri. Sepse koret shku në adhurim”. Ceremonia u
studentë të mos jenë të mirë, por
ceremoni u krye nga Presidenti i përfaqësojnë zërin e popullit dhe mbyll duke u psalur nga të gjithë
të shkëlqyer në këtë art. Këta
shkollës, Kryepiskopi Anastas, në nëpërmjet tyre ne mund ta ndiej- himni “Cila Perëndi është aq e
djem ishin bursantët tanë për dy
Kishën Katedrale “Ngjallja e më më shumë Liturgjinë Hyjnore. madhe sa Perëndia jonë. Ti je
vite dhe kushtet në konviktin e
Krishtit” në Tiranë, në fund të Litur- Dua të falënderoj korin që drejto-
Thavorit janë shumë të mira. Perëndi që bën çudira”.
gjisë Hyjnore, në praninë e episko- het nga z. Milto Vako, si dhe korin
pëve, klerit, studentëve, pedagogë- bizantin, që e drejton me shumë Prandaj ka rëndësi ajo që thotë
ve dhe besimtarëve të shumtë. përkujdesje z. Theodhor Peci”. Zoti, që “kujt i jepet shumë, shu- T. Peci

Veprimtari
të përjavshme
në burgjet e Tiranës
Në bazë të një marrëveshjeje bashkëpunimi
me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve,
Kisha jonë zhvillon aktivitete të përjavshme
nëpër burgje në Tiranë. Çdo javë katekistët e
Zyrës së Katekizmit takohen me të dënuarit,
duke zhvilluar një aktivitet të larmishëm me lutje,
predikime, mësime katekizmi dhe punë dore (në
sektorin e grave), pa harruar shfaqjen e filmave
të përgatitur nga Zyra e Katekizmit. Shërbesa
në burg është një punë e bekuar dhe gjen zbatim
në fjalët e Krishtit “Isha në burg dhe më
vizituat”.
Elisabeta Shqau
4 NGJALLJA NËNTOR 2014

KONTRIBUTI I KRISHTERIMIT NË EVOLUIMIN


E MENDIMIT HISTORIK DHE NË HISTORIOGRAFI
(Vijon nga numri i kaluar) Histori përmbledhëse e shkruar kën e Aleksit I Komnenit. Për har- cili u bazua në veprat e Gjeorgj Si-
Në ndryshim nga Lindja, në Pe- nga viti 602-769 nga patriku Niqifor timin e kësaj vepre autorja ka ngjelit, Niqiforit dhe veçanërisht të
rëndim historiografia kishtare nuk (806-815), duke marrë nga burime shfrytëzuar arkivat dhe informatat Theofanit.
gjeti dhe aq terren që të zhvillohej të panjohura nga murgu Theofan. gojore. Më pas, në shekullin XII, kemi
në periudhën e parë. Ata pak auto- Kronika e murgut Gjeorgjiu arrin Në përgjithësi autorët ishin pra- historinë kishtare të Orderikus
rë që ishin, kryesisht përkthenin deri më 842. në oborrit perandorak ose në poste Vitalis. Shekulli XIV ka veprën e
veprat e lindorëve ose i plotësonin Kronika e Simeon Logothetit, si qeveritar i perandorisë, logothet, Domenikanit Bartolome Lucca etj.
ato. Kështu, Rufini përktheu në la- shekulli X, shpëtoi si kronikë e domestik, kuropallat, kryekoma-
tinisht historinë kishtare të Eusebit Theodhos Melitinit, vazhduesit të ndant, gramatik. Periudha e tretë
pasi u shtuan ngjarjet më të rëndë- Gjeorgjiut, murg, Leond Gramatikut Veprat e Joan Kinnamut dhe të (shek. XV-XIX)
sishme deri në kohën e Theodho- dhe si përkthim në sllavishten e Nikita Honiatit ose Akominatit. Ky Me rënien e Konstandinopojës
sit I të Madh. Kasiodori, duke ma- vjetër. i fundit shkroi Tregim Kronikal. ra numri i veprave, por dhe ato pak
rrë nga veprat e Sokratit, Sozome- Vepra e Josif Gjenesiut, që mbu- Në njëzet e një libra e mbulon histo- që u shkruan nuk ishin në cilësitë e
nit dhe Theodhoritit të Kiros, për- lon kohën deri te Kostandini VII. rinë e Konstandinopojës nga viti mëparshme. Megjithatë, vlen të për-
mblodhi Historinë Tripjesëshe (Hi- Vepra e vazhduesve të Theofa- 1118-1206. N. Honiati bazohet deri menden disa autorë si Laonik Halko-
storia Tripartita), deri më 418. Kjo nit me shtatë vëllime, që respekti- në vitin 1176 te J. Kinani, ndërsa për kondili, K. Laskareu me kronikën
vepër përbën burimin historik më visht trajton tri të parat, katër, pe- pjesën tjetër ishte njohës i doku- e vitit 1570 dhe vepra e Dositheut,
të rëndësishëm përgjatë shekujve së, gjashtë, shtatë në vëllimet e saj menteve zyrtare dhe dëshmitar i episkopi i Athinës, Meletiu (1664-
të mëvonshëm. periudhën e dytë të Ikonoklazmës, ngjarjeve. Vepër kronikale e Gjergj 1714), me veprën në tre vëllime Hi-
Gjithashtu, Jeronimi përktheu mbretërimin e Mikailit të tretë, bio- Akropolitit, që mbulon 1217-1282. storia kishtare dhe Sergji i Makreut
kronikën e Eusebit në latinisht grafinë e Vasilit I, ngjarjet e mbre- Vepra e Gjergj Pahimerit (1242- dhe Evgjen Bulgari me veprat e tyre.
Kemi dhe vepra të rëndësishme tësisë së Leondit VI deri te Ro- 1310), vepra e Niqifor Grigoras, hi- Në Perëndim në këtë periudhë
si Markelini, Viktor Isidori, Bede, manoi II. storia bizantine ose Romaiki Istoria u hodhën themelet e kërkimit
të spanjollit Orosi dhe historia Vepra e Leont Dhiakonit mbu- përbëhet nga 37 libra dhe mbulon shkencor në sektorin e historiogra-
Ecclesiastika Gentis Aglorum të lon vitet 959-976. Vepra e Joan vitet 1204-1359. Vepra e Joan Kan- fisë kishtare nëpërmjet përdorimit
Grigor Turonit (+554). Skilitzës e fundshekullit të XI dhe takuzenit, që mbulon vitet 1320- të metodës kritike filologjike dhe
mbulon vitet 811-1057. 1355 dhe e Gjeorgjiut Frantzi, që historike, megjithëqë Reforma e
Periudha e dytë (shek. VII-XV) Karakteristikë në këtë periudhë mbulon vitet 1413-1477. Vepra e Luterit drejtoi pak a shumë në rry-
Karakteristikë për këtë periudhë është se autorët bizantinë përmble- shekullit XIV e Niqifor Kalistit me ma kundërshtie të studimit shken-
është zhvillimi i kronografisë bizan- dhin dhe kopjojnë kronikat e mëpar- 18 libra, që mbulon deri më 610. cor të ngjarjeve kishtare.
tine dhe zbehja e hartimit të vepra- shme, si për shembull Gjergj Ke- Ndërsa në Perëndim, në këtë Pionerë të kësaj fryme studimi
ve të historisë kishtare. Përfaqë- dreni përmbledh kronikat e Theo- periudhë kemi një rritje të konside- në historiografinë kishtare ishin
sues të veprave të kronografisë bi- fanit dhe kopjon Joan Skilitzën. rueshme veprash historike, si vepra Laurent Bala dhe Nikola Kuzano,
zantine konsiderohen këta: Vepra të kësaj periudhe janë: e atit të historisë së Kishës së An- si frymëzues të kritikës filologjike.
Kronika e murgut Theofan, e Kronika e Joan Zonarasë, Alek- glisë nga Bede Venerabilis +735. Kemi gjithashtu dhe futjen e kriti-
shkruar nga 810-814, vazhdon dhe siada e Ana Komnenës, në pesë- Vepra e diakon Pavlit, Historia kës historike që frymëzohet nga një
veprën e Gjeorgjiu Singjelit për vitet mbëdhjetë libra, e cila përbën buri- kishtare e Logobardëve, Historia
frymë e theksuar antipapiste, ku
284-813. min kryesor më të detajuar për epo- kishtare e Anastas Bibliotekarit, i
nismëtar i saj është Matthias Fla-
cius Illyricus, me veprën e tij Qind-
Bazilika e Arapajt vjetorët Magdeburgas, në 13 libra,
nga një për çdo njëqindvjetor, në-
Bazilika e Arapajt është e shek. VI. Gërmi- përmjet së cilës u themelua histo-
met e bëra në vitin 1983 dëshmojnë se ka qenë riografia kishtare protestante. O.
një ndërtim monumental me përmasa 60x28 m. Arnold përmblodhi veprën e tij Hi-
Ka shumë mundësi që bazilika të jetë kisha stori e pandarë kishtare dhe here-
e Shën Mihailit, e përmendur nga Ana Komnena tike (1688), duke pranuar ndikimin
në luftën bizantine kundër normanëve, në shek. e spiritualizmit (Spiritualizmus).
XI. Në betejën e zhvilluar më 1081, rreth Durrë- Ndërsa Johann.Lorenz Mosheim
sit, mbrojtësit u strehuan brenda në bazilikën e është historiani kishtar më i rëndë-
fortifikuar, së cilës iu vu zjarri nga normanët. sishëm, sepse themeloi historinë
Në njërin nga anekset e bazilikës ndodhet kishtare reale me veprën e tij në
mozaiku me sipërfaqe 54 m², me dy emblema katër libra, në vitin 1755. Pasojnë
të eukaristisë dhe një skenë baritore. Cilësia e Johann Georg Ealch, atë e dhe bir,
lartë artistike e këtij mozaiku, si në kompozim, Johann Salomo Semler (+1791),
edhe në ekzekutim, i jep këtij monumenti një rë- J.M.Scrong dhe J. G.Plank.
ndësi të dorës së parë. Aktualisht mozaiku është Thoma Shkira
i mbuluar, në pritje të një projekti që do të reali-
zojë restaurimin dhe bërjen e tij të vizitueshëm. (vijon)
NËNTOR 2014 NGJALLJA 5

Apostulli i lavdishëm dhe i shkëlqyer


ANDREA I PARËTHIRRURI
Apostulli i lavdishëm i Krishtit, shën Andrea,
ishte vëllai i shën Petros dhe vinte nga Betsaida,
mbi brigjet perëndimore të liqenit Gjenesaret. Kisha
Ndryshe nga i vëllai, që ishte i martuar, kishte Katedrale
preferuar të ruante dëlirësinë dhe banonte në
shtëpinë e Petros. Të dy vëllezërit ishin peshka- e Shën Andreas
tarë dhe ruanin Ligjin me devotshmëri. Kur shën në qytetin
Joan Pagëzori përshkoi Judenë dhe krahinat e e Patras, Greqi,
Jordanit për të përhapur mesazhin e pendimit,
ngrihet
Andrea vrapoi drejt tij, braktisi çdo lidhje që e
lidhte me botën dhe u bë dishepull i tij. Por një në vendin
ditë, pasi pagëzoi Jisuin, Joan Pagëzori bisedonte ku Apostulli
me Andrean dhe me dishepullin tjetër të tij, Joan i shenjtë
Ungjillorin, dhe, duke u treguar Jisuin që kalonte
jo larg nga ai vend, u tha: “Ja Qengji i Perë- u martirizua.
ndisë!” (Joan 1.35). Me këtë fjalë të mësuesit
të tyre që u tregoi Atë që pararendi Pagëzori,
Joani dhe Andrea e ndoqën Jisuin që të mësonin
judenjtë dhe paganët... Por, kudo që shkonte, Andrea e vijoi predikimin e tij dhe hodhi po-
më shumë për Të. Krishti u kthye drejt tyre e u
Shpirti i Shenjtë e shoqëronte, fliste në gojën e shtë paganët e urtë në qytetet e Neoqesarisë dhe
tha: “Ç’kërkoni?” Ata iu përgjigjën me respekt:
tij, kryente mrekulli dhe shërime, i jepte durim të Samosatës, pastaj u kthye sërish në Jerusa-
“Mësues, ku banon?” - “Ejani të shihni,” - tha
dhe gëzim në mundime. Dhe ishte kjo fuqi e lem për Sinodin që mblodhi apostujt në lidhje
Jisui. Shkuan me Të ku banonte si i huaj dhe e
Perëndisë që banonte në të dhe që i tërhiqte me pranimin e paganëve në Kishë (Vep. 15.6).
pyesnin gjithë ditën. Nuk e kuptonin ende që ky
turmat në besim. Ngado që shkonte, pasi kishte Pas festës së Pashkës, shoqëroi për disa ko-
ishte Shpëtimtari dhe Biri i Perëndisë, as të
ndriçuar mendjet me predikimin e tij, bënte që hë Mathian dhe Tadeun në anët e Mesopotami-
bëheshin dishepujt e Tij, por kishin një tërheqje
me banjën e Pagëzimit të shenjtë të rilindnin së dhe u nis të ungjillëzonte krahinat barbare
të papërshkrueshme.
shpirtrat, dorëzonte priftërinj dhe episkopë, ndër- në lindje të Detit të Zi, në jug të Rusisë së sotme
Nga kjo bisedë, Andrea u bind se Jisui ishte tonte kisha dhe organizonte shërbesat. (Krimea, Jugu i Ukrainës). Pastaj zbriti në Thra-
Mesia i pritur prej shekujsh nga populli i Tij, kë dhe ndriçoi zemrat e besimtarëve të qytetit
Si fillim shkoi në Amisos, në bregun e Detit
Shpëtimtari i botës. Duke mos e përmbajtur të vogël të Bizantit me predikimin e tij. Ai the-
të Zi dhe ktheu shumë judenj, pastaj me fuqinë
gëzimin, shpejtoi te vëllai i tij, Simoni, dhe i tha: meloi një kishë kushtuar Hyjlindëses dhe la si
e Perëndisë shëroi ata që vuanin nga sëmundje
“E gjetëm Mesian!” (Jaon 1.41), pastaj e drejtoi episkop Stakin (31 tetor), një nga Shtatëdhjetë
të shumëllojshme. E vazhdoi misionin e tij në
te Jisui. Andrea ishte i pari që njohu Krishtin apostujt. Më pas, e vazhdoi udhëtimin e tij të
Tribizundë dhe Lazik dhe për Pashkë u kthye
dhe ia shpalli atij që më vonë do të bëhej korifeu palodhur në Thrakë, Maqedoni dhe Thesali, dhe
në Jerusalem. Prej andej, u nis me shën Joan
i grupit të apostujve, prandaj mori edhe emrin arriti deri në Peloponez, në qytetin e Patrës.
Theologun për në Efes dhe ungjillëzoi për disa
I Parëthirruri.
kohë krahinat perëndimore të Azisë së Vogël. Në Patra, apostulli i shenjtë ktheu vetë gruan
Pastaj Andrea ndoqi Zotin kudo ku shkonte, Duke u ngjitur për në Propontidhë dhe duke e kryekonsullit romak, Maksimilën, kur e shëroi
në qytete e fshatra, male e shkretëtira, që të pinte predikuar në qytetet e Nikeas, Nikomedisë, nga një sëmundje e pashërueshme. Gjatë mu-
nga lumi i ujërave të gjalla të fjalëve të Tij. Ishte Kalqedonisë, Irakliasë së Pontit, Amastridës iu ngesës së kryekonsullit Igjiati, ktheu edhe të
i pranishëm kur u bë shumimi i bukëve (Joan 6) desh të përballej me fanatikë të kulteve idhuj- vëllanë dhe zëvendësin e tij, Stratoklin. Kur
dhe ndërmjetoi pranë Zotit, që të ushqente me tare dhe me argumentimet e gënjeshtërta të sofi- Igjiati u kthye, u zemërua kur pa përhapjen e
bukë tokësore pesë mijë burra. stëve, por me urtësinë dhe mrekullitë e tij i theu krishterimit të ishte futur edhe në shtëpinë e tij,
Ai ishte dëshmitar i ngjarjeve të frikshme si njërën palë dhe tjetrën. Ku arriti në Sinopë, me dhe prandaj arrestoi apostullin. Ndonëse në burg,
që shoqëronin Pësimin shpëtimtar të Zotit dhe lutjen e tij çliroi nga vargonjtë apostull Mathian, Andrea e vazhdoi predikimin dhe urdhëroi Stra-
mori pjesë me të tjerët në shfaqjet pas Ngjalljes. por u zu rob nga paganët e tërbuar dhe vuajti toklin si episkop të Patrës. Disa ditë më vonë,
Gjatë Pentikostisë, mori plotësinë e Hirit të shumë: e hodhën përtokë, e rrahën nga të tëra vendimi u mor pa gjyq, dhe shenjtin e kryqëzuan
Shpirtit të Shenjtë dhe në short i ra ungjillëzimi anët, ia shkulën një gisht me dhëmbë. Dhe në me kokën poshtë. Sa i madh ishte gëzimi i tij, të
i brigjeve të Detit të Zi (Ponti Efksin), Bitinia, të gjitha sprovat nuk kërkoi të arratisej, as të imitonte me të njëjtën mënyrë vdekjeje Zotin
Thraka dhe Greqia (Maqedonia, Thesalia dhe mbrohej, por i duronte të gjitha me durim duke Krisht. I mbajti shokët, të cilët donin ta zbrisnin
Akaia). Besnik në porositë e Zotit, s’mori me vete imituar Mësuesin, Qengjin e Perëndisë, i Cili prej andej, i bekoi për herë të fundit besimtarët
as bukë, as trastë, as shkop (Matth. 5) dhe u nis Erdhi mbi tokë të vuajë e të ngrejë mëkatet e e tij dhe dha shpirtin te Perëndia. Kryekonsulli
për udhë, për të shpallur Lajmin e Mirë të Shpë- botës. Nga këmbëngulja e tij, durimi tejet i madh pësoi një vdekje brutale si ndëshkim të ligësisë
timit. Është e pamundur të raportohen këtu sa me xhelatët dhe nga mrekullitë e shumta që së tij; episkop Stratokli ua dha pasurinë të
sprova dhe rreziqe përballoi: privime të çdo lloji, kryente, banorët e Sinopës u penduan, i kërkuan varfërve dhe ndërtoi katedralen e tij në të njëjtin
sëmundje, rreziqe nga kusarët, keqtrajtime nga të falur dhe morën Pagëzimin e shenjtë. vend të martirizimit të apostullit.
6 NGJALLJA NËNTOR 2014

Triumfi i Krishterimit
Nga Shën Joan Gojarti (13 nëntor)
Të shumta janë ngjarjet e çudit- shin ati nga i biri, njëri vëlla nga tje-
shme që kanë ndodhur në këtë bo- tri, nusja nga vjehrra, burri nga grua-
të, po më e çuditshme nga të gjitha ja; e kjo natyrisht sillte grindje në mes
është themelimi, përhapja dhe tri- të tyre dhe shkaktonte mëri e ndje-
umfi i Kishës së Krishtit. Dymbë- kje kundër apostujve, të cilët i quanin
dhjetë ishin nxënësit që i vinin pas si armiq e si shkaktarë të prishjes
Krishtit: dymbëdhjetë vetëm; Kisha së lumturisë së tyre familjare.
porsa kishte filluar të lulëzonte; Dhe nuk i ndiqnin këta vetëm,
sinagoga, përkundrazi, ishte në kul- po të gjithë njerëzit që nga më i larti
min e përparimit. Me gjithë këto, u deri tek më i fundit, që nga fronet
vërtetuan pikë për pikë fjalët e mbretërve deri në kasollet e shër-
profetike që tha Shpëtimtari për bëtorëve, shpallën luftë kundër pre-
Kishën e Tij: “Mbi këtë shkëmb dikuesve të fesë së re; dhe jo vetëm
do të ndërtoj kishën, dhe portat kundër këtyre, po edhe kundër nxë-
e ferrit nuk do ta mundin dot”. nësve të tyre d.m.th. kundër atyre
Mendohu, o vëlla, dhe shiko pak që ishin forcuar në besën e re. Kë-
më thellë këto fjalë të Zotit, e ke për shtu pra, një luftë e egër u shpall ku-
të parë se si ato u vunë në jetë në ndër doktrinës së Krishtit, nga ana
mënyrë të shkëlqyer. Me të vërtetë, e botës së vjetër dhe nga tërë klasat
është çudi e madhe, si mundi të shoqërore e intelektuale që kishte
përhapet Kisha në tërë botën, po në gjirin e saj. Mund të thotë dikush
më e madhja çudi është si u bë e se kjo luftë nuk ishte e paarsyeshme
pathyeshme dhe si mundi të përba- dhe e panatyrshme. Pse vallë? Sepse,
llojë me triumf aq luftëra dhe aq doktrina e re e Ungjillit nga bota e
shumë armiq. A e shikoni si u vërte- vjetër kërkonte, as më pak e as më
tuan fjalët profetike të Krishtit, shumë, të mohonte e të flakte tutje
“Do të ndërtoj Kishën time”? Pe- çdo gjë më të shenjtë që kishte në
së fjalë vetëm. Po ti mos lexo shpejt atë kohë d.m.th. fenë e vjetër që ki-
dhe pa u thelluar në domethënien shte trashëguar nga gjyshërit e stër-
e tyre dhe pa komentuar ashtu si Është me të vërtetë e çuditshme, si një grusht njerëzish të gjyshërit, zakonet që ishin në fuqi
duhet. Merr parasysh se sa e madhe varfër e të paditur, morën mbi vete barrën e rëndë të ndreqin dhe traditat shekullore. Predikuesit
është vepra e Kishës; në një kohë tërë botën; ta largojnë nga rruga e shtrembër ku ndodhej prej e Jisuit i këshillonin idhujtarët të
të shkurtër u mbush bota me kisha; kohe dhe ta çojnë në rrugën që ishte plot me gjemba e me largohen nga idhujt, të përbuzin al-
kombe të shumta u transformuan sakrifica. Po gjëja më e çuditshme është kjo: se kësaj detyre tarët e tyre të shenjtë, të mohonin
dhe u ndryshuan, popuj të mëdhenj mbinjerëzore iu përveshën, duke pasur tërë botën kundër dhe dogmat e tyre fetare, të hiqnin dorë
e të vegjël u kthyen nga rruga e shtre- duke u përndjekur nga të gjitha anët. njëherë e përgjithnjë nga festat e
mbër dhe u sollën në atë të drejtën: nga ceremonitë pompoze e madhë-
zakone të vjetra u përmbysën; doke çuditur, sikur edhe të mos gjente premtonin të krijojnë një jetë fare shtore, që ishin rrënjosur në shpirtin
shekullore u zhdukën, tirania e armiq e kundërshtarë, edhe sikur të kundërt me atë të kohës së kaluar... e tyre dhe nuk shkuleshin përveçse
epsheve u shpërnda si hi e si pluhur; tërë njerëzit t’i jepnim përkrahjen me një fuqi të madhe e me një vullnet
fuqia e së ligës u asgjësua; altarët dhe bashkëpunimin e tyre në këtë *** të jashtëzakonshëm. Dhe kini para-
dhe faltoret, idhujt e idhujtarët ba- vepër me të vërtetë kolosale. Pse Është me të vërtetë e çuditshme, sysh se këto zakone, idhuj, dogma
shkë me ceremonitë dhe kremtimet vallë? Sepse Krishti me doktrinën si një grusht njerëzish të varfër e dhe ceremoni ishin rrënjosur aq the-
e shëmtuara u zhdukën si era e si e Tij nuk erdhi të përkëdhelë instin- të paditur, morën mbi vete barrën llë në shpirtin e idhujtarëve, sa këta
tymi; kudo ngriti Krishti faltore ma- ktet shtazore të njerëzve, as të provo- e rëndë të ndreqin tërë botën; ta do të preferonin më mirë të sakrifi-
dhështore e të bukura; në krahinat kojë dëshirat e dobëta të trupit, po largojnë nga rruga e shtrembër ku konin jetën e tyre, sesa të hidhnin
e romanëve, në ato të persëve, të ski- përkundrazi kërkoi nga njerëzit të ndodhej prej kohe dhe ta çojnë në poshtë ato dhe të pranonin prediki-
thiasve, të mauritanëve, të indianë- shpallnin luftë të pamëshirshme ku- rrugën që ishte plot me gjemba e min e peshkatarëve dhe të besonin
ve etj., etj. Fjala që tha atëherë ësh- ndër veseve të tyre e kundër pasione- me sakrifica. Po gjëja më e çudit- në atë që u lind prej Virgjëreshës
të në gojët e të gjithëve, ka hyrë e ve, që i kishin pushtuar prej kohe dhe shme është kjo: se kësaj detyre Mari, që u gjykua, u dënua, u po-
ka zënë rrënjë në shpirtrat e të gji- që i mundonin mijëra vjet me radhë; mbinjerëzore iu përveshën, duke shtërua, që pësoi të këqijat e dheut,
thëve, shkurt, tërë bota u pastrua nga bota mëkatare e asaj kohe, kër- pasur tërë botën kundër dhe duke që më në fund duroi një vdekje të mall-
nga gjembat që kishte, u bë arë e koi t’i largojë e t’i flakë tutje tërë ato u përndjekur nga të gjitha anët. Se kuar, që u varros dhe që u Ngjall…
pastër dhe pranoi fjalën e shpresë- që kishin trashëguar nga gjyshërit, në çdo popull e çdo qytet, ç’them Megjithëkëtë apostujt ia arritën qëlli-
tarisë së vërtetë. nga filozofë të dëgjuar e nga orato- popull e qytet, në çdo shtëpi shpallej mit të lartë, e çarmatosën dhe e bi-
*** rë, dhe kërkoi jo vetëm t’i hidhnin, luftë e fortë kundër tyre: Me të ndën botën, e kështu e ngritën ndër-
Kjo ndërtesë madhështore, që po edhe në vend të tyre të merrnin vërtetë, doktrina e re nuk i tërhiqte të tesën madhështore të Kishës…
themeloi Krishti, do të ishte për t’u zakone të rënda e të mërzitshme, që gjithë menjëherë; shpeshherë ndahe- (vijon në numrin e ardhshëm)
NËNTOR 2014 NGJALLJA 7

ASPEKTE TË MARRËDHËNIEVE MES MALIT ATHOS


DHE TREVAVE SHQIPTARE NË PERIUDHËN PASBIZANTINE
përhershme ekonomike brenda kësaj treve, si i lidhur me trevën shqiptare është shën Nifoni,
Prof. Kriton Chryssochoidis
p.sh. metochia-t, kanë dhënë të njëjtat rezultate patriarku i Konstandinopojës.
negative.
Përgjithësisht është diçka e njohur që mbi- Nifoni ishte me origjinë nga një familje fisni-
jetesa dhe zhvillimi i manastireve në malin Athos Trevat shqiptare ndodheshin shumë larg për ke e despotatit të Mistrës. Sipas një versioni të
(Mali i Shenjtë në periudhën pasbizantine) u të qenë me interes jetik të rëndësishëm për Vita-s së tij, i ati, Manueli, një ish-oficer në
arritën në saje të bamirësisë së praktikuar nga Malin Athos; dhe, sigurisht, Athosi nuk përbënte oborrin e dhespotit të Serbisë, George Branko-
sistemi i mbështetjes (metochia), që ishte ruajtur qendrën kryesore murgërore për të ushtruar viç, ishte shqiptar (¢ñâáíßôçò) dhe mbante një
nga periudha bizantine ose ishte krijuar gjatë ndikim fetar në to. post të rëndësishëm në despotat. Në moshën
periudhës otomane. rinore, pas përfundimit të studimeve me re-
Megjithatë, Athosi nuk ka pushuar së qeni
zultate të shkëlqyera, Nifoni rendi pas një jete
Mbledhja e ndihmave në periudhën që po një qendër fetare par excellence në Lindjen
absolutisht asketike në trevat e Shqipërisë, i
shqyrtojmë, bëhej kryesisht nëpërmjet institu- Orthodhokse gjatë gjithë periudhës otomane, ai
udhëhequr nga hieromurgu Zaharia, ish-murg i
cioneve të bamirësisë (æçôåßá). Murgj të ka qenë i mirënjohur dhe i respektuar ndër të
Athosit, i cili banonte në “Kështjellën e Nartës”,
caktuar bridhnin nëpër qytete e fshatra, bënin krishterët e Ballkanit, duke tërhequr pelegrinë,
domethënë në ndonjë manastir aty rrotull. Atje
takime të drejtpërdrejta me besnikët, predikonin kryesisht murgj, të cilët e zgjidhnin atë si vend
qe shuguruar dhjak nga mitropoliti vendor. Pak
nëpër kisha, kryenin ceremoni fetare dhe rapor- për jetën asketike. Këta u bënë njerëzit që
më vonë të dy eremitët shkuan në Ascalon
tonin për kushtet e mjerueshme të manastireve. krijuan lidhjen kryesore ndërmjet të krishterëve
(sigurisht Avlon, Vlorë) dhe që aty lundruan për
Emrat e krishterë të dhuruesve regjistroheshin të Shqipërisë dhe atyre të kësaj qendre të
në Dyrrachiumit (Durrës) dhe Krujë, ku u pritën
për t’u përkujtuar në Librat e posaçëm të Për- madhe murgërore.
ngrohtësisht nga Skënderbeu dhe morën urdhër
kujtimit (protheseis, parrhesiai), ku viheshin edhe Unë nuk besoj se do të jemi ndonjëherë në që të bëheshin udhëheqësit fetarë të popullit.
shënimet për vendin e origjinës së tyre dhe, gjendje të përcaktojmë, qoftë dhe me njëfarë Në Krujë, Nifoni u shugurua prift nga peshkopi
shpesh, edhe data e regjistrimit. sigurie relative, numrin e atonitëve që kanë ar- i qytetit. Por të dy u detyruan të largoheshin
Dhënia e ndihmave ka qenë e praktikuar dhur nga trevat shqiptare. Përcaktimi i një shifre nga qyteti për shkak të luftës ndërmjet otoma-
gjerësisht në manastiret e Athosit dhe kjo dukuri të tillë është i pamundur, përderisa informacioni nëve dhe Skënderbeut dhe mbërritën në Ohër,
u zhvillua në një institucion të fuqishëm me një që lidhet me prejardhjen e murgjve për periu- ku, pas vdekjes së kryepeshkopit Nikollë, Zaha-
bazë të gjerë popullore. Përveç funksioneve dhën në fjalë, p.sh., deri në fund të shekullit të ria u bë kryepeshkop i Ohrit. Nifoni iku nga
ekonomike, dhënia e ndihmave solli si rrjedhojë 18-të, është i pakët dhe i paqartë. Megjithatë, ne Ohri dhe përfundoi në Manastirin e Dionysiout,
edhe një rrjet të gjerë lidhjesh shpirtërore, sho- jemi në gjendje të gjurmojnë praninë e murgjve në Malin Athos. Disa vjet më vonë, pas dy patri-
qërore dhe personale me ndikime të ndërsjella. të shquar, apo edhe të atyre më pak të shquar, arkatave në vitet 1486 dhe 1497, u kthye përsëri
që ose vinin nga trevat shqiptare, ose kanë ush- në manastir, ku vdiq në paqe në vitin 1508.
Por ndërmjet Malit Athos dhe trevave shqip-
truar aktivitete të ndryshme në to. Ata u përkasin
tare nuk u krijua ndonjë rrjet i tillë. Kërkimet Informacioni mbi veprimtaritë e këtyre dy
dy kategorive kryesore: atonitëve që janë kano-
sistematike të bëra në një numër të madh librash burrave në trevat shqiptare është mjaft i vagullt,
nizuar shenjtorë të Kishës Orthodhokse, dhe
përkujtimorë (protheseis), në të cilat pasqyrohet i pasaktë dhe kontradiktor, pasi nuk është marrë
atyre që kanë zënë frone peshkopale në peshko-
zona gjeografike e dhënësve të ndihmave, kanë nga teksti origjinal i bashkëkohësit dhe mikut të
patat e Shqipërisë.
treguar se në to mungojnë plotësisht emra ve- Nifonit, Gabriel, që ishte edhe prior i malit Athos,
ndesh shqiptare. Kërkimet në arkivat e Athosit, Le të fillojmë me shenjtorët. Gjatë periudhës por nga dy versione të ndryshme, njëri rumun
që kanë synuar të gjurmojnë institucione të së hershme otomane, shenjti më i rëndësishëm (vijon në faqen 8)

Mali i Shenjtë, Manastiri i Lavrës së Madhe. Kisha e Shën Joan Kukuzelit dhe fragment nga afresku i pikturuar nga David Selenicasi.
8 NGJALLJA NËNTOR 2014

ASPEKTE TË MARRËDHËNIEVE MES MALIT ATHOS


DHE TREVAVE SHQIPTARE NË PERIUDHËN PASBIZANTINE
(vijon nga faqja 7) kenë mbetur në kujtesën e të krishterëve të 1787, Jeremiu u kthye në manastirin e tij, të cilit
dhe tjetri grek, respektivisht të datuar në shek. Elbasanit si vepra heroike të lidhura drejtpërdrejt i dhuroi të gjithë pronën që kishte, kështu që
XVII dhe XVIII.... me influencën e gjithëfuqishme të Athosit. edhe u shpall si ktitori i ri i këtij manastiri. Ai ka
meritë për ringjalljen e kremtimit të kultit të shën
...Besoj se do të ishim më afër realitetit po Gjatë gjysmës së dytë të shekullit, edhe një
Nifonit, të cilin e përmendëm në fillim, duke
të pranonim se: a) të dy burrat kanë jetuar në tjetër murg-shenjt që ka ushtruar aktivitetin e
themeluar një shërbesë vjetore të posaçme
Manastirin bizantin të Ungjillëzimit, në ishullin tij në trevat shqiptare, është i lidhur me Athosin.
(àãñõðíßá) për nder të tij më 11 gusht.
e vogël të lagunës së Nartës, afër fshatit të so- Fjala është për misionarin e madh dhe të mirë-
njohur Kozma Etoliti. Ai përmendet si nxënës I dyti është mitropoliti Joakim i Korçës (i
tëm Zvërnec dhe b) shenjti Nifon ka qenë shugurar
në shkollën atonite gjatë shërbimit të Panajot emëruar në vitin 1779). Pas dorëheqjes që dha
dhjak nga peshkopi i atëhershëm i Avlonës së
Palamasit si drejtor i shkollës, domethënë pas në vitin 1790, ai u tërhoq në Manastirin e
afërt, dhe prift në ndonjë peshkopatë orthodho-
vitit 1760, por edhe si murg në Manastirin e Simono-Petrës dhe më vonë shkoi në Vatopedi.
kse afër Krujës (ndoshta peshkopata e Dyrrachiu-
Filoteut, kur kjo shkollë nuk funksiononte më. Me sa duket, ai ka qenë një personalitet energjik
mit). Të gjitha faktet e mësipërme duhet të kenë
Ne nuk disponojmë më shumë të dhëna lidhur dhe luftarak, i aktivizuar gjerësisht në admi-
ndodhur në vitin 1450: Nikolla sigurisht dësh-
me praninë e tij në malin Athos. Me sa dimë nistrimin e malit Athos në përgjithësi. Në vitin
mohet të ketë qenë kryepeshkop i Ohrit më 1452
1805 jetonte akoma në Athos.
Formimi i një rrjeti lidhjesh me malin Athos
duhet të studiohet edhe lidhur me rolin e pikto-
rëve me origjinë nga trevat shqiptare, që kanë
punuar kryesisht në shekullin e XVIII-të në ma-
nastiret e Athosit.
Nga dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVIII
kemi të dhëna për Davidin nga Selenica e
krahinës së Vlorës. Ai figuron në Malin Athos
në vitin 1715, vit në të cilin ka zbukuruar nartek-
sin e kishëzës Kukuzelissa në Manastirin e Lav-
rës. Më vonë ka punuar në Voskopojë, Kostur
e Selanik. Bashkë me Dionisin nga Fourna, ai
konsiderohet si përfaqësuesi më i rëndësishëm
i rrymës vendore atonite për përsëritjen që u
ka bërë modeleve të shek. XIV, veçanërisht nga
Protatoni. Ne nuk kemi të dhëna nëse arti i tij
ka ndikuar në artin shqiptar dhe, nëse po, në
ç’shkallë ka ndikuar, ndonëse dimë se krijimtaria
e tij ka pasur ndikim në Athos deri në fund të
shek. XVIII.
Rasti i piktorëve Athanas dhe Konstandin
Manastiri i Simono-Petrës. nga Korça (dhe djali i të dytit, Naumi, ndihmësi
i tyre) është edhe më interesant. Ata rezultuan
dhe betejat e ashpra ndërmjet Skënderbeut dhe ne, qëndrimi i tij në atë vend nuk ka lënë shumë dy nga piktorët më prodhues në kohën e tyre
turqve duhet të kenë qenë ato të vitit 1457.... gjurmë në arkivat e Athosit. Fama e tij e mëvon- dhe për afro dyzet vjet (1746-1783) e kanë
shme ndoshta lidhet pjesërisht me shkëlqimin e mbushur Athosin me komplekse të mëdha pik-
Rreth dy shekuj më vonë, gjatë dhjetëvje-
tij në mësime, për kohën e vet, në shkollën e turash murale dhe me ikona të vogla. Vlerësimi
çarëve të parë të shek. XVIII, një shenjtor tjetër
Malit Athos. i krijimtarisë së tyre, që sapo ka filluar, do të
me origjinë nga trevat shqiptare lidhet me Malin
Një tjetër kategori murgjish që lidhet me nxjerrë në pah influencat e studios së tyre në
Athos. Fjala është për neomartirin Nikedemos
trevën gjeografike të Shqipërisë, ka të bëjë me lëvizjen artistike mbizotëruese në Athos në shek.
nga Elbasani. I çoroditur nga disa otomanë, ai
atonitët, që u ngjitën në fronet peshkopale në XVIII dhe anasjelltas.
qe kthyer në fenë islame dhe u bënte presion
edhe anëtarëve të familjes që edhe ata të kthe- këtë zonë, të cilët jo medoemos kanë qenë me Ky vështrim njohës që po paraqesim, ka
heshin në këtë fe të re. Duke u vënë në kërkim origjinë nga Shqipëria. Ne kemi të dhëna për gjurmuar murgjit, shenjtorët, peshkopët e madje
të njërit prej djemve të tij, i cili, për të shpëtuar, dy prej tyre, që kanë qenë aktivë në dhjetëvje- edhe piktorët që kanë lidhje me Athosin, me
u arratis me ndihmën e disa miqve të krishterë, çarët e fundit të shek. XVIII, por sigurisht ata origjinë ose të lidhur me trevat shqiptare, secili
Nikodemosi arriti në Malin Athos. Atje u pendua, nuk janë të vetmit, pasi kërkimet në arkivat duke kontribuuar në mënyrën e vet për krijimin
u kthye në fenë e të parëve të vet, u shugurua pasbizantine greke dhe otomane në Athos janë e mozaikut të antropogjeografisë së Athosit dhe
ende në fillim. për mbajtjen gjallë të ndjeshmërisë së shqipta-
murg në kuvendin e shën Anës dhe nën trysninë
e vëllezërve të vet murgj u kthye në truallin I pari është mitropoliti i Beligradit (Beratit), rëve kundrejt komunitetit atonit.
amtar, ku në vitin 1709 (ose 1714, ose 1722) u Jeremiu, një ish-murg nga Manastiri i Diony- Marrë nga libri “2000 vjet art
martirizua. E quajmë si shumë të mundshme siout. Me origjinë nga Zagora e Pilionit, pasi dhe kulturë kishtare në Shqipëri”
që pendimi i Nikodemosit dhe martirizimi i tij të dha dorëheqjen nga froni i mitropolitit rreth vitit
NËNTOR 2014 NGJALLJA 9

Arbanasi - fshati orthodhoks shqiptar në Bullgari


Fshati Arbanas ngri-
het në një lartësi zotë-
ruese, sipër kodrës kësh-
tjellë të kryeqytetit histo-
rik bullgar Veliko Tarno-
vo. Versioni zyrtar rreth
Arbanasit dëshmon, se
ai është ngritur në she-
kujt XV-XVI nga kolo-
në orthodhoksë shqipta-
rë të ardhur nga zona e
Epirit. Asnjë e dhënë nuk
është gjetur për ekzisten-
cën e hershme të fshatit,
përveç zbulimeve histo-
rike rreth dy kishave të
ndërtuara nga të ardhu-
rit. Ajo e Kryeengjëjve
dhe e Shën Dhimitrit.
Arbanasi përmendet për
shtëpitë dhe kishat ma-
dhështore, të cilat janë
të dekoruara në brendë-
si me dru dhe për piktu-
rat murale të krijuara në
shekujt XVI-XVII. Këto
monumente unike dhe
trashëgimia e arteve në
fshatin Arbanas nuk ka-
në ngjallur interes vetëm storik” me rëndësi kombë- guara është unikal. Ato të të dekoruara mrekullisht hur, i banuar me shqipta-
te vizitorët e shumtë, por tare. Kishat dhe shtëpitë impresionojnë me arkitek- me gdhendje, piktura dhe rë, është edhe Mandrica.
gjithashtu dhe te shken- monumentale të pasura me turën e tyre të thjeshtë, me elemente plastike. Fshati Mandricë u krijua
cëtarët, arkeologët, hi- ornamente të ndryshme mure të ndërtuara nga gurë Fshati i Arbanasit është në vitin 1636 nga disa ba-
storianët, arkitektët dhe ishin ndërtuar që në periu- të mëdhenj dhe me kangje- përfshirë nga UNESCO, në rinj othodhoksë shqiptarë
artistët. dhën e themelimit të tij. Stili lla të rënda. Tavanet, dyert, listën e vendeve me trashë- që furnizonin ushtrinë os-
Në vitin 2000 Arba- i ndërtimit dhe dekorimit të ornamentet shtëpiake, oxha- gimi të çmuara kulturore. mane me produkte qu-
nasi u cilësua “vend hi- këtyre pasurive të trashë- qet, dritaret dhe muret janë Fshati tjetër mjaft i njo- mështi.

E kremtja e Kryeengjëjve në Mitropolinë e Gjirokastrës


E kremtja e Kryeengjëjve Mi- Pas Liturgjisë, Mitropoliti së
hail dhe Gavriil në Mitropolinë e bashku me besimtarët u drejtuan
Gjirokastrës u prit me shumë te qendra shpirtërore për të uruar
shpresëtari për vetë faktin se një- njëri-tjetrin për këtë të kremte të
ra prej kishave historike të qytetit madhe. Kjo e kremte u festua në
mban emrin e Kryeengjëjve. Li- mënyrë të veçantë edhe në pjesë
turgjia Hyjnore u kryesua nga Mi- të tjera të Mitropolisë sonë, si në
tropoliti i Gjirokastrës, Imzot fshatin Kutal të Përmetit, ku
Dhimitri, si dhe nga klerikë të tjerë shkuan besimtarë të shumtë dhe
te kësaj zone. Të shumtë ishin be- në disa fshatra të zonës së Dro-
simtarët që morën pjesë ne këtë pullit, ku ndodhen kisha kushtuar
Liturgji dhe bukurinë e saj e shtu- Kryeengjëjve.
an edhe nxënësit e shkollës kishta-
re “Kryqi i Nderuar”, të cilët psalën Emiliano Lito
himnet e bukura të Kishës sonë.
10 NGJALLJA NËNTOR 2014

Kisha merr pjesë në panairin e përvitshëm të librit Kalendari


i Liturgjive Hyjnore,
DHJETOR 2014
1 E Hënë Pr. Naum. Filaret përdë-
llimtari. Theokliti i Lakedhemonisë.
(Vaj, verë e peshk)
2 E Martë Pr. Abakum. Dëshg. Miro-
pi. Osh. Theofili. Dëshg. Viviana.
4 E Enjte † Dëshmg. Varvara. Osh.
Joan Damaskini. Hierod. Serafimi.
(Vaj, verë e peshk)
5 E Premte † Osh. Sava i Shenjtëru-
ar. Dësh. Diogjeni. Osh. Noni. (Vaj e verë)
6 E Shtunë † Nikolla i Mirës së Likisë.
Dësh. Niseri. Dësh. i ri Nikolla. (Vaj,
verë e peshk)

7 E Diel † 10 LLUKAIT. Ambrozi i


Milanos. Osh. Grigori në Athos. (Vaj,
verë e peshk)
8 E Hënë † Ap. Qesari (i Durrësit),
Sostheni, Tihiku, nga të 70-t. Osh.
Patapi. (Vaj, verë e peshk)
9 E Martë † Ngjizja e Sh. Anës, nënës
Nga data 12-16 nëntor, në Pallatin e Kongreseve u zhvillua Panairi i 17- të i Librit, së Hyjlindëses. Profetesha Ana. (Vaj,
verë e peshk)
në të cilin mori pjesë me një stendë edhe Kisha jonë. 11 E Enjte Osh. Danieli e Llukai, stilitë.
Dësh. Varsava persiani. (Vaj, verë e peshk)
12 E Premte † Spiridhoni i Trimi-
Në Kishë ribashkohemi me Krishtin thundës. Hermani i Alaskës. Osh.
Anthosi. (Vaj e verë)
13 E Shtunë † Dësh. Efstrati, Af-
Kisha, sipas Besimit tonë Orthodhoks, është bashkohemi dhe komunikojmë me Trininë e Shenjtë ksenti, Oresti, Evgjeni, Mardari.
parakusht për shpëtimin tonë. Prandaj edhe në dhe midis nesh. Kështu bijtë e Perëndisë, që më parë Dëshg. Luçia. (Vaj, verë e peshk)
Simbolin e Besimit, pasi pohojmë besimin në tre ishin shpërndarë “mblidhen nga Krishti në një” 14 E Diel † 11 LLUKAIT. E Para-
Personat e Trinisë së Tërëshenjtë, pohojmë edhe se (Jn.11:52). Bëhemi përsëri pjesëtarë të shtëpisë së etërve të Zotit Krisht. Dësh. Ariani,
etj. (Vaj, verë e peshk)
besojmë në “Një Kishë të Shenjtë, Katholike dhe Perëndisë, popull i Perëndisë, priftëri mbretërore. 15 E Hënë † Hierod. Elefteri i Vlorës
Apostolike”. Është e njohur fjala e shën Qiprianit, se Bashkimi i Perëndisë me njerëzit, që ekzistonte dhe Anthia, e ëma. Oshdg. Suzana.
“jashtë Kishës nuk ka shpëtim” ose se “nuk mundet në Parajsë dhe që u prish për shkak të apostazisë (Vaj, verë e peshk)
16 E Martë Pr. Angjeu. Dësh. Marini,
të ketë Atë Perëndinë ai njeri, që nuk e ka Kishën dhe mëkatit të të parakrijuarve, rindodh përsëri tani senator. Modesti i Jerusalemit. (Vaj,
nënë”. me anë të Krishtit në Kishë. verë e peshk)
Kisha është Trupi i Krishtit, në të cilën Krishti me Atë Georgios 17 E Mërkurë Pr. Daniel e 3 djemtë:
Anania, Azaria, Mishaili. Dionisi i
anë të mistereve të Tij na bashkëtrupëzon me veten Igumen i Manastirit të Shën Grigorit Egjinës. (Vaj e verë)
e Tij dhe na bën gjymtyrë të Tij. Me anë të Krishtit në Malin e Shenjtë 20 E Shtunë † Ignat Hyjmbajtësi.
Filogoni i Antiokisë. Joani në Kron-
shtad.
Me www.orthodoxalbania.org
21 E Diel † PARA KRISHTLINDJES.
do të gjeni në internet Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Dëshg. Juliana e 630 dësh. (Bëhet
efqeli.)
Kisha jonë Orthodhokse me faqen e saj 22 E Hënë † Dëshmg. Anastasia.
zyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe Dësh. Krisogoni etj. Dësh. Flaviani.
23 E Martë † Osh. Naumi në Ohër.
informacionin e saj edhe në internet. 10 dëshmorët e Kretës.
24 E Mërkurë † Vigjilja e
Ajo i njeh vizitorët e saj me: Krishtlindjes. Dësh. Evgjenia e Filipi.
- besimin e krishterë orthodhoks, (Shërbesa e Orëve)
- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave 25 E Enjte † LINDJA TRUPORE E
ZOTIT TONË JISU KRISHT.
institucionale,
26 E Premte † Mbledhja e Hyjli-
- lajmet më të fundit, ndëses Mari. Omol. Efthimi. (Hahen
- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e të gjitha.)
kulturor që ofron në shoqëri, Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor, 27 E Shtunë † Kr/dhjak. Stefani,
muzikor e filmik. dësh. i I-rë. Hierod. Maurici. Oshg.
- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe Fabiola.
manastireve, Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,
- botimet kishtare etj. anglisht e greqisht. 28 E Diel † PAS KR/LINDJES. Josifi
i Marisë. Pr. David. 20.000 dësh.
31 E Mërkurë Mbyllja e Krishtli-
Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me ndjes. Oshg. Melania. Zotiku i Jeti-
www.orthodoxalbania.org mores. (Hahen të gjitha.)
NËNTOR 2014 NGJALLJA 11

Persekutimi i fesë, pjesë e Bunk’Art-it


Brenda ekspozitave të organizuara në
kuadrin e Bunk’Art-it, në mjediset e bu-
nkerit antibërthamor të ngritur nga regjimi
komunist në zonën e Tufinës, Agjencia
Kombëtare e Turizmit (AKT), në bashkë-
punim me 4 komunitetet fetare tradicionale,
hapësirën në dispozicion ia ka kushtuar per-
sekutimit të fesë nga diktatura. Kjo ekspo-
zitë do të hapet në datën 26 nëntor dhe do
titullohet “Diktatura që nuk e vrau dot shpir-
tin”. Në të janë pasqyruar shkatërrimi i
objekteve fetare, klerikët e vrarë dhe të
persekutuar, por edhe ringjallja e besimit
dhe bashkëjetesa fetare.

Kthen ikonën në Voskopojë pas 97 vjetësh


Në vitin 1917, koloneli NGJALLJA
francez, Ordioni, kishte marrë Organ i Kishës Orthodhokse
në një kishë të shkatërruar Autoqefale të Shqipërisë

nga bandat e kohës një ikonë Themelues:


orthodhokse. Tani, pas 97 Kryepiskopi Anastas

vjetësh, e bija plotësoi amane- Del nën kujdesin


tin e të atit, duke e kthyer e Këshillit Botues

përsëri ikonën. Një gjest she- Kryeredaktor: Thoma Dhima

mbullor, që duhet lavdëruar Adresa:


ngrohtësisht edhe për simbo- Kryepiskopata Orthodhokse,
Rruga e Kavajës, Nr. 151
likën që mbart. Vetëm, se nuk Tiranë
kuptojmë pse duhet ta merrte Tel: (04) 2234 117, 2235 095.
Fax: 2232 109
shteti. Ajo ikonë u mor nga Shtypur
një kishë dhe duhej të kthej në shtypshkronjën “Ngjallja”

në Kishë!
12 NGJALLJA NËNTOR 2014

Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit!


Në Kishën Orthodhokse është bërë traditë
që çdo vit më 28 Nëntor të celebrohet Dhokso-
logjia me rastin e Festës së Pavarësisë, që njihet
në popull edhe si Dhoksologjia e Flamurit -
shërbesë falënderimi. Kisha nxit vazhdimisht
atdhedashurinë, sepse është e pamundur të
duash Perëndinë dhe të mos duash vendin tënd
e njerëzit që ke rrotull teje. Më 1947 Fan Noli e
ka shtuar në Librin e Shërbesave. Në të thuhet:
“O Zot, që bekon dhe shenjtëron, Ti bekoje
flamurin tonë, dhe shpëtoje shtetin tonë dhe
popullin tonë nga çdo rrezik dhe shtrëngicë dhe
drejtoje në udhën e dritës, të lirisë dhe të përpa-
rimit nën hijen tënde dhe vlerësona ne të pa-
vyerit të kremtojmë këtë ditë të lavdëruar me
nder, shëndet edhe ditë të gjata këtu dhe kudo.
Se Ti je Perëndi mëshirëplotë dhe njeridashës,
dhe Ty të dërgojmë lavdi, Atit edhe Birit edhe
Shpirtit të Shenjtë, tani dhe përherë, dhe në jetë
të jetëve”.

Së shpejti del në qarkullim Kalendari Orthodhoks 2015

You might also like