7 Misteret e Botës

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

7 misteret e botës

Postuar nga webmaster më 3.3.2008 12:58:46 (133 lexime)

Që nga antikiteti, letërsia na ka rrëfyer për vende të frikshme dhe misterioze, të fshehura në
qytetet më të mëdha të botës apo në qoshet e humbura të tokës. Revista ekonomike amerikane
"Forbes", ka hartuar listën e këtyre vendeve më misterioze në botë.

Kështjella Bran, Rumani

Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë.
Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet
1800 të shkruante romanin "Dracula". Vlad ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe
tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra çnjerëzore. Sot, kështjella është kthyer në një muze, por
sipas revistës "Forbes", kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej
kohësh: "Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, shkruan revista, mund të rishohësh gjyqet
kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vlad urdhëroi nga këto
mure".

Kulla e Londrës

Në vend të dytë renditet Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej
qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash; njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot
natën fantazma e Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve,
shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që
e vrau vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër.

Katakombet e Parisit

Fantazmat vazhdojnë të qëndrojnë në Europë. Vendi i tretë më misterioz i botës janë katakombet
e Parisit; edhe ato gjenden pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parisienëve që
kanë jetuar në shekujt e kaluar.

Në shekullin e XX-të janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se, në disa raste
kanë parë fantazma, ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

Zona 51 në Nevada

Në listë vjen më pas një vend më modern, por që ruan një sharm të jashtëzakonshëm; zona 51 në
Nevada. Ky territor i Shteteve të Bashkuara është një zonë "top-secret", ku askush, përveç
anëtarëve të ushtrisë amerikane nuk mund të hyjë. Sipas legjendës, pikërisht këtu qeveria
amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtëtokësorët, që u janë mbajtur të fshehta opinionit
publik për arsye të ndryshme. Mes të tjerave, sipas një prej teorive më të famshme konspirative
të ufologëve, në vitin 1947, pas shpërthimit të një rakete hapësinore të ufove në Roswell, në Nju
Meksiko, pjesët e mbetura të raketës dhe të ekuipazhit janë transportuar pikërisht në zonën 51.

Westchester County, USA

Në vend të pestë, mes zonave më të mistershme është Westchester County, në shtetin e Nju
Jorkut, ku shkrimtari Washington Irving vendosi krijimin e tij "Legjenda e Sleepy Hollow".
Thuhet se në këto territore endet akoma një kavalier gjatë natës, duke kërkuar kokën e humbur
në luftime. Çdo vit nga data 26 deri më 28 tetor, këtu ka një eveniment aktrimi, ku aktorët
rikrijojnë sërish këtë histori të mistershme.

Përbindëshi skocez

Në listë është edhe liqeni Inverness në Skoci, i njohur për praninë e përbindëshit Loch Ness.
Shfaqja e parë e këtij përbindëshi daton në shekullin e 6-të para Krishtit. Por, edhe sot ka shumë
turistë që tregojnë se kanë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Shpesh turistët kanë ikur të
frikësuar dhe kanë mbetur me fiksime.

Montecristo Australian

Klasifikimin e vendeve më misterioze e mbyll Montecristo Homestead në qytetin Junee, në


Australi; sipas legjendës, në këtë vend ndodhen fantazmat e dhjetë personave që dikur jetonin e
më pas vdiqën këtu. Mes tyre është dhe fantazma e vajzës së pronarit të shtëpisë, Christopher
William Crawley, ajo e një kameriereje shtatzënë që u hodh nga ballkoni dhe e një kopshtari

You might also like