Shkrime A.diku

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

Profil kolegesh

M shum se nj urim pr ditlindje


45- vjetori i kolegut Avdulla Diku
Inxh. Gjon Fierza,
Kohe me pare tek diskutonim me Veliun (redaktorin perkushtuar te
gazetes) per rubrika te reja, ai me pervojen e tije sygjeroj te mund te
kemi nje rubrike Profil kolegesh ku mund te shkruhet per pylltar
kryesisht qe jetojne; qe kontribuojne me mundesite e tyre ne fushen e
Pyjeve dhe jo vetem . Te mund te behen keto shkrime ne rastin e
ditelindjeve apo ndonje ngjarje tjeter qe ju promovon atyre vlerat, por
te sherbejne dhe per nje njohje me te plote te punes tyre sidomos nga
brezat me te ri. Ishte nje gjetje mjaft e goditur; ne 90 vjetorin e
Sherbimit Pyjor Shqiptar, kur nje numer i madh pylltaresh qe jetojne por qe tashme ishin ne pension u
nderuan me Certifikate mirenjohje nga kryesia e shoqates. U gjend nje menyre per te shprehe
mirenjohjen per kontributin e tyre. Shkrimet ne gazete ne kete rubrike kane qene te paketa, por perseri
rubrika ka mbete e hapur dhe ju ben fetese te gjitheve per te kontribuar me shkrime ne vijimesi.
Ka disa menyra q mund t dim ditelindjen kolegeve, ne fb, ne kerkime te ndryshme ne net, sigurisht
duhet hape dhe ndonje dosje ndonse ligji i tyre akoma nuk eshte ne zbatim. Ky eksplorim nese themi
keshtu nuk na la duarbosh kesaj radhe, nje e koleg me emer te mire dhe i respektuar nga komuniteti
pylltareve ka 45 vjetorin e lindjes. Ky eshte Abdulla Diku. Edhe nese ky nuk ka dashur ta publikoje
kete moshe pasi ne fakt duket i ri ne pamje dhe veten e konsideron te till dhe nuk do te shpenzoje per
ndonje pritje me miqet.(shaka), gazeta vendosi te publikoje kete fakt dhe ti beje nje portret te
pautorizuar..

Eshte ky pervjetor i ditelindjes tije, qe na motivon te mund te themi dicka me shume per kolegun tone,
te sjellim disi me te plote ne forme te shkruar kontributin dhe veprimtarine e ne fushen e pyjeve dhe jo
vetem, pse jo, te sjellim ndonje kujtim nga vitet studentore, etj. Ndoshta ky shkrim per kolegun Diku,
me ben te them dhe disa mendime shkurt qe mund te sherbejne per debat ne gjirin tone. Shpesh kur
shkruajme per individe te ndryshem qofte dhe kolege, te brezave dhe ne kohe te ndryshme, ndoshta kur
mungon dhe njohjet nga afer, duhet te harxhosh mjaft kohe t mbledhesh fakte e takosh njerez qe te
mund te jeshe real me shkrimin apo vleresimin n tersi me portretizimin e tij, rezultati ndoshta jo i
pritshem. Shpesh ne harrojme ose me mire nuk vleresojme sa duhet punen e kolegeve bashkohes, te
atyre me te cilet takohemi shpesh, bashkepunojme, debatojme dhe perpiqemi dhe per alternativa per
zgjidhje te problemeve qe na shqetesojne, etj. Nuk dua te them se ndoshta dhe ndonje xhelozi primitive
behet pengese per te tilla shkrime. Ashtu si nuk na mungon guximi shpesh duke kaluar dhe ndonje
sens etik (pas kraheve) te themi ndonje te keqe per punen apo dhe per ndonje kolege, me shume duhet
te jemi te prirur per te bere si thone vleresimin e kontributit te secilit aq me shume te ndonjerit qe
spikat me punen dhe marredhenjet me koleget ne teresine tone.
Eshte shkruar diku: Shembulli nuk sht gjja kryesore q ndikon n tjert, sht gjja e vetme! T
falemnderit pr vnjen e tij!! Nje shoqeri disi e trazuar me nje jete po t dallgezuar si jona, ne fakt ka
nevoje per shembuj te mire, nepermes tyre ndoshta do te mund te orientohemi per nje prosperitet dhe
1

nje te ardhme te mire. Nje shembull i mire konsiderohet dhe kolegu yne Abdulla Diku. Veprimtarine tij
rreth 22 vjecare te inxhinier Abdulla Dikut, ze fill si shef i sektorit pyjor Martanesh (1993) duke bere
shef i seksionit teknik ne DSHP Mat e deri ne pozicionin e tanishem Menaxher projekti (2015): i
zbatuar nga GOPA consultants Gjermani dhe i financuar nga GiZ (Organizata Gjermane per
Bashkepunim Nderkombetar); jane me dhjetra institucione dhe organizata kryesisht nderkombetare ku
ai ka kontribuar si konsulent, drejtues projekti apo menaxher. Nese mund te permendim nga projekti i
fundit i zotit Diku dhe qe ka vlere per tu kujtuar; realizimi dhe miratimi Projektit Nikaj-Merturi, Park
natyror rajonal vecohen kontributet e meparshme t tij si Koordinator Kombetar i projektit Parqet e
harkut Dinarik Shqiperi, Koordinator i projektit te Sekuestrimit te Karbonit Projekti Zhvillimit te
Burimeve Natyrore; ekspert per ndryshimet klimetike, etj. Si konsulent per hartimin e planeve t
menaxhimit te pyjeve dhe kullotave komunale ai ka realizuar, planet e me shume se 20 komunave te
vendit dhe hartimin e planeve te menaxhimit per dy ekonomi pyjore, etj. Puna, pervoja e fituar, ndjesia
qe te mund te thote dicka me te shkruar, etj, si autore apo dhe duke bashkepunuar me disa kolege i ka
mundesuar disa botime librash dhe shume artikuj te botura kryesisht ne revistat jashte vendit. Krahas
punes z. Diku ka mbajtur lidhje dhe bashkepunim te vazhdueshem me Fakultetin e Shkencave Pyjore.
Ai nuk ka lene pasdore por ka vleresuar maksimalisht dhe kerkimin
dhe kalifikimin shkencor, tashme ai eshte procedurat e marrjes s
titullit Doktor. Zoteron dy gjuhe te huja. Ka kryer nje numer te
madh trajnimesh dhe kulifikimesh kryesisht jashte vendit, per zonat
e mbrojtura, ndryshimet klimatike, zhvillimin rural, zhvillimin e
qendrueshem te turizmit, etj. A.Diku eshte dhe nje veprimtar aktiv
ne mbrojtje te pyjeve dhe intreseva te specialisteve te kesaj fushe.
Me nismen e tij dhe mbeshtetje te disa kolegeve ne vitin 2008
themloi Shoqaten e Specialisteve te Pyjeve si organizata me e
madhe ku jane antaresuar specialistet e pyjeve ne Shqiperi. Ne dy
vite kjo shoqate u be antare Shoqates te Specialisteve te Pyjeve te
Europes. Artikujt dhe problemet qe ka trajtuar z. Diku, vleresohen
per profesionalizem dhe transparence. Ai ndoshta me pak fjale ka
pershkrur gjendjen e pyjeve shqiptare ne kete tranzicion te gjate:
Pyjet, kjo e vertete e dhimbeshme.... Ndoshta i vetmi specialist
qe ka nevizuar hapur ne shtyp se: Ne fakt, shfrytezimi i pyjeve
nese behet i bazuar ne rregullat e shfrytezimit, nuk rezulton
fitimprures......Pra me pak fjale, qe te punosh e mbijetosh ne shfrytezimin e pyjeve sot, do te thote te
se duhet te vjedhesh. Per fatin e keq keshtu ka ndodhur e vazhdon te ndodhe per cdo dite pergjate
ketyre 20 viteve... Nuk ka pasur kurre nj vleresim serioz te qeverive per pyjet ne Shqiperi. Ai ne
shtypin e shkruar dhe tashme ne rrjetet sociale ne forma dhe menyra te ndryshme ngre zerin, thote
mendimin e tij si specialist, per keqadministrim te pyjeve dhe burimeve njerezore te ketij sektori.
Per kolegun Diku, mund te shkruhej gjate nese mund
ti referohemi cv se pasur te tij, njohjes dhe
bashkepunimit ne keto vite. Zgjodha rruge tjeter ne
portretizimin e tij. Ishin dhe disa kolege mund te
kishte dhe shume te tjere qe deshiruan qe te sillnin ne
kete shkrim ndonje kujtim pse jo vleresim dhe
mirenjohje per z. Diku. Ndoshta duhen konsideruar si
kartolina urimi ne kete 45 vjetor te lindjes. Sipas
radhes se mbrrijes ne posten time po ju paraqes pa
asnje shkurtim dhe nderhyrje:
Eshte me te vertete nder te flasesh per shoke si A.
Diku. Duhet shume kohe per te folur per z Diku por
une do them dy gjera:Te keshe nje mik si A. Diku, me
te vertete eshte nje ndere i madh,ai eshte nje
specialist i shkelqyer dhe njohes i mire i pyjeve, nje
menaxher i perkryer, korrekt, dhe i drejteperdrejte. aftesite e tije jane te pashtershme. Gjon qenka
shume veshtire ti gjeshe fjalet e duhura per shok si A Diku, prandaj ti mund te besh dhe punen e
redaktorit. Ju uroj gjithe te mirat duhet te shkruash gjithmone per njerez si A Diku.
(Pershendetje Agustin Gjini, Londer.)
2

Per Dulen si i flisnim ne fakultet mund te veoja: Humor i spikatur, i kemi borxh shume te qeshura
nga ajo kohe. Student me arritje shume te mira, gjithmone i papertuar per te ndihmuar shoket, teper
komunikues dhe i gjendur per shoqerine. E kemi quajtur shpirtin e grupit dhe vazhdon te mbetet
promotor i cdo organizimi mes shokesh.
(Bilena Hyseni - Tirane)
Simbol i vullnetit e kembenguljes, pragmatist qe u ndesh ne vitet e para te punes me shume sfida e
zhgenjime, qe shpejt i ktheu ne mesime, e reflektime, punetor i palodhur,, qe me shume zemergjeresi
ore te pafundme i fal punes dijes e shoqerise, nese abuzon me dike abuzon me vehten e tij ne kerkim te
progresit.
(Haki Kola- Prishtine)
Abdulla Diku nje shok dhe bashkepunetor i shkelqyer.
Inxhinieri dhe miku im Gjon Fierza me kerkoi te shkruaj dicka per Z.Abdulla Diku. Natyrisht qe e prita
me shume kenaqesi per te thene dy fjale per nje nga shoket me te mire te periudhes studentore, por edhe
ne vazhdim. Abdullain apo Dulen sic e therrasim ne shoqeria e njoh qe nga viti 1988 kur filluam
studimet ne Fakultetin e Pyjeve. Qe ne muajt e pare te njohjes, Dulja filloi te identifikohej si nje person
me vlera te vecanta, ku nder gjerat e para qe mbaj mend mund te them se ishte interlokutori qe
bashkonte studentet qe vinin nga shkolla e mesme pyjore me ata qe vinin nga gjimnazi. Gradualisht,
filluam qe te njihnim me shume shoqerine dhe te krijonim vleresimet per njeri tjetrin. E them me gjithe
zemer qe Dulja ishte nje nder shoket me te vecante, ku misheroheshin vlerat e tij si nje djale teper i
zgjuar, praktik dhe me nje humor shume te holle. Pas diplomimit, natyrisht qe pjesa me e madhe e
shokeve te kursit do te kthehej ne vendlindjen e tij per te punuar si inxhinier pyjesh ne DSHP-ne Mat. Pas
nje experience disa vjecare, Dulja vendos vullnetarisht qe dale privat per te punuar si ekspert pyjesh ne
projekte te ndryshme, ku duhet pranuar qe mund te konsiderohet si me te sukseshmit ne fushen e pyjeve.
Fryma e tij e bashkepunimit ne vite e ka bere Dulen qe te kete nje numer shume te madh shokesh dhe
bashkepunoresh. Fati e deshi qe jeta te na jepte mundesine qe punonim se bashku per nje periudhe dy
vjecare ne Projektin e Zhvillimit te Burimeve Natyrore, ku padyshim qe racionaliteti dhe dhe
bashkepunimi i tij i shkelqyer, bene qe te realizonim me sukses detyrat dhe pergjegjesite ton ate
perbashketa. Me pak fjale, dua te them qe Dulja eshte si puna e veres qe sa me gjate ta ruajme aq me
mire behet, edhe per Dulen mund te them sa me gjate ta njohesh aq me te shumta jane vlerat e tij.
(Nehat ollaku Tirane)
Ne kete pervjetor te ditelindjes u tha dicka per kolegun Diku. U perpoqem ta evidentojme si shembull
te mire ne teresine e armates se pylltareve. Ne fakt kete shkrim une dhe koleget menduam tja bejme
surprize. Nuk e kemi pyetur bile as nuk ja kujtuam asnjehere ditelindjen. Nese ka dhe ndonje pasktesi
ne data dhe vende, etj e konsideroni si informacion te munguar. Ne kohet qe do vijne sigurisht cv e tije
do shtohet, pune dhe projekte akoma me te mira do realizoje... Pa nje konfirmim te tij por me te
degjuar themi, se si objektiv te afert, ai ka pergatitjen e procedurave dhe antaresimin e Parkut
Kombetar te Lugines Valbones ne Federaten Evropiane te Parqeve-Europarc. Pra ndoshta disa nga
burimet tona natyrorore do jene ne gjirin e Evropes me pare ndoshta se burimet njerezore, ky nje
kontribut i vecante dhe i kolegut Diku.
Edhe njehere urimet me te mira ne ditelindjen tuaj, shprehem ne emer te shume kolegeve dhe
bashkepuntoreve qe e njohin nga afer ose jo. Ne gjuhen e silvikultures urimin per ditelindje do
formuloj keshtu- Tashme me moshe perafersisht sa nje trugishte e re- JETE TE GJATE SA NJE
TRUNGISHTE E MOME; I LUMTUR NE FAMILJE, MES KOLEGESH DHE MIQESH.
Abdulla Diku, ka lindur ne Xiber- Mat me 25.06.1970.
Eshte i martuar ka dy femije jeton ne Tirane (ka shtetesi USA)
Ne vitet 1988-1993, student Fakulteti i Shkencave Pyjore
Ne vitet 19932000 ne shef sektori dhe shef i seksionit teknik, DSHP Mat,
Ne vite 200-2010, ne profesion privat drejtues teknik i subjektit DIAVA.
Ne vitet 2008-2011 kordinator kombetar i WWF - Parqet e Harkut Dinarik
Ne vitet 2010-2012, kordinator ne Projektin e sekuestrimit karbonit B.B.
Ne vitet 2012-2015, menaxher projekti: Ruajtja e Agrobiodiversitetit ne zonat rurale ne Shqiperi,
GOPAGjermani.
Ne periudha te shkurta, ka punuar me shume konsulenca dhe pjesemarrje ne projekte te tjera te
financura nga JICA- Japoni, StatkraftNorvegji; REC -Hungari; UNDDP; etj.
Qershor, 2015
3

You might also like