Professional Documents
Culture Documents
E Enjtja e Madhe e Shenjtë - Mbrëmësorja
E Enjtja e Madhe e Shenjtë - Mbrëmësorja
MBRËMËSORJA
(Kryhet zakonisht të Enjten e Madhe në mëngjes e ndërthurur
me Liturgjinë e Vasilit të Madh.)
Dhe menjëherë thuhen Psalmi Nistor (Psalmi 103), Paqësoret “Me paqe
le t’i lutemi Zotit...” me Thirrjen “Se Ty të përket tërë lavdia...” (fq. 317-318).
Tek “O Zot, thirra te Ty...” (fq. 319) psalen Vargëzimet e Lavdërimeve në
këtë mënyrë (Vargjet në fq. 319-320, ndërsa Troparet e Vetëmelodishme në
fq. 73-74).
Vargu: Po të vësh re paudhësitë, o Zot...
Kuvendi i Judenjve po mblidhet...
Vargu: Për emrin tënd të prita, o Zot...
Kuvendi i Judenjve po mblidhet...
Vargu: Nga roja e mëngjesit gjer natën...
Juda i paligj, o Zot, që ngjeu dorën...
Vargu: Se pranë Zotit është përdëllimi...
Juda tradhëtari, duke qenë dinak...
Vargu: Lavdëroni Zotin gjithë kombet...
Juda robi dhe dinaku...
MBRËMËSORJA 81
dhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: “Të
shkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga
toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më”.
Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe
zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të
njohur çështjen time. Prandaj kështu thotë Zoti për sa i përket
njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: “Mos
bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë”.
Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do t’i dënoj; të rinjtë
do të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesin
nga uria. Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të
sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit
të tyre”.
Ti je i drejtë, o Zot, si mund të diskutoj me ty? Megjithatë do të
flas me ty lidhur me gjykimet e tua. Pse udha e të pabesëve shkon
mbarë? Pse jetojnë të qetë ata që veprojnë me pabesi? I ke mbjellë
dhe kanë lëshuar madje rrënjë; rriten dhe mbajnë madje fryte. Ti
je afër gojës së tyre, por larg zemrës së tyre. Por ti, o Zot më njeh,
më shikon dhe shqyrton zemrën time në përqasje me ty. Tërhiqi
në thertore si dele dhe veçoi për ditën e kërdisë! Deri kur do të
mbajë zi vendi dhe do të thahet bari i çdo fushe? Nga shkaku i
ligësisë së banorëve të tij, kafshët dhe zogjtë shfarosen, sepse ata
thonë: “Ai nuk do ta shikojë fundin tonë”. Në rast se ti fugon me
këmbësorët dhe ata të lodhin, si mund të hysh në garë me kuajt?
Shkoni, mblidhini tërë kafshët e fushës, sillini këtu që t’i
gëlltisin! Shumë barinj kanë shkretuar vreshtin tim, kanë shkelur
pjesën time, e kanë katandisur pjesën time të këndshme në një
shkretëtirë të mjeruar. E kanë katandisur në një shkretim; e
shkretuar, të pikëllon para meje; tërë vendi është i shkretuar, por
asnjeri nuk mendon për të.
MBRËMËSORJA 83
Kush prej jush ka frikë nga Zoti dhe dëgjon zërin e shërbëtorit
të tij? Kush ecën në terr pa asnjë dritë, le të ketë besim në emrin
e Zotit dhe të mbështetet te Perëndia i tij! Ja, ju të gjithë që ndizni
një zjarr, që rrethoheni me ura zjarri, shkoni në flakët e zjarrit
tuaj dhe midis urave që keni ndezur! Nga dora ime do të keni
këtë: ju do të lëngoni në vuajtje.
Pastaj thuhet “Le t’i lutemi Zotit” dhe Thirrja “Se i shenjtë je o Perëndia
ynë...”, psalet Himni Trishenjtor. Lexohet Apostulli dhe Ungjilli dhe
vazhdohet me Liturgjinë e Vasilit të Madh (Shih Librin e Shërbesave të
Shenjta).
Apostulli
Paravarg. Tingulli i Rëndë. (Psalmi 2)
Mbretërit e dheut u rreshtuan dhe të parët u mblodhën bashkë
me ta kundër Zotit edhe kundër të lyerit të tij.
Vargu: Përse u tërbuan kombet dhe popujt menduan kotësira?
Këndimi nga Letra e Parë e Pavlit drejtuar Korinthianëve.
(11: 23-32)
Vëllezër, unë mora prej Zotit atë që edhe jua dhashë, se Zoti
Jisu atë natë që iu dorëzua atyre që e kryqëzuan, mori bukë, edhe
si falënderoi e theu, dhe tha: Merrni hani; ky është trupi im që
thyhet për ju; këtë bëjeni për kujtimin tim. Gjithashtu edhe
kupën, pasi hëngri darkë, duke thënë: Kjo kupë është dhiata e re
në gjakun tim; këtë bëjeni sa herë të pini, për kujtimin tim. Sepse
sa herë të hani këtë bukë, dhe të pini këtë kupë, rrëfeni vdekjen e
Zotit deri në atë kohë që të vijë.
Prandaj ai që të hajë këtë bukë, ose të pijë kupën e Zotit pade-
njësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Krishtit. Njeriu
pra le të provojë veten e tij, e kështu le të hajë nga ajo bukë, dhe le
të pijë nga ajo kupë. Se ai që ha e pi padenjësisht, ha e pi dënim
86 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË
për veten e tij, sepse nuk dallon trupin e Zotit. Prandaj ka në mes
tuaj shumë të dobët dhe të sëmurë, dhe vdesin mjaft veta. Sepse
po të dallonim veten tonë, nuk do të gjykoheshim. Po kur gjyko-
hemi, ndreqemi prej Zotit, që të mos dënohemi bashkë me botën.
Prifti: Paqe më ty që këndon.
Ungjilli
Këndimi prej Ungjillit të Shenjtë sipas Mattheut.
(Mattheu 26: 1-20, Joani 13: 3-17, Mattheu 26: 21-39,
Llukai 22: 43-44, Mattheu 26: 40 - 27: 2)
U tha Zoti nxënësve të tij: E dini se pas dy ditësh është pashka
dhe Biri i njeriut dorëzohet për t’u kryqëzuar.
Atëherë u mblodhën kryepriftërinjtë dhe shkruesit dhe pleqtë
e popullit në avllinë e kryepriftit, që quhej Kaiafa, edhe bënë
këshillë që ta zënë Jisuin me mashtrim dhe ta vrasin. Edhe
thoshin: Jo të kremten, që të mos bëhet trazirë në popull.
Edhe kur ishte Jisui në Betani, në shtëpinë e Simon lebrozit,
erdhi pranë tij një grua që kishte një alabastër me vaj ere shumë
të shtrenjtë dhe e derdhi mbi kryet e tij, ndërsa ishte duke
ndenjur në mësallë. Edhe nxënësit e tij kur panë, u zemëruan, e
MBRËMËSORJA 87
thanë: Përse të humbasë kjo gjë? Sepse ky vaj ere mund të shitej
me shumë vlerë dhe t’u jepej të varfërve. Edhe Jisui, si kuptoi, u
tha atyre: Përse e mundoni këtë grua? Sepse kjo bëri punë të mirë
tek unë. Sepse të varfrit i keni përherë me veten tuaj, po mua
nuk më keni përherë. Sepse kjo, kur derdhi këtë vaj ere mbi trupin
tim, e bëri këtë për futjen time në varr. Me të vërtetë po ju them
juve, kudo që të predikohet ky ungjill në gjithë botën, do të flitet
edhe ç’punë bëri kjo, që të mbahet mend.
Atëherë një nga të dymbëdhjetët, ai që quhej Juda Iskarioti,
shkoi te kryepriftërinjtë e tha: Ç’do të më jepni, që dhe unë t’jua
dorëzoj juve atë? Edhe ata i dhanë tridhjetë monedha argjendi.
Edhe që atëherë kërkonte kohën e duhur ta dorëzonte.
Edhe të parën ditë të të pabrumëtave, nxënësit erdhën pranë
Jisuit e i thanë: Ku do të bëjmë gati për ty të hash pashkën? Edhe
ai tha: Shkoni në qytet tek filani, dhe i thoni: Mësuesi thotë: Koha
ime është afër. Do të bëj pashkën tek ti bashkë me nxënësit e mi.
Edhe nxënësit bënë siç i porositi Jisui, dhe bënë gati pashkën.
Edhe kur u ngrys, ishte duke ndenjur në mësallë bashkë me të
dymbëdhjetët.
Jisui, duke ditur se Ati ia ka dhënë në duar të gjitha, dhe se
nga Perëndia doli dhe tek Perëndia shkon, ngrihet nga darka,
dhe zhvesh rrobat e tij, dhe mori një pëlhurë liri dhe ngjeshi veten
e tij. Pastaj vë ujë në legen, dhe zuri t’u lajë këmbët nxënësve,
dhe t’ua fshijë me pëlhurën e lirtë, me të cilën ishte ngjeshur.
Vjen, pra, te Simon Pjetri; dhe ai i thotë: Zot, ti më lan këmbët?
Jisui u përgjigj e i tha: Atë që bëj unë ti nuk e di tani, por do ta
njohësh pastaj. Pjetri i thotë: Nuk do të m’i lash këmbët për gjithë
jetën. Jisui iu përgjigj: Në mos t’i lafsha, nuk ke pjesë me mua.
Simon Pjetri i thotë: Zot, jo këmbët e mia vetëm, po edhe duart,
edhe kryet. Jisui i thotë: Ai që është i larë s’ka nevojë vetëm të
88 E ENJTJA E MADHE E SHENJTË
pra, dhe prehuni. Ja tek u afrua ora, dhe Biri i njeriut jepet në
duar fajtorësh. Ngrihuni, le të shkojmë. Ja tek u afrua ai që do të
më dorëzojë.
Edhe ndërsa ai ishte duke folur, ja tek erdhi Juda, një nga të
dymbëdhjetët, dhe bashkë me të erdhën shumë njerëz me thika e
me dru nga ana e kryepriftërinjve dhe pleqve të popullit. Edhe ai
që e dorëzonte atë, u dha atyre shenjë, duke thënë: Ai që do të
puth unë, ai është. Zëreni. Edhe përnjëherë erdhi pranë Jisuit e
tha: Gëzohu, Rabi. Dhe e puthi. Edhe Jisui i tha: Mik, përse erdhe?
Atëherë u afruan e vunë duart mbi Jisuin dhe e zunë.
Edhe ja një nga ata që ishin bashkë me Jisuin zgjati dorën e
nxori thikën e tij dhe i ra shërbëtorit të kryepriftit e i preu veshin.
Atëherë Jisui i thotë atij: Ktheje thikën tënde në vendin e saj,
sepse të gjithë ata që vënë dorë mbi thikë, prej thike do të
humbasin. Apo të duket se nuk mund t’i lutem tani Atit tim, dhe
të më nxjerrë përpara më tepër se dymbëdhjetë legjione engjëjsh?
Si do të plotësohen pra shkrimet se kështu duhet të bëhet?
Në atë orë Jisui u tha turmave: Si mbi një kusar keni dalë me
thika e me dru të më zini? Përditë rrija tek ju duke ju mësuar në
tempull, dhe nuk më zutë. Po gjithë kjo u bë, që të plotësohen
shkrimet e profetëve. Atëherë gjithë nxënësit e lanë dhe ikën.
Edhe ata, si zunë Jisuin, e prunë te Kaiafa, kryeprifti, atje ku
ishin mbledhur shkruesit dhe pleqtë. Po Pjetri i shkoi prapa për
së largu, deri në avllinë e kryepriftit; dhe si hyri brenda, rrinte
bashkë me shërbëtorët, që të shihte fundin.
Edhe kryepriftërinjtë e pleqtë dhe gjithë kuvendi kërkonin
dëshmi të rreme kundër Jisuit, që ta vrisnin atë, po nuk gjetën.
Edhe ndonëse erdhën shumë dëshmitarë të rremë, nuk gjetën.
Po pastaj erdhën dy dëshmitarë të rremë, e thanë: Ky tha: Mund
të prish tempullin e Perëndisë dhe për tri ditë ta ndërtoj atë. Edhe
MBRËMËSORJA 91
*
Në këtë moment himni ndërpritet dhe bëhet Hyrja e Madhe.