Çdo Gjë Në Jetë Buron Nga Dashuria

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 13

“Çdo gjë në jetë buron nga dashuria….

Intervistë me regjisorin-skenarist, aktorin e mirënjohur e të talentuar sarandiot,


Anastas Nika

"Prinderit dëshironin që unë të bëhesha doktor,por më pas e kuptuan, e kanë bërë të


pamundurën që unë të mos i lija studimet përgjysëm. Duke qenë të varfër, për këtë
nëna ime mblidhte letra , libra e gazeta nëpër rrugë, lule e bimë mjekësore për ti
shitur,që të mund të perballoja jetesën gjate viteve të studimit në Tiranë."

"

Bisedoi: Raimonda Moisiu

Imazhet e fëmijërisë i ruan si një ishull të bukur magjik brenda vetes, në kuptimin se
ka simbolikë të elementeve që e kanë shoqëruar në udhën e gjatë të jetës, falë natyrës
së bukur të vendlindjes, butësisë shpirtërore, mbledhjes së kallinjve të grurit dhe
vargjeve me gjethe duhani, pastaj lojës teatrale me kafshët si miqtë e tij më të mire,
duke recituar vargje të ndryshme për bashkëfshatarët, - formimit dhe edukimit në
“qytetin e bukovileve”, lulja e rrallë e quajtur bukovile, e cila nuk rritet në asnjë vend
të botës, vetëm në Sarandë, qytet buzë Jonit, me një bukuri natyrore të mahnitshme,
qytet që për çudi në një stinë të vetme i jeton të katër stinët. Aktori i mirënjohur,
Anastas Nika, njëkohësisht regjisor-skenarist pranë Teatrit në Sarandë, në odisenë e
tij për t’u bërë aktor, gjithmonë ka qenë në kërkim të botës së mistershme të artit
skenik, ngacmimeve dhe ndarjen e emocioneve në skenë, të nevojës jetësore,
shpirtërore dhe artistike, për të qenë pranë aktorëve të shquar Piro Mani, Timo Flloko,
Rikard Ljarja, Vangjush Furxhi, Margarita Zhepa, Violeta Manushi, Drita Pelingu,
Viktor Zhysti, Agim Qirjaqi, pastaj të Vladmiri Priftit e Pëllumb Kullës, Sonila
Ulqinakut e Rozi Kostanit, Spiro Dunit e Mikel Kalemit, po edhe të Jani Durit,
Shefqet Bregut, Josif Papagjonit, Klajdi Markut, Saimir Brahos, Gentian Zenelajt,
Agron Llakës etj., etj.

E nisi si agronom, dhe më pas, falë talentit të lindur dhe këmbënguljes së tij, ai arrin
të studiojë dhe të diplomohet në Akadaminë e Arteve në Tiranë, dega e aktrimit, aty
do të rritet dhe persoset figura e tij si artist - aktor. Ndër rolet e tij të spikatura
renditen; “Marrëzia e një të mëncuri”, “Amaneti i nënës”, “Dhëndrri nga Amerika”,
në komedinë me një akt “Vaji i dashurisë”, “Këngën ma dëgjoni nesër”, “Gjyq në
fund të shekullit”, “Krijimi i Partisë Lakuriqe”, rolin e Kreontit në tragjedinë e
Sofokliut “Antigona”, në skenën e Butrintit, rolin e Poprishinit etj. Mes entusiazmit të
njohjes së kulturës antike të vendlindjes së tij, Sarandës, në gjurmët e së shkuares e të
së tashmes, eksperiencat e vyera të jetës, jetësoren dhe artistiken, aktori i mirënjohur e
i talentuar Anastas Nika i rrëfen në këtë intervistë.

Më lejoni tu thërras Mjeshtër. Dicka nga fëmijëria dhe rrënjët e origjinës?


Unë kam lindur në fshatin Sopik i cili ndodhet midis Konispolit dhe Sarandës, në
rreze te malit të Milesë, afër qytetit antik të Butrintit. Gjuha e fshatit tim është
shqipja dhe besimi ortodoks. Deri në moshën 11 vjec do të jetoja në këtë fshat, ku
unë mora gjëra të mbrekullueshme falë natyrës së bukur, falë njerëzve me një shpirt
të butë e pamje disi të egër, punëve gjatë verës që mblidhja kallza e bëja vargje me
gjethe duhani e recitoja vargje të ndryshme para fshatarëve, falë kafshëve të
ndryshme të cilat ishin miqtë më të mirë, e unë vrapoja grykave e lëndinave që ti
kullosja. Shpesh ato humbnin e ngeleshin jashtë, nuk i gjenim dot dhe në mëngjes jo
pak herë i gjenim të copëtuar nga ujqit. Unë ulërija e qaja mbi trupin e tyre, kur dje
ato më bënin të gëzoja e të vrapoja, të qeshja me nazet e tyre . Të gjitha këto imazhe
unë i mora me vete, i kam tek vetja si një ishull i bukur magjik. "Shkoj" shpesh
çlodhem e frymëzohem, sa herë kam nevojë jetësore e artistike.

Saranda? Cfarë nënkupton vëndlindja për Ju?

Saranda tanimë është e njohur dhe e shtrenjtë, jo vetëm për mua, por edhe ata që janë
nga Saranda. Cdo shqiptar brënda dhe jashtë atdheut eshte i dashuruar me ‘’qytetin i
bukovileve’’. Kjo lule e quajtur bukovile nuk rritet në asnjë vend tjetër të botës. Në të
gjithë krenohemi për bukuritë natyrore që ajo ka, për cudi në një stinë të vetme i
jeton të katërta stinët . Për mua është tejet e shtrenjtë pasi këtu diku afër saj kam
lindur. Një nga ëndërrat e mia të kohës kur isha adoleshent ishte që unë të vija e të
jetoja në këtë qytet të bukur.Unë ia kam kushtuar dhe vazhdoj ti kushtoj me gjithe
fuqinë e shpirtit e të mëndjes për rreth 35 vjet jetën time, duke i dhënë
jashtezakonisht shumë e duke marrë prej saj vetëm dashurinë e respektin e njerëzve.
Kjo për një artist s’është pak ..

Unë nuk shkruaj vargje, por të vetmen herë që shkrova ia kam kushtuar këtij
qyteti,madje një kompozitor do të ndërtonte një këngë me keto vargje për një nga
festivalet e pranverës në Tiranë.

Saranda për mua tani është dhe më shumë, pasi unë me nje studio televizive po
përgatisim dokumentarin me titull ’’Unë njeriu sarandiot në Qendër të Botës’’,
mbështetur në të dhëna gjeografike dhe ato historike, si dhe në resurset e saj të
mrekullueshme e të cuditshme natyrore. Ndërtova skenarin mbështetur ne një esse, e
shkruar nga prof.doc Agim Nelaj (një shkencëtar në fushën e mjekësise veterinare
dhe njeri i letrave) e cila fitoi një cmim ndërkombëtar me këtë temë.

Historianë dhe njerëz të sferave të ndryshme hedhin idenë se meridiani 20 , i cili


përcakton se ku gjendet ‘’mesi i botës’’,për cudi kalon në Sarandë e në Butrint, se
Grenuiçi është një marrëveshje e vetë anglezëve. Eshtë qytet i 40 shenjtorëve, nga ka
marrë dhe emrin. Gjemëni një vend tjetër në botë që të ketë 40 shenjtorë?! Jam i
sigurt që nuk do ta gjeni dot, se nuk ekziston. Edhe sikur intrigë artistike të jetë, unë
do ta shfrytëzoj këtë që ti bëj reklame qytetit tim ‘’perlë’’ me historinë dhe natyren e
tij hyjnore, e theksoj hyjnore. Gjithë të huajt që vijnë e vizitojnë Butrintin shprehen
me këto fjalë ;’’Zoti këtë vend e pikturoi me dorën e tij’’.’’Kjo është rezidenca e
Zotit’’(Duan të thonë në bazë të legjendave të vjetra se këtu diku afër lindi Zeusi.
Atje në Butrint ishte rezidenca e tij. Unë nuk jam historian. Une jam artist i cili
trajtoj me artin tim këto që ende mbeten në kufirin e hipotezës. Historianët le ti
sqarojnë gjërat. Të gjitha qofshin legjenda, por dihet që nuk mund ngresh mure
nëse s’ke tokë e gurë. Ku ka zë s’është pa gjë!

Cilat fenomene ndikuan në shkollimin Tuaj, për aktor, nevoja, koha apo dëshira për
një të tillë?

Jeta e bukur e fshatit, lëndinat e bukura plot bar ku kullotnim kecat e qengjat,
mblidhnim lule, bënim kurora per vashat, luanim si në filma, thurrnim poezi duke
zenë pozicione të ndryshme nëper lëndine. Gjenim trungje të prerë i vendosnim si
stola,improvizonim skenën dhe prisnim plisa me bar për te krijuar shkallaret per
"spektatoret". Unë i organizoja këto lojra teatrale,e them se fillesat e para jane atje në
fshatin tim të bukur, në lëndine, me kurora lule delesh dhe gjethe ulliri në koke.
Shpesh kur ishim duke bërë vargjet, futeshin delet a kecat, gomerët a ndonje qen, që
ne i kishim me vete,na i prishte gjithë ate punë që ne e bënim me shumë seriozitet e
deshire.

Mendoj se të bëhesh dicka, nuk është punë dëshire ,por i detyruar të bëhesh.Kjo do të
thotë që unë nuk u bëra aktor se kisha dëshirë. Unë kam bindje se kisha lindur për tu
bërë vetëm akto, dhe ndoqa atë që më kishte përcaktuar ‘’fati’’. Pamvarsisht se që të
jesh dikush thonë duhet 1% talent dhe 99% punë, por ajo ‘’1% talent’’ është shumë e
shumë më tepër se 10 a 20 % punë.Pa atë 1% nuk bëhesh dot, ndaj dhe shumë
dështojnë,se ata nuk kanë lindur për këtë punë,por për diçka tjetër.Paaftesia shpesh
herë është mosqënia nga ajo qe duhet të jesh. Kjo ndodhë se ai nuk ndjek instiktin,
por dëshirën e tij e aq më tepër atë të imponuar nga të tjerët a rrethanat.
Mbaj mend njëherë në çezmën e fshatit, prindërit më hypnin në gomar. Poshtë
këmbëve të mia qëndronin bucelat për ujë. Sa ju afrova burimit, pashë gratë e burrat
që mbushnin ujë, bëra sikur rrashë në tokë nga gomari dhe mbajta frymën. Rreth një
minute, nuk lëvizte asgjë te unë e dukesha sikur kisha vdekur.Gratë që mbushnin
ujë, lanë shtambat filluan të çirrnin faqet dhe të ulërinin si në tragjeditë e vjetra. Pas
disa minutash ashtu ‘’i vdekur’’, ndersa grate vraponin, s’dinin c‘të bënin, u ngrita
dhe fillova të vrapoja nga frika se do më’’ vdisnin në dru’’ për shakanë e hidhur.
Ky ,mendoj se është momenti që unë kuptova disi se kisha lindur të bëhesha aktor.
Fshat ishte e gratë filluan të tregonin për’’ vdekjen e ringjalljen’’ time. Në fund e
mbyllnin me fjalët:-‘’Do bëhet si ata që luajnë thjatro e filma..’’!

Por ajo që vendosi përfundimisht se unë do të bëhesha aktor ishte jo dhe aq rastësi:

Dy vëllezër nga Saranda erdhën në fshatin tim enkas për mua pasi kishin dëgjuar për
dhuntitë e mia.Njëri ishte rregjisor,e tjetri trainer volejbolli. Unë në atë kohë
shquhesha si një talent në teater, por dhe në volejboll. Vëllezërit që të mos’’
ziheshin’’,e per ta zgjidhur me’’ drejtesi’’ morën dy fije bari të vogla dhe mi vunë në
dorë. Njëri vëlla ishte pak më i shkurtër se tjetri. Unë tërhoqa fijen e barit me te vogël
dhe kështu u vendos të bëhesha regjisor (kur unë këtë gjë e kisha vendosur, shumë
kohe para fijes së barit). Pas pak muajsh do të shkoja në shkollën e kultures ne degën
‘’regjisor masovik’’ ne Tirane.
C’mund të na tregoni dicka nga jeta Tuaj në skenë, rolet që ju kini interpretuar,
lidhjen e fortë që duket ka lënë kujtime të mira e të hidhura?

Në vitin 1986, pasi diplomohem per ‘’Agronomi’’ do të nisja studimet në Akademinë


e Arteve në degën e aktrimit, dhe ku vërtet do të zhvillohet e përsoset figura ime si
njeri - artist-aktor. Këtu do të njihem e do te punoj me aktorë e regjisorë të shquar si;
Timo Flloko, një pedagog i shquar por dhe një mik i vërtetë imi i cili do të nguliste
tek unë të bindurin e vetvetes dhe lojën organike. Vangjush Furxhiu një yll që do të
ndriçojë në qiellin e artit, të teatrit e filmit shqiptar, për plastikën e forcën e
brendshme shpirtërore. Rikard Ljarja do të evidentonte tek unë madhështinë e figurës
në skenë e forcën e fjalës. Piro Mani - forcën e të qenit aktiv, si dhe Agim Qirjaqi
aksentimin e inteligjencen e fjalës e të mendimit të qarte e fuqishëm.Viktor Zhusti
tekniken dhe ‘’zgjuarsine’’ e te thenit te fjales.

Vladimir Prifti lojen e thjeshte ‘’atë filmike’’ si dhe Pellumb Kulla se si behet humori
serioz pa bertitje e jo banalë,’’prerjen’’ komike te personazhi dramatik.
Në Akademi do të interpretoja figura të fuqishme të dramaturgjisë botërore si
Besmenovi tek drama e Maksim Gorkit “Mikroborgjëzet’’, apo gjykatësi Denforth tek
drama “Shtrigat e Salemit” - të autorit amerikan Artur Miler. Filimoni tek “Njeriu që
pa vdekjen me sy” te Viktor Eftimiut, Rakipin ‘’shurdh’’ tek komedia e Pëllumb
Kullës ‘’E bukur shtëpi e vjetër’’-ku realizova një karakter të plotë në kufijtë figurës
artistike.

Unë prej vitit 1990 ,pasi refuzova të shkoj në Teatrin ‘’Skampa ‘’ në Elbasan, për
arsye se atë kohë unë sapo mora diplomën njerëzit hynë nëpër ambasada të
ndryshme, koha ishte shumë e tensionuar e unë do të shkoja pranë familjes në
Sarandë.

E qysh prej shtatorit të vitit 1990 e deri më sot punoj pranë teatrit në Sarandë si
aktor-Rregjisor-skenarist.

Kam shkruar e vënë në skenë, duke qenë vetë aktori kryesor në këto premiera: “Po të
mos kesh kokë”, “Një shqiptar në hënë”, “No coment”, “Syri jeshil në kohë të tretë”
si dhe komeditë “Marrëzia e një të mënçuri”, “Amaneti i nenes”, “Dhëndri nga
Amerika” si dhe komedi me një akt “Vaji i dashurisë”, “Këngën ma dëgjoni nesër”,
“Gjyq në fund të shekullit” dhe “Krijimi i Partisë Lakuriqe”. Në vitin 1992 kam
vendosur me shumë sukses komedinë e Nobelistit të njohur Italian Dario Fo “Jo të
gjithë hajdutët vijnë për të keq”

Ne vitin 1993 kam ngritur ne skene komedine e Jani Durit ‘’Konti i Monte
Petreles’’,dhe ku do te isha vete aktor protagonist.

Kuptohet që të dhënat e mia psikofizike nuk ishin për një gjini si Estrada, megjithëse
them se e kam kryer me shumë sukses detyren time qoftë si aktor, regjisor apo
skenarist, duke sjelle një frymë të re interpretimi, nje konceptim bashkekohor nga stili
i te shkruarit dhe ana rregjisoriale.

E duke pare cilesite e mia që ishin pranë një aktori të vërtetë, teatri të mirfilltë,
kërkova prej nje mikut tim regjisor, të cilin vite më parë e kisha përgatitur për të
konkuruar në degën e rregjisë në Akademinë e Arteve, të gjendej një mënyrë, të
bashkëpunoja me të në një vepër teatrale, qoftë komedi ,dramë apo dhe tragjedi..

Në vitin 2003 në Sarandë rregjisori tanimë i njohur i tragjedive ‘’Antigona ‘’ dhe


‘’Medea’’dhe miku im i vertetë Mikel Kalemi do të niste punën për vendosjen në
skenën e Butrintit tragjedinë e Sofokliut ‘’Antigona’’- unë do të interpretoja rolin
kryesor, atë të Kreontit.

Në rolin e Antigonës do të interpretonte aktorja tanimë e njohur, pedagoge e artit


skenik në Akademinë e Arteve, Rozi Kostani, ndersa atë të motrës së Antigonës,
Ismenës, regjisorja dhe aktorja e njohur, Sonila Ulqinaku.

Kjo tragjedi u çfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove ‘’Butrinti 2000’’. Ishte


një nga netët më të bukura jo vetëm të miat, por të vetë teatrit shqiptar. Publiku
kishte mbushur çdo cep të amfiteatrit si asnjëherë tjetër. Ishte e para tragjedi e
konceptuar, e ndërtuar me elemente moderne, një risi në historinë e teatrit të ri
shqiptar.

Në vitin 2004 regjisori i njohur e i talentuar Spiro Duni morri rrugën për në Sarandë,
si një miku im i vjetër, për të vënë në skenë komedinë e autorit kroat Miro Gavran
‘’Burri i gruas sime’’. Unë do të interpretoja në rolin e Tonit. Një nga tre
personazhet; dy ishin burra dhe një femër .

Dhe pas çfaqjeve të sukseshme në Sarandë do të shkonim turne në Elbasan. Atje u


pritem me shumë sukses.

Në vitin 2006 ish aktori i teatrit Kombëtar dhe për 30 vjet spikeri i lajmeve në
TVSH, nje miku im i vërtetë të cilit i detyrohem shume për cfarë ai ka bërë- Shefqet
Bregu erdhi në Sarandë dhe vuri në skenë monodramën ‘’I çmënduri që bëhet
mbret’’-përshtatur prej tregimit të Nikollaj Gogolit ‘’Ditari i një të çmënduri’’. unë
do të interpretoja për një orë e ca i vetëm në skenë rolin e Poprishinit. Publiku e
priti me shumë dashuri.

Në vitin 2007 kritiku i teatrit Josif Papagjoni do të vendosi pjesën e shkruar prej tij
‘’Endërr apo zhgjëndërr ‘’ .Une interpretova me sukses rolin e Zotit.

Ne vitin 2008 do të ftohem prej regjisorit Mikel Kalemi në Tiranë, i cili pas suksesit
të madh me tragjedinë ‘’Medea’’,do të cfaqte në Teatrin Kombëtar dramën
gjermane të Tankred Dost ‘’Kthesa’’, përkthyer nga regjisori i njohur Kastriot Cipi,
përkthyers i komedise ‘’Burri i gruas sime’’ gjithashtu. Unë do të interpretoja rolin
e viktimës - të Zëvendësministrit të transporteve Doktor Erik Krigbaum, i cili në
fund te veprës vritet nga dy vëllezërit interpretuar mjeshtërisht nga Saimir Braho dhe
Gentian Zenelaj.

Tani së fundi në bashkëpunim me teatrin’’ Bylis’’ u vune në skene, nga regjisori i


ketij teatri Klajdi Marku, dy komedi të autorit të viteve 30’ Kristo Floqi si ‘’Vëllazëri
me interes’’ dhe komedinë tjeter ‘’Zi e më zi’’- Interpretova me kenaqesi rolin e
Mitit.

Gjithashtu kam realizuar rreth katër dokumentarë kushtuar figurave të ndryshme


historike kombëtare ,me skenar dhe regji të realizuar nga unë. Me një studio private
kam realizuar gjithashtu formatin televiziv ‘’Pak Dritë’’ me poezi, të ndërtuara në
forme klipi në vendet më të bukura përreth Sarandës, i cili ka pasur shumë sukses në
disa televizione lokale te Jugut shqiptar.

Ne kalane e Lekuresit kam realizuar një Miss bukurie dhe nje sfilatë mode.

A jeni zhgënjyer ndonjëherë gjatë karrierës?Pse? Nga kush?

Sigurisht dhe jam zhgënjyer. Kjo vjen se ata zhgënjyesit janë karaktere të dobëta që
tundohen nga paraja a dicka tjeter, janë te lidhur me egon e tyre a interesa të vogla
tejet meskine,por unë me atë zemrën e madhe që më ka dhënë natyra,i kam
’’përtypur’’- jo dhe kaq lehtë, por i kam ’’pertypur. Ata që më sulmojnë hapur luftoj
ti fitoj e një dite mund të bëhen miq të mi,ndërsa ata që i kam miq e të zhgënjejnë, i
kam falur, por nuk dua ti kem më pranë në ndërtimin e ëndërrave të mia. Sa për
emrat, nuk ia vlen,nuk do te ishte e udhes nje gje e tille. Pse te shkruajme emra qe
vete jeta po i shuan?!

Sot vemë re mërgim të inteligjencës dhe talenteve të mirefillta në disa fusha të artit?
Ndërsa Ju , JO! Cfarë iu ka shtyrë për të mos e lënë vëndlindjen, aq më tepër
Sarandën?

Kjo botë thonë është mister. Jo c’do gjë ne arrijmë ta spjegojmë,si fenomenet natyrore
dhe ato shpirtërore. Megjithëse duket se për cdo hap e gjë në jetë i marrim vendimet
vetë. Mendoj se ka momente jo të pakta gjatë jetës sone që ne na drejton jo koshienca
por një forcë e brëndshme e panjohur. Une vet akoma nuk e di të saktë se c’farë qe ajo
gjë ose ai kompleks gjërash qe më mbajtën këtu të mbërthyer, shume miq të mi e
njerëz sakrifikuan jetën e tyre per tu larguar nga ky vend.Le ta lemë disi misterin e
paracaktimit të gjërave që në lindje,- gjyshja ime e mirë derisa i mbylli sytë më
thoshte’’mundohu sa të duash,c’do gjë është e shkruar që në bark të nënës. Ndoshta
është dhe kështu! Unë do të rradhis disa arsye që mendoj se më mbajtën fort të
mbërthyer këtu në Sarandë: Dëshira për të mos i lënë prindërit që më rritën me shumë
sakrifica e mundime. Jeta ime e vështirë nëpër shkolla. Unë do të njihja rreth tre
perjashtime për ’’cfaqje të huaja’’.Me 2 korrik 1990 unë do të merrja diplomën dhe
emërimin si aktor në qytetin e Sarandës. U realizuan ëndërrat bazë qysh në fëmini të
isha në Sarandë- të bëhesha aktor. Mundimet e stërmëdha që kalova për tu bërë një
aktor nuk doja ti hidhja kaq shpejt poshtë, ti flakja. ’’Frika’’ e ikjes drejt së
panjohurës, mund ta humbisja ëndërrën. Mosdija e gjuhëve të huaja,si do flisja në një
gjuhë tjetër, mosha ime jo premtuese, (31 vjec). Riskimet në këtë moshë bëhen të
vështira. Njohja me njeriun e zemrës me te cilen ne vitin '92 lidha jetën. Një Shqipëri
e re po ndërtohej, shikoja gjërat si rriteshin, me vështirësi,sfida, por rriteshin, dicka
po ndryshonte. Duke patur një etje të madhe për skenën fillova të ndërtoja ide dhe
njerëz të rinj- për një teatër modern në Sarandë në ato vite ,kur në teatrot e tjera
shqiptare gjithcka ishte ‘’paralizuar’’. Perpiqesha
natë e ditë të sillja’’gjëra të reja’’(të reja për ne ketu, se bota kishte vite që i kish
trajtuar). Por në kushte e rrethana të reja si në formë e në përmbajtje. Fillova të
eksperimentoj, të thyej disa tabu të frikshme. Kjo më bënte të ndihesha mirë. Mund të
them se skecin i pare politik është vënë në skenë nga unë në mars të vitit 1991.
Interpretoja figurën e Enverit, ndersa atë të një prej anëtarëve te byrosë politike do ta
interpretonte aktori tanimë tepër i njohur, i talentuar i humorit Agron Llaka, i cili
mbronte diplomën në Sarande. Thyerja e një tabuje tjetër ishte elementi i nudizmit,
ku unë do të vija në skenë një fragment nga ’’Shakaja ’’e Milan Kunderës. Mendova
që të realizohet një teatër i ri duhen aktorë me mendësi të reja e një teknike
bashkohore. Kështu fillova të punoj me djem të rinj në gjimnazin e qytetit ,duke i
mbajtur pranë, duke iu folur për teatrin, e aktivizuar në trupën profesioniste dhe duke
përgatitur ata, për në konkurset e artit skenik në Akademinë e Arteve. Shumë prej tyre
sot janë të njohur jo vetëm në skenën shqiptare por dhe atë europiane e më gjerë. Ai
që do të hapte siparin është sot aktori i njohur shqiptaro-grek Laert Vasili, së fundi
interpretoi në Teatrin Kombëtar në Tiranë Orestin tek ’’Elektra’’ e Sofokliut. Pas tij
do të vijnë dhe 12 të tjerë, studiuan në degët aktorë dhe regjisorë. Sot ata punojnë në
Teatrot dhe në televizione të ndyshme në Tiranë. Njëri prej tyre është regjisori i
talentuar i skenës shqiptare qe vuri në skenë ’’Antigona ’’ e Sofokliut dhe ’’Medea’’
e Euripidit dhe u cmua me cmimin ’’Kult’’-si regjisori më i mire i vitit. Une kisha nje
qyetet te lakmuar nga bota,me 266 dite diell,një det e një mal të bukur .Unë kisha një
ëndërr,kisha një diplomë, kisha një skenë,kisha të rinj të etur për tu bërë aktorë,kisha
pasion, ndihesha i zot. une isha tanime në një kohë të re që quhej demokraci.Unë isha
i lirë! C’më mungonte? Bota e huaj për shumë kohë armike dhe e panjohur për ne,tani
po vinte drejt nesh. Një ditë unë do të shkoja ta shihja e ta njihja. Dhe vërtetë kur e
pashë, fatkeqësisht u përballa në fillim me elementë negativë që ka vet shoqeria e
kapitalit dhe u zhgënjeva në disa gjëra që për mua janë themeli i jetes. U ktheva
përfundimisht në qytetin tim, krijova familjen time. Një pjesë të madhe të suksesit,
rritjes sime si njeri e artist, ia dedikoj asaj dhe vetëm asaj,që për mua është gjëja më e
shtrenjtë. Këto mendoj se jane një mori arsyesh e që mund të jenë plot të tjera, bënë
që unë të mos largohem nga ky qytet. Sot po bëhem gati të xhiroj për ti thënë vetes, të
tjerëve, gjithe botës, se qyteti im jo vetëm që është shumë i buku,por ai është dhe
’’Mesi i Botes’’.(qesh)

Cfarë bëni aktualisht? Cfarë pret publiku nga ju, në artin skenik?

Sic thashë edhe më lart,unë kam filluar xhirimet për realizimin e dokumentarit artistik
me elemente filmike, pasi është i ndërtuar në dy aktorë dhe vete autori i essesë.
Gjatë muajit gusht do të interpretoj figurën e Sokratit të shkruar prej Platonit,në
amfiteatrin e Finiqit,një amfiteatër i sapo gërmuar dhe një nga më të mëdhenjtë e
mesdheut.
Gjithashtu,po përgatis një puntatë të dytë të realizimit televiziv ’’Pak dritë’’ me poezi
të autorëve vendas e të huaj,në qytetin e Sarandës dhe pikat e bukura turistike në
rrethinat e saj.
Gjithashtu më është ofruar një rol në një film dhe pres të fillojne xhirimet së shpejti
në Tiranë.
Këto janë planet e mia artistike për këtë vit,pa harruar, një spektakël kushtuar Nënë
Terezës,kësaj gruaje hyjnore.

Mjeshtër, para do kohe pashë një interpretimin Tuaj brilant të vargjeve të Omar
Khajamit. Cfarë iu ka shtyrë t’I interpretoni ato?

Unë gëzohem që ju ’’Rubairat’’ e Omar Khajam e cilësoni një interpretim brilant të


realizuar prej meje.,
Shkak u bë një Show me rastin e ditës së San Valentinit, që unë ti rikthehesha këtyre
vargjeve. Por unë nuk pashë tek ai i madhi Omer(çudi Omer-ët janë gjithmonë të
famshëm) thjesht dy vargjet mit ’’pi kupa e puth cupa’’ por shumë më gjerë,
dashurinë për jetën, i gëzohej jetës dhe një nga kënaqësitë e kësaj bote ishte femra dhe
vera. Nuk ishte gjë e re,por e thënë bukur. Unë i ndërtova si një si poezi vargjet më të
bukura (sipas mëndjes sime), ato janë të gjitha të bukura dhe pata kontaktin e parë
me publikun. Ata e pëlqyen pa masë.Menjëherë pas kësaj do ta rregjistroja në natyre
në një ambjent lokali të vjetër me një studio televizive këtu në Sarande.
Edhe nëse do të ishte jashtë natyres sime,unë përsëri do ta interpretoja,pamvaresisht
se unë mund të kem një koncept tjetër për atë cka flitet në vargje! Jo gjithmonë aktori
interpreton personazhe, koncepte,fenomene e vargje që ai i do.
Unë aktorin e krahasoj me një qiri që digjet për të ndricuar të tjerët. Askujt nuk i
shkon në mëndje që qiriri digjet për të ndriçuar veten e vet, ajo që të vjen në mëndje
është se ai vete digjet thjesht, vetëm për të ndriçuar të tjerët. Ky është e duhet të jetë
misioni i vështirë por i bukur i aktorit. Dhe kur aktori përpiqet të ndricoje veten ai
djeg veten e te tjerët.(qesh). Kam interpretuar njerëz vrasës, ndersa vete unë e urrej
krimin, torturohem që të ndricoj për të tjeret. Nëse unë do të isha vetë një vrasës,me
siguri askush nuk do të vinte të me shikonte mua në skenë, të bente ‘’katharsis’’,
mund të pastrohej jo si shpirt, por si trup..
Pastaj unë i adhuroj përkthimet e te madhit Noli, ashtu si dhe krijimet e tij.
Duke pare energjitë ,dhuntitë e forcën time emocionale si aktor,mendova se mund ti
sjellë njerëzve këto vargje brilante për dashurinë,femrën,verën e gëzimin për jetën,e
them se nuk gabova

C’është dashuria për Ju? Cilat janë dashuritë Tuaja? Sa I ruani ato brenda shpirtit e
talentit Tuaj, si relike të cmuara? Kur një njeri e ndjen se ka të tilla në jetë?

Dashuria për mua është ndjenja më perfekte , është aksi që mban e drejton çdo gje dhe
vetë botën,është shtylla vertebrore e gjërave. Dashuria është oksigjeni i jetës.
Dashuria e parë,e vërtetë, e vetme dhe e fundit është ajo që quhet gruaja e ime.
Dashuria janë dy fëmijtë e mi që më bëjnë të jetoj ,që më frymëzojnë për tu ngjitur në
lartësi të reja, për të ndërtuar e realizuar vlera për njerëzit.
Dashuri është atdheu që më jep një identitet të vecante me historinë e traditat e tij e
me bën të ndihem krenar,se kam një tokë ku linda,ku u rrita e kuptova botën,ku shkrij
veten time,ku iki e më mungon e kthehem e gjej prehje,ku një dite do të hyjë thellë
brënda tij për tu bërë njësh me të gjer në përjetësi.
Dashuri është nëna dhe babai që më sollën,më rritën, më lanë e do të presin tu vete.
Dashuri është gjuha shqipe që buron e rrjedh kaq bukur tek unë kaq bukur.qe më
nderon në cdo hap te jetës sime.
Dashuri është qyteti im,rruga që shkoj çdo ditë në teatër nga buzëdeti, ku pulëbardhat
bëhen një me qiellin e detin me krahët e tyre, ngrihen e ulen.
Dashuri ëhtë teatri që përpiqet të pastrojë shpirtrat edhe pse ai vet gjatë rrugës bëhet
pis nga ata që s’dinë e s’duan.
Dashuri janë vlerat njerëzore që nga koha NJE.
Dashuri janë njeriu dhe natyra ,megjithese të dy jo pak herë harbutërisht dëmtojnë
njëri-tjetrin
Dashuri është gjithcka ka krijuar Zoti në një harmoni të përkryer..
Dashuri e dashurive është vetë Zoti ,busulla e jetës sime,ku pa të s’do të isha ky që
jam sot.Cdo gjë në jetën time buron vetëm prej dashurisë së tij.
Këto janë dashuritë e mia me to dashuri në qendër, është besimi, lëvizin malet, vetëm
me një komandë e jo më vargjet e një poezie apo tragjedie! Duket si një esse për
dashurinë, por nuk është esse- është një realitet!

Unë do të quaja një aktor I mbijetsës. Dëshiroj të di, si jeni ndjerë përballë botës së
artit të frikshme ,sfidash ,mediokritetit, klaneve , hipokritëve, që nuk besonin apo
bënin sikur nuk besonin në forcën e talentit tuaj?

Unë si natyrë jam nga ata që nuk shoh lartësinë dhe vështirësinë e ngjitjes,por
përpiqem vetëm të arrijë atje ku unë dua të arrij. Sigurisht nëse je dikush,një njeri me
vlera në cdo fushë atëhere dihet; bota e ligë bëhet xheloze,e tremb vlera jote, ndihet i
vogël para teje,ose fare i panjohur, e ’’tërbon ’’ ngritja e ngjitja e jote, ai mundohet të
të shkaterrojë me të gjitha format në se ty nuk i shkon ’’pas ujërave’’ .Të shpallë luftë
të hapur e herë të fshehtë duke mos dalë vetë në dritë, duke shfrytëzuar gjithcka ka në
dorë, nga privimi i projekteve, prerje rroge, ta bën jetën të vështirë, ndonjë intrigë të
ndyrë, ti ose do të dorëzohesh e të bëhesh si ’’ata’’ të mjerët që vetëm i thurrin
temena atij, ose do të shkatërrohesh mendërisht,e të largohesh në pritje të një rrethane
të re, pret të jenë drejtues me shpirt-artisti, kolegë me një dimension më të gjërë
shpirtëror dhe profesional. Por ato ndodhin tepër rrallë të kesh drejtues dhe kolegë
fisnikë, me zemër të madhe e mëndje të ndritur. Do te duhet te filloshh përsëri
kalvarin e mundimeve të të vuajtjes. Jeta ime ka qenë ashtu sic e përshkruaj me lart
qysh në bangat e shkollës së mesme .Unë u perjashtova tri herë prej saj, duke filluar
për regjisor, vazhduar për zoteknikë, mbarova për agronom. Në institut nuk do të më
pranonin dy herë, vete ata qe flisnin se unë isha një talent e me të ardhme. Këtu gjej
rastin të falenderoj të nderuarin Agim Qiriaqi,- U prehte ne Paqe!- që do të më
ndihmonte që unë të hyja në shkollë,dhe sidomos aktorin e madh Robert Ndrenika.Do
të filloja punë dhe do të përballesha me perjashtime nga puna për gjera banale nga
njerëz shpirtligj e pa horizont e kur familja ime mbetej pa asnje te ardhur, se nëse i
paafti është i lig nuk ka fantazi pozitive, ai ka nje fantazi tjetër tejet negative ,qofte
primitive, jo nuk mendon te rregullojë punët, por vetëm plot mllef dinakëri,ligësi e
tërbim mendon e lufton të të shkatërrojë punën e jetën tënde e pse jo familjen ,dhe
nëse ndodh kjo ndihet i fituar.’’O tempora o mores’. Ai nuk të sulmon kur ti je i
paafte,jo ai e di që ti je i aftë dhe ndaj të sulmon. Ai bashkohet me të ligjtë e të
paaftët, ruajna zot se c’farë si punon mendja. Unë i qëndrova stoik qëllimit tim ne cdo
kohë, duke i stjudiuar mirë aftësitë e mia,epërsite e mia,pikat e dobëta të kundërshtarit
dhe pikat e forta ku mund të bëheshim bashkëpuntorë për ti shfrytëzuar në qëllimet e
mia, stjudiova etjen e njerëzve, shijen e asaj ç’ka donin tu servirej. Kalita durimin, të
gëlltisja ëmbël disa gjëra, duke bërë një ’’sy qorr e një vesh shurdh’’ dhe realizova
gjëra që ata nuk i mendonin e jo ti arrinin. Një nga arsyet e qëndrimit këtu në këtë
qytet është dhe vendosja e një tavani profesional, thyerja e tabusë që në provincë nuk
bëhen gjëra të mëdha. Këtë e thonë njerëzit e vegjël,se dhe budallenjtë e kuptojnë që
edhe në provincë bëhen gjëra të mëdha.(qesh)

Cfarë iu ngacmon të interpretoni figura të shquara të botës së artit?

E kam të vështirë ta përkufizoj në pak fjalë,por mendoj se nuhatja është një nga
kryecilesitë për një person që ti mbijetojë kohës.Unë përpiqem të nuhas vlerën,të
bukurën,të kohës dhe kjo është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm. Pastaj vjen hapi
final :interpretimi i vlerës,bukur e mbi të gjitha në kohë.
E zakonisht këtë vlerë (si vera e vjetër)e kanë ata që i kanë rezistuar kohërave,që nuk
janë vec njerëzit e mëdhenj të botës së artit. Artisti vlerën që i ka rezistuar kohërave
duhet ta ’’konvertojë ’’ ëmbël,bukur e pa e dëmtuar,por e pse jo ta sjellë në atë
mënyrë që të thuhet se ai e ka shkruar për këtë kohë. Kjo gjë bëhet vetëm me vlera e
këto i kanë vetëm njerëzit e shquar.
Po të shikosh në cdo sallon shtëpie a të një lokali gjithmonë parapëlqejnë pikturën,
ikonën prej druri a skulpturën e vjetër. Njerëzit vrapojnë të vizitojnë të ’’vjetrën."
Sigurisht koha jonë ka vlera të mëdha në art,por le t’ja lemë kohës ti nxjerrë në brigjet
e saj. Nëse ato do të dalin ,do të quhen të vjetra e dikush tjëter si unë do ti interpretoj.
(qesh)
Ndoshta dhe cilësitë e mia psikofizike ndikojnë në këtë përzgjedhje.Bashkë me vlerën
e mbijetuar dhe unë duke i interpretuar ato ndoshta do ti mbijetoj kohëve.

Ju bëni edhe punën e rregjizorit e skenaristit, si ndjeheni, tashmë?

Unë tani jam në detyrën e regjisorit ,skenaristit dhe sigurisht të aktorit ne Qendrën
Kulturore të qytetit të Sarandës.
Ligësia nuk shteron kurrë,të mos themi që ajo ka caste që shpërthen si digat kur
fryhen ne dimer. Por nga nje anë janë këta te ligj që pa dashur më kanë bërë të jem i
kujdesshëm,i matur dhe tejet profesional,ata të mbajnë zgjuar e të mos flesh ’’mbi
dafina’’.Edhe të ligjtë të ndihmojnë e duhen falenderuar për ligësinë e tyre.(qesh)

Si e shikoni të ardhmen e karrirës Tuaj?

Jo dhe aq me dritë.Te veshtirë si gjithnjë,por unë mësuar jam.Për sa kohë do të kem


energji dua që ti japë përparësi fushës së aktrimit e të realizoj role të mëdha të
dramaturgjisë botërore, të realizoj gjithashtu edhe në filma ku veten e ndjej disi të
pafat, por jane disa arsye që s'kanë të bëjnë me anën profesionale por me atë
gjeografike.
Kur të mos kem këtë forcë aktoriale për arsye të moshës e lodhjes, mendoj ti
kushtohem përfundimisht regjisurës. Një nga ëndërrat e mia është të realizoj një
cfaqje me të gjithë ata aktorë që kam nxjerrë me duart e mia në këtë qytet , nëse është
e mundur e nëse ata do të bëhen ne një mëndje. Eshte e bukur regjia!
Je krijues, je një ‘’zot.’’i vogël,që e ndërton botën ashtu sic ti e mendon, për ti ardhur
në ndihmë njerëzimit, që ata njerzëit të kënaqen e të bëjnë ‘’katharsis’’ ashtu si në
poezite tuaja të mrekullueshme, që pasi i lexon kthjellohesh si ‘’një i dehur pas pijes’’
dhe pyet veten se ku gjendesh në raport me veten, tjetrin e shoqërinë e bukur, regjia.
Jo të gjithë aktorët e regjisorët me diplomë mund ta bëjnë. Ajo është një ‘’dhunti
perëndie’’. Kërkon fantazi, fantazi, fantazi. E ç’farë nuk kërkon fantazi ??!! A nuk do
dhe vete dashuria,familja,puna e jeta ??!! Gjithcka do fantazi positive! Me trembin
njerëzit që nuk kanë fantazi. Ata i bien shkurt si dhe ata qe kanë atë negative (çështje
karakteri.). Pastaj duhet të jesh erudit. Të kesh një shpirt të madh e të gjërë,një
mënyrë komunikimi të ngrohtë e jo të lodhshme, e të përfaqësosh denjësisht atë i cili
ti je…E bukur dhe e vështirë regjia (e vërtetë) por kur ja arrin, -’’Eureka’’

A urren mjeshtëri?

Njeri është dhe ai ,me mish e me gjak,madje shumë më i ndjeshëm se te tjerët.Nëse


rrethanat e sjellin që të mund të urrejë dikë, nuk hakmerem ndaj tij, madje kam
forcën të fal, por nuk kam dëshirë të bashkëpunoj më me të.
Njerzit e mëdhenj quhen të thjeshtët, ata kokëulurit, sjellin vlera për njerëzimin, ata
që shohin nga larg atë që të tjerët e kanë para syve e nuk e shohin dot. Këta mjeshtra
të mëdhenj nuk i ndërtojnë gjërat në urrejtje por në dashuri për ta mundur urrejtjen.

Sa ju ka mbështetur familja në promovimin e vlerave tuaja skenike?

Prindërit e mi në hapat e para nuk e kuptuan dëshirën time, se unë do të shkoja për një
degë si rregjisura. Ata nuk e dinin c’fare ishte kjo degë. Prinderit dëshironin që unë
të bëhesha doktor,por më pas e kuptuan e kanë bërë të pamundurën që unë të mos i
lija studimet përgjysëm. Duke qenë të varfër, për këtë nëna ime mblidhte letra , libra e
gazeta nëpër rrugë, lule e bimë mjekësore për ti shitur,që të mund të perballoja
jetesën gjate viteve të studimit në Tiranë.
Ndërsa për sa i përket familjes sime gruaja dhe dy fëmijet, ata më bëjnë që sot jam ky
njeri dhe artist. Megjithëse unë mund ti kem sjellë andralla, nga qetësia absolute që
unë dua kur studioj,apo kur do të punoj monologje e ushtrime teknike me zë, ata
kurrë nuk shfaqën shënja lodhjeje e mërzitjeje,por vetëm prisnin orën kur do të luhej
cfaqja. Ata do të ishin e janë të parët spektatorë. Djemtë e mi kanë ndjekur të gjitha
cfaqjet e mia në Sarandë,Tiranë dhe në Butrint. Në amfiteatrin e Butrintit ,qysh prej
moshës tre vjec, kanë ndjekur rreth 80 vepra teatrore, për çudi asnjëherë nuk ka
ndodhur qe ata të bëjnë më të voglën zhurmë,kur mendon që ato janë vepra tragjike e
kërkojnë një qetësi absolute.
Më kujtohet në një cfaqje, nje trupe e shtetit fqinj duke interpretuar në skenë
tragjedinë ’’Antigona’’ të Sofokliut, nis një stuhi e paparë që ngrinte gjithcka në
ajër.Shumë prej të pranishmëve u larguan , u futën poshtë pemëve e më pas ikën me
makinat e tyre,ndërsa aktorët e mëdhenj si Kadri Rroshi e disa të tjerë, për të
respektuar ata aktorë që interpretonin në skenë mes shiut dhe erës duke qarë nga
inati,vuri re dhe djemtë e mi që dridheshin nga të ftohtit.Ai nxorri n dy qeska plasmasi
të mbetura kushedi pse në xhepin e tij dhe faqet e një gazete që kishte me vete, jau
vuri të dy djemve të mi në gjoks e kurriz,që të mos i rrihte era. Djemtë e mi ’’te
privilegjuar’’ ndoshta nga unë,por mbi të gjitha nga sjellja e tyre,ishin bërë miq të
legjendave të teatrit si Margarita Xhepes,Violeta Manushit,Drita Pelingut. Ata u rritën
me dashurinë e përkëdheljen e tyre. Kjo gjë mua më frymëzon. Besoj janë këto
impresione,punët e mia që bëj në skenë a ne filma ku ata jo pak herë do të jenë dhe si
aktorë të vegjël, të paktën nëse nuk u bënë artistë do të jenë artistë në shpirt e
spektatore te kulturuar..(qesh)

Mesazhi Tuaj për talentet e reja…

Kur unë në facebook vura një vidio të aktorit të madh Agim Qiriaqi ditën e vdekjes së
parakohshme të tij, erdhën shumë mesazhe, por një prej tyre më bëri shumë
përshtypje. Në të thuhej: IKU NJE ARTIST ’’BIO’’!
Pra po ikin ata të sinqertët, të përkushtuarit, të sakrificës që vërtet shkrinë talentin,
energjitë e shpirtit,t ë mëndjes e trupit për të sjellë vlera që ti rezistojnë kohës. Një
nga ata që ishte gati të sakrifikonte dhe jetën e tij në xhirime skenash të vështira,dhe
jo më ti kushtonte më të shumtën e kohës teatrit
Iku një artist i llojit ’’bio’’,ku gdhiheshin me netë të tëra në studiot e vogëla te
Institutit për të realizuar detyrën aktoriale. Ndërsa sot jo për nostalgji të kohës tyre e
time si student, por për hir të realitetit të hidhur kur shkon në auditoret e artit skenik të
vjen turp e ndihesh keq, studentët vetëm pijnë alkol e duhan, madje gjysëm ore para
cfaqjes.
Arti i aktorit, kërkon disiplinë e ku thuhet më të fortë si ajo ushtarake. Ai kërkon një
mëndje të ndrituar me një kulturë të lartë, një trup të përgatitur e pse jo në kufijtë e
një sportisti e të një balerini, kërkon një punë gjigande me frymemarjen dhe teknikën
e zërit. Mbi të gjitha kërkon njerëz me moral të lartë shoqëror,se si mund të japë dritë
e kënaqësi një njeri me errësirë në mëndje e shpirt. Syri tij ka humbur ’’hyjninë’’.
Teatri dhe tempujt e besimit kanë pak a shumë të njëjtin mision ,të bëjnë katharsis në
shpirtrat e njerzve. Një element tjetër bazë është sinqeriteti dhe besimi në energjitë e
tua. Si do të bindesh ti nga unë, kur unë vet s’jam i bindur për atë që bëj. Nëse kërkon
ta fshehësh këtë të vërtetë të hidhur,ke humbur sinqeritetin. Ketu fillon
mashtrimi.Gjëja e parë që (e lashë për në fund) duhet të bëj një i ri për aktor është të
njohë vetveten, në pikat e forta dhe ato të dobëta. Këtë mund ta bëj një specialist i
zoti,i duruar por edhe i sinqertë në gjykimin e tij. Nëse kjo bëhet dhe kandidati për
student,apo studenti për aktor bindet,i pranon, i meri seriozisht, përpiqet me shumë
mund e djersë të forcojë pikat e forta dhe të dobësojë pikat e dobëta, atëherë jemi në
rrugë të mbarë. Ti fshehësh të vërtetën studentit për aktor,për arsye të ndryshme ,apo
se je i paaftë të arrish ti bësh skaner-do të thote ti shkatërrosh jetën e të arthmen.
Njihe vetveten e prano të vërtetën e gjërave.Mos e gënje vetveten se do vuash deri në
kufijtë e shkatërrimit të saj. Nëse vërtet kërkon të behesh dikush në artin e aktorit, e të
lesh një gjurm, vetëm kështu mund të behesh e vetëm kështu gjurma mund të lihet.

Cfarë iu ka mbetur peng që dëshironi ta intepretoni?

Une do te thosha qe nga Hamleti,por do ta kaloj kete dhe do te shkoj ne nje figure
madhore,e pra ajo qe mbetet per mua enderr ,jo dhe aq enderr,se une besoj qe nje dite
do ta realizoj eshte ’’Edipi mbret’’.
Mjeshër hobi e pasioni Tuaj?

Një nga hobet e mia ka qenë kënga,dhe për këtë më vjen keq dhe e kam si peng që
nuk e vazhdova kanton, krahas aktrimit të merrja mësime kantoje. Sot do të isha me
dy diploma ,e besoj do të isha një këngëtar i fuqishëm operistik.(qesh) Me kujtohet që
në Akademi një pedagog i shquar i Kantos mu lut për një kohë të gjatë, por s’qe e
thënë! Sot dëgjoj shumë muzikë dhe këndoj kur më jepet mundësia në skenë. Në
teatrin që unë jam sot nuk të pranonin nëse nuk këndoje,pasi këtu ishte shumë e
zhvilluar vodevili.
Merrem me sport, sidomos pelqej te vrapoj ne mengjes bregut te detit,duke bere lloj
lloj ushtrimesh.
Gjithashtu krijoj skenarë artistikë për dokumentarë, filma të shkurtër,komedi, ndërtoj
librete për teatro poetike. Deri tani kam realizuar katër të tillë si ‘’Nënë
Tereza,’’Skënderbeu’’, ‘’Nëntoriada’’ dhe ‘’Pulëbardhat e Jonit’.’

Gjithashtu për gjithë këto vite kam përgatitur e pergatise me muaj të tërë e orë
pambarim studentët për në Akademi të ndryshme brënda dhe jashtë vendit, në degë të
artit skenik. Para një jave ndoqa një komedi në sallën e Akademisë së Arteve në
Tiranë, një talent tjetër nga Saranda në punën e mbrojtjes së diplomës me te madhin
Timo Flloko. Për këtë jam krenarë.Nuk është besoj rastësi ,që gjithë studentët nga
Saranda janë ndër më të mirët gjatë shkollës, por dhe në jete. Eshte e bukur të lindësh
femijë biologjikë si prind,por dhe të ‘’lindësh’’ artistikisht fëmijë.(qesh)

Ju faleminderit!

Bisedoi:Raimonda Moisiu

You might also like