Reaksionet Berthamore

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 10

GJIMNAZI “KUVENDI I ARBËRIT”

FERIZAJ

Punim seminari

LËNDA: Kimi

TEMA: Reaksionet bërthamore

Nxënësi: Arsimtari:

Hajdin Hajdini Fisnik Jahiri

1
1.HYRJE

1.1 Atomi

Mendohej se atomet janë grimcat me të vogla të substancave, të cilat nuk mund të ndahen
me tej me metoda fizike ose kimike. Gjatë shekujve XIX dhe XX ështe vërtetuar se
atomi përbëhet nga bërthama dhe mbështjellësi elektronik. Bërthama përbëhej nga
neutronet dhe protonet dhe ishte e mbeshjellë me elektrone të cilët janë të vendosur në
orbitale. Idenë për strukrurën e tillë të atomit e ka dhënë shkencëtari i njohur anglez
Ernest Rutherford.

Fig. 1 - Përbërja e atomit

Për nga madhësia, atomet janë shumë të vogla, masa e berthamës mund tëllogaritet duke
e numruar numrin e protoneve dhe neutroneve në bërthamë
A(nukleone) = N(neutrone) + Z(protone). Kurse masa e elektroneve nuk llogaritet për
shkak se ato janë shumë të vogla në krahasim me berhamën.
Rrezja e bërthamës së atomit mund te llogaritet me anë të formulës:
R = R0 3√A ,
ku R0është konstante dhe ka vlerën: R0 = (1.2-1.3) x 10-15
dhe A- paraqet numrin e masës.

1.2 Radioaktiviteti

Brenda nukleotideve ka lëvizje të përhershme dhe kjo bën që ato të mos jenë stabile, dhe
kështu është e mundur që edhe bërthama të ndahet dhe nga ajo të krijohen elemente tjera.

2
Në vitin 1919 Rutherford arriti që me anë të rrezeve α ta zbërthente atomin e azotit në
oksigjen dhe hidrogjen.
4
2 He + 714N → 817O + 11H
pra me bombardim të azotit me rrezeα fitojmë një atom oksigjen dhe një proton.
Shpejtësia e zbërthimit radioaktiv matet me kohën e gjysmëzberthimit, koha e
gjysmëzberthimit paraqet kohën për të cilën përgjysmohet numri i grimcave radioaktive
në një substancë. Disa elemente kohën e gjysmëzbërtimit e kanë miliarda vjet kurse disa
e kanë vetëm disa minura(Radiumi kohën e gjysmëzbërthimit e ka 1602 vjet;
Francisiumi, 22minuta).
Janë dy lloje të radioaktiviteti: radioaktiviteti natyral dhe radioaktiviteti artificial,
radioaktiviteti natyral është shumë i ngadalshëm në krahasim me radioaktivietin artificial
dhe ndodhë në natyrë tek elemetet me numër atomik më të madh se 83. Elemeti i fundit
joradioaktiv është Plumbi.

3
2. RADIOAKTIVITETI NATYRAL DHE ARTIFICIAL

2.1 Radioaktiviteti natyral

Radioaktiviteti natyral është zbërthim spontan i një bërthame jostabile të atomit dhe
emitimi i grimcave ose rrezeve elektromagnetike. Të gjitha elementet e sistemit periodik
me numër atomik më të madh se 83 dhe disa izotope të elementeve tjera janë radioaktive,
pra kjo ndodhë te elementet me bërthama të mëdha, pasi që te bërthamat më të mëdha
numri i ndeshjeve brenda bërthamës është më i madh, kjo bën që ato të jenë më jostabile
dhe mund të ndodhë që të emitohen grimca subelementare. Kjo bëhet me anë të tri llojeve
të rrezatimit:

Rrezet Alfa (α) janë bërthama të heliumit që përmbajnë dy protone dhe dy neutrone, ato
devijohen lehtë në fushë magnetike dhe kanë fuqi të vogël depërtuese madje mund të ndalohen
në një fletë të hollë alumini.

absorbuesi dendsiteti thellësia koment


ajër (STP) 1.2 mg/cm3 3.7 cm
letër (20lb) 0.89 g/cm3 53 µm Një fletë = 89 µm
ujë 1.0 g/cm3 45 µm Nuk depërton në
lëkurë

Tab.1 - Depërtueshmëria e rrezeve α

Rrezet Beta (β) janë tufë elektronesh që mund të lëvizin me shpejtësi të madhe, gati sa
ajo e dritës. Masa e tyre e vogël bën që ato të devijohen shumë lehtë në fushë mangetike,
ato devijohen në anën e kundërt të rrezeve alfa. Shpejtësia e madhe e tyre u jep atyre fuqi
më të madhe depërtuese se rrezeve alfa, madje disa rreze beta mund të depertojnëderi në
prej disa cm të fletës së Aluminit. Emitimi e rrezeve alfa dhe beta e ndyshon përbërjen e
bërthamës, por largimi i rrezeve beta nuk ndikon shumë në masën e atomit për shkak të
masës së vogël të elektroneve.
Absorbuesi dendsiteti thellësia
3
Ajër 1.2 mg/cm 8.8 m
Ujë 1.0 g/cm3 11 mm
Plastikë(akril) 1.2 9.6
Qelq 2.2 5.6
Alumin 2.7 4.2
Tab. 2 – Depërtueshmëria e rrezeve β

Rrezet Gama () janë rreze elektromagnetike me energji shumë të madhe dhe
amplitudëtë vogël, për dallim nga rrezer alfa dhe beta, këto nuk e ndryshojnë përbërjen e
bërthamave të atomeve dhe nuk devijohen në fushë magnetike. Këto kanë fuqinë
depërtuese më të madhe se rrezert alfa dhe beta, madje ato mund të depërtojnë në
shtresën prej 30 cm të Plumbit.

4
Fig. 2 – Thellësia e depërtimit të tri llojeve të rrezeve

2.2 Radioaktiviteti artificial

Radioaktiviteti artificaial është zbërthim i bërthamave më stabile që shkaktohet prej


bombardimeve të tyre me grimca subelementare. Së pari këtë dukuri e ka zbuluar
Rutherford me zbërthimin e atomit të Azotit, më pas me këtë janë marrë edhe Irene
Curie(vajza e Marie Curie) dhe Frederic Joliot, ata me bombardimin e Aluminit me rreze
alfa arritën te efekti që ata e quajtën “radioaktivitet artificial”.

Fig. 3 - Bombardimi i shtrësës së Aluminit me rreze α

Radioaktiviteti artificial kryhet zakonisht me protone ose neutrone, protonet janë më të


vogla dhe ofrojnë mundësinë e bombardimit të bërthamave më të vogla, kurse neutronet
janë më të mëdha dhe mund të bombardojnë bërthama më të vogla pa pasur refuzim(pasi
e dijmë që bërthama e atomit është pozitive dhe i refuzon protonet). Protonet dhe

5
neutronet kanë shpejtësi të vogël dhe për këtë janë krijuar pershpejtuesit e protoneve të
cilët e rrisin shpejtësinë e protoneve deri në shpejtësi shumë të mëdha.

Fig. 4 - Aparatura për shpejtimin e protonit

Reaksionet bërthamore janë procese të bashkëveprimeve në mesnuklideve stabile me


rrezet jonizuese ose në të shumtën e rasteve me neutrone. Si rezultati këtyre
ndërveprimeve krijohen më shumë nuklide radioaktive.Reaksionet bërthamore shprehen
me ekuacione të caktuara. Në anën e majtë të ekuacionitshënohen komponentet e
reaksionit: bërthama stabile (A) dhe rrezatimi hyrës-projektili
(x), kurse në anën e djathtë- produktet e reaksionit: bërthama e krijuar (B) dhe rrezatimi i
jonizues (y):
A + x = B + y ose A(x,y)B.
Reaksionet artificiale nukleare zhvillohen në dy mënyra, në fizion dhe fuzion. Fizioni
është procesi i ndarjes së bërthamave atomike, fuzioni është procesi i bashkimit të
bërthmave atomike.

2.2.1 Fizioni bërthamor

Në fizikën dhe kiminë nukleare fizioni është reaksion bërthamor gjatë të cilit bërthama e
një atomi(bërthama e rëndë) ndahet në bërhama më të vogla(bërthama më të lehta) dhe
zakonisht lirohen neutrone dhe fotone të lira, fotonet lirohen në formë të rezeve gama.
Fizioni i një bërthame të rëndëështë reaksion ekzotermik i cili mund të lirojë sasi të
madhe të energjisë në formë të rrezatimit elektromagnetik dhe energji kinetike të
fragmeteve. Për të prodhuar energji nga fizioni, energjia që nevojitet për ti zbërthyer

6
elementet e reja është më e madhe se energjia që nevojitet për ta zbërthyer elementin e
parë. Fizioni është formë e ndërrimit të elementeve, për shkak se bërthamat e reja nuk
janë të të njejtit element që ishin më parë.

Fig. 5 - Reaktori bërthamor

Fizioni nuklear prodhon energji për fuqinë bërthamore që mund të perdoret për të
prodhuar energji elektrike por fizioni nuklear përdoret edhe për të nxitur shpërthimin e
armëve bërthamore. Të dy përdorimet jane të mundura për shkak se substancat të quajtura
“karburante bërthamore” hyjnë në fizion kur bombardohen me neutrone të lira dhe me
këtë rast lirohen neutrone të lira dhe ndahen në pjesë dhe më pas këto neutrone të liruara
përdoren për të vazhduar zbërthimin e bërthamave, kjo liron energji shumë të madhe e
cila te reaktorët bëthamorëështë në sasi të kontrolluar, kurse te armët bërthamore është e
pakontrolluar.

Fig. 6 - Uraniumi-238 ku një neutron përdoret për ta goditur bërhamën dhe lirohet një për ta
vazhduar procesin

Sasia e energjisë që lirohet nga karburantet bërthamore është miliona herë më e madhe se
energjia që lirohet nga masa e njejtë e karburatëve fosile si nafta, qymyri etj. kjo e bën
fizionin një burim shumë praktik për të prodhuar energji. Megjithatë mbeturinat që
mbesin janë shumë me radioaktive se elemetet që janë në natyrë dhe kjo bën që ato tëjenë

7
mjaftë të dëmshme për ambientin, problemet rreth qështjes së hedhjes së mbetjeve dhe
rreziku nga to e bëjnë këtë metodë të përfitimit tëenergjisë mjaftë të papërdorshme por
megjithatë fizioni bërhamorë mund të jetë e ardhmja e prodhimit të energjisë.

2.2.2 Fuzioni bërthamor

Fuzioni është proces gjatë të cilit disa bërthama të atomeve më të lehta bashkohen dhe e
formojnë një bërthamë të vetme më të rëndë. Kjo shoqerohet me lirim ose absorbim të
energjisë.

Fuzioni i dy bërthamave atomike me masë më të vogël se hekuri(që së bashku me nikelin


janë elemetet te të cilat nevojitet më së paku energji për ti zbërthyer) zakonisht liron
energji, kurse fuzioni i bërhamave më të rënda se hekuri absorbon nergji; ky efekt është i
kundërt te fuzioni, ku për elemete më të lehta nevojitet energji dhe anasjelltas. Në rastin
më të thjeshtë, fuzionin e hidrogjenit, dy protone duhet të ofrohen aq shumë sa ato të
bëhen një dhe të mos egzistojë refuzimi mes tyre. Në raste më komplekse tek atomet më
të rënda ku bëjnë pjesë më shumë bërthama, mekanizmi i reakionit është ndryshe por
rezultati është i njejtë, nga bashkimi i shumë bërthamave më të lehta formohet një
bërhtamë më e rëndë. Këto reaksione është shumë vështirë të bëhen në kushtet e sotme
për shkak se refuzimi mes bërthamave(të cilat siç dihet janë pozitive) është shumë i
madh; ky lloj i reaksionit kërkon energji shumë të madhe që të afrohen aq shumë sa të
mos ketë refuzim.

Në natyrë fuzioni ndodhë në yje, e dijmë se energjia e madhe e diellit vie si rezultat i
shdërrimit të atomeve të Hidrogjenit në Helium.

Fig. 7 - Procesi i bashkimit të atomeve të hidrogjenit dhe formimi i heliumit, reaksion që ndodhë
në yje

8
Fuzioni artifical për nevoja të njeriut ka kohë qëështë arritur por megjithatë ende nuk ka
arriur të kontrollohet si burim i energjisë. Deri më tani janë bërë shumë ekperimente që
lidhen me fuzionin bërhamor por energjia që lirohet nga këta reaksione është shumë e
vogël.

Fuzioni shihet si e ardhme e armëve bërthamore dhe ky hulumtim për të gjetur mënyrë
më të mirë të fuzionit ka filluar rreth viteve 1940 si pjese e projektit “Manhatan”, projekt
në të cilin u krijua bomba e parë atomike. Hulumtimet për fuzion të kontrolluar që do të
përdorej për qëllime civile vazhdojnë edhe tash por rezultatet janë shumë të vogla
krahasuar me reaksionet e fizionit. Një nga rezultatet më të rëndësishme të këtij reaksioni
është bomba hidrogjenike e cila shpërthen me anë të fuzionit.

Fig. 8 - Shpërthimi i bombës Hidrogjenike.

9
3. TË MIRAT DHE DOBËSITË E ENERGJISË BËRTHAMORE

Megjithëse energjia bërthamore mund të jetë një burim shumë i mirë i energjisë, e cila
mund të sjellë shumë të mira dhe ta mbrojë ambientin më shumë se lëndët e djegshme
fosile, ky lloj i fitmit të energjisë është shumë kontravers për shkak të krijimit të armëve
të cilat veprojnë me anë të kësaj energjie, madje këto armë e kanë sjellur planetin tonë
para një rreziku të madh dhe fati i gjithë planetit është në duart e disa njerëzve. Por
ekziston edhe ana tjetër e medaljes, pasi që prodhimi i energjisë me anë të burimeve të
ripërtritshme është praktikisht i pamundur ta furnizojë botën me energji, dhe ndotja
shumë e madhe nga lëndët fosile(megjithëse edhe nga reaksionet bërthamore ka ndotje
nga mbetjet radioaktive) e bën energjinë bërthamore si alternativën më të mirë për
prodhimin e energjisë.

10

You might also like