Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 12

DITA AMANTIA

Lojëra popullore,rite pagane,traditë muzikore


Nga zbulimet arkeologjike janë gjetur statuja të cilat paraqesin sportistë

GEZIM LLOJDIA
Drejtor

Z.M.PA Parqet arkeologjike Amantia-Orikum

1-Lojërat në stadium
Në stadiumin e lashtë dhe antik të qytetit Amantia ,parku arkeologjik përkujtoi traditën e
lashtë në prag të lojërave olimpike 2010,kur amantasit kane marrë pjesë në lojërat olimpike
në Greqi.
Për të përkujtuar lojërat olimpike dhe pjesëmarrjen e sportistëve amantas në lojërat
olimpike,parku arkeologjik vendosi një trofe :”Kupa Amantia”,me pjesëmarrje te ekipeve
olimpike. Morën pjesë mbi 100 sportistë të cilët përfaqësonin
skuadrat :”Amantia”,”Sevasteri”,”Amonica” dhe “Vajza”.Krahas aktiviteteve si tërheqje
litari,kros,u zhvillua kampionati i skuadrave ku u ndeshën në fazën e parë ekipet “
“Amantia” dhe “Vjaza” me “Sevasteri me Amonicen”.Fituesit e çifteve të parë ishin
Amantia dhe “Amonica”.Në ndeshjen finale ekipi amantias i përbërë nga sportistë të
fshatrave të zonës mundi 3-1 ekipin” “Amonica” dhe duke parë edhe rezultatet pozitive në
sportet e tjera meritoi kupën Amantia. Kjo kupë u cilësua se do të jetë një aktivitet i
përvitshëm.
2-Tradita e kenges

Kengetari virtuoz Nazif Cela


Grupi Jehona Labe

Kenge e valle
Tradita e kenges me rapsde vendas dhe te krahnes.Morren pjese grupet e njohura te
isopolifonise si grupi Lapardha qe ka ne atkine etij kengen enjohur “Janines ci pane
syte.Grupi Jehona Labe dhe kengetari Nazif Cela,raposdet Feti Brahimaj dhe Nestesi
Asllani.
3-Si është ruajtur kjo traditë
Pjesmarrja e amantasve në lojërat olimpike që zhvillohen në kohët e hershme në shtetin
fqinj,tregon se Amantit ishin njerëz me kulture dhe sportiste te mire, fakt qe e tregon edhe
stadiumi i saj.Me këtë të dhënë të rëndësishme gjejmë një çelës për të hyrë në një portë të
madhe. Amantasit kanë hyrë në Evropë atëherë kur në truallin tonë që i themi Ballkan fqinjët
verior nuk ishin prezent dhe s’ishin se si të ishin. Amantasi ishin të integruar qysh në atë kohë
kur ardhacakët et jerë ishin diku në stepa a ose skano ekzistuar ndoshta fare. Amantasit kanë
treguar shenja të larta civilizimi ata kishin një stadium.
Lojëra popullore

Sportiste

4-Stadiumi i Amantias monumenti 550m mbi nivelin e detit


Stadiumi ndodhet 100 m me poshtë ne jug lindje te fortesës kryesore ai është i gjate 55 m dhe
i gjere 12.5 m. Gërmimet kane nxjerr ne pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore
te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj.
Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 4000 persona. Ne baze te mbishkrimeve greke te
gjetura ne stadium ndërtimi i tij është bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth
viteve 30 pas krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati zhvillim te veçantë dhe u
ndërtuan vepra monumentale .Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s.Ky stadium ka forme
antike tipike me piste 184.8 m të gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njërën
ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndërtuara me bloqe gurë
gelqeror. Që nga koha kur Izomber tek itenerari i deshifruar i historisë së arkeologjisë së
Orientit,një botim ky që i përkiste vitit 1873,në faqen 871 përshkruan zbulimin e stadiumit
antik në kodrën e fshatit Plocë.Thënia e Izamberit pikërishtë në shekulline 19,përbënë
trokitjen e parë në dyertë e kësaj monumenti antik që kishte lënë gjurmë brezash në historinë
e qytetërimit ilir në lartësit e kodrës së Plocës. Udhëtimi arkeologëve shqiptarë u bë pas afër
70-80 vjetësh nëpër luginën e Vjosës dhe provoi se “stomaku i kodrës” nuk e kishte tretur
gjitshka ndonëse mjegulla dhe largësit kanë kapërcyer 1000 vjetë nga ekzistenca e
tij.Arkeologët i gjetën rrënojat e stadiumit antik të Amantias tek gropa e kovaçit. Gjate
shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati z Informatat e dytë,për qytetin Amantin por të shprehur nga
pena e një kërkuese si Zj Falaksi ka të bëjë me kulturën fizike,ose më qartazi me sportet. Një
statujë që përshkruan një boksier,ndonëse figura ka mungesë të kyçit të djathtë si dhe ndihet
mungesa tek këmba e majtë,por që nuk shpërfytyrojnë figurën për të rritur më lehtë në një
përfundim,për këtë boksier.Ja përshkrimi i N.Vlorës.”Amantia:Përsosmërinë estetike të
Posejdonit ta barazojmë tani me këtë trupore ilire prej bronxi të shek IV,para K.që përfaqëson
një boksier. Nuk mund të thuhet se është i bukur,por e gjithë përmbajtja tregon një
qëllim”muskujt e zhvilluar,shikimi i mprehtë,trupi i gatshëm për mësymje,bëjnë në mënyrë
që kjo trupore të ketë fuqi komunikuese.Vetëm në këtë mënyrë arti e arrin bukurinë e
përsosur…” Informatat që sjell N.Vlora është”Amantia:pamja e përgjithshme e stadiumit të
shek.IV para Krishtit.Të gjithë qytetet e Ilirisë kishin stadiume të mëdhaja... Sjell një fakt që
një prej statujave gjëndet si pjesë e arkivës së Muzeut Historik Kombëtar. Një staturinë
bronzi ,10cm e vitit 470 para KR.bëhet fjalë për një fitues stadium janë:vrapim,hedhje
shtize,e hedhje disku dhe boks.Figura atletësh janë gjendur dhe kanë ekzistuar edhe në muze
e Amantisë që është prishur pas ndërrimit të sistemeve aty rreth viteve ’90 ku u morën dhe u
zhdukën dhjetëra gjetje,figura,statuja fati i të cilave nuk dihet ende ku kanë përfunduar dhe në
cilin shtet fqinj,zbukurojnë muzetë e tyre?Stadiumi mund të kishte një kapacitet mbajtës nga
3000-4000 vende për të ulur spektatorët.Gjë që nuk dallon shumë nga stadiumet e kohëve të
sotme.Madje stadiumi është monumenti i parë dhe pika e takimit e vizitorëve me botën e
qytetërimit Amantin.
Histori nga qyteti i ilir
QYTETI ILIR I AMANTIASË

Qyteti antik i Amantias gjëndet i shtrirë në kreshtën e një kodre mes dy majave në këmbë të
një vargëkodrinash.
Kjo qëndër e hershme ilire e shtrirë në hapsirë dhe në kohë,sot gjënden rrënojat e saj në 15 ha
të parkut arkeologjik të Amantiasë,lindur e lulëzuar në 10 shekuj në ndryshim e pasurim të
vazhdueshëm.
LARTËSIA

Epiqëndra e qytetërimit në një zonë të tillë kodrinore gjëndet në lartësinë 613 m mbi det.Në
këtë pikë pozicionohet kodra më e lartësuar ku fillojnë rrënojat e qytetit antik,duke pësuar
shtrirje në kohë nëpër sheshet e taracave.Kodra ku ka jetuar për 1 mijë vjeçarë qytetai ilir i
Amantias ka formë koni.Ajo është pjesë e veçuar nga vargmali,që përthyhet me një përrua.

VENDODHJA

Qyteti antik Amantia gjëndet në kodrinën që ka mbajtur këtë qytetrim ilir në mes të rrjedhës
së dy lumenjëve me një shtrirje deri në det,shprehen studjuesit e saj.Në verilindje lumi Vjosë
i krahinës Mallakastër.Në jugperëndim shtrihet lugina e lumit Shushicë.Qyteti antik,rrënojat
dhe gjurmët e tij janë zbuluar në fshatin Ploçë të rrethit Vlorë,ato gjënden në një kodër 34 km
larg nga qyteti i lashtë i Aulonës.

POZICIONI GJEOGRAFIK I AMANTIA NË RRETHIN E VLORËS


Amantia ,ky qytet ilir me rrënojat e saj, që
gjenden aktualisht në fshatin Plocë,ka një shtrirje gjeografike në pjesën verilindore të qytetit
bregdetar të Vlorës,që lagët nga deti. Mirëpo cili është pozicioni i këtij qyteti në rrethin e
Vlorës.
Rrethi i Vlorës gjendet i pozicionuar në jugperëndim të Shqipërisë .Rrethi i Vlorës është në
jug të rrjedhjes së jashtme të lumit Vjosë.Rrethi i Vlorës pjesë e dy zonave të mëdha me
shtrirjen e tyre:Ultësira e Vlorës fushat e Myzeqesë së Vogël.
Kufizimet (76 km) në lindje është kufizimi i rrethit të Vlorës me rrethin e Tepelenës, (29 km
pak ne juglindje me rrethin e Gjirokastrës , (6km) ne jug dhe jug lindje me rrethin e Sarandës,
(19 km) në jugperëndim dhe perëndim me detin Jon dhe Adriatik.(144 km) Sipërfaqja e
përgjithshme e këtij rrethi brenda këtyre kufijve është 1609 km e barabarte me 5.59% .
Në kufizimin e këtij qyteti me rrethin e Tepelenës gjendet aktualisht parku Arkeologjik
Amantia.Fshati Ploçe(Amantia)
Komuna Sevaster
AMANTIA PËRMES DY LUMENJËVE
Lumi i Vjosa
Gjalpëron në 76km qe shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit dhe Vlorës.ka
prurje 21000l/s
Lumi Shushica
E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë
lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka ne gryken e Kucit .

RËNDËSIA

Qyteti antik Amantia ka identitetin e vet .Amantia ka qenë dhe mbetet një qytet ilir në Ilirin e
Jugut. E parë një rrafsh vlerash,Amantia ka qenë qendër e zhvilluar në Ilirin e Jugut.Ky
qytetërim ilir ka njohur një zhvillim të madh ekonomik,matërial,shoqëror,shpirtëror.

ZHVILLUAR SI QYTET

Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat
dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qendër e rëndësishme. E zhvilluar në zonë
kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qënë i fortifikuar me murre. Por në ndryshim
nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë
dimesion fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë murreve përreth
akropolit.Ndryshimi befasues në Amantia është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto
ndërtime nuk gjënden të shtrira në toka pjellore anës lumenjëve, por në lartësi kodrash brenda
shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre.
EKZISTENCA

Kohë ekzistenca e Amantias shkon përtej kufinjve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin
Amantianë në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari.Nëq librin e
jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda
kufinjëve të një mijëvjçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore është i
tillë:
1-Kohëlindja e Amantiasë është rajvizuar ,në kohës hekuj të largët.Sipas të dhënave të
mbledhura në shekullin e IV p.e.s Amantia gjendet një qendër e rëndësishme
skllavopronare .Në botimet që kanë përcjellur lulëzimin e këtij qytetërimi ilir thuhet se në
shekullin e IV p.e.s ka qënë koha kur Amantia nga një vendbanim jo aq i rëndësishëm,bëhet
qytet,shprehet arkeologu S.Animali në studimin e tij:” Amantia”.Në gjysmën e parë të këtij
shekulli u ngritën murre,që rrethonin majën e akropolit.Rreth tij dhe në tarraca ,në kodrinë u
shtri qyteti ilir.Ka të dhëna që flasin se qyteti ilir pësoi një bum me ndërtime ,të vecantë
të cilat i përshtaten zonës kodrinore ku shtriu gjymtyrët qyteti antik.Godinat me karaker
publik u ndërtuan në tarraca u rrethuan me murre.Qyteti kodrinor i Amantias përbënte një
pamje të veçantë, por dhe krejt të ndryshme nga qytetet ilire dhe ndryshimi vihej re tek
ndërtimet në sheshe tarracash të këtij qyteti antik terësishtë kodrinor.
2-Në shekullin e III-II p.e.s qyteti ilir i Amantia njihet një qytet me zhvillim.
3-Duke mbritur drejt shekullit të I p.e.s qyteti kodrinor i ilirëve bie nën zaptimin e pushtimit
romak,ndërkohë që ekonomia,tregëtia janë nën zotërimin e romakëve.Periudha e pushtimit
romak krijon për qytetin ilir fenomemin e zbehjes së tij.Fillon të ndihet rënia e ngadaltë e
këtij qytetërimi.
4-Ka të dhëna që sjellin faktin se në fund të antikitetit,Amantia përmendet si qëndër
peshkopale.Gjurmë kultesh gjënden në këtë qytet.
5-Duke ardhur kohë e mesjetës Amantia është një qytet i zhdukur,por jo i haruar nga harta e
qytetërimeve ilire.

PËR AMANTIEN

Amantia është fokusuar shekuj më parë në dritën e botimeve të


huaja.Studjues,udhëtarë,arkeolog ,gjeograf, të gjithë këta duke kërkuar rrënjët e një
qytetërimi të lashtë ilires kanë ndriçuar pjesë nga ky qytetrim dhe monumentet e tij ,por ajo
që i ka befasuar të gjithë këta ka qënë mënyra e ndërtimit të qytetit të lashtë në shpatet e një
mali.Ndonëse studiuesit citojnë se qytetet ilire u ngritën në lartësi të tilla,Amantia ky qytet i
lashtë të mrekullon sot me këto monumente të tilla që shprehin artin e ndërtimit ilir në lartësi
malesh e shpatesh duke krijuar vende për godina dhe ambjete që i duhen një qyteti malor për
të zhvilluar jetët e tij por duke zgjidhur më parë një mënyrë inxhinjerike veprat monumentale
që mëparë se nga letrat kanë shpërthyer nga shpirti krijues e ndërtues i këtyre popujve sa të
lashtë,aq të mençur të ditur,të zot,për të sjellur qytetërime atje ku bota e ka patur të vështirë
ardhjen e tyre,shtrirjen e tyre, prandaj mbeten të pakët sot të tillë qytetet të zbuluar ,mbeten
atraksione të veçantë midis të cilëve Amantia sot është prezent ,është pjesë e këtij trualli që
mbetet pjesë e jona e gjithhershme është qytetërimi i pararadhësve tanë,pjesë e një historie të
ndriçme,të pashkueshme nga kohët.
Në shpatet e këtij mali kanë gjezdisur me ditë kërkuesit,për të rënë në gjurmët e këtij
qytetërimi ,aty ku dheu ynë e kishte përpirë brenda barkut të tij.U fsheh,u humb dhe u largua
për kohë-shekujt Amantia,por ora e ndriçimit të saj mbriti.Amantia sot është hapur park
Arkeologjik.Është i dytë nga parqet e këtij rrethi që Ministria e Kulturës e futi në hartën
parqeve arkeologjike të vendit.Është një qëndër arkeologjike e vizitueshme.Amantia afron
stadiumin si vend të vizitueshëm që në botën tonë janë të rrallë,atraksione të tillë në shpatet e
këtij mali në jug të Shqipërisë.Duke njohur nga gërmimet arkeologjike Amantien,nuk kërkon
shumë shqyrtime,arsyejë e ardhjes së studiuesve të huaj në shpatet e këtij mali për të gjetur
këtë qytëtrim.Nëse Amantia do të ishte veçse një qëndër e vogël e pazhvilluar, nga hartat e
kohës ajo do të ishte fshirë përgjithmonë ashtu si tjera qëndra të tilla që humbën rrugës, nën
baltovinën e ftohtë .Interesi për Amantian ka lindur nga arsyeja e thjeshtëtëzuar.Amantia ka
qënë një qëndër e një qytet që ka pasur si kohë shekujt dhe ndoshta një mijë vjetë jetë.A
mund të humbte ,ose të fshihej një kohë kaq e gjatëe jete e një qyteërimi dhe pikërishtë atij
ilir?Ka qënë pasioni i të gjithë kërkuesve të huaj dhe vendas atyre që në veprat etyre kanë
cekur Amantien si qytetërim në shpatet e këtij mali.Prandaj Amantia rron,flet historia e këtij
qytetërimi ilir me gjuhën e monumenteve të saj,që janë sot pjesë e një trashëgimia të hershme
të pararadhësve tanë.

Skender Anamali,arkeologu qe punoi per zbulimin e Amantias ka shkruar”


Burimet e shkruara për Amantit dhe Amantin, sikurse ne përgjithësi për iliret e
Ilirinë, janë te kufizuara e te fragmentuara. Pak dimë për këtë qytet, edhe me pak për
banoret e tij.
Pjesa me e madhe e tyre kane përmbajtje thjesht gjeografike. Sipas autoreve te lashte
antike, Amantia i përkiste Ilirisë dhe amantet kane qene ilire. Pas vitit 148 e. sonë
Amantia bënte pjese ne provincën e Maqedonisë, e cila përfshinte edhe një pjese të Ilirisë
se jugut. Ne një ndarje tjetër te provincave te perandorisë romake ne Ballkan, ne shek. II.
e.s. Amantia i takon provincës se Epirit te Ri. Ngjarje historike nuk ka. Na kumtohet se
Amantia u bashkua me Cezarin ne luftën kundër Pompeit ose se shume shekuj me vone,
nen muret e saj te rindërtuar nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraqeneve.
Kuptohet vetvetiu se të gjitha këto janë fare pak për një qytet si Amantia, i cili pat një jete
gati njemijevjecare.
Këto njoftime po t'i përmbledhim sipas karakterit te tyre dhe kohës qe i përkasin, po
te kemi parasysh disa edhe te dhëna te tjera te krahinave fqinje, mund te krijojmë një
përfytyrim te ngjarjeve kryesore te këtij qyteti. Ne këtë rast duhen pasur parasysh lidhja
amante-abante dhe njohja e amanteve si epirote. Ne shek. IV p.c.s. Amantia njihej si nje
qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte edhe një krahine te quajtur Amanti, e cila
zgjatej deri ne bregdet. Sipas Ps. Skylaksit, amantet janë ilire nga bulinet dhe Amantia
nuk është një qytet grek; qytete greke janë Apolonia e Epidamni. Ky punim Është
përfunduar ne vitin 1966. Gjato ketyre viteve te fundit janë botuar studime t8 ndryshme
qe merren edhe me Amantine. Gjithashtu ne Ploce ne punimet e ndryshme janë bere
zbulime te reja. Ata nuk janë përfshirë ne këtë punim.Plini, duke u mbështetur te Theo-
pompi, i ka quajtur barbare amantet bashke me bylinet3. Nuk është vështirë te gjendet
kuptimi i fjalës barbare, pasi te lexohet i gjithë paragrafi (111 23, 26) ku Apolonia quhet qytet
grek. Për Stefan Bizantinin Amantia ka qene krahine e ilireve4. Deri diku te qarte janë edhe
kufi,te e territorit te banuar nga amantet. Në malet Keraune ata kufizoheshin me kaonet.
Fqinje juglindore te tyre ishin atintanet kurse ne lindje kishin bylinët. Me këta te fundit duhet
thënë se amantet kane pasur një afërsi te madhe. Ne disa njoftime me të: vona, te dy qytetet
Bylis e Amantia, përmenden gjithmonë bashke, qe le të kuptohet për lidhje shume të ngushta
midis tyre, pa përjashtuar edhe origjinën e përbashkët.Tekstit të Ps. Skylaksit, ju bene disa
korrigjime. Kështu titulli «Iliret» u zëvendësua me «Taulantet» 6. Ne kohen kur u shkrua
vepra e Ps. Sylaksit (vjetet 350-340 p.e. sone) qendra e shtetit ilir ishte spostuar nga
perëndimi i IlirisëJugore dhe ne krye te këtij shteti ishin dinastë nga fisi i taulanteve. Sidoqë
te interpretohet titulli i paragrafit te 26 te veprës se Ps. Skylaksit amantet mbeten ilire. Duke
pranuar titullin «taulantet» ne mund te mendojmë, dhe kjo nuk na duket e pamundur, se
Amantia si krahine e si qytet, në ate kohe ndodhej nën vartësinë e shtetit ilir. Ngjarje te tilla si
kalimi i qyteteve Apolonia e Dyrrah, nën vartësinë e shtetit ilir dhe venja e Pirros me forcën e
armeve në fronin e mbretërisë molose nga mbreti ilir Glaukia, e përforcojmë këtë
mendim.Me dobësimin e shtetit ilir, me fuqizimin e shtetit te Epirit, ne kohen e sundimit te
Pirros, Amantia hyri ne përbërjen e shtetit te Epirit. Këtë ngjarje, me sa duket, kane patur
parasysh Antigoni, qe e përmend Amantine ne veprën e tij kushtuar, përshkrimit te
Maqedonisë dhe Prokseni, bashkekohes i Pirros, i cih i radhit abantet-me kuptimin amantet -
ne listën e fiseve epirote 7. Për këtë arsye, disa shekuj me vone, sigurisht duke u mbështetur
ne burime te tilla, Hezyhu do t'i quaje amantet epirote8.Për dy shekuj me radhe burimet për
Amantine heshtin. A duhet menduar se amantet ishin ende nen vartësinë e shtetit te Epirit dhe
deri kur zgjati kjo gjendje? Ka shume te ngjare qe, pas vitit 268 p. e.s., Amantia te jete
bërë e pavarur,duke filluar edhe prerjen e monedhave me emrin e banoreve te saj9. Amantia
mbeti e pavarur edhe me vone. Këtë e vërteton edhe fakti, qe Amantia (në te vërtetë ne
formën Abantia) është ne listën delfike te theorodokeve, te datuar në vitet 220-189 p.e.s.l0.
Për shek. II p.e.s. për Amantin nuk ka asnjë lajm. Nga një kumtim i Tit Livit mësojmë se
bylinet, sikurse edhe apolloniatet e dyrrahasit, i dhanë ndihme ushtrisë romake ne luftën e
vitit 168 p.e.s.ll Duke ditur lidhjet e ngushta ndërmjet amanteve e bylineve, mund te
mendojmë se raporte te tilla, kane ekzistuar edhe midis amanteve dhe romakeve. Ne shek. II.
p.e.sone Amantia, ne qofte se nuk kishte ruajtur pavarësinë e plote, gëzonte se paku një
autonomi te brendshme, te cilën vazhdoi ta ketë edhe ne shek. I p.e.s;, sikurse vërehet nga
prerjet monetare të kësaj kohel2. Kjo pozite e privilegjuar e Amantise tregon se ky
qytet, sikurse edhe Bylisi e Apollonia, atintanet e parthinet, mbajti anën e Romes, gjate
luftërave te Romes kundër shtetit ilir e atij maqedon. Ka edhe një mundësi tjetër, amantet
bënin pjese ne një koinon fisesh e qytetesh te kësaj treve, ne krye te cilit qene bylinet,
ndoshta për një kohe edhe atintanet. Këtu mund te ndihmonin të dhënat e Ps. Skylaksit,
Aristolelit e Strabonit. Tani për tani këtë duhet ta pranojme si hipoteze.Ne burimet e shek. I
p.e.s. Amantia përmendet si një qytet i Ilirisë se Jugut bashke me Apallonine, Bylisin e
Orikun. Amantia jetoi me ngjarjet qe u zhvilluan ne këto vise ne kohen e luftërave civile te
Romes. Por asgjë me tepër veçse qëndrimitqe qyteti mbajti kundrejt dy palëve ndërluftuese,
ne fillim ne luftën midis Cezarit e Pompeut dhe me pas ne atë midis M. Antonit e
kundërshtarëve te tijt3.Me vlere janë dy shënimet e Plinit për Amantin. Duke lënë ne një
ane kumtimin, qe Amantia bënte pjese ne provincën e Maqedonisë, e cila nuk përcakton
etnicitetin e banoreve te këtij qyteti, te Plini lexojmë se amantet ishin “barbare” e “te lire”.
Shënimi i dyte, pas të parit, qe tregonte etnicitetin e amanteve, zbulon gjendjen e tyre kur
jetonte natyralisti romak; amantet janë te lire kurse fqinjet e tyre bylionet jo, mbasi qyteti i
tyre është shndërruar ne koloni. Amantia, si Apolonia ne veri e Foinike ne juge, ruajtën një
fare autonomie gjate pushtimit romak. Ne Amantia, deri tani, si gjuhe e mbishkrimeve,
rezulton gjuha greke; me përjashtim te një bilingu; te gjitha mbishkrimet, duke përfshirë
edhe ato sepulkrale të shekujve të pare te erës sonë, janë vetëm ne gjuhen greke, ne
kundërshtim me ato te Bylisit ku mbishkrimet janë ne gjuhen latine.

Ne lidhje me territorin e Amantise, dhe shtrirjen e saj ne bregdet janë me interes, padyshim,
te dhënat e Ps. Skylaksit a te Ptolemeut. Ne paragrafin e përmendur thuhet se Amantia
kishte një rrip toke te gjate 60 stade. Sipas disa dijetareve, ne këtë bregdet, kishte një qytet,
i cili nuk është qyteti i brendshëm. Për ekzistencën e dy Amantive kumton edhe Ptolemeu;
një qytet ne brendi te vendi dhe për një skele qe del ne det. Këto dy njoftime si edhe
njoftimi i Lykofronit, për një qytet bregdetar dhe lidhja e tij me-abantet, i ka dhënë shkas
diskutimeve të ndryshme dhe ka bere qe te shkruhet, natyrisht ne mënyrë te gabuar, për dy
qytete Amantia. Na duket se duhet te pranojmë qe si Amantia dhe Bylisi kishin nga nje
korridor të ngushte ne breg te detit dhe një liman, me ne veri Bylisi dhe me ne juge
Amantia. 14
Në disa burime te shkruara te autoreve antike, ne lidhje me qytetet e Ilirisë Jugore, janë
ruajtur legjenda te udhëtimeve të grekeve, te cilat amantet i bëjnë abante, bylinet i bëjnë
myrmidone dhe oriket kolke. Konfuzioni midis amaneteve e abanteve nuk është aq i
thjeshte. Lykofroni, ne poemën e tij Algksandra, e ka sjelle Eleferorin, kryetarin legjendar
te abanteve, ne tokat e Amantise, por pa i identifikuar abantet me amantet. Banore te
krahinës se maleve Keraune, pra fqinj te amanteve, i ka bere abantet ,Apollon Rodi.
Stefan Bizantini, ne zërat Abantis e Amantia, është përpjekur te shpjegoje lidhjet
Amantia-Abantia dhe amante-abante duke thënë se shkroja b është kthyer ne m nga
«barbaret» (s.v. Abantia).Ky kthim beri qe Kalimaku, ne veprën e tij...”

Po ku autor lidhur me arkeologet dhe udhetaret qe kerkuna Amantian ka shkruar”

Përpjekjen e pare, për te lokalizuar Amantine, e gjejmë ne veprën e Pukevilit, ne te cilën ai


përshkruan udhëtimet e tij. Sipas tij, rrënojat e Amantise, gjinden pranë fshatit Nivice të
Kurveleshit ku kishte «një akropol me mure qiklopike, me restaurime me te vona, midis te
cilave copa shtyllash e mbishkrime» 19 Pukevili, për te argumentuar lokalizimin e
Amantise ne Nivice, ka sjelle dëshminë e Ps. Skylaksit dhe Tabelen Peutingeriane. I nje
mendje me Pukevilin është edhe V.M.Lik. Edhe ai i vizitoi rrënojat e Nivices dhe pa atje
mbeturinat e qytetit te lashte te Amantise. 2o Per te provuar se ne Nivice duhet kërkuar
Amantia, ai radhiste te dhënat e gjeografëve e te itinerareve antike, duke shtuar edhe ngjar-
jet nga lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Vendosja e qytetit ilir Amantia, ne rrënojat e Nivices, Pas Pukevilit e Likut, u pranua edhe
nga studiues te tjerë te shek. XIX, te cilët u morën me gjeografinë antike. 21 Kundër këtij
lokalizimi doli H. Kiperti. Ai e lokalizoi Amantine ne luginën e lumit Shushice, diku afër
fshatit Brataj22. Amantine e vendosen ne Nivice edhe numismatet e pare, qe studiuan
monedhat e këtij qyteti.23 Kështu beri edhe Tomasheku ne Enciklopedine Pauly-Visova, ne
artikullin Amantia.24
Nivica mbeti si vend i mundshëm i Amantise ende për një kohe derisa ne këtë krahine te
Ilirisë se Jugut, nuk u zbuluan rrënoja qytetesh te tjerë te lashte. Gjendja ndryshoi me
zbulimin e mbeturinave te një qyteti te lashte, ne fshatin Ploçe ne malësinë e Vlorës. Ne
«Itinerarin» e tij të Orientit, ne vitin 1861 E. Izambert u muarr me çështjen e lokalizimit të
Arnantise. Izamberti tregon se arriti ne Ploqe, duke u nisur nga gradishta e Hekalit
(Mallakaster) dhe se rrënojat, qe shihen rreth kodrës, i përkasin qytetit te Amantise.25 Ne
paragrafin kushtuar Amantise ai pershkroi edhe disa monumente, qe kishte pare gjate
qëndrimit ne Ploçe. Midis tyre Izamberti shënonte muret e akropolit prej të cilit kishin
mbetur vetëm themelet, dhe se, nen këmbët e mureve rrethues, shihen gjurme te shumta
varresh te skalitura ne shkemb. Ai kishte pare edhe nje mur me 14 kontraforte, mbeturinat e
qemerëve të një porte dyfishe dhe 11 shkalle te një stadiumi antik. Ne itinerarin e tij, E.
lzamberti, jep edhe disa te dhëna burimore dhe është i mendimit se emri i vjetër i Amantise
ka qene Thronion. Gërmadhat e Ploçes si vend i qytetit Amantia, i njohu edhe gjeografi G.
Kora. Duke përshkruar një udhëtim te tij ne Shqipërinë e Jugut, Guido Kora tregon se si me
29 shtator te vitit 1875, para se te ngjitej ne malin e Kudhesit, kishte vizituar kalimthi
rrënojat e Amantise.Ai nuk thotë drejtpërdrejtë se këto gërmadha i kishte pare ne fshatin
Ploçe, megjithatë ne hartën, qe i ka bashkangjitur udhëtimit te tij Amantia është vene ne
këmbët e malit te Kudhesit, aty ku sot ndodhet fshati Ploçe.

Edhe G. Kora nuk parashtron ndonjë argument ne mbështetje te lokalizimit te tij. Te dy këta
autore nuk qene njohur, me sa duket, nga dijetaret te cilët, me vone lokalizuan Amantine ne
rrënojat e Ploçes.
Udhëtimet e Izambertit dhe të Kores nuk i njohu as edhe botanisti A. Baldagi, i cili 20 vjet,
pas G. Kores, i vizitoi rrënojat e lashta te Ploçes. Dy here, ne vitet 1892 e 1894, ai u ndal ne
«shkëmbin e madh mbi te cilin ngrihen nga ato rrënime te ashtuquajtura pellazgjike, te cilat
ka te ngjare qe asnjë arkeolog nuk i ka studiuar» por vetëm mbasi kishte lexuar librin e Karl
Paq'it mbi Sanxhakun e Beratit, ai i vuri emrin Amantia rrënojave te Ploçes. Ne vitin 1903
arkeologu Paul Treger ne një njoftim arkeologjik nga Shqipëria dhe Maqedonia, shkruante
për ekzistencën e disa skulpturave dhe mbishkrimeve ne Ploçe, por pa thënë çfare paraqitnin
ato dhe cili ka qene emri i lashte i vendit.
Monumentet arkeologjike te fshatit Ploçe i studjoi edhe K. Pachi, i cili mbasi shqyrtoi edhe
burimet e shkruara antike, e vendosi Amantine ne rrënojat e Ploçes. Me Pachin, kërkimet
për lokalizimin e Amantise, hynë ne një faze te re,ne te cilën nuk janë me udhëtaret ose
studiues te tjerë, qe gjurmojnë këtë problem, por arkeologet e historianet. Ai i kushtoi një
vëmendje te posaçme tepricave te lashta te Ploçes, atyre monumenteve, qe mundi të shikoje
mbi toke gjate qëndrimit te tij të shkurtër ne këtë fshat. Është interesant te thuhet se ar-
keologet, qe erdhën ne këtë fshat, Pachi e te tjerë, nuk i përshkruajnë muret rrethues të cilët
kalojnë përqark majës shkëmbore te Ploçes dhe qe ruhen mjaft mire ne pika te ndryshme, as
edhe monumentet të cilat, para tyre, i kishte sinjalizuar. E. Izamberti. K. Pachi dhe me vone
Ugolini u tërhoqën me tepër pas monumenteve të shpërndarë ne fshat, neper shtëpitë e
oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploçe monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura;
mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e të rëndësishme u përpoq «te pagëzojë» me një
emër rrënojat e atjeshme, te cilat, sipas tij, provonin «qenien e një qyteti disi te madh». Për
te gjetur këtë emër ai, ju drejtua, ne radhe te pare, të dhënave te autoreve greke e latine për
këtë treve te Ilirisë se Jugut. Gjate leximit te teksteve, te nje varg autoresh antike, gjeografe
e historiane, Pacii verejti se ne kete krahine te Ilirisë se Jugut përmendeshin gati përherë
Apollonia, Bylis, Amantia dhe Oriku. Vendet ku ngriheshin qytetet Apollonia, Bylis e Orik
ishin percaktuar me kohe. Mbetej Amantia. Rrenojat e Ploçes i përgjigjeshin shume mire
largësive te dhëna midis Apollonise e Amantise, nga gjeografët dhe itineraret antike. Sipas
Paqit, nje prove tjetër për lokalizimin e qytetit Amantia ne rrënojat e Ploçes, ishin monedhat
dhe materialet arkeologjike te kohës se vone antike. Këta te fundit, sipas tij, provonin lajmin
e tradicionit te shkruar antik, qe e bënte Amantine qendër peshkopale. Si mbështetje per
lokalizimin e Amantise ne Ploçe, shërbeu edhe kulti i përhapur i Zeusit te Dodonës, te
vërejtur tek monedhat, i cili, sipas Pachit, shtrihej ne gjithë anën perëndimore te gadishullit
deri ne Shkodër.

You might also like