Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 27

Kapitulli 2

BURIMET ELEKTRIKE TE DRITES DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE


2.1. BURIME DRITE
Dielli,yjet,llambat,xixellonjat etj..,qe rrezatojne(perhapin)vete drite quhen burime drite.Energjia e
rrezatuar nga ata fitohet ne saje te shnderrimt te energjise kinetike, elektrike, berthamore etj.. ne
energji drite,trupa te tjere si tryeza, muri, hena, planetet ,etj.. te cilet I shohim vetem kur mbi ta bie
drita nga ndonje burim ndricues dhe kete drite e pasqyrojne (e kthejne)ne syrin tone , I quajme trupa te
ndricuar.
Ne tenkniken e ndricimit artificial paraqitin interes burimet elektrike te drites, te cilat ndahen ne:
a)Burimet termike te drites,Ketu ndricimi shkaktohet nga nxehja e trupit deri ne inkandeshence.Nen
veprimin e temperatures se larte atomet e lendes kalojne ne gjendje te ngacmuar: nje apo disa
elektrone te tij kalojne ne nivele energjitike me te larta,por kur gjendja e ngacmuar e atomit nuk eshte e
qendrueshme, elektronet rikthehen ne gjendjen themelore duke rrezatuar vale elektromagnetike me
frekuence plotesisht te percaktuar.
Burimet te tilla drite jane :a) llambat inkandeshente me filament volframi dhe ato me filament karboni.
b)Burimet e drites nga shkarkimi ne gazet dhe avujt e metaleve.Ketu ndricimi ose rrezatimi I drites vjen
si pasoje e jonizimit me goditje te gazeve gjate shkarkimit elektrik ne gypat e gazit te rralluar.Jonizimi
ndodh edhe ndermjet elektrodave gjate shkarkeses ne forme harku ose shkendije.Ne keto te fundit
pervec jonizimit ,ndodh dhe avllimi I thermijave te lendes te shkeputura nga elektrodat.Keta avuj te
nxehur rrezatojne (gjithashtu) drite
Burime te tilla drite jane llambat lumineshente, llambat me zhive dhe llambat me neon(me gaze
ngjyredhenese)

2.2. LLAMBAT INKANDESHENTE


Trupi I ngurte fillon te ndricoje ne temperature rreth 500 C. Duke pare spektrin e ketij trupi veme re nje
shirrit te kuq.Per temperatura me te vogla se 500 C gati i gjithe rrezatimi perbehet prej rrezeve infra te
kuqe.Kur temperature e trupit ngrihet ,shiriti I kuq zgjerohet ,ne spekter fillojne te duken edhe ngjyra te
tjera : portokalli , e verdhe , e gjelber , e kalter etj..Kur trupi arrin ne gjendje inkandeshente (ne
temperature 2000 C),ai rrezaton drite te bardhe , d.m.th ne spektrin e tij duken te gjitha ngjyrat nga e
kuqja, e gjelber, ne vjollce te cilat nderthuren me njera- tjetren.
Ne llambat inkandeshente si burim rrezatimi ted rites eshte filament prej volframi , I cili skuqet deri ne
zbardhje kur kalon rryma elektrike.
Ndonese jane te shumellojshme nga forma ,madhesia, fuqia dhe ngjyra cdo llambe inkandeshente ne
thelb perbehet nga nje poc qelqi brenda te cilit ndodhet nje filament volframi.Volframi perdoret per

shkak te pikes se larte te shkrirjes(3600 C) dhe avullimit shume te ngadalshem te tij.Avullimi I filamentit
e hollon kete te fundit dhe e vesh pocin me avuj te kondensuar , duke e nxire perpara se te keputet
filamenti ose te digjet llamba.Diametri I filamentit eshte ne perpjestim te drejte me fuqine e llambes (se
shprehur ne vat).Meqenese filamentet e trasha mund te nxehen ne temperature me te larta se te hollat
, llamba me fuqi te madhe jane me te leverdisshme se llambat me fuqi te vogel,per shembull (shih
pasqyren 2-3), nje llambe 150 w prodhon 1845 lumen, kurse dy llamba 75 w prodhojne vetem 1396
lumen.
Pjeset perberese te llambes inkandeshente jepen ne fig 2-1.

Bilanci energjetik I llambave inkandeshente


Meqenese parimi I punes se llambes inkandeshente eshte nxehja e filamentit deri ne zbardhje , pjesa
derrmuese e energjise elektrike shkon per nxehtesi. Ato kane pra rendiment drite te ulet. Pjesa me e
madhe e energjise termike rrezatohet me ane rrezesh te padukshme, nje pjese perben humbjen termike
per nxehjen e pocit, xokolit, elektrodave etj. Dhe vetem nje pjese shume e vogel e energjise rrezatohet
si drite e dukshme qe ndijohet nga syri.

Ne

pasqyren

2.1

jepet

bilanci

energjitik

Aftesia dritedhenese e burimit ted rites vleresohet me koeficientin:

F
[lumen per cdo vat]
P

Ku:
F- fluksi I drites I prodhuar nga burimi (lm),
P- fuqia elektrike qe konsumon burimi (vat),

-koeficienti I aftesise dritedhenese te llambes.


Vlerat e koeficientit per disa burime drite jepen ne tabelen 2.2

llambave

inkandeshente.

Shembull 2.1. llamba inkandeshente 40 W nxjerr 340 lm. Duke pasur parasysh koeficientin c= 683 lm/W
mund te shkruajme :

340
0,5W
683
Dmth se nga 40 W qe merr kjo llambe nga rrjeti elektrik, ne drite kthehet vetem 0,5W. Pjesa tjeter
40-0,5=39,5 W harxhohet per nxehtesi dhe humbje termike. Rendimenti visual I kesaj llambe eshte :

0,5
*100 1, 25%
40

Karakteristikat e punes se llambave inkandeshente


Karakteristikat e punes se llambes inkandeshente varen kryesisht nga temperature e filamentit.
Meqenese temperatura eshte ne perpjesetim te drejte me katrorin e rrymes ose ne perpjestim te drejte
me tensionin e punes, jeta e llambes (ne ore), fluksi I drites (lumen) dhe koeficienti I aftesise
dritedhenese ndryshojne ne menyre te theksuar me ndryshimin e tensionit te punes (shih fig 2.2).
Keshtu per shembull, ne qofte se llamba 220V punon me tension 231 V (105%), do te kishim
perafersisht
20% me shume fluks drite (lumen),
85% me shume harxhim fuqie (vat),
10% me shume lumen per vat ( koeficienti I aftesise dritedhenese te llambes rritet 10%)
50% te shkurtimin e jetes se llambes ne ore (afati I sherbimit)
Perkundrazi, ne rast se e njejta llambe ushqehet me tension 209 V (95% e nominalit), do te kishim
perafersisht:
17% me pak fluks drite (lumen),
8,5% me pak harxhim fuqie (vat),
10% me pak lumen per vat ( koeficienti zvogelohet 10%)
100% zgjatjen e jetes se llambes ne ore.

Duke u nisur nga sa me siper, normat pranojne per ndricim elektrik nje luhatje te tensionit ne kufijte
5%.
Mbi pocin e cdo llambe shenohen keto karakteristika:
1.tensioni nominal (ne volt)
2.fuqia nominale (ne vat),
3.fluksi I drites (ne lumen),
4.firma prodhuese.
Karakteristikat teknike te llambave inkandeshente per ndricimin e zakonshem si edhe per ndricimin
local jepen ne pasqyrat 2.3, 2.4 dhe 2.5. Tensionet e vogla 12 deri 36V perdoren ne vendet ku kemi
rrezik te larte te goditjes me rryme elektrike ( ndricim brenda kazaneve ose rezervuareve metalike,
ndricim portativ ne miniera, tunele, depo me rrezik plasje, etj.)

Si perfundim mund te themi se llambat inkandeshente, te cilat jane burime termike te drites,
karakterizohen nga aftesia e ulet dritedhenese (afersisht 10 deri 20 lm/W). Ato maksimumin e rrezatimit
te fluksit te drites e kane afer fushes te rrezatimeve te kuqe te spektrit optik, nuk jane afer drites
natyrore, kane shkelqim te madh dhe afat sherbimi te vogel. Per te menjanuar keto te meta jane bere
perpjekje per te gjetur burime te tjera drite.

2.3 LLAMBAT LUMINESHENTE


Keto hyjne ne grupin e dyte te burimeve te drites dhe bazohen ne dukurite e lumineshences. Kur
gjendja e ngacmuar e atomeve te lendes shkaktohet nga nxehja e trupit , sic e dime , kemi rrezatim
termik te lendes. Ne qofte se ngacmimi shkaktohet nga cdo lloj tjeter veprimi I jashtem, rrezatimi quhet
lumineshence.
Kur rrezatimi I lendes (ndricimi ) shkaktohet nga reaksione kimike (psh.ndricimi I fosforit), ai quhet
hemilumineshence.
Rrezatimi qe japin xixellonjat, molusqet etj. quhet biolumineshence.
Kur lumineshenca e lendes shkaktohet nga veprimi I nje rrezatimi renes (drite), quhet
fotolumineshence.
Kur ndricimi ose rrezatimi I drites vjen si pasoje e jonizimit me goditje te gazeve gjate shkarkimit
elektrik ne gypat me gaz te rralluar, kemi elektrolumineshencen.
Parimi I punes se llambave lumineshente bazohet ne dukurine e elektrolumineshences dhe te
fotolumineshences.
Llambat lumineshente kane trajten e nje gypi prej qelqi, ne te cilin eshte futur nje perzierje e nje gazi
inert (zakonisht argon) me nje sasi te vogel zhive, e cila, ne kushtet e presionit shume te ulet brenda
gypit, qendron ne trajte avulli (presioni I avujve te zhives eshte rreth 0,01mm te kolones Hg)
Shkarkimi elektrik, qe ne natyre shihet ne formen e rrufese, ne llambat lumineshente krijohet
artificialisht dhe mbahet ne forme te qete e te vazhdushme.

Elektronet e cliruara nga elektroda (fig. 23) levizin me shpejtesi te madhe ne drejtim te elektrodes
tjeter. Gjate rruges se tyre ato perplasen me atomet e avujve te zhives. Nga keto goditje atomet
ngacmohen dhe emetojne ( clirojne) nje rrezatim ultravjollce me vale te shkurtra (dukuria e
elektrolumineshences). Gjatesia e valeve te rrezatimit ultravjollce, I shkaktuar nga harku ne avujt e

zhives, eshte 253,7 m , d.m.th eshte rrezatim I padukshem. Rrezatimi ultravjollce absorbohet nga
shtresa luminofore, me te cilen jane lyer faqet e brendshme te gypit, qe rirrezaton kete energji ne
rrrezatim te dukshem jashte gypit me gjatesi vale me te madhe ( me =380 deri 760 m ). Ne kete
rast kemi dukurine e fotolumineshences. Si preparate luminoforesh perdoren silikatet, borate,
volframatet e nganjehere halofosfatet. Keshtu per shembull silikati I zinkoberilit rrezaton roze,
volframati I magnezit blu te celur, borate I kadmiumit te kuqe, silikati I zinkut te gjelber etj.
Duke perzier keto preparate ne raporte te pershtatshme, arrihet qe te kemi drite te bardhe madje dhe
drite dite.
Prania e argonit brenda gypit jo vetem lehteson shkarkimin elektrik ne avujt e zhives, por edhe pengon
avullimin e lektrodave.
Ndertimi I llambes lumineshente, skema e lidhjes se qarkut elektrik dhe pjeset ndihmese te saj
tregohen ne figurat 2.4 dhe 2.5.

Ne te dyja fundet e gypit, te cilet kane ndertim te njejte, jane vendosur elektrodat. Ato , njelloj si
filamentet ndricuese te llambave inkandeshente, pergatiten me fije metalike volframi. Keto fije nxehen

vetem ne fillim, sa per te ndezur llamben, pastaj ato mbeten te ftohta dhe asnjehere nuk luajne rolin e
fillit ndricues.
Ashtu sic duket eshte nga figura 2.4, llambat lumineshente nuk mund te lidhen drejtperdrejt me rrjetin
elektrik. Ato kane nevoje per dy pajisje te tjera ndihmese, qe jane: droseli dhe starteri.
Droseli eshte bobine induktive me shume spira bakri te holla te mbeshtjella ne nje berthame hekuri.
Droseli sherben nga njera ane per te ushqyer llamben me nje tension me te larte se tensioni qe arrihet
per ndezjen e llambes (fillimi I shkarkimit midis elektrodave) dhe nga ana tjeter per te kufizuar rritjen e
madhe te rrymes ne llambe.
Me ndezjen e llambes, d.m.th me fillimin e shkarkimit, rryma e llambes ka prirje te rritet vazhdimisht,
derisa te krijoje nje shkarkim te forte te tipit te rrufese( lidhje e shkurter). Ky shkarkim, pa dyshim do
shkaterroje llamben.
Starteri (nisesi ose ndezesi) eshte nje llambe e vogel neoni e futur ne nje gezhoje cilindrike prej
teneqeje. Zakonisht vendoset ne nje fole te posacme ne njeren nga portollambat. Nganjehere starteri
vendoset dhe vecan. Ndertimi I starterit tregohet ne figuren 2.4,b
Me mbylljen e celesit te llambes e gjithe skema kycet ne tensionin 220 V. Ky tension eshte I
mjaftueshem per te krijuar shkarkimin midis elektrodave te vogla te starterit. (Elektrodat e starterit, kur
jane ne gjendje te ftohte, ndodhen 2-3mm larg njera-tjetres). Nxehtesia e ketij shkarkimi eshte e
mjafueshme per te ngrohur elektrodat e starterit. Meqenese njera prej elektrodave te starterit perbehet
prej dy pllakash nga metale te ndryshme (me bymime te ndryshme), gjate ngrohjes pllakat fillojne te
levizin ndaj njera tjetres dhe takojne ne elektroden tjeter te starterit. Ky kontakt, I jep fund shkarkimit
ne starter dhe njekohesisht lidh ne qark ne seri elektrodat e llambes lumineshente, duke I vene ne
tensionin 220 V te rrjetit. Si pasoje e rrjedhjes se rrymes elektrike, elektrodat e llambes fillojne te
nxehen deri ne temperature 800-1000 C, ndersa elektrodat e starterit fillojne te ftohen ( sepse nuk ka
me shkarkim midis tyre). Ne elektrodat e llambes fillon clirimi I elektroneve per shkak te temperatures
se larte. Pas nje fare kohe elektrodat e starterit, duke u ftohur, tkurren dhe kthehen ne pozicionin e
pare, d.m.th shkeputin qarkun e lektrodave te llambes. Per kete cast, per shkak te pranise se droselit,
kemi nderprerjen e rrymes ne nje qark me induktivitet, pra krijohet nje mbitension, I cili eshte I
mjaftueshem per te ndezur llamben, dmth rrjedhja e rrymes tashme behet ne gypin e llambes.
Shkarkimi ne stester nuk ka mundesi te rifilloje, per arsye se tanime, per shkak te rrymes relativisht te
madhe te llambes, ne drosel bie nje pjese e mire e tensionit,keshtu, tensioni qe mbetet nuk eshte I
mjaftueshem per ndezjen e starterit.
Rritja e metejshme e rrymes elektrike ne llambe kufizohet nga droseli (ne bobinen induktive me rritjen
e rrymes rritet edhe rezistenca). Meqenese droseli, sic shihet nga skema, lidhet ne seri me llamben,
rryma ne qark mbahet ne nje vlere te caktuar.

Ne rast se llamba nuk ndizet, starter rifillon veprimet e tij. Kur starteri nuk eshte ne rregull, ai perserit
vazhdimisht ndezjen dhe shuarjen e lektrodave te llambes, gje qe I demton ato dhe e nxjerr llamben
lumineshente jashte perdorimit.
Kondensatori I lidhur ne paralel me starterin ka nje vlere rreth 0,02 F dhe sherben per te menjanuar
zhurmat ne radio etj., kurse kondensatori I lidhur ne paralel me rrjetin ( 4 deri 8 F) nevojitet per te
permiresuar koeficientin e fuqise (cos ).
E meta e skemes ne figuren 2.4 eshte se ndezja e llambes behet pas 2 deri 5 sekondave. Ekzistojne
skema, me pajisje me te nderlikuara, qe lejojne ndezjen e menjehershme te llambave.
Karakteristikat e punes se llambave lumineshente
Prodhohen shume lloje llambash lumineshente, tipat kryesore te te cilave, sipas spektrit ted rites jane:
DDN drite dite e ngrohte ( e afert me te diellit);
DD drite dite;
DB drite e bardhe
DBF drite e bardhe e ftohte;
DBN drite e bardhe e ngrohte.
Fluksi I llambave luminishente eshte:
18w

Fluksi 1350 lum

36w

Fluksi 3350 lum

58w

Fluksi 5400 lum

a) Afati mesatar I sherbimit (jeta). Ky afat eshte rreth 3000 ore dhe varet shume nga intervali I
kycjes se llambave (fig 2.6).

Ashtu sic duket nga ky grafik, per interval kycjeje cdo tri ore, jeta e llambes eshte 100% e vleres
nominale 3000 ore, ndersa per interval kycjeje cdo gjysme ore jeta e saj eshte vetem 40% (1200
ore). Kur llamba lumineshente mbahet vazhdimisht e ndezur jeta shkon rreth 6000 ore.
b) Fluksi I drites. Ky eshte disa here me I madh se ai I llambes inkandeshente. Ky fluks zvogelohet
shume gjate 100 oreve te par ate punes se llambave, pastaj zvogelimi eshte I ngadalshem. Per
kete arsye te dhenat e pasqyres 2.6 jepen si vlera pas 100 oreve te mbajtjes ndezur te llambave
lumineshente.
c) Ndikimi I temperatures se ajrit rrethues. Fluksi I drites varet shume nga temperature e
ambientit. Koeficienti I aftesise ndricuese (lm/W) ka vleren maksimale per temperaturat e tubit
nga 40 deri 50 C. siper dhe poshte ketyre temperaturave fluksi I drites zvogelohet . Prandaj per
ambientet e ftohta (rruge etj.), ku temperature eshte nen 5 C, perdoren pajisje te posacme per
ndezjen e llambave lumineshente.
d) Tensioni I rrjetit ushqyes. Njelloj si per llambat inkandeshente, ndryshimi I tensionit ndikon ne
punen e llambes. Keshtu, kur rritet tensioni, rretet fluksi I drites, fuqia dhe rryma, por
zvogelohet aftesia ndricuese dhe shpejtohet prishja e lektrodave( shih fif 2.7). ulja e tensionit te
rrjetit ose ben te pamundur ndezjen e llambes, ose prish para kohe elektrodat.
e) Shkelqimi. Per shkak te siperfaqes se madhe ndricuese dhe mungeses se filamentit ndricues, kjo
llambe ka shkelqim te dobet (rreth 0,4 Sb), pra nuk e verbon syrin.
f) Zhurmat. Droseli I llambes lumineshente ben nje fare zhurme, nganjehere shqetesuese, prandaj
shpesh ata instalohen larg ambientit te llambave.

Llambat lumineshente shkaktojne, gjithashtu, zhurma ne radio e televizore. Per te menjanuar keto
zhurma vendoset kondesatori paralel me starterin (shih figuren 2.4).

2) Efekti I stroboskopise. Stroboskopia shkaktohet nga luhatja periodike e fluksit te drites, per
shkak te karakterit alternative te rrymes elektrike. Kjo luhatje prish pamjen e rregullt te sendeve
ne levizje. Keshtu, nje mekanizem qe rrotullohet, mund te te duket sikur ngadalesohet, sikur ndalet,
madje ne disa raste edhe sikur rrotullohet ne krah te kundert.

Ky efekt zhduket, pot e kycen tri llamba ne tri fazat e vecanta te sistemit trifazesh ose ulet shume
pot e kycen llambat ne dy faza, ose ne nje faze sipas skemes ne figuren 2.8.

Ekonomia dhe fusha e perdorimit te llambave lumineshente


Shpenzimet fillestare per instalimin e nje llambe lumineshente, per shkak te kostos se larte te
droselit, starterit dhe vete llambes, jane afersisht 3 here me teper se ato te llambes inkandeshente.
Megjithate, keto llamba, per te njejten fuqi ne vat, prodhojne pothuaj 5 here me shume drite sesa
llambat inkandeshente. Rrjedhimisht, harxhimi I energjise elektrike ne kWh, ne instalimet me llamba
lumineshente eshte rreth 3 here me I madh se ai I llambave te zakonshme.
Per te gjitha keto epersi llamba lumineshente po perdoret sa vjen e me shume per ndricimin e
veprave industrial (tekstil, tipografi, reparte mekanike etj.), ne tregti (dyqane, reklama etj.), ne
veprat social-kulturore (laboratore, shkolla, institucione studimi etj.) si dhe ne ndricimin e jashtem
(rruge, sheshe, lulishte).

2.4 LLAMBAT ME NEON DHE ATO ME ZHIVE


Llambat me neon jane, gjithashtu, burime drite me shkarkim ne gaze. Perbehen nga nje tub xhami
te mbushur me gaz neon, I cili duke jonizuar , percjell rrymen elektrike permes tubit. Per shkak te
renies se madhe te tensionit ne elektroda, duhet nje tension I larte per ndezjen e tyre. Prandaj si
pjese perberese per ndezjen e ketyre llambave, jane transformatoret ngrites 220/6000v ose
220/10000V. Llambat neon kane nje ngjyre trendafil ne te kuqe, nuance e ngjyres te se cilave varet
nga presioni I gazit Brenda tubit. Perdoren per reklama, parrulla, sinjale rrugore etj. Mund te
perftohen edhe ngjyra te tjera duke perdorur helium ne vend te neonit ose perzierje ted y gazeve.
Llambat me zhive me presion te larte perbehen nga nje tub qelqi kuarcor ose xhami te forte 1, te
vendosur Brenda nje poci prej qelqi 2 ne forme ovaleje ( fig 2.10). Brenda tubit prej qelqi 1
(ndezesit) ka zhive me presion 3 deri 1 ata, te perzier me nje sasi argoni qe lehteson ndezjen dhe
kushtet e punes se lektrodave kryesore 3 te vendosur me dy skajet e tubit. Me dhenien e tensionit
nis nje shkarkim I dobet, fillimisht midis njeres prej elektrodave (me te afertes) 3 dhe elektrodes
ndezese 4 dhe vetem pas 4 deri 6 minutave behet shkarkimi midis elektrodave kryesore.
Keto llamba dallohen per prodhimtari drite shume te madhe , megjithate ne spektrin e tyre
mungojne rrezatimet me ngjyre portokalli dhe te kuqe (rrezatimi eshte ultravjollce). Keto llamba
perdoren ne ndricimin rrugor.
Per te permiresuar fluksin e drites, siperfaqja e brendshme e pocit vishet me nje shtrese
luminofori. Rrezet ultravjollce, qe rrezatohen nga tubi 1, transformohen ne rrezatim te dukshem me
gjatesi vale me te madhe (ne ngjyre portokalli dhe te kuqe). Sot keto llloj llambash perdoren

gjeresisht ne industri dhe ne terrene sportive te mbyllura. Karakteristikat teknike te ketyre llambave
jepen ne pasqyren 2.7.
Ne llambat e perziera permiresimi I ngjyres se drites behet duke kombinuar brenda nje poci llamben
me zhive me ate inkandeshente (fig. 2.11). Keto llamba kycen ne rrjet pa qene nevoja e reaktoreve,
vec kesaj filament inkandeshent ndricon qe ne castin e mbylljes se qarkut elektrik.

2.5 PROBLEMI I NDRICIMIT


Ndricimi elektrik ia arrin qellimin kur siguron kushte te pershtatshme per shikim, d.m.th kur krijon
kushte qe syri ti shikoje sakt sendet, te dalloje edhe detajet me te vogla pa u lodhur ose pa u
shqetesuar nga efekti I verbimit ose kontrastet shume te theksuara.
Keto kerkesa realizohen, kur plotesohen keto kushte:

1. Shkalla e ndricimit mbi siperfaqen e punes te mos jete me e vogel se vlerat e normave qe jepen
ne pasqyrat Sh-1, Sh-3 dhe Sh-4. Keto norma japin shkallen e ndricimit minimal qe duhet
siguruar per te gjitha proceset teknologjike, banesat, institucionet arsimore e kulturore,
shendetesore etj.
2. Shperndarja e shkalles se ndricimit ne fushen e te parit te jete sa me e njetrajtshme.
Njetrajtshmeria e ndricimit eshte e mjaftueshme, kur raporti I shkalles se ndricimit maksimal
Emax, ndaj minimales Emin ne vendin e punes eshte

Emaks
3
Emin
Dukuria e njetrajtshmerise se ndricimit tregohet ne fig 2.12

3. Kontrasti ose raporti midis shkelqimit maksimal dhe atij minimal nuk duhet te jete me I madh
se 3. Kontrastet me te medha se 3 shqetesojne syrin eshte kur vlerat e tij rriten me shume,
kemi efektin e verbimit.
Dallojme dy lloje verbimesh:
a) Verbimi direkt, I cili shkaktohet nga burimi I drites qe ndodhet brenda fushes se te parit .
b) Verbimi I reflektuar, I cili shkaktohet nga reflektimi I burimit te drites prej siperfaqes qe
shikohet.
Verbimi direkt varet nga shkelqimi, forma, lloji, pozicioni dhe lartesia e vendosjes se burimit te
drites. Prandaj, sipas llojit te ndricuesit( fig 2.8), normat percaktojne lartesine minimale te varjes.
Verbimi I reflektuar varet jo vetem nga koeficienti I reflektimit te vete objektit qe shikohet (fig
2.14), por, gjithashtu, edhe nga vendi I vendosjes se burimit ted rites (fig 2.15), kendi I vendosjes se
objektit (fig 2.16) dhe lloji I ndricimit perqendruar apo I shperndare (fig 2.17).

4. Paqendryshmeria e ndricimit. Rrjeti ushqyes I instalimit te ndricimit nuk duhet te kete luhatje
tensioni mbi 5% dhe keto jo me shpesh se nje here cdo tri minura.

2.6 LLOJET E NDRICIMIT


Nga pikepamja e instalimit, dallojme ndricimin e pergjithshem, lokal (ose te vendit) dhe ate te
kombinuar.

Ne ndricimin e pergjithshem ndricuesit vendosen ne menyre qe te ndricojne te gjithe siperfaqen e


lokalit ne pergjithesi.
Ne ndricimin lokal ndricuesit vendosen ne afersi te vendit te punes dhe ndricojne vetem siperfaqen e
punes ose nje pjese te saj. Ai mund te jete I perhershem ose I levizshem.
Ne ndricimin e kombinuar shkalla e ndricimit krijohet nga ndricimi I pergjithshem dhe ndricimi lokal se
bashku.
Perdorimi vetem I ndricimit local nuk keshillohet pasi zakonisht sjell raporte shkelqimi te papranushme.
Nga pikepamja e qellimit dallojme:
1. Ndricimin e punes qe sherben per krijimin e kushteve te pershtatshme te shikimit gjate regjimit
normal.
2. Ndricimi I avarise qe sherben per vazhdimin e perkohshem te punes kur nderpritet ndricimi I punes.
Vendoset ne objekte industrial te rendesishme vetem ne ato lokale ku nuk duhet nderprere puna
ose atje ku shuarja e ndricimit te punes mund te kete pasoja ne jeten e njerezve. Ndricimi I avarise
ushqehet nga nje burim energjie I pavarur, si bateri akumulatoresh, grup motor-gjenerator etj. ky
kycet automatikisht kur ndodh avaria ne ndricimin e punes.
3. Ndricimi I remontit eshte ndricimi lokal I perkohshem me ndricues portative me llamba
inkandeshente me tension 12, 24 ose 36 V. Ndricimi I remontit e zmadhon perkohesisht shkallen e
ndricimit te vendeve te punes ku behet remonti.

2.7 SISTEMET E NDRICIMIT


Per perdorimin e drites elektrike teknika e ndricimit ka krijuar pese sisteme ndricimi, sipas te
cileve rregullohet, perhapet dhe drejtohet fluksi I drites se llambave elektrike me ane te ndricuesve
perkates (fig. 2.18).
1. Ndricimi direkt eshte me ekonomik, por formon disa hije. Pothuajse I gjithe fluksi I drites
drejtohet poshte, ndersa ndricimi I tavanit vjen si pasoje e reflektimit te drites nga dyshemeja
dhe muret. Ai eshte tipi I ndricimit industrial ( repartee uzinash, vitrina, rruge, punishte etj.)
por mund te perdoret edhe ne vepra shoqerore (salla sportive te mbyllura, restorante etj.) kur
ndricuesit fshihen Brenda tavaneve te varura.
2. Ndricimi gjysmedirekt jep hije me te buta se direkti. Perdoret kryesisht per ndricimin e
lokaleve industrial me mure e tavan te celur, zyra, holle, salla pritjeje, stacione hekurudhore,
korridore etj.

3. Ndricimi direkt-indirekt (ose I perzier) siguron nje shperndarje afersisht te barabarte te fluksit
poshte dhe lart. Fluksi I drites I reflektuar nga tavani siguron nja shperndarje te kenaqshme te
drites edhe ne planin vertikal. Shkalla e ndricimit ne planin horizontal krijohet kryesisht (65
deri 75%) nga ndricuesi dhe pjesa tjeter (25 deri 35%) nga tavani. Perdoret ne reparte
industriale te pastra, ne lokalet me mure dhe tavan te celur, ne laboratore, zyra, shkolla,
banesa etj. (fig. 2.19).

4. Ndricimi gjysmedirekt I zbut shume hijet, por kushton me shume. Tavani mbetet burimi
kryesor I drites se reflektuar. Perdoret per ndricimin e apartamenteve, dyqaneve, klubeve etj.
5. Ndricimi indirekt eshte me I pershtatshmi per syrin, por edhe me I kushtueshmi. Shperndarja e
ndricimit eshte shume e njetrajtshme dhe shkalla e ndricimit ne planin e punes horizontal
krijohet vetem nga reflektimi prej tavanit dhe pjeses se siperme te mureve. Verbimi direkt
mungon, kurse verbimi I reflektuar eshte shume I vogel.
Perdoret ne lokalet me tavan te celur (salla vizatimi, salla leximi, zyra, salla shfaqjesh e pritjeje,
spitale femijesh dhe kudo ku nuk duhet te kete hije ose verbim direct). Kjo menyre ndricimi
tregohet ne figuren 2.20.

2.8 NDRICUESIT DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE


Me ndricues kuptojme burimin e drites (llamben) se bashku me armaturen ndricuese.

Armatura ndricuese ka qellim te shperndaje fluksin e drites te burimit ne siperfaqen ku punohet,


te mbroje syrin nga verbimi direkt, te mbroje llamben nga goditjet mekanike dhe papastertite si
dhe zbukurojne ambientin.
Sipas llojeve te armaturave, ndricuesit elektrike nga pikepamja e mbrojtjes ndaj veprimit te
avujve, pluhurit etj ndahen ne keto lloje:
1. Ndricues I hapur, ne te cilin llamba nuk vecohet nga ambienti rrethues. Perdoret ne lokale
te thata e pa lageshti.
2. Ndricues I mbrojtur, ne te cilin llamba dhe portollamba vecohen nga ambient rrethues, ne
menyre te tille qe te pengohet kembimi I lire I ajrit midis vellemit te brendshem te
ndricuesit dhe ambientit rrethues.
3. Ndericuesi I mbrojtur nga lageshtira, trupi dhe portollamba e te cilit I qendron veprimit te
lageshtires dhe siguron ruajtjen e izolimit te percjellesve ne hyrje te ndricuesit.
4. Ndricues I mbyllur, I cili ndertohet ne menyre te tille qe te mos lejoje kalimin (depertimin)
e pluhurave mbi ose rreth llambes. Perdoret ne ambientet me rrezik te theksuar zjarri.
5. Ndricues per ambiente me rrezik plasje.
6. Ndricues te vecante, te cilet plotesojne kerkesa te posacme (p.sh perdoren per pune nen
uje etj.)
Karakteristikat kryesore te ndricuesve jane:
1. Kurba fotometrike, e cila varet nga forma dhe lloji I armatures ndricuese. Ne figuren 2.21 jepen
kurba fotometrike e llambes inkandeshente te zhveshur (I) dhe ajo e nje ndricuesi te sistemit
direct (II). Kurba fotometrike e ndricuesit ndertohet per burimin e drites konvencional, qe jep
nje fluks drite prej 1000 lumen dhe jep shperndarjen e intensitetit te drites ne qiri (cd) per
kende te ndryshme. Kur llamba e vendosur brenda ndricuesit prodhon me shume ose me pak
fluks drite ne lumen, perdorim shprehjen:

In Ik

Fn
[cd ]
1000

Ku: I n - intensiteti I drites ne drejtimin e dhene per llamben qe prodhon fluksin Fn ne lumen

I k - intensiteti I drites I marre sipas kurbes fotometrike per te njejtin drejtim dhe per llamben
konvencionale qe prodhon 1000 lumen
Shembull 2.2. Te gjendet intensiteti I drites te ndricuesit direct me llambe inkandeshent 200 W ne
drejtim 30 .
Zgjidhje.
Sipas pasqyres 2.3 kjo llambe prodhon 2660 lumen. Nga figura 2.21 per kendin 30 te kurbes II
gjejme I k 700cd . Atehere intensiteti I drites per ndricuesin tone ne drejtimin30 do ishte:

I n 700*

2660
1860cd
1000

2. Rendimenti I ndricuesit eshte raporti midis fluksit ted rites qe jep ndricuesi kundrejt fluksit ted
rites qe prodhon vete llamba. Rendimenti varet nga koeficienti I reflektimit dhe ai thithjes se
armatures ndricuese. Vlerat ne perqindje te rendimentit te disa ndricuesve jepen ne pasqyren
Sh-6.
Shembull 2.3. Nje llambe lumineshente me fuqi 40 w, tension 220 V e tipit DDN eshte future ne nje
armature ndricuese. Fluksi I drites qe jep ndricuesi eshte 1200lm. Te gjendet rendimenti I ndricuesit.
Zgjidhje.
Nga parqyra 2.6 gjejme qe llamba DDn-40 W prodhon 1520 lumen. Rendimenti do te ishte:

1200
0,79
1520

2.9. TIPAT E NDRICUESVE


Tipat e ndricuesve ndahen sipas sistemeve te ndricimit.

.Ndricimi direkt

A.

Ndricimi me llamba inkandeshente

Universali me llambe me fuqi deri 500 w dhe lartesi varjeje 5 deri 6 m.


Rrezatuesi I thelle me llamba me fuqi deri 1000 W dhe lartesi varjeje 8 deri 10m.
Te dy ne pjesen e jashtme jane te smaltuar ne ngjyre te erret, kurse perbrenda smaltohet me ngjyre te
bardhe dhe jane ndricues te hapur. Prodhohet edhe universali me xham mbrojtes te tejdukshem (fig.
2.25) dhe rrezatuesi I thelle me pasqyre (fig 2.26). ky I fundit perdoret me llamba 500 deri 1000 W per
lartesi varjeje 12 deri 15 m.
Ne kete grup bejne pjese edhe ndricuesi alfa ( fig.2.27) me llamba 60 deri 75 W si edhe ndricuesit e
fshehur ne tavanet e varura (fig.2.28).

B.

Ndricues me llamba lumineshente

Keta ndricues jane reflektore te tipit industrial te smaltuar nga Brenda dhe kane nje, dy ose edhe me
shume llamba (fig.2.29). zakonisht jane te varur.

Te ketij tipi jane edhe bdricuesit me veshje plastike qe fsheh tubin (fig. 2.30) qe perdoren ne ambientet
shoqerore.

. Ndricimi gjysmedirekt
Ky ndricim realizohet me reflektore prej qelqi erresues ose perhapes (difuzore ) po prej kesaj lende
dhe me forme te tille, qe te drejtoje pjesen me te madhe te fluksit ne hapesiren jashte ndricuesit. Te tille
jane plafoniera (fig.2.31), difuzori me llambe inkandeshente (fig.2.32) dhe reflektori me grile (fig.2.33)
me tuba lumineshente dhe veti perhapese.

III. Ndricimi direkt-indirekt ose I perzier


Tipi me I perhapur per kete ndricim eshte globi I qumeshtit (fig.2.34 a), luceta etj qe perdoren me
llamba inkandeshente dhe qe kane difuzor me xhamqumeshti. Difuzori lumineshent (fig.2.34 b), ne kete
rast, perbehet nga tubat lumineshente te mberthyer ne nje skelet katerkendesh te mbyllur poshte me
grile per te fshehur tubat dhe lart I hapur, duke derguar edhe ne tavan nje pjese te drites.

IV. Ndricimi gjysmedirekt


Ndricuesit e kitij sistemi perbehen nga reflektore te tejdukshem ne forme gotash me xham qumeshti
dhe llamba inkandeshente (fig.2.35) dhe nga ndricuesit lumineshente te formes se treguar ne figuren
2.36

Ky ndricim eshte shume I pershtatshem per ndricimin ne spitale, laboratore etj., por eshte I
kushtueshem.

V. Ndricimi indirekt
Ndricuesit me te thjeshte inkandeshente te ketij sistemi perbehen nga siper prej reflektorit te
tejdukshem me xham qumeshti, kurse nga poshte me qelq te erresuar (fig.2.37) si dhe nga kornizat jo te
tejdukshme me reflektore inkandeshente (fig.2.38) perdoren edhe korniza me tuba lumineshente.
Tipi me I perhapur I ndricuesit lumineshent indirekt eshte ai I treguar ne figuren 2.39..
Keta ndricues perdoren ne salla leximi, vizatimi, salla shfaqjesh etj. Ky lloj ndricimi eshte me I
kushtueshem.

VI. Ndricues te vecante


Ne kete grup bejne pjese ndricuesit hermetike me trup metalik, porcelan ose lende plastike dhe
kapak qelqi te mberthyer ne trup me guarnicione hermetizuese dhe rrjete mbrojtese. Disa prej tyre
kane siguri edhe ne ambiente me rrezik plasje( fig.2.40, 2.41, 2.42, 2.43 edhe 2.44).
Qe te gjithe keta ndricues jane te tipit te mbrojtur dhe perdoren ne ambiente me pluhur (fabrika
mielli, fabrika cimentoje etj.) ne lokalet me lageshtire, avuj dhe gaze (miniera, uzina kimike etj.)
Ne kete grup hyn edhe prozhektori, qe perdoret per ndricimin ne largesi te objekteve (fig.2.45).
Shpesh prozhektoret vendosen ne bateri mbi shtylla metalike, druri apo betonarme (fig.2.46) si edhe
mbi cati apo tarace ndertesash.
Prozhektoret perdoren per ndricimin e territoreve te hapura te stacioneve hekurudhore, shesheve te
ndertimit dhe montimit, punimeve te hapura te germimit ne miniera etj.

You might also like