Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

II - LIGJERATA

ALGJEBER
I
Q. R. GASHI

Sh
enim: Keto ligjerata jane te paredaktuara, te palekturuara dhe vetem nje verzion fillestar i
nje teksti te mevonshem. Ato nuk e reflektojne detyrimisht materien qe e kemi mbuluar ose do ta
mbulojme ne klase. Ju jam mirenjohes nese i ndani me mua komentet e juaja, sidomos nese gjeni
gabime (te tillat jane te paevitueshme), qofte edhe ortografike.
1. Hyrje
Ky kurs i studion polinomet dhe sistemet e ekuacioneve lineare.
Zgjidhja e ekuacioneve eshte problem fundamental ne matematike. Po ashtu, nje numer i madh
i problemeve konkrete jashte matematikes mund te modelohen permes ekuacioneve, ku kerkohet
zgjidhja e tyre. Pra, me te drejte, ekziston interesim i gjere per ti kuptuar me mire ekuacionet dhe
sistemet e tyre.
Ekuacionet mund te kene nje ose me shume variabla (argumente, te panjohura, etj.). Ne fillim,
ne do ti studiojme ekuacionet me nje variabel e me vone do te lejojme nje numer te cfaredoshem,
te fundem, variablash. Por, ne te vertete, ne do te perqendrohemi tek disa raste shume specifike
ekuacionesh, sepse perndryshe problemi do te ishte tejet i pergjithshem per te ofruar rezultate te
thella dhe te zbatueshme ne plot raste konkrete.
Do ti kemi dy lloj kufizimesh. Kur ta marrim vetem nje variabel, do ti studiojme ekuacionet
polinomiale, kurse kur te lejojme me shume variabla, do te kufizohemi edhe me shume ne ekuacione lineare. Ky eshte cmimi qe duhet paguar per ta mbuluar nje teori koncize dhe me rendesi.
Ekuacionet e tipeve te tjera studiohen ne lende dhe lemenj te tjere.
Per ta ndertuar nje teori formale, si zakonisht, nevojiten mjaft koncepte ndihmese, te cilat do ti
studiojme me kujdes.
Tash qe e kemi motivuar shkurtazi studimin e materies, ta fillojme kursin me disa nocione
themelore.
2. Unazat polinomiale
2.1. Hyrje. Kur te permenden polinomet, zakonisht jemi mesuar te shohim dicka te trajtes, per
shembull,
1
x3 2x2 + x + 5.
3
Tek shprehja e mesiperme jane dy elemente qenesore: argumenti x dhe koeficientet para
fuqive te ndryshme te x-it. Na kujtohet po ashtu qe nuk guxojme ti mbledhim koeficientet para dy
fuqive te ndryshme te x-it, por ajo lejohet kur fuqia eshte e njejte. Tere keto mund te formalizohen
si me poshte.
2.2. Unaza e polinomeve reale. Supozojme se fillojme me vargje me terma nga bashkesia e
numrave reale:
(a0 , a1 , ..., an , ...); ai R.
Ne do te kufizohemi vetem tek bashkesia PR e vargjeve me terma reale te cilat kane numer te
fundem termash (ose asnje term) jozero me fjale te tjera, duke filluar nga nje numer k 0, cdo
term ak i vargut eshte zero.
1

Ne bashkesine PR mund te perkufizohet nje operacion binar, mbledhja (), ku shuma e dy


vargjeve behet term per term:
(a0 , a1 , a2 , ..., an , ...) (b0 , b1 , b2 , ..., bn , ...) = (a0 + b0 , a1 + b1 , a2 + b2 , ..., an + bn , ...).
Mbledhja an + bn eshte mbledhja e zakonshme ne R. Zakonisht, ne vend te shenojme vetem +
sepse do te jete e qarte, varesisht nga konteksti, se a behet fjale per mbledhje ne R apo ne PR .
Nje tjeter operacion binar ne PR eshte ai i shumezimit ose prodhimit (), i cili jepet me
(a0 , a1 , a2 , ..., an , ...) (b0 , b1 , b2 , ..., bn , ...) = (c0 , c1 , ..., cn , ...),
ku
c0 = a0 b0 , c1 = a0 b1 + a1 b0 , ..., cn =

ai bj .

i+j=n

Sikurse per edhe per , zakonisht shenojme vetem , kur eshte e qarte se ne cilen bashkesi behet
shumezimi.
Tash, mund ti radhisim disa veti te mbledhjes dhe shumezimit ne PR , te cilat mund ti vertetoje
lexuesi:
(M1) mbylltesia e mbledhjes
(M2) asociativiteti i mbledhjes
(M3) ekzistenca e zeros
(M4) ekzistenca e elementit te kundert
(M5) komutativiteti i mbledhjes
(P1) mbylltesia e shumezimit
(P2) asociativiteti i shumezimit
(P3) ekzistenca e njeshit
(P4) komutativiteti i shumezimit
(MP1) vetia e shperndarjes nga e majta
(MP2) vetia e shperndarjes nga e djathta
Vetite e mesiperme tregojne qe (PR , , ) eshte unaze komutative. Nese vlejne vetite e tjera,
por jo ajo (P4), atehere kemi te bejme me nje unaze (jokomutative).
Zakonisht, nese ne vargun p = (a0 , a1 , ..., an , an+1 , ...) PR te gjithe termat pas termit an jane
zero, atehere shenojme p = a0 + a1 x + a2 x2 + ... + an xn . Ne fakt, ne vend te p zakonisht shenojme
p(x).
Ne vend te PR shenojme R[x] dhe prej tash e tutje edhe ne do ta perdorim kete shenim.
2.3. Shembuj grupesh. Kujtojme se kur per nje dyshe (G, +), te perbere nga nje bashkesi dhe nje
operacion binar ne te, vlejne vetite (M1)-(M4), atehere dyshja e tille quhet grup. Kur permbushet
edhe kushti (M5), atehere (G, +) quhet grup komutativ ose abelian. Zakonisht, kur eshte e qarte
se per cfare operacioni behet fjale, thuhet se G eshte grup ose grup komutativ, respektivisht.
Detyre 2.1. A eshte grup dyshja (N, +), ku + eshte mbledhja e zakonshme?
Detyre 2.2. A eshte grup dyshja (Z, +), ku + eshte mbledhja e zakonshme?
Detyre 2.3. A eshte grup dyshja (Q, ), ku eshte shumezimi i zakonshem?
Detyre 2.4. A eshte grup dyshja (R \ {0}, ), ku eshte shumezimi i zakonshem?
Detyre 2.5. A eshte grup dyshja (S3 , ), ku S3 eshte bashkesia e permutacioneve (pasqyrimeve
bijektive) mbi tri elemente, kurse eshte kompozimi i zakonshem i pasqyrimeve? E jepni nje
interpretim gjeometik te kesaj detyre.
Detyre 2.6. A eshte grup dyshja (Zn , +), ku + eshte mbledhja modulo n?
Detyre 2.7. A eshte grup dyshja (Zn , ), ku eshte shumezimi modulo n?
2

2.4. Shembuj unazash dhe fushash. Nese nje treshe (F, +, ) e perbere nga nje bashkesi dhe dy
operacione binare ne te e ka vetine qe (F, +) dhe (F \ {0}, ) jane grupe komutative, atehere ajo
quhet fushe.
Detyre 2.8. Shqyrtoni se a jane unaza apo jo strukturat vijuese. Ne rastin e unazave, shqyrtoni
nese ato jane fusha:
i) (Z, +, ),
ii) (R, +, ),
iii) (Zp , +, ) (p-numer i thjeshte),
iv) (Z, +, ),
v) Bashkesia e funksioneve te vazhdueshme ne nga R ne R, ne lidhje me mbledhjen dhe
shumezimin e funksioneve.
2.5. Polinoment me koefiecient
e t
e tjer
e. Shembuj: Z[x], Q[x], R[x], C[x], Zn [x], etj.

You might also like