Ese

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Pune me shkrim

Data 11/3/2016

Ese Argumentuese
Tema : Hitleri dhe Stalini
Gjate Luftes se Dyte Boterore, ishin dy diktatore ne ane te kunderta;
Hitleri dhe Stalini. Te dy ishin triumfues ne rritjen e pushtetit dhe
menyren se si qeverisen.Suksesi I tyre I atribohet ideve dhe politikave
te tyre te reja. Ata kishin shume ngjashemri, por sigurisht kishin dhe
ndryshime qe dukenin ne disa prej poluitikave qe ndoqen.
Hitleri e Stalini ishin te dy oratore te zote. Ata e bindnin popullin se
ishin ne rrugen e duhur duke mbajtur premtime per ta bere popullin te
besoje. Hitleri kishte nje shprehje:Beje genjeshtren te madhe, beje te
thjeshte, thuaje vazhdimisht, dhe pak nga pak ata do te fillojne ta
besojne.Te dy e vleresonin propaganden. Keshtu, ata nenshtruan te
gjithe median, artin e kulturen per rritjen e figures se tyre si te
pagabueshem dhe te pazevendesueshem. Asnjeri prej tyre nuk e lejoi
lirine e fjales. Ata qe flisnin jo ne favor te parties, konsideroheshin
armiq te shtetit dhe ne shumicen e rasteve, vritenin. Ne qeverisjen e
tyre perdoren dhunen, per te shtrire pushtetin e plote dhe per te mos
lejuar njeri ti ndalte rrugen. Te dy diktatoret ishin te kujdesshem dhe
te mprehte ne strategjite e zgjerimit dhe ne politiken e jashtme. Ata e
shfrytezuan popullin gjate luftes si fuqi puntore. Keshtu, arriten te ulnin
papunsine pothuajse ne nivelin 0.
Megjithate, ata kishin ndryshime te dukshme.
Hitleri erdhi ne pushtet me ane te kompromisit midis Partise se tij
Nazisten dhe presidentit te asaj kohe ,Paul von Hindenburg. Partia e
tyre mbeshtetej nga shtresa te ndryshme te shoqerise. Strategjia e tij
ushtarake ishte nje strategji agressive sulmuese. Ai organizoi nje lufte
te shpejte, te befasishme dhe me te gjitha forcat. Hitleri ishte racist,
gje qe tregohej edhe te libri i tij Lufta Ime, ku ai e pershkruan racen

gjermane si racen superioire, qe duhet te sundoje Token dhe thote se


hebrenjte dhe sllavet jane race inferiore dhe pengojne zhvillimin e
njerzimit, prandaj duhen zhdukur. Kjo ishte arsyeja e genocidit masiv,
te quajtur Holokausti qe morri jeten e mbi 6 milione hebrenj dhe mbi
5 milione jo-hebrenj. Hitleri mbeshteti pronen private dhe e la tregun
ekonomik te lire, duke nderhyre vetem ne rast te krijimit te
monopoleve financiare. Hitleri ishte nje njeri qe nuk dorezohej
lehte.Megjithate, ai vrau veten ne bunker, teksa Berlini pushtohej nga
ushtria ruse e Stalinit.
Stalini erdhi ne pushtet si pasardhes i themeluesit te komunizmit,
Leninit.Partia e tij mbeshtetej nga shtresa fshatare.Strategjia e tij
ushtarake ishte nje strategji e qendrueshme dhe kishte nje system
mbrojtjeje te avancuar. Ai pershruhet si nje njeri qe nuk i besonte
askujt, duke vrare edhe njerezit e tij me te afert. Stalini nuk e
mbeshteti ekonomine e lire. Ai vazhdoi politiken e shtetezimeve sipas
Mesimeve te Marksit.Te gjithe pronat zoteroheshin nga ai. Ai, po ashtu
si Hitleri, nuk dorezohej lehte, por pati me shume sukses se ai. Ne
fakt, Stalini mund te konsiderohet si nje nga njerezit me te
suksesshem ndonjehere, duke vendosur nje pushtet gjigand e duke
qene I suksesshem ne planet e tij te zgjerimit te kufijve te shtetit rus.

Sic u pa, Hitleri dhe Stalini, kishin shume te perbashketa dhe


ndryshime si diktatore. Te dy qeverisen me pushtet te plote, por
menyra se si e organizuan pushtetin pati ndryshime te thella, gje qe
coi ne ndryshime te medha ne rezultatet e arritura.

Punoi : Arlind Kacdej

You might also like