sa jeta deri diku te ka dashte, se ti ke me hanger, e dikush s'ka e kjo nuk asht gja e vogel, mendoje. Ke me u veshe, e dikush asht me dy zhele, ke nji shtepi te nxeht e dikush s'ka as shtepi ose ka nji rrenoje me mure te arrnume qe dimni i kalon neper bira duke fishkellu, por ti kte se mendon se je duke mendu merzin e te duket pak gjithcka e jotja, te duket pak qe ke nji pune, qe ke miq, qe ke shoke e dikujt s'i ka mbet asgja per vec vdekjes, qe nuk t'duhet neser me dale ne rruge ne mes te shiut, e ne tehin e acareve me shite molto, cimcakeza apo cakmake se duhet me jetu, e me rrite femijet. A ke mendu najhere se sa jeton? E ca ban per jeten? E sa nevoje kan te tjeret te ken nji goje te rrjedhshme te ken veshe me ndigju te ken sy me pa te ken mendje me mendu te ken dure te forta me mbajt dhimbjet, te ken kambe me ece me ike prej cdo trishtimi, te mos jen te semure e te mos rrudhen duke prite rradhen neper dyer spitalesh... A nuk mendon asihere se merzia asht ba mure ne syt tuj e nuk te len me pa asgja nuk te len me pa lumtunin askund nuk te len me prodhu dashni ma nuk te len me u afru me askend jo se mungojne njerezit por ti nuk i shef se ti ne sy ke merzin. A s'mendon asihere se duhet te ferkosh syt e te fillosh me jetu se jeta s'te pret.