Si Funks Ion On Unioni Evropian

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 61

Dokumentacioni Evropian

Si funksionon Unioni Evropian


Udhërrëfyes për institucionet e UE
Unioni Evropian
Ky botim është publikuar në të gjitha gjuhët zyrtare të Unionit Evropian: gjuhën daneze,
hollandeze, angleze, finlandeze, frenge, gjermane, greke, italiane, portugeze, spanjolle
dhe suedeze, dhe në gjuhën çeke, estone, hungareze, lituaneze, letone, maltishte, polake,
sllovake dhe sllovene.
Komisioni Evropian
Drejtoria e përgjithshme për shtyp dhe komunikim
Publikime
B-1049 Bruksel
Doracaku është kompletuar në qershor, 2003
Kopertina : Parlamenti Evropian
Të dhënat e katalogimit janë të shënuara në fund të këtij botimi.
Luksemburg: Zyra e botimeve zyrtare të Komuniteteve Evropiane, 2003
ISBN 92-894-7521-8
© Komunitetet Evropiane, 2003
Reprodukimi është i autorizuar.
Botuar në i RJ të Maqedonisë.
1
Si funksionon Unioni Evropian
Udhërrëfyes për institucionet e UE
2
Si funksionon Unioni Evropian
Përmbajtja
Prezantimi i Unionit Evropian 3
Traktatet dhe vendimmarrja 5
Parlamenti Evropian: zëri i popullit 10
Këshilli i Unionit Evropian: zëri i shteteve-anëtare 14
Komisioni Evropian: avancimi i interesit të përbashkët 20
Gjykata e Drejtësisë: mbështetja e ligjit 25
Gjykata Evropiane e Revizorëve:
shpenzimi i arsyeshëm dhe dobiprurës 28
Banka Qendrore Evropiane: menaxhimi me euron 30
Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian:
zëri i shoqërisë civile 32
Komiteti i Rajoneve: zëri i qeverisë lokale 34
Banka Evropiane për Investime: financimi i projekteve të UE 36
Ombudsmani evropian: shqyrtimi i ankesave tuaja 38
Agjencionet 40
Drejtë ardhmërisë 46
3
Vetëm për gjysmë shekulli, Unioni Evropian (UE) ka arritur rezultate
të jashtëzakonshme. Ka siguruar paqe mes shteteve të veta anëtare dhe
prosperitet për qytetarët e vet. Ka krijuar valutë të vetme evropiane (euron)
dhe treg unik pa kufij, ku mallërat, njerëzit, shërbimet dhe kapitali lëvizin
lirshëm. Prej në gjashtë shtete, UE u rrit në pesëmbëdhjetë shtete dhe
përgatitet të pranojë edhe dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore tregëtare
dhe lider botëror në sferat, siç janë mbrojtja e mjedisit jetësor dhe ndihma të
cilën e ndan për zhvillim.
Suksesi i UE është rezultat i natyrës së tij unike dhe mënyrës se si funksionon.
UE nuk është federatë si Shtetet e Bashkuara, por as nuk është thjeshtë një
organizatë për bashkëpunim mes qeverive, siç janë Kombet e Bashkuara. Shtetet
që përbëjnë UE ( shtetet-anëtare ) mbesin shtete të pavarura sovrane, por
ato tërheqin sovranitetin e tyre për të pasur dhe përfituar forcë dhe influencë
botërore, të cilën asnjëra nga këto shtete nuk do ta kishte individualisht.
Tërheqja e sovranitetit, në praktikë nënkupton se shtetet-anëtare ua përcjellin
disa nga ingerencat e tyre vendimmarrëse institucioneve evropiane që ato vet i
kanë formuar, ashtu që vendimet për çështje specifike të interesit të përbashkët
mund të merren në mënyrë demokratike në nivel evropian.
Tre institucionet kryesore vendmim-marrëse janë:
Parlamenti Evropian, që përfaqëson qytetarët e UE dhe që në mënyrë
direkte zgjidhet nga ata;
Këshilli i Unionit Evropian, që përfaqëson shtetet anëtare;
Komisioni Evropian, që ka për qëllim të mbështesë interesin e Unionit si
tërësi.
Prezantimi i Unionit Evropian
4
Si funksionon Unioni Evropian
Ky trekëndësh institucional miraton politikat dhe ligjet (direktivat, rregullat
dhe vendimet) që zbatohen në tërë UE.
Rregullat dhe procedurat që institucionet duhet t i ndjekin, janë të parapara në
traktatet themeluese, të cilat janë pranuar dhe nënshkruar nga kryetarët dhe
kryeministrat e shtetetve-anëtare, dhe janë ratifikuar nga parlamentet e tyre.
Në parim, Komisioni është ai që propozon ligje të reja të UE, por Parlamenti
dhe Këshilli janë ata që i miratojnë këto ligje.
Gjykata e Drejtësisë mbështet funksionimin e ligjit evropian, ndërsa Gjykata
e Revizorëve kontrollon financimin e aktiviteteve të Unionit.
Pesë organe tjera kompletojnë sistemin:
Komiteti Ekonomik dhe Social përfaqëson shoqërinë qytetare dhe dy anët
e industrisë;
Komiteti i Rajoneve përfaqëson autoritetet rajonale dhe lokale;
Banka Qendrore Evropiane është përgjegjëse për politikën monetare
evropiane;
Banka Evropiane e Investimeve financon projektet evropiane të
investimit;
Ombudsmani Evropian mbron qytetarët dhe organizatat e UE nga
keqadministrimi.
Poashtu, janë formuar agjencione të specializuara që kryejnë detyra të
caktuara teknike, shkencore ose menaxhuese.
Ky doracak jep pasqyrë përmbledhëse për punën e të gjitha institucioneve dhe
agjencioneve dhe mënyrën e organizimit të tyre. Qëllimi është të sigurohet
udhërrëfyes i dobishëm për sistemin aktual të vendim-marrjes në UE.
5
UNIONI EVROPIAN
Sfera e
Bashkësisë
(pjesa më e
madhe e sferave
të përbashkëta
politike)
Politika e
përbashkêt
e punëve të
jashtme dhe
sigurisë
Bashkëpunimi
i policisë dhe
gjyqësisë
TRAKTATE
Unioni Evropian është themeluar në bazë të traktateve. Tre shtyllat
e tij paraqesin sferat e ndryshme politike me sisteme të ndryshme të
vendim-marrjes.
Tre nga këto traktate krijuan tre Komunitetet
Evropiane , respektivisht sisteme të vendimmarrjes
së përbashkët për thëngjillin, çelikun,
energjinë nukleare dhe për sektorët tjerë kryesorë
të ekonomive të shteteve-anëtare. Institucionet
e Komunitetit, të formuara për të
menaxhuar me këto sisteme, u bashkuan në
vitin 1967, që rezultoi me një Komision dhe
një Këshill.
BEE, përveç rolit të saj ekonomik,
gradualisht mori
përsipër një numër të madh
të përgjegjësive, përfshirë
politikën sociale, të mjedisit
dhe atë rajonale. Pasi
që më nuk ishte vetëm
bashkësi ekonomike, traktati
i katërt (i Mastrihtit) e
riemëroi këtë bashkësi,
thjeshtë si Union Evropian
(UE).
Traktati i Mastrihtit gjithashtu
promovoi forma të reja
bashkëpunimi mes qeverive
të shteteve-anëtare, për
shembull për mbrojtjen dhe
në sferën e drejtësisë dhe
Traktatet dhe vendim-marrja
UE u themelua në katër traktate:
Traktati themelues i Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik (BEThÇ), që u
nënshkrua
më 18 prill, 1951 në Paris, hyri në fuqi më 23 korrik, 1952, kurse duke filluar nga 23
korriku,
2002, nuk vlen më;
Traktati themelues i Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE), që u nënshkrua më 25
mars,
1957 në Romë dhe hyri në fuqi më 1 janar, 1958;
Traktati themelues i Bashkësisë Evropiane për Energji Bërthamore (Euratom), që u
nënshkrua në Romë, së bashku me Traktatin për BEE. Këto dy traktate njihen edhe si
Traktatet
e Romës . Kur shfrytëzohet termi Traktati i Romës , mendohet vetëm në Traktatin e
BEE;
Traktati për Unionin Evropian (EU), që u nënshkrua në Mastriht më 7 shkurt, 1992 dhe
hyri në
fuqi më 1 nëntor, 1993.
çështjeve të brendshme . Duke ia shtuar këtë
bashkëpunim ndërqeveritar sistemit ekzistues
të Bashkësisë , Traktati i Mastrihtit krijoi një
strukturë të re me tre shtylla , që paraqet një
shtyllë politike dhe ekonomike. Ky është
Unioni Evropian (UE).
6
Si funksionon Unioni Evropian
Traktatet janë themel për çdo gjë që bën
Unioni Evropian. Çdo herë kur traktatet duhet
të shqyrtohen dhe ndryshohen, kjo bëhet në
konferencë të veçantë të qeverive nacionale
të UE ( konferencë ndërqeveritare ose KNQ).
Traktatet kanë pësuar ndryshime çdo herë kur
në Union janë pranuar shtete të reja anëtare.
Përveç kësaj, gati çdo dhjetëvjetësh, traktatet
janë ndryshuar për të reformuar institucionet
e UE dhe për t u dhënë atyre sfera të reja
përgjegjësie.
Akti Unik Evropian u nënshkrua në shkurt
të vitit 1986 dhe hyri në fuqi më 1 korrik,
1987. Ndryshoi Traktatin e BEE dhe hapi
rrugën për formimin e tregut unik.
Traktati i Amsterdamit u nënshkrua më 2
tetor, 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj, 1999.
Bëri ndryshime që kishin të bëjnë me UE dhe
traktatet e KE, duke atribuar numra në nenet
e Traktatit të UE (në vend të shkronjave, që
kishin deri atëherë).
Traktati i Nicës, i nënshkruar më 26 shkurt,
2001, hyri në fuqi më 1 shkurt, 2003. Edhe
ky traktat ndryshoi traktatet e tjera, duke
i dhënë orientim sistemit institucional të
UE, ashtu që të vazhdojë të funksionojë në
mënyrë efektive pas valës së re të pranimit
të shteteve-anëtare në vitin 2004.
Vendim-marrja në nivel të Unionit Evropian
përfshin institucione të ndryshme evropiane,
në veçanti:
Komisionin Evropian,
Parlamentin Evropian,
Këshillin e Unionit Evropian.
Idetë me të cilat erdhi deri te Unioni Evropian, për herë të parë u bënë publike më 9 maj
te vitit 1950, në fjalimin
e Robert Shumanit (Ministri francez i punëve të jashtme). Prandaj 9 maji çdo vjet
festohet si Dita e Evropës.
7
Komisioni Evropian propozon legjislation të ri,
por Këshilli dhe Parlamenti janë institucionet
që i miratojnë ligjet. Institucionet tjera
gjithashtu kanë role në sfera të caktuara,
siç do të përshkruhet më detajisht në këtë
broshurë.
Rregullat dhe procedurat për procesin e vendim-
marjes në UE janë të parapara në traktatet
themeluese. Çdo ligj evropian bazohet në nen
të caktuar të traktatit, që llogaritet si bazë
ligjore e legjislacionit.
Ka tre procedura kryesore për të dekretuar
ligjet e reja të UE:
me konsultim;
me pëlqim;
me bashkëvendim.
Dallimi kryesor mes tyre është mënyra se
si komunikon Parlamenti me Këshillin. Me
procedurën konsultative, Parlamenti vetëm
jep mendimin e tij; me procedurën për
bashkëvendim, Parlamenti vërtet ndan ingerencat
me Këshillin. Kur propozohet ligj i ri,
Komisioni Evropian duhet të vendosë se cilën
procedurë ta shfrytëzojë. Vendimi, në parim,
do të varet nga baza ligjore e propozimit. Me
fjalë tjera, do të varet nga neni i traktatit në
të cilin bazohet.
Më hollësisht, këto janë tre procedurat:
1. Konsultimi
Me procedurën konsultuese, Komisioni ia dërgon
propozimin e tij Këshillit dhe Parlamentit,
por është Këshilli ai, i cili oficialisht konsulton
Parlamentin dhe organet tjera, siç janë
Komiteti Ekonomik dhe Social, dhe Komiteti i
Rajoneve, mendimet e të cilëve paraqesin pjesë
integrale të procesit vendim-marrës të UE.
Tre Këshillet : cili është cili?
Shumë lehtë krijohet konfuzitet për atë se cilat janë të gjitha këto organe evropiane,
sidomos kur
organet e ndryshme kanë emra shumë të ngjashëm, siç është rasti me këto tre këshille .
Këshilli Evropian
Ky këshill përbëhet nga kryetarët e shteteve dhe qeverive (kryeministrat) të të gjitha
shteteve të
UE, plus Kryetari i Komisionit Evropian. Në parim, Këshilli Evropian takohet katër herë
në vjet për
t u dakorduar për politikën e përgjithshme të UE dhe për të shqyrtuar progresin e arritur.
Ky organ
paraqet organ të nivelit më të lartë për përpilimin dhe hartimin e politikave të Unionit
Evropian
dhe ky është shkaku që mbledhjet e këtij këshilli shpesh quhen samite .
Këshilli i Unionit Evropian
Ky institucion, më parë i njohur si Këshilli i Ministrave, përbëhet nga ministrat qeveritarë
nga të gjitha
shtetet e UE. Këshilli takohet rregullisht për të marrë vendime dhe për të miratuar ligjet
evropiane.
Përshkrimi i plotë për punën dhe funksionimin e tij është dhënë më poshtë në këtë
doracak.
Këshilli i Evropës
Ky nuk është aspak institucion i UE. Është një organizatë ndërqeveritare që, mes tjerash,
ka për
qëllim t i mbrojë të drejtat e njeriut, të promovojë diversitetin kulturor evropian dhe të
luftojë
problemet sociale, siç janë paragjykimet racore dhe jotolerancën. Këshilli u formua në
vitin 1949
dhe një nga arritjet e tij të para ishte që të hartojë Konventën Evropiane për të Drejtat e
Njeriut.
Për t ua bërë të mundur qytetarëve që t i gëzojnë të drejtat e tyre të parapara me këtë
Konventë,
Këshilli formoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këshilli i Evropës tani ka 44
shteteanëtare,
përfshirë pesëmbëdhjetë shtete të Unionit Evropian. Selia e tij është në Palais de
l Europe, në Strazburg (Francë).
8
Si funksionon Unioni Evropian
Në disa raste, konsultimi është i detyrueshëm
sepse baza ligjore e kërkon këtë dhe propozimi
nuk mund të bëhet ligj, përveç nëse Parlamenti
nuk jep mendim të volitshëm përkrahës.
Në raste të tjera, konsultimi është opcional
dhe Komisioni thjesht do të sugjerojë se
Këshilli duhet të konsultojë Parlamentin.
Në të gjitha rastet, Parlamenti mund:
të aprovojë propozimin e Komisionit,
të refuzojë atë ose
të kërkojë amandamente.
Nëse Parlamenti kërkon amandamente shtesë,
Komisioni do t i marrë parasysh të gjitha ndërrimet
që i rekomandon Parlamenti. Nëse pranon
ndonjë nga këto sugjerime, do t i dërgojë
Parlamentit një propozim të ndryshuar.
Këshilli shqyrton propozimin e ndryshuar dhe e
miraton ashtu siç është, e ndryshon edhe më
tepër ose e refuzon atë. Sidoqoftë, nëse
Këshilli vendos ta refuzojë propozimin e
Komisionit, ky vendim duhet të jetë unanim.
Këto janë sferat që i mbulon procedura konsultative:
Bashkëpunimin e policisë dhe gjyqësisë në
çështjet penale;
Revizionin e traktateve;
Diskriminimin në bazë të gjinisë, races ose
origjinës etnike, religjionit apo bindjeve
politike, të aftësive të kufizuara, moshës
apo orientimit seksual;
Shtetësinë e UE;
Bujqësinë;
Vizat, azilin, emigracionin dhe çështje tjera,
që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të personave;
Transportin (ku ekziston mundësia që të ketë
ndikim të madh në rajone të caktuara);
Rregullat e konkurrencës;
Aranzhimet tatimore;
Politikën ekonomike;
Bashkëpunimin plotësues , respektivisht
rregullat që i lejojnë një grupi të shteteveanëtare
të punojnë bashkë në një sferë të
caktuar, edhe pse shtetet tjera anëtare nuk
kanë dëshirë të bashkohen.
Në disa sfera, siç është tatimimi, vendimi i
Këshillit duhet të jetë unanim.
2. Pëlqimi
Procedura e pëlqimit nënkupton se Këshilli
duhet të sigurojë pëlqimin e Parlamentit Evropian
para se të merren vendime të caktuara që
kanë rëndësi të madhe.
Kjo procedure është e njëjtë si në rastin e konsultimit,
përveç që Parlamenti nuk mund të
ndryshojë propozimin: ose duhet ta pranojë
ose ta refuzojë atë. Pranimi ( pëlqimi ) kërkon
mazhorancën absolute në votim.
Sferat që mbulon procedura e pëlqimit janë, siç
vijojnë:
detyra të caktuara të Bankës Qendrore Evropiane;
ndryshimin e statuteve të Sistemit Evropian
të Bankave Qendrore / Bankës Qendrore Evropiane;
fondet strukturale dhe fondet kohezive;
njësimin e procedurave elektorale për Parlamentin
Evropian;
marrëveshjet e caktuara ndërkombëtare;
pranimin e shteteve të reja anëtare.
3. Bashkëvendimi
Në procedurën e bashkëvendimit, Parlamenti
dhe këshilli kanë ingerenca të njëjta legjislative.
Komisioni ua dërgon propozimet e veta të
dyja institucioneve. Këto shqyrtojnë dhe diskutojnë
propozimet dy herë rradhazi. Nëse nuk
mund të pajtohen në lidhje me këto propozime,
çështja paraqitet para komitetit për pajtim ,
të përbërë nga numër i njëjtë përfaqësuesish të
Këshillit dhe Parlamentit. Përfaqësuesit e
Komisionit poashtu marrin pjesë në mbledhjet
e komitetit dhe në diskutime. Kur komiteti arrin
marrëveshje, atëherë teksti i akorduar final,
i dërgohet Parlamentit dhe Këshillit për shqyrtim
të sërishëm, në mënyrë që përfundimisht ta
aprovojnë atë propozim si ligj.
Më hollësisht, procedura është e paraqitur në
këtë diagram:
9
Akti ligjor miratohet.
Me mazhorancë absolute, Parlamenti
refuzon qëndrimin e përbashkët të
Këshillit. Akti ligjor nuk miratohet.
Parlamenti aprovon qëndrimin e
përbashkët ose nuk ndërmerr asgjë. Me mazhorancë absolute, Parlamenti
propozon amandamente.
Parlamenti shqyrton qëndrimin e
përbashkët të Këshillit.
Parlamenti aprovon propozimin.
Këshilli mund ta miratojë aktin ligjor
Këshilli i aprovon të gjitha
amandamentet dhe miraton aktin
ligjor
Këshilli i aprovon të gjitha
amandamentet e Parlamentit.
Akti është miratuar.
Komiteti i Pajtimit arrin marrëveshje.
Parlamenti dhe Këshilli, i pari me shumicë
absolute, ndërsa i dyti me shumicë të
kualifikuar, miratojnë aktin ligjor. Nëse njëri
nga këto institucione nuk e aprovon aktin
ligjor, ai akt nuk miratohet.
Komiteti i pajtimit nuk arrin
marrëveshje. Ligji nuk miratohet.
Opinioni i Komisionit.
Opinioni i Parlamentit: Komisioni ndryshon propozimin
Këshilli nuk aprovon të gjitha amandamentet e Parlamentit.
Kryetari i Këshillit, së bashku me Kryetarin e Parlamentit, mbledh
Komitetin e Pajtimit. Komisioni merr pjesë në këto seanca.
Këshilli, me mazhorancë të
kualifikuar, formon qëndrim të
përbashkët. Komisioni jep komunikatë
për qëndrimin e përbashkët
Komisioni i jep propozimin e vet Parlamentit Evropian dhe Këshillit
Këto janë sferat që mbulon procedura e
bashkëvendimit:
mosdiskriminimi në bazë nacionale;
e drejta për të lëvizur dhe për banim;
lëvizja e lirë e punëtorëve;
sigurimi social për punëtorët emigrantë;
e drejta për krijim;
transporti;
tregu i brendshëm;
punësimi;
bashkëpunimi i doganave;
lufta kundër përjashtimit social;
mundësitë e njëjta dhe trajtimi i njëjtë;
implementimi i vendimeve lidhur me Fondin
Social Evropian;
edukimi;
trajnimi profesional;
kultura;
shëndetësia;
mbrojtja e konsumatorëve;
rrjetet transevropiane;
implementimi i vendimeve lidhur me Fondin
Evropian për Zhvillim Rajonal;
hulumtimet;
mjedisi;
transparenca;
parandalimi i manipulimeve dhe luftimi i
tyre;
statistika;
formimi i një organi këshilldhënës për
mbrojtje të të dhënave.
10
Si funksionon Unioni Evropian
Deputetët e Parlamentit Evropian nuk ulen në blloqet nacionale, por në grupe politike
mbarëevropiane që bashkojnë të gjitha partitë kryesore politike, të cilat funksionojnë në
shtetetanëtare
të UE-së.
Numri i ulëseve për grup politik, duke filluar nga 1 prilli, 2003
Shkurtesa Numri i
Grupi politik origjinale ulëseve
Partia Popullore Evropiane (Demokratët Kristianë) EPP-ED 232
dhe Demokratët Evropianë
Partia e Socialistëve Evropianë PES 175
Partia e Liberalëve, Demokratëve dhe Reformistëve Evropianë ELDR 52
E Majta Evropiane e bashkuar/ e Majta e Gjelbër Nordike EUL/NGL 49
Të Gjelbërtit/Aleanca e Lirë Evropiane Greens/EFA 44
Unioni për Evropën e Popujve UEN 23
Evropa e Demokracive dhe Diversiteteve EDD 18
Të pavarur NA 31
Gjithsej 624
Fillimet e Parlamentit datojnë që nga vitet e 50-ta dhe traktatet themeluese. Që nga viti
1979,
deputetët kanë qënë drejtpërdrejtë të zgjedhur nga qytetarët që ata i përfaqësojnë.
Zgjedhjet parlamentare mbahen çdo pesë vjet dhe çdo qytetar i UE, i cili është regjistruar
si
votues, ka të drejtë vote. Domethënë Parlamenti shpreh vullnetin demokratik të 374
milionë
qytetarëve të Unionit dhe përfaqëson interesin e tyre gjatë bisedave dhe bashkëpunimit
me
institucionet tjera të UE.
Parlamenti Evropian:
zëri i popullit
Roli: Krah legjislativ i UE, i zgjedhur në mënyrë
të drejtpërdrejtë.
Zgjedhjet e ardhshme: Qershor 2004
Mbledhjet: Seancat plenare mujore në Strazburg,
mbledhjet e komiteteve dhe seancat e tjera
plotësuese në Bruksel
Adresa: Plateau du Kirchberg, B.P. 1601,
L-2929 Luksemburg.
Telefoni: (+352) 4300-1
Faqja e internetit: www.europarl.eu.int
Faktet kyç
11
Numri i ulëseve për shtet
(radhitje alfabetike sipas emrit të shtetit në
gjuhën e vet)
1999 2004 2007
-04 -07 -09
Belgjika 25 24 24
Bullgaria - - 18
Qiproja - 6 6
Republika Çeke - 24 24
Danimarka 16 14 14
Gjermania 99 99 99
Greqia 25 24 24
Spanja 64 54 54
Estonia - 6 6
Franca 87 78 78
Hungaria - 24 24
Irlanda 15 13 13
Italia 87 78 78
Letonia - 9 9
Lituania - 13 13
Luksemburgu 6 6 6
Malta - 5 5
Holanda 31 27 27
Austria 21 18 18
Polonia - 54 54
Portugalia 25 24 24
Rumunia - - 36
Sllovakia - 14 14
Sllovenia - 7 7
Finlanda 16 14 14
Suedia 22 19 19
Mbretëria e Bashkuar 87 78 78
Gjithsej (maks.) 626 732 786
Në vitin 2002, Pat Koks u zgjodh Kryetar
i Parlamentit Evropian.
Ku është i vendosur Parlamenti?
Parlamenti Evropian funksionon në Francë,
Belgjikë dhe në Luksemburg.
Seancat plenare mujore, ku marrin pjesë
të gjithë deputetët e zgjedhur, mbahen në
Strazburg (Francë), në selinë e Parlamentit.
Mbledhjet e komiteteve parlamentare dhe çdo
seancë plenare plotësuese mbahet në Bruksel
(Belgjikë), ndërsa Luksemburgu është qendra e
zyrave administrative ( Sekretariati i përgjithshëm ).
Çka bën Parlamenti?
Parlamenti ka tre role kryesore:
1. Së bashku me Këshillin ndan të drejtën e
vënies së ligjit në fuqi. Fakti se bëhet fjalë
për organ që zgjidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë,
garanton legjitimitetin demokratik të
ligjit evropian.
2. Kryen mbikqyrje demokratike mbi të
gjitha institucionet e UE dhe në veçanti të
Komisionit. Ka të drejtë të miratojë apo të
refuzojë emërimet e komisionerëve, si dhe t i
japë vërejtje gjithë Komisionit.
3. Së bashku me Këshillin ndan mandatin
për buxhetin e UE dhe rrjedhimisht mund
të ndikojë në shpenzimet e UE. Në fund të
procedurës, miraton ose refuzon buxhetin në
tërësi.
Këto tre role hollësisht përshkruhen më
poshtë.
1. E drejta ligjvënëse
Procedura më e rëndomtë për miratimin e një
tërësie të ligjeve të UE është bashkëvendimi
(lexo më lartë: Traktatet dhe vendim-marrja).
Kjo procedurë e vë Parlamentin Evropian dhe
Këshillin në një pozitë të barabartë dhe ligjet
që miratohen me këtë procedurë janë akte të
përbashkëta të Këshillit dhe të Parlamentit.
Kjo procedurë gjen zbatim në shumë sfera.
12
Si funksionon Unioni Evropian
Parlamenti duhet të konsultohet edhe për propozime
tjera, ndërsa miratimi i tij kërkohet për
vendime të caktuara me rëndësi politike dhe
institucionale.
Parlamenti poashtu parashtron nevojën për
legjislacion të ri, duke analizuar programin vjetor
punues të Komisionit, duke marrë parasysh
ligje të reja që do të ishin të përshtatshme dhe
duke kërkuar propozimet e Komisionit.
2. Mbikqyrja demokratike
Parlamenti kryen mbikqyrje demokratike mbi
institucionet tjera evropiane. Këtë e bën në
disa mënyra.
Së pari, kur zgjidhet Komision i ri, Parlamenti
interviston të gjithë anëtarët e rinj potencialë
dhe Kryetarin e Komisionit (të propozuar nga
shtetet-anëtare). Ata nuk mund të emërohen
pa miratimin e Parlamentit.
Së dyti, Komisioni politikisht i jep llogari
Parlamentit, dhe ky i fundit mund të miratojë
mocionin e mosbesimit , duke kërkuar
dorëheqje nga gjithë Komisioni.
Parlamenti poashtu, rregullisht kryen kontroll
duke analizuar raportet e dërguara nga
Komisioni (raporti i përgjithshëm, raportet
për implementimin e buxhetit, zbatimi i ligjit,
etj.). Për më tepër, parlamentarët rregullisht i
parashtrojnë Komisionit pyetje me shkrim dhe
me gojë.
Anëtarët e Komisionit marrin pjesë në seancat
plenare të Parlamentit dhe mbledhjet e
komiteteve parlamentare, duke u kujdesur për
dialog të vazhdueshëm mes dy institucioneve.
Parlamenti poashtu mbikqyr punën e Këshillit.
Parlamentarët rregullisht i parashtrojnë
Këshillit pyetje me verbale dhe me shkrim. Në
këto seanca plenare merr pjesë edhe Kryetari
i Këshillit, duke u inkuadruar në debatet e
rëndësishme.
Në sfera të caktuara, Parlamenti bashkëpunon
ngushtë me Këshillin, siç është sfera e
politikës së përbashkët të jashtme dhe të
sigurisë. Gjithashtu ka edhe bashkëpunim
gjyqësor, dhe në çështje të caktuara të
interesit të përbashkët, siç është çështja e
azilit dhe politika e migracionit dhe masat për
luftë kundër drogës, manipulimeve dhe krimit
ndërkombëtar. Kryesia e Këshillit rregullisht
informon Parlamentin për të gjitha këto
çështje.
Parlamenti poashtu mund të kryejë kontroll
demokratik duke shqyrtuar peticionet e
qytetarëve dhe duke formuar komisione të
përkohshme hetuese.
Së fundi, Parlamenti parashtron çështje të
shumta në çdo samit të UE (mbledhjet e
Këshillit Evropian). Në hapjen e çdo samiti,
Kryetari i Parlamentit është i ftuar t i paraqesë
qëndrimet dhe brengat e Parlamentit për
çështje të cilat janë në agjendën e Këshillit
Evropian.
3. Mandati i përcaktimit të buxhetit
Buxheti vjetor i UE vendoset bashkërisht
nga Parlamenti dhe Këshilli i Unionit Evropian
(lexo më poshtë). Parlamenti debaton për
këtë, në dy shqyrtime të njëpasnjëshme dhe
nuk hyn në fuqi deri sa nuk nënshkruhet nga
Kryetari i Parlamentit.
Komiteti Parlamentar për Kontroll Buxhetor
mbikqyr shpenzimin e buxhetit dhe çdo vit
Parlamenti vendos nëse duhet apo nuk duhet
të aprovojë raportin e dorëzuar nga Komisioni,
për mënyrën e shfrytëzimit të buxhetit gjatë
vitit të kaluar fiskal. Ky proces miratimi,
teknikisht është i njohur si vërtetim dhe
aprovim i pagesave .
13
Si është e organizuar
puna e Parlamentit?
Puna e Parlamentit ndahet në dy faza kryesore:
Përgatitja për seancat plenare. Kjo bëhet
nga parlamentarët në komitetet e ndryshme
parlamentare, të cilët janë specializuar për
sfera të caktuara të aktivitetit të UE. Çështjet
për debatim gjithashtu shqyrtohen nga
grupet politike.
Seanca plenare. Seancat plenare, në të
cilat marrin pjesë të gjithë parlamentarët,
mbahen në Strazburg (një javë në muaj) dhe
ndonjëherë në Bruksel (dy ditë). Në këto
seanca, Parlamenti analizon legjislacionin e
propozuar dhe voton për amandamente, para
miratimit të tekstit si tërësi.
Pikat e tjera të agjendës mund të përfshijnë
komunikime ose pyetje të Këshillit ose
Komisionit, për atë se çka ndodh në Unionin
Evropian ose më gjerë.
Përfaqësuesit e zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga qytetarët e UE, takohen në
Strazburg për të debatuar
dhe për të votuar legjislacionin e tërë Evropës, i cili i përfshin të gjithë.
14
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Krah legjislativ i UE, që përfaqëson shtetetanëtare
Anëtarë: Nga një ministër prej çdo shteti të UE
Kryesia: Zëvendësim çdo gjashtë muaj.
Mbledhjet: në Bruksel (Belgjikë), përveç në prill,
qershor dhe tetor, kur mbledhjet mbahen në
Luksemburg.
Adresa: Rue de la Loi 175 Wetstraat, B-1048 Bruksel
Telefoni: (+32-2) 285 61 11
Faqja e internetit: ue.eu.int
Këshilli është organi kryesor vendim-marrës i
UE. Ashtu si edhe Parlamenti Evropian, Këshilli
u formua me traktatet themeluese në vitet e
50-ta. Ky këshill përfaqëson shtetet-anëtare
dhe në mbledhjet e tij merr pjesë nga një
ministër prej çdo qeverie nacionale të UE.
Pjesëmarrja e ministrave në mbledhje të caktuara,
varet nga fakti se çfarë diskutohet në
agjendë. Nëse, për shembull, Këshilli do të
diskutojë çështje për mjedisin, në mbledhje do
të marrin pjesë ministrat e mjedisit nga çdo
shtet i UE dhe ky këshill do të quhet Këshilli i
Mjedisit .
Marrëdhëniet e UE me botën i udhëheq
Këshilli për Çështje të Përgjithshme dhe Marrëdhënie
të Jashtme . Por, ky Këshill poashtu
ka përgjegjësi më të gjërë për çështjet e
përgjithshme, kështu që në mbledhjet e tij
merr pjesë ministër apo sekretar shteti që
zgjedh çdo qeveri.
Në përgjithësi ka nëntë konfiguracione të
ndryshme të Këshillit:
Këshilli për çështje të përgjithshme dhe
marrëdhënie të jashtme
Këshilli për çështje ekonomike dhe financiare
(ECOFIN)
Këshilli për drejtësi dhe çështje të brendshme
Këshilli për punësim, çështje të politikës
sociale, shëndetësisë dhe konsumatorëve
Këshilli për konkurrencë (tregu i brendshëm,
industria dhe hulumtime)
Këshilli për transport, telekomunikim dhe
energji
Këshilli për bujqësi dhe peshkatari
Këshilli i mjedisit
Këshilli për arsim, rini dhe kulturë
Pa marrë parasysh këto konfigurime, Këshilli
mbetet një institucion i vetëm.
Çdo ministër në Këshill përfaqëson qeverinë e
vet. Me fjalë tjera, nënshkrimi i ministrit
nënkupton miratim nga e tërë qeveria, të cilën
e përfaqëson ministri. Për më tepër, çdo
ministër në Këshill i përgjigjet parlamentit të
vet nacional dhe qytetarëve që i përfaqëson ai
parlament. Kjo mundëson legjitimitet demokratik
të vendimeve të Këshillit.
Çka bën Këshilli?
Këshilli ka gjashtë përgjegjësi kyçe:
1. Të miratojë ligjet evropiane. Në shumë
sfera, Këshilli këtë e bën së bashku me
Parlamentin Evropian.
Këshilli i Unionit Evropian:
zëri i shteteve-anëtare
Faktet kyç
15
2. Të koordinojë politikën ekonomike të
shteteve-anëtare.
3. Të realizojë marrëveshje ndërkombëtare mes
UE dhe një ose më shumë shteteve ose organizatave
ndër0.5kombëtare.
4. Të aprovojë buxhetin e UE, së bashku me Parlamentin
Evropian.
5. Të zhvillojë politikën e përbashkët për punë të
jashtme dhe politikën e sigurisë të UE (për
hollësi, lexo më poshtë), duke u bazuar në
parimet udhëzuese të Këshillit Evropian.
6. Të koordinojë bashkëpunimin mes gjykatave
nacionale dhe forcave policore lidhur me
çështjet penale (lexo më poshtë Drejtësia dhe
punët e brendshme ).
Pjesa më e madhe e këtyre përgjegjësive kanë të
bëjnë me sferat ku shtetet-anëtare kanë vendosur
ta tërheqin sovranitetin e tyre, dhe i japin institucioneve
të UE autorizime dhe ingerenca vendimmarrëse.
Kjo sferë paraqet shtyllën e parë të
Unionit Evropian.
Mirëpo, dy përgjegjësitë e fundit kanë të bëjnë
me sferat nga të cilat shtetet-anëtare nuk kanë
hequr dorë nga vendim-marrja, por thjesht vetëm
punojnë së bashku. Kjo quhet bashkëpunim
ndërqeveritar dhe përfshin shtyllën e dytë dhe
të tretë të Unionit Evropian (politika e përbashkët
e për punë të jashtme dhe politika e sigurisë, si
dhe bashkëpunimi policor e gjyqësor për çështjet
penale).
Puna e Këshillit, më hollësisht përshkruhet më
poshtë.
1. Legjislacioni
Numri më i madh i ligjeve miratohet bashkërisht
nga Këshilli dhe Parlamenti (lexo më lartë: Traktatet
dhe vendim-marrja).
Është rregull, që Këshilli të veprojë vetëm me
propozim të Komisionit, i cili ka përgjegjësi për të
siguruar zbatimin e tërësishëm të ligjeve, pasi që
ato të miratohen.
2. Koordinimi i politikave ekonomike të
shteteve-anëtare
Shtetet e UE kanë vendosur të kenë politikë të
përbashkët ekonomike, që bazohet në bashkëpunim
të ngushtë mes politikave të tyre nacionale
ekonomike. Ky bashkëpunim realizohet nga
ministrat e ekonomisë dhe financave, që së
bashku formojnë Këshillin për çështje ekonomike
dhe financiare (ECOFIN).
3. Realizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
Çdo vjet, Këshilli realizon (respektivisht,
zyrtarisht nënshkruan) një numër të marrëveshjeve
mes Unionit Evropian dhe shteteve tjera, si dhe
me organizata ndërkombëtare. Këto marrëveshje
janë të sferave të ndryshme, siç janë tregëtia,
bashkëpunimi dhe zhvillimi ose kanë të bëjnë me
çështje të caktuara, siç janë tekstili, peshkataria,
shkenca dhe teknologjitë, transporti etj.
Ministrat nga të gjitha shtetet e UE takohen në Këshill për bashkëvendimin lidhur
me politikën dhe legjislacionin e UE
16
Si funksionon Unioni Evropian
Routers / Danilo Krstanovic
Këshilli poashtu mund të arrijë marrëveshje
mes shteteve-anëtare të UE, në sferën e
tatimimit, ligjit për ndërmarrje ose mbrojtjen
konsulare. Marrëveshjet ndonjëherë kanë të
bëjnë edhe me bashkëpunimin në sferën e
drejtësisë dhe çështjeve të brendshme (lexo
më poshtë).
4. Miratimi i buxhetit të UE
Buxheti vjetor i UE miratohet bashkërisht nga
Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Nëse dy institucionet
nuk pajtohen, rregullat parashikojnë
që Këshilli të marrë vendimin përfundimtar
për shpenzimet e detyrueshme (kryesisht
shpenzimet bujqësore dhe shpenzime që janë
rezultat i marrëveshjeve ndërkombëtare me
shtetet tjera), ndërsa Parlamenti ka fjalën e
fundit për shpenzimet e padetyrueshme dhe
në miratimin përfundimtar të buxhetit.
5. Politika e përbashkët e punëve të
jashtme dhe e sigurisë
Shtetet-anëtare angazhohen për të zhvilluar
politikë të përbashkët të punëve të jashtme
dhe të sigurisë. Por politika e jashtme, siguria
dhe mbrojtja, janë çështje për të cilat shtetetanëtare
të UE kanë kontroll të pavarur. Këto
shtete nuk kanë tërhequr sovranitetin e tyre
nacional në këto sfera, ashtu që Parlamenti
dhe Komisioni Evropian këtu kanë vetëm rol
të kufizuar. Sidoqoftë, shtetet e UE mund të
përfitojnë shumë duke punuar së bashku në
këto çështje dhe Këshilli është forumi kryesor
ku ndodh ky bashkëpunim ndërqeveritar .
Për të mundësuar që UE t u përgjigjet në
mënyrë më efikase krizave ndërkombëtare,
Këshilli Evropian (në samitin e Helsinkit në
dhjetor të vitit 1999) vendosi që UE të formojë
Forca për Intervenim të Shpejtë , të përbëra
nga personeli ushtarak prej 60.000 persona, që
mund të vendosen aty ku ka nevojë, brenda
gjashtëdhjetë ditësh dhe të jenë të inkuadruar
në operacion së paku një vjet.
Në janar të vitit 2003, Misioni policor i Unionit Evropian filloi operacionet në Bosnjë dhe
Hercegovinë, duke
marrë përsipër aspektet civile të menaxhimit të krizës nga paqeruajtësit e Kombeve të
Bashkuara. Ky lloj aksioni
vendoset dhe koordinohet nga Këshilli i Unionit Evropian.
17
Kjo nuk do të jetë armatë evropiane . Ushtarakët
do të mbeten anëtarë të forcave nacionale
të armatosura dhe nën komandën nacionale,
e roli i tyre do të jetë i kufizuar në kryerje të
detyrave humanitare, shpëtimit, paqeruajtjes
dhe detyra tjera të menaxhimit të krizave.
Për të siguruar kontroll politik dhe menaxhim
strategjik në një krizë, Këshilli Evropian (Nicë,
dhjetor 2000) vendosi të formojë struktura të
reja permanente politike dhe ushtarake brenda
Këshillit të Unionit Evropian. Këto struktura të
reja janë:
Komiteti politik dhe i sigurisë
Komiteti ushtarak i Unionit Evropian dhe
Stafi ushtarak i Unionit Evropian, që përbëhet
nga ekspertë ushtarakë, të cilët
shtetet-anëtare i kanë transferuar në Sekretariatin
e Këshillit.
Stafi ushtarak i UE është nën udhëheqjen ushtarake
të Komitetit ushtarak të UE, të cilin ky
e ndihmon.
Në vitin 2002, u formuan dy agjencione që
kanë për detyrë të kryejnë obligime të caktuara
teknike dhe shkencore për politikën e përbashkët
të punëve të jashtme dhe të sigurisë.
Këto janë:
Instituti Evropian për studime të sigurisë
(www.iss-eu.org), me seli në Paris, Francë;
Qendra satelitore e Unionit Evropian
(www.eusc.org), me seli në Torejon de Ardoz,
në Spanjë.
6. Drejtësia dhe punët e brendshme
Droga, terrorizmi, manipulimet ndërkombëtare,
trafiku me njerëz dhe eksploatimi
seksual i fëmijëve janë probleme që brengosin
qytetarët evropianë. Këto aktivitete kriminele
janë tejkufitare dhe vetëm një bashkëpunim i
gjithmbarshëm mes shteteve, mund të ballafaqohet
me këto probleme në mënyrë efikase.
Nëse Evropa do ta bëjë këtë dhe u jep të gjithë
qytetarëve të saj akses të barabartë në drejtësinë
civile të UE, atëherë gjykatat nacionale,
forcat policore, doganierët dhe shërbimet e
emigracionit të të gjitha shteteve të UE duhet
të punojnë së bashku.
Për shembull, ata duhet të sigurojnë se:
vendimi i gjykatës në një shtet të UE për një
rast divorci apo kujdes fëmije, do të pranohet
në të gjitha shtetet tjera të UE;
kufijtë e jashtëm të UE patrullohen në
mënyrë efektive;
doganierët dhe policia shkëmbejnë informata
për lëvizjen e trafikantëve të dyshimtë
të drogës ose trafikantëve me njerëz;
kërkuesit e azilit kanë trajtim të njëjtë kudo
në UE, për të parandaluar të ashtuquajturën
blerje azili .
Këto çështje, bashkarisht të njohura si Drejtësia
dhe punët e brendshme , shqyrtohen nga
ministrat e drejtësisë dhe ministrat e punëve
të brendshme, që së bashku veprojnë si Këshilli
i drejtësisë dhe punëve të brendshme.
18
Si funksionon Unioni Evropian
Si është e organizuar
puna e Këshillit?
Komiteti i përfaqësuesëve të përhershëm
KOREPER-i
Në Bruksel, çdo shtet-anëtar i UE, ka ekip
( reprezentacion ), që përfaqëson dhe mbron
interesat e veta nacionale në nivel të UE. Udhëheqësi
i çdo ekipi përfaqësues është kryesi i
detyrës së ambasadorit të shtetit të vet në
UE.
Këta ambasadorë (të quajtur përfaqësues permanentë )
takohen çdo javë në mbledhjet e
Komitetit të përfaqësuesëve të përhershëm
(KOREPER). Roli i këtij komiteti është të përgatisë
punën e Këshillit, me përjashtim të
çështjeve të bujqësisë, të cilat i mbulon
Komiteti special për bujqësi. KPP asistohet nga
një numër grupesh punuese, të përbëra nga
zyrtarë të administratave nacionale.
Kryesia e Këshillit
Kryesia e Këshillit ndërrohet çdo gjashtë muaj,
në bazë të parimit për rrotacion të udhëheqjes.
Me fjalë të tjera, të gjitha shtetet e UE marrin
përsipër agjendën e Këshillit dhe kryesojnë të
gjitha mbledhjet në periudhë gjashtë mujore,
duke paraqitur vendimet legjislative dhe politike,
dhe duke ndërmjetësuar kompromise mes
shteteve-anëtare.
Rrotacioni për vitet 2003-2006 është si vijon:
2003 Gjysma e parë e vitit: Greqia
Gjysma e dytë e vitit: Italia
2004 Gjysma e parë e vitit: Irlanda
Gjysma e dytë e vitit: Holanda
2005 Gjysma e parë e vitit: Luksemburgu
Gjysma e dytë e vitit: Mbretëria e Bashkuar
2006 Gjysma e parë e vitit: Austria
Gjysma e dytë e vitit: Finlanda
Nëse, për shembull, Këshilli i mjedisit duhet të
takohet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2006, ai
takim do të kryesohet nga ministri finlandez i
mjedisit, sepse Finlanda atë periudhë kohore
kryeson me Këshillin.
Sekretariati i përgjithshëm
Kryesinë e ndihmon Sekretariati i përgjithshëm,
i cili përgatit dhe siguron funksionim të
pandërprerë të Këshillit dhe punës së tij në të
gjitha nivelet.
Në vitin 1999, zoti Havier Solana u emërua
Sekretar Gjeneral i Këshillit. Ai është edhe
Përfaqësues i Lartë i Politikës së përbashkët të
punëve të jashtme dhe të sigurisë, duke ndihmuar
kështu Këshillin të hartojë dhe implementojë
vendime politike. Në emër të Këshillit,
ai poashtu ndërmjetëson në dialogje politike
mes shteteve që nuk janë anëtare të UE.
Sekretarin Gjeneral e ndihmon zëvendës
Sekretari Gjeneral, i cili është përgjegjës për
menaxhim dhe udhëheqje të Sekretariatit të
përgjithshëm.
Havier Solana, shefi i politikës së jashtme të UE,
vepron për Evropën në skenën botërore
19
Sa vota ka çdo shtet?
Në Këshill vendimet merren me votim. Sa më
i madh të jetë numri i banorëve të një shteti,
aq më shumë vota ka ai shtet në Këshill. Por,
numri nuk është edhe aq proporcional: ky
numër është në favor të shteteve me numër më
të vogël të banorëve.
Deri më 1 maj, 2004, numri i votave që ka çdo
shtet është si vijon:
Gjermania, Franca, Italia,
Mbretëria e Bashkuar 10
Spanja 8
Belgjika, Greqia, Hollanda, Portugalia 5
Austria, Suedia 4
Danimarka, Irlanda, Finlanda 3
Luksemburgu 2
Gjithsej 87
Nga 1 maji, 2004 (kur shtetet e reja anëtare
do t i bashkohen UE) deri më 31 tetor të këtij
viti, ka rregulla tranzicionale për ndryshim të
numrit ekzistues të votave.
Nga 1 nëntori, 2004, numri i votave që do ta
ketë çdo shtet (përfshirë edhe shtetet e reja
anëtare) do të jetë si vijon:
Gjermania, Franca, Italia
dhe Mbretëria e Bashkuar 29
Spanja dhe Polonia 27
Hollanda 13
Belgjika, Republika Çeke, Greqia,
Hungaria dhe Portugalia 12
Austria dhe Suedia 10
Danimarka, Irlanda, Lituania,
Sllovakia dhe Finlanda 7
Qiproja, Estonia, Letonia,
Luksemburgu dhe Sllovenia 4
Malta 3
Gjithsej 321
Votimi i mazhorancës
së kualifikuar
Procedura më e zakonshme e votimit në Këshill
është votimi i mazhorancës së kualifikuar .
Kjo nënkupton se për t u miratuar një propozim,
duhet të mbështetet nga një numër i
caktuar i votave. (Hollësitë janë të shënuara
më poshtë.)
Mirëpo, në disa sfera më të ndjeshme, siç janë
politika e përbashkët e punëve të jashtme
dhe e sigurisë, tatimimi, çështjet e azilit dhe
emigrimit, vendimet e Këshillit duhet të jenë
unanime. Me fjalë të tjera, në këto sfera çdo
shtet-anëtar ka të drejtën e vetos.
Që tani, mes 15 shteteve është rëndë të arrihet
marrëveshja; në një union të zgjëruar
me 27 ose më shumë shtete, kjo gjë do të
jetë gati e pamundur. Nëse vazhdon të funksionojë
në bazë të rregullave aktuale, UE do të
paralizohet, në pamundësi për të reaguar dhe
për të vepruar në shumë sfera të rëndësishme.
Traktati i Nicës ka ndryshuar rregullat, duke
i mundësuar Këshillit të vendosë me mazhorancën
e kualifikuar të votave në shumë sfera,
ku më parë kërkohej unanimitet.
Deri më 1 maj, 2004, numri minimal i votave
që kërkohet për të arritur mazhorancën e
kualifikuar, është 62 nga gjithsej 87 (respektivisht
71.3%). Në periudhë gjashtë mujore,
duke filluar nga 1 maji, 2004, kur shtetet e
reja anëtare do t i bashkohen UE, zbatohen
rregullat tranzicionale.
Nga 1 nëntori, 2004, mazhoranca e kualifikuar
do të arrihet:
nëse shumica e shteteve-anëtare (në disa
raste mazhorancë nga dy të tretat) miratojnë,
dhe
Nëse minimum 232 vota janë në favor, që
paraqet 72,3% të numrit të përgjithshëm të
votave (përgjithësisht numri i njëjtë si në
sistemin e mëparshëm)
Shtetet-anëtare mund të kërkojnë gjithashtu
konfimimin se votat pro, paraqesin së paku
62% të popullatës së përgjithshme të Unionit.
Nëse kjo përqindje nuk arrihet, vendimi nuk do
të miratohet.
20
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Krah ekzekutiv i UE dhe iniciator i propozimeve
legjislative.
Anëtarë: 20: nga dy përfaqësues të Francës, Gjermanisë,
Italisë, Spanjës dhe Mbretërisë së Bashkuar; nga
një prërfaqësues prej shteteve tjera anëtare.
Mandati: Pesë vite (1999-2004, 2004-2009)
Adresa: Rue de la Loi 200 Wetstraat, B-1049 Bruksel
Telefoni: (+32-2) 299 11 11
Internet faqja: europa.eu.int/comm
Komisioni është institucion i pavarur politikisht,
që përfaqëson dhe mbështet interesat e
UE. Ky komision paraqet forcën lëvizëse brenda
sistemit institucional të UE: propozon ligje,
rregulla dhe programe akcioni, si dhe është
përgjegjës për implementim të vendimeve të
Parlamentit dhe Këshillit.
Ashtu si edhe Parlamenti dhe Këshilli, Komisioni
Evropian u formua në vitet e pesëdhjeta
të shekullit të kaluar me traktatet themeluese
të UE.
Kush është Komisioni?
Termi Komision përdoret në dy kuptime. Së
pari, i referohet Anëtarëve të Komisionit , respektivisht
ekipit të përbërë nga njëzet burra
dhe gra, të emëruar nga shtetet-anëtare dhe
nga Parlamenti, për të udhëhequr institucionin
dhe për të marrë vendime. Së dyti, termi
Komision i referohet vet institucionit dhe
personelit të tij.
Joformalisht, Anëtarët e Komisionit janë të
njohur si komisionerë . Të gjithë ata i kanë
mbajtur pozitat e veta politike në shtetet e
tyre. Shumica prej tyre kanë qenë ministra
qeverie, por si Anëtarë të Komisionit ata
obligohen të veprojnë në interes të Unionit
dhe jo të pranojnë instrukcione dhe urdhëra
nga qeveritë nacionale.
Çdo pesë vjet zgjedhet Komision i ri, brenda
gjashtë muajsh pas zgjedhjeve për Parlamentin
Evropian. Procedura është siç vijon:
Qeveritë e shteteve-anëtare pajtohen së
bashku për atë se kush të jetë kryetar i ri i
Komisionit.
Kryetari i emëruar i Komisionit, në biseda me
qeveritë e shteteve-anëtare zgjedh nëntëmbëdhjetë
anëtarët tjerë të Komisionit.
Pastaj Parlamenti i ri interviston të gjithë
njëzet anëtarët e rij dhe jep mendimin e vet
për gjithë kolegjiumin . Nëse miratohen
propozimet, Komisioni i ri mund zyrtarisht
të fillojë me punë janarin e ardhshëm.
Mandati i tashëm i Komisionit zgjat deri më 31
tetor, 2004. Kryetar i Komisionit është Romano
Prodi.
Komisioni politikisht i jep llogari Parlamentit,
që ka fuqinë ta shpërndajë atë duke miratuar
mocion dënimi. Komisioni merr pjesë në të
gjitha mbledhjet e Parlamentit, ku duhet të
qartësojë dhe arsyetojë vendimet e veta.
Poashtu rregullisht u përgjigjet pyetjeve me
shkrim dhe atyre verbale, të parashtruara nga
përfaqësuesit parlamentarë.
Komisioni Evropian:
avancim i interesit të përbashkët
Faktet kyç
21
Punën e përditshme të Komisionit, e realizojnë
zyrtarët e vet administrativë, ekspertët,
përkthyesit dhe sekretarët. Ekzistojnë rreth
24.000 nëpunës të këtillë evropianë. Kjo mund
të duket shumë, por në fakt është më pak se
numri i të punësuarve në shumicën e këshilleve
të qyteteve në Evropë.
Këta persona nuk janë burokratë të paftyrë,
por qytetarë ordinerë nga çdo shtet i UE, të
zgjedhur me anë të intervistave konkurruese,
dhe të cilët punojnë së bashku për të ndërtuar
një union të fuqishëm dhe të suksesshëm
evropian. Zyrtarët e Komisionit, ashtu si edhe
personeli i institucioneve tjera të UE, rekrutohen
përmes Zyrës Evropiane për zgjedhje të
personelit: europa.eu.int/epso.
Ku e ka selinë Komisioni?
Selia e Komisionit është në Bruksel (Belgjikë),
por gjithashtu ka zyra në Luksemburg, përfaqësi
në të gjitha shtetet e UE dhe delegacione në
shumë qytete botërore.
Çka bën Komisioni?
Komisioni Evropian ka katër role kryesore:
1. t i propozojë ligje Parlamentit dhe Këshillit;
2. të menaxhojë dhe implementojë politikat
dhe buxhetin e UE;
3. të zbatojë ligjin evropian (së bashku me
Gjykatën e Drejtësisë);
4. të përfaqësojë Unionin Evropian në skenën
ndërkombëtare, për shembull duke negociuar
marrëveshje mes UE dhe shteteve të
tjera.
Si President i Komisionit, Romano Prodi është i gatshëm për dialog për të sqaruar çka
është dhe
çka bën institucioni i tij dhe është i gatshëm të dëgjojë mendimet e qytetarëve të UE.
22
Si funksionon Unioni Evropian
1. Propozimi i legjislacionit të ri
Traktati parasheh se Komisioni ka të drejtën e
iniciativës . Me fjalë të tjera, Komisioni është
përgjegjës për të përpiluar propozimet e legjislacionit
të ri evropian, që i prezantohet Parlamentit
dhe Këshillit. Këto propozime duhet t i
mbrojnë interesat e Unionit dhe qytetarëve të
tij, por jo interesat e vendeve apo industrive
të caktuara.
Para se të japë ndonjë propozim, Komisioni
duhet të jetë i vetëdijshëm për situatat dhe
problemet e reja në Evropë dhe duhet të
marrë parasysh nëse legjislacioni evropian
është mënyra më e mirë për t u ballafaquar
me ato. Mu për këtë shkak, Komisioni është
në kontakt të vazhdueshëm me grupe të ndryshme
interesi dhe dy organe këshilldhënëse
Komiteti Ekonomik dhe Social (i përbërë
nga përfaqësues të punëdhënësve dhe sindikateve)
dhe Komiteti i Rajoneve (i përbërë
nga përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe
rajonale). Komisioni poashtu kërkon mendim
nga parlamentet dhe qeveritë nacionale.
Komisioni do të propozojë veprim në nivel të
UE vetëm nëse mendon se problemi nuk mund
të zgjidhet në mënyrë më efektive në nivel nacional,
rajonal apo lokal. Ky parim i ballafaqimit
me çështje të ndryshme të nivelit më të
ulët, quhet edhe parimi i subvencionimit .
Mirëpo, nëse Komisioni konkludon se nevojitet
legjislacion i ri i UE, atëherë ai harton
një propozim që beson se do t i përgjigjet
problemit në mënyrë më efektive dhe që do
të kënaqë numrin më të madh të interesave.
Për t i pasur detajet e sakta teknike, Komisioni
konsulton ekspertë që përbëjnë komitetet dhe
grupet e tij të ndryshme punuese.
2. Implementimi i politikave dhe buxhetit
të UE
Si organ ekzekutiv i Unionit Evropian, Komisioni
është përgjegjës për menaxhimin dhe
implementimin e buxhetit të UE, si dhe të politikave
dhe programeve, të miratuara nga Parlamenti
dhe Këshilli. Punën më të madhe dhe
shpenzimet tani i bëjnë autoritetet nacionale
dhe lokale, por Komisioni është përgjegjës për
mbikqyrje.
Një shembull nga politika aktivisht e menaxhuar
nga Komisioni, është politika e konkurrencës:
Komisioni monitoron kartelet dhe
korporatat, dhe siguron se shtetet e UE nuk do
të ndihmojnë industritë e veta në atë mënyrë
që të shkatërrojnë konkurrencën.
Shembuj të programeve të UE që menaxhohen
nga Komisioni, janë programet Interreg dhe
URBAN (formim i partneriteteve tejkufitare
mes rajoneve dhe ndihmë në rigjenerimin e
vendeve urbane, që ndodhen në situatë të
keqe) e deri te programi Erasmus, program
mbarëevropian për këmbim të studentëve.
Komisioni menaxhon buxhetin nën mbikqyrje
të vazhdueshme të Gjykatës së Revizorëve. Të
dyja institucionet kanë për qëllim të sigurojnë
administrimin e mirë financiar. Vetëm atëherë
kur Parlamenti Evropian është i kënaqur me
raportin vjetor të Gjykatës së Revizorëve, i lejon
Komisionit të implementojë buxhetin.
3. Zbatimi i ligjit evropian
Komisioni vepron si roje e Traktateve .
Kjo domethënë se Komisioni, së bashku me
Gjykatën e Drejtësisë, është përgjegjës për të
siguruar zbatimin e saktë të ligjit evropian, në
të gjitha shtetet-anëtare.
Nëse vërtetohet se ndonjë shtet i UE nuk
zbaton ndonjë ligj evropian dhe në këtë
mënyrë nuk i plotëson obligimet e veta ligjore,
Komisioni ndërmerr hapa për ta zgjidhur këtë
situatë.
23
Së pari inicon një proces ligjor, të quajtur
procedura e kundravajtjes . Me këtë, qeverisë
i dërgohet një letër zyrtare, ku shpjegohet se
pse Komisioni mendon që ai shtet shkel ligjin e
UE, njëkohësisht duke dhënë afat që shteti t i
dërgojë Komisionit përgjigje të hollësishme.
Nëse kjo procedurë dështon në zgjidhjen e
situatës, atëherë Komisioni duhet ta përcjellë
çështjen në Gjykatën e Drejtësisë, e cila ka
forcën e ndarjes së dënimeve. Vendimet e
Gjykatës vlejnë për të gjitha shtetet-anëtare
dhe institucionet e UE.
4. Përfaqësimi i UE në skenën ndërkombëtare
Komisioni Evropian është zëdhënës dhe avokat
i rëndësishëm i Unionit Evropian në skenën
ndërkombëtare. Ai u mundëson 15 shteteveanëtare
që në forumet ndërkombëtare, siç
është Organizata Tregëtare Botërore, të flasin
dhe të prezantohen me një zë .
Komisioni gjithashtu ka përgjegjësi për të negociuar
marrëveshje ndërkombëtare, në emër
të UE. Një shembull i këtillë është Marrëveshja
Kotonu, që përcakton rregullat e një ndihme të
rëndësishme dhe partneriteti tregëtar mes UE
dhe shteteve në zhvillim të Afrikës, në Karibet
dhe në Pacifik.
Si është e organizuar puna e
Komisionit?
Nga Kryetari i Komisionit varet se cili komisioner
do të jetë përgjegjës për lëmi të caktuara
dhe a duhet që këto përgjegjësi t i jepen dikujt
tjetër gjatë mandatit të Komisionit. Kryetari,
me lejen e Komisionit, poashtu ka të drejtë të
kërkojë dorëheqjen e komisionerit.
Ekipi i 20 komisionerëve (i njohur edhe si
Kolegjium ) takohet një herë në javë, zakonisht
ditëve të mërkura, në Bruksel. Çdo
pikë në agjendë, prezantohet nga komisioneri
përgjegjës për lëminë e caktuar, kurse Kolegjiumi
merr vendim kolektiv për atë.
Personeli i Komisionit është i organizuar në
36 departamente, të njohura si Drejtori të
përgjithshme , dhe në shërbime (siç është
Shërbimi juridik dhe Shërbimi për përkthime).
Çdo drejtori është përgjegjëse për sfera të
caktuara dhe udhëhiqet nga Drejtori gjeneral, i
cili i jep llogari njërit nga komisionerët.
Drejtoritë në fakt, hartojnë propozimet legjislative
të Komisionit, por këto propozime bëhen
zyrtare vetëm kur miratohen nga Kolegjiumi
në mbledhjet e tij javore. Procedura është
përafërsisht si vijon.
Të supozojmë se Komisioni, për shembull,
sheh nevojë për legjislacion të ri të UE për
parandalim të ndotjes së lumenjve të Evropës.
Drejtoria e përgjithshme e mjedisit do të përgatisë
një propozim, të bazuar në konsultimet
me industrinë dhe fermerët evropianë, me
ministritë e mjedisit në shtetet-anëtare dhe
me organizatat për ruajtjen e ambientit.
Unioni Evropian është donatori udhëheqës botëror
në ndihmat për zhvillim, duke përfshirë edhe
ndihmën për arsim dhe ndërtim të shkollave.
24
Si funksionon Unioni Evropian
Pas kësaj, legjislacioni i propozuar do të diskutohet
me të gjitha departamentet relevante
të Komisionit dhe do të pësojë ndryshime
nëse kjo është e domosdoshme. Pastaj do të
kontrollohet nga Shërbimi juridik dhe nga
kabinetet e komisionerëve (personeli politik
brenda zyrave të komisionerëve).
Pasi që të jetë plotësisht i përfunduar, Sekretari
gjeneral do ta përfshijë propozimin në
agjendën e mbledhjes së ardhshme të Komisionit.
Në këtë takim, komisioneri i mjedisit
do t u shpjegojë kolegëve të vet shkakun e
propozimit të këtij legjislacioni, dhe pas
kësaj hapët diskutimi. Nëse ka marrëveshje,
Kolegjiumi do të miratojë propozimin dhe
dokumenti do t i dërgohet Këshillit dhe Parlamentit
Evropian për shqyrtim.
Nëse komisionerët nuk pajtohen, Presidenti do
të kërkojë që ata të votojnë propozimin. Nëse
11 ose më tepër nga 20 komisionerët voton
pro, propozimi do të miratohet. Rrjedhimisht,
propozimi do të ketë përkrahje pa rezervë nga
të gjithë anëtarët e Komisionit.
Dimensioni i ardhshëm i Komisionit
Shtetet-anëtare me numër më të madh
banorësh, çdo herë kanë pasur nga dy komisionerë
kurse shtetet e tjera komisioner nga
shtetet e tjera të UE. Mirëpo, nëse pas zgjërimit
të UE mbetet po ky sistem, Komisioni do të
zgjerohet shumë dhe nuk do të mund të jetë
efektiv. Së shpejti, më 1 maj të vitit 2004, do
të ketë dhjetë komisionerë të rinj (dhe numri i
përgjithshëm do të mbrrijë në 30), kur UE do t i
bashkohen 10 shtete të reja anëtare.
Kështu, nga data kur fillon mandati i Komisionit
2004-2009 (1 nëntor, 2004), çdo shtet
do të ketë vetëm nga një komisioner. Kur
Unioni do të ketë 27 shtete-anëtare, Këshilli,
me vendim unanim do ta përcaktojë dhe fiksojë
numrin maksimal të komisionerëve. Duhet
të ketë më pak se 27 dhe nacionaliteti i tyre
do të përcaktohet me sistem rrotacioni, i cili
pa dyshim do të jetë korrekt dhe i barabartë
për të gjitha shtetet.
Anëtarët e Komisionit Evropian janë nga të gjitha shtetet e UE por janë të pavarur nga
qeveritë nacionale.
Ata takohen një herë në javë për të diskutuar politikën e UE dhe për të propozuar
legjislacion të ri.
25
Roli: Të sjellë aktgjykime ligjore për rastet që
paraqiten para Gjykatës
Gjykata e Drejtësisë: Një gjykatës nga çdo shtet i UE;
tetë avokatë të përgjithshëm
Gjykata e shkallës së parë: Një gjykatës nga çdo shtet i UE
Mandati: Anëtarët e dy gjykatave zgjidhen
për mandat gjashtëvjeçar,
me mundësi për rizgjedhje
Adresa: Plateau du Kirchberg, L-2925 Luksemburg
Telefoni: (+352) 4303-1
Faqja e internetit: curia.eu.int
Gjykata e Drejtësisë të Komuniteteve Evropiane
(të cilës shpesh i referohen thjeshtë si Gjykata )
u formua në bazë të Traktatit Evropian për
Thëngjill dhe Çelik në vitin 1952. Detyra e tij
është të sigurojë se legjislacioni i UE (teknikisht
i njohur si e drejta e komunitetit ) interpretohet
dhe zbatohet në mënyrë të njëjtë në
çdo shtet-anëtar. Me fjalë të tjera, ai duhet
të sigurojë se ligji do të jetë çdoherë identik
për të gjitha palët dhe në të gjitha rrethanat.
Gjykata ka fuqinë dhe të drejtën e zgjidhjes së
kontesteve ligjore mes shteteve-anëtare, institucioneve,
bizneseve dhe individëve të UE.
Gjykata përbëhet nga një gjykatës prej çdo
shteti-anëtar, kështu që të përfaqësohen të
gjitha sistemet nacionale ligjore. Edhe pas
zgjërimit, sërish do të ketë nga një gjykatës
prej shteteve-anëtare, por për shkak të efikasitetit,
Gjykata do formojë Odën e Lartë ,
të përbërë nga vetëm 13 gjykatës, në vend që
në seancat plenare të marrin pjesë të gjithë
gjykatësit.
Gjykata asistohet nga tetë avokatë-gjeneralë .
Roli i tyre është të prezantojnë opinione
të arsyeshme për rastet që i shqyrton Gjykata.
Këta duhet ta bëjnë këtë publikisht dhe në
mënyrë të paanshme.
Gjykatësit dhe avokatët-gjeneralë janë anëtarë
të mëparshëm të gjykatave më të larta nacionale
ose avokatë shumë kompetentë, të cilëve
mund t u besohet për paanshmërinë dhe objektivitetin
e tyre. Ata janë emëruar me vendim
të përbashkët të qeverive të shteteve-anëtare.
Çdo njëri emërohet për mandat gjashtëvjeçar,
pas së cilit ata mund të rizgjidhen një ose dy
herë për periudhë trevjeçare.
Për t i ndihmuar Gjykatës së Drejtësisë në
shqyrtimin e rasteve të shumta dhe për t u
ofruar qytetarëve mbrojtje më të mirë ligjore,
në vitin 1989 u formua Gjykata e Shkallës së
Parë. Kjo gjykatë (që është pjesë përbërëse e
Gjykatës së Drejtësisë) është përgjegjëse për
miratimin e vendimeve për raste të veçanta,
sidomos për rastet e paraqitura nga inidividët
dhe rastet që kanë të bëjnë me konkurrencën
jokorrekte mes bizneseve.
Gjykata e Drejtësisë dhe Gjykata e Shkallës së
Parë kanë kryetarët e vet, të zgjedhur nga kolegët
e tyre gjykatës, për të shërbyer mandatin
trevjeçar.
Gjykata e Drejtësisë:
mbështetja e ligjit
Faktet kyç
26
Si funksionon Unioni Evropian
Çka bën Gjykata?
Gjykata sjell aktgjykime lidhur me rastet që
i dorëzohen për shqyrtim. Katër llojet më të
shpeshta të rasteve janë:
1. kërkesat për vendime preliminare;
2. proceset gjyqësore për dështimin e përmbushjes
së obligimeve;
3. proceset gjyqësore për anulim;
4. proceset gjyqësore për dështim veprimi.
Të gjitha janë hollësisht të përshkruara në
vijim.
1. Vendimi preliminar
Gjykatat në çdo shtet të UE janë përgjegjëse
për të siguruar se ligji i UE zbatohet në mënyrë
adekuate. Por ekziston rreziku që gjykatat në
shtete të ndryshme, ta interpretojnë ligjin e
UE në mënyra të ndryshme.
Për të parandaluar këtë, ekziston procedura
preliminare e vendimit . Kjo do të thotë që
nëse gjykata nacionale është e pasigurtë në interpretimin
apo validitetin e ndonjë ligji të UE,
ajo mundet, e ndonjëherë edhe duhet, të konsultohet
me Gjykatën e Drejtësisë. Kjo këshillë
jepet në formë të vendimit preliminar .
2. Proceset gjyqësore për dështimin e
përmbushjes së obligimeve
Komisioni mund të inicojë këto procese
gjyqësore nëse ka arsye që të besojë se një
shtet-anëtar dështon t i përmbushë obligimet
e parapara me të drejtën e UE. Këto procese
gjithashtu mund të iniciohen nga ndonjë
shtet-anëtar.
Në të dyja rastet, Gjykata heton pohimet dhe
jep gjykimin e vet. Nëse vërtetohet se është
fajtor, shteti i akuzuar anëtar duhet menjëherë
t i përmirësojë veprimet dhe t i përmbushë
obligimet.
Gjykata e Drejtësisë garanton trajtimin e barabartë të të gjithëve në suaza të të drejtës së
UE.
Të gjitha shtetet e UE kanë nga një gjykatës që i përfaqëson.
27
3. Proceset gjyqësore për anulim
Nëse ndonjëri nga shtetet-anëtare, Këshilli,
Komisioni apo (në rrethana të caktuara) Parlamenti,
mendon se ndonjë ligj i caktuar është i
kundërligjshëm, atëherë secila nga këto institucione
mund të kërkojë nga Gjykata anulimin
e këtij ligji.
Këto procese për anulim munden poashtu të
inicohen nga individët, të cilët duan që Gjykata
të anulojë ndonjë ligj të caktuar, sepse në
mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon dhe ka efekt
të kundërt tek ata individë.
Nëse Gjykata vërteton, se ligji në fjalë nuk ka
qënë i miratuar në mënyrë korrekte ose nuk
bazohet në mënyrë korrekte në traktatet evropiane,
mund ta shpallë atë ligj të pavlevshëm.
4. Proceset gjyqësore për dështim veprimi
Traktati ka parashikuar që Parlamenti Evropian,
Këshilli dhe Komisioni të marrin vendime të
caktuara nën rrethana të caktuara. Nëse këta
dështojnë ta bëjnë këtë, shtetet-anëtare,
institucionet tjera të Komunitetit dhe (në
rrethana të caktuara) individët ose kompanitë,
mund të paraqesin ankesë në Gjykatë, për të
regjistruar zyrtarisht këtë shkelje.
Si është e organizuar puna e
Gjykatës?
Rastet së pari regjistrohen dhe pas kësaj, për
të gjitha rastet emërohen gjykatës të caktuar
dhe avokatë-gjeneralë.
Procedura që pason përbëhet nga dy faza:
së pari është faza me shkrim, e pastaj faza
verbale.
Në fazën e parë, të gjitha palët e involvuara
paraqesin deklarata me shkrim dhe gjykatësi
i emëruar në këtë rast përpilon një raport ku
rezymon këto deklarata dhe të kaluarën ligjore
të këtij rasti. Nga ky raport, avokati-gjeneral,
i emëruar për këtë rast, jep konkluzat e veta.
Në kontekst të këtyre konkluzave, gjykatësi jep
propozim-vendimin, që u dorëzohet anëtarëve
të tjerë të Gjykatës për shqyrtim.
Mandej pason faza e dytë hetimi publik. Në
parim, kjo ndodh para tërë Gjykatës (në seancat
plenare ), por hetimi poashtu mund të
bëhet edhe në odat e larta me nga tre ose pesë
gjykatës, varësisht nga rëndësia apo kompleksiteti
i rastit. Gjatë hetimit, avokatët e palëve
paraqesin rastin para gjykatësve dhe para avokatit-
gjeneral, të cilët mund t u parashtrojnë
pyetje avokatëve që përfaqësojnë klientët.
Pastaj, avokati-gjeneral jep konkluzat e veta,
dhe pas kësaj gjykatësit shqyrtojnë çështjen
dhe shpallin aktgjykimet e tyre.
Vendimet e Gjykatës vendosen nga mazhoranca
dhe shpallen në përfundim të
hetimit publik. Ndryshimet në pikëpamje nuk
shprehen.
28
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Përfaqëson shoqërinë e organizuar civile
Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350.
Mandati: anëtarët emërohen për afat gjashtëvjeçar,
me mundësi për rizgjedhje
Adresa: 12 rue Alcide de Gasperi, L-1615 Luksemburg
Telefoni: (+352) 4398-1
Faqja e internetit: www.eca.eu.int
Gjykata Evropiane e Revizorëve:
shpenzimi i arsyeshëm dhe
dobiprurës
Faktet kyç
Gjykata e Revizorëve kontrollon nëse të gjitha
të hyrat e Unionit dhe të gjitha shpenzimet e
tij janë kryer në mënyrë ligjore dhe të rregullt.
Kjo gjykatë, gjithashtu kontrollon nëse buxheti
i UE është administruar në mënyrë korrekte.
Gjykata e Revizorëve u themelua në vitin
1977.
Gjykata ka nga një anëtar prej çdo shteti
anëtar të UE, që emërohet nga Këshilli për
mandat gjashtëvjeçar, me mundësi për rizgjedhje.
Edhe pas zgjërimit, kjo gjykatë do të vazhdojë
të ketë nga një anëtar prej çdo shteti të
UE, por, për hir të efikasitetit, Gjykata mund të
formojë oda (me nga vetëm disa anëtarë),
për të miratuar lloje të caktuara të raporteve
ose mendimeve.
Të gjithë anëtarët e Gjykatës në vendet e tyre
kanë punuar për institucione revizioni ose janë
persona të kualifikuar për këtë punë. Këta janë
zgjedhur për kompetencën dhe pavarësinë që
kanë. Gjykatësit punojnë vetëm për Gjykatën.
Anëtarët zgjedhin njërin prej grupit dhe e
emërojnë Kryetar, me mandat trevjeçar.
Çka bën Gjykata?
Roli kryesor i Gjykatës është të kontrollojë
nëse buxheti i UE është implementuar në
mënyrë korrekte, me fjalë të tjera, të sigurojë
se të ardhurat dhe shpenzimet e UE janë ligjore
dhe të ndershme, si dhe të sigurojë administrim
korrekt financiar. Puna e kësaj
gjykate, ndihmon të garantojë se sistemi i UE
operon në mënyrë efikase dhe transparente.
Për të kryer detyrën që ka, Gjykata heton dokumentacionin
e çdo organizate të UE, që ka të
hyra apo shpenzime. Po të ketë nevojë, Gjykata
kryen kontroll në vendin e ngjarjes, pra brenda
në organizatë. Informatat e siguruara shkruhen
në raporte, që i tërheqin vëmendjen
Komisionit dhe shteteve-anëtare për problemet
eventuale.
Për ta kryer punën e vet sa më mirë, Gjykata e
Revizorëve duhet të jetë e pavarur nga institucionet
tjera, por njëkohësisht të jetë në kontakt
të vazhdueshëm me ato.
Një nga detyrat e saj kyçe është t u ndihmojë
autoriteteve buxhetore (Parlamentit Evropian
dhe Këshillit), duke ua prezentuar atyre çdo vit
një raport për vitin e kaluar financiar. Komentet
që i bën në këtë raport vjetor,
29
luajnë rol të rëndësishëm që Parlamenti të mund
të sjellë vendimin se Komisioni mund të administrojë
me buxhetin. Nëse janë të kënaqur,
Gjykata e Revizorëve, Këshillit dhe Parlamentit
gjithashtu u dërgon edhe dokumentet konfirmuese
që paratë e taksapaguesëve evropianë,
janë shfrytëzuar në mënyrë adekuate.
Përfundimisht, Gjykata e Revizorëve jep
mendimin e vet para miratimit të rregulloreve
financiare të UE. Gjykata, në çdo kohë mund
të komentojë çështjet e caktuara ose mund të
japë mendim, nëse kjo kërkohet nga ndonjë
institucion i UE.
Si është e organizuar puna e
Gjykatës?
Gjykata e Revizorëve punon në mënyrë të
pavarur dhe është e lirë të vendosë si t i organizojë
aktivitetet e veta të revizionit. Kjo
vendos për atë se kur t i prezentojë obzervimet
e veta dhe çfarë publiciteti t u japë raporteve
dhe opinioneve të veta.
Ka përafërsisht 550 të punësuar të kualifikuar,
prej të cilëve rreth 250 janë revizorë. Revizorët
janë të ndarë në grupe revizioni . Ata hartojnë
propozim-raporte, për të cilat merr vendim
Gjykata.
Revizorët shpesh inspektojnë institucionet
tjera të UE, shtetet-anëtare dhe shtetet që
pranojnë ndihma nga UE. Vërtetë, edhe pse
puna e Gjykatës ka të bëjë me paratë për të
cilat është përgjegjës Komisioni, 90% e këtyre
të hyrave dhe shpenzimeve menaxhohen nga
autoritetet nacionale.
Gjykata e Revizorëve nuk ka forcë zbatuese
ligjore. Nëse revizorët zbulojnë manipulim
ose parregullsi, ata e përcjellin informatën sa
më shpejtë që mundet në organet përgjegjëse
të UE, që ato të reagojnë dhe t i ndërmarrin
masat e duhura.
Një pikë e rëndësishme në buxhetin e UE, është ndihma për bujqësinë në mjedis miqësor,
i cili i trajton mirë
kafshët dhe prodhon ushqim të shëndetshëm. Revizorët kontrollojnë nëse këto para, si
dhe paratë e tjera të
buxhetit, shpenzohen në mënyrë të duhur.
30
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Të menaxhojë me euron dhe
politikën monetare të UE
Anëtarë: Këshilli Drejtues 18, Këshilli i Përgjithshëm 17,
Bordi Ekzekutiv 6.
Adresa: Kaiserstrasse 29, D-60311 Frankfurt
Telefoni: (49) 69 13 440
Faqja e internetit: www.ecb.int
Dymbëdhjetë, nga pesëmbëdhjetë anëtarët
e UE tani kanë një valutë të njëjtë euron.
Banknotat dhe monedhat e hekurta të euros
janë në qarkullim nga 1 janari, 2002.
Banka Qendrore Evropiane u formua në vitin
1998, me Traktatin e Unionit Evropian, për
të promovuar dhe menaxhuar këtë valutë të
re, duke kryer operacione këmbimi të parave
dhe duke siguruar funksionim të rrjedhshëm
të sistemeve të pagesës. BQE poashtu është
përgjegjëse për formësimin dhe implementimin
e politikës ekonomike dhe monetare të UE.
Për ta realizuar detyrën e vet sa më denjësisht,
BQE punon me Sistemin Evropian të Bankave
Qendrore, që përfshin të gjitha 15 shtetetanëtare
të UE. Sidoqoftë, vetëm 12 nga këto
shtete, deri më tani, kanë vënë euron në
qarkullim. Së bashku, këto 12 shtete formojnë
të ashtuquajturën euro hapësirë , ndërsa
bankat e tyre qendrore, së bashku me Bankën
Qendrore Evropiane, paraqesin atë që njihet si
Eurosistem .
BQE punon në mënyrë të pavarur. As BQE,
bankat qendrore nacionale të Eurosistemit, e
as ndonjë anëtar i organeve të tyre vendimmarrëse,
nuk mund të kërkojë ose të pranojë
udhëzime nga ndonjë organ tjetër. Institucionet
e UE dhe qeveritë e shteteve-anëtare duhet
të respektojnë këtë parim dhe nuk duhet të
përpiqen të ndikojnë mbi BQE ose mbi bankat
qendrore nacionale.
BQE, bashkëpunon ngushtë me bankat qendrore
nacionale, përgatit dhe implementon
vendimet që sjellin organet vendim-marrëse të
Eurosistemit: Këshilli Udhëheqës, Bordi Ekzekutiv
dhe Këshilli i Përgjithshëm.
Çka bën banka?
Një nga detyrat kryesore të BQE është të kujdeset
për stabilitetin e çmimeve të euro
hapësirës, duke ruajtur kështu fuqinë blerëse
të euros.
Kjo nënkupton mbajtjen e inflacionit nën
kontroll strikt: BQE ka për qëllim të sigurojë se
rritja vjetore e çmimeve nuk tejkalon 2%. BQE
realizon këtë në dy mënyra:
Së pari, duke kontrolluar sasinë e të hollave
në qarkullim. Nëse sasia e të hollave
në qarkullim është më e madhe se oferta e
mallërave dhe shërbimeve, kjo do të rezultojë
me inflacion.
Banka Qendrore Evropiane:
menaxhimi me euron
Faktet kyç
31
Së dyti, duke monitoruar trendet e çmimeve
dhe duke vlerësuar rrezikun që paraqesin
ato trende për stabilitetin e çmimeve në
euro hapësirën.
Kontrolli i sasisë së të hollave mes tjerash
përfshin vendosje të një shkalle kamatore
në tërë euro hapësirën. Ky është ndoshta
aktiviteti më i njohur i bankës.
Si është e organizuar puna e
bankës?
Puna e Bankës Qendrore Evropiane organizohet
përmes organeve vijuese vendim-marrëse:
Bordi Ekzekutiv
Ky bord përbëhet nga Drejtori i BQE, zëvendës
Drejtori dhe nga katër anëtarë tjerë, të gjithë
të emëruar me pajtim të kryetarëve apo
kryeministrave të shteteve-anëtare të euro
hapësirës. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv janë të
emëruar për një mandat tetëvjeçar, pa mundësi
për rizgjedhje.
Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për implementimin
e politikës monetare, siç është e
paraparë nga Këshilli Drejtues (lexo më poshtë)
dhe për dhënien e udhëzimeve bankave qendrore
nacionale. Poashtu organizon mbledhjet
e Këshillit Drejtues dhe është përgjegjës për
organizimin e përditshëm të BQE.
Këshilli Drejtues
Këshilli Drejtues është organi më i lartë
vendim-marrës i Bankës Qendrore Evropiane.
Përbëhet nga gjashtë anëtarët e Bordit
Ekzekutiv dhe nga guvernatorët e 12 bankave
qendrore të euro hapësirës. Kryesohet nga
Drejtori i BQE. Misioni i tij primar është të
definojë politikën monetare të euro hapësirës
dhe, në veçanti, të përcaktojë shkallët fikse të
kamatave, të cilat duhet të merren parasysh
nga bankat komerciale, kur marrin të holla nga
banka qendrore.
Këshilli i Përgjithshëm
Këshilli i Përgjithshëm është organi i tretë
vendim-marrës i BQE. Ky këshill përbëhet
nga Drejtori dhe zëvendës Drejtori i BQE dhe
guvernatorët e të gjitha 15 shteteve-anëtare
të UE. Këshilli i Përgjithshëm kontribuon në
aspektin këshillues dhe koordinues të BQE,
si dhe ndihmon në përgatitjen e zgjërimit të
ardhshëm të euro hapësirës.
Uim Dusenberg u emërua President i BQE në vitin
1998. Detyra kryesore e bankës është mbajtja e
inflacionit nën kontroll.
32
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Përfaqëson shoqërinë e organizuar
civile
Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350.
Mandati: Katër vjet
Mbledhjet: Bruksel, mujore.
Adresa: 2 rue Ravenstein, B-1000 Bruksel
Telefoni: (+32-2) 546 90 11
Faqja e internetit: www.esc.eu.int
Punësimi në Evropë është ndikuar shumë nga politikat e UE. Me anë të Komitetit
ekonomik dhe social,
punëdhënësit dhe unionet tregëtare kanë fjalën e tyre në këto politika.
Ky komitet u formua në vitin 1957 me Traktatin
e Romës. Komiteti ekonomik dhe social
evropian është një organ këshilldhënës që i
përfaqëson punëdhënësit, sindikatet, fermerët,
konsumatorët dhe grupet tjera të interesit, që
bashkërisht paraqesin shoqërinë e organizuar
civile . Këshilli i prezenton opinionet e tyre
dhe i mbron interesat e tyre para Komisionit,
Këshillit dhe Parlamentit Evropian.
Sipas kësaj, Këshilli ekonomik dhe social evropian,
paraqet urën lidhëse mes Unionit dhe
qytetarëve të tij, duke promovuar një shoqëri
më aktive, më përfshirëse dhe rrjedhimisht,
shoqëri më demokratike në Evropë.
Ky komitet është pjesë integrale e procesit
vendim-marrës të UE: duhet të konsultohet
para se të sillen vendime për çështje ekonomike
dhe sociale. Me vetiniciativë, poashtu
Komiteti Ekonomik dhe Social
Evropian: zëri i shoqërisë civile
Faktet kyç
33
mund të japë opinione për çështje të tjera që i
konsideron të rëndësishme.
Deri sa të bashkohen shtetet e reja anëtare,
KES do të ketë 222 anëtarë, numër që përafërsisht
reflekton numrin e banorëve të shteteve
të UE. Në vijim është shënuar numri i përfaqësuesëve
të shteteve:
Gjermania, Franca, Italia
dhe Mbretëria e Bashkuar 24
Spanja 21
Belgjika, Greqia, Holanda,
Austria, Portugalia dhe Suedia 12
Danimarka, Irlanda dhe Finlanda 9
Luksemburgu 6
Gjithsej 222
Numri i përfaqësuesëve të këtyre shteteve nuk
do të ndryshojë pas zgjërimit, por përfaqësuesit
nga shtetet e reja anëtare do t i bashkohen
Komitetit. Ky do të jetë numri i përfaqësuesëve
për çdo anëtar të ri:
Polonia 21
Rumunia 15
Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria 12
Lituania dhe Sllovakia 9
Estonia, Letonia dhe Sllovenia 7
Qiproja 6
Malta 5
Sipas kësaj, Komiteti do të ketë gjithsej 344
anëtarë.
Anëtarët emërohen nga qeveritë e shteteveanëtare
të UE, por ata janë politikisht të pavarur.
Ata zgjidhen me mandat katërvjeçar, me
mundësi për rizgjedhje.
Komiteti takohet në Asamblenë Plenare dhe
diskutimet e tij përgatiten nga gjashtë nënkomitete,
të njohura si departamente ; çdo
komitet përfshin lëmi të caktuar. Komiteti
zgjedh kryetarin dhe dy nënkryetarë, me mandat
dyvjeçar.
Çka bën KES?
Komiteti Ekonomik dhe Social ka tre role
kryesore:
të këshillojë Këshillin, Komisionin dhe Parlamentin
Evropian, ose me kërkesë të tyre
ose me vetiniciativë të Komitetit;
të inkurajojë shoqërinë civile që të përfshihet
më shumë në përpilimin e ligjeve dhe në
procesin e vendimmarrjes të UE;
të mbështesë dhe nxisë rolin e shoqërisë civile
në shtetet që nuk janë anëtare të UE
dhe të ndihmojë për të formuar struktura
këshilldhënëse.
Kush janë anëtarë të KES?
Kryesisht duke punuar në shtetet e tyre,
anëtarët e Komitetit formojnë tre grupe që i
përfaqësojnë punëdhënësit, të punësuarit dhe
interesat e ndryshme ekonomike dhe sociale.
Grupi i Punëdhënësve ka anëtarë prej sektorit
privat e publik të industrisë, bizneseve të vogla
e të mesme, odave ekonomike, tregëtisë
me shumicë dhe pakicë, bankave dhe sigurimeve,
transportit dhe bujqësisë.
Grupi i të Punësuarve përfaqëson të gjitha
kategoritë e të punësuarve, nga punëtorët
fizikë deri te ata ekzekutivë. Anëtarët e këtij
grupi vijnë nga organizatat sindikaliste nacionale.
Grupi i tretë përfaqëson numër të madh të interesave:
OJQ, asociacionet e fermerëve, bizneset
e vogla, zejet dhe profesionet, kooperativat
dhe asociacionet joprofitabile, organizatat
e konsumatorëve dhe ato të mjedisit,
shoqatat shkencore dhe akademike, si dhe
asociacionet që përfaqësojnë familjen, gratë,
personat e hendikepuar, etj.
34
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Përfaqëson autoritetet
rajonale dhe lokale
Anëtarë: Momentalisht 222, maksimum 350.
Mandati: Katër vjet
Mbledhjet: Bruksel, pesë mbledhje plenare në vjet
Adresa: 79 rue Belliard, B-1040 Bruksel
Telefoni: (+32-2) 282 22 11
Faqja e internetit: www.cor.eu.int
Komiteti i Rajoneve:
zëri i qeverisë lokale
Komiteti i Rajoneve, i formuar në vitin 1994
me Traktatin e Unionit Evropian (Mastriht),
është një organ këshilldhënës, i përbërë nga
përfaqësues të autoriteteve rajonale dhe lokale
evropiane. Ky komitet mundëson që këto
autoritete të kenë ndikim në përcaktimin e
politikave të Unionit Evropian dhe mundëson
respektimin e identitetit dhe veçorive rajonale
dhe lokale.
Komiteti duhet të konsultohet për çështje që
kanë të bëjnë me qeverinë lokale dhe rajonale,
sic janë politikat rajonale, mjedisi, arsimimi
dhe transporti.
Deri në anëtarësimin e plotë të anëtarëve të
rinj, Komiteti do të ketë 222 anëtarë. Numri
për çdo shtet-anëtar, përafërsisht reflekton
numrin e banorëve të po atij shteti dhe është
si vijon:
Gjermania, Franca, Italia
dhe Mbretëria e Bashkuar 24
Spanja 21
Belgjika, Greqia, Holanda,
Austria, Portugalia dhe Suedia 12
Danimarka, Irlanda dhe Finlanda 9
Luksemburgu 6
Gjithsej 222
Numri i përfaqësuesëve nga këto vende, nuk do
të ndryshojë pas zgjërimit, por përfaqësuesit
nga shtetet e reja anëtare do t i bashkohen
Komitetit. Ky është numri i përfaqësuesëve të
shteteve të reja anëtare:
Polonia 21
Rumunia 15
Bullgaria, Republika Çeke dhe Hungaria 12
Lituania dhe Sllovakia 9
Estonia, Letonia dhe Sllovenia 7
Qiproja 6
Malta 5
Sipas kësaj, Komiteti do të ketë gjithsej 344
anëtarë.
Anëtarët e Komisionit janë politikanë të zgjedhur
komunalë apo rajonalë, të cilët përfaqësojnë
një tërësi që realizon aktivitete qeveritare
lokale dhe rajonale në Unionin Evropian. Ata
mund të jenë kryetarë rajonalë, parlamentarë
rajonalë, këshilltarë të qytetit, prefektë të
qyteteve të mëdha, etj.
Ata emërohen nga qeveritë e shteteve-anëtare
të UE, por funksionojnë në pavarësi të plotë
politike. Këshilli i Unionit Evropian i zgjedh
ata për mandat katërvjeçar, me mundësi për
rizgjedhje. Në bazë të Traktatit të Nicës,
Faktet kyç
35
ata duhet të kenë mandat nga autoritetet që
ata i përfaqësojnë ose duhet t u japin politikisht
llogari këtyre autoriteteve.
Komiteti i Rajoneve zgjedh Kryetar nga
anëtarët e tij, me mandat dyvjeçar.
Çka bën Komiteti?
Roli i Komitetit të Rajoneve është që mendimet
dhe propozimet lokale e rajonale t i
inkuadrojë në legjislacionin e UE. Këtë e bën
duke shprehur mendime lidhur me propozimet
e Komisionit.
Komisioni dhe Këshilli duhet ta konsultojnë
Komitetin e Rajoneve për çështjet me relevancë
për autoritetet lokale dhe rajonale, por këtë
mund ta bëjnë atëherë kur duan vet ato,
ndërsa Komiteti mund të miratojë propozime
me vetiniciativë dhe t i prezentojë ato para
Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit.
Si është e organizuar puna e
Komitetit?
Çdo vjet Komiteti i Rajoneve mban pesë mbledhje
plenare, gjatë së cilave definohen politikat
e përgjithshme dhe miratohen propozimet.
Anëtarët e Komitetit janë të emëruar në
komisione speciale, puna e të cilave është që
t i organizojnë mbledhjet plenare. Ekzistojnë
gjashtë komisione:
Komisioni për politikë kohezive territoriale
(COTER);
Komisioni për politikë ekonomike dhe sociale
(ECOS);
Komisioni për mbështetje zhvillimit (DEVE);
Komisioni për arsim dhe kulturë (EDUC);
Komisioni për çështje kushtetuese dhe qeverisje
evropiane (CONST);
Komisioni për marrëdhënie të jashtme (RELEX).
Me anë të Komitetit të Rajoneve, prefektët dhe
këshilltarët e qyteteve nga tërë Evropa kanë fjalën
e tyre në aksionin e UE, i cili ndikon në rajonet
siç janë projektet për përmirësimin e transportit,
komunikimit dhe rrjetit energjetik.
36
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Financon projektet e UE
Anëtarë: Shtetet anëtare
Bordi i Drejtorëve 25
Komiteti Menaxhues 8
Adresa: 100 Boulevard Konrad Adenauer,
L-2950 Luksemburg
Telefoni: (352) 4379-1
Faqja e internetit: www.eib.eu.int
Banka Evropiane e Investimeve:
financimi i projekteve të UE
Banka Evropiane e Investimeve u formua në
vitin 1958 me Traktatin e Romës. Kjo bankë
ndihmon që të arrihen synimet e Unionit, duke
financuar projekte të caktuara investimi.
Projektet e zgjedhura janë projekte që
promovojnë integrimin evropian, zhvillimin e
balancuar, kohezionin ekonomik dhe social, si
dhe ekonominë e bazuar në njohuri inovative.
Çka bën banka?
Misioni i BEI është që të investojë në projekte,
të cilat promovojnë synimet e Unionit Evropian.
Është joprofitabile dhe nuk merr para nga
kursimet ose nga xhirollogaritë momentale.
Kjo bankë nuk shfrytëzon asnjë fond nga
buxheti i UE. Banka evropiane e investimeve
financohet me hua nga tregjet financiare dhe
nga aksionarët e bankës shtetet-anëtare të
Unionit Evropian. Ata bashkërisht marrin pjesë
në kapitalin e bankës; kontributi i çdo shteti
reflekton pjesëmarrjen ekonomike në Union.
Kjo mbështetje nga shtetet-anëtare i jep
Bankës Evropiane të Investimeve rangimin
më të lartë të mundshëm për kreditim (AAA)
në tregjet e parave, ku rrjedhimisht mund
të tërhiqen shuma të mëdha të kapitalit me
kushte shumë konkurrente. Kjo i mundëson
bankës të investojë në projekte me interes
publik, të cilat ndryshe nuk do të mund t i
merrnin paratë ose do të duhej t i huazonin me
kushte shumë të pavolitshme.
Projektet në të cilat investon banka, zgjidhen
me kujdes sipas kritereve në vijim:
këto duhet të kontribuojnë për realizimin
e qëllimeve të UE, siç janë përpjekjet për
t i bërë industritë dhe bizneset e vogla
evropiane më konkurruese; krijimi i rrjetit
transevropian (transporti, telekomunikcioni
dhe energjia); përkrahja e sektorit të
teknologjisë informatike; mbrojtja e mjedisit
natyror dhe urban; përmirësimi i shërbimeve
shëndetësore dhe arsimore;
nga këto projekte kryesisht duhet të kenë
dobi rajonet më të pazhvilluara;
ato duhet të ndihmojnë në tërheqjen e
burimeve tjera financiare.
Këto kritere zbatohen për aktivitetet brenda
dhe jashtë Unionit Evropian. Përafërsisht
90% të aktiviteteve të BEI ndodhin brenda
Unionit Evropian, por një pjesë e rëndësishme
e fondeve është e dedikuar për anëtarët e
ardhshëm.
Faktet kyç
37
Eurekaslide
BEI poashtu përkrah zhvillimin në shtetet e
Mediteranit, në Afrikë, Karibe dhe në Pacifik,
si dhe projektet në Amerikën Latine dhe në
Azi.
Së fundi, BEI është aksionare më e madhe në
Fondin Evropian të Investimeve. Ky fond u formua
në vitin 1994, për të financuar ndërmarrjet
e vogla dhe të mesme (NVM).
Si është e organizuar puna e
bankës?
Banka në mënyrë të drejtpërdrejtë bashkëpunon
me projekte të mëdha (së paku 25 milion
euro), ndërsa për projektet më të vogla (NVM
ose autoritetet lokale) punon me rreth 180
banka dhe ndërmjetësues specialistë financiarë
në Evropë.
BEI është institucion autonom. Vendimet për
huazim i sjell vetëm në bazë të meritave të çdo
projekti dhe në bazë të mundësive që ofrojnë
tregjet financiare. Çdo vjet prezanton raport
për të gjitha aktivitetet e veta.
Banka bashkëpunon me institucionet e UE. Për
shembull, përfaqësuesit e saj mund të marrin
pjesë në komitete të Parlamentit Evropian, e
Drejtori i BEI mund të marrë pjesë në mbledhjet
e Këshillit.
Vendimet e bankës i sjellin organet në vazhdim:
Bordi i Guvernatorëve përbëhet nga ministrat
(zakonisht ministrat e financave) prej
të gjitha shteteve-anëtare. Ky bord definon
politikën e përgjithshme të bankës për
huazime, aprovon bilancin dhe raportin vjetor,
autorizon bankën të financojë projekte
jashtë UE dhe vendos për rritjen e kapitalit.
Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Drejtori i
Bankës, përbëhet nga 24 anëtarë të emëruar
nga shtetet-anëtare dhe një nga Komisioni
Evropian. Aprovon operacionet huazuese, si
dhe siguron menaxhimin adekuat të BEI.
Komiteti Menaxhues është organ plotësisht
ekzekutiv i kësaj banke. Menaxhon aktivitetet
e përditshme të BEI.
BEI financon një varg projekte, përfshirë këtu linket e reja rrugore dhe hekurudhore, për
të përmirësuar rrjetet
evropiane të transportit.
38
Si funksionon Unioni Evropian
Roli: Të zbulojë keqadministrimin
Mandati: Pesë vjet, me mundësi për rizgjedhje
Adresa: 1 avenue du Président Robert Schuman,
B.P. 403, F-67001 Strazburg
Telefoni: (33) 3 88 17 23 13
Faqja e internetit: www.euro-ombudsman.eu.int
Z. Nikiforos Diamanduros
mori postin e
Ombudsmanit në prill të
vitit 2003.
Ombudsmani Evropian:
shqyrtimi i ankesave tuaja
Funksioni i Ombudsmanit Evropian u formua
me Traktatin e Unionit Evropian (Mastriht,
1992). Ombudsmani vepron si ndërmjetësues
mes qytetarëve dhe autoriteteve të UE. Ai ka
të drejtë t i pranojë dhe t i shqyrtojë ankesat
e qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve të
UE, si dhe nga ata që banojnë ose që legalisht
qëndrojnë në ndonjë shtet të UE.
Ombudsmani zgjidhet nga Parlamenti Evropian
me mandat pesëvjeçar, me mundësi për t u
zgjedhur përsëri, që korrespondon me mandatin
legjislativ të Parlamentit.
Çfarë bën Ombudsmani?
Ombudsmani ndihmon zbulimin e
keqadministrimit në institucionet evropiane
dhe në organet tjera të UE. Keqadministrim
do të thotë administrim i dobët ose i dështuar.
Me fjalë të tjera, keqadministrimi ekziston kur
ndonjë institucion i UE dështon të bëjë diçka
që është dashur ta bëjë ose nëse e bën këtë në
mënyrë të gabuar, apo nëse bën diçka që nuk
është dashur ta bëjë.
Shembuj të keqadministrimit janë:
jokorrektësia,
diskriminimi,
keqpërdorimi i pozitës,
mungesa e informatave ose refuzimi për
të informuar,
vonesat e panevojshme,
procedurat e gabuara.
Faktet kyç
39
Ombudsmani mund t u japë rekomandime institucioneve
të UE dhe mund t i përcjellë një
çështje Parlamentit Evropian, që ai t i ndërmarrë
masat e nevojshme politike.
Ombudsmani funksionon plotësisht në mënyrë
të pavarur dhe në mënyrë të paanshme. Ai nuk
kërkon dhe as nuk pranon instrukcione nga
asnjë qeveri apo organizatë. Për më tepër,
gjatë mandatit të tij, ai mund të mos kryejë
asnjë aktivitet tjetër profesional, me pagesë
apo pa pagesë.
Si të ankoheni te Ombudsmani?
Nëse jetoni në Unionin Evropian (ose
përfaqësoni institucion apo biznes që gjendet
në UE) dhe nëse mendoni se keni qenë viktimë
e keqadministrimit nga ndonjë institucion apo
organ i UE, puna e parë që duhet ta bëni është
të kontaktoni me atë institucion apo organ
përmes kanaleve të zakonta administrative dhe
të mundoheni që të zgjidhni problemin.
Nëse kjo qasje dështon, mund të ankoheni te
Ombudsmani Evropian.
Ankesën te Ombudsmani duhet patjetër ta bëni
brenda dy vitesh nga dita kur keni kuptuar se
ndodh keqadministrimi. Ju duhet të deklaroni
qartë se kush jeni dhe pse ankoheni, edhe pse
mund të kërkoni që ankesa të mbetet e
fshehtë. Nëse është e nevojshme, Ombudsmani
mund t u këshillojë që t i drejtoheni ndonjë
institucioni tjetër.
Ombudsmani nuk do t i shqyrtojë ankesat tuaja
nëse pohimet shqyrtohen ose janë shqyrtuar
më parë në ndonjë gjykatë.
Vizitoni faqen e internetit të Ombudsmanit,
për të parë se si përgatitet ankesa që do t ia
drejtoni Ombudsmanit.
Si është e organizuar puna e Ombudsmanit?
Ombudsmani shqyrton raste me vetiniciativë
ose në bazë të ankesave që dorëzohen.
Institucionet dhe organet e UE janë të obliguara
t i sigurojnë Ombudsmanit çdo lloj informate
që ai kërkon ose t i mundësojnë atij
qasje në dokumentet e të dhënave relevante.
Ata mund të refuzojnë ta bëjnë këtë vetëm
nëse duan t i mbajnë të dhënat e tyre të
fshehta.
Nëse Ombudsmani zbulon ndonjë rast të keqadministrimit,
ai informon institucionin
përgjegjës dhe jep rekomandime. Institucioni
përkatës ka tre muaj afat për të dhënë mendimin
e vet të detajuar për çështjen në fjalë.
Ombudsmani pastaj ia dorëzon raportin Parlamentit
Evropian dhe institucionit përkatës. Ai
poashtu njofton ankuesin me rezultatin nga
hetimi.
Çdo vit, Ombudsmani i dorëzon Parlamentit
Evropian raport për të gjitha rastet e shqyrtuara.
40
Si funksionon Unioni Evropian
Qendra Evropiane për
zhvillimin e trajnimit
profesional
E formuar në vitin 1975, Qendra Evropiane për
zhvillimin e trajnimit profesional ka selinë në
Selanik, Greqi.
Detyra e saj është që të analizojë dhe të
sigurojë informatat për arsimin profesional
dhe për sistemet e trajnimit, politikat,
hulumtimet dhe praktikën e trajnimit. Kjo
ndihmon specialistët në tërë Unionin Evropian
që të zhvillojnë dhe përmirësojnë arsimin dhe
trajnimin profesional në Evropë.
Kjo qendër ka gjithashtu edhe faqe interaktive
të internetit të quajtur Fshati Evropian për
Trajnim : www.trainingvillage.gr
Për më shumë informata, vizito:
www.cedefop.eu.int
Fondacioni Evropian për
përmirësimin e jetesës dhe
kushteve të punës
I formuar në vitin 1975, Fondacioni Evropian
për përmirësim të jetesës dhe kushteve të
punës (EUROFOUND) ka selinë e tij në Dablin,
Irlandë.
Detyra e këtij fondacioni është që:
të këshillojë përpiluesit e politikave sociale
dhe të punës;
të vlerësojë dhe analizojë kushtet e jetesës
dhe punës;
të raportojë për zhvillimet dhe trendet;
të kontribuojë për përmirësimin e kualitetit
të jetesës.
Për më shumë informata, vizito:
www.eurofound.eu.int
Agjencioni nuk është institucion i UE: është organ i formuar nga UE për të kryer një
detyrë të
caktuar teknike, shkencore ose menaxheriale.
Institucionet e UE (Parlamenti, Këshilli, Komisioni, etj.) u formuan në bazë të traktateve
evropiane,
ndërsa agjencionet nuk janë paraparë me këto traktate. Këto agjencione janë formuar në
bazë të një ligji të veçantë, që përcakton detyrën e agjencionit të caktuar. Jo të gjitha
quhen
zyrtarisht agjencione . Ato mund të jenë qendra, institute, fondacione, zyra ose
organizata.
Momentalisht ekzistojnë 19 agjencione. Dy nga këto, Instituti Evropian për Studime të
Sigurisë
dhe Qendra Satelitore e Unionit Evropian, u formuan me Politikën e Përbashkët të
Jashtme dhe të
Sigurisë (lexo më lartë kapitullin për Këshillin e Unionit Evropian). Dy agjencionet tjera,
Europoli
dhe Euroxhast-i, luajnë rol të rëndësishëm në bashkëpunimin e shtetevë të UE në sferën
Drejtësisë
dhe punëve të Brendshme. Ato janë të përshkruara më poshtë.
15 agjencionet tjera kryejnë detyra të parapara në shtyllën e parë të UE, të
ashtuquajturat
çështje të Komunitetit . Lexo më poshtë për përshkrim të shkurtë të çdo agjencioni.
Agjencionet
41
Agjencioni Evropian i
Mjedisit
Agjencioni Evropian i Mjedisit u formua në
vitin 1990. Selia e tij gjendet në Kopenhagë,
Danimarkë.
Detyra e këtij agjencioni është të mbledhë dhe
distribuojë informata për gjendjen dhe trendet
e mjedisit në Evropë. Ky këshill është i hapur
për vendet që nuk janë anëtare të UE: Islanda,
Lihtenshtajni dhe Norvegjia kanë qenë anëtarë
që nga fillimi. Agjencioni aktivisht bashkëpunon
me organet për ruajtjen e mjedisit jetësor
dhe me organizatat ndërkombëtare.
Për më shumë informata, vizito:
www.eea.eu.int
Fondacioni Evropian për
Trajnim
I formuar në vitin 1990, Fondacioni Evropian
për Trajnim (ETF) gjendet në Torino të Italisë.
FET ndihmon në përmirësimin e trajnimit
profesional në mbi 40 shtete që nuk janë
anëtare të UE. Këtu përfshihen shtetet
kandidate dhe shtetet në rajonet fqinje, siç
janë Afrika Veriore, Lindja e Mesme, Ballkani
dhe ish Bashkimi Sovjetik.
Këtyre shteteve, Fondacioni u ofron njohuri,
ekspertizë dhe përvoja në trajnimin e njerëzve
për vendet e reja të punës dhe në zhvillimin e
programeve afatgjate të arsimit.
Për më shumë informata, vizito:
www.etf.eu.int
Qendra mbikqyrëse Evropiane
për drogë dhe varësi
nga droga
E formuar në vitin 1993, Qendra mbikqyrëse
Evropiane për drogë dhe varësi nga droga
(EMCDDA) gjendet në Lisbonë, Portugali.
Detyra e kësaj qendre është të mbledhë dhe të
distribuojë informata objektive, të besueshme
dhe krahasuese për drogën dhe varësinë nga
droga në Evropë. Është në partneritet me
vendet që nuk janë anëtare të UE, si dhe
me organet ndërkombëtare, siç janë: Programi
Ndërkombëtar për Kontroll të Drogës i
Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore
e Shëndetësisë, Grupi Popidu i Këshillit të
Evropës, Organizata Botërore e Doganave,
Policia Ndërkombëtare (Interpoli) dhe Policia
Evropiane (Europoli).
Për më shumë informata, vizito:
www.emcdda.org
Agjencioni Evropian për
kontroll të prodhimeve
mjekësore
I formuar në vitin 1993, Agjencioni Evropian
për kontrollin e prodhimeve mjekësore (EMEA)
është vendosur në Londër, Britani e Madhe.
Agjencioni ndihmon për mbrojtje të shëndetit
në Evropë dhe promovon atë, duke kontrolluar
prodhimet mjekësore për njerëz dhe ato
veterinare. Ky agjencion merr parasysh dhe
shfrytëzon ekspertizat shkencore nga të gjitha
shtetet e UE.
Disa lloje të prodhimeve mjekësore që derivojnë
nga bioteknologjia, mund të shiten
në Unionin Evropian vetëm pas ekzaminimeve
të kujdesshme nga EMEA. Nëse ky agjencion
zbulon se një prodhim është i sigurtë dhe me
kualitet të lartë, Komisioni Evropian mund ta
lejojë shitjen e tij në gjitha shtetet e UE. Personat
që duan të ofrojnë në treg prodhime të
reja mjekësore, poashtu mund të aplikojnë për
këtë lloj autorizimi.
42
Si funksionon Unioni Evropian
Prodhimet mjekësore tradicionale autorizohen
individualisht nga çdo shtet i UE. EMEA ndihmon
funksionimin e një sistemi të njohjes reciproke
të këtyre autorizimeve nacionale.
Për më shumë informata, vizito:
www.emea.eu.int
Zyra për harmonizimin në
tregun e brendshëm (brendet
dhe disenjot tregëtare)
E formuar në vitin 1994, Zyra e harmonizimit
në tregun e brendshëm është e vendosur në
Alikante, në Spanjë.
Detyra e saj është të zbatojë procedurat e
regjistrimit për brendet dhe disenjot e
Komunitetit.
Sistemi i brendeve të Komunitetit thjeshtëson
jetën dhe zvogëlon shpenzimet e bizneseve
evropiane. Një prodhues që dëshiron ta
mbrojë shenjën e vet në Evropë, më nuk ka
nevojë të regjistrojë simbol identik në çdo
shtet të UE. Përmes të kësaj zyre, ai tani mund
të aplikojë për shenjë unike, që i jep të drejtën
t u ndalojë firmave tjera të përdorin shenja
identike apo të ngjashme në tërë UE.
Për më shumë informata, vizito: oami.eu.int
Agjencioni Evropian për siguri
dhe shëndet në punë
I formuar në vitin 1994, Agjencioni Evropian
për siguri dhe shëndet në punë ka selinë në
Bilbao të Spanjës.
Asnjë shtet nuk mund të trajtojë ashtu si
duhet çështjet e sigurisë dhe shëndetin në
punë, me të cilat sot ballafaqohet Evropa. Për
këtë arsye u formua ky agjencion, që të mbledhë
njohuri sa më të gjëra dhe informata të
bollshme për këto çështje, veçanërisht për
masat preventive.
Përveç që zhvillon rrjet të përgjithshëm të veb
faqeve për sigurinë dhe shëndetin, Agjencioni
poashtu drejton një program aktiv publicistik,
duke publikuar gjithçka, duke filluar prej raporteve
specialiste informuese deri te materialet
që përdoren për fushata që kanë të bëjnë
me këto çështje.
Agjencionin e udhëheq Bordi Administrativ, në
të cilin janë përfaqësuar sindikatet, organizatat
e punëdhënësve, qeveritë nacionale dhe
Komisioni Evropian.
Për më shumë informata, vizito:
europe.osha.eu.int
Zyra për objektet industriale
Zyra për objektet industriale gjendet në
Angers, në Francë. Kjo zyrë është formuar në
vitin 1994.
Detyra e saj është të administrojë sistemin e të
drejtave mbi objektet një formë e të drejtave
të pronës industriale që ka të bëjë me objektet
prodhuese.
CPVO, ashtu si edhe Zyra për harmonizim në
tregun e brendshëm, akordon të drejta për
mbrojtje të pronës industriale për objekte të
ndryshme. Këto të drejta janë valide për periudhë
25 ose 30 vjeçare.
Për më shumë informata, vizito:
www.cpvo.eu.int
43
Qendra për përkthime
E formuar në vitin 1994, Qendra për përkthime
ka selinë në Luksemburg.
Qendra, e cila vetëfinancohet, u formua për të
përmbushur nevojat për përkthim të agjencioneve
tjera të decentralizuara të UE. Në bazë
të marrëveshjes vullnetare për bashkëpunim,
poashtu kryen shërbime përkthimi për institucionet
e UE dhe organeve tjera që poashtu
kanë shërbimet e tyre për përkthim.
Për më shumë informata, vizito:
www.cdt.eu.int
Agjencioni Evropian për
Rindërtim
Agjencioni Evropian për Rindërtim u formua në
vitin 1999. Selia e tij është në Selanik, Greqi,
por ka qendra operative edhe në Beograd,
Prishtinë, Podgoricë dhe Shkup.
Detyra e tij është të menaxhojë programet
kryesore të UE që sigurojnë ndihmë për
rindërtim të shteteve të rajonit të Ballkanit, të
cilat u dëmtuan shumë nga luftrat e fundit.
AER i jep llogari Këshillit Evropian dhe
Parlamentit Evropian, ndërsa Bordi Drejtues i
tij është i përbërë nga Komisioni Evropian dhe
përfaqësues nga të gjitha shtetet-anëtare të
UE. Ky agjencion menaxhon një program
ndihmash, në vlerë prej 1.6 miliardë euro në
vit.
Për më tepër informata, vizito:
www.ear.eu.int
Qendra monitoruese Evropiane
mbi racizmin dhe ksenofobinë
Qendra monitoruese Evropiane mbi racizmin
dhe ksenofobinë, ndodhet në Vienë, në
Austri. Është themeluar në vitin 1997.
Detyra kryesore e Qendrës është që për UE dhe
shtetet-anëtare të saj të sigurojë informata
objektive, të besueshme dhe krahasuese për
racizmin, ksenofobinë dhe antisemitizmin në
Evropë, si dhe të hartojë dhe përgatisë
strategji mbarëevropiane për t u ballafaquar
me këto probleme.
Kjo qendër studion shtrirjen dhe zhvillimin e
racizmit dhe ksenofobisë, si dhe i analizon
shkaqet, pasojat dhe efektet e tyre. Poashtu
nxjerr në pah dhe jep shembuj të integrimit të
emigrantëve dhe minoriteteve etnike e religjioze.
Bërthama e funksionimit të qendrës është rrjeti
informativ Evropian për racizëm dhe ksenofobi
(RAXEN). Përbëhet nga 15 Qendra Nacionale
Fokusimi (nga një për çdo shtetanëtar)
që mbledhin, krahasojnë dhe
shpërndajnë informata për racizmin dhe ksenofobinë
në vendet e tyre.
Për më shumë informata, vizito:
www.eumc.eu.int
44
Si funksionon Unioni Evropian
Organizata Evropiane për
sigurinë e ushqimit
Organizata Evropiane për sigurinë e ushqimit
filloi të veprojë në vitin 2002. Përkohësisht
është e vendosur në Bruksel, Belgjikë.
Përgjegjësia e saj primare është të sigurojë
këshillim të pavarur shkencor për të gjitha
çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e
ushqimit. Organizata vlerëson rrezikun për
rrjetin ushqimor dhe kryen vlerësime shkencore
të gjërave të ndryshme, që mund të ndikojë në
sigurinë e ushqimit në Evropë.
Aktiviteti i organizatës përfshin tërë procesin
prodhues ushqimor kushtimisht thënë, prej
fermës deri te piruni . Me fjalë të tjera, kjo
organizatë përfshin sferat nga prodhimi primar
(përfshirë sigurinë e ushqimit për kafshë) deri
te sigurimi i ushqimeve për konsumatorët. Kjo
organizatë mbledh informata nga mbarë bota,
duke ndjekur vazhdimisht zhvillimet e reja
shkencore. Zbulimet e saj i ndan jo vetëm me
ekspertët dhe vendim-marrësit, por edhe me
publikun e gjërë.
Për më shumë informata, vizito:
www.efsa.eu.int
Agjencioni Evropian për
siguri detare
Agjencioni Evropian për Siguri Detare u formua
në vitin 2002. Qëllimi i tij është të ndihmojë
në përmirësimin e sistemit të sigurisë detare
të UE, duke zvogëluar rrezikun nga aksidentet
detare, ndotjen nga anijet dhe zhdukjen e
njerëzve në det.
Ky agjencion siguron këshillim teknik dhe
shkencor për të ndihmuar përmirësimin
e legjislacionit të UE për sigurinë detare
dhe ndotjen nga anijet. Poashtu ndihmon
Komisionin të mbikqyrë punën e UE dhe
shteteve kandidate, si dhe i këshillon qeveritë
e tyre.
Mes detyrave të ndryshme që ka, agjencioni për
siguri detare do të zhvillojë një metodologji të
përbashkët për të gjitha shtetet e UE për të
hetuar aksidentet detare, si dhe do të krijojë
sistem informativ mbarëevropian për trafikun
transportues detar.
Për më shumë informata, vizito:
europa.eu.int/agencies/emsa
Agjencioni Evropian për
siguri aviacioni
Agjencioni Evropian për siguri aviacioni u
formua në vitin 2002.
Detyra e tij është t i ndihmojë UE-së të
zhvillojë ligje dhe rregulla për sigurinë ajrore
dhe t i ndihmojë Komisionit të verifikojë se a
respektohen rregullat e UE. Agjencioni poashtu
do të sigurojë ndihmë teknike për organizatat
ndërkombëtare, përgjegjëse për sigurinë e
aviacionit civil dhe mbrojtjen e ambientit.
Ky agjencion do t u ndihmojë autoriteteve
aeronautike të vendeve që nuk janë anëtare
të UE.
Agjencioni ka të drejtë të kryejë detyra
të caktuara ekzekutive, siç është dhënia
e çertifikatave për prodhime aeronautike.
Akcionet e përbashkëta janë më efektive se
akcionet individuale nga shtetet-anëtare.
Për më shumë informata, vizito:
europa.eu.int/agencies/easa
45
Europoli
Europoli, Zyra e Policisë Evropiane, u formua
në vitin 1992 për të siguruar informata për krimin
në Evropë. Selia e kësaj zyre është në Hag
të Holandës. Personelin e kësaj zyre e përbëjnë
përfaqësues të agjencioneve nacionale, të cilat
e zbatojnë ligjin (policia, doganat, shërbimet
e migracionit, etj.).
Qëllimi i Europolit është t u ndihmojë shteteveanëtare
të UE të bashkëpunojnë më ngushtë
dhe në mënyrë më efektive parandalimin dhe
luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar,
në veçanti kundër:
tregëtisë me drogë
rrjetit të migracionit
kontrabandës së automjeteve
trafikimit me njerëz, përfshirë pornografinë
me fëmijë
falsifikimit të parave dhe mënyrave tjera të
pagesës
trafikimit me substanca radioaktive dhe
nukleare
terrorizmit
Europoli mbështet shtetet-anëtare:
duke lehtësuar procesin e shkëmbimit të
informatave me agjencionet nacionale për
zbatim të ligjit;
duke siguruar analiza operative;
duke prodhuar raporte dhe analiza për krimin;
duke siguruar ekspertizë dhe mbështetje
teknike për hetimet dhe operacionet.
Një nga detyrat e Europolit është të krijojë dhe
mirëmbajë një sistem të kompjuterizuar, ku do
të regjistrohen dhe analizohen të dhënat, në
të cilat mund të ketë akses të vazhdueshëm.
Një Bord i Përbashkët Mbikqyrës, i përbërë
nga dy ekspertë për mbrojtje të të dhënave
prej çdo shteti-anëtar, mbikqyr përmbajtjen
dhe shfrytëzimin e të gjitha të dhënave që
posedon Europoli.
Europoli i jep llogari Këshillit të Drejtësisë dhe
punëve të brendshme, respektivisht ministrat e
e të gjitha shteteve të UE. Bordin Menaxhues të
Europolit e përbëjnë përfaqësues të shteteveanëtare,
nga një prej të gjitha vendeve.
Për më shumë informata, vizito:
www.europol.eu.int
Euroxhasti
Euroxhasti u formua në vitin 2002 për t i nxitur
autoritetet e drejtësisë të shteteve të UE të
punojnë së bashku në luftën kundër krimit,
përfshirë këtu krimin kompjuterik, rastet e
falsifikimit dhe korrupcionit, larjen e parave
dhe krimin ndaj mjedisit. Për shembull, ndihma
e tij konsiston në atë që ndihmon këmbim
më të lehtë të informatave mes autoriteteve
nacionale, siguron asistencë ligjore reciproke
dhe i ekstradon personat e kërkuar. Selia e
përkohshme është në Hagë, në Hollandë.
Euroxhasti përbëhet nga një prokuror, gjykatës
ose zyrtar policor, të deleguar nga çdo shtetanëtar.
Ata formojnë Kolegjiumin (respektivisht
bordi menaxhues) të organizatës dhe për
Kryetar zgjedhin një nga anëtarët e tyre, për
mandat trevjeçar. Kolegjiumi ndihmohet nga
sekretariati dhe nga personeli i zyrtarëve të UE
dhe nga ekspertë të deleguar nacionalë.
Pasi që puna e tij përfshin ruajtje informatash
për kriminelë të dyshuar, Euroxhasti ka Zyrtar
për mbrojtje të të dhënave, puna e të cilit
është që të sigurojë se të dhënat e regjistruara
janë të mbrojtura në mënyrë të duhur dhe se
ato shfrytëzohen në pajtim me ligjin. Ju keni
të drejtë të dini se çfarë informatash ka Euroxhasti
për ju, nëse ka të tilla, dhe të kërkoni
përmirësim apo fshirje nëse ato informata janë
të pasakta apo jokomplete.
Për më shumë informata, vizito:
www.eurojust.eu.int
46
Si funksionon Unioni Evropian
Drejt ardhmërisë
Sistemi vendim-marrës i UE ka evoluuar gjatë
këtij gjysëmshekulli që lamë pas. Por, ky sistem
fillimisht ishte i paraparë për bashkësi prej
vetëm gjashtë shteteve. Pasi që UE përgatitet
për rritje të anëtarësisë prej 15 në ndoshta
27, sistemi i tij vendimmarrës ka nevojë për
ndryshim dhe modernizim, në mënyrë që t i ikë
paralizimit. Traktati i Nicës tani më ka bërë
disa ndryshime në këtë drejtim.
Por poashtu duhet të parashtrohen pyetje më
thelbësore për të ardhmen e UE. Për shembull:
Cilat janë qëllimet dhe objektivat e Unionit
të zgjeruar? (Me fjalë tjera, çfarë duan të
arrinë shtetet-anëtare së bashku në të ardhmen?)
Çfarë regjime të përbashkëta do të duhen
për t i realizuar ato objektiva?
Çfarë duhet të vendoset në nivel evropian
dhe çfarë duhet t u lihet autoriteteve
shtetërore apo rajonale?
Çfarë roli duhet të kenë parlamentet nacionale
në procesin e vendimmarjes në UE?
Shkurtimisht, kush është përgjegjës dhe për
cilat sfera, si dhe, si duhet të sillen vendimet
demokratike në një union prej 27 shteteve
apo më shumë shteteve me gjysëm miliardë
banorë?
Për të debatuar këto çështje dhe disa tjera, në
vitin 2002 u formua një Kuvend, të përbërë nga
përfaqësues të të gjitha shteteve-anëtare dhe
shteteve kandidate, si dhe institucionet e UE.
Nëse ju duhen më shumë informata për Kuvendin
për Ardhmërinë e Evropës, vizitoni:
european-convention.eu.int
Për të marrë pjesë në diskutim të drejtpërdrejtë
në Internet për të ardhmen e Evropës,
vizito: europa.eu.int/futurum/forum
Kuvendi do të pasohet nga një Konferencë
Ndërqeveritare, të paraparë për vitin 2004.
Në përfundimin e kësaj konference, kryetarët
dhe kryeministrat e UE kanë për qëllim të
nënshkruajnë një traktat të ri dhe të thjeshtësuar
për UE. Qëllimi është që të qartësohet se
çfarë paraqet Unioni Evropian dhe nga shkon,
cili është drejtimi që ka zgjedhur ky union.
Traktati poashtu do të përcaktojë rregullat,
politikat dhe regjimet e reja për vendimmarrje
më efikase.
Institucionet evropiane tani më kanë zbatuar
reforma të mëdha të brendshme për të qenë
më efikasë, më të hapur dhe më përgjegjës.
Ata janë shumë të vetëdijshëm se UE ekziston
për t u shërbyer qytetarëve të vet dhe mund
të ketë sukses vetëm nëse qytetarët kuptojnë
sistemin e tyre dhe janë plotësisht të përfshirë
në proceset e tij vendimmarrëse. UE i zgjeruar
sigurisht se do të ketë nevojë për institucione
të reformuara që mund të veprojnë dhe reagojnë
shpejtë dhe në mënyrë efikase, për t i përballuar
sfidat e mëdha të shekullit XXI.
Në ballafaqim me ardhmërinë, UE duhet të
vendosë ku do të shkojë dhe si do të arrijë atje.
Popujt e vet, sidomos të rinjtë, duhet të jenë më
afër të involvuar në këto vendime.
47
Vetëm për gjysëm shekulli, Unioni Evropian (UE) ka arritur rezultate të
jashtëzakonshme. Ka
siguruar paqe mes shteteve-anëtare të tij dhe prosperitet për qytetarët e vet. Ka krijuar një
valutë
të vetme evropiane (euron) dhe treg unik pa kufij, ku mallrat, njerëzit, shërbimet dhe
kapitali
lëvizin lirisht. UE prej gjashtë u rrit në pesëmbëdhjetë shtete dhe përgatitet të pranojë
edhe
dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore tregëtare dhe lider botëror në sfera siç është
mbrojtja
e ambientit jetësor dhe ndihmës që jep për zhvillim.
Suksesi i UE është rezultat i mënyrës se si ky union fuksionon metodës së tij unike të
interakcionit mes institucioneve, siç janë Parlamenti Evropian, Këshilli i Komisionit
Evropian, të
përkrahura nga një numër agjencionesh dhe organe tjera.
Kjo broshurë jep pasqyrë përmbledhëse për atë se çfarë bëjnë institucionet, agjencionet
ose
organet dhe si janë ato të organizuara. Qëllimi është të sigurohet një udhërrëfyes i
dobishëm për
sistemin vendim-marrës të UE.
Komisioni Evropian
Si funksionon Unioni Evropian
Udhërrëfyes për institucionet e UE
Seria e Dokumentacionit Evropian
Luksemburg: Zyra e botimeve zyrtare të Komuniteteve Evropiane
2003 46 faqe 16.2 x 22.9 cm
ISBN 92-894-7521-8
48
Si funksionon Unioni Evropian
PËRFAQËSITË E KOMISIONIT
EVROPIAN
Përfaqësia në Irlandë
18 Dawson Street, Dublin 2
Tel: (353-1) 662 51 13
Fax: (353-1) 634 11 12
Internet: www.euireland.ie
E-mail: eu-ie-info-request@cec.eu.int
Përfaqësia në Britaninë e Madhe
Jean Monnet House
8 Storey s Gate, London, SW1P 3AT
Tel: (44-20) 79 73 19 92
Fax: (44-20) 79 73 19 00/10
Internet: www.cec.org.uk
Përfaqësia në Uels
2 Caspian Point, Caspian Way, Cardiff CF10 4QQ
Tel: (44-29) 20 89 50 20
Fax: (44-29) 20 89 50 35
Internet: www.cec.org.uk
Përfaqësia në Skotlandë
9 Lava Street, Edinburgh EH2 4PH
Tel: (44-131) 225 20 58
Fax: (44-131) 226 41 05
Internet: www.cec.org.uk
Përfaqësia në Irlandën Veriore
Windsor House
9/15 Bedford Street, elfast BT2 7EG
Tel: (44-28) 90 24 07 08
Fax: (44-28) 90 24 82 41
Internet: www.cec.org.uk
Qendrat informative në SHBA
2300 M Street, NW 3rd Floor
Washington DC 20037
Tel: (202) 862 95 00
Fax: (202) 429 17 66
305 East 47th Street
3 Dag Nammarskjold Plaza
New York, NY 10017
Tel: (212) 371 38 04
Fax: (212) 688 10 13
Internet: www.eurunion.org
ZYRAT E PARLAMENTIT
EVROPIAN
Zyra në Irlandë
European Union House
43 Molesworth Street, Dublin 2
Tel: (353-1) 605 79 00
Fax: (353-1) 605 79 99
Internet: www.europarl.ie
E-mail: epdublin@europarl.eu.int
Zyra në Britaninë e Madhe
2, Queen Anne s Gate, London SW1H 9AA
Tel: (44-20) 72 27 43 00
Fax: (44-20) 72 27 43 02
Internet: www.euroaprl.org.uk
E-mail: eplondon@europarl.eu.int
Zyra në Skotlandë
The Tun, 4 Jackson s Entry
Holyrood Road, Edinburgh EH8 8 OJ
Tel: (44-131) 557 78 66
Fax: (44-131) 557 49 77
Internet: www.europarl.org.uk
E-mail: epedinburgh@europarl.eu.int
Informata të tjera për Unionin Evropian
Informatat në të gjitha gjuhët zyrtare të Unionit Evropian gjinden në Internet.
Këto mund të gjinden me anë të serverit Europa (http://europa.eu.int)
EVROPA DIREKT është shërbim telefonik pa pagesë, i cili ju ofron përgjigje në pyetjet
tuaja, lidhur me Unionin
Evropian dhe qasje në informatat që kanë të bëjnë me të drejtat tuaja si qytetarë të UE-së:
00 800 6 7 8 9 10 11
Jashtë Unionit Evropian: (32-2) 299 96 96
Informatat dhe botimet për Unionin Evropian në gjuhën angleze mund t i merrni nga:
Përfaqësitë dhe zyrat e Komisionit dhe Parlamentit Evropian ekzistojnë në të gjitha
shtetet e Unionit Evropian. Komisioni
Evropian gjithashtu ka delegacione edhe në vende tjera të botës.
Shtetet anëtare të Unionit Evropian
Shtetet e reja anëtare që duhet të bashkohen në vitin 2004
Shtetet kandidate
Unioni Evropian
Situata: pranverë 2003
1 16 NA-41-01-010-EN- C ISSN 1022-8233
AL
ISBN 92-894-7521-8
Vetëm për gjysëm shekulli, Unioni
Evropian (UE) ka arritur rezultate të
jashtëzakonshme. Ka siguruar paqe mes
shteteve-anëtare të tij dhe prosperitet
për qytetarët e vet. Ka krijuar një valutë
të vetme evropiane (euron) dhe treg
unik pa kufij, ku mallrat, njerëzit,
shërbimet dhe kapitali lëvizin lirisht.
UE prej gjashtë u rrit në pesëmbëdhjetë
shtete dhe përgatitet të pranojë edhe
dymbëdhjetë të tjera. U bë forcë kryesore
tregëtare dhe lider botëror në sfera
siç është mbrojtja e ambientit jetësor
dhe ndihmës që jep për zhvillim.
Suksesi i UE është rezultat i mënyrës se
si ky union fuksionon metodës së tij unike të interakcionit mes institucioneve,
siç janë Parlamenti Evropian, Këshilli i Komisionit Evropian,
të përkrahura nga një numër agjencionesh dhe organe tjera.
Kjo broshurë jep pasqyrë përmbledhëse për atë se çfarë bëjnë institucionet,
agjencionet ose organet dhe si janë ato të organizuara. Qëllimi
është të sigurohet një udhërrëfyes i dobishëm për sistemin vendim-marrës
të UE.
This document was created with Win2PDF available at http://www.daneprairie.com.
The unregistered version of Win2PDF is for evaluation or non-commercial use only.

You might also like