Sistemi Financiar Ne Islam-Hamdi Nuhiju

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 27

UNIVERZITETI SHTETEROR I TETOVES

FAKULTETI EKONOMIK

PUNIM SEMINARIK
Lenda:Financa Publike

Tema:Sistemi Financiar ne Islam

Kandidati:Hamdi Nuhiju
Mentori:Doc.Dr.Seadin Xhaferi
Përmbajtja:

Hyrje------------------------------------------------------------------------ 3
Historiku i Financës Islame------------------------------------------ 6
Paraja---------------------------------------------------------------------- 8
Bankieri Islame---------------------------------------------------------- 10
Zekati---------------------------------------------------------------------- 12
Sadakaja------------------------------------------------------------------ 15
Tatimet-------------------------------------------------------------------- 17
Kamata-------------------------------------------------------------------- 20
Instrumentet Financiare Islame------------------------------------- 22
Përfundim---------------------------------------------------------------- 26
Literatura e konsultuar------------------------------------------------ 27
Hyrje

Eshte nje teme mjaft e ndjeshme por edhe e rende per nje student te fakultetit ekonomik
me pak njohuri rreth kësaj lemie.Ne kete kohe qe edhe po jetojmë kjo teme eshte bere
ceshtje diskutimesh neper tryeza te ndryshme shkencore ne instanca me te larta
ndërmjet shkencetareve te medhenje botëror te kësaj lemije dhe kane lindur shume
punime shkencore si rezultat i nje interesimi te gjere rreth kësaj ceshtje.
Ky eshte nje sistem i ri ekonomik ne rruzullin tokësor me zgjidhje te reja.Shkak kryesor i
lindjes se këtij sistemi janë dobesite dhe mangesite e sistemit ekzistues qe na u servua
me shekuj ne rruzullin tokësor.Sistemi financiar me baze ekonomine e tregut pati shume
ndikim ne historinë e njerezimit si nje sfide dhe metode e re e menaxhimit financiar dhe
domosdoshmëri ne cdo skaj te ekonomise.Ekzistonte vetëm nje defekt i saj ende i
pasherueshem ne kete kohe , e qe eshte instrumenti me i fuqishëm i saj sistemi
kamator.Permes këtij instrumenti shume njerëz humben jeten e tyre , pasurine , familjen
, dhe njekohesisht edhe shume shtete arritën drejte falimentimit te tyre dhe futjen ne
borxhe te renda pikërisht si rezultat i këtij sistemi financiar i ndërtuar me baza kamatore.
Financa islame është një koncept i vjetër por një disciplinë shumë e re në akademinë e
vështrimit. Mungon hulumtimi, shkalla dhe niveli i teorive dhe modeleve, të nevojshme
për shtrirje dhe zbatim të konstruksionit të siguruar nga Islami. Në këto rrethana befasitë
apo të papriturat dhe çregullimet ekzistojnë për sa i përket sistemit dhe instrumenteve
financiare islame.
Dallimi kryesor mes sistemit ekonomik aktual dhe sistemit ekonomik islam është se ky i
fundit bazohet në kryerjen e sigurtë të objektivave shoqërore me qëllim të sigurimit të të
mirave njerëzore dhe të shoqërisë në tërësi. Islami përmes parimeve të ndryshme
orienton jetën e njeriut dhe garanton sipërmarje dhe tregti të lirë. Ajo është arsyeja pse
bankieri tradicional nuk duhet të jetë i shqetësuar nga invazioni i bankave islame.
Drejtësia socio-ekonomike është qendra e jetës islame , çdo fe ka qëllimin e vet kryesor.
Në një ambient Islam njeriu nuk jeton vetëm për vetëveten, por fusha e tij e aktiviteteve
dhe përgjegjësive shtrihet përeth tij në mirëqeniet dhe interesat e shoqërisë dhe më
gjërë. Këto janë kater komponentat themelore në paradigmën ekonomike të Islamit:
1.Si mëkëmbës njeriu duhet të kërkoj të mirat nga toka që Zoti i’a dhuroi
njerëzisë. Nga pasuria e siguruar duhet më kënaqësi të shpërndajë pasurinë e tij.
2. kështu që ai duhet të jetë zemërgjërë me të tjerët dhe gjithashtu një pjesë të
pasurisë ta shfrytëzojë për të mirën e miqëve të tij.
3.por, veprimet e tij nuk duhet të kenë për qëllim dëmtimin e dashamirëve dhe
miqëve të tij
4. Shoqëria njerëzore në Islam bazohet mbi vlefshmërinë e ligjeve të jetës dhe
njerëzores. Të gjitha këto janë kurorë natyrore e besimit. Ligjet Islame përkrahin
mirëqenien e njerëzve duke mbrojtur besimin, jetën, aftësinë mendore( intelektin )
pronën dhe brezat e tyre të ardhshëm. Zoti edukon, ushqen, mbështet, zhvillon dhe
udhëheq përsosjen njerëzore. Sadoqë një individ të siguroj jetesën nga mundi i tij ai nuk
është i vetmi që kontribon në atë sigurimin e jetesës. Janë një numër i madh i mrekullive
brenda këtij mundi dhe prandaj rezultatet nga një numër i tillë siç duket nuk mund të
arrihen plotësisht vetëm. Kurse bankieri Islam ka një përgjegjësi më të madhe. Kjo neve
na drejton në një koncept fundamental të Sistemit Financiar Islam.

Sistemi Financiar Islam bazohet në drejtësi, ndërsa sistemi bankar tradicional bazohet
në huadhënie. Islami nuk është kundër fitimit të parave. Në fakt, Islami ndalon fitimin e
parave me tregti të pandershme dhe me aktivitete tjera që në një mënyrë apo tjetër janë
të dëmshme për shoqërinë.
“ ... Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i
çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja
nuk është tjetër, por njësoj edhe kamata!" e All-llahu ka lejuar shitblerjen, ndërsa
ka ndaluar kamatën. Atij që i ka aritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është
ndalë (prej kamatës) atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu,
e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin
përgjithmonë … “ ( Sure 2:275 )

Jo se ka pasur ndonjë dykuptimësi në urdhëresat e Zotit, larg qoftë kjo nga Ai, që t’iu
jep robërve të tij diçka që ata nuk kuptojnë. Puna është se ata që kanë patur teprica
parashë dhe deshën të përfitojnë duke bërë fajde ose duke investuar në tregti të ndaluar
dhe hipokritët nuk ishin në gjendje të gatshme të hiqnin dorë nga opcioni i parë.
Kështu ata argumentuan se mbasi që të dyja mënyrat janë profitabile dmth janë edhe të
ngjajshme dhe ndalimi i kamatës nuk i’u duket e arsyeshme.
Praktikimi i kamatës ishte aq i rrënjosur në shoqëri dhe praktikimi i vazhdueshëm ishte
aq i papërshatshëm apo i padëshirueshëm, saqë All-llahu i paralajmëroj besimtarët se
në qoftë se nuk pushojnë së shfrytëzuari kamatën ata duhet të përgatiten për luftë
kundër All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, siç vërtetojnë versetet në vazhdim :

“ ... E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se
jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë
juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni….
( Sure 2:279 )

Këtij paralajmërimi i kanë kushtuar vëmendje gjithe populli musliman dhe më shumë se
1000 vjet ekonomitë e shteteve Islame ishin të lira nga kamata. Me mbizotërimin e
ndikimit Perëndimor mbi shtetet Islame, pozicioni ndryshoi dhe një ekonomi me njëfarë
interesi u bë e pranueshme. Përpjekjet në shtetet Islame për të rikthyer ekonominë e lirë
pengoheshin nga shumë faktorë.1
Gjatë disa dekadave të fundit, muslimanët janë munduar ta ristrukturojnë jetën e tyre në
bazë të parimeve Islame. Ata janë thellë të bindur se dominimi politik dhe ekonomik i
Perëndimit, përgjatë shekujve të kaluar, i ka privuar ata nga udhëzimi hyjnor, sidomos
në fushën socio-ekonomike. Prandaj, pas fitimit të lirisë politike, masat e gjera përpiqen
për ringjalljen e identitetit të tyre Islam dhe për organizimin e jetës së tyre kolektive në
përputhshmëri me mësimet Islame. Në fushën e ekonomisë, për muslimanët e këtillë
sfida më e madhe ka qenë reformimi i institucioneve të tyre financiare për t'i harmonizuar
ato me diktatet e Sheriatit. Në një mjedis ku i gjithë sistemi financiar ka qenë mbështetur
në kamatë, ka qenë detyrë e rëndë të ndërtosh institucionet financiare mbi një bazë pa
kamatë. Njerëzit e painformuar mirë me parimet e Sheriatit dhe me filozofinë ekonomike
të tij, ndonjëherë besojnë se heqja e kamatës nga bankat dhe institucionet financiare do
t'i kthente ato në shoqata bamirëse, në vend komerciale, të cilat ofrojnë shërbime pa
ndonjë pagesë. Natyrisht, ky është një supozim krejtësisht i gabueshëm. Sipas Sheriatit,

1
Islamic Financial System , Ravil Hairetdinov , përkthim i Gezim Ismailit
huazimet pa kamatë janë të destinuara për aktivitete kooperative dhe bamirëse, e
normalisht jo për transaksione komerciale, përveç në disa raste shumë të kufizuara. Kur
është në pyetje financimi komercial, Sheriati Islam ka një rregullim të ndryshëm në këtë
drejtim. Është parim që personi i cili i jep para një tjetri duhet të vendosë nëse ai
dëshiron t'i ndihmojë atij apo dëshiron të marrë pjesë në fitimet e tij. Nëse dëshiron t'i
ndihmojë huamarrësit, ai duhet të heqë dorë për çfarëdo shume shtesë nga huaja që ia
ka dhënë. Kryegjëja (kapitali bazë) e tij do të sigurohet e garantohet, mirëpo nuk është e
lejuar asnjë pagesë e tepërt mbi këtë shumë bazë. Mirëpo, nëse ai i jep paratë për ta
ndarë fitimin e realizuar nga pala tjetër, atëherë mund të kërkojë një hise të përcaktuar
më parë nga fitimi i realizuar realisht nga huamarrësi, por duhet të pajtohet edhe për
pjesëmarrjen në humbje, nëse huamarrësi pëson humbje. Është e qartë, pra, se
përjashtimi i kamatës nga aktivitetet financiare nuk nënkupton domosdo se financuesi
nuk mund të realizojë fitim. Nëse financimi përdoret për qëllime komerciale, ai mund të
mbështetet në konceptin e pjesëmarrjes në fitim dhe humbje, për çka musharakeja dhe
mudarabeja kanë qenë dizajnuar qysh në fillim të së drejtës komerciale Islame.
Megjithëkëtë, ka disa sektorë ku financimi në bazë të musharakesë ose mudarabesë
nuk është i mundshëm ose i zbatueshëm për këtë ose atë arsye. Për sektorët e tillë,
dijetarët bashkëkohorë kanë sugjeruar disa instrumente të tjera të cilat mund të
përdoren për qëllim financimi, siç është murabahaja, ixhara, selemi ose istisna'i. Tanimë
dy dekada këto mënyra financimi përdoren nga bankat dhe Institucionet Financiare
Islame. Por, të gjitha këto instrumente nuk janë zëvendësues të kamatës në kuptimin e
ngushtë të fjalës dhe do të ishte gabim të supozohej se ato mund të shfrytëzohen
pikërisht në formën e njëjtë sikur shfrytëzohet kamata. Ato kanë tërësinë e tyre të
parimeve, filozofisë dhe kushteve, pa të cilat nuk do të ishte e lejuar sipas Sheriatit të
përdoreshin si forma financimi. Prandaj, injorimi i koncepteve bazë të tyre si dhe i
detajeve relevante mund të çojë në përzierjen e Financimit Islam me sistemin
konvencional të bazuar në kamatë.2
Ne vazhdim do te mundohemi qe te sjellim metodologjinë e Islamit ne ceshtjet financiare
dhe do te japim nje letërnjoftim per lexuesit rreth këtij segmenti.Per lehtësimin e punës
ky punim seminarik do te ndahet ne faza dhe cdo faze do te ketë urtine e tij dhe do te
analizohet ne menyre te thjeshte dhe te qarte nga ana jone.Shpresojme se me ndihmen
e All-llahut xh.sh. do t`ia dalim mbare...

Hamdi Nuhiju
Kumanove
12 11 2006

2
HYRJE NË SISTEMIN FINANCIAR ISLAM , Muhammad Taqi Usmani Idaratul Ma'arif – Karaçi,
Pakistan Botimi i parë, 1999 f.2-3
Historiku i Finances Islame

Per te kuptuar konceptin e këtij segmentimi ose historikut te Finances Islame duhet t`i
kthehemi seriozisht Pejgamberit a.s. dhe historise se zgjerimit te Islamit ne bote.
Pejgamberi a.s. erdhi ne kete bote per ta liruar njeriun nga prangat e injorancës ne dyert
e ciltersise , nga demagogjija ne realizem dhe drejtësi.Gjitha keto sfida per Pejgamberin
a.s. ishin meshire , por njeashtu meshire ishin edhe per gjithe njerezimin.Ai lindi ne
Mekke dhe filloi thirrjen e tij mu ne ate vend.Per shkak te sfidave dhe përvojave te
hidhura qe pati atje All-llahu xh.sh. ia lehtësoi atij me aktin qe do te marre ne te ardhmen
e afërt , hixhretin e tij ne Medine ku do te themeloj shtetin e pare ne Islam me nje sistem
financiar te panjohur deri ne ate kohe.
Pejgamberi a.s. dhe ithtarët e tij mekas, në Medina u pritën me entuziazëm, si Jethribas
që i kishin dhënë besë atij dhe nje mësuesi musliman dhe dymbëdhjetë nakibë vendorë
ishin duke punuar në emër të Pejgamberit a.s.. Madje që para arritjes së tij, “nuk kishte
shtëpi në Jethrib në të cilën nuk ishte përmendur i Dërguari i Allahut”.

Në Meka, Pejgamberi a.s. ishte vetëm një predikues , në Medina, situata ndryshoi. Për
një kohë shumë të shkurtër ai ishte lider i një komuniteti të vogël të ndjekësve te tij, i cili
rritej nga dita në ditë. Pastaj tjerët, veçanërisht fisi Xhufs madje e kishin pranuar atë dhe
ai u bë kryetar i Qytet-Shtetit të Medinës i cili, në mënyrë të shpejtë, për dhjetë vjet u
zgjerua në një “shtet, përfshirë të gjithë Arabinë, me të gjitha funksionet dhe mjetet,
pajisjet e përshtatshme për madhësinë dhe kushtet e kohës. Për dhjetë vitet e fundit të
jetës së tij, Pejgamberi a.s i drejtoi të gjitha punët qendrore të shtetit, duke i përcaktuar
rregullat e qeverisjes dhe organizimit, duke themeluar institucione, duke i drejtuar punët
e jashtme, duke u treguar shokëve të tij për rëndësinë e ndarjes dhe përgjegjësisë së
punëve me saktësi të madhe.

Si kryetar i shtet të ri, çështjet e sigurisë kërkonin vëmendjen e tij të menjëhershme si :

1. Ndërtimin e xhamise qendrore që të sigurojë forumin e përbashkët për ndjekësit e tij.


2. Rehabilitimin e mekasve në Medina.
3. Krijimin e kushteve paqësore në qytet.
4. Proklamimin e të drejtave dhe detyrimeve të qytetarëve të shtetit të ri.
5. Përpilimin e kushtetutës së shtetit të ri.
6. Aranzhimin për mbrojtjen e Medinës.
7. Vendosjen e një sistemi të shëndoshë financiar për shtetin i lindur.

Para se ti sqarojmë këto hapa, dy aspekte duhet ti mbajmë mend. Fenomeni i parë unik
është së Islami i pastroi shumicën e traditave, ritualeve, normave, vlerave, kodeve dhe
statuteve të së kaluarës dhe filloi rindërtimin e tyre nga një faqe e re. Këtu kishte
ndryshuar gjithçka – familja, shoqëria, institucionet dhe qeverisja – dhe u krijuan
procedura, rregulla dhe dispozita të reja, në dritën e Ligjit Hyjnor të shpallur në Kur’an,
duke i marrë në konsideratë karakteristikat themelore të Islamit, p.sh. vëllazërinë,
barazinë, lirinë dhe drejtësinë.

Së dyti, shteti i ri u krijua pa ndonjë resurs monetar apo financiar. Nuk kishte trashëguar
ndonjë pasuri, fonde apo sende me vlerë nga e kaluara. Shteti i ri nuk kishte resurse
financiare dhe atje nuk kishte indikacione imediate të cilat do të mund të mobilizoheshin
në një të ardhme të afërt. Kushtet ishin të mundimshme dhe të lodhshme ndërsa
Pejgamberi a. s. duhej të gjente një formulë që ti kapërcente vështirësitë e para pa asnjë
financë të vogël. Në këtë vështrim u morrën hapat vijues:

Puna e parë ishte ndërtimi i xhamisë. Toka ku do të ndërtohej xhamia kushtonte dhjetë
dinarë, ndërsa ishte në trashëgimi të dy jetimëve të vegjël, çmimin e pagoi Ebu Bekri.
Struktura e xhamisë ishte e thjeshtë, nga gurët dhe tullat e terrura në diell. Çatia ishte e
mbuluar me gjethe pallme ndërsa shtyllat ishin nga trungjet e drunjëve, pemëve. Ishte e
përgatitur në themele të vetëmbajtura. Bashkë me muslimanët tjerë, gjithashtu punonte
edhe Pejgamberi a.s.. Xhamia, përveç se ishte një vend adhurimi, ajo shfrytëzohej edhe
për shumë qëllime tjera. Shërbente si parlament, sekretariat, gjykatë supreme, shtab
ushtarak, zyrë për punë të jashtme, vend mikpritjeje, qendër mësimore, shkollë trajnimi
për misionarë, bujtinë e tyre, baitul mal ( shtëpi përmirësuese), dhomë këshilli apo
shkurtimisht dhe në kuptimin e plotë të fjalës, xhamia ishte qendra Islame. Kështu,
shumëllojshmëria e saj në shfrytëzim, u mundësoi kursimin e shumë parave që kërkohej
për ta ndërtuar infrastrukturën e shtetit të ri.

Puna e dytë e Pejgamberit a.s., ishte që, me ato resurse të pakta, ta zgjidhte problemin
e Muhaxhirëve të cilët tanimë kishin arritur në Medina ose që ishin duke ardhur. Ato
ishin rreth 150 familje. Për ti rehabilituar ato në një vend të vogël të Medinës, ekonomia
e së cilës ishte e bazuar në agrikulturë, pa ndihmë financiare, ishtë një punë e vështirë.
Pejgamberi a.s., këtë çështje e zgjidhi në një mënyrë të pazakontë. Ai vendosi lidhje
vëllazërore ndërmjet Ensarëve dhe Muhaxhirëve ku çdo Ensar e ndante gjysmën e
pasurisë së tij me vëllaun e tij Muhaxhir, derisa të fillonin të fitonin për jetesë.

Qyteti i Medinës, për paqe dhe siguri të brendëshme, ishte shpallur vend i paqes
“ndërmjet dy Harrahve ( regjione vullkanike në afërsi të Medinës), barishtet e tij nuk do
të korren, drunjtë nuk do të priten, as armët për luftë nuk do të mbahen në të”. Puna
tjetër me rëndësi ishte siguria, mbrojtja e Medinës nga armiqtë e jashtëm dhe
mundësohej një qeverisje konstitucionale. Pejgamberi a.s. përpiloi një kartë në të cilën
thuhej se qyteti kishte fituar statusin e qytet-shtetit të zhvilluar plotësisht dhe determinim
të qartë të të gjithë qytetarëve vendas, migrantëve, fisit Xhufs dhe të tjetrëve, se e kishin
mbrojtjen, të drejtat dhe privilegjet përkrah detyrave dhe përgjegjësive.3
Dhe ne kete menyre filloi depërtimi i shkëndijave islame neper bote.Nje sistem i ri i cili
ishte i panjohur deri atehere , u krijua nje armik i ri i mushkrikeve te Mekkes qe
gjithmonë per to do te jete nje kob i zi , ose edhe nje oaze shpëtuese nga degjenerimi.
Por , historia e zhvillimit mendor njeh fenomene te reja per te cilat Pejgamberi a.s. nuk
ka folur dhe ne kohen e tij lloje te tilla te mendimit nuk kane ekzistuar.Si p.sh. metodat
dhe format e bankimit te cilat janë paraqitur ne nje periudhe me te vonshme.Por ,
dijetaret islam kane bere ixhtihad dhe kane sjelle lehtësime dhe forma e mendime te reja
qe ne parim mbështeten ne Kur`an dhe Sunnet.

3
me gjeresisht shih: Sistemi Ekonomik dhe Fiskal gjatë jetës së profetit Muhamed (s.a.v.s.) , nga M. A.
Sabzeari , perkthehu Dritan Skenderi f.1-3
Ne fillim te veshtrojme ne pika te shkurtra evoluimin e parave dhe pastaj do t`i kthehemi
vet mendimit tone te meparshem.

Paraja

Definicioni tradicional i vlerës së parasë na dërgon së pari të supozojmë se maksimizimi


i profitit është qëllimi i investitorëve pavarësisht nga rethanat ose mos arritja e profitit ka
sjellë dikë në situatë të rëndë. Disa ekonomist kanë definuar maksimizimin e profitit si
objektivë të vetme të korporatave. Ky definim nuk mund të përkrahet apo të mbrohet
ngaqë maksimizimi i fitimit mund të na çojë në përfundime të pavlefshme apo
koruptuese. Kur operacionet financiare dalin nga toni moralizues, tregjet konkuruese
dështojnë në shpërndarjen efikase të resurseve të vendit.
Në Islam, paraja si e vetme, nuk merret parasysh, si kapital aktual ekziston vetëm
atëherë kur paraja bashkë me resurset tjera futet në aktivitete profitabile. Duke matur
shfrytëzimin e parasë në punët produktive, sjell në pah faktorin punë, proces nga i cili
përfitimet kalojnë në duart e shoqërisë.4
Njerëzit e parë nuk i kanë njohur monedhat , por ata kanë bërë ndërrimin e artikujve në
mes veti mall me mall, gjegjësisht kur cdonjëri prej transakcionuesve ia jep tjetrit një mall
që i nevojitet me qëllim që t`i marrë një mall tjetër për të cilën ka nevojë ai.Mirëpo
ndërrimi i mallit me mall është valid vetëm në shoqëritë e kufizuara primitive , sepse kjo
mënyrë është e ngadalshme në punë dhe harxhon kohë e mund , poashtu dikton shumë
kushte dhe komplikime derisa të arrihet ndërrimi i mallit me mall , e të mos flasim më për
c`rregullimet në vlerën e sendeve, sepse nuk mund të gjendet një kriter vlerësimi
konstant dhe transparent.Për këtë prej gjërave të cilat Zoti e udhëzoi njeriun ka qenë
edhe përdorimi i monedhave në vend të mallrave , mjet për transaksione dhe kriter të
caktuar që do të gjykojë për vlerësimin e sendeve , dobive dhe mundit , si dhe do të
lehtësojë transaksionet dhe tregëtinë ndërmjet njerëzve.Në kohën kur u proklamua
Muhammedi a.s. për i Dërguar i Zotit , arabët i përdornin këto dy lloje të monedhave arin
në formë të dinarëve dhe argjendin në formë të dirhemëve.Këto monedha atyre u vinin
prej mbretërive të mëdha fqinje.Monedhat e arta kryesisht vinin prej mbretërisë
bizantine, kurse monedhat e argjenda kryesisht vinin prej vendeve persiane.Këto dirhem
kishin peshë të njejt , por ishin të mëdha dhe të vogla , të lehta dhe të rënda , për këtë
mekasit nuk i përdornin dirhemët me numër , por i përdornin në bazë të peshës , sikur të
jenë pjesë apo legura të paprera .Ato miratuan disa pesha që i njihnin ndërmjet veti si
ritla ( në Siri është e barabart me 3.202 kg, në Bejgrut dhe Haleb 2. 566 kg) e cila është
e barabart me 12 ukije , ndërkaq ukija është e barabart me 40 dirhemë, En-Nesh, e cila
është e barabart me 20 dirhem-gjysëm ukije , Nevat e cila është e barabartë me 5
dirhem.
Pejgamberi a.s. e miratoi gjithë këtë prej mekasve dhe tha :” Peshojë legjitime ështe ajo
e mekasve.” dhe e obligoi zekatin e pasurisë në dirhem dhe denar...Disa prej këtyre
dispozitave i referohen ligjit tregtar dhe civil , si psh në kamatë dhe në ndërrimin e
valutave ; disa të tjera i referohen të drejtës statusore personale , si psh dhurata e
kurorës ; disa të tjera i referohen kodit penal si psh sasia e nisabit të prerjes së dorës së
vjedhë sot dhe pagimin e gjakut, ndërkaq disa të tjera i referohen të drejtës financiare ,si
që është rasti i zekatit.5

4
Islamic Financial System , Ravil Hairetdinov , përkthim i Gezim Ismailit
5
Më gjërësisht shih librin Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.253-255
Ajo ka evoluar në rrjedhën e kohës duke marrë forma të ndryshme dhe aktualisht , sipas
kuptimit modern të saj , me para kuptojmë cdo objekt standard , përgjithësisht të pranuar
, që shërben si mjet këmbimi ose pagese. Ky është definicioni më i qart sa i përket
funksioneve të parasë në përgjithësi.Në Islam funksionet e parasë njeriu i parë që i ka
analizuar është Imam Gazaliu ( 1051-1111) i cili në mënyrë mjaft efikase edhe i ka
vendosur bazat dhe elementet sistematike të funksioneve të parasë në historinë islame
në veçanti dhe në historinë e njerëzimit në përgjithësi.Ai njëherit ka shqyrtuar shkaqet
dhe arsyeshmëritë e posedimit të parave , problemet e këmbimit natyral dhe rroli i
parave në këmbimin e mallrave , nevojën e qarkullimit të parave në vend të grumbullimit
të tyre si dhe poashtu ka shqyrtuar cështjen se a mund paraja të konsiderohet si send-
mall.Sipas Imam Gazaliut paraja vetvetiu nuk ka asnjëfar vlere dhe dobie.Njeriut i duhet
paraja si mjet këmbimi.Njeriut i duhen shumë gjëra duke përfshirë edhe ushqimin dhe
veshmbathjen që ndoshta nuk i posedon por posedon tepricë gjërash që nuk i
nevojiten.P.sh. njeriu ka safran por në vend të tij i nevojitet një deve.Ndërkaq , nga ana
tjetër, ai që ka një deve ndoshta nuk ka nevojë për të , por në vend të saj i duhet
safrani.Për këto shkaqe paraqitet nevoja për këmbim gjatë së cilës prap se prap duhet
një njësi matëse.Krahas kësaj , pronari i deves ndoshta nuk don që ta harxhoj krejt
devenë për safranin ndërkaq midis deves dhe safranit nuk ka asnjëfarë raporti
matës.Andaj njeriu nuk e di se sa safran vlenë një deve.Kjo gjë e rëndon këmbimin
.Bash për këtë gjë paraqitet nevoja për paratë të cilat mund të shfrytëzohen si njësi
matëse e sendeve të ndryshme për arsye të këmbimit të drejtësishëm midis
njerëzve.Shfrytëzimi i parave duhet të kufizohet në funksionet e tyre.Qëllimi i abetares
është formulimi i fjalëve dhe fjalive , e jo konstruimi i vetë abetares.Poashtu paranë
duhet shfrytëzuar gjatë këmbimit si njësi matëse.Nuk duhet të grumbullohet si e
tillë.Grumbullimi i parave është njëlloj sikurse edhe robërimi i sundimtarit ashtuqë
sundimtari nuk është në gjendje t`i kryej detyrimet e tij. Kjo sipas Gazaliut është një
vështrim i përgjithshëm i parasë dhe se nuk ekziston mendim se paraja është vetëmse
vlerë ose njësi matëse e vlerës.6
Paraja ne sistemin financiar islam luan nje rendesi te vecant .
Nder to , paraja me funksionet e saja aplikuese ne praktik vetemse realizon qëllimet
sheriatike rreth nderimit te njeri-tjetrit dhe mos përzierjes deri ne detaj te gjerave te
ndjeshme sic janë pasuria.Sepse gjate gjithe historise njerëzore njerëzit kane lidhur
pasurine e tyre me shpirtin , por Islami ndryshoi kete koncept te te menduarit duke
përdorur strategji te veta veprimi.
Ne ditët qe po jetojmë ndihet nevoja per kerkese rreth parase dhe plasmanin e saj ne
tregun e vecant te quajtur tregu i parave.Njeashtu po ceket dëshira e flakt per nje
kembim me te pergjithesuar te mallrave dhe shërbimeve si rezultat i vënies ne jete te
funksioneve te parase.
Nese do te futeshim ne analiza te thella rreth funksioneve te parase , evoluimit , krijimit
te parase , etj do te dilnim me nje libër voluminoz 600 faqesh.Shpresojme qe ia kemi
arritur qëllimit me kete pjese te këtij punimi seminarik.

6
Mendimet Ekonomike Islame I Grup Autorësh, Tetovë 2002 f.15-17
Bankieri Islame

Sistemi modern i bankave në vendet islame është paraqitur në gjysmën e dytë të


shekullit XIX gjegjësisht në periudhën kur këta vende ishin të themeluara nga fuqitë
kolonialiste me filiala në vendet përreth, dhe ata furnizim të vetmin e kishin nga kërkesa
e importit dhe eksportit të biznesit ndërkombëtar. Bankat në përgjithësi ishin të izoluara,
në qytetet kryesore kurse pjesa e mbetur e popullatës ishte e paprekur nga sistemi
bankar.
Tregu vendas si një komunitet shmangej nga bankat ndërkombëtare për shkaqe
kombëtare dhe fetare. Sidoqoftë me kalimin e kohës aktivitetet e tregut dhe aktivitetet
tjera bëhenin më të rënda duke mos bashkëpunuar me sistem bankar. Përveç kësaj,
tregu i vendit largohej edhe nga transaksionet bankare si dhe transferimin e parave.
Huazimi prej bankave dhe depozitimi i parave në banka ishte i ndaluar për shkak të
marrjes rruajtjes nga llogaritja e kamatës e cila është e ndaluar nga religjioni. Me kalimin
e kohës, sidoqoftë edhe me ndryshimin e forcës socio-ekonomike, nevojat socio-
ekonomike më tepër involvonin në ekonominë kombëtare dhe aktivitetet financiar.
Kështu shmangeja nga bankat bëhej më e pamundur. Bankat e vendit ishin themeluar
në të njejtën linjë të interesit, bazuar në bankat e huaja, duke kërkuar një sistem tjetër
dhe duke filluar të zgjerojnë dhe të kthejnë sistemin bankar në vendet tjera.
Kur vendet islame u pavarësuan nga kolonializmi, për tu larguar nga aktivitetet bankare
u bë më e pashmangshme.
Qeveritë, bizneset dhe tregtarët individual filluan transaksionet e biznesit me anë të
bankave me ose pa dëshirën e tyre. Kjo gjendje e aferës së bankave të huaja ngriti
vëmendjen dhe interesin tek intelektualët islam. Historiku i interesit të lirë ose bankave
islame fillon këtu.

Me sa duket historia e bankave islame mund të ndahet në pjesë. Në fillim ishte vetëm si
ide, pastaj u bë edhe si realitet, nga iniciativat private në disa vende dhe të mbrojtura me
ligj në disa të tjera.

Bankat islame me sa duket ka një origjinë shumë të re. Të dhënat më të hershme të


riorganizimit të bankave në ndarjen e profitit në vend të kamatës ose interesit janë gjetur
në literaturat e Anear Kureshi ( 1946 ) dhe Muhamed Ahmad ( 1952 ) në vitet e
katërdhjeta, duke u ndjekur pastaj edhe nga Maedudi në vitin 1950, Muhammed
Hamidullah ( 1944,1955,1957 dhe 1962 ), shkrimet të cilat duhet të përfshihen në këtë
kategori. Ata të gjithë njihnin nevojat e bankave komerciale dhe të heqin kamatën në
veprimtaritë e tyre dhe kanë propozuar sisteme bankare të bazuara në Mudarabaha –
ndarja e fitimit dhe humbjes.
Në dy dekadat e fundit sistemi bankar islam tërhoqi më tepër vëmendjen, për shkaqe të
interesave politike banka islame për së pari herë u themelua në Pakistan dhe për shkak
të kërkesës së disa ekonomistëve të rinj musliman u themelua edhe banka e parë
islame. Veçanërisht punët për këtë subjekt filluan të përhapen në këtë periudhë. Puna e
parë reth këtij subjekti njihet ai i Muhammed Uzairi ( 1955 ). Një grup autorësh shfaqen
edhe në vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta si: Abdullah el-Arabiu ( 1967 ) Nejetulah
Sidiku ( 1961- 1969 ) Al-Najar ( 1971 ) dhe Bekir Al-Sadr ( 1961-1974 ) ishin ata që
dhanë kontribut në këtë lëmij. Në vitet e para të shtatëdhjetave u paraqiten institucionet
të ndryshme si Konferenca e Ministrave të Financave të vendeve islame të mbajtura në
Karaci 1970, Studimet Egjiptiane të mbajtura më 1972, Konferenca e parë
Ndërkombëtare në Meka si Ekonomia Islame më 1976 . Ndërsa Konferenca
Ndërkombëtare Ekonomike Islame të mbajtur në Londër më 1977, ishte rezultat i të
gjitha ideve të dhëna më parë.
Ngritja e institucioneve dhe qeveritë lejonin e aplikimit të teorisë në praktikë dhe të
rezultojë në themelimin e bankës së parë islame. Zhvillimi i Bankes Islame, një qeverisje
interne themelon bankën e parë më 1975 si proces të ideve të mëparshme.

Banka e parë private Islame, është Banka Islame e Dubait e cila është themeluar më
1975 nga një grup biznesmenësh musliman nga vende të ndryshme. Dy banka tjera janë
themeluar më 1977 me emrin Banka Islame Fejsal në Egjipt dhe Sudan. Në të njejtin vit
qeveria e Kuvajtit themeloi Shtëpinë Financiare të Kuaitit.
Sidoqoftë shkalla e ulët e veprimtarisë së bankave islame ka qenë edhe më parë në
përhapjen e tyre. Një bankë islame ka qenë e themeluar në Malajzi në vitet e katërdhjeta
dhe një tjetër në Pakistan kah fundi i viteve pesëdhjeta. Por asnjëra nuk mbijetoi. Në
vitin 1962 qeveria e Malajzisë e themeloi “ Fondin Për Manaxhim Të Haxhit “ e cila
kishtë për qëllim të ndihmoj për prespektivat reth kursimit dhe fitimit të haxhilerëve.
Banka e Kursimit themeluar më 1963 në Mit Ghavur në Egjipt e cila në fillim ishte shumë
e famshme por më vonë ajo u mbyll për shkaqe politike serioze.
Sidoqoftë këta eksperimente bënë që të themelohet Banka Sociale në vitin 1972 në
Egjipt. Kjo bankë ende është aktive, objektivat e saja më tepër janë sociale dhe
komerciale. Në dhjetë vitet pas themelimit të bankës së parë private, bankës private Në
Dubai, më tepër se 50 banka tjera islame janë themeluar në vendet islame dhe disa të
tjera në Europën Veriore si në Danimarkë, Luxemburg, Zvicër dhe Mbretërinë e
Bashkuar. Disa banka janë themeluar më 1983 ( 11 tjera ) dhe më 1984 ( 13 tjera ), ku
numri i tyre është rritur në vitet e fundit. Në shumë vende themelimi i bankave islame ka
filluar nga iniciativa të ndryshme private dhe si rezultat i tyre ka ardhur deri te një bankë
islame.
Në Iran dhe Pakistan themelimi i tyre është bërë nga iniciativa qeveritare. Qeveritë e
këtyre vendeve morën hapat e para në vitin 1981 të paraqesin formën e bankave islame.
Në Pakistan më 1 Janar 1981 të gjithë bankat komerciale të vendit vendosën të
pranojnë depozitat të bazuara në ndarjen e humbjes dhe fitimit. Hapa të reja ishin
paraqitur më 1 Janar 1985, ku për gjashtë muaj u be transformimi formal i sistemit
bankar kamator në ato jo kamator. Prej 1 Korrik 1985 asnjë bankë nuk pranonte dhe nuk
interesohej për depozitim në banka të interesit, të gjithë depozitimet u orientuan në
rregullat e ndarjes së humbje dhe fitimit. Por disa operacione ende vazhdojnë ma bazën
e vjetër. Në Iran, administrata hapat e para i ndërmori në shkurt 1981 të eliminojë
kamatën në operacioanet bankare. Interesi në të gjitha bankat e vendet ishte rivendosur
prej 4% maksimum të shërbimeve të futura prej 4 në 8% “ profit” duke u bazuar në tipin
e aktiviteteve ekonomike. Interesi i depozitave gjithashtu ishte konvertuar në profit të
garantuar minimum. Në gusht të vitit 1983 Bankat që ligjërisht punonin me sistemin
bankar kamator kishin paraqitur konvertimin e tyre në banka islame-ndarja e humbjes
dhe fitimi. Kurse i gjithë sistemi i tyre bankar kamator është konvertuar në sistem bankar
islam në Mars të vitit 1985.7
Eshte e ditur dhe e njohur se bankimi islam shume ne menyre te thjeshte , klienteles se
vet mund t`i kryej nje pune rreth financimit te projekteve te ndryshme ne lidhje me :
blerjen e shtëpive ose banesave , rreth blerjes se materialit ndërtimor , makina dhe
mjete , blerjen e mjeteve shtëpiake , dhe gjate kësaj te mos thyej asnjë rregull
sheriatike.8

7
Islamic Banking , huazuar nga www.islamonline.net , perkthyer nga Ali Maksuti
8
Islamsko bankarstvo u praksi , Mr. Ahmet Alibašić f.6
Zekati

Zekati është shtyllë e Islamit por njëkohësisht edhe një mjet mjaft i rëndësishëm
financiar.Me të realizohen të hyra të ndryshme , bëhet rritja ekonomike, zhvillohet
industria ushqimore , dhe industri tjera , zhvillohen tregje të specializuara , funksionon
sistemi social etj etj etj.
Zekati për besimtarin është një pastrues njejtë si uji që për cdo ditë depërton në cdo
gjymtyr të trupit të tij.Ai favorizon punën dhe lufton përtacinë në një farë mënyre është
një mbështjellës mjaft u fuqishëm ekonomik.
Urtia e dhënies së zekatit fshehet edhe në vet nocionin e barazisë në shoqëri , sepse
me dhënien e zekatit , po vendohet një ekuilibër ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në
shoqëri.
Zekati është një formë tatimi për shpirtin e besimtarit , pasiqë me teorinë ekonomike
bashkëkohore shpirti është i lidhur shumë ngusht me kapitalin.
Sa është obligim , aq është edhe e drejtë , sa është dëshirë aq është edhe vullnet ,
zekati luan rrolin e ndërmjetësuesit në shoqërinë njerëzore.
Fjala “Ez-Zekat” në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-
shej`u” është shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur përmirësohet.Pra,
zekati është bekim , shtim , pastrim dhe përmirësim.
Në fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotë:”Esenca e zekatit në gjuhë është
pastrim , shtim , bekim dhe lavdërim , e të gjitha këto kuptime janë përdorur në Kur`an
dhe Sunnet”.
Por , më evidente sic thekson Vahidiu dhe të tjerë , është se rrënja e fjalës “zeka” do të
thotë rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjë që i shtohet
thuhet “zeka”.
Por , pasiqë bima nuk zhvillohet nëse nuk e pastrojmë prej kalbësirave , fjala “ez-zekat”
po ashtu ka kuptimin edhe të pastrimit.
Kur cilësohen njerëzit me fjalën “ez-zekat”-në kuptim të përmirësimit-kjo i referohet
shtimit të mirësisë te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjësisht në shkallë më të lartë nga
njerëzit e devotshëm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatësi i ka
vlerësuar dëshmitarët) kur e sqaron gradën e lartë të tyre në mirësi.
Zekati në Sheriat në kuptimin terminologjik është emër i pjesës së caktuar prej pasurisë
të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ata që e kanë hise.Po ashtu me këtë emër
quhet edhe vetë nxjerrja e kësaj pjese.
Kjo pjesë e nxjerrur prej pasurisë është quajtur zekat , sepse ajo e rritë pasurinë prej të
cilës është nxjerrë , e shumon në kuptim dhe mbron nga dëmet , sikur që përcjell këtë
Neveviu nga Vahidiu.
Ibn Tejmije thotë:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet
dhe shtohet në aspektin kuptimor.”
Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetëm pasurisë , por i referohen edhe vetë personit
që jep zekatin , sic thotë All-llahu xh.sh.:”Merrë prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i
pastrosh me të dhe t`u shtosh( të mirat)...”(Et-Tevbe:103)
Ez`heriu thotë:”Zekati e zhvillon të varfërin , e ky është një gjest i shkëlqyeshëm sepse
tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtëror për të varfërin , krahas zhvillimit
që realizon për të pasurin , në personalitetin dhe në pasurinë e tij.”9
Ky është kuptimi i zekatit në aspektin terminologjik por edhe gjuhësor.Dijetari të cilit iu
referuam ne i nderuari Dr.Jusuf el-Kardavi është zgjeruar edhe me thellë në këtë aspekt
, por mos më u bë të tepërt në këtë segment e pashë të arsyeshme që të mjaftohem me
kaq shpjegime për këtë segment.
9
Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-40
Vazhdojme perceptimin tonë rreth zekatit në segmente tjera.
Perceptimi i parë që na bie ndërmend është se a ndikon zekati në rritjen e
kërkësës dhe ofertës për mallra dhe shërbime të caktuara?
Fillimisht duhet të kuptojmë se kërkesa dhe oferta në ekonomi janë dy indikator kyc rreth
definimit dhe evidentimit të cdo gjeneratori konsumues dhe prodhues.Cmimet
rregullohen në bazë të këtyre , dhe specijalistët hartojnë politikat monetare dhe fiskale
bash në bazë të këtyre parametrave ekonomik.Nqs. se do të jipej zekati prej të pasurve
të varfurve atëherë nga një logjik shumë e thjeshtë mund të konstatojmë se kërkesa për
të mirat e luksit do të tentoj në rritje.Në anën tjetër prodhuesit do të shikonin levërdinë e
tyre ekonomike dhe njëkohësisht do të vraponin rreth shtimit të prodhimeve të tyre.Kjo
do t`i rriste të ardhurat e prodhuesve , do t`i plotësonte nevojat e konsumatorëve , dhe
njëkohësisht do të kishim një suficit buxhetor.
E deri këtu mund të arrihet vetëm nëse vihet në jetë sistemi i dhënies së zekatit.Të
pasurit nuk do të frikoheshin se pse të varfurit janë të prirur edhe ato për të mirat e luksit
, megjikëtë ato do të kishin një shtim të lartë të pasurisë së tyre dhe në këtë mënyrë do
të zgjerohej numri i atyre që duhet të japin zekat.
Me blerjen e mallrave dhe shërbimeve kryhen disa transaksione ekonomike , do të
paguhej një taksë për në treg , që d.m.th. do të rritej buxheti i tregut , por njëkohësisht
edhe buxheti i komunës do të shijonte një ngrohje të lezetshme të levërdisë
ekonomike.Parimisht dhe përgjithësisht në vendin tonë për shumë shkallë do të ngritej
standardi jetësor e që nuk do të kishim nevojë për baba dimrin e quajtur Fondi Monetar
Ndërkombëtar dhe do të garonim me popujt e prodhimit.
T`i kthehemi një segmenti tjetër të zekatit.Në fillim të kësaj teme thamë se zekati
është pastërti , por pse dhe si?
Dijmë se duhet të kalojë një vitë pasuria në duart tona që të jipet zekati , përvec që
duhet të arrihet sasia nominale ku bëhet obligim dhënia e zekatit.Gjatë një viti , pasuria
duhet të sjellet në duart tona , si një indikator i zhvillimit ekonomik.Me atë pasuri ne do të
realizonim shumë obligime , të hyra , të dalura , do t`i plotësonim nevojat tona
elementare por edhe ato luksoze.Do të shkollonim një student plus , do të paguajmë
shpenzimet e energjisë elektrike , telefonit , ujit , shpenzimet për veturat etj.Njëashtu
kemi menduar edhe për zgjerimin e biznesit tonë.Gjitha këto segmente All-llahu xh.sh. i
ka lejuar dhe i ka bërë gjëra të dëshirueshme për njeriun.Por , në thelb nëse shikojmë
jetën vetëm në këtë prizëm jashta All-llahut xh.sh. atëherë do të shëndërrohemi në një
komunist të mykt , ose edhe në ndonjë ateist plus në shoqëri.Muslimani duhet të
kujdeset për secilën sferë të jetës së tij, si atë materiale dhe shpirtërore.Cka do të
ndodhte me ne nëse do të kujdeseshim vetëm për njërën sferë dhe do të neglizhonim
sferën tjetër?Thjeshtë do të shëndërroheshim në poltron të shekullit XXI.Prandaj edhe
lypset një pastrim i pasurisë tonë njëherë në vitë nga të gjitha ndytësirat që mund ta
kishin ndotur gjatë atij viti.Më mirë të pastrohemi që të jemi më të shëndosh sesa të na
kaploj epidemia e vdekjes.
Jeta e rehatshme është më e vlefshme se 1 miliardë euro.
Dashuria e ndërsjelle është pjesë e identitetit tonë dhe si e tillë as nuk shitet dhe as nuk
blehet por thjeshtë demonstrohet me akte që All-llahu xh.sh. na ka bërë obligim primar.
Po , mirë si ndikon zekati në uljen e papunsisë?Përmes investimit të saj në degë të
caktuara ekonomike mundësohet edhe ulja e papunsisë.Dikush mund të thotë se zekati
ka efektin e saj negativ në shoqëri për shkak se njerëzit i banë përtac që të mos
kërkojnë punë dhe të rrijnë gjithmonë krah hapur duke pritur prej ummetit ndihmë.Por ,
islami lejoi investimin e mjeteve të zekatit edhe në degë të caktuara ekonomike.Dhe nuk
është zekat vetëm dhënia e parasë , por thjeshtë edhe nëse ke një banes me qira për
student kumanovar , ose të ndonjë qytetit tjetër dhe një prej tyre e mban pa të holla
atëherë ai do të shfrytëzonte të drejtën e zekatit.Kjo është një formë tjetër e zekatit.Tash
është një pikëpyetje e madhe se ai student a do të shtonte mësimin e tij për hir të
mundësisë që iu është afruar apo do të ngecte dhe do të kalonte në neglizhencë.Por ,
zekati është i obligueshëm për mysliman dhe myslimani ka farz diturinë që nëse e
neglizhon do të dënohet edhe në këtë botë me dështim por edhe në botën tjetër me
nëncmim dhe dënim në xhehenem.Ai , student që shfrytëzon mjetet e zekatit në formë të
mospagimit të baneses pas kryerjes së studimeve do të aftësohet dhe do të fitoj një
kualifikim të lartë për punë.Në këtë mënyrë nga një njeri i papunë do të ndryshoj statusin
e tij në i punsuar.
Segmenti tjetër fshehet në urtinë e ndryshimit të gjendjes financiare te marrësi i
zekatit.Nëse ai ndryshon gjendjen financiare atëherë ai obligohet për dhënien e zekatit ,
dhe kjo është një e mirë e gjithë shoqërisë , por ai person që ndryshon gjendjen
financiare nga aspekti ekonomik d.t.th. është i aftë që të filloj një biznes të vetin në vend.
Për fund do t`i përmendim disa ajete kur`anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. ku bëhet
obligim dhënia e zekatit :

“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që
përulen.”(Bekare , 43).
“Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zekatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për
veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim
tuajin.”(Bekare , 110).
“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë
prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta
pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju,
ngase është i Madhëruar.”(Bekare , 267)
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh
me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është
qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”(Et – Tevbe , 103)
“Falni rregulisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që
të mëshiroheni.”(En-Nur , 56)
“Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godit
ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër
koprac. Përveç atyre që falen, të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe
për nevojtarin që nuk lyp. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit. Edhe
ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.”(El-Mearixh , 19-27)
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-
llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë,
ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.”(Bejjine , 5)
Ka edhe shume ajete kur`anore që flasin mbi dhënien e zekatit por ne për shkak të
kohës do të mjaftohemi vetëm me kaq.
Ndërkaq Muhammedi a.s. në shumë thënie të tij urdhëron dhëniën e zekatit si psh:

Është pyetur i Dërguari i All-llahut a.s. për zekatin në deve dhe ka thënë:”Cdo pronar i
deves i cili nuk jep zekat dhe nuk ndan qumështin të cilën e mjel kur vjen , në Ditën e
Gjykimit do të hidhet me fytyrë ose me shpinë në një humnerë të madhe e të gjërë.Në
atë ditë e cila do të zgjasë pesëdhjetëmijëvjet , të gjitha devet e tij ., madje edhe të
vegjlit e deveve të tij do ta shkelin me këmbët e tyre dhe t`i kafshojnë derisa të renditen
deri te i fundit.Kështu do të përsëritet derisa nuk u gjykohet njerëzve dhe derisa nuk
sheh secili se ku e ka vendin e vet , në Xhennet apo në Xhehennem.”
I pyetur për lopët , i Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:”Cdo pronar i lopëve dhe i
kafshëve të imëta i cili nuk e jep zekatin për to , në Ditën e Gjykimit do të hidhet para
tyre në një tokë të rrafshët dhe të butë e të shkretë.Asnjë lopë , apo dicka tjetër nga
kafshët e imta nuk do të mungojë.Nuk do të ketë kafshë me brinjë të lakuar dhe pa brirë
apo me brirë të thyer e të mos e shpojnë dhe shkelin me thundrat e tyre.Cila ta përfundoj
e para , do të vazhdojë tjetra edhe atë në ditën e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet ,
derisa nuk u gjykohet robërve të All-llahut dhe derisa secili të shohë se ku e ka vendin ,
në Xhennet apo në Xhehennem.”

Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut , a.s.:”Unë kam një bylyzyk prej arit;
a konsiderohet kjo pasuri për të cilën duhet dhënë zekat?””Kur pasuria arrinë vlerën për
të cilën jepet zekati , jepe zekatin për të.Nëse vepron kështu , atëherë ajo nuk do të
konsiderohet pasuri dhe mbledhje të pasurisë,” u përgjigjë Pejgamberi.10

Sadakaja

Sadakaja në Islam ka rrolin , rëndësinë dhe vecantinë e vet.Ajo është institucion social
në vetvete dhe një formë mjaft efikase rreth sulmimit të varfërisë.
Nga Ebu Malik El-Harith ibn Asim El-Esh`arij r.d. , transmetohet të ketë thënë:I Dërguari
i All-llahut a.s. ka thënë:”Pastërtia është gjysma e besimit.Falëminderimi ndaj All-llahut e
mbush peshojën.Lavdimi dhe falëminderimi i All-llahut e mbush hapësirën mes qiellit
dhe tokës.Namazi është dritë.Sadaka është dëshmi.Durimi është shkëlqim.Kurse
Kur`ani është dëshmi për ty ose kundër teje.Cdokush fillon ditën e tij dhe cdonjëri është
tregëtar i vetes së tij;mund të punoj punë të mira e ta lirojë atë ose mund të punojë punë
të këqija e ta shkatërroj atë”

Transmeton Muslimi

Dëshmi është rrezja e Diellit.Muhammedi a.s. thotë:”Kur të dalë shpirti i besimtarit , del
dhe me vete ka burhan( rreze) , sikur rrezet e Diellit.”Për këtë edhe argumenti i qartë
quhet burhan , sepse argumentimi i tij është tepër i qartë.
Po ashtu sadakaja është burhan( dëshmi-argument) për besimin e vërtetë të njeriut ,
ndërsa dhënia e sadakasë me kënaqësi është shenjë për ekzistimin e
imanit.Muhammedi a.s. ka thënë:”Tri gjëra kush i vepron , e ka shijuar ëmbëlsirën e
imanit:Kush e adhuron vetëm All-llahun , kush dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos All-
llahut dhe kush jep zekatin e pasurisë së tij me kënaqësi për cdo vjet.”Shkak për të
është se pasurinë e do shpirti i njeriut dhe bënë koprraci në të.Nëse arrinë në atë gradë
që të nxjerrë për All-llah , kjo është dëshmi se ky njeri është besimtar i vërtetë në
kuptimin e plotë të fjalës dhe beson në shpërblimin dhe dënimin e All-llahut.11
Mësuam pak për rëndësinë e sadakasë në Islam, por neve na ngel një pyetje ende e pa
përgjigjur në kokën tonë , për atë se ku dallon zekati prej sadakasë dhe cfarë definimi ka
sadakaja në aspektin terminologjik.
Zekati të cilin e obligoi feja, disa herë në gjuhën e Kur`anit dhe Sunnetit quhet
sadaka(lëmoshë), ashtu që Maverdi thotë:”Sadakaja është zekat e zekati është sadaka,
emri dallon përmbajtja përputhet .”All-llahu xh.sh. në Kur`anin Famëmadh thotë:”Merr
prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u
shtosh ( të mirat)...”

10
rreth haditheve më gjërësisht shiko librin:Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije ,
Shkup 2006 f.69-70
11
më gjërësisht shih librin Komenti i Dyzet Haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin
Mistu , Shkup 2003 f.192
All-llahu xh.sh. thotë:”Merr prej pasurisë së tyre ( të atyre që pranuan gabimin)
lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat)...”(Et-Tevbe , 103)
Po ashtu thotë:”Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës , nëse u
jepet nga ajo , ata mbesin të kënaqur , e nëse nuk u jepet , ata hidhërohen.”(Et-
Tebe , 58), “All-llahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj) t`ju takojnë vetëm të
varfurve (nevojtarëve), të ngratëve ( që s`kanë fare)...”(Et-Tevbe , 60 ).
Në hadith përmendet :” Nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë eunuk ( njësi matëse klasike) ,
po ashtu nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë dhud ( njësi matëse klasike) dhe nuk ka zekat
( sadaka ) nën pesë evak ( njësi matëse klasike).
Në hadithin e dërgimit të Muadhit në Jemen qëndron :”Tregoju se All-llahu ua ka
obliguar në pasurinë e tyre zekatin ( sadaka) që merret prej pasanikëve të tyre.”
Të gjitha këto ajete dhe hadithe përmenden për zekatin duke e quajtur sadaka.Prej këtu
edhe tubuesi i zekatit e mori emrin musaddekan , sepse ai tubon dhe distribuon
lëmoshat.
Megjithëatë përdorimi i gjërë nga njerëzit i ka bërë padrejtësi nocionit sadaka , sepse e
ka shëndërruar atë në shprehje për ndihmat vullnetare dhe për lëmoshat që u jepen
lypësve.
Mirëpo kuptimet e nocioneve te masat e gjëra nuk duhet të na mashtrojnë nga thelbi i
fjalëve në gjuhën arabe në kohën e zbritjes së Kur`anit.Rrënja e fjalës sadaka është
marrur prej fjalës sidk( sinqeritet).
Kadi Ebu Bekër Ibn El-Arebij ka thurur disa fjalë shumë të shkëlqyeshme rreth emërtimit
të zekatit sadaka.Ai thotë:”Kjo rrjedhë prej sinqeritetit ( sidk) në barazimin e veprës me
fjalën dhe besimin.Rrënja “sa de ka “ i referohet realizimit të diçkaje përmes diçkaje
tjetër dhe përforëcimit të tij me të.Në këtë kuptim është dhurata e kurorës së martesës (
sadaku-l-mer`eti) , gjegjësisht legalizimi dhe konfirmimi i martesës me obligimin e
pasurisë dhe të kurorës sipas normave të parapara juridike.
Kuptimi i të gjitha këtyre ndryshon me zgjedhjen e foljes.Kështu thuhet:”Saddeka fi-l-
kauli saddakan dhe tesdikan (ishte i sinqertë në bisedë) , tesaddeka bi-l-mali tesadukan
( dha lëmoshë prej pasurisë) , esdektu-l-mer`ete isdakan ( ia dhashë gruas dhuratën e
kurorës).Dhe cdonjërës prej këtyre fjalëve.Në këtë rastë , sinqeriteti i përgjason
lëmoshës në atë se , ai i cili është i bindur në fe se ringjallja është realitet , se jeta e
gjithmonshme është në Ahiret dhe se kjo botë është kanal për në botën tjetër , është
derë për në të mirë apo për në të keq-punon për të , e ofron tërë atë që e gjen në të.E
nëse dyshon në botën tjetër , tregohet përtac ndaj saj apo i jep përparësi diçkaje tjetër
ndaj asaj-tregohet koprrac , përgaditet për aspiratat e veta dhe e lë padore mbarimin e
vet.”
Themi:Për këtë , All-llahu xh.sh. e bashkoi lëmoshën me sinqeritetin , ashtu sikur që e
bashkoi koprracinë me gënjeshtrën në ajetin:”E , sa i përket atij që jep dhe ruhet.Dhe
vërteton bindshëm për të mirën.Ne do ta përgaditim atë për më të lehtën.E sa i
përket atij që bënë koprraci dhe ndien veten të pavarur ( nga Zoti).Dhe që
përgënjështron atë më të mirën.Ne do ta përgadisim për më të vështirën.”(El-Lejl ,
5-10).
Pra, lëmosha është dëshmi e sinqeritetit në besim dhe e besimit në ditën e gjykimit.12
Këto ishin disa perceptime të doktorit të nderuar Jusuf Kardavit , All-llahu i dhashtë edhe
më jetë inshallah.
Sadakaja është për nga natyra e saj mjaft e përhapur gjatë periudhës së Perandorisë
Osmane.Dihet mirëfilli se në atë kohë kanë ekzistuar vende të posaçme ku të pasurit
kanë lënë sadakatë e tyre dhe të varfurit kanë marrë në kohë të caktuar.Por ky sistem
dhe kjo metodologji ka funksionuar me një mbykqyrje të fshehtë nga ana e shtetit me

12
Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.41-43
qëllim që të mos ndodhin crregullime dhe padrejtësi rreth shpërndarjes së saj.Dijmë
parimin islam se edhe një buzëqeshje është sadaka , në fakt ne vetëmse mrrolemi dhe
qeshemi e nuk buzëqeshim.
Sadakaja në sistemin financiar islam ndikon përmes përmirësimit të gjendjes financiare
tek të varfurit.Në një farë mënyre është si një sistem social për raste të caktuara dhe
specifike.Si rezultat i sadakave të ndryshme ne kemi patur shumë dijetarë të njohur nga
mesi shqiptar si Ibrahim Dalliu , Hafiz Ali Korca , Hasan Tahsinin , Hoxhë Masuricën etj.

Tatimet

Me tatim nënkuptojmë pjesë e së ardhurës që merret nga personat fizik a juridik (


subjekteve tatimore) për plotësimin e nevojave të shtetit.Për mbledhjen e tatimit
kujdeset shteti përkatësisht organet shtetërore.
Termi tatim ngërthen nocionin e përbashkët për të gjitha ndarjet që bëhen nga pjesa e të
ardhurave ( më rrallë nga pasuria) të subjekteve tatimore( personat fizik dhe juridik) për
t`i përmbushur nevojat e përgjithshme dhe të përbashkëta të një shoqërie.Tatimi është
tagër e detyrueshme dhe bëhet pa kompensim të drejtpërdrejtë ndaj detyruesve të
tatimit.Destinimi i tatimit përcaktohet me buxhetin e shtetit.Për mbledhjen e tatimit
kujdeset shteti nëpërmjet organeve të veta të përcaktuara me ligj.
Tatimi si dukuri shfaqet së bashku me formësimin e shtetit.Gjatë historisë kanë
ndryshuar emërtimet e tagrave si edhe motivet të cilat e kanë arsyetuar mbledhjen e
tyre.Në literaturën profesionale e shkencore hasen definime të ndryshme për tatimet.Me
rëndësi është të vehet në pah se të hyrat dominante të shteteve bashkëkohore
përbëhen nga tatimet.Ky fakt shpjegon më së miri pse i kushtohet aq rëndësi gjetjes së
formave më subtile të përcaktimit të lartësisë së normave , madhësisë së bazës së
tatueshme etj.si edhe rreptësia e zbatimit të masave për vjeljen e tyre.13
Ky është aspekti i parë i definimit të problemit në fjalë.Ndërsa me termin taksë
nënkuptojmë detyrim , zakonisht në para, që sipas ligjeve të caktuara, shteti e merrë nga
shtetasit e vet ose me anë të doganës për të plotësuar buxhetin.14 Gjitha këto aspekte
ose definime janë në rregull deri në momentin e argumentimit dhe shpjegimit të tyre.Nuk
ka dyshim se tatimet gjatë gjithë historisë së njerëzimit kanë luajtur një rrol të
rëndësishëm në ekzistimin e shtetit dhe të financimit të saj.Kështu duke patur parasysh
efektet e saj gjithnjë e më pozitive në shoqërinë njerëzore dhe në individin padyshim që
edhe Islami i kushtoi një rëndësi dhe i dha hapsirë të duhur të manovrimit të saj.Tatimet
janë të ndryshme nga vendi në vend dhe rëndësia e tyre nuk mund të përcaktohet
saktësisht për periudhë ose për vend të caktuar.Sepse rrethanat implikojnë një lëvizje të
llojeve dhe karakteristikave të tatimeve dhe si të tilla janë mjaft atraktive për
analizim.Fillimisht për të ekzistuar një ekonomi e fuqishme dhe e drejtë ajo duhet
pikësëpari që sistemin e saj politik ta ketë të drejtë dhe ndikimi i saj në ekonomi të jetë i
natyrshëm.Kështu mund të themi se për mbledhjen e tatimeve nga shteti rroli i saj në
ekonomi duhet të jetë balancues ndërmjet vlerave të vërteta dhe të mos implikoj ide dhe
mendime që ekonominë e cojnë kah degradimi dhe moszhvillimi i saj.Imam Shatibiu
konsideron se shteti duhet të intervenoj brenda aktiviteteve ekonomike të individëve
atëherë kur ata veprojnë kundër interesave ekonomike të shoqërisë.Njëashtu ai lejon që
udhëheqësi i shtetit me forcë t`i ndalë të gjitha llojet e eksploatimeve në shoqëri dhe të
vendos një sistem të atillë ekonomik me anë të të cilit do të mënjanoheshin të gjitha

13
Më gjërësisht shih:Leksikon i Vogël Ekonomik , Prof.Dr,Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006 , f.461-462
14
Fjalor i gjuhës së sotme shqipe në formën elektronike
pengesat për plotësimin e nevojave në shoqëri. 15Nga kjo kuptojmë se në të mirë të
individit është pagimi i tatimeve shtetit pasiqë në këtë mënyrë ai arrinë deri te shërbimet
kualitative për jetën e tij dhe të familjes së tij si në aspektin shëndetësor, social,
ekonomik arsimor etj.Njëashtu edhe përmes politikave të ndryshme ekonomike shteti
duhet të ndërhyjë në ekonomi me qëllim që të ndalojë monopolet ose tentimet për një
gjë të këtillë, të ndaloj stimulimin e veprimtarive që është në dëm të ekonomisë së
vendit, t`i ndaloj produktet e jashtme me qëllim favorizimin e produkteve të brendshme ,
të ndikoj mbi uljen e cmimeve në të mirën e shoqërisë etj.Këto janë të gjitha aspekte që
në mënyrë direkte apo indirekte mund të themi se lidhen me tatimet dhe bazat e
saja.Sepse tek e fundit mbrojtjen e pasurisë e ka cekur edhe i Dërguari i All-llahut a.s. ku
thotë në një hadith të tij :”Cdo mysliman e ka të ndaluar ndaj vellaut të vet mysliman
gjakun ( ta vrasë), pasurinë ( të mos i`a grabisë) dhe nderin ( të mos e fyej )”. 16Kjo
është një vështrim mjaft i arsyeshëm për njeriun në veçanti dhe muslimanët në
përgjithësi.Mbrojtja e pasurisë për myslimanin nënkupton që shteti të kujdeset për të në
mënyra të ndryshme ku si bazë mjaft e fortë është edhe marrja e tatimit në pronë , në të
ardhura, në fitim etj.Tatimet kanë rëndësinë e tyre dhe rrolin fiskal në të gjitha vendet me
rëndësi dhe luajnë rrol edhe si instrumente ekonomike dhe sociale. 17
Njeriu ka një numër detyrash si antar i një “ familje “ më të madhe, shoqërie , shteti
anëtar i të cilit është ai.Në fushën ekonomike individi paguan tatime të cilat shteti i
shpërndanë në dobi të shoqërisë.Tarifet e tatimit ndryshojnë sipas llojeve të të
ardhurave : është interesante të përmendin se Kur`ani i cili ka dhënë udhëzime precize
për harxhimet e buxhetit , nuk ka dhënë rregulla e as tarife mbi të ardhurat e shtetit.Duke
respektuar të gjitha detajet e pratikës së Pejgamberit a.s. dhe pasardhësve të tij të
drejtpërdrejtë , heshtja e Kur`anit mund të shpjegohet si dhënie e lirisë së shtetit të
ndërrojë rregullat sipas rrethanave, duke i udhëhequr sipas interesave të popullit.Që në
kohën e Pejgamberit a.s. është mbledhur zekati, mbi një numër minimal të të ardhurave
pa zekat , fshatari jep të dhjetën e vjeljeve të tij , nëse tokën i`a ujit shiu ose vërshimet e
ujit , ndërsa gjysmën e asaj shume nëse tokën e ujit nga pusi.Në tregti dhe në
eksploatimin e xeheve paguhet 2.5 % nga vlera e pasurisë.Përsa i përket karvanëve të
huaja, në kohën e Pejgamberit a.s. dogana në emër të të drejtës së importit arrinë të
dhjetën .Mirëpo ky fakt është me interes të përmendet, kalifi Omer r.a. i cili praktikoi atë
taksë në gjysëm për disa lloje artikujsh që vinin nga Medineja, ai presedan i autoritetit të
lartë na jep mundësi të parandjejmë principet e politikës financiare islame.Në kohën e
Pejgamberit a.s. është dhënë zekat edhe për devet, dhentë, lopët, madje ato që janë
rritur nëpër kullosat e shtetit , duke llogaritur mbi të ardhurat minimale e cila gjithmonë
është e liruar nga zekati.gjithëashtu kanë qenë të liruara shtazët që kanë shërby për
transport, lavra dhe për ujitje.Ekziston edhe një taksë , 2.5 % në kursimet, ar dhe
argjend .Ajo e ka detyruar individin që ta aktivizoj pasurinë e vet ( të vejë në qarkullim ) ,
e jo ta tuboj dhe ta grumbullojë.18
Gjitha këto aspekte që u përmendën janë të një rëndësie të vecant për individin dhe
shoqërinë.Sepse përmes taksave njeriu përfiton por edhe shoqëria, kështu interesi është
i përbashkët dhe këtu nuk ka kurrnjëfar të keqeje dhe shfrytëzimi.Nëse vështrojmë
aspekte të ekonomisë perëndimore dhe parimet e ekonomistëve perëndimor mbi
marrjen e tatimeve atëherë ne vërtet nuk bijmë ndesh me sheriatin Islam .Sepse gjatë
pagesës së tatimeve duhet të ekzistojnë disa principe dhe rregulla,duke u nisur nga
kater principet e Adams Smithit sic janë : barazia, saktësia , siguria dhe lehtësimi gjatë

15
më gjërësisht shiko në Mendimet Ekonomike Islame I , Grup Autorësh, Tetovë 2002 f.75
16
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005 f.102
17
Veliki Finansijski Prirucnik 1 Grup Autorësh, Beograd 1974 f.287
18
Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullahu, Shkup 1985 f.158-159
mbledhjes së tatimeve.19 Këto principet njëherit edhe janë bazë mjaft efikase në
vështrimin tonë mbi urtësinë e tatimeve.Dhe për në fund do të numërojmë disa
dobishmëri të individit dhe shoqërisë nga shfrytëzimi i tatimeve . Këtu nuk kemi për
qëllim të vendosim baza shkencore të rradhitjes sonë por thjesht një përsiatje
metodologjike nga ajo që mund ta perceptoj koka e njeriut në nxjerrjen e urtësive të
tatimit .

1.Tatimet sigurojnë shtetin-Në këtë mënyrë mbushet arka shtetërore dhe ka një bazë
sigurie shteti nga të ardhurat e shoqërisë së saj.Marrja e tatimeve nga shteti ka karakter
zhvillimi të saj dhe shoqërisë njëashtu edhe forcimi i saj i brendshëm dhe hartimi i
politikave të saja strategjike të jashtme ndërlidhet në mënyrë direkte me pagesën e
tatimeve nga individët dhe subjektet ekonomike për shtetin.Në këtë mënyrë njëashtu
edhe financohet operatura shtetërore e cila punon për të mirën e shoqërisë dhe
sakrifikon kohë dhe mund në këtë aspekt.

2.Tatimet sigurojnë shoqërinë-Përmes pagesës së tatimeve shoqëria mund që t`i


absorboj mirësit që rrjedhin nga këto e që janë me të vërtet të shumta.Përmes këtyre
mundësohet që njerëzit dhe shoqëria të kenë një infrastruktur mjaft të zhvilluar dhe që i
përshtatet trendeve bashkëkohore dhe botërore.Njëashtu edhe ndërtimi shkollave dhe
instituteve shkencore është në të mirën e shoqërisë ku ky ndërtim nuk do të mund të
realizohej pa bazën e saj fillestare në investim pagesën e tatimeve nga shoqëria.Këto
institute ndikojnë direkt në zhvillimin e shoqërisë dhe menaxhimin e saj kah ajo që është
e dobishme për shoqërinë dhe ndalimin e të dëmshmes për të .Krijohen gjenerata të tëra
intelektualësh të cilët do t`i shërbejnë kësaj shoqërie.Njëashtu financohet edhe ushtria
dhe policia dy elemente kyce në mbajtjen e rendit , sigurisë dhe qetësisë brenda shtetit
dhe shoqërisë së tij.

3.Tatimet sigurojnë individët-Individi tash duke nxjerrur pjesë nga e ardhura e tij për
sigurimin social , invalidor, penzional etj ai ose familja e tij pas një periudhe të caktuar
ndjenë një masë të caktuar të sigurisë.Zaten edhe puna më e mirë që mund të bëhet në
Islam është edhe ushqimi i familjes tënde dhe sigurimi i saj nga sprovat materiale në
këtë botë.Njëashtu individit i mundësojnë një shkollim mjaft cilësor, mjekim të tillë, një
jetë të rehatshme dhe siguri të plot nga hajnat e ndryshëm.Këtu duhet të ceki edhe një
urti mjaft interesante, njeriu ose myslimani i cili mendon se ka arritur një masë të caktuar
të diturisë islame mendon se është mirë që t`i bëhet dëmë shteteve të ndryshme që nuk
kanë kushtetut islame dhe mendojnë se nuk është mirë që këtyre vendeve t`u jepet
tatim.Po mir, këto vende që t`i i quan se janë kundra teje, tije të siguruan strehë, sigurim
social, sigurim penzional, bile të pranuan nën prehrin e tyre në kohën kur shteti i jotë të
përndjeki dhe t`i nuk e sheh të arsyeshme që obligimet që ke ndaj saj t`i kryesh.Të lutem
logjiko.

Kamata

“Në mesjet popullata ka qenë bujqësore.Atje sikur nën qeverinë feudale, tregti ka
mundur të ketë vetëm pak dhe për shkak të kësaj edhe profiti ka qenë i vogël.Për shkak
të kësaj ligjet për fajdexhitë kanë qenë të arsyetuara.Megjithëatë në ndonjë tokë

19
Rroli dhe ndikimi i Tvsh në politikën e pergjithshme fiskale të R.M. , Selami Aziri , Tetovë 2006 f.3
bujqësore njeriu shumë rrallë ka arritur në pozitë që të marrë para borxh vetëm nëse
varfërohet dhe jetonë në mjerim...Henri VII e kufizoi interesin(kamatën) deri në 10
%.Jakov I e kufizoi në 8%, Karl II në 6 %, Ana në 5%...Në atë kohë dhënësit e kredive
kanë qenë monopolista dhe për atë ka qenë vështirë që ato të vendohen nën
kontroll...Në kohën tonë norma e profitit e rregullon normën e interesit; në atë kohë
norma e interesit ka rregulluar normën e profitit.Kur dhënësi i kredisë ka venduar normë
të lartë interesi për huamarrësin , tregëtari ose huamarrësi është detyruar që të ketë si
synim normë të lartë profiti.Për shkak të kësaj prej xhepit të konsumatorit është marrë
një shumë e madhe e parave që të vijë në xhepin e huamarrësit të kredisë.”
“Më thuhet se tash merren për cdo vjet në panagjurin në Lajpcig 10 guldena, ajo është
30 përqind; disa shtojnë se në panagjurin në Nojenburg , ka qenë 40 përqind: me të
vërtet është ashtu apo jo , unë këtë nuk e di.Për marri , cfarë shejtani i zi në fund do të
dalë?...Cili tash në Lajpcig i ka 100 flori , ai në vjet merrë 40 , ajo do të thotë që në vjet
të hahet një fshatar osë një qytetar.Nëse ai ka 1000 flori, atëherë ai në vit merrë 400, ajo
do të thotë se në vit ai hanë një ricar ose një vitez.Nëse ai ka 10000 flori , atëherë ai në
vitë merrë 4000; ajo do të thotë që ai në vit do të hajë një grof.Nëse ai ka 100000 flori,
atëherë ai në vit merrë 40000 që do të thotë se ai në vit hanë një knjaz të madh.Nëse ai
ka 1000000 flori, atëherë ai në vit merrë 400000, që do të thotë se për një vit ai hanë një
mbret të madh.Dhe pastaj nuk u bie pre asnjë rreziku në jetë e as në pasuri, asgjë nuk
punon , rrinë ndër hije dhe pjekë molla: që do të thotë se një idiot i tillë mund të rrijë
edhe për dhjetë vite në shtëpi dhe ta hajë krejt botën.”
“Para 15 viteve kam shkruajtur kundër fajdes , sepse ajo aq shumë ishte forcuar në cka
nuk munda të shpresoj në asnjë ndryshim në të mirë.Prej asaj kohe ajo aq shumë u
zhvillua dhe u avancua cka më nuk dëshiron të mbetet si pjesë por si tërësi , nuk
dëshiron të mbetet si mëkat e as si turp, por nderohet si dicka grandioze dhe
ndershmëri, sikur ajo t`u kushtonte njerëzve dashuri të madhe dhe ndonjë shërbim
krishter.Cka mund të ndihmoj tash këshilla kur turpi u shëndrrua në nder, a mbajtësi i
turpit mirëbërës.”
“Lombardian, evrej , fajdexhinj dhe gjakpirës ishin bankierët tanë të parë, ndërmjetësit
tanë të parë bankier, karakteri i tyre thuajse mund të quhej infamen...Pastaj atyre iu
bashkuan artaritë londineze.Tërësisht marrur...bankierët tanë të parë ishin...kompani
shumë e keqe, ata ishin fajdexhinj egoist, zemërngrënës me zemër prej guri.”
“Shembullin që dhanë Venecijanët”(themelimi i një banke)” gjeti aq shpejt përkrahës ; të
gjitha qytetet afër detit dhe përgjithësisht të gjitha qytetet tjera , të cilët kanë krijuar me
pavarsinë e tyre dhe me tregëtinë e tyre një emër , formuan bankat e tyre të para.Kthimi
tek anijet e tyre , e cila shpesh ka ndodhur që të vonohet, pavërejtur sjelli deri te
shprehija e marrjes kredi, ndërsa zbulimi i Amerikës dhe prej këtu tregëtia me të edhe
më shumë e forcuan këtë shprehi.” “Përcjellja e anijeve bartëse me mall forcoi marrjen e
krediteve në shuma të mëdha, cka patë ndodhur vecse në shekullin e vjetër në Athinë
dhe Greqi.Qyteti Brizh ka patur 1308 shoqata sigurimi.”
“Prej parave të dhëna me interes(kamatë) te populli jonë afërsisht e dhjeta pjesë a është
dhënë për biznesmen , që me to ta udhëheqin ndërmarjen e tyre ; ato që në pjesën më
të madhe janë artikuj luksoz dhe për shpenzimet e atyre njerëzve, të cilët edhe pse janë
pronar të mëdhenjë prapë paratë e tyre shumë shpejt i japin në krahasim me pasurinë e
tyre të palëvizshme, ato më shpejt këto pasuri të palëvizshme i vëndojnë nën hipotek.”
“Varshava bëri një operacion të madh me fletobligacionet , vetëmse qëllimi kryesor dhe
baza e saj ishte veprimtaria me fajde e bankierëve të tyre.që të vijnë deri te paratë, ato
janë munduar dhe kanë gjetur jashta vendit kredi për fletobligacione in blanco...”
“Kisha ndaloi që të merret kamata, mirëpo nuk ndaloi që të shitet prona, që të ndihmoj
dikënd që të pasurohet përmes rrugëve piramidale...Pa ndalimin e interesave
(kamatave) kishat dhe manastiret asnjëherë nuk do të kishin mundësi që të bëheshin aq
të pasura.”20
Ndërkaq në një vend në internet shkruante kështu:” Drejtori i keshillit drejtues "Sosijete
zheneral banke" ne Serbi , Goran Pitic vleresoi nje politike te re monetare NBS qe do te
sjellte deri te aplikimi i sistemit "Stop Kamates" neper banka...
"Me shume ky sistem varet edhe nga ajo se sa NBS punon ne rezervat e saj me
aplikimin e ketij sistemi "Stop Kamates", tha Pitic."
"Une edhe me tej jam i bindur se shkaktar kryesor te inflacionit ne te hyrat publike , ne
deficitin kuazifiskal dhe ne strukturen monopolistike eshte sistemi kamator", deklaroi
ai....
NBS ka eksperimentuar mjaft deri tani per venien ne kontroll te inflacionit , tha Pitic...”21

Thotë All-llahu xh.sh. në kur`an:”All-llahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat”.(


El-Bekare, 276)
”Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai i
çmenduri nga të prekurit e djallit...”( Bekare , 275)
Kamata në tërësi është dëm-sherr, në esencë ajo është zullum-padrejtësi, ndërkaq
prezenca e kamatës në transaksione është gjë e urrejtur të cilën nuk e don mendja e
shëndoshë.Të gjitha librat qiellore e kanë konfirmuar të qenit e kamatës gjë e urrejtur,
për atë edhe të gjitha librat qiellore e ndaluan.
Kamata është tirani ndaj njerëzve dhe shfrytëzim jo i drejtë i nevojave dhe gjendjes së
ngushtë të tyre për t’i grabitur pasuritë e tyre në mënyrë jo të ndershme.Mirëpo, ky
mesazh i mbrapsht i kamatës, çdo herë shkakton kundërefekt dhe reflektohet negativisht
në jetën njeriut.Kjo, ngase karakteri i këtillë i kamatës ngjall urrejtje, mllef dhe armiqësi
në zemrat e të pësuarve nga kamata, poashtu shkakton grindje dhe kacafytje mes
njerëzve duke e kallur ndjenjën e hakmarrjes te njeriu.
Nga aspekti social, kamata e zgjeron hendekun në mes shtresave të njerëzve.
Së këndejmi, mund të themi se nuk bën të shihet ndalimi i kamatës thjesht si një
dispozitë juridike Islame e cila dikton ndëshkim në botën tjetër dhe reflektohet
negativisht në karakterin e njeriut në këtë botë, por kjo dispozitë ka ndikim të qartë dhe
evident në ekonomi, finansa, menazhimin e resurseve dhe planifikimin e buxhetit të
shtetit apo kompanisë.
Pra, kjo dispozitë participon në fikh-jurisprodencën Islame, ekonomi, politikën financiare,
politikn sociale, etj, sepse sikur që kanë konstatuar ekspertët e ekonomisë, kamata
shkakton trazira ekonomike dhe sociale për shkak të përhapjes së papunësisë, rritjes së
çmimeve, uljes së prodhimit, etj.Poashtu, pasojat e saj kanë të bëjnë edhe me aspektin
psikologjik sepse Allahu xh.sh. e shpalli për ndalimin e kamatës ajetin më të tmershëm
në Kur’an duke i shpallur luftë atij që nuk largohet nga kjo punë e
shëmtuar.Njëkohësisht, edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s. tregoi se kamata është prej
mëkateve më të mëdha shkatërruese të cilat ia ekspozojnë njeriun dënimit të
dhimbshëm në botën tjetër dhe mos përfshirjen e tij në mëshirën e Allahut në këtë
botë.Poashtu, i dërguari i Allahut e mallkoi atë që e han kamatën, atë që e jep kamatën,
atë që e shkruan aktin me kamatë dhe ata që e dëshmojnë aktin e kamatës.
Nisur nga kjo, themi se urtësia e parë e ndalimit të kamatës është ndalimi i
padrejtësisë, mirëpo jo në kuptim të ngushtë të fjalës, gjegjësisht padrejtësi e cila
përfshinë një sferë të caktuar por jo edhe sferat tjera.Kamata është padretësi-zullum në
ekonomi, në marrëdhëniet shoqërore, në formimin e personalitetit të njeriut, në aspektin
psikologjik, etj.Kamata është padrejtësi edhe nga aspekti i mbylljes së dyerve të

20
Vëllimi i III i veprës KAPITAL të autorit KARL MARKS viti i botimit 1976 në Shkup f.562,563
21
http://www.blic.co.yu/blic/arhiva/2006-09-11/strane/ekonomija.htm
mirësisë ndaj njerëzve, e lufton solidarizimin e njerëzve mes veti, e apstrahon
bamirësinë ndaj tjetrit, etj.Kjo, ngase nevoja e skamnorit dhe nevojtarit nuk plotësohet
me lëmoshë dhe borxh bamirës, por kjo nevojë plotësohet me kamatë, ndërkaq pas
ndalimit të kamatës, njerëzit do të solidarizohen mes veti duke i ndihmuar njëri tjetrit pa
interes dhe pa mos menduar që ta shfrytëzojnë nevojën e skamnorëve për ta shtuar
pasurinë e të pasurve në mënyrë jo të ndershme.Nëse e analizojmë urtësinë e ndalimit
të kamatës nga aspekti ekonomik, do të bindemi se kamata e pengon procesin e
investimit të pasurive në projekte të dobishme si dhe del problem kryesorë në rrugë të
kërkimit të pasurisë hallall përmes shitblerjes legjitime dhe bizniseve tjera brenda
kornizës Islame.22

Instrumentet Financiare Islame

Ne vetëmse biseduam rreth disa prej instrumenteve të financës islame.Por më


konkretisht rreth instrumenteve kyqe te saj nuk kemi biseduar ende.Ato
instrumente janë të shumta dhe mjaft fleksibile e të kuptueshme dhe të
zbatueshme në shoqëri, por ne do t`i përmendim vetëm disa më kryesoret e tyre.

Mushareka: Kjo i referohet thjeshtë partneritetit. Kjo është si një marrëveshje për punë
të përbashkët që nënkupton kushtet e partneritetit. Për shumicën e punëve të
përbashkëta (partneritetet) që të janë në pajtim me ligjin islamik, të dyja palët duhet të
marrin pjesë në fitim dhe humbje, e jo vetën në profit/fitim. Kjo teknikë mund të përdorët
për investime apo financime afat-shkurta. 23Partneritet, e lidhur per periudhe te caktuar ,
e formuar per realizimin e ndonjë projekti te caktuar.Te kjo formë partneriteti ose te ky
instrument i bankës islame duhet që në fillim me nënshkrimin e marrëveshjet të caktohet
forma e ndarjes së fitimit dhe mënyra e mbulimit të humbjes.Sipas kësaj forme me
menaxhimin e projektit duhet të caktohet vetëm një person i caktuar , ndërsa banka me
pjesëmarrje simbolike përfaqëson menaxhimin e saj me këtë projekt të caktuar
ekonomik ose investues.24 Musharakeja është një term që shpesh përdoret në kontekst
të mënyrave islame të financimit. Konotacioni i këtij termi është paksa më i kufizuar se
termi Shirkeh, i cili rëndom është përdorur në të drejtën islame. Për të pasur për qëllim
qartësimin e koncepteve bazë, e shohim të rrugës që në fillim t'i shpjegojmë kuptimet e
secilit term veç e veç. Fjala shirkeh do të thotë"pjesëmarrje / ndarje" dhe në
terminologjinë e Fikhut islam, ajo ndahet në dy lloje:
1) Shirketu'l-milk: të thotë 'bashkëpronësi' e dy a më shumë personave mbi një pronë të
caktuar. Ky lloj shirketi mund të lindë në dy mënyra të ndryshme: ndonjëherë ajo
formohet në bazë të zgjedhjes së palëve. Për shembull, nëse dy a më shumë persona
blejnë një pajisje, ajo do të jetë pronë e përbashkët e të dyja palëve dhe relacioni midis
tyre sa i përket kësaj prone quhet shirketu'l-milk. Këtu ky relacion ka lindur si rezultat i
zgjedhjes së tyre, ngase ata vetë kanë vendosur ta blejnë bashkërisht atë pajisje.
Mirëpo, ka raste kur ky lloj shirketi lind në mënyrë automatike pa ndonjë veprim të
ndërmarrë nga palët. Për shembull, pas vdekjes së një personi, të gjithë pasardhësit e tij
e trashëgojnë pasurinë e tij, e cila bëhet pronë e përbashkët e tyre si pasojë automatike
e vdekjes së atij personi.

22
URTËSIA E NDALIMIT TË KAMATËS , Mr.BASHKIM ALIU f.2
23
burimi: www.ekonomia-islame.com
24
burimi: www.biznis.com
2) Shirketu'l-'akd: është lloji i dytë i shirketit që nënkupton "një ortakëri të bazuar në një
kontratë të ndërsjellë". Me qëllim shkurtësie mund të përkthehet edhe si "ndërmarrje e
përbashkët komerciale".Shirketu'l-akdi më tej ndahet në tri nënlloje:
a) Shirketu'l-emval, ku të gjithë ortakët investojnë kapital në një ndërmarrje komerciale.
b) Shirketu'l-a'mal , ku të gjithë ortakët bashkërisht vendosin të ofrojnë disa shërbime
për shfrytëzuesit e tyre dhe ku çmimi i fituar nga këto shërbime shpërndahet ndër ortakët
sipas një përqindjeje të marrë vesh më parë. Për shembull, nëse dy persona merren
vesh që të nisin bashkërisht shërbime rrobaqepësie për shfrytëzuesit e tyre me kusht që
fitimet e realizuara në këtë mënyrë të derdhen në një fond të përbashkët i cili më vonë
do të ndahet midis tyre pa marrë parasysh shumën e punës që e ka kryer aktualisht
secili prej tyre, ky lloj ortakërie do të ishte një shirketu'l-a'mal, që ndryshe quhet edhe
shirketu't-tekabbul ose shirketu's-sana'i ose shirketu'l-ebdan.
c) Nënlloji i tretë i shirketu'l-akdit është Shirketu'l-vuxhuh , Këtu ortakët nuk investojnë
asgjë. Krejt atë që këtu e bëjnë ortakët është të blejnë mallra me pagesë të shtyrë e t'i
shesin të njëjtat me para në dorë. Fitimi i realizuar në këtë mënyrë ndahet ndërmjet tyre
në përqindje sipas marrëveshjes.
Të gjitha këto forma të "pjesëmarrjes / ndarjes" ose ortakërisë titullohen si shirkeh në
terminologjinë e Fikhut islam, ndërsa termi musharake nuk haset në librat e fikhut. Ky
term (pra musharakeja) tani vonë ka filluar të përdoret nga ana e atyre që kanë shkruar
lidhur me temën e formave islame të financimit dhe normalisht është i kufizuar në një lloj
të veçantë të shirketit, respektivisht, të shirketu'l-emvalit, ku dy ose më shumë persona
investojnë nga një sasi të kapitalit të tyre në një ndërmarrje të përbashkët komerciale.
Megjithëkëtë, ngandonjëherë kjo e përfshinë edhe shirketu'l-a'malin, ku ortakëria
zhvillohet në biznesin e shërbimeve. Nga ky diskutim bëhet e qartë se termi shirkeh ka
një kuptim më të gjerë sesa termi musharake ashtu siç përdoret sot. Ky i fundit është i
kufizuar vetëm në shirketu'l-emvalin, kurse i pari i përfshinë të gjitha llojet e
bashkëpronësisë dhe të ortakërisë. Tabela 1 tregon llojet e ndryshme të shirketit dhe dy
llojet që quhen musharake në terminologjinë moderne.Duke qenë se musharakeja është
më relevante për qëllimin e diskutimit tone dhe se është thuajse analoge me shirketu'l-
emvalin, ne tani do të merremi me të, duke sqaruar në radhë të parë konceptin
tradicional të këtij lloji shirketi, e pastaj do t'i kushtojmë edhe pak kujdes zbatimit të saj
në konceptin e financimit në kontekstin modern.25

Murabaha: Perfaqeson shitjen e mallit me cmim qe haptazi tregohet fitimi i shitësit dhe
blerësit.Ky instrument sot është njëri prej instrumenteve më me rëndësi për bankat
islame.Klientët janë informata të sakta se për sa para kanë nevojë për të funksionuar
biznesi i tyre si duhet, por edhe bankat ndaj klientit të saj tregon një sinqeritet të hapur
se deri në sa para mundet t`i huazoj dhe sa kërkon fitim nga ai huazim.Mirëpo ky
instrument në krahasim me instrumentet tjera bankiere është më në rrezik për shkak të
hapësirës për manipulim nga personat e tretë dhe nga vet pjesëmarrësit në biznes.26
Njëra nga llojet më kontroverse të transaksioneve, është kontratë e shitjes në të cilën
pagesat bëhen pas një kohe pasi që të mirat janë kontraktuar (për të cilat është kryer
transaksioni). Shfrytëzohet si bazë në punën bankare të bankave islamike moderne
duke qenë se pagesa e marrë për pagesën e vonuar është më e lartë se çmimi i tregut (
zakonisht sipas një shume që krahasohet me shkallët e interesit/kamatës).27 Murabaha

25
HYRJE NË SISTEMIN FINANCIAR ISLAM , po aty f.15-16
26
www.biznis.com
27
burimi:www.ekonomia-islame.com
është një term i së drejtës së sheriatit i cili përfaqëson një lidhje të vecant në shitje ku
me shitësin (bankën) mirren vesh me blerësit e tyre që t`I sigurojnë mallrat ë ndryshme
(matrial ndërtimor , pajisjet , aparatet shtëpiake etj) në bazë të dhënies së një pjese të
caktuar fitimi paraprakisht.Element kyc I murabahas është që me të vërtetë shitësi të
tregoj saktësisht profitin e tij blerësit.28

Mudarabe: (Poashtu quhet edhe Kirad): Kjo është kontratë e ndarjes së fitimit dhe
humbjes. Në këtë njëra pale ofron kapitalin ndërsa tjetra menaxhon ndërmarrjen. Nëse
ka humbje, pronari i kapitalit pëson humbje në financa, ndërsa menaxhuesi pëson
humbje në punë. Nëse ka fitim, të dyja palët ndajnë fitimin sipas marrëveshjes
paraprake.. 29
El-Mudarebe është partneriteti mes dy apo më tepër personave kur njëri merrë pjesë më
kapital kurse tjetri me punë dhe aktivitet , duke u marrë vesh që profiti të ndahet mes
tyre konform përqindjes së caktuar.
Humaniteti i sistemit ekonomi islam në këtë drejtim shihet në faktin se Islami e ndaloi
kamatën , por hapi para muslimanëve mundësi të reja të shtimit të pasurisë dhe profitit
në mënyrë të ndershme dhe duke mos përfituar në kurriz të të tjerëve.
Mudareba përfaqëson pjesëmarrjen e përbashkët në bankën islame ndërmjet klientëve
dhe bankës në projekte të caktuara. Perfaqeson marrëveshje midis dy paleve ku njëra
pale(raab al-mall) ose shfrytëzuesi i te drejtave, i beson parate e veta pales tjetër e cila
quhet(mu-darib) ose i besueshmi. Sipas këtij instrumenti paratë merren hua dhe
njëkohësisht merret pjesë edhe në fitim edhe në rrezik.Nëse dy individ, psh. bashkohen,
secili jep gjysmën e kapitalit dhe nëse punojnë së bashku , ndarja e fitimit nuk është e
rëndë, por nëse kapitali rrjedh nga një anë, kurse puna nga ana tjetër , ose nëse dy vetë
japin kapitalin dhe vetëm njëri punon , e kështu me rradhë, atëherë shpërblimi i merituar
në punën e kryer , në bazë të kushteve të konfirmuara më parë , merren parasysh para
se të ndahet fitimi.Me siguri janë ndërmarrë edhe masat e sigurimit që të evitohet rreziku
, por Islami lyp që në cdo marrëveshje kontraktuese të dy anët e kontraktuara të marrin
pjesë edhe në fitimin edhe në humbjen me të njëjtat kushte.
Ky instrument i bankës bazohet në atë që njëra palë dhe tjetra duhet të kenë të drejtë
pjesëmarrje në profit edhe pse mallrat e të dy palëve në cilësi dallojnë.Nuk është në
rregull që të caktohet shumë fikse në marëveshje dhe sipas këtij instrumenti patjetër
duhet ajo të përfaqësohet në marëveshje me përqindje.Ndërsa në rast të humbje secili
humb atë që e ka investuar dhe as më shumë e as më pak.Sipas kësaj banka humb
mjete të saja financiare ose materiale, ndërsa klienti humb kohën, mundin dhe kjo
paraqet humbje jomatriale. Principe sipas të cilave nuk është shprehi përzierja e kapitalit
vetanak të mudarebes me kapitalin e marrëveshjes mudarebe përfaqëson principin
klasik të këtij instrumenti bankar, ndërsa mudarebe në kohën moderne ose neoklasike
dominon rregulli se bankat islame duhet të shfrytëzojnë qeverisjen më kapitalin aksionar
bashkarisht me kapitalin e depozitorëve të saj. Rëndësia e këtij inovacioni në sistemin
financiar islam është e pakrahasueshme.30

Ixharah(Lizing): Është kontratë që përfshinë dhënie me qira me anë të së cilës

28
Islamsko bankarstvo u praksi , Mr. Ahmet Alibašić f.3
29
burimi:www.ekonomia-islame.com
30
Islamsko bankarstvo , Edhem Bakšić Sarajevo 2002 f.9-10
shërbimet e personit apo një entiteti legal apo organizatë mirën me qira në kompensim
për një pagesë për të cilën janë pajtuar më pare. Kjo kontratë është e ngjashme me
qiradhënie apo pagesë hyrëse për hua, apo marrëveshje për qira-angazhim-blerje. Kjo
mund të ketë si pike përfundimtare kalimin e pronësisë nga njëra pale në tjetrën
31
tërësisht.
“O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni
atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të
shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t'i diktojë ai
që pranon borxhin, le t'i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë
send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht,
është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt
kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë
se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy
gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t'ia përkujtojë tjetra.
Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë
dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu,
më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e
menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë
mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i
pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai
është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-
llahu ju dhuron dituri (të jashtzakonshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo
send. “ ( 2 : 282 )
“E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng
(paradhënie ose kapar). E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta
zbatojë atë (emanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij.
Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet,
All-llahu di atë që veproni.( 2 : 283 ) “
Para se të përshkruajmë lizingun, paraprakisht do të përmendim dy nga principet bazë
të financave në Islam me qëllim të zhvillimit të premisë për shqyrtim-kuptim plotë për sa i
përket lizingut.
1.duhet të jetë financë aktive
-principi i parë bazë i Sheriatit është se, si kundërshtare e marrdhënieve tregtare
monetare konvencionale apo tradicionale. Profiti [shtë fituar kur diçka që ka dobi të
qenësishme është shitur apo ofruar për shfrytëzim. Paraja nuk ka vlerë të qenësishme
apo të brendshme, si e tillë, transaksionet me para ( i njejti qarkullim ) nuk mund të
nxjerë profit për derisa RIBA e këmben atë në cilësi reale për të transaksionuar.
2.duhet të jetë një elemnt i rrezikut
-elementi i dytë bazë i Sheriatit është se nuk mund të pretendohet për profit apo shërbim
për një pronë /transaksion rreziku i së cilës nuk rrjedh nga vet prona/transaksioni.
Duke u bazuar në principet themelore të lartpërmendura, mënyrat apo instrumentet më
ideale për sa i përket financave në Sheriat janë MUSHARAKA dhe MUDARABAH, të
ndjekura nga Selam dhe Istinsa.Murabaha dhe lizingu nuk janë mënyra origjinale për sa
i përket financave. Sidoqoftë, plotësimi i nevojave speciale në rast ku mënyrat apo
insturmentet ideale si MUSHARAKA dhe MUDARABAHA nuk zbatohen për çfarëdo

31
burimi:www.ekonomia-islame.com
arsye, kanë qenë të lejuara në subjektin e Sheriatit, në kushte speciale.32

Përfundim

Këtu edhe po e përmbyllim analizën tonë me shpresë se kemi qenë të kuptueshëm nga
masa e lexuesve..Në pika të shkurtra u munduam që të sqarojmë disa probleme
ekonomike që tangojnë realitetin e ekonomisë bashkëkohore dhe calimin e shumicës së
shteteve në botë.Kolapsi ekonomik botëror ka zgjidhje , për këtë dëshmuan këto
argumente të cilat u munduam t`i analizojmë nën frymën e ekonomisë islame dhe
parimeve të saj të cilat ishin bazë e analizave tona.Si alternativë në këto kohëra po na
paraqitet sistemi financiar islam i cili ka zgjidhje mjaft efikase për cdo proces ekonomik
në shoqëri.E vërteta është e vetme dhe primare,ai është Islami i cili erdhi për të mirën e
njerëzimit dhe jo kundër saj.All-llahu xh.sh. sjelli shumë Pejgamberë në historinë
njerëzore për ta ndryshuar gjendjen dhe jo për ta restauruar në punë të këqija dhe të
liga.Dhe në fund sjelli mrekullinë më të madhe në rruzullin tokësor, Kur`anin i cili është
udhëzim për njerëzit, shërim për zemrat dhe model jete për njerëzit objektiv.All-llahu
xh.sh. librin e shenjtë përmes Muhammedit a.s. ua kumtoi njerëzve.Muhammedi a.s.
ishte një njeri i cili nuk dinte shkrim lexim dhe nuk ishte me prejardhje mbretërore.Këto
fakte e bindën Nexhashiun që ta pranoj Islamin, por nuk është rasti i vetëm në
histori.Është vetëm se pjesë e saj.Pasiqë Islami është sistem jete për cdo njeri ai u
përkujdes edhe për marëdhëniet ekonomike të njerëzve , marëdhëniet politike dhe
sociale në shoqëri.Gjitha këto njohuri u bartën nëpër shekuj nga shkencëtar mysliman të
cilët me zellë i përvetësuan dituritë islame dhe zbuluan shumë shkenca të reja në
shoqëri.
Dëshmuam se në shtetet me numër të vogël të popullsisë më të preferueshme janë
forma të reja kontraktimi, njashtu kamatat kanë vendin e ndaluar në islam .Udhëtuam
në historinë islame me qëllim krahasimin e ekonomisë me bazë kamatën me atë jo
amatore.Dhe për fund mund të konkludojmë se sistemi financiar islam është një zgjidhje
mjaft efektive e të gjitha ngecjeve dhe proceseve destruktive në shoqërinë njerëzore. O
All-llahu im këtë punim modest ma mundëso që në ditën e gjykimit të bëhet dritë për
mua, dhe të lutem o Zot që të më mundësosh pamjen Tënde në xhenet.Të All-llahut jemi
dhe te Ai edhe do të kthehemi.

32
Islamic Financial System , Ravil Hairetdinov , përkthim i Gezim Ismailit
Literatura e Konsultuar:

1.Kur`ani Famëmadh përkthim me komentim në gjuhën shqipe


2. Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005
3. Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu, Shkup 2005
4. Mendimet Ekonomike Islame I , Grup Autorësh, Tetovë 2002
5. Hyrje në Islam , Dr.Muhammed Hamidullahu, Shkup 1985
6. HYRJE NË SISTEMIN FINANCIAR ISLAM , Muhammad Taqi Usmani Idaratul Ma'arif
– Karaçi, Pakistan Botimi i parë, 1999
7. Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006
8. Komenti i Dyzet Haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu ,
Shkup 2003
9. URTËSIA E NDALIMIT TË KAMATËS , Mr.BASHKIM ALIU
10.Islamic Financial System , Ravil Hairetdinov , përkthim i Gezim Ismailit
11. Islamic Banking , perkthyer nga Ali Maksuti
12. Sistemi Ekonomik dhe Fiskal gjatë jetës së profetit Muhamed (s.a.v.s.) , nga M. A.
Sabzeari , perkthehu Dritan Skenderi
13. Islamsko bankarstvo , Edhem Bakšić Sarajevo 2002
14. Islamsko bankarstvo u praksi , Mr. Ahmet Alibašić
15. Rroli dhe ndikimi i Tvsh në politikën e pergjithshme fiskale të R.M. , Selami Aziri ,
Tetovë 2006
16. :Leksikon i Vogël Ekonomik , Prof.Dr,Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006
17. Veliki Finansijski Prirucnik 1 Grup Autorësh, Beograd 1974
18. Vëllimi i III i veprës KAPITAL të autorit KARL MARKS viti i botimit 1976 në
Shkup
19.Fjalor elektronik shpjegues
20. www.ekonomia-islame.com
21. www.biznis.com
22. www.blic.co.yu

You might also like