Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Strategjia e intervistimit: Tregimi i ngjarjeve

Shkruar nga Joe Turner - 17/03/2007


 
"Intervistimi për punë nuk është Marrje në pyetje. Nëse lexoni shumë libra rreth intervistimit për punë,
do të vëreni që ju japin lista të pyetjeve të cilave duhet t’ia gjeni përgjigjet. Por, intervista nuk është
Marrje në pyetje, intervista është bisedë."
 
Prandaj, besoj se mëyra më e mirë për t’u përgatitur për një intervistë është të “armatoseni” me një
mori tregimesh për jetën tuaj profesionale dhe personale.

Biseda fiton punën

Intervistat e bazuara në kompetenca, që kundërshtojnë mënyrat tradicionale të intervistimit, janë bërë


shumë të shpeshta në ditët e sotme. Në një intervistë tradicionale, intervistuesi do t’u bëjë pyetje që
fokusohen në atë se sa ju keni aftësi dhe njohuri për të kryer punën e caktuar. Intervisatat e bazuara në
kompetenca shkojnë edhe më tutje duke ju bërë juve pyetje shtesë për karakterin tuaj dhe atributet
personale që e definojnë më qartë nëse ju përshtateni në kulturën e korporatës përkatëse. Këto quhen
“kompetencat e sjelljes”.

Intervistuesi i bazuar në kompetenca do të kalojë pothuajse gjysmën e kohës duke ju pyetur rreth
aftësive tuaja për të kryer punën dhe gjysmën tjetër të kohës duke ju pyetur për kompetencat e sjelljes.
Ai ose ajo do të kërkojë fakte rreth asaj se si keni reaguar ju në situate reale në të kaluarën. Keshtu që,
duke i pasur gati tregimet tuaja dhe duke i diskutuar ato gjatë intervistimit (gjysmën e kohës duke ju
pyetur rreth aftësive tuaja për të kryer punën dhe gjysmën tjetër të kohës duke ju pyetur për
kompetencat e sjelljes), kjo mënyrë e të intervistuarit funksionon shumë mirë.

Prioritetet e intervistuesit

Një punëdhënës dëshiron të dijë për këto çështje:


-        A keni ju potencial dhe a mund të mbështeten në juve? Me fjalë të tjera, a do të fitoni apo do të
humbni para për kompaninë?
-        A punoni ju në ekip? A do të përshtateni ju në hierarkinë e korporatës apo do të jeni element
destabilizues? A mund të pranoni apo jepni (nëse bëhet fjalë për këtë) urdhërat e duhur?
-        A do të përshtateni ju në kulturën e kompanisë? Ata nuk duan prima donna.

Startegjia juaj e tregimeve (ngjarjeve)

Mënyra më e mirë për intervistuesin që t’i merr përgjigjet nga ju, është që ju të tregoni iniciativë. Ju
duhet të keni disa tregime personale që do t’i tregoni si shembuj të sukseseve tuaja, dhe secili tregim të
zgjasë 30 deri 90 sekonda.

Ju duhet të filloni t’i zhvilloni tregimet tuaja rreth këtyre gjërave:


-        Shembuj rreth asaj se si keni kursyer apo fituar para për kompaninë për të cilën punoni apo keni
punuar më herët.
-        Një krizë në jetën apo punën tënde dhe mënyrën se si ju jeni përgjigjur apo se si keni dalur nga kjo
krizë.
-        Kohën gjatë të cilës keni funksionuar si pjesë e ekipit dhe kontributi juaj për ekipin.
-        Kohën gjatë punës apo karrierës tuaj kur ju është dashur që të kapërceni stresin.
-        Kohën gjatë punës suaj kur keni ofruar lidership të suksesshëm apo sens të drejtimit të ekipit.
-        Ngjarje të ndryshme (që kanë bërë që ju të ndryshoni për të mirë) gjatë karrierës që kanë qenë
shkaktar që ju të ndryshoni drejtimin dhe si ka funksionuar kjo në ju.

Veprimet flasin më qartë se fjalët. Veprimet tuaja në të kaluarën, në formë të ngjarjeve, do t’i tregojnë
kompanisë përkatëse shumë më tepër se çdo përgjigje origjinale. Tregimet e tuaja do t’i japin
intervistuesit shembuj real dhe të prekshëm rreth asaj që ai apo ajo kërkon, kështu që ata do të fitojnë
një sens të fortë të individualitetit tuaj që ju bënë të dalloheni më shumë se të tjerët.
 

You might also like