Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Gjuha e Shqipja standarde kur ka filluar dhe

evoluimi

Ajo eshte bazuar duke u formuar ne toskerishten letrare. Por, ne te jane perfshire edhe elemente
te nevojshem te gegerishtes letrare, sigurisht pak element nga gegerishtja. Shqipja standarde
eshte nje variant i shqipes qe nuk mund te perputhet as me toskerishten letrare, as me gegerishten
letrare. Megjithese, sic thashe ajo ka ardhur nga toskerishtja letrare, por ajo qendron mbi keto
variante letrare, ka strukturen dhe sistemin e saj. Shqipja standarde qe ne perdorim sot ne
administrata, ne shkolle, ne letersine artistike, qe e perdorim ne perkthime, ne teater, ne media.
Eshte nje variant qe ka arritur ne kete gjendje jo menjehere. Nuk ka arritur nje ligjesim i thjeshte
i vitit 1972 ne kongres. Por shqipja standarde eshte kristalizuar ne kohe rreth 150 vjet me pare,
aty i ka fillimet e saj, deri sa ka arritur ne kete shkalle, ne kete persosmeri qe eshte edhe sot ne
funksionim. Qe ne rilindje jane vene disa objektiva ne fushen e gjuhesise. Nder objektivat
kryesore qe mund te permend jane, njehsimi i alfabetit, njehsimi i drejtshkrimit, njehsimi i
gjuhes letrare, njehsimi i terminologjise, hartimi i abetareve dhe nje fjalori qe i duhet shkolles. Si
abetarja si gramatika i duheshin shkolles per ta ngritur dhe per ta bere nje gjuhe kulture. Sic,
ishin gjuhe te tjera te Ballkanit dhe te Evropes. Pra ishin disa objektiva qe jane shtruar
vazhdimisht, here-here nga individ dhe here-here midis institucionesh.

Dikur kemi thene gjuha letrare tani themi gjuha standarde. A kane ndryshime keto te dyja?

Midis tyre ka ndryshim. Sic dihet ne Shqiperi, shqiptaret kane perdorur dy lloj dialektesh,
variantin jugor te toskerisht dhe variantin verior gegerisht. Keto dy variante kane qene shume
afer, por jane afer edhe tani, me afer se c'jane dy variante ne italisht, per shembull ose
gjermanisht, jane shume afer midis tyre. Dhe nga keto dy variante dialektore linden variantet
letrare. Pra, lindi gjuha e perpunuar e toskerishtes nga varianti jugor, qe u perdor nga Naim
Frasheri, Faik Konica e te tjere levrues. Gjithashtu, nga gegerishtja lindi varianti verior letrar, kjo
u perdor nga njerez me shume me emer nga veriu, ne te cilet eshte Fishta, por edhe shume autor
me emer te veriut. Pra, kemi dy dialekte, kemi dy variante letrare te ngritura nga keto dialekte.
Tani, duke u mbeshtetur ne toskerishten letrare, lindi standardi.

Ka nje periudhe te caktuar, per te kerkuar se kur eshte formuar?

Puna per krijimin e standardit, duhet kerkuar rreth 150 vjet me pare. Levrimi i toskerishtes
letrare ka filluar pikerisht ne kete periudhe nga Kristoforidhi. Ai eshte levruesi i pare i
toskerishtes letrare dhe ai i gegerishtes letrare. Gramatika qe botoi Kristoforidhi eshte nje nga
veprat e vitit 1882, ku kemi levrim komplet te toskerishtes letrare dhe shume pika dhe shume
arritje te Kristoforidhit, standardi i gezon edhe sot. Prandaj une them qe pikenisja e standardit
duhet te filloj nga periudha e Kristoforidhit dhe pastaj kater vjet me vone, me "mesonjetoren" e
gjuhes shqipe te Sami Frashrit ne 1886. Pastaj vazhdojme me autore te tjere, levrues shkencore.
Sepse une fjalen levrim e kuptoj ne dy aspekte, ne dy rrafshe, levrim letrar dhe levrim shkencor.
Jam duke folur tani per levrimin shkencor te shqipes letrare, te toskerishtes, permenda
Kristoforidhin ne fillim me gramatiken dhe abetaren, pastaj me Sami Frasherin. Dhe do te radhis
ketu edhe gramatiken e Idila Sheprit e 1927 edhe gramatiken e Cipos pas luftes. Keta jane
levruesit e gramatikes, por edhe te toskerishtes letrare, qe kane dhene nje kontribut te madh deri
sa u arrit ne standardin qe kemi sot. Nuk mund te harrojme kontributin e madh qe kane dhene
disa gjuhetare ne levrimin e drejtshkrimit, te ortografise sic quhej me pare. Nder te cilet do te
permend, Aleksander Xhuvanin, Eqerem Cabej pastaj Kostaq Cipo. Por kontribut kane dhene
edhe profesoret Riza, Mahir Domi, qe iu bashkengjiten grupit te Xhuvanit me vone. Por nje
kontribut kane dhene edhe profesor Demiraj, Idriz Ajeti, Besim Vokshi ne Prishtine e te tjere.

Jemi duke folur rreth shqipes standarde, domethene rruges per te mberritur deri te shqipja
standarde. Kemi folur per levruesit shkencor dhe ndoshta eshte me me interes per te mesuar rreth
levruesve letrar...?

Ka autor me emer qe kane dhene kontribut me veprat e tyre per levrimin letrar, ne krye eshte
Naim Frasheri. Madje, Xhuvani thoshte qe e ardhmja e shqipes se perbashket, sepse atehere nuk
ekzistonte shqipja standarde, termi standard eshte nje term i ri, ne ate kohe perdorej gjuha e
perbashket e njehsuar e te tjere, do te kete per baze gjuhen e Naim Frasherit. Pra, gjuha e Naimit
eshte gjuha e perbashket e saj, keshtu thoshte Aleksander Xhuvani. Pra, eshte Naim Frasheri,
Sami Frasheri, Faik Konica, Mitrush Kuteli, kaq perpara luftes. Une radhis me kontributet e tyre
dhe gjuhen e tyre me te mire Jakov Xoxen, Ismail Kadarene, Dritero Agollin dhe Rexhep Qosja.
Permend keto dhe jo te tjere sipas disa kritereve kryesore, gjuha e mire e vepres se tyre, numri i
madh i veprave qe kane shkruar ata, njohja e shqipfolesve me keto vepra brenda vendit dhe
jashte vendit. Fan Noli eshte shume i njohur ose veprat e Konices jane shume te njohura edhe
jashte Shqiperise. Kuptohet qe kontributi i Ismail Kaderese eshte i njohur ne te gjitha trevat
shqiptare edhe perfshire dhe trevat jashte vendit, po keshtu edhe Rexhep Qosja. Une do t'i vecoj
keta ne kuadrin e shume te tjereve, te cilat edhe keto kane kontributin e vet. Une po permend
levrues letrar te toskerishtes qe arriti ne standard. Por levrues shkencore qofte letrare, jane te
trevave te veriut, sidomos te Shkodres. Keto nuk jam duke i permendur plotesisht, sepse jam
duke folur per levrimin e toskerishtes letrare qe u be edhe baze e standardit.

Meqenese ju nuk jeni toske, a ju vjen keq qe toskerishtja eshte baze e standardit?

Une e kam thene mendimin tim. Une jam verior vete dhe e vleresoj gegerishten si nje variant
letrar shume te pasur, por mendoj se zgjidhja qe i eshte dhene, per te dhene toskerishten ne baze
te standardit eshte zgjidhja me e mire nga ana shkencore. Sepse toskerishtja letrare eshte me
unike, nuk ka nenndarje sic ka gegerishtja e veriut, sic ka edhe gegerishtja ne dege edhe
nenndarje si gegerishtja e Elbasanit. Toskerishtja eshte me unike dhe si variant letrar eshte me e
kapshme, perdoret me mire, studiohet dhe mesohet me lehte. Por ajo kapet me lehte, sepse nuk
ka gjatesi te zanoreve gjithashtu qe e ka gegerishtja dhe do te kishte edhe standardi nje baze te
kesaj gegerishteje. Une si elbasanas nuk jam bere pishman per mendimet e mia te shprehura per
kete dhe qe e kam mbrojtur standardin. Pikerisht une e shoh edhe me entuziast per kete arritje,
nuk jam une i pari qe e mbeshtes, por edhe Kristoforidhi qe ne 1882 vleresoi gegerishten, por tha
qe toskerishtja ka te dhena per t'u levruar. Por edhe te tjere autore edhe Cipo me vone ne '59-'62
ai beri nje gramatike me baze toskerishten. Kjo tregon qe edhe une jam ne vazhden objektive qe
ka mbajtur Kristoforidhi dhe Cipoja e te tjere. Megjithese Xhuvani e kishte si koncept standardin
me baze, e kishte shume te thene qarte, por ne praktike veprat e tij i shkroi ne gegerisht.
Teorikisht mbeshteste toskerishten, por ne praktike mbeshteste gegerishten. Une e shpjegoj kete
per arsye se Xhuvani ishte mis i komisionit letrar te Shkodres. I ftuar si specialist atje, dhe u
vendos per nje gjuhe te perbashket me baze elbasanishten dhe ky i mbeti si te thuash besnik, me
besnik sesa i mbeten vete shkodranet.

Perse u zgjodh elbasanishtja ne ato vite?

Argumenti ishte kjo, sepse kishte levrim te gjere dhe me tradita. Po te kemi parasysh qe traditat
shkrimore, veprat kryesore me te hershme jane ne gegerisht. Pra, ruhej vleresohej kjo tradite. Ne
kohen kur u mbajt Komisia letrare e Shkodres, u synua qe te behet nje shqipe e perbashket, nje
shqipe e perbashket kryesisht per administraten. Fakti qe konsulta e Prishtines pati arritje te
medha ne njehsimin e ortografise, arritje keto qe u moren per baze edhe pas luftes, por nuk
arriten njehsimin e gjuhes. Toskerishtja qe ishte si baze nuk u mor, nuk u perkrah sa duhet. Edhe
shkrimtare te jugut nuk e mbeshteten kete edhe anetare qe ishin te Komisise se Shkodres, qe
ishin edhe ministra te Arsimit ne ate kohe, edhe keta nuk e mbeshteten sa duhet. Une do te them
qe mbeshtetja nuk eshte nje gje e lehte, te mbeshtetesh nje gje te tille, sic eshte shqipja standarde,
kerkon nje angazhim te jashtezakonshem. Ky angazhim i jashtezakonshem per nje gje te tille u
realizua vetem pas luftes, ne periudhen e diktatures se Enver Hoxhes. Me gjithe keto minuse qe
ka ai regjim ai sistem, ceshtja e shqipes standarde u vendos ne ate kohe dhe une e quaj si dicka
pozitive e atij regjimi.

Politizimi i kesaj ceshtje...?

Politizimi nuk diskutohet qe ekziston. Ne ate kohe ishte kufizimi i gegerishtes, nuk lejohej as
shkrimtari, as mesuesi, as letrari te perdorte gegerishten. U vendos pra me projektin e pare ne
1967 te perdoret nje shqipe letrare e perbashket me baze toskerishten. Kjo eshte shkelja e te
drejtave te njeriut, njeriu duhet te shkruaje ne ate gjuhe qe mendon, nuk lejohet nje shkrimtar te
botonte nje liber ne gegerisht, ose neper shkolla abetaret ishin vetem toskerishte. Kuptohet qe ka
nje fare shkeljeje te te drejtave te njeriut, te shqipfolesit. Prandaj, une e quaj nje nderhyrje nga
larg per kete qellim, kufizimi i gegerishtes.

Po kongresi i 1972 cfare vendosi per baze?

Per mua, kongresi i '72-it eshte nje ngjarje qe do te mbetet ne histori. Eshte kritikuar kongresi
shume, eshte kritikuar here-here si kongres politik dhe jo shkencor, ku njeriu s'ka pasur mundesi
te flase e te tjera. Por, une kam qene anetar delegat ne kete kongres edhe aty kishte nje
pjesemarrje shume te gjere, njerezit nuk vajten ne kongres te imponuar, por moren pjese me
deshire. Nuk moren pjese vetem shqiptare nga Shqiperia, por moren pjese edhe intelektual,
personalitete letrare e te tjere, por moren pjese edhe arsimtare. Intelektuale te tjere nga Shqiperia,
nga Kosova, Mali i Zi dhe treva te tjera qe deshironin sa me shpejt qe te ligjesohej vendimi per
nje shqipe te perbashket me baze toskerishten letrare. Une e quaj si nje kongres demokratik, ne
ate kohe ne menyre te persosur nuk mund te thuash demokratik, edhe per gjera te tjera sepse
fryma, vija e partise ishte mbi te gjitha hallkat e jetes. Kuptohet edhe ne kongresin e '72-it
mungonin figura te shquara, te cilet ishin persona jashte vendit, qe nuk pranoheshin fizikisht ne
Shqiperi dhe jo te pranoheshin ne kongres. Prandaj ka shkelje, por ne vija te pergjithshme eshte
nje institucion shkencor, ka nje miratim dhe ky miratim eshte pozitiv dhe nje arritje
nderkombetare. Ne 1972, kemi nje shqipe te perbashket. Ne 1972, kemi nje konsolidim zyrtar.
Kjo eshte nje arritje, sepse gjuha eshte tipar kryesor i nje kombi, ne qofte se kemi nje gjuhe
letrare te njehsuar, atehere dhe ne jemi te njehsuar si komb. Kemi arritur tiparin themelor te
unitetit njerezor, tani presim gjera te tjera, qe mund te permiresohen edhe keto qe mund te
arrihen ne te ardhmen. Eshte nje arritje qe ne ta shpiem me tej ne menyre qe ta perdorim kur te
hyjme ne Evropen e bashkuar eshte thesari me i madh qe ne shqiptaret kemi, nje popull rreth 8
deri 9 milione qe jemi ne, te kemi nje gjuhe te perbashket dhe kjo do te jete tipari themelor i
perbashket ne Evropen e bashkuar.

Duket sikur gjuhetaret ose studiuesit qe shkruajne here pas here ne shtypin periodik, duket sikur
kundershtojne dhe debatojne me njeri-tjetrin, sikur nuk jane te te njejtit mendim gjithmone...?

Per cdo ngjarje te tilla te medha, debatet te tilla jane te pranueshme. Sepse jo te gjitha shihen me
te njejtin sy. Por kryesorja eshte kjo, qe ky vendim i kongresit te drejtshkrimit eshte ne interes te
kombit, eshte nje arritje pozitive. Nga '72 deri 2007, qe jemi tani, kane kaluar shume 10-vjecare.
Kjo shqipe po funksionon shume mire, po funksionon mire ne administrate, po funksionon
shume mire ne shkolle, ne stilin e letersise artistike, ne teater, ne media po funksionon. Nuk ka
nje shkrimtar me emer qe te thote qe une nuk po shprehem dot, nuk po jap mendimet e mia qarte
ne kete standard, nuk ka lexuar gjekundi per kete gje. Kuptohet qe, perderisa funksionon mire,
nuk ka pse te arrijme ne zevendesimin e nje standardi tjeter. Por une jam i mendimi, kam qene
edhe jam dhe ne botimin e fundit qe sapo ka dale ne shtyp, une e kam thene disa here qe ky
standard duhet te persoset. Drejtshkrimi i vitit '72 ka kaluar disa dekada dhe duhet qe ky te
rishikohet, jo te rishikohet per t'u permbysur, por per t'u persosur. Pra, gjera qe i ka nxjerre jeta
dhe qe nuk i kane rezistuar kohes, keto duhen te ndryshohen. Ne shtyp, shpeshhere kritiket kane
nxjerre qe duhet te ndryshohet dhe te hapet standardi, e kane fjalen te baza e standardit. Nuk e
perdorin sic duhet dhe nuk e di se ku e kane problemin kur thone te hapet, te futet gegerishtja ne
te apo te zevendesohet standardi 30-vjecar me nje standard te ri, me baze gegerishten. Por kete
gje, une, si shkencetar, e shoh si nje gje te panevojshme, te pamundshme. Nje profesor me emer
Rexhep Ismaili, thote se do te ishte jo serioze per ne shqiptaret qe me ndryshimin e ererave
politike te ndryshohet edhe standardi. Shqipja standarde eshte e te gjitheve. Eshte e panevojshme
te diskutohen zevendesime te ketij standardi me nje standard tjeter. Une e quaj levrimin e
gegerishtes qe e kerkojne ta levrojne disa kritike, une e shoh te paarsyeshme. Gegerishtja letrare
ka vepra, ka ortografi ka fjalore te tjera, te perpiqesh te besh nje levrim te gegerishtes ne ditet
tona, mua me duket se kerkon te konkurroje standardin. Nese nje njeri deshiron ta perdore
gegerishten ne vepren e vet, le ta perdore, une kete nuk ja keshilloj se do te humbte lexues. Nuk e
shoh me sy te mire edhe kur nje organ qendror boton nje material me variant letrar gege. Eshte e
thene dhe e sterthene qe dialektet do te ruhen, ne kuptimin qe do te jete burimi i pasurimit te
standardit.

Dialektet do te ruhen?

Dialektet do te shuhen dhe do te fillojne te perdoren aq rralle sa do te fillojne te shuhen. Duke


pasur parasysh jo vetem dialektet letrare ne te folura, por duke pasur parasysh dhe dialektet te
perdorura me pare qe jane shume afer me standardin. Keto mund te sherbejne ne pasurimin e
standardit, mund ta pasuroje ne shprehjet dhe frazeologjise. Une e thashe nje gje qe i ka
ndryshuar kohes nuk mundet te ndryshoje. Pra, standardi do te rishikohet vazhdimisht, ai do te
vazhdoje perpara dhe nuk mund te jete si nje kod i fiksuar nje here e pergjithmone. Por ne bazen
e tij ai do te mbetet i tille, do te pasurohet me gjera te tjera.

Ju thate qe gegerishtja nuk eshte unike, ka elbasanllishte, shkodranishte, te gjuha standarde cila
pjese e gegerishtes eshte me e pranishme?

Nuk duhet kerkuar nje baze e percaktuar, nje baze dialektore qe i ka sherbyer standardit, per
shembull, anglishtja eshte formuar me baze te gjuhes se Londres e te tjera, kjo eshte nje parim qe
bazohet ne praktike. Edhe per shqipen nuk mund te percaktohet per shembull eshte e folmja e
Beratit. Ne baze te shqipes standarde eshte shkrimi me i pergjithshem i toskerishtes letrare. Ky
shkrim eshte mbeshtetur ne nje te folur me te kufizuar, duke filluar me shkrim e perdorur nga
Kristoforidhi, apo shkrimi i perdorur nga Naim Frasheri e te tjere, kjo eshte baze ku mbeshtetet
struktura dhe sistemet e standardit. Pra, jo nje e folur e ngushte dialektore, por vete shkrimi i saj
ku ka ardhur duke u njehsuar qe nga autoret e vjeter te veriut deri tek autoret elbasanas. E them
me fakte te verteta qe elbasanishtja eshte me afer letrarishtes jugore sesa variantit gege te veriut
dhe kuptohet qe ne te gjitha hallkat ka kontribuar dhe vazhdon te japi kontributet e saj. Por,
Elbasani nuk ka shkrimtare te shquar sic ka jugu, apo sic i kane verioret, nuk ka levrues letrar me
emer.

Nuk jane ne nje shkalle njohjeje qe veprat e tyre te perhapen.

Ne vitin 1972 u hodhen bazat zyrtare, por vazhdimisht gjate ketyre viteve ajo ka ardhur duke u
pasuruar, fjale te reja qe degjojme te futen shpeshhere dhe te levrohen dhe nga ana shkencore dhe
nga ana letrare. Si behet futja e ketyre, pasurimi i shqipes sepse degjojme shpeshhere qe lindin
fjale te reja dhe nuk dime se si zyrtarisht hyjne...?

Eshte e vertete qe shqipja standarde vjen duke u persosur, sidomos sistemi leksikor. Sistemi
leksikor i eshte dhene mundesia qe te pasuroje standardin qe ne fillim. Tre jane veprat
kodifikuese te standardit, drejtshkrimi i gjuhes shqipe ne vitin 1973, fjalori i vitit 1980 dhe
morfologjia dhe sintaksa. Por, ne fushen e leksikut fjalori i vitit 1980 eshte fjalori i pare i madh,
per te cilin edhe per kete kane pasur mendime dhe kritika te ndryshme. Megjithate, une kete e
vleresoj si nje nga tre veprat madhore edhe fjalorin e 1980-es, sepse ka shume fjale, ka shume
shprehje eshte pasqyruar me gjuhen e letersise se shkruar, por edhe me gjuhe nga gurra e
popullit. Frytet e dhjetera ekspeditave jane derdhur ne kete fjalor. Pervec kesaj, ka edhe fjale qe
vete redaksia, autoret, hartuesit, me ne krye Kostallarin, kane bere perpjeken e pare te
rendesishme per te zevendesuar shume fjale te huaja te huazuara atehere nga frengjishtja dhe e
italishtja me fjale te gjuhes shqipe, qe jane rreth 800 fjale qe ata i kane futur.
Dhe sot, mbas kaq vitesh, nga '80-a deri ne vitin 2007, ne keto vite keto fjale jane bere te aferta
per veshin. Ne jemi mesuar me keto fjale te reja te shqipes qe kane zevendesuar fjalet e huaja te
huazuara nga frengjishtja dhe italishtja. Por, aktualisht, nje numer i madh fjalesh presin te
pasurojne standardin. Une kam pasur rastin ta shoh me imtesi dhe fjalorin e vitit 2002. Kur them
kam pasur rastin, domethene qe per dy muaj jam marre me kete dhe kam vene re qe ky fjalor nga
fjalori i vitit 1984 kishte shtuar shume pak fjale, rreth 800 fjale te reja. Pra, njerez kompetent
shume te afte, kane futur nje numer shume te kufizuar fjalesh. Kjo tregon qe ajo tradita e
hershme e mire e akademise ka rene keto kohet e fundit edhe keta autore kane rene vitet e fundit
ne kete fushe. Keta autore kane punuar pak dhe shpresoj qe keta ta korrigjojne objektivin e punes
se tyre pak me shume per te hulumtuar fjalet e reja qe jane ne qarkullim. Brenda nje periudhe tre
ose katervjecare keto mijera fjale mund ta pasurojne standardin, fjalori nga 30 mije fjale ne 40
mije fjale. Une mbeshtetem qe jane kaq shume fjale ne qarkullim ne gjuhen e gazetave, te
radiove, te shtypit dhe kam gjetur pra rreth 1500 fjale brenda dy muajve, pa qene specialist i
kesaj fushe. Po nese keta autore te punojne rreth kater ose pese vjet me ndihmen jo vetem te
Akademise se Shkencave te Tiranes, por edhe me mbeshtetjen e universitetit te Prishtines dhe te
vendeve te tjera. Une them qe keto fjale do te dalin shume mire, shume shpejt do te listohen.

Si krijohen keto fjale?

Keto fjale krijohen sipas modeleve te vete gjuhes. Krijohen nga intelektuale, nga njerez letrare
dhe gazetare. Nga nevoja lind fjala e re per te zevendesuar. Nese mund te permendim disa fjale,
qe nuk jane ne fjalor. Per shembull, fjala aktori, aktrim. Po te shkosh tek artet eshte zyra e
aktrimit aty jashte. Kurse fjalori fjalen aktrim nuk e ka. Ose fjala analist, ne televizor ka dale
shume kohet e fundit, por ky emer nuk eshte ne fjalor. Ose anetaresohem, jane krijuar rreth 60
parti ne Shqiperi dhe flasin anetaresohen, por ne fakt fjala anetaresohem nuk ekziston. Perpos
eshte fjale qe e permendin kryesisht kosovaret. Por kane fjale te tjera qe jane elementare qe
presin te futen ne fjalor. Tani sapo ka dale nje fjalor i ri, qe une nuk e kam pare, pasi eshte botim
i ketyre diteve. Uroj qe te kete shtuar numrin e fjales dhe ky qe te shihet mire do dy ose tre muaj
per te pare me nge se cfare fjalesh te reja ka, eshte fjalor i ri apo ribotim i te meparshem.
Mendimi im eshte ky qe ne veprat letrare, kur them vepra letrare kam parasysh shqiptare kudo qe
shkruajne, kam parasysh qe keto kane fjale me interes. Sidomos autoret e meparshem kane qene
te ndaluar, keto jane fjale me shume interes qe mund te futen, fjale qe i sherbejne standardit. Por
ka edhe fjale qe duhen hequr nga standardi, sepse nuk i sherbejne standardit. Sepse standardi ka
fjale qe i sherbejne te gjitheve, por edhe inxhinierit, kam parasysh edhe studentit. Fjalet ne
shqipen standarde duhet te jene te qarta dhe jo te kene nga tre ose kater emra per nje lloj fjale. Po
te kishte fjalen kompjuter nuk e ka, fjalen celular qe nuk e ka. Fjala ne fjalor duhet te futet, futja
e fjales ne fjalor i sherben pasurimit te gjuhes.

Si behet futja e fjaleve te huaja?

Une mendoj qe te gjithe fjalet shqipe qe tashme e kane zevendesuar fjalen e huaj, te futet ne
fjalor dhe te shpjegohet. Ndersa fjala e huaj qe i pergjigjet kesaj te futet ne fjalor dhe te
shpjegohet edhe thote shiko fjale shqipe. Ai perdoruesi, gazetari, fjalorin do te duhet ta kete ne
tryeze dhe ta hapi dhe te thote qe e shpjegon kete fjale, qe fjala e huaj te mos perdoret. Apo ka
fjale te huaj si per shembull celular, fjala celular perdoret ne Shqiperi, por perdoret edhe te
medhenjte edhe te vegjlit, atehere fjalori nuk e ka. Pra, nuk kemi nje fjale pergjegjese ne vend te
kesaj, por kur te dali nje fjale shqipe ne vend te kesaj, atehere do ta perdorim. Do te vejme fjalen
shqipe ne radhe te pare do ta shpjegojme, do te vejme dhe fjalen e huaj, por nuk do ta
shpjegojme dhe keshtu do te pastrojme gjuhen shqipe. Per te mbyllur kete problem, per fat te keq
ne shqipen standard kane hyre shume fjale te huaja qe tashme jane jo vetem nga italishtja dhe
frengjishtja, nga keto ka pak, por kryesisht nga anglishtja. Qe te them qindra fjale me duken pak,
mund te them me shume se qindra fjale.

Jane shume fjale nga anglishtja qe kane hyre dhe njerezit vete tani nese me pare fjalet turke na
impononte i huaji nepermjet shkolles turke, nepermjet administrates turke. Fjale nga frengjishtja
ose italishtja e merrte intelektuali nepermjet shkollimit, nepermjet librave e te tjere. Tani po
ndodh qe fjalet nga anglishtja e marrin njerezit nepermjet shkolles, nepermjet anglishtes qe po
perhapet si gjuhe nderkombetare. Dhe e perdorin pa e peshuar mire kete, pa e vrare mendjen, pa
e pare ne nje fjalor, pa pyetur qe me cfare fjale mund te zevendesohet. Nuk eshte mire qe per nje
punonjes ne media, nje gazetar te perdori fjalen e huaj. Kjo jo vetem qe nuk i jep pike atij, por e
vendos ne pikepyetje pergatitjen e tij si intelektual, nivelin e tij e vendos ne pikepyetje. Prandaj,
une dua me kete rast t'i bej nje thirrje te gjithe punonjesve te mediave qe te bejne nje pune
parapergatitore. Kur them pune parapergatitore eshte kjo redaksi ne Shqiperi kudo qofte ne
dhjetera stacione televizive dhe radio ne dhjetera shtepi botuese te kene nga 10 libra te pakten
nga shqipja standarde, t'i kete ne tavoline dhe t'ia imponoje te gjithe punonjesve qe t'i njohin keto
vepra. Jo vetem kaq, por shqipja standarde te jepet neper universitete si lende dhe te jepet me
titull "Njohes i Standardit". Te japin provim te gjithe punonjesit qe t'i njohin keto vepra. Jo vetem
kaq, por shqipja standarde te jepet neper universitete si lende dhe te jepet me titull "Njohes i
Standardit". Te japi provim cdo njeri qe punon ne media dhe pastaj pervec kushteve dhe kritereve
te tjera, qe te njohe nje gjuhe te huaj, qe te kete mbaruar nje shkolle te larte, te kete dokumentin
si njohes i standardit. Kjo pune duhet te behet sa me shpejt dhe eshte urgjente, perndryshe ne nuk
do t'i korrigjojme gabimet tona, nuk do ta luftojme fjalen e huaj, nuk do t'i largojme fjalet e huaja
nga norma, ne qofte se do te sherbejne ne media njerez qe jane indiferente ndaj gjuhes, ose qe
kane mbaruar dhe fakultete te tjera. Une mund te them qe ka raste qe kane mbaruar per
matematike dhe punojne ne media. Une nuk them qe te mos punojne, sepse njerezit kane te
dhena edhe rrethanat e dergojne atje, por te jete njohes i standardit. Dhe te jete njohes i
standardit, ai duhet te japi kete provim dhe universitetet duhet sa me shpejte te hartojne nje plan,
nje program per te ndihmuar ne njohjen e standardit kudo ne Shqiperi.

Ne fakt ne te perditshmen ka nisur faktikisht te perdoret shume anglishtja, por ndoshta kjo nuk
eshte vete faji i njerezve, por edhe i kushteve qe Shqiperia ndodhet. Te mos harrojme qe kemi nje
numer te madh emigrantesh, ose nje tendence te fuqishme per t'ju dhene anglishtes, se vetem
keshtu mund te percahet...?

Ne fakt, une jam dakord qe anglishtja po merr permasa te nje gjuhe, ndoshta vendoset ne krye te
gjuheve nderkombetare, qe po perhapet me permasa te jashtezakonshme. Kjo eshte pozitive,
sepse duhet nje gjuhe e perbashket e huaj qe njerezit te merren vesh me njeri-tjetrin. Them qe
anglishtja eshte perhapur shume dhe eshte perhapur edhe ne France, Gjermani, Itali. Dhe kete
problem qe kemi ne e kane edhe vendet e tjera. Them ne France, sepse Franca eshte nje nga
shtetet qe tregon nje kujdes te jashtezakonshem per gjuhen dhe atje ka komisione te caktuara qe
merren me kete. Per perdorimin e fjaleve te reja, per futjen e fjaleve te reja ne perdorim, per mos
futjen e fjaleve te tjera. Shembulli i tyre duhet te na mbledhe ne. Pra, shqetesimi nuk eshte vetem
i joni, por shqetesim ka edhe Greqia me anglishten edhe ne vende te tjera. Pra, ta njohim mire
gjuhen e huaj, por ta perdorim ne rrethana ne mjedise atje ku duhet. Por jo te perdorim anglishten
ne vend te shqipes. Shqipja eshte nje gjuhe e pasur, jashtezakonisht e pasur, une flas me shume
admirim per gjuhen, sepse eshte gjuhe e paster.

Flas me admirim jo si shqiptar, por them sepse eshte me te vertete gjuhe e paster. Dhe si gjuhe e
paster qe eshte duhet perdorur dhe respektuar ashtu sic e meriton. Nuk ke pse te perdoresh nje
fjale te huaj. Une pak perpara e thashe qe i vetmi thesar qe ne kemi si komb, qe do te na
perfaqesoje dhe do te na ruaje kombesine tone ne te ardhmen do te jete gjuha jone e perbashket.
Prandaj ta kemi, ta ruajme, ta pasurojme sa me shume. Me kete sy ta perdorim. Kurse per sa i
perket atyre qe mendojne qe ta zevendesojme kete me nje tjeter standard, apo me baze
gegerishten, une them qe gegerishten ta perdore ai qe e do, ai qe mendon ta perdori, por
zevendesimi me nje standard tjeter me baze gegerishten i ketij standardi, me duket jo shkencor,
por edhe antikombetar. Kam pasur rast te citoj ne vepren time edhe Rexhep Qosen dhe Arber
Xhaferrin qe e shohin si me cudi qendrimin qe mbahet nga disa njerez edhe ndaj standardit. Vene
ne shqyrtim dhe diskutojne debate te kota, debate per identitetin, debate per flamurin, debate per
shqipen standarde, qe jane debate te kota. I ka kaluar koha per diskutimin e shqipes standarde me
kete fryme, per ta zevendesuar.

Per mua, te mendohet dhe te konceptohet qe te largohet nga pikepamja gjuhesore Kosova nga
shqipja standarde, mua me duket se eshte antikombetare. Se e thashe qe eshte antikombetare,
sepse jemi nje komb, kemi nje gjuhe. Kjo eshte edhe ajo formula qe kane ndjekur edhe vete
kosovaret. Kosovaret jane shqipfolesit qe e kane mbrojtur shqipen standarde dhe qe kane
mbajtur, kane zbatuar qendrimin konvergjent me shqipen standarde. Dhe po te mos kishim kete
qendrim konvergjent te tyre per shqipen standarde, nje komb nje gjuhe, atehere edhe sot nuk do
te kishim persiper standardin qe ne kemi. Une mendoj qe kontributi i Kosoves per shqipen
standarde eshte jashtezakonisht i madh. Ata edhe ne kongresin e drejtshkrimi paten perfaqesuesit
e tyre edhe u shprehen dhe votuan per shqipen qe kemi sot. Kosovaret kane mbajtur qendrim qe
ne konsulten e Prishtines ne vitin 1968 dhe e kane perqafuar shqipen standarde me deshiren e
tyre, me vullnetin e tyre, pa e imponuar nga Tirana dhe e kane zbatuar disa vjet me perpara ne
Kosove shqipen standarde. Perpara se te mbahej kongresi i drejtshkrimi ne Tirane, pra ne '68-
ten . Edhe sot ne Kosove ka ndonje autor qe e sheh pak me pesimizem kete si problem, por sic
eshte Migen Kelmendi, i cili eshte thirrur neper emisione edhe ne Shqiperi, por nuk eshte
gjuhetar, por vetem per shprehje te lire si te themi. Dhe mendoj qe nuk kane te drejte qe edhe ata
elemente qe nuk perbejne ndonje rezistence shkencore, sepse nuk kane baza ndaj standardit, nuk
e kane mire. Nuk e kane mire qe te mbeshtesin gegerishten ndaj standardit. Kosova aktualisht i
duhet qe te perfaqesoje standardin. Standardi duhet qe te perfaqesoje standardin. Standardi duhet
qe te mesohet ne shkolle, keshtu e kane mesuar italianet, keshtu e kane mesuar francezet. Per fat
te mire, ne shqiptaret nuk e kemi shume te veshtire per ta perfaqesuar standardin, sepse dy
variante letrare, kosovarishtja letrare dhe standardi jane shume afer dhe dallimet jane shume te
vogla. Me nje perpjekje per disa vjet ne shkolla, standardi mund te perfaqesohet.

Ne fakt do te kisha deshire te ndalemi pak me gjate, meqenese perkon me temen e emisionit
tone. Megjithate shume gjera ne i prekem, por isha kurioz per dicka. Mos ndoshta ka ardhur
momenti per nje kongres tjeter drejtshkrimi?

Une nuk pajtohem me kete, qe te bejme nje kongres per drejtshkrimin. Pyetja e pare qe do te bej
une eshte se c'do te beje ky kongres. Do te diskutoje edhe njehere per kongresin e 1972-it per
bazen qe ka vendosur ai, per shqipen standarde. Prandaj kongrese drejtshkrimore duhet te kete ne
te ardhmen, por jo me kete objektiv. Une mendoj qe te kete takime, tryeze, tryeza sic thone
qytetaret, tryeza te rrumbullaketa, tryeza shkencore me nje pjesemarrje sa me te gjere. Por keto
do te jene vetem ne kete objektiv, te persosin standardin te nxjerrin problemet qe ka, shqetesimet
qe ka, ta pasqyrojne ate dhe te menjanojne fjalen e huaj dhe ta zoterojme standardin. Sepse
problemet jane shume te shumta qe kane pasur edhe debate, sic eshte problemi i paskajores se
gjuhes shqipe. Shqipja standarde ne fakt nuk ka nje paskajore te gjuhes shqipe. Une vete jam
gege, jam elbasanas, e vleresoj shume paskajoren si gege, megjithese Elbasani nuk e perdor
shume kete paskajore. Nuk e perdor aq shume kete paskajore sic e perdor dhe Tirana ose
Shkodra. Une gjithashtu jam gjuhetar dhe ja di vlerat e paskajores ne gjuhet e tjera. Por une e
mendoj qe per paskajoren e gegerishtes, qe disa gjuhetar duan ta integrojne ne standard, mendoj
qe nuk ka vend, eshte e zene. Une them qe nuk ka hapesire per kete. Atehere une them qe te
presim qe mjetet ekzistuese qe ekzistojne te behen me te perdorshem dhe te futen ne perdorimit
themelore te paskajores dhe te behet paskajore e natyrshme e shqipes standarde. Sa te fusim ne
menyre artificiale ne nje forme qe do te stononte nga nje mase e Shqiperise shqipfolese.

You might also like