Mjedisi Sot 116

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 16

Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri Nr.

116 | Dimër 2006-2007

Patrullim Ndryshimet e klimës, NASA dhe Google:


renxhersash me një çështje Unioni kozmik
trupa të Shqipërisë globale që kërkon një
dhe Malit të Zi përgjigje globale
lexoni në faqen 5 lexoni në faqen 9 lexoni në faqen14
Në këtë numër

Numër 116 | Dimër 2006-2007 EDITORIAL 3


Lufta ndaj ngrohjes globale nis te vetja
MJEDISI SOT
është një botim periodik i Qendrës Rajonale të Mjedisit NGA VENDI 3-4
(REC) Zyra në Shqipëri Projekti i gjelbërimit të Lanës merr fund
Në këtë botim të përmuajshëm do të gjeni informacion “Parku kombëtar i paqes” jo vetëm në mbrojtje të mjedisit
për probleme mjedisore, lajme të përzgjedhura, opinione
Kompania e Parqeve në ndihmë të turizmit të qëndrueshëm
e komente për çështje të mjedisit nga vendi dhe rajoni,
informacione për aktivitete për mjedisin nga vendi dhe Ulja e nivelit në Fierzë, katastrofë ekologjike
bota etj.
Versionin elektronik të kësaj reviste mund ta gjeni në NGA REC 12-13
faqen: http://albania.rec.org Aktivitet të REC Shqipëri gjatë vitit 2006
Për të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshme elektronike, me
postë elektronike apo revistën “MJEDISI SOT” (botim
i përmuajshëm), dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë PROFIL 11
Zyrës së REC në Shqipëri, në adresat: Mbërrin guida malore
Kutia Postare 127, Tiranë;
Tel/Faks: (04) 23 29 28;
ose editor@albania.rec.org NGA BOTA 14-15
http://albania.rec.org NASA dhe Google: Unioni kozmik
2007-ta, Viti Ndërkombëtar Polar
Njerëzit përgjegjës për ngrohjen globale
Bien burimet ujore në Afrikë
Akulli i Arktikut drejt shkrirjes së plotë deri në 2040-ën

AKTUALITET 5
Patrullim renxhersash me trupa të Shqipërisë dhe Malit të Zi
OSBE financon Qendrën e Informacionit të MMPAU

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) TEMA E MUAJIT 7-10


për Europën Qendrore e Lindore Sa të përgatitur jemi
është një organizatë ndërkombëtare jopartizane, joa- në prag katastrofash mjedisore?
vokate, jofitimprurëse, që mbështet zgjidhjen e prob- Debate dhe dilema në rang botëror rreth raportit të Sternit
lemeve mjedisore në Europën Qendrore e Lindore Ndryshimet e klimës, një çështje
(EQL), duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet organi- globale që kërkon një përgjigje globale
zatave joqeveritare, qeverive, bizneseve e aktorëve të  
tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin
e lirë të informacionit dhe pjesëmarrjen e publikut
në vendimmarrjen mjedisore. REC është krijuar në
1990 nga SHBA, Komisioni Europian dhe Hungaria.
Sot REC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij, nënshk-
ruar nga 28 vende dhe nga Komisioni Europian, dhe
në një marrëveshje ndërkombëtare me qeverinë hun-
gareze. REC ka zyrën qendrore në Szentendre, Hun-
gari, dhe zyrat e vendeve në secilin prej 15 vendeve
përfituese. Shqipëria e ka nënshkruar Kartën e REC
në 1993. Zyra e REC për Shqipërinë është hapur
në 1994. Kjo zyrë punon për realizimin e misionit
të REC duke mbështetur organizatat jofitimprurëse,
institucionet mjedisore në të gjitha nivelet dhe ak-
torë të tjerë të interesuar në fushën e mjedisit, duke
mbështetur proceset pjesëmarrëse dhe shkëmbimin Ky botim mbështetet financiarisht nga
e lirë të informacionit. Fushat kryesore të veprim- Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri
tarisë janë: Programi i granteve për OJF-të; Planet
Lokale të Veprimit në Mjedis, Informacioni Mjedi-
sor; Edukimi Mjedisor; Programi i kualifikimit për Kanë kontribuar për këtë numër: Stafi Editorial
OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dhe programet
vendore e rajonale etj. Donatorët më të fundit janë: Alken Myftiu | Brikena Demiras | Mihallaq Qirjo | Alken Myftiu |
Komisioni Europian, Ambasada e Mbretërisë së Eduart Cani | Eno Dodbiba | Ermir Brikena Demiras | Genta Hoxha |
Holandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni Dobjani | Eduart Cani | Daniela Tola
SOROS, SDC, BE, etj.
http://albania.rec.org

Opinionet e shprehura në shkrimet e kësaj reviste


nuk paraqesin domosdoshmërisht opinionet e Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC)
Forum

Shku
rt
Projekti i gjelbërimit të Lanës
merr fund

Lana është e gjelbër në gjithë


gjatësinë e saj që prej mesit të dhjetorit.
Me mbjelljen e më se 100 rrënjëve
pemë të llojit bli, në segmentin nga
Ura e “Irfan Tominit” deri tek Ura
e Shkollës Teknologjike përfundoi
projekti disavjeçar për gjelbërimin e
Lanës. Gjatësi që arrin në 4 kilometra,
duke nisur nga Materniteti i Ri deri
te Shkolla Teknologjike. Në vitet ’90,
buzët e Lanës u zaptuan tërësisht nga
ndërtimet rastësore dhe u zunë të
gjitha kanalizimet. Gjithçka u mbulua
thuajse tërësisht nga plehrat, llaçi
dhe betoni. Pas vitit 2001, Bashkia
e Tiranës ndërmori dhe realizoi një
sërë projektesh për rehabilitimin e saj.
Të gjitha ndërtimet u shkatërruan,
shtrati i saj u pastrua dhe skarpatet e
Lanës u gjelbëruan sërish. Gjithashtu,
kanalizimet e rrugëve buzë Lanës dhe
Lufta ndaj ngrohjes globale nis te vetja vetë këto rrugë u rindërtuan, duke e
kthyer këtë lumë në një vijë rrjedhëse
Editorial

Temperaturat tregojnë se dimri po shtyhet në kohë. Vjeshta këtë vit në normale.


Shqipëri ka qenë më e ngrohtë se çdo herë tjetër dhe stinët nuk ndjekin më
kohën natyrale të ndërrimit. Nëntori me maksimale temperaturash deri në 24-25
gradë Celsius, si rrallë herë më parë, i bëri njerëzit të gëzonin ditë me diell, deri “Parku kombëtar i paqes” jo
në mes të dhjetorit. Po kështu, mungesa e reshjeve, sidomos në zonat malore, vetëm në mbrojtje të mjedisit
por edhe në kryeqytet, që në stinën e vjeshtës i ka më se të zakonshme shirat
e vazhdueshëm, u tregoi njerëzve shenjat e duhura që të fillojnë të mendojnë “Parku Ballkanik i Paqes”, një
seriozisht për katastrofat globale. projekt që synon mbrojtjen e mjedisit
Sa është ndërgjegjësuar shoqëria shqiptare për këtë fenomen? Është një pyetje dhe zhvillimin e turizmit dimëror
e vështirë për t’i kthyer përgjigje. Reagimet janë të ndryshme. Gjëja e parë që dhe atij veror, duke përfshirë tre
pohojmë me njëri-tjetrin është se natyrisht kemi filluar të lexojmë më shumë rreth vende, përkatësisht Shqipërinë,
temës, të dëgjojmë në media, të shfletojmë në internet, apo edhe nëpër libra. Kosovën dhe Malin e Zi mblodhi në
Kemi filluar të bëjmë batuta rreth ngjarjeve, ta përdorim në biseda qoftë Shkodër përfaqësues të shoqatave
serioze, qoftë edhe të rastësishme. Mendojmë rreth saj, por nuk thellohemi. ndërkombëtare mjedisore dhe
Çdo gjë nis nga e përditshmja. Sa më pak të ndikojmë çdo ditë, aq më e mirë turistike, të cilët kanë diskutuar mbi
ecurinë e këtij projekti që ka nisur tre
mund të jetë bota nesër për të gjithë ne. Çdokush kërkon perfeksionin, pa e çuar
vjet më parë. Qëllimi i këtij projekti
ndërmend se nga çfarë lehtësirash të jetës së përditshme duhet të heqë dorë është që mes Shqipërisë, Kosovës
konkretisht, ose t’i përmirësojë ato, në mënyrë që mjedisi rreth tij të dëmtohet sa dhe Malit të Zi të organizohet një
më pak. Kur kjo të ndodhë realisht në Shqipëri, atëherë mekanizmi do të fillojë Park Ballkanik Paqe, i cili mendohet
të ecë në anën e kundërt. të jetë pa kufij dhe do të kontribuojë
Shkencëtarët në botë ndërkaq kërkojnë dhe gjejnë shkaqet e fenomenit. Prej në mbrojtjen e mjedisit, në zhvillimin
vitesh është folur për rrezikun pas shkrirjes së akullnajave, si rezultat i ngrohjes e turizmit dimëror dhe atij veror dhe
globale. Po nuk pritet të kalojnë dhe shumë vite të tjerë që ky rrezik të bëhet të jetë një simbol paqeje për rajonin
shkatërrues për njerëzimin mbi tokë. Bota, sidomos vendet fqinje të akullnajave dhe Ballkanin, duke ndikuar dhe në
prej vitesh tashmë kanë nisur “luftën” ndaj ngrohjes globale, pikërisht për të bashkëpunimin rajonal. Ai fillon nga
mbrojtur së pari vetveten, duke qenë më afër katastrofës. zonat e Vermoshit, Thethit, Valbonës
Duke mos ndalur këtë betejë, kanë përfshirë jo vetëm popujt e tyre, por edhe në Tropojë duke vazhduar në Kosovë,
Deçan, Bjeshkët e Rugovës, Bjeshkët
ata që mendojnë se janë më pak të rrezikshëm për mbijetesën e të gjithëve ne në
e Rrozhajës, Plavë, Guci, dhe lidhet

Shku
këtë glob. Të gjithë janë në një mendje, kemi ende mundësi ta mbrojmë planetin, përsëri me zonën e Vermoshit,
ta riparojmë dhe t’i kthejmë ato elementë të domosdoshëm që ai dhe bashkë me pra e quajtur ndryshe “Bjeshkët e
të edhe ne, të mos fundosemi në humbëtirë. Namuna”.

rt
Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 
Nga Vendi

Kompania e Parqeve në ndihmë Ulja e nivelit në Fierzë,


katastrofë ekologjike
të turizmit të qëndrueshëm KUKËS-Prurjet e pakta në Liqenin
e Fierzës, kanë çuar në zbrazjen e
Një rreth virtuoz mes mjedisit, territorit, ekonomisë dhe turizmit. Kjo është gati 1/3 të gjatësisë së tij gjatë mesit
ajo çka “Kompania e Parqeve” ndihmon të kthehen zonat e mbrojtura dhe ato të dhjetorit. Krahas situatës së rëndë
rurale. Ajo bën të mundur “kthimin e të ardhurave” për këto territore jo sa në sistemin energjetik në Shqipëri,
duhet të vlerësuar, por të pasur me veçanti, dhe u krijon mundësi popullatave që ka shkaktuar zbrazja e Liqenit të
lokale të ringrenë një mikroekonomi në fushën e turizmit, me investime jo të Fierzës, të njëjtat pasoja janë edhe
larta fillestare. Eshtë pikërisht programi i UNDP Albania nëpërmjet Projektit për faunën e biodiversitetin në këtë
ART/GOLD, Iniciativa IDEASS që ka prezantuar iniciativën e re “Kompania liqen. Rrezikohen të zhduken speciet
e Parqeve” për një turizëm të qëndrueshëm në Shqipëri. Ky aktivitet është në e peshkut si, krap, luçiper, ballgjerë,
vazhdimësi të aktiviteteve që UNDP ka zhvilluar në vendin tonë. Në të morën karas dhe lloje të tjera që kultivohen
pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit. Shqipëria numëron 13 kryesisht në liqen. Peshku i këtyre
Parqe Kombëtare dhe zonat e mbrojtura zënë rreth 9,2% të sipërfaqes së saj. llojeve gjendet çdo ditë në tregun e
“Kompania e Parqeve” është një novacion për zhvillimin ekonomik lokal. Kukësit, por edhe në Kosovë. Çmimet
Eshtë një model i suksesshëm i cili po kërkohet të aplikohet edhe në vende e peshkut në tregun e Kukësit,
të tjera, përfshirë Shqipërinë. Ajo ndihmon që parqet dhe zonat e mbrojtura janë aktualisht nga më të ulëtat të
të zhvillohen nëpërmjet turizmit. Kjo do të çonte në kultivimin më të mirë të regjistruara në periudhën 10-vjeçare,
kulturës kombëtare popullore, historisë, folklorit dhe arkitekturës. Ky model ku 1 kilogram peshk i llojit krap shitet
bën të mundur që popullsia lokale si dhe kompanitë e biznesit të vogël të arrijnë me 100-150 lekë të reja për kilogram,
të ardhura ekonomike mbase edhe në një kohë të shkurtër në ato zona të cilat ndërkohë që luçipera, si peshk i rrallë
përmbajnë kushte zhvillimi të caktuara. Kompania e Parqeve kryen më shumë dhe shumë i kërkuar, shitet deri në
se një funksion: promovon turizmin e parqeve; krijon lidhje mes kërkesës dhe 200 lekë për kilogram. Peshkatarëve
ofertës turistike; zhvillon një kulturë të turizmit dhe të mikpritjes të përhapur në ushtrojnë kryesisht aktivitet të
territoret italiane më pak të zhvilluara, që shpesh përkojnë me zonat park, duke paligjshëm në Liqenin e Fierzës, por
ndihmuar kështu lindjen e sipërmarrjes turistike, edhe përmes ndërhyrjeve që ata justifikohen në këtë periudhë me
synojnë formimin. shprehjen se peshku “ka dalë sheshit”.
Në bashkëpunim me entet përkatëse, ajo ka krijuar në botë deri tani një Për t’ju larguar cektësisë së ujit, koloni
rrjet prej më shumë se 1 mijë strukturashParku pritëse, që promovohen
Kombëtar i Llogorasë nëpërmjet të mëdha peshku janë përqendruar në
internetit, panaireve në këtë sektor dhe në rrethet e specializuara për këtë. Për pellgje uji relativisht më të mëdha se
sa i përket cilësisë, “Kompania e Parqeve” ka ndihmuar përhapjen e kulturës shtrati i Lumit Drin, si dhe në zonën
së mikpritjes turistike në zona “tradicionalisht jo të prirura për këtë” dhe ka ku ndërpritet rrjedha e ujit. Në zonat
nxitur zhvillimin e krenarisë së identitetit. “Kompania e Parqeve” vepron duke e ku përqendrohet peshku, peshkatarët
kthyer në fitimprurëse trashëgiminë ekzistuese (shtëpi dhe struktura për pritëse) kanë hedhur rrjetat e peshkimit dhe
dhe atë që territori prodhon (produkte tipike, artizanat dhe tregti e vogël) duke për çdo rrjetë ata zënë nga 100-150
nxitur kështu edhe zhvillimin e veprimtarive të reja të shërbimit turistik. Ky kilogramë peshk. Liqeni i Fierzës,
model u jep mundësi subjekteve lokale që, edhe brenda një kohe të shkurtër, të më i madhi nga liqenet artificialë në
kenë rezultate ekonomike kundrejt investimeve minimale. Shqipëri, është krijuar në vitet ‘79-‘80,
Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë e realizuar shumë projekte për mbrojtjen si rezultat i ndërtimit të hidrocentralit
dhe shfrytëzimin racional të natyrës sonë. Nga bashkëpunimet e saj me UNDP, me të njëjtin emër. Ky është një liqen
Bankën Botërore, BE, etj., mund të përmenden projektet e MedWetCoast për oligotrof dhe ka një bosht gjatësor
ruajtjen e ekosistemit të ligatinave në rajonin e Vlorës, menaxhimi i ekosistemit prej 70 kilometër dhe me një sipërfaqe
të Ujërave në Kune-Vain, menaxhimi i Liqenit të Shkodrës e ai i Prespës. maksimale prej 7 mijë hektarësh, ku
Nga rezultatet paraprake të misionit veçohet si i rëndësishëm fakti se Shqipëria 5 mijë hektarë merren në konsideratë
do të jetë një vend i ftuar nderi i veçantë në Panairin “Mediterraneo 2008” për qëllimin e rritjes dhe kultivimit
Itali, propozuar kjo nga Ministria e Mjedisit, të Pyjeve dhe të Administrimit të të peshkut. Kapaciteti maksimal
Ujërave. ujëmbajtës i Liqenit të Fierzës, arrin
Në bashkëpunim me qeverinë dhe institucione shqiptare IDEASS ka në rreth 3,2 miliardë metër kub ujë,
promovuar dhe vënë në zbatim edhe iniciativa të tjera të ndryshme për ndërkohë që kapaciteti minimal, i
zhvillimin njerëzor si “Stabilak” për mbrojtjen natyrale të qumështit, “Metoda cili mund të shkaktojë edhe situatat
Nëna Kangur” për trajtimin e fëmijëve prematurë, “Paketa Mushama” për një më kritike të prodhimit të energjisë
trajtim natyral të vajit, bimëve, kafshëve dhe shëndetin njerëzor, “Lagunat” për elektrike, është rreth 1,2 miliardë
pastrimin natyral të ujërave të zeza si dhe “Kompania e parqeve”. metër kub ujë.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Aktualitet

Për herë të parë në historinë e Liqenit të Shkodrës OSBE financon Qendrën


e Informacionit të
Patrullim renxhersash me trupa MMPAU

të Shqipërisë dhe Malit të Zi Ambasadori i OSBE-së Pavel


Vacek dhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve
dhe Administrimit të Ujërave, Lufter
Xhuveli hapën zyrtarisht Qendrën e
Nga Djana Bejko, Zyra REC Shkodër Informacionit Aarhus.
Qendra e Informacionit është e
Në kuadër të projektit “Bashkëpunimi Ndërkufitar përmes menaxhimit të para në administratën shqiptare që
resurseve natyrore”, Qendra Rajonale e Mjedisit organizoi një vizitë studimore njeh investimin e OSBE-së për forcim
2 ditore në Parkun Kombëtar Liqenin e Shkodrës. Në këtë vizitë studimore të kapaciteteve, duke pasur parasysh
merrnin pjesë trupat e ruajtjes (renxhers) dhe kontrollit në liqenin e Shkodrës numrin dhe interesin e publikut për
nga të dy vendet Shqipëri – Mali i Zi. informacion mjedisor
Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve në Investimi i OSBE-së konsiston në
drejtim të ruajtjes, mbrojtjes dhe patrullimit të vazhdueshëm në Liqenin e pajisje zyrash me kompjuter, printer,
Shkodrës, një ekosistem unik që natyra u ka dhuruar të dy vendeve. Nga ana video-center, libra dhe video me filma
tjetër, kjo vizitë synonte forcimin e bashkëpunimit mes trupave homologe si mjedisorë.
dhe punën konkrete në terren me qëllim njohjen dhe transferimin e modeleve Gjithashtu OSBE-ja do të financojë
të mira në pjesën shqiptare të Liqenit të Shkodrës. në trajnime të ndryshme në të gjithë
Gjatë dy ditëve, renxhersat e Liqenit të Shkodrës u njohën me praktikat vendin për ngritjen e kapaciteteve
e punës së homologëve të tyre në Malin e Zi, legjislacionin ekzistues për të personave që duhet të japin
mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave natyrore të Liqenit të Shkodrës, si dhe rregullat informacion mjedisor.
e funksionimit dhe menaxhimit të Parkut Kombëtar Liqeni i Shkodrës. Pranë Kjo qendër do të jetë e hapur 8
Parkut Kombëtar në Malin e Zi është ngritur edhe qendra e informacionit orë në ditë gjatë gjithë javës dhe pa
nëpërmjet të cilës pjesëmarrësit u njohën me speciet bimore dhe shtazore shpenzime financiare, për organizatat
që jetojnë në liqenin e Shkodrës, statusin e ruajtjes së tyre si dhe periudhat e joqeveritare mjedisore, studentë dhe
ndaluara të gjuetisë dhe zënies së peshkut. publikun e interesuar për të marrë
Është e rëndësishme të theksohet se gjatë kësaj vizite studimore, Liqeni i informacion mjedisor.
Shkodrës, u patrullua nga trupat homologe të të dy vendeve. “Një gjë e tillë, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
- u shpreh drejtori i Parkut z. Zoran Merdak, - përbën një moment historik do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve
pasi ky është vetëm fillimi dhe tregues pozitiv i punës sonë të përbashkët në të të stafit të informacionit të MMPAU.
ardhmen”. Gjithashtu do të shtrijë informimin
Jo më pak duhet të vlerësohet demonstrimi i përbashkët i djegies së 1.500 mjedisor edhe në rrethe tjera të vendit
rrjetave të peshkimit të sekuestruara gjatë vitit 2006 në pjesën malazeze nga duke synuar informimin sa më të plotë
peshkatarët e palicensuar apo peshkimi në periudha të ndaluara. Ky demonstrim të komunitetit për problematikat e
ishte një shembull pozitiv i funksionimit të ligjit dhe zbatimit të tij në drejtim mjedisit.
të ruajtjes dhe mirëmenaxhimit të resurseve natyrore të Liqenit të Shkodrës në Qendra e Informacionit e Ministrisë
Malin e Zi, një tregues ky për domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit edhe në së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit
pjesën shqiptare. të Ujërave ka filluar të funksionojë
rreth tre vite më parë. Në këtë qendër,
qytetarëve u ofrohen shërbime si dhënia
e informacionit mjedisor. Vetëm gjatë
këtij viti, numri i qytetarëve që kanë
kërkuar informacion mjedisor është
1.212 veta. Publiku më i interesuar
janë studentët, pedagogët dhe OJF-të
mjedisore, Gjithashtu, në këtë qendër
publikohen dhe procedurat për aplikim
për leje mjedisore për bizneset e
ndryshme, botime që bëhen nga qendra
ose OJF-të në fushën e mjedisit. Kjo
qendër publikon çdo muaj buletinin
mjedisor elektronik, i cili u shpërndahet
rreth 350 adresave të regjistruara
në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe
Administrimit të Ujërave, në shërbim
të OJF-ve mjedisore, organizmave
të huaja, Dhomave të Tregtisë dhe
Industrisë, ministrive të linjës, etj.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Shëngjini
Atje ku deti gllabëron bregun!
Përgjatë bregut detar të komunës Shëngjin
humbasin çdo vit 1 deri në 3 metra tokë.
Erozioni detar shfaqet shumë agresiv në
grykëderdhjen e lumit Drin.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Tema e Muajit

Sa të përgatitur jemi
në prag katastrofash mjedisore?
N
dotja e ajrit nga shkarkimet se ngrohja globale do të ketë pasoja përcaktohet si një pengesë dhe jo
e gazrave në vendin tonë katastrofike, nëse nuk ndërmerren ndihmëse për zhvillim, ajo është edhe
është një shqetësim jo i masa për të zvogëluar shkarkimin objektivi i kritikave. Sëmundja duhet
pakët për kryeqytetin, të cilin studiues e gazrave që e shkaktojnë atë. Bler të shërohet dhe funksionarët duhet të
të ndryshëm e kanë quajtur një nga është shprehur se njerëzimi duhet të luajnë rolin e tyre, në rast se nuk duan të
qytetet të ndotura të Evropës. Arsyet ndryshojë sjelljen për të shmangur shohin ritme të ulëta rritjeje. Faktorët
janë të shumta, ndotja nga ndërtimet, katastrofën globale. Përveç zhurmës e pakontrolluar mund të pushojnë
ndotja nga karburantet dhe makinat që këto fjalë kanë bërë që prej tetorit efektin e tyre pozitiv dhe shoqëria
e vjetëruara që kanë hyrë në vend që të 2006, në vendin tonë nuk është se shqiptare mund të përballet shpejt me
prej një dekade, të cilat vazhdojnë të kanë marrë ndonjë përgjigje serioze, kaos. Pra, do të jetë kuadri ligjor i ri dhe,
përdoren edhe pse janë jashtë çdo madje gati-gati ne ndihemi si të sidomos, impenjimi për zbatimin e tij
standardi dhe natyrisht edhe ndikimi i shkëputur nga situata të tilla. Ndoshta në luftën kundër korrupsionit, krimit
përditshëm i njerëzve dhe veprimtarisë harrojmë se ne na ngroh i njëjti diell, të organizuar, si dhe, nga ana tjetër,
industriale. Sado në masë të vogël, na lag i njëjti shi dhe mbi ne ndikojnë saktësia në përcaktimin e hartimin e
ndotja është e gjithëgjendur në jetën të njëjtat kushte atmosferike. Situata planeve strategjike për zhvillim, ajo
tonë të përditshme, normat e ndotjes tenton të përkeqësohet, sepse çdo çka do të bëjë të mundur hapjen e
shpesh herë janë deklaruar si 6 deri vit emetohen më shumë gazra, të perspektivave të reja. Bler paralajmëroi
në 7 herë më të larta se të vendeve të cilat duhet t’i zvogëlojmë. Ekonomia se nëse për një kohë të shkurtër nuk
tjera dhe në fakt ky problem mbetet shqiptare në masën më të madhe të do të bëhemi të arsyeshëm, në një
i qëndrueshëm prej vitesh. Askush saj ka ndikim të vogël në rang botëror, kohë kur po pranohet se ka ndryshime
nuk mund ta ndalojë, sepse është gjithsesi nëse ndodh një katastrofë në klimë, vështirësitë do të fillojnë
një gjë që nuk mund të bëhet me një globale, ne do të jemi sigurisht më pak të shfaqen. Prandaj duhet të gjenden
shkop magjik. Këtë gjë e kuptojnë të të mbrojtur prej tyre. Parashikimet për mënyra të tjera për të ndihmuar rritjen
gjithë dhe janë munduar që të gjejnë ngritjen e ekonomisë shqiptare duken ekonomike duke zvogëluar emetimet
zgjidhje të ndryshme, të nisin projekte optimiste, megjithëse shqiptarët po e karbonit. Presidenca e grupit G8, të
dhe plane strategjikë, janë bërë dhe kalojnë një nga dimrat më të ngrohtë vendeve më të industrializuara, e ka
rifreskuar strategjitë kombëtare dhe gjatë tridhjetë vjetëve të fundit. Është përcaktuar vitin 2007 si fillimi i punës
drejtimet janë caktuar. për shkak të ngrohjes globale? Askush për të bindur të tjerët se situata është
Në kuadrin e integrimit në nuk mund ta vërtetojë shkencërisht, e rëndë. Shqipëria tenton që të jetë në
bashkësinë evropiane, edhe ligjet janë por shenjat janë të tilla. një vijë me planet e BE-së dhe çdo plan
duke marrë formën më të ashpër të Qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë që do të ndërmerret në këtë kuadër do
mundur, për të reduktuar sa më shumë janë zhytur në një errësirë të thellë, të jetë në favorin tonë të përbashkët.
ndotjen. Por ndikimi që shkarkimi për shkak të mungesës së energjisë Por, në arenën ndërkombëtare nuk ka
i gazrave shqiptarë mund të kenë në elektrike. Një prej shkaqeve është vetëm përqafues të kësaj ‘doktrine’,
rang global, nuk është i njohur, sado natyrisht, sipas ekonomistëve edhe ka edhe kundërshtarë. I tillë është
që është në masë minore. Raporti i mungesa e reshjeve, që sigurisht nuk kundërshtimi amerikan që iu bë
komisionerit britanik, Nikolas Stern po bien vetëm e vetëm për shkak Protokollit të Kiotos për ndryshimet
theksoi rëndësinë e vendimmarrjes të ndryshimit të klimës. Sidoqoftë, klimatike. Ndërsa vende në zhvillim,
për sa i përket veprimtarisë ndotëse ekonomistët thonë se vitin tjetër do si Kina dhe India, janë sigurisht mes
njerëzore dhe kujdesin që në këtë të jetë më mirë. E ardhmja mbetet në atyre popujve që duhet të binden për
moment preciz duhet të nisë të bëjë diskutim. Shqetësimet sipas raporteve rëndësinë e masave që duhet marrë
njerëzimi ndaj mjedisit. Kryeministri shqiptare mbeten mundësitë e vendit kundër ngrohjes globale.
britanik, Toni Bler ka ngritur zërin për të përballuar sfidat e së ardhmes.
në këtë aspekt dhe ka paralajmëruar Në rast se administrata shtetërore

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Tema e Muajit

Debate dhe dilema në rang


botëror rreth raportit të Sternit

V ërtetësia e të dhënave shkencore të raportit të


Sternit për ndryshimet klimatike është relative.
Gjatë muajit tetor, kur ky botim u bë publik, u
hodh në faqen e internetit dhe më pas u diskutua, pati
reagime të ndryshme nga të gjitha anët e botës. Natyrisht,
Si del rezultati i 5 – 20% i dëmeve nga
ndryshimet klimatike?
Ne kemi arritur në rezultatin se 5% është i bazuar në
shkencën e klimës prezantuar në “IPÇ’s Third Assessment
Report”, në 2001. Ai nuk përcakton ndonjë vlerë për
pjesë të ndryshme të globit nuk ishin në të njëjtin mendim, ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njerëzve
shumë të tjerët u shfaqën skeptikë dhe e panë me dyshim dhe në mjedis. Vlerësimet ngrihen mbi bazën e dimensioneve
këtë raport. Të tjerë qarqe shkencëtarësh hedhin pyetje të të ndryshme të rrezikut dhe të ndikimeve që përfshihen.
ndryshme dhe dyshojnë në të dhënat për dëmet që janë Vlerësimi i dëmtimeve shkon deri në 7%, kur modeli
dhënë në raport për shkak se ato rezultojnë shumë herë rregullohet për t’iu përmbajtur mundësive për amplifikim
më të larta se çdo lloj raporti tjetër që mund të jetë bërë. të reagimeve në sistemin klimaterik (karboni i dobësuar
Një tjetër pyetje interesante është ngritur në lidhje me fundoset dhe çlirohet gjithnjë e më shumë metan natyral.
vlerësimin e dëmeve nga ndryshimet klimatike në nivelin Ky është vetëm një shembull nga literatura shkencore për
e 5 - 20 për qind. Më poshtë janë disa nga përgjigjet që ka
rritjen e rrezikut publikuar më parë se raporti i 2001.
dhënë hartuesi i raportit dhe grupi i punës që e ka ndihmuar,
Vlerësimi i dëmtimeve shkon deri në 11% për supozimet
rreth këtyre pyetjeve.
rreth origjinës së klimës, ose deri në 14% bashkë me rrezikun
në rritje të klimës, kur vlera ekonomike të ndikimit mbi
Pse vlerësimet tuaja për dëmet janë më të shëndetin njerëzor dhe mjedisin janë të përfshira. Raporti
larta se studime të tjera? paralajmëron se vlerësime të tilla duhet të trajtohen me
Vlerësimet tona janë më të larta për disa arsye. kujdes dhe në pjesën më të madhe të kapitujve i kushton
Së pari, ne trajtojmë rreziqet në mënyrë të hollësishme– vëmendje edhe efekteve të papëlqyeshme.
kjo çështje është e gjitha për rreziqet. Ne këtu përdorim Vlerësimi i dëmeve tenton të shtohet akoma më shumë,
teknika ekonomike standarde për riskun e politikave minimalisht me një të tretën, nëse llogariten të ardhurat jo
ekonomike. të barabarta të përkohshme.
Së dyti, ne përdorim një literaturë më të fundit, si në Roli i modelit të integruar jepet si ilustrim i efekteve
aspektin e shkencës ashtu edhe për probabilitetet, që potenciale të ndryshimeve klimatike, dhe këtë raporti e ka
theksojnë rreziqe domethënëse për rritjen e temperaturave theksuar mjaft qartë. Modelimi i ndikimeve ekonomike të
mbi 5°C për fillimet e pjesës së parë të shekullit të ardhshëm. ndryshimeve klimatike në horizontin e një kohë përtej të
Studimet e mëparshme kanë vënë fokusin në rritjen e
ardhmes së afërt nuk mund të japë rezultate precize. Vlera e
temperaturave me 2 ose 3°C. Dëmtimet nga 5°C do të ishin
përqasjes është te fakti se lejon të hetohet roli i specifikimeve
shumë herë më të larta– dëmet shtohen më shpejt se sa
të ndryshme të strukturës-model dhe supozimeve etike.
temperaturat.
Gjykimet etike që duhet të studiohen përfshijnë ato që
Së treti, ne sugjerojmë që etika e problemit debaton
kanë të bëjnë me çështjen se si shoqëritë duhet t’i peshojnë
me “kohën e saktë” të mirëqenies së gjeneratave që do të
vijnë. ndikimet në gjenerata të ndryshme.
Së fundi, ne marrim parasysh edhe ndikimet e ndryshme Ndikimet janë përshtatur duke përdorur një teknikë që
në rajone të varfra, duke reflektuar faktin se ata që jetojnë lejon gjetjen e një mesatareje në kohë, si dhe rrezikun në
në varfëri do ta ndjejnë humbjen e të ardhurave në mënyrë një mënyrë që të na lejojë t’i krahasojmë me koston që do
më të ashpër. të kishte zvogëlimi.

Në faqen e internetit <www.sternreview.org.uk>,


jepen detaje mbi metodologjinë që është përdorur në përgatitjen e këtij raporti.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Tema e Muajit

Ndryshimet e klimës, një çështje


globale që kërkon një përgjigje globale
Nga Nikolas Stern

E konomia politike mbi ndryshimet klimatike është Politikat ekonomike kanë shumë për të thënë në lidhje
formuar nga shkenca. Kjo dikton edhe strukturën me vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve të ndryshimeve
e analizave ekonomike dhe politikave; prandaj ne klimatike, dhe se si të konturohen përgjigjet kombëtare dhe
fillojmë me shkencën. Ndikimi njerëzor mbi ndryshimet ndërkombëtare për të dy çështjet, reduktimi i emisioneve
klimatike është shkaktuar nga emisionet e dioksidit të dhe adoptimi me ndikimet që ne nuk mund t’i shmangim
karbonit dhe gazrat që shkaktojnë efektin serë (GHGs) që më.
janë akumuluar në atmosferë kryesisht gjatë 100 viteve të Nëse politikat ekonomike përdoren për të prodhuar
shkuar. Shkencëtarët nxjerrin në pah se ndryshimet klimatike politika me kosto efektive atëherë ndërmarrja e veprimeve
janë një çështje serioze dhe urgjente që na imponohet. për të ndaluar ndryshimet klimatike do t’u krijojë potenciale
Ajo autorizon aksione të forta për të pakësuar emisionet të reja shoqërive për më shumë mirëqenie dhe për t’u
e gazrave që shkaktojnë efektin serë në gjithë botën, për përshpejtuar rrugën e gjatë që do t’u duhej të ndiqte nëse
të pakësuar rrezikun e ndikimit tepër shkatërrues dhe nuk do të kishte asnjë veprim të përcaktuar; ne mund të
potencialisht të pakthyeshëm në ekosistem, shoqëri dhe në jemi “mjedisorë” dhe të rritemi si të tillë.
ekonomi. Me anën e politikave të mira kostoja e veprimeve Në të vërtetë nëse nuk jemi “mjedisorë”, ne do të
nuk është e nevojshme që të pengohet dhe mund të jetë minojmë zhvillimin eventualisht, sado i rregullt te jetë.
më e vogël se sa dëmi që shmanget. Duke kthyer mbrapsht Ky raport i shikon politikat ekonomike të ndryshimeve
tendencën e ngritjes së temperaturave globale ekonomia klimatike nga perspektiva ndërkombëtare. Ndryshimet
mbarë botërore synon të zhvendoset në një ekonomi me klimatike janë një çështje globale dhe kërkon një përgjigje
përdorim të ulët të karbonit. globale.
Vonesat e bëjnë problemin më të vështirë dhe veprimet Shkenca ka treguar se emisionet kanë të njëjtin
për t’u përballur me të janë më të kushtueshme. efekt nga çfarëdo lloj vendi që të lëshohen. Ndërlikimi i
Menaxhimi i këtij kalimi në mënyrë efektive dhe politikave ekonomike ka të bëjë qartësisht me faktin se ky
efecientë hedh për diskutim sfida etike dhe ekonomike, por është një problem i bashkëveprimeve ndërkombëtare me
gjithashtu edhe mundësi, të cilat ky raport ekspozon për t’u gjithë vështirësitë shoqëruese që rrjedhin nga veprimet
studiuar. koherente. Ky është një problem që kërkon bashkëpunim

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 


Tema e Muajit

ndërkombëtar dhe aftësi drejtuese. Trajtimi ynë thekson një pyjet, fluturojnë me aeroplanë, ngrohin shtëpitë e tyre
sërë pikash thelbësore, që do të luajë rol kryesor kudo. ose drejtojnë makinën nuk kanë pse të paguajnë koston e
ndryshimeve klimatike që rezulton si shkak i kontributit të
• Ne përdorim një përqasje konsistente përkundrejt akumulimit të këtyre gazrave në atmosferë. Por ndryshimet
të panjohurës. Shkenca e ndryshimeve klimatike klimatike kanë një sërë tiparesh që së bashku i dallojnë nga
është e sigurt dhe drejtimi është i qartë. Por ne faktorët e jashtëm. Ato janë globale në shkaqe dhe pasoja.
nuk e dimë me saktësi se kur dhe ku do të vihen Ndikimet e ndryshimeve klimatike janë të qëndrueshme
re me përpikëri ndikimet. Padija për këto ndikime dhe zhvillohen përtej rrugëtimit të gjatë; ka shumë pasiguri
përforcon argumentin e zvogëlimit: ky raport është që parandalojnë një përcaktim sasior të saktë dhe preciz
në lidhje me politikat ekonomike të menaxhimit të të ndikimeve ekonomike; dhe ka një rrezik madhor serioz,
rreziqeve tepër të mëdha. ndryshime të pakthyeshme pa efekte anësore ekonomike.
• Ne fokusohemi në një arsyetim të matshëm të
rreziqeve, të ndihmuara nga zhvillimet e fundit të Kjo analizë na drejton në pesë kapituj pyetjesh:
shkencës që kanë filluar të fiksojnë probabilitetet e • Cili është kuptimi që ne i japim rrezikut të
marrëdhënieve mes emisioneve dhe ndryshimeve ndikimeve të ndryshimit klimaterik, kostos së tyre
në sistemin e klimës, si dhe ato mes klimës dhe dhe mbi kë bien ato?
mjedisit natyral. • Cilat janë opsionet e zvogëlimit të emisionit të
• Ne përqasemi në mënyrë sistematike drejt trajtimit gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe çfarë na
të paanshmërisë në analizën tonë, duke u informuar kushtojnë ato? Çfarë nënkupton kjo për politikat
nga fakti se si implikohet perspektiva të ndryshme ekonomike që duhet të ndërmerren në zgjedhjen
etike në kontekstin e ndryshimeve klimatike. e rrugëve për stabilizimin e botës? Cilat janë
përparësitë ekonomike që rrjedhin nga veprimet e
Mosveprimi tani rrezikon të sjellë dëme të zvogëlimit të emisioneve të gazrave dhe përshtatjes
jashtëzakonshme në mirëqenien e brezave të ardhshëm dhe së teknologjive të reja?
veçanërisht tek më të varfrit. • Për ndalimin e ndryshimeve klimatike, çfarë lloj
Një analizë bashkëkohore ekonomike e politikave kërkon strukturash nxitëse dhe politika do të ishin më
që ne të jemi sa më të qartë dhe të shpjegueshëm për efektet. efektive, efecientë dhe të paanshme? Cilat janë
Ekonomistët i përshkruajnë detyrimet njerëzore ndaj detyrimet që rrjedhin për financat publike?
ndryshimeve klimatike si një ‘jashtësi’ dhe klimën globale si • Për përshtatjen, çfarë përqasje janë më të
një ‘të mirë publike”. Ata që krijojnë emisione të gazrave që përshtatshme dhe si duhet që të financohen?
shkaktojnë efektin serë, gjatë kohës që prodhojnë energji, • Si mundet që zvogëlimi dhe përqasja të punojnë në
fuqizojnë fabrikat e tyre, shpërthejnë gazra, pakësojnë një nivel ndërkombëtar?

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 10


Tema e Muajit
Aspekte gjeoturistike të Alpeve shqiptare

Mbërrin guida malore


nga Prof. As. Dr. Kujtim Onuzi
Shoqata Kombëtare Studimeve Malore

Peisazhi fantastik malor i Alpeve Shqiptare, i parë në periudha të ndryshme,


ma ka shtuar dhe më tej idenë për realizimin e një guide malore për to, gjë të cilën
e realizuam në bashkëpunim me anëtarë të ndryshëm të Shoqatës Kombëtare
të Studimeve Malore si dhe Shoqatës së Alpeve Shqiptare me mbështetjen
financiare nga UNESCO.
Në Alpe bëjnë pjesë ekosisteme me bukuri të rralla natyrore. Peisazhi
malor alpin i mrekullueshëm me florën e larmishme të zhvilluar kryesisht në
shkëmbinjtë karbonatikë, kataraktet karakteristike, burimet ujore në formën e
lumenjve, përrenjve apo burimeve natyrore sipërfaqësore përbëjnë bazën dhe
ekzistencën e këtyre ekosistemeve. Malet me kontraste të larmishme të relievit të
tyre japin mundësi të mira për zhvillimin e sporteve dimërore e verore, si turizmi
malor, alpinizmi, kacavjerrjet, skitë, hipizmi, përdorimi i kajakeve në kanione,
peshkimi amator në kanione e lumenjtë e rrëmbyeshëm, çiklizmi malor etj.
Larmia e madhe e peisazhit natyror, folklorit, kanunit, historisë etj, përbëjnë një
bazë të mrekullueshme për zhvillimin e gjeoturizmit malor dhe paraqet mundësi
të mira për të sjellë turistë aktivë në Alpet Shqiptare.
Aktiviteti turistik malor në këtë rajon të Shqipërisë është me avantazh reciprok
si për turistët, të cilët do të eksplorojnë një peizazh të mrekullueshëm, një rajon
interesant nga pikëpamja gjeografike dhe gjeologjike, një vend legjendash dhe
misteresh si kudo në Malësitë e Ballkanit dhe për vetë rajonin dhe banorët e tij,
të cilët do të rrisin standardin e jetesës.
Si rezultat i gjithë aspekteve të mësipërme dhe studimit të kryer me mbështetjen
financiare të UNESCO-s, Alpet Shqiptare ofrojnë mundësi të shumta për
zhvillimin e turizmit malor në këto fusha: i) gjeoturizëm, gjeomonumente,
gjeoparqe, dukuritë karstike, etj; ii) sportet dimërore, alpinizëm, ski, kacavjerrje
në akull, etj.; iii) sportet verore, ecjet malore, kacavjerrjet shkëmbore, çiklizëm
malor, kajaka, kanotazh, hipizëm, gjueti, etj.; iv) vizita në ekosistemet, pyje,
liqene, lumenj, etj.

Zona po braktiset shpejt nga popullsia


Zhvillimi i zonës së Alpeve Shqiptare, ndërgjegjësimi çdo ditë e më tepër i
strukturave shtetërore dhe atyre vendimmarrëse si edhe i komunitetit lokal jep
përherë e më shumë premisa për ruajtjen dhe zhvillimin e këtyre ekosistemeve
malore nga më të bukurit e vendit tonë.
Kjo ka të bëjë me zhvillimin e një jetese të qëndrueshme në këto zona, të
cilat po braktisen me shpejtësi nga popullsia, e cila nuk ka mundësi reale për një
jetesë normale sepse dhe të mirat që ofrohen nga kjo zonë janë të pamenaxhuara,
të paekspozuara ndaj turizmit vendas dhe të huaj. Nxitja dhe zhvillimi i këtyre
burimeve natyrore, duke ruajtur në mënyrë thelbësore mjedisin dhe duke marrë si
bazë zhvillimi rajone analoge të Evropës, do të përbëjë një bazë të fuqishme për
ndalimin e braktisjes së vendbanimeve nga banorët e këtyre zonave. Për këtë ne
ofrojmë dhe një potencial të ri për zhvillimin e rajoneve ku lokalizohen Alpet.
Guida malore e Alpeve Shqiptare paraqitet për rajonet që përfshihen
ndërmjet Shkodrës-Bajram Currit-Vermoshit-Koplikut dhe është realizuar duke
bërë vrojtime në terren si dhe shfrytëzuar materiale të tjera ekzistuese të kryera
nga anëtarë të ndryshëm të shoqatës.
Shoqata Kombëtare e Studimeve Malore, në bashkëpunim me Shoqatën e
Alpeve, si dhe me institucione dhe organizma të ndryshme shqiptare dhe të
huaja dhe me mbështetjen e UNESCO, realizuan Guidën Gjeoturistike të Alpeve
Shqiptare duke e paraqitur atë në tre elemente përbërës:
1. Guida Gjeoturistike e Alpeve Shqiptare (Top Tour CD)
2. Harta në shkallë 1:100 000 Top Tour Alpet Shqiptare (Hartë 90x80cm)
3. Alpet Shqiptare, Aspekte Gjeoturistike. (Tekst)

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 11


REC Shqipëri

REC Shqipëri
Fondi special holandez për projekte mjedisore me nisma vendore
23 njësi vendore kanë përfituar mbështetje për investime mjedisore
Botime

Përmirësimi i kushteve përreth Mjedise të reja të përmirësuara dhe rigjeneruese për


Ish-Institutit të Misrit dhe Orizit në Shkodër banorët e qytetit të Kuçovës

Fondi Lokal për Investime Mjedisore


6 bashkitë e Qarkut të Korçës përfitojnë investime mjedisore në kuadër të Planit Lokal të Veprimit në Mjedis

1 nga 5 investimet në qytetin e Korçës 1 nga 5 investimet në qytetin e Pogradecit


Lulishte e re në qendër të qytetit Përmirësim mjedisi në bllok pallatesh

Planet Mjedisore në Deltën e lumit Drin


Hartohet Plani i parë Rajonal i Veprimit në Mjedis për një basen lumor

Takimi përmbyllës i PRVM për deltën e lumit Drin Takimet publike për hartimin e PLVM për komunat
(Shkodër - Lezhë), i miratuar në mes të 2006. Shëngjin dhe Velipojë, të miratuar në fund të 2006

Planet Lokale të Veprimit në Mjedis (Qarku Korçë)


6 bashkitë e Qarkut të Korçës përgatisin Planet e Lokale të Veprimit në Mjedis

Takim publik në Maliq Takim publik në Ersekë Aktivitet pastrimi


në Bilisht

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 12


REC Shqipëri

në 2006
Paketa e Gjelbër në Shqipëri
Botime Të gjitha shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë do të pajisen me paketën mjedisore më bashkëkohore

Paketa e Gjelbër përmban për herë të parë materiale për zhvillimin e një ore mësimi interaktive për mjedisin

Projekti i Liqenit të Shkodrës


Në mbështetje të mirëmenaxhimit të burimeve natyrore dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Liqeni i Shkodrës shpallet Zonë e Mbrojtur Pjesa shqiptare e Liqenit të Shkodrës bëhet pjesë e
rrjetit botëror të zonave Ramsar

Konventa e Aarhusit në Shqipëri


Në mbështetje të interesave të publikut për mjedisin

Kurs kualifikimi për gjykatësit dhe prokurorët në Trajnime për pushtetin vendor mbi pjesëmarrjen pub-
Shkollën e Magjistraturës për Konventën like dhe të drejtën për informim

Objektivat e Zhillimit të Mijëvjeçarit


Promovimi i parimeve të OZHM për zhvillimin e qëndrueshëm

Aktivitete ndërgjegjësuese dhe nxitëse ndërmjet Forume me aktorë të ndryshëm rajonalë mbi parimet e
shkollave të mesme në të gjitha Qarqet e vendit OZHM-ve dhe zhvillimit të qëndrueshëm

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 13


Opinion

NASA dhe Google: Unioni kozmik

M
otori më i madh i kërkimit në internet ofron disa nisi vitin e kaluar, kur Google ra dakord të ndërtojë një
të dhëna të NASA-s përmes programeve të tillë qendër kërkimore në Qendrën Kërkimore të NASA-s,
si Google Mars, një hartë interaktive që lejon Ames. Të dy organizatat bënë të ditur se, tashmë do të
përdoruesit të eksplorojnë hartat e sipërfaqes së planetit të bashkëpunojnë në një sërë fushash, duke përfshirë edhe
kuq. Një tjetër shërbim, Google Moon, lejon përdoruesit që hedhjen e të dhënave të grumbulluara nga NASA, në
të shohin vende të ndryshme në Hënë. “Shumë shpejt, kjo programin e famshëm tashmë Google Earth, që gjendet
marrëveshje ndërmjet NASA dhe Google do t’i mundësojë në internet. Projekte të tjerë mund të përfshijnë gjetjen
çdo personi që të përjetojë një fluturim virtual mbi e mënyrave të reja për njerëzit, që të bashkëveprojnë me
sipërfaqen e Hënës ose përmes kanioneve të Marsit”, bëri kompjuter si edhe shfrytëzimin e ekspertëve të Google
të ditur administratori i NASA-s, Michael Griffin. Pamje për të përshpejtuar procesin e kërkimit të një sasie shumë
plot detaje të Hënës dhe Marsit do të jenë shumë shpejt të madhe të dhënash që grumbullohen çdo vit nga ana
vetëm një klikim mausi larg nga përdoruesit e internetit, në e agjencisë hapësinore. “NASA ka grumbulluar dhe
vijim të një marrëveshjeje të firmosur tashmë mes motorit përpunuar më shumë informacion mbi planetin tonë se
gjigant të kërkimit në internet, Google, dhe agjencisë çdo organizëm tjetër në historinë e njerëzimit”, tha Chris
hapësinore të SHBA-së, NASA. Akti i Marrëveshjes së Kemp, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit Strategjik në Ames.
Hapësirës, i firmosur muajin e kaluar, do të “vendosë në “Ndonëse ky informacion u grumbullua në të mirën e
internet informacionin më të dobishëm të NASA-s”. gjithkujt, dhe një pjesë e madhe është i disponueshëm në
publik, sërish shumica e informacionit është e shpërndarë
Publiku si burim dhe është e vështirë për t’u arritur dhe kuptuar nga ata që
Marrëveshja formalizon kështu një partneritet që nuk janë ekspertë”.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 14


Nga Bota
ujëra të akullta, studiuesit gjejnë një
2007-ta, Viti Ndërkombëtar Polar botë plot jetë. Deil Anderson është
shkencëtar: “Pjesa më e madhe e kësaj
zone nuk është eksploruar, apo nuk
Viti 2007 është Viti Ndërkombëtar të mos duket një rritje e madhe, është parë kurrë nga sytë e njeriut.
Polar. Është një përpjekje por temperaturat më të larta sjellin Ishte befasuese për mua të shihja një
ndërkombëtare për të nxitur studimet ndryshime të skajshme të motit. Sipas larmi kaq të madhe jete nën akull”.
shkencore në vendet më të largëta të një studimi të fundit, nëse vazhdon Bëhet fjalë për shembull për një peshk
Tokës, kryesisht sepse shumë njerëz të ngrohja globale, nivelet e detit mund me një sistem natyror kundër ngrirjes
shkencës i konsiderojnë polet e Veriut të jenë rritur disa metra deri në fund që nuk e lë trupin e tij të ngrijë dhe
dhe Jugut thelbësore për jetën në të shekullit. Polet janë të bukura dhe kandila të stërmëdhenj me tentakula
planet. Sipas një studimi, nëse ngrohja të çuditshme, ku dielli zhvendoset 15 metra të gjatë. Ka edhe krijesa
globale vazhdon, nivelet e detit mund anash, netët zgjasin për muaj me radhë të tjera në fundin e detit: një pyll i
të rriten disa metra deri në fund të dhe erërat e acarta gërryejnë relievin. heshtur, pak i frikshëm plot me gjallesa
shekullit. Ekuilibri delikat mes diellit, Poli i Veriut është një pllakë akulli që mikroskopike. Studiuesi Xhorxh
ujit dhe akullit ndikon jashtëzakonisht lundron mbi sipërfaqen e Oqeanit Simons shpjegon: “Kur mbërrita
tek jeta në planetin tokë. Kështu, janë Arktik, një territor i lëvizshëm ku në fund vura re se gjithçka lëkundej
rritur shqetësimet për ngrohjen globale banojnë krijesa magjepsëse mbi dhe përreth meje, sikur po shkelja në një
dhe është ndërmarrë një përpjekje e poshtë akullit. Poli i Jugut, që është enë plot me xhelatinë”. Shkencëtarët
koordinuar nga shkencëtarët për të më i ftohtë ndodhet mbi kontinentin thonë se këto ujëra të akullta polare
përshpejtuar studimet polare. Këtë vit masiv, të ngrirë të Antarktidës. Masa e japin shumë mësime për misterin e
u vu re një shkrirje e madhe në të dyja jugore e akullit është mbi 2200 metra jetës në botën tonë dhe në botë të tjera
polet. NASA dhe të tjerë konfirmojnë e trashë, mesatarisht. Ajo përbën 90 të largëta.
se toka është ngrohur vetëm dy gradë për qind të akullit në botë, 70 për
që nga viti 1900. Ndoshta mund qind të ujit të saj të pastër. Nën këto http://www.pressonline.com.mk

Njerëzit përgjegjës për ngrohjen globale Bien burimet ujore në Afrikë


Një grup shkencëtarësh në Shtetet e Bashkuara thonë Shkencëtarët në
se kanë konfirmuar se ngrohja globale është një fakt dhe Shtetet e Bashkuara
se njerëzit janë përgjegjës për të. Të dhënat e reja që iu thonë se të dhënat e reja
paraqitën Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës satelitore tregojnë se
thonë se temperatura e ujit të oqeaneve është rritur për burimet ujore në Afrikë
shkak të nivelit të lartë të emetimit të gazrave që shkaktojnë po bien me një ritëm
ngrohjen globale. Deri tani debati ka qenë nëse ngrohja të paprecedentë. Ata
globale është pasojë e shtimit të aktivitetit diellor apo thonë se sasia e ujit e
vullkanik apo rezultat i djegies se karburanteve nga njerëzit. humbur nga lumenjtë, liqenet dhe rezervuarët e kontinentit
Ky studim bëhet publik në prag të vizitës së presidentit çdo vit është gati e barabartë me sasinë e konsumuar nga
Xhorxh W. Bush në Evropë javën e ardhshme. Politika e të gjithë njerëzit në Afrikë çdo vit. Studimi ka nxjerrë
Uashingtonit për ndryshimet e klimës dallon nga qëndrimi përfundimin se lumenjtë si Kongo, Zambezi dhe Nili kanë
i shumë vendeve evropiane. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë treguar një nivel të konsiderueshëm tharjeje gjatë periudhës
nënshkruar Protokollin e Kiotos për kufizimin e emetimit së studimit. Shkencëtarët thonë se arsyeja është ndryshimi i
të gazrave që shkaktojnë efektin serë. Ky protokoll hyri në klimës dhe ndryshueshmëria natyrale në nivelin e rreshjeve.
fuqi këtë javë. Ndërsa Afrika ka pasur humbje të mëdha uji në pesë vitet
e shkuara, lumenjtë në Shtetet e Bashkuara si Misisipi dhe
Misuri ka pasur rritje të ndjeshme të niveleve.

Akulli i Arktikut drejt shkrirjes së plotë deri në 2040-ën


Një ekip shkencëtarësh nga SHBA dhe Kanadaja janë shprehur mjaft të shqetësuar
për faktet e reja shqetësuese lidhur me shkrirjen e shpejtë të akullit në Arktik. Faktet janë
prezantuar në mbledhjen e Unionit Amerikan për Gjeofizikën në San Francisko, ku u bë
e qartë se sipërfaqja e akullit që qëndron e ngrirë gjatë të gjithë vitit, mund të zhduket
deri në vitin 2040. Zvogëlimi i akullit të Arktikut në vitet e fundit është shoqëruar me
paralajmërimet se ai shpejt do të arrijë një pikë pa kthim. Në muajin nëntor të këtij viti,
Arktiku kishte 2 milionë kilometra katror akull më pak se ç’duhet të kishte mesatarisht
dhe modeli i ri i asaj që mund të ngjajë me oqeanin në dekadat e ardhshme është se
oqeani mund të jetë pa akull deri në vitin 2040.

Mjedisi SOT 116 | Dimër 2006-2007 | 15


www.mjedisisot.info

I dashur lexues,
Viti 2007 nis me një zhvillim shumë të rëndësishëm për “Mjedisi dhe të merrni informacionin e kërkuar në një kohë më të
Sot”. REC Shqipëri ka publikuar faqen e re në internet “Mjedisi shkurtër.
Sot” (www.mjedisisot.info), me synimin e REC për të vënë në I gjithë informacioni i vjen në ndihmë të gjithë kategorive dhe
dispozicion një punë 6-të vjeçare me plot informacion mjedisor, fushave të jetës, qofshin qytetarë të thjeshtë apo dhe zyrtarë
njoftime, etj. Mbi 2000 paketa ditore lajmesh të shpërndara të lartë, në këtë bazë të dhënash do të gjeni mbi 20.000 lajme
në formë elektronike dhe me 116 numra të “Mjedisi Sot” të mjedisore nga vendi dhe bota, mbi ngjarje të ndodhura që nga
shtypur, kjo bazë të dhënash ofron mundësinë e vetme në viti 2000.
Shqipëri për të pasur një informacion mjedisor kaq të pasur.
Baza e të dhënave është në plotësim e sipër dhe në momentin
Faqja është interaktive dhe e pasuruar me elementë ndihmës kur i gjithë informacioni do të jetë online, REC Shqipëri do t’jua
për lexuesin e saj. Ndarja e informacionit në kategori dhe bëjë menjëherë të ditur. Deri në atë moment mund të merrni
nënkategori do t’ju ndihmojë të gjeni më shpejt atë që kërkoni informacionin më të ri nëpërmjet lajmeve ditore.

Lexim të këndshëm, nga stafi i REC Shqipëri!

You might also like