Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 31

Prof.

Artan Borici
Analize numerike
Viti akadamik 2011-2012, semestri I
URL: http://sites.google.com/site/leksionet

1 Hyrje ne Octave
Octave eshte gjuhe programimi e nivelit te larte te llogaritjeve numerike me li-
cense GNU Gneneral Public License (GPL) (octave.org) ose Matlab me burim
te hapur, nje program ne pronesi te MATHWORKS inc. (mathworks.com).
Funksionaliteti i Octave dhe Matlab permblidhet ne:
1. llogaritjet numerike te algjebres lineare, optimizimit, statistikes, procesimit
te sinjaleve dhe imazheve, etj;
2. programimit dhe zhvillimit te algoritmeve;
3. vizualizimit.

Analize numerike Octave/Matlab 0-0


2 Fillimi i punes
Octave mund te vihet ne pune duke shkruar ne dritaren terminal komanden octave.
Prej ketej do te shikoni:
octave:1>
Per te nderprere Octave perdoret Ctrl-C, ndersa per tu larguar quit ose exit.
Per ndihme shkruani help ose doc. Per ndihme ne nje komande te vecante duhet
te shkruani komanden ne fjale pas komandes help si p.sh. help size ose help plot,
etj. Me ne fund, ju mund te kerkoni ndihme si te perdoret ndihma me ane te help help.
Per tu larguar prej ndihmes shkruani q.

Shembuj
1. Matricat jane tipi qendror i te dhenave. Ne Octave/Matlab thuajse cdo gje eshte nje ma-
trice. P.sh., ne qofte se shkruajme:

Octave:1> A = [1,2;3,4]

Octave do te pergjigjet me nje matrice:

Analize numerike Octave/Matlab 0-1


A =

1 2
3 4

2. Per te krijuar nje korde karakteresh thejsht shkruajme:

Octave:2> str = Pershendetje

3. Per te shfaqur permbajtjen e nje ndryshoreje te percaktuar me pare thjesht


shkruhet emri i saj:

octave:2> a
a = 1

Ne rast se nuk deshirojme shfaqjen e saj vendosim nje pikepresje ne fund:

Octave:3> a;
Octave:4> sin(phi);

E njejta verejtje vlen edhe per thirrjen e funksioneve.

Analize numerike Octave/Matlab 0-2


Ndryshoret ne Octave/Matlab nuk kane nje tip te perhershem. Keshtu, s=3 e
ndjekur nga s=Octave jane te pranueshme. Per te listuar ndryshoret e pranishme
perdoret komanda who (whos per me shume hollesi):
Attr Name Size Bytes Class
==== ==== ==== ===== =====
a 1x1 8 double
ans 1x11 92 cell
b 3x3 72 double
c 3x3 144 double

Ndryshoret ruhen ne formatin me pike notuese IEEE me saktesi te dyfishte me


kufinj te percaktuar ne konstantet realmin dhe realmax me vlera 2.225110308
dhe 1.7977 10+308 perkatesisht, ndersa largesia ndermjet dy numrave te tille jepet
prej konstantes eps me vlere 2.2204 1016 .
Formatet e shfaqejes se numrave me pike notuese permblidhen ne tabelen e meposhteme:

Analize numerike Octave/Matlab 0-3


Komanda Pershkrimi
format short 5 shifra
format long 15 shifra
format short e 5 shifra me eksponent
format long e 15 shifra me eksponent
format short g 5 shifra me e mira short
format long g 15 shifra me e mira long

3 Matricat
Matricat jane objekti me i rendesishem i Octave/Matlab. Per te krijuar nje ma-
trice duhet te vendosim disa numra brenda kllapave kartrore. Shtyllat ndahen me
ane te presjes ose thjesht me ane te hapsires, ndersa rreshtat me ane te pikepresjes.
Keshtu, shprehjet e meposhteme jane te njevlefshme:

A=[8 2 1;3 -1 4;7 6 -5];


A=[8,2,1;3,-1,4;7,6,-5];

Rezultati ne te dyja rastet do te jete:

Analize numerike Octave/Matlab 0-4


A =
8 2 1
3 -1 4
7 6 -5
Nje matrice mund te krijohet edhe prej matricave te tjera. Keshtu nese shkruajme:
A=[1 1 1;2 2 2]; B=[33;33];
e me pas:
C=[A B]
gjendet:
C =
1 1 1 33
2 2 2 33
Indeksimi i matricave lejon nje menyre te re te krijimit te tyre si nenmatrica
te nje matrice. Per kete duhet te kemi gjithnje parasysh se indeksi i pare eshte gjithnje i
rreshtit e pastaj vjen ai i shtylles. Ne tabelen e meposhteme mund te permbledhim
disa indeksime te rendesishme:

Analize numerike Octave/Matlab 0-5


Komanda Pershkrimi
A(i,j) Elementi (i, j) i A
A(i,:) Rreshti i i-te i A
A(:,i) Shtylla e i-te e A
A(i:k,j:l) Nenmatrice e A
A(i:end,j) Nenvektor i shtylles se j-te te A

Dy pikat, kur jane vetem, kane kuptimin e perzgjedhjes se gjithe rreshtit apo
shtylles, ndersa kur jane midis dy kufinjve ato japin nje vektor vlerash. Keshtu p.sh.
k=1:5 jep nje vektor rresht me vlerat prej 1 deri ne 5. Ne kete menyre, ne mund
te krijojme nje liste te vlerash me hap njesi. Ne qofte se shkruajme:

i=1:3:61;
t=0:0.01:1;

ne kemi krijuar vektoret rresht 1, 4, 7, . . . 61 dhe 0, 0.01, 0.02, . . . 1.


Pervec perzgjedhjes, dy pikat mund te perdoren per te percaktuar vlerat e nenma-
trices se perzgjefhur. Keshtu p.sh. A(i,:)=-3; percakton te gjithe rreshtin e i-
te te barabarte me -3. Ne rast se rreshti ose shtylla e referuar nuk ekziston, atehere ai

Analize numerike Octave/Matlab 0-6


i shtohet matrices se dhene. Ne rast se duam te eleminojme nje shtylle ose nje rresht,
atehere percatohen me ane te matrices boshe []:
A(2,:)=[];
A(:,1:2:5)=[];
Madhesite e matricave mund ti nxjerrim prej komandave te mepshteme:

Komanda Pershkrimi
n=size(A,1) Numri i rreshtave
m=size(A,2) Numri i shtyllave
[n m]=size(A) Numri i rreshtave dhe i shtyllave
length(A) Permasen me te madhe
numel(A) Numri i elementeve te A
isempty(A) Provon nese A eshte boshe
rows(A) Vetem ne Octave
columns(A) Vetem ne Octave

Me pshte jepen disa funksione te rendesishme vektoriale, pjese te Octave/Matlab:

Analize numerike Octave/Matlab 0-7


Komanda Pershkrimi
sum(v)/cumsum(v) Shuma/Shuma e pjesshme e elementeve
prod(v)/cumprod(v) Prodhimi/Prodhimi i pjesshem i elementeve
diff(v) [v(2)-v(1),v(3)-v(2),...]
mean(v)/median(v) Mesatarja/Mesorja
std(v) Shmangia standarte
max(v)/min(v) Elementi me i madh/vogel
sort(v,ascend) Renditja ne rendin rrites
find(v) Kthen vektorin me indekset e elementeve 6= 0

Funksioni i fundit eshte shume i dobishem ne kombinim me kushtezime vektoriale:

ivec=find(datavec==5)
Ne tabele e meposhteme jane permbledhur nje sere matricash speciale:

Analize numerike Octave/Matlab 0-8


Komanda Pershkrimi
zeros(m,n) Te gjitha elementet zero
ones(m,n) Te gjitha elementet njesha
rand(m,n) Elemente te shpendare uniformisht ne [0, 1]
randn(m,n) Elemente te shpendare normalisht
randperm(n) Vektor me shperndarje uniforme perkembimesh
eye(n) Matrice njesi e rendit n
diag([a,b,c]) Matrice diagonale me a, b, c ne diagonale
magic(n) Matrica magjike e rendit n:
shtyllat e rreshtat mblidhen tek i njejti numer

Me poshte jepen disa funksione te dobishme per kthimin ne numra te plote te nje numri
cfaredo real x. Ne rast se x eshte matrice, keto funksione vleresohen per cdo element.

Komanda Pershkrimi
ceil(x) Numri i plote me i vogel jo me i vogel se x
floor(x) Numri i plote me i madh jo me i madh se x
round(x) Numri i plote me afer x
fix(x) Rrumbullakos kundrejt zeros

Analize numerike Octave/Matlab 0-9


Octave/Matlab lejojne qe matricat te kene me shume se dy permasa. Keshtu, nese
shkruajme A=ones(2,5,2), atehere pergjigja do te jete:
A =
ans(:,:,1) =
1 1 1 1 1
1 1 1 1 1
ans(:,:,2) =
1 1 1 1 1
1 1 1 1 1

Te gjitha funksionet vektoriale, te zbatuara ne matrica, veprojne sipas permases


se pare:

[n m l]=size(A);
A=rand(m,n,l);
m=min(min(min(A)));
Disa funksione qe lidhen ngushtesisht me permasat e matricave jane si me poshte:

Analize numerike Octave/Matlab 0-10


Komanda Pershkrimi
reshape(A,m,n) Riformon matricen me m rreshta dhe n shtylla
circshift(A,[m n]) Zhvendos elementet matricore m here sipas rreshtave
dhe n here sipas shtyllave
shiftdim(A,n) Zhvendos permasen e A me n pozicione. Pergjithesim
i transpozimit per matrica me shume permasa

Shumbull. Supozojme se n cifte koordinatash karteziane i kemi vendosur ne vek-


torin P, i cili mund te shihet si matrice me 2n 1 permasa. Ne qofte se duam
te shtojme edhe nje koordinate te trete te vendosur ne vektorin z, atehere kryejme veprimet
si me poshte:
Riformatojme P si nje matrice me n2 elemente: P=reshape(P,2,numel(P)/2)

Shtojme nje rresht te trete: P(3,:)=z;


Riformatojme P si nje vektor me 3n elemente: P=reshape(P,1,numel(P));

Analize numerike Octave/Matlab 0-11


4 Grafiket
Per te paraqitur grafikisht vektorin x perdoret funksioni plot(x), i cili paraqet
ne boshtin vertikal vlerat e x-it ne funksion te numrit rendor te elementeve. Ne rast se
kemi dy vektore, atehere paraqitja grafike reciproke e tyre behet me ane te komandes
plot(x,y), p.sh. ne qofte se shkruajme:
x=0:.001:2*pi;
y=cos(x);
plot(x,y)

atehere rezultati eshte grafiku i meposhtem:

Analize numerike Octave/Matlab 0-12


1

0.5
cos(x)

-0.5

-1
0 1 2 3 4 5 6 7
x

Analize numerike Octave/Matlab 0-13


Ne qofte se duam qe vlerat te mos lidhen me vija dhe pikat te pasqyrohen me sim-
bole, atehere shkruajme plot(x,y,r*), ku brenda thonjezave njeshe vendoset
ngjyra r dhe simboli i perzgjedhur. Per me teper shih help plot. Cdo grafik
krijon nje dritare me numer 1. Ne rast se duam me shumee se nje dritare grafikesh
shkruajme figure(n), ku n eshte numri i dritares. Ne rast se dritarja ekziston, kjo
komande e sjell ate ne dukje.
Grafiket mund te mbivendosen me disa menyra. Ne rast se shkruajme:

plot(x,cos(x),r+,sin(x),bx)
atehere kemi vendosur ne te njejten figure dy grafike. Menyre tjeter eshte:
plot(x,cos(x),r+)
hold on
plot(x,sin(x),b*)
Komanda hold on mban te fiksuar figuren. Per ta liruar ate perseri perdoret ko-
manda hold off. Grafiket mund te shkruhen ne disk ne formate te ndryshme disa
nga te cilat jepen me ane te komandave te meposhteme, te cilat ju duhet ti provoni:

print -dpdf fig.pdf

Analize numerike Octave/Matlab 0-14


print -deps fig.eps
print -depsc fig.eps
print -djpeg -r80 fig.jpg
print -dpng -r100 fig.png
Komanda te tjera te dobishme, te cilat jane te sqaruara prej emrit te tyre jane:
legend(cos(x),sin(x)), text(1,-0.5,cos(\phi))
grid on, grid off, title(fig 1), xlabel(x), ylabel(y)
Komanda clf fishn permbajtjen e figures, ndersa komanda subplot vendos disa
figura me boshte te ndryshme brenda se njejtes dritare. Per te kontrolluar boshtet
perdoren komandat:
axis equal, axis tight, axis([-1 1 2 5]), axis off,
ndersa box on dhe box off vendos dhe heq nje kuadrat ne figure qe perfshin
boshtet. Komanda a=axis jep nje vektor me kufinjte e boshteve [xmin xmax ymin ym
Pervec plot ju mund te provoni edhe grafike te tipeve te tjera si:
hist, semilogy, semilogx, loglog
bar, pie, area, fill, contour, scatter

Analize numerike Octave/Matlab 0-15


Ne fizike perdoren shpesh histogramat me ane te funksionit hist dhe grafiket me
boshte logaritmike me ane te funksioneve semilogy, semilogx, loglog.
Octave/Matlab lejojne grafike ne tri permasa me ane te funksionit plot3, ndersa
mesh dhe surf pasqyrojne grafikisht siperfaqe. Disa funksione ne dy permasa
lejojne
zgjerim ne tri permasa si bar3, pie3, fill3, contour3, scatter3. Per
me teper shih manualet online te Octave.

5 Programimi
Programimi ne Octave/Matlab eshte thjesht vendosja e komandave ne nje skedar
tetipit tekst qe perfundon me prapashtesen .m. Nje skedar ti tille quhet edhe skript,
ndersa te punaurit me to quhet skriptim.

Perdorni skriptimin si te vetmen metode pune ne Octave/Matlab!


Cdo gje eshte e ruajtur dhe mund ti ktheheni perseri!

Shembull. Ne qofte se duam te transformojme ciftin e vektoreve x, y ne nje cift


vektoresh t, r koordinatash polare, ruajme komandat:

Analize numerike Octave/Matlab 0-16


t=atan(y./x);
r=sqrt(x.2+y.2);
ne nje skedar me emrin pol_cord.m. Skripet ekzekutohen njelloj si komandat e
tjera duke dhene emrin e skriptit:
octave:1> x=[1 2]; y=[1 2]; pol_cord; t, r
t =
0.78540 0.78540
r =
1.4142 2.8284

Nje skript i nje lloji te vecante jane funksionet. Funksionet kthejne nje bashkesi
ndryshoresh prej nje bashkesie argumentesh duke zbatuar nje bashkesi komandash.
Keshtu shembulli i mespiperm mund te programohet me ane te funksionit,
function [t,r]=pcord(x,y)
% kthen koordinatat karteziane ne ato polare
% x dhe y jane vektore me madhesi te njejte
pol_cord;
end

Analize numerike Octave/Matlab 0-17


i cili duhet te ruhet ekzaktesisht me emrin e funksionit, ne kete rast pcord.m. Funk-
sionet thirren me ane te emrit te shoqeruar prej argumenteve dhe listes se ndryshoreve:
octave:1> [t,r]=pcord([1 2],[1 2])
t =
0.78540 0.78540
r =
1.4142 2.8284
Ne rast se lista e ndryshoreve mungon, atehere funksioni kthen vetem nryshoren e
pare nee liste:
octave:2> pcord([1 2],[1 2])
ans =
0.78540 0.78540
Prej shembullit te mesipem shohim se programimi ne Octave/Matlab eshte shume in
thjeshte. Sidoqofte duhen patur parasysh disa verejtje:
Indeksimi fillon prej 1. Keshtu, v(0) jep gabim;
Octave/Matlab ben dallim ndermjet germave te medha dhe te vogla;

Analize numerike Octave/Matlab 0-18


Perdorni % per te komentuar.
Nje keshille e pergjithshme per gjithe programuesit:

Dokumentoni kodet tuaja!


Dokumentimi ju lejon rikthim te shpejte tek i njejti skript. Per me teper, help pasura
prej merit te kodit tuaj shfaq bllokun e pare te komenteve:
octave:3> help pcord
kthen koordinatat karteziane ne ato polare
x dhe y jane vektore me madhesi te njejte

Strukturat e kontrollit
Dy jane strukturat e kontrollit ne Octave/Matlab: struktura if-else dhe ajo
switch. Per shembull, ne rast se duam te zgjidhim barazimin e shkalles se dyte,

ax2 + bx + c = 0 ,

duam fillimisht te dime nese a 6= 0:

Analize numerike Octave/Matlab 0-19


if (a==0),
if (b==0),
disp("Nuk ka asgje per te zgjidhur");
else
disp("Barazimi eshte i shkalles se pare");
x=-c/b;
end
else
rrenjet2;
end
Ndersa struktura switch eshte nje strukture qe degezon llogaritjet. Keshtu, per
te zgjidhur barazimin e shkalles se dyte kur a 6= 0, atehere shkruajme:
D=b2-4*a*c;
switch sign(D)
case 1
sqrD=sqrt(D);
x=[-b+sqrD;-b-sqrD]/(2*a);
case 0

Analize numerike Octave/Matlab 0-20


x=-b/(2*a)*[1;1];
otherwise
sqrD=sqrt(-D);
x=[-b+i*sqrD;-b-i*sqrD]/(2*a);
end

Strukturat perseritese
Strukturat perseritese ose iterative jane struktura te cilat perserisin pohime te cak-
tura per sa kohe plotesohet nje kusht i dhene. Pohimi me i rendesishem perserites
eshte pohimi while, i cili sherben me se shumti per te ndaluar algoritmet perseritese.
Si shembull sjellim metoden e Newton-it per rrenjen e polinomit te trajtuar ne analizen
numerike:
p(x) = x5 2x4 3x3 + 3x2 2x 1 .
Algoritmi qe gjen rrenjen me perafrim fillestar zero programohet ne skriptin e meposhtem:
x=0; X=x;
tol=1e-15;
gabimi=Inf;
while (gabimi>=tol),

Analize numerike Octave/Matlab 0-21


x_new=x-(x5-2*x4-3*x3+3*x2-2*x-1)...
/(5*x4-8*x3-9*x2+6*x-2);
gabimi=abs(x_new-x);
x=x_new;
X=[X;x];
end

Algoritmi perfundon kur shmangiet absolute ndermjet dy perafrimeve te njepasnjeshme


jane me te vogla se nje numer tol te percaktuar prej nesh qe me pare.
Nje pohim tjeter i rendesishem perserites eshte pohimi for. Ai perdoret ne te gjitha
ato raste, te cilave u dime qe ne fillim numrin e perseritjes se pohimeve. Rasti
tipik eshte zgjidhja e barazimeve diferenciale te zakonshme me metoden e Euler-it.
Keshtu, per te zgjidhur barazimin diferencial per renien e lire,

u = 1 u2 , u(0) = 0 ,

metoda e Euler-it konsiston ne diskretizimin e kohes me hap a duke dhene keshtu


barazimin e diferencave te fundme:

ui+1 = ui + a(1 u2i ) , u0 = 0 .

Analize numerike Octave/Matlab 0-22


Ne kete rast ne dimee qe ne fillim numrin e hapave kohore N = T /a. Skripti i
meposhtem ilustron keshtu me se miri perdorimin e struktures perseritese for:
u=0;
for k=1:N;
u=u+a*(1-u2);
end

Kujdes: struktura for ekzekutohet ngadale!


Kjo per arsyen se Octave/Matlab eshte gjuhe e interpretuar. Kjo nuk do te thote qe ne
mund te shmangim gjithnje strukturen for. Keshtu, metoda e Euler-it nuk mund
te programohet ndryshe meqe vlerat e reja un ew nuk mund te llogariten pa iu referuar
atyre te vjetra u. Ketij problemi do ti rikthehemi me poshte perseri.
Ekzekutimi i strukturave while dhe for mund te nderpritet me ane te komandes
break:
if (a==0),
break;
else
x=-b/a;

Analize numerike Octave/Matlab 0-23


end

Operatoret e rritjes dhe zvoglimit


Ne Octave ne mund te perdorim operatoret e rritjes dhe zvoglimit njelloj si ato
qe perodren ne C/C++. Ne qofte se A dhe B jane matrica te cfaredoshme, atehere
koamndat:
A++;
B--;
rrisin dhe zbresin me 1 elementet e matricave A dhe B respektivisht.

Shprehjet krahasuese
Shprehjet krahasuese perbehen prej se paku nje shprehjeje algjebrike dhe nje op-
eratori krahasues. Per shmbull i==6 ose cond=(d>theta). Per matricat kra-
hasimi behet element per element, p.sh. [1 2;3 4]==[1 3;2 4] jep [1 0;0 1].
Krahasimi i nje skalari me nje matrice krahason skalarin me te gjitha elementet e ma-
trices, p.sh. [1 2; 3 4]==2 jep [0 1;0 0]. Ne tabelen e meposhteme jepet
kuptimi i operatoreve krahasues.

Analize numerike Octave/Matlab 0-24


> Me i madh
>= Me i madh baraz
< Me i vogel
<= Me i vogel baraz
== Baraz
= E ndryshme
!= E ndryshme, vetem ne Octave
<> E ndryshme, vetem ne Octave

Funksionet krahasuese
Me ane te funksioneve any dhe all eshte e mundur te merret informacion mbi
elementet e ndryshem nga zero te nje vektori apo matrice:
any(v) kthen vleren 1 nese te pakten nje prej elementeve te vektorit v eshte i
ndryshem nga zero;
all(v) kthen vleren 1 nese te gjithe elementet e vektorit v jane te ndryshem
nga zero;

Analize numerike Octave/Matlab 0-25


Per argumente matricore keto funksione kthejne nje vektor rresht, elementet e te cilit
jane rezultat i vleresimit te cdo shtylle te matrices.

Shprehjet e Bool-it
Shprehjet e Bool-it permblidhen ne tableen e meposhteme:

B1 & B2 AND logjik element per element


B1 | B2 OR logjik element per element
B NOT logjik element per element
!B NOT logjik element per element ne Octave
B1 && B2 Njelloj si & por vlereson me pare shprehjet B1 dhe B2
B1 || B2 Njelloj si | por vlereson me pare shprehjet B1 dhe B2

Operatoret && dhe || quhen gjithashtu dhe operatore logjike qark i shkurter.

6 Ruajta dhe leximi i skedareve


Per te ruajtur punen ne Octave/Matlab perdoret konada save. Keshtu:

Analize numerike Octave/Matlab 0-26


save my_vars.mat
ruan te gjitha ndryshoret ne skedarin my_vars.mat, ndersa:
save results.mat res_data X Y

ruan ndryshoret res_data, X, Y ne skedarin results.mat. Per te ruajtur


nje ndryshore ne formatin ASCII perdoret:

save ... -ascii


ndersa ne formatin binar MAT perdoret:
save ... -mat

Leximi i skedareve behet me komanden load.

Analize numerike Octave/Matlab 0-27


Komanda te ndryshme
Fshirja/Largimi i figurave

clear A Fshin ndryshoren A


clear vec* Fshin ndryshoret qe fillojne me vec
close Largon figuren qe del ne pah
close all Largon te gjitha figurat e hapura
cls fshin dritaren e komandave

Shfaqja e mesazheve
Mesazhet shfaqen me ane te koamndes disp:
disp(A)
disp(done)
shfaq matricen A pa shfaqur emrin e matrices dhe me tej done.

Analize numerike Octave/Matlab 0-28


Historia e komandave
Historia e komandave te perdorura mund te gjurmohet duke shtypur tastat me
shigjetat lart dhe poshte. Ajo eshte e ndjeshme ndaj shkronjave te medha dhe te vogla:
per te gjurmuar historine e komandave shkruhen nje ose me shume shkronja me
te cilat fillon komanda dhe me pas perdoren shigjetat lart dhe poshte.
Octave/Matlab permban mundesine e plotesimit me Tab: mjafton te shkruhen disa
shkronja te ndjekura prej Tab per te nxjerre listen e te gjitha komandave qe fillojne
me shkronjat qe jane shkruar.

Farat e numerave te rastit


Farat fillestare te rand dhe randn merren prej ores se sistemit. Ne rast se duam
te gjenerojme vargje te njejta numrash te rasit, atehere duhet qe fara te vendoset prej
nesh. Keshtu,
rand(seed,12345)
randn(seed,67890)
vendos farat me vlera 12345 dhe 67890. Vlerat e farave duhet te jene gjithnje skalare te
plote.

Analize numerike Octave/Matlab 0-29


Filmat
Ne Matlab perdoret getframe dhe movie, ndersa ne Octave duhen ruajtur
me pare pozat ne nje drejtori te caktuar me ane te komandes print e me pas
shfaqen njera pas tjetres me ane te nje programi te sistemit.

Funksione dhe komanda te tjera


Ne kete paraqitje kemi lene pa permendur shume funksione dhe komanda te tjera.
Nje pjee e mire e tyre do te ndeshet ne kapitujt e tjere. Pjesa tjeter mund te konsulto-
het ne http://www.gnu.org/software/octave/.

Analize numerike Octave/Matlab 0-30

You might also like