Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

DJEGIET

Cfar janë djegiet?


Djegiet termale janë lëndime të lëkurës dhe strukturave më të thella shkaktuara nga i nxehti apo lloje të caktuara të
dritës. Thellësia e lëndimit te indeve përcakton shkallen e djegies. Djegiet termale janë zakonisht të klasifikuar si
shkalla e parë, e dytë dhe e tretë. Shkalla e katërt e djegies shtrihet në muskul nën lëkurë. Elektriciteti dhe
kimikalet të tilla si acidet dhe alkalet mund të shkaktojë djegie. Djegiet kimike janë më të komplikuara dhe të vështirë
për të klasifikuar. Djegiet elektrike mundet leht te arrijn muskujt dhe kockat dhe nganjëherë quhen djegiet e zeza.

Kush i shkakton djegiet?


Djegiet mund të shkaktohen nga zjarri, me avull, energji elektrike, dielli, kimikalet dhe lëngjeve apo objektet e nxehta.

Cilat janë simptomat e djegieve?


Simptomat ndryshojnë me shkallën e dëmtimit të indeve të trupit. Djegie e shkallës së parë shprehet me dhimbje, e
skuqur, por ska vesikula apo plika. Djegie e shkallës së dytë prek lëkurën më thellë, shfaqen vesikulat, me pamje
formë njollash. Djegia e shkallës se trete dëmton të gjithë thellësit e lëkurës, kështu që lëkura duket e zbehtë apo e
zezë. Djegiet e tilla nuk janë të dhimbshme, sepse nervat në zonën e djegur dëmtohen.

Si diagnostikohen djegiet?
Diagnoza bëhet duke kontrrolluar lëkurën. Simptomat dhe shenjat do
të ndihmojnë të përcaktojn shkallën e djegies.

Si trajtohen djegiet?
Djegiet e vogla të shkallës së parë mund të mos kërkojnë ndonjë trajtim. Duhet vënë zonën e djegur në ujë të ftohtë (jo
akull) ose duke përdorur kompresa të lagështa mund të zvogëlojë dhimbjen dhe ënjtje e djegieve te vogla. pëlcitja e
vesikualve mund të shkaktojë infeksion, kështu që kjo duhet të shmanget. Përdorimi i aloe vera dhe paracetamolit ose
ibuprofenit mund të ndihmojë ndaljen e dhimbjeve. Mbrojtje me gaza dhe mast antibiotikesh mund të parandalojnë
infeksionin.
Vlerësimi dhe trajtimi mjekësor është i nevojshme për:
(1) djegiet e shkallës së dytë më sipërfaqe të djegur më të madhe se pëllëmba e personit; (2) çdo djegie e shkallës së
dytë në duar, shputa, fytyrë ose në organet gjenitale; dhe (3) djegiet e shkallës së dytë kudo ne trup te foshnjat.
Te gjitha djegiet e shkalles se tretë dhe katërt (të cilat janë të rrezikshme për jetën) duhet mjekim i menjëhershëm nga
mjeku. Mjeku duhet gjithmonë të shikoj djegiet kimike.
Mjeku butësisht heq pjesët e vdekura të lëkurës, ndërron gazat dhe fashat dhe shikon për infeksione. Disa djegie të
rënda kanë nevojë për trajtim të specializuar, duke përfshirë transplantim kirurgjikal të lëkurës.
Për djegie të rënda, telefononi 194 për ndihmë.
Cfar duhet te behet ne menaxhimin e djegieve?
✔ Ndryshoni gazat dhe aplikoni mast të freskët me antibiotik
në kohë të caktuara.
✔ Përdorni ilaçe për dhimbje.
✔ Pini lëngje shtesë dhe hani një dietë të shëndetshme.
✔ Permbajuni keshillave te dhena nga mjeku.
✔ Thirreni mjekun tuaj nëse keni ethe; te dridhura; dhimbje te rritura; ose qelb, erë te keqe, ose rrjedhje te kuqe nga
plaga.
✔ bejeni praktikë sigurine ndaj zjarrit: veshni mbrojtese, doreza dhe mësoni rregullat e sigurise fëmijëve.
Cfar nuk duhet te behet ne menaxhimin e djegieve?
X Mos injoroni djegie e shkallës së dytë.
X Mos vëni gjalpë në djegie.
X MOS leni gazaz te bëhen të pista ose te lagështa.
X Mos ushtroni ose kthehuni në punë deri sa mjeku juaj te thotë qe mundeni.
X Mos ekspozoni per shërimin djeget ne rreze te diellit.
X Mos u përpiqeni që të largoni shtresa e vdekura te lëkurës.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti dhe Dr. Hamide V. Mehmeti

You might also like