Futja e Shqiperise Ne Be 160212155604

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 18

Hyrje

 Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme


e mozaikut të vendeve dhe popujve të kontinentit europian.
Qenësia dhe përkatësia e gjithanshme e shqiptarëve dhe
modeli i shkëlqyer i suksesit të demokracive të vendeve të
Europës Perëndimore, kanë frymëzuar aspiratën mbarë
popullore që Shqipëria të mos jetë thjeshtë një pjesë e
natyrshme e kuadrit gjeografik, gjenetik, historik dhe
tradicional të kontinentit europian, por të bëhet hallkë
integrale e bashkësisë aktuale dhe të identitetit të ri
europian, të përthithë dhe të përçojë vlerat më të mira si
dhe të kontribuojë për ruajtjen, respektimin e mëtejshëm të
tyre. Që prej rënies së sistemit komunist, shtysa kryesore
për vendosjen e lidhjeve me Europën e Bashkuar, erdhi
vertikalisht nga poshtë – lartë, deri tek maja e piramidës
shtetërore, me një përcaktim të qartë të kursit që do të
ndiqej me konsekuencë nga të gjitha qeveritë shqiptare deri
 Procesi i integrimit europian është një sfidë që
duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare, e
cila duhet të europianizohet brenda saj dhe të
mos ndalet me reformat e ndërmarra. Shqiptarët
mbeten një komb entuziast sa i takon
anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin
Europian, të cilën e perceptojnë si një akt të
kryer. Sipas të gjitha sondazheve të kryera në
njëzet vitet e fundit rezulton se 87 për qind e
shqiptarëve mendojnë se është e domosdoshme
që Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së,
Perspektiva europiane e Shqipërisë
 Shqipëria, që me njohjen si një vend kandidat potencial në
samitin e Zagrebit në 24 nëntor të vitit 2000, ka bërë një rrugëtim
të gjatë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Mbyllja e
negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes të Stabilizim
Asociimit (MSA), të nisura në 31 janar 2003, midis Republikës së
Shqipërisë nga njëra anë dhe Komunitetit Europian dhe Shteteve
Anëtare të Bashkimit Europian nga ana tjetër në Qershor 2006,
shënon fillimin e një epoke të re për zhvillimin e politikave
institucionale, ligjore, ekonomike dhe sociale të Shqipërisë, me
qëllim harmonizimin e tyre me standardet europiane. Nënshkrimi
i MSA-së përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, ekonomik
dhe institucional për Shqipërinë do të shoqërohet edhe me një
kuadër të ri të marrëdhënieve BE-Shqipëri, duke shënuar stadin
më të avancuar të kësaj marrëdhënieje.
Progreset e konsiderueshme të bëra nga të gjithë faktorët e
shoqërisë shqiptare, sollën si rrjedhojë mbylljen e marrëveshjes
së procesit të liberalizimit të regjimit të vizave, e cila hyri në fuqi
Përfitimet e Shqipërisë në rast se do të
integrohet në Bashkimin Europian
 Meqenëse Shqipëria mbetet akoma jashtë Bashkimit Europian,
shqiptarët shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin e një bashkimi të
mundshëm me BE-në.
Integrimi Europian do të garantojë stabilitetin dhe prosperitetin, të cilat
do të mbështeten në asistencën financiare përmes fondeve
strukturore, të cilat do të ofrojnë një dritare të re në fushën e biznesit
për investimet e huaja në Shqipëri (heqja e kufizimeve në lidhje me
lëvizjen e kapitaleve si dhe lëvizja e lire kapitaleve në lidhje me
investimet direkte liberalizimi i ofrimit të shërbimeve, vendosja e
shoqërive tregtare në vendet respektive të palëve kontraktuese dhe
ofrimi i shërbimeve). Anëtarësimi i plotë në Standartet Europiane do
të sjellë përmirësime të mëdha jo vetëm në fushat e mbrojtjes të së
drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe administrimin e
financave publike por gjithashtu edhe në fusha të tjera si mbrojtja
sociale, siguria ushqimore dhe mjedisore, të cilat do të ndikojnë në
përmirësimin e jetës së qytetarëve. Bashkimi Europian është partneri
kryesor tregtar i Shqipërisë, ku 80% të eksporteve në Shqipëri
shkojnë në BE dhe 65% të importeve të saj vijnë nga BE. Një integrim
i plotë në BE do të thotë që produktet shqiptare do të kenë akses në
tregjet e mëdha, pasi janë hequr të gjitha detyrimet doganore,
kufizimet sasiore dhe masat me efekt të njëjtë me këto kufizime, duke
Përfitimet që do të ketë BE-ja në rast se
Shqipëria i bashkohet Familjes së Madhe
Europiane
 Pavarësisht se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër mund të ofrojë
një sërë përfitimesh për BE-në të tilla si në fushën e turizmit, pasi vendi
gëzon një pozitë të favorshme gjeografike, në fushën kulturore, ku Shqipëria
ka një pasuri të larmishme të trashëgimisë kulturore, ku disa prej tyre janë të
mbrojtura nga UNESCO. Gjithashtu Shqipëria, duke qenë se është një vend
me moshë mesatare të re, ofron mundësi punësimi për kompanitë apo
investitorët e huaj. Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në 2 prill 2009, e
ka bërë Shqipërinë një nga partnerët më të besueshëm të Europës
Perëndimore në rajonin e trazuar dhe të ndarë të Ballkanit. Pra siç shihet ky
vend i vogël ballkanik është kthyer në një faktor pozitiv, në fushën e sigurisë
dhe të bashkëpunimit bilateral apo multilateral në fushën ushtarake, jo vetëm
në Ballkan por edhe në arenën ndërkombëtare. Por Shqipëria ka një cilësi të
veçantë për t’u krenuar në botë, e cila është toleranca dhe harmonia midis
komuniteteve fetare në vendin tonë, ku shumica e popullsisë janë
myslimanë.
Turizmi zë një vend tepër të rëndësishëm në të ardhurat vjetore të
ekonomisë shqiptare. Në vitin 2012 Shqipërinë e vizituan afërsisht 4.2
milionë turistë, nga 500.000 në vitin 2005, kryesisht nga vendet fqinje dhe të
Bashkimit Europian. Në vitin 2011 Shqipëria u rendit si një ndër destinacionet
kryesore turistike në botë për t’u vizituar nga prestigjozia “Lonely Planet”.
Industria e turizmit përqendrohet kryesisht përgjatë bregdetit Adriatik dhe
Jon, ku vlen të përmenden plazhet në të ashtuquajturën Riviera
 Ekonomia shqiptare është kryesisht një ekonomi bujqësore, si një
ndër burimet kryesore të punësimit dhe të të ardhurave
vjetore(rreth 20% të GDP-së), kryesisht prej financimeve të
investitorëve të huaj, duke qenë se pjesa më e madhe e
popullsisë është e vendosur në zonat rurale. Pra fusha e
bujqësisë është një tjetër sektor që zë një vend mjaft të
rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Një bujqësi e zhvilluar do
të thotë një Shqipëri konkurruese në Europë me anë të
produkteve të saj, të cilat janë në përmbushje të plotë të të gjithë
standardeve europiane, përsa i përket sigurisë si të produktit
ashtu edhe të konsumatorit.
Shqipëria është një nga vendet më të vjetra në Europë, ku shqipja
është një nga gjuhët më të veçanta dhe më të vjetra të familjes
indo – europiane. Gjithashtu Shqipëria ka një numër të madh
pasurish kulturore dhe monumentesh të kulturës të epokave të
ndryshme të tilla si amfiteatrë, mozaikë, kisha, kështjella dhe kala,
qytete të vjetra, disa prej të cilave të shpallura monumente kulture
të trashëgimisë botërore dhe të mbrojtura nga UNESCO.
Që nga nënshkrimi i marrëveshjes të Tregtisë dhe të
Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në
vitin 1992 dhe deri në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një
faktor pozitiv stabilizues në rajonin e trazuar të Ballkanit dhe ka
treguar se mund të jetë një aleat tepër i rëndësishëm për
partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu Shqipëria ofron një siguri
Kritikat
 1.Shqiperia nuk ka permbushur kriterin kryesor ,qe esht ai politik . 2.Nuk
eshte permbushur efektiviteti dhe stabiliteti I institucioneve demokratike
3.Parlamenti dhe procedurat parlamentare nuk kan funksionuar sic duhet .
4.Shqiperia ka probleme ne zbatimin e legjislacionit . 5.Administrata publike
dhe sherbimi civil jane te politizuara dhe mungon transparenca ne emerime
6.Persa I perket drejtesis ne opinionin e KE shkruhet se ‘’mbeten shqetesime
serioze ne funksionimin e pergjithshem efikasitetin dhe pavarsin e
gjyqeasorit’’ 7.Dekretet e Presidentit jane te politizuara ne lidhje me emerimin
e antareve te gjykates se lart dhe asaj Kushtetuese . ! 8.Problem shum
serioz eshte dhe korrupsioni ne te gjitha fushat sidomos gjyqesorit dhe
kthimit dhe kompesimit te pronave si dhe rryshfeti ne sektorin e shendetesis
8.Mungesa e transparences ne financimin e partive politike.
Sic mund ta shohim dhe kuptojme te gjitha keto kritika te bera nga KE, jan
me se te sakta dhe per kaq shum vite ne si shtet, si qeverri ,si shoqeri ,nuk
kemi ber asgje per ti shmangur ,per te mos I merituar ,por vazhdojme ti
futemi me kok gremines se perkeqesimit .
Duke pare problematikat e Shqiperis ,KE ka ber 15 rekomandime per tu
permbushur kete vit kur do te merret ne shqyrtim kerkesa e Shqiperis per te
marr statusin e vendit kandidat ne BE .Komisioni vlereson se negociatat per
pranimin e Shqiperis ne BE duhet te hapen ateher kur vendi te kete
permbushur ne masen e nevojshme kriteret per antarsim , ne menyr te
vacant kriterin politik te Kopenhagenit te cilat I kam permendur dhe lart . Qe
nga viti 1993 kur Kopenhageni vendosi kushtet per tu ber pjes e BE dhe deri
me sot kane kalurar 8 vjet ,dhe prap marrim kritika aspak positive se nuk I
Konkluzioni
 Nëse do të mbahej një referendum lidhur me integrimin e Shqipërisë në
Bashkimin Europian, rezultatet do të tregonin se afërsisht 90% e shqiptarëve
do të votonin në favor të një bashkimi të mundshëm me vendet e tjera të
bllokut europian. Arsyeja e këtij eurofilizmi lidhet me faktin se shqiptarët e
shohin integrimin si zgjidhjen e shumë çështjeve të brendshme në vendin e
tyre. Natyrisht është e qartë se Bashkimi Europian ka pësuar ndryshime dhe
vazhdon të ndryshojë, që nga koha kur Shqipëria bëri aplikimin për t’u bërë
një nga shtetet anëtare të saj. Proçesi i integrimit nuk u zbeh edhe në kohën
kur Europa vuante nga kriza më e rëndë financiare që nga krijimi i saj.
Politikat e hartuara nga institucionet e BE-së, dhanë rezultat pozitiv dhe
Europa arriti ta kapërcente krizën.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë në 6 mars, në kuadër të Dialogut të
Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, (takimi tjetër do të zhvillohet në qershor),
Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian ndër të tjera u shpreh hapur
se “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se e ardhmja e Shqipërisë është
brenda Bashkimit Europian dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të
përmbushur kriteret e integrimit. Procesi i integrimit duhet kuptuar si një
proces që ndryshon hap pas hapi, ku progresi i arritur në çdo hap do të
mundësojë afrimin gjithnjë e më tepër me kriteret dhe standardet e kërkuara
prej BE-së. Gjatë këtij procesi, Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat e
kërkuara, si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma në
sistemin gjyqësor, reforma në administratën publike, të drejtat e njeriut të
Romëve dhe diskriminimi kundrejt kumunitetit LGBT, që do të bëjnë të
mundur pjesëmarrjen e saj në proçesin integrues, reforma të cilat do të rrisin
 Integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë një
projekt i vërtetë kombëtar dhe jo një ekskluzivitet i
vetëm të një individi apo të një grupimi të caktuar
individësh. Duke u nisur nga fakti se procesi i
integrimit nuk është një proces i zakonshëm
negocimi diplomatik, duhet të ketë një konsensus
gjithëpërfshirës rreth këtij projekti kombëtar. Pra ky
projekt ka nevojë jo vetëm për përfshirjen e qeverisë
por edhe të faktorëve të tjerë si institucionet
shtetërore, të partnerëve sociale dhe të shoqërisë.

You might also like