Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

TË DUAM DHE TË RESPEKTOJMË NJËRI TJETRIN

Jetojmë në një botë të çoroditur, ku secili e sheh njëri tjetrin si leckë dhe si
instrument interesi për ti realizuar qëllimet e tyre personale ose familjare. Shumë here më
vjen neveri, dhe e pyes veten a thua në çfarë bote jemi duke jetuar? A mendojmë
ndonjëherë se pse e kemi sjellur punën që mos të duhemi dhe të respektohemi si i ka hije
një njeriu të qytetëruar dhe të edukuar. Edukatën dhe njerëzinë për fat të keq e kemi lënë
në vendin e fundit , ku sot mbizotëron paraja dhe materializmi. E shohim njëri tjetrin dhe
e duam njëri tjetrin në prizmën e parasë dhe interesit material , e jo atë shpirtëror.

Moshatarët e mij gjithkund mendojnë se si ta gënjejnë ndokuj ose si t'ja


veshin dikuj ndonjë bisht ose ndonjë gjë ku kanë interest të dy palët ose ku ndonjë palë e
tretë do të digjet ose do të dëmtohet. Kjo është aq jonjerëzore sa që më vjen të vjelli vrerë ,
se pse kemi ardhur deri te kjo shkallë , ku çdo kush shihet si gjah për gjuajtje. Morali dhe
edukata kanë ra në nivelin më të ulët , që sa e mbaj mend une si fëmijë , që pres të
ardhmen time ta shoh më të ndritur dhe më të bukur.

Njerëzia dhe humaniteti tke njerëzit çdoherë do mbisundojnë kundrejt të


keqes dhe të zymtës, kundrejt zilisë dhe inateve personale. Duhet ti lëmë anash këto
anomali shpirtërore dhe t'ja shtrëngojmë njëri tjetrit dorën për ndihmë dhe për të mire, se
vetëm ashtu do e duam veten dhe kombin tonë. Mos ti harrojmë vlerat tona të vjetra
kombëtare ku të parët tanë na i kanë lënë amanet, se duhet të jemi vllezër dhe motra në
jetën tone të përditshme.

Shpresoj dhe kam mendim se do jemi njerëz dhe respektojmë dhe do e


duam njëri tjetrin sin a ka hije si qenie njerëzore, do ti lëmë anash qejfet dhe interesat
perosnale dhe intrigat e fëlliqura kundrejt vetes dhe tjerëve. Të mbizotëroje humanizmi
dhe shpirtgjërësia.

You might also like