Tani Kallzim Penal Ndaj PPP

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

Nr. Extra Prot Date 10.01.

2018

KALLZIM PENAL

KALLZUES: Dritan Gina, i biri i Ademit dhe i Nesibese, i


datelindjes 30.10.1976, lindur ne Tirane dhe
banues ne Tirane ne adresen: Rruga “A. Kasemi”,
Pallati Nr.71, Shkalla 2, Apartamenti Nr.31, me
shtetesi dhe kombesi shqiptare, me arsim te larte,
me detyre Prokuror i Republikes se Shqiperise,
Drejtues i Prokurorise prane Gjykates se Rrethit
Gjyqesor Elbasan.

KUNDER: Arta Marku, Prokurore e Pergjithshme e


Perkohshme e Republikes se Shqiperise.

AKUZUAR: Per kryerjen e vepres penale te «Shperdorimit te


detyres», te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

OBJEKTI: 1. Proçedimin penal te te kallzuares Arta Marku,


Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, per
kryerjen e vepres penale te «Shperdorimit te
detyres», te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

2. Marrjen ndaj te Kallzuares Arta Marku,


Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, te mases
se sigurimit personal ndaluese «Te pezullimit te
ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga
neni 242 i K.Pr.Penale.

3. Pranimin per shqyrtim ne te njejtin procedim,


gjykimin dhe pranimin e padise civile ne procesin
penal, ndaj te Kallzuares Arta Marku, Prokurore e
Pergjithshme e Perkohshme, me objekt;
1
«Shperblimin e demin jopasuror te shkaktuar
kallzuesit padites Dritan Gina, Prokuror i
Republikes se Shqiperise, Drejtues i Prokurorise se
Rrethit Elbasan, nga cenimi i reputacionit dhe
personalitetit te paditesit kallzues, ne masen prej
100.000 leke», ne baze te neneve 58 pika 1 germat
«g» dhe «gj» dhe percaktimeve te nenit 61 te
K.Pr.Penale, ne perputhje me percaktimet e neneve
608, 609, 625 paragrafi i pare germa «b» te Kodit
Civil, ne baze te percaktimeve te nenit 154 te
K.Pr.Civile.

BAZA LIGJORE: Neni 75/a i Kodit te Procedures Penale, neni 163 i


Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te
Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», neni 280
pikat 1 dhe 2 te K.Pr.Penale, nenet 240, 241, 242 te
K.Pr.Penale, Neni 148 i Kushtetutes se Republikes
se Shqiperise, nenet 3 pika 2, 4 pika 1, 6, 7, 10, 11,
20, 38, 41, 42, 45, 47, 50, 109 pikat 2 dhe 3, 110 te
Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe
funksionimin e Prokurorise ne Republiken e
Shqiperise», neni 160 pikat 2, 3, 4 dhe 5 te Ligjit
Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe
Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», nenet
nenet 115, 116 dhe 117 te Ligjit me Nr.8485 date
12.05.1999 «Kodi i Procedurave Administrative» i
ndryshuar, nenet 2 pika 1, 7 germa «a», 11, 17 pika
1 germa «c», 18 pika 8, 28, 29, 30, 40 pika 1 germa
«c», 40 pika 2 te Ligjit Nr.49/2012 «Per
Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave
Administrative dhe Gjykimin e Mosmarreveshjeve
Administrative», Urdheri me Nr.146 date
03.07.2017 i Prokurorit te Pergjithshem te
Republikes së Shqiperise «Per caktimin ne
pozicionin e perkohshem te Drejtuesit».

Drejtuar Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e


Renda Tirane.

I nderuar Z.Prokuror !
2
Une Kallzuesi Dritan Gina, me Dekret te Presidentit te Republikes, ne vitin
2003 jam emeruar si Prokuror ne Republiken e Shqiperise, ne Prokurorine
prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Lushnje.

Prej ketij viti kam ushtruar detyren e Prokurorit me perkushtim dhe


ndergjegje te larte profesionale dhe devotshmeri, duke iu pergjigjur nevojave
te Institucionit te Prokurorise, ne Prokurori te ndryshme si, ne ate te Rrethit
Vlore, ne ate te Rrethit Lushnje, ne ate te Rrethit Skrapar, ne ate te Rrethit
Durres dhe se fundmi ne ate te Rrethit Elbasan.

Me Vendimin Nr.146 date 03.07.2017 te Prokurorit te Pergjithshem te


Republikes se Shqiperise, per shkak te krijimit te vakances, si pasoje e
dhenies se doreheqjes prej Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan dhe
kundrejt kerkeses sime, jam caktuar per te kryer perkohesisht detyren e
Drejtuesit te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, deri ne
emerimin e Drejtuesit te kesaj Prokurorie, ne perputhje me kriteret e nenit 41
te Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne
Republiken e Shqiperise», pas krijimit te Keshillit te Larte te Prokurorise.

Pas nje presioni dhe perndjekje dyjavore te ushtruar ndaj bashkeshortes sime
Rovena Gashi, Drejtoreshe e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me
Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme dhe pas paraqitjes prej pas ne daten
08.01.2018, ne Gjykaten Administrative, te padise ndaj Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme, kjo e fundit ne shenje hakmarrje, kundrejt nje
sulmi dhe shantazhi te drejtperdrejte, te ushtuar gjate gjithe dites se marte,
ne daten 09.01.2018 ne oren 15:20, me ka njoftuar me shkrim Urdherin Nr.13
datë 09.01.2018 «Per nderprerjen e komandimit».

Duke qene se ky urdher eshte nje akt administrativ absolutisht i pavlefshem, i


cili nuk mund te prodhoje asnje pasoje juridike ligjore, une kallzuesi Dritan
Gina, Prokuror i Republikes se Shqiperise, Drejtues i Prokurorise se Rrethit
Elbasan, ne perputhje me percaktimet e nenit 47 te Ligjit Nr.97/2016 «Per
Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», jo
vetem qe nuk jam i detyruar t’a zbatoje ate, por edhe kam te drejte te beje
kallzim penal ndaj personit qe e ka nxjerre kete urdher, Prokurore e
Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku, per konsumimin e vepres penale te
«Shperdorimit te detyres», te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, per keto
arsye;
Urdheri me Nr.13 datë 09.01.2018 i Prokurores se Pergjithshme te
Perkohshme te Republikes se Shqiperise eshte nje akt administrativ
absolutisht i pavlefshem, sipas parashikimeve te neneve 115 gema «a», 116
dhe 117 te Kodit te Procedures Administrative.
3
SE PARI:
Urdheri me Nr.13 date 09.01.2018 eshte nje akt administrativ i nxjerre
nga nje organ administrativ i paidentifikuar.

Keshtu rezulton se, Urdheri me Nr.13 date 09.01.2018, eshte nje akt i nxjerre
nga e kallzuara Arta Marku, ne cilesine e Prokurorit te Përgjithshem te
Republikes se Shqiperise, nderkohe qe, ne baze te Vendimit me Nr.115 date
18.12.2017, ne mbeshtetje te nenit 109 pika 2 te Ligjit me Nr.97/2016 «Per
organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise»,
Kuvendi i Republikes se Shqiperise e ka caktuar Znj. Arta Marku, si Prokurore
te Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se Shqiperise.

Persa me lart, ne baze te percaktimeve te nenit 109 pika 2 te Ligjit me


Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken
e Shqiperise», nenit 160 pika 2, 3, 4 dhe 5 te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e
Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», si dhe referuar
vete Vendimit me Nr.115 date 18.12.2017 te Kuvendit te Republikes se
Shqiperise, e kallzuara Arta Marku ushtron detyren e Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme, me kompetenca kalimtare dhe si e tille, ajo nuk
mund te nxjerre dhe te nenshkruaje akte ne cilesine e Prokurores se
Pergjithshme te Republikes se Shqiperise, por vetem si Prokurore e
Pergjithshme e Perkohshme.

Persa me lart, referuar momentit te caktimit ne detyre, referuar menyres se


caktimit te saj ne kete detyre, referuar procedures se ndjekur per caktimin e
saj, referuar statusit dhe kompetencave kalimtare te dhena nga ligji dhe te
njohura ne aktin e caktimit ne detyre, nxjerrja dhe nenshkrimi prej te
kallzuares Arta Marku, te akteve si Prokurore e Pergjithshme e Republikes se
Shqiperise, nderkohe qe ajo eshte Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme,
ben qe Urdheri me Nr.13 date 09.01.2018 te jete nje akt administrativ i
nxjerre nga nje organ Administrativ i paindentifikuar dhe per pasoje, akt
administrativ absolutisht i pavlefshem.

SE DYTI:
Urdheri me Nr.13 date 29.12.2017 eshte nje akt administrativ i nxjerre
nga nje organ administrativ ne kapercim te kompetencave te tij ligjore.

Per shkak te mbarimit te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem te


Republikes se Shqiperise, Z. Adriatik LLalla, perpara krijimit te Keshillit
te Larte te Prokurorise, me Vendimin e Kuvendit Nr.115 date 18.12.2017,
ne perputhje me percaktimet e nenit te 109 pika 2 te Ligjit me Nr.97/2016
4
«Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e
Shqiperise», e kallzuara Arta Marku eshte caktuar te kryeje detyren e
Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme.

Ne kushtet kur e kallzuara Arta Marku eshte caktuar per te ushtruar ne


menyre te perkohshme funksionet e Prokurores se Pergjithshme,
perpara krijimit te Keshillit te Larte te Prokurorise, jo vetem qe
qendrimi i saj ne detyre, me kete status, eshte i perkohshem dhe jo sipas
mandatit qe Ligji i njeh Prokurorit te Pergjithshem, i cili do te zgjidhet
sipas kushteve, kritereve dhe procedures se parashikuar nga Kreu i IV i
Ligjit Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne
Republiken e Shqiperise», por edhe kompetencat e saj, gjate ushtrimit ne
menyre te perkohshme te detyres, nuk jane ato qe ligji i njeh Prokurorit
te Pergjithshem, por Prokurori i Pergjithshem i Perkohshem, ushtron
vetem kompetencat kalimtare, te cilat, sipas percaktimeve të pikes 3 te
nenit 109 te Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e
Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», parashikohen ne dispozitat
kalimtare te Ligjit «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne
Republiken e Shqiperise».

Keshtu, ne dispozitat kalimtare te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e


Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise» dhe konkretisht
ne nenin 160 pikat 2, 3 4 dhe 5 te ketij ligji, jane percaktuar shprehimisht
kompetencat kalimtare te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta
Marku.

Nderkohe qe rezulton se, Urdherin me Nr.13 date 09.01.2018, ndonese eshte


munduar t’a mbuloje, duke iu referuar dispozites kalimtare qe percakton
kompetencat kalimtare te saj, ne fakt, referuar permbajtjes se tij, Prokurorja
e Pergjithshme e Perkohshme e ka nxjerre ne kundershtim me ligjin dhe ne
kapercim te kompetencave ligjore te saj.

SE TRETI:
Urdheri Nr.13 date 09.01.2018 I Prokurores se Pergjithshme te
Perkohshme eshte i paarsyetuar.

Mungesa e arsyetimit te ketij akti individual shkarkimi, i cili sjell pasoja te


drejtperdrejta per Kallzuesin, ne perputhje me percaktimet e neneve 108, 109
dhe 116 germa «c» te Kodit te Procedures Administrative e ben kete akt
administrativ absolutisht te pavlefshem.

5
Sipas nenit 148 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Prokuroria eshte
organ i pavarur qe eshte i detyruar te respektoje pavaresine e brendshme te
Prokuroreve te saj, gjate ushtrimit te detyres ne baze te ligjit.

Sipas percaktimeve te neneve 3, 4 dhe 6 te Ligjit Nr.97/2016 “Per


Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”,
Prokuroret jane te pavarur gjate ushtrimit te funksioneve te tyre dhe marrjes
se vendimeve, duke iu nenshtruar vetem Kushtetutes, Marreveshjeve
Nderkombetare te ratifikuara dhe ligjeve ne fuqi, duke iu garantuar atyre, ne
baze te Kushtetutes dhe ketij ligji, pavaresia dhe autonomia per marrjen e
vendimeve gjate ushtrimit te detyres, nga çdo ndikim i paligjshem i
brendshem apo i jashtem.

Qellimi i garantimit me Kushtetute te pavaresise se Prokurorise dhe te


prokuroreve, gjate ushtrimit te detyres, si dhe ndryshimi nepermjet normes
Kushtetuese i menyres se organizimit dhe te funksionimit te Prokurorise ne
Republiken e Shqiperise, nga nje sistem i centralizuar, ne nje organ te
decentralizuar, pati si qellim primar ndalimin e ndikimit te brendshem te
paligjshem te Prokurorit me te larte ne ushtrimin e detyres prej Prokurorit
me te ulet dhe me pas, ritheksoi ndalimin e çdo lloj ndikimi te jashtem nga
çdo autoritet publik apo privat mbi punen e prokurorit.

Persa i perket veprimeve kriminale te kryera gjate konsumimit te


vepres penale te “Shperdorimit te detyres” nga ana e te kallzuares,
analizojme si me poshte:

Ne daten 09.01.2018, qe ne mengjes, filloi presioni dhe shantazhi nga ana e


strukturave ne Prokurorine e Pergjithshme, te urdheruara prej Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme, drejtuar kallzuesit Dritan Gina, me detyre
Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, me qellim per t’a detyruar ate te
largohe nga vendi i punes, pa asnje njoftim paraprak dhe pa asnje akt te
shkruar e te arsyetuar ne lidhje me motivet e ketij urdheri.

Me pas, gjate mengjesit te dates 09.01.2018, ne faqen zyrtare te Prokurorise


se Pergjithshme, u publikua njoftimi per shtyp, ne lidhje me shkarkimin e
kallzuesit nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise Elbasan.

Referuar njoftimit te publikur ne faqen zyrtare te Prokurorie se Pergjithshme


ne daten 09.01.2018 ne lidhje me shkaqet e ketyre ndryshime rezulton se:

Prokurorja e Pergjithshme e perkohshme keto ndryshime i ka justifikuar ne


kuader te riorganizimit, mirefunksionimit te organit te akuzes, rritjes se
performances dhe besueshmerise se publikut tek ky institucion.
6
Referuar ketyre shkaqeve te perdorura per te justifikuar veprimtarine
kriminale te personit te kallzuar, analizojme se:

Se pari:
Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk ka asnje te drejte ligjore per te
vendosur ne lidhje me riorganizimin Prokurorise ne Republiken e Shqiperise.

Se dyti:
Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk ka nxjerre asnje urdher apo
vendim per riorganizimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise.

Se treti:
Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk ka asnje te drejte te ndryshoje
Drejtuesit e Prokurorive te juridiksionit te pergjithshem qe funksionojne
prane Gjykatave te Rretheve Gjyqesore dhe as te komandoje apo delegoje
perkohesisht Drejtues te ri ne keto prokurori.

Se katerti:
Nuk ka asnje analize te bere nga ana e Prokurores se Pergjithshme te
Perkohshme, e cila me arrogancen e nje kapo bande kriminale qe gezon
mbrojtje nga politika, nuk denjoi as te prezontohet perpara drejtuesve te
Prokurorive te Rretheve dhe jo me te kerkoje te dhena apo informacion
analitik apo statistikor ne lidhje me funksionimin, veprimtarine apo
problematikat e Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan apo
te drejtuesit te saj.

Edhe sikur t’a kishte kerkuar nje informacion te tille, neni 50 i Ligjit
Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken
e Shqiperise», i jep te drejte vetem Prokurorit te Pergjithshem dhe jo
Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme qe, ne rast se, pas marrjes se te
dhenave, pas analizes apo raportimit vjetor mbi ecurine e punes ne
Prokurorine perkatese, ka arsye per te besuar se eshte kryer ndonje shkelje
nga ana e prokuroreve te kesaj prokurorie apo Drejtuesit te saj, t’ia raportoje
kete Inspektorit te Larte te Drejtesise.

Detyra e Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, nuk perfaqeson


menaxhimin e nje kampanie teleperformace, por nenkupton moral, integritet,
pergjegjshmeri dhe maturi ne kryerjen vetem te detyrave ligjore te
ngarkuara.
Asnje funksionar publik e per me teper, Prokurorja e Pergjithshme e
Perkohshme, nuk mund t’ia lejoje vetes qe te shperdoroje detyren per
interesat e ngushta te nje grupi te kriminalizuar, me qellimin e vetem te
7
perfitimit te pozita te qendrueshme neser apo perfitimin pasuror te
paligjshem sot, nga abuzimi me pushtetin dhe caktimi i miqve ne krye te
organeve drejtuese te Prokurorise.

Se pesti:
Persa i perket «Teatrit » per rritjen e besimit te publikut tek organi i akuzes,
besimi i publikut tek puna e prokurorise nuk garatohet nga nje Prokurore e
Pergjithshme e Perkohshme e kallzuar penalisht, e cila pranoi detyren, e
zgjedhur drejtperdrejte dhe vetem nga politika.

Rritja e besimit te publikut tek organi i akuzes, nuk behet duke degjuar dhe
zbatuar verberisht urdherat e bandave kriminale dhe te perkrahesve te tyre
me pushtet, te cileve, zbatimi i ligjit nga prokurorë te ndergjegjshem, i prishi
pazaret e droges dhe, as duke vene «Shoket» ne postet drejtuese, e erresuar
nga ngutshmeria qe imponon nxjerrja e perfitimit maksimal, brenda kohes se
shkurter, gjate se ciles, ne menyre te turpshme, e kallzuara do te qendroje ne
detyre.

Se gjashti:
Sipas nenit 41 te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e
Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», drejtuesi i Prokurorise emerohet ne
detyre sipas percaktimeve te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve
dhe Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise».

Ne rastin konkret rezulton se, kallzuesi Dritan Gina eshte caktuar qe te


ushtroje perkohesisht detyren e Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan,
pas dhenies se doreheqjes nga ky funksion te Drejtuesit te meparshem te
kesaj Prokurorie, fillimisht ne formen e komandimit, referuar kompetencave
te Prokurorit te Pergjithshem te asaj kohe, ne baze te nenit 8, pika 2 germa ç
dhe nenit 25 te Ligjit me Nr. 8737 date 12.02.2001 «Per organizimin dhe
funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise» dhe se, pas hyrjes ne
fuqi te Ligjit te ri Nr. 97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e
Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», ne kushtet kur vendi i Drejtuesit te
Prokurorise se Rrethit Elbasan ishte vakant, Prokurori i Pergjithshem ne
detyre, status ne te cilin ndodhet edhe e kallzuara, duke mos patur te drejte
te beje emerime te Drejtuesve te Prokurorive sipas kompetencave kalimtare,
para krijimit te Kreshillit te Larte te Prokurorise, ka caktuar kallzuesin,
Prokurorin Dritan Gina, ne detyren e Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit
Elbasan, pa nje afat te caktuar, por deri ne emerimin e Drejtuesit te kesaj
Prokurorie, sipas kritereve te Nenit 41 te Ligjit Nr.97/2016 dhe percaktimeve
te Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne
Republiken e Shqiperise».

8
Ne rastin konkret rezulton se, Kallzuesi Dritan Gina nuk ka qene i komanduar
si Drejtues i Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, pasi, me
hyrjen ne fuqi te Ligjit te Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe
Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise», Prokurori i Pergjithshem nuk
mund te bente komandime te prokuroreve, por kallzuesi Dritan Gina,
Prokuror i Republikes se Shqiperise, eshte caktuar me Vendim te Prokurorit
te Pergjithshem te Republikes se Shqiperise, ne baze te kompetencave qe
ligji i njeh Prokurorit ne detyre, per qene Drejtues i kesaj Prokurorie, deri ne
konstituimin e Keshillit te Larte te Prokurorise, emerimit te Prokurorit te
Pergjithshem ne Republiken e Shqiperise kundrejt kritereve, kushteve dhe
procedurave te parashikuara nga nenet 22, 23, 24 25, 26, 27 28 deri ne nenin
35 te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne
Republiken e Shqiperise» dhe emerimit prej ketij te fundit te Drejtuesit te
Prokurorise, sipas nenit 41 te ketij ligji dhe percaktimeve te Ligjit Nr.96/2016
«Per Statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise».

Rezulton se, me qellim per te argumentuar veprimin kriminal, te


materializuar ne Urdherin me Nr.13 date 09.01.2018, Prokuroria e
Pergjithshme e Perkohshme i eshte referuar nenit 160 pika 4 te Ligjit
Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e
Shqiperise».

Ne kete nen eshte percaktuar shprehimisht se; ne kuader te kompetencave


te perkohshme dhe kalimtare, deri ne krijimin e Keshillit te Larte te
Prokurorise, Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme ka te drejte per
te caktuar ne pozicione te perkohshme magjistratet, me qellim per te
mundesuar ushtrimin e detyrave dhe funksionimin e Institucioneve te
Drejtesise.

Kjo kompetence kalimtare qe ligji, ne menyre te perkohshme ia ka dhene


Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, ne rastin e prokuroreve te
juridiksionit te pergjithshem, gjen zbatim ne situatat kur, per nevoja te
ngarkeses ne pune dhe pamjaftueshmerise se Prokurorëve te emeruar, pjese
perberese e organikes se nje Prokurorie te caktuar, nevojitet shtimi i numrit
te prokuroreve ne kete Prokurori, gje e cila relizohet nepermjet caktimit ne
menyre te perkohshme te nje ose me shume Prokuroreve nga Prokurorite e
Rretheve te tjera, per te kryer, ne menyre te perkohshme, detyren e
prokurorit ne kete prokurori.

Ndersa, per Prokuroret ne nivel drejtues, kjo kompetence kalimtare qe i eshte


dhene Prokurores se Pergjithshme, sipas pikes 4 te nenit 160 te Ligjit
Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e
Shqiperise», nenkupton rastet kur, per shkak te doreheqjes se drejtuesit te
9
meparshem, apo te verifikimit te ndonjerit prej rasteve te papajtueshmerise,
apo te pamundesise, vendi i Drejtuesit te Prokurorise mbetet vakant dhe, ne
nje rast te tille, me qellim, per te garantuar vazhdimin e funksionimit te
Institucionit te akuzes ne kete Prokurori, Prokurorja e Pergjithshme e
Perkohshme eshte e detyruar te caktoje ne menyre te perkohshme nje
drejtues, i cili, sipas parashikimeve ligjore, duhet te caktohet gjithmone
brenda organikës se kesaj prokurorie, deri ne emerimin e Drejtuesit definitiv,
pas krijimit te Keshillit te Larte te Prokurorise.

Nga ana objektive, kryerja e veprimeve aktive kriminale, ne kundershtim me


ligjin dhe që perben mospermbushje te detyres nga ana e Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme, konsiston ne keto fakte si me poshte:
1. Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk mund te beje emerimin e
Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit ne baze te kompetencave kalimtare
qe i njeh ligji.
2. Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk mund te beje
komandimin e prokuroreve dhe aq me teper te drejtuesve te
Prokurorive sipas dispozitave kalimtare te saj.
3. Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme nuk mund te beje
zevendesimin e Drejtuesve te Prokurorive sipas dispozitave kalimtare
te saj.
4. Prokurorja e Pergjithsme e Perkohshme, kurresesi nuk mund te caktoje
ne menyre te perkohshme si drejtues te Prokurorise, nje prokuror qe
nuk eshte ne organiken e Prokurorise se Rrethit Elbasan.
5. Kallzuesi Dritan Gina nuk eshte Drejtues i komanduar, por Prokuror i
caktuar per te kryer detyren e Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit
Elbasan, deri ne emerimin e drejtuesit te kesaj Prokurorie pas krijimit
te Keshillit te Larte te Prokurorise.
6. Mandati i kallzuesit Dritan Gina, i caktuar si Drejtues i Prokurorise
prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, ne perputhje me
percaktimet e neneve 41 dhe 109 pika 3 dhe 110 te Ligjit Nr.97/2016
«Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e
Shqiperise» vazhdon deri ne emerimin e Drejtuesit te kesaj Prokuroria,
ne perputhje me percaktimet e Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e
Gjyqtareve dhe Prokuroreve ne Republiken e Shqiperise».
7. Ne rastin konkret nuk jemi perpara vakances se Drejtuesit te
Prokurorise, pasi Drejtuesi i caktuar Dritan Gina, me te drejte ushtrimi
te kesaj detyre deri ne emerimin e drejtuesit te ri, pas krijimit te
Keshillit te Larte te Prokurorise, nuk ka dhene doreheqjen nga kjo
detyre.
8. Ne rastin konkret nuk jemi perpara papajtueshmerise apo pengeses
per ushtrimin e detyres, te cilat jane arsyet ligjore qe mund te
justifikojne veprimet e Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, qe
10
ne baze te kompetencave kalimtare te saj, te marre masa emergjente,
me qellim per te garantuar vazhdimin e funksionimit te kesaj
Prokurorie, te caktoje perkohesisht nje Drejtues te ri, i cili edhe ky
duhet te jete nga organika e Prokurorise, ku verifikohet vakanca,
papajtueshmeria apo pengesa.
9. Ne rastin konkret, nuk kemi asnje analiza te punes se kesaj Prokuroria
apo te Drejtuesit te saj, si dhe asnje arsye te justifikuar per te arritur ne
konkluzionin se puna e kesaj Prokurorie nuk ishte ne nivelin e duhur
apo se Drejtuesi i saj nuk ishte kompetent dhe efiçent, si dhe nuk ka
asnje procedure disiplinore te nisur apo te perfunduar ana e
Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, bazuar ne proceduren
dhe kriteret e pjeses V te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe
funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», ndaj
kallzuesit.

Ndersa permendja nga ana e Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, ne


kete Urdher kriminal te saj, te Vendimit me Nr.34 date 10. 04.2017 te
Gjykates Kushtetuese te Republikes e Shqiperise, perpos perpjekjes se
deshtuar per te implikuar ne kete veprimtari kriminale, akte solemne dhe
heroike te Institucioneve reale, siç eshte Gjykata Kushtetuese, e cila ende
vazhdon te garantoje respektimin e Kushtetutes ne Republikes se Shqiperise,
ne kete situate sulmesh politike shfarosese ndaj punonjeve te drejtesise, nuk
i jep asaj asnje lloj mbeshtetje, veshje kushtetuese apo ligjore per
veprimtarine kriminale qe po ushtron, qe nga momenti i i marrjes se detyres.

Ne Vendimin me Nr.34 date 10. 04.2017, Gjykata Kushtetuese e Republikes e


Shqiperise jo vetem qe nuk i eshte referuar dhe nuk ka analizuar Intitucionin
e Prokurorit te Pergjithshem ne kendveshtrimin e parashikimeve te reja
ligjore, por edhe ne nje interpretim te zgjeruar te ketij vendimi, vetem mund
te themi se, nepermjet tij eshte theksuar fakti qe Prokurori i Pergjithshem ne
detyre, do te vazhdoje te ushtroje kompetencat qe ligji i njeh atij me kete
status dhe konkretisht kompetencat kalimtare te parashikuara nga neni 109
pika 2 te Ligjit me Nr.97/2016 «Per Organizimin dhe Funksionimin e
Prokurorise ne Republiken e Shqiperise» dhe neni 160 pikat 2, 3 , 4 dhe 5 te
Ligjit Nr.96/2016 «Per Statusin e Gjyqtareve dhe te Prokuroreve ne
Republiken e Shqiperise», te cilat perfaqësojne edhe kompetencat kalimtare
te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, cila u zgjodh per shkak te
mbarimit te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem te meparshem, para
krijimit te Keshillit te Larte te Prokurorise.

Ne kete vendim te Gjykates Kushtetuse nuk i jepet e drejta te kallzuares qe te


ushtroje kompetencat e Prokurorit e Pergjithshem te Republikes se
Shqiperise, te cilat jane parashikuar nga Ligji Nr.97/2016 «Per organizimin
11
dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise», por vetem
vazhdimi i ushtrimit te kompetencave kalimtare, te cilat kishte edhe vete
Prokurori i meparshem i Pergjithshem ne detyre.

Ndersa, ne rastin konkret, nxjerrja nga ana e Prokurores se Pergjithshme te


Perkohshme te Urdherit me Nr.13 date 09.01.2018 «Per nderprerjen e
komandimit te kallzuesit Dritan Gina , eshte nje shperdorim i hapur i detyres,
pasi eshte nje veprim i kryer me dashje, ne kundershtim te hapur me ligjin,
qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga ana e Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme e ngarkuar me kete detyre te rendesishme
Kushtetuese, me qellim qe t’i sjelle asaj, miqve te ngushte dhe perkrahesve
politike, perfitime materiale te padrejta nga veprimtaria kriminale dhe
abuzimi me detyren, duke demtuar ne rradhe te pare interesat e ligjshme te
shtetit, per shkak te shkeljes se Kushtetutes dhe pengimit te Prokurorise per
ushtrimin e ndjekjes penale dhe me pas, te cenimit, denigrimit dhe
intimidimit te prokurorit si funksion Kushtetues e te pavaresise se tij gjate
ushtrimit te detyres.

Ne formen e shantazhit dhe te presionit, Prokurorja e Pergjithshme e


Perkohshme e kallzuar penalisht, pa asnje njoftim paraprak e pa asnje akt te
shkuar dhe te njoftuar zyrtarisht, gjate paradites se dates 09.01.2018,
nepermjet nje publikimi ne faqen e internetit te Prokurorise se Pergjithshme
ka publikuar urdherat e marra ne kuader te te ashtequajturit aksion i
«Riorganizimit», ne kundershtim me nenin 46 te Ligjit Nr.97/2016 «Per
organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise»,
pasi:
a. Sipas percaktimeve te ketij neni, vetem Udhezimet e Pergjithshme te
Prokurorit te Pergjithshem duhet te publikohen ne faqen e internetit te
Prokurorise se Pergjithshme.

b. Sipas percaktimeve te ketij neni, Udhezimet e Pergjithshme te


Prokurorit te Pergjishem duhet te jene te arsyetuara.

c. Sipas percaktimeve te ketij neni, Prokurori i Pergjithshem mund te


nxjere udhezime te pergjithshme vetem per çeshtje te karakterit te
pergjithshem, qe kane per qëllim kordinimin e punes ndermjet
prokurorive, apo ketyre te fundit dhe Policise Gjyqesore, qe kane per
qellim sigurimin e zbatimit te njejte te ligjit dhe te rregullave ne rastin
e ndjekjes penale, si dhe me qellim per te garantuar zbatimin e
rekomandimeve ne luften kunder kriminalitetit.

12
d. Sipas percaktimeve te ketij neni, Prokurori i Pergjithshem asnjehere
nuk mund te nxjerre urdhezime te pergjithshme qe kane lidhje me
çeshtje konkrete apo me prokurore konkrete.

Ne rastin konkret rezulton se, e kallzuara Prokurore e Pergjithshme e


Perkohshme, duke shperdoruar detyren dhe duke marre atributet e
Prokurorit te Pergjithshem qe do te zgjidhet pas krijimit te Keshillit te Larte
te Prokurorise, si dhe ne kapercim te kompetencave te saj kalimtare, duke
perdorur nje menyre elektronike per njoftimin e vendimeve kriminale te saj,
menyre e cila mund te perdoret vetem per publikimin e udhezimeve me
karakter te pergjithshem te Prokurorit te Pergjithshem, me natyre detyruese,
ka njoftuar publikisht aktin individual te shkarkimit te kallzuesit nga detyra e
Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan, duke i shkaktuar keshtu cenim te
imazhit, reputacionit, integritetit profesional dhe vuajtje shpirtërore atij dhe
familjareve te tij, prej mosperceptimit te kriminalizimit deri ne kete mase te
abuzimit me pushteten prej te kallzuares.

Ne te tilla kushte, ne perputhje me pecaktimet e nenit 148 te Kushtetutes se


Republikes se Shqiperise, nenit 3 pika 2, neneve 4, 6, 7, 11 pika 1, 41, 45 dhe
47 te Ligjit Nr.97/2016 «Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne
Republiken e Shqiperise», kallzuesi, Prokurori i Republikes se Shqiperise
Dritan Gina, nuk eshte i detyruar te zbatoje keto udhera, haptazi ne
kundershtim me ligjin dhe se, ligji i ka njohur atij edhe te drejten te ankimoje
si te paligjshme, te pabazuara e arbitrare deri ne kufijte e vepres penale, keto
veprime te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme.

Persa me lart kerkoj qe, ne baze te ketij kallzimi penal, fakteve shume te
renda te kallzuara dhe te konfirmuara shkreserisht, nepermjet akteve,
veprimeve dhe vendimeve antikushtetuese dhe te paligjshme te ndermarra
nga ana e Prokurores se Përgjithshme te Perkohshme te Republikes se
Shqiperise, te rregjistrohet procedimi penal, kjo funksionare shperdoruese te
merret ne cilesine e te pandehures per vepren penale te «Shperdorimit te
detyres» te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe te behet kerkese
per dergimin per gjykim te procedimit penal ne ngarkim te saj.

Referuar gravitetit te shpërdorimit te detyres te kryer nga ana e te kallzuares,


me dashje direkte dhe me veprime aktive kriminale, duke perdhosur
Kushtetuten dhe mosperfillur ligjin, referuar densitetit dhe vazhdimesise se
veprimtarise kriminale te saj, te cilat demtojne vete interesat e ligjshme te
shtetit, paraprakisht kerkojme qe, menjehere pas rregjistrimit te ketij kallzimi
penal, ndaj personit te kallzuar, per shkak te rrezikshmerise se larte
shoqerore te saj, te merret masa e sigurimit personal ndaluese, e «Pezullimit
te Ushtrimit te detyres publike», te parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.
13
Ne analize te vazhdimesise se veprimtarise kriminale te te kallzuares, ju veme
ne dijeni te faktit se; me Urdherin Nr.283 datë 29.12.2017, Prokurorja e
Pergjithshme e Perkohshme e Republikes se Shqiperise ka vendosur
shkarkimin e bashkeshortes se kallzuesit, Prokurores Rovena Gashi, nga
detyra e Drejtores se Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne
Prokurorine e Pergjithshme, drejtori kjo, e cila ka ne varesi te saj Sektorin e
Verifikimit te Integritetit, te krijuar ne kuader te zbatimit te Ligjit «Per
Dekriminalizimin», pikerisht per faktin se, nga ana e ketij Sektori iu derguan
Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, rezultatat e verifikimit per deputetet e
Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, ne
baze te te cilave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi heqjen e mandatit
ketyre dy deputeteve.

Rezulton se, ne lidhje me kete Urdher, bashkeshortja e kallezuesit Dritan


Gina, duke e konsideruar ate antikushtetues, ne kundershtim flagrant me
ligjin dhe akt administrativ absolutisht te pavlefshem, ne daten 08.01.2018 ka
depozituar ne Gjykaten Administratve te Shkalles se Pare Tirane, padine me
objekt:
1. Konstatimin e pavlefshmerise absolute te
Urdherit me Nr.283 date 29.12.2017 te Prokurores
se Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se
Shqiperise.

2. Marrjen e mases së sigurimit te padise,


nepermjet pezullimit te zbatimit te Urdhërit me
Nr.283 date 29.12.2017 te Prokurores se
Pergjithshme te Perkohshme te Republikes se
Shqiperise.

Rezulton se, te nesermen e ketij fakti dhe pikerisht ne daten 09.01.2018,


Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, ne vazhden e hakmarrjes ndaj
paraqitjes se kesaj padie, urdheron, fillimisht me telefon nepermjet presionit,
me pas nepermjet njoftimit publik, me pas nepermjet dergimit te paligjshem
te shokut te saj nga Prokuroria e Pukes, shkarkimin e kallzuesit Dritan Gina
nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan.

Ne te tilla kushte, ne baze te neneve 58 pika 1 germat «g» dhe «gj» dhe
percaktimeve te nenit 61 te K.Pr.Penale, ne perputhje me percaktimet e
neneve 608, 609, 625 paragrafi i pare germa «b» te Kodit Civil, ne baze te
percaktimeve te nenit 154 te K.Pr.Civile, paraqesimin edhe padi civile ne
procesin penal, kunder te kallzuares Arta Marku, ne cilesine e te paditures,
padi, per te cilen kerkojme qe te shqyrtohet se bashku me kallzimin penal ne
14
te njejtin proçedim dhe jo te ndahet, duke i bere bisht pergjegjesise, pasi te
gjitha faktet si penale dhe ato civile, kane lidhje me njera tjetren dhe nuk
mund te analizohen te shkeputura.

Nepermjet padise civile kerkojme: Detyrimin e te kallzuares, Prokurore e


Pergjithshme e Perkohshme Arta Marku, ne cilesine e te paditures nga padia
civile, t’i shperbleje kallezuesit Dritan Gina, Prokuror i Republikes se
Shqiperise, Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, demin jopasuror te
shkaktuar atij, si pasoje e cenimit te personalitetit dhe reputacionit,
shqetesimit shpirteror personal dhe familjar, per shkak te presionit dy javor
te bere paditesit dhe anetareve te familjes se tij, si dhe nderprerjes me dhune
te ushtrimit te detyres Kushtetuese, nga veprimet kriminale, abuzuese dhe
shantazhuese te te paditures, si pasoje e hakmarrjes se saj personale per
shkak te padise se paraqitur nga ana e bashkeshortes Rovena Gashi, e
realizuar nepermjet nxjerrjes se Urdherit te paligjshem te saj me Nr.13 date
09.01.2018, per shkarkimin nga detyra e Drejtuesit te kallzuesit padites, si
dhe nepermjet menyres, formes dhe rruges se ndjekur prej saj per njoftimin
e ketij urdheri, fillimisht nepermjet presioneve me telefon, me pas nepermjet
nxjerrjes se njoftimit per mediat, pa akt zyrtar te shkruar dhe te arsyetuar,
nepermjet dergimit te nje perfaqesuesi te Prokurorise se Pergjithshme
personalisht per presion ne Prokurorine e Rrethit Elbasan dhe me pas,
nepermjet dergimit te vete Prokororit te ri si drejtues, pa u komunikuar
ende zyrtarisht me shkrim urdheri i shkarkimit.

Duke mos patur per qellim pasurimin, ne kurriz te veprimeve kriminale te te


kallzuares se paditur, por vetem me qellimin mbrojtjen e reputacionit,
personalitetit dhe te vlerave profesionale, kerkojme detyrimin e te paditures
qe te demshperbleje paditesin ne masen prej 100.000 leke.

Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke


dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve
kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo
vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme,
por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen
nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me
percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi, nga
ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e nje ekspertimi
psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te
kallzuares.

Duke i bere thirrje edhe atyre Prokuroreve, te cilet do te trajtojne kete kallzim
penal, qe, nga shantazhi dhe presioni i Prokurores se Pergjithshme te mos
neglizhojne rregjistimin e ketij kallzimi penal dhe hetimin e te kallzuares, pasi
15
ne te kundert edhe ata do te konsumojne te njejtat elemente te vepres penale, si
dhe, duke qene ne pritje dhe ne ndjekje te veprimeve procedurale penale sa me
te shpejta ne lidhje me kete kallzim;

Me konsiderate !
KALLZUES
DRITAN GINA

PROKUROR NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE

DREJTUES I PROKURORISE PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQES0R


ELBASAN

16

You might also like