Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 54

FIGURAT LETRARE

Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë të
afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një figurë
sintaksore nuk dallon shumë nga figura e kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim.
Kur flitet për figura të kuptimit, në to përfshihen figurat që kanë ndërtim
gjuhësor pothuajse të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga ai i
zakonshmi.

Krahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një
send ose dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi
krahasim mbi bazën e cilësive, veprimeve, gjendjeve etj).

Syni i saj si kokrra e qershisë

ose:

shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun!

Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun

Migjeni, Shpirt’i ri
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe
krahasuesin, që lidhen ndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë.
Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:

Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë

blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,

........... ....... .. ........... ...........

ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua,

vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.

N. Frashëri, Bagëti e bujqësia

Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.

Personifikimi. Njeriu primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetes
dhe dukurive të natyrës. Ai u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut, gjërat
pa shpirt i përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore, gjërat pa
ndërgjegje i bënte me ndërgjegje.

– Ç’ke, o flamur, që s’valon?

– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…”
popullore

“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat e
maleve”,

D. Agolli, Toka ime, kënga ime

Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.

Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e
shpirtëzuara.

Antiteza është figurë e përbërë nga dy njësi kuptimore, lidhja e të cilave

kryhet me kundërvënie.

Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në nivelin sintaksor dhe atë

kuptimor. Antiteza ndërtohet shpesh prej antonimeve.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
se të veshte kur të çveshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.
Noli

Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të kundërta:

Pranë sofrës i pangrënë,

Noli, Anës lumenjve

Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në antitezë me njëri tjetrin, si;

Skënderbeu me sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të N. Frashërit,
Otelloja me Jagon në tragjedinë “Otello” të Shekspirit etj.

Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban në vetvete një krahasim të

mundshëm, por në një raport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuri ose veprim
e jep shumë më të zmadhuar se sa është në të vërtetë.

Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue

flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?

N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi

Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nga një shkak i caktuar, p.sh. nga
bukuria, si në shembullin e mëposhtëm:

Hanko, mos kalo mbi varre,

se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…

Popullore

Simboli. Shpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi
tjetër që ka lidhje ngjashmërie me të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N. Frashëri, Manushaqja
Me fjalën “manushaqe” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra,
hithëra, ferra” nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e
mbanin në robëri Shqipërinë. Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një
lidhje ngjashmërie.

Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore.

Kafshë të tilla, si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të
dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë personazhe të letërsisë artistike, të përsosura
në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose veseve të ndryshme njerëzore.
P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës njerëzore: Gjergj Elez
Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes etj.
Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin
e natyrës dhe lë të nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simboli është një
paralelizëm figurativ i nënkuptuar.

Alegoria (gr. allos-tjetër, agoreuo – flas) është figurë e afërt me metaforën dhe
konsiderohet si trajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nuk kemi ndryshim të kuptimit
të fjalës. Gjatë leximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose i tërë veprës zhvillohet në
një vijë tjetër kuptimore, që përbën kuptimin kryesor të veprës. Me këtë lloj
figure mund të ndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji i bylbylit, N. Mjeda), një lloj
i tërë letrar Alegoria Soneti V i poemës Scodra të N. Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinet

ku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së robëruar e dhënë me metafora të

shumta, me epitete metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithë
pamja e përshkruar afron me një peizazh biblik.
Ironia është figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të
kuptohet si e kundërta e kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia
është një tallje e hollë përmes fjalëve që kanë karakter lavdërues:

Na sot jem për t’u lavdue,

dijmë me folë me bisedue,
nga mendja jemi holluemun.

F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype

Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, i cili plotëson kuptimin e

figurës. Si figurë e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në të cilat
mbizotëron toni ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, të pamëshirshme, që arrin deri
në sarkazëm. Ironia përdoret më tepër në letërsinë humoristike,kurse sarkazma
në letërsinë satirike. Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D.
Agolli, etj., i kanë përdorur me mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
Paralelizmi figurativ. Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i
vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të
njerëzve, me të cilat ato kanë lidhje ngjashmërie. Në këtë rast kemi përdorimin e
figurës letrare që quhet paralelizëm figurativ.
Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i
veprës, i drejtohet një zogu me këto fjalë:

Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon,

ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim,
unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri…
Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj
dhe kënga e trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës
pikëllimin e vajzës.

2.2.2.Figurat e intonacionit poetik

Gjatë përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi

ndërhyrjen emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron. Nga këto
ndërhyrje emocionuese që shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e
intonacionit poetik:

Pyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:

Përse të venë në det,

mendimet, o zemra ime?

De Rada Këngët e Milosaos

Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë Naim Frashërit të Lasgush Poradecit janë
të kësaj natyre:

…Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!

…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!
…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të
perëndishmë?!
Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq
më pak t’i kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë
pyetje që në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja
retorike shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një
tension dramatik të pritjes.

Pasthirrma Shpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke
shprehur në këtë rast një ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:

Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty,

o nënë e rreptë burrash t’ashpër

Bajron, Çajld Harold

Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre mbi flamur…

I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat

Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit,

ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:

O, si nuk kam nji grusht të fortë

malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…

Migjeni, Recital i malësorit

Apostrofi Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me anën e së cilës
thërresim pranë gjërat e largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura, që t’i bëjmë të
pranishme, konkrete dhe që të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet e të
tjerëve.

O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e gjatë etj.

N. Frashëri, Bagëti e bujqësia

Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është një gërshetim mjeshtëror i

pyetjeve retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të shumta që e gjallërojnë
mendimin poetik.

2.2.3. Figura e fjalorit

Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton

përdorimi i gjuhës brenda grupimeve të ndryshme shoqërore. Kështu mund të
flitet për gjuhën e dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhën e profesionit të
caktuar. Karakteri historik nënkupton një varg transformimesh të gjuhës si
rezultat i zhvillimit të brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm. Stilistikisht të dy
aspektet janë prodhimtarë në letërsi.
Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nga natyra e tyre
këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke
qenë vetëm të një dialekti, kanë përdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në
veprat letrare ka këto funksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit,
karakterizim i gjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimi i historizmave që
gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një
kohe të caktuar. Gjithashtu ekzistojnë përdorime të veçanta brenda
dialektit: lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuar
ligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyre me denduri
krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhe përdorimi i gjuhës si imitim i të
folurit të personazhit të huaj në gjuhën shqipe. Dialektalizmat nuk janë vetëm
karakteristikë e prozës. Shpesh ato i përdor me sukses edhe poezia për kuptimet e
figurshme ose për ngjyrime emocionuese.
Huazimet: janë fjalë të huaja që përmes kontakteve të ndryshme të popujve
me njeri-tjetrin kanë depërtuar në sistemin e leksikut. Ndryshe quhen
edhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nuk flitnin greqisht). Në
gjuhën shqipe dallojmë barbarizmat latine, greke, turke dhe sllave, shumica e të
cilave kanë fjalët korresponduese të tyre në shqip.
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mund të përdoren
për qëllim ironizues, për portretizimin kulturor të personazhit, për krijimin e
atmosferës, etj. Një lloj barbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuar
asaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza
edhe poezia. Të përmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tilla të
shumta.

Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave

sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe
nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhe ndihmohen reciprokisht. Fjalët e reja
të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe
quhen neologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar,
gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorim të dendur
mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës. Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të
reja janë të shumta: me anë të prapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave
për zvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin
e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke i afruar fjalët e një teme: lufton
luftën; duke i lidhur me kuptim: mes-hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të
njohura neologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë të vjetëruara, që
nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanë funksione stilistikore të
caktuara në pasurimin kuptimor emocionues, të tekstit letrar

2.2.4. Figurat e fjalës

(Tropet)

Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje, kthim,
kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka
një koncept, ndërsa gjatë përdorimit ajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i
zakonshëm dhe lidhet me një kuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës. Në
frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”, është e qartë që disa prej
fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpo fraza nuk e ka humbur
kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtë lidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i
saj del më i pasur se sa sikur fjalët të përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po
t’i veçojmë fjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra është
përdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka ruajtur vetëm
disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj. të cilat
korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtu figurat e fjalës përmbajnë në vete
vlera njohëse.
Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e
letërsisë. Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesë e tyre për
shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyre të figurshëm. dhe
përdoren në mungesë të fjalës.

Metafora qysh në antikitet është quajtur mbretëreshë e figurave. Retorika e

mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera.
Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel të
lartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humb
kuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion më të
madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjali fjala lule mund të
zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është
figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonim figurën fjalia
mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bima më e bukur) ose
“Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura
këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, ai mbi të gjitha është trim, pra
fjalia po të hiqej figura e metaforës mund të shkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i
dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrisht këto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të
dalin nga shembulli, mirëpo ato mjaftojnë për të dëshmuar informacionet e
shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për
letërsinë është i papranueshëm.
Metafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk
shprehet në formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas
ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si
gurëzit e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i
mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të
caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu
metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për
t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e
pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur
mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i
metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të
dytë të emrit:

Molla t’kputuna nji deget,

Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,

N.Mjeda:Andrra e jetës

Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në

vend të fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e
ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të
papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i
purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.

Metonimi për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj

kryhet me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet
tyre qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora
konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.

Metonimitë më të njohura janë kur:

• fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe

anasjelltas:

“Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?”

“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.”

N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime

• kur përdoret emri i autorit në vend të veprës:

“Kam një javë që po e lexoj Barletin”

Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni)

poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar. Ndërmjet
tyre ekziston lidhja e varësisë.
Epiteti i zakonshëm shprehet me një mbiemër dhe ka denduri të madhe
përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka qenë përcaktues i stilit. Janë të njohura
përdorimet e epitetit në poemën Iliada dhe në Historinë e Skënderbeut:

Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,

N. Frashëri: Histori e Skënderbeut

Këto i njohim si epitetet tradicionake.

Sot letërsia preferon epitetin e ri që siç thamë më lart quhet edhe epitet
metaforik, kur ngrihet mbi një cilësim të zakonshëm.
Ish një kohë bojë hiri.

Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje

të tjera, si:

Arratisur, syrgjynosur,

rraskapitur e katosur

as i gjallë, as i varosur… Noli

Në disa lloje të epiteteve synohet të jepet kuptimi i kundërt me fjalën që

cilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del
kuptim i ri nga kundërvënia e dy kuptimeve.
2.2.5.Figurat e sintaksës

Që të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje

ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara.Në bazë të kërkesave të
komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrët kryesore dhe të dyta. Në letërsi një
rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesave shprehëse. Në
shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë. Hënë (I.Kadare, Kali i Trojës) vëmë re
se midis fjalëve të përdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të
zakonshme për ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një varg
poezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse, e plotë,
dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që në përfytyrimin tonë veprojnë
shumë elemente jashtëletrare: vrapimi, jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja
historike që lidhet me kalin e drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me
përshtypjet e fituara gjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë
motiv, etj.
Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor të
veprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimore në letërsi. Një
ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figurave stilistike.

Inversioni ose e anasjella (greq. hyperbaton, lat. inversio – përmbysje)

shquhet për rendin e kundërt me atë normal sintaksor të gjymtyrëve në fjali. Në
vend që të ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinor e rrethanor,
ndërtimi sintaksor del i varur nga kërkesat kuptimore, shprehëse, dhe nga ato të
intonacionit të veprës poetike.

I dha erë trëndafilit,

i dha dritë bukurisë,
i dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.

N. Frashëri, Fyelli
Enumeracioni. Kjo figurë shërben për të bërë përshkrime sa më të gjalla e
më konkrete, plot fakte e hollësi të larmishme nga realiteti, që numërohen njëri
pas tjetrit.

Ne ecim përdore të dy, unë e ti,

dhe jemi kudo në shtëpi,
kur jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në rrugën e qetë e të gjatë,
në turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,.
ku ka të moshuar e foshnja…

Pol Elyar Ne të dy

Shkallëzimi Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret

shpesh si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një organizim shkallë-
shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh. Fjalët janë të afërta,
shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen kuptimet e tyre.
Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë ngjitëse ose zbritëse:

Valimi i anijes së lehtë

qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon

L. Poradeci, Gjeniu i anijes

2.2.6.Figurat tingullore

Parim organizues i grupit të këtyre figurave është përsëritja e tingujvebrenda

njësisë poetike (vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithë veprës
poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figura të përsëritjes. Përsëritja tingullore
nuk është qëllim në vetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë
atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dhe duke e vendosur në një pozicion të ri.
Përsëritja mund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëridhe me
kundërvënie. Nga ana kuptimore përsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për shkak
të lidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstit që u jep një kuptim të ri.
Ndër figurat tingullore më të njohura janë:

Asonanca, që e ka marrë emrin nga lat. assonare – bashkëtingëllim,

tingëllim i harmonishëm. Është përsëritja e një zanoreje ose e zanoreve të njëjta
në varg ose në frazë.

Fëmija pa nanë, si nata pa hanë.

Popullore

Asonanca është element i ndërtimit të ritmit, intonacionit të vargut, si

rrjedhim, edhe i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanores mund të ketë
edhe funksion simbolik:

Vajto, moj botë,

vajto me ne.

L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë

ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për

vëllanë e vdekur.
Aliteracioni sipas fjalës lat, alliteratio – drejt + shkronja) është përsëritja e
bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja.
Në disa raste bashkëvepron aliteracioni me asonancën si përfundim i vargut:

dif dragoi i dragobisë,

trim tribun i Vegjëlisë

F. Noli, Shpell’e Dragobisë

Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve krijon efekt të ndjeshëm në

vargjet e shumë poetëve, sidomos kur ai mbart edhe ngarkesë shprehëse të llojit
imitues.

Vështroni si shket sipër valash,

e tundet anija me nge…
…me krismë e me prush prejt stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.

L. Poradeci, Gjeniu i anijes

Onomatopeja: (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj) Është figurë e
përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave të zërave të natyrës dhe të qenieve të
gjalla. Ky fenomen është mjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në
letërsi, merr karakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhet kuptimi i
pjesës:

Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh

ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi

I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit

Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në
kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrje luanësh; shkallëzim të atmosferës së
tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë një
atmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi të tmerrshëm
torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujve të ndryshëm të natyrës
quhen fjalë onomatopeike.

Anafora: (Greq. anaphora = nxjerr lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së

parë ose e ndonjë shprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forcon
shprehësinë dhe veçon kuptimin e pjesës që përsëritet apo të pjesës që del e re
pas përsëritjeve. Është gjithashtu element i ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të mbruhej brumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej ara mbi lumë,
Për atë mot që do të mbinin lulet nën strehë e pragje

D. Agolli: Ai mot

Epifora: (Emrin e ka marrë nga fjala greke piphora – shtesë) Është përsëritje
në fund të vargjeve. Duke qenë fund vargu mban ngarkesë të madhe emocionesh
kuptimore, sepse atje vendoset kuptimi kryesor i vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët – armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë

PROVONI DIJET TUAJA

1. Ç.të përbashkëta kanë figurat e kuptimit? Ndaluni në ndërtimin e:

• krahasimit
• personifikimit
• antitezës
• hiperbolës
• simbolit
• paralelizmit figurativ

2. Si realizohen figurat e intonacionit? Flitni për:

• pyetjen retorike
• pasthirmën
• apostrofin

3. Mbi ç’bazë krijohen figurat e fjalorit? Ndaluni te:

• dialektizmat
• huazimet
• fjalëformimi dhe fjalët e reja.

4. Ç’kuptoni me figura të fjalës? Flitni për ndërtimin e :

• metaforës
• metonimisë
• epitetit (epiteti metaforik)
• alegorisë
• ironisë

5. Si ndërtohen figurat e sintaksës. Ndaluni te:

• inversioni
• enumeracioni
• shkallëzimi

6. Cili është parimi organizues i figurave tingullore. Ndaluni në ndërtimin e:

• asonancës
•· aliteracionit
• onomatopesë
• anaforës
• epiforës

• Shkruani në fletore nga një shembull për secilën figurë, sipas skemave të
mësipërme, dhe flitni për efektet e tyre stilistike e kuptimore.
Stofa
1 orë
Vargu për të formuar një njësi ritmike si strofa nuk funksionon i vetëm por i
shoqëruar me vargje të tjera.

Në këtë mënyrë krijohen grupe të ndryshme vargjesh me gjatësi të barabartë

ose të ndryshme, grup vargjesh që shpreh një moment të caktuar poetik pas të
cilit pritet një pauzë.

Strofat më të zakonshme janë: dyvargëshi, katërvargëshi, gjashtë vargëshi,

në përgjithësi vargjet çifte.

Por kemi edhe vargje monokolonë d.m.th. të pandara në strofa.

Dy vargësh:

“Mjaltëzat lagin me mjaltë

gurzit e prrojeve të thatë” (M. Camaj, “Gjarpijtë e zez”)

Tre vargëshi:

“Haj të mirremi për dore

nepma zemrën që ma more

gjarpërushepikalore” (Popullore)

Katërvargëshi:

“Dy pika shiu ranë mbi qelq

dhe unë për ty seç ndieva mall

Jetojmë të dy në një qytet

dhe rrallë shihemi, sa rrallë!” (I. Kadare, “Mall”)

Gjashtëvargëshi:

“O stërnip i Kainit, tebdil si bari

Ti na shtyp e na shtrydh

e ti gjakun na pi

Ti na ther e na grin e

për qejf na bën fli

O kukuth e lubi; Hosana, Baraba. (Noli, “Marshi i

barabait”)

Soneti është një formë e organizimit strofik e përbërë nga 2 katërvargësha

dhe 2 të tjerë 3 vargësha. Është formë e njohur në letërsinë botërore ku vlen të
përmendet soneti petrarkian. Në Angli soneti ka strukturë tjetër, ai përbëhet nga
3 katërvagësha dhe një 2 vargësh, dhe quhet sonet elizabetian.
Në letërsinë shqipe soneti italian është përdorur nga Camaj, Mjeda, Shkreli
dhe poetë të tjerë. Soneti i Mjedës “Liria” është një nga krijimet më të bukura të
poezisë shqipe.

Madrigali. Është i përbërë nga 3 strofa trevargëshe të rimuara në mënyrë të

ndryshme dhe nga e fundit me rima të puthitura ose nga 2 trevargëshe dhe dy
dyvargëshe me rima të puthitura.

Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie

logjike apo materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe,
metonimia është zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje
vazhdimësie. P.sh. nëse themi “e fiton bukën me djersën e ballit” në të vërtetë
kuptojmë “me punën që shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
Më egzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësije:

1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i

përvëloi të vonat” etj.

2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.

3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë”
etj.

4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”

5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.

6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë

gjuha more beu ynë” etj.

7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit

mbretëror” etj.

8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i

drejtë…” (Kadare)

9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e

Skënderbeut theu ushtrinë e sulltanit)

Alegoria, simboli
1 orë
Alegoria është një figurë retorike, me anë të së cilës, një term i caktuar i
referohet një kuptimi më të thellë e të fshehur. P.sh. poezia e Mjedës “Vaji i
bylbylit” është një poezi alegorike.

Një trajtim i alegorisë e konsideron atë një veprim gjuhësor që kryhet mbi
përmbajtjen logjike duke e hequr tërësisht kuptimin themelor. Ky kuptim
zëvendësohet me një nivel tjetër të kuptimit apo me një kuptim të figurshëm, që
kuptohet vetëm po t’i drejtohemi një kodi të fshehtë. Por mendojmë se,
zëvendësimi i plotë i kuptimit të parë të një termi me një kuptim më të thellë e
bën të pamundur interpretimin e saktë të alegorisë. Prandaj ajo që vepron tek
alegoria është bashkëegzistenca e njëkohshme e të dy niveleve të kuptimit dhe
verifikimi i herëpashershëm i tyre gjatë interpretimit të alegorisë.
Studiues të tjerë përcaktojnë personifikimin (ku cilësitë njerëzore u atribuohen
sendeve apo kafshëve) si teknikën kryesore të alegorisë.
Si shembuj të veprave alegorike mund të përmendim: “Komedinë hyjnore” të
Dantes, “Parajsën e humbur” të Miltonit, “Fermën e kafshëve” të Orëellit; nga
letërsia shqipe “Vajin e bylbylit” të Mjedës që e përmendëm edhe më lart,
“Shkëndij e diellit ndaj manushaqes” e Naimit, “Shën Pjetri në mangall”, “Mojsiu
në mal” të Nolit, etj.
Si një tip i veçantë alegorie konsiderohen edhe proverbat.

Simboli
Koncepti i simbolit është pak a shumë i afërt me atë të alegorisë dhe në dosa
aspekte edhe me atë të metaforës. Në fakt “flaka” është një nga tropet më të
përdorura në poezi që simbolizon dashurinë. Që një term konkret të ngrihet në
cilësinë e simbolit, në ligjërimin poetik, vihet theksi tek cilësia dominante e tij
duke anashkaluar cilësitë e tjera.
Litota – Është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke
mohuar të kundërtën. Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës
për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj
teje; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj.
Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë
për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin).

P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”.

Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj.

janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si
shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e
Ëordsëorthit “The prelude”.

Hiperbola – përdorimi i fjalëve të egzagjeruara për të shprehur një koncept

përtej kufinjve të të besueshmes. Në përgjithësi hiperbola ka një kuptim
përforcues (efatik) kur do të nënvizojë një gjendje shpirtërore. Në këtë
këndvështrim, mund të përmendim përdorimin e saj më barok. Shpesh hiperbola
ka edhe karakter komik kur vë në pah mospërputhjen e fjalëve me realitetin ose
edhe karakter ironik kur përshkruhen duke përdorur hiperbola, aventura apo
ngjarje të pamundshme.
P.sh.: “Përmbi kryet topuzi i ka fjurue,

dymbdhet pash n’lëndinë u ngul topuzi

dymbdhet pash si re u çue pluhuni!” (Gjergj Elez Alia)

“Ish rrufe ajo, s’ish shpatë,

Aq ndrinte shumë shpata

Sa shkelte mbi yjt e shkonte,

me vrap nga frika e saj nata

ditëse vend i lëshonte.” (Naimi)

Nga letërsia botërore e famshme në përdorimin e hiperbolave është pjesa ku

Kleopatra sheh Antonion të vdekur, nga tragjedia e Shekspirit “Antoni dhe
Kleopatra”.

Grotesku – është një mënyrë shprehje apo paraqitje e çuditshme dhe kurioze
që vë në kontakt me njëra-tjetrën format më heterogjene, të parregullta e të
largëta të realitetit duke i deformuar dhe shtrembëruar deri në ekstrem. Kjo
arrihet duke vënë paranë e pranë edhe stile edhe gjini të ndryshme për të shkuar
tek bashkegzistenca eksplozive mes të qeshurës dhe të qarës, komikes dhe
tragjikes.
Fjala grotesk rrjedh nga interesi që zgjuan në fund të shekullit të
pesëmbëdhjetë pikturat antike ornamentale të gjetura në shpella (grote) ku binin
në sy figura të vogla kombinuar në mënyra të çuditshme dhe të papritur.
Shembuj të groteskut në letërsinë shqipe janë “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë,
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” etj., dhe nga letërsia botërore “Ushtari i mirë
Zhvejk” e J. Hashek etj.

Ironia, sarkazma, paradoksi

1 orë
Ironia – të pohosh diçka duke dashur të thuash të kundërtën. Kështu lexuesi
duhet të vërë në punë intuitën për të deshifruar në mënyrë korrekte mesazhin,
duke u ndihmuar në këtë nga konteksti dhe intonacioni i veçantë i thënies. Ironia
parakupton gjithmonë aftësinë e marrësit për të kapur zëvendësimin mes nivelit
sipërfaqësor dhe nivelit të thellë të thënies.
Veçanërisht e rëndësishme është ironia në tregimtari ku njohja shumë emirë
nga ana e autorit e personazheve dhe e ngjarjeve bën të mundur të shijohen
nënvizimet ironike, të fshehura, dykuptimësitë etj.

Sipas një teorie bashkohore ironia është e afërt me metoniminë sepse tregon
diçka me anë të diçkaje tjetër, megjithëse këtë e tregon me të kundërtën.

Tek ironia është e mundshme kjo ndarje:

1. ironia verbale – kundërshtia mes asaj që thuhet dhe asaj që duhet të
kuptohet.

2. ironia strukturale – në letërsi ka të bëjë me të përdorurit e një heroi naiv, i

një tregimtari të pabesueshëm, kënvështrimi i të cilit për botën ndryshon
tërësisht nga ai i lexuesve apo i autorit.

3. ironia dramatike – në të cilën publiku e njeh situatën e personazheve më

mirë se personazhet.

Në letërsinë shqipe e kanë përdorur ironinë: Fishta (“Gomari i Babatasit”),

Çajupi, Migjeni. Nga letërsia botërore shembuj ironie mund të gjejmë tek fabulat
e La Fontenit, tragjeditë e Sofokliut, novelat e Henry James, Valteri, Sëifti etj.

Kur ndryshimi mes dy niveleve të thënies, atij të shprehurit, sipërfaqësorit

dhe nivelit të thellë bëhet shumë i madh ironia shndërrohet në sarkazëm. Duke
thelluar ndryshimin thellohet në këtë figurë edhe potenciali shprehës i gjuhës.
Mjeshtër të përdorimit të sarkazmës në letërsinë shqipe konsiderohen Fishta dhe
Migjeni me “Amzat e Parnasit” dhe “Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun”. Të dyja
këto figura janë karakterizuar në komedi.
Paradoksi – është ajo figurë që konsiston në një pohim në pamje të parë
absurd dhe në kundërshtim me logjikën. Një pohim i tillë ndërtohet mbi bazën e
një oksimoroni. P.sh.: “është i bukur se është i shëmtuar” ose “kush ecën ngadalë
shkon larg” ose paradoksi i famshëm i Sokratit “e di që nuk di asgjë”.
Nga letërsia shqipe mund të përmendim paradokset e Migjenit: “ose… ose”;
“Bukuria që vret” etj.

P.sh.: Do t’të vrasim, Jezu, se të kemi baba

Do t’të varim, Mesi, se të kemi usta… (Noli)

Figurat e sintaksës poetike

1 orë
Elipsi – është figura që nënkupton eleminimin e disa elementëve të një fraze.
Elipsi mund të jetë situacional, kur fjalët e hapura janë të integruara në situatë
d.m.th. kuptohen nga konteksti p.sh. (e shkrova {detyrën; letrën; hartimin}) ose
thjesht gramatikor: (shi {bie shi}).
Në analizën e prozës elipsi është një procedim tregimtari me anë të të cilit
elipsohen (hiqen), pra kapërcehen disa pjesë të ngjarjeve dhe koha e tregimit
bëhet pafundësisht inferiore në krahasim me kohën e historisë.
P.sh.:

“Kafaz ke qiellin

epshin pengim

e gjithë ku t’rreshket

shkon fluturim” (Mjeda)

“Fshati për karshi

me kisha, me varre

rrotull ca shtëpi

të vogëla fare” (Çajupi)

Ndeshet në të gjitha prozat. Të spikatur si procedim e shohim tek “Mollë e

ndalueme” e Migjenit; “Odin Mondvalsen” e K. Trebeshinës; “Oh” i A. Pashkut.

Asindeti është një figurë e tipit sintaksor që konsiston në eleminimin e

qëllimshëm të lidhëzave mes dy fjalëve apo fjalive. Ligjërata, me përdorimin e
kësaj figure merr një pamje të zgjidhur e të shkëputur. Asindeti është veçanërisht
i rëndësishëm në figurat e numeracionit dhe shkallëzimit.
P.sh.:

“Kudo është bukuria “Malsori a thye, i dbuem ai me

tradhti

Në qiej, në dhe, në hënë Pa atme sot ka mbetë, pa plang, pa

shpi”

Në diell, në Shenjë, në
yj (Fishta)
Ndër lule, ndër dritë, ndër pyj”

(Naimi)

Enumeracioni është një figurë retorike që nënkupton grupimin koordinues të

fjalëve si me anë të asindetit, ashtu dhe me anë të polisindetit. Shumë i
zakonshëm, sidomos në prozë, është enumeracioni përmbledhës që rithotë
thëniet dhe idetë e trajtuara më parë. Një rast i veçantë i enumeracionit eliptik që
grupon elementet me vlerë simbolike. Objektet e numëruara mund të
shkallëzohen dhe në këtë rast ndajmë shkallëzimin ngjitës (klimaks) dhe zbritës
(antiklimaks).
P.sh. “O vaj, o kob, o marre, ç’turp për ne…” (Fishta), (shkallët – ngjitës)

“Në qytetin tonë asht nji lagje… e n’atë lagje asht një kishë. Brenda në kishë
asht një lypës, në të cilin jeton një dëshirë me jetue. (Migjeni), (shkallëzim
zbritës).

Polisindeti është përdorimi i qëllimshëm i lidhsave me vlerë ekspresive mes

dy a më shumë fjalëve apo frazave. Kjo bëhet me qëllim që lexuesi të ndalet veçan
në secilin send që emërohet.
P.sh.: “Për ty flet nata e dita,

e dimni acar e zhegu

e vala e argjendtë dhe bregu

e voesa kur u le drita” (Fishta)

Epinalepsis është ajo figurë që ka në bazë përsëritjen e të njëjtës fjalë në fillim

dhe mbarim të vargut:
P.sh.: “Mue, i mjerë bylbyl, po m’përgjon mue. (Mjeda)

Anafora është ajo figurë retorike që ka në bazë përsëritjen e një apo më

shumë fjalëve në fillim të vargjeve apo thënieve që vijnë njëra pas tjetrës. Në
gjuhësinë e tekstit, anafora shpjegohet si një procedim sintaksor që konsiston në
rimarrjen me anë të një përemri, të një elementi të shfaqur më parë. Në fjalinë:
“Pashë Artanin dhe e thirra për t’i dhënë një ftesë” – e dhe i janë anaforike se
përdoren për të rimarrë emrin Artan.
P.sh.: “Ky i thënka tufanit: S’ta kam frikën.
Ky i thënka rrufesë: S’më tremb dot…”

(N. Bulka)

“Jam i gjallë e jam në jetë

jam në dritë të vërtet.”

(Naimi”

Tmesi – në retorikën antike kishte të bënte me ndarjen e një fjale të përbërë

duke ndërfutur elementë të tjerë. Në metrikën latine dhe të disa gjuhëve
neolatine kemi të bëjmë me figurën e tmesit kur një fjalë që ndahet në sy pjesë
vendoset respektivisht në fund të një vargu njëra pjesë, dhe në fillim të vargut
pasues pjesa tjetër. Gjuha shqipe në këtë figurë është ndikuar nga letërsia
italiane.
P.sh. “…T’cillin thonë se knjazi i Malit

t’zi se ndrron për sytë e ballit…” (Fishta)

Anasjella (inversioni) është një fenomen gjuhësor që konsiston në ndërtimin

e një strukture sintaksore të anasjelltë me atë normale. Me anë të saj vihet në pah
një element duke i dhënë ngjyrim shtesë.
P.sh.: “I natyrës gazmend shihej…” (Mjeda)

“Kafshatë që s’kapërdihet asht or vlla mjerimi…” (Migjeni)

“Atje nalt, n’i paç pa

jan prej bore nalt zbardhue… (F. Shiroka)

2.2.1. Figurat e kuptimit

Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë, sepse shumë prej tyre janë
të afërta në thelb, prandaj nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një figurë

You might also like